Drilon, nuk më vjen keq për punën që e paske filluar, sepse edhe ajo është punë e ndershme, madje shumë herë më e ndershme sesa puna e imamit të llojit të mjekërroshit nga Maqedonia

Shkrime relevante

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

A mos jemi ne Kandahar?!

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së...

A jemi ne shqiptarët popull vetëvrasës në aspektin e historisë kombëtare?

Valdet Deva, Mitrovicë ____ Për dekada, historinë tonë e kanë shkruar regjimet, ideologjitë...

Shpërndaj

Drilon,
Nuk po të shkruaj për klikime. Këtë dua ta theksoj që në fillim, sepse po shoh se shumë njerëz po të shkruajnë vetëm për të tërhequr vëmendje. Po të shkruaj sepse edhe unë dikur kam qenë në pozitën tënde, me një dallim: hoxhë nuk kam qenë kurrë.
E lexova një fjalim të një mjekërroshi nga Maqedonia, të cilin ta kishte kushtuar dhe që vetes i thotë dijetar, por që, në fakt, është një demon i gjallë. Më erdhi keq kur lexova se qenke detyruar ta braktisësh Atdheun për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Edhe unë dikur kam qenë në pozitën tënde. Ndonëse shkollimin dhe dijen i kam pasur, jam detyruar të bëj punë të rënda fizike, pikërisht për të mos qenë i varur nga lloji i atij hoxhe nga Maqedonia, i cili është në gjendje të ta shtrydhë edhe palcën e eshtrave, vetëm e vetëm për të të nënshtruar e për të të parë përtokë.
Unë i kam bërë 14 vjet që jetoj larg Atdheut dhe duhet ta them se, prapëseprapë, zemra më digjet për shtëpinë time njësoj çdo ditë, sikur të kisha zbritur sot në mërgim. Malli për vendlindjen nuk njeh kalendar dhe as vite; ai mbetet aty, i gjallë, pavarësisht sa gjatë jeton larg saj.
Nuk më vjen keq për punën që e paske filluar, sepse edhe ajo është punë e ndershme, madje shumë herë më e ndershme sesa puna e imamit të llojit të mjekërroshit në fjalë nga Maqedonia dhe e disa mjekërroshëve të tjerë nëpër hapësirat shqiptare, të cilët mbjellin zi e terr dhe i përçajnë shqiptarët mbi baza fetare.
Të kam dëgjuar disa herë duke folur dhe mënyra se si i interpreton gjërat më ka bërë të mendoj se ndoshta ende kemi imamë të mirë në hapësirat shqiptare. Madje, sikur të mos kishe asnjë zgjidhje tjetër për të punuar, përveçse të ushtroje profesionin e hoxhës, unë do të dëshiroja të shihja një person si ti në krye të BIK-ut.
Të kam dëgjuar duke folur mirë për Gjergj Kastriotin, Nënën Terezë, Pjetër Bogdanin dhe shumë figura të tjera kombëtare, të cilat ish-kolegët e tu i shajnë dhe i ofendojnë çdo ditë. Prandaj, respekt për ty që nuk iu je nënshtruar diskursit otoman dhe që ke ditur ta ruash respektin për figurat tona kombëtare. Kjo është diçka që meriton të vlerësohet.
Meqë duket se ke marrë rrugën e mërgimit dhe i ke futur duart në punët e “hallallit”, po ta them sinqerisht dhe me gjithë zemër: PUNA E MBARË TË QOFTË! E nga djersa jote qoftë i bekuar ushqimi që ua siguron familjarëve të tu.
Mos e kthe kurrë kokën pas, drejt profesionit që kishe, sepse ke qenë duke e shkatërruar shpirtin tënd njerëzor në një mjedis hoxhallarësh që, gradualisht, ia shkatërron edhe njerëzinë vetë njeriut. Pra, ti ke shpëtuar! Dhe, falë këtij vendimi që ke marrë për të ardhmen tënde, ka shpëtuar edhe familja jote.
Nuk kam dëshirë t’i gëzohem fatkeqësisë së askujt, madje as të hoxhallarëve që personalisht nuk i dua aspak për punën që bëjnë. Por po të flas shumë sinqerisht: edhe nëse nuk pagëzohesh kurrë në Kishën Katolike, prapëseprapë do ta gëzosh respektin e shqiptarëve patriotë, sepse nuk iu ke nënshtruar mjekërroshëve faqezi.
Por, nëse një ditë vendos të pagëzohesh, do ta kesh mbështetjen time dhe të të gjithë shqiptarëve që janë pagëzuar gjatë viteve të fundit. Dhe këtë nuk po e them sa për të lagur gojën, por sepse pikërisht kështu e mendoj dhe kështu e ndiej.
Nëse ndonjëherë ke nevojë për një krah, pavarësisht asaj që beson, më lajmëro. Kudo që të të çojë rruga në kontinentin e Evropës, do ta ndiesh dorën vëllazërore të vëllezërve dhe motrave të tua shqiptare të besimit të krishterë.
Pavarësisht asaj që mendon për Jezu Krishtin, unë uroj dhe lutem që Krishti Zot të të ndihmojë në rrugëtimin tënd të ri dhe të ta ruajë familjen nga demonët shtazarakë, të cilët nuk kanë asnjë pikë njerëzie në trupin e tyre.
Zoti të ruajtë dhe të bekoftë!
Me respekt dhe përzemërsi vëllazërore,
Blerim Nika
02.11.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu