Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Shkrime relevante

Një takim i veçantë me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin,

Muharrem Salihu, Zvicër Kontoer med et verifiseringsmerke har blitt godkjent og kan...

Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Valdet Deva, Mitrovicë Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte...

Berat apo Ferat – kur statistikat vjetrohen, por analistët jo !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Dëgjova një video të gazetarit Berat...

Malsorja e veriut në Cafe Bonsai në Mitrovicë apo mirënjohja e Dije Krasniqit

Dije Krasniqii ____ MALSORJA E VERIUT NË CAFÉ BONSAI – MITROVICË ____ Që nga ditët...

Kur madhërimi i të huajës bëhet përbuzje ndaj identitetit tonë

Stema e "Vëllazërisë Muslimane", që tashmë është ndaluar edhe në Egjipt...

Shpërndaj

Valdet Deva, Mitrovicë

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte restauruar, mbrojtur dhe kthyer në një vend të kujtesës historike kombëtare që në vitet e para pas çlirimit të Kosovës.

Në hyrje të saj do të mund të qëndronte një pllakë me fjalët që i atribuohen Xhafer Devës:
“Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t’ju përgjigjet, mund t’ju theksoj se nuk asht në shërbim të gjermanëve, nuk asht kenë kurrë, dhe nuk do të jetë kurrë, por gjithashtu, nuk asht në shërbim të anglezëve, amerikanëve e rusëve. Xhafer Deva ka nderin të jetë në shërbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht, ky shërbim asht ndëra më e madhe që mundë të ketë.”
Por në vend që ky objekt të shndërrohej menjëherë në një vend studimi, dokumentimi dhe debati historik, për vite të tëra ai u la në gjendje të rënduar.
Në mars të vitit 2015, shtëpia u dëmtua rëndë nga zjarri. Regjistri zyrtar i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës e përshkruan zjarrin si të shkaktuar nga një person me gjendje të rënduar psikike; pretendimet se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme kanë mbetur të pakonfirmuara.
Edhe më shqetësues është fakti se në vitin 2016 Komuna e Mitrovicës kishte nxjerrë vendim për rrënimin e shtëpisë, ndonëse objekti ishte pjesë e trashëgimisë së mbrojtur.
Kjo është pikërisht arsyeja pse ruajtja e monumenteve historike nuk duhet të varet nga simpatitë apo antipatitë politike ndaj personazheve që lidhen me to.
Shtëpia e Xhafer Devës nuk është vetëm një ndërtesë. Ajo është dokument material i një periudhe të historisë shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu