Gjergj Fishta, personalitet i identitetit dhe krenarisë kombëtare, kujtime e mendime me rastin e 155 vjetorit të lindjes

Shkrime relevante

Rasti i Arlinda Zekajt – Ku fillon dhe ku përfundon përgjegjësia institucionale?

Saranda Ademi, Zvicër ____ Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të...

Pensionistët e rendit të dytë, viktima të një diskriminimi që nuk po merr fund

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Është e dhimbshme dhe njëkohësisht e turpshme që njerëzit...

Gjergj Fishta, personalitet i identitetit dhe krenarisë kombëtare, kujtime e mendime me rastin e 155 vjetorit të lindjes

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Në plejadën e personaliteteve kombëtare...

Kush guxoi t’ia gjymtonte Kronin e Çlirimit, Heroit Husen Gega…!?

Sak Muji, Zvicër - Rugovë KUSH GUXOI T’IA GJYMTONTE KRONIN E ÇLIRIMIT...

Humbje e legjimitetit po se po, po garancia për llogaridhënie?!

Edi  Rama Ismet M. Hasani, Suedi ____ Fitorja në zgjedhje (11 majit 2025) i...

Shpërndaj

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Diskursi kulturor

Në plejadën e personaliteteve kombëtare shqiptare bën pjesë edhe Gjergj Fishta(1871-1940), personalitet shumëplanesh i dalluar i botës shqiptare. Ai ishte poet, gjuhëtar, shkrimtar,  klerik fançeskan, pedagog, politikan e publicist  duke qënë bartës i kulturës, historisë dhe  identitetit shqiptar, që dëshmohet me angazhimin intelektual e krijues përmes veprave te botuara si rrallë kush  në kohën e tij

Me vlerësimet që iu bënë veprër së tij  nga autor të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj ai është vendosur  në majën e piramidës së letrave shqipe. Në sajë të krijimtarisë shumëdimensionale  Fishta zë vend nderi në shkrimtarët e njohur  të traditës. Eshtë mendim i pranuar se tre emrat më të mëdhënj të letërsisë  sonë të traditës janë De  Rada, Naimi dhe Fishta.

Veprimtaria e botuar e Fishtës është shumëplanëshe që dëshmohet me veprat e botuara, por njëra është e veçantë sepse i ngriti vetës  dhe popullit shqiptar monumentin e letërsisë e kjo është “Lahuta e Malcis”, të cilën studiues  eminentë e cilësojnë  epopenë kombëtare, ndërsa Fishta u quajt Homeri shqiptar. Në këtë vepër madhore Fishta pos  vlerave të larta letrare-artistike, paraqet tiparet më burimore kombëtare, trimërinë, burrërinë, besën, urtinë e këtij populli me vyrtyte të larta.

At Gjergj Fishta(1871-1940)

Miti shqiptar

Ndonëse me këtë vepër Fishta kishte kriuar mitin shqiptar, por në kohën e instalimit të pushtetit komunist ideologjik(1945-1991) ai është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar vepren dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lum(mars 1967) qe ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri.

Një veprim i tillë kishte motive politike sepse për pushtetarët e rinjë veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjk, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Eshtë pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar  lartë në shoqërinë shqiptare të kohës.

Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar të eliminojnë këtë personalitet  kombëtarë. Por, ishte e kotë sepse Fishta ishte bërë pjesë e vetëdjës  popullore të shqiptarët si asnjë poet tjetër, që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër ne kohën e lirisë së munguar!  Andaj  vepra e tij ruhet e pavdekshme në zëmrën  e kombit.

Tri faza të krijimtarisë së Fishtës

Krijimtaria e Fishtës përjetoi dy faza: të parën për 50 vite, atë të lavdisë së personalitetit dhe veprimtarisë së tij, dhe të dytën, atë të blesfemisë, anatemit dhe të  ndalimit të veprimtarsë për shkaqe ideologjike e politike. Të njëjtin fat përjetuan edhe shkrimtarët  e  tjerë si: Konica,Arapi, Prendushi, Koliqi, Camaj etj., të cilët zënë vend nderi në historinë e letërsisë e të kulturës shqiptare.

Ndërsa pas rënies së diktaturës komuniste(1991) në Shqipëri ka filluar faza e tretë  e tij, e ky është vlerësimi  i personalitetit dhe veprimtarisë së tij.

Ai duhet të rilexohet, të studiohet dhe të vlerësohet. Pas shëmbjes së sistemit monist ai ka fillluar të studiohet nga studiues të hapësirës  shqiptare, në dimensione të ndryshme, pa paragjykime por me kritere letrare e shkencore. Dhe nga viti 1991 e deri më sot  Fishtës i janë botuar e ribotuar veprat  më tepër së asnjë autor shqiptar, me çka del  vlerësimi i lartë nga lexuesit tanë, veprimtarisë së tij.

Mbi krijimtarinë e Fishtës  janë bërë studime, mbrojtur disertacione, mbajtur sesione e takime shkencore, takime përvjetorësh etj.

Fishta për intelektualin

Me këtë rast dua te theksoj se në trajtimin e semantikës të termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët  i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është   me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e  intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent  në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas , e të qenit prezent do të thot të kesh kurajon të thuash të vërtetën  ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme  për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jo oportunist  dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara.

Qendrimi kombëtar

Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qendrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit  më 14 nëntor 1908, ku Fishta ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit,  duke theksuar: „Vëllezër, nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë  një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për  t´u përçarë, por për  t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku musliman Ibrahim efendiu.

Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual.

Përfundim

Fishta mbetet i madh, pse prej veprave të tij mund të mësohet edhe sot, sepse në këto ka mesazhe që nuk kufizohen për kohën kur jetoi e veproi, por edhe për kohën tonë. Pra, Fishta ishte dhe mbetet  krenaria kombëtare, frymëzues për çdo krijues duke zgjeruar kureshtjen e lexuesve të pasionuar, në tërë hapësirën etnogjegrafike shqipe.

(Tetor 2026)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu