Bekim Jashari me Halil Kastratin…Athua pse me ketë veshje…?
KUR FEJA ZËVENDËSON KOMBIN
Mësimi amerikan që nuk po e kuptojmë: Kushtetuta para fesë!
Sa shumë bujë po bëjnë mediat shqiptare pse një mysliman u bë senator në Amerikë! Sa shumë po duartrokitet kjo gjë… Por, ku mbeti kombësia apo nënshtetësia amerikane e këtij “fitimtari”?
Shqiptarët po harrojnë se kombi amerikan përbëhet nga shumë kombësi. Amerika nuk kërcënohet nëse një apo më shumë myslimanë bëhen senatorë apo kongresmenë, sepse këtu të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën
. Këtu ligji dhe shteti vijnë para çdo ideologjie fetare.
Fatkeqësisht, tek ne po ndodh e kundërta: një pjesë e madhe po e nxjerr fenë para kombit. Kjo mendësi do të na shkatërrojë si komb!
Disa fakte që po i harrojmë:
• SHBA ka mbi 350 milionë banorë nga mbarë bota.
• Ne jemi vetëm rreth 4 milionë shqiptarë në mbarë Ballkanin.
Nëse vazhdojmë kështu, brenda një kohe të shkurtër emri “shqiptar” do të zëvendësohet plotësisht nga identiteti fetar (siç ka filluar të ndodhë dukshëm).
Nëse një nga 6 kandidatët shqiptaro-amerikanë arrin të bëhet senator apo kongresmen, si do ta quajmë: mysliman, i krishterë, apo shqiptar? Amerika ka dy parti dhe nuk ndahet mbi baza fetare. Ndërsa ne, me 94% shqiptarë në Kosovë dhe 98% në Shqipëri, kemi krijuar me qindra parti e ideologji fetare. Sa për qind shqiptarë po mbetemi në Ballkan, kur kudo po thonë se jemi “93% myslimanë”?
Shqiptarë apo vetëm fetarë? Paradoksi i madh i Ballkanit.
@Maki M Canolli
4 Néntor 2026
New York



