
Nga: Foto Cici
Më shumë në Greqi sesa në Korçë…!
Nga një herë në muaj në Greqi, e bëri një herë në javë dhe tashmë dy herë në javë… Mitropoliti i Korçës, Anastasi (Enkeled Gjolekë Mamaj) u rekrutua nga shërbimet greke nëpërmjet Janullatosit dhe u emërua si Mitropolit i Korçës. Qëllon të jetë edhe nipi i ish-Prefektit të Vlorës, z. Flamur Mamaj. Nuk ka diplomë teologjie, nuk ka kërshëri intelektuale, që të merret me libra e shkrime. Vetëm për t’u dukur, me rroba e sende tmerrësisht të shtrenjta, i është dorëzuar megallomanisë dhe pasioneve të sëmura. Shteti grek i ka premtuar se do ta bëjë kryepeshkop (Anastasi II) pas Pelushit, nëse vazhdon veprën greqizuese të paraardhësit të tij në Korçë. Kjo është arsyeja e reklamimit të tij të vazhdueshëm nga shteti grek në Greqi dhe Shqipëri, njësoj siç bëhej me Pelushin kur rronte Janullatosi.
Mitropolia e Korçës: https://www.facebook.com/share/p/1BNfBwZRZS/


