RADIKALIZMI ISLAM NË ZVICËR
Lidhur me imamin radikal Bashkim Aliu nga Wetzikoni i Züricht / Zvicër
Gjate nje hulumtimi qe i pata bere ne vitin 2016 e 2024 Radikalizmit Islam ne Zvicër ,por edhe qështjes te islamit politik islam tek shqiptarët ne Zvicër ,vërjta nje lëvizje te disa prej ketyre predikuesëve(imamëve) radikal qe kishin lëvizë nga njė xhami ne tjetrën,por vazhdonin avazin e vjetër te predikimit ekstrem , vizitave ,e takimeve me personalitete te ekstremit islam neper vende te ndryshme te botës.
Për shkak te korrektësisë duhet te themi se kemi pare edhe fëtyra te reja te ketyre predikuesëve (imamë) te kultivuarë dhe jo radikal, qe per momentin punojne ne Zvicër.
Andaj Ministria e Arsimit e Republikës se Kosovës,Shqipërisë,dhe Maqedonisë duhet te jene ma te kordinuara rrethe vendosjes se imamëve ne shtetin helvetik,edhe pse botërisht dihet se ne aspektin ligjior nuk mund te kene ndikim ,deri sa te kemi Ligjin mbi Religjionin.
Andaj edhe përfaqësistë Diplomatike , dhe Konsulore , sidomos te asaj te Republikës se Kosovës duhet te jene ma te kujdesëshme, dhe te parandalojne ardhjen e Imamëve radikal ne Zvicër, dhe bojkotimin e tyre .
Me gjeste përbetuese dhe me ton serioz e luftarake, ata bëjnë thirrje për xhihadin e madh, luftën morale kundër mëkateve. Predikuesit tërheqin vëmendjen ndaj zjarrit,shejtanit e ferrit.
Personifikojnë martirizimin politik.
Kështu imami Bashkim Aliu ish imam i Wetzikonit,tani predsikues ne Xhamine e Sebachut në një referat mbi patriotizmin thonte ; Kush vdes për atdheun është martir, sikur heronjtë e UÇK-së të cilët kanë dhënë jetën për Kosovën.
Në një ndër seminaret e tij para disa viteve mbi terrorizmin në xhaminë e Wetzikonit, ai vet dhe imami Ferit Zekiri paraqitnin islamin si viktimë.
Sipas tyre, pas rasteve të sulmeve terroriste të bëra nga disa veta, gjithmonë akuzohet i tërë islami dhe sipas tij fjala “terror islamik” është e pakuptimtë.
E përbashkëta e imamëve radikalë jan studimet e Vehabizmit ne vendet Arabe!
Të dy këta imamë që vijnë nga Maqedonia kanë studiuar së bashku në universitetin e Medinës në Arabinë Saudite, një nga vatrat e islamit shtetëror vahabit.
Ata së bashku me Nebi Rexhepin bëjnë pjesë në rrethin e atyre imamëve të cilët organizonin në Zvicër seminare me kolegët e tyre salafistë nga Maqedonia dhe Kosova.
Një imam tjetër Omer Berisha nga Shkupi, i cili shërbent në xhaminë e Linzit, në Austri. E veçanta e tij, është se ai drejton një portal interneti në gjuhën gjermane.
Kjo e dallon atë nga kolegët e tij në Zvicër të cilët udhëheqin portale ekskluzivisht në gjuhën shqipe.
Por ky kualitet nuk e mbron Berishën nga kritikat.
Në portalin e tij shkruan se çfarë dëshiron islami salafist nga Evropa?
Lejen për thirrje publike të ezanit,
Lutjet pesë herë në ditë në shkolla, Festat myslimane të pranohen me ligj.
Ndërsa duke folur për financimin e islamit në Ballkan nga Arabia Saudite në artikull përflitet edhe gazeta “New York Times” e cila javën e kaluar pati shkruar për Kosovën si truall i plleshëm për islamin ekstrem.
Nga Kosova gjat luftës kanë shkuar në në Siri dhe Irak mbi 30“njerëz.
Përpjekjet e mjekrave të zeza për mundjen e islamit të moderuar tradicional!
Fundamentalistët islamistë përpiqen që në Ballkan të ndryshojnë islamin tradicional e të moderuar në doktrinë vahabiste dhe kjo tendencë po drejtohet edhe kundër islamit të moderuar,apo tradicional të shqiptarëve në Zvicër.
Me diasporën e madhe prej mbi 300 mijë shqiptarëve , Zvicra po bëhet atraktive për salafistët.

Sot ne Zvicër janë mbi 30 predikues salafistë nga Kosova dhe Maqedonia që figurojnë në listat e imamëve radikalë të cilët kanë predikuar,apo predikojne nëper xhamitë ne Zvicër.
Andaj pikërisht drejtuesit e këtyre kulteve te xhamive kanë themeluar në vitin 2012 Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës për ti dhënë një zë myslimanëve të moderuar dhe për te iu kundërvënë radikalizmit religjioz.
Unioni është ndarë (nga Bashkësia Islame) si një degë ultrakonservative. AUISHZ nuk është bashkësi zyrtare por “një klan i ndikuar shumë nga Arabia.
Imamët e Unionit janë shkolluar në Arabinë Saudte, Jordani ose Egjipt”. Ata, gjithnjë përfaqësojnë një islam politik me orientim salafist, të lidhur me qarqe ekstremiste dhe të biznesit në Maqedoni.
Në Zvicër ka mbi 50 xhami , kur dihet se vetëm 10 % të myslimanëve vizitojnë xhamitë.
____
I.Salihu, gazetar hulumtues



