Hoxha që kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor “shqiptar”, që në thelb është projekt për ndërtimin e një xhamie me orientim kulturor turko-arab

Shkrime relevante

Hoxha që kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor “shqiptar”, që në thelb është projekt për ndërtimin e një...

Blerim Nika, Zvicër _____ KUR PROJEKTET FETARE TURKO-ARABE KAMUFLOHEN SI PROJEKTE KULTURORE SHQIPTARE _____ Ky...

Një kryetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Gani Mehmeti Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të...

Ekonomia joformale – kostoja e heshtjes institucionale

MSc. Adem Lushaj, Deçan ____ (Nga shmangia e obligimeve fiskale te mungesa e...

El – Sayed në orbiten e “Vëllazërisë Myslimane” – pjesa 3

Vitet në Ann Arbor: Brenda degës së Michiganit të MSA-së, të...

Shpërndaj

Ky person në fotografi është hoxhë prej një kohe të gjatë në Zvicër, konkretisht në kantonin e St. Gallenit.
Para disa ditësh, në një tubim, ai kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor, siç përpiqen ta kamuflojnë këta, në thelb një projekt për ndërtimin e një xhamie me orientim kulturor turko-arab, por të prezantuar në emër të shqiptarëve.
Mbrëmë ose pardje, i njëjti person, në një organizim të ngjashëm, paska arritur të mbledhë mbi 1 milion franga zvicerane, sërish për një xhami me orientim turko-arab.
Por këtu lind një pyetje thelbësore: Sa nga këta persona që i kamuflojnë projektet me karakter turko-arab si projekte kulturore shqiptare, janë realisht të interesuar për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare?
Duke folur në përgjithësi, po e them hapur se të njëjtët persona, të cilët promovojnë këto projekte në emër të shqiptarëve, në shumë raste nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe që organizohen në Zvicër me mbështetjen e ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Madje, këta persona jo vetëm që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, por, sipas rasteve që kam parasysh, edhe pengojnë formimin dhe funksionimin e shkollave shqipe në kantone të ndryshme të Zvicrës.
Pra, këtu shihet qartë se sa e duan dhe sa angazhohen realisht për kulturën shqiptare.
Një tjetër element që meriton të theksohet është se, në mesin e këtyre «donatorëve», sipas fotografisë së publikuar në këtë postim, shihen shumë pak emra shqiptarë, ndonëse i gjithë organizimi dhe projekti promovohen nën slloganin «shqiptar».
Vlen të theksohet edhe një detaj tjetër nga fotografia e publikuar: Emrat që janë hijezuar në anën e djathtë të fotografisë nuk janë shqiptarë, ndërsa emrat shqiptarë janë veçuar dhe theksuar në mënyrë që të bien sa më shumë në sy. Ky detaj ngre edhe më shumë pikëpyetje lidhur me mënyrën se si prezantohet ky projekt në emër të shqiptarëve dhe se si përdoret identiteti shqiptar për promovimin e tij.
Kjo është një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: Projekte të prezantuara si shqiptare, por që, të paktën nga ajo që shihet, nuk reflektojnë as pjesëmarrjen dhe as përfaqësimin e pretenduar shqiptar.
Për këtë arsye, u bëj apel publikisht institucioneve kompetente zvicerane që të shqyrtojnë dhe hetojnë këto projekte, në të cilat, sipas dyshimeve të ngritura, keqpërdoret emri dhe identiteti shqiptar. Njëkohësisht, kërkoj që të shqyrtohet në mënyrë të detajuar edhe veprimtaria shumëvjeçare e këtij personi në Zvicër, në mënyrë që çdo çështje që ngre dyshime të trajtohet nga institucionet përkatëse dhe në përputhje me ligjet zvicerane.
Për të kuptuar më mirë këtë kontekst, duhet përmendur edhe lidhja e këtij hoxhe me hoxhën Bashkim Aliu, me të cilin është koleg.
Bashkim Aliu, sipas pretendimeve të bëra publike, është detyruar të largohet nga të gjitha pozitat që mbante si imam, pasi në vitin 2024 është raportuar se ishte takuar me udhëheqësin e organizatës Hamas në Katar. Po ashtu, Bashkim Aliu, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat që mbante, kishte deklaruar se parada e LGBT-së në Prishtinë qenka «paradë e turpit».
Ndërkaq, një tjetër çështje tejet shqetësuese lidhet drejtpërdrejt me vetë Bekim Alimin.
Para dy netësh, në një video të publikuar gjatë së njëjtës mbrëmje kur u mblodhën mbi 1 milion franga zvicerane për ndërtimin e një xhamie, Bekim Alimi, sipas videos në fjalë, paska përdorur gjuhë fyese dhe raciste ndaj komuniteteve rom dhe ashkali, duke i quajtur ata me termin përçmues «magjup».
Pra, ky është fjalori që përdorin disa prej këtyre personave, të cilët përpiqen të paraqiten si mbrojtës dhe promovues të kulturës shqiptare, ndërkohë që veprimet dhe qëndrimet e tyre ngrenë pikëpyetje serioze për raportin e tyre real me vlerat e kombit shqiptar.
Të flasësh shqip nuk të bën automatikisht përfaqësues të kulturës shqiptare. Aq më pak të jep të drejtën të kamuflosh projekte të një orientimi tjetër kulturor si projekte shqiptare, ndërkohë që neglizhon, përçmon apo pengon institucionet që punojnë konkretisht për ruajtjen e gjuhës, arsimit dhe identitetit tonë kombëtar.
P.S. Ndoshta Bekim Alimit i kujtohet edhe një episod i disa viteve më parë, kur, gjatë mësimit fetar në Uzwil, i dërgonte nxënëset shqiptare në shtëpi, sepse ato nuk visheshin sipas standardeve arabe!
Nëse ky rast ka ndodhur ashtu siç është përshkruar, atëherë kemi të bëjmë me një tjetër shembull domethënës të kontradiktës mes retorikës për identitetin shqiptar dhe praktikave që imponojnë norma të huaja kulturore.
Në fund, pyetja është e thjeshtë: Nëse nuk investoni në gjuhën shqipe, në shkollimin shqip dhe në edukimin e brezave të rinj me identitetin e tyre kombëtar, me çfarë të drejte i prezantoni projektet tuaja si projekte në shërbim të kulturës shqiptare?
Këtë shkrim do ta përkthej në tri gjuhët zyrtare të Zvicrës dhe do t’ua përcjell institucioneve kompetente zvicerane, duke ua bërë të qartë se, këto projekte nuk kanë të bëjnë asgjë me kulturën shqiptare, por përfaqësojnë një orientim 100% turko-arab, i cili po promovohet dhe prezantohet në emër të shqiptarëve.
Dua të theksoj se ky qëndrim nuk ka për qëllim të fyejë apo të paragjykojë asnjë popull ose besim, as turqit dhe as arabët. Çdo popull ka të drejtën e vet për ta ruajtur, promovuar dhe zhvilluar kulturën, gjuhën dhe identitetin e tij. Por askush nuk ka të drejtë ta kamuflojë identitetin e vet kulturor si identitet shqiptar dhe ta prezantojë atë në emër të një kombi tjetër.
Respekt për çdo kulturë, por jo për keqpërdorimin e identitetit shqiptar!
Sinqerisht,
Blerim Nika
09.11.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu