Kafja e mëngjesit, në Sonder, me mikun dr. Qazim Namani. Biseda nuk mund ta anashkalonte “shekullin e mbrapsht” shqiptar që po na persëritet!
Ky shqetësim bëhet edhe më i madh kur kihet parasysh se institucione shkencore (Akademia, Universiteti dhe institutet – i historisë dhe i albanologjisë) nuk kanë preokupim hartimin e projekjteve kombëtare, siç vepronin rilindasit tonë ose brezi i inelektualëve të fundviteve të tetëdhejta dhe të nëntëdhjeta kur historia i ngarkoi me përgjegjësi politike, së cilës ata, bashkë me rezistencën e armatosur, i dhanë përgjigjen, që çoi tek shteti i pavaur i Kosovës.
Ndërsa tash, klasa intelektuale, e akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, me paga të majme dhe honorare për punë të kota, në vend të preokupimeve madhore, në rrethanat e postranzicioneve kur rreshtimet gjeopolitike tejkalojnë shabllonet e njohura nga Kriza Lindore e deri te rrënimi i komunizmit dhe rënia e bipolaritet politik, sot bëjnë garë për zhvatjen e ndonjë donacioni turk, arab ose serb për gjetjen e ndonjë tefteri osman, ndonjë medrese “te shqiptarët”, kur dihet se në Perandorinë Osmane shqitarët e besimit mysliman janë trajtuar si pjesë e “miletit osman” e të krishterët pjesë e “miletit romej”, ose për konfirmimin e tezave hegjemoniste të historiografisë serbe për gjoja shtetin mesjetar serb të lidhur ne Rashën për të pohuar madje edhe autoqefalinë e kishës ortodokse serbe nga shekulli XII kur dihet se ajo është fituar në vitin 1922.
Në rrethanat e rrënimit të kujtesës dhe identitetit historik me rrejë në antikitet, vasaliti intelektual i kësaj natyre gjenë strehë te politika ditore, ajo që interesin e shtetit e ka kthyer në plaçkë të grupeve, feudeve dhe mentalitetit fisnor, që ka rrënuar çdo vlerë, nga ato arsimore, kulturore, ekonomike, shkatërrimi i sistemit shëndetësor deri te përmasat e kriminalizimit dhe i gjyqësorit në duart e oligarkëve!
Andaj, nuk është e rastit pse të rinjtë ikin nga vendi ku teknokratët dhe teokratët krijojnë aleanca për pushtet të përbashkët, paçka se kushtetuta e definon shtet laik!


