Loja me shallin e mëndafsht

Shkrime relevante

Pse Xhavit Haliti duhet të shkojë në procesin mbi vrasjen e Enver Hadrit?

Reshat Sahitaj, regjisor dhe shkrimtar, Prishtinë _____ Sherbimi Sekret i Serbisë, para çdo...

Loja me shallin e mëndafsht

Maki Maqedonci Canolli _____ LOJA ME SHALLIN E MËNDAFSHTË ____ (Satirë) ____ Sot po pyet tërë Kosova: Ku...

Historiani e shkrimtari Jusuf Buxhovi për takimin me arkeologun Qazim Namani

Postimi i plotë në fb i shkrimtarit dhe historianit të njohur...

Hoxha që kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor “shqiptar”, që në thelb është projekt për ndërtimin e një...

Blerim Nika, Zvicër _____ KUR PROJEKTET FETARE TURKO-ARABE KAMUFLOHEN SI PROJEKTE KULTURORE SHQIPTARE _____ Ky...

Shpërndaj

_____
LOJA ME SHALLIN E MËNDAFSHTË
____
(Satirë)
____
Sot po pyet tërë Kosova:
Ku mbeti President Rugova?
Kush e zhvendosi portretin e tij,
Me kaq ngulm e me nguti?
_
Të lumtë ne për këtë shtet,
Njeri e heq e tjetri e qet!
Kur u duhet e lartësojnë
Kur s’ju duhet e largojnë.
_
Rugova këtu e rugovizmi atje,
Sjellin vota mbi këtë dhé,
Kur vjen koha e kutive
Rrahin gjokset prej çudive.
_
Si s’u bëmë një herë me mend,
Për këtë komb e për këtë vend?
Dy presidentë e pesë milionë,
Secili shofer, secili timon!
_
Jemi bërë si mos më zi,
Çdo katund mban një ushtri,
Siç thoshte nëna ime e ndjerë:
“Njëqind efa e njëqind qefa.”
_
Anë e kënd në botën mbarë
Dhamë prijës e dijetarë,
Por kur vjen puna për veti,
Me ne kënaqet edhe dreqi.
_
Mbi dy stola rrimë palosur,
Me kollare e të pispillosur,
Për një votë e për një karrigë,
E bëjmë mikun të ketë frikë.
_
Kur vjen dita e parlamentit,
Ia marrin frymën vendit,
“Hiqni t’vjetrit, sillni t’rinjtë“,
Për dy vota nxjerrin sytë.
_
E kështu na shkon kjo lojë,
Me hile n’zemër e mjaltë në gojë,
Lidhim besë e shkelim fjalë,
Nuk dihet kush është i marrë.
_
Të lumtë ne, lum bën shteti,
Gjithsecili vepron për veti,
Nuk dallojnë kush sa ka vlera
Të gjithë i palosin aty tek dera.
_
Sipas rrymave që vijnë,
E zhvendosin historinë,
Herë e heqin, herë e ngjeshin,
Shallin n’qafë si lojë e veshin.
_
@Maki M Canolli
Nëntor 2026
New York

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu