Kush po i mëson shqiptarët që t’i fyejnë miqët, si ky “gazetari”…?!

Shkrime relevante

Kush po i mëson shqiptarët që t’i fyejnë miqët, si ky “gazetari”…?!

Alberto Leka, Prishtinë KUSH PO I MËSON SHQIPTARËT TË FYEN MIQTË...

Kur Nëntori flet për një komb, një histori dhe një kujtesë që nuk shuhet!

Safet Sadiku, Zvicër _____ Nga Lezha dhe Kruja e Skënderbeut, te shkronjat e...

27 vjet në harresë, athua kush jemi ne?

Majlinda Shala, Gjermani ____ Jam një vajzë e UÇK-së, një vajzë që e...

Mendjen atje, poezi nga

Bekim I. Blaku Poezi MENDJEN ATJE As s’më flihet, as s’më rrihet. Trupin këtu, mendjen atje. Mendimet vërdallë. As...

Abas Fejzullahu përmbyll hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”

Arif Ejupi, Gjenevë Abas Fejzullahu, mësues veteran në Kosovë dhe në mërgatë,...

Shpërndaj

🇦🇱 KUSH PO I MËSON SHQIPTARËT TË FYEN MIQTË E TYRE? KJO NUK ËSHTË GAZETARI, POR PAPËRGJEGJËSI KOMBËTARE!
Është vërtet shqetësuese të shohësh një gazetar të ri, i cili me gjasë nuk i ka përjetuar vetë vitet e luftës në Kosovë, të përdorë një intervistë me trajnerin e Izraelit për të ngritur akuza politike dhe për ta kthyer sportin në një tribunë të propagandës.
A e di ky gazetar se kush ishin miqtë e vërtetë të shqiptarëve në ditët tona më të vështira? A e di kush qëndroi në krah të Kosovës kur ne po përballeshim me gjenocidin dhe dëbimin nga trojet tona?
A i njeh rolet historike të Madeleine Albright, Wesley Clark, Eliot Engel dhe të gjithë atyre amerikanëve e aleatëve që kontribuuan në çlirimin e Kosovës?
Liria e Kosovës nuk erdhi nga propaganda politike apo fetare, por nga sakrifica e popullit tonë dhe mbështetja vendimtare e SHBA-së dhe NATO-s.
Ndërkohë, Palestina që sot disa përpiqen ta paraqesin si kauzë mbi çdo interes tjetër, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, zyrtarë palestinezë kanë përdorur edhe pretendime për Kosovën si pjesë të Serbisë.
Ne mund të kemi qëndrime për luftën në Gaza, mund të dënojmë çdo vrasje të civilëve dhe të kërkojmë paqe, por kjo nuk na jep të drejtën të fyejmë apo të poshtërojmë përfaqësuesit e një shteti që e ka njohur Kosovën.
Kam një pyetje serioze: Kush po e nxit këtë frymë të re të armiqësimit ndaj miqve të Kosovës? A kemi të bëjmë me gazetari të pavarur apo me ndikimin e propagandës së islamizmit politik?
Organet kompetente dhe institucionet përkatëse mediatike duhet të shqyrtojnë nëse pas këtyre veprimeve ka ndonjë ndikim apo nxitje të organizuar, nëse ekzistojnë prova konkrete.
Nuk mund të lejojmë që Kosova të bëhet tribunë e propagandave të huaja dhe që miqtë tanë të shndërrohen në objekt fyerjesh.
Shqiptarët duhet ta dinë historinë e tyre, ta respektojnë miqësinë dhe mbi të gjitha të mos e shesin interesin kombëtar për asnjë kauzë të huaj!
🇽🇰🇺🇸🇮🇱 MIQTË E KOSOVËS NUK DUHET TË BËHEN OBJEKT I PROPAGANDËS!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu