Josip Broz Tito, Aleksander Rankoviqi etj.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historan
1. Kosova embrion i shkatrrimit Jugosllavisë
Detonatorë dhe nxitës të shkatrrimit të Jugosllavisë ishin po ata popujë që e themeluan më 1 dhjetor 1918. Jugosllavia u përkrah nga Franca dhe Britania në Versaj më 1919, për t` i qëndruar në ball Austrisë që u shkatrra me luftë po më 1918. Njëherit Jugosllavia obligohej që mos ta lejojë përtritjën e Perandorisë Osmane. Në realitet Jugosllavia si perandori u krijua që ta zavendsojë Alenacën Ballkanike nga viti 1912, me të njejtat porosi dhe premtime. E vërteta, asnjë perandori deri më sot nuk ka arritur pas shkatrrimit të përtrihët, ndërsa serbianët janë fenomen botëror për urrejtëje dhe dominim gjithëmonë në luftë për ta krijuar Jugosllavin si Serbi homogjene e Naçertanisë.Jugosllavia mbretërore dhe federative ishte realitet në Ballkan deri në fund të shekullit XX-t.
Në procesin historik PKJ-LKJ konsiderohet si një kurriz i Jugosllavisë në përgjithësi. Por pikërisht, pas një konflikti ideologjik Jugosllavia do të pushojë së ekzistuari në Kongresin e fundit të LKJ-ës,kur u ndanë Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia. Në procesin e shkatrrimit të Jugosllavisë, më 2006 u nda Mali i Zi (Federata e Zhablakut Serbi- Mali i Zi).Ndërsa më 2008 u nda Kosova nga Serbia që ishte okupuar më 1945. Por rrumbullaksimi i ish hapësirës jugosllave, duhet të vazhdojë, sepse nga Serbia duhet të ndahet: Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës. Por, për këto krahina realiteti i shkëputjës është i komplikuar në dy rrafshe. Sanxhaku është i ndarë në mes Malit Zi dhe Serbisë më 29 mars 1945 me dhunë. Pra për t` u arritur bashkimi i Sanxhakut, Shqiptarët dhe Boshnjakët duhet të rreshtohen në politikën e tyre kah Tirana, Prishtina dhe Shkupi. Ata nuk duhet të rreshtohen kah Sarajeva dhe Stambolli, sepse me atë parim e humbin pozicionin e tyre kombëtar. Këtë fakt Sulejman Uglanini e dinë fare mirë dhe ky rreshtim i është sugjeruar qysh më 1992. Sai takon Vojvodinës, ajo tani për tani është serbizzuar. Por Lugina e Preshevës ka shansa që t` i bashkohet Republikës Kosovës, me kusht që Beogradi të mban qëndrim antishqiptar, pastaj me kusht që Serbia nazifashiste të qëndrojë anti NATO dhe pro rus, anti BE dhe pro Iranit.
2.Badinterizmi serb në ofenzivë ishte gjithëmonë
Komisioni i Badinterit (advokat francez) do ta shpallë lajmin epokal për historinë e Ballkanit, se më në fund katrahura Jugosllavi, si krijesë e Versajit (1919), dhe si restauratore e saj me Luftën antifashiste (1941-1945), mori fund brutal më 4 korrik 1992, për mos me u kthyer më kurrë. Ky shkatrrim i një sheti marionetë që ishte krijuar në mbeturinat e dy perandorive: Perandorisë Osmane ( më 1912/23 pushtoi toka të huaja si sulltanat, sundoi mbi 600 vjetë, e pastaj në Turqi u shpallë pushteti republikan më 1923. Ndërsa në tokat e pushtuara nga ish Perandoria Austro Hungareze, që u shkatrrua më 1918, duke u formuar prej saj dy shtete: Austria dhe Hungaria. E vërteta, i vetmi popull (entitet) që nuk kishte të bëjë me Jugosllavinë, ishin shqiptarët, si popull me numër të tretët të banorëve, por që u quajtën pakicë kombëtare shqiptare. E armiku më i egër i shqiptarëve brenda Jugosllavisë, nuk ishin serbët (!), por armiku numër një kundër shqiptarëve ishte hapësira unike jugosllave. Së dyti, faktor strategjik i asaj hapësire jugosllave ishin limanet bregdetare në Detin Adriatik, për nevoja të fuqive evropiane. E fuqia që i forcoi dy faktorët e parë (Hapësirën unike dhe Limanët e detit), ishte hekurudha Beograd-Tivar, që e lidhi Danubin me Adriatikun, të cilën e ndertoi Jugosllavia Federative, për ta siguruar integritetin dhe interesin nacional politik dhe gjeostrategjik.
Çdo gjë nga ajo godinë imperiale jugosllave,pra e robërisë dyfishtë shqiptare në të, sot është bërë copë e grimë, me kontributin refuzues te të gjithëve, por sidomos e luftës shqiptare posaqërisht. Ajo luftë filloi në formën më përcktuese me Programin e LRBSH më 1964, kur Adem Demaçi si autor i atij dokumenti historik ua përkujtoi sllavëve tërë strategjinë që do ta përdorin shqiptarët për t` u ndarë nga Jugosllavia okupatore. Në Program ndër të tjera thuhët: “Ne do të sillemi paqësish dhe do ta lusin pushtetin që të na pranoi si Republikë e veqantë në kuadër të Jugosllavisë; Ne do të ishim shumë të kanqur sikur Bashkësia Nderkombëtare të na garantonte bashkimin me Shqipërinë. Por, nëse këto dy kushte refuzohen dhe dhuna të vazhdojë sikurse zbatohet sot (1964), ne do të rreshtohemi në politikë JOPAQËSORE dhe në atë LUFTË nuk është me rëndësi a do të na ndihmojë Lindja (Traktatii i Varshavës i themeluar më 1955) apo Prenedimi (Pakti i NATO-s i themeluar më 1949). E në bazë të dokumenteve të CIA-s dhe MI6, luftës permanente shqiptare i kanë fry në shpinë por si erë refuzimet paqësore, nepër demonstrata (më 1968, më 1981-1997), dhe më në fund lufta e UÇK-ës dhe intervenimi i NATO-s që hargjoi mbi 81 miliardë follarë në luftën 78 ditëshe.
3. Një spjegim kronik historik
Në dhjetor 1877, Serbia i shfarosi 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit. Ato treva Serbia i sllavizoi me kolonistë gjatë viteve 1879-1896. Ndërsa, gjatë viteve 1912-1915 ngjanë kolonizimi i dytëi i viseve të Shqipërisë Kontinentale; gjatë viteve 1918-1941 ngjanë kolonizimi i tretë i Shqipërisë Kontinentale; gjatë viteve 1945-1966, ngjanë kolonizimi i katërtë i Shqipërisë Kontinentale (Kosova dhe Maqedonia Jugperendimore). Gjatë viteve 1981-1999, ngjanë kolonizimi i pestë i Kosovës, krejtë me qellim që kjo trevë den baba den shqiptare, të serbizohet. E për të gjitha etapat e kolonizimit dhe përpiekjet për sllavizim, mund të gjëndet një EMRUES i përbashkët, i cili emrues nga viti 1912 mbante titullin: “Çka donë Serbia”. Por, ky program më 1918 u konvertua në nominim: “Toplica 1877- 2”,që do të thot shpronësim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve (SH+SH+SH+SH). Ky program, gjatë viteve 1981-1999 u aktualizua si detyrë shtetërore dhe politike në shkallën më të egër, duke provuar shpërnguljen dhe frigën me burgime masive të rinisë patriotike shqiptare, pa dallim gjinie. Sidomos, serbizimi i Kosovës u provua në shkallën më ekstreme nga 23 mars 1989 e deri me kapitulimin e plotë të Serbisë dhe Malit Zi (Jugosllavia e Zhablakut), më 10 qershor 1999 në Kumanovë, pas luftës heroike të UÇK-ës dhe NATO-s. E vërteta, përpiekja për serbizimin e Kosovës nga viti 1945 e deri më 1999, është bërë me metoda monstruoze, ku në disa faza është përdorë edhe ushtria, pra për ta luftuar një popull duarthatë. E një temë që ishte kujdestare për serbizimin e Kosovës, u botua si ligj në: “SLUZBENI LIST” (Fletore Zyrtare) DFJ nr. 13/45, për ndalimin KINSE të përkohëshem të RIKOLONIZIMIT të Kosovës, që në fakt ishte një veprim taktik i pushtetit okupator, për t` i akuzuar shqiptarët se po i rrezistojnë stabilizimit të pushtetit “demokratik jugosllavë”, pra për ta arsyetuar “ligjin”, i cili do të shpallet si dekret më 6 mars 1945. Por ky Ligjë-Dekret, erdhi vetëm pas shpalljës së Diktaturës ushtarke më 8 shkurt 1945. Përpos këtij dokumenti, me çështjen e rikolonizimit të Kosovës, sidomos duhet të fokusohemi edhe në ‘Ligjin për revizionin e ndarjës së tokës kolonistëve dhe të interesuarëve agrar në Maqedoni dhe Kosovë’ (“Sluzbeni List” DFJ nr. 56/45 dhe “Sluzbeni List” FNRJ nr. 69/46 dhe nr. 4/51, për ndalimin e përkohëshem të KTHIMIT kolonistëve sllavë, në vendet e mëparme”. E për të mësuar se cili është misioni i atij Ligji-dekret si i përkohëshem, po e botojmë integral në mënyrë që të mësohet e vërteta dhe prapavia e asaj hallkame serbe, për dy dekada (1981-1999), kur u provua që të shfuqizohet ( e ishte i shfuçizuar më 1 prill 1945, nga kreu politik), e çdo gjë bëhej që mos të shfuqizohet, sepse më nuk kishte ndonjë “grep”, për t` i sulmuar shqiptarët, pa pasë asnjë lidhje me te. Në realitet, në kushte të diktaturës ushtrake shqiptarët u detyruan për t` ua ndertuar sllavëve kolonistë 10 000 shtëpi në Kosovë, deri më 1947. Kjo për faktin se KQ PKJ më 1 prill 1945 kishte siellë vendimin rezolutiv se: “të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”-J. B. Tito, urdhëron në Polit Byro. E shtrohet payetja a më fuqi kishte një Dekret-ligj taktik i 6 marsit 1945, apo një Rezolutë Direktivë e KQ PKJ më 1 prill 1945, në sistemin totalitar. Jo, vetëm naivët mund të flasin, por ata që e njohin sistemin shtetëror jugosllavë dihet se Diraktiva e KQ PKJ-ës (më 1 prill 1945) ishte më me fuqi dhe mu për këtë shqiptarët u detyruan t` i ndertojnë 10 000 shtëpi sllavëve aë po kolonizoheshin. E kjo politikë bëhej për konsum të dyfishtë: për konsumin e jashtëm thuhej: e kemi siellë Ligjin për ndalim të kthimint të kolonistëve; e për konsumin e brendëshëm thuhej: është direktivë e KQ PKJ-s, me u kthyer të gjithë ish kolonistët sllavë në Kosovë.Ky është stili i politikës hipokrite serbe që populli e quajti: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.
4.TEKSTI I LIGJIT PËR NDALIMIN PËRKOHËSISHT TË KTHIMIT TË KOLONISTËVE SLLAVË NË KOSOVË
6 mars 1945
Këshilli Nacional Çlirimtar i Jugosllavisë e ndalon kthimin e kolonistëve në vendet e mëparme të jetës më 6 mars 1945. Atëbotë Këshilli NÇJ theksonte: “Në kohën e fundit, pa lejën e pushtetit popullor është vërejtur kthimi dhe vendosja e kolonistëve të cilët më parë ishin të vendosur në Maqedoni, Kosovë, Dukagjin, Srem dhe Vojvodinë.
Meqë me këtë u bëhet dëm të gjithë kolonistëve, sepse ata po u EKSPOZOHEN vështirësive dhe hargjimeve të panevojshme, pasiqë ende nuk janë krijuar kushtet për KTHIM të tyre në lokalitetet e më parme, për t` i mbrojtur të gjithë kolonistët nga rruga e panevojshme dhe e hargjimeve të tepërta VENDOSI
1.Përkohësisht nuk lejohet kthimi i kolonistëve në vendet e tyre të më parme të jetës dhe kështu të gjithë të mbesin në vendet e tyre për çka KNÇJ do të vazhdojë për t` u ndihmuar më tej me mjete të gjithmbarshme.
2.Çështja e kolonistëve (sllavë) do të zgjidhet me urdhëresë të posaçme dhe ajo do të publikohet me kohë, kur dhe në cilin vend të shtetit do të mundent për t` u vendosë.Implementimi i këtij vendimi ua besuan Drejtoratreve të punëve të brendshme te të gjitha njësive federale.Për Drejtoratin e Ministrisë Brendëshme, Vllada Zeqeviq (Dok. nr. 343 6 mars 1945).
5.Ligji mbi ndalimin e rikolonizimit (6 mars 1945) shfuqizohet me 1 prill 1945 nga KQ PKJ
Lidhur me këtë asnjë kritizerë në Serbi nuk e ka llogaritë se Ligji i lartëplasuar nuk ka pasë kurrfarë efekti, sespe është shfuqizuar pas 25 ditëve dhe u është lejuar RIKOLONIZIMI i të gjithë sllavëve në Kosovë, me DIREKTIVË të Byrosë Politike të KQ PKJ më 1 prill 1945. Ja urdhëri i BYROS KQ PKJ PËR KTHIMIN E KOLONISTËVE SLLAVË NË KOSOVË 1 IV 1945.Të pranishëm: Tito, Marko (A. Rankoviq), Crni, Gjido (M. Gjillas), Andria (Herbrang), Tempo (Svetozar Vukmanoviq), Mihajllo (Bllagoje Neshkoviq), Krsta, Bevc (Edvard Kardel). Rendi i ditës: Çështja e kthimit të kolonistëve sllavë në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Mihajlo (Bllagoje Neshkoviq-Serbi): Shqiptarët frontalisht janë kundër nesh. Por mobilizimin e kanë bërë me mjaft sukses. Shqiptarët e japin rekuzicionin. Pushteti është i dobët, nuk e ka përkrahjen e masave.Shqiptarët kanë frigë se do t` u merret toka, kurse ata që nuk kanë tokë, kanë frikë se nuk do t` u jepet.
Kolonistë ka disa llojësh. Janë rreth 30 000 kolonistë sllavë që duhet të kthehen në Kosovë, pra jo në Maqedoni. Toka komunale dhe djerrinat janë ndarë. Toka e blerë është marrë nga shqiptarët që kanë ikur (shpërngulë në Turqi). Toka e bejlerëve duhet të ndahet, pastaj toka e pronarëve të mëdhenj sikurse janë Kajoshi, Zhujoviq e shumë të tjerë.
Tito: Në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, duhet të KTHEHEN të gjithë kolonistët sllavë. Duhet të zgjidhet çështja agrare në Kosovë….”. (Dokumneti argumenton se Dekreti i 6 marsit 1945, për “pengimin e përkohshëm të kthimit të kolonistëve”, ishte një farsë sllave, dhe nuk ka pasë kurrfarë vlere juridike, sepse atë Politbyroja e KQ PKJ më 1 prill 1945 e largoi nga zbatimi.
6.Serbetë Ligjin e 6 marsit 1945 e nxierrin nga sirtarët për ta aktualizuar më 1981
E verteta, atë Ligji serbët do ta nxierrin më 1981 nga “naftalina”, duke e ditur se populli nuk dinte asgjë, për te. E dyta, populli nuk e dinte se Byroja e KQ PKJ i kishte lejuar të gjithë kolonistët të kthehen në Kosovë. Dhe në bazë të dokumenteve nuk u kthyen ata sllavë që ishin kolonizuar deri më 1941, pra mbi 11 722 familje, por u kolonizuan dyfish më tepër e që ishin 24 000 familje, me plotë kriminelë të luftës si: çetnikë dhe vrasës ordinerë, sidomos bellogardistë rusë. Kolonizimi zgjati deri më 1966. (shiqo detalisht:Prof Dr Hakif Bajrami, POLITIKA SERBE PËR RIKOLONIZIMIN E KOSOVËS ME SLLAVË 1945-1948, Prishtinë 2002, f.1- 634). Në realitet, gjatë vitit 1945 u kriua një KONFUZITET i “drejtësisë” sepse çetnikët që ishin amnestuar nga Kryesia e AVNOJ-it më 21 nëntor 1944, mendonin se mund të sillen me shqiptarë si të duan. Në anën tjetër, komunistët ishin në kundershtim me fjalët dhe prmtimet e veta për barazi nacionale dhe drejtës sociale (1941-1945). E nuk ngjante as çlirimi nacioanl e as drejtësoa sociale për shqiptarë, pra as njëra e as tjetra, sepse diktatura ushtarke ( e vëndosur më 8 shkurt 1945) u siguronte serbëve pozicion psikologjik se e vjetra është kthyer, vetëm se në vend të ngjyrës kralevinës, është ngjyra e kuqe titiste plotë hipokrizi dhe urrejtëje ndaj shqiptarëve, e cila ngjyrë nuk shkelqente me asgjë.
Kështu serbët nuk mund të shkëputeshin nga realiteti se: Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni, do të kolonizohen me sllavë nepër disa etapa. Në etapën e parë 1912-1915 përmes: Uredba o naseljavanju u novooslobodjenim i prisajedinjenim oblastima 20 II 1914. Gjatë kësaj kohe, Serbia i kolonizoi 20 000 serbë duke i përzënë shqiptarët në Anadoll. Ndërsa në Zonën e okupuar nga Mali i Zi ku hynin: Peja, Burimi, Deçani dhe Gjysma e Gjakovës, u kolonizuan 6000 malazezë.Ndërsa në Turqi u deportuan më 395 anije evropiane mbi 350 000 shqiptarë etnik që nuk e dinin asnjë fjalë turke.
Gjatë viteve 1918-1941, Mbretëria SKS ( nga 1929 quhej Mbretëria Jugosllave) me ligjin: “ Uredba o naseljavnju juzhnih krajeva” 27 gusht 1920, pushteti do t` ia grabitë popullit shqiptar 381 245 hektarë tokë pune. Zyrtarisht në dokumente jugosllave (të hulumtuar detalisht dhe të botura para 40 vjetësh në shkallë integrale-HB) shënohet se janë kolonizuar në Kosovë 11168 familje sllave deri më 1941. Por dokumentet ushtrake, që janë më të sakta, për shkak të interesit tyre lidhur me regrutët, argumentojnë se janë koloniziar 17679 familje sllave në tokat shqiptare (1918-1941). Prej tyre. më 1941, duke e parë sa si janë siellë ndaj shqiptarëve (nga 17679 familje) nga Kosova do të largohen 11168 famlje. Kjo do të thot se 4471 familje kanë mbetë në Kosovë, sespe tokat i kishin grabitë nga shqiptarët që detyroheshin të shpërngulën në Turqi.
E vërteta, më 1945 në Kosovë do të themelohet Komisioni për kolonizim, e të cilin e drejtonte Profesor Zekeria Rexha ( i dëbuar në Shqipëri më 1956). Gjatë punës 1945-1947, Komisioni për kolonizim do t` i aprovojë 4829 lutje të kolonistëve si të rinjë, (pra jashtë kvotës 11168). Ndërsa 6339 familjeve që kishin kërkuar të kolonizohen për herë të parë, do t`u aprovohën lutjet PJESËRISHTË. Ndersa, 595 familjeve, lutja do të refuzohet, sepse ishte fjala për kriminelë odrinerë, që ishin liruar nga burgjet serbe me KUSHT (1919-1941) që të instalohen në tokat shqiptare. Ata edhe me fuqinë e armëve do t` i kërcnojnë shqiptarët kurdoherë!. Madje, këtyre kriminelëve u ishin ndarë edhe armë kinse për “mbrojtje” nga kaçakët e Azem Bejtës me shokë. Armet ua dhuronte krimineli i qujtur Bozha Maksimoviq-Kundak, i cili u bë Kryetar Qeverie, në kulmin e eskalimit të shovinizmit serbian, më 1927-1931.
Kolonizimi –serbizimi i viseve shqiptare u mbyllë më 11 korrik 1938 me Konventën Jugosllavo-Turke, në bazë te së cilës shqiptarët duhej të shpërnguleshin të gjithë pa dallim në Anadoll deri më 1944. Konventën Jugosllavo-Turke e kam botuar integral më 1980 dhe për te isha nën HETIME për 9 muaj!
7.PSE JANË TRI LLOJE TË DOKUMENTEVE MË 1945
Politika serbiane gjithmonë ka për qëllim ta okupojë tokën qoftë edhe me kolonistë. Mu për këtë, për të kurdisë padrejtësi, u krijuan TRI LLOJE të dokumenteve.
Posa u largua okupatori nazifashist nga vedni më 1945, qaçet serbe në vend se të organizojnë RINDERTIMIN e vendit, me të gjitha mjetet filluan të organizojnë se në Kosovë duhet të ndodhë RIKOLONIZIM i sllavëve. Dhe në vend të 11000 familjeve, i kthyen si “bujq” me armë dhe nëpunsa në pushtet saktësisht 24855 familje sllave. Ata përmes OZN-ës e në vijim UDB-ës (pas aprovimit të Kushtetutës 31 janar 1946) nuk do të lënë gja të zezë po trilluar dhe pa bërë kundër shqiptarëve pa asnjë mbrojtëje.
Se treva e Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit ishte shpallë tokë e lirë për sllavë,duke e vendosë edhe Diktaturën ushtarke pa asnjë nevojë faktike, vërtetojnë tri lloje të dokumenteve që dallojnë në disa nyansa kur është në pyetje rikolonizmi i sllavëve në pronat shqiptare. Prandaj, më 6 dhe 7 shkurt 1945 25 shqiptarë të Drenicës i pushkatuan dhe kufoamt e tyre i futën nën akull në lumin Drenica: Spasoje Gjakoviqi, Dushan Mugosha dhe Çeda Mijoviqi me Çeda Topalloviqin e njëfar Jovo Bajatin, tërë këtë tragjedi e kurdisën për t` i nxitë shqiptarët që të reagojnë dhe pastaj të nderhynë ushtria e mbushur me çetnikët e Moshan Gjuroviqit dhe Drazha Mihajlloviqit, të cilët Kryesia e AVNOJ-it i AMNESTOI më 21 nëntor 1944. Këto njësite çetnike i hoqën miekrrat dhe nga Shtabi Kryesor UNÇ të Serbisë muarën urdhër (posedohet dokumenti): “Kur të hyni në Kosovë vrani arnautë dhe gjermanë”. E dihet se asnjë njësi naziste (“Llanger”, “Bredov” dhe “Shollc”), pas 19 nëntorit 1944, nuk ishte në Kosovë. Pra çetniko-partizanëve serbian u mbetej të vrasin vetëm shqiptarë dhe i vranë jo më pak se 49000 deri më 1949.
Në kuadrin e kësaj tragjedie në grupin e parë, për Kosovën hyjnë dokumnetet e DF Jugosllave; në grupin e dytë, hyjnë dokumentet serbiae, dhe në grupin e tretë hyjnë dokumentet e Komisionit Kosovës për rikolonizim. Nga ky arsenal dokumentesh, vërehet se politika jugosllave (serbe) ka qenë në shkallë përmanente aktive për shfarosjen e shqiptrëve, fakt ky që e vërteton Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953, dokument ky që e RATIFIKON Konventën 1938 (nenin 2 dhe 4, i konsulto-HB). Me fjalë tjera, kjo temë ka qenë KUJDESTARE gjatë gjithë shekullit XX. (Lexo: “Smrt Albancima-zemlja Belorukcima” 1929 dhe e përseritur: më 1959 dhe 1982 nga sllavët.
Pas Plenumit të KQ LKJ më 1966, një pjesë e serbëve dhe malazezëve, duke mos mundur për ta duruar asnjë lloj barazie formale në viset ku kjetonin shqiptarët, (sidomos në Kosovë), por edhe duke u gjetur në mizori të rënda ndaj shqiptarëve, do të largohet nga Kosova. Numri i tyre me familiar ishte 28 125 persona me familje e që ishin cilsuar si KRIMINELË më 1966. Po këta, me që kishin përvojë politike, më 1981 do të shfrytëzojnë momentin dhe do të katrrithen duke e AKTUALIZUAR se nuk kishin dokument tjetër përpos: “Dekretit 6 mrsit 1945 për ndalim të rikolonizimit”, që ua ndalonte kthimin kolonistëve për 25 ditë, por i ftonte të presin derisa shqiptarët t` ua ndertojnë shtëpitë me hangari (1945-1947). Pra, qarçet komunisto-çetnike serbe (çetnikët i amnestoi Kryesia e AVNOJ-it më 21 XI 1944; e kam botuar amnestimin, që e nënshkruan Tito dhe Ivan Ribar-HB) do të lëvizin edhe çështjen e largimit të UDBASHËVE kriminel me familje, nga Kosova 1966-1981. Kështu nga viti 1981 e deri më 23 mars 1989, nuk do të lënë mjet pa përdorë, duke akuzuar këndo, por konkret ASKEND, sepse e dinin të vërtetën, se udbashët nuk kishin mundur të qëndrojnë më në Kosovë ,sespe nuk e duronin asnjë barazi formale.
8.Emrat e udbashëve vrasës të shqiptarëve në Kosovë 1945-1966:
Për ta kuptuar drejtë se kush punonte në UD- n e Kosovës po i shënojmë emrat e tyre për çdo rreth, që të kuptohët edhe struktura nacionale e tyre:
Tërë Drejtoria e Udb-ës për Kosovë përbëhej prej: Çeda Mijoviq, Lluka Lubarda, Mirolub Parliq, Vllada Shilegoviq, Millosav Vujoviq, Ollga Furnjakoviq, Millka Karagjiq, Drago Krkelliq, Nikolla Ajtiq, Dragolub Gjukiq, Miodrag Simkoviq, Çedomir Vujoviq, Leposava Bukonjiq. Ja këta e kanë larë me gjak popullin shqiptar nepër burgje, rrugë e stacione të policisë.
Tërë Drejtorati i Udbës për Prishtinë e përbënin: Velimir Zdravkoviq, Aleksander Naranxhiq, Bogolub Radiq, Savo Shurbatoviq, Sllavko Grubishiq, Tomisllav Illiq, Miodrag Krstiq, Borisav Jashoviq, Dragosllav Bioçanin, Milojka Buturoviq. Këta me kërcnime, kërbaq dhe rrahje brutale i deportuan 3019 familje shqiptare nga Rrrethi i Prishtinës në Anadoll. Do të thot janë vrasës të 3019 familjeve.
Tërë Drejtorati i Udbës për Prizren ishin: Stojadin Markoviq, Batriq Buriq, Momçillo Bozhoviq, Miodrag Elezoviq,Mileva Mijalkoviq, Veselin Stankoviq, Stanisallav Stefanoviq, Illija Trajkoviq, Stanko Çuçuroviq. Këta ishin betuar në “Sveti Savën” se deri më 1963,në Prizren dhe rrethinë, do të flitet vetëm serbisht.
Tërë Drejtorati i Udb-ës për Pejë përbënin: Vlladimir Millanoviq, Milivoje Oroviq, Sokol Durlleviq, Radosav Baboviq, Gollub Donçiq, Gjuro Rubezhiq, Stanisllav Todoroviq, Dragolub Paviçeviq, Illija Jovanoviq, Vukota Pentoviq, Vera Ivanoviq, Sllavka Radoviq. Këta ishin betuar para Svetislalv Stefanoviqit dhe Moma Markoviqit më 28 XI 1955 se: “Nuk do të lëvizin më Rugoivasit me plisa të bardhë nepër qytetin e Pejës”.
Tërë Drejtorati i Udbës në Mitrovicë e drejtonin: Radojica Pajoviq, Novica Stamnekoviq, Millan Gjuriq, Bogdan Bogunoviq, Zharko Illiq, Janko Damjanoviq, Zoran Elezoviq, Ollga Delikraviq. Këta ishin cilsuar se janë përgjegjës për vdekjën e 5 minatorve shqiptar, të cilët i kishin detyruar ta ndajnë nga 3 kg ari në shkritore për nevoja të tyre, sepse po ndertonin vikindica në det, në deti më 1960.Prandaj i vranë për të humbur gjurmë.
Tërë Drejtorati i Udbës në Gjilan e drejtonin: Millosav Gjokiq, Jovan Gariq, Branko Trajkoviq, Mirko Stoilkoviq, Svetisllav Ugrinoviq, Mlladen Nedojeviq, Smilla Todorviq. Këta udbash para popit ishin betuar spse i kishte detyruar Vojkan Llukiqi që asnjë shqiptarë mos të mbetet në Qark pa kërkuar vesika (viza për shpërngulje në Turqi). Sipas tyre në Kosovë do të mbesin vetëm ata shqiptarë që pranojnë të konvertohen në ortodoks dhe pastaj në proces të serbizohen”.
Tërë Drejtorati i Udbës për Ferizaj e drejtonin: Urosh Ristiq, Bllagje Stevanoviq, Millorad Babiqi. E vërteta, Ferizaji kishte më së shumti milicë sa çdo rreth tjetër. Prandaj më 1961 numri i kërkesave familiarre për “Vesika” (Viza) kishte arritur në 93% sa kishte shqiptar. Këta udbashë Vojkan Llukiqi i kishte dekoruar me Urdhër të Vllda Zeqeviqit më 1945.
Tërë Drejtorati i Udbës për Gjakovë përbëhej prej: Zhivko Gjuriqi, Svetozar Sllavkoviq, Vllajko Rikalloviq, Sllobodan Radulloviq.Këta kriminel ishin zotuar para Svetisllav Stefanoviqit se: “deri më 1960 të gjithë gjakovarët do të flasin edhe nepër shtpi serbisht”. E vërteta, këta kriminelë ishin betuar se kudo që hasin në shenja se po respektohet: Bajram Curri, Emin Duraku dhe Fadil Hoxha, ta rrafin deri në alivanosje shqiptarë. Mizoritë do t` i mbulojnë me trillime, tregojnë dokuemntet e kohës. Madje, ndaj 8 punëtorve që po kositin livadhet, Zhivko Gjuriq kishte ngritë akuzë se po përpiqen të shkojnë në Tropojë. Të tetitëGjuriqi i kishte rrafë deri në alivanosje dhe për këtë akt mizor ishte krekosë para Vojkan Llukiqit më 1958 se: “Ja im dajem shiptarima goll iz kornera” (Unë ua japi gol shqiptarëve nga korrneri”!. Për këtë realitet shiko librin: H. Bajrami, Zavere i zloçini UDB-e Jugosllavia prema Albancima 1945-1966, dokumenta, Prishtinë 2007.(shqip: H. B. Komplotet dhe krimet e UDB-s jugosllave ndaj shqiptarëve 1945-1966, dokumente origjinale).
9.Dallimi në mes ligjeve të Federstës (FDJ),Serbisë) dhe Kosovës
Kolonizimit Kosovës me sllavë, qarçet në pushtet në çdo etapë provuan t` i japin karakter social, e që në esencë këtë veti kurrë nuk e kishte. Lidhur me këtë me Regulloren për kolonizim nga 24 IX 1919, toka u mirrej shqiptarëve dhe u dhurohej xhandarëve, vullnetarëve, nëpunsve të finasave dhe nepunësve të thjeshtë sllavë. Madje, kishte raste që tokën e fituar, kolonisti e jepte si rentë shqiptarit që e kishte pasë pronë me tapi. Kjo mënyrë e shfrytëzmit të pronave shqiptare, nuk ndryshoi as me Ligjin për kolonizm të 20 shkurtit 1920, as Ligjit për koloniizm të 11 VI 1930. Në bazë të këtyre normimeve koloniale deri më 6 prill 1941 ishin caktuar defintivisht për kolonizim: 192 212, 94 hektrë tokë . Prej tyre 100 345, 85 hektarë ishin kinse tokë shtetërore, 75 502,24 hektarë ishin tokë komunale, 246,14 hektrë ishin tokë e kaçakëve. Prandaj, toka e kësaj sasie: 180 595, 01 hektarë u ndahet 11722 familjeve koloniste, prej të cilave 248 vullnetarëve. Kurse kolonistët i ngritën në foma të ndryshme 9214 shtëpi.
Tani po i shënojmë të dhënat nga Komisoni federativ. Në porcesverbale shënohet se 11722 familjeve, 11 168 familjeve u ishte zgjidhë kërkesa pozitivsihtë. E nga prona e përgjithëshme e kolonizuar, 15 784 hektarë toka pune, ishte gjetur se u janë marrë arbitrarish shqiptarëve. Nga numri i përgjithshëm (11722), 4825 familjeve u ishte pranuar e drejta e rikolonizimit në tokën e mëparëme pra vitit 1941. Prap nga numri i përgjithshëm (11722), e HUMBIN pronën PJESËRISHTË 5744 familje koloniste para vitit 1941. Ndërsa, e humbnin pronën plotësisht, pa asnjë të drejtë 595 familje, të cilat ose si xhandarë, policë, finansierë, ose rentierë ua kishin grabitë pronat shqiptarëve. Nga numri i përgjithshëm (11722) u ishte caktuar të kolonizohen në Vojvodinë 2064 familje, në pronat e gjermanëve të deportuar. Këto familje kishin qenë kolonistë në Kosovë, para vitit 1941. Në dokumente figuron se 283 familje koloniste që kishin shfrytëzuar prona të shqiptarëve, para vitit 1941, më 1945 nuk figuronin askund se kërkojnë të koloniozhen 383 familje. Gjithashtu në procesverbale lexohet se 1683 familje (gjithnjë nga 11722 familje koloniste) nuk kishin kërkuar kthim në Kosovë, sepse para vitit 1941, kishin një histori KRIMINALE: ose kishin vrarë pronarë tokash shqiptare, ose i kishin torturuar shqiptarët, sepse gjatë gjithë kohës ishin në shoqëri me xhandarë dhe finasierë, të niveleve të ndryshme. E nga 211 familje prej tyre ishin cilsuar si rentiere: do të thot ua kishin grabitë pornat kaçakëve kryengritës, dhe ato porna ua jepnin të tjerëve për t` i punuar me rentë. Kurse, vet qëndronin nepër qytete si DAHI mesjetar.
Komisioni Fedrerativ kishte gjetë edhe këto fakte se: kishte toka të braktisura nga kolonistët e që nuk pretendonin se u janë ndarë në madhësi prej 4692 hektarësh. Por komisoni kishte konstatuar se ishin në dispozicion 7138 hektarë toka jo të kultivuara. Ndersa në fund, nga fondi i kolonizimit u ishin ndarë 1833 familjeve edhe 5966 hektarë tokë shtesë.
Komisoni fedrerativ i kishte EKSPROPRIJUAR si toka pune 2611 hektarë.Në kuadër të këtij procesi i kishte gjetur edhe 3011 hektarë tokë jo e punuar, që do të thot se u ndaheshin kolonistëve sllavë. Komisoni i kishte KONFISKUAR tokë pune 913 hektarë, dhe tokë jo e punuar 1216 hektarë, siperfaqe këto që u përdorën për kolonistët shtesë. Komisoni ua kishte ndarë 848 familjeve kolonsite edhe 1093 hektarë tokë pune si shtesë. Kurse u ishte pranuar nga e drejta e ÇIPÇISË 242 familjeve që t` u dhurohen 535 hektarë toka shtesë. Ndërsa Komisoni kishte gjetë se 567 hektarë toka pune përjashtohen se ishin toka shtetërore.
- Komisioni serbian
Komisioni i Republikës Serbisë, kishte sajuar shifra të ngjajshme. Nga 11722 familje të koloniziar si numra zyrtar të para vitit 1941, 11168 u nënshtrohen REVIZIONIT. Kjo për faktin jo për t` ua marrë pronat por për t` ua ZGJËRUAR. Nga ajo sasi familjesh, 4829 sish muarën prona shtesë; 6339 familjeve iu pranua ish prona pjesërisht, por me kompenzim, ndërsa 595 familjeve sllave iu kompenzu toka nepër Serbi, sepse para vitit 1941 kishin qenë të liruara nga burgjet me: “kusht që të kolonizohen në Kosovë, duke pasë edhe një privilegjë, që seicila familje e këtillë e fitonte nga NJË pushkë dhe 53 fishekë për mbrojtje nga shqiptarët”.!!!
11.Shqiptarit i lejohën o,45 ari tokë, serbit i dhurohën 45 hektar për familje
Komnisioni i Kosovës për kolonizim, nuk i pranon nga 11722 familje koloniste të para vitit 1941 të kualifikuara si problematike 1683 familje.(“S.L”. DFJ. Nr.13/45). Komiosni i Kosovës i ndanë 11830 hektarë toka që kolonistët nuk i kishin pranuar, sepse para vitit 1941 i kishin uzuarpuar, sidomos në kohën kur u aprovuan Dekret konventa (1938/9), se shqiptarit i lejohen vetëm 0,45 ari tokë, kurse serbianit deri në 45 hektarë. E vërteta, Komisoni për kolonizim me firmë të Kosovës do të bjerë në një garckë të Gjoka Pajkoviqit, i cili aspironte që të KOLONIZOJË sa më shumë malazezë, por nuk e zvoglonte numrin e serbianëve. Ndërsa shqiptarët dëmtoheshin dyfish më egersisht sa ishte ai pushtetar. Sidomos, më 1947 ishin ndarë si problematik 4829 hektarë në emër të REVIZIONIT, ku Gjoka Pajkoviq si drejtues i PKJ ua kishte falë malazezëve. Por, ndaj këtij favorizimi do të regojnë disa serbian funksionarë, por pa sukses, sespe dhurata ishte bërë me firmën e Millovan Gjillasit.
12.LIGJI PËR RIKOLONIZIMIN E KOSOVËS i VITIT 1945 AKTUALIZOHET për T`U FUQIZUAR MË 1981
Serbia më 1981 do ta kuptojë se me shqiptarë më nuk mund të bëhet lojë, sidomos me ligje koloniale. Prandaj do të orvatet që kinse ta vejë në rend dite Ligjin e 6 marsit 1945 e që t` u japi të drejtë serbëve të RIKOLONIZOHEN edhe më 1981.Por,kjo politikë nuk pinte ma ujë, sepse gati të gjitha dokumentet e RSFJ ishin botuar dhe nuk u shitej më fjala duke u maskuar: “ka thënë Tito dhe LKJ”. Këta dy faktor për fatin e shqiptarëve ishin të vdekur (Dorektiva e 1 prillit 1945 e PKJ-s), kurse faktori i dytë ( Tito vdiq më 1980 dhe LKJ U shpartallua më 1990).
13.Gjykata Kushtetuese e Serbisë në ballë të lojës shovinsite për rikolonizim të Kosovës
Serbët kur nuk mundën më ma politik, filluan ta shtijnë në funksion Gjykatën Kushtetuese të Serbisë.Këtë fakt historianët shqiptar (ishin 2 historianë) ia kishin vënë në dieni Fadil Hoxhës me pyetjën se: “Çka do të thot aktualizimi i shfuqizimit të Ligjit 6 marsit 1945 i cili kishte pasë fuqi 25 ditë” sepse më 1 prill 1945 Polit Byroja e shfuqizoi’. Fadil Hoxha do na e kërkojë dokumentin e Polit Byrosë KQ PKJ dhe do ta ketë në origjinal. Atë dokument do t` ua përplasë në tavolinë antarëve të Kryesisë së LKJ dhe të Shtetit: serbvët, malazezët, boshnjakët dhe maqedonët do të mbesin pas DEMARSHIT të Fadili Hoxhës dhe sllavët do të mbesin si gjelat në pleh, se ai ligjë ka pasë vlerë 25 ditë. Në atë atmosferë të tensionuar Nikolla Lubiqçiqi do t` i drejtohet Fadil Hoxhës:” Prej kah ai dokument në duart tua? Fadili: Dokumenti është i Arkivit dhe atë ma kanë dhuruar Hakif Bjarami dhe Ali Hadri. Dokumeti është me vulë trekëndshi nga Arkivi i KQ LKJ. Kjo do të hot se është marrë legalisht dhe me autirizim për nevoja shkencore”.Heshtje varri thot më vonë Hadil Hoxha!
Më 1981, Gjykata Kushtetuese e RS Serbisë, për shkak se nuk ishte KOMPETENTE, do t` i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të RSFJ se: “a është i pavlerë Dekret Ligji i 6 marsit 1945, për ndalimin e përkohëshem të kthimit të kolonistëve sllavë në Kosovë, “duke e marrë për bazë dëmin e Kushtetutën së vitit 1974”, sepse “serbët sidomos, nga ai ligj paskan pasë pasoja të dëmshme”. Këtë kerkesë të orkestruar nga qarqet shoviniste çeniko-komuniste serbe, të cilat e LIGJËSUAN KTHIMIN E SERBËVE DHE MALAZEZËVE DHE ATYRE QË DËSHIROJNË PËR TË JETUAR në Kosovë”, në qershor 1981. Kjo kërkesë deri më 1987, ishte vetëm temë politike, sepse serbët donin çrregullim e jo rend dhe ligje objektive. Por shumë shpejtë Beogradi do ta publikojë Memorandumin e Akademisë Serbe (1986),por Gkykata Kushtetuese e RSFJ e refuzon më 24 mars 1988, Kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, me vendimin nr. 8262/87, se: “nuk ka bazë për rishqyrtim të Ligjit të revizionit/45, prandaj edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ nuk ka mundësi ligjore për ta përfillë fare, kërkesën serbe”.Por ky përfundim u mbajtë i mshefur para opinionit publik. Me çka të zavnedsohet fushata bënin pyetje serbianët në Beograd dhe Prishtinë.
- Rikolonizimi i KTËRT me serbianë i Kosovës” (1988-1999)
Kjo çështje së pari do të lëvizët nepër koluaret politke të Serbisë në fillim e pastaj do të kalojë në nivelet e Federatës. Çështja nga viti 1981 do të debatohet pa e ditur opinioni shtetëror i Kosovës, që ishte i mpitë në IDEOLOGJI të “vllazrimit” me bashkimin me dhunë, (gjithnjë me prapavi serbe, që të FILLOHET ME KOLONIZIMIN e Katërt të KOSOVËS, si i katërti që asiprohej në Serbi të fillojë pas aprovimit të: “PROGRAMIT JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988”, në pranverë të vitit 1989, me 105 detyra për Kosovën dhe tërë federatën. Me këto SYNIME pushteti çetniko-komunist i Serbisë, duke mos gjetë rugë tjetër për KOLONIZIMIN E KATËRTË, më 1988 do ta suprimojë Kushtetutën e Kosovës (nga viti 1974) më 23 mars 1989. Në këtë avanturë, pushteti serbian nuk do të ndalet dhe do të kërkojë INTERPRETIM të sërishëm të Ligjit (që nuk ishte ligj) por masë e përkohshme nga 6 marsi 1945 në Gjykatët Kushtetuese të RSFJ-s. Gjykata Kushtretuese e RSFJ më 27 mars 1990, do ta REFUZOJË kërkesën e Kuvendit të RS të Serbisë. E në kërkesën e Kuvendit të RS të Serbisë theksohej se: “Më 6 mars 1945 Kryesia e AVNOJ-it i ka shkelë rëndë të drejtat: materiale, morale, politike dhe nacioanle të serbëve në përgjithësi”. Madje S. Millosheviqi, do t` iu kërcnohet pjestarëve të Gjkykatës Kushtretuese të RSFJ se: “Në Kosovë do ta kthej “Ligjin mbi hajdutët” nga shekulli XIX-të. Në realitet, Ligji për revizionin e kolonizimit është siellë në gusht të vitit 1945, dhe nuk e kishte asnjë lidhje në aprovim me ndonjë institucion të Kosovës.
- E tërë kjo avanturë u kuptua me kohë në Lublanë dhe Zagreb
Kur Lublana e sidomos Zagrebi zyrtar e vrejtën tërë prapavinë serbiane: që ishte lajmëruar më 1985 në simpoziumin e historianëve; pastaj me Memorandumin e Akademisë Serbe më 1986; pastaj kur u shtrua pyetja pse ishin nxierr eshrat e princ Llazarit nga varri, dhe ishin shetitë nepër Jugosllavi më 1987; pse ishte insistuar me çdo kusht të aprovohet: “Programi Jugosllav për Kosovën” më 1988; pse kishte ndodhë grushtshteti në Kosovë më 23 mars 1989; pse kishte deshtuar Kongresi i LKJ-ës në tërësi, të gjitha këto fakte arsyeshëm se vrehej se kishte filluar të mednohet se INFEKSIONI politik që e kishte përfshi Kosovën, mund të eskportohet edhe në Perendim të vednit, i cilsuar si: “Jogurt revolucioni” serbian. Kjo aq më parë, kur Serbia zyrtare duke provuar për nja 1683 familje, me të kaluar kriminale, që nuk ishin lejuar të kolonizohën prap në Kosovë më 1945, ishte në gjendje që ta fillojë luften si preteks se: “serbët janë të nënshtruar”, e gabimisht po quhen “popull nënshtrues’. Kjo tezë, që u lansua në Simpoziumin e Beogradit më 15 maj 1985, si paralajmërim, ku autori i këtij shkrimi ua ka berë me die, jo vetëm serbianëve por edhe të tjerëve se: “Ju serbianët po doni të merrni çdo gjë në Jugosllavi. Mendoni ju se me këtë politikë do ta humbëni çdo gjë, që keni fituar dhe përvetësuar në të kaluarën, por që në fund do të humbëni si tërësi që mendoni se jeni shtet i fortë”!. Aty ishte edhe Ivan Stambolliq, Sinan Sahit dhe tërë udhëheqësia serbiane, prej të cilëve disa rus dhe grekë, francezë dhe anglezë e austriakë. E siellja e serbëve ishte aq e ulët pse iu thas edhe këtë argument: “Mbani në mend, nuk ka ma popuj të rendit dytë në Evropë”. E nëse ka, ata do ta ngrisin kokën dhe nuk do të durojnë më politikë koloniale (lexo ndaj shqiptarë, se për slloven dhe kroatë, sheknctarët e tyre ishin aty, por nuk bzanin, ishin bërë pula, sespe gjaku që derdhej për çdo vit në Kosovë nepër demonstrata, atyre nuk u bënte përshtypje fare, se një ditë era e gjakut, do të arrinë edhe te ata. E kjo vlente aq më parë për Boshnjakët, që ua shiqonin gojën me respekt serbianëve, kah villnin vrerë antishqiptare kudo, pra jo vetëm nepër sipoziume “shekncore”.
Vrejtje: Politikanë shqiptarë, kudo që jeni, në anën tjetër, gjatë vitëve 1981-1989 ju ftojë PUBLIKISHT, pse nuk dilni e t` i kërkoni popullit shqiptar falje.A e dini Ju, se sa keni viellë për: “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar”!. Pse demonstrat e vititi 1981, për JUVE “ishin dhe mbetën” qe 40 vjetë “kontrarevolucionare”. E këtë mekatë, do ta keni në qafë edhe në atë botën tjetër, sespe 775 656 vejtë burgje ua keni “dhuruar” rinisë shqiptare të Kosovës martire, të Kosovës së Adem Demaçit, Zahir Pajazitit dhe Adem Legjendarit-Jasharit, e mbi të gjithë UÇK-ës që e mahniti botën me diciplinë dhe luftë të drejtë për liri dhe çlirim njerëzor. Lidhur me këtë tani është në ofenzivë një fushatë anti UÇK në Evropë, sepse janë duke u frikuar se ajo është bërë model i luftës për liri dhe çlirim.
16.Në fund pse erdhi deri te lufta në mes sllavëve që na patën lodhë se janë “vëllazër”
Pse erdhi deri te lufta e hapur në mes sllavëve dhe shkatrrimi i Jugosllavisë më 4 VII 1992. Serbia e dinte se me “Programin jugosllav për Kosovën 1988” nuk do të mundet ta serbizojë asnjë institucion të Kosovës. Prandaj provoi me grushtshtet më 23 mars 1989 me shpresë se shqiptarët do të ngritën në luftë dhe pastaj sikurse më 1945 rrezistenca të shtypet me vargoj xhaku. Në anën tjetër Serbia e sulmoi Slloveninë me shpresë se do t` i frikësojë shqiptrët, sespe ishte në pikën më kritike te intervenimi në Shqipëri. Pra, Serbia faktorin slloven e nënçmoi dhe shqiptarët e vazhduan politikën me mjete tjera, të cilat janë të njohura, si paqesore (LDK etj). Por rikolonizimi ndodhi. E vërteta, humbja e Kosovës mbi gërmadhat e shovinizmit serb, u kthye në realitet, që duhet të ndodhte, vetëm me luftën e armatosur të UÇK-ës.
- Jugosllavia u shkatrrua gradualishtë
Deri te lufta në mes APJ (Serbisë) dhe popullit slloven ka ardhur me pajtimin e plotë të S. Millosheviqit dhe Franjo Tuxhaminit në Karagjorgjevë (1990), ku është lidhë një pazar mizor që: 1.“Të gjithë serbët e Kroacisë të kolonozhen në Kosovë”; 2. Shqiptarët si më parë mund të shkojnë (dhe shkuan 1998/99) kah do; 3. Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet në proporcion, për çka Boshnjakëve u mbetet që edhe ata të kolonizohen diku, në një tokë tjetër”-në ndonjë planet jashtë tokës!. Kjo është Serbia për Evropën, e cila politikën serbe nuk e lexon përmes politikës ruse, e cila nuk ka dëshirë që Serbia të jetë në kufij të saj, por që të jetë luftënxitëse në Ballkan, sepse ndryshe kush t` ia mbulojë një sasi krimesh Rusisë në pjesët jugore, e sidomos me rastin e okupimit të Krimes. Pra Serbia nuk mundet të jetojë si shtet, pa krime. Këtë e ka deshmuar historikisht realiteti politik gjatë shekullit XX-t.
18.Sllavët më 1918 dhe 1945 janë bashkuar vullnetarisht, shqiptarët kanë rrezistuar
E verteta, RSFJ-ën kanë mund ta shkatrrojnë vetëm ata popuj që e kanë themeluar. Shqiptarët në Jugosllavi kanë provuar si thot Adem Demaçi me të gjitha mjetet paqësore të shkëputen nga shteti katrahurë dhe i padrejtë si burg i popujve, sepse ishin në rend të parë në trojet e veta. Por, kur u vrejtë se Serbia ka hapë front në stilin: “do ta marrë Kosovën krejtë me kolonizim të 400 000 serbëve nga Kroacia, madje agjenturat serbe e regrutuan edhe një fshat për kolonizim nga Shqipëria Veriore (Vrraka) të isntalohet në Kosovë (Deçan), atëherë shqiptarët e kuptuan se politikës paqësore i ka dalë afati dhe e themeluan UÇK (1993), së cilës iu bashkua edhe NATO (më 1999), me tërë arsenalin nga 24 marsi 1999 e deri më 10 VI 1999.Pas 78 ditë bombardimesh, ushtria dhe policia serbe u detyrua ta nënshkruajn kapitullimin në Kumanovë, mu aty ku synonin se kanë fituar Kosovën më 1912.Tani po e siellim edhe një detal. Në Koshare oficeri i lartë gjerman i ishte afruar kufirit Kosovës, i gatëshëm për të amrshuar në Prizren. Por, oficeri serbian kërkon kohë. Dhe oficeri gjerman ia jep 30 minuta kohë. Serbiani reagon, por gjenerali gjerman i thot: Të kanë mbetur edhe 28 minuat kohë. Pas kësaj kohe do të bombardoi dhe të gjithë do të jeni robë lufte”. E oficeri serbian duke qajtur e jep urdhërin që ushtarët e tij të tërhiqën.
- Demonstratat shqiptare më 1981 janë fillimi i fundit të RSFJ-ës
Ruzhdi Xhkaja si demonstrant me shokët e tij patriotë në Besi më 2 prill 1981 u tregoi jugosllavëve se çka mund të bëjnë shqiptarët, se janë të gatëshëm në kryengritje. Faktor tjetër se kush janë shqiptarët ishte çështja e mbrojtjës së një familje shqiptare në Drenicë (Rasti heroik i Tahir Mehës).Në vijim,Lëvizja e pajtimit me Anton Qetën në ballë ishte realitet se shqiptarët e kishin kuptuar Epokën e UÇK-ës më mirë se kurdoherë më parë. Ajo Lëvizje ishte hapi tjetër i homogjenizimit kombëtar shqiptar. Ndërsa hapi vujes ishte politika për: KTHIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE QË JANË SHPËRNGULË nga KOSOVA NË TURQI, që fillojë më 1992, nën drejtimin e Shoqatës për kthim të drjetuar nga Jahja Lluka. Betimin e kemi bërë me simbolikë dhe pramendim në xhaminë e fshatit PALAC në Vendlindjën e Hasan PRISHTINËS në Drenicë, me këto fjalë. Unë e kam drejtuar betimin me kët tekst: “Betohemi se do të qëndroj në krye të çdo detyre që na shtron kombi në politikë, diplomaci dhe luftë të armatosur. Prandaj:
O SHQIPTARË ejani në Kosovë.
Vllau me vëlla me u përpjekë,
Dheun e Arbërit me dorë me prekë,
Me folë e jetua shqip, shqip me vdekë!
Në vijim më 1992 në Tiranë Lëvizja patriotike e Kosovës me emrin UNIKOMB, e botoi “LIBRIN E BARDHË” (shkruar nga Hakif Bajrami) në 5 gjuhë: Shqip, serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht. Botimin e pagoi Prof Ibrahim Osmani nga Keçekolla. Botimin teknikisht në Tiranë e përgatiti Mr. Halil Alidema, kryetra i UNIKOMB-it. Ai libër është aktakuzë kundër FASHIZMIT SERBIAN, është shpërndarë në 20 000 kopje nepër viset shqiptare dhe në tërë Evropën, përmes aktivistëve të UNIOKMB-it. Mos ta injorojmë faktin, në botimin e LIBRIT BARDHË, kishte dorë edhe Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alija, i cili i kishte hapur dy kurse për oficerët e parë të UÇK-ës në Tiranë dhe rrethinë.Patriotët shqiptarë në vijim e themeluan UÇK më 1993 në Lagjën e Trimave (Prishtinë) në shtëinë e Familjës BRAISHORI, duke synuar luftën e drejtë. Lidhje me këtë më 1995 Çendra për Informim e Kosovës (ÇIK) e drejtuar nga Enver Maloku e botoi librin: Programet serbe për shfarosjën e shqiptarëve dhe kolonizimi serbian i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995 në 20 000 kopje.
E vërteta,dihet se Serbia i humbi katër lufta 1991-1999: dy kundër sllavëve, një kundër boshnjakëve, një kundër shqiptarëve. E sot në Serbi (BE e dinë këtë fakt), jetojnë 28000 kriminelë lufte. Por në vend se te hetohen dhe gjykohen kriminelët serbianë, që bartën kufoma të shqiptarëve dhe i hudhën nepër Serbi për të humbur gjurmë, me shifrën “asanacioni”, BE në anën tjetër për me ia amortizuar krimet serbit gjakatar ka themeluar një Gjykatë Speciale raciste vetëm për shqiptarë, pra që t` i hetojë shqiptarët, të cilët kanë bërë organizim dhe luftë të drejtë, sipas Konventave të Gjenevës 1948/39. Kjo politikë hipokrite evropiane, po provon ta kthej vëmendjen andej kah nuk duhet. Unë medoj. se do ta humb këtë luftë, sespe keq e ka filluar kryqzatën kundër shqiptarëve më 1878 në Berlin…. dhe keq do ta psojë në Hagë para së vërtetës së UÇK-ës, e cila nuk ka gjykatë që ka për bazë drejtësinë ,se mundet ta denojë ndokend si pjestar i UÇK-ës. Po e them këtë, sepse nga Zyra Politike u UÇK-ës e drejtuar nga Adem Demaçi, për çdo ditë u janë lëshuar INSTRUKSIONE me gojë dhe me shkrim shtabeve të Zonave Operative të UÇK-ës, se lufta jonë është e drejtë dhe do të zhvillohet me Konventat e Gjenevës, nga viti 1948/49. Ato Konventa kanë qenë në origjinal të ekspeozuara në hyrje të Zyrës së Adem Demaçit, dhe çdo gazetar i huaj e vendor i ka parë dhe ka mundur t` i fotografojë. Pra lufta na është imponuar dhe përtej vatrave tona nuk kemi pasë, ku të shkojmë.
- Jugosllavia u shkatrrua nga faktorët e padrejtësisë
Shkatrrimi i Jugosllavisë është si pasojë e padrejtësive që janë manifestuar në te, ku serbët gjithnjë provonin të janë në krye të kupolës saj. Kur u erdhi radha edhe të tjerëve, të qëndrojnë një kohë në “kupolë”, serbët provuan me luftë të mbesin në maje, dhe u ngulën në te. E humbën luftën në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.Dhe prap serbët po krekosen, sepse po i nxitë Rusia nazifashiste.
Faktorët vendimtar për shkatërrimin e Jagosllavisë pas vdekjës së Titos më 1980 ishin: në skenën politike jugosllave do të lajmërohën dy forca për ta zavendsuar. Në një krah qëndronte Gjenerali Nikolla Lubiçiq për ta marrë pozitën e Kryetarit të Shtetit. Në anën tjetër qëndronte Stane Dollanc për ta marrë drejtimin e LKJ-ës. Këto dy personalitete jugosllave kanë bërë gara politike meskine se cila po ushtron terror shtetëror më tepër ndaj shqiptarëve. Lufta e tyre ishte disi e toleruar, se kush do avansohet më tepër. Por në proces humbën të dytë dhe rrolin e tyre provoi ta merrte me grusht shtet APJ përmes gjenelralëve Velko Kadijeviq dhe Bllagoje Haxhiq. Prapa tyre qëndronte tërë serbia me Sllobodan Millosheviqin në ball të luftës nazifashiste.
Shkrimi i kushtohët: Rinisë patriotike shqiptare në përgjithësi, sidomos Vllazërve Bytyçi (nga SHBA)!
Më 16 Nëntor 2026


