Rinia e jonë, pasuri e pazëvëndësueshme!

Shkrime relevante

A është përgatitë me prova të reja Ankesa për Gjykatën e Apelit?

               Ismet M. Hasani, Suedi ____ Kush vendosi...

Ese rreth romanit të Nafi Çegranit “Vite si lumi”

Nga Bajram Kabashi   Ese kritik (Rreth romanin  me titull „VITE SI...

Pse u shkatërrue Jugosllavia Federative në fund të shekullit XX-të

Josip Broz Tito, Aleksander Rankoviqi etj. Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historan 1....

Lista Studentore në Serbi – frymë e re apo vazhdimësi e së vjetrës

Refik Hasani, Bujanovc Sot, është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës...

Shpërndaj

image0.jpegSabahate Byci , Gjermani 
____
Pamje që shpirtin ta thajnë kur e sheh se si n’Shqipëri studentat e rraskapitur dhe të hutuar prej „sulmeve “ makabër të policëve vrapoin andej edhe këndej duke kërkuar të drejtat e veta në Vendlindjen e tyre!Por edhe policët e mjerë nëse e marrim parasyshë faktin poashtu se të njejtit disi duhet ti mbajnë Familjarët gjallë!

Qoft edhe me paga të realizuara përmes zbatimeve dhe të urdhërave specifike „të imponuara“ nga qeveritarët egomana e narcisa.!

Fundi i fundit policët duhet ti kryejn „punët e veta“.!

Me urdhëra e direktiva kundër të rinjëve si kundër „fëmijve të tyre“!

Protestuesve të cilët përpos kërkesave e kushteve më të mira jetësore e t’shkollimit asgjë tjeter nuk po kërkoin.!

Me këtë rast, lirisht mundet të thuhet se askush nuk do ta kishte menduar e besa as s’do ta kishte ëndërruar se 35 vite më vonë, pas rënjes së regjimit komunist në vitin 1991, gjeneratat e reja, don të thot shpresa e zhvillimit të Kombit botërisht i gjith Shqiptarëve, në Shqipërinë tonë do të ndiqen brutalisht nga polic tVendlindjes së tyre sipas direktivave të KMtSHER-es!

IMAZHE SHOKUESE QË TË LËNË PA FJALË E PA KOMENT.?!

Të rinjët veq në kërkim të drrejtave të tyre që iu takoin për një jetë më të mirë!

Tërsisht të „hallakatur“ si „qingjat pa bari“ nga ndjekjet absurde policore të shtetit?!

Shqipëria e cila në t’ardhmën vetem i tyre do të jetë dhe jo i politik(u)ajve sharlatana shpeshher të „dehur“ e plot kundërmim erërash të mvarrësive ndikuese!

Mvarrësi të llojlloshme, prejardhjen e të cilave vetem ata e dijnë!

Përderisa rinia e gjorë me shum studenta të Shqipërisë dhe jo vetem, që nga mesi i muajit Tetor të ktij viti 2026 permanent në modusin kërkues alarmues me kërkesat e sjelljet e tyre porotestuese demokratike konform ligjit dhe rendit botërorë tërsisht po anashkalohet nga qeveria e Rame-s e cila as „në kandar nuk po i vënë“!

Protestues duarthatë, e asgjë tjeter veq një maske e disa guraleca për „mbrojtje“ në momentet më të vështira të historisë
së re të jetes së tyre.?!

Momente të cilat do zënë vend në sirtarët e historisë si dëshmi brutaliteti ndaj rinisë

Në një kohë kur civilizimi dhe inteligjenca
artificiale botërisht e ka marrur tatëpjeten rinia, studentat „atakohen“ nga qeveritarët e Shqipërisë asnjëgrimë ndryshe se sa ata para vitit 1991?!

Njësoj si thot fjala e mençur popullore;

-„Qorba e njejtë por taniri tjeter“!

„Tanir tjeter“ po – por „qorba edhe më „infektuese“ e rrezikshme, manipuluese dhe korruptuese si asnjëher më parë në historinë e Rrepublikës së Shqipërisë!

Ahhh rini, e jona rini.!

Rini Shqiptare e vuajtur dhe e përbuzur ZOTI TË BEKOFT🙏

Me të drrejtat tuaja tërsisht „të shkelura“ nga veprimet e sjelljet diktaturiale si dhe korrupte të ER-es – plot kundërmim!!

Protestues t’mjerë „paisur“ veq me gurë të vegjel, për t‘iu përballuar gjuajtësve të gazrave lotsjellës e plumbave prej gome!

Pa helmeta mbrojtëse në kokat e tyre të njoma mbushur plot vuajtje e varfëri.!

Kundërshtarë, studenta të rinjë, dinjitoz mospajtues për kushtet e dobëta jetësore dhe studentore – si askund në BE- jan!

Në fund edhe të „dekoruar e certifikuar“ nga KMiSHER-a me keqnjohjen arrogante të tij prej „Dr. FrankERshtajn“ po e citoj;

-„RINI KOKËBOSHE RINI E LAJTHITUR“.?!

Po ky kryminister i Shqipërisë të cilit;

-I KA SHKUAR E SHUMTA E I KA MBETUR E PAKTA.!

Andaj, deshtem e nuk deshtem, shumica prej nesh u bëmë dëshmitarë të një kohe me kapitull të ri, me ç’rast vet kryminstrri i Rrebublikës së Shqipërisë enkas në muajt Tetor-Nëntorë të këtij viti 2026 në formë brutale iu këndërvua trrashigimtarëve të Rrepublikës së Shqipërisë si një diktator – me ç’rast nuk ka se ku shkon më keq.?!!

Një kryminister i infektuar nga Endemia e manipulimit të kombinuar me sindromin e vlerës së ulët, përkatësisht me sindromin Münchhausen.!

Pushtetarë Endemik korrupt manipulues!

Okupues i postit kryqeveritar i Shqipërisë sikur të ishte vend i tij me tapi!

Rini gjithmonë dije edhe kurr mos harro se Zoti është streha, forca e ndihma e jote në kohërat e tuaja më të vështira!

P.S.
Obligim kryesorë për të gjith neve është edhe duhet të jetë përkrahja intenzive e adoloshencës e studentave rrespektivisht përkrahje e rinisë në formimin e identitetit të përkatësisë Sociale e pavarsisë së tyre në rritje.!

E martë 17.11.2026

Gjermani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu