Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE takuan raportuesen për Kosovën, Theodora  Bakoyannis

Shkrime relevante

Rexhep dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi !

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Su bë që “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”, të përfundonte i arrestuar dhe i dënuar në Hagë

Halil Geci, Skenderaj ____ KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET:...

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Protestat në Sheshin Gjergj Kastrioti të Prishtinës, e konfirmojnë fajësinë e 4 çlirimtarëve

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MANIFESTIMET NË SHESHIN SKENDERBE E KONFIRMOJNË FAJSINË E 4...

As në Gjyqin e Hagës, e as në Gjyqin e Prishtinës, ky është veprim antikombëtar dhe antishtetëror

Gjergj - Bajram Kabashi E përcolla një video ku fliste vajza e...

Shpërndaj

Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Saranda Bogujevci, kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan, anëtarë, si dhe Ariana Musliu dhe Besnik Tahiri, zëvendësues, zhvilluan një takim të përbashkët me Theodora Bakoyannnis, raportuese për Kosovën në APKE, e cila ishte e shoqëruar edhe nga Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe Sonia Sirtori, sekretare e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të APKE-së.

Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE e njoftuan znj. Bakoyannis për të arriturat që Kosova ka bërë në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, shtylla bazë të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës, që mund të jetë edhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë.

Kurse, znj. Bakoyannis tha që është e befasuar me ndryshimet pozitive që Kosova ka bërë që nga vizita e saj e fundit në Kosovë para më shumë së dhjetë viteve dhe se pret që edhe më tutje të vazhdohet me këtë ritëm, në mënyrë që Kosova sa më parë t’i bashkohet Këshillit të Evropës dhe që Kosova dhe qytetarët e saj të përfitojnë nga mekanizmat e kësaj organizate, siç është e drejta e qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vizita e znj. Bakonyanis në Kosovë shënon edhe një hap para drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo vizitë fakt-mbledhëse i paraprinë edhe vizitës së dy raportuesve të tjerë nga dy komitetet e APKE-së, znj. Azadeh Rojhan nga Komiteti për Çështje Ligjore dhe Drejtat të Njeriut dhe znj. Beatrice Fresko-Rolfo nga Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë në fillim të muajt dhjetor të këtij viti. 

Znj. Bakonyannis është raportuese kryesore për përgatitjen e opinionit konsultativ për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu