Gjergj Kastrioti në Betejën e Nishit dhe Kisha e tij në Rahovicë të Preshevës

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

Si sot 580 vite më parë,  më 3 nëntor 1443, ndodhi Beteja e Nishit dhe 2-3 ditë më pas më 5-7 nëntor 1443, qëndrimi i Gjergj Kastriotit edhe në Kishën dhe Manastirin e fshatit Rahovicë.  

Më 1  janar 1443, Papa Eugjeni IV, publikoi një enciklikë me të cilën shpallte Kryqëzatë, që thërriste vendet Europiane dhe kërkoi nga kleri katolik që taksën e të dhjetave ta dislokonin për të financuar fushatën ushtarake.1 Ky organizim mori përkrahje të gjerë në vendet Europiane, përfshirë edhe të krishterët e Ballkanit,2 e që më 22 korrik 1443, mbreti Vladislav III filloi fushatën ushtarake kundër Perandorisë Osmane, nga qyteti Buda me 35.000 ushtar.3 Forcat e tilla, marshuan nëpër Ballkan për 4 muaj nga shtatori 1443 deri në janar 1444.4 Edhe Gjergj Arianiti i sulmoi në shtator 1443 forcat Osmane, duke çliruar shumë pjesë të Arbërisë, ku iu bashkuan edhe Gjiin Zenebishi, por në afërsi të qytetit të Kosturit u sulmuan dhe u shpartalluan nga forcat osmane.5 

Beteja e Nishit dhe afër Kunovicës, në vetëvete ka 5 beteja të ndryshme, ku Janosh Huniadi e sulmoi garnizonin Osman në Nish, duke e marrë kontrollin  e qytetit, e pastaj duke u zhvillu edhe 3 beteja të tjera kundër ushtrive osmane, që shkonin në drejtim të Nishit.6 Forcat e 4 ushtrive osmane të shpartalluara, u baashkuan dhe ato ishin nën komandën e Bejlerbeut të Rumelisë arbërorit Kasëm Pashës, Turhan Beut( guvernator i Thesalisë), Isak Beut( sanxhakbe i Shkupit) dhe Gjergj Kastriotit. Dy ushtritë kundërshtare ishin vendosur në dy brigjet e lumit Morava, kurse më 3 nëntor ushtria e Huniadit me rreth 10.000 ushtar kaloi lumin dhe sulmoi ushtrinë osmane.7 Kasëm Beu u frikësu dhe filloi tërheqjen por kur pa se Huniadi kishte më pak forca filloi kundërsulmin, por në momentin vendimtar Skenderbeu braktisi fushëbetejën, duke i mbledhur kalorësit arbëror pranë vetes, duke shkaktuar edhe tërheqje të plotë të ushtrisë osmane,8 kurse historian Osman e thotë që Alfonsi i Napolit e kishte nxitur Gjergj Kastriotin për këtë plan.9 Historian thonë që Huniadi dhe Gjergj Kastrioti kishin marrëveshje sekrete për këtë betejë sepse kishin kontakkte të shpeshta,10 ose që marrëveshjen e kishin bërë pak para betejës,11 apo gjatë betejës.12 Ashtu edhe Barleti thotë:”… Skënderbeu ua kishte bërë të ditur planet e veta hungarezëve dhe se kishte vënë në dijeni më parë me anë lajmëtarësh Huniadin për çdo gjë dhe e kishte grishur me dëshirë të madhe bashkë me fuqitë e tija. Sido që të ketë ndodhur, unë nuk ngul fort këmbë për ta pohuar, sepse nuk e kam të sigurtë. Por unë do të besoja këtë: se të gjitha janë kryer me llogarinë më të madhe, mbasi edhe përfundimi i luftës, i cili është shpesh një gjykatës jo i padrejtë i planeve, këtij mendimi ia jep votën.”13 

Kisha e Gjergj Kastriotit në Rahovicë të Preshevës

Me atë rast Gjergj Kastrioti kishte përcjell me vëmendje myhydarin( sekretarin) e Sulltanit Reis Efendinë( të cilin e vrau bashkë me disa ushtar turq,14 të mos i shkonte lajmi Sulltan Muratit II) që e shoqëronte Kasëm Pashën e të cilin e mori peng,15 të cilin e detyroi t’ia lëshonte një ferman për ta emëruar subash të Krujës.16  

Sipas gojdhanava që janë përcjellur tek Shqiptarët katolik të Luginës së Preshevës, theksohet datat 5-7 nëntor, por më shpesh theksojnë nëntorin 1443. Gjatë  kthimit të Gjergj Kastriotit,  gojdhanat  e popullit Shqipëtar( pra  Shqipëtarët  katolik të Luginës së Preshevës, ende  e ruajnë  Kujtimin  për të). Thonë që kaloi  nga  Gryka  e  Somolicës  nëpër  fshatrat  në  anën   perëndimore( pra rrëzë maleve të  Karadakut). Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij,  u bë në fshatin Rahovicë, tek  Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e  që pastaj  u  quajt  nga  populli yn  si Kisha dhe Manastiri i Shën Gjergji( kurse serbët në shekullin XIX dhe XX filluan ta indentifikonin si Shën Gjergjin e Kapadokisë e jo për Gjergj Kastriotin). Subkoshienca e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës( nënkupto  Shqipëtarëve  katolik), deri më sot  kujtojnë “Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe  manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”,  “kampi i  ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën  e Skenderbeut”, “Prroi i Markut” etj. Ndërsa  anën e djathtë  të fshatit ndodhet Kisha  e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e  ngritjes  së kësaj Kishe  Katolike, daton  nga vitet  1400, edhe pse  disa  burime theksojnë  ndërtimin e  saj 6  vite para lindjes  së Gjergj Kastriotit. E që edhe  kjo  Kishë ishte  pjesë  e  Manastirit të Hilandarit( që  në  shekullin XIV,  përmendet  në  hartën e Despotes  Jevdokija dhe të  birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit i njohur  për  përkatësinë  e tij dhe lidhjen  me  Familjen  dhe me vetë Gjergj Kastriotin. 

“Guri i Skenderbeut” i cili ndryshe  quhet  Kacipupi, me rastin e  qëndrimit  të Gjergj Kastriotit  në  fshatin Rahovicë,  në  majën  e  këtij shkëmbi,  ishte “sofra e Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa  metra më  tej, në  një  lëndinë  në maje të  këtij  shkëmbi, ishte emërtuar  “kampi i Skenderbeut”( vendi ku ishte  vendosur kampi i Skenderbeut).17  

“Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm  themelet kanë  mbetur. Një pjesë  e kalorsisë  ( gojdhana  jepte  shifrën  e  50 kalorsëve) së Skenderbeut, nën  komandën  e  një  kalorësi  të  quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin  vendosur  në këtë pjesë. Qëndronin  fshehur  nga  syri i  garnizonit  Osman  në  Tabanoc. Madje gojdhana e  identifikon  vendin si “rrafshina e  Manastirit”, ku thuhej  që  natën  qëndronte  kampi, kurse gjatë   ditës  ai zhvendosej  tek “Prroi i Markut”, më  saktë tek  “Kodra e Shemtë”.18 Kjo njësi ishte  si  mbrojtëse dhe mbështetëse  e Kampit  të Gurishtes. Si prej  Gurishtes, ashtu edhe  prej Manastirit,  tërësisht  shihet  pjesa e Tabanocës( ku ishte  vendosur  kampi Osman, po ashtu edhe  pjesa   totale  e “rrugës turke( xhades osmane).” 

“Gurishtja”, vendbanim  i lashtë  iliro-dardan, por që  në  Motin e Madh, ishte  vendosur  “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut.” Gojdhana e  jepë versionin, që  gjatë   natës  kampi  vendosej  në  Gurishte,  kurse  gjatë  ditës  zhvendosej  anash saj deri  afër  Kacipupit.  

Rruga e Gjergj Kastriotit,  ishte  quajtur rruga nëpër të cilën  Gjergj Kastrioti  vazhdoi  rrugën për  Kthim në Krujë. Sot kjo rrugë  quhet “rruga e Vrajës” apo “rruga e Muhaxherëve.” 

Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga  Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj Kastriotit), duke ndjekur  rrugën e Gjergj Kastriotit, për të  kaluar  në pjesën e  sipërme  të Preshevës( Preshevën e Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë  maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku  edhe  gjendet  “Gjurma  e kalit të Skenderbeut.” Kjo gjurmë, interpretohej duke  glorifikuar  madhështinë  e  kalit të  Skenderbeut, i cili nga ai vend  kishte  nisur  vrapimin malit përpjetë, ku në  shkëmb  edhe sot, shihet  gjurma e patkoit. Rrugën e  kishte  vazhduar  për në  Karadakun e  Llojanit( Kumanovës), prej  nga kishte  shmangur  ndeshjen  me  garnizonin  osman  të  Tabanocës. 

Historiografia  sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe  Faktet për  Motin e Madh, duke tentu  shkëputjen  e  Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane  me  Skenderbeun. Mjafton të  shikohet,  në  Kadillëkun e  Vrajës, ka dhjetra  Kisha dhe Manastire të cilat  janë  të emërtuara  në emër të Shën Gjergjit. Disa nga  Kishat dhe Manastiret  e Kadillëkut  të Vrajës, kanë  qenë  mikpritëset  e  Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij, gjatë  Kthimit për në  Krujë. Mirëpo aludohet  në Shën  Gjergjin  e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse  Shqipëtarët  katolik  të kësaj ane  e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje  Lugina e  Preshevës( e  më gjerë), pra  edhe pjesa e Karadakut, njohin  Shën  Gjergjin si “pajtorë” të tyre.  

Më:03.11.2023  

Gjergj –  Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu