Aurel Dasareti: Vlerësimi im për Bajram (Gjergj) Kabashin, autorin profesionist dhe librin “Intervistë me vetvetën” që botohet së shpejti

Shkrime relevante

Misioni i dashurisë

Atdhe Geci ____ MISIONI I DASHURISË ____ Dashuria për atdheun nuk mund të gjykohet, as...

Konceptet mbi të vjetrën dhe të renë

Fahri Dahri, Tiranë Me koncept sipas fjalorit kuptohet: “Formë themelore e mendimit,...

Politikanët idiotë shkatërruan arsimin?!

MSc. Adem Lushaj, Deçan PISA – Politikanët Idiotë Shkatërruan Arsimin?! (Një pyetje...

Pse nuk arrestohet Naim Tërnava? Pse nuk hetohet BIK-u?

Blerim Nika, Zvicër Nga mbi 800 xhami në Shqipëri, mbi 600 janë...

Shpërndaj

Bajram (Gjergj) Kabashi është ndër gazetarët më me përvojë dhe më të mirë profesionistë të Kombit shqiptar. Një intelektual dhe patriot shumë i çmuar. Kjo deklaratë shumë pozitive në lidhje me aftësitë dhe pozicionin e këtij gazetari në profesion nuk është vetëm e imja. Një numër i mjaftueshëm i intelektualëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve më të mirë shqiptarë të trojeve dhe diasporës (disa prej tyre profesorë të gjuhës shqipe) ma kanë thënë edhe këtë. Kemi të bëjmë me një profesionist i cili, edhe kur punonte në gazetën “Rilindja” të Kosovës (gjatë kohës së ish-Jugosllavisë), nuk u përkul para armiqve të Kombit shqiptar, por konsiderohej si një nga më të mirët në fushën e tij, pavarësisht se u kërcënua me jetë. Ai vazhdoi aktivitetin e tij si gazetar dhe patriot i denjë edhe pas emigrimit në Norvegji; sidomos me gazetën (portalin): https://www.drini.us/

Ai punoi në gazetën kombëtare Rilindja nga 1 dhjetori 1982, pra pak pasi kishte mbaruar studimet për letërsi, derisa u detyrua të largohej nga Kosova më 1 prill 1999, kur ushtria dhe policia serbe e dëbuan nga Atdheu i tij. Dhe ai, së bashku me familjen, përjetoi dhe dëshmoi tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga jonjerëzorët…

Unë, Aurel Dasareti, i lindur në Australi, jetoj dhe punoj në SHBA.

Personalisht pata fatin të lexoj librin e tij “Intervistë me vetvetën” të cilin autori (miku im) Bajram (Gjergj) Kabashi do ta publikoje deri në fund të korrikut në Prishtinë; dhe nuk kam asnjë vërejtje (negative). Çfarë të them, kur dikush lexon vepra të mëdha, ndihet i vogël.

PS: Një libër i mirë është si një trampolinë për imagjinatën. I jep mendjes diçka për të kërcyer dhe për t’u hedhur mbi të.

___

  • Aurel Dasareti është ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake. Jeton në SHBA .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu