BASHKËBISEDIM ME TURKUN
Është shqetësuese që pas ndeshjes së Kosovës me Turqinë shfaqen dy paradokse të forta dhe domethënëse.
Së pari, reagime të shumta me gjuhë urrejtjeje, kërcënime dhe fyerje, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga vetë shqiptarët e indoktrinuar në islamin politik. Së dyti, përpjekje të vazhdueshme për të shtrembëruar historinë tonë dhe për të relativizuar të vërtetat historike.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kam pranuar qindra mesazhe në adresën time. Megjithatë, qëllimi im nuk është të ndalem tek fyerjet dhe kërcënimet, të cilat fatkeqësisht janë bërë të zakonshme, madje edhe nga shqiptarë të indoktrinuar nga islami politik dhe të ndikuar nga ligjërimi hoxhallarëve, por të sjell në vëmendje një fenomen më të thellë dhe më të rrezikshëm.
Në mesin e këtyre mesazheve kishte edhe individë të nacionalitetit turk. Qëllimi im është që ju vetë të shihni se çfarë narrativesh ndërtohen dhe si përhapen gënjeshtra për historinë tonë, narrativa të cilat për fat të keq gjejnë jehonë edhe në hapësirën shqiptare. Më poshtë po ndaj bashkëbisedimin, të përkthyer në shqip, duke e ruajtur plotësisht origjinal për publikun:
Turku: “Vëlla, ne turqit jetuam me ju në Ballkan për 500 vjet dhe kurrë nuk ndërhymë në kulturën ose gjuhën tuaj amtare; jetuam në paqe. Pasi u larguam, serbët ju masakruan dhe populli juaj bëri gjëra të tmerrshme. Duhet të flisni për këto gjëra. Nëse nuk përfshiheni në armiqësinë ndaj turqve, do të fitoni.”
Përgjigjja ime: “Së pari, ti nuk je vëllai im, as nuk je vëllai i ndonjë shqiptari. Ti nuk ke jetuar me ne; përkundrazi, ti na pushtove dhe na kryeve gjenocid për 500 vjet. Ti ndryshove fenë tonë sepse ne ishim katolikë, dhe falë Zotit, shqiptarët po kthehen sot tek katolicizmi, ashtu si ishin para ardhjes tënde. Ju ndaluat gjuhën tonë dhe shtypët identitetin tonë. Më vonë, pas shpërbërjes së Perandorisë terroriste gjenocidale Osmane, u bënë marrëveshje Turqi-Serbi ku tokat tona i kaluan serbisë.
Ne shqiptarët e njohim historinë tonë, por gjithashtu të njohim edhe ty (Turqinë), kush ishe dhe kush je. ISIS nuk është më i keq se sa ishe ti dikur.
Edhe sot, ti investon në xhami në tokat shqiptare. Ato xhami do të zbrazën, sepse shqiptarët po kthehen tek Jezu Krishti.”
Turku: “Mirë, tani e kuptoj problemin tënd, dhe ne nuk jemi vëllezër.”
Përgjigjja ime: “Saktësisht. Historia tregon se kush pushtoi kë, kush shtypi kë dhe kush mbijetoi. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë për një vëllazëri të rreme; ne kemi nevojë për të vërtetë dhe drejtësi. Identiteti, besimi dhe gjuha jonë kanë mbijetuar pavarësisht pushtimit tuaj prej 500 vjetësh. Mbani këtë mend: ne kurrë nuk do të harrojmë dhe kurrë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet.”
Një element që duhet theksuar është fakti se, ndonëse mesazhi i tij ishte tendencioz, bashkëbiseduesi turk nuk përdori gjuhë fyese. Ndërkohë, disa shqipfolës, të indoktrinuar thellë nga islami politik dhe të ndikuar nga disa hoxhallarë, jo rrallë përdorin një gjuhë që humb çdo kufi njerëzor.
Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë realisht.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Të vetëdijshëm për historinë tonë, për identitetin tonë dhe për rreziqet që vijnë nga indoktrinimi dhe përçarja e brendshme.
Sepse një komb nuk dobësohet vetëm nga armiqtë e jashtëm, por rrënohet kur humb unitetin brenda vetes.
Më 2 prill 2026


