ARKIVI:
7 Maj 2024

Burgosja e fjalës së lirë është robërimi i shtetit

Shkrime relevante

Thirrje shpirti, intelektuale, shkencore e nëse e do dikush edhe kombëtare për një ekspeditë në krahinën e Çamërisë në Greqi

Kastriot Marku, Milano ___ Mendoj se Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë,...

Naim Tërnava dhe heroi i tij fetar, Sulltan Murati, të cilin e nderon dhe përkujton në Mazgit, afër Prishtinës…!

Shefqet Cakiqi-Llapashtica A SHËROHEN SMUNDJET MENTALE NË TYRBEN E SULLTAN MURATIT ??!! Shkojne...

Avdi Gjata, burri që nuk ndalet kurrë…!

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Ish i burgosuri politik i viteve të...

Një vepër ndryshe për kryetrimin Shqiptar, kumtesë e djeshme në simpoziumin shkencor për Gjergj Kastriotin nga Nysret Pllana

Nysret Pllana, Prishtinë ___ (Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Kryqtari i fundit,...

Shpërndaj

Zef Ndrecaj, Austri

Para ca ditësh në trojet tona u tronditëm me një veprim të turpëshëm ku arrestohët poeti i mirnjohur Haxhi Morina me pseodonimin “Gjini”.
Me te drejtë poeti – shkrimtari Driton Smakaj do te thoshte: “Robërija fillon me vrasjën e fjalës”.
Shkaku i tër këtij spektakli të turpshëm na qënka botimi i fundit “bubullim në shpirt”dhe pikërisht vjerrsha e tij “Qohu Enver” ku ai mes trazimit të shpirtit shkruan për rrëzimin e xhamijave dhe kthimin në kisha.
A s´ështe domëthënëse vetëm titulli i librit “bubullim në shpirt” ku poeti paraqet trazimin e shpirtit të tij, për popullin e tij, që ai deshironë ta sheh ndryshe.

HIDHERIMI I POETIT

Sështë hera e par kur poetet i kalojnë suazat e shprehjës për ngjarjet e ndryshme në popullin e tij.
Ata që bënë shumë për popull ata edhe hidherohën në skajshmeri. A s´ishte rast i ngjajshëm me poetin Pashko Vasa me poemën “prifti hoxha kisha dhe xhamija na genjejnë u prishë shqipëria. Madje hidherim të skajshëm psraqetë edhe kolosi dhe homeri shqiptar At. Gjergj Fishta, madje Konica dhe vetë rilindasit.
Madje a nuk e bënë këtë poetet si Ismail Kadare ku shkruan dhe bënë apel qe “shqipetarët të kthehën në fën katolike.
A nuk e bëjnë këtë edhe disa pjestar te UÇK që dhanë gjak dhe pjest e trupit të tyre per lirin tonë kombëtare. Sikur u harru thënja e pjestarit te UÇK es” haram të koft gjaku im kosovë”.
Pse e bëjnë këtë ?
Sepse këta bënë shumë për atëdheun, sepse tërë jetën ja kushtuan liris kombëtare dhe sot ndihën të deshpruarë.
Po këtë e bëri në shkrimet e tia edhe poeti Haxhi (Gjin) Morina në botimin e fundit.
Dhe ai vetëm paraqët trazimin e shpirtit të tij, sepse atedheun ai deshironë ta shoh ndryshe.
A nuk e bejnë këtë edhe qindra poet te tjerë, ku për atë qe shofin në Kosovë që i kalon suazat e një besimi të mirfillet normal. A nuk është mbi kalim i gjitha suazave ndertimi i qindra xhamijave, dhe fenomënëve qe sot po i imponohën ketij populli, i cili dallohët për harmoni fetare dhe mbi te gjitha është ma së pakti fetar.
Sa e sa botime bëhën sot pēr këto fënomënë si: leter mbretit tim pra- Gjergj Kastriotit që të ngritet nga varri dhe ta vë këtë popull në vëndin ku ishte, ne vëndin e shqipëve e jo të kulteve fetare.

SIKUR PASKEMI HARRUAR

Thash që në fillim se njerzit që ma së shumti i dhanë ketijë poulli ata hidherohën skajshmerisht.
Dhe po kjo është me poetin Haxhi Morina – Gjini.
Sikur paskëmi harruar se Haxhi Morina – Gjini që mga viti 1972 ishte antar i klubit Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë ku zhvillon një veprimtari tejët të bujshme atdhetare. Vite me pas ai u pranua si antar i lidhjës së shkrimtarëve të Kosovës. Shkrimet e tij janë botuar që atëher në shumë revista letrare si: Jeta e re, Zëri i rinis, Fjala, Flaka e vllaznimit (shkup), Koha (Mal te zi).
Botimi i par i tij ishte në vitin 1994 (përmbledhje shkrimësh dhjetë vjeqare), pastaj botimin tjetër permbledhje poetike “Ora e Ftoft”, pastaj “Bledi As” redaktuar atëher nga shkrimtari i madh Teki Dervishi.
Ne vitin 1998 poetit Haxhi Morina ju dogjën 4 libra luftës së fundit nga pushtuesit serb, në prag të botimit gjithashtu të redaktuara nga Teki Dervishi. Por falë mëndjës së tij shumë nga ato poeti arriti te i rikujtojë dhe të najë kthejë në botim.
Poeti Gjin Morina jetonë tani në Austri, por çka bënë me çka merret ai tani jashtë atedheut të tij ?
Ai që nga themelimi Ishte antar i shoqates”lidhja e krijuesve dhe shkrimtareve në Gjernani” dhe një herë antar i shoqatës Aleksander Moisiu ne Austri.
I dhashë tërë këto vepra edhe gjat kohës se Okupimit ku tërë shkrimët e tij shquhën për atëdhedashuri, dhe atë ma të shtrenjtës që në e quajm liri. Guximi i tij që atëher ishte prezënt dhe kurr nuk ndalëj se kerkuar liri.
Por a eshte liri kjo,? Kur një njeri tërë jetën dhe veprimtarin ja kushtojë popullit të tij, dhe sot të burgoset për vizjonin e tij.
A mund te burgosët një njeri per trazim shpirti, apo per bubullim në shpirtin e tij? .
Por cka beri Gjin Morina gjatë luftës jasht atdheut të tij?
Jo Haxhi (Gjin) Morina, nuk ishte jashtë atdheut të tij.
Ishte luftë dhe sikur nuk i mjaftonte të shkruaj vetëm poezi.
Ai organizonte kudo tubime në mergatë, e veqanërisht në Austri, per ti dal ne ndihmë popullit te tij. Ai edhe drejtperdrejtë udheheqi këtë duke derguar edhe njerzë vullnetarë edhe deri në Shqipëri (sot disa edhe deshmor, dhe pjesmarrës të vet betejës se Koshares).
Pra Haxhi Morina nuk ishte jashtë vëndit te tij, ai ishte me mish e shpirt ne vendin e tij, ai dirgjëj dhe levizte cdo gur për lirinë dhe luftën e popullit te tij. Nuk dua te zgjerohëm ne kontributin e tij në dy shoqatat ku ai është antar, dhe as atë të hapjës së paraleleve për mësim në gjuhën shqipe në Austri.
Mbetët vetëm sot të pyes: a është ky shperblim për një njeri që shkriu tërë jetën e tij për lirin e popullit të tij.
Kush mund ti thotë sot atij: na falë baca Gjin, se në nuk e meritojmë lirin, në vrasim heronjët tanë dhe njollosim perpjekjet e juaja për liri.
Kush duhet ta thot sot këtë, pushteti qe atë e burgosi, me një fletë arrestë që na qënka lëshuar 6 dite para botimit te librit te tij.
Mos te harrojmë se ushtari që shkeli me çizme gurin e kufirit RFSJ ishte ushtari i UÇK es por ushtari i derguar i tij.
Nuk dua te zgjerohëm sot për shqetsimët anë e mban globit të intelektualve shqipëtar, e veqanerisht diasporës shqiptare (qe atë e njohin) për këtë burgosje te njeriut që shkojë në pushim në atdheun e tij, por po e jap të veqantë atë të familjës se tij.
Vajza e tij pos tjerash më shkruan “mjerim – mallku qoftë mundi dhe tërë atë qe ka bërë babi per Kosovën – atdheun e tij, unë Kosovën s´dua ta shoh ma me sy”.
Për këtë arrestim i menjëhershem ishte reagimi i shumë krijuesve, si atij: Haxhi Muhaxheri, Krijuesit Prof. Prend Buzhala,krijuesit Driton Smakaj, dhe qindra intelektualëve të tjerë ,madje reagimi i kryetarit te Kishës Protestante Dr. Fehmi Cakolli etj, etj.
A nuk jemi sot deshmitar të asajë se si qofët në shkrime qoftë në fjalime njëllosën figurat ma te ndritura te kombit tonë që nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, pastaj Nënë Tereza, Idriz Seferi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, Ibrahim Rugova etj etj.
Kemi raste edhe kërcnimësh, me armë, dhe mohime të kulturës sonë qoftë të instrumenteve tona kombetare siq është- Qiftelia, e deri edhe të gjetje armatimi me parulla fashistoide e terroriste. Dhe atë nga njerzë me prestigj qoftë Hoxhë, Imam e të tjerë, dhe që edhe sot janë të lirë.
A nuk janë ma perqarëse ta mohosh dhe njellosish një hero që do te thotë ta mohosh ni popull.Ta mohosh qiftëlin do të thot ta mohosh një kultur dhe një tradit kombetare të një populli.
Por jo, sot duhet të merremi me njeriun që arrestohët per një poezi „bubullim shpirti“ dhe perpiqëmi ta denojmë një njeri që përmës poezis shfaq një shpirt te trazuar te tij.
Andaj me këtë shkrim, bëjë apel në të gjitha isuancat tona kombëtare, të apelojnë në lirimin e poetit. Eshtë dhe do të jetë lexuesi ai që do ta jep vlersimin e poezis se tij.
Arrestimi i tij, me akuzën se gjoja në poezi „ po ngritka perqarje fetare eshte apsurd dhe kjo ndodhëte vetëm në ish Jugosllavi.
Me arrestimin e tij ngritët perqarje edhe ma te madhe fetare që nuk do të na falë e ardhmja dhe as historija. Vendi dhe shteti nuk mbrohët me poezi, por me mirqënje dhe drejtësi. Vendi nderohët duke i nderuar heronjët dhe veprimtaret e tij që i sollen lirin dhe liria nuk mbrohët me vrasjën e fjalës se lir në romane as në poezi.

LIRONIE POETIN !

* Zef Ndrecaj- Austri

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu