ARKIVI:
9 Maj 2024

Çfarë po ndodh me Suedinë apo si El-Haj ndërhyri në rastin e azilit…?!

Shkrime relevante

Koordinimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi nga O’Brien, një lajm i mirë !

Gani I. Mehmeti Pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi,...

Botimi i dytë në anglisht i librit “Receta pa komb” i Saimir Lolja

Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente...

Harmonizimi i mendjes me shpirtin!

Florim Zeqa Fjala e dalë nga goja e shpërfaqë shpirtin e njeriut...

Si u kapën dy drejtuesit e Xhihadit në Shqipëri në vitin 2008

Nga Artan Hoxha Xhihadi islamik në Shqipëri E premte, 25.01.2008, 12:42 AM Emisioni investigativ i...

Shpërndaj

Nga: Ilir Canhasi
___
Çfarë po ndodh me Suedinë!
El-Haj ndërhyri në rastin e azilit
Politikani nga partia socialdemokrate, Jamal El-Haj në vitin 2017 kontaktoi një nëpunës në Entin e Migracionit për ti ndihmuar një imamit egjiptian të drejtën për azil, shkruan gazeta suedeze, Expressen.
Imami thuhet se ka shpërndarë postime nga
anëtarë të etiketuar terrorist Vëllazëria Myslimane dhe ligjëroi në një xhami të lidhur me ekstremistët në Skåne.
El-Haj shkruan në një email dërguar gazetës Expressen se ai ishte i ri në Riksdag -parlamentin suedez dhe se nuk e kishte ditur se kjo ndërhyrje ishte e palejueshme.
Gazeta shkruan se ky delegat ka pasur edhe më herët probleme si ajo kur kishte marrë pjesë në një konferencë të lidhur me Hamasin.
Një ditë më vonë vjen edhe reagimi nga kreu i kësaj partie Magdalena Andersson, ku i kërkon El-Haj të largohet nga Riksdagu/kuvendi, pasi që veprimet e këtij deputeti kanë dëmtuar shumë socialdemokratët.
Në parlamentin suedez Riksdagen kemi edhe dy suedezoshqiptarë Aida Birinxhikun dhe Adnan Dibranin, që vijnë nga e njëjta parti me El- Haj, ku deri më tash nuk kam parë ndonjë reagim të tyre ndaj kolegut të tyre.
Të shpresojmë që së shpejti do të vjen edhe reagimi i tyre ndaj këtij delegati të lidhur me ekstremistët islamist.
(Ps.
Kjo është një ndër shumë arsyet që unë dhe shumë të tjerë në tre zgjedhjet e fundit nuk votojm për socialdemokratët në Suedi)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu