ARKIVI:
11 Qershor 2026

Cilësia në arsim – mes profesionalizmit dhe ndikimit politik?!

Shkrime relevante

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Dasma e madhe vazhdon të festohet

Isuf Bajraktari, Suedi Ka libra që i lexojmë për të njohur të...

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Shpërndaj

Adem Lushaj, Deçan
____
Nga përvoja ime gati katërdekadëshe si mësimdhënës, kam bindjen e plotë se ngritja apo rënia e nivelit të cilësisë në arsim varet drejtpërdrejt nga politikat arsimore që hartohen dhe zbatohen. Kur këto politika përgatiten nga profesionistë të fushës, të mbështetur në analiza shkencore dhe përvoja konkrete nga praktika mësimore, arsimi avancon. Por, kur ato diktohen nga grupe të interesit politik, pa vizion afatgjatë dhe pa përgjegjësi profesionale, pasojat janë të dukshme dhe afatgjata.
Pa stimulim të dinjitetshëm të mësimdhënësve, pa një bazë të qartë dhe detyruese ligjore që përcakton përgjegjësitë e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, si dhe pa respektim të meritokracisë së vërtetë, nuk mund të flasim për përparim real në arsim. Një sistem që toleron diploma të dyshimta, të pafalsifikuara në formë – por të dyshuara në përmbajtje dhe meritë, e minon vetveten nga brenda.
Një problem serioz dhe i kahershëm mbetet edhe çështja e gradave shkencore, në veçanti doktoraturat e fituara në vende të ndryshme të rajonit, si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova e më gjerë. Këto doktoratura duhet të jenë objekt i një hulumtimi të thelluar dhe transparent, të analizohet niveli shkencor, origjinaliteti i punimeve, metodologjia e përdorur dhe kompetenca reale e bartësve të tyre. Titujt akademikë nuk guxojnë të jenë dekor formal, por dëshmi reale e dijes dhe aftësisë shkencore.
Pa rikthimin e standardeve të forta akademike, pa vlerësim të ndershëm profesional dhe pa largimin e ndikimit politik nga arsimi, çdo reformë mbetet vetëm në letër.
Arsimi kërkon guxim institucional për të vendosur rregull, drejtësi dhe meritë, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë breza të dijshëm, kritikë dhe të përgjegjshëm për të ardhmen e shoqërisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu