ARKIVI:
27 Korrik 2026

“Fitorja” që nuk shihet as në horizont!

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 12 shkurtit të këtij viti, trendi i rënjes së LDK-së vazhdoj edhe në zgjedhjet komunale, në veçanti pas balotazhit të 9 nëntorit 2025, me ç’rast LDK i humbi dy komuna, njëra prej të cilave ishte bastion i pathyeshën që nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet nga paslufta e këndej.

Shëmbullin e Memlit duhet ta ndjek edhe Lumiri për të mirën e LDK-së

Dy fitoret e “mëdha” në Prishtinë dhe Pejë janë arritur me ndihmën e aleatëve, të cilat janë duke u përdorur si alibi nga kryetari aktual për vazhdimin e pengmbajtjes së LDK-së.

Në asnjë rrethanë, humbja e dy komunave nuk mund të mbulohet me faktin se u fitua Prishtina, pasi dihen fare mirë rrethanat si u fitua ajo (me ndihmën e aleatëve).

Me pretendimin mashtrues, se LDK ka dalë partia e parë, kryetari Abdixhiku është duke u munduar të mbuloj dështimin katastrofal në zgjedhje, anipse fitoren e nuk e sheh as në horizont!

Kjo çasje e Lumirit dhe vartësve të tij morbid është vetëm një përpjekje e kot për të krijuar iluzionin e fitores që nuk ekziston!

Dorëheqja e Memli Krasniqit ishte befasi e papritur! Kjo megjithatë e tregon nivelin e përgjegjësisë politike të individit dhe seriozitetin e një partie politike.

Në fakt dorëheqja e kryetarit të PDK-së shënon fillimin e një standardi të ri politik, i pa parë deri më tani në subjektet tona politike.

Tani është radha e Lumir Abdixhikut, sepse, njësoj si Memli Krasniqi, duhet të reflektoj pozitivisht për t’i hapur rrugë një epoke të re në LDK, e cila e ‘çliron’ këtë subjekt nga puçistët dhe uzurpatorët e vitit 2010, të cilët sot e asaj dite janë duke e ngulfatur frymën rugoviane në LDK.

LDK mund të ringritet vetëm përmes reflektimit dhe reformimit të sinqertë përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik, nga i cili ajo mund rikthejë besimin e qytetarëve.

Pas humbjes secili duhet ta merrë përgjegjësinë që i takon!

Janë shifrat ato që e demantojnë çdo iluzion!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Eshte e vertete qe Lumiri nuk e thot te verteten qe LDK ka dalë partia e pare, por as ju nuk e thoni te verteten kur konkludoni se LDK pesoi deshtim katastrofal ne zgjedhje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu