Gjashtëvjeçari izraelit vritet me raketë nga Rripi i Gazës

Shkrime relevante

Haga, Beogradi dhe heshtja jonë, apo kur propaganda zhvillohet kundër nesh ndërsa shteti rri si spektator

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani UÇK-ja është emblema e çlirimit – por...

“Shqiponja në varr i pengon, simboli i huaj jo? Kjo nuk është fe, por përmbysje e identitetit”

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Kjo karikaturë prek një çështje shumë të...

“Dëshmitë” e politikan’eve serbë, duhet anauluar në Gjykatën e Hagës

Gani I. Mehmeti Meqë jemi para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale...

Dita “D” për drejtësinë ndërkombëtare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan  ____ 16 Shtatori 2026 do të mbetet një...

Shpërndaj

Pikëllim i madh në qytetet izraelite pas sulmeve vdekjeprurëse me raketa nga grupet terroriste palestineze në Gaza. Foto ilustruese: AP Photo/Sebastian Scheiner.

Një djalë gjashtë vjeçar u vra kur një raketë e qëlloi nga Rripi i Gazës dhe e goditi një ndërtesë banimi në Sderot në Izraelin jugor të mërkurën, thanë punëtorët e shërbimit të ambulancave izraelite.

Punëtorët vullnetarë të shpëtimit në shërbimin e ambulancave të United Hatzalah thanë se fëmiu gjashtë vjeçar vdiq nga plagët që mori kur ra raketa. Mediat izraelite raportojnë se pesë të tjerë u plagosën në sulm dhe se gjendja e një prej tyre është e rëndë.

Times of Israel shkruan se është nëna e djalit që u plagos rëndë gjatë sulmit. Sipas Kanalit 12, raketa goditi një shtëpi në një bllok apartamentesh. Familja thuhet se ishte në një strehimore, por një pjesë granate erdhi nga dritarja dhe goditi djalin dhe nënën e tij.

Një video nga siti, e publikuar në Times of Israel, tregon një zjarr në katin e gjashtë të asaj që duket të jetë një bllok apartamentesh në qytetin izraelit, i cili është afër kufirit me Rripin e Gazës.

Një ndërtesë banimi në qytetin Ashkelon është goditur gjithashtu nga një raketë nga Gaza.

Alarmi ajror pasditën e së mërkurës, vazhdon të bie në disa qytete izraelite, si në Jug të Izraelit, ashtu edhe në pjesën qendrore të vendit.

Document.no

Nga norvegjishtja: Drini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu