ARKIVI:
27 Prill 2026

Homazh e kujtime për Imzot Mark Sopin, prelatin e Ipeshkvisë së Kosovës

Shkrime relevante

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Shpërndaj

Shkruan: Lekë Mrijaj  

HOMAZH NË SHTATËMBDHJETË VJETORIN E AMSHIMIT TË PRELATIT TË IPESHKËVISË SË KOSOVËS, IMZOT MARK SOPI 

Siç e kanë thënë edhe shumë mendjendritur, teologë, filozof e historianë të tjerë para nesh, se; „historia është dëshmitare e vërtetë e kohërave“, „dritë e së vërtetës“, „jetë e kujtimit“, „mësuese e jetës“, „lajmëtare e lashtësisë“, kështu që ajo nuk do të duhej t’i harrojë për asnjë çast rrezet e dritës jetësore të atyre që ishin “PRO DEO ET PATRIA” („PËR ZOT E ATDHE“), siç ishte edhe figura emblematike dhe karizmatike e prelatit të Ipeshkëvisë së Kosovës, atdhetari ynë, Imzot Mark Sopi, i cili është edhe pasardhës i „Martirëve të Karadakut“ qe me krenari nga momentet e para të thirrjes së tij meshtarake,  i vetëdijshëm, me plotë dëshirë, me vullnet dhe gëzim iu përgjigj thirrjes së Zotit për ta ndjekë atë, po edhe përmes kryqeve që do i ketë në jetë qe i barti pra të të njëjtin Kryq ipeshkvor që e kanë mbajtur me dinjitet, krenari e dashuri dikur edhe paraardhësit e tij, etër të kishës katolike shqiptare, katekist e atdhetar si: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Atë Shtjefën Gjeçovi, Imzot Nikë Prela… Imzot Mark Sopi, me krenari ka mbajtur edhe reliken e ipeshkvit, bariut shpirtëror të dioqezës sonë dhe vijuesit të denjë e burrit të madh të kombit shqiptar, që do thotë se e tërë motoja e tij e përmbledhur, ishte: Feja, Shpresa, Dashuria, e identiteti i përgjithshëm kombëtar nën binomin: “PRO DEO ET PATRIA” ( për Zot e Atdhe) të cilin binom e lidhi me binomin cilin e mori me rastin e shugurimit për Ipeshkëv e që ishte; „PER CRUZEM ET LUXEM“, gjë që pasqyron rrugëtimin e tij, dhe të paraardhësve të tij martirë, por edhe rrugëtimin e popullit shqiptarë në përgjithësi, me një fjalë e tërë jeta e ipeshkvit tonë të dashur, bariut tonë shpirtëror ishte: „Pro Deo et Patria“ dhe „Per Cruzem ad Luxem“ (Përmes Kryqit deri te Drita). Kuptohet fort i frymëzuar në veprat e të parëve të tij; „Ora et labora“ (Lutu e puno), dhe të apostujve e rilindësve kombëtar, zuri vend të spikatur në piedestalin e prelatëve, intelektualëve e atdhetarëve të mëdhenj të kauzës kombëtare.  

Kulmi i influencës së tij u shfaq qysh si meshtar i ri në Ferizaj, mirëpo theksohet më tepër që nga viti 1974, deri në vitin 1991, ku me përkushtim, sakrifica e vetëflijim por mbi të gjitha me dashuri shërbeu në Kishën e “Shën Gjon Pagëzuesit”, në Zllakuqan. Në Zllakuqanin e Lugut të Drinit, bëri shërbime pa e kursyer vetën e tij për asnjë moment, ndër të cilat duhet theksuar; organizim e jetës baritore, katekizëm, ndërtimin e Kishave, kapelave, renovimin e tërësishëm të Kishës së “Shën Gjon Përgëzuesit”,  përgatitjen e atyre (djem e vajza) që ishin të thirrur për mision meshtarak e rregulltarë,  themelimin e dy famullive të reja, të Klinës dhe të Budisalcit.  Ishte ndër njerëzit dhe intelektualet më me influencë dhe autoritet dhe iu printe si „kryekrushk“ „krushqve pajtimtarë të gjaqeve“ meqë e dëshironte pa asnjë kusht faljen dhe pajtimin, lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptarë, aksion ky që kryesohej nga prof. Anton Çetta dhe bashkëpuntorëve të tij nga elita intelektuale e rinore shqiptare e Kosovës. Imzot Mark Sopi në famullin e Zllakuqanit, shërbeu me përkushtim për gati dy dekada tashmë ndjente thirrje që t‘iu dal në ndihmë vëllezërve e motrave në Shqipëri pas lirisë fetare. Dhe vullnetarisht kërkoi të shkoj atje, kurse duke i njohur kërkesat e nevojat në Shqipëri , Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dha dekretin për një mision apostolik tjetër shtesë d.m.th sojit të Shën. Palit në shtegtim për në Shqipëri, në mbjellje të farës mirë të fesë, shpresës, dhe dashurisë për shëlbim e shpëtim të njeriut, të dhurojë atë që vetë e kishte pranuar si hir.  

Aty ku shtegtoi Prelati ynë, në Durrës e Milot (1991-1994), me jetën e tij konkrete mbolli me sukses të madh, frytet e asaj fare të mirë ku njeriu duhet të jetë i lirë e të jetoj në paqe, mirëkuptim e dashuri, të luftoj të keqën dhe varfërinë. Në gjitha këto shërbime tregoi me jetë e vepra se liria është parakusht i mirëqenies, dashurisë dhe të vërtetës sipas fjalëve: “Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! (Gal 5, 13), duke dëshmuar kështu vepra të mira dashurie vëllazërore, shpirtërore, deri ditën kur pasardhësi i Shën. Pjetër Shkëmbit) Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II e emëron, dhe e shuguron ipeshkëv Imzot Mark Sopin, më 6. janar të vitit 1996, në Bazilikën e Shën. Pjetrit në Romë, duke ia besuar Dioqezën e Kosovës të paraardhësve të tij, Imzot Pjetër Bogdanit e Imzot Nikë Prelës. 

I përndritshmi mzot Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkëvisë së Kosovës, i cili permes një ataku kardiak ndërroj jetë shtatëmbdhjetë vjetë me parë në Prishtinë, të të cilit eshtrat e tij të varrosura në Kishën e Binçes , janë bartur apo zhvarrosur nga Kisha e Binçes së Vitisë, me 15 janar 2021, për në Kriptën e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, pikërisht aty ky prehen eshtrat e simbolit Kombëtar, Imzot Pjetër Bogdanit dhe të Imzot Nikë Prelës. Imzot Mark Sopi, përveq se ishte një Bari e Prelat Shpirtëror në ipeshkëvinë e Kosovës, ai, ishte edhe një njeri me një diapazon të thellë, një teolog e filozof, me sy dhe shikim të mprehtë dhe me një qëndrim serioz dhe performancë profetike. Kur e them Bari dhe Prelat me një performancë profetike, nga këndveshtrimi im mëndoj apo e them sepse Imzot Marku, qe nga shugurimi i tij meshtarak nisur në Ferizaj, Zllakuqani e më vonë në Milot e Durrës të Shqipërisë ishte në shërbim të Zotit dhe popullit të tij, duke iu sherbyer me pershpirtëri, e predikuar dashurinë, mëshirën, pendesën dhe faljen. Si shprehje nga lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, në shenjë e dashurisë dhe respektit dhe kujtimit për Imzot Mark Sopin, shtatë vite me parë nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë është mbajtur Akademi përkujtimore, në Klinë, më 9 janar 2016, në Pallatin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në përvjetorin e dhjetë të kalimit në amshim, me ç’rast përmes pjesmarrësve të strukturave të larta të nivelit qendror (Anton K Berisha, ish zv. ministër i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës) e atij lokal (ish nënkryetari i Komunës së Klinës, z. Enver Berisha)njëkohësisht edhe atij dioçezan të Kosovës, Shkelqësisë së Tij, imzot Dodë Gjergji, e mulla Xhevat Kryeziu (miku i imzot Sopit) dhe me kumtesa të tjera morën pjesë edhe shumë referues të  cilët e lartësuan figurën dhe veprimtarinë misionare, kulturore dhe kombëtare.  

Imzot  Mark Sopi, ka reflektuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, sidomos ka drejtuar edhe revistën prestegjioze Shpirtërore “DRITA” e Ferizajt dhe ka në autorësi këto tituj librash: “Vegim drite”, “Baca Kolë dhe famullitari”, (1995), “Martirët e Karadakut”, (1996),” Koncilet ekumenike”, (2000) dhe “Shën Luçia”,  (2003). 

Krejt në fund të këtij reflektimi mund ta them se kjo histori për imzot Mark Sopin, nisi qe nga shugurimi dhe misioni i tij në Ferizaj, Zllakuqan, Milot, Durrës dhe vazhdoj për dhjetë vite si Prelat i denjë i Ipeshkëvisë së Kosovës për të cilin ne lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, e vlerësojm si një mik të vjetër dhe tejët të dashur i cili gjatë kauzës së tij spirituale e kombetare kanë përjetuar momente vështirësie edhe të ecjes sonë drejt ringritjes shpirtërore, kombetare, sociale dhe njerëzore dhe që gjithmonë ka reflektuar dhe është lutur për popullin e vendin tonë pa dallim feje.  

Ikona më e përsosur imzot Mark Sopi është lidhja e tij miqësore me Lugun e Drinit, shqiptaret e Kosovës dhe me miqtë e tij nderkombëtarë.  Ky diplomat, teolog e filozof e Bari i Mirë dybinomësh “PËR FE E ATME” ka kaluar nëpër shtëpitë tona, dhe në zyret e botës Evroamerikane për ta senzibilizuar çeshtjen e Kosovës, e qe jo vetëm qe na mrekulloi neve si botën mbarë e qe tashmë është dhe jeton në qiell e pasosur. Megjithatë, ne akoma kemi nevojë për Prelatin në fjalë dhe përsëri duam që imzot Mark Sopi të na kujtoj nga amshimi i tij dhe të lutet për defektet e grigjës dhe shqiptarëve të tij në Kosovë, Shqipëri e mergatën shqiptare. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu