ARKIVI:
16 Maj 2024

Ish-Ministri i Arsimit të Kosovës, Rexhep Osmani, për veprën e Meriman Brahës “Unë, i zhdukuri…, jam këtu”

Shkrime relevante

Shes “parcela të xhenetit” në Lagjen Marigona Hill…!

Shkruan e këndon : Lirim Patriot Gashi Rron Gjinovci, ti flet dhe...

Maqedonia e lashtë nuk ka folur greqisht

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Tjetër element është të shkruash në greqishte por...

Librat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi mund t’i shkarkoni gratias

(2) Jusuf Buxhovi - Faqja ime elektronike - gratis jusufbuxhovi.al... |...

Dëbora Hetemi, një emër në mes studentësh për tu mbajtur në mend

Nga: Ragip Kçiku Tri vjet më parë, Dëbora fitoi konkursin për t'u...

Shpërndaj

Rexhep Osmani, Prishtinë
___
Fjala e Prof.dr. ass. Rexhep Osmanit për veprën “Unë, I ZHDUKURI…JAM KËTU” i autorit Meriman Braha
___
Tё ndeuar pjesёmarrёs,
Miq tё librit,
Kolegё tё respektuar,
Zonja e Zotёrinj,
Jemi mbledhur sot, nё njё ngjarje tё rrallё kulturore, nё promovimin e veprёs sё radhёs, tё autorit Meriman Braha “UNЁ, I ZHDUKURI… JAM KËTU’’
Vepra e autorit Meriman Braha paraqet një tabllo të historisë tragjike të popullit shqiptar. Përmes shumë akteve dhe pamjeve të trishta, në harkun kohor 1978-1999. autori tërheq zinxhirin e pashkёputur tё vrasjeve dhe tё mizorive tё shtetit serb ndaj njё populli tё vjetёr autokton qё nga thellёsia e shekujve jeton nё tokёn e vet.
Autori nё mёnyrё autentike ,kap veprimet e njejta gjenocidale tё kohёve tё ndryshme nga i njejti shkaktues ,si politikё programore e njё shteti cili synon tё zgjerohet duke vrarё , masakruar e dёbuar njё popull tё tёrё nga trojet e veta.
Kjo ёshtё politike gjenocidale pansllaviste e Serbisё,e pёrsritur sistematikisht,qё ёshtё zbatuar me spastrimin etnik tё vitit 1878 nё krahinёn e Nishit e tё Toplicёs,bile edhe mё heret, qё vazhdon nё vitet 1912,1913,1918 -1941, 1945 ,1953 -1966 dhe pёrfundon me valёn e fundit tё vitit 1999, kur u detyrua tё ndalet me ndёrhyrjen ushtarake ndёrkombёtare .Tё ‘’zhdukurit ‘’ e kёtyre valёve gjenocidale janё emёruesi i pёrbashkёt dhe i dhimbshёm i kёsaj vepre. Ata janё plaga e pёrheshme e pashёruar e popullit tonё,nё tё tashmen dhe nё tё ardmen e tij .
Vrasja e civilёve tё paarmatosur, burra, gra e fёmijё, djegia e e tyre makabre dhe e shtёpive tё tyre bёhet me program tё sinkronizuar shtetёror, , prandaj ky ёshtё gjenocid i tyre i shtrirё dhe I pёrsёritur nё kohё e nё tё njejtin popull . Autori pёrmes zёrit imagjinar tё tё zhdukurve artikulon zёrin e fuqishёm kunёr terrorit dhe gjenocidit qё ka kryer shteti serb kundёr shqiptarёve tё Kosovёs
Pёr tё kuptuar mё qartё se ҁfarё ishin mizoritё ҁnjerёzore antishqiptare nё periudha tё ndryshme tё historisё dhe nё kohёt modern tё spastrimimit etnik tё Kosovёs dhe tё kolonizimit tё saj ,nё veҁanti, mё 1999,po theksojmё njё paragraph nga Platforma e Vaso Ҫubrilloviqit : “ Ne serbёt nuk kemi armiq mё tё mёdhenj se shqiptarёt. Nёse duam tё ngremё kokёn tonё, duhet tё ulim kokёn e tyre ,nёse duhet tё ndjehemi gjerё nё territore,duhet tё ngushtomё hapёsirat e ryre , nёse duhet qё tё na dojё bota ,duhet tё bёjmё qё bota t’I urrejё.
Qё shqiptarёt tё braktisin vendin e tyre,duhet t’u nxijmё jetёn! Duhet sё pari t’u mohojmё origjinёn dhe t’ua vrasim krenarinё ,t’ua shkatёrrojmё vatrat dhe t’u ngatёrromё emrat,t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijmё simbolet, duhet patjetёr,t’i bёjmё qё tё bjerin gjuhёn dhe zakonet,t’u tjetёrsojmё fenё dhe gjithё historinё e tyre .
Duhet t’u rrёmbejmё gjithҁka qё ata kanё dhe t’i lёmё pa miq rreth e rrotull, derisa tё urrejnё nё kulm njeri-tjetrin , e pёrfundimisht,tё mohojnё dhe tё vrasin vetvehten ! Tё finalizohet kjo platformë duhet qё antishiparizmi tё jetё filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonё! ’’Mos harroni,se mosqenia e shqiptarёve ёshtё mbijetesa e kombit serb .
Pra,pёr ta kuptuar dhe njohur mё mirё porostё antishqiptae tё Ҫubrilloviqit dhe tё ҁubrilloviqёve tё tjerё,para dhe pas tij si pjesё e politikёs shtetёrore tё Serbisё, duhet ta lexojmё, ta dёgjojmё dhe ta shohim dramёn televizive,skenike apo filmike-Tragjedi nё shumё akte dhe pamje”UNЁ, I ZHDUKURI … JAM KЁTU” tё autorit Meriman Braha.
Ps!
Rexhep Osmani ka qenë Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës përpara luftës, e në një periudhë edhe pas saj .
Shih videon:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu