ARKIVI:
25 Prill 2026

“Jalifat publishing Llc” nga Hjustoni prezanton librin e Adem Lushajt, “Manastiri i Deçanit dhe pronat shoqërore”

Shkrime relevante

U nda nga jeta Akademik Rexhep Qosja

Frank Shkreli  Një figurë e madhe e kulturës shqiptare dhe zëri që...

Ti vdiqe kur ia ktheve fjalën Gramenos, Bogdanit, Fishtës, Idriz Seferit, Ibrahim Rugovës dhe the se “Turkun e kemi vëlla dhe Islamin fe”

Nga: Blerim Nika  Dhimbja dhe zhgënjimi Lamtumirë, malesor që frymëzove breza dhe mbajte...

Ndoc Bushgjoka me “Dy fjalë për rahmetliun Qose”

Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë ____ Dha shpirt e u gropos ala minut, ashtu si...

Së shpejti vije filmi Dokumentar i regjisorit Mentor Haziri rreth “Masakrës së Tivarit”

Mentor Haziri, regjisor ____ Dje, ishim te nderuem qe kishim personalitetin e madh...

Shpërndaj

Nga: Ramiz Tafilaj, Houston-Texas
____
Shtëpia botuese “JALIFAT PUBLISHING LLC” nga Hjustoni prezanton këtë herë librin e autorit Adem Lushaj  “MANASTIRI I DEÇANIT DHE PRONAT SHOQËRORE (Si u tjetërsuan tokat e Komunës së Deçanit?!)”, në anglisht.
Autori Adem Lushaj në librin “THE DECAN MONASTERY AND PUBLIC PROPERTIES (How the lands of the Deçan Municipality were seized by the Decan Monastery)” po dokumenton procesin dhe rrjedhat se si ndërkombëtarët në radhë të parë, por edhe vendasit në të gjitha nivelet e pushtetit, po injorojnë të drejtën e pronarëve duke kënaqur dëshirat e një minoriteti serb dhe po ia dhurojnë pronën  Manastirit të Deçanit.  Vetë tregimi i ngjarjes, por edhe rendi kronologjik e bëjnë këtë libër shumë më afër publikut.
Krahas librit që dokumenton se Manastiri i Deçanit ka qenë dhe duhet të jetë manastir i shqiptarëve të besimit ortodoks sepse është ndërtuar nga shqiptarët, ai në radhë të parë informon opinionin amerikan por edhe botën anglishtfolëse se pasuria e shqiptarëve është tjetersu pa  të padrejtë.  Ky libër ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton një proces që duhet korrigjuar dhe korrigjimet vijnë nga dokumentimi i së vërtetës.
Shtëpia botuese Jalifat Publishing LLC ka marrë gjithmonë sygjerime nga diskutimet me ndërkombëtaret që gjërat duhet të dokumentohen. Përndryshe dikush tjetër i dokumenton duke shtrembëruar të vërtetën.  Në këtë drejtim, autorët Jusuf Buxhovi, Adem Lushaj, Hajredin Kuçi e shumë të tjerë po japin një kontribut të veçantë dhe të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare dhe shumë të trazuar.
Ky libër, si shumë të tjerë, së shpejti do të jetë në raftet e Bibliotekës së Kongresit Amerikan dhe do të shpërndahet nëpër bibliotekat universitare në Amerikë.
Jalifat Publishing LLC fton të gjithë ata që kanë fakte historike dhe dokumente të mundshme të ndjekin të njëjtën rrugë si autori Adem Lushaj dhe të shkruajnë sa më shumë sepse kështu e forcojmë dhe e ruajmë kombin dhe vendin tonë.
Ftoj qeveritarët, ashtu edhe Institutin e Historisë që të shkruajnë sa më shumë dhe të sqarojnë të kaluarën tonë, sepse në këtë mënyrë sigurojmë të ardhmen tonë kombëtare.

Falënderoj autorin Adem Lushaj për guximin dhe punën shumë të rëndësishme që po bën në këtë drejtim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu