Kanuni i Lekë Dukagjinit në fokus të një debati akademik në Gjenevë

Shkrime relevante

Diaspora shqiptare – zemra që mban gjallë kombin

Arben Llalla, historian ____ Diaspora shqiptare është zemra që rreh me ritmin e...

“Besëlidhja për Dardaninë”, një nismë e re për historinë, kulturën dhe vlerat kombëtare

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Shqiptar Shaljani me iniciativë për themelimin e...

Islami Politik, ka synime infiltrimi në jetën institucionale të vendit, jo vetëm “të rri” nëpër xhami!

AfrimMusliu, Suedi ____ Islami politik Presideti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, thoshte: “Është...

Fjala e Dr. Aleksander Albert për Gjergj Kastriotin dhe për Shqiptarët

Ismet M Hasani, Suedi ____ Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa...

Shpërndaj

 Arif Ejupi, Gjenevë

Sot, në një nga amfiteatrot e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Gjenevës, u mbajt një ligjëratë me interes të veçantë mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe fillesat e tij historike.

Ligjërues i kësaj teme ishte MA. Leonard Ferati, ekspert i shkencave sociale dhe këshilltar në Grand Conseil të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës. Ai paraqiti një analizë të thelluar mbi origjinën, strukturën dhe funksionimin e Kanunit si një sistem i hershëm i rregullimit shoqëror ndër shqiptarë.

Tema zgjoi interes të madh te studentët shqiptarë dhe të huaj, të cilët ndoqën me vëmendje shpjegimet mbi këtë trashëgimi juridike dhe kulturore, e cila për shekuj me radhë ka ndikuar në organizimin e jetës shoqërore në hapësirat shqiptare.

Gjatë ligjëratës u theksua se Kanuni duhet kuptuar në kontekstin historik të kohës kur ai ka vepruar, si një mekanizëm vetërregullues në mungesë të institucioneve shtetërore.

Megjithatë, u nënvizua gjithashtu se interpretimi dhe përdorimi i tij në kohët moderne mbetet një çështje e ndjeshme dhe shpesh problematike.

Në këtë kuadër të diskutimit u potencua se situata ndërlikohet dukshëm nga fakti se, në disa raste, Kanuni vazhdon të perceptohet dhe të përdoret paralelisht me sistemin e drejtësisë moderne.

Kjo bashkëjetesë e heshtur mes ligjit dhe zakonit, me të mirat dhe të metat e saj, krijon paqartësi dhe tension, sidomos kur normat tradicionale përdoren në mënyrë selektive — herë si vlerë kulturore, e herë si mjet për të anashkaluar institucionet ligjore.

Pas ligjëratës, zoti Ferati iu përgjigj me përkushtim pyetjeve të shumta të të pranishmëve, duke ofruar sqarime të mbështetura në burime të shkruara dhe në qasje bashkëkohore studimore.

Diskutimi u karakterizua nga një frymë akademike dhe reflektuese, duke dëshmuar interesin e vazhdueshëm për të kuptuar drejt raportin mes traditës dhe ligjit në shoqërinë moderne.

Në fund, u bë e ditur se këtë sesion debatues e organizoi Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, e cila vazhdon të japë një kontribut të çmuar në promovimin e temave me rëndësi kombëtare dhe akademike në mesin e studentëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.

Gjenevë, 25 mars 2026

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. ” Kanuni i shqiptareve eshte nje kryemonument juridik zakonor i kombit tonë ne Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh te plotfuqishme eshte nje bote e gjalle dhe njekohesisht e fosilizuar e mendesise popullore, e mençurisë se zgjidhjes se problemeve te mprehta dhe e nje vetadministrimi te problemeve shoqerore”. ( Moikom Zeqo)

  2. Kanë ekzistuar dy kanune: i Lekë Dukagjinit dhe ai i Gjergj Kastriotit dhe janë pajtuar deri në një pikë: GJAKU PËR GJAK. Gjergji këtu nuk është pajtue me Lekën… por në fund, Leka me mençuri, e ka bindur Gjergjin, dhe Gjergji e ka pranuar edhe këtë pikë dhe i kanë PAJTUA KANUNET.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu