ARKIVI:
28 Korrik 2026

Kryeministri Kurti mirëpriti veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981

Shkrime relevante

Moment historik, SHBA vulos sovranitetin e Kosovës dhe i dërgon mesazh të prerë Ballkanit

Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej...

Shmangia e krizës në LDK, për mes analizës të sinqertë

“Shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje...

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ PROTESTAT DHE AGJENTËT ___ Fatkeqësisht, në Shqipëri, - por edhe në...

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson Nga Frank Shkreli ___ Në historinë e kombeve...

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET "PROVOKIM"...

Shpërndaj

Prishtinë, 15 prill 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në ndërtesën e Qeverisë për një takim të përzemërt mbi 20 veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981, dikur studentë e të burgosur politikë të regjimit të Serbisë.

Teksa diskutuan e kujtuan përndjekjen politike, torturat e tmerrshme, dhunën sistematike që regjimi i Jugosllavisë dhe pastaj i Serbisë ushtroi mbi aktivistë e veprimtarë shqiptarë dhe masakrat e shumta të cilat po shënojnë këtë vit 25-vjetorin e tyre, u theksua domosdoshmëria e dokumentimit – në mënyrë shkencore – të krimeve të shumta të para dhe gjatë luftës, përfshirë këtu edhe torturat që aktivistët shqiptarë kanë përjetuar në burgje. Në këtë drejtim, veprimtarët dhe ish të burgosurit politikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Gjithashtu u potencua rëndësia e informimit të brezave të rinj në lidhje me kauzën që kanë ndjekur të burgosurit politikë, ndikimin e demonstratave të viteve 1968, 1981, 1989 dhe 1997, dhe rolin e tyre në mobilizimin e shoqërisë për çlirim dhe Republikë. Në këtë takim të përbashkët, përkrah kryeministrit ishte edhe Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kryeministri Kurti priti apo mirepriti ata veprimtar ?!

    Priti, prita, pres, presim, pritem etj…kane tjeter kuptim.

    Nderkaq, mirepriti, mireprita, mirepres, mirepritem, mirepresim etj…kane nje kuptim tjeter.

    Si per shembull: Albin Kurti e priti ne takim zyrtar ” te madhin dhe te paperseristshmin”, Ali Ahmetin etj…

    Nderkaq, Albin Kurti e mirepriti vrndimin e Ali Ahmetit, per te mos kanduduar si President ose Kryeminister i Maqedonise se Veriut, sepse e ben m…ose bajge (bagel) ktrejt si ne rastin e “Grupit te Kumanoves” etj……ka tjeter kuptim.

    Albin Kurti nese eshte kryeminister i Kosoves per castin ose momentin, per rregullat shkencore, gjuhesore, gramatikore, sintaksore, semantike, semiotike, semilogjike, morfologjike etj…dihet se gjuhetaret ose shkenctaret e specializuar, jane kompetent.

    Vec thashe ejjj!

    Ju grahni prap me t´Kurtit!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu