ARKIVI:
25 Korrik 2026

Kur shteti laik i dorëzohet Islamit Politik!

Shkrime relevante

Kur vakuumi institucional bëhet rrezik kushtetues!

Agim Vuniqi, Vashigton A mund të mbetet drejtësia e Kosovës peng i...

Kur shteti laik i dorëzohet Islamit Politik!

Shqiptar Shaljani,Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës së...

Historiani i shquar Jusuf Buxhovi rreth mitit të krijimit të së ashtuquajturit shtet mesjetar serb

Miti i shtetit mesjetar serb – Pasojat historike dhe politike për...

Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim?!

Florim Zeqa Pas shpalljes së kandidaturës time për kryetar të LDK-së, me...

Protestat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përballë dy sfidave dhe heshtjes së shteteve amë

Aleksandër Ndoja, Tiranë - Protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë janë...

Shpërndaj

Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës së saj, është shtet laik. Të paktën kështu thuhet në letër. Në praktikë, pamjet dhe zhvillimet e fundit lënë gjithnjë e më shumë vend për dyshim.
Vrasja tragjike e policit Mentor Lika tronditi gjithë Kosovën. Por pas saj u shfaqën edhe pamje e veprime që hapën një debat tjetër: mbulimi i arkivolit me simbolikë fetare islame gjatë një ceremonie ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues institucionalë, pjesëmarrja e zyrtarëve me uniformë në rite fetare dhe dhurimi i Kuranit kolegëve të policit të ndjerë nga një imam.
Askush nuk e konteston të drejtën e familjes për ta përcjellë të ndjerin sipas besimit të tij. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme. Por shteti nuk është pronë e asnjë feje. Uniforma e Policisë së Kosovës nuk përfaqëson një bashkësi fetare, por Republikën e Kosovës.
Edhe më shqetësuese bëhen këto zhvillime kur kujtohen deklaratat publike të kreut të BIK-ut, i cili ndër vite ka përdorur një gjuhë që ka nxitur polemika, duke deklaruar, ndër të tjera, se ata që “nuk e duan Islamin le të shkojnë për Beograd”, se “ose do të bëhet si themi ne, ose keni me na e pa sherrin”, si dhe duke pretenduar se “islamofobia më e madhe është në Kosovë”. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në qetësi qytetare; përkundrazi, ato ushqejnë përçarje dhe tension.
Prandaj është legjitime të shtrohet pyetja: a kemi të bëjmë vetëm me rastësi të njëpasnjëshme, apo me një klimë ku presioni fetar ndaj institucioneve po normalizohet?
Nëse Bashkësia Islame nuk distancohet qartë nga gjuha kërcënuese dhe nga çdo veprim që krijon përshtypjen e përzierjes së fesë me institucionet shtetërore, atëherë dyshimet nuk zbehen, por thellohen.
Kosova nuk ka nevojë për një shtet që i përshtatet kërkesave të çdo ideologjie fetare. Ka nevojë për institucione që i shërbejnë vetëm Kushtetutës dhe ligjit.
Shteti laik nuk është armik i fesë. Ai është mbrojtësi i lirisë së çdo besimtari dhe i çdo jobesimtari. Në momentin kur institucionet fillojnë të identifikohen me një simbolikë fetare të caktuar, nuk dobësohet vetëm laiciteti; vihet në provë vetë barazia qytetare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu