ARKIVI:
19 Maj 2024

Mbresa e kujtime për Ramiz Lladrovcin, hijen e hijes së Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci!

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
Ramiz Lladrovci ka qenë gjithnjë hija e hijes së hijes së vëllait të tij, Heroit Kombëtar dhe burrit të burrave Fehmi Ladrovci.
Dhe hija e hijes së hijes së Heroinës së Shqiptarizmit, Xheve Krasniqi Lladrovci.
Edhe kur ishin gjallë, para Lufte, si dhe në kohën kur përgaditeshim për Luftën Mbrojtëse, e me radhë edhe gjat Luftës në Kosovë nga viti 1997-1999 , ai ishte hija e hijes së tyre e  mshifej nga mjerimi personal vetëm e vetëm se ishte vëllai i Fehmi Ladrovcit.
Do t’i parashtroj këtu vetëm disa të dhëna, faktografi.
Në nëntor të vitit 1997, kur është formue-zyrtarizu UÇK-ja në banesën e tij, Ramiz Lladrovcit, ishim afër 20 vete në dhomën kryesore ku flitej dhe diskutohej.
Ramiz Lladrovcit nuk i është lejuar të ishte prezent në atë dhomë.
Rrinte në kuzhinë dhe sillte vetëm ushqime dhe qaj në dhomë, aty ku diskutohej dhe debatohej. Por, nuk i është lejuar të merrte pjesë në ato diskutime dhe vendime.
Në një rrëfim të Naim Malokut, ku ai poashtu ishte në München ndër diskutantët dhe vendimëmarrësit kryesor, ai thekson që aty ishte dhe Ramiz Lladrovci, por që nuk ka folur. Në mënyre të butë, por të kuptueshme, Naim Maloku bëri me dije se Ramiz Lladrvocit nuk i është lejuar as prania fizike aty, e le më diskutimi i barabartë në atë Ngjarje të zyrtarizimit të UÇK-së në München.
Por, une po e them hapur Sot që Ramiz Lladrovcit nuk i është lejue që të jetë i pranishëm në atë dhomë, atë odë, në ato diskutime dhe vendime.
Ishte, siç thash, në kuzhinë e si thonë këtu në Kroaci ishte vetëm “mali od kužine” (I vogli i kuzhinës).
Gjithë karrierën e mëtutjeshme Ramiz Lladrovci e ka krijue në kurriz të Fehmi Lladrovcit, vllait të tij.
Por, në atë kohë ishte administrator i fondit “Vendlindja thërret“.
Do t’i rikujtoj vetëm tre-katër ngjarje, që lidhen me Ramiz Lladrovcin.
Ngjarja e pare: Kur përfundoj mbledhja, e une isha në dhomën e fëmijve të Ramiz Lladrovcit , sepse isha e vetmja femën në atë Ndodhi ku zyrtarizohej UÇK-ja në München.    Para se të shkojmë nga ajo banesë, pasi Mledhja e zyrtarizimit të UÇK-së përfundoj pas 24 orësh, erdhi në dhomë Fehmi Lladrovci. Une qaja sepse kisha një parandjenjë se disi që  nuk do ta shoh më të gjallë Fehmiun. Në atë moment Fehmiu (e quaja: Feha) mi dha 100 marka, duke më thënë:
“Dado, këto 100 marka ti ka lënë Ibra (Ibrahim Kelmendi) që ti kesh për kafe dhe ushqim deri në Zagreb”.
Nuk deshta ti merrja paratë, por Feha ma shtrëngoi dorën, me atë dorë të fortë, dhe më tha:
“Dado, ki me i marrë këto pare se Ibra më ka udhëzuar me ti dhanë… Ki me i marrë këto pare, Dado!
I thash: “Okej Fehë, Vlla, më kallxo se a muj me bo çka të du me këto pare?”
Feha, tha: “Po Dado, çka të duash bon me ato pare…!
I thash: Okej, thirre këtu Ramiz Lladrovcin … E thirri Ramizin … I thash Ramizit: Sille bllokun e Fondit Vendlindja Thërret, dhe shkruj: 100 marka “Shote Galica , Shkup”.
E vërejta që ishin të prekun Feha dhe Ramizi , mirëpo nuk ma prishën. Asnjeni. Atë letër, dëshminë e pagesës, e ruaj edhe Sot, këtu ku jetoj në Zagreb, të vendosur në një libër.
Ngjarja e dytë: Ishte fillimi i mujit maj 1999. Ramiz Lladrovci ishte si shef i shtabit të UÇK-së, të vijës së “rogneristëve” , që tash po rreziten në Haag. Mua më ndalen do djemë nga Kroacia të cilët i njihja dhe njeni prej tyne, më tha: “A mundesh, Diana , me na ndihmu se qe tre ditë po endemi nëpër rrugët e Tiranës. Kemi ardhë këtu si vullnetarë, i jemi paraqitë Ramiz Lladrovcit, i cili na i ka marrë pasaportat dhe na lëshoi kështu të endemi rrugë, duke mos pasë as ku me flejtë e as nuk kemi pare për buke!”.
I thirra në tavolinë në restorantin “Miniri” dhe ia dhash secilit nga 100 marka që i kisha nga redaksia e “Večernji List” e cila më kishte dërguar të bëja reportazhe nga Lufta dhe që në fillim të muajt maj ta intervistoja Agim Çekun, brigadier të Ushtrisë së Kroacisë që u emrua si epror kryesor, udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves. Pra, me ata djema në tavolinë të cilët ishin të vetmit me rroba civile aty. Në atë kafe, në katin e parë të saj, kishte edhe shumë ushtarë në uniforma të UÇK-së me qëndrim të ngurtë edhe me njëri tjetrin por ky është rrëfim tjetër.
E thirra në telefon Ramiz Lladrovcin, e ai erdh pas pak kohe në kafe. Nuk përshkruhet me fjalë se sa u frikësuan të gjithë kur e panë, edhe ushtarët në uniforma që rrinin në kafene e edhe këta djemtë nga Kroacia. Erdh Ramiz Lladrovci në tavolinën ku ishim ne të ulur, këta djemtë në veshje civile dhe une.
I thash: Lladrovc, kthejua këtyne djemve pasaportat e le të kthehen te shpija në Kroaci, se i ke lënë rrugëve këtu në Tiranë e pa ushqim… Ti as që ke të drejtë të sillesh kështu duke ua marrë pasaportat, sipas asnjë konvente ndërkombëtare.
“-A je kah merr vesh ti Ramiz Lladrovci?!”
Ai , ndërkaq, iu vërsul atyne djemëve, me bërtimë: “Bac, ju jeni dezertera, dhe juve duhet me ju pushkatu!”
I thash: Prit pak Ramiz Lladrovci, prit pak… Ai me tha: “Dado nuk jam ka foli tash me ty por me keta!” E une e ngrita zërin: Une jam kah flasi me ty Ramiz Lladrovci, sepse nuk je shtet ti këtu në Shqipni e as nuk ke të drejtë me ua u marrë pasaportat sipas asnjë pike të asnji ligji, e as të Konventes së Vienës … Nuk ke të drejtë me i lanë këta djemë pa ushqim që une të detyrohesha tu jipja para për ushqim. Aty u prek Ramiz Lladrovci. E kam ditë që aty preket që une u kisha dhënë pare për ushqim, sepse gati të gjithë ata të UÇK-së ishin disi të prekun pse une nuk merrja honorare por jetoj ma shumë pa pare, se sa që kisha për ushqim të rregullt.
Aty u prek Ramiz Lladroci. Por, sidoqoftë, këcej dhe tha atyne djemve dhe mue: Une jam ligj këtu, une e bëj ligjin dhe e vraj ata që më delin përpara! U prenë të gjithë në atë kafe, as miza su ndëgjojke. E une u ngrita në këmbë dhe i thash me za pak ma të nalt. “E nuk je ti Ligj Ramiz Lladroci, e qe une po të dal përpara dhe më gjuaj mue,  he të pshursha në të… Hajt, gjuaj! E Ramizi mbeti disi i shokum…dhe u ul në karrige, më shikoi me një si buzëqeshje neveritëse, e lëvizte kokën, nxori telefonin mobil dhe e thirri dikend, të cilit i tha:
“Jepjau pasaporta këtyne të katërtve nga Kroacia…!”
Dhe djemtë shkuan në atë selinë e “rogneristëve”, që ishte dikund afër ambasadës së Kosovës, dhe i morën pasaportat. Dhe ne disa i mblodhëm do pare për t’ua dhënë djemve që udhëtuen në Durrës , prej nga me traget të parë u kthyen në Kroaci.
Ramiz Lladrovci
Ngjarja e tretë. Erdha më 2002 në Prishtinë dhe e thirra Ramizin me e pa, me e hek (largue) përmallimin për Fehen dhe Xhevën, dhe e doja edhe qat Ramiz ashtu sikurse që ishte se ishte vëllau i Heroit, Fehes (nuk përshkruhet çfarë njeriu dhe burrë shqipetar ishte Feha… nuk përshkruhet me fjale), e thirra Ramizin, u takum ne Grand në kafene, e aty ishin edhe do persona, e ai Ramizi, tha. A dini çka ka bo dada Dianë për Kosovë, a dini dhe  çfarë armatim na ka pru?!”
Ia ndërpreva fjalën, e i thash: Mbylle gojën Ramiz Lladrovci. Mos më qitni aso legjendash për armatim as mos më përzini me atë më …?!” E deshti me më përzi Xhavit Haliti edhe armatimin me ua sjellë une, por kroatët e Ministrisë së Mbrojtjes i thanë para meje Xhavit Halitit e në një shtet të tretë ku u takum të gjithë, kroatët i thanë Xhavitit:
“Mi jako cijenimo Dianu Rexhepi i ne želimo da bude umiješana u bilo kakvo nauružavanje ili oružje koje dolazi do vas.”
(“Ne e vlerësojmë mjaft shumë Diana Rexhepin dhe nuk duam që të jetë e përzier në  çfarëdo armatosje apo armë që vijnë tek ju.”)
E mbathën mirë kroatët Xhavit Halitin, të cilit nuk iu duk mjaft që i kisha mledhë uniformat e para për UÇK, e që PLUS bëja propagandë të paparë për UÇK-së në HRT. Qoftë une si autore e teksteve apo Andrej Rora, si kryeredaktor, por ai Xhavit Haliti deshti që nëpërmjet meje të vinte armatim në Portin e Durrësit!
Prandaj e mbathën mirë kroatët nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë. E mbathën, “e prenë” Xhavit Halitin. E nga ku “legjenda” e tillë dëgjoi për mua dhe foli atë ditë me 2002. Ramiz Lladrovci, nuk e dij, por e preva edhe në Hotel Grand. Me Ramiz Lladrovcin u ndava përgjithnjë, në të vërtetë ai me mue u nda me 2015, kur fola atë çka fola për UÇK-në, deklaratë që e botun disa portale të Kosovës.
Ramizi atëhere ishte ambasador i Kosovës në Shqipëri. Une u lidha me një person, “u lidha për fli dhe qaj rusi” që ma bon ajo…, ja une asaj fli me i bo. jo, e ishte një zyrtare e lartë në një Ministri të Kosovës së cilës i thash që pas kësaj çka deklarova, shumica e shokëve të mij nga UÇK dhe të Luftës në Kosovë s’kan me dashtë me komuniku më me mu. Dhe ajo e thirri Ambasdën e Shqipërise dhe e kërkoj Ramiz Lladrovcin. Ata i thanë që ai nuk është “për momentin” në zyrë. Kjo zonja e ministrisë i la porosi që e ka kërkue zonja Diana Rexhepi dhe të lajmëjohej në numrin e telefonit mobil që e kisha në Kosovë, numër që na e jipnin  kur vinim nga diaspora, e kuptohet që na i morën të gjitha të dhënat nga pasaporta, sepse si duket përgjoheshin të gjithë telefonat mobil në Kosovë, e sidomos të diasporës, i imi po ashtu …!
Sidoqoftë, Ramiz Lladrovci nuk u lajmërue, sepse ishte rreshtue në anën e “rogneristave” në krye me rrencin që gati e fundosi Kosovën, Hashim Thaçin.
Dhe tash, para dy ditësh Ramiz Lladrovci doli në fotografi para shtatores së legjendarëve Fehmi dhe Xheve Lladrovci , ai që PSHTYU në vëllain e vet dhe u rreshtue në anën e  tradhtarit Hashim Thaçi, tu thanë qe “u emocionu shumë tu fol me Hashim Thaçin, që e kishte thirrë Ramizin nga Haga.
U emocionu me Hashimin?!
Me Hashim Thaçin u emocionu?!
Me Thaçin që E TRADHETOI Kosovën, Adem Jasharin, Fehmi Lladrovcin e të tjerë dhe ia bëri kurthin të vritet, e la pa mbështetje, e me qëllim në Drenicë, ku Feha luftoi si luan bashk me heroinen, gruen e vet, Xheve Krasniqi Lladrovci.
Kunder vëllait të vet u reshtue Ramiz Lladrovci , i cili tërë karrieren dhe kredibilitetin e vet mbas Lufte e kishte vetëm e VETEM se ishte vëllau i Fehmi Lladrovcit.
Me këtë gjest të fundit, Ramiz Lladrovci e shiti vëllain e vet, e shiti sikurse Juda që e shiti Krishtin për 30 shkuda (pare të bëra nga argjendi).
Juda i Kosovës, Ramiz Lladrovci, e shiti vëllain e vet Fehmi Lladrovcin, Heroin e Kosovës…!
E shiti për para të mallkuara të tradhëtisë …
Të MALLKUARA deri në mbarim të botës!
____________
* “Rogneristët” e ka kuptimin e atyre që gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kanë ndejtur në Hotelin Rogner të Tiranës, prej nga jo vetëm sipas atores së këtij shkrimi, por edhe të tjerëve, e kanë “udhëhequr” luftën në Kosovë.

K O M E N T E

22 KOMENTE

  1. Me thene te drejten me c’ka lexoj me siper per ngjarje e fakte te zhvilluara ne mes te tiranes, ne at hutimin qe me kapllon them ,,,,,ose me mire te hesht pergjithmone .Se ishim dy shtete te ndryshme, mentalitete te ndryshme e qellimet te ndryshme.Shqipfoles ???E njejta gjuhe me dialekt paksa dallues si te gjithe gjuhet ne bote.Spanjishtja flitet ne shume shtete ne A.Latine.Diku afer 10 – tes apo me shume .Nje gjuhe ,shume shtete.Ate bashkimin tone kombetar te mos e perdorim si xhoker sa here per te bo shoou mediatik ,per te largu vemendjen e popullit nga problemet primare..Pra kujtoj spanjishten, shume shtete nje gjuhe., popullin, ajo shtrese qe nuk i del pensioni te ushqehet me buke.Per tregimet e me siperme te znj..D.R. me mire hesht se dhe koha teper e gjate ka kaluar.dhe cfare ne se them se Tirana e Durresi u bo shesh takimesh, grindjesh, kompllotesh ,vrasjesh, transportimi i ndihmes se 3% e diaspores nga porti i Durresit drejt Rognerit ,drejt Tiranes.A po te vazhdoj me kontrabanden e droges ku haptas kosovaret ishin te paret qe hapen bizneset e tyre.Ku ,,,,,,,,,,.Mjaft.

  2. Znj. Dianë e nderuar, ato që i akm thënë unë janë dhe ti i ke lexua me kujdes, përgjigjen e ke aty.
    Ibrahim Kelmendi “Do të isha krenar po të kisha sado pak kontribut konkret në vrasjen e Ahmet Krasniqit, akoma më shumë, po ta kisha vrarë vetë, sepse aty e tutje FARKU nuk dërgoj më brigada divergjente në Kosovë, si gjatë ver¨se 1998, pëtr të bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve dhe paër ta luftuar uck-në për interesa të Serbisë pushtuese … “.

  3. M.q.se.e mbyllni diskutimin me mua dhe une pervec faleminderit nuk mund te shkruaj.Se kam shume e shume se kuptoj qe jemi ( kuptoni ne menyre figurative ) te ndryshem ,,me e qarte te kundert por shikoj qe dhe fjalen – kosovar – i jepni perkthim negativ dhe jo ate te nje shkrimi te shpejte qe percakton rajonin. ,pra jo me komentim se jemi si dy njerez qe dikush ka plagen e tjetri ,,,krypen ne dore.Dhe une ju uroj nje fund jave te mire !

  4. E nderuar dhe rrespektuar Rita , Nuk jam ne rrjedha te komunikimit
    tuaj dhe me kend po e mbylle diskutimin Por une u nxita per tu drejtue
    Ty fort miqesisht se une Jam kosovar dhe mburrem me emertimin
    kosovar Andaj kurr mos e ndrysho qendrimin po personin e kosoves
    queje kosovar dhe me ate thirrje i ban nere PO detyrohem nje skjarim
    Disa tralala politikan e kan pranue kombin kosovar dhe kjo nuk
    egziston e as qe mund te diskutohet SE pse pranimi i tille
    bjen ne kundershtim me kosoven republike me multi etni !
    Ndersa per dialekte e nendijalekte jemi boll te pasun sa
    hiq larg se kisha me shtepi nusen time po bukur shum kohe
    ne te folmen tone katunarqe zor kuptoheshim kur perdornim
    lokalizma ne te folme Ha ha ha pershendetje

  5. Jo z.M. Uka nuk e kisha me ju .Perkundrazi kam respekt per ato c’ka shkruajtet pak dite me pare per gjyshin e Shkodren tone.E nderuara znj. D R.ne nje pergjigje te shkurter perpos kritikes ndaj meje bente nje mbyllje te moderuar ku nenvizonte se diskutimi me mua mbyllet ketu.Dhe me nje miresjellje qe ne fakt karakterizon te gjithe gazetaret e kulturuar me uroi dhe nje dite te mire.Dhe une jo per dipllomaci por se keshtu ndjeva e duhej.Sigurisht me nje vonese hasa ne shkrimet e saj qe me pelqyen ma shume se ne tekset e saj ajo ishte dhe deshmimtare,protagoniste dhe bindjet e saj politike jane mjaft reale e plotesuese ne pergjithsi.Pra zotni aspak me ju ndalimi i komenteve.Duhet te shtoj dhe nje mangesi, huq, veti nuk dij di t’a shpreh qe megjithse e lindur dhe e rritur ne mes te Shqiperise ( jo shume larg Rognerit te ‘luftes’, une pelqej dialektin e veriut aq sa ai i jugut me vret veshin kur e degjoj.E miq kam dhe nga veriu e nga jugu.Por dialekti i veriut eshte i embel ,terheqes, ku Shkodra mban vendin kampion per barsaleta e humor.Nesje se u zgjata ju pershendes i dashur mik, shqiptar. kosovar, ( dhe nje vlonjat thirritet lab e nuk eshte percmim) dhe ju uroj gjithe te mirat.!!! Dhe m.q.se.jeta eshte e gjate dhe e shkurter gjithashtu zgjedh ate me te mundshme ,,te shkurtren ,,eh jetuam pra ,lamtumire ose adios.!!!

    • E nderuar Rita une Uroj tu rrite Jeta me shendet e miresi qe Ti i deshiron !
      Rita, Tash e kuptova mire dijalogun me kan e kini pase !
      Por Une kam shkrue komentin tim me kerkese qe Ti asesesi mos te
      largohesh nga komentimi e temave te ndryshme Se pse e begaton qellimin
      e idealit kombetar ! Une e kam dijte qe fare nuk ki pase kundeshti me komentet emija
      Por per me te dhane teh se nuk gabon kur diken prej Kosove e quan kosovar
      Ate prej Gjakove Gjakovar eate prej peje Pejane Ndersa per ta arsyetue
      Kundershtarin e mendimit tuaj thash se ka asi far balecash politik qe kan
      kerkue ta emertojne nje komb te Ri me emertimin Kombi kosovar
      Pra kjo nuk eshte e mundur dhe eshte anomali politike qe bjen ndesh
      me definicionin per kombin !
      Pra i mirepres komentet tuaja dhe kurresesi te mos frenohesh e kursesi te
      largohesh Prano pershendetjet e mija miqesore !

  6. Komb kosovar nuk ka pasur e as sot nuk ka.Por shtet Kosova ka, e do te kete gjithmone.Gjirhmone kosovaret kur jane prezantu e prezantohen thone se jam shqiptar nga Kosova .Jo pak here me ka rastesisur qe ne dy shtete ku banoj ,ne gjuhen perkatese te ketyreve shteteve me eshte kerkuar te shpjegoj pse po prezantohet si shqiptar ‘Albanischen Kuptohet shpjegoj gjithcka e marr nje miratim ,,aha ne forme kuptimi..Dikush madje me thote se per ekzistencen e shqiptareve te Kosoves kam mesuar nga vitet 90 -te.Ju falenderoj per mirekuptimin dhe pse e pranuat qe komunikimi jo i kuptueshem nuk ishte midis nesh une kuptova para se te shkruani si me siper se nderhyt si me thane shqip per me shujt zjarrin .Zjarret imagjinar shuhen shpejt por c’ka me i bo sherrit e zjarrit te vertete? Z.Mal sic keni emrin aq jete ju uroj se largu nga nje atdhetare.

  7. E nderuar Rita , mirekuptimin e cilesoj si vlere qe e arrijte piedestalin e te
    qenmes njeri ! Me qe Se tema ishte per Lladrofcet dhe neve u larguem
    nga tema pa e pague borgjin ! Miku i Jone Sinan Kastrati ka dhane
    argumente qe Diana Rexhepit tja plotesojne njohurite ! Pa medyshje
    Sinan Kastrati i ka vlerat e ndertimit personal qe bujarine e ka te kalitur
    me kualitetin intelektual Anej e kendej kufirit shqiptaro -shqipetar !!
    Kunder Ibrahim Rugoves ishte shprehe shume keq Fehmi Lladrovci
    Pra Fehmiu pa ua permend emrat i kundershton Patriotet kombetar
    qe ne fushen e dijes rrezatonin si Ari ! Po i permendi Ata qe i kam njohur
    perseafermi Profesor Fehmi Agani , Mark Krasniqi Anton Qeta Ali Aliu
    Eplot te tjere te cilve u kerkoj falje qe nuk po e zgjas listen me emra te tyre
    Pra Drenicakt tradicionalisht nuk munden me u largue prej Behaneve
    Prej odave te burrave kam ndegju e mesue Pleqet ton thonin :
    Nje Ahmet Deli e ka pase drenica Si qilibari siq duhet te jete shqiptari
    ( Lype ne yotube kengen e Ahmet Delise dhe ndegjoje !)
    Ndersa prej trevave qe holl e kan laku e perpunue qeshtjen shqiptare
    Ne kosove ishin Junikasit me shume dukagjinas Po juniku ka qene
    Republike ne vehte edhe ne kohen e Turkut !
    Pra Sinan Kastrati Fjalet e shkruara per Lladrofcat i ka me plot
    argumente dhe Sinani nuk eshte hisetar i asnje partije qe te anoj
    nga interesi partijak e as Vehtanak Ndesa ky Ramiz Lladrovci
    nuk eshte tregue qe ka kurrefar vlere e nere !

  8. Mal Uka, te falenderoj per fjalet e mira. Mal, ti je poet popullor dhe e njeh kulturen e popullit qe frymon nga populli.
    I nderuari Mal Uka, une nuk e kam njohur Fehmiun, nuk e njoh as Ramizin ama Xheven e kam njohur se eshte qika i ish mësuesit tim qe e kisha ne klasen e trete. Kam qene disa here te ai. Kur ai eshte largua, disa here kam folur te ish mesuesi tjeter qe u be drejtor Hazir Morina, burre qe s’i gjendej shoqi, qe ta pranojne ne pune perseri.
    Mesuesi Avdyl perjashtohet nga puna si mesues kur i nxjerr eshtrat e Azem Bejtes nga Shpella e Perrqeves.
    Avdyli, baba i Xheves ka qene trim por nuk rrinte ”rehat”.
    Vazhdon

  9. Mesuesi Hazir ne tha: O Sinan, i kam thene Avdylit hajde ne pune … e nese don don ”mos prek pune me dore”, vec kujdes me kolege … sepse duhet thene me keqardhje se ai nuk ishte i rehatshem.

    • I nderuar Sinan , duke lexue po ndihem fort mire qe
      siq thuhej nga ne Duhet pakez me e shkunde trupin e Dardhes
      per ti shiju frytet e pjekura qe pos hijeshise e kan edhe vleren
      si ushqim i bereqetshem !Te falem nderit per shkrim qe larteson
      vleren intelektuale dhe me njohurit tuaja i knaqe lexuesit me argumente
      te kohes se pa harruar ! Perjetimet tuaja nuk jan jetime po i takojne
      kallabllakut ne frontin ku pervetesohej dija , ndertohej bujarija
      dhe ideali shqiptar e provonte sakrificen per ta gezue ardhmerine !
      Te gjith njerzit e nershem qe ne shkrimet tuaja i prezenton siq ishin
      me karakteristika e tipare kombetare Gjithmone qofshin te nderuar
      e kurr mos qofshin te harruar !

  10. E vertete z.Mal se largohemi nga tema kur diskutojme vogelsira.Rikthehem se pikerisht per ( une mund t’a quaj hero) deshmorin Fehmi L dhe bashkeshorten e tij po deshmore) kam lexuar nje liber per jeten e tyre para 10 a me shume vitesh.M.q.se.ma dhane per pak dite e kam lexue me shpejtesi e ndihem fajtore qe s’me kujtohet dhe emri i autorit.Por libri ishte me shume flete ,gati 300 flete.Nuk e kam ne shtepi se me duhet t’a dorezoja ku e mora.Ne ate liber pershkruhet krejt jeta e tij ,qysh ne femijeri, per familjen e tij, gruan e tij heroine qe nuk ju nda deri ne momentin e fundit aty ne fushen e betejes ku dhe dhane frymen e fundit.Tragjedia e atij cifti qe mjerisht nuk lane pasardhes prapa me ka prek shume.Tash per z.S.Kastrati mbetem e cuditur per faktet qe ai parashtron.Dhe besoj se s’ka asnje zmadhim apo sajese .Ai ka njohuri te sakta me sa lexoj dhe te shkruash te verteten nuk eshte mekate.Ne mbyllje shtoj se lexoj me kenaqsi cfare shkruan z.Kastrati.

  11. Lexova krejt cka shkruan z.Kastrati ( jane botime te hereshme ) per jeten e tij dhe respekti e dashuria e tij per mesueset qe ka pasur,takuar e ka pasur kontakt me preku.Tregon nje njeri me shpirt human. Mesova dhe per peripecine e jetes se tij ne moshen rinore pa mbaruat gjimnazi per t’u arratisur per ne Shqiperi.I mjeri Sinai vogel e i paditur atehere.Sa te rinj shqiptare ishin vrare ,burgosur, e familjet te internuar se ,,,guxonin te kalonin telat me korrekt ne kufi. Donin t’ shpetonin urise, donin te jetonin aty ku fjala nuk ndalohej ,pra ne liri.Sinani i viteve 1974 , i riu ateheteshem nuk i dinte keto , kishte lexuar broshura e librat illegale qe sillnin nga Shqiperia.Nesje sot zotin Sinan doja ta pyesja : Si e komenton sot ate aventure ? Me ndryshimet politike ne te dy anet e kufirit.Ne se Informationet do te ishin te sakta do te mirrje ate inisjative.? Dhe them se keni shpetu mire prej moshes besoj qe nuk ju mbajtet se perfundimi do te ishte shume i keq.Shpirti yt rinor tregon per nje shpirt guximtar ,rebel..Ju pershendes z.Kastrati.

  12. Znj. Rite, shpresoj se u takuam ne ”Drini”, aty ku takohet Drini i Bardhe me Drinin e Zi.
    Shpresoj se mundesite qe te njihemi me te kaluaren dhe te tashmen, do te kemi mundesi, bashke me Male Uken, poetin popullor do te njehemi edhe me mire.
    Cka nendoj tash?
    Ne e kemi dashur Nenen Shqiperi por ajo shpesh ishte si njerke.
    Per me shume, herave tjera.
    Naten Rite e Male Uka!

    • Z.Kastrati kujtesa e juaj per te gjithe mesuesit qe i tregoni me emra ai dhe sherbimet e tyre tregon se keni nje memorje te shkelqyer si dhe disponimin e nje arshive.Jemi bashkmoshatare kur tregoni dipllomen e matures ,une e vitit 1976 -te.Drini i zi me te vertet bashkohet me Drinin e bardhe por njerzit ashtu si malet qendrojne perball njeri – tjerit pa u bashkuar asnjehere. Kemi realitet incidentet e rrymat politike.Thoni se e keni dashur Shqiperine kur i pergjigjeni pyetjes sime por ajo eshte treguar shpesh si njerke.E vertete por kur ajo u tregu e u soll si pushtues, xhelat i popullit te vet si mos te sillej si trathtar me ju e bashkekombas te tjere? Se mos te zgjatem une ju them dicka qe dhe sot mund te mos pelqeje e te mos deshifrosh se,,,ne se ju dhe ju takoheshim ne vitet 80 – 95 -se dhe shkembenim mendimet besoj ( nga ana ime ) se njeri do te ngelte gjalle.Kush do te shkelte me pare pistoleten do te shpetonte.Pse e them kete ? Se indoktrimi juaj ndaj politikes se diktatorit ka qene teper i madh dhe urretja e imja ka qene teper e madhe.Pse them deri me 1995 -sen ? Se besoj se nje mase e mire e Kosoves i jane hapur syte ,dine gjithcka qe u eshtw fshehur.Ne mbyllje ju qetesoj se nuk disponoj pistolete se rinine, enderrat per liri, i ka marre lumi Drin .Permes qeshjes per c’ka shkruaj ai hidherimi i vjeter , brenges e nje jete te shkuar mes tiranise komuniste nuk zhduket krejtesisht.Ajo mbetet si te ne edhe tek ju qe shihnit ‘si nje ” hero”,”patriot”njeriun qe me te vertete burgosi nje popull te tere ,qe nga mizorite ja kaloi dhe Hitlerit.Kjo tragjedi e jona dhe e juaja nuk ka shpjegim dhe pas 10 gjeneratash.Pra pranon lufte -pushimin z.Kastrati.Boj shaka une pelqej cfare shkruani .Ju uroj gjithe te mirat !!!

  13. Rita, nese nuk me keqkupton, komentet tua me pelqejne. Ato jane me teper se komente. Gjuha jote, stili yt eshte i perkryer.
    Krejt cka mund te them, perseri e perseris, mos me keqkupto ti dhe lexuesit e Drinit se une punoj si mesues letersie ne Malmö te Suedise por brenge e kam te kaluaren qe per shkaqe te (pa)njohura per ty dhe shume te tjere, nuk munda ti publikoj shkrimet e kujtimet e mia seose e kisha te ndaluar jo vetem te shkruaja por edhe te jetoja ne ish RSFJ-ne.
    Kur fillova te shkruaj, pas vitit 1997, 1999 me shkruajten nga Turjaka (Katundi im) me te afermit e mi: Nese shkruan ti, mengjeset do ta na gdhijne pa mashkuj te shtepive. Ti e ke te lehte se po jeton jashte…. dhe u detyrova qe te hesht.
    Fillova te shkruaj por jo me emrin tim te vertete, deri me 2014.
    Pastaj filluan sulmet e kercnimet dhe … u detyrova ta mbyll edhe FB.
    Kam te publikuara me teper se 3.000 faqe dhe disa shtepi botuese e shoqata shqiptare deshirojne qe te mi botojne se pakut dy libra.
    Dikur kam ”bashpunuar” me Bota Sot, Botapress, Shqiptari.eu, lajmi.co, fokusi org e jane ribotuar ne shume revista e portale ne Maqedoni, Presheve, ne Zerin e Anerikes et. disa dhjetra te tilla.
    Shumica me kane shfrytezu dhe kam ikur nga to.
    Tash shkruaj vetem ne ”Drini”.
    (Adresa ime eshte: sinan.kastrati@hotmail.com
    Te pershendes, ty e Male Uken me te cilin asnjehere nuk jam takuar por, njihem kur shkruaja me emer te rrejshem dhe keshtu u beme dhe mbetem miq.
    Diten, pune te mbare e shendet!
    Sinani, Suedi

  14. Kuptoj cdo gja.Jeni nje J.Gervalla i dyte qe per fat jetoni.Asnje moskuptim , ju uroj pune te mbare e vajtoj ato politikane qe dhe pse ne nje Kosove te cliruar kane stisur nje ‘pushtim ‘ te dyte..Pershendetje !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu