Mos e pengoni shtetin, mos u bëni vegla të Beogradit dhe Moskës!

Shkrime relevante

Gazeta finlandeze Helsingin Sanomat nxjerr zbuluar shqiptarin Armando Mema, që u shndërrua në zërin e Kremlinit

8 Nëntor, 2026 Korrespodenti Nga Korrespodenti Bëhet fjalë për Armando Memën, të...

Pse askush nuk flet për xhamitë ilegale në Kosovë?!

Domenik Kastrioti, Stuttgart, Gjermani ____ A duhet të shqetësohemi për objektet fetare që...

Dodona, Epiri dhe përgjegjësia për të rishkruar historinë

Kujtim Mateli, shkrimtar, Tiranë (Hyrja e plotë e studimit historik me autor...

Bota s’ta fal gëzimin

Maki Maqedonci Canolli ___ BOTA S’TA FAL GËZIMIN (Më quaj si të duash) ____ Më quaj...

Shpërndaj

THIRRJE PËR OPOZITËN: MOS E PENGONI SHTETIN ,MOS U BËNI VEGËL E BEOGRADIT DHE MOSKËS!
Nuk jam jurist, por secili e sheh: opozita po i shërben Beogradit.
Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi po i japin Listës Serbe veto mbi shtetin ,kjo është tradhti politike
___
“Në çështjet kushtetuese, edhe një presje mund ta përmbysë kuptimin,” thotë juristi dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Prandaj, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri duhet të ndalojnë manipulimin e opinionit publik.
Është një gjë të thuhet se procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve minoritarë nuk është ndjekur mirë, por është krejt tjetër të thuhet se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Kjo që po e thonë LDK-ja dhe PDK-ja i shërben vetëm Listës Serbe.
Po t’i ndjekim këto deklarata, atëherë Kosova bëhet peng i Beogradit dhe i Moskës ,sepse nëse Lista Serbe nuk propozon kurrë nënkryetar, sipas tyre, shteti nuk do të mund të funksionojë kurrë.
Ky është skenar që e do vetëm Vuçiqi, dhe është pikërisht ajo që e fuqizon ndikimin rus në Kosovë.
Mos e mashtroni popullin!
Mos i jepni Listës Serbe të drejtë veto mbi institucionet e Kosovës.
Kushtetuta nuk e ndalon Kuvendin të funksionojë pa nënkryetarin serb – kjo është thjesht një shpikje politike për të bllokuar shtetin dhe për të përfituar pushtet.
Ky është vazhdimi i marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Vuçiqi, që e futi Kosovën në këtë bllokadë.
Sot Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po e vazhdojnë të njëjtën rrugë, duke e mbajtur peng Kosovën për interesa të ngushta partiake.
Sa më shumë që vononi konstituimin e institucioneve, aq më shumë populli po e kupton tradhtinë tuaj.
Koha e marrëveshjeve të fshehta dhe e lojërave të Beogradit ka mbaruar – populli i Kosovës nuk do të lejojë që shteti të shkatërrohet për ambiciet e disa politikanëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu