Në Gjilan u përuruan librat “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës …” dhe ”Veshja shqiptare e Medvegjës dhe e viseve të tjera shqiptare”

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te Tuli i Bukës !

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Shkruan: Xhemaledin SALIHU 

PËRURIM I SHKËLQYESHËM I DY  LIBRAVE SHKENCORË NË GJILAN 

Të shtunën, më 10 dhjetor 2022, në Gjilan, në Bibliotekën e Qytetit “Fan Noli”, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në bashkëpunim me bibliotekën në fjalë i përuroi dy libra shkencore: 1. “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare dhe 2.” Veshja shqiptare e Medvegjës dhe e viseve të tjera shqiptare”.  

Në përurim ishin të pranishëm shumë studiues, shumë intelektualë dhe pjesëmarrës të tjerë të Anamoravës.Pra, salla ku mbahej përurimi i librave shkencorë ishtë përplotë me dashamirë të librave shkencorë. 

Përurimi i librave shkencore filloi me fjalën e rastit të Xhemaledin Salihut, kryetar i SHTKKLP-së, përshëndeti të gjithë studiuesit, intelektualët dhe pjesëmarrësit e përurimit, veçanërisht përshëndeti Kryesinë e punës: Prof. dr. Drita Halimin Statovci, Prof. dr. Agron Xhagollin, Z. Qazim Azizin, drejtor i Bibliotekës së Qytetit “Fan Noli” në Gjilan dhe Phd Shpëtim Memishin, kryetar i Kuvendit të SHTKKLP-së. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më pastaj, kryetari foli për qëllimet e organizimit të Konferencave shkencore në Preshevë, për veprimtarinë dhe punën e Shoqatës, e tjerë. Posaçërisht theksoi  se për këtë periudhë, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore ka arritur të organizojë 14 konferenca shkencore, të cilat janë zhvilluar në Preshevë/11/, 1 në Prishtinë, me Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Medvegjë/2/, 19 libra, prej të cilave: 11 janë punimet e konferencave, 4 shkencore-individuale dhe 4 libra letërsi. 

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Në vazhdim fjala iu dha Prof.Dr Drita Halimit Statovci, redaktore e librave që foli mbi librin: “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” dhe  “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare”.  

Poashtu lidhur me këto dy libra shkencorë foli dhe recensenti i librave Prof. dr. Agron Xhagolli. 

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Më pastaj Z.Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës lexoi pjesë nga punimi i tij: “Zejtaria dhe tregtianë krahinën e Malësisë së Bujanocit-Hashanisë, ndërsa Dr. Sc. Qazim Namani foli mbi punimin e tij në libër: Veshja shqiptare e Medvegjës. 

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Në vazhdim u hap diskutimi, ku fjalën e mori Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, Ismet Azizi, Baki Krasniqi e tjerë. 

Në fund Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari shpërndau të pranishmëve 2 librat shkecorë,në botim të saj, të cilat me suskes u përuruan në sallën e Bibliotekës së Gjilanit. 

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu