ARKIVI:
4 Gusht 2026

Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

Shkrime relevante

Askush nuk duhet me u kërcënue për shkak të mendimeve të veta

Dom Nikson Shabani, Prizren Kundërpërgjigje ndaj Prof. Dr. Milazim Krasniqit . Nëse...

Kur kujtesa zëvendësohet me spektaklin

Agim Vuniqi, Vashigton ____ Kemi dëgjuar shpesh diskursin folklorik: “Hajde veshi çizmet e...

Shembuj dhe fakte, administrata digjitale dhe siguria kombëtare (2)

Safet Sadiku, Zvicër ____ Edhe Republika e Kosovës nuk mund të konsiderohet se...

Serbia që “e ngatërron televizorin” me historinë

Lirim Gashi, Prizren ___ Nga Memorandumi i SANU-së te Vuçiqi: si u ulën...

Në 80-vjetorin e lindjes së historianit, shkrimtarit dhe mikut tim të çmuar

Nga Ramiz Tafilaj, Houston, Texas, SHBA 4 gusht 2026 ____ Ka njerëz që e...

Shpërndaj

Në foto: Heroi i kombit Shaban Polluzha
Nga: Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
______
Pasi nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë. Luftëtarët e tjerë u shpërndanë nëpër katund, ndërsa Isa qëndroi me plakun e Prekazit.
Tanë natën e kaluan duke folur për gjamën e madhe që kishte ra n’Kosovë, pushtimin serb.
– Kam marrë habere se n’Shqypni asht t’ue u ba nji kuvend i madh e une duhna me kanë aty, – i tha Isa, Ahmet Delisë. – Po du qe ti me ardh shoq me mue!
Kur zbardhi dita e re të dy burrat u vunë në krye të luftëtarëve dhe nisën udhëtimin e gjatë. Kur kaluan Përroin e Keq dhe u ngjitën në rrafshlartën e Qubrelit, u ndalën për të pushuar. Midis dy burrave nisi një bisedë e vështirë.
– Duhet të kthehemi, Isa Beg! – i tha Ahmet Delia. – Qysh po shkojmë n’ Shqypni e gratë e thmitë po i lamë n’ dur t’shkaut.
– Nuk mujm me qëndru ma shumë ktu ; atje kena me u bashku e kur t’vjen Pranvera kemi me liru tanë Kosovën, – ia ktheu Isa.
Por Ahmet Delia nuk u bind.
– Ty udha e mbarë e unë po kthehna; nuk m’bajnë kambët me shku manej! – ishin fjalët e fundit të tij para se të ndahej nga Isa Boletini.
Në fillim të dhjetorit Isa Boletini u shfaq në Vlorë, ku tanimë ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa pak ditë më vonë Ahmet Delia u vra në një betejë epike me një njësi paramilitare serbe, e cila e kishte sulmuar Prekazin për ta plaçkitur e dhunuar.
Isa Boletini
Shaban Polluzha

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu