Kreu Blog Faqe 1096

Kryeministri Kurti vizitoi Komunën e Kamenicës dhe mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”

0

Kamenicë, 13 mars 2023

Në Kamenicë, sot u vendos gurthemeli i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, e në praninë e mësimdhënësve dhe nxënësve ishin pjesë e ceremonisë së organizuar me këtë rast.

Para tyre, ai tha se përkujtimi i përvjetorit të vdekjes së rilindasit, Fan S. Noli, përmes emërtimit të shkollës, është simbolik domethënëse dhe zotim për vazhduar angazhimin në rrugën e dijes.

Forhåndsvisning av bilde

“Këtë gurthemel po e vendosim në muajin mars. Marsi na kujton hapjen e Mësonjëtores në Korçë,  në vitin 1887, që u kthye në shkollë arketip, emër shënjues për shkollat shqipe e për mësuesinë. Andaj çdo mars, kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e mësueseve dhe mësuesve për mësimdhënien, për shkollat dhe sistemin arsimor”, u shpreh kryeministri. 

Ai shtoi se roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm e faktorë vendimtarë edhe për zhvillimin e vendit dhe se kjo është arsyeja që e kemi rritur buxhetin e arsimit për mbi 26% në dy vitet e fundit dhe e kemi bërë arsimin e lartë falas. 

Shkolla e re Fillore të Mesme të Ulët në Kamenicë do të ketë sipërfaqe bruto prej 4.500 m2, me 20 klasë, 5 kabinete, 1 bibliotekë, dhe mensë moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive. E financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, vlera e projektit të shkollës së re është 1.7 milionë euro.

Gjatë qëndrimit në Kamenicë, paraprakisht kryeministri Kurti zhvilloi një takim me Kryetarin e kësaj komune, Kadri Rahimaj dhe ekipin e tij, ku u informua për punën e deritanishme, projektet që janë duke u zbatuar dhe që planifikohen në të ardhmen. Ai ofroi mbështetjen e tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e planeve të komunës, në shërbim të zhvillimit të saj dhe mirëqenies së qytetarëve.  

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në ceremoninë e vendosjes së themelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli” :

I nderuari Kryetar i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj,

E nderuara ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, znj. Arbërie Nagavaci,

Të nderuar mësimdhënës dhe të dashur nxënës,

Të nderuar drejtorë të komunës dhe asamblistë të Kuvendit Komunal,

I nderuari drejtor i shkollës dhe staf tjetër të kësaj shkollë, gurthemelin e së cilës po e vendosim sot,

Të dashur qytetarë të Kamenicës,

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër,

Është kënaqësi që po takohemi, në këtë ditë kaq të bukur, dhe po i vendosim themelet e një shkolle të re. Kësaj shkolle që nderon kujtimin e shkrimtarit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, një prej rilindësve më të shquar, Fan Noli, emrin e të cilit mbanë shkolla.

Forhåndsvisning av bilde

Po takohemi pikërisht në përvjetorin e 58-të të shuarjes së këtij rilindasi. Përkujtimi i tij, nëpërmjet emërtimit të shkollës, është simbolikë me domethënie të madhe. Është zotim për vazhdimin e angazhimit në rrugën e dijes e të arsimit. 

Projekti i kësaj Shkolle Fillore të Mesme të Ulët në Kamenicë, është ai i një shkolle moderne. Do të ketë sipërfaqe bruto prej 4.500 m2, me 20 klasë, pesë kabinete, një bibliotekë, dhe mensë moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive. Pas disa viteve shkollimi në kushte të papërshtatshme, nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkollë që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre. 

Të nderuar të pranishëm, 

Këtë gurthemel po e vendosim në muajin mars. Marsi na kujton hapjen e Mësonjëtores në Korçë,  në vitin 1887, që u kthye në shkollë arketip, emër shënjues për shkollat shqipe e për mësuesinë. Andaj çdo mars, kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e mësueseve dhe mësuesve për mësimdhënien, për shkollat dhe sistemin arsimor.  

Në mars urojmë mësimdhënësit në misionin e tyre të përkryer. Ata që na e adresojnë jetën tonë drejt talentit, njeriun tonë drejt qytetërimit. Ne na mbetet detyrë të lehtësojmë misionin e tyre. E institucionet tona duhet të jenë të përgjegjshme që ta ngrenë cilësinë e shkollave në vendin më sublim. Aty ku themelohet ndërgjegjja e ku ushtrohet profesioni më fisnik. 

Roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktorë vendimtarë për zhvillimin e vendit. Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur buxhetin e arsimit për mbi 26% në dy vitet e fundit dhe e kemi bërë arsimin e lartë falas. 

Me përgjegjësi institucionale e me përkushtim kolektiv, të angazhohemi e të punojmë për shoqëri që është përparimtare. Këtë na e thonë idealet e veprimtarëve e dëshmorëve tanë. Këtë na e kërkojnë edhe ëndrrat e fëmijëve tanë. 

Lavdi mësimdhënësve dëshmorë. Mirënjohje të gjithë mësimdhënësve, që detyrën e tyre, nga punë të përditshme e kanë kthyer në mision jetësor. 

Të dashur mësimdhënës dhe nxënës të pranishëm,

E dashura Medina,

Të dashur qytetarë të Kamenicës, 

Më lejoni të ju përgëzoj edhe një herë dhe të ju uroj punime të mbara në ndërtimin e shkollës. 

Ju faleminderit dhe e gëzofshi! 

Gjingjiqi nga këndvështrimi im

0
Autor: Lirim Gashi
____
Zoran Gjingjiç ishte një pragmatist maksimalist i pandreqshëm, sepse ai ishte i paskrupullt në përpjekjen e tij për të mos e ndryshuar rrënjësisht shoqërinë serbe, por vetëm për ta bërë atë më të aftë për të aktruar dashuri të rreme për Perëndimin, dhe në këtë mënyrë për ta thithur buxhetin e Brukselit si një sfungjer.
Në fakt, ai ishte aktor më i ftohtë, më i pafytyrë dhe më i mirë se Vuçiqi dhe jam 100% i sigurt se do të ishte më i rrezikshëm për pavarësinë tonë.
Pse pragmatizmi i tij maksimalist ishte kaq i rrezikshëm?
Sepse nga njëra anë ai fshihej nën petkun e demokracisë dhe tolerancës së rrejshme, e nga ana tjetër qëllimi i tij përfundimtar nuk ishte aspak i ndryshëm nga ai i Sheshelit, i cili së paku shprehte publikisht urrejtjen ndaj fqinjëve të serbëve dhe në këtë mënyrë sinqerisht i paralajmëronte ata se çfarë i priste nëse ai do të vinte në krye të Serbisë.
Se sa i paskrupullt, joetik dhe imoral ishte pragmatizmi i tij, dëshmon bashkëpunimi i tij i ngushtë me Klanin e Zemunit, në të cilin ai u fut si një Kalë i Trojës për ta rrëmbyer nga brenda dhe për ta udhëhequr personalisht.
Megjithatë, duket se e ka mbivlerësuar potencialin e tij të madh strategjik dhe taktik, sepse kodin e sjelljes mafioze e ka mësuar vetëm nga librat, gabim ky trashanik të cilin e ka paguar me jetë.
Nuk kam pasur kurrë simpati për atë njeri, sepse gjithmonë kam parë në karakterin e tij një bishë alfa që depërton si uji në çdo kabinet të sundimtarëve më të fuqishëm të botës.
Jam i bindur që Albin Kurti ka të njëjtin mendim për të si unë, por në pozicionin që zë, ai nuk e ka luksin të thotë të vërtetën 100%, ndaj kam shumë respekt për shndërrimin e tij nga një individ i ndershëm dhe i arsimuar në një politikan të aftë.
Cilët ishin pragmatistët më maksimalistë në botë?
Julius Caesar, Napoleon Bonaparte, Adolf Hitler dhe Joseph Stalin.
Kur është pragmatizmi maksimalist më i rrezikshmi?
Kur i mungon komponenti racional.
ĐINĐIĆ IZ MOG UGLA GLEDIŠTA
Autor : Lirim Gashi
Zoran Đinđić je bio nepopravljivi maksimalistički pragmatičar, jer je bio beskrupulozan u pokušaju da suštinski ne promeni srpsko društvo, već samo da ga učini sposobnijim da glumi lažnu ljubav prema Zapadu, i da time kao sunđer upija briselski budžet.
U stvari, on je bio hladniji, drskiji i bolji glumac od Vučića i 100% sam siguran da bi bio opasniji po našu nezavisnost.
Zašto je njegov maksimalistički pragmatizam bio tako opasan?
Zato što se krio pod plaštom lažne demokratije i tolerancije, međutim njegov konačni cilj uopće se nije razlikovao od Šešeljevog, koji je barem javno ispoljio svoju mržnju prema srpskim susjedima, i na taj način ih je iskreno upozorio šta ih čeka ako on dođe na čelo Srbije.
Koliko je njegov pragmatizam bio beskrupulozan, neetičan i nemoralan, svedoči i njegova bliska saradnja sa Zemunskim Klanom u koji se probio Kao Trojanski Konj da bi ga razbio iznutra i da bi ga lično vodio.
Ipak, čini se da je precijenio svoj veliki strateški i taktički potencijal, jer je mafijaški kodeks ponašanja naučio samo iz knjiga, što je platio životom.
Nikada nisam imao simpatije prema tom čovjeku, jer sam u njegovom liku uvijek vidio alfa-zvijer koja kao voda prodire u svaki kabinet najmoćnijih svjetskih vladara.
Uvjeren sam da Albin Kurti ima isto mišljenje o njemu kao ja, ali na poziciji koju zauzima nema luksuz da govori istinu 100%, tako da izuzetno poštujem njegovu transformaciju od poštenog i obrazovanog pojedinca u vještog političara.
Ko su bili najmaksimalistički pragmatičari na svijetu?
Julije Cezar, Napoleon Bonaparta, Adolf Hitler i Jozef Staljin.
Kada je maksimalistički pragmatizam najopasniji?
Kada mu nedostaje racionalna komponenta.

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria në Malö ,organizoi Kuizin e Diturisë “Suedia 2023”

0
Nga: Murat Koci, Malmå
___
Ashtu siç kishim planifikuar në Lidhjen e Shoqatave Shqiptare Iliria dhe në Këshillin Koordinues të Kuizit të Diturisë (dje) të shtunën me 11 mars 2023, u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme (me këto kapacitete financiare e organizative që posedojmë ) Kuizi i Diturisë, Suedia 2023, në Malmö.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Para më shumë se 300 nxënëseve e prindërve, në amfiteatrin e shkollës së Borjarit 108 nxënës nga Selaniku e Athina e Greqisë, nga Vjena e Austrisë, nga Staffanstorpi, nga Karlshamni, nga Laholmi, nga Landskrona, nga Göteborgu, nga Ängelholmi dhe 6 ekipe nga Malmö shpërfaqen dijet kulmore të tyre në letërsi, gjuhë, histori, gjeografi e kulturë shqiptare.
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Gara ishte e ashpër dhe fituesin e përcaktonte me nuanca minimale kompjuteri. Kjo garë e ashpër dhe e barabartë shkaktonte emocione të papara të nxënësit, pedagogët e prindërit.
Vendi i parë : Landskrona, Suedi, mësues Isuf Bajraktari.
Vendi i dytë: Vjena, Austri, mësuese Desara Gjonej.
Vendi i tretë : Selaniku, Greqi, mësuese Jonida Mema.
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Diç e tillë mund të përjetohet vetëm në event artistike a sportive me karakter shtetëror a ndërkombëtar.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Që kjo të arrihej është bërë punë madhe nga pedagogët dhe nxënësit për muaj të tërë.
Publikisht në emër të LSHSH “Iliria” falënderoj, Eva Pakoken e Jonida Memen (Selanik) Greqi, Klarita Selmanin e Pjerin Ndreun (Athinë) Greqi, Antigone Elshanin (Vjenë) Austri, Desara Gjonej (Vjenë) Austri, Burhan Kuçin Karlshamn, Lumnije Kajtazin Staffanstorp, Fatmire Bunjaku Göteborg, Hava Limanin Laholm, Xhevat Isufin e Zonjë Skenderaj Ängelholm, Isuf Bajraktarin Landskrona, Valbona Hoxhën, Teuta Nikezin, Sirije Gashin, Fatime Kuçi, Shpresa Avdiun Shatri nga Malmö, për punë me nxënës e kontribut të jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e Kuizit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Faleminderim të madh kryesisë së LSHSH Iliria!
Faleminderim të veçantë për punë të jashtëzakonshme KKKD, kryetares Hava Limani, anëtarëve Xhevat Isufi, Zonjë Skenderaj, Isuf Bajraktari dhe Murat Koci.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Faleminderim të veçantë edhe jurisë në përbërje : Isuf Bajraktari kryetar, Zonjë Skenderaj, Jonida Mema, Antigone Elshani, Sinan Kastrati anëtarë.
Faleminderim moderatorëve Hava Limani e Xhevat Isufi.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Falënderim tv “Fontana” nga Kosova dhe Ibrahim Xhemailit e Adnan Aliti nga Danimarka.
Faleminderim të veçantë konsullit tonë në Stockholm z Ardian Kolaj.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Faleminderim të jashtëzakonshëm mbështetësve të pakursyer, Igballe Morina, Isuf Topilla, Medi Behrami, Xhevat Topalli, Zymer Kuqaj e Shaip Morina
Faleminderit dhe mbështesve në planifikim e realizim, prof dr Muhamet Shatri, Haxhi Haxhija, Mustaf Bajramaj, Ismail Rugova, Sinan Kastrati, Milaim Makolli, Shaip Morina, Igballe Morina.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Aurel Dasareti, SHBA: Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…

1

Aurel Dasareti

Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.

Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…

Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.

• A e pranoni asociacionin?

• A jeni kundër asociacionit?

***

PS: Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

Shëndet, Aurel Dasareti 

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti pritën në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. 

Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.  


Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në votimin e fundi të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe për avokimin e vazhdueshëm për t’i dhënë fund këtij procesi. 


Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të  marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët.  


Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti priti në një drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Prishtinë, 12 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po zhvillon vizitën e gjashtë të tij në Kosovë.

Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit.

Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Forhåndsvisning av bilde

Strategjistët e Rusisë dhe Kinës ka kohë që projektojnë dhe kordinojnë Luftën Hibride kundër Përendimit

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Aleksej Dobrinin, Drejtor i Departamentit të Planifikimit të Politikës së Jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Rusi, e ka përshkruar saktë esencen e fjalimit të Presidentit Putin, si”një bazë metodologjike për të kuptuar, përshkruar dhe ndërtuar shumëpolaritet.”
Jemi dëshmitar se bota multipolare është në evolvim shumë të shpejtë gjeoekonomik.
Tani, në këtë etapë, presidentet Putin dhe Xi Jinping, secili në mënyrën e tyre, janë duke konceptualizuar vektorët kyç të multipolarititetit.
Këtu qendron idea e konceptit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Rusi-Kinë, edhepse ambiguid në shikim të parë por tejet konkret.
Metaforikisht, ajo flet gjithashtu shumë,busulla, orientimi kryesor i Rusisë në Lindje, drejt diellit që lind, ishte e vetmja rrugë logjike për t’u ndjekur.Ngase cituar Dilanin, errësira agon mu ne kapërcyellin e mesditës.
Çfarëdo që të ndodhë më pas gjeopolitikisht, Rusia është perballë Përendimit ,pas të cilit fshihet konfrontimi përfundimtar ~ai me Kinën!
Dmitri Medvedev, zëvendës/kryetar i Këshillit të Sigurimit, tani më shumë se kurrë e bëri shumë të qartë: “Rusia rrezikon të copëtohet nëse ndalon një operacion të posaçëm ushtarak (SMO) përpara se të arrihet fitorja.”
Dhe mesazhi është edhe më akut sepse përqon sinjalin publik për udhëheqjen kineze: çfarëdo që të ndodhë më pas, ky është qëndrimi zyrtar i patundur i Kremlinit.
Në mënyrë mjaft transparente në përputhje me fjalimin e Putinit, Ministria kineze e Punëve të Jashtme zgjodhi momentin gjeopolitik/ekzistencial për të proklamuar konfrontimin mes SHBA ve dhe aleateve të saj.
Diplomacia kineze, deri tani e karakterizuar nga pasiviteti, ambivalenca, kufizimi aktual dhe politeiteti ekstrem më në fund bëri kthesën moti të parashikuar.
Studiuesi Cuan Le vëren se ky qendrim mund të konsiderohet si forma tradicionale por tani e stolisur me formulim bashkëkohor që pushtetaret kinez e përdornin në të kaluarën e tyre mijëvjeçarë si parapërgaditje për luftë.Njekohësisht, në boten kineze është një shpallje aksio-epistemo-politike që justifikon një luftë serioze, që në universin kinez do të thotë një luftë e paracaktuar nga një Fuqi e Lartë e aftë për të rivendosur Drejtësinë dhe Harmoninë në një Univers të trazuar.
Sigurisht në universin kinez nuk ka vend për “Perëndinë” e aq më pak një version përendie të krishterë; “Zoti” për kinezët do të thotë triniteti Bukuri-Mirësi-E Vërteta, Parimet Universale Qiellore. Koncepti më i afërt për një jo-kinez për të kuptuar është Dao: Rruga. Pra, rruga drejt trinitetit Bukuri-Mirësi-E Vërtetë përfaqëson simbolikisht Bukurinë-Mirësinë-të Vërtetën.
Lëvizjet e supërfuqive bërthamore bartin në vehte përgjegjesinë, fatin por edhe mallkimin e botës kaq shumë të polarizuar dhe si kurr ndonjëherë me parë kaq të konfrontuar.

“Dosja e Kamenicës” kurrë nuk u hetua, edhe pse kishte krime të shumta dhe emra të të dyshuarve?

0
Musa Sabedini, editor i Rajonipress
___
Gjilan – Gjeneratat e reja nuk do ta falin heshtjen e prokurorëve kosovar përballë dosjeve të shumta të krimeve serbe në Anamoravë e anekënd Kosovës. Kjo edhe është pika më e dobët e hetuesve të cilët të ndikuar nga politikat e UNMIK-ut dhe EULEX-it heshtën dhe vazhdojnë të heshtin mbi dosjet e përgjakura të regjimit kriminal të Millosheviqit. Dosja e Kamenicës e cila është përgatitur nga njerëz kompetent ka pasur materiale të gjalla, fotografi e dëshmi, prova e deklarata të dëshmitarëve për krimet e fundit në këtë qytet. As kjo Dosje nuk është hetuar kurrë, meqë ajo nuk është dorëzuar në organet e duhura kompetente. Në Komunën e Kamenicës nga forcat e organizuara ushtarake, policore dhe paramilitare janë vrarë, ekzekutuar 22 persona, derisa numri i të gjithë të vrarëve nga ky rajon në luftën e fundit prill 1999 qershor 1999 arrin në 26 persona.

Dosja e Kamenicës me gjasë ose ka humbur ose është zhdukur dhe në mungesë të saj është vështirë edhe të bëhen hetime serioze. Megjithëse edhe kur ka Dosje të kompletuara EULEX-i dhe prokurorët shqiptar nuk kanë hetuar?.

Ndryshe nga të dhënat nga tereni dhe nga deklaratat e dëshmitarëve vërtetohet se në tërë territorin e Kamenicës dhe jashtë saj janë vrarë këta persona: Ramadan I. Sijarina (1976), Shemsi Isufi (1965), Sabri Krivaqa, Driton Krivaqa, Agush Isufi, Besnik Maroca, Musli Ymeri, Tefik Hajdini, Rafet Isufi, Isa Kastrati, Mehmet Sabedini, Ramadan Latifaj, Zylfi Kastrati, Avdi Xhaqku, Ahmet A. Mehmeti, Arsim Sh.Isufi, Nevzad D. Kryeziu, Emin R. Kryeziu, Selver B. Kryeziu, Ismajl Xh. Ismajli, Xhelal Sopi, Asllan H. Thaqi, Fadil Zubaku, Emin Jerliu, Musa I. Morina.

Në komunën e Kamenicës sipas Dosjes të plagosur gjatë luftës së vitit 1999 janë 31 persona, ndërsa të zhdukur janë pesë veta.

Sipas raportit të komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës në vrasjet e shqiptarëve në këtë rajon janë të implikuar edhe një numër i ish udhëheqësve serb.

Ish zyrtarët serb janë përgjegjës për vrasjen, maltretimin fizik dhe psikik, vjedhjen, ndezjen e shtëpive dhe lokaleve afariste, zhdukjen e dokumentacionit me vlerë kombëtare, zhdukjen e dokumentacionit të administratës, dokumentet e gjeodezisë.

Për të gjitha këto veprime inkriminuese është vërtetuar nga dëshmitarët se përgjegjës direkt janë këta ish zyrtar serb: Filiq Dimitrije Branimir ish kryetar i Komunës së Kamenicës është përgjegjës për urdhrat e tij për asgjësimin e dokumentacionit të librave amë, regjistrat e popullatës në zyrat e ofiqarisë në Hogosht, Tugjec, Muqiverc, Strezoc dhe Kamenicë. Filiq është përgjegjës edhe për aerofotografimin e Kamenicës i vendosur në drejtorinë e Gjeodezisë. I tërë ky dokumentacion me vlerë është dërguar në Vranjë nga sekretari i Kuvendit Komunal Nikita Markoviq.

Branimir Filiq është përgjegjës për të gjitha krimet që janë bërë ndaj popullatës shqiptare gjatë kohë së luftës meqë ai ka qenë edhe komandant ushtarak. Gjatë kohës së luftës në zonën e Qafës së Kopernicës nga forcat ushtarake janë vrarë Ramadan Sijarina dhe Emin Jerliu si dhe është zhdukur Qamil Syla dhe Lulzim Vrajolli.

Stojanoviç Q. Bozhidar i lindur në fshatin Bosce, ish kryetar i Kamenicës dyshohet se së bashku me Nikita Markoviqin kanë organizuar grupet paramilitare për djegien e lokaleve afariste si dhe shtëpive të shqiptarëve. Është përgjegjës për plaçkitjen e bagëtive të fshatrave shqiptare në Petroc, Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik.

Stamenkoviq Xhella Goran – ish inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë është përgjegjës për rrahjet, maltretimet dhe burgosjet e shqiptarëve. Dyshohet se ka urdhëruar zhdukjen e shqiptarëve nga Kopernica, Hogoshti, Karaqeva etj.

Aleksiq Jovan Vlladimir – ish inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë dyshohet se ka punuar sipas instruksioneve të Filiq Branimirit.

Filiq Zhivorad – ish polic i stacionit të policisë në Kamenicë dyshohet për maltretimet dhe rrahjet ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Tasiq Dobrivoje ish inspektor i kriminalitetit ekonomik, Gjorgjeviq Negovan.
Petroviq Sveta Gollub – ish polic në Kamenicë i cili dyshohet se më 27.03.1999 në vendin e quajtur “Therrat e Grizimës” vend i banuar me popullatë serbe e ka takuar dhe maltretuar, rrahur dhe alivanosur Asllan Lecin (1936) nga fshati Gmicë me vendbanim në Hajvali. Nga goditjet e rënda Asllan Leci i ka humbur shqisat e të dëgjuarit.

Nikoliq Zoran Dragan – gjatë luftës ka pasur rolin e paramilitarit. Pjesëmarrës i djegies së lokaleve afariste dhe shtëpive të shqiptarëve në Kamenicë.

Filiq Gjoro Sreqko – nga Kamenica ish punëtor i ndërmarrjes publike. Dyshohet se më 11 prill 1999 në fshatin Rahovicë ka marrë pjesë në ekzekutimin e Shemsi Isufit dhe Arsim Isufit. Gjithashtu më 19.06.1999 Filiq dyshohet se tek vendi i quajtur “Kriva Reka” ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Sabri dhe Driton Krivaqa si dhe Agush Isufit të gjithë nga Kamenica.

Maksimoviq Mile Vlladimir – ish punëtor i seksionit të pyjeve në Kamenicë i mobilizuar gjatë luftës. Dyshohet se më 19.04.1999 në fshatin Leshtar me urdhër të Bora Stankoviqit e ka futur në automjetin e tij Lulzim Vrajollin nga fshati Marec dhe e ka dërguar në drejtim të Kamenicës ku për fatin e tij ende nuk dihet asgjë.

Jovanoviq Boban nga Kamenica ish punëtor i “Jugobankës”. Gjatë luftës ka ndihmuar paramilitarët në vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve e pastaj djegien e shtëpive .

Sipas dëshmitarëve më 19 prill 1999 në fshatin Rahovicë ka marrë pjesë në ekzekutimin e Arsim Isufit dhe Shemsi Isufit.

Bozhidar Qedimir Stojanoviq nga fshati Huboc ish kryetar i këshillit ekzekutiv në Kamenicë. Dyshohet se ka formuar grupet paramilitare të të rinjve serb me qëllim që të plaçkiten mallrat e shqiptarëve dhe të digjen shtëpitë e tyre.

Me urdhrin e tij janë marrë – plaçkitur bagëtitë e trasha të fshatrave shqiptare Rahovicë, Strezoc, Leshtar, Petroc, Koretin dhe u janë dërguar fshatit serb Ranillug kurse një pjesë është dërguar në Bunanoc dhe Vranjë.

Deniq Panajoti është përgjegjës për djegien e shumë shtëpive dhe lokaleve afariste.
Dragan Qedomir Zhivkoviq – nga fshati Huboc është përgjegjës për djegien e lokaleve afariste në Kamenicë.

Stojan Mitiq – ish komandant i gardianëve në burgun e Qarkut në Gjilan dyshohet se ka maltretuar në mënyrën më çnjerëzore Mubien Arifin.

Trajan Maksimoviq nga fshati Gregjenik dyshohet se së bashku me Millan Vasiqin, Radosav Stojanoviqin, Radomir Gjokiqin kanë marrë pjesë më 18 prill 1999 në vrasjen e Shemsi dhe Arif Isufit nga fshati Rahovicë.

Serboljub Stamenkoviq ish drejtor në “Trajko Periq” dyshohet se më 11 maj 1999 së bashku me Dragan Stefanoviqin, Nikollë Matkoviqin, Kranqen Dimitrijeviqin, Dragan Periqin kanë maltretuar psikikisht dhe fizikisht qytetarët e fshatit Kranidell, me dhunë kanë vjedhur të holla, ari si dhe tërë pasurinë me vlerë.

Bogoljub Millosheviqi nga Kamenica dyshohet se me urdhrin e tij në fshatin Koretin më 19 maj 1999 janë kryer pesë plagosje të qytetareve shqiptarë të pafajshëm.

Miqa Simiq nga Berivojca polic aktiv. Dyshohet se më 31.07.1999 së bashku me Dragan Nikoliqin ka vrarë taksistin Fetah Fetahun nga Bujanoci në vendin e quajtur qeshma e “Mulla Nuhës”.

Për një pjesë të vrasjeve të shqiptarëve më 18 prill 1999 ishte ngritur aktakuza kundër Momqillo Trajkoviçit ish kryeshef i sigurimit në Kamenicë. Trajkoviç akuzohej për vrasjen e Ahmet Ahmetit (1970) i cili ishte ekzekutuar nga forcat serbe dhe Arsim Isufi (23) i vrarë në pragun e shtëpisë dhe në praninë e anëtarëve të familjes. Shemsi Isufi (34) dhe Ramadan Kastrati nga Karaqeva fillimisht janë kidnapuar e më pas janë ekzekutuar në periferi të Kamenicës.

Momqillo Trajkoviç akuzohej edhe për vrasjen e Murtez dhe Fadil Sherifit në fshatin Petrovc ku edhe janë djegur kufomat e tyre për të humbur gjurmë. Trajkoviç ishte përgjegjës edhe për rrethimin e fshatrave Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Kranidell, Karaqevë e Epërme, Rogaqicë, Topanicë dhe Koretin.

Në Hogosht është kidnapuar Ramadan Latifi dhe Mehmet Sabedini të cilët më pas janë likuiduar tek pishnajat e fshatit Karaqevë.
Në fshatin Kopërnicë para syve të familjes është ekzekutuar Ismail Ismaili. Në fshatin Rogoqicë Nevzad Kryeziu.

Në Karaqevë nga shtëpia e tij është marrë Asllan Thaçi i cili është rrahur e maltretuar dhe më pastaj me urdhër të Momqillo Trajkoviqit është dërguar në Prishtinë ku ekzekutohet nga dora e Zhivojin Filiqit dhe Sërba Aleksiqit në afërsi të liqenit të Badovcit.

Më 1 maj 1999 me urdhër të Momqillo Trajkoviqit, tek vendi i quajtur “Qafa e Kopërnicës” janë vrarë Emin Jerliu nga Dazhnica dhe Ramadan Siarina nga Firiqeva.
Trajkoviq është akuzuar edhe për plagosjen e Mevludin Fazliut më 11 prill 1999.

/rajonipress/

Shukrije Gashi: Islami politik bëri atë që s’mundi ta bëjë Serbia , përçau popullin!

1
Shukrije Gashi, drejtoreshë e Organizatës për Menaxhimin e Konflikteve, tha se përçarjen e popullit kosovar nuk ka arritur ta bëjë Serbia, por këtë sipas saj, e ka bërë islami politik.
Ajo tha në Konfrontin e KTV-së të mërkurën, se përçarja e popullit nisi nga grupe të islamit politik që i kushtëzonin të rejat kosovare për mësimin e gjuhës angleze ose të shkathtësive kompjuterike me vendosjen e mbulesës.
“Fenomeni jo i mirë, islami politik, jo islami siç ka qenë tradicional në Kosovë, por fillesat e islamit politik datojnë që nga vitet e 90-ta, d.m.th, viti 1992-93 e tutje, por ato kanë qenë më shumë nën rrogoz, s’kanë qenë shumë në sipërfaqe. Fillet e para kanë qenë në emër të organizimit të kurseve për shkathtësi kompjuterike dhe gjuhë angleze. Pastaj, më vonë, pasluftës është masivizuar sepse mbulesat e para, format çfarë i shohim sot, kanë filluar atëherë. Ka qenë e kushtëzuar, mundesh me ndjek një kurs të gjuhës angleze ose shkathtësi kompjuterike, por në të njëjtën kohë janë kushtëzuar që të mbajnë shami dhe mbulesa të tjera, që tash janë me të madhe”, deklaroi Gashi.

Sipas aktivistes për të drejtat e njeriut, mbulesa për gratë mund të jetë e drejtë si vullnet i lirë, por jo nëse ka agjendë nga mbrapa.

Ajo theksoi se në kohën e luftës, nuk diskutohej kjo çështje pasi të gjithë ishin të mobilizuar për çlirim, ndërsa sipas Gashit, paslufta i shkaktoi përçarjet.

“Kur ishim bashkë, të gjithë gra e burra dhe kauzë e kishim çështjen e çlirimit kombëtar, s’ka mundur të zë vend aspak, por dikush tjetër, është kujdesur që ta shkaktojë thyerjen. Vite të tëra ose me dekada, s’ka arritur ta shkaktojë Serbia, që e ka pasur qëllim, përçarjen në popull. Dhe këtë e realizoi pas lufte kur me pranverën arabe filloi edhe procesi i masivizimit të këtij fenomeni, në emër të përkrahjes së zërave për liri e çlirim. Në fakt, ndodhi e kundërta”, tha Gashi.

Drejtoresha e Organizatës për Menaxhimin e Konflikteve tha se kultura arabo-aziatike ka veshje tipike tradicionale.

“Në të gjithë ata që janë koshient, dhe që e njohin kulturën dhe traditën arabo-aziatike, e dinë që këto veshje tipike, karakteristike që janë, ato janë tradicionale. Kurse myslimanizmi vendor ka qenë tradicional dhe ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që gjyshet tona, nënat kanë bërë çmos që t’i heqin ferexhet, shamiat dhe të integrohen si një popull normal”

Ambasada e Kosovës në Berlin shënon 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe 42 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Shkruan: Hajriz Mamaj 

Berlin, mars 2023 

“ Ju mund ta burgosni një person, por jo idenë, jo idealin, jo vullnetin dhe luftën për liri” 

                                                                                                      Nelson Mandela      

Duke mos e lënë në harresë të kaluarën, po me një vizione për të ndërtuar të ardhmen e vendit, ambasadori Dr. Faruk Ajeti ,shkurtin dhe marsin i ka vënë si dy muaj me shumë prioritet të aktiviteteve të ambasadës së Kosovës në Berlin, duke vënë dijen dhe aktivitetin e vet në cilësinë e një rilindësi dhe diplomati të përkryer që me plotë sukses po dëshmon se Kosova tashmë po përfaqësohet nga djemtë e saj më të mirë si dikur që rilindësit bënin kudo në botë. Me 28 shkurt  arritëm të shohim një organizim të shkëlqyer me personalitete të shquara të vendeve të ndryshme botërore të përfaqësuara nga ambasadorët e vendeve të tyre si dhe një numër të madhe të deputeteve gjermanë si dhe personalitete të shquara të jetës dhe politikës gjermane. 

Open photo

Hafiz Gagica dhe Bujar Bela

Duke i mbetur besnik të shkuarës dhe sakrificës së popullit tonë e në veçanti 25 vjetorin e Epopesë së UÇK dhe 42 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ambasadori Ajeti në lokalet  e  ambasadës me 7 mars solli para një numri  të madhe artdashësish Ekspozitën e Sylë Mujajt, një i burgosur politik që përjetoj të zitë e ullirit në burgjet serbe. 

Ambasadori Dr. Faruk Ajeti duke mbajt fjalën hyrëse

Duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ambasadori Dr. Faruk Ajeti në mes të tjerash tha: 

Falënderoj z. Hafiz Gagica, veprimtari i dalluar për çështjen e Kosovës që për shumë vite ishte në krye të Degës së LDK për Gjermani .Znj. Feride Istogu Gillseberg,  Znj. Saliha Rama, poete dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Një falënderim të veçantë do e adresoj edhe për të gjithë ju bashkatdhetarë  që jetoni dhe punoni në Berlin. Në vazhdim ambasadori Ajeti  foli edhe  për rëndësinë e ekspozitës që sot organizojmë, ajo paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe nga autori i saj, Sylë Mujaj.

Feride Istogu Gillseberg 

Të nderuar zonja dhe zotërinj. Historia personale e Sylë Mujajt, paraqet një pjesë të historisë së vuajtjeve të popullit tonë. Historia personale e Sylë Mujajt paraqet historinë   e shumë shqiptarëve të Kosovës, të cilët vuajtën nëpër burgjet serbe. Historia personal e Sylë Mujajt është vet historia e Kosovës. Autori i kësaj ekspozite vuajti në burgjet serbe mbi 10 vite, shtatë prej tyre në çeli. 

Autori i këtyre veprave është Sylë Mujaj, një personalitet i veçantë dhe unik, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë të përmasave të ndryshme, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik. Ne punimet e tij, Sylë Mujaj ekspozon punën disavjeçare dhe me  përkushtimin  prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Poetja Salie Rama

Duke shikuar me plotë kujdes punimet e autorit Mujaj vizitori fiton përshtypjen se kemi të bëjmë me një ekspozitë jo të zakonshme nisur nga vetë përmasat dhe pesha fizike e punimeve origjinale të punuara me mermer dhe qeramikë, por edhe nga stili i veçantë që autorin e dallon nga krijuesit tjerë, ngasë llojllojshmëria e punimeve dhe motive që autori trajton në veprat e tij artistike e bëjnë të veçantë nga të tjerët. Autori me plotë krenari flet me të gjithë të pranishmit rreth temave dhe motivet që ai trajton e në veçanti e prekë në veprat e tij historinë dhe vuajtjet e shqiptarëve për liri, për  çka edhe vet autori për 10 vite rresht dergjet në burgjet serbe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo periudhë ka lënë gjurmë të pashlyer në jetën e autorit ,e këto vërehen në shumë punime të autorit që sot vizitori i prek dhe bashkëbisedon me vet autorin. Autori me mjeshtri ka prekë edhe motivin  mitik atë të takimit të Konstandinit me  Doruntinën, pastaj  figura e Skënderbeut dhe figurat kyçe të historisë sonë nga  lashtësia e deri në ditët tona e përfaqësuar me Adem Jasharin dhe figura tjera të historisë tonë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Punime të artistit dhe të burgosurit të njohur politik Sylë Mujaj, që ishte një ndër udhëheqësit e demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë

Pjesë e krijimtarinë së tij janë edhe portretizimi i femrës, i gruas së bukur shqiptare, që autori me mjeshtri të veçantë i pasqyron në veprat e tij me theks të veçantë e paraqet femrën shqiptare me kostume të veshjes nga vendlindja e autorit të cilat me mjeshtri të rrallë i portretizon autori. Një vështrim kritik rreth veprës së Sylë Mujajt e bëri edhe zonja Feride Istogu Gillseberg e cila e mishëruar me artin e Sylë Mujajt erdhi nga Kopenhagën për të prekur nga afër të gjitha punimet e autorit.

Open photo

Autori Sylë Mujaj

Zonja Istogu vlerësoj lartë krijimtarinë artistike të autorit Mujaj për motivet që ai trajton, duke filluar nga përjetimet e tij  nga  burgu për të vazhduar në të gjitha etapat e historisë së popullit shqiptar. Në shumë  punime vërehen portrete të cilat i bënë të pavdekshme për gjeneratat e ardhshme autori Sylë Mujaj tha zonja Istogu Gillseberg. Në këtë mbrëmje Znj. Feride Istogu Gillseberg u paraqit për të pranishmit me “Kënga e Rexhës” e përpunuar nga Lola Aleksi Gjoka e cila  i dha një emocion të veçantë të pranishmëve dhe thënë  me metaforë më zërin që vajtoi Rexhën sikur preku shpirtat e të gjithë atyre heronjve që autori Sylë Mujaj i kishte portretizoi në punimet e tij. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Punim artistik i Sylë Mujajt

Zonja Saliha Rama, poete dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani nëpërmjet vargjeve i dha një freski ekspozitës duke lexuar poezi nga opusi i saj krijues dhe të vet autorit Sylë Mujajt. Në mbyllje të këtij shënimi një falënderim i veçantë shkon edhe për personelin e ambasadës znj.

Open photo

Pjesëmarrës në ekspozitë

Shtrojere Zogaj, Visar Zeqiri dhe Jeton Pireva. Për nder të autorit dhe të pranishmëve ambasadori Dr. Faruk Ajeti shtroi një koktej vëllazëror  për çka e falënderoi bashkatdhetarin tonë nga Kaçaniku zotëri Bujar Bella që ishte përkujdesur për darkën me specialitete nga kuzhina italiane. 

Open photo

Sylë Mujaj me gazetarin Hajriz Mamaj

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kryeministri Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

0

Prishtinë, 11 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Gani Krasniqi, vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.

Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.

Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan.

Forhåndsvisning av bilde

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit, theksoi kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bilde