Kreu Blog Faqe 1097

Kryeministrit Kurti mori pjesë në tubimin me studentë në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

0

Prishtinë, 11 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tubimin me studentë, në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Duke kujtuar periudhën e asaj kohe, ai tha se Demonstratat e vitit 1981, prodhuan një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81.

“Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe”, tha kryeministri Kurti para të pranishmëve.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë e kryeministrit Kurti në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981:

I nderuari deputet i Kuvendit të Republikës dhe bashkëveprimtar i çështjes kombëtare, z. Hydajet Hyseni,

Të nderuar nënkryetarë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Alba Lala dhe Bleron Beka,

I nderuari zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Shemsi Syla,

Të nderuar veprimtarë të tjerë, organizator e pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, Kadri Batusha, Ramadan Gashi, Xhemajl Pllana, Ukë Thaçi, Zymer Krasniqi, Gani Krasniqi, Shefik Sadiku, Hamdi Gërvalla e Zymer Neziri, 

Shumë të dashur studentë,

Zonja e zotërinj,

Motra e vëllezër,

Të nderuar të pranishëm,

Në historinë moderne të Kosovës, në mes të dendurisë së ngjarjeve në njëzet vjetët e fundit të shekullit XX, është sfidues orientimi nga një ngjarje në tjetrën, apo nga aty ku fillon një fazë dhe deri ku më tutje ajo lidhet me një epokë pasuese. Edhe më shumë se dy dekada pas rënies së Jugosllavisë, historianët në njërën anë dhe politikanët e aktivistët e kohës në anën tjetër, vazhdojnë ta kërkojnë ngjarjen dhe datën në të cilën duhet fiksuar fillimi i fundit të Jugosllavisë! Ndoshta, data e sotme, 11 marsi, mund të jetë ajo datë. Kjo për shkak të dy ngjarjeve të largëta nga njëra tjetra: të parën do ta them në fillim, e të dytën diku më në fund.

Më 11 mars të vitit 1981, mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës, demonstruan rrugëve të qytetit, në një demonstratë masive, që u shtyp dhunshëm nga policia jugosllave. Ata po demonstronin pikërisht kundër dhunës policore, të ushtruar mbi studentët një javë më parë, më 4 mars 1981, kur ata protestuan pas një revolte spontane të nisur në mensën e studentëve për kushte më të mira. Në të vërtetë, kjo revoltë dhe këto demonstrata të studentëve, ishin manifestime shpërthyese të masës së madhe të dhunës dhe diskriminimit politik të akumuluar ndër vite te shqiptarët, nga ushtrimi i politikave shtypëse të pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Në këtë pikë, me burime frymëzimi nga Shqipëria dhe të nisur nga parimi universal i të drejtës për vetëvendosje, shqiptarët vendosën në ballë parullën popullore “Kosova Republikë”, si thirrje politike për realizimin e kërkesave të demonstruesve për më shumë liri dhe të drejta, për barazi, për progres shoqëror dhe avancim politik.

Gjatë tre dekadave paraprake, Kosova ishte lënë krahina më e pazhvilluar dhe më e diskriminuar në Jugosllavi, kurse shqiptarët ishin komuniteti etnik më i shtypur në gjithë Europën. Të nënpërfaqësuar politikisht, të diskriminuar në qasje ndaj burimeve, të shfrytëzuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore, të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, si dhe të përjashtuar nga mundësia për të realizuar plotësisht vullnetin e tyre politik, shqiptarët në Jugosllavi kishin arritur në një gjendje jashtëzakonisht të pafavorshme politike. Pas demonstratave të vitit 1981, kjo gjendje do të zyrtarizohej edhe juridikisht e politikisht si “gjendje e jashtëzakonshme”, vetëm se fatkeqësisht, në kahje të kundërt. Ishte pushteti i Serbisë atë botë, që do ta shpallte “gjendjen e jashtëzakonshme” në Kosovë, rreth dy muaj pasi i kishte shtypur demonstratat e mbajtura pra më 11 mars, 26 mars, dhe 1 e 2 prill 1981, duke përdorur gjithë forcën dhe brutalitetin e aparatit shtetëror të dhunës. Secila nga këto demonstrata studentore që u mbështetën edhe nga punëtorët dhe i gjithë populli, pati viktimat e saj të të vrarëve, të pasuar nga shumëfish të tjera të të rrahurve, të të përndjekurve dhe të burgosurve.

Demonstratat e vitit 1981, prodhuan një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81. Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe.

Viti 1981, do të shndërrohej në një gur provues politik për shoqërinë e asaj kohe, pasi nga atëherë e tutje, ai ishte edhe një lloj kriteri për drejtimin politik të secilit. Varësisht se ku kishe qenë në mars – prill të vitit 1981 dhe çfarë qëndrimi kishe për atë periudhë, vetëklasifikoheshe në shoqëri përballë pushtetit të Serbisë. Pas demonstratave të vitit 1981, vetë Universitetit të Prishtinës ia ndërruan emrin, duke e quajtur Universiteti i Kosovës në Prishtinë, emër ky të cilin do ta mbante për dy vite. Në universitet sikurse edhe në pjesë të tjera të shoqërisë, nisën diferencimet politike. Kështu, diskriminimi dhe përjashtimi mbi bazë të përkatësisë etnike si dhe mbi bazë të lojalitetit politik ndaj regjimit të kohës, gradualisht vetëm sa do të formalizohej.

Në po këtë kohë, rreth 10 milionë punëtorë polakë u bashkuan në Sindikatën e Pavarur të Vetëqeverisjes, “Solidarnost” në Poloni, që ishte e para sindikatë e pavarur në një vend të ish-bllokut socialist që u njoh nga shteti. Në Jugosllavinë e dominuar nga Serbia, as që mund të bëhej fjalë për diçka të ngjashme. Grupet e organizatorëve të demonstratave të vitit 1981, do të themelonin organizata ilegale politike, mes të cilave më 1982 Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës.

Kosova do të përjetonte edhe shumë shtypje dhe dhunë bashkë me rezistencë dhe protesta: procese gjyqësore politike, të burgosur dhe ushtarë të vrarë, vrasje politike, shtetrrethim, greva të minatorëve, demonstratat e vitit 1989 dhe suprimimi i autonomisë së Kosovës, në mars të vitit 1989. Në këto vite, një jurist që kishte punuar si menaxher kompanish, nisi një karrierë politike duke u ngjitur nëpër këshillat dhe komitetet qendrorë partiakë të komunistëve të Jugosllavisë. Shtypja e lëvizjeve politike të shqiptarëve në Kosovë, do ta katapultonin atë deri në krye të shtetit serb dhe të vetë Jugosllavisë. Emri i tij ishte Sllobodan Millosheviq, por luftërat e përgjakshme që ai i ndezi gjatë viteve ’90-të në Jugosllavi, me qëllim të krijimit të një Serbie të madhe, do t’i jepnin epitetin “Kasapi i Ballkanit”.

Do të ishte pikërisht Kosova ku ai ishte ngritur politikisht mes viteve 1987 – 1989, ajo që do t’ia hante kokën këtij diktatori serb, që me politikat e tij hegjemoniste, shkaktoi vdekjen e rreth 150 mijë njerëzve nëpër vendet e ish-Jugosllavisë. Për të dhënë përgjegjësi për krime të luftës, më 2002 ai u nxor para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë. Pas 4 vitesh gjykim, fatkeqësisht Sllobodan Millosheviqi vdiq më 2006 pa e marrë verdiktin e gjykatës. Dhe për një rastësi shumë simbolike e domethënëse, ai vdiq pikërisht më 11 mars, në një ditë sikur sot.

Nga 11 marsi i vitit 1981 deri te 11 marsi i vitit 2006 janë plot 25 vite në mes. Ky çerekshekull, mund të quhet periudha e një cikli të plotë e rënies dhe shkatërrimit të Jugosllavisë, e shoqëruar me aq shumë viktima dhe dëme. Ndërkohë që lëvizjet e nisura nga demonstratat e vitit 1981, do të vazhdonin edhe për më shumë se dy dekada, duke kaluar nga qershori i vitit 1999 kur u çlirua Kosova e deri më 2008, kur parulla e dikurshme për Kosovën Republikë, do të deklarohej nga vullneti politik i popullit të saj në Republika e Kosovës.

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 pasuan demonstratat e viti 1968 dhe frymëzuan e inkurajuan të gjitha organizimet e zhvillimet çlirimtare të më pastajme, e sidomos UÇK-në.

Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1981 dhe mirënjohje për veprimtarinë e tyre të burgosurve të Brezit 1981, si dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës!

“Shih si vdesin burrat…”, sekondat e fundit të jetës së Shaban Buces, sipas rrëfimit të babait tim, Osman Lecit

0
Nga: Xhafer Leci, Gjermani
***
Shaban Buca: „Shihe si vdesin burrat, ofroje dorën dhe shtrëngoma fort.'” Sekondat e fundit të jetës së Tij, kështu i ka thënë Babës tim, Osman Lecit, gjyshi im nga Nëna, Shaban Ramë Buca. Cilin duar shtrënguar me Babën tim e lëshon shpirti dhe jap frymën e fundit.
Ky është një rast unikal cili tregon qartë për trimat e vërtetë, siç ka qenë Shaban Buca.
Vdiq në vitin 1970, në Gjilan, luftëtar i dy luftërave botërore. Foto me pushkë në moshën 35 vjeçare, Shkup 1924, foto tjetër duhet të jetë e vitit 1960 në Gjilan.
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Shaban Bucës !
___
Wendlingen,11.3.2018

Nga takimet me Kodrën, në Milano 

0

Bajram Sefaj, shkrimtar 

Vepra artistike e këtij piktori të madh shqiptar, për të cilin poeti francez, Paul Eluard, atëbotë kishte thënë: »Kodra është primitivi i një civilizimi të ri», është e njohur dhe tejet e çmuar në të katër anët e botës. 

Një njeri, sa një qytet! 

Para se për piazza del Duomo, për piazza San Fidele, për piazza de la Scala, para se për Galleria Vittorio Emanuele i dytë, para se për katedralen vetë, apo për Teatro alla Scala… me një fjalë, para se për të  gjitha sheshet, monumentet e kulturës dhe të historisë, me të cilat ky qytet është i pasur dhe i stolisur dendur,  shekuj me radhë, me të shqiptuar të  emrit të  tij,  në mendjen e çdo vizitori shqiptar, shfaqet pamja e piktorit tonë të çmuar e me famë botërore, Ibrahim Kodra. Në bredhjet e shpeshta dhe të kamotshme pas krijuesve shqiptarë, anëve të ndryshme të Evropës, jo një herë, kam përsëritur të vërtetën – se, një njeri shpesh bën, vlen, sa një qytet i tërë! Ashtu edhe është, njëmend. Ja dëshmia! Sa herë shqiptohet emri i qytetit italian Milano, aq herë në mendje të vjen piktori ynë, Ibrahim Kodra. Kështu është edhe me piktorët dhe krijuesit tanë të tjerë të shquar që, në rrjedhë vitesh, jetojnë e krijojnë jashtë trojeve të Atdheut. Po mos t’ishte Gjelosh Gjokaj, fare pak do të dinim për qytetin Ausburg të Gjermanisë, po mos t’ishte Viktor Eftimiu, Eqrem Çabej, Lazgush Poradeci, Aleksandër Drenova – Asdreni, po mos t’ishte Aleksandër Moisiu, po mos t’ishte Theofan Sotir Noli, Faik Konica e shumë e shumë krijues të tjerë dhe veprimtarë  shqiptarë, sigurisht se shumë më pak do të dinim për, Parisin, për Bostonin, për Gracin, për Konstancën, për Luganon… e kështu më radhë. Ky pohim, ndoshta më se miri kasniset me këtë shembull. Kush do të kujtohej se në ç’vend dhe, a do të mund ta gjende fare në hartë qytezën e vogël,  me emrin Raçibuzh, që gjendet në një cep provincial të Polonisë, po të mos  jetonte  e krijonte atje,  piktori akademik shqiptar, Zyhdi Çakolli, nga Peja e kështu më radhë. 

Kështu, akëcilit shqiptar, gati pa përjashtim, sa  herë i jepet rasti të kalojë nëpër këtë qytet, dhe të qëndroje aty  për kohë sa do të shkurtër, sa për një kafe, ose sa është ajo mes dy trenash, apo mes dy fluturimesh  avioni, përpara se në Milano të Kodra, fitohet përshtypja se ishe të  Kodra në Milano.  

Dy  jubiletë e një jete të madhe  

Një ditë vere  me vapë të vitit 1998, vërtetë në Milano nuk ishim për të vizituar këtë qytet të lashtë dhe, për kush e di të satën herë, t’i mrekullohemi bukurisë se tij përrallore, kur përnjëmend, është i pasur dhe i stolisur me aq shumë  shtresa përlash e margaritarësh, në kuptimin historik, kulturor dhe artistik të fjalës. Në Milano, me fuqishëm se asnjëherë më parë, kësaj radhe, na grishnin, dy data jubilare, përnjëherë, të Ibrahim Kodrës. Ishte tetëdhjetëvjetori i lindjes tij dhe gjashtëdhjetë vjetori i jetës se pasur krijuese dhe artistike, të këtij piktori të madh shqiptar,  në Itali. Dy data të mëdha, dy arsye madhore dhe, dy ftesa të pakapërcyeshme për të marrë rrugë, sado e gjatë dhe mundimshme qoftë ajo, te Kodra, në Milano. Ky rrugëtim bëhet me qëllim që jeta dhe  karriera e bujshme e Kodrës, të shpalosën përmes shumë e shumë pyetjesh të sajuara me kujdes e respekt, në të cilat do të merren përgjigjet e gjalla të bardit shqiptar, të artit të pikturës, z. Kodra. Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe, nuk mund të fshihej krenaria kur, njëmend, në një djep të lashtë të pikturës, të arkitekturës, të letërsisë dhe të të gjitha gjinive të arteve, në përgjithësi, të arteve pamore në veçanti, të këtë arritur të hedh aq shumë shkëlqim emri dhe vepra artistike e një shqiptari, me origjinë nga një fshat,  me emër të çuditshëm, Ishmi, që shtrihet, si të fshihet,  mes kodrinash, të rrethinës së Durrësit, bregdetar. Meqë asaj ditë të nxehtë korriku, Kodrës i shkonim të pajisur me një kamerë televizive, natyrisht se pos pyetjeve të hartuara që më parë, kishim hedhur në letër një sinopsë, një skenar, (të quhet kështu kushtimisht) duke provuar të figurojnë në të, sa më  shumë pamje e hijesa që do t’i shkonin përkrah fjalës se gjallë të piktorit. Paramendohej që meditacioni rreth temës – një njëri sa një qytet! – të ilustrohet me  pamje sa më gjegjëse, sa më të gjëra, sa më të gjalla, si në kërkim, të qytetit të Milanos. Gjithnjë në lëvizje, si në gjurmim të beftë, rrugëve e shesheve të tij, për të ardhur te Piazza Lagosta, pranë godinës së pallatit, brenda atij pallati,   për të trokitur në portën e apartamentit-studio, ku Ibrahim Kodra jeton e punon, këtu e gjashtëdhjetë e pesë vjet të shkuara. Skenari, pastaj,  parashikonte edhe njëmijë e njëqind detaje e hijesa të tjera të këtij qyteti me traditë të lashtë kulturore dhe artistike. Me dëshirë do të xhirohej, jo vetëm çdo rrugë e rrugicë, por edhe çdo gur e dru, që ka çfarëdo lidhjeje me jetën dhe krijimtarinë e piktorit tonë, në këtë  qytet. Para shumë të tjerash,  synohej të xhirohej afresku i Kodrës në ballinën e jashtme të murit të restorantit «Brera da Franko», si ilustrim të kallëzimit, të një si anekdote, kur për  katërmbëdhjetë vjet, tre muaj e njëzet ditë rresht, Kodra ishte ushqyer pa pagesë në atë restorant, duke ia marrë kështu, rekordin që e mbante, deri atëherë, piktori italian, ai me emrin Tintoreti. Për fat të keq, as muri, prandaj as freska e Kodrës, as restoranti vetë, nuk ekzistonin më. E gjallë dhe e freskët  ngelte vetëm anekdota që kallëzohet edhe sot për këtë kontratë origjinale të pronarit të restorantit me piktorin e madh shqiptar, të ditëve të fillimit të ndërtimit të karrierës tij, kur nuk ishte në gjendje të lakmueshme materiale e financiare. Kaptinë në vete parashikohej  xhirimi i Akademisë Brera. Akademi kjo, ku piktori ynë, krahas zënies së mësimeve e magjive të lojës se vijave dhe të ngjyerave, që do t’i çelin rrugë të shndritshme drejtë portave të mjegullta, atëbotë, të artit të pikturimit, mësonte edhe për artin e jetës, të dashurisë, të bohemisë e të tjera. Sinopsa parashihte edhe shumë e shumë xhirime e piketime,  natyrisht, jo vetëm në Milano, sa do që është «metropol i artit modern», por edhe në Romë,  ku Kodra kishte bërë ditët e para në Itali. Poashtu parashikohej zbritja në qytetin  e «detit magjik», në Pozitano. Qytet ky,  me të cilin piktori është i lidhur ngushtë, emotivisht dhe emocionalisht. Aq sa edhe për qytetin e Palermos ku, pothuaj se,  çdo stinë vere, hap ekspozitë të vetën. Shumë prej këtyre ekspozitave,  kritikët, studiuesit dhe njohësit e tjerë eminentë të arteve pamore, i përgëzuan dhe i  vlerësuan  si prezantime antologjike të mjeshtrit shqiptar të pikturës. Natyrisht se harku i synimeve për xhirime gjithandej,  as për së afërmi nuk  përfundonte me kaq.  Kishte edhe shumë për t’u xhiruar e filmuar. Qyteti  mesdhetar francez, Cannes, bie fjala, ku Kodra kishte takuar të madhin Pabllo Picasso dhe kishte ekspozuar bashkë  me të  dhe të tjerë. Pastaj qyteti i  Romës, ku Kodra, në vitin l948, kishte takuar dhe ishte njohur me Picasso-n, me rastin e Kongresit të Paqes. Bashkë me këtë piktor Kodra kishte ekspozuar edhe në Spanje, në vitin 1954. Synoheshin sa më shumë xhirime ilustruese, jetëshkruese të duhura për pasurimin vizual të  telekronikës  kushtuar Kodrës dhe veprës se tij. Pa çare duhej zbritur në Paris, sa  për të xhiruar ambientet, ku në vitin 1971 Kodrës i jepet medalja e artë ndërkombëtare e shkencës, artit dhe letrave të Akademisë Franceze.  Por edhe galeritë e mjediset e tjera, ku Kodra ishte paraqitur me ekspozita të veta apo në grup me të tjerët. Në këtë shteg, si mund të anashkalohej Lugano, pa pamje e motive të xhiruara në këtë qytet mbi liqe, të cilin Kodra e do(nte) aq shumë, jo vetëm pse  është i mrekullueshëm, jo vetëm pse është «qytet ideal» siç e quan(te) Kodra, por mbase, pse emri i këtij   qyteti është ngushtë i lidhur me aktorin e famshëm shqiptar të artit teatror, Aleksandër Moisiun, ku edhe sot e kësaj dite, në afërsi të këtij qyteti, gjendet varri i mbretit të artit teatror, në përmasa botërore të gjysmës se parë të shekullit të kaluar. Natyrisht se, kompletimi i këtij dokumentari as që mund të paramendohej pa xhirimet e fshatit të lindjes se piktorit, Ishmit. Pa xhirimin e Durrësit, ku Kodra hedh në letër vijat e para të jetës dhe të karrierës si piktor, kur një italian ia bleu kavaletën e parë. Pa pamjet nga Tirana ku Kodra, pos tjerash, kishte ndjekur mësimet në Liceun artistik, ku kishte takuar skulptorin me famë,  Odhise Paskalin, ku kishte bërë panotë e filmave që shfaqeshin në Tiranë, midis të tjerëve edhe atë në të cilin rolin kryesor e lozte aktorja më e famshme italiane e kohës, ajo me emrin Maria Denis, me të cilën e njoftoi gazetari i njohur shqiptar i kohës ai me mbiemrin Shundi. Nuk bëhej dot. pa Tiranën e kohës kur Kodra bëri edhe ilustrimin e kopertinës se romanit të njohur, «Sikur t’isha djalë» të Haki Stërmidhit, ku … mbolli kujtimet më të paharrueshme të fëmijërisë,  djalërisë dhe të rinisë së tij të hershme. Të asaj Tirane kur në vitin e afërt 1996, me rastin e 78 vjetorit të lindjes në Shqipëri,  i jepet titulli «Nderi i Kombit» Në këtë manifestim ishin të pranishëm dhe me prezencën e tyre e madhëronin këtë akt solemn, dy shkrimtarë të mëdhenj, ndër më të shquarit e shekullit të kaluar, Ismail Kadare, shqiptar, dhe Ernesto Sabato, argjentinas, me origjinë shqiptare. Në këtë kronikë sigurisht se duhej të hynin pamje  nga ambientet e «pishave të Deçanit», ku Kodra, në vitet e shtatëdhjeta, kishte rastin që, në gjirin e Kolonisë tradicionale verore të artistëve dhe të krijuesve shqiptarë, në Deçan, t’i kalojë disa ditë bashkë me ta, për t’i njohur ata, më mirë e më  thellë. Nga kjo njohje e përafërt Kodra do të përfitojë që, një ditë, të flas me kompetencë e të shkruaj me përkushtushmëri, mbi poezinë dhe artin e tyre. përgjithësisht, në një ese të tij të thukët. Apo ndoshta duhej marrë edhe imazhet e Prishtinës, ku Ibrahim Kodra, për herë të parë ekspozoi, në trojet shqiptare, pas aq shumë e shumë vjetësh në ekzil. E kështu me radhë. Ngjashëm me kasnisjen e kopertinës se romanit emblemë të letërsisë shqipe, «Sikur t’isha djalë», gjë kjo që kishte ndodhur në Tiranën e djalërisë se tij të hershme, gjatë qëndrimit  në Prishtinë, Kodra kishte gjetur kohë, energji dhe motiv, për një kasnisje tjetër. Kësaj radhe jo vetëm të kopertinës por edhe të shumë faqeve të tjera (të brendshme) të një përmbledhje poezish për fëmijë, «Përrallat e vatrës»,  të poetit të shquar kosovar, Qerim Ujkani.  

(Sa) shumë dashuritë e maestros Kodra!  

Sa i takon pjesës foljore të dokumentarit, ambiciet ishin shumë më të mëdha. Synohej marrje dhe regjistrim i çdo fjale e mendimi të artistit. Natyrisht, e në rend të parë,  ato mbi artin. Mbi poezinë. Mbi letërsinë, mbi filozofinë. Mbi filmin, teatrin, muzikën… Për t’i sistemuar sa më mirë e për të marrë përgjigje sa më kuptimplota, sa më gjegjëse dhe sa më shkoqitëse në këto pyetje vargmale, synohej që mjeshtri Kodra te vihet, midis shkrepave të  disa dashurive më të mëdha në jetën e tij. Pyetje, pra, shtruar gjithnjë përmes dashurive. Nga dashuria ndaj femrës. Kësaj krijese misterioze kur, e para  zgjon, e trazon këtë ndjenjë të thellë e plotë lëngatë, te njeriu. Aq më parë te artisti,  kur, në të shumtën e rasteve, qëllon të ketë  shpirt bohemi. Dashuria e dytë e Kodrës, ndoshta edhe më e madhe se e para, është piktura. Dihet. Dashuria ndaj muzikës. Kësaj pyetje apo kapitulli, sigurisht se do t’i printe loja e Kodrës në kitarë apo, qoftë edhe në ndonjë instrument tjetër muzikor. Për të dalur, kështu te mendimi i tij i shkoqitur, mbi artin e muzikës. Preferencat e deri të sajimi autorial, i veprës muzikore të tij. Asaj  me titull «Zëri i kambanave», në la maxhor. E katërta dashuri e Kodrës, është poezia. Dëshmia më e mirë, për këtë pohim, janë vargjet e  poezisë së  tij me titull «Unë kërkoj». Lë të ndjekim bashkë vargjet e kësaj vjershe, plotë porosi filozofike.  

Unë kërkoj  

Djalosh kapedan 

A s’më thua që nga vjen 

Ti, se në luftë paske qenë 

rrëfemë në e ke parë të dashurin tim? 

 

Vogëlushja ime e mirë 

Fytyrëbardhë si vetë dëbora 

Unë që kthehem nga fushat e betejës 

Të dashurin tënd s’e kam parë. 

 

Vogëlushja ime e mirë 

Që ngrys netët n’ato fusha,  

S’mund të shihemi më,  

Sepse i dashuri yt u vra. 

 

Vogëlushja ime e mirë 

Me sy të përlotur,  

Në të shtyftë dashuria,  

Mendoj se do të jem për ty. 

 

Ah, djalosh kapedan, 

Si vetë dëbora n’ato maja, 

Nuk shkel zjarrin e zemrës sime, 

Qofsh gjeneral. 

 

Po, moj vogëlushe,  

Që ngrys netët në ato fusha,  

lotët  terna sytë,  

se jam unë i dashuri yt.  

 

*** 

Dashuria ndaj sportit… 

Dashuria ndaj sportit. Dihet mirë se Ibrahim Kodra, jo vetëm në rini, por gjatë gjithë jetës së tij të stuhishme, ishte një dashamirë i madh i sportit. Në rini ai, pos që shquhej si flakës i gjyles dhe çekiçit, ishte i dalluar edhe në sportin e notit. Ai vazhdoi, deri në ditët e pleqërisë së thellë, vallen me këtë dashuri! Dashuria ndaj vendlindjes, është e  papërgjumur kurrë. Dashuri që nuk soset (shpenzohet) kurrë. Dihet, si për të gjithë e, veçmas për ata që digjen e piqen në shkretëtirën e mërgimit, edhe për piktorin tonë të shquar, dashuria ndaj vendlindjes ishte dhe mbeti dashuri që nuk shteret kurrë. Dashuria ndaj fshatit Ishëm, ku është lindë, para disa deceniesh. Dashuria ndaj Durrësit. Ndaj Tiranës… Dashuria ndaj Shqipërisë. Kur për asnjë çikë mbrapa nuk ngel dashuria ndaj Prishtinës, Prizrenit, Deçanit, Lubotenit plisëbardhë… Dashuria ndaj Kosovës, përgjithësisht. Ashtu siç është e madhe dashuria e tij ndaj trojeve shqiptare të arbëreshëve në Itali. Kur poaq e madhe është dashuria dhe malli i tij për Çamërinë dhe për trojet shqiptare në Serbi, në Mal të Zi e në Maqedoni. Megjithatë, maestro Kodra, nga ai mozaik trojesh shqiptare, megjithatë, pas aq shumë vjetësh në mërgim, të parën vizitoi Kosovën. Ndodhi kjo në verën e vitit 1968. Me atë rast, pos që, para artdashësve të Prishtinës, dhe përgjithësisht para publikut të gjerë të Kosovës, u paraqit me ekspozitë vetëm, kishte takime dhe kontakte, të ngrohta e vëllazërore,  më piktorë, në rënd të parë, por edhe me shkrimtarë, me poetë, me gazetarë… dhe më njerëz të rëndomtë. Qytetarë të thjeshtë që gjakonin e dëshironin ta takojnë, të shohin, shijonë e përjetojnë artin e tij, të shfaqur në ekspozitë…Në këtë pyetje-konstatim, përgjigjen më të mirë të Kodrës e gjejmë, në librin e tij, me titull «Kujtime» të cilin, sikurse dihet, e nxori në dritë Shtëpia botuese «Onufri» e Tiranës. Ja fragmenti me titull : «Në Kosovë, mes Shqiptarëve»  që e riprodhojmë, në tërësi ngase imponohet me origjinalitetin dhe spontanitetin e tij rrëfyes.  

Në Kosovë, mes Shqiptarëve  

 «Më 1968 çela një ekspozitë në Prishtinë, në Kosovë. Për mua ish një ngjarje e paharruar – ish kthimi në Atdhe, po shprehem në mënyrë letrare – sepse gjer më atëherë nuk kisha pasur lidhje kulturore me shqiptarët e Ballkanit në përgjithësi, dhe në veçanti me ata që jetonin në (tash, ish) Jugosllavi. Kurrë nuk pandehja se mes shqiptarëve të Kosovës – Metohija, siç e quanin asokohe, ish ngritur një industri kulturore e përbërë nga gazetat, revistat, teatrot, shtëpitë botonjese. Mu dha rasti të piqem e të vlerësojë disa vjershëtorë, shkrimtarë, artistë dhe muzikantë. Gjithçka zuri fill me një shkrimtar që zbriste nga Zagreb, një farë Joja Ricov, që dëshironte t’i jepja një intervistë  për të përjavshmen Telegraf e cila u kasnis më pas e shoqëruar me disa nga punimet e mia. Artikulli u këndua me interes nga Aleksandër Stipçeviq, i cili duhej të kish lidhje të vjetra gjaku me shqiptarët posa pat shkruar dy vëllime mbi artin e Ilirëve  – që janë stërgjyshërit e shqiptarëve. Ai njoftoi disa  profesorë të Universitetit të Kosovës, që pikërisht në ato vite po hidhte hapat e para. Kështu në studion time ia behu Nehat Islami drejtor i gazetës «Rilindja» të Prishtinës dhe pak kohë më pas me ftuan që të çel ekspozitën. Për mua ish sukses i madh, mjafton të shihje pritjen që më bëri jo vetëm shtypi në Kosovë por edhe në Beograd, siç ishin gazetat Politika, Lufta etj. Me prekëse ishte pritja që më bëri Bekim Fehmiu – aktori që mbuloi rolin e Uliksit – i ardhur nga Londra, pasi atje punonte një film, i cili mori pjesë në përurimin e ekspozitës. Ymer Shkreli në fletet e gazetës « Rilindja »  të datës 8 gusht të vitit 1968 do të shkruante : »Megjithëse ekspozita e Ibrahim Kodrës u çel gjatë sezonit të verës, mundi të tërhiqte një numër të madh admiruesish të arteve figurative të Kosovës. Ekspozitën e vizituan 13.000 vetë. Një numër kaq i madh shikuesish nuk është parë në asnjë shfaqje tjetër në Prishtinë». Ekspozita u çel në hollin e Teatrit Popullor. Historia e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë – rreth dy milionë – mund të ketë vetëm një titull : »luftën për çlirim dhe për njohjen e krenarisë se tyre kombëtare». Këtë krenari, në krye turqit e më pas serbët e kanë shkelur pa prerë duke u përpjekur që të mbysin me pahir. Në letërsi kjo dëshirë quhet «domosdoshmëri e mallkuar» që haset në të gjitha shkrimet ose pothuaj të të gjithë autorët e çfarëdo vërse qofshin. Ka pasur edhe syresh që me cinizëm racial i kanë quajtur shqiptarët «njerëz me bisht». Vjershëtori Esad Mekuli, një nga kokat e letërsisë së re pas luftës së dytë botërore, shfren me zgjuarsi  në një ndër poezitë e tij davanë e atij bishti tek shqiptarët : «është një tërkuzë me të cilën lidhin kizën në brez, që lipset për punë të lodhshme dhe mund ta shohësh paksa nëpër shalë. Është arkaja e vuajtjes  por edhe e qëndresës». Në përshkrimin që këta vjershëtorë i bëjnë vuajtjes së njerëzve të atij populli ndeshemi me një ngarkesë të madhe emocionale. Një emocion i tillë shfaqet tek poezia e Enver Gjerçekut, pas të cilit njerëzit e letrave nuk mund t’i vendosë mbi nivelin e jetesës se një kombi të rrëgjuar nga uria, siç është Kosova.  Përpjekja që bëhet për të gatuar çorbën në sofrën e një shtëpie – mundësisht në sofrën e vetë autorit, duke parë tërë autobiografinë që sundon në të gjithë veprën e tij – është kthyer në një rit, në venom që përsëritet paçka se qëllimi i saj objektivisht lë për të dëshiruar. Kështu, në qendër të poezisë  shfaqet nëna që shtron «sofrën» (një tryezë e rrumbullakët një pëllëmbë nga toka) që grish vocërrakët të ulen, ndonëse s’ka gjësendi për të ngrënë. Me anë të shkrimtarëve kam arritur të njoh një krahinë tërheqëse që jetonin akoma së toku sipas natyrës «primitive» dhe kjo me pëlqen. Aty do të gjesh  dhe sot e kësaj dite  disa mënyra jetese që tashmë janë lënë prapa nga pjesa tjetër e Evropës. Ky përshkrim nuk lartëson vlerat, madje as i përdhos. Këtë kontradiktë e përjetojnë personazhet e romanit të famshëm «Heshtja e armëve» i Ramiz Kelmentit. Kosova dalëngadalë por pa u ndalur po i lë prapa këto kontradikta. Kultura e shqiptarëve të ish Jugosllavisë është mbushur me këto kontradikta, por identiteti kombëtar mbetet një urë  lidhëse  dhe bashkimi. Në katundet ku kohë më kohë mungon drita elektrike dhe nuk ka rrugë kryesore, njerëzia jeton çdo ditë lidhur me forma arti shumë të shpërndara, siç janë muzika dhe gojëdhënat Të mos e zëmë ngoje formën paraletrare e cila është kuvendimi, që rëndom merr ngjyra zakonore e të jashtëzakonshme. Ende ruaj në mendje një kujtim të ëmbël  për ato vise  të magjishme dhe për njerëzit që me  mua  u treguan shumë të dashur».   

Të gjithë shkruan/m për Kodrën  

Ky s’ishte tjetër veçse  një evokim rasti i mjeshtrit Kodra, thadruar në kujtesën e tij mbi Kosovën,  artin dhe njerëzit e saj, ashtu siç i ka parë dhe i  ka  përjetuar, tash e më shumë se dyzet vjet më parë. S’do mend se, ndërkohë, në Kosovë gjithçka ka ndryshuar, në kuptimin e bardhë të fjalës. Në këtë pjesë të rrëfimit të vetë, mjeshtri Kodra, ndër të tjera përmend, emrat e vetëm dy gazetarëve shqiptarë nga Kosova, Nehat Islamin dhe Ymer Shkrelin që kanë shkruar për të dhe artin e tij. Kurse  në librin monografik « Ibrahim Kodra – prezentazione di Carlo Bo», botim i vitit 1987, në regjistrin nga madje 252 autorë që me shkrimet e tyre e kanë bërë të gjallë e të njohur, në të katër anët e botës, veprimtarinë artistike të tij, midis të cilëve më i shquari është shkrimtari italian me famë botërore, Dino Buzzati,  gjendet, më së pakut, edhe një njëzetësh autorësh shqiptarë, jo vetëm gazetarë e publicistë por edhe poetë e letrarë. Duke filluar nga Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Aliu, Teki Dervishi, Gani Hoxha, Sharr Hoxha, Nehat Islami, Vehbi Kikaj, Ernest Koliqi, Rashit Krasniqi, Musa R. Mehmeti, Demetrio Patituçi, Bajram Sefaj, Vehap Shita, Ymer Shkreli,  Hilmi Thaçi, Hajro Ulqinaku, Ana Maria Patituçi, Abdulla Tafa, (që është autor i monografisë shumë të mirë me titull «Kodra një univers», botim i ARTE, Tiranë 1992)  dhe Fiqiri Sejdiaj.  

Jam i lirë dhe nuk kam frikë nga vdekja!  

Nga një bisedë e këtij të fundit, botuar në të përditshmen e popullarizuar të Tiranës «Shekulli» të ditës se diel, 5 mars 2000,  huazojmë, ad literam, vetëm dy prej tyre. Jo pse nuk ishim kujtuar  t’ia shtronim vetë, por, nga frika mos janë delikate, intime, të rënda. Që prekin thellë në intimë, me paragjykim se edhe mund të lëndojnë sedrën e piktori të madh. Ja, dy pyetjet dhe përgjigjet e Kodrës në to. E para : »Si shpjegohet që nuk jeni martuar asnjëherë?».  

Kodra : »Oh, tre herë desha të martohesha, besa, e tre herë, për fat, lavdi Zotit, shpëtova. Nuk u martova asnjëherë. Një herë, duke bërë dashuri, në rini, e dashura ime më thotë : »Oh, Ibrahim, me shtrëngo fort!». Dhe unë, kuptohet e shtrëngova. «Të lutëm më fort!» – me tha ajo përsëri. Dhe unë përsëri e shtrëngova diçka më fort. «Më fort, më fort, më fort!» -me thoshte ajo ndërsa me puthte pa pushim. Dhe unë e shtrëngova vërtetë fort, mirëpo, në atë kohë diçka kërciti si gjeth i thatë dhe të dashurës sime i qe thyer… një brinjë. Kur martohesh thyhen shumë gjëra. Largohesh nga miqtë, nga shokët dhe shoqet, nga të afërmit, nga njerëzit e tu që i do fort. Martohesh dhe çuditërisht mbetesh krejt vetëm. Kodra nuk mund të largohet nga shokët dhe shoqet. Kodra nuk mund të pranojë të mbetet vetëm. Gjatë jetës sime kam pasur plotë goca të reja. Kam shëtitur në Paris dhe Londër, në Romë dhe Milano, në Amerikë, kudo dhe ju me thoni të martohem ! Nuk është e mundur, kupton apo jo? Për këtë arsye nuk jam martuar. Shumë shokë me kanë thënë : ke bërë shumë mirë Ibrahin që nuk je martuar! Të tjerët më thonë të kundërtën. Unë vetë them se kam shpëtuar. Kam bërë mirë që s’u kam hyrë telasheve të martesës. Merreni me mend sot në Milano ka 754 mijë divorce, çka do të thotë se në katër familje një shkatërrohet. E kupton çdo të thotë kjo? Atëherë pse të martohesha? Që të ndahesha përsëri! Gruaja ka luftuar dhe lufton për të fituar lirinë e saj. OK! Po unë pse duhet të humbas lirinë time?! Sot punët e familjes kanë rënë shumë poshtë e unë këto gjëra s’i duroj. Kur shkova në Ishëm, shumë njerëz me pyesnin të habitur : « Si nuk je martuar, bre zotëri Ibrahim?». Ndërsa bisedonim këto gjëra, një grup fëmijësh kalojnë të gëzuar, gjithë vrap para nesh. Dikush me tha : »Zotëri Kodra, ju s’keni as fëmijë ». Atëherë unë e  kundërshtova. « Kam. Ja, këta janë fëmijët e mi » (qanë).  

Dhe pyetja e dytë : « A keni frikë nga vdekja?».  

Kodra : «E çfarë frike të kem nga vdekja, kur njeriu vdes sapo lind. S’kam frikë. E kam thënë shpesh dhe kjo është filozofia ime. Jeta ime fillon sot. Edhe nesër do të jetë sot, edhe pasnesër do të jetë sot, vazhdimisht. Miqve, shokëve, gazetarëve, kritikëve e shumë të tjerëve që me kanë bërë të njëjtën pyetje, unë u jam përgjigjur : jeta ime fillon sot !  

Rikthimi në Shqipëri  

I kthehemi edhe për një çast librit «Kujtime» të Ibrahim Kodrës. Ndalemi pikërisht në faqen 68 të saj. Lexojmë tekstin me titull «Rikthimi në Shqipëri». Kodra aty thotë kështu : »Siç kam pasur rast të rrëfej, gjatë gjithë atyre viteve në Shqipëri kam ardhur vetëm dy herë. Më 1942 dhe më 1973. Por kanë qenë raste disi të veçanta : të parën herë erdha gjatë luftës, asokohe kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin e Italisë, dhe herën e dytë gjatë viteve të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Pra, ishin çaste dhe periudha në të cilat nuk mund të qarkullohej lirisht. Po ndërkohë Historia ia ndërroi krejtësisht fytyrën Evropës sonë e më në fund kombi i vogël shqiptar arriti të fitonte demokracinë. Ka qenë, pra them, një kënaqësi e madhe, që në prill të vitit 1996 pranova ftesën e Presidentit Sali Berisha për të bërë një udhëtim njëjavor në Shqipëri. Dhe kështu nga data 20-27 prill të vitit 1996 kalova një javë në Shqipëri, plot ngarkesa, për të bërë një shëtitje të detyruar, të lodhshme po të kënaqshme i shoqëruar nga bashkëpunëtori dhe miku im Demetrio Patituçi. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur mora tok me dy shkrimtarë  të mëdhenj siç ishin Ernesto Sabato dhe Ismail Kadaré, vlerësimin më të lartë të shtetit shqiptar : d.m.th. çmimin «Nderi i Kombit» me këto fjalë : »Ibrahim Kodra, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij larg Atdheut denoncoi me guxim të madh diktaturën orelljane dhe natën e gjatë të komunizmit shqiptar. Për më tepër se dyzet vjet ai mbeti përkrahës i të vërtetës së gjeniut të lirë dhe krijues i popullit të tij në tokën mike, Italinë». Ato ditë m’u dha rasti të takoj një mikun tim të vjetër, shkrimtarin Ismail Kadaré, dhe të njihja një emër të madh të letërsisë botërore Ernesto Sabaton. Atë ditë nuk munguan edhe takimet zyrtare, ku arrita të njohja figurat më me peshë të inteligjencës shqiptare. Kam arritur të takoj edhe shokët e mi të lodrave, disa syresh janë bërë piktorë të njohur në Shqipëri. Një ngjarje tjetër që më gëzoi pa masë ish kremtimi i 78 vjetorit të lindjes sime, mbajtur nga Presidenti i Republikës në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura. Midis artikujve të shumtë  që munda të këndoj atyre ditëve me ka mbetur në mendje sidomos poezia që më kushtoi miku im vjershëtor, Visar Zhiti.  

Në ditëlindjen e mjeshtrit  

Qirinjtë e ditëlindjes tënde 

digjen mes nesh… 

Ç’flakë të bukur që solle 

Dritë peizazhesh 

Ku mbiemri yt 

prej kodrash pafund 

ngrihet i praruar, 

aq  i blertë… 

 

Mjeshtër, 

edhe peneli i mikut tënd, Pikasos, 

pena e Elyarit e Kuazimodos, 

e Kadarésë, 

vijnë sonte 

e befas bëhen qirinj 

Shtojnë vitet për datëlindjet 

e mençurisë 

zërin e flakëve 

të urtësisë.  

* 

Me këtë rast, – vazhdon rrëfimin Kodra, – me ndihmën e një helikopteri që  më vunë në dispozicion autoritetet, munda të vizitoj mbarë Shqipërinë. Sigurisht mes shumë qyteteve, vizitova me mall edhe vendlindjen time, Ishmin, ku me habi e me interes vura re se nuk kish ndryshuar një qime që kur e lashë shtatëdhjetë vjet më parë. Them vizitova me interes po sa pashë fëmijë, gjë që tregonte se jeta ziente. Pata rast të shihja  një fukarallëk të madh por edhe dëshirën për të ecur përpara dhe sidomos dëshirën e ethshme për të rrojtur sa më mirë. Më ka lënë mbresa pritja që më bënë a thua se isha kampion futbolli a një yll i këngës që shkonte me makinë përpara turmës dhe ajo brohoriste emrin tim. Por më shumë me ka lënë mbresa kuvendimi me pleqtë e katundit që u sollën me mua sikur të isha rritur mes tyre. E ndjeja se isha një prej tyre. Në fletët e para të këtij libri e kam përshkruar  Ishmin si një zonë të rrallë e të magjishme. Këtë përshtypje pata edhe kur u ktheva me barrën e viteve mbi supe. Sytë e plakut e vërtetojnë më së miri atë pamje  që mbaja mend që fëmijë.  Nuk e gjeta më derën e madhe që të shpinte në oborrin e shtëpisë sime, e cila ngrihej mbi kodrën më të lartë të asaj zone. Pjesa tjetër kish mbetur po ajo. Aty ndodhesha dhe unë, si një zotëri që ka njohur frikën, lumturinë, makthin dhe bindjet e veta. Dhe duke sjellë në mendje një baladë të vjetër amerikane, kam mundur të ndjej brenda vetës një të vërtetë të pakundërshtueshme : ky dhé është imi, ky kaltërosh është qielli ynë, kjo jetë është imja. 

Vuajtja që nxitë gjeninë!  

Tash vjen  koha kur xhiruesi ynë i vyer, i ish Televizionit të Prishtinës, Lulëzim Shasivari,  me syrin magjik të kamerës së tij, merr sa me shumë e sa më mirë piktura mbi pëlhurat e dimensioneve, teknikave dhe  fazave e «epokave» të ndryshme, të mjeshtrit Kodra. Punime këto që paraqesin rrugën e piktorit tonë nëpër dallgët e rrymave, kubizmin, apstrakizmin, futurizmin e të tjera.  

Pavarësisht se në regjistrin tonë kemi arritur të shënojmë titujt e madje 23 veprave të tij, pa kronologji datash kur ato janë krijuar dhe kanë zbritur nga kavaleta e maestros, duhet shpresuar se kamera e xhirimit bën punën e vet fisnike  duke shpalosur, nëse jo tërë «atllasin tematik» të piktorit tonë, atëherë, së pakut një pjesë të mirë të tij. Sigurisht se edhe mbi pëlhurat e këtyre pikturave gjenden veprat që shënojnë ashtu të quajturën «periudhë e artë» të Kodrës  por edhe bredhjet e tij, pas vijave e shprehjeve të reja, gjithnjë duke i mbetur besnik dorëshkrimit të tij autentik dhe origjinal. I gjithë ky thesar që rrjedh para vështrimit të teleshikuesit eventual të këtij dokumentari modest, të realizuar brenda vetëm dy ditësh me vapë sahariane, siç bënte në muajin korrik të vitit 1998 në Milano, është fryt i punës shumëvjeçare dhe titanike të Ibrahim Kodrës. Është fryt i flijimit, i vetmisë robinsoniade dhe e i «vuajtjes që nxitë gjeninë». «Ngjyrën time përfaqësuese e quajtën të kaltërtën. E kaltërta në të gjitha variacionet është deti magjik i vendlindjes» – thotë, ndër të tjera, ky krijues i madh shqiptar që, me të drejtë e quajtën edhe Everest i pikturës, në përmasa të gjëra. Ndoshta kjo kaltërsi dominuese në pikturën e tij e ka zanafillën apo mbase edhe prejardhjen nga dy burime. E para, ngase Kodra lindi buzë kaltërsisë se detit Adriatik shqiptar, por edhe nga shkaku se rruga e tij e parë drejtë një bote tjetër, ishte rruga e detit të parë : Durrësi, i Shqipërisë – Bari, i Italisë. Duke vështruar me mall, një nga  këto sajesa përrallore, të bukurisë se ngjyerave  dhe universit tematik dhe të porosive të urta që kumtojnë ato, apo një  krejt tjetër, ajo me titullin «arshitetto» t.m. su tela 80×70, në thellësinë e pellgut të një nate plotë pikëllim, si i syrgjynosur që isha, diku nën kulmet e Parisit, duhet të kam hedhur në letër, këto vargje që po i riprodhoj pa përtesë! 

* 

sy të zgurdulluar 

duar të prera 

si në cung 

një gisht i këputur 

një dritore e thyer 

ngjyera të trazuara 

deri në shqetësim 

mund të gjesh aty ndonjë muzicient 

me kitarë të braktisur 

me tela të këputur 

jehun e një kënge 

një këlthitje të thellë 

për një trohë ajër të pastër 

për një grimës qielli e dielli 

për një ditë pa shi 

për një gram liri 

(b. sefaj)  

Poeti per Kodra!  

Krahas Visar Zhitit janë edhe shumë e shumë poetë të tjerë të huaj de shqiptarë, këta të dytët  nga të gjitha trojet tona, që në raste e shkase të ndryshme, të impresionuar nga vepra dhe personaliteti i tij, Kodrës i kushtuan poezi të goditura dhe të nivelit të lartë artistike. Ishte ide fisnike dhe projekt i qëlluar i mikut dhe bashkëpunëtorit të Kodrës, zotëri Demetrio Patituçi, kur kishte vendosur që gjithë ato poezi që i kushtoheshin piktorit, kudo që të jenë shfaqur, t’i mbledh e t’i botojë në një libër. Dhe, vëllimi me poezi me titull Poeti per Kodra (con illustrazioni di Ibrahim Kodra), Poetët për Kodrën (me ilustrimet e Ibrahim Kodrës), nën përkujdesjen e Francesco Fusca dhe në botim të Grafosud, ka parë dritën e botimit dhe, shpresojmë se ka gjete lexuesin e vetë gjithandej. Prandaj, mbase nuk është e arsyeshme të flitet më gjatë për këtë vëllim me poezi që autorë të huaj dhe shqiptarë ia kushtojnë maestros Kodra, pos të shënojmë (edhe njëherë) emrat e autorëve ashtu siç janë radhiturën këtë libër të përgatitur mrekullisht në pikëpamje teknike, grafike dhe estetike në përgjithësi. Sajuesi, Francesco Fusca, kolonën e poezive të përmbledhura në këtë vëllim, e hapë me poezinë e vetë Ibrahim Kodrës, atë me titull Unë kërkoj që piktori e shkroi në vitin 1981, për të vazhduar me thënien e njohur të poetit francez Paul Eluard.” Kodra est le primitiv d’une nouvelle civilisation”. Fill pastaj vjen poema e sajuesit të këtij libri, Francesco Fusca,  I  pari mall (Il primo amore) në shqip e italisht. A Kodra dhe Ibrahim Kodra (Pittore della primavera), janë dy poema, që të dyja në italisht, të poetit Giuseppe Martucci. Me, Poashtu dy poema në gjuhën italiane, Le quattro stagioni dhe Guardava il poeta L’Albania, veprën e Kodrës e nderon, tjetri poet italian, ai me emrin Carlo Franza. Me nga një poezi paraqitën Franco Esposito, Per Kodra (“Microprovincia” per gli ottant’anni dell’amico Ibrahim Kodra), Vorea Ujko, Davanti alla pictura di Ibrahim Kodra, Adalberto Cuzzi, Libetà dhe A kodra, Sarina Aletta, Incontro galassie di colomb, Fiorenza Valenti, Dedicat al Maestro Ibrahin Kodra,  Vittorio Catalani, La vela di Allah (A Ibrahim Kodra), Visar Zhiti, Nel giorno del compleanno del maestro, Fedro Fiori, me dy poezi:Kodra (Al querido Ibrahim con el afecto de nuestra antgua amistad) dhe Kodra ( Al cro Ibrahim con affetto della nostra antika amicizia), Agim Doçi, Dedikuar shqiptarit të madh Ibrahim Kodra (shqip dhe italisht), Sara Roversi, A Ibrahim, Zef  Kakoca alias Pino Cacozza, Mjeshtrit (Al maestro) Ibrahim, Andrea Carretta, Com’tè lungo il tempo, Sylë Mujaj, Simboli (Diktorit të njohur Ibrahim Kodra) në shqip dhe italisht, Beppe Novali, Arte senza confini (Al maestro Ibrahim Kodra), Giuseppe Caracausi, Ibrahim Kodra, Vicenzo Buonassisi, Come i grandi artisti, Gaetano Blaiotta, A Ibrahim Kodra, Paloma, Para Ibrahim Kodra (spanjisht) dhe Per Ibrahim Kdra (italisht), Bajram Sefaj, Kodra (Arshitetto” t. M. Su tela cm 80×70), shqip e italisht, Jenny de Bert, Per Ibrahim, Angelo Gaccione, Il sole dhe Krimer, Placata disperazione (A Ibrahim Kodra).  

Biseda (kurrë) e papërfunduar, me mjeshtrin!  

Kohëzgjatja (hapësira) e (pa)paraparë e këtij reportazhi  ngushtohet dhe vjen çasti kur duhet të bie sipari i tij ( i saj) simbolik. E, në anën tjetër sikur, duarthatë e të pikëlluar,  ndahemi nga ky piktor i madh dhe studioja e tij,  nga kjo uzinë ku kanë lindur, janë formësuar dhe janë finalizuar me mijëra e mijëra piktura të dala nga duart e vyera të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra. Duhet ikur, gjithnjë me ndjenjën e hidhur të dështimit dhe përgjegjësisë se, pranë këtij kolosi nuk është bërë asgjë, madje as çereku i asaj që  meriton karriera e tij e pasur. Ikim me shijen e pezmit   se kanë ngelur të hapura shumë tema të aq shumë idesh e synimesh, të pa çelura fare. Siç janë, bie fjala, të  dhënat mbi  ato dhjetëra e dhjetëra, ekspozita vetëm dhe në grup, organizuar dhe realizuar në të ketër anët e botës. Pak ose hiç, është thënë e përfolur në këtë reportazh, mbi numrin e madh të çmimeve, medaljeve e të tjera çmime më të cilat u nderua opusi krijues gjigantesk i këtij piktori. Krejt në prag të ndarjes shënuam se Ibrahim Kodra është qytetar nderi i dhjetë qyteteve, se veprat e tij ndodhën në muzeume e galeri si dhe në koleksione private në të katër krahët e meridianëve, duke filluar nga Shqipëria e vendlindjes,  nga Prishtina e Kosovës, Italia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Greqia, Australia, Brezili, Argjentina, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, SHBA-të e tjera. Posaçërisht  merakosese ishte e vërteta që  nuk u arrit të shënohet:  veprat e cilëve autorë me famë botërore, Ibrahim Kodra i ka pronë në koleksionin e vetë dhe anasjelltas, cilët piktorë me famë botërore, bashkëkohanikë të tij, pasurojnë koleksionet e tyre me veprat e Kodrës. Ikim me merakun   pa e parë bibliotekën e tij,  pa mësuar se cilin libër letrar e ka lexuar së fundi, cilin film artistik, shfaqje teatrore, apo koncert muzikor ka ndjekur, ditëve më të reja… Por, të gjitha këto mbyllen më të vërtetën se bisedat me krijues të mëdhenj, sikurse është Ibrahim Kodra, nuk kanë të sosur kurrë. Ato mund të jenë vetëm  fragmentare, kurse përpjekjes për të zënë tërësinë e tyre nuk do t’i mjaftonin as kopertinat e librave, aq më pak,  reportazhet dhe emisionet televizive, qofshin ato me shumë minuta. Kështu është vërtetë, jo vetëm një vegim ngushëllues i imi si autor modest, që është ndër qindra të tjerë, të po aq autorëve dhe studiove televizive nga shumë qendra të kompanish dhe agjencish të njohura, nga qytete të ndryshme të botës,  kushtuar Ibrahim Kodrës dhe veprës së tij madhështore. Le të jetë prandaj kjo vetëm një sprovë e imtë,  e shënimit  të këtyre dy jubileve të tij përnjëherësh: tetëdhjetë vjetorit të  lindjes dhe të gjashtëdhjetë vjetorit të krijimtarisë se tij të  frytshme  artistike. 

Shënim parantezal 

(Në bredhje e sipër rrugëve plotë vapë në Milano-n e muajit korrik, pikërisht në çastin kur bisedohej për ngjyerat e preferuara dhe të furnizimit me to, Kodra i moshuar, ngriti nga toka një gjeth  që iu gjend përpara. Tha : ja ngjyra më mirë në botë. Të gjitha të tjerat, janë tjera !).

Nana e braktisur!

0

Florim Zeqa   

Nana dhe vendlindja janë të shenjta dhe të pazavendësueshme në jetën e njeriut. Emri i nanës dhe vendlindjes janë dy nocionet me të dashura, më kuptimplote dhe vlerëmëdha për çdo qenje njerëzore. Sikurse njëra (Nana) edhe tjetra (vendlindja) nuk braktisen për asnjë çmim dhe për asnjë pasuri të kësaj bote.

Zbrazja e Kosovës, brengë që po ma gërryen shpirtin

Brenga e largimit të rinisë nga Kosova është brengë e larë me lot, e rënduar me dhimbje dhe plagë të rënda shpirtërore. Kjo është brengë e cila po ma gërryen shpirtin nga brenda. Cila do të jetë Kosova nesër pa të rinj dhe pa popullatën e saj autoktone. Do të jetë Kosova “multietnike” e projektuar nga armiqtë shekullorë, me sa më pak shqiptar autokton brenda saj.

Shtrohet pyetja logjike, në duar të kujt do të mbetët Kosova më etnike në Ballkan!

Mirëpo, nëse vazhdohet trendi i largimit të të rinjëve edhe për pak vite, shqiptarët e Kosovës do të kthehen në pakicë etnike.

Çka do t’na duhet Kosova pa arterien më të shëndoshë dhe më të padjallëzuar, pa pasurinë më të madhe që e kishim- rininë e pastër si loti e të kthjellët si kristali!?

Pse po e braktisin Nanën Kosovë të rinjët shqiptarë!?

Po ikin se janë lodhur duke jetuar në një vend pa përspektivë zhvillimore dhe pa shpresë për ardhmëri, vend në të cilin, të drejt jete luksoze kanë vetëm politikanët dhe familjarët e tyre. Të tjerët që nuk janë të lidhur me korporatat fitimprurëse-partitë e inkriminuara janë të detyruar të ikin natën, ngase vendi i tyre nuk ju afron më asgjë!

Si pasojë e braktisjes së Kosovës, po braktisen edhe prindërit që i dhanë shpirtë dhe jetë këtij vendi, të cilët po mbeten në vetmi në mëshirën e Zotit. Po zbrazen lagje e fshatra nga të rinjët, po boshatisen shkolla e çerdhe, por nuk po hapen strehimore (nga shteti) për pleqt e braktisur.

Shteti i Kosovës, duke u thirrur në normat ndërkombëtare, më shumë po kujdeset për qenët endacak të rrugëve sesa për të moshuarit e braktisur!

Deri në këtë deregje e kanë sjellë shtetin e Kosovës kusarët politikë!

Ku janë tradita tona fisnike të përkujdesjes për të moshuarit?

Ku janë doket dhe zakonet e lashta popullore?

Ku na mbeti dashnia dhe respekti për prindërit tanë!?

Na i mori Serbia!

JO, i braktisëm vet, duke u larguar nga çdo normë dhe vlerë njerëzore.

Ëndërra e parealizuara për riatdhesim

Të rinjëve që ju ka ardhur koha që të krijojnë familje, me të ardhurat që mund të sigurojnë me djersën e tyre këtu nuk mund të mbajnë as veten, e lërë më familjen! Të rinjët nga mërgata kanë provuar të riatdhesohen, por në disa raste janë zhgënjyer keq, siq ishte rasti i rrëfimit të një bashkatdhetari; “Djali im mbaroj studimet dhe masterin me notën më të lartë në Zvicër, dhe me insistimin tim u kthye në Kosovë. Mendoja që Kosova ka nevojë për të. Por çfarë ndodhi, dy vjet e gjysmë mbeti duke bredhur në kërkim të një vendi pune, mbeti pa shpresë për t’u punësuar, sepse nuk ishte anetarë i asnjë partie politike. Biri im kishte të drejtë kur thoshte; “duhet të vlerësohet dija ime e jo përkatësia politike (partiake)”. Tek pas dy vite e gjysmë, biri im dhe unë e kuptuam se partitë politike janë vetëm korporata fitimprurëse e liderve partiak dhe çerdhe e të paditurve dhe militantëve injorant partiak”.

Mirëpo, njëjtë si bashkatdhetari nga Zvicëra nuk vepruan disa bashkatdhetarë të tjerë, të cilët, për punësimin e djemve dhe familjarëve të tyre ju bashkuan grupeve të inkriminuara dhe korruptive, duke kalëruar si kuajt në tabelën e shahut, duke kaluar nga njëra parti tek tjetra, nga krahu djathtist në majtist apo anasjelltas!

Të barabartë me profiterët e luftës janë edhe Sekserët e Diasporës, të cilët, njëjtë e trajtuan shtetin e Kosovës si plaçkë lufte për interesa përsonale e jo si atdhe të tyre.

Kosova po zbrazet me këtë klasë kusarësh politikë

Brengat dhe shqetesimet e mia për zbrazjen e Kosovës janë brenga të të gjithë atdhetarëve dhe secilit njeri të ndershëm të këtij vendi.

Problemet e akumuluara ndër vite nuk janë të kësaj qeverie, por e keqja është se edhe kjo qeveri rreshqiti në nepotizëm dhe korrupsion, duke devijuar skajshmërisht nga premtimet e dhëna elektorale për respektim të dijes dhe aftësive profesionale të individëve që konkurojnë për një vend pune!

Sikurse pushtetet paraprake, për fatin e keq edhe kjo qeveri rreth vetes tuboj familjarë, “dajë dhe teze” injorant dhe militant partiak duke lënë anash ekspert të fushave përkatëse, si të: ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, xehetarisë, gjeologjisë dhe teknologjisë minerare, të artit dhe kultures, si dhe të çdo segmenti tjetër të rëndesishëm për zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

Ne kemi nevojë për njerëz të dijes dhe guximit qytetarë, për politikan të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, kemi nevojë për njerëz të fjalës dhe besës e jo për mashtrues dhe intrihant me premtime boshe.

Para lufte, truri i Kosovës u largua nga dhuna dhe represioni serb, një pjesë e tyre u vranë në luftë, pjesa tjetër pas lufte, kurse pjesa më vitale dhe më e shëndoshë po largohet nga kusarët dhe matrapazët politikë, të cilët po e kontrabandojnë vullnetin e elektoratit për interesa personale.

Atdheu ynë Kosova është sikurse Nana biologjike, e cila as nuk braktiset dhe as nuk harrohet, nuk përbuzet dhe as nuk mallkohet shkaku i kësaj klase kusarësh politikë, pa dallim pushtet dhe opozitë, të cilët, për dikë e bënë shtetin nanë, e për dikë tjetër njerkë!

Vargun emblematik të këngëtarit Dervish Shaqa, të thurur dekada më parë, “Ani moj Shqipni mos thuj o mbarova, se djemt e tu ende janë gjallë, n’kamë janë çue rreptë Kosova e bajnë luftën ballë o përballë”, ta kthejmë në kushtrim për t’i dalë zot Kosovës Nanë për ta penguar zbrazjen dhe çkombtarizimin. Tokën e ujitur me gjak ta ushqejmë me jetë. Mos e braktisni Nanën, kthehuni në tokën që ju rriti! Shteti i ri i Kosovës nuk po i ngjet më një femije në rritje e siper, por më shume po i ngjet një Nane të braktisur!

Who is Olsi Jazexhi?

2

Who is Olsi Jazexhi?

A researcher and historian or an agent of Iranian religious fascism in Albania?
A person named Olsi Jazexhi, who claims to be Albanian, has been insulting the people and the opposition of Iran on social media for some time and strongly defending the ruling regime in Iran, which has committed the most crimes in the history of Iran in the name of Islam. He is so nervous for the general uprising of the Iranian people to overthrow the regime that calls the Iranian protestors as thugs and agents of foreign countries.

https://twitter.com/OlsiJ/status/1305778498066317313

Is it only Olsi Jazexhi’s passionate defense of the religious dictatorship in Iran that caused him to be called an Iranian spy in Albania? Or there are other documents.
Why did Microsoft include Olsi Jazexhi in its report on the Iranian regime’s cyber attack on Albania? What is Jazexhi relationship with the Iranian regime’s demonization campaign against the opposition of this regime?
Why does Olsi Jazexhi, who calls himself an independent researcher and historian, fanatically supports the dictatorial regime of Iran? And what is his relationship with the agents of the Iranian regime in Albania? What is the basis of Jazexhi support of Iran’s mullahs?

Receiving money from Iran

Olsi Jazexhi has admitted that he receives money from the Iranian regime. In a video he posted on YouTube on August 31, 2020, he says that he receives money during his trips to Iran.

https://www.youtube.com/watch?v=Wd1x_0Jca_M&t=913s

But a former collaborator of the Iranian regime’s Ministry of Intelligence (MOIS) in Albania, named Hadi Sani Khani, who was in contact with Jazexhi, but now has separated from MOIS and is disclosing the activities of the mercenaries of the Iranian regime in Albania. In an open letter to the Secretary General of the United Nations, he says the head of their network in Albanian named Hassan Heyrani told him privately: “Gjergji Thanasi and Olsi Jazexhi receive more than 1,000 euros from the regime every month, and many times I put this money in an envelope and delivered it to them at their home.”

https://iranprobe.com/unmasking-details-on-demonization-campaign-espionage-terrorist-plots-by-the-iranian-regimes-ministry-of-intelligence-embassy-in-albania/

Education in extremist and terrorist institute in Iran.
Olsi Jazexhi admits in his blog that in 2009 he attended training courses at Al-Mustafa Religious University in Qom in Iran.

https://olsijazexhi.wordpress.com/2011/04/02/vizite-ne-boshtin-e-te-keqes/

Al-Mustafa University is widely known as a means of indoctrinating extremist religious ideas to foreigners and recruiting candidates for the regime’s terrorist and military activities outside of Iran, including direct participation in Iran’s wars in the Middle East. On December 18, 2019, the US Treasury Department added this terrorist organization of the Iranian regime, known as “Al-Mustafa International University”, to the list of secondary sanctions; Global Terrorists Special SDGT and Financial Sanctions Regulations related to Quds Force of Khamenei’s Revolutionary Guards. When the U.S. Treasury blacklisted Jamia Al-Mustafa Al-Alamiya on December 8, 2020, the only person who immediately reacted in Albania to the designation was Olsi Jazexhi, who attacked the U.S. State Department via his Twitter account. did He defended this terrorist entity as the Shiite Vatican, which was clearly a great insult to the Vatican and the Catholic Church.
https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm1205

Participating in Iran’s spy recruitment sessions

Artur Zheji, a well-known Albanian journalist, director of the program 360 degrees, presented a photo of Olsi Jazexhi in a meeting in Iran that the American FBI said was organized by the Iranian Revolutionary Guards (IRGC) to recruit spies. This exposure shocked Olsi Jazexhi.

 

 

 

 

The IRGC-affiliated Fars News Agency has released the photo of Olsi Jazexhi at the New Horizon conference in Iran. New Horizon is affiliated with the IRGC’s Qods Force and was blacklisted by the US Treasury Department in February 2019 due to its destructive activities. The Treasury Department announced that the New Horizons conference is a cover for recruiting foreign spies, including a US Air Force officer named Monica Witt. She was recruited during the conference by the Iranian intelligence agents and is now collaborating with the Iranian intelligence services. The FBI has been tracking and prosecuting the American nationals attending the conference.

Implicated in the Iranian regime’s cyber-attack on Albania
In its report dated September 8, 2022, Microsoft implicated Olsi Jazexhi, Gjergji Thanasi and the network of the Iranian regime’s agent in Albania called ASILA in the Iranian regime’s cyber-attack on Albania.

https://www.microsoft.com/security/blog/2022/09/08/microsoft-investigates-iranian-attacks-against-the-albanian-government/

In his joint open letter with Gjergji Thanasi, Olsi Jazexhi writes to Microsoft: “By mentioning our names, you allude that we, Olsi Jazexhi and Gjergji Thanasi, are part of the operation to amplify the message of the hackers (which you claim are Iranian). This claim is criminal and unacceptable.”
He continues to shamelessly threaten Microsoft with a lawsuit in court and writes: “We condemn with contempt the criminal allegations that you have made against us, and we will pursue our case in court if the need arises!”
Olsi Jazexhi published this letter on his blog.

https://olsijazexhi.wordpress.com/2022/09/09/open-letter-to-microsoft-security-threat-intelligence/

However, judging someone who admits to receiving money from the Iranian regime, has attended terrorist institutes directly affiliated with the Iranian regime, secretly participates in spy recruitment meetings for the Revolutionary Guard Corps and the Quds Force of the Iranian regime, and worst of all, amplifies propaganda by the Homeland Justice website against Iran’s opposition and against Albania in favor of the hackers of the enemy, is very clear.

Microsoft’s report states: Before and after the Homeland Justice messaging campaign was launched, social media persona accounts and a group of real-life Iranian and Albanian nationals known for their pro-Iran, anti-MEK views, promoted the campaign’s general talking points and amplified the leaks published by the Homeland Justice accounts online. The parallel promotion of the Homeland Justice campaign and its central themes by these entities in the online space—before and after the cyberattack—suggests a broad-based information operation aimed at amplifying the impact of the attack.” … In the wake of the cyberattack, on July 23, Thanasi and Olsi Jazexhi, another Albanian national who frequently appears on Iran’s state-sponsored media outlet PressTV espousing anti-MEK positions, penned a second open letter addressed to then-Albanian President Ilir Meta, also published on Nejat Society’s website. This letter echoed Homeland Justice’s central claim—namely that Albania’s continuing to host the MEK constituted a danger to the Albanian people. Jazexhi and Thanasi called on Meta to convene Albania’s National Security Council to “consider whether Albania has entered into a cyber and military conflict with the Islamic Republic of Iran.”

https://www.microsoft.com/security/blog/2022/09/08/microsoft-investigates-iranian-attacks-against-the-albanian-government/

MOIS, Thanasi and Jazexhi echo each other

The Microsoft report also implicated the role of a person named Ibrahim Khodabandeh. The regime of Iran introduces this person as the head of Nejat Society, which is one of the branches of the MOIS. Before the cyber attack and after that, by writing threatening letters to the Albanian authorities and inviting a number of known local MOIS mercenaries to Iran and the subsequent propaganda, Ibrahim Khodabande directly helped the campaign of the “Homeland Justice” website launched by the Iranian regime.

From April 2022, Ibrahim Khodabande on the Nejat website, Olsi Jazexhi and Gjergji Thanasi on their social media accounts intensified their lies and vilifications against the MEK and the Albanian government, echoed each other. From July onwards, “Homeland Justice” website was launched and joined them.
One of their latest concerted actions is the publication of a joint letter full of disinformation and lies by Jazexhi and Thanasi to Microsoft on September 9, which was widely covered by the website of Nejat Society in Iran. Jazexhi has also tweeted a reflection of his falsehood and accusations on the MOIS website called Nejat.

https://www.nejatngo.org/fa/posts/51527

Ebrahim Khodabandeh, a partner of Jazexhi, is a self-proclaimed “former member of the Mujahideen” who was handed over by the Syrian government to MOIS in Iran in June 2003 and has been working with torturers in Tehran since then.
A Report Prepared by the Federal Research Division, Library of Congress for the Combating Terrorism Technical Support Office’s Irregular Warfare Support Program in the Pentagon explains how Ibrahim Khodabandeh was recruited by the MOIS. This report can be accessed on the website of the very prestigious organization “Federation of American Scientists”.

Former agent of MOIS on Jazexhi

In February 2021 in a letter to the Secretary General of the United Nations, Hadi Sani Khani, who was a MOIS colaborator in Albania for 4 years and worked closely with Thanasi and Jazexhi against the Mojahedin, writes:
“I became acquainted with several of the local agents of the regime during the time I worked with the regime’s embassy and MOIS. Olsi Jazexhi, 42, who has studied public relations in Kuala Lumpur in Malaysia, was one of them. Under the guise of a journalist and columnist, he has worked for the Iranian regime for many years. When I was leading the network of agents, Olsi Jazexhi was in regular contact with me. He had his own website, Gazeta Impakt, and was the first outlet to publish interviews with Abdi and Bidi in September 2017.”…In February 2018, Masoud Khodabandeh asked me to propose and prepare appropriate candidates for interviews with Albania’s Top Channel TV network. I later found out that the interviews were facilitated and arranged by Olsi Jazexhi beforehand through a female journalist. Khodabandeh would connect all the journalists he would send to Albania from abroad with Jazexhi, and thus advanced the MOIS plans through him.
Khodabandeh’s contacts with Olsi Jazexhi became more frequent after the expulsion of the regime’s ambassador from Albania. Olsi Jazexhi regularly met agents in Frank café shop owned by Hassan Heyrani, and conducted interviews with them there. His wife also worked as a lawyer for the agents.”

https://iranprobe.com/unmasking-details-on-demonization-campaign-espionage-terrorist-plots-by-the-iranian-regimes-ministry-of-intelligence-embassy-in-albania/

Taking part in the suppression of MEK families in Iran

One of the heinous actions of the Iranian regime is to threaten and suppress the families of the MEK members inside Iran to interview for insulting the MEK and their family members who are in Albania and Ashraf. Olsi Jazexhi participates online in many of these interviews, which are like interrogations of the families. According to the families, at the same time, a person from MOIS is also present on the other side of the line next to the families to make sure the regime’s desired words are raised. Olsi Jazexhi then upload these interviews on his YouTube account.

On June 23, 2020, in an open letter, 22 victims of the Iranian regime, who are living in Ashraf 3 in Albania, complained about the pressure of the Iranian regime with the cooperation of Olsi Jazexhi on their families, and asked the ministers of justice and the interior of Albania to investigate criminal conduct of Jazexhi.

A part of this letter states: “Recently, an Albanian-language website called Gazeta Impakt, which preaches the Iranian religious fascism regime, constantly republishes the sadistic allegations of the Iranian regime’s Ministry of Intelligence (MOIS) websites by naming us and the PMOI / MEK. It is widely believed that Gazeta Impakt is operated by a man in Albania named Olsi Jazexhi and his wife, Migena Balla. Olsi Jazexhi was taken to Iran in last February as a journalist and researcher, but for the latest training on demonization campaign against the PMOI /MEK…. “We call on the Minister of Justice and the Minister of Interior in Albania to investigate the illicit actions of Olsi Jazexhi and Gjergji Thanasi in favor of religious persecution in Iran and their contribution in the suppression of our families and the advancement of terrorism against Iranian refugees in Albania.”

https://iranprobe.com/collaborators-of-demonization-and-terrorism-campaign-of-iranian-regime-in-albania/

Activities to prepare ground for the murder of opponents

The MEK members, who came to Albania from Iraq, have a very clear practical experience in Iraq that before every large-scale and violent terrorist attack by the Iranian regime against them, this regime organized intensive demonization and misinformation programs against the MEK. Most of these activities were carried out in Iraq by Masoud Khodabandeh and his wife, Anne Singleton. There is considerable evidence that this couple was involved in planning the assassination and massacre of MEK members in Iraq. After the transfer of MEK from Iraq to Europe and Albania, this couple carried out the same mission of demonization and socio-political preparation of terrorist attacks in Albania and France with the help of Olsi Jazexhi.

In Albania: According to the reports of the security authorities in Albania, the Iranian regime planned to bomb the Iranian New Year ceremony, Nowruz 2018, where MEK officials were present along with Albanian and American officials. After the discovery of this operation and the notification of the Albanian police, diplomats and the Iranian ambassador were expelled from Albania.

https://top-channel.tv/2019/10/23/do-kryenin-akt-terrorist-diten-e-nevruzit-ne-tirane-policia-zbulon-grupin-iranian/

But to lay the groundwork for this operation, the Iranian regime sent Ann Singleton to Albania a few months earlier in November 2017 for a series of actions. Together with Olsi Jazexhi, she organized a conference against MEK at Doro Hotel in Tirana. In this program, Gjergji Thanasi was an active participant along with some other agents. Singleton then bought several programs on Albanian-language internet television to spread her demonization more widely.

https://iranprobe.com/collaborators-of-demonization-and-terrorism-campaign-of-iranian-regime-in-albania/

In addition, Olsi Jazexhi, with the help of Migena Balla, his wife, arranged video interviews with Singleton and some other known mercenaries of the Iranian regime at the same time and posted them on YouTube. All these activities were to keep the atmosphere of Albania tense against the MEK until March 2018, when the MEK meeting was supposed to be bombed. To complete the mission, the month, after, the Iranian regime published a fake report against the MEK in the name of the head of the Albanian police, accusing them of mistreating its own members and threatening “former members” who were in Tirana. Olsi Jazexhi played a leading role in all these intense demonization activities that started from November 2017 in Albania until March 2018, when the plan to bomb the MEK event failed, and two terrorists sent from Iran were arrested and deported in back to Iran.

 

In France: The Iranian regime planned to bomb the MEK 100,000 strong annual meeting of on July 1, 2018, and kill a large number of participants in the meeting, including Mrs. Rajavi, the elected president of the Iranian resistance. But with the arrest of the terrorists and the diplomat of the Iranian regime who had delivered the bomb to the terrorists on the same day of the program, the plan failed. Otherwise, one would have seen hundreds of deaths. As usual, the Iranian regime prepared for this attack months ago in Europe by using the Khodabandeh couple and its network to demonize the MEK. One of its actions was to organize a meeting in a rented room in the European Parliament building in Brussels. The MOIS also sent Olsi Jazexhi to Brussels to participate in this program. Now Jazexhi not only does not deny participating in this program but also counts it as one of his honors. According to the news website “EuReporter”, which was also covered in the Albanian press, 32 members of the European Parliament wrote a letter to the Speaker of the Parliament:

“we were shocked to learn of a meeting to be held on 10 April in the European Parliament titled ‘Mojahedin-E Khalq (MEK) threat in Albania’ with the attendance of several well-known agents and lobbyists of the regime. The news of this meeting has been publicized in several websites affiliated to the Iranian Ministry of Intelligence (MOIS), … “One of the speakers is a British national named Anne Singleton (Khodabandeh), who according to a report by US Library of Congress has been recruited by MOIS with the sole objective to demonize the MEK. Back in 2011, Singleton made several trips to Iraq to spread misinformation against the Iranian opposition refugees which was used by the Iranian regime to justify its orchestrated violent attacks in Iraq which led to the deaths of many defenseless refugees in Camps Ashraf and Liberty…. “She has previously been denied entry to United States as well as denied holding similar events in the British Parliament…“We deeply regret that this meeting with such speakers is taking place in our parliament and strongly condemn the Iranian regime’s misinformation campaign against the Iranian democratic opposition.”

Whitewashing terrorism of the Iranian regime

When two terrorists of the Iranian regime came to Albania in March 2018 under the guise of reporters for a terrorist opration and the explosion of the Nowruz ceremony of the MEK, which was attended by Albanian and international personalities, Olsi Jazexhi widely propagated in favor of the Iranian regime that they were not involved in terrorist activities but were journalists who were invited to Albania by Baba Mondi, the leader of the Bektashi Muslims. He described the news of the arrest of the two terrorists as fake news produced by the MEK in coordination with the US government.
He even tried to pretend that Bektashi community is on his side, but in an interview with Albanian TV News 24, Baba Mondi expressed his satisfaction with the timely arrest of these terrorists and said: “God honored us that nothing happened.” They were arrested on time.”
Olsi Jazexhi also tried to make the conference of the police chief of Albania on October 1, 2019 and the disclosure of the Iranian regime’s terrorist plots against the MEK in Albania as fake news and claimed that the statement of the police chief was prepared in advance and did not belong to Albania.

https://www.faxweb.al/celule-terroriste-ne-tirane-thanasi-veliu-lexoi-nje-deklarate-te-pergatitur-jazexhi-mek-kerkon-te-prodhoje-fake-news/?fbclid=IwAR3dTcIrrPtKHY9ryAsa7YhpC0Pska9O27JqfoohmFRAv5sjC0KyXyTIgC4

Supporting the repression of the Iranian people:
Navid Afkari, Iran’s national athlete, was executed by the regime despite international condemnations for participating in anti-government demonstrations. In addition to the American government and most of the European governments and widespread protests inside Iran, many world championship athletes, 5 reporters of the United Nations High Commissioner for Human Rights, 18 Nobel Prize winners, European governments such as Germany, Sweden, Norway, etc. Hundreds of international human rights organizations, including Amnesty International, condemned the killing of the national hero of the Iranian people. But in his tweet, Olsi Jazexhi called Navid Afkari a murderous tug along with the Iranian regime and insulting millions of people who supported the right to freedom of expression and assembly in Iran.

https://twitter.com/OlsiJ/status/1305778498066317313

In the uprising of the Iranian people in September and October 2022, Jazexhi strongly defends the Iranian regime and the oppression of the people in his tweets and Facebook posts.

Jazexhi in Albanian public opinion
One of the famous journalists of Albania, through an open letter, asked the press to refrain from giving time to Olsi Jazexhi because of insulting the symbols and honors of Albania, including Skanderbeg.

https://tiranatoday.al/kikia-terbohet-me-mediat-ndaloni-perdhosjen-historise-me-antishqiptarin-olsi-jazexhi

On September 30, 2022, the Albanian anti-discrimination commissioner announced some charges against Olsi Jazexhi for insults and using obscene words in the TV show against other participants. Many viewers asked Top Channel TV not to allow Olsi Jazexhi on its programs.

https://www.priza.al/komisioneri-per-mbrojtjen-nga-diskriminimi-i-terheq-veshin-gjuhes-seksiste-ne-tv/?fbclid=IwAR2S7zoq4svyl5AgLE3I25TF07m-R1boHA_X-RAEkP4U_x5IoKRhwBZwg6A

Source: Facebook-H.Aali

Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe dinamizimi i kërkesës për Republikën e Kosovës

Jusuf BUXHOVI
___
Përkujtesë historike
***
Më 4 prill 1980, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 88 vjeçare, vdiq Josip Borz Tito. Kjo vdekje e pritur po ashtu solli ngjarje të pritshme, me anën e të cilave do t’u hapet udha zhvillimeve që pas dhjetë vitesh do të çojnë te shkatërrimi i Jugosllavisë.
Si një personalitet i rëndësishëm politik i përmasave ndërkombëtare, Josip Broz Tito, më shumë se kushdo tjetër, kishte ndikuar edhe në politikën shqiptare dhe çështjen shqiptare nga fillimet e Luftës së Dytë Botërore e tutje e deri te vdekja e tij. Si i tillë, ai ishte përcaktues jo vetëm në çështjet që drejtpërdrejt kishin të bënin me shtetin komunist shqiptar, por edhe ato që lidheshin me fatin e Kosovës nga ripushtimi i saj nga partizanët serbo-jugosllavë në vjeshtën e vitit 1944, bashkimin e dhunshëm me Serbinë si “obllast” e deri te fillimi i shkëputjes së saj nga Serbia (nga viti 1966 e tutje) për të ardhur në shkallën e subjektit të federatës jugosllave (Kushtetuta e vitit 1974).
Në të gjitha këto zhvillime historike Josip Broz Tito, kishte rol të madh, madje edhe vendimtar, që ndonëse mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme, assesi nuk mund të përjashtohet, meqë ishte përcaktues në këto zhvillime.
Por, kërkesa për mbetjen e mëtutjeshme të frymës së Titos në aktualitetin politik (me parullën “Pas Titos Tito”, e ngritur nga udhëheqja serbe e Beogradit), nuk ishte tjetër pos paralajmërim cinik i qërimit të hesapeve me Titon dhe rrugën e tij, që të zëvendësohet me të shpejtë me unitarizmin serb.
Ky qërim hesapesh tashmë i paralajmëruar duhej të fillonte në Kosovë dhe me Kosovën. Meqë, sipas unitaristëve dhe nacionalistëve serbë të fshehur prapa kësaj dogme (nga Qosiqi e deri te hartuesit e “Librit të kaltër”), aty gjendej formula e kthimit të Serbisë “në gjendje normale”, një si parakusht edhe për “shpë-timin” e Jugosllavisë nga shpërbërja, por edhe për “forcimin” e saj në përputhje me interesat e formuesve të saj, Serbëve. Ky ndryshim, po ashtu, duhej të fillonte në Kosovë dhe me Kosovën. Sepse, aty tashmë ndodhej edhe çelësi i fatit të Jugosllavisë, për të cilin ishte folur me të madhe edhe jashtë, duke iu parashikuar edhe dimensioni i një krize të ardhshme ndërkombëtare dhe madje edhe shembja pse prekeshin çështje të pazgjidhura, siç ishte ajo shqiptare, por edhe të tjera ngjitur me të, që kishin të bënin me rajonin, të cilat kishin mbetur të hapura që nga Kriza Lindore e këndej, e që modeli Jugosllavi nuk kishte qenë në gjendje t’u japë përgjigjen e duhur.
Andaj, ishte e pritshme që edhe Shqiptarët, përballë këtij zhvillimi të pashmangshëm, të shfaqeshin me skenarin e tyre rreth të ardhmes, që nuk do të thoshte tjetër pos rishpalosje e kërkesës për Republikën e Kosovës.
Meqë Shqiptarët ishin të interesuar për federalizëm, pra që gjërat të shkonin drejt rrumbullakimit të këtij procesi, që si i hapur kishte mbetur në rrugë, ishte e natyrshme që ata të shfaqeshin me kërkesën për Kosovën Republikë. Kjo e arsyeton edhe paraqitjen e saj në demonstratat e studentëve më 11 marsi të vitit 1981, në Prishtinë.
Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, të cilat u zhvilluan në orët e vonshme dhe shpërthyen në Mensën e Studentëve të Prishtinës, “shkak” patën, si u tha, “pakënaqësinë për ushqimin e dobët”, pasi që dikush nga studentët kishte hedhur ushqimin dhe kjo kishte “provokuar revoltën, e cila ishte shprehur spontanisht nga një grup i vogël studentësh nga mensa deri para ndërtesës së Radio Prish-tinës afër qendrës me ç’rast ishte prishur rendi dhe qetësia publike.”
Udhëheqja politike e Prishtinës nuk kishte dalë me ndonjë vlerësim publik, edhe pse vërehej se kishte filluar aktivitetin e saj në bazë, duke “marrë masa” që të parandaloheshin tubimet dhe demonstrimet e ngjashme, të cilat, sipas vlerësimeve të kësaj udhëheqjeje, “u jepnin shkas nacionalistëve dhe unitaristëve serbë dhe forcave të tjera për të ngritur çështjet që ata kishin planifikuar t’i ngritin pas vdekjes së Titos, në mënyrë që të shfrytëzonin rastin historik për ta rrënuar Jugosllavinë vetëqeverisëse dhe të painkuadruar, në mënyrë që ajo të largohet nga ky kurs”.
Në vend të “sqarimeve” udhëheqja politike e Kosovës ishte përgatitur, që çështjeve t’u jipte një përgjigje, më 26 mars, me rastin e nisjes së stafetës Titos së ndjerë nga Prishtina, ku duhej të demonstrohej parulla e njohur “pas Titos, Tito”. Manifestim publik, duhej të mbahej në orën 11 në qendër të Prishtinës. Me këtë, duhej të minimizoheshin ose të harroheshin fare ato që kishin ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Prishtinë në mensën e studentëve dhe para Radio Pri-shtinës. Me këtë rast ishin thirrur rinia shkollore, ajo studentore “për ta nderuar Titon”.
Por, në orët e mëngjesit vërehet tubimi i studentëve në Qendrën e Studentëve në hapësirën midis pavijoneve dhe mensës, hapësirë kjo ku rëndom prej tyre shfrytëzohej për aktivitete të lira dhe argëtim.
Në orën dhjetë, e gjithë hapësira e Qendrës së Studentëve ishte mbushur me studentë, por ku kishte edhe të tjerë që u bashkoheshin. Forcat policore, jo gjithaq të numërta, ishin përqendruar para mensës, në udhëkryqin e rrugës kryesore që çonte për te fakultetet por edhe në qendër të qytetit. Duket se ata tashmë ishin të informuar mirë për marshutën e demonstrimit dhe ishin të vendosur që të mos lejonin dalje në rrugë, veçmas para se të përfundonte ceremoniali i pritjes dhe përcjelljes së stafetës së Titos.
Duke parë gjendjen e cila “po dilte nga mbikëqyrja”, udhëheqja politike e Kosovës, kishte urdhëruar Rektoratin e Universitetit të Kosovës, të merreshin të gjitha masat që studentët të qetësoheshin disi me anën e bisedimeve për t’u parë kërkesat e tyre. Ishte caktuar një grup i përzier nga qeveritarët, politikanët dhe profesorët për të biseduar me studentët në mënyrë që e gjithë çështja të përfundonte pa ndonjë shpërthim. Në këtë delegacion pos rektorit Gazmend Zajmi, Pajazit Nushit (nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, pra qeverisë), ndodheshin edhe Azem Vallasi dhe Sanije Hyseni. Vllasi dhe Hyseni kishin qenë kryetarë të Lidhjes së Rinisë së Jugosllavisë dhe vlerësoheshin si pjesë e “garniturës së re titiste”. Nga radha e studentëve ishte shfaqur një grup ad-hoc, jashtë ndonjë qendre organizative, të cilët kishin treguar gatishmëri që të vazhdohej me demonstrime përderisa të mos përmbusheshin kërkesat e tyre.
Në bisedë me profesorët, qeveritarët dhe politikanët, krahas kërkesës për kushte ishte bërë fjalë edhe për çështje politike, ku ishte veçuar kërkesa për Republikën e Kosovës si zgjidhje që do t’i kënaqte Shqiptarët. Kjo ishte arsyetuar me të drejtën e Shqiptarëve për vetëvendosje.
Në orën 12, demonstruesit, kishin marrë drejtimin e qendrës së qytetit. Në ballë kishin pankartat “Kosova Republikë”, por edhe disa të tjera, siç ishin: “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”.
Në këtë ndërkohë, nga ana e policisë kishte filluar përdorimi i forcës ndaj studentëve. Do të hedhen edhe bomba tymi si dhe gazra lotsjellës me të cilat do të mbushet e gjithë hapësira e Qendrës së Studentëve.
Atë pasdite, nga Beogradi u sollën edhe njësitë speciale federative, të cila ndërhynë me ashpërsi të paparë ndaj studentëve dhe demonstruesve të tjerë përreth. Njësitë speciale hynë në Qendrën e Studentëve dhe atje nga dhoma në dhomë rrahën studentët, shumë prej tyre i plagosën, ndërsa mbi njëqind sish i dërguan në polici. Atje, ndaj tyre u përdor një dhunë brutale. Kësaj sjellje nuk u shpëtuan as studentet dhe nxënësit e shkollave të mesme që i ishin bashkuar demonstratës.
Ndërhyrja brutale e njësive të policisë federative ndaj studentëve si dhe plagosja dhe lëndimi i shumë syresh bashkë me burgosjen e shumë studentëve, bënë që e gjithë popullata e Kosovës të ndjehet e provokuar rëndë nga kjo sjellje ndaj demonstruesve të qetë, të cilët kishin shtruar kërkesa sociale por edhe aso politike jashtë çfarëdo dhune.
Meqë studentët e burgosur nuk u liruan, ndërkohë që njësitë e forcave speciale federative u stacionuan në Ajvali (afër Prishtinës) dhe zunë të përdoren për bastisje brutale, që bëheshin në pjesë të ndryshme të Prishtinës (në kërkim të demonstruesve të shënjuar nga policia me anën e kamerave filmike), ishte fare e pritshme që të ndodhte një shpërthim i përmasave të gjera. Kështu, më 1, 2 dhe 3 prillit 1981, u shfaqen demonstratat tjera. Krahas studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Demonstratat vazhduan edhe më 2 dhe 3 prill. Ato u zgjeruan edhe në pjesë të tjera të Kosovës, por qendra e tyre mbetej Prishtina, ku tuboheshin me mijëra pjesëmarrës dhe demonstronin.
Më 2 prill Beogradi, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kështu, Kosovës iu vu shtetrrethimi, ndërsa në Prishtinë dhe pjesët e tjera dolën tanket dhe njësitë ushtarake. Ato morën përsipër mbrojtjen e institucioneve dhe Radio Televizionin e Kosovës. Ditën e dytë dhe të tretë pati edhe viktima. Në Prishtinë u vranë Naser Hajrizi,Asllan Pireva dhe Xhelal Maliqi. Në Ferizaj, më 3 prill ishin vrarë Riza Matoshi dhe Sherif Frangu. Në Vushtrri ishin vrarë: Sali Zeka, Sali Abazi dhe Ruzhdi Hyseni. Ndërsa në Mitrovicë ishte vrarë Sokol Bajrami..
Në ditën e tretë, demonstratat e përfshinë pjesën më të madhe të Kosovës. U shuan për pak pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme me ç’rast iu hap dera burgosjeve të shumta në të gjitha pjesët e vendit.
Në këto rrethana të përshkallëzimit të demonstratave, Kryesia e KQ të LKJ-së në Beograd, më 5 prill, doli me qëndrimin e prerë, duke i kualifikuar demonstratat “ngjarje armiqësore me karakter kundërrevolucionar”. Me këtë rast parulla “Kosova Republikë” ishte karakterizuar armiqësore dhe kundërrevolucionare, meqë si e tillë çonte te shkatërrimi i Jugosllavisë, si thuhej të barabartë dhe vetëqeverisëse.
Në këtë mbledhje fjalën kryesore e kishte mbajtur përfaqësuesi maqedonas, Llazar Kolishevski, i cili, për ngjarjet, fajin kryesor ua kishte hedhur udhëheqjes politike dhe shoqërore të Kosovës, në radhë të parë Mahmut Bakallit, si kryetar i Kryesisë së Partisë dhe pastaj edhe Fadil Hoxhës – anëtar i Kryesisë së shtetit dhe asaj të Partisë.
Meqë, më 5 prill në Kryesinë e Partisë ishte arritur që të lansohej por edhe të pranohej vlerësimi për demonstratat armiqësore dhe kundërrevolucionare, ishte fare e natyrshme që mbi këtë kualifikim të silleshin që të gjitha qendrat politike të vendit, veçmas Kosova dhe në përputhje me to të nxirrnin edhe konkluzione për veprim të gjithmbarshëm, i cili obligonte Partinë por edhe institucionet e të gjitha niveleve, veçmas ato policore dhe gjyqësore.
Vlerësimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së të 5 prillit u pranuan edhe nga kryesia e Kryesisë së LKJ-së së Kosovës dhe ajo e Kryesissë së KS të Kosovës. Me këtë rast, nga trysnia e Beogradit, Bakalli kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.
Kreu partiak i Kosovës pranoi dorëheqjen e Mahmut Bakallit nga pozita e Kryetarit të Kryesisë së Komitetit Krahinor, e paraqitur më 1 maj, me ç’rast, me mandat njëvjeçar, në vend të tij do të zgjidhet Veli Deva, kryetar i komunistëve të Kosovës nga vitit 1966, të cilin para dhjetë vitesh, me kërkesën e Titos, e kishte zëvendësuar Bakalli.
Siç pritej, Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, direktivat që i kishin ardhur nga Beogradi, i futi në një dokument zyrtar partiak të quajtur “Vlerësimi i shkaqeve, i rrethanave dhe i pasojave të demonstratave armiqësore”.
Mbledhja XVII e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve, e mbajtur më 5 maj në Prishtinë, me imponimin e vlerësimit të demonstratave “veprimtari armiqësore me karakter kundërrevolucionar”, që erdhi nga Beogradi, hapi dyert për veprimet e tjera siç ishte ai i rrënimit të elitës politike të Kosovës me orientim jugosllav-titist (Mahmut Bakalli) dhe rikthimit të oponentëve të politikës së vjetër serbe (Ali Shukriut, Sinan Hasanit dhe të tjerëve) me çka u krijuan parakushtet për rrënimin e elitës intelektuale shqiptare në ngritje e sipër si dhe të rrënimit të infrastrukturës së gjithmbarshme institucionale të arsimit dhe të kulturës në Kosovës.
Në të vërtetë, në Mbledhjen XVII të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Ko-munistëve të Kosovës, do të bëhet promovimi i politikës, që duhej të fillonte me fushatën e diferencimit politik për të marrë fund me atë të përdorimit të mjeteve të luftës, po qe se ajo tregohej e domosdoshme. Pranimi i vlerësimeve të gatuara nga Mbledhja e 5 prillit Kryesisë së KQ të LKJ-së prej nga kishte dalë vlerësimi i demonstratave “veprimtari armiqësore kundërrevolucionare mbi bazat e nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar”, duhej t’ua hapte rrugën burgosjeve në masë, që filluan natën e 27 marsit në Prishtinë me burgosjen e disa studentëve të cilët do të gjenden në ballë të demonstratave të 11 marsit dhe të atyre të 1, 2 dhe 3 prillit për të vazhduar me mijëra dhe mijëra të tjera ku do të ketë edhe të vrarë dhe të torturuar rëndë.
Ajo që bie në sy në këto vlerësime, është strategjia e sofistikuar kundër Universitetit të Kosovës, kundër institucioneve shkencore hulumtuese, kundër veprimtarisë botuese në gjuhën shqipe, veçmas kundër promotorit të saj “Rilindjes” dhe kundër teksteve shkollore të të gjitha niveleve dhe kundër bashkëpunimit kulturor dhe arsimor me Shqipërinë.
Megjithatë, në Mbledhjen XVII të KK të LKJ në Prishtinë, sulmi më i madh do t’i bëhet Universitetit të Kosovës si dhe veprimtarisë së gjithmbarëshme hulumtuese-shkencore në këtë institucion, meqë ai paraqiste themelet e arsimit dhe të edukimit kombëtar shqiptar, që kishin filluar të forcoheshin në Kosovë pas vitit 1966 e këndej. Në fjalën hyrëse, por edhe në tezat për vlerësimin e gjendjes, që ishin marrë nga Beogradi dhe duhej të pranoheshin në tërësi, Universiteti i Kosovës u sulmua më së shumti. Ai u quajt “frymëzues dhe qendër e veprimtarisë armiqësore dhe kundërrevolucionare nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, ndërsa pedagogët dhe kuadri tjetër u cilësuan “militantë të kësaj ideje”.
Akademik Dervish Rozhaja ishte i vetmi që refuzoi vlerësimet dhe arsyetimet rreth Universitetit të Kosovës “çerdhe e irredentizmit shqiptar” dhe për këtë u sulmua ashpër nga Ali Shukriu, Xhavid Nimani, Dushan Ristiq dhe të tjerë.
(Shkëputje nga “Kosova – histori e shkurtër”, boti: “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2022, faqe 587).

EKSKLUZIVE | Zbulohet në Akademinë Spanjolle dokumenti mbi gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

0
Foto ilustruese
Studiuesi Bejtullah Destani, ka zbuluar një dokument të paparë më parë, i cili ka të bëjë me gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, të zbuluar në Akademinë Spanjolle
Studiuesi shqiptar, Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Studiuesi Destani për Portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i parë ndonjëherë deri më tani.

Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër.

Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët

Kështu sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave, duke treguar vitet e lindjes së paraardhësve dhe se me kë u martua secili person dhe cilët ishin fëmijët e tyre.
Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Figura e Skënderbeut ka një rëndësi të madhe për popullin shqiptar. Emri i tij ka bashkuar shqiptarët anembanë botës, duke qenë kështu simbol i dashurisë për kombin dhe atdheun.

Destani që ka zbuluar këtë dokument, ka studiuar shkenca politike në Beograd në vitet 1980, ku ka botuar Bibliografia përzgjedhëse e librave për Shqipërinë, 1850–1984, në vitin 1986.

Në vitet 1990, duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme në vendlindjen e tij në Kosovë, ai kishte emigruar në Londër, ku edhe jeton që nga viti 1991.

Ai i është përkushtuar studimeve shqiptare, veçanërisht kërkimit mbi marrëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare. Është autor i Albania & Kosova, Political and Etnic Boundaries, 1867-1946: Documents and Maps (Slough, 1999) dhe Pakicat Etnike 4200 faqesh në Shtetet e Ballkanit, 1860-1971 (Slough, 2003).

Në vjeshtën e vitit 2008, Destani është emëruar Sekretar i Parë në ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër.

Në vitin 1997, Bejtullah Destani themeloi Qendrën për Studime Shqiptare në Londër, ku si drejtues i saj ka botuar ose ribotuar një sërë veprash të rëndësishme.

Big Brother, fyerje dhe “oda burrash” në kohën e “fshatit global”

0

Gjergj Kabashi

Big Brother Kosova

Një anëtare e familjes më tregoi mbrëmë se si pjesëmarrësit e Big Brother të Kosovës, që mbikqyret nga Klan Kosova, përderisa u dëgjua zëri i madh, trishtues dhe imponues i e-zanit (këtij kushtrimi shkretinor arab mbi 1400 vjeç të vjetër), u ngritën të gjithë në këmbë, “në shenjë respekti.”
Kjo quhet propagandë (në këtë rast islamike), nëse doni me e kuptue qëllimin dhe synimin e propagandës!
Kjo është ajo frika “hyjnore” që ia kan futur thellë në shpirt popullit që po përpunohet armiqësisht nga islami politik botëror – dega e “Arnautllukut”.
Me metoda të tilla armiqësore të frymës së shërbimeve sekrete të islamit politik (aty përzihet pastaj secili armik i këtij populli), vazhdon rrënimi kulturor dhe historik i popullit shqiptar.
Mua as që më intereson se a i ngritet në këmbë këtij kushtrimi joshqiptar një aktor humori apo të tjerë të pa mend sa duhet, por mua si Shqiptar më takon të them:
Poshtë islamizimi i kombit shqiptar, secila formë perfide dhe propagandë që bëhet për identifikimin e këtij kombi që i përkasim me islamin, tashmë të rrethanave globale, ku “Vëllazëria Muslimane” e Egjiptit depërton me aq vendosmëni e marifet, sa dhëmbëpalari nga “rinia muslimane”, nuk e kupton fare.
Une i përulem dhe ngritem në këmbë vetëm pësimit dhe luftës për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor të secilit popull, qoftë ai populli i Ukrainës apo populli i shumëvuajtur Shqiptar dhe askujt tjetër.
E-zanit, këtij kushtrimi panaarab-panaislamik, kurrë e përjetë !
Krenarisë së tillë “të përfaqësuesve tonë” që e interpretojnë dhe përpiqen t’ia fusin në shpirt e ndjenjë popullit shqiptar nacionalizmin panarab-panislamik e panturk, personalish ia fus …ordhë!
Nuk e kam kurrë zakon të përdori shprehje të tilla të ulëta, por ndaj atyre që duan të na islamizojnë e asimilojmë, s’ka e s’duhet të ketë sjellje të mira e kulturë.

 

Armend Mehaj , “përshëndetje” nga “oda e burrave”!
Armend Mehaj:
“Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në Kullën e Jasharajve.
Fjalët dhe porositë e Bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme.
Nga këtu marrim gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona, paska shkruar Armend Mehaj, Ministër i mbrojtjes së Republikës së Kosovës, tek profili i tij në fb.
***
Një pyetje e thjeshtë për Ministrin Mehaj, në kohë tejet të rrezikshme për mbarë botën:
A nuk e pate, Ministër, njeriun kryesor të FSK nga familja emblematike Jashari?
Ti Ministër megjithëse i dalun, pra një ushtarak që e ke pa botën, po na zbret në mendësinë e humbur të “odës së burrave” në kohën e luftës së përmasës botërore në mes të pushtuesve nga Federata Ruse dhe mbrojtësve të Ukrainës.
Ti Ministër, nuk ke të drejtë të sillesh në këtë mënyrë të papërgjegjshme duke i shitur popullit gjepura se po të hykan në punë këshillat e Rifat Jasharit.
Ne si komb nuk guxojmë e as që kemi të drejtë ta mbajmë kokën pas në histori, por të mendojmë vetëm atë që e mendon Serbia ndaj nesh.
Ti dhe të gjitha ekipet tuja të ekspertëve ushtarak, natën e ditën jeni të thirrur ti analizoni situatat që mund të kërcënojnë sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës e të moz “zbrisni në oda burrash” pa asnjë grua që të merrni këshilla prej Rifat Jasharit.
Ne jemi popull i marsit 2023, andaj nuk na mjaftojnë e as që na duhen këshillat e asnjë individi, qofshin ato edhe të familjeve emblematike, por vetëm analizat serioze të sigurisë.
Lereni Rifat Jasharin të jetoj jetën e vet e mos kërkoni asgjë prej tij, se ai nuk mundet të na jep këshilla të kohëve të kalueme, qofshin ato të Heroit Ahmet Delia.
Ministër, shiko e vëzhgo gjithë kohën se çka është duke ndodhur në botë dhe tregoju ushtarëve se për kë po armatoset Serbia qe 24 vite rresht, megjithëse e humbi luftën me NATO-n në Qershorin 1999 , dhe pse ajo ende nuk ndjen asnjë pendesë dhe si jep pesë pare për asnjërën nga masakrat ndaj popullit tonë?
As për masakrën ndaj familjes së Adem Jasharit, familje të cilën qe 24 vite rresht politika zyrtare e Serbisë e quan “terroriste”.

“Oda e burrave” në kohën e “fshait global”!

Bota është e stërmbushur me konflikte e rreziqe të paimagjinueshme, të cilat vetëm popujt e “odave t’burrave” nuk i parashohin dhe kuptojnë. Se janë të humbur nga jeta e ngujuar që e bëjnë! Ata popujt që i ka shkelë koha dhe vazhdojnë të jenë të mahnitur nga sakrificat e familjeve të mëdha, heroizmat e tyre, mustaqet e dredhura të tyre!
Kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, që do të thotë njëherit rrezik i madh për konfliktin ushtarak Kinë-SHBA, lufta e madhe e Ukraines për lirinë e vet dhe për lirinë e botës, lufta që i tejkalon të gjitha luftërat në Bakhmut të Ukrainës, ku për ditë bijnë “heroikisht” nga pothuaj 1 mijë ushtarë të Federatës Ruse, kryesisht jorusë të dërguar pa i pyetur në luftë, “problemi i pazgjidhur i Kosovës” (sipas Serbisë!) e shumë konflikte të tjera që kërcënojnë me zjarr të madh anekënd botës, janë alarmi që nuk pushon të thërras në vëmendje dhe ndërgjegjësim të popujve të zgjuar e modern.
Amani i Zotit lerëni “Epopenë e Jasharëve”, se ajo tashmë i takon historisë, por përqëndrohuni nëpër KUFInjt e vendit gjithandej.
Personalisht nuk më intereson më ajo që e thotë Rifat Jashari, por vetëm ajo që e bënë pa e folë asnjë fjalë Armend Mehaj.
Andaj, të gjithë pa asnjë përjashtim duhet t’i lëmë pallavrat, e të jetojmë në tokën e bukës, me realitetin e paparashikuem në botë, se nuk është më “oda” ajo që njofton për ndodhitë në fundin e katundit, por janë ngjarjet e botës, lajmet publike dhe jobublike.

Gjuha e Ganimetës dhe gjuha kundër saj…!

Nuk po ndalen fyerjet rrjeteve sociale ndaj Ganimete Musliut, deputetes së PDK-ës, pasi ajo e përdori një fjalorë të pahijshëm ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
E përcolla me vëmendje se si “kreshpërohej” duke gjuajtur me krah dhe bërë gjeste mjaft të pakuptimta ndaj kryeministrit të vendit.
Ganimetja dhe sicili deputet ka të drejtë absolute të flas për gabimet e caktuara të tjetrit, por jo duke përdorur gjuhë poshtëruese, përqeshje dhe sjellje të ulëta.
Njejt e ndoshta edhe më zi qe shprehur ndaj Presidentës Vjosa Osmani, para një kohe, kur, pos tjerash, i tha: “Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”.
Kjo ishtë një gjuhë e mbushur me helm dhe urrejtje të pakuptueshme për një deputetet të popullit, që është e zgjedhur me votat e elektoratit për për tu dëshmuar se është përfaqësuese e dinjitetshme e popullit , e vlerave dhe nevojave të tij.
Jo vetëm rasti i kësaj deputeteje, por edhe i të tjerëve që përdorin një fjalorë të pahijshëm deri në mosdurim, e shtron nevojën e shqyrtimit të kodit etik të mirësjelljes së detuptetit të Parlamentit të Kosovës.
Besoj shumë se është tejet e domosdoshme që të analizohet gjuha e padinjitetshme e shumëkujt nga ata që janë deputet të parlamentit, se me atë gjuhë të pistë po i qesin hije të zezë mbarë një populli.
Ajo gjuhë përçe dhe e ndotshme tejmase, nuk e karakterizon popullin shqiptar.
Natyrisht se jam absolutisht kundër të gjitha atyre fyerjeve që po iu nënshtrohet Ganimete Musliu, por njëherit edhe kundër gjuhës së saj tepër fyese.
Se fyerja e sjell fyerjen, Ganimetja duhet ta kishte kuptuar këtë me kohë.
Ashtu qysh po vepron Ganimete Musliu dhe ata që po ia kthejnë asaj me fyerje edhe ma të zeza, nuk është kulturë e sjelljes së popullit shqiptar.
Eshtë jokulturë. Eshtë një turpërim kombëtar.
Prandaj, ta ndalim të keqen sa nuk është bërë tepër vonë se askush nuk ka të drejtë të fyej tjetrin, as të bëjë grimasa e gjeste të ulëta ndaj tjetrit. Dhe të gjithë ata “që i qeshen të keqes”, le të dihet se nuk ia duan të mirën Ganimete Musliut, përkundrazi duan ta shoin në rolin më fyes për të. Keqpërdorimi i tillë i Ganimete Musliut nga deputetët e PDK-ës dhe trajtimi i saj si palaço cirku dhe kënaqësia perverse kur flet ajo publikisht ashtu qysh nuk duhet të flas një deputete, flet për jodashamirësinë e skajshme ndaj saj!
Kushdo që e përqeshë tjetrin, është njeri i lig, i paformuar, jostabil, i pasigurtë, poshtërak.
Andaj, populli për të tillët ka thënë: “I keshuni të keshë!”
Andaj, mos e lejoni Ganimetën ta përqeshë askend dhe msheluani gojën atyre që e përqeshin Ganimetën.
Le të sillemi mirë, ashtu qysh sillen të gjithë njerëzit e kulturuar në botë.
Le të sillemi njerëzisht, mashkulli le të sillet si mashkull dinjitoz, e femra le të sillet si femër e jo si karikaturë e gjinisë tjetër.

 

Kishat tona ortodokse që na i mori Serbia dhe “xhamitë tona” që prodhuan lavdimmuhaxhera e ridvanhaqifa

Ditëve të fundit vërshuan “vërtetimet historike” nëpër rrjetet sociale, që synonin të dëshmonin se si në të kaluarën të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në hapësirën e Dardanisë (dhe jo vetëm të saj), dhe sidomos në fillim të shekullit të kaluar e pothuaj deri në vitet e ’40 -ta të atij shekulli, ishin objete religjioze që frekuentoheshin nga shqiptarët, pavarësisht se si quheshin ata, Kosta, Mihali, Petri, Mitri, Aleksi, Millutini apo Anastasia.
Kjo që mundohej t’i dëshmohej publikut kombëtar dhe ndërkombëtar, ishte e vërtetë, por e vërtetë që tashmë nuk ekziston më përpos si kujtim.
Ne i konsiderojmë me të drejtë objekte religjioze dhe kulturore që janë edhe tonat si shqiptar, përderisa “udhëheqësit tanë” i njohë si objekte religjioze serbe dhe të Serbisë!
Kjo bëhej për ta kundërshtuar “zajednicen” dhe përvetësimin e këtyre objekteve religjoze prej serbëve.
Serbia, që nga viti 1912 , madje përpara këtij viti, i kishte përgatitur shkollat e përgatitjes së xhandarëve dhe ushtarakëve serbë, duke i tërhequr me përzgjedhje shtetërore pikërisht ata shqiptarë që i duheshin për forcat e tilla. Natyrisht, ata duhej të ishin dhe bëheshin serbë, me urrejtje të madhe dhe të papërmbajtshme ndaj vëllezërve të deridjeshëm të tyre, që mund të kenë qenë myslimanë apo katolik.
Serbia, jo vetëm që e shtoj numrin e serbomëdhenjve prej shqiptarëve ortodoksë por ata u bënë shembuj të mëdhenj serbizmi. Mirëpo, mulliri i saj asimilues nuk “bloi” vetëm shqiptarë ortodokse që i bëri serbomëdhenj, por pasi e pushtoj Kosovën e viset e tjera të banuara me shqiptarë në hapësirat e pushtuara prej saj, ia nisi menjëhere obligimeve të saj shtetërore që të mos i linte shqiptarët të shkëputeshin nga Islami e të harronin atë pas tërheqjen e pushtimit të Perandorisë Osmane në vitin 1912.
Më 1927 Serbia e hapi Veliku Medresu “Krala Aleksandra” në Skopje (Medresën e Madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup), ku duhej të përgatiteshin imamët e rangut të shkollave të mesme për ti asimiluar shqiptarët në Musliman dhe përgatitur rrethanat që ata të shpërnguleshin në Turqi , si të tillë.
Të cilët duhet t’ua bënin shqiptarëve të terrorizuar dhe analfabet Turqinë dhe viset ku do ti shpërngulnin , “lule e xhenet”.
Serbia e nisi edhe me medresën e Prishtinës në vitet e ’50 të shekullit të kaluar, mu në kohën kur Aleksander Rankoviqi e të tjerët, nuk lejonin asnjë shkollë fillore e të mesme në gjuhën shqipe në Kosovë.
Befasia e befasive për Shqiptarët qe kur pas ardhjes së Lirisë në Kosovë, në pjesën e dytë të qershorit 1999, menjëhere ia nisi xhamizimi i Kosovës. “Haxhilerët” e parë nga mbarë Kosova i dërguan në Qabe gratis, në mesin e të cilëve ishte edhe një kuadër mjaft i njohur i LDK-së.
Natyrisht se ishte UNMIK-u që i dha zjarr “musliman” kësaj pune antikombëtare.
Në gjithë këtë tragjedi, prinë islamistët politik nga Tirana, që u pasuan menjëhere nga ata prej Prishtinës.
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, PDK dhe LDK , kadaldale, por pa u ndalur ia vunë bazat xhamizimit dhe islamizimit të vendit. Tash e gjithë kjo pasohet nga LVV që e trashëgoi bazën “institucionale” të këtij islamizimi, duke pasur edhe deputet islamik në parlament!
Prandaj, kjo përkujtesë historike është e dobishme , pavarësisht se ata që na e përkujtojnë historinë me foto ku theksohet se ato kisha ortodokse dikur frekuentoheshin prej shqiptarëve, nuk iu shkoj ndërmend se gjatë këture 24 viteve ndodhi një shfytyrim i madh kombëtar, që s’kanë mundur ta parashihnin as serbomëdhenjët që kanë synuar të na shfarosnin me islam.
As Vaso Çubriloviq me ithtarët e tij.
Ndodhi tragjedia kombëtare e Kosovës e vitit 2004, ku me “flamur kombëtar në dorë” ndodhte të kalleshin kisha ortodokse të Kosovës në më nyrë triumfale – tragjikisht antishqiptare!
Ndodhën vrasje apo tentim vrasje të ushtarëve dhe atyre që kishin bërë të paimagjinueshmen për lirinë tonë.
Ndodhi thirrja publike e BIK-ut e korrikur të vitit 2012, ku ftoheshin të rinjt që ti dilnin “krah” Sirisë, pra të përziheshin në luftën civile atje.
Dhe, pas kësaj thirrjeje, ia mësyen shumë të rinj e të reja “arnaute”, të ndihmuara edhe nga shërbimi i fshehtë turk në fillim përmes imamëve të tyre në Kosovë, që të luftonin për islamin në Siri e Irak, pra për tokën që , sipas qarkores së BIK-ut, “asht aq e randësishme për Allahun”.
Shkuan atje për ti lënë jetëkotat shumë të rinj të muslimanizuar, sidomos ata që e kundërshtonin me të madhe Katedralen Nënë Tereza, por jo edhe kishën provokative të Milosheviqit në oborrin universitar.
Atje u vra edhe Lavdërim Muhaxheri, Ridvan Haqifi e shumë islamistë të tjerë.
Ndodhi edhe “lufta” e mashkujve musliman që femrat e “tyre” të bartnin shami.
Erdhën ferexhet e burkat dhe uniformat e tjera të islamit politik botëror.
Gjithë këtë tragjedi kombëtare e ndihmuan edhe “udhëheqësit tanë”.
Me apo pa vetëdije, kjo tashmë s’është me rëndësi.

Fjalorë antieuropian dhe antishqiptar

Duhet të përfundoj përdorimini fjalorit antieuropian dhe antishqiptar njëherit, të përfundojnë fyerjet Muslimane-Serbo-Ruse për “Europën-kurvë”, fjalorë i nxitur dhe frymëzuar nga qarqet turkoislamiko-serbo-ruse, që na e futën në mendjen tonë të cekët me dinakëri të jashtëzakonshme.
Ky fjalorë fillimisht është përgatitur e shpërndarë mëtej prej xhamive dhe pseudointelektualëve të ndryshëm.
Prej shërbimeve sekrete armiqësore që kanë ndejt gjithë kohën mes tyre!
Ka mbi njëqind vite që popullit shqiptar ia imponuan fjalorin e tillë , për ta armiqësue me ata që s’na e kan ba asnjë të keqe.
Të keqen më të madhe na e ka bërë udhëkryqi historik , ku na rrahën aq shumë erëra në pjesën e gjeografisë së Gadishullit Ilirik. Dhe na rrëzoi e përdhosi vetja jonë e hutuar (dhe e pa orientuar) në kahun e duhur të interesave tona.
Asnjë popull nuk mund të orientohet drejtë pa i pasur intelektualët e mirëfillt, të sinqertë e që ia duan të mirën, që mendojnë sinqerisht për të, pra për vetvetën.
Se: Neve na shkoj jeta duke pritur prej “intelektualëve të mëdhenj” , atyre që nuk u shfaqen si njerëz, por “si përmendore!”.
Duke pritur prej atyre që mund ti kenë shkruar mbi “një metër libra” në renditje, por pa mendim.
Që nuk janë mendimtar!
Mendoj se ma i mirë është një bujk dhe mbathtar kuajsh , që ka aftësi të lindur për të menduar , se sa një “shkencëtar” i shpifur.
Tash ia nisën gjithandej ti bëjnë publike fotot e kishave dhe manastireve monumentale ortodokse të Kosovës, ku duan të tregojnë se përpara një shekulli kahdo frekuentuesit e tyre ishin shqiptarë-ortodoksë.
Vonë. Dhe, kot! Se tashmë: Shkuan!
Se, Sot, nuk janë më … Edhe për shkak të fajit të vonesës sonë historike!
Serbomëdhenj i bëri mulliri i njohur asimilues i Serbisë. I përgatiti që të ishin ushtarë, xhandarë dhe ua mbushi shpirtin me urrejtje ndaj shqiptarëve, vëllezërve të deridjeshëm.
Deshtëm a nuk deshtëm ta pranojmë, kështu vepron shteti që e pëlqen aq shumë tokën tënde.
Sikurse Turqia (neoosmane) që “ta futi kepën” në rrethana Lirie. Që ta mbushi vendin cep më cep me xhami. Pa të pyetur fare. Bisedoj direkt vetëm me strehën kryesore të agjenturës së saj në Kosovë. Që ishte dhe mbetët edhe agjenturë e Serbisë dhe Rusisë.
Politikanë llaskuca, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, punuan për atë agjenturë.
Dhe e shpërndanë me zell fjalorin e saj. Se shihej që ua kishte zanë udhën “3 % katolik”, krejt ashtu siç i mësoi Turqia, Serbia dhe Rusia.
Askush nuk deshti ta kuptonte se e gjithë kjo ishte urrejtje ndaj vetës, antishqiptarizëm i qartë.
Tash inspektojeni ndërtimin e megaxhamisë më të madhe në Ballkan, të cilën “Vëllai i Madh Turk” po ia ndërton “vllaut të vogël arnaut”, këtij “jetimi” të Ballkanit!
Po ia ndërton krejt gratis duke i zbrazur thasët me mbi 30 milionë euro, të taksapaguesve turq. Se kështu ka vlerësuar neootomanizmi, Dyaneti i afërt me Qeverinë Turke, për përhapjen e islamit në botë, sidomos në “viset turke të Perandorisë Osmane”.
Tash secili Shqiptar/e, duhet t’ia shtroj pyetjen e thjeshtë vetës: Si mundet të na respektoj tjetri, kur ne se respektojmë vetvetën?!
Si me e respektue, nderue dhe ndihmue atë që tregohet i pandërgjegjshëm dhe vetasimilohet pasi ia sollën Lirinë?
Jasha, “arnaut”, jasha !

Një letër e Mid’hat Frasherit, për të cilën nuk dihej apo dihej fare pak

Sot, zoti Uran Butka, drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, më dërgoi një kopje të një letre interesante që Mid’hat Frashëri, ish kryetar i Ballit Kombëtar, u ka dërguar tre veprimtarëve nacionalistë, bashkëluftëtarë në Rezistencën Kosovare ndaj ripushtimit sllavokomunist të Kosovës, Adem Gllavicës, Ibrahim Kelmendit dhe Luan Gashit. Në atë kohë këta intelektualë patriotë ishin në emigracion politik në Greqi dhe qendronin të palëkundur në çështjen e tyre kombëtare. Ideali i tyre ishte bashkimi i Kosovës dhe i trojeve të tjera etnike me Shqipërinë, nën një regjim demokratik, antikomunist. Që nga Greqia, ata përcillnin ngjarjet në Shqipërinë enveriste dhe shfaqnin në letrat e tyre, edhe ndaj Mid’hat Frashërit, shqetësimin e natyrshëm që kishin. Ndërkohë, ata nuk u bënë pjesë e asnjë agjensie zbulimi të huaj, prandaj edhe i mbajtën më gjatë në kampet e refugjatëve politikë. Mid’hat Frashëri u shkruan në mënyrë vëllazërore, duke u përpjekur t’i inkurajojë dhe t’i sqarojë për idealet demokratike të Ballit. Më tej Luani kaloi në SHBA ku vazhdoi luftën për çështjen kosovare ndërsa Ademi dhe Ibrahimi shkuan në Australi ku, secili në profilin e vet (agronomi dhe histori përkatësisht), u morën me veprimtari shkencore. Njëkohësisht ata nuk e ndërprenë veprimtarinë atdhetare, pa u përfshirë në partitë e ndryshme politike. 

9 mars 2023 

E përgatiti: Bardhyl Adem Selimi

***

Mid’hat Frasheri 

Leter 

Të dashur Zotërinj Luan, Adem dhe Ibrahim,1 

Përpara syvet kam letrën e z. juaj datë 24 dhjetorit. Ato ditë kish ardhur edhe Fatoni2 këtu në kampin tonë; ndenji një javë mysafir dhe letrën e kënduam së bashku. 

Letra juaj më gëzoi fort shumë, se kam një kohë të gjatë që s’kam marrë gjë prej jush. 

Por, nga ana tjatër, u mërzita që edhe ju, si ata që ndodhen në Sitia (Kretë) po vuani. Për situatën tuaj kemi bërë fjalë këtu tek të dy Aleatët, kemi shkruar në Londër dhe Londra është në Korespondencë me ambasadën në Athinë; unë po i mbanj në korent ato zyra dhe ia njoftonj Abaz Ermenjit në Athinë. Ju lutem edhe juve, për çdo lajm bëni dy kopje, për mua dhe për Abaz Ermenjin; kështu evitohet vonesa dhe koordinohet aktivitetit ynë. 

Nga Iraklion, Rrethimno etj. na shkruajnë se situata e tyre, për ushqim, banesë dhe sjellja e popullatës është përmirësuar shumë.  

Ato që më thoni për restriksjonet në Shqipëri, i kemi botuar dy muaj e gjysmë më parë në “Lettre d’Albanie”. Por gjithnjë kemi nevojë të madhe për habere. Prandaj ju falem nderit, dhe ju lutem të vazhdoni informatat.  

Do ta kini marrë buletinin tonë nr. 13. Për 4-5 ditë do të mirrni dhe numrin 14; në të dy këta numra flasim për ekzekutimet që janë bërë në njerëzit e punimeve të Maliqit. 

Për lajmet që më jipni mbi transferimin tuaj në Lavros, pres konfirmimin; por mua edhe s’ma pret mendja që të jetë vërtetë. 

Për refugjatët e Italisë nuk dijmë dhe nuk ka akoma gjë pozitive. Ne po ndjekim një dëshirë: të mblidhemi gjithë tok, ju të Greqisë dhe na t’Italisë; dhe gjithë së bashku të çohemi jashtë Italisë, si në ishullin Kipro, ose në Egjipt, ose në Tunis; aty të organizohemi dhe të presim. Këtë ta kuvendoni edhe ju, në qoftë se ju pyet ndokush. 

Tani vijmë në çështjen e një programi politik, e një ideologjije: 

Kini meritë të madhe që keni prekur këtë pikë dhe do t’ju këshillonj, juve të treve si miqtë e mi që jini, të bisedoni midis jush dhe të përpiqi të hartoni një skicë, një kanevas, një plan. Por, e tepërt t’ju lutem, ky punim duhet të bëhet si një ushtrim, si një projekt preliminar dhe jo me pretendime reformatoreje ose legjislatori. 

Tani duhet të kthjellojmë do pika. 

  1. Thoni që Balli si parti demokratike ekziston që një mot. 

Përgj. Jo, ekziston që shtatë vjet; Balli mbetet kurdoherë një parti nacionaliste dhe fanatike nacionaliste, për të mirën e Atdheut, për nderimin, lumturimin, naltësimin, përparimin e Shqipërisë. Padyshim jemi demokratë, kemi detyrë të jemi patriotë. Mos pandehni se jemi demokratë si Azerbajxhani, si Rusija, si Titoja, as edhe si Koçi Xoxeja. 

Por, për Shqipërinë, për karakterin, për idetë, për edukatën, duhet të jemi aristokratë edhe aristokratë nga më fanatikët. 

  1. Ideologji? 

Përgj. Kemi adhurimin e Shqipërisë. Ne jemi shërbëtorë të Shqipërisë; me këtë titull duhet të nderohemi, në qoftë se munt të jemi të zotë të meritojmë këtë titull. 

  1. Program Politiko-Shoqnuer? 

Përgj. Kemi dekalogun e Ballit. 

  1. Kriter për veprimet tona? 

Përgj. Kemi dashurinë e Atdheut, dashuri pa kufi, dashuri si ajo e mëmës për fëmijën e saj. Një dashuri instiktive. 

  1. Pse, qysh? 

Përgj. Se na jemi bijt’ e Shqipërisë; Shqipëria është mëma jonë. Kundrejt Atdheut kemi vetëm detyrë, asnjë të drejtë, përveç të drejtës që ta adhurojmë dhe t’i shërbejmë. 

Mos harroni se një program i gjerë dhe i imtë mund të bëhet vetëm me anë të një kongresi të vërtetë, si të kthehemi në Shqipëri… 

(mungon një faqe- red)  

Nga Crispi mora një letër. Është në shërbim të shtetit fqinjë dhe nuk do të jetë në korespondencë me ne. 

Më kini bërë fjalë prej një zonjë Qanie Zavalani. Kjo është një shtrigë kriminale. Ka përgatitur dhe shkakëtuar vrasjen prej italianëve të Baba Qazimit, në Teqen Durballi, në Larisa (Thesali) dhe me t’u vrarë Babaj, ajo vodhi gjithë sendet e vlefshme dhe u çduk! Kur ta rishihni ndonjë herë ia kërkoni hesapin e krimit të saj dhe e dëboni si spiune që është.  

Shumë të fala të gjithëve, pres letrën tuaj.  

Lumo Skëndo  

  1. S. Ju të tre, me shokët tuaj, kini kujdes që sjellja juaj t’u japë të huajvet një ide të mirë për kombin dhe partinë. Mos jipni asnjë shkak për ankime.
  2. S. Shumë të fala me shëndet. Të më falni se nuk ju kam shkruar ndonjë letër (sidomos ti, Luan, që më ke shkruar kaq shumë); por letrat tuaja i kam këndue, edhe nuk kam pasë se ç’t’ju them të tjera, veç ato që ju kam shkrue kryetari edhe Fatoni.

Me shumë mall 

Vasil3 

Vota e lirë është në rrezik në Shqipëri — Vetëm dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 Majit

3

Nga: Frank Shkreli

Per Shqiperine e ketyre 30-viteve “post-komunizem”,nuk eshte asgje e re. Vota e lire dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi kane shume per tu deshiruar gjate tre dekadave te fundit. Ndryshimi me te kaluaren e zgjedhjeve ne ate vend me zgjedhjet qe do te mbahen ne Maj, eshte se kesaj radhe duket sikur shteti, qeveria, partite politike , madje edhe gjyjatat ne Shqiperi si dhe perfaqsues dilpomatike te caktuar nderkombetare ne Tirane— jane lidhur besa-bese per ti mohuar voten e lire rrreth 50 per qind te shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit, 2023.Neqoftse dikush e ka paramenduar krijimin e kesaj gjendjeje politike elektorale si nje eksperiment djallezor per te minuar lirine, demokracine dhe opozitarizmin politik ne Shqiperi— bravo u qofte, ia kini dale!

Në vend qe faktoret e larte- permendur qe jane te perzier me gishtat e tyre te ndyre ne kete lamsh politik te mire llogaritur, ne pergatitje e siper per disa vite tani — por te cilit tani nuk i dihet filli — te luftonin kunder diskriminit ne pjesemarrjen e te gjithe shqiptareve pa dallim ne votime te lira, entet qeveritare, gjykatat, partite politike shqiptare dhe perfaqsues te larte nderkombetare, duket se kane rene dakort ne heshtje qe per qellimet e tyre antishqiptare t’i mohojne voten e lire gjysmes se shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.  Dhe ne kete proces te minojne, njekohesisht dhe ne pergjithesi, edhe lirine e demokracine, ne nje vend ish-komunist dhe tani anetar i Nato-s. Asnje perparim nuk eshte bere ne kete fushe nder vite ne Shqiperi,  sipas raportit te posa botuar te Freddom House.

Sot per sot, fatkeqsisht, ne Shqiperi nuk ekziston e drejta e barbarte per te gjithe dhe pa dallime politike per te hedhur voten e lire ne zgjedhjet e Majit qe vjen.

Kujt t’i drejtohet votuesi shqiptar per sigurimin e votes se lire per veten dhe per familjen? Kush e mbron kete te drejte per shqiptarin sot kur te gjitha entet politike e juridike dhe diplomatet nderkombetare te cilet, me mbeshtetjen e tyre te hapur ose me heshtjen e tyre per gjendjen anti demokratike te krijuar ne vend,  kane shkelur dhe po shkelin cdo norme ligjore vendore dhe standardet nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve te lira, te drejta e demokratike ne Shqiperi, ashtu si i ka hije nje shteti anetar te NATO-s.

Ne cdo vend normal demokratik te botes, entet juridike dhe politike si dhe nderkombetaret ne Tirane e kane per detyrim moral dhe pergjegjesi politike qe te perpiqen e te sigurojne me cdo kusht te drejten dhe voten e lire per cdo votues shqiptar. Pse kjo nuk po ndodhe sot ne Shqiperi?

Dhe pse pergjegjesve per gjendjen e krijuar politike djallezore dy muaj para zgjedhjeve, nuk u kerkohet llogari nga votuesit dhe nga shoqeria shqiptare per mbytjen e opozitarizmit politik ne Shqiperi? A por te gjithe mendojne se duhet votuar per nje parti dhe kjo tashti  quhet demokraci?

Ne Shqiperi eshte krjuar vertete nje kaos politik te cilit ne diten e votimeve nuk do i dihet halli.

Entet politike, partiake si dhe gjykatat —shteti dhe qeveria shqiprare, pra —para syve te nderkombetareve ne Tirane dhe me miratimin e tyre po sillen me mosperfilljen  e votes se lire te shqiptareve, si organizata e dikurshme ku-klux-klan ne Shtetet e Bashkuara, per tu mohuar te drejten e votes afrikano-amerikaneve.

Disa dite me pare, Presidenti i Shteteve te Bashkuara ,Joe Biden  vizitoi qytetin Selma ne Alabama me rastin e pervjetorit te “Bloody Sunday”, me qellim per tu riangazhuar – ni nivelin me te larte qeveritar – ndaj votes se lire na Amerike, si nje gurthemel i demokracise dhe i te gjithe lirive te tjera te njeriut, te dhena nga i Madhi Zot, per te gjithe amerikanet dhe te gjithe njerzit kudo ne bote dhe pa dallim partie, feje a krahine. “Ne kete ure eshte derdhur gjak per te shpetuar shpirtin dhe frymen demokratike te Amerikes”, eshte shprehur Presidenti Buden  ne viziten e tij kete jave ne Selma te shtetit Alabama—duke folur ne mbrojtje te votes se lire per amerikanet.

Neqoftse entet qeveritare, politika dhe gjykatat shqiptare nuk veprojne ne mbeshtetje te votes se lire ne ate vend,  kush do i mbroje lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve ne zgjedhjet e 14 Majit? Kush do e mbroje demokracine dhe lirine e votes per te gjithe shqiptaret pa dallime partiake— dhe jo vetem te gjysmes se shqiptareve?!

“Nje njeri pa te drejte vote eshte nje person i pa mbrojtur”, ka thene ish presidenti amerikan Lyndon B. Johnson.

“Liria e votes eshte nje e drejte e cmuar per te cilen, pothuaj per dy shekuj, Amerikanet kane luftuar dhe kane vdekur per te mbrojtur ate te drejte. Te gjithe ne le te nderojme sakrificen e tyre ne diten e zgjedhjeve, qofshi ju republikane, demokrate ose te pavarur — me voten tuaj tregoni se jeni te interesuar ne te ardhmen e vendit tuaj, Amerikes..Zoti u bekoft!” Fjalet e ish -Presidentit Reagan drejtuar te gjithe amerikaneve pa dallime politike, per te marre pjese ne zgjedhje. (18 Tetor, 1986)

“Zgjedhjet i perkasin popullit”, ka thene (Abraham Lincoln). Jo politikaneve, partive, gjykatave dhe nderkombetareve te korruptuar!  Kjo gjendje aktuale e krijuar ne Shqiperi sot, dy muaj para zgjedhjeve vendore te 14 Majit, eshte thellesisht e rrezikshme per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret, por mbi te gjitha eshte nje rrezik i madh per lirite baze dhe per demokracine shqiptare, ne pergjithesi, sot dhe ne te ardhmen.

Sa me pare qe te kuptojne kete fakt te rende , faktoret e brendeshem politike dhe juridike  te vendit, si dhe nderkombetaret e prerzier ne kete lamsh politik djallezor,aq me mire do te jete per Shqiperine, per lirine dhe demokracine e atij vendi te vuajtur per porhuaj nje shekull tani nga nje prej regjimeve me barbare komuniste qe mohonte votone e lire, demokracine dhe lirite baze te njeriut.

Mjaft eshte mjaft! Shqiperia dhe Kombi shqiptar meritojne me shume dhe me mire nga institucionet shtetetore dhe qeveritare si dhe nga miqet e vertete nderkombetare. Ne minimum, shqiptaret dhe Shqiperia si pjesetare e nje vendi anetar i Natos, meritojne – ne minimum – te drejten e votes se lire si nje mjet te shprehjes se lire politike se per ke deshirojne te votojne me 14 Maj.