Kreu Blog Faqe 1098

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti pritën në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák

0

Presidentja Osmani priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjate, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani potencoi se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani gjithashtu ka mirëpritur vendimin e sotëm të Këshillit të Bashkimit Evropian ku në mënyrë unanime është miratuar e drejta e qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar në shtetet e zonës Schengen pa vizë.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti takoi emisarin e BE-së, Lajcak

Prishtinë, 9 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.Në takim u diskutua për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian.

Forhåndsvisning av bildeNë këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës.

Forhåndsvisning av bilde

Kur jeton (me e) pa bukë e pa korrent në kryeqytet  

2

Ilustrim (Uria)

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime të moçme e të reja nga ditari im  

Takimi me Çemalin nga Lipjani.  

E takova rastësisht Çemalin, një ish shok të gjeneratës së studimeve.  

Çemali punonte në Entin Meteorologjik *). Pasi u përshëndetëm dhe u n`dam, e thirra Çemalin: 

– Çemal, ndalu se dua me të tregu diçka. U këthye dhe po më dëgjon. 

Sapa kisha lexua një humor të Tafë Kusurir, në Rilindje: 

Një i afërm i ankohet mikut se djali po rren shumë dhe frikësohem se nuk mund të punësohet askund. 

Ai miku ia k`then: 

-Kërko e ndoshta ta punësojnë në Entin Meteorogjik se ata po na rrejnë shumë. 

Teatri, drama, tragjedia dhe komedia 

Kishte humor, mahi e punë e besa kishte edhe dëshirë për punë. Kosova kishte teatër ku luheshin në çdo dy javë nga një premierë. Tatri Krahinor dhe ai i Gjakovës kishin aktorët që edhe Teatri Klasik Grek e Romak do të iu kishte lakmi. 

Kosova kishte edhe Rilinden, gazetën e përditshme në gjuhën shqipe që në prag të festave shtypej e shiteshin deri në 200.000 mijë cope. Kishte revista të përjavshme, dyjavore e të përmuashme. Sot nuk kemi asnjë nga këto. 

Edhe Fjalori Enciklopedik, mos i marrshim mësysh i kishte dhënë vend të mjaftueshëm tatrit, që nga që nga (fundi) i faqës 678 e deri në faqen 680 duke folur për lloejte e teatrove dhe vendeve: teatrin francez (shek. XVII), teatrin e Byllisit (shek. III para K., Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, Tatrin e Prishtinës etj. 

Grupi letrar i shk. fill. ”Migjeni” në Lubizhdë të Rahovecit. Vjershat i zgjodhi: Sinan Kastrati

Dhe kur shkruaja dhe i botoja vjershat e nxënësve të mi në ”Rilindjen për fëmijë” bashkë me vjershat për shokun Tito  

Kur… punoja si mësues në Lubizhdë e kontrollor autobusësh në Prishtinë  

Takimet me Ibrahim Kadriu, Ymer Shkreli, Xhemail M5stafën, Skënder Zogaj e Milazim Krasniqin.  

Tezja dhe televizori ”Plazma” 

Është një dialog me letra me në vajzë të panjohur nga Prishtina në faqet e fb-ut 

-Edhe turrshitë po na prishen se mish nuk kemi në frigorifer më shkruante nje vajzë fatkeqe nga Prishtina, kryqyteti i ”Republikës” së Kosovës.  

E shtunë, e dielë 7, 8 tetor 2017, Malmö  

Edhe pse vikend, ditë pushimi përsëri u zgjova herët, si zakonisht, në orën 05:00. E hapa kompjuterin dhe e ndeza televizorin me i shikua e dëgjua lajmet. Kështu bëja edhe kur isha student e më vonë puntor arsimi, zgjohesha herët në çdo mëngjes, E merrja Rilindjen, gazetën e përditshme në gjuhën shqipe dhe e lexoja e pastaj haja mëngjesin. Vajza e ime e madhe më thonte kur i folja dhe e kritikoja nënen e saj më thonte:  

– Ti babë kqyri punt e tua! Kur unë e pyesja, po cila është puna e jeme, ajo më përgjigjej:  

-Me e lexu gazetën dhe me pi duhan.  

Dhe kështu e dhizja cigaren ”Bozhur” dhe hajt e hajt i qoja mendët me kullotë. Më kujtoheshin fjalët e gjyshit tim, Imer Seferit i cili na thoshte kur ishim të vegjël ”Ai qi qohet herët i ka dy nafak e ai i voni, nuk e ka as t8ë veten”, ”Mâ i mirë âsht ni shka qi qohet heret se ni turk qi qohet vonë”!  

Dhe përsëri fluturoja në kohë, herë në kohën kur isha fëmi, i ri apo më vonë. 

Dokument Arkivor i Ambasad. së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Beograd. dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPSSH në Tiranë. Ambasadori: Sokrat Plaka. Beograd 10. 08. ’81

”Harrova” për një moment ato që kisha parë me sy e dëgjuar me veshët e mi pas vitit 1981, në Kosovë, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve jetonim me ”Krah` n`vesh” me frigë e me fukarallak me pushtetin serb e jugosllav por me shpresë se pas ”dimrit vjen pranvera”.  

Po tash? 

Seq mu kujtua Ibrahim Kadriu kur shkruante, edhe pse rrallë në Rilindje” për skamnorët e asaj kohes, që dorën në zemër ishin më pakë e tash kur kemi ”shtetin” tonë e njerëzit e tanë, ka më shumë varfnakë.  

Ishte kohë e keqe por jetonim me shpresë se do të bëhet më mirë, se do të largohet shkau e bashkë me të edhe të kqijat. Ishim mashtrua. E kishim pasur gabim. 

Kur punoja si mësues letërsie, në Lubizhdë e kontrollor i autobusëve në Prishtinë.  

Ishte viti shkollor 1977/78, viti më i mirë në jetën time si i ri. Ndiqja mësimet në vitin e tretë të studimeve në degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. At vit fillova edhe të punoj, si mësues por pa i ndërprerë studimet. Ligjëratat nuk mund ti ndiqja rregullisht por edhe profesorët e studentët më ndihmonin në gjetjen e literaturës, shënimeve dhe marrjen e nënshkrimeve sepse nëse profesori nuk nënshkruante në INDEX që i ke ndjekur ligjëratat dhe ushtrimet rregullisht, nuk mundëshe me e vërtetua semestrin e me e regjistrua vitin (e ri) shkollor.  

Jetonim në kohë të pakohë. Duhët të ruheshim edhe nga ”hija”. Nuk guxonim të shkruanim e as të flisnim, ato që i shihnim e as të mendonim se vaj halli se çka na priste. Mund të mos na zinte akshami e mos të na çilte sabahi në shtëpi.   

Qendra e studentëve për çështje materiale më kishte ndarë një dhomë dy krevetëshe në Konviktin nr. 3 në Prishtinë. Cimerë e kisha (zgjedhur, kisha dashur ta kem) Nuhi Sylën – Bublakin nga katundi Bubël, i cili jetonte në Ferizaj. Por pasi punoja, Milazim Krasniqit, tash profesor univerziteti i thash që ta marr banesën për vëllain – Izedinin i cili studjonte ekonomikun dhe ishte studenti i shkëlqyeshëm. Milazimi, si Milazimi, kishte harrua me shkua me e pagua qiranë dhe me e marrë çelësin e dhomës dhe teshat dhe pasi kishte kalua afati, krevetin tim ia kishin dhënë dikujt tjetër. 

Punoja si mësues me klasët e pesta dhe të gjashta në shk. fill. tetëklasëshe ”Migjeni” në Lubizhdë.  

Edhe kur më kishin pranua në punë, me faqe të zezë, ”udhëheqja” e shkollës më shikonte me sy të keq. Drejtor ishte ish mësuesi im, D. A. Th. nga Mirusha një njeri që s`ishte as mish as peshk. Ai çdo ndërrim qeverish komunale, bëhej me ata ani pse nuk kishte sistem shumë partiakë. Dorën në zemër ai nuk kishte besim në mua, ani pse më kishte pasur nxënës në klasën e tetë, ndoshta edhe në klasën e shtatë. Edhe unë nuk i besoja fare. Isht një frikacak e karierist. Fryhej si ”knusi n`pleh” . Ishte një meselegji odash. Edhe ai, aso kohe ishte i ri, sa e kishte kryer Normalen e Gjakovës dhe ishte pranua si mësues i gjuhës shqipe. 

Si frikacak i madh që ishte, i dëgjonte eprorët e vetë dhe nuk ia shihte kush këmbët sa gjarpërit dhe për këtë gradohej dhe hiç nuk e largonin nga pozita e drejtorit. Kështu ai e vazhdoi karirerën e vetë edhe shumë vite si drejtor shkollash në fillore e më vonë në gjimnaz, aty ku e qonte komiteti komunal i Lidhjes së Komunistëve, si njeri të dëgjueshëm. D. drejtor e pata edhe kur na ndali financimin Serbia, më 1991 në Gjimnazin ”17 Nëntori” por ai tash kishte veshur petkun ”demokrat”. ”Qitke pushkë” për LDK-ne dhe s`bënte gjë pa thënë: 

– ”(S`)Ka thënë LDK-ja”. Pra i kishte provua dy sistemet dhe me të dyjat puna i kishte shkua mirë.  

Falë ”dobësive” të S. H. M. (Selman Hazirit- Morinës) drejtorit të parë parë të shkollës në Lubizhdë, D. erdhi si drejtor në Lubizhdë pas tij, si drejtor i dhunshëm por që aso kohe nuk përdorej shprehja ”Drejtori e dhunshme, drejtor i dhunshëm”. 

Drejtori dhe drejtor i dhunshëm, veç pas vitit 1990 zu të përdoret ku në në të gjitha ndërmarrjet, organizatat punuese, në arsim, ekonomi e qebesa edhe në kulturë e sport i ndërruan drejtorët shqiptarë dhe në vend të tyre i vendosën serb ose shqiptarë të dëgjueshëm të pushtetit, ”shqiptarë të ndershëm”  

Mos të harroi, në vitet e ”luftës” dhe pas, D. ishte bërë ”luftetar i lirisë” dhe njeri i besueseshëm që i shërbente me devotshmërti pdk-së së Hashim Thaqit, kusheririt.  

Po ”ndahem” pakëz nga Deliu. 

Informacion mbi bisedën me një kosvar. Ai përmend emrat e disa pjesëmarrësve të demonstratave të pranverës 1981: Ali Lajçi, Riza Demaj, Sinan Kastrat (pra unë, autori i këtyre radhëve), Nezir Mehmetaj, Idajete Ismani etj.

Pasi e përfundova vitin shkollor 1977/78, si mësues, vitin tjetër shkollor 1978/79, nuk më muarën në punë me arsyetimin se nuk isha i përshtatshëm. Si mësues letërsie punonin edhe Isak Murat Kastrati nga Turjaka, normalist dhe dhëndërr i vëllait të ish drejtorit S. H. M. dhe, nëse nuk kam harrua Avdullah Brahim Morinën nga Qypeva, një ish shok i gjeneratës në gjimnaz dhe studime e pranuan në vendin tim.  

Edhe pse nuk më muarën në punë, unë përsësri isha i lidhur me vendlindjen dhe shkollën ku kisha punuar, si mishi me asht, me nxënësit dhe me disa mësues, jo të gjithë.  

Në pranverën e vitit 1979 botova një faqe me vjersha në ”Rilindjen për fëmijë”, (fundi i muajit shkurt) që redaktor ishte Ymer Shkreli. Pasi i kisha marrur vjershat nga nxënësit, një vit më parë, kur punoja me ta dhe kisha dhe atëherë kisha edhe grupin letrar e recitativ, ato vjersha i përmirsova bashkë me Izedin Krasniqin në konvikt, vëllain e Milazimit e pastaj shkova te Skënder Zogaj në Rilindje e bashkë me Skënderin shkuam te Ymeri dhe ai i pëlqeu dhe i botoi sa më kujtohet në ”Rilindjen për fëmijë” që dilte të marteve. Në atë tubëz me vjersha, kisha edhe një vjershë të një nxënësi për ”Shokun Tito”. Arësyeja dihej. Po të kishte vjersha edhe për J. B. Titon, patjetër që vjershat tjera edhe nëse nuk kishin vlera letrare e porosi, lejoheshin. I hante pazari.  

Të shtunën pas dreke shkova në Lubizhdë dhe iu tregova … e nxënësve iu dhashë nga një Rilindje me vjersha dhe një drejtorisë së shkollës. Atyre iu erdhi shumë mirë që ”Rilindja” kishte botua një faqe me vjersha të nxënësve të Lubizhdës dhe mbi të gjitha, një vjershë për Shokun Titon që pastaj, ata kishin të drejtë të krenoheshin edhe në Komitetin Komunal të  

LK-së në Rahovec, kohë si koha e Gogolit.  

Si më prejtën në besë Habib Neziri e Deli Abedini po edhe Aliu e Rrahimi me revistën ”Hapi ynë”.  

Dhe ata, përsëri e fituan ”besimin” në mua disa mësues të ”pleqësisë” (pleqnarë) e Deliu po edhe Halil Hajdari, sekretar i shkollës dhe disa mësues që kishin ndikim e fjala iu hecte në Rahavec.  

Një ditë vendosëm që unë, Deliu, Habib Nezir Zogaj i Turjakës dhe Ali Nezir e Rrahim Rexhep Paqarizi të fillojmë ta nxjerrim e ta botojmë një fletushkë në bashkësinë lokale të Lubizhdës. Mua më porositën që ta th`rras dhe të konsultohem me Azem Osman Zogajn, nipin e Rexhep Zogajt, drejtor gjeneral i Rilindjes, nga Turjaka. Me Azemin i kishim ruajt dhentë e buallicat dhe kishim luajt disa vite bashkë futboll. Azemi kishte kryer studimet në Prishtinë, për Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ishte njohës i mirë e burrë i fjalës. Sa shkova në Prishtinë e takova në mbrëmje në Korzë dhe ai, si në Turjakë më thirri: 

– O Sinan Uka!  

-O Hajde Azem, hajde!  

-A je kanë n`Turkakë dhe qysh ish baca Bej (Imer Seferit, gjyshit tim, katundi i kanë thënë Baca Bej) dhe filloj muhabeti me Azemin i cili kishte qenë me Faik Beqën, Shyqri Galicën, Shaqir e Selman Sadikun dhe … Bislim Bajraktarin … duke sh%etitur në korzëne e Prishtinës. -Azem, i thash, baba Imer të ka ba selam dhe të don.  

-E di tha Azemi.  

-Qysh e din Azem, e pyeta unë.  

-Sepse unë e dua bacen Bej.  

Hapi ynë  

Azemi më tha se nuk mund të vijë në mbledhjen e parë që e kishim caktua por më propozoi që revistën apo fletushkën ta quajmë me një emër simbolik, ”Hapi ynë”. Javën tjetër, kur erdha në Turjakë e Lubizhdë, nga Prishtina u takuam ashtu qysh ishim marrë vesh, në një klasë të shkollës në Lubizhdë. Ata më falenderuan dhe u pajtuan me propozimin që e kishte dhënë Azemi që fletushka të quhej ”Hapi ynë”.  

Kishin mbetur edhe pakë punë dhe pritnim veç me i qit në letër shkrimet e me e shtyp. Për këto punë, si më i papritueshëm që ishte Habibi, i kishte krye këto punë në Rahovev me kryetarin e Rinisë Socialiste, Myhedin Sharkun, djalin e Hasan Sharkut pasi që me te Habibi po edhe Ali Neziri e Rrahim Rexhepi e kishin ”pushkë” sepse kishin qenë në një akcion pune vulln6=etare me Rininë Socialiste të Jugosllavisë, diku në një qytet të një republike apo krahine jugosllave. Kjo ishte meritë e Habibit, nuk bënë me ia hëngër hakun.  

Por për çudi kur unë shkova me i parë se çka do të botojmë në numrin e parë ”festiv”, ata ia kishin ndërrua edhe emrin edhe unë u preka shumë dhe u largova nga ajo shoqëri kulturore që ma ktonte V. Gëtes*) dhe asnjëherë më nuk kemi bashkëpunua më por jemi kqyrë ”uki e dhia”  

Edhe për këto do të flas, më vonë. 

Qysh doli nga burgu Xhavit Haliti dhe pse iku në Zvicërr ?  

Xhavit Haliti iku në Zvicërr, në LPK-në e më vonë ”babai”, ai që e emërtoi UÇK-në”?*)  

Gjepura. Nikë Gjeloshi është autor i emrit të UÇK-së*)   

Para se ta shtrojmë pyetjen pse u lirua dhe si doli nga burgu Xhavit Haliti, duhët pyet pse hyri Xhaviti në burg?  

Si shumë të rinjë të tjerë, me e pa faj, pas demostratave të 11, 26 Mars, 1 e 2 Prill 1981-të që ishin burgosur vetëm si pjesëmarrës por për çudi Xhaviti ishte liruar nga burgui pas një kohe çuditërsisht të shkurtër.  

Pse lirohet Xhavit Haliti nga Burgu ?  

Në fakultetin Filozofik, pas demostratave kishte shumë puntorë të sigurimit jugosllavë, civilë. Njëri ndër ta ishte edhe Blerim Vula nga Gjakova. Ai orarin e punës e fillonte dhe e mbaronte në fakultet. Blerimi kishte fitua besim te disa puntore të administratës në fakultet dhe iu tregonte në besim se cili ose cilët studentë, profesorë e puntorë të administratës ishin në rend me u arrestua e kush ishte nën vëzhgim.  

  1. E. M. më ka tregua se shumë studentë i kemi pshtua pa u arrestua, falë Blerim Vulës.

Qysh doli nga burgu Xhavit Haliti dhe pse iku në Zvicërr ?  

Xhavit Haliti, si shumë të rinjë të tjerë, ishte burgosur por ai ishte liruar pas një kohe të shkurtër, pse ?  

Në fakultetin Filozofik kishte shumë puntorë të sigurimit jugosllavë, civilë. Njëri ndër ta ishte edhe Blerim Vula nga Gjakova. Ai kishte fitua besim te disa puntore të administratës në fakultet dhe iu tregonte çdo herë se çka po ndodhë në SPB-në krahinore. Njëherë, më tha D. E. M. erdhi në fakultet e më pyeti:  

– A e njeh këtë njeri (dhe e drejtoi gishtin kah Xhavit Haliti).  

-Po i thash. Ky është lirua nga burgu por çdo mbrëmje në orën 19.00 shkon te shefi dhe e lajmëron çdo gjë, çdo lëvizje qe sheh e çdo gjë që ndodh në fakultet . 

-Të lutëm, me tha ai, kujdes nga ky njeri!  

Të nesërmen kur erdhi Xhaviti në fakultet, më tha D. e thirra dhe u skejuam diku në një qoshe të fakultetit, nuk guxova me hy në zyrë me te nga frika se më shohin me të dh%e 3dyshojnë edhe në mua i thash:  

-Xhavit, ik nga fakulteti! Mos eja më në fakultet se duan me të vra studentët! Ai më tha: 

– Po unë asgjë nuk iu kam bërë studentëve. Xhavitit nuk i tregova bisedën që kisha pasur me puntorin e SHSSH nga frika se mos po e gjen ndonjë e keqe puntorin policor i cili më kishte lajmëruam për më shumë se 20 studentë që kanë fletarrest e mua më kishte porositur që ti lajmëroj studentët e ata të ikin ku të mundën.  

Marrja s`paska s`ka skej  

Xhaviti Haliti, udhëqësi i lpk-së dhe ”autor” i emërtimit të UÇK-së gjatë një fushate për pdk-në shkon në fshatin e D. E. M.  

  1. nuk i tregojnë por ky dëgjon nga një fëmiu i vëllait i cili nuk i tregon D. nga ”frika” se po shkon e po e prish ”megjlisin”. Si e sheh Xhaviti D. te dera, me t8ë madhe flet:

– Ky njeri ma ka p`shtu jetën dhe i drejtohët D. 

– Ti kur të vjen në zyrën time, mos e hap derën me dorë por theje me këmbë … !  

Ky është Xhavit Haliti i vitit 1981, tash nënkryetar i kuvendit të Kosovës dhe ndër tre të parët e partisë ”demokratike”.  

Xhaviti sipas një dëshmie, letër e Ambasadorit të RPSH në ,Beograd, Sokrat Plaka, ai kishte qenë në ambasadën shqiptare në  

Beograd dhe e kishte njohur ambasadorin rreth Demonstratave të Pranverës 1981 (11, 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981) dhe ia kishte dhënë disa nga emrat e demenstruesve, ata që ishin dallua më shumë`*)  

Cili ishte më burrë, më trim dhe më atdhetarë ?  

-Puntori policor i atëhershëm i SHSSHJ apo njeriu numër 1 e dy të Kuvendit të Kosovës sot.  

”Shkodrës marre mos me i qu” (Poeti popullor).  

Në shumicën e këngëve e tregimeve të moçme, këgëtari anonim ose poeti popullor thotë : ”Shkodrës marre mos mi qu” për shkak se Shkodra ishte djepi i atdhetarizmit, vendlindja e Oso Kukës dhe e shumë heronjëve.  

Kjo në Kosovë nuk ndodhi, hiç familjen e Mixhës Shaban e djemtë, Hamzën e Ademin. Ata nuk ishin as “udhëheqës” e as emërtues të ushtrisë, nuk kishin grada gjeneralë por pas vdekjes, po i bënë edhe legjendarë edhe i emërtan shkollat ushtarake në malet e eDrenicës  

“H. Jashari”, hajgare, tallje. 

RTK-ja programi në gjuhën serbe dhe gazeta Jedisntvo, prinin 

Punoja edhe… si kontrollor i Kosovatransit  

Në fund të vitit 1987 fillova me punua si kontrollor në Kosovatras, Trafiku Urban. Pas dy vjetëve edhe nga aty më larguan mua dhe shumicën e puntorëve shqiptarë. Për largimin nga puna dhe vajin e viktimizimin e serbëve, valles së rrenave iu printe kush tjetër pos gazetave e lelevizioni.  

Kësaj në të m adhe i ndihmoi propaganda serbe në Kosovë, RTK-ja programi në gjuhën serbe dhe gazeta Jedisntvo.  

Këto dy mediume shpifnin gjëra që as mendja s`ti merr. Shkruanin e shanin shqiptarët gjoja që po i keqtrajtomë udhtarët serbë, vajzat e reja nxënëse e studente. Shpesh na merrnin puntorët e policisë, civilë të ardhur nga Beogradi. Na nxirrnin nga autobusi pa ditur gjë. Njëherë Jedistsva kishte shkrua se si kontrolloirët Isuf Hajdari, Rrahim Hajdari dhe unë, Sinan Kastrati, disa nxësnëse të shkollave të mesme dhe studente serbe që nuk kishin pasur bileta i kemi qu deri në Gërmi dhe aty i kemi l`shua, natën. Por kishin harrua se shoferi dhe kondukteri i autobusit ishin serbë e me ta nuk ishin marrë vesh se si do të rrejnë. 

Na gjetën dhe na muarën në pyetje. Isuf Hajdari, tash i ndjerë (i vrarë nga policia serbe në oborrin e vetë), ishte kasap prej goje por trim. Iu tha në sy: 

-Krejt janë rrena.  

Kur ne iu tham pyetni shoferin dhe kondukterin dhe shikojeni fletëudhtimin, se kush ka qenë shoferë e kondukter autobusi dhe e keni lexua dhe nëse po, dhe çka shkruan, ata na liruan.   

Unë shkova te Milazim Krasniqi i cili kryeredaktor ”Fjalës”dhe i tregova e ai më ndihmoi që më së pari ta dërgojnë reagimin në Jedistvo e pastaj, nëse ata nuk e botojnë, ma boton ”Bujku”. Milazimi më ndihmoi me e shkruajt tekstin dhe ma përktheu serbisht por ata nuk e botuan e pastaj, ”Bujku” pastaj ma publikoi.  

Ishte shkrimi im i parë parë pas disa vjetëve ”heshtjeje”. Puntorët e Kosovatransit, pas këtij shkrimi që e kishin lexua, më propozuan si kryetar të Sindikatës së pavarur që nga ditë u ndamë nga sindikata e KSAK.  

Dy pa shpirt e një pa kry  

Hajde në Motel, nëse i don paret !  

Nuk më linin të qetë bisedat dhe letrat e një vajze fatkeqe nga Prishtina, juriste e diplomuar dhe e papunë e në gjendje shumë të vështirë ekonomike që më kishte shkruajt pasi e kishte lexua shkrimin tim të fundit në Botë për Milaim Zekën me titull: ”Zonja Edlirë, Milaimi yt që nga nga viti 1999 ka hartuar lista për vrasje dhe likuidime të shqiptarëve”, SINAN KASTRATI. Bota Sot, 30 SHTATOR 2017 NË ORA: 13:59.  

”Nuk kemi bukë”, ”rrymën na kanë ndalur”, ”turrshia po na prishen” … ”unë jam e papunë ”, ”nëna plakë është e sëmurë”, ”syri ka fillua ti zvoglohet” e ”të pamunit ka fillua me e lënë”. Këto ishin disa nga ato që i pata ruajt, këtshtu më shkruante N. nga Prishtina keto ditë të fillimit të tetorit 2017.  

Vajza prishtinase, juriste e diplomuar më shkruajti me dhjetëra letra.   

Jam N … nga Prishtina, dua t’ju pershendes dhe pergëzoj për shkrimin e juaj të fundit ne Bota Sot.  

Kam lindur dhe jam rritë n’Ulpianë. 

Jetoj me nënen dhe vëllain. Te dytë jemi Juristë. 

Ju faleminderit që na mundsoni mi lexua shkrimet e juaja. 

Shume faleminderit dhe t’fala nga nëna dhe vëllai!  

Kofshit me shnet ju dhe familja!  

Une ju kallxova shumë drejt pse mora guxim me ju shkrua. 

Po si e panjohur e duke e ditë që njeëzt përdorin emra t’rrejshëm e kanë qellime t`kqija, unë të shkruajta vetëm për shkrimin e juaj.  

Familjarisht jemi elektorat i LDK-së.  

Baba i ndjerë e ka pas idol Presidentin Rugova. Ai na ka vdekur me 24/10/2012 

Nëna është pensioniste.  

Babai e Bota Sot  

T’ju kallxoj t’vertetën, amanetin e babës nuk e kemi vazhdua unë dhe vëllai, L … .   

Kafen e mëngjesit, baba e ka shijua me at gazetë, me Botën Sot, deri n`ditet e fundit të jetës vetë.  

Kemi pas momente kur për babën më shumë ka vlejtë kjo gazetë, Bota Sot se buka.  

E baba e ka pase adet çdo vikend me shku për homazh te Presidenti.  

Pra une dhe vëllau, as gazeten dhe as homazhet te vorri i Presidentit Ibrahim Rugova nuk i 

kemi vazhdua, jo pse na dy nuk dojmë se jemi rritë në at frymë por pse e kemi pas zor me shkua pa babën te vorri i Ibrahim Rugovës dhe nuk kemi pare me e ble Botën Sot e as lule.  

Harova mi ju kallxu që n`banesë e kemi edhe një qen të vogël.   

Ne bazë të shkrimit të juaj e kuptova që jo vetem që jeni intelektual por edhe cilës vi politike i takoni, pasi po shkruani në Bota Sot.  

A mundem tash mi ju dergua ftesen per miqësi ?  

Une jam e papunë axha Sinan (më quante ”Axha Sinan”)  

Kom punua 16 vjet me Prokuroreë Amerikanë dhe Anglesë në krimet e para/gjatë dhe pas luftës.  

Se nuk e perdori FB as me përdorë për flliqni, as nuk kam aspirate me gjetë burre këtu, burrë facebooki.  

E ajo që më pengon shumë është kur njerëzt ja nisin t`vesin: sa vjet i ki, pse s`po martohesh e të tjera n`privatësi. As nuk i përzihem kërkujt as nuk toleroj tjerët me pasur atë të drejtë  

Unë ju kam dërgua ftesën për miqësi axha Sinan, nuk di pse nuk po ju vjen.  

Arsenalin e dua shumë. E kqyri veç futboll dhe filma vizatimor.  

Fotografinë, gjithashtu e du shume bëjë shumë foto dhe pastaj i postoj shumë foto në FB.  

Sot kemi dalë me L. e qenin s`e kemi marrë se është ftohtë edhe ëana po merzitet vetëm. 

K`tu patëm dalë n`përkrahje të veprimtarve t`vrarë t’LDK-së.  

Sa keq që njerëzt munohen me nalë fjalën e lirë dhe realitetin.  

Axha Sinan nuk e keqpërdori mirësine dhe besimin e juaj.  

Unë nuk di me shkrua sikur ju por ate qe e mendoj e shkruj pa e cenzuru 

mendimin tem.  

Jom bashkpunuse. Pëlqej, postoj, komentoj aq sa di por pa e kalua kufirin e 

shoqnise dhe duke e respektua privatësine e çdo individi.  

Futbollin, qente dhe qokolladat me lejthia i dua dhe më hahen shumë.  

Flm qe em (më) paskit pranua n`rethin e juaj !  

Edhe një here ju falimderoj shumë.  

Miredita … !  

A kini pushua mire?  

Qe po du me nxâne brumin për pite. 

Të dilleve na bâjmë pite për drekë.  

Para pites zakonosht dalim me pi kafe ka 0.50 cent dikun, me bâ foto e mu kthy n`shpi.  

Sot kemi dalë me v-ëllain dhe e kemi marrë edhe qenin.  

Nuk o kâne ftohtë sikur dje.  

Para se me dalë e kum (kam) nxone (nxân) brumin për pite dhe e kom gri spanaqin.  

Nana e ka la spanaqin se mua po m`thojnë qe s`pe lajë mirë spanaqin.  

Kemi shetitë e kemi bâ foto dhe masi kemi ardhë kom bo pite me vonesë. Tash 

âsht tu u pjekë.  

Na sot kishim mysafir te paftum. Motra e vogël e nanes që jeton edhe ajo n`Ulpianë ke pak me ndejt.  

Veç sa hongrem buke, ra zilja. E çela derën dhe pe shoh tezën. U befasovs se ajo vjen rrallë. Rralle takohemi.  

Tash ju kallxoj e fotot s`ju kom qu me më besu po me pa piten e vonshme tonen.  

Ja qova një gjyle pite tezës N`dhomë t`ditës e ajo më tha:  

-Pitja paska pak krypë… 

 (Si duket, ti je kuzhiniere e mire.) 

Me pas hargj nuk pritoj me bo bukë.  

E mora krypen dhe ja qova. Filloi tezja po kallxon që paska dalë me prite një djalë pazargji nga katundi.  

Ish dale tezja mi ble 10 pula të katunit ka 15 €.  

Po ai djali i paska thonë me pritë gjysë ore.  

Mandej ajo ka adhë te na.  

Kur ja qova krypen më tha: 

– Nale TV! 

Na hala nuk kemi TV moderne, TV me pllazma. 

U çudita dhe e veta pse ? 

Tha nale nale se TV i juj e vjetër e nuk po muj me kqyr ! 

E ajo dhe buri i vet pi 1999 i kanë ble 10 banesa e shpija se janë me PDK-në. 

 Le që na ofendoj tezja po edhe na lëndoj. 

E qelke kuletën plot me pare. 

A neve, nesër na prehet struja *^) (na ndalin rrymën) n`10 sahati se 3 muje s`e kemi pagu. I kemi borgj 205 €. 

(N. nuk di por tezja nuk qenka sjellur si teze e aq më pakë si motër e nënes tënde.) 

Po axha Sinan sot kerkush nuk t`qmon, nuk t`vlerson qa ki n`kry po qa ki n`xhep. 

Kjo osht (âsht, është) paftyrërës e akrabave (të afërmëve) 

As nuk i thash që nesër na prejne strujen. Une nuk rrej dhe nuk turpnohna per gjendjen tone të vështirë ekonomike. E ajo (tezja), ajo as nuk nine për keqardhje. As nuk na ndimon po gzohet ne vujtjet e tjetrit. Pra qeshtu, erdh tezja me na kallxu qe po blenë 10 pula t`katunit 

Noshta bona keq qe ju kallxova po une nuk muj me rrejt 

Une veq ju kallxova drejt qa na boni vaki n`shpi sod. 

E kom defekt t`lindun nuk di mi zbukuru senet pos mi thonë ashtu qysh janë. E di që nuk është mire qfare jom po nuk muj me ndryshu sepse më nuk do t`isha vetja. Po mendoj nëse nuk i thom senet n`mnyre originale, mua më mundon. Më mundon mos me kone e sinqerte. Kur ke tezja më la pa e kqyr lojen po kish fitua Arsenali. Tezja osht Dr. edhe burri i vet kane klinike private …. E deri në vitin ’99 bukë s`kane pase me honger e tash janë bo milionera sepse janë me Hashimin. Pra injorimi i klases nalte osht i shprehen shume pavarsisht lidhjes familjare. Me shoqni osht ndryshe dhe me akraba ma te largët, ndryshe. 

Nuk jemi materialist e nuk e pranojmë dhe se dojmë kërkon për pare. Se prindërit na kanë edukua kështu Nuk jom tip shume i shoqnushëm dhe zakonisht i maje njerzt n`distancë. 

Makaronat nuk i dua. I ha veq pi zorit se mu kanë gerdite n`lufte. 3 mujë veq makarona kemi pase me honger. Rallë po më bjen me honger po qa kom me bo. 

Futbollin e du shume. Arsenallin e kom ekip t`shpirtit. Shporetin nuk di me fshi dhe pasulin nuk di me maru. Tjerat ushqime i boj me knaqsi ama pasul nuk di me maru. 

Kpucat me shtikëll nuk janë per mu se nuk di me hecë me to. 

Baben e kom pase idoll e kisha edhe babe edhe shok.  

Sod qaq shume jom konë e shqetsune shkaku që nuk kemi pare me pagu strujen sa fotot mrena i kom bo me syza t`dillit. Masi unë maje syza ton kohen nuk e kom vrejte që si kom pase syzat me dioptri.  

Ju kerkoj falje ama neve dje na kane pre strujën n`banese për shkak të borgjit. Ku kom mi mare mi ja kthy unë e N` pune nuk jemi. Jam n` kafiq me shoqen tem. Ja lypa shoqes 200 € po më thot po ti huazoj ama neseë duhesh me mi kthy. Qysh me lone naneë pa trajtim mjeksor. Pra na qeshtu i kemi puntë.  

Shoqes nuk muj mi ja marrë paret se nuk muj mi ja kthy nesër. Asht e pandershme me rrejt. E ka burrin shume tahmaqar dhe ja kontrollon rrogën. Nuk muj mi kriju shoqes telashe për me përfitu unë e me pagu strujen.  

Zgjidhje nuk bonem hala. N`shpi jemi pa struje.  

Shoqes tem nuk ja mora paret qe mi ofroj per arsyet qe ju kallxova. Jom n`kafiq qetu ngat baneses tone veq dola mi ju kallxu qe jemi hala n’terr.  

Miredita axha Sinan! Si jeni me pune a po lodheni? Na jemi hala pa ryme, zgjidhje s’kemi mujte me bo. Jom n kafiq te ndertesa e jone kom ardhe me mushe telefonin se pa struje n shpi bateria pi hargjitet shpejt. Nuk jom mirë as une as familja se hala n`shpi e kemi strujen e prene. Nuk e di ndoshta po tinglloj keq ama qashtu jom e edukune besoj qe më kuptoni. Si t`vogel nana edhe baba na kanë msu qe sjellja e mire nuk ja varfnon xhepin kerkujt. Koft edhe xhepi i thate duhet me nderu tjetrin. M’falni/Ju lutem/. E pranoj gabimin/Flm. Jon sene qe print na kane msu mi perdore ma s shumti.  

Nëse don pare hua, hajde në motel !  

Sene t`flliqta nuk shkruje, me llafe dhe pune t`huja nuk merna se edhe ashtu kam boll telashe t`mia.  

Te na kish ra bore n`sabah. Nana na kallxoj e tash po bjen shi.  

Vikend t mire per ju dhe familjen!  

Po une ju kom thone qe nese i drejtohna një mashkullit per ndihme ajo do t ishte pergjigja. Qendroj ne ate qe kom thone. Qe kushtzimi dhe keqtrajtimi i personit ne nevoje osht sexi ne kembim te ndihmes.  

  1. S. Ishin disa nga letrat që mi ka shkruajt vajza prishtinase, N.

Unë thirra dhe bisedova me Saim Tahirajn, veprimtar dhe kryetar e shoq. Humanitare. ”Sali Çekaj” në Zvicër.  

Ai më tha:  

-le të na dërgon një Kërkesë edhe pse kemi shumë kërkesa si dhe e kemi afër së ndërtuari një shtëpi në kom. e Istogut që na ka kushtua 15.000 Euro. 

Kur unë i shkruajta N. për me ia dërgua disa para, ndihmë nga shoqatat bëmirës, ajo ishte kategorike:  

-Nuk dua ndihma! Ato ndihma dërgonju familjeve që kanë më shumë nevojë! 

Jam mundua mos me ndërhy në gjuhë, në leksik e sintaksë.  

*) KORRENT m. elektr. 

shih RRYM/Ë,~A 4. Korrent elektrik. Iku (erdhi) korrenti. E zuri korrenti.  

RRYMË f. 

  1. Rrjedhë e vrullshme uji ose e një lëngu tjetër, që lëviz në një drejtim; pjesa më e rrëmbyer në një rrjedhë uji; lëvizje e rrëmbyer e ujit në një lumë, përrua ej. Rrymë e shpejtë (e fortë, e ngadaltë). Rryma e lumit (e ujit). Rryma e gjakut. Shpejtësia e rrymës. Në drejtim të rrymës. Kundër rrymës. Ka rrymë. Ndjek rrymën. E mori rryma. E shpuri (e çoi) rryma. Vjen lumi me rrymë.
  2. Rrjedhë e madhe uji, që lëviz në det ose në oqean. Rrymë detare (oqeanike). Rrymë e ngrohtë (e ftohtë). Rrymat e bregut (e gjirit).
  3. Ajër ose gaz, që lëviz me forcë si rrjedhë; rrjedhë grimcash, që lëvizin me shpejtësi. Rrymë qarkulluese. Rrymë ajri (ajrore). Rrymë gazi. Rrymë grimcash. Rrymat në atmosferë.
  4. elektr. Lëvizje e drejtuar e ngarkesave elektrike; tufë grimcash me ngarkesë elektrike, që lëvizin nëpër përcjellësit. Rrymë elektrike. Rrymë e vazhdueshme. Rrymë tjetërore. Rrymë e fortë (e dobët). Rrymë trefazëshe (shumëfazëshe). Burim rryme. Ka rrymë. Ushqen me rrymë. I ndërpreu rrymën.
  5. fig. Lëvizje në një fushë të jetës politike, shoqërore, mendore ose artistike, që ka një program të caktuar veprimtarie ose krijimi, të mbështetur në një botëkuptim, i cili shpreh interesat e një klase a të një shtrese shoqërore në një etapë të caktuar historike. Rrymë e re (e vjetër). Rrymë letrare (artistike, filozofike, politike, ideore). Rrymë përparimtare (reaksionare). Rryma të ndryshme të mendimit shoqëror. Lufta midis rrymave të ndryshme.
  6. fig. Rrjedhë. Rrymë njerëzish. Rryma e jetës. Rryma e revolucionit. Në rrymë të… në rrjedhë të…

* Ecën kundër rrymës vepron në mënyrë të pavarur, në drejtim të kundërt me shumicën, u kundërvihet mendimeve e veprimeve të të tjerëve, që mbizotërojnë në një kohë. E mori rryma shkoi padashur me të tjerët, iu nënshtrua pa kundërshtuar mendimeve e veprimeve të të tjerëve, e mori vala. Shkon pas rrymës bën si bëjnë edhe të tjerët, nuk vepron në mënyrë të pavarur, u përshtatet mendimeve dhe veprimeve të të tjerëve, që mbizotërojnë në një kohë.  

*) METEOROLOGJIK mb. 

Që lidhet me meteorologjinë, që i përket meteorologjisë; i meteorologjisë; që merret me meteorologji ose jep të dhënat e saj. Stacion (vrojtues) meteorologjik. Shërbimi meteorologjik. Buletini meteorologjik. Hartë meteorologjike. Studime meteorologjike. Kushtet meteorologjike. Ndryshime meteorologjike. Të dhëna meteorologjike.  

*) Johann Wolfgang Goethe 

Johann Wolfgang Goethe (shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Vajmarit. 

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Në krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.  

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore. 

*) Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër 

Demokracia, 23:23 | 16 Gusht 2021 

https://demokracia.com/xhavit-haliti-une-ia-lashe-emrin-uck-se-ky-ishte-propozimi-tjeter/  

*) Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une 

Dossier Ndryshe, Drini.us 24 Gusht 2021 

https://drini.us/nike-gjeloshi-xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-se-autori-i-emrit-te-uck-se-jam-une/  

Ky opinion imi me titull: “Kur jeton (me e) pa bukë në kryeqytet e pa korent” 

SINAN KASTRATI 

Bota Sot, 8 TETOR 2017 NË ORA: 19:27, në rubrikën ”OPINIONE”  

https://www.botasot.info/opinione/770839/kur-jeton-me-e-pa-buke-ne-kryeqytet-e-pa-korent/  

Opinioni ka shumë pakë ndryshime e përmirësime të vogla. 

 Malmö, 9 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Liga Shqiptare – Amerikane për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Washington, DC dhe në New York

0
Dear Friends and Supporters,Thanks to a grant from the Government of Kosova., Albanian political leaders in the Presheva Valley returned to Washington, DC, and New York to increase the awareness of Members of the US Congress, the Helsinki Commission, and the United Nations Office of Human Rights about Belgrade’s silent ethnic cleansing of Albanians in Southern Serbia.On Friday, March 3, Albanian American Civic League President Joe DioGuardi and Board Members Agim Alickaj and Hafiz Shala hosted a working dinner with the delegation, including Shaip Kamberi, the only ethnic Albanian MP in the Serbian Parliament; Ardita Sinani, Senior Adviser on the Presheva Valley with the Government of Kosova; Ragmi Mustafi, Chair of the Albanian National Council in Serbia; and Ragmi Mustafa, former Mayor of Presheva.Dr. Faton Bislimi, who accompanied the delegation at our request, gave a presentation in English.  Click here to listen to his fifteen-minute overview of the delegation’s meetings and the importance of the Civic League’s efforts to get the realities of Albanians in the Presheva Valley addressed by the international community before a final agreement is reached between Serbia and Kosova.All the best,

                  Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardiBalkan Affairs Adviser                   President

To make a donation to AACL, please click on the button below orclick here:
Të nderuar miq e përkrahës,Falë përkrahjes nga Qeveria e Kosovës, liderët politikë të Luginës së Preshevës ishin në Washington, DC dhe në New York për të vazhduar sensibilizimin e Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve, Komisionit të Helskinit të SHBA-vë, si dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me spastrimin etnik të heshtur të Beogradit ndaj shqiptarëve në jugun e Serbisë.Të premtën, më 3 mars, Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi i shoqëruar nga Anëtarët e Bordit Agim Alickaj e Hafiz Shala, mirëpritën në një darkë punë delegacionin e përbërë nga Shaip Kamberi, Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë; Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Luginën e Preshevës pranë Qeverisë së Kosovës; Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi; dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar i Preshevës.Dr. Faton Bislimi, i cili shoqëroi këtë delegacion me kërkesën tonë, dha një prezentim mbi këtë vizitë gjatë kësaj darke pune.  Ju lutem klikoni këtë link për të dëgjuar një përmbledhje pesëmbëdhjetë-minutëshe të takimeve të delegacionit dhe përpjekjet e rëndësishme të Ligës Qytetare për të  bindur komunitetin ndërkombëtar që kauza reale e shqiptarëve në Luginë të Preshevës duhet adresuar në mënyrë të drejtë para se të arrihet një marrëveshje finale në mes Kosovës e Serbisë.Gjithë të mirat,

                            Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardiKëshilltare për Cështje të Ballkanit         President

Kongresi i shëndetësisë, por spitalet publike mbeten një katastrofë mjekësore

 Pirro Prifti, Tiranë

Kongresi i Parë i Shëndetësisë, solli së bashku politikë bërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor, POR u harruan  dy gjëra të  rëndësishme në një Kongres: 

– Platformë-Programin e Shëndetësisë publike dhe 

– Pjesmarrjen e ekspertëve profesionistë mjekësorë qofshin ata  të opozitës qofshin të pavarur. 

 Thjesht  ngjasoi me një Kongres të një  Partie politike ku të gjithë flasin po nuk thonë asgjë. 

E vetmja pjesë interesante ishte  fjala e Kryeministrit se… “jo në 1 prill, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lek të reja plus në pagën e tyre. E përsëris, janë të reja, domethënë janë 500 dollarë në muaj plus, domethënë janë 6000 dollarë në vit nëse aritmetika ime është e saktë dhe domethënë janë nga muaji prill. Ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët“. 

Dhe fraza tjetër : “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të ketë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme“. 

 (kongresi i parë i shëndetësisë, së bashku në dialogun për sfidat e sistemit shëndetësor – mia – media and information agency). 

 Kongresi u bë por problemet e manaxhimit dhe të kujdesit mjekësor ndaj pacientit në Spitalet Publike mbeten pa u zgjidhur për shumë arsye. 

Gjëndja është katastrofike. Përse përmëndim fjalën katastrofike? E përmënd këtë sepse ka 32 vjet që kalimi nga Shëndetësia falas në shëndetësinë kapitaliste paguaj taksë shëndeti që të kesh kujdes shëndetësor është bërë me gabime dhe shkelje ligjore të mëdha prandaj duhen marrë këto masa : 

  • Ka mitmarrje që shkojnë në total deri në 50.000 euro në jave të të katër Qëndrat Universitare Spitalore të Tiranës, para që jepen nga pacientët të cilët paguajnë sigurimet shëndetësore prej vitesh por që paguajnë sepse nuk marrin kujdesin e duhur mjekësor nga mjeku dhe infermjerja. 
  • brënda pavioneve nuk ka as termometër, dhe shërbimet ë higjenës pers 
  • tualetet janë për të qarë hallin sepse sanitaret nuk i pastrojnë se edhe ato duke parë që personeli u merr mjekësor u marr para pacientëve për çdo shërbim edhe ato ashtu si `modeli Tire` kërkojnë para, 
  • mungojnë medikamente të cilat pacientët detyrohen ti blejnë jashtë spitalit public 
  • laboratorët publikë për analizat nuk funksionojne mirë  madje dhe ata spitalorë, kështu që pacientët detyrohen ti bëjnë jashtë spitalit ose bëhen me shumë mundime brënda duke vënë kështu në dyshim PPP për analizat, shumë flasin se analizat bëhen jo me cilësi, 
  • mungon kontrolli profesional në këto qëndra për punën e përditëshme të mjekëve dhe të infermjerëve , duke shkaktuar kështu probleme në kujdesin mjekësor të pacientëve 
  • Spitalet Publike drejtohen nga njerëz politike dhe jo nga një Bord Profesional 
  • Farmacitë e spitaleve janë problem së bashku me tender-imet për të cilat vonohen dhe një pjesë e medikamenteve spitalore mund të dalin jashtë Farmacive spitalore dhe të shiten në Farmacitë e qytetit. Pra del detyrë e ndarjes së medikamenteve kush janë spitalore dhe kush jo. 
  • Personeli mjekësor i Spitaleve publike nuk `Badge`, kështu që nuk merret vesh se kush është mjek, apo infermjer apo sanitar dhe punonjës shëndetësie i spitalit ekush jo. 
  • Rrogat për të cilat foli Kryeministri në Kongres, është një hap pozitiv por duhen rregulluar dhe shtuar me VKM edhe Bonuset për punimet mjekësore e konsultat mjekësore shtesë 
  • Ersoneli mjekësor në Qëndrat spitalore duhet përzgjidhur me konkurim dhe me provime vjetore për të qëndruar në spital 
  • Duhet rregulluar me Urdhër Ministri  dypunësimet e mjekëve dhe infermjerëve. 
  • Duhet ri-shikuar efikaciteti i të gjitha PPP-ve 
  • Minsitri duhet të ketë këshiltarë meritokratë dhe me experience dhe etikë dhe jo militant partish 
  • Së fundmi por jo më pak e rëndësishmja është aktivizimi i Kartës së Rimbursimit të Shëndetit  me anë të së cilës do ti jepet fund mitmarrjes, si dhe ri-rregullimi i librit të rimburimeve të medikamenteve nga ana e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe nëpërmjet tij mbulimin  e shërbimeve mjekësore në Spitale duke përdorur Kartën e Shëndetit. 
  • Problem i madh mbetet iSHP , fondet e saj janë të reduktuara 
  • Rritja e GDP për Mjekësinë do të ndihmonte shumë edhe për pagat por edhe për mbulimin me Rimbursim të Kujdesit Mjekësor të popullatës

Shkurtimisht duke parë gjithë këto mangësi dhe probleme të pazgjidhura disa edhe 32 vjeçare, mund të vihet në dyshim Ligji për Autonominë spitalore sepse tendenca – pasi është miratuar ky ligj – që Spitalet Publike të kthehen praktikisht në disa spitale pseudo-private, ku do të ligjërohet jo vetëm mitmarrja, por harxhimet e pacientëve do të rritën edhe më pavarësisht pagesës së taksës së Sigurimeve shëndetësore e cila deri tani është e vogël 3.5% por se nuk i shërbën plotësisht të sëmurëve. 

Në një sistem kapitalist është e domosdoshme që të ketë spitale publike që të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të konkurojnë me spitalet private. Shqipëria ka nevojë për shërbimet mjekësore publike. 

Nënvlerësimi i funksionit publik të  Spitaleve publike dhe kthimi i tyre në spitale autonome gjysëm private vetëm e vetëm se dikush apo grup interesash privatëshe kërkojnë në mënyrë të kamufluar këtë version të spitaleve publike, nuk do ti shërbejë popullit shqiptar, prandaj është e nevojshme të bëhet një reformë reale në sistemin shëndetësor publik dhe një platformë që do të zbatohet në dobi të popullsisë, duke marrë masa që edhe ndonjë spital privat të përfshihet në skemën e Rimbursimeve shëndetësore.  

priftipirro2017@gmail.com 

Ese për fluturimin e Shqiponjës

3

Naim Kelmendi- Hara, fizioterapeut, Zvicër

Shqiponje krenare qe ne kaltersi fluturon,nga syri yt ti shum trimeri tregon.Qendron ti me dinjitet ne Flamurin Kuq e Zi dhe ne syrin tend shifet e lashta histori.

Je ti shum besnike dhe kurr sna ke tradhtu,e ke mbajt ti ngjyren Kuq e Zi dhe asnjeher nuk e ke dobesu.Fluturo pra ti Shqiponje valo e lir ne flamurin Kuq e Zi,perveq se ne Shqiperi edhe ne vendet e tjera kudo qe ka Shqiptari.Fluturo ti ne Kosov,Maqedoni,Mal te Zi,Preshevë,Medvegj,Bujanovc dhe mos harro qe te shkosh dhe ne QAMERI.

Tregoju ti te gjitheve se ne teritoret tuaja ti di te fluturosh,dhe se ato teritore te cilat ty te takojn thuaj barbarit se ti smund ti zaptosh.Thuaj ti ati qe keto Toka me takojn mu dhe se kemba yte barbare kurr ska per ti zaptu.Thuaj ti ati se nga syri im mund ta shohesh TRIMERIN.Nese nuk ke mundesi ta shohesh me krahet e mi te hapur do ta tregoj burrerin.Kam bijt e mi te fort mu si gur.e lirshem ter jeten time do te valoj ne ket Flamur.

Eksportvare: Havørn

Per ket Flamur mua me zgjodhi historia edhe me lirshem nje dit do te valoj kur do te behet E MADHE SHQIPERIA.

havørn – Store norske leksikon

Plani franko-gjerman më i zi se marrëveshja e 2013-s!

0

Florim Zeqa

Degradimi i shtetësisë ka filluar 12 vjet më parë me të filluar dialogu në Bruksel, me heqjen e akronimit të Republikës për Kosovën, gjegjësisht zëvendësimi me fusnotë, për të vazhduar me marrëveshjen fatkeqe për Asociacionin të nënshkruar nga dy ish kryeministrat e vendit tonë, përkatësisht nga binomi më fatkeq për shtetin e Kosovës Thaçi-Mustafa, të cilët me marrëveshjet antikushtetuese me Serbinë e futën në rrugë pa krye shtetin e Kosovës, dialog i cili vazhdoi nga të gjithë pasuesit e tyre dhe po vazhdon edhe me këtë të fundit, me të cilin po rrezikon të përmbyllet dialogu në mënyrën më fatale për shtetin e Kosovës.

Plani franko-gjerman më i dëmshëm sesa Marrëveshja e vitit 2013-të

“Platforma e re e dialogut” apo i ashtuquajturi “Plan Franko-Gjerman nuk ofron asgjë më mirë për Kosovën, por akoma më keq sesa marrëveshja e nënshkruar më 2013, përkatësisht 2015 në Bruksel. E keqja e madhe e planit franko-gjerman është se në të është futur edhe zyrtarizimi i statusit të Manastireve dhe Kishave ortodokse serbe me nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe të zgjeruara me territor dhe kompetenca të avancuara shtetërore!

Përderisa Ligji dhe as Kushtetuta nuk e sanksionojnë përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë që lobojnë dhe pajtohen me shkeljen e Deklaratës së Pavarësisë, përkatësisht shtetësisë së shpallur më 17 shkurt 2008, edhe kryeministri aktualë, Albin Kurti e shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit me pajtimin për zgjerimin e kompetencave (Autonomi) për “Zajednicën” dhe fuqizimin akoma më të madh të Kishave dhe Manastireve serbe në Kosovë!

E keqja tjetër e madhe është se, “Plani Franko-Gjerman” nuk do të ratifikohet në Kuvend, për shkak se marrëveshja ratifikuar më 2013 për Asociacionin konsiderohet e përfunduar, por Kuvendit do t’i kërkohen ndryshimet e akteve ligjore dhe nënligjore në Kushtetutë, për t’i hapur rrugë implementimit të marrëveshjes së dakorduar të 27 Shkurtit 2023 në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel!

Kjo është mënyra më perfide përmes të cilës po tentohet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të sillet para aktit të kryer, duke u thirrur në ratfikimin e vitit 2013-të dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjerimin territorial të Manastirit të Deçanit, vendim i cili e lë rrugën hapur edhe për Manastiret dhe Kishat tjera në Kosovë.

Marrëveshja e dakorduar e 27 Shkurtit në Bruksel, në mënyrë eksplicite e bën Serbinë hisedare në Kosovë. Në njërën anë me “Zajednicën” në veri dhe në tjetrën në brendi me Kishat dhe Manastiret serbe. Kur kësaj t’i shtohen edhe enklavat serbe të shndërruara në komuna përmes decentralizimit etnik, atëherë rreth apo mbi 35 % e territorit të Kosovës do të kontrollohet nga Serbia!

Si pasojë e interpretimeve të dyfishta dhe dykuptimësisë së përmbajtjes së planit franko-gjerman, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk guxojnë të rrijnë “duarkryq” përballë rrezikut të tkurrjes më të madhe territoriale dhe të ndarjes së sovranitetit në dysh, por të kërkojnë ndihmë ligjore nga bashkësia ndërkombëtare për mbrojtjen me të gjitha mjetet demokratike pavarësinë, Kushtetutën dhe territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht mbrojtje nga GJND-ja, e cila e ka verifikuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 të bazuar në “Pakon e Ahtisarit”.

Republika e Kosovës në çarkun e tradhtisë 

0

Eshref Ymeri 

Në Portalin “Dritare” të datës 05 mars, lexova analizën me titull “Albin Kurti midis tradhtisë de fakto dhe de juro”, me autor analistin Dritan Goxhaj, një specialist i artit ushtarak, i njohur në mbarë trojet tona etnike për kontributin e tij të spikatur gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni në fundin e viteve ’90. 

Në atë analizë është argumentuar në mënyrë shteruese fakti që Kosova nuk gëzon pavarësi, se, konkretisht, siç e kam theksuar në dy artikuj, të botuar kohët e fundit, ajo gëzon vetëm fasadë-pavarësi. Me sa duket, tradhtinë e rëndë të Thaçit dhe të Mustafës, me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel me palën serbe në vitin 2013 dhe 2015, Albin Kurti nuk pati vendosmërinë ta ndëshkonte me një Vendim të posaçëm të Kuvendit, të mbështetur fuqimisht edhe nga një Referendum mbarëpopullor. Fakti që Albin Kurti, kur ishte në opozitë, deklaronte se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh me Serbinë, pa flakjen nga kushtetuta serbe të nenit, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, dhe pa njohjen reciproke, kurse pas ardhjes në pushtet më 14 shkurt 2021, harroi çfarë kishte deklaruar para kësaj date, dëshmon shkoqur fare se ai qenka thjesht politikan, por jo burrë shteti. Pra, po e përsëris: përderisa marrëveshjet tradhtare, të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa, tërësisht për interesat e Serbisë, Albin Kurti nuk i flaku në koshin e mbeturinave me Vendim të Posaçëm të Kuvendit, të mbështetur edhe me Rederendum mbarëpopullor, atëherë ai i paska përkrahur ato marrëveshje. Në këto kushte, vetvetiu lind pyetja: 

Cila është arsyeja? 

Shtrimi i kësaj pyetjeje nuk lë shteg për t’u habitur. Jo, sigurisht. Sepse historia jonë pa histori, është bindëse katërcipërisht: në krye të politikës shqiptare gjithmonë kanë dalë vetëm politikanë me karakter të dobët. Prandaj kishte shumë të drejtë ai gazetari italian që pati ardhur për vizitë në Tiranë në vitin 1992, kur kolegut shqiptar që e shoqëronte, i pati deklaruar: 

“Para se të vendosja të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se pas Pirros së Epirit dhe Skënderbeut, ju nuk keni histori absolutisht”. 

Është kjo arsyeja që “kurva e motit”, duke e ditur me kohë e me vakt se ç’politikanë të pavendosur kemi pasur dhe kemi në krye të vendit, ndaj nesh, në heshtje, ka mbajtur një qendim tradicionalisht shpërfillës, deri në përbuzje, dhe trojet tona etnike i ka konsideruar vetëm si laborator për eksperimente. Për pasojë, Serbia, si e përkëdhelura e “kurvës së motit”, vërtet doli e humbur nga lufta e vitit 1999, por ajo siguroi nga Perëndimi një përkrahje mbresëlënëse në periudhën e pasluftës. 

Nënshkrimi paskëtaj i çdolloj marrëveshjeje mes palës kosovare dhe palës serbe, ku figuron shprehja “bashkësia e komunave serbe”, është tradhti e rëndë kombëtare. Kjo për arsyet në vijim:  

Së pari, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që në një nen të posaçëm të kushtetutës serbe, Kosova quhet pjesë e Serbisë, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së dyti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia nuk ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet barbare që pati kryer gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që kaloi, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së treti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia vazhdon të heshtë për të zhdukurit pa lënë gjurmë, është tradhti e rëndë kombëtare. 

  Së katërti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Treshja që erdhi në pushtet pas 14 shkurtit 2021, nuk i hodhi poshtë me vendim Kuvendi dhe me Referendum mbarëpopullor të gjitha marrëveshjet e kryetradhtarëve Thaçi dhe Mustafa, të nëshkruara me Beogradin në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së pesti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që shpërfillen   marrja e një vendimi të Kuvendit dhe zhvillimi i Referendumit mbrëpopullor për vjeljen e mendimit që kanë shumica dërrmuese e deputetëve dhe e qytetarëve për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së gjashti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia fashiste doli e mundur nga lufta që nisi në Kosovë në vitet ’90, pëprmbys një realitet historik, sepse një shtet agresiv që ka kryer krime barbare dhe e ka humbur luftën, në vend që të ndëshkohet me dëmshpërblimin e krimeve të kryera, shndërrohet në një shtet fitimtar dhe viktima e agresionit të tij shndërrohet në fajtore, se i zhvatet  një pjesë e territorit. Në këto kushte, nënshkrimi në fjalë është vetëposhtërim i Republikës së Kosovës, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së shtati, në bazë të propozimit evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 7 thuhet: 

“Të dyja palët angazhohen… për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë…”.  

Vetëmenaxhim i komunitetit serb, do të thotë shkoqur fare “vetadministrim për komunitetin serb”, një shprehje kjo, me të cilën Brukseli mundohet të maskojë djallëzisht të drejtën e atij komuniteti për vetëvendosje, domethënë për shpalljen e një shteti serb brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kuptohet vetvetiu që nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është tradhti e rëndë kombëtare.  

Së teti, Propozimi evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi ka në themel pikëpamjen e kancelarit  gjerman Sholc (Scholz) dhe të Presidentit francez Makron (Macron). Sipas tyre,  propozimi është frymëzuar nga Traktati themeltar i dy Gjermanive të vitit 1972, dhe se nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor. 

Është me të vërtetë e çuditshme se si ka mundësi që këto dy personalitete të larta të Bashkimit Evropian t’i lejojnë vetes një krahasim të tillë të Kosovës dhe Serbisë me dy Gjermanitë e para vitit 1990! Dy Gjermanitë përbëheshin nga një etni e vetme – nga etnia gjermane, e cila, për arsyet që dihen, u nda në dy shtete – në pjesën lindore (sovjetike) dhe në pjesën perëndimore (amerikano-anglo-franceze). Kurse Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy etni krejtësisht të ndryshme, të cilat, gjatë shekujve, as i  ka bashkuar dhe as i bashkon absolutisht asgjë, deri sot e kësaj dite, në çdo aspekt të jetës. Një krahasim i tillë tingëllon sa naiv, aq edhe paradoksal, krahasim ky që zbulon ose mangësinë e theksuar të formimit intelektual, ose hilenë e këtyre dy kryepërfaqësuesve të politikës evropiane.  

Ky krahasim i papranueshëm dhe revoltues, përbën një gafë të rëndë politike dhe të kujton një deklaratë absurde të presidentit italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella – 1941), i cili, gjatë një vizite në Beograd në maj të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit serb, lëshoi broçkullën në vijim: 

“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i  saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit”. 

Presidenti italian, ose për shkak të një “hapësire boshe” në formimin e vet intelektual, ose me qëllime dashakeqe, shtrembëronte të vërtetat historike për perandorët romakë me prejardhje ilire, të cilët kërkonte t’i shiste për perandorë “me prejardhje serbe”. Se dihet historikisht që 20 perandorë romakë, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanë pasur prejardhjen nga Iliria. Aq më tepër që gjatë kohës së Perandorit Konstandini i Madh (274-337) në krye të perandorisë romake gjatë 31 viteve (306-337), serbosllavët dergjeshin stepave të Rusisë apo nëpër shpellat e maleve Ural.  

Pikërisht edhe për këtë arsye, nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Së nënti, në bazë të propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 10 thuhet: 

“Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”. 

Ky nen e përmban paradoksin brenda. Sepse edhe një lexues me arsim 8-9 vjeçar apo të mesëm, sapo njihet me përmbajtjen e tij, normalisht, shtron pyetjen: 

“Përderisa u dashkan zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, të firmosura nga dy kryetradhtarët Thaçi dhe Mustafa, atëherë përse Brukseli na shtruaka një tjetër propozim për marrëveshje me 11 nene?”.  

Veç kësaj, politikani kryesor që pati dhënë orientimet dhe pati nënshkruar ato marrëveshje, ishte Hashim Thaçi, kryetradhtari i Republikës së Kosovës, i cili ka kohë që prehet në qelitë e Hagës. Por ky fakt nuk u bën përshtypje as Kancelarit gjerman, as Presidentit francez, as Brukselit në tërësi, se Thaçi, si argat i Beogradit, ka tradhtuar njerëzit e vet, shqiptarët, çka atyre nuk u ngjall kurrfarë emocioni dhe thonë me vete, në heshtje: 

“Shqiptarët vrafshin veten! Se ne na intereson ta kthejmë Serbinë drejt Bashkimit Evropian”. 

 Pra, për ndryshimin e antenave të Serbisë drejt Perëndimit evropian, Kancelari gjerman, Presidenti francez dhe Brukseli, kërkojnë të bëjnë kurban Republikën e Kosovës me copëtimin e tropjeve të saj. S’kemi pse habitemi: “kurva e motit” ka përvojë të gjatë prej gati një shekull e gjysmë në veprën e saj kriminale për copëtimin e trojeve tona etnike dhe vazhdon të mos ketë të ngopur ende. 

Kjo është një tjetër arsye plus që nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtre. 

Së dhjeti, Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez, si edhe Brukselit prapa tyre, nuk u bëjnë kurrfarë përshtypjesh krimet e rënda, masakrat e përbindshme,  shkatërrimet masive dhe spastrimi etnik i përmasave biblike që bisha fashiste serbe i shkaktoi një populli të tërë në Kosovë, për çka Serbia duhet të dëmshpërblejë detyrimisht. Nuk u bëjnë përshtypje absolutisht, prandaj edhe në të 11 nenet e propozimit të tyre për marrëveshje, ato krime anashkalohen qëllimisht, për t’i bërë qejfin vetëm Serbisë, si të përkëdhelurës së tyre. Një anashkalim i tillë është mjaft revoltues për mbarë kombin shqiptar, sepse, në heshtje, është një pendesë, është një kërkim ndjese para Serbisë për bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999, ndjesë, të cilën, sipas emisionit të lajmeve të “Zërit të Amerikës” të datës 13 tetor 2016, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara Donald Tramp (Trump), e pati kërkuar publikisht, sapo filloi fushatën zgjedhore në dhjetor të vitit 2015, duke sulmuar Bill Klintonin dhe administratën e tij. 

Anashkalimi i lartpërmendur është një arsye edhe shumë më e fortë që nënshkrimi i marrëveshjes me atë shprehjen e përsëritur më sipër, është tradhti e rëndë kombëtare. 

Mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Vuçiçit gjatë takimit të tij me Kurtin  më 27 shkurt në Bruksel, fsheh në vetvete një djallëzi nga ana e tij, me qëllim që t’ia rritë kredinë vetes në sytë e opinionit publik serb. Sepse mospranimi i tij për ta nënshkruar është me të vërtetë qesharak, kur dihet që marrëveshja është tërësisht në favor të Serbisë, sidomos Neni 7, për krijimin  dhe vetadministrimin e bashkësisë së komunave serbe, diçka varrmihëse për Republikën e Kosovës. Por fakti që serbët, më 05 nëntor 2022, i braktisën të gjitha institucionet e saj, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ata, faktikisht, e kanë krijuar tashmë bashkësinë në fjalë dhe nënshkrimi i marrëveshjes më 18 mars në Bruksel, për ta është thjesht formal, vetëm sa merr vlerë juridike. Ndërkohë, Treshja udhëheqëse në Prishtinë rri e luan thjesht rolin e soditësit të paanshëm! 

Në mbyllje dëshiroj të theksoj:  

Treshja Osmani-Kurti-Konjufca nuk e vendosën  krejt territorin e vendit nën një qeverisje  të rreptë në zbatimin e ligjit, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe, çka solli si pasojë që ata ta pranojnë, faktikisht, ndarjen e Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e tradhtisë së Thaçit dhe Mustafës. Për pasojë, më 18 mars, Kurti ka për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, me qëllim krijimin e bashkësisë së komunave serbe apo të shtetit brenda shtetit. Po ashtu, sipas Nenit 7, do të bëhet edhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse serbe, një  tjetër shtet ky brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Prandaj Kancelari gjerman dhe Presidenti francez, siç dëshmohet në faqen e internetit “Albanian Post” të datës 04 shtator  2022, në një letër që i dërgonin Kryeministrit Kurti, i jepnin porosi që “të përgatitej për vendime të vështira”. 

Sigurisht, për vendime të vështira u dashka të përgatitet Kryeministri i Republikës së Kosovës, e cila ishte viktimë e barbarisë së egër serbe, dhe jo Serbia fashiste. Domosdo, sepse, siç ka pasë deklaruar shumë vite më parë Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, “…pas ndërhyrjes ushtarake (pas bombardimeve të NATO-s – E.Y.), një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).  

Shqiptarët e mbarë trojeve etnike kanë qenë të bindur plotësisht se Evropa, pas luftës, me përjashtime të rralla, do të merrte anën e Serbisë, anën e shtetit agresor, siç edhe ndodhi faktikisht. Dhe nuk habiten aspak, se ata kanë parasysh karakterizimin që Fishta i Madh i ka pasë bërë Evropës, si “kurva e motit”, për qëndrimin e saj tradicionalisht antishqiptar. Por shqiptarëve nuk u shkonte kurrë ndër mend se anën e Serbisë, shumë vite më vonë, do ta merrte edhe Departamenti i Shtetit. Ambasadorët amerikanë Xhef Hovenier (Jeff Hovenier) në Prishtinë dhe Kristofer (Christopher) Hill në Beograd, kanë kohë që këmbëngulin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.  

A nuk do të ishte mirë që këta ambasadorët amerikanë t’u përgjigjeshin pyetjeve në vijim që ka shtruar në faqet e internetit publicisti i njohur Gjokë Dabaj, me prejardhje nga shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi? 

“Unë e kam thënë me kohë. A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? Pastaj: A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë?”. 

Të njëjtat pyetje, dhe ca më shumë, ka shtruar në internet Profesori Saimir Lolja: 

A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë hungarezët asociacion në Rumani? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari? 

Në atdheun amë, Rama ka bërë emër si pasues i kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha, duke komplotuar me Vuçiçin për ndarjen e Republikës së Kosovës, përmes krijimit të bashkësisë së komunave serbe. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, sapo filloi mandatin e vet në Tiranë, u rreshtua haptas në përkrahje të Ramës dhe filloi të sillej në atë mënyrë, ashtu si edhe deri tani, sikur është anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Përkrahja nga ana e saj e krahut të majtë të politikës shqiptare, është mbështetje e hapur për Ramën dhe Vuçiçin, për rrjedhojë, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. 

Por mbështetjes për Ramën me të gjitha mënyrat, mikut të përzemërt të Vuçiçit, nga ana e ambasadores Yuri Kim, ia vuri vulën  përfundimisht prania shtatë orë rresht në sallën e Gjykatës së Apelit e dy përfaqësuesve të ambasadës amerikane, në pritje të vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Me këtë rast, ja çfarë deklaron publicisti dhe analisti i njohur Adriatik Dosti: 

“Sapo kam mbaruar një bisedë telefonike me një mikun tim të mirë e të hershëm amerikan, Profesor e Jurist për nga profesioni e që momentalisht jep mësim e leksione në Universitetin e “Ann Arborit” këtu në Michigan, për të Drejtën ndërkombëtare dhe Relacionet diplomatike në politikën e jashtme mes shteteve. Pasi i shpjegova gjithë ç’ka ndodhur, ai m’u përgjigj: 

“Është më tepër se skandal,.. është shkelje flagrante e Konventës diplomatike të Vjenës,.. konsiderohet ndërhyrje banale në punët e politikën e brendshme të një shteti të pavarur e sovran,.. e thënë troç fare, – më shpjegoi miku im, – përpos presion, kërcënim e shantazh, është njëkohësisht dhunim skandaloz i sistemit të drejtësisë së një shteti tjetër” (Citohet sipas: Adriatik Dosti – SHBA. “Ne shqiptarët e mirë historikisht kemi qenë e jemi me Amerikën, po Amerika më kë është?”. Faqja e internetit “Syri””. 05 mars 2023). 

Si gjithmonë, do të dalë përsëri në pah paaftësia tradicionale e popullit shqiptar për vetorganizim, çka politikanëve u ka krijuar hapësira mjaft të bollshme për nënshtrim skandaloz para të huajve, kushdo qofshin ata, të shoqëruar me tradhti kombëtare.  

Ndokush mund të thotë:  

“Albin Kurti u gjend para presionit të amerikanëve dhe prandaj qe i detyruar ta pranonte nënshkrimin e Marrëveshjes. Për ndryshe prishej miqësia me amerikanët”. 

Po pse Albin Kurti nuk ua ka shpjeguar përfaqësuesve amerikanë prerë dhe vendosmërisht se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga pararendësit e tij, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, dhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse, përbëjnë tradhti të rëndë kombëtare, sepse shkallmojnë përfundimisht themelet e pavarësisë së Republikës së Kosovës përmes copëtimit të saj? Para amerikanëve, Albin Kurti do ta prezantonte veten me shumë burrëri dhe vendosmëri, sikur të kishte në çantën e vet, veç Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe Vendimin e Kuvendit dhe rezultatin e Referendumit mbarëpopullor kundër krijimit të bashkësisë së komunave serbe dhe zyrtarizimit të statusit të kishës ortodokse. Dhe Albin Kurti kështu do të kishte një arsye shumë të fortë për t’i kundërshtuar amerikanët, të cilët e dinë shumë mirë se vullneti i popullit është Vullneti i Hyjnisë 

E kam theksuar edhe herë të tjera në analizat e mia se është gatuar me kohë një strategji djallëzore për ftohjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka është mjaft i interesuar boshti ortodoks serbogrek, me në krye Rusinë fashiste të ditëve tona. Por ne shqiptarët duhet t’i shtrojmë edhe një pyetje vetes: mos vallë edhe vetë ne jemi fajtorë për ftohjen e atyre marrëdhënieve? Ne kemi pasur dhe kemi arsye boll të forta, të cilat dihen mjaft mirë, për ta dashur dhe respektuar Amerikën jashtëzakonisht shumë. Por mos vallë jemi treguar jo dinjitozë me dashurinë dhe respektin tonë ndaj saj, duke harruar krejtësisht të respektojmë vetveten? Mos vallë me dashurinë tonë i kemi lejuar vetes të zbresim deri në një nivel aspak serioz? Sepse njerëzit jo dinjitozë nuk i respekton kush. Aq më tepër që dashuria e dendur për dikë dihet se çfarë fundi ka. Sidomos kur politikanët tanë zhvishen nga çdolloj dinjiteti, personal dhe kombëtar, gjatë kontakteve me të huajt, të cilët, nën zë, nuk ushqejnë kurrfarë respekti për ta. Dhe nënkuptohet që, politikanë të tillë, na turpërojnë, sepse bëhen lolo në sytë e botës dhe pasojat reflektohen në kurriz të popullit dhe te tkurrja e trojeve tona etnike. 

Ne shqiptarët duhet të kemi parasysh një porosi të artë të Sokratit (470-399), i cili ka thënë: 

“Do të ishte mirë që njeriu ta gjykojë seriozisht veten se kush është, për të parë se ç’vlera ka për të pasur miq”. 

Kaliforni, 08 mars 2023 

Iran: Mjekët që i trajtojnë demonstruesit vriten, torturohen dhe internohen

0

Në të gjithë botën, njerëzit kanë marrë rrugët dhe kanë protestuar kundër regjimit brutal islamik në Iran. Këtu nga një demonstratë në Melburn, Australi. Foto: Matt Hrkac.

, më 

Një numër i madh mjekësh dhe personeli mjekësor janë arrestuar, torturuar dhe vrarë gjithashtu nga Republika Islamike për shkak të trajtimit të protestuesve të plagosur pas ringjalljes së protestave kundër shtetit shtatorin e kaluar.

81 të arrestuar dhe dy të vrarë

Që nga mesi i shkurtit të këtij viti, së paku 81 mjekë, punonjës shëndetësorë dhe studentë të mjekësisë janë arrestuar dhe dy mjekë femra kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

Më 30 nëntor 2022, dy mjekë dhe një teknik mjekësor u arrestuan gjatë rrugës për në Iranin perëndimor për ndihmë ndaj protestuesve të plagosur.

“Ne nuk mund ta kishim imagjinuar kurrë se do të arrestoheshim dhe do të trajtoheshim për kërcënime ndaj sigurisë kombëtare,” i tha Dr. Rahmani-Rad Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI). “Në atë kohë, Mahabadi ishte një zonë lufte dhe ne kishim një detyrë për të shpëtuar jetë civile, pasi ne mjekët bëjmë një betim për të trajtuar të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse ata janë kritikë të qeverisë apo shtypës të popullit. Të gjithëve na arrestuan dhe të gjitha furnizimet mjekësore u konfiskuan.

36 ditë në qeli 

Mjekët u mbajtën në paraburgim për 46 ditë, duke përfshirë 36 ditë në izolim, përpara se të liroheshin me kusht.

“Dhjetë ditët që kaluam në departamentin publik, pamë të burgosurit që rriheshin fort. Ata u kërcënuan me përdhunim, u rrahën në shputat e këmbëve, u elektroshokuan, u rrahën me qëllimin e paramenduar për të dëmtuar dëgjimin e tyre, u varën kokëposhtë dhe kishin brinjë të thyera.

Vriten gratë mjeke

Dy gra doktore janë vrarë nga Republika Islamike. Dr. Parisa Bahmani u vra pas një tubimi në Teheran më 26 tetor të vitit të kaluar. Autoritetet pretendojnë se ajo vdiq në një aksident me makinë një ditë para protestës, por CHRI u informua se Vidner e kishte parë atë të pranishme në protestë.

“Një numër kolegësh të saj kanë konfirmuar se ajo ishte në demonstratë kur forcat e sigurisë sulmuan turmën.

Reza Behrouz
@RBehrouzDO

Follow

So far, the regime in #Iran has killed Dr. Parisa Bahmani in the streets, tortured Dr. #AidaRostami to death, and sentenced Dr. Hamid GharehHasanlou to execution. Many more physicians have been abducted or injured. @P4HR, any reaction? Are physicians not entitled to human rights?

Image

Torturuar deri në vdekje

Aida Rostami, 36 vjeç, vdiq në rrethana të dyshimta ndërsa trajtonte protestuesit e plagosur në Teheran.

Më 13 dhjetor 2022, familja e saj u kontaktua nga policia e cila i tha asaj se Rostami kishte vdekur pasi ra nga një kalim për këmbësor. Por, kur familja pa trupin e saj, menjëherë u ishte bërë e qartë se ajo ishte torturuar deri në vdekje.

Tortura fizike dhe psikologjike në burg

Dr. Hamid Ghare-Hassanlou dhe gruaja e tij Farzaneh u arrestuan gjatë një proteste që çoi në vdekjen e një anëtari të milicisë Basij në mes të nëntorit 2022. Ai u dënua me vdekje dhe iu dhanë 25 vjet burg.

Pas gjykimit të gjerë ndërkombëtar, Gjykata e Lartë e përmbysi vendimin dhe urdhëroi një gjyq të ri.

Në një intervistë, vëllai i Ghare-Hassanlou tha se ata ishin torturuar fizikisht dhe psiqikisht në burg.

“Gjatë marrjes në pyetje, ata e torturuan atë kështu që ai theu pesë brinjë në anën e majtë të tij. Ai nuk u kurua për dhjetë ditët e para. Një brinjë dëmtoi mushkëritë dhe shkaktoi gjakderdhje të brendshme.

Në tremujorin e fundit të vitit 2022, së paku 16 mjekë dhe 67 studentë të mjekësisë janë arrestuar përveç dy mjekëve femra që janë vrarë, sipas Iran Human Rights.

Tweet

Sadegh Alavi Good News 🕊
@SifuSadeghAlavi
They study for years so they can save our lives, but the Islamic regime is taking their lives away. Doctors must be protected. Dr. Parisa Bahmani and Dr. Aida Rostami both murdered by the regime. Dr. Hamid Gharrehasanlou, sentenced to death. #iran #SS35 #مهسا_امینی
Document.no

Kryeministri Kurti mori pjesë në Premierën e filmit “Tavolina” dhe ekspozitën e fotografit Artan Korenica

0

Prishtinë, 8 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, mori pjesë në Premierën e filmit “Tavolina” dhe ekspozitën për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi, që siç tha ai, aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë të nënës Ferdonije.

“Ne e dimë rastin e nënës Ferdonije së cilës i janë rrëmbyer katër djemtë dhe burri, por është e pamundshme të mos tronditesh e trishtohesh kur e sheh në film të personifikuar nënën Ferdonije nga aktorja jonë e mirënjohur dhe e shkëlqyeshme Arta Muçaj, e cila nuk ka qenë e mundur të thotë më shumë pa folur fare”, tha ai.

Nënën Ferdonije, kryeministri Kurti e përshkroi si një grua e cila është forcuar aq shumë nga dhembja sa që na jep fuqi të gjithë neve të tjerëve.

“Sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije”, u shpreh ai.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Edhe ekspozita edhe filmi 12 minutësh ishin shumë tronditëse dhe shumë të bukura. Ne e dimë rastin e nënës Ferdonije së cilës i janë rrëmbyer katër djemtë dhe burri, por është e pamundshme të mos tronditesh e trishtohesh kur e sheh në film të personifikuar nënën Ferdonije nga aktorja jonë e mirënjohur dhe e shkëlqyeshme Arta Muçaj, e cila nuk ka qenë e mundur të thotë më shumë pa folur fare.

Andaj, kur kësaj ja shtojmë edhe tryezën me gjashtë pjata gjithsej, ku njëra është e nënës Ferdonije dhe ne të tjerët bashkë me ministrin Çeku dhe vet Arta Muçajn zumë vendet e djemve dhe burrit të saj, aty u bë një skenë e cila është e papërsëritshme dhe unë e falënderoj shumë Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi i cili aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë që është i përditshëm i nënës Ferdonije, i një gruaje e cila është forcuar aq shumë nga dhembja sa që na jep fuqi të gjithë neve të tjerëve.

Sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije.