Kreu Blog Faqe 1099

Për poetin Hamit Aliaj dhe mësuesit  

Nga: Sinan Kastrati, Suedi 

Për 7 e 8 marsin  

Vazhdon nga shkrimi i djeshëm ”Një përshëndetje, një falenderim e mirënjohe, mësuesve 

7 Mars 2023  

Të gjitha nënave e grave: Gëzuar 8 marsi!  

Para dy ditëve, më 6 Mars 2023 me titullin simbolik ”Një kujtim për mësuesit, për punën e tyre të vyeshme dhe për muajin mars”, në mes të tjerash kisha shkruajtur edhe për Agollin, Arapin e Kadarenë, kështu ”Ama të flasësh për Agollin, Arapin e Kadarenë, domosdo se nuk pa e përmendur edhe Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj e ndonjë tjetër, gjenerata tjetër e artë pas treshit të madh. Dje lexova se paska vdekur Hamit Aliaj.  

Rexhep, ka dy muaj që jam në Tropojë. Unë i bana 65. Ju hoqa qafe shtetit se tash behem pensionist. Megjithate në 20 vjet në Tiranë, 4 kam me ka pranue ne punë shteti. 

Të përshëndes (Rexhep Shahu)  

Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë (27.04.2017) 

Edhe njëherë për Halil Alidemën, Teutë Kryeziun- Alidema dhe për mësuesin e parë deçanas që punoi kur Halil Alidema ishte drejtor shkolle në Malishevë dhe disa fshatrave të komunës së Malishevës, Rahovecit e të Suharekës.  

Mësuesit janë resurs i pashterrshëm. Ata e qojnë vendin përpara 

Një mësues është më i mirë se një raft me libra (fjalë e urtë kineze)  

Me fjalë flasim e (nuk) mirremi vesh por edhe fotografitë ”flasin”.  

Një fotografia me nxënësit e klasën së shtatë apo tetë, disa mësues dhe me drejtorin e shkollës Halil Alidema, fotografi e vitit 1964 që ma kishte dërgua Fejzë (Binak) Morina, dhe unë e kisha publikua në një portal bashkë me një shhkrim për mësuesit dhe drejtorët e parë, bëri që të më lajmërohën disa mësues e nxënës të asaj kohe e të atyre viteve. Ata më treguan edhe për disa mësuese e mësues të tjera që janë në foto dhe të tjerë e të tjerë nuk janë në fotografi por që kanë punua si mësues në Malishevë, para e pas tyre, ”vendas” e të huaj, si Izet Zogaj nga Lladrovci, Muhamet Boja nga Kërrnica e Klinës … në fillim të viteve të 1960-ta por edhe disa nga personalitetet politike të kohës që punonin në administratën e komunës së Malishevës, në polici, në organet tjera të hetuesisë, UDB-se, gjyqësisë dhe udhëheqës politik, si Qerim Gashi, Sekeretar i Komitetit Komunal të LK-së, Lil e Shefqet Byqtyqi, Millani e Dauti, ”puntorë” policie etj.  

Pas shkrimit që e publikova në fillim të muajit prill 2017 në Lajm.co dhe në Fokusi.org për Halil Alidemën, drejtor, shoqëruar me një fotografi me nxënës të klasës së tetë bashkë me disa mësues si dhe shkrimin tjetër, në vazhdim për Qerim Gashin Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë, mora një letër nga Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoj në Shk. Fill.”Emin Duraku” në Malishevë në vitin shkollor 1964/1965, si mësues klase, mësues matematike dhe, si mësues në kurse nate për muratorë që Malisheva me rrethinë kishte shumë nevojë për puntorë arsimi, shkolla, biblioteka, puntorë shëndetësorë dhe mbi të të gjiutha, arsimdashës e njerëz të guximshëm si Qerim Gashi, Halil Alidema e Hysen Molliqaj.  

Kush është Hysen Molliqaj? 

Hysen (Ali) Molliqaj u lind më1943 në fshatin Llukë e Epërme. 

Shkollën. fillore e kreu në Deçan. Gjimnazin, drejtimin pedagogjik 4 vjet e kreu në Pejë në vitin shkollor 1963/64 e mandej vitin e pestë të Normmales “Dimitrie Tucovivq” e kreu në Prizren. 

Ë’Mësuesi Hysen është normalisti i dytë në fshat pas Ali Sutajt, ish puntorin shumvjeqar që la gjurmë të pashlyeshme në arsim, kulturë … publicistikë e gazetari. Vërtetë ishin njerëz të mëdhenjë e me vlera. 

Në vitin shkollor.1964/65, Hyseni e filloi punën për herë si mësues në shkollën fillore ”Emin Duraku” në Malisheve.  

Në vitin 1965/1966 shkon në shërbimin ushtarak, në Brčko të Bosnjës. Pasi e kryen shërbimit ushtarak, në vitin shkollor 1967/1968 punon përsëri si mësues në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan dhe Samadraxhë deri ne vitin1974. Aty e njeh edhe Bislim Zyrapin, por Bislimin nuk e kishte pasur nxënës të vetin për të cilin thotë ai se nuk e ka pas nxënës dhe i vie mirë se ”kam dëgjua fjalë të këqia për te”.  

Në vitin shkollor 1974/75 punon në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Mandej, më 1975 e deri më 1995 ka punuar në fshatin Strellc i Epërm ku drejtor ka paur të madhin Haki Povataj veteran dhe heroin e arsimit të cilin në vitin1992 e marrin SPB-ja e Pejës nga zyra e vetë në shkolle dhe e dergojnë në stacionin e policisë në Deçan. Pas dy orëve nga torturat e policisë Jugosllave, Hakiu del i vdekur. 

Mësuesi Hysen prej vitit shkollor 1995 e deri në pension ka punuar në fshatin e lindjes, në Llukë e Epërme si përgjegjës shkolle. Shkolla e Llukës së Epërme ishte paralele e ndarë e Deçanit. 

Hysen Molliqaj ishte normalisti i parë i fshatit Llukë e Epërme pas Ali Sutajt. Normalja ishte shkolla më e dashur dhe punonin njerëzit më të shkolluar e patriotët më të mëdhenj që nga ish Gjimnazi i Shkodrës e Normalija e Elbasanit, me drejtor Luigj Gurakuqin. 

Në Malishevë, mesuesi Hysen punoi në tri ndërrime, me klasën e katët, si arsimatar i matematikës me klasët 5-8, dhe me një kurs për muaratorë¨, pas drekave të vona e mbrëmjeve dhe të dielave. Ditët e shtune, atherë ishin ditë të rregullta pune. 

Mësuesi Hysen, pasi që kishte lexua disa shkrime të mia sidomoe ato të fundit për mësuesit dhe shkollat në ish komunën e Malishevës, rrethi i Llapushës, menjëherë më shkruajti: 

-Dëshiroj që të flas me ty dhe të takohem kur ti të mundesh! 

Pranova me kënaqësi të bisedoja me një mësues që rininë e vetë e kishte lënë në rrethin tonë, larg prindërve e më vonë gruas e fëmijëve. 

Ai nuk përmbahej nga lotët e zëri i dridhej kur fliste me mua. Edhe pse BURRË, dy metra i gjatë, vetja i dukej i vogël para nxënësve të vetë, fshatarëve të Llapushës e të Podrimjës. 

Në fillim më tregoi se rrugën nga Peja për në Malishevë e bënte me tren deri në Ujëmirë e pastaj në këmbë me një qantë tesha në shpinë. Vinte nëpër baltën e Qabiqit, të Cerovikut e deri në Kijeve për të vazhduar nëpër Bubavec, Vll. Drenoc, Lubizdhë, Mirushe e deri në Malishevë, afro 4, 5 orë këmbë. 

Përjetimet e mësuesit Hysen janë të dhimshme por ai ndihet krenar për punën e vetë si mësues që punoi në kushte të jashtëzakonshme, pa pasur banesë të veten e pa ushqim dhe dhe nga 8, 9 orë rrugë në këmbë, dy drejtimet njëherë në javë që shkonte në fshat te familja dhe për ti larë teshat për arësye se, thoshte ai “Nxënësit e mi nuk më paskan harrua”. 

E kisha të vështirë, çka të zgjedh për këtë shkrim të vogël e për një njeri të madh, një mësues e një luftëtar veteran përkrah Tahir Zemajt e Betejës së Loxhës, e vetmja betejë e fituar brenda Kosovës bashkë me ate të Kosharës, më vonë. 

Pra mësuesi Hysen ishte edhe institucionalist.  

Mu lut, që kur të shkoj në Kosovë, të shihemi. Edhe unë i premtova se do të takohemi e do të shmallemi e ndoshta do të shkruaj edhe një fejton nga udhtimi i tij i gjatë 45 vjet pune si mësues. 

Po e filloj me mësuesin Hysen, me fjalët e disa nga letrat që mi dërgoi, pa ndërhyerje të mëdha edhe pse ai mu lut që ta marr “kutin e gërshërët”, por unë “e tradhtova”. 

“I nderuari Sinan Kastrati, Jam një adhurues i shkrimeve të jueja. Jam adhurues sepse në çdo shkrim tuajin shof gjërat e verteta dhe te mbështetura me fakte. Me pelqen guximi i juaj kur shkruani për persona me emër e mbiemër pa marrë parasyesh se kush jane ata. Lexova shkrimin: “Hashim ku mbet “asqeri”? Më pëlqej dhe më bëri të disponohem për tërë ditën. I tregove gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij.  

Lexova edhe një shkrim tjetër kushtuar te madhit dhe patriotit Halil Alidemaj. Po të bëhet një krahasim në mes tyre atëherë na del se Hashim Thaçi është një patriot me “bateria”.  

Kështu më shkruante mësuesi i parë deçanas, Hysen Molliqaj dhe vazhdon letra: 

“Në shkrimin për Halil Alidemën kishe vendosur edhe një foto të kl.Vlll-të. Në të shifej i ndjeri Halil, drejtor i shkollës, arsimtari Ibrahim Dobruna, Mefail Ahmeti dhe Izet Zogaj. Në atë foto jam edhe unë afër nxësnësit Hamid për të cilin mora vesh, sipas shkrimit tënd se paska vdekur për çka më vjen shumë keq sepse ate e kam në kujtesë si një nxënës të dalluar në mësime.  

Ishte viti i parë imi që punojsha me nxënës Jepsha lëndën e matematikës. Pata fatin ta kem drejtor të ndjerin Halil që për mua, për atë kohë ishte edhe si prindi i dytë. Çdo herë më këshillonte se si duhet punuar dhe si duhët me u sjell me nxënës. Ka qenë vështirë të punoje në arsim në ato kohëra sepse në çdo hap ishe i përcjellur nga sigurimi policor i atëhershëm. 

Per fat të keq edhe unë e perjetova të këqijat e atij pushteti. Më thirrën disa herë në zyrët e sigurimit policor njëfar Millani dhe Dauti dhe nga unë kerkojshin të japi informata për punën e mësuesve e sidomos për Halilin i cili në atë kohë ishte i perndjekun politikisht. Halilin e pat prue drejtor Qerim Gashi, ish shoku i tij i klasën në normalen e Prishtinës. 

Unë nuk pranojsha të jem bashkëpuntor i tyre e ata atëherë ma montuen një deklaratë të një personi gjaja se unë në një aheng paskam fol shumë keq për shki (serb). Kështu që më bënë një padi në gjyqin komunal në Rahovec ku ata më, gjykata e Rahovecit më dënuan me 6 muaj burgim”.  

Festa e 8 Marsit në Hotelin Mirusha, në Malishevë 

Pas bisedave të gjata me mësuesin Hysen, ai më tregoi ngjarje nga më të ndryshmet të kohës kur punonte si mësues në Malishevë, ndodhi shumë të guximshme e jo të lehta për drejtorin, Halil Alidema e Qerim Gashin, Sekretarin e Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë. 

Une jam dënuar 2 herë për të njëjtën vepër nga Gjykata për kundërvajtje në Malisheve. Gykatës ka qenë Salihu nga Kravasarija i cili pa deshirën e tij është dashur të më dënoi me 2 muaj burg gjëja për prishjen e rendit dhe qetësinë publike. Salihu edhe pse më denoi, më premtoi se këtë dënim s`ka me e egzekutue kurrë, edhe ashtu ngjau sepse unë shkova atë vit në shërbimin ushtarak e pastaj lënda u vjetërua. Mirëpo për të njëjtën lëndë ata më ngritën aktakuze në Gjykatën Komunale në Rahovec sepse në Malishevë nuk kishte Gjykatë Komunale. Këtu u dënova me 6 muaj burgim. Denimin e mbajta pasi u k`theva nga shërbimi ushtarak. Burgun e mbajta në Pejë. Jam dënuar sipas një deklarate të montuar. 

Komuna e Malishevës e organizoi një festë për 8 Mars, ditës së gruas, një koktel ne hotelin, ”Mirusha” në Malisheve për nëpunëset dhe mësueset e kësaj komune. Në atë koktel isha edhe unë me Halilin, Teutën, gruan e Halilit, gjithashtu mësuese pastaj, mësuesen Serbeze Rugoven së bashku me motrën e saj që punonte si motër medicionale në ambulantën e Malishevës, Remzien dhe Ibrahim Dobruna, mësues nga Deçani. 

Ne hotelin “Mirusha” që ishte në breg të lumit Mirusha, kishte mysafirë të shumtë e të ndryshëm, edhe serbë e malazezë. Kishte edhe muzikë. Dikur vonë kur filloj me u nxe atemosfera, filluan edhe me vallezue, një malazez nga Peja i cili punonte në gjeodozi ju afrue Remzijes për me vallëzue por Halili i dha shenjë me kokë që mos ta bënë një veprim të tillë të keq. Ajo nuk ndëgjoi dhe u ngrit e filloj të vallëzoi me malazezin dhe ate, afër nesh. Menjëherë e verejta te Halili një nervozë dhe urrejte për veprimin e sjelljen e keqe të Remezijes. Halili nuk u permbajt, ofshani e tha: 

-Ah, mos të isha drejtor, kjo pise kurrë s`kishte me i ra ndërmend me vallezue me askende tjetër ma! N’atë moment më ka ardhur një e dridhur dhe jam ngrit pa ju tregue atyre pse po ngritem. Jam shkua drejt Remzijes dhe pa bërë një as dy e kam kapur për flokë dhe ja kam dhënë nja dy shpulla dhe përnjëherë është ndal muzika dhe n’atë qetësi ndihej vetëm zri i malazezit duke bertit: “Nemoj mene Hisene! S`ka vonuar shumë dhe janë ardhë policija dhe me kanë marrë e më kanë dërgue në Stacionin e Policies në Banjë të Malishevës. Aty më kanë mbajtur 24 orë e pastaj më kanë dërgue te Gjykatësi për Kundervajtje. Dy herë u denova me deklaratën e Remezijes se gjaja i kame thënë asaj ”pse ti shoqërohesh me shki, a e din ti se ata janë anmiqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve etj.etj”. 

Hyseni më foli edhe për dy mësues të tjerë që unë i njihja, për Bedri Morinën e Loxhës dhe Muhamet Bojën e Kërrnicës. 

Bedriun e kam pase shok klase per kater vite. 

Pasi e ka leshuar arsimin, Bedriu ka punuar në Entin Social në Peje. Ka vdekë para 2 viteve. Muhamet Bojën e kam njohur në ditën e parë kur e kam marrë ditarin me shkue në klasë.  Është ardhë me mue dhe më ka prezentue tek nxësnësit «se tani e tutje lëndën e matematikës do ta jap mësuesi Hysen nga Deçani se unë po këthehem në vendlindjen time, në Kërrnicë. 

Halili (Hali Alidema) ka qenë disa herë në familjen time në Llukë të Epërme, me Teutën kurse për një nga mësuesit tjerë, më me dëshirë më foli edhe për Ibrahim Dobrunën. 

Ibrahim Dobruna pasi kreu fakultetin e biologjisë u punësue në Normalen e Prizrenit e më pastaj ishte nëpunës i monumenteve historike ne Prizeren.  

Takimi i mësuesit Hysen Molliqaj me Qerim Gashin sekretar partie 

O Sinan burri! Jam plote fat që të njoha nëpërmes fb. e ishalla njihemi e shihemi edhe fizikisht sepse së shpejti kur të vijsh në Kosovë, dua të takohem.  

Lexova shkrimin për Qerim Gashin dhe për ish drejtorin tim të parë e tani i ndjerë, Halil Alidemën e kjo më k`theu prapa për 53 vjet. Kam çka të flas e të tregoj për Qerimin dhe Halilin.Të kam shkruar edhe më parë se kur kam filluar punën në Malishevë, Qerimi ka qenë Sekretar Komiteti. Po sa fillova punën si arsimtar i matematikës që e pata zëvendësue Muhamet Bojen nga Klina, menjëherë filluan problemet për punën time me nxënës. Pas dy javëve jam thirrë nga puntori i sigurimit, Millani, i thojshin. Filluan torturat psiqike duke më bërë pytje të llojllojshme për punën time dhe të kolegëve. Me quen në atë gjendje që desha ta lëshoj punën por Halili me tha:   

-Hysen, shko te Qerimi dhe tregoi çdo gjë që të ka ndodhë! E bëra zemrën guri e shkova te Qerimi në Komitet. Më priti aq bukur me një thjeshtësi sikur me pase qenë shoke të kahershem. Qerimit i tregova fije e per pe. U nervozue shumë në mue jo për diçka tjetër por pse nuk i kam treguar menjeherë ato që më më kanë ndodhur, që më ka thirrur Millani. Me tha:  

-Ti mos gabo me e lëshuar punën e me i lënë nxënësit e mesimin se ai pis (Millani e Dauti) nuk kanë me guxue ma as me te shique ne sy. Ashtu dhe ngjau. Kurr më nuk më thirrën.  

Qerimi kishte qenë një burr trim por edhe guximtar më perkrahu e më ndihmoi në të gjitha mënyrat. Ai ishte i fuqishem edhe politikisht sepse ne atë vit (Këtu me pëlqimin e Hysenit kam heq disa pjesë të tregimit të tijë) … une dhe Halili me Teuten shkuam te Qerimi. 

Shpesh po e shof (Qerimin, vr. ime) në parkun e Gërmisë në Prishtinë duke ecur dhe nuk është keq me shëndet.  

Po me çudit Ademi, vellau i yt se si nuk ma ka permend emrin qe jam në fotografi por veç të Ibrahimit, të Mefailit e te Dragicës e aty jam edhe unë dhe Izet Zogaj. 

Ne shkrimet tua lexova edhe shume emra qe unë i kam pas shoke te kl. në normalen e Pejes si p.sh. pedagogun Bedri Morinen, profesorin e gjuhes shqipe, Deme Fetaj nga Strellci ku në fshatin e tij kam punuar plot 20 vite. Ne Kline ish drejtorin e gjimnasit Abaz Bojën dhe Rexhep Doqin qe tani punon ne Institutin Albanologjik, kanë qenë shoke klase. Gjenerata e jonë ka dhënë njerzë të mëdhenjë po mendoj per kah dija dhe atedhetaria. 

Kjo ishte letra e fundit që po e publikoj. Herën tjetër, shpresoj se do të shkruaj më shumë dhe për të tjerë mësues e njerëz të tjerë, kuadër mësueseve e arsimdashësve të rrethit tonë e për rrethin tonë por për mesues tanë e jabanxhi.  

Halil Alidema, hendbollisti më i mirë i Kosovës 

Halili si nxënës normalist në Normalen e njohur në Prishtinë, ishte futbollisti më i mirë i shkollës dhe më vonë edhe më i miri henbollist i Gjakovës, në ekipin e hendbollit të Kosovës që quhej ”Normalisti”  

Fejesa e Teutës me Halilin 

Pse Teuta deshi të vetëvritet? 

Teuta Kryeziu ishte shoqe e klasës me Halil Alidemën. Teuta e Halili duheshin si Romeo e Xhulieta shqiptare por kishin vështirësi që të fejoheshin e martoheshin pasi që Halili i takonte një familje të mesme fshatare ndërsa Teuta, ishte e Familjes së Beglerëve të Gjakovës, ish Cana Begut e Gani Beg Kryeziut. 

Janë të njohur familja e saj, Cana Begu, Gani Begu, pas vrasjes së Cana Begut. Këtu duhët përmend, përveç tjerash edhe Xajë Kosovën dhe tradhtia që i bëhet nga Ganiu dhe familja e Kryezive. 

Atij, Xajë Kosovës, pas vrasjes së Cana Begut, Gani Begu i premton para dhe motrën për grua, nëse e vret dorasin e Canës. Cana e vret dorasin por Ganiu nuk i jep asgjë, as motrën për grue e as para sa ai ishte në burg. 

Nëna e Teutës, sipas një dëshmie që vetë kishte thëne, ka marr pjesë në gjykimin e vrasësit të Cana Begut, në Pragë të Cekosllavakisë (dhe sipas një kënge popullore, jo të plotë që e këndojnë Salih e Feriz Krasniqi) 

Teuta pra, ishte e bija e kësaj familje, e Kryezive të Gjakovës por familja e saj tash banonte në Pejë. Teuta ështe motra e Ekrem, Ali dhe Fuat Kryeziut. (Alia e Ekremi janë dënuar në grupin e Halil Alidemës … ndërsa Ekremi është dënuar në mungesë). 

Pasi Teuta e donte Halilin dhe donte të martohej me te, familja nuk e lejon dhe ajo si normaliste, banonte në konviktin e nxënësve në Prishtinë që ishte në oborrin e shkollës Normale, vendos që ta mbys vehten dhe kcen nga kati më i lartë i internatit. Ajo p`shton dhe më vonë martohet me Halilin dhe punon si mësuese (temë e njohur e rilindasëve, te arbreshet) dhe, kudo që shkon Halili. Teuta i shkon pas si femër e ndershme, nënë e mirë, mësuese e dalluar e grua besnike. Punoi edhe në Malishevën e Llapushës dhe kujtohet nga gjeneratat e para si mësuese e dashur e puntore e madhe. Ajo tapalloi gjatë gjithë jetës por kjo nuk e pengoj në aktivitetet e saj krah burrit besnik, Halil Alidema. 

Teuta ka vdekur prej sëmundjës së kancerit.  

Hysen Molliqaj ishte edhe ushtar nën komandën e Tahir Zemajt. 

Pos shumë moirënjohjeve, si mësues, ai krenohet se është edhe veteran. 

Gjatë bisedës më tregoi edhe për Kolonel Agim Mehmetin e spiunin Bislim Zyrapin, tash ”këshiltar” i Hashimit në ”prsidencë” 

Hyseni rrëfeu edhe ngjarje të tjera për të cilat, do të shkruajmë, ndonjëherë tjetër, me shpresë se do të shihemi në Kosovën e Lirë. Ndonjëherë, në Kosovën e cila është pushtuar nga krimi, korrupcioni e udhëhiqet më njerëz me të kaluar shumë të dyshimtë e kriminale. 

Unë Sinan jam në pension qe 8 vite. Jetoj në fshat por edhe në Prishtine. Gjate dimrit shhkoj në Prishtinë sepse djemt atje jetojnë dhe kanë një biznes. 

Kam 4 djem dhe një vajzë. Tre djem punojnë në Gjermani, dy prej tyre kanë firmë dhe krejt kapitalin që e kanë pas në Gjermani e kanë investue në Kosovë. Kam shtëpi dhe banesë në Prishtine.  

Kaq k`saj here. 

Të përshëndes dhe të dëshiroj ditë të mbarë!  

Me mësuesin Hysen jemi takuar në çdo pushim vere në, Në Gjakovë, në Turjakë, Prishtinë, në Llukë, Beleg e në Deçan. 

Për mësuesin Hysen kam material të bollëkshëm për një libër, sa të mësuesve të Korçës plakë, mësuesve që i hapën shkollat shqipe. 

Herën e fundit u takova para 1 muaj dite, në shkurt të vitit 2023.  

Edhe ai, mësuesi Hysen më ka borgj mua: 

1 bukë kallamoqe me e pjek në qerep, 

1 pasul me mish të thatë, të zier në vegsh dhe më hëngër me: 

Lugë e enë të drunit. 

Mësuesi Hysen, shëndet e pleqëri të mbarë. 

Mos harro:  

Kur të ma paguash borgjin, përsëri do të llafosemi!  

Kur vdes mësuesi, kolegui punës 

Fadil Krasniqit në shenjë nderimi, malli e respekti 

Një kujtim për Fadil Krasniqin, nga katundi Carrallukë, mësues, ish koleg imi në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë. 

Më 1977, para 40 vjetëve (tash 45) ndërsa i vazhdoja studimet në vitin e tretë në Letërsi, fillova të punoj si mësues Gjuhe e Letërsie Shqipe në shk. fill. tetëklasëse ”Migjeni” në Lubizdhe, 3, 4 km larg fshatit tim Turjakës. 

Nuk ishte dëshirë imja që të punoja por ishin kushtet e vështira në familje. Baba e nëna ishin plakë dhe të ardhura të tjera përveç tokës së paktë gjâve (, bagtive, buallica) nuk kishim tjetër.     

Kisha edhe pengesa tjera, nga komiteti i athershëm komunal i LK-së në Rahovec dhe stacioni i policisë në Malishevë ndërsa dretorët e shkollave, pa dallim që nga Selman Haziri e deri te Deli Abedini e Imer Bajrami, me precizitet i zbatonin urdhërat e shefave të tyre. 

Por për këto do të flas herave tjera, në librin që e kam në proces. 

Kur vdes mësuesi     

“O oooo bash si nata e pa han` 

oh njeri n`terr 

nuk sheh kurkan” (Këngë pop.) 

kështu do të thoshte këngëtari popullor kur nënes i vdes djali e motrës vëllai.  

Po kur vdes mësuesi? 

Aleksandri i Madh këshillohej me Aristotelin, mësuesin e vetë! 

Dikund lexova se Leka (Aleksandri i Madhë i Maqedonisë) kur kishte nevojë ose kur nuk dinte e pyeste dhe këshillohej me Aristotelin. Arsitoteli ishte mësuesi i Alesandrit të Madh që ne e quajmë Lekë dhe që, thuhët se ishte shqiptar. 

7 Mars 2017 

Ishte 7 Marsi i vitit 2017, kur “u takova” rastësisht me Fadil Krasniqin në facebbok pas më shumë se 30 vjetëve. 

Kishim punua të dytë bashkë si mësues, në kohën kur ishim në Zenit, unë punoja si fillestar, si mësues letërsie, me të “rritur” e ai me nxënës me të “vegjël”. Fjalët “të rritur” dhe “të vegjël” i futa në thonjëza pasi që nuk ka nxënës të mëdhenjë e të rritur dhe as të vegjël e as popuj, gjuhë e mësues të vegjël. 

Pas kësaj pjekje të rastësishme me Fadilin, nuk u ndamë deri sa i mbylli sytë të hënen apo të martën më 19 shtator 2017. 

Letra e fundit e Fadilit, mësuesit nga Carralluka 

Kishte kaluar një kohë e gjatë e Fadili nuk më shkruante dhe një ditë, më 12 shtator 2017 i shkruaj: 

-O Fadil, si je ? 

Përgjigja nuk vonoi 

– Jo kolegu im jam ran i smut me fal! 

 Ju pershendes.” 

Siq shihët, kjo ishte letra e fundit e Fadilit (Kolegu im, jam i sëmurë rëndë, më fal se nuk mund të shkruaj! Ju përshëndes! (përshtatje nga autori, S. K.) 

Mbrëmë ra shi në Malmö të Suedisë dhe më shkoi mendja në Shkodrën e Fishtës, Mjedës, Shirokës e të … dhe mu kujtua një vjershë e një këngë “Binte shi në qytetin SH.”Emrin Shkodër nuk guxonin ta përmendim. Mjaftonte ta shkruanim “SH”. 

Fadil, sot do të kisha dëshirë të shkruaja një tregim të gjatë e një vjershë plotë me mall e ta dërgoja përmes dallëndysheve e lejlekëve deri në Carrallukë, Ty, Fadil, te vorri i yt, mësuesit të palodhur, pedagogut e kolegut tim, që aq shumë punove si arsimdashës dhe mësimdhënës, bashkë me Naimin. Letrën nuk do të kisha pas qef me ta dërgua me postë e as “letër” në hotmail e në mesengjer por me shpezët shtegatrë e do ti porosisja me fjalë:  

-Shkoni te vorri më i ri, është vorri i një mësuesi! 

Po kush do ta lexonte letrën time? Fadil, ti nuk më dëgjon e të tjerët nuk më “dëgjojnë” as mua as ty! Nuk na kanë dëgjua as atherë e as tash nuk na dëgjojnë. Kështu është bota, “rrakatel”. 

Miku im, kolegu im, mësuesi Fadil sonte dëshirova që “të flas” me ty më tepër se çdo herë tjetër por s`qenka thënë. Atherë po të shkruaj por edhe me shkrua nuk po mundem. Dëshira për punë e frymzimi më ka humbur. Fjalët nuk mund ti gjej. Më mungojnë edhe fjalët edhe lotët për ty por jo edhe kujtimet që po mundohem ti qes në letër. 

Fadil, më vdiqën e u vranë shumë ish moshatarë studentë e mësues që mësuam e punuam si duhët me mend e për vend, në vitet 1975-1981, me nxënës, me gjeneratat që tash punojnë në vendin tënd të punës, për Atdhe, si Ismet Alia, Behram Syla e Kamer Asllani, Fuad Krasniqi, Zizë Haklaj, Naimi e … Enver Haliti, të gjithë shokë të gjeneratës, nga Drenica, Kosova e Llapusha. 

Punonim me Fadilin e Naim Krasniqin nga Carralluka, Hisen Salihin, Asman Kajtazin e dajën Bajram nga Damaneku, Hisen Sejdien, Isak Muratin, Gani Xhaferin, Femi Dinën e Jakup Balinë, nga Turjaka, Ali Nezirin, Rrahim Rexhepin, Imer Halilin, Imer Bajramin, Destan Islamim, Selman Hazirin, Halil Hajdarin, Ali Shabanin e Ismet Alinë e Lubizhdës, Rrahman Bylykbashin … e mësueset Nexhmia Selmani, Drita Cufa e Mihria, gruaja e Hisenit dhe Deli Abedini e puntorët e tjerë, Haxhi Xhema, Kadri Pajaziti, Ramadan Zeqiri e ndonjë tjetër. 

Miku im, Fadil Krasniqi, nuk mundem me shkruajt më tepër nga shkaku i vetëm:  

-Kam shumë dëshirë ta them ate që kam mendua afro 40 vjet e përsëri nuk mundem por dua ti botoj disa nga “bisedat” tona edhe pse ti nuk mund të flisje por më shkruaje. 

Letrat që mi ke ke dërgua ti dhe përgjegjigjet e përshëndetjet e mia, me ndonjë rezerve dhe disa nga to do ti publikoj tash, jo të gjitha dhe emrat e disa “njerëzeve” që punonin me mua e me ty, si “mësues”, në arsim, jo të gjithë. Ata tash ishin bërë “demokratë”! 

Si u (ri)njohëm me Fadilin? 

Se si u (ri) njohëm dhe mora vesh për vdekjen e Fadilit, lexova në faqen e fb-ut të një veprimtareje, mësuese në Zvicërr, Zize Liza Pepshi. 

Qe biseda ime me Fadilin (dhe Zizën). 

7 mars 2017, kl. 22:03 

Sinan Kastrati (Z. L. P.): -E nderuar, deri dje nuk kam ditur qe je je arsimtare. Për arsimdashëse 

  1. Por dje një ish … i afërt dhe njeri shume autoritativ qe ti e

permend ne shkrimet tua, si njeri të mirë, më tregoi kush je ti. Po 

ti moj mikesha ime, pse nuk ma urove 7 Marsin? 

Une, ta urova ty 7 e 8 Marsin! (8 mars kl. 01:37) 

Fadil Krasniqi (S. K.): -Atëherë pasiqë Sinan harrove apo nuk dashe më ma uruar festën 

po ju uroj unë! Urimë 7 Marsi dita e mësuesit! Paq shumë shëndet më familje! Respekte! (8 mars kl. 07:31) 

Sinan Kastrati (Fadil Krasniqi)  

-Fadil, të gjithë mesueset, mesuesit, e gezofshit 7 e 8 Mars-in! 

Por unë publikisht iu kam urua 7 e 8 Marsin, ne gazeta e portale. Janë edhe në faqen e profilit tim, në ballinën e fb-ut. 

Sinan Kastrati: -Edhe njëherë, i nderuari Fadil, Ti, Znj. ZLP dhe të gjithë mësuese e mësues nga zemra: Urime, Gezime … ! 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 2017-03-08 

  1. S.

Te gjitha grave, e në radhe të parë MESUSEVE, Gezuar 8 Marsin! (8 mars kl. 07:47) 

Fadil Krasniqi: -Faliminderit o Sinan burri! Thënë sinqerisht u gëzova që ju gjeta këtu së paku të shkruaj dhe të di për shëndetin tuaj përsonal dhe familjar! Shumë koleg të asaj kohë kishin vërejtje në mua kur thoja se Sinani dhe gjuha e shprehur e Sinanit,bukur, qart dhe e kuptueshme janë virtyte e simpatia ime! Prandaj, ashtu keni mbetur deri në vdekje për mua shumë i nderuari Sinan! Tani shënova e adresen tuaj dhe sigurisht komunikojm më shpesh!  

Shëndet o trim! (8 mars kl. 07:56) 

Sinan Kastrati: -I nderuari Fadil, shume, shume, shume FLM! 

Ta dergova një SMS në mesengjerin tënd privat. 

ZLP, as ajo, mua nuk ma uroi 7 Marsin, por ajo ka dhe do ta ketë gjthmonë respketin sikurse edhe ti Fadil Krasniqi, e …. Cen Kastrati dhe mesuesë të tjerë. 

Kalofshit një ditë të mirë! 

Sinan Kastrati, nga Suedia e largët! (8 mars kl. 08:03) 

Fadil Krasniqi: -Faliminderit! (8 mars kl. 08:06) 

Zize Liza Pepshi: -Ju faleminderit shumë për urimin fisnik, miku im i nderuar, Sinan Kastrati. 

Gjithashtu, urime edhe ju 7 Marsi, dita e mësuesit!  

Respekt! (8 mars kl. 10:42) 

Sinan Kastrati: -Fadil, mirëmjes! Mbrëmë fola me djalin tënd. Ishte një djalë i zgjuar. U 

interesova dhe e pyeta për shëndetin tënd. E pyeta edhe për Naimin e të tjerët. Me erdhi shume keq për Naimin. Ai ishte një mesues i mire e një njeri “i qete” dhe i … “heshtur”. Une personalisht e kam çmua shumë punën e Naimit … e të Fadilit. Shumë më erdhi keq që Naimi paska bashkëpunua e punua me shkie në kohën kur Serbia na largoi nga puna e ai dhe të afërmit e Naimit (Nexhmiu) punua për ta.  

Të fala bëni edhe Tafilit, ish shokut të klasës ne Gjimnazin e Malishevës. Familja e Juaj, të gjithe ata që unë i njoh, kanë qenë nxënës të mirë e të dalluar, studentë e puntorë të pashoq. 

Të përshendes!  

Ish shoku, kolegu i punës në Shk. Fill. “Migjeni” në Lubizhdë. 

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö, 2027-03-13 

Daten e paskna shenua gabim. Sot eshte e marte, 14 Mars 2017 

-Fadil, me Tafilin kemi qenë një gjeneratë dhe shokë në një klase e me një 

paralele. 

Fadil Krasniqi: -Po, po, e di, faliminderit! 

Fadil Krasniqi: -Sinan lexova më vemendje shkrimin tuaj! Bëra analizë dhe erdha në 

këtë përfundim! Kur ika për Zvicër në vitin 1993 njeriun e parë qe kam takuar, rastësisht ka qenë Shaip Kastrati dhe Feriz Hoti! Të parin e njehë kurse i dyti ish nxënës i imi! E para fjalë ishte nga Shaipi!  

-Mësues sikur mos ta kishin tuajin Ganiun (Gani Krytarin e Carrallukës) ju kerkush nuk ju kish thënë maraba dhe qeshi! E shikova dhe i thash unë Shaipit! -Po ashtu është por ti e njeh Ganiun vetëm ditën e unë e njoh edhe natën dhe i mirë ështe! Kur u futen në burg Jakup Kastratin dhe Cen Deskun e tjerë. me thirri Shaipi se donte të takohemi menjiher! U takuam dhe kur filloj me fol keq për Ganiun, shpejt me dorë ia mbylla gojën!  

-Pse?  

-Ndal burrë se edhe si i keq sipas teje Ganiu nëse është, ai është kusheri i imi dhe nuk kam ku e qoj! Kjo ishte historia dhe them vlersim nuk mundet të jet gjithëherë real! 

Sinan Kastrati: -Fadil, të vlerësoj larte! Kisha dashur që të them edhe unë shumë e shumë e shumë për shumë fjalë për “burra” e burreca. Nje pjesë i kam thënë në shkrimet e mia. Kam folur edhe për Gani Krasniqin. Nuk i kam thënë te gjithat pasi që kisha presion. Më thonin dhe më thirrnin nga Kosova:  

“Nese ti shkruan, neve që jemi këtu, kur t’qohemi n’sabah, na mungon nga ni mashkull …” 

Unë të përshëndes përzemërsisht ty dhe familjen tënde!  

Të fala bëni edhe Tafilit! 

Sinani, Suedi 

Fadil Krasniqi: -Falimiderit, gjithashtu! 

(17 MARS 07:51) 

-Fadil, mire mjes! 

– Mirëmengjesi Sinan! 

-Po mirë jemi me shëndet! Ju si jeni me familje? 

-Fadil, si je, a je më mirë? 

-Mirë por pa zë! Nuk mund të flas. 

-Nuk e kam besua, por, por, ata që duhet të flasin, nuk mund te flasin e 

ata që s’duhet, don me e shky gojën e me i thye fulqitë. 

Fadili: -Eh! Po kjo qenka jeta o burrë! Edhe kështu qenka shumë vështirë, 

duhet me jetuar! Po ti si je o burrë me shëndet dhe me familje? 

Sinan Kastrati: -Mirë por unë jam shumë i lodhur. Po mundohem me e kompenzua kohën e humbur. 

Fadil Krasniqi:- Pse i lodhur? 

Sinan Kastrati. -Po shkruaj por nuk jam i qetë. Nuk po mundem me i thënë të gjithat. Më ka humbur edhe durimi. Zemra ma thot por … 

Fadil Krasniqi: – Sinan, nëse nuk prekesh duhet ta them/ shkruaj një gjë qe provova vet! Ruaje vetën dhe shëndetin tuaj e mos i merr edhe gjërat politike afer zemres suaj! Ato vetëm telashe dhe lodhje të sjellin! Të tilla raste pata vet derisa pata edhe vdekjen klinike o Sinan!  

Të jesh më shëndet! 

Sinan Kastrati: -Të përshëndes Fadil! 

Fadil Krasniqi: -Gjithashtu! (2 APRIL 13:38) 

Sinan Kastrati: 0-Fadil, fola me Tafilin. Ishte te Rrusta.  

Fadil Krasniqi: -Faliminderit shumë i nderuar!  

-Edhe unë ju përshendes!  

-Shëndet! 

Fadil Krasniqi: – Po më çudit paske shkruar e ditur mjaft për Qerimin (Qerim Gashin)! Të 

lumtë! (10 APRIL 11:32)  

30 APRIL 07:21 

-Fadil, miremjes! Si je? Të dëshiroj të gjitha të mirat!  

  1. S. Fadil, a mos ke ndonje fotografi kur punonim bashkë në shk. fill. “Migjeni” në Lubizhdë.

Fadil Krasniqi: – Mirëmëngjesi 

Sinan! -Po, mirë jam faliminderit! Jo, ngase të gjitha mu kan djegur në luftë bashkë me shtëpi!  

Me fal të lutem!  

Shëndet! 

Sinan Kastrati: -Edhe unë të dëshiroj fat e të shërohesh! Aresyeja pse të pyeta është se do të shkruaj nga pakëz edhe për kohën tonë, edhe pse me shumë rezervë …. 

Më vie keq prej familjeve, femijëve e të aërmëve të tyre por dua të shkruaj. 

Fadili: -Faliminderit! 

Ju mund të thuani e une mendoj “Ata mësimdhënës që punuan atëherë janë dhe mbeten hero, atëherë, dje, sor e nesër! Pse? 

Paten mundësi të punonin kudo tjetër me rroga më të majme e punë më të lehta e të mira por dhe punuan në arsim! Ai është mendim i juaji! 

Sinani: -Fadil, unë mendoj si ti por udhëheqja, nuk ishte gjithëherë në nivel “detyre”. 

Fadil Krasniqi: -Po, po, por mos harro o Sinan një gjë! Si kanë thënë të tjeret, jashtë shkolle, për ta nuk ishte kânë ashtu! Pata punë dtejtë përdrejt më ta! Man mend Destan Morinën? Unë mendoj se ka qenë njeri i bekuar!    

Sinan Kastrati: – Pse e permende Destanin? Nuk te kuptova? 

Fadil Krasniqi: -Pse ka qenë shumë i mirë dhe i ka mbrojtur punëtoret nga njerëzit e lig në atë kohë!    

Sinan Kastrati: – Nuk dyshoj fare por, por. 

Jo Destani por disa (dy-tre) dhe drejtorët e … disa të tjere jo çdo herë janë sjellur si duhet me disa nga puntorët e tjerë … Por, Fadil, më ke marr në qafe qe ti nuk po mundesh me fol. Në Janar të vitit 1981, unë e Ismet Bytyqi jemi ftuar në Stacionin e Policise në Malishevë. 

Komandir ka qene një njeri që i thonin Dino i Rahovecit. Dikush nga shkolla ka lajmerua se unë e Ismeti po prekadisim një poemë të M. Memos për Shqipërinë mëmë. Unë nuk doja me prekadit por Ismeti ishte këmbëngulës dhe në Polici më thanë, eksakt qysh ka qene. Edhe kur … 

Deliu ishte drejtor, kishim pas disa herë ferkime …. por. 

Nejse. 

Fadili: -Ju mendoni se gjithëherë kanë lajmruar drejtori si në këtë rast e unë mendoj më shumë fakte që kam. Lajmrimin shpesh herë e kanë bërë do koleg tanë qe janë shit shumë patriot! Mirë Sinan! Ju përshëndes duke ju urur çdo të mirë në familjen tuaj! 

Sinani: -Në kohën kur festohej 100 vjet. i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. u pengova nga Drejtoria e shkollës që të mbaj një manifestim sa do të vogël.* 

… Menxi që arrita ti tuboj nxënësit e klasëve të shtata dhe të teta. 

Isak Kastrati, jipte gjuhën shqipe e …. unë memzi mbajta një fjalim të shkurtër dhe iu lëshova dy apo tri këngë të Lidhjes, të kënduara nga Salih e Feriz Krasniqi. Deliu erdhi pas meje në klasë me një bllok në dorë e styligraf në gjep … 

Fadil unë të respektoj dhe askund nuk e marr nëpër gojë pa qenë i sigurte se ka ai ka flolur e ka punua në dëm tonin. 

Nuk flas pa fakte. Këto që ti thash, janë dyshime. Por ka të tjera dhe me aktorë të tjerë, brenda e jashtë shkolle, të lokakitetit tonë.  

Të shohim. 

Fadili: -Po, më kujtohet shumë bukur ky rast! Jo veq Deliu por pati njerëz të heshtur që e shtin në veprim reagimin e Deliut! Bile shok të ngusht tuaj dhe të mit! Iku ajo kohë o Sinan burri, shiqyr! 

Sinani: -Po te mbetem borgj nëse nuk ta them:  

-Ti dhe Naimi keni punuar ndershmërisht, si mësues. Keni qenë të kujdeshëm dhe të sjellshëm. 

Ngjarjet e mevonshme treguan, se përsëri, shumica, edhe ti mbetet te pathyeshëm e të paluhatshëm. Për asnjë mësues, as të kohës sime nuk kam asnjë vrejtje. Dyshimet, mbeten dyshime: 

Te teëdy Bytyqët (H. e H. B.), te disa nga udhehëqësit partiakë e ata të shkollës dhe “pa vetëdije”, të dy- tre mësuesve. 

(30 APRIL 09:29) 

Fadili: – Nuk e kam thënë kurrë po ta them sot o Sinan! Isha anëtar i pleqsisë 

kur ju u pranuat për të dhënë mësim, gjuhën tonë! U gëzova shumë dhe një koleg i imi dhe kushëri i juaj u prek shumë! Unë qesha sërish dhe them mirë u bâ që u pranu Sinani. 

Sinani: -Flm por e di. Edhe mua me vjen keq, pse ai nuk më ka perkrah. Unë e 

kam respektua dhe me vonë e kam ndihmua ate dhe familjen e tij. 

Ai eshte (I. M. K) 

Pastaj, një mësuese (M. B.) iu thot nxënësve tu e të Naimit: Haves e Mejremit (tash grua e Rrustem Morines, kusheri i Avdyl Morines):  

– Mire ia kanë bâ Sinanit që e kanë burgos …! Ne kemi pas pakë fjalë me te edhe më parë …. dhe me Deli Abedinin (Thaqin). 

(10 MAJ 18:48) 

Fadili: – Po, ashtu është o Sinan Kastrati! Po të ne nuk kemi sa di unë! 

Nëse din ti ju lutëm tregoma vetëm një!  

Shëndet! 

(14 maj 17:24) 

14 AUGUSTI 23:32 

Sinani: – Fadil, si je? 

Ka kalua një kohë e nuk të kam përshëndetur. Të deshiroj të gjitha të mirat! 

Sinani, Suedi (10 SEPTEMBER 21:18) 

Sinani: – O Fadil, si je? 

(12 SEPTEMBER 14:47.  

Kjo është letra e fundit e Fadilit, janë fjalët e mbrama të Fadilit) 

Fadil Krasniqi: – Jo kolega jam rani i smuar me fal! Ju pershendes! 

Mësuesi Fadil, pushofsh i qetë! 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 24 shtator 201 

Mësuesi deçanas Hysen Molliqaj

”Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë”, 27.04.2017 

Sinan Kastrati, Suedi 

https://www.fokusi.org/hysen-molliqaj-mesuesi-i-pare-decanas-qe-punoi-ne-malisheve-llapushe/ 

”Kur mësuesi veteran flet për luftëtarin veteran, djalin dëshmor!” 

Sinan Kastrati, 14 TETOR 2016 NË ORA: 21:01 

https://www.botasot.info/opinione/591092/kur-mesuesi-veteran-flet-per-luftetarin-veteran-djalin-deshmor/ 

”Kur vdes “e vritët” mësuesi”, 24 SHTATOR 2017 NË ORA: 15:17 

https://www.botasot.info/kultura/763785/kur-vdes-e-vritet-mesuesi/ 

”Në kujtim të mësuesve e një falenderim për burrat e Panorcit”, 10.02.2018 11:42:01 

https://www.fokusi.org/ne-kujtim-te-mesuesve-e-nje-falenderim-per-burrat-e-panorcit/ 

”Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë!”, 04.04.2017 

https://www.fokusi.org/hazir-morina-mesuesi-qe-nuk-harrohet-kurre/ 

”Qerim Gashi i Vermicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur” 06.04.2017 11:04:41 

https://www.fokusi.org/qerim-gashi-i-vermices-burre-i-heshtur-por-i-pathyeshem-dhe-shume-i-vendosur/ 

”Mjeshtëri i penës, Xhevahir Spahiu sot feston 78-vjetorin e lindjes”, 1 MARS, 2023 –  3:30 PM 

https://www.kultplus.com/libri/mjeshteri-i-penes-xhevahir-spahiu-sot-feston-78-vjetorin-e-lindjes/ 

”Halil Alidema, Wikipedia” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Halil_Alidema 

“Rëndohet gjendja e poetit Hamit Aliaj, reagon Luan Rama: Jeta shpesh është e padrejtë, duhet ta fitosh betejën” Nga OraNews 

Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 18:57 

https://www.oranews.tv/vendi/rendohet-gjendja-e-poetit-hamit-aliaj-reagon-luan-rama-jeta-shpesh-eshte-e-i1077741 

“Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta poeti, Hamit Aliaj” 14:14 : 07/03/2023 në AKTUALITET, KULTURE 

https://boldnews.al/2023/03/07/lajm-i-trishte-ndahet-nga-jeta-poeti-hamit-aliaj/ 

Fund 

Malmö, 8 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Shkolla kombëtare e Prekazit, deri në çlirim

Prof. Dr. Hakif Bajrami , historian, Prishtinë

ADEM JASHARI ME FAMILJE E NDRYSHOI EPOKËN HISTORIKE 

(Me krenari 9 mars 1998) 

-Ato ditë kur gjithësia për Ty lutej, 

  Atë javë kur Zoti për Ty gjykoi, 

 Shqiptaria  të mos frigohej, 

Bota demokratike për kombin 

Tëndë ndryshe të mendojë. 

Atë muej kur Zoti i gjithësisë, 

Për popullin tënd po lutej, 

Atë vit kur populli Yt u nda në dy, 

Një palë t`admironte e t`çante, 

Një palë të mallkonte e besa mëtej! 

E TY liria e kuçe e gjaku Yt i familjes sate, 

Të gjitha civilizimet i përshkoi nepër dejë. 

Atë ditë kur krenaria Jote u bë NEOLUFTË, 

Ta lindë një familje një Epokë të re historike, 

Tërë bota për Ty dhe në Ty do të bëjë be, 

Sepse asnjë popull si i Bacë Ademë Demës, 

Se nxënsit Tuej Adem Jashari s`kanë më u frigua, 

Pa bërë luftë për liri dhe për të shtrejtin atdhe. 

Kështu është e kështu Epoka në gjithësi po del, 

Adem JASHARI -Legjendari shembulli YT për LIRI, 

 U bë për jetë e mot për tërë Botën model. 

NGA SHKOLLA KOMBËTARE E PREKAZIT DERI NË ÇLIRIM 

Pas suprimimit të Kushtetutës Kosovës (1974) nga ana e Beogradit më 23 mars 1989, më nuk kishte dilema se me Serbinë do të na ndajnë vetëm krismat e pushkës. Do të pasojnë greva, demonstrata, reagime guerile në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sidomos, vendimitare se do të ndryshojë lufta jonë në metoda dhe veprime ishin demonstratat studentore të 1 tetorot 1997 në Prishtinë. Nuk kishte më rrugë rezervë, por duhej treguar botës se ekzoston Unstria Çlirimtare e Kosovës.  Dhe, ekzistenca e UÇK-ës do të dëshmohet ku tjetër përpos në Prekazin e Ahmet Delisë kryengritës. Okupatori në anën tejtër do ta kthej Kosovën në vendin më të militarizuar në Evropë. Por, krahas këtij militarizimi, nga fillimi i janarit e deri në fund të shkuritit 1998 mentalitetin kryengritës shqiptar kishin filluar për ta studiuar: një strateg rus me gradë kolonel, një strateg francez me gradë të majorit dhe një stratreg serbian me gradë të gjeneral majorit. Ky trinom kah fillimi i shkuertit 1998, në bazë të hulumtimeve kishte ardhur në përfundim se: “Popullsia më kryengritse shqiptare, në Shqipërinë Kontinentale është në Drenicë”. 

Beogradi e kishte Planin për serbizimin e Kosovës dhe shfarosjen e shqiptarëve 

Pas konkluzës aksiomë matematikore ushtrake, me urdhër të kryetarit të RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë, ose si quhej Jugosllavia e Tretë, në përbërje: Serbi, Mali i Zi), TRE gjenralë të Ushtrisë Jugosllave dhe një oficer i lartë policie  (lexo serbiane), do të vëndosen në Skenderaj. Nga ky vend strategjik pjesërisht përmes konfidentëve special serbianë do të fillohet për t` u hetuar çdo lëvizje e guerilës kryengritëse shqiptare se cili lokalitet në Drenicë është qendër e UÇK-ës. Lidhur me këtë, nëse hulumtohen me kujdes tratktet dhe proklamatat e Lëvizjes kryengritëse çlirimtare shqiptare, gjatë tërë vitit 1998, hapur para luftës së UÇK-ës kishin shtruar dy pengesa-dy forca kundershtare si: pushteti i okupatorit serbian me ushtri dhe polici speciale me shumë mercenarë, në një anë  dhe n` anën tjetër propoganda e politikës paqesore që ishte koncentruar kryesisht në tri parti politike si: LDK, Partia Demokristiane e Kosovës dhe Partia Fshatare e Kosovës. Pra gjatë tërë vitit 1998 në Kosovë kishim një shoqëri politike të organizuar: në ata që janë për zgjidhjen e Çështjës Kosovës me mjete paqesore dhe ata që ishin për përdorim të politikës jopaqesore. Tani,  lufta politike shqiptare, do të zhvillohet për çdo imtësi, për çdo individ që ka ndikim në popull. Kuptohet, ndikimi i tri partive të lartë theksuara në Kosovë ishte në përparësi të pakrahasuar. Dhe kjo përparësi vinte nga një propogandë se, Kosova do të të avansohet në Republikë pa luftë, por duke e internacionalizuar çështjen me propogandë. E mos të harrojmë se partitë e “paqes” si quheshin e kishin një qeveri në ekzil, e cila kishte edhe mjete materiale që i tubonte nga Diaspora patriotike shqiptare, sidomos nga Evropa dhe SHBA. Lidhur me këtë, Qveria në ekzil (e Bujar Bukoshit) dihej dhe propogandohej se kishte themeluar edhe ushtri “shumë të profesionalizuar”, nga ato forca shqiptare që kishin bërë përvojë lufte në Kroaci dhe Boasnje, që kishin marrë emrin FARK (Forca e Armatosur e Republikës Kosovës).     

Mos të harrojmë, se nepër Kosovë gjatë gjithë vitit 1998 vepronin çeta dhe treshe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i kishte rrënjët historike, por nga viti 1993 ishte bërë forcë e shpresës dhe e odealit, e që kishte edhe një pervojë profesionale lufte, që e profeksiononte zanatin e luftës së drejtë në plogonet që i kishte ngritë në Shqipëri. Atje, duke marrë mësime nga oficerët e Akademisë “Sknderbej”, UÇK ngadal do të avansohet në Ushtri të vërtetë popullore, fama e së cilës po rritej me shumë sakrifica. Aty nuk ishin si “nxënsit e parë” rastësisht:  Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Adrian Krasniqi me shokë. Kjo berthamë e oficerëve që do të mësojnë në Tiranë mendohej në: se ishte një kualitet shqiptar, do të më tjhot oficeri i lartë Gjenral Halil Katana sepse gati të gjithë vinin nga: LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe LKÇK (Lëvizja Kombëtare e Çlirimit Kosovës) etj.pra do të jetë kjo berthama e Ushtrisë popullore e cila me kohë e mori emrin famëlartë UÇK qysh më 1993 në një lagje të Prishtinës, pikërisht në shtpinë e një familje të sakrificës që quhet Braishori. 

Po faktori nderkombëtare cilën anë e mbante 

Në tërë atë mozaik politiko ushtrak që mbretëronte në Kosovë dhe po piqej në Shqipëri, ishte edhe një forcë intelektuale që quhej “Forumi i Ingtelektualëve”. Në këtë Forumë një kohë të gjatë është zhvilluar “luftë” speciale se kush ka të drejtë: krahu i luftës, apo krahu i paqes. Të kuptohemi, nuk ishte Forumi ndpnjë fuqi arbatrae por me ndikim sa të duash. Parndaj, Çështja e luftës dhe çlirimit duhej të matej mirë e ngjeshur, vinte duke u diferencuar dukshëm në kohë e hapësirë, sepse përbrenda Forumit kishte intelektual që ditën ishin me Forumit-për luftë, në mbramje ishin me LDK.. për paqe. Dhe numri i tyre nuk ishte i vogël dhe pa ndikim. Dhe, në Forum do të debatohet hapur (Ndertesa e Institutit një kohë) kah duhet drejtuar politikën shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, për ta çliruar Kosovën. 

E kuptueshme, se krahu i Paqes ishte poziciuonuar se çdo lëvizje politike në Kosovë duhet konsultuar në Vatikan dhe me disa qarqe në Gjermani, prej kah u vinin paratë e shumta. Madje, në diasporë krahu paqesor do të propgandojë një politikë shumë primitive se: “Nëse armiku të bjen shpullë në njerën anë të fytyrës, ktheja edhe tjetrën”. Kjo politikë shumë shpejtë ishte përhapur edhe në Kosovë, madje edhe me moton se do të “konvertohemi të gjithë një ditë në katolik”. E Vatikani këtë rreshtim, sidomos pas shembjës së komunizmit e shiqonte si shansë që ka mundësi të realizohet. 

Dhe okupatori nuk pritonte për ta spejguar këtë propogandë se: “Në Kosovë nuk ka rrezistencë ushtrake, por ka luftë në mes grupeve shqiptare për status quo apo për konvertim në fenë e moçme.” E për okupatirin ky rreshtim si politikë ishte shumë frytëdhënës. Por në anën tjetër po të hulumtohen dokumentet e KLDMNJ, për çdo ditë mund të lexoish se lajmërohen rrahje publike të shqiptarëve nepër sheshe dhe në polici sidomos, madje ngjanin  edhe vrasje mizore nepër burgje. Ndersa varrimet ishin bërë një përditëshmëri ordinere. 

Gjithnjë në Forumin e Intelektualëve, aty kah fillimi i vitit 1998 do të dominojë mendimi se Washingtoni Protestant dhe Brukseli militarist (NATO) nuk preferonin “në katër sy” politikë paqesore të shqiptarëve me RFJ-ën komunisto çetnike, plus pro ruse. Të kuptohemi, edhe në kohën e Epopesë së Jasharajve nuk dihej se sa do të zgjatë lufta për Kosovën, ku sipas Kishës serbiane, sipas qarqeve ushtrako-policore serbe, nuk kishte teori se Beogradi do ta humeb luftën. Madje i kishte siellë mbi 200 000 serbianë nga Kroacia dhe Bosna e Hercegovina për kolonizim të mëtejmë të Kosovës. Bile nepër botë, në anën tejtër, ishte lansuar propoganda se: “Shqiptarët po i vrasim se po na deturojnë, se i kemi vrarë me 1945 dhe prap do t` i vfrasim, sepse janë fundamentalist islam”. E për çdi krahu politik paqesor shqiptar, këtë “gjuhë” propogandistike nuk e kuptonte. 

Kjo “gjuhë” u kuptua vetëm në Konferencën Nderkombëtare për Kosovën në Rambuje, se në cilën anë është Washingtoni dhe NATO. E mos të harrojmë se në Partinë Parlamentare të Kosovës që ishte pro UÇK, për politikë jopaqesore pas 31 marsit 1998 kur KS OKB e aprovoi Rezolutën nr. 1160 për Kosovën, duke u mbështetur në Kartën e OKB-ës, Kapitina VII (nenet 39-52, sidomos neni 42 dhe 43), Beogradi kërcnohej hapur se po eskaloi politikën e krimeve do të përdoret mundësia e BOMBRDIMIT të RFJ-ës, ishte çështje që u debatua prandaj tërë partia u shpërnda dhe kaloi në UÇK. Askush në anën tjetër në LDK, PDK dhe PFSH nuk e studioi Rezolutën e 31 marsit 1998 nr. 1160, sidomos atë pjesën ku potencohej Kaptina e VII-të e Kartës OKB-s. Dhe jo vetëm kaq, në krahun paqsore nuk e kuptuan as Prononcimin e Grupit Kontaktit të 9 marsit 1998. Por të gjithë tokë, u turrën për t` i treguar botës se “ne mbajmë zgjedhje Parlametafre më 22 mars 1998 dhe kjo tregon se Srerbia po aporvon “demokraci”. Kurrfar përshtypje, do të na thot një ushtrak në Minhen nuk ia ka bërë popullit shqiptar, çka ka ngja në Çitez, Likashan, Prekaz e tutje pa pra, krim pas krimi, se çka po synon okupatori. Po, në Minhen na u tha hapur se: “Vatikani nuk ua ka hatrin për faktin se Kisha Ortodokse Serbe  ka marrëveshje me Selinë e Shenjët në Romë, nga viti 1914”. Ky fakt që po tregohet edhe sot se ishte këshillë e sinqertë sepse  Republika e Kosovës nuk po pranohet, fakt ky që po reflektohet në një pjesë jo të vogël të shteteve ku dominon rreligjioni katolik . 

Edhe një fakt e plasojmë para opinionit shqiptar, se edhe sot situata është e polarizuar deri në skajshmëri se kush e çliroi Kosovën më 1999, politikë e LDK-ës “historike” apo lufta e UÇK-ës “legjendare”. Në Rambuje në anën tjetër deshmohet se me propozim të atyre që po thuej se i kishin ndez motorret e avionëve për bombardimin e RFJ-ës nga 24 marsi 1999, drejtues i Delegacionit shqiptar u zgjodh përfaqsuesi Politik i UÇK-ës Hashim Tahçi. Madje jo rastësisht ky nejri u zgjodhë për ta shpallë edhe pavarsinë e Kosovës edhe më 17 shkurt 2008 në Paramentin e Kosovës,tregon një realitet që nuk do koment. Këto dy fakte i  tregua, si  shembull që duhet të nxiret mësim nga praktika se: Nuk ka politikë pa ushtri. Se të kaluarën nuk mundemi për ta përmirësuar, por ardhmërinë PO. 

T`i kthehemi Eopoesë së Prekazit 5-7 mars 1998     

Për ta gjetur rrugën e re, për ta çliruar kombin, Adem Jashari me shokë e panë të nevojshme se duhej lexuar shumë, se duhej mësuar në çdo çast. Ky fakt do të mësohet gjatë qëndrimit për ushtrime ushtarake në Akademinë “SKENDERBEJ”, në Tiranë. Kuptohet, mësuan te profesorët patriotë dhe shkenctar të Akademisë pretigjioze. Pikërisht për këtë, gjeneratës së Adem Jasharit i duheshin njohuri të plota mbi luftën guerile, e cila nga mësimet në Akademin “Skenderbej” në Tiranë u kthye në luftë spceiale. Në lidhje me këtë, luftën speciale Komandnati Legjendar Adem Jashari filloi ta avansoi duke u mbështetur, jo vetëm  nga leksionet speciale, jo vetëm në litraturën profesionale ushtarke, por edhe në traditën e ndritur të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878), Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), në trimërinë e  Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Ramë Vllasës, Osman Pollatës, Dan Dorocit, Shaqir Igrishtës, Ilaz Raçalkut,  Bajram Currit, Nazim Gafurrit, Luftës antifashiste të Qemail Stafës, Emin Durakut, luftës antifashiste dhe antiçetnke të Shaban Polluzhës, në luftën politike të NDSH së Halim Spahisë, LRBSH-ës ADEM DEMAÇIT e deri te Ruzhdi Xhakja me shokë në Besi (2 prill 1981), kur e themloi çetën e ramatosur, deri te  lufta  e Tahir Mehës me familje në Prekazin e Ahmet Delisë (13 maj 1981).  

Adem Jashari duke e begatuar traditën e luftës për liri, e lidhi politikën e Adem Demaçit dhe NDSH në rrafshin horizontal dhe vertikal, duke e bërë luftën e DREJTË TRODIMENZIONALE– Lartësia, gjërësia dhe gjatësia e saj, e begatuar me moral të pashterrur, se nuk i vërsulet askujt, që nuk është violentë ndaj atyre që luftojnë për liri, pasi që ishte proklamuar se atdheu-Kosova nuk duron më robëri, se do të organizojë luftë të drejtë. 

Adem Jashari –Komandnat i një ushtrie në themelim i interesoi deri në përkushtim politika e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.Mësoi për luftën e drejtë dhe rrolin e demonstrimit popullor, me theks të posaçëm për Demonstratat shqiptare në Kosovë dhe viset tjera të robëruara shqiptare më 1968. Adem Jashari mësoi se Demonstratat e viteve 1981-1989 e kishin një mison civilizues, sepse e nxirrnin popullin nga letargjia dhe politika e diferencimeve dhe e forconin bindjën se çlirimi i Kosovës kërkon SAKRIFICA sublime, duke shtuar se ideologjia nuk mundet të kryej punë aty ku kërkohet të FLET gryka e pushkës së Orës dhe çetës Ali Ajetit me shokë. 

Adem Jashari në Akademinë “Skenderbej” dhe nga rrethi shoqëror me të cilin jetonte në Shqipëri, sidomos,  mësoi se okupatori serbian po i ushtron dy politika robërie ndaj shqiptarëve: me një anë po vret ushtarë shqiptar nepër kazermat e tyre (1981-1990), në anën tjetër po vret demonstrantë civilë në kontinuitet. Lidhur me këtë, vrasja e Jusuf Gërvallës me shokë, vrasja e Enver Hadrit, vrasjet e e të rijëve dhe të rejave në vijim në Kosovë, janë një alarm se kombi duhet të zgjohet. 

Adem Jashari afroi rreth veti një forcë të organizuar djalërie të cilët ishin të dlirë, sepse prindërit e tyre kishin një shkollë gradicionale shqiptare, që lirisht mund të quhet se kishte për “kryeqytet” Prekazin. Së këndejmi, lufta e Tahir Mehes për Adem Jasharin dhe ushtarët e tij, ishin pjekë dhe përgaditë për një luftë të programuar dhe të komanduar, gjithnjë të DREJTË, në çdo apspekt. ADEM JASHARI ishte i udhëzuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do ta komandojë, nuk guxon të jetë kundër civilëve të cilit do komb, që jetojnë me bindje se të gjithë qytetarët duhet të janë të barabartë. Adem Jashari nuk ka bërë luftë selektive. Çdo dhunues të lirisë, qoftë ai sllavë apo shqiptar, duhet ta ndiej peshën e luftës prej së cilës kishte krijuar bindje se shteti dhe politika koloniale e atij shteti okupator, do të dali HUMBËSE të dyfishtë. Dhe doli.  

Adem Jashari kishte mësuar në Akademin “Skenderbej” në Tiranë: se ngritja në kryengritje don përkrahje gjithëkombëtare, donë përgatitje teorike dhe praktike, donë armatim dhe logjistikë që nuk është në funksion vetëm për një ditë e tri ditë siç ka ngja në histiorinë tonë. Por lufta e Adem Jasharit, lufta e UÇK-ës e komanduar nga një institucion ishte e përgatitur që të bëjë sakrifica për një kohë shumë të gjatë. E kur të sigurohet ky qëndrim në masë apsolute, paralelishtë me këtë, duhet jo vetëm përkrahja verbale por edhe materiale e miqëve që do të sigurohen me luftën tonë politike dhe civilizuese, duke SPJEGUAR të drejtën shqiptare, si e drejtë imediate dhe e domosdoshme deri në pashmangshmëri për vetëvendosje. 

Historia e UÇK-ës gjatë viteve 1992-1999, gjthnjë e më shumë po merrte përmasa të gjëra në lëminë e hulumtimit të shkencave të historisë, filozofisë, politologjigjisë, sociologjisë,diplomacisë, gjeostrategjisë, etnopsikologjisë dhe të organizimit në përgjithësi, kudo në Glob. E tërë kjo, për faktin se u themlua një Ushtri që nuk kishte kazerma ushtarke, nuk kishte banka, nuk kishte fabrika armatimi, nuk kishte shtete të fuqishme që e përkrahnin luftën e saj të drejtë, në fillim. Historikisht pra, UÇK e ka ndarë mendimin për LUFTËN, sepse kjo ushtri e Adem Jasharit, u krijua në kushte SPECIALE, për të bërë luftë SPECIALE. E lufta e saj e drejtë do të quhet substancialisht  NEO LUFTË, për dallim nga PALEO LUFTA. 

Në PALEOLUFTË çdo gjë zhvillohet me qëllim kriminal. Paleolufta ishte mizori, që vrasjet në mes palëve ndërluftuese të jenë sa më të mëdha, por që fundi të sjellë jo vetëm fitore ushtarke, por edhe politike, duke krijuar njëfar MITI religjioz, duke i thurë kryeheroit “veprime” imagjinare. 

Në NEOLUFTË të Adem Jasharit  qëllimi është (i palës që bënë luftë të DREJTË) që vrasjet të jenë sa më të pakta në numër, në mënyrë që fundi i saj të merret me çështje të viktimave, me çështje të humanizmit të kundërthënjeve. E vërteta, për herë të parë (ata që bëjnë luftë të DREJTË) në histori, fitimtarët nuk janë ma uzurpues të industrisë së kotë siç janë reklamat për ndonjë luftë të re lokale për të shitur armë. Por çdo popull i robëruar me NEOLUFTË, vihet në shansë dhe në shembull që drejtësia demokratike e jo totalitarizmi, qoftë i majtë, apo i djathtë-pra të dy ekstremet, t` i fryjnë xhepat e tregtarëve të armëve dhe të sigurojnë para. Neolufta, është pra një filozofi që mund t` i FAKTUROHET Ushtrisë së Adem Demaçit, Adem JASHARIT, Zahir Pajazitit, Tahir Sinanit si parathënje e zbritjës së njeriut nga “ajri në tokë”, për t` u këndellë truri i çdo kujtë, me moton se EDHE TJETRI që nuk është si Ti, ka të drejtë në jetë, ka të drejtë në çlirim kombëtar dhe ekonimik. Me fjalë tjera, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e Adem JASHARIT i ka humanizuar vlerat e luftës, sepse nuk vret e nuk dhunon: civilë, gra, fëmi, pleq, plaka, njerëz pa armë në dorë, siç ka vpruar okupatori serbian.Me fjalë tjera Adem JASHARI nuk i kishte rrokë armet me shokë shumë, për ndonjë avanturë. Avanturën e Beogradit UÇK-ja ia fakturon okupatorit që nuk po dallonte mjete duke vrarë e dhunuar civilë (duke synuar spastrim total që shënoi në kulmin e luftës edhe GJENOCIDIN, sepse nga Kosova u detyruan të shpërngulën 985655 civilë shqiptarë, duke u shpërndarë të katër anët e Botës. Pra gjenocidi nuk mund t` u përshkrueht rreth 14000 të vrarëve, por  gjenocidi konceptualisht vërtetohet me 1 500 000 shqiptarë të zhvëndosur civilë, nga shtëpitë e tyre, sidomos më 1998/99. 

E vërteta Adem JASHARI dhe FAMILJA e tij famëlartë, kishin pësuar më shumë sepse ishin vrarë e maskaruar, gati të gjithë. Edhe më saktë, okupatori për të humbur gjurmë kishte filluar të bartë kufoma nepër Serbi, për t` i varrosur aty dhe andej kah nuk do të dihej ma kurrë (mars-prill 1999). 

Lufta e Adem Jasharit, në anën tjetër kishte adresë, kishte mision e jo fiksion që të vrasi këndo që i del përpara. Mu për këtë, okupatori dhe agjentuart e tij, në bazë të dokumenteve u PËRKUJDES që t` i vrasi disa figura të njohura shqiptare, krejtë me qellim që të mbetën ENIGMA, pale mos do të fillohet lufta qytetare ndërshqiptare, e cila do të ishte shumë më e egër se lufta klasike-paleo lufta. 

Lufta e UÇK-ës e Adem JASHARIT e ka edhe një çështje dalluese nga ajo që bëri okupatori. Ushtria Çlirimtare e Kosovës- Adem Jasharit nuk rrënon ura, nuk djeg shtëpia, nuk djeg arkiva e bibiloteka, nuk rrënon objkete të kultit, nuk lëshon qoftë edhe një plumb mbi objektet që e përfaqsosjnë okupatorin, sepse e kishte në ndrëgjegje se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë. Pra, shqiptarët si autokton mendojnë të jetojnë në trojet e veta, pra nuk rrënojnë asgjë, por okupatori që e ka të qartë misionin dhe fiksionin provon që mos të mbetët asgjë pa u dëmtuar në Kosovë, duke proklamaur edhe stilin e luftës për: “TOKËN E DJEGUR dhe pa shqiptarë”. 

E kush e ktheu jetën në “tokën e djegur dhe pa shqiptarë”, shtrohet pyetja sot, vetëm lufta e drejtë e UÇK-ës. Dhe, kur t` i shtohet kësaj lufte edhe fuqia ushtrake e NATO-s që u rreshtua në anën e Adem Jasharit dhe ushtrisë Tij, atëherë fitorja e saj është e dlirë si hëna e plotë, si dielli që shndritë gjithësinë. 

Në fund shumë është folur për karakterin e atyre që e lëshuan Kosovën dhe atyre që SAKRFIKUN dhe mbetën, qoftë në varre qoftë duke i ndërruar vendstrehimet por kurrë nuk e lëshuan Kosovën me UÇK-ën në ball, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me një dallim cilsorë të veprimit. E veprimi i Adem Jasharit dhe familjës së tij që qëndroi dhe u sakrifikua në shtëpi, u bë shembull i luftës që nuk mund të përshkruhet tani për tani vetëm me fjalë, sepse parvarësia e Republikës Kosovës, vlen më tepër si në kohë ashtu edhe në kuptimin tredimenzional: lartësi morale, gjërësi jetësore dhe largësi kohore, sepse koha  nuk vdes kurrë, mësa Adem Jashari me Familje, as për neve e as për civilizmin, sepse mbetet katakomb edukimi për njeriun aktiv dhe liridashës-lirindërtonjës historik. 

Lufta e Adem Jasharit me familje, ishte një neoreferendum, që njeriu t` i besoi veti, t` i besoi bukës së vet, zakoneve të veta, armëve të veta, t` i besoi fuqisë popullore mbrojtëse, t` i besoi fuqisë tij civilizuese, që janë në dobi të kohës, sepse misioni dhe vizioni i lirisë, nuk vdes kurrë. Pra, Adem Demaçi, Adem Jashari dhe UÇK janë një projekt civilizues trodiemnzional, si Theorema e Pitagorës, që do të rrezatojnë si dielli gjatë historisë . T` ia japim BESËN shqiptare këtij projekti, se do t` e kujtojmë këtë vepër, se nuk do ta lëshojmë nga zemra dhe mednja kurrë, deri sa të ketë jetë mbi tokë. Respekt dhe përkulje para dëshmorëve të kombit dhe veprës sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Neo Luftës, që i priu krenarishtë emri dhe vepra e Adem JASHARIT-LEGJENDARIT me familje. 

Shkrimi i kushtohet Shaban  e Zahide JASHARIT, që si mësues të mirë krijuan histori të ndritur, për brezat që vijnë.

  • Studimi është lexuar në tubimin popullor në Tetovë më 6 mars  2023. 

Asociacioni kërkesë serbe për hapësirë ruse në Kosovë

0
Zeqir Bekolli, Prishtinë
____
Ju që nënshkruan Asociacionin dhe ju që po kërkoni themelimin dhe që nuk jeni kundër tij, një gjë duhet ta keni të qartë se kjo kërkesë serbe nuk është asgjë tjetër por tendencë për krijimin e një hapësire ruse në Kosovë.
Në Bosnje, me pastrim etnik dhe nën trysni ndërkombëtare, u krijua OJQ- ja e njohur si Republika Serbe e cila shumë shpejtë u shndërrua në një minishtet në shtet, me orjentim të qartë kah Rusia, ose një lloj oaze e ndikimit rus atje.
Një lloj loje përfide në këtë drejtim është duke e luajtur edhe Serbia, pasi nuk mundi ta pastrojë etnikisht Kosovën me luftë. Tashmë ajo iu ka kthyer metodës, siç veproi me serbët e Bosnjes. Këtë gjë duhet ta kenë parasysh institucionet përgjegjëse, Qeveria dhe Kuvendi dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë të formojnë një krijesë njëetnike dhe Kosovën ta shndërgojnë në mjedis të dy etnive, që është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, por edhe rrezik për bosnjëzim.
Deri sa Kosova është themeluar dhe pranuar si shtet multietnik, nga një Asociacion ekzistues i komunave, t’i formojë tri asociacione ose bashkësi me status të OJQ-ve. Bashkësia e parë ose nr. 1 t’i përfshinë komunat: Skenderaj, Vushtrri, Obiliq, Podujevë,Mitrovicë dhe komunat me shumicë serbe.
Bashkësia nr. 2 t’i përfshijë komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lypianin, Ferizajin, Gjilanin, Viti, Kamenicë dhe komunat me shumicë serbe. Ndërsa Bashkësia nr.3 t’i përfshinë: Drenasin, Malishevën, Suharekën, Klinën, Rahovecin, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Istogun dhe Dragashin dhe pakicat që veprojnë në këto hapsira.
Ky lloj konfiguracion do ta mbronte sistemin multietnik të Kosovës, do të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit dhe do të krijonte rrethana për stabilitet, siguri dhe integrim.
Që të realizohet një propozim i tillë, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës duhet sa më parë t’i përgatisin plotësim- ndryshimet e ligjit për organizimin territorial dhe të dalin me propozimin konkret.

Tregona cilën kompani transnacionale do e angazhosh për t’i eksploatuar minierat e Trepcës e Artanes, kur t’ia realizosh Serbisë Zajednicën?

1
Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
____
Jo Z.Ambasador, gabim jeni!
Po Z.Amabasador, shikuar më këte logjikë e “dioptri” serbët kanë jetuar edhe ca shekuj tjerë në Karpatet e Sibirit(!), prej nga edhe u “zbarkuan” si hordhi të dhunshme…në shek. e VII në Iliri e Dardani!
Po nejse, tregona Ti dhe Ambasadori Eskobar cilën Kompani Transnacionale do e angazhosh për t’i eksploatuar minierat e Trepcës e Artanes (kur të ia realizosh Serbisë Zajednicën!) bashkë me Liqenin e Ujmanit?
Pse Z.Amabasador, nuk tregohesh i sinqert dhe me u tregu qytetarëve të Kosoves, që krejt ky zhurmim e tollovi rreth Zajednicës, po bëhet jo shkaku i do të drejtave shtesë për 30.000 serbë etnik, por, thjesht; ekskluzivisht shkaku; i 500-1500 miliardave $ që i posedon Trepça Artana e Ujmani!?
Pse! Ju jeni diplomat e jo historian!Ama historinë e Ballkanit e di që e dini… Në vitet 90-ta nga një Konferencë për demokracinë… ku për herë të parë u takuam, insistoje vazhdimisht në rolin e Kishes ortodokse në një Marrëveshje denigruese për shqiptarët…Por, Presidenti ynë Ibrahim Rugova, ta refuzoj kategorikisht…!
Andaj mos na qit “hi syve”, me këto “mjegullnaja” historike, s’e nuk jemi edhe aq injoranta, ne shqiptarët!?

Çaste mbresëlënëse me nxënësit e shkollës “Fazli Greiçevci” në Vasilevë

0
Nga: Zeqir Bekolli
___
Në kuadër të veprimtarive shkollore me rastin e Epopesë së UÇK-së dhe ngjarjeve historike, më 5,6,7 dhe 8 mars 1998, me ish- Komandantin e Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë,z. Ajvaz Berisha u gjendem në mesin e kolektivit të vyeshëm të shkollës fillore “Fazli Greiçevci” në Vasilevë.
Kjo shkollë, me drejtor Shaban Berishën, në kuadër të këtyre datave historike, me nxënësit e shkollës kishin paraparë një sërë aktivitetesh. Në mesin e tyre edhe një ligjëratë nga komandanti Ajvaz Berisha, për veprimtarinë e UÇK-së dhe zhvillimin e veprimtarive në drejtim të mobilizimit në Zonën e Drenicës, përkatësisht në fshatrat e komunës së Drenasit. Arsimtarët dhe nxënësit u ndanë të kënaqur nga rrëfimet e njërit nga protagonistët luftës së UÇK-së dhe me këtë rast reflektuan dashuri për luftën e kësaj ushtrie dhe sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës.
Ajo që ra në sy më së shumti me këtë rast, ishin nxënësit e Klasës së II të kësaj shkolle, me arsimtaren Elheme Cërvadikun, të cilët para shkolle na pritën me uniforma të UÇK-së. Ky shembull i mirë, pos që është simbolik, ai shton edhe dashurinë e fëmijëve ndaj rezistencës dhe sakrificës së bërë të UÇK-së dhe të popullit tonë.

Kryeministri Kurti ua uron ditën mësuesve në Manifestimin e 7 Marsit

Prishtinë, 7 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në ceremoninë e mbajtur në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, krahas fjalës së rastit, kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë. 

Duka u uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve, ai tha se historikisht tek populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara. 

Teksa ndodhemi në ditën e tretë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Kurti po ashtu dhe natyrisht ka kujtuar Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij. 

E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në manifestimin për “Ditën e Mësuesit”:  

E nderuara zëvendësministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Edona Maloku-Bërdynaj,Të dashur arsimtare e mësuese, arsimtarë e mësues, mësimdhënës në përgjithësi,Të nderuar drejtorë, të dashur veprimtarë të çështjes kombëtare dhe aktivistë për arsimimin në gjuhën shqipe,Të dashura nxënëse dhe nxënës,Zonja dhe zotërinj,Motra dhe vëllezër, 

Themeli i lirisë është lufta çlirimtare dhe përpjekjet e tjera por, shtyllat dhe kulmin ndërtesës sonë të lirisë ja vendos arsimi.

Sot është Dita e Mësuesit apo dita e arsimit shqip, shqiptarët kudo që ndodhen në trojet e veta historike, këtu në rajonin e Ballkanit apo edhe në mërgatë i nderojmë gjeneratat e mësuesve që kanë dhënë gjakun e djersen për të mbajtur ndezur dritën e arsimit edhe në kohë më të vështira. 

Forhåndsvisning av bilde

Historikisht tek populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara. 

Duke u angazhuar për shkollën je angazhuar për liri, duke u angazhuar për liri je angazhuar për shkollën. 

E sot, ndodhemi edhe në ditën e tretë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, natyrisht duke kujtuar se edhe Shaban Jashari, ka qenë mësues. Pra, ai ishte mësues i djemve të tij, i Hamëzes e Ademit, por ishte edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla e mban emrin e tij. 

Forhåndsvisning av bilde

Qysh nga Pandeli Sotiri i cili e qeli shkollën e parë shqipe me natyrë laike në mars të vitit 1887 në Korçë e deri te mësueset e mësuesit e sotëm që punojnë përditë me nxënës e studentë, kontributi i tyre është aq i madh saqë kurrë nuk do të mund t’i falënderojmë sa duhet. 

Jemi të përkushtuar për shkollën, nxënësit dhe mësuesit, atyre po ua kthejmë dinjitetin, shkollës po ja kthejmë cilësinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ju faleminderit, e u jam shumë mirënjohës për gjithë kontributin që keni dhënë e po jepni. Te Qeveria e Republikës së Kosovës, te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e të Inovacionit, do ta keni gjithmonë infrastrukturën që do t’ju përkrah, po në të njëjtën kohë edhe politikën orientuese që e kupton se çdo diskutim për zhvillimin ekonomik dhe për progresin shoqëror përfundon si diskutim për arsimin, ku mësuesja, mësuesi, është bashkë me nxënësin, nxënësin në qendër.

Andaj, gëzuar 7 Marsin, të dashura mësuese e mësues. E urime të gjithëve!

Mësues i Mësuesve Shqiptarë, elbasanasi Mehmet Gjevori

-“Unë Mehmet Gjevori nga Elbasani, por tani që gjendem në Kosovë, prej vitit 1941, kur erdhëm rreth 350 mësues nga Shqipëria dhe hapëm shkollat e para në gjuhën amtare në të gjitha viset e Kosovës, në vitet 1945-47 kam pas ardhur në disa shkolla të Drenicës dhe i kam pas udhëzuar mësuesit e parë të rinj, një ndër ta ka qenë edhe babi i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari”, shkruante mësuesi i mësuesve shqiptarë në librin e madh të përshtypjeve, të pafund e të përjetshëm, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Gazeta DIELLI dhe portali DRINI , sot në Ditën e Mësuesit – 7 Mars 2023, ribotojnë shkrimin e korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari të 7 Marsit 2010:
KUJTESË – MEHMET GJEVORI, I LINDUR NË ELBASAN PARA 100 VJETËVE, MËSUESI I MËSUESVE TË KOSOVËS
PRISHTINË, 7 Mars 2010/ Elbasanasi Mehmet Gjevori, mësuesi i mësueve të Kosovës, këtë vit do mbushte 100 vjet. “Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën”, thoshte ai.
Autori i abetarës së parë në gjuhën shqipe në Kosovë, botuar në vitin 1946, dhe i shumë teksteve shkollore e të tjera, veterani e njeriu i kontributit shumë të madh në arsimin kosovar, Mehmet Gjevori, i lindur më 1910 në Elbasan, ka ndërruar jetë më 1 maj 2007 në moshën 97-vjeçare në Prishtinë.
Në shtator të vitrit 1941 iu përgjegj vullnetarisht apelit të ministrit të atëhershëm të Arsimit të Shqipërisë Ernest Koliqi për të ardhur në shërbim në Kosovë. Në atë kohë, misionarët e arsimit në trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë u bënë 400 normalistë, shumica e tyre djem dhe vajza të Elbasanit.
Emrin e Mehmet Gjevorit, sot në Ditën e Mësuesit dhe në këtë 12-vjetor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjejmë edhe në librin e madh të përshtypjeve, të pafund e të përjetshëm, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Në atë libër, në Prekaz të Drenicës, në vendin e shenjtë të pavdekësisë së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare, Kryemësuesi i Kosovës ka shkruar:
“Më 11. 8. 2002
Unë Mehmet Gjevori nga Elbasani, por tani që gjendem në Kosovë, prej vitit 1941, kur erdhëm rreth 350 mësues nga Shqipëria dhe hapëm shkollat e para në gjuhën amtare në të gjitha viset e Kosovës, në vitet 1945-47 kam pas ardhur në disa shkolla të Drenicës dhe i kam pas udhëzuar mësuesit e parë të rinj, një ndër ta ka qenë edhe babi i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari. Pikërisht gjatë atyre ditëve kam pas buajtur në disa familje, emrat e të cilëve mjerisht nuk më kujtohen, e më kanë pas pritur përzemërsisht.
Një ndër mësuesit e parë, që ka pas ardhur e ka shërbyer vullnetarisht në dy shkolla fshatrash të Drenicës, ka qenë edhe Ahmet Meha Kelmendi, …Geci e të tjerë. Më kujtohet se të gjithë nxënësit e katër shkollave fillore të Drenicës i kanë pas ndjekur mësimet me zell të madh dhe pasi shumë nxënës ishin edhe pak të rritur, ne i kalonim edhe nga dy klasë disa, pra prej klasës II në klasën IV. Të paharrueshme kanë qenë ato ditë të atyre dy viteve që i kam pas kaluar në rrethin e Drenicës.
Lavdi u qoftë Adem Jasharit si dhe të gjithë anëtarëve të familjes Jasharaj!
Mehmet Gjevori”.
Pas ardhjes nga Elbasani, fillimisht, Gjevori emërohet në Prizren si drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, ndërsa nga 1944 deri më 1950 shërbeu si kryeinspektor i shkollave shqipe të Kosovës, e pastaj redektor në shtpinë botuese “Mustafa Bakija” në Prishtinë. Nga viti 1958 e deri në pensionim më 1975 ka punar redaktor e kryeredaktor në Redaksinë e Botimeve Rilindja.
Gjevori tregonte: “Krahas detyrës kryesore si redaktor i botimeve kam bërë edhe detyrën e lektorit në gazetën Rilindja. Para dite punoja në Redaksinë e Botimeve kurse pasdite në redaksinë e gazetës Rilindja… Kontrolloja gjuhësisht shkrimet e gazetës që do të jipeshin për botim.”
Mehmet Gjevori ka marrë shumë dekorata, mirënjohje dhe falënderime, por ai, gjithnjë veçonte dy nga ato: “Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë ‘Naim Frashëri të klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar”, ka shkruar Gjervori.
“Me sinqeritetin më të madh njerëzor veçoj e theksoj se këto dy dekorata të arta i konsideroj jo vetëm si sukses timin personal, por edhe të të gjithë punonjësve të arsimit, që kanë shërbyer e kontribuar në Kosovë e në viset e tjera shqiptare”, shkruante Gjevori në një letër falënderimi drejtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova për dekorimin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi.
“Mironjohje të veçantë, jam i informuar këto ditë, do të më bëjë edhe Bashkia e Elbasanit për kontributin tim gjatë gjatë këtyre gjashtë dekadave e gjysmë në arsimin në Kosovë”, ka thënë Gjevori në një intervistë për numrin jubilar të 60-vjetorit të gazetës Rilindja më 12 shkurt 2005. Atë vit në dhjetor Bashkia e Elbasanit ka nderuar me “Certifikatë Mirënjohjeje” 149 normalistë të qytetit të Elbasanit, ndër të cilët Mehmet Gjevorin, për shembullin që kanë dhënë për përhapjen e arsimit shqip.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e shuarjes së Mehet Gjevorit ngushëllonte:
“Mehmet Gjevori është nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetën ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.
E gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ka një mision të përbashkët në përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare.
Për rolin e veçantë të tij prej mësuesi dhe atdhetari, Presidenti Rugova e ka dekoruar me Medaljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u jepet personaliteteve të rralla për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në veprimtari atdhetare.
I falemi përgjithmonë përkushtimit të tij jetësor!”

Një përshëndetje, një falenderim e mirënjohe, mësuesve   

Fotografi me mësuesit e parë, nxënësit e kl 7 – të shkollës fillore ”Emin Duraku” në Malisheve, 1963/1964: Hysen Molliqaj, Ibrahim Dobruna, Mifail Ahmeti dhe drejtori, Halil Alidema, ish i burgosur politik me Ukshin Hotin e Ekrem Kryeziun …

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Një kujtim për mësuesit …”, 6 mars 2023  

Të gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, gëzuar 7 marsi! 

Kur mësuesi veteran flet për luftëtarin veteran, djalin dëshmor!  

”Përshëndetje mësuesi Sinan, 

shpresoj që eni mirë ju dhe familja juaj. Sot është 7 marsi, festa e mësuesit. Deshta të të uroj ditën e mësuesit sepse keni qenë dhe do të mbeteni mësuesi i cili më mësua, këshillua dhe ndihmua 0në mësime.  

URIME FESTA E 7 MARSIT!💐 

Nxënesja juaj Elma 🌹 

“Një libër, një stilolaps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën.”   

Urime dita e Mësuesit -7 Marsi, ku përulemi para sakrificës dhe mundit të mësimdhënësve tanë! 

  1. NI.

Janë 2 nga disa letra urimi që mora sot nga ish nxënës, kolegë dhe të afërm, Po i publikoj 2 nga to. Njëra nga ish nxënësja ime e gjimnazit, Elma dhe tjetra, ,nga ish shoku i studimeve, Nexhat Ibrahimi, nga Prizreni, mësues muzike  

Edhe unë në këtë shkrim do ti kujtoj me mall 2 mësues e 2 drejtor shkollash: 

Rexhep Mërturin, mësues që punuam në vitin shkollor 1979/1980, 

Hazir Morinën, mësuesin e parë nga Drenoci dhe  

Halil Alidemën e Qerim Gashin, drejtorët e parë në shkollën “Emin5 Duraku” në Malishevë. 

Hazir Morina e Halil Alidema kanë vdekur kurse Rexhepi jeton në Klinë e Qerimi, në Prishtinë si pensionistë  

Letër nga Suedi ish kolegut të punës, mësuesit Rexhep Mërturit. 

Rreth shkrimit: ”Rrëfimi ekskluziv i babait të dëshmorit Ilir Mërturi – Ëndrrën e të birit që tani po e realizon nipi”, Bota Sot, e premte, 14 tetor 2016 

I nderuari Rexhep Merturi! 

Kanë kaluar më shumë se 36 vjet kur punonim bashkë, më 1979, 1980. Punonim si mësues në fshatin Panorc. Nuk e kishim të lehtë asnjëri, as unë e as ti por ti e kishe më të vështirë se unë dhe të gjithë ne të tjerët që punonim si mësues në Panorc, më vështirë se edhe Halim Kadria, puntori ndihmë sepse ti udhëtoje për çdo ditë prej fshatit tënd deri në Klinë pastaj prej Kline deri në Sferkë të Gashit me autobus dhe përsëri prej Sferkës ecje këmbë, disa orë orë, dy drejtimet, më shumë se 10 orë në ditë, vetëm rrugë për me e mbajtur gjallë familjën, e me e rrit, me e shkollua dhe edukua ILIRIN se si duhet e mbrohet Atdheu-Kosova.   

Prandaj të quajta veteran edhe pse, i nderuari Rexhep kjo fjalë është keqpërdor shumë dhe e kam të vështirë ta përdor aty ku e ka vendin, “VETERANI”: me ”këngëtarë veteranë” … e tash edhe me ”veteranët e luftës”. Po ti Rexhep je vërtet VETERAN I ARSIMIT sepse gjatë punës tënde si mësuese, gjatë gjithë ditës më shumë ke qenë pa bukë e i lodhur gjatë ditës e udhës së gjatë, më shumë se gjysmën e natës dhe ditës ke EC, siq thonë plakat e pleqt ”err e terr” udhtoje këmbë, pa i parë fëmijët e tu. 

Këtu, nuk dua të harroj por dua ti falenderoj familjet e Haxhi Muratit, Maxhun e Qerim Hajrullahit, Rexhep Sylës… nga Rudi, ish lagje e Panorcit pastaj Man Halilin, Hisen Dergutin, Islam Brahimin, Latif Reshitin e shumë familje të tjera nga Panorci, Rudi e Garaqeva të cilët na binin e na thirrnin në darka e na binin dreka…në shkollë. 

Rexhep, kur dëgjova se është vrarë Iliri, djali yt i madh më erdhi shumë keq e mu dhimte ti. Iliri, mendoja unë është djali i vetëm i yti por ti kishe edhe djem të tjerë, Zotit shyqyr. 

Rexhep, kur ishim te ti, në konakun tënd më 1979, pas Festivalit Folklorik në shtepinë e kulturës ”Jehona e Dukagjinit”, erdhëm natën, në fshatin Gjurgjevik i Madh (apo i Vogël). Atje na priti plaku, baba i juaj, mixha Sinan dhe… djali Iliri ”I Vogël”. Ne ishim shumë mësues mysafirë që ti kishe dëshirë ta bëjmë një natë te ti, të bëjmë pak llafe e ta ham një darkë: Erdhëm Unë, Dalipi, Bilalli, Istrefi, Halili, Hilmiu … 

Ishte natë që nuk e harroj kurrë. 

Po mundohëm me ”e gjet” Ilirin e Vogël në odën tënde të madhe por nuk mundem me e mbajt mend, ku ishte ulur ILIRI I VOGËL apo kishte fjetur? 

Iliri u vra në prit për mos me vdekur KURRË, për LIRINË e Kosovës. 

Ajo që më preku Rexhep për Ilirin, qysh është e mundur që Ilirit me i pri ”komandant” një ”komandant” analfabet, sikurse në përrallat për kafshë kur gomari i prin devesë. 

Kështu më tha djali i juaj, vëllai i Ilirit, më i vogël se Iliri që kishte qenë në dyqan kur isha unë, Bilall Rudi, ish koleg pune e Avni Heli me të pa ty për Ilirin. 

As ty nuk të pash, sepse ti kishe qenë në Shqipëri e … djali juaj vazhdoj të më tregoj për ”trimërinë” e ”heroizmat” e ”komandant Magjupit”, ”udhëheqësin” e Ilirit. 

Rexhep, unë e ndërpreva, nuk munda me e durua …. 

Si është e mundur Rexhep që Ilirit e Ilirëve me iu pri të tjerët ….? 

Sinan Kastrati, Suedi  

Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë! 

Në shenjë nderimi e respekti e kujtim për mësuesin tim të parë  

Një mësues e dy drejtorë që punuan në vitet më të vështira e kur ne kishim më së shumti nevojë, në Malishevë e rrethinë, krahina e Llapushës 

Po e filloj me mësuesin tim të parë, mësuesin e klasës së parë, Hazir Morina. 

Ky ”kujtim”, si kujtim të cilin e kisha mendua që ta shkruaja sa ishte gjallë mësuesi im, por s`qenka thënë nga Zoti, sepse ii vdiq por te unë, ai ka lënë kujtime të paharrueshëm, mbresa të pashlyeshme, kujtime që nuk ka si të quhën ndryshe pos, si kujtime për mësuesin më të mirë e më të dashur që dha shumë për neve e nuk mori asgjë, përveç dashurisë sonë, nga ish nxënësit, ish mësuesit dhe ish arsimdashësit e asaj kohe e të fshatrave tona, Turjakës, Bublit, Damanekit, Lubizhdës e Mirushës, aty ku unë e njoha, aty ku unë e pash, për herë të parë për disa ditë. 

Po nga kush kishte dashur mësuesi Hazir, nga kush ka prit fjalë të mira, fjalë të ngrohta e mirënjohje më të madhe se sa nga nxënësit që ai i ka mësuar dhe edukuar? 

Po kush është ai i cili mund të flet për mësuesin më mirë se nxënësi? 

-Askush! 

Këtë e meriton ti, mësuesi Hazir dhe ju mësues të tjerë, si mësuesi Hazir! 

Kisha vendosur të shkruaj për mësuesin tim të parë, Hazir Morina nga ish Vll. Drenofci (Drenoci i Malishevës), e për drejtorin e parë, të dytë e të tretë* (1) dhe një tjetër që jeton në SHBA. 

Por një foto të cilën ma dërgoi daja im Fejzë Binak Morina* (2), me Halil Alidemën, tash i ndjerë më detyroj që ta ndërroj mendjen e të shkruaj edhe për dy të tjerë, të dytë, drejtorë shkolle. 

Po e filloi me të parin, me mësuesin e parë. 

Hazir (Amrush) Morina u lind dhe vdiq në katundin Drenoc (1936-2017), tash komuna e Malishevës. Punoi si mëues gjithë jetën nëpër fshatrat e katundet e komunës së Rahovecit, Malishevës e … të Klinës sepse ato kishin më shumë nevojë për mësues e pedagogë të vyeshëm. 

O mësuesi im i parë, ti ke ke qenë ai i cili më ke marr në ngrykë kur erdha për herë të parë në shkollë dhe më ke përqafua. Për mua nuk ka pasur g`zim më të madh se sa me përqafua një mësues, dhe jo vetëm mësues por ti ishe edhe prind e pedagog i mirë, i shkëlqyeshëm e njeri i pa hile. 

Mesuesi im, kurrë nuk ta bëje ”hallall” që më the:  

-Sinan, ti je i vogël, shko në sh`pi e hajde vitin tjetër! 

Pra nuk pata fatin me qenë nxënësi i yt, gjatë gjithë vitit shkollor por vetëm një apo 2 ditë të shtatorit të vitit 1961, 1962. 

Po ajo ditë ishte dita më e gjatë në jetën time sepse ishte dita e parë e shkollës. Ishte hera e parë që shihja e kisha para meje një mësues me rroba të reja e të hishme që veç kisha dëgjuar kur flitej “Ish vesh si m`sus” por nuk kisha parë mësues si ti e me rroba të hishme si tuat.  

Atëherë nuk kishim televizor bile nuk kishim as pasqyre të vogla që ti krehnim flokët e të dukeshim sa më të mirë para vajzave që edhe ato ishin edhe më të “marrshme”e të ndrojtura se na djemt. 

Për këto dhe të tjera, nuk do të harroj të shkruaj në kujtimet e mia, nëse më jep Zoti ymer, o mësuesi im i parë, o mësuesi Hazir. 

Herën e fundit, mësuesi im i dashur, të pash para dyerve të shtëpisë. 

Kishe dalur para dyerve të oborrit e unë vija nga Vërmica që rruga më ra se nuk e kisha njet me hy atyre udhëve të paudhë (edhe për Vërmicën do të flas. Do të flas për Rrahim Kastratin e Qerim Gashin) e shkoja të Demush Krasniqi, djali i Mulla Asmani, hoxhë i njohur e familje e ndershme që edhe ai kishte qenë nxënës yti. Dhe Dema më tregoi se ti ke ”vdekur”. Po ti nuk ke vdekur. Ti jeton në zemrat e në kujtesën tonë e nuk ka regjim as ky që e kemi sot që mund ta shlyej kujtesën e kujtimet që kemi a kam unë për ty. 

Më shikoje, sikur doje të thoshe: 

-Jo, nuk të kam harrua! 

– Nuk ke ku shkon pa u ndalur pakëz, më the! 

Po ti o mësuesi im, ishe edhe mik shtëpie, të njihnim edhe kur vije te Baca Azem, mësuesi tjetër, veteran, kusheriri im i afërm. 

Po kësaj radhe kishe dalur, sigurisht për të pritur miq e musafirë. 

Kur më pe, më thirre në zë dhe më bëre shumë rigja që të hyje brenda. 

Nuk të dëgjova ashtu sikur ti që nuk më ”dëgjove” mua e dëshirat e mia, që ti të ishe mësuesi im e jo tjetër kush. Mendove se isha i vogël dhe vërtetë isha i vogël me trup ama isha fëmi por a e po më beson tash se nuk isha i vogël, as atherë? Sepse të kuptova ty. 

E unë? 

Unë isha një djalë i vogël, i veshur me tesha të vjetra e plot harrna por, me siguri të pastra. 

Të pastër e të kthjelltë e kisha edhe mendjen 

Të pash edhe disa herë të tjera. 

Pushofsh i qetë o Hazir Morina, mësuesi im më i mirë e më i dashur! 

 

* (1) Drejtori i parë, i dytë … e të tretët. Në Shkol. Fillore “Emin Duraku” në Malishevë drejtor i parë, sa më kujtohët mua ka qenë Qerim Gashi, pastaj Halil Alidema etj. Të tjerët nuk kanë qenë shumë të rëndësishjëm ndërsa Zv. derjtor ishte Vesel Krasniqi, ishe Sekretar i Sekrtariatit për Punë të Brendshme në Prizren. U dallua për të keq, pas Demostratave të vitit 1981. Ai, ka punua si Zv. drejtor ndërsa gruaja e ti, Zelihja ka punuar si mësuese. 

Jeton në SHBA (tash ka vdekur. 

* (2) Fejzë Binak Binak Morina është nga Astrazubi (Astrazupi). Ai ka punua si puntor i SPB-së në Rahovec por ka ndihmua të përndjekurit dhe nëse ka dëgjua nga eprorët e vetë se dikush ka me u kontrollua, ai ka shkua natën vetë ose ka gjet ndonjë njeri që të heq materjalet propagandistike nëse ka sepse ka me u kontrollua nga policia e Rahovecit, siq quheshin ata kohë, librat, fletushkat, gazetat, këngët e tjera.  

Kujtime për Halil Alidemën 

Filimisht pakëz për Fejzë Binak Morina 

Meritë për këtë foto të Halilt që po e publikoj unë, ish nxënësi i Halil Alidemës, për herë të parë, ia dedikoj dajës Fejzë i cili, siq e thash edhe dje, kur punonte si puntor, daktilograf në SPB-në e Rahovecit, i ka ndihmua shume të rinj që të mos bijnë në dorën e UDB-ës Jugosllave duke i informuar sa herë që i ka ndie eprorërt e vetë se ku do të shkojnë me kontrollua, me bastis apo me e burgos ndonjë të ri. Prandaj, është e ngjashme puna e dajës për Halilin sikurse studjuesit e Skënderbeut që e lidhin emrin e Barletit me emrin e Gjergj Kastriotit. 

Pra, dua ta falenderoj një ish nxënës të Halil Alidemës, Fejzë Binak Morina i cili para pakë ditëve ma dërgoi një letër në Inboxin tim dhe më pyeste për Adem Kastratin, vëllain tim më të madh. Ai e kishte ruajt një fotografi, kur ishte nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Malishevë, nxënës i së cilës kishin qenë bashkë me vëllain tim, Ademin. Daja Fejzë thjesht dëshironte që t`ja dërgoj Ademit fotografinë. Dhe filloj të më pyes se ku është Ademi. Daja Fejzë më shkruante: 

”Sinan edhe nje pyetje a din diçka për Adem Ukën (emri i babës) të klasës së 7-të. Po kam dëshirë me ia përcjellë se e kam një fotografi. Është fotografi e krejt klasës, me sa di unë. Aty është edhe Halil Alidema se ka qenë drejtor në at kohë”.  

Në pyetrjen time se a e lexove shkrimin … për Halil Alidemësn që e kisha dërgua, daja filloi të më ankohet për gjendjen e vështirë në Kosoove: 

”E more Sinan ne këtu jemi në Kosovë që hala na ndalet rryma ka tri katër herë në ditë ose kur te ju teket atyne dhe për ate ende si kam lexuar dhe kompletuar por jam duke u mundua qe ti renditi dhe posa ti lexoj do të lajmërohe me një koment të shkurtër” 

Por më në fund Daja Fejzë më tregoi:  

-Halili Alidema ëshë i katërti, nga e djathta, në këmbë. 

Në rendin më poshtë, në mes është mësuesi Ibrahim Dobruna bashkë më vëllain tim, Ademin, dorën ia ka qit në krah apo rreth qafës. Të dytë luanin futbol shumë mirë apo ishin më të mirët në shkollë dhe përgjithësisht në komunën e Malishevës. Në të njëjtin rend, fillojmë nga lartë, i dyti nga e djathta është mësuesi i historisë, Mifail Ahmeti.  

Falenderoj Fejzë Binak Morinën, dajë imi nga Astrazupi i cili ma dërgoj një foto të Halil Alidemës, si drejtor i shkollës fillore ”Emin Duraku” të Malishevës së Llapushës, në vitin shkollor 1963/64 (Nuk ishte i sigurtë cili vit shkollor ka qenë) bashkë me klasën e shtatë dhe dy mësues të tjerë, Mifailin dhe Ibrahimin, gjeneratës së parë të fillores apo siq i thonim ne atherë, gjimnaz, klasa e pestë deri në klasën e tetë. 

Halil Alidema            

Kush është Halil Alidema? 

Halil Alidema (15 mars 1936 – 19 mars 1996) u lind në një familje të madhe patriarkale e patriotike, nga e ëma Mirzadja dhe babai Bexheti në një fshat të Kosovës të quajtur Pozheran (komunë e Vitisë – fshat në magjistralen Ferizaj-Gjilan). Ishte i martuar me Teuta Kryeziun dhe së bashku lindën 3 fëmijë, 1 djalë – Atdheun dhe 2 vajza – Linditën dhe Yllkën të cilët për momentin jetojnë jashtë vendit dhe ndjehen shumë krenarë për prindërit (“heronjtë”) që patën. 

U lindi në Pozheran, Kosovë e vdiq në Tiranë, në Shqipëri. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhët, se ishte magjistër i historisë, jurist, politikan. Pra e donte historinë, drejtësinë dhe nuk dëshironte të mirret me politikë por ishte e pamundshme për kohën kur jetoi e punoi, nëse një intelektual i madh, një njeri i ndershëm siq ishte Halili të mos angazhohej edhe në politikë sepse vetëm “politika” vendoste fatin tonë. 

Dhe u muar me politikë Halili. U angazhua me mish e me shpirt, bashkë me profesorët, politikanët, artistët deri sa ra në sy të pushtetit dhe të pushtuesit dhe ”iu ndal aktiviteti” drejtorit tim të parë, Heroit të ardhshëm të Kosovës. 

”Mirëpo, këto suksese të Halilit, u ranë shpejt në sy punëtorëve të UDB-së jugosllave moniste. Halili përcillej në çdo hap, ndaj me ndikimin dhe përkrahjen e shokut të shkollës Qerim Gashit, për t’i ikur përcjelljes së udbashëve, bashkë me Teutën, më 1962 u punësuan në shkollën 8-vjeçare të Malishevës, aso kohe komunë në vete. 

Malisheva është qyteza në midis të Kosovës, në mes të qendrave më të mëdha si Peja, Gjakova, Prizreni e Prishtina dhe me gjatësi të njëjtë në km, afësrsisht i kanë 50-70 km. largësi nga Malisheva. 

Halili e Teuta kudo që punuan, edukuan dhe arsimuan nxënësit dhe popullin, duke zhvilluar një veprimtare edukativo-arsimore të fuqishme, ngjallën dashurinë e ndjenjën atdhedashëse e arsimdashëse. Prandaj si të këtillë mund ti emërtojmë me plot të drejtë “Mësues të merituar të popullit”. (Këto të dhëna i kam marr nga interneti, në rrjetet sociale e në Wikipendia. Kerkoj falje nga autori ose autorët nëse nuk jam besnik por për shkak të natyrës së shkrimit, nuk mund ta paraqes gjithë literaturën e shfrytëzuar, burimin dhe të dhënat). 

Halilin, e njoha për së dyti, kur i fillova studimet në Letërsi, më 1975/1976, aty ku ai punonte në administratën e fakultetit, jo me ”studentë” e në procesin mësimor si ligjërues sepse ia kishte frikën pushteti pushtues dhe edhe aty nuk donte ta lente. 

Për Halil Alidemën që punon në Fakultetin Filozofik më treguan Demë Mahmuataj, Demë Fetaj e Demë Ibërdemaj të tretë puntorë të administratës së Fakultetit Filozofik dhe të tretë nga rrethi i Pejës, burra se jo mahi. 

Shkova menjëherë dhe hyra në zyrën e tij që nuk ngjante në zyre të një institucioni kaq të madh siq ishte Fakulteti Filozofik por ishte si një kotec i pulave në mese të sallës së ish bibliotekës dhe koridorit kryesor që e lidhte dekanatin me sallat e mësimit dhe degën e sllavistikës. 

Halili më përshëndeti si burrat duke ma shtrënguar dorën bukur fortë e unë i kisha duart e buta, si të nuseve të shehrit. Isha edhe i papuntorë sa i përket punëve fizike të shtëpisë. Ato i kryenin vëllezërit më të mëdhenj se unë Zeqa, ndjesë pastë, Ademi e Baca Lahë. 

Kur i tregova Halilit se jam nxënësi yt por që kurë nuk kam folur me ty, sepse ti si drejtor kishe punë më të mëdha, me hapjen e shkollave shqipe edhe në rrethin tonë, në fillim ai i fshiu sytë dhe më shikoi më mirë.  

-Hiç mos më kqyr se kurrë nuk më ke ”parë” e as nuk ke folur me mua! Ndërsa flisja, atij i shkonin lotët e ia lagnin ftyrën e ti të rruar, të pastër e të ndershme. I dashuri drejtor, ti luaje edhe futboll, bashkë me vëllain tim, Adem Ukën, Nuredini, Ismetin e … nxënësit e tu. (atherë shumica e nxënësve quheshim dhe njiheshim më tepër me emrin e Babës, pra Adem Uka, por edhe Kastrati. 

Dhe kut ti luaje futboll, si përfaqësues i shkollës kundër shkollave të Banjës, Carrallukës, Arllatit dhe të Kijevës ne nxënësit kënaqeshim dhe vetëm rrihnim shuplaka e ta përnnednim emrin, jo Halili por shoki drejtor. 

Halili ka qenë hendbollisti më i mirë i Kosovës, si normalist i Prishtinës. 

Po, më kurrë nuk të pash o drejtori i m i parë, rreze drite bëftë Zoti mbi ty siq bëre ti për neve, nxënësit tu, shkollën tonë e rrethin tonë të Llapushës, vendit më të bukur por më të prapambetur në Kosovë në të gjitha regjimet e në të gjitha sistemet. 

Për Halilin më kishin folur folur edhe disa studentë të degës filozofi-sociologjisë që vinin te unë, Shemsi Reqica, Enver Zhinipotoku, Hamdi Sopa, tash i ndjerë, Fehmi e Shukri Ibrahimi por edhe Sabri Alidema, kusheri i Halilit.         

Po ”ndahem” nga Ti i dashuri Halil për me e vazhdua më vonë por më së pari do të flas edhe pakëz për Qerim Gashin, ish shokun tënd të studimeve. 

Mësuesi Hazir Morina nga Drenoci i Malishevës

Qerim Gashi i Vërmicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur 

Qerim Gashi, kush është ky burrë? 

Për Qerim Gashin dua të flas shkurt. Nuk dua të shfrytëzoj kurrfarë literature e as të dhëna nga rrjetet sociale e interneti, përveç një fotografi të fshatit Vërmicë që e gjeta në faqen e Fshatit Vërmicë. 

Dua të shkruaj për Qerimin, qysh unë e njoh dhe qysh flitej nga profesorët tanë të kohës për Qerimin, si politikan e udheqës në vendet e punës më të ndieshme që kishte punua Qerim Gashi, siq ishte Komiteti Komunal e LK-së dhe ai Punëve të Brendshme në qytete të ndryshme të Kosovës, që aso kohe ”pasuli zihej ka ni kokerr”, thuhej në popull, detyra këto që i kreu me nder Qerimi.  

Nuk di asgjë për jetën e Qerimit. Nuk di as kur ka lindur e as për prindërit e Qerimit. Thuhët se prindërit i ka pasur të varfër, pra ishte i një familje shumë të varfër por të ndershme. 

Po kjo nuk është temë e interesimit tim. Qerimi pat mundësi të pasurohej, si këta të tashit sepse kishte mundësi e pushtet më shumë e besa edhe forcë e autoritet sa krejt këta të sodit, pdk-ja, aak-ja, nisma, vetëvendosja, e ldk-ucat, liderët e tyre. 

Qerimi, ishte drejtori i parë i Shkollës Fillore në Malishevë (nuk jam i sigurtë 100% ). e cila quhej ”Emin Duraku”. Edhe kjo shkollë fillore, sikurse edhe Komuna e Malishevës nuk patën patën fat të mirë. Më parë shkolla fillore ishte në Dragobil por kur u hap komuna, për herë të parë, fillimi i viteve të 1960-ta, edhe shkolla, e bashkë me te, dhe emërtimi, ”Emin Duraku”, nga katundi Dragobil, kaloi në Malishevë. Paralele të ndara të Malishevës ishin shkollat e fshatrave përreth, shkolla katër klasëshe. Nuk kishte shkolla të plota tetëklasëse përveç në Banjë, Arllat, Carrallukë dhe në Kijevë. Edhe shkolla e Lubizhdës, aty ku unë isha nxënës e mësoja, ishte paralele e ndarë e shhkollës së Malishevës, me drejtor Qerim Gashin. 

Pas Qerimit, Halil Alidema bëhet drejtor shkolle në Malishevë e kështu me radhë deri në vitin 1970/1971 kur edhe shkolla “Migjeni” në Lubizhdë u ”pavarësua”, sikurse Kosova ”e hashimave”, sepse doli gjenerata e parë e nxënësve. Në gjeneratën e parë isha edhe unë, Jakup (Bali) Kastrati, ish kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Malishevës, Dr. Fatmir Krasniqi, i ndjerë, i vrarë nga forcat policore e ushtarake më 1999 në Fushë Kosovë etj. 

Këto shënime nuk duhët të mirren si të qind për qinta, kur flitet për hapjen e shkollave dhe të atyre që ishin, pasi që nuk kam shfrytëzua arkivat e shkollave e as të komunës së Malishevës. Flas ato që i di dhe ma merr mendja se nuk më tradhton kujtesa e as koha e gjatë. 

Po edhe për këtë do të flas e shkruaj më vonë. 

Po dua të shtoj se si gjeneratë e parë, shkolla ku unë mësoja, në Lubizhdë, fshat fqinj me Turjakë, e qendër lokaliteti, kishte vetëm një paralete me afro 22 nxënës. Prej tyre ishin vetëm tri vajza: Sanije Zogaj, Lumnije Krasniqi dhe një nga Mirusha, Mejremi, Lema? 

Tjetër gjë që meriton të kujtohet e nuk duhët harruar për vitet 1960-1970 është se çdo 25 Maj, shkollat e rrethit të Llapushës, me qendër në Malishevë, të gjithë nxënësit me mësuesit dhe me parulla ”Rrnoft shoku Tito”, “Rrnoft 25 Maji”, “Rrnoft …. e rrnoft”!, shkonim në Malishevë, për ditëndjen e Titos. 

Aty mbaheshin fjalime nga politikanët, organizoheshin lojëra në futboll, volejboll e hendboll. Ishin të detyruar edhe fshatarët më gra me ardhur në Malishevë…. Edhe nëse kishin punë, ato duhej lëne. 

Por për ne fëmijëve, nxënësve të klasëve të ulta, deri në klasën e katërt ishte edhe gëzim i madh sepse shiheshim me të tjerët, nga shkollat e fshatrat tjera që nga Arllati, Kijeva, e deri te Sferka e Gashit, Rahoveci, Banja, Bellanica e Bllaca etj. 

Mblidhin lule e iu dërgonim mësuesve dhe gjatë gjithë rrugës shkonim në rresht duke kënduar këngë ”patriotike” e ”marshe” për partizanët e për Titon, Kardelin e … e me fotografitë e Titos, Kardelit e të Rankoviqit ecnim krenarë, rrugës së Jugosllavisë socialiste. 

Ishte gëzim sepse shihemi me nxënës të shkollave e katundeve tjera dhe nuk kishim gëzime tjera. 

E tash po dal, përseri te Qerimi 

Qerim Gashi, si drejtor shkolle 

Mjafton që ta shihnin Qerimin në rrugë mësuesit apo në oborr të shkollës e tja “mathnin”. Iknin si prej ”dreqit”. Ai ishte si bukla *) kur iu hynë minjëve por i përpiktë, i ndershëm dhe puntorë, ishta ai. 

Kjo do të thotë se Qerimi dëshironte një shkollë ku do të ketë RREGULL, e jo ”diciplinë” e ”tutë”. 

Kur rrihte zilja e shkollës e fillonte mësimi, nuk guxonte as miza me u nie (dëgjua) në koridor të shkollës, në brendësi të saj e as në oborr. 

Këtu duhetë thënë se Qerimi ishte i autoritetshëm. Ai nuk fliste, vetëm shikonte por shikimi i tij të ”vriste”. 

Më vonë Qerimi bëhet Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në komunën e Malishevës (te Rahoveci). 

Thuhët në popull se Qerimi e ”prishi” Komunën e Malishevës. Nëse është e vërtetë, ashtu siq thuhët, mirë ia ka bërë. Por këto janë vetëm spekulime, ”fjalë të qarrshisë” 

Ishin vitet e egra, vitet 1962.1964 e në administratën e komunës së Malishevës pëveç serbobo-sllavëve punonin edhe disa vegla apo më mirë me thënë, masha të serbëve që e ndihmonin pa vetëdije e ia zgjatnin jetën sistemit jugosllav. Ata ishin pa asnjë ditë shkolle. Nuk dua ti them emrat e tyre, sepse disa nga ta, ende janë ”gjallë”. 

Ajo anë i njeh dhe e din për kend është fjala. 

Por Qerimi, më vonë u emërua Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Klinë … Edhe në Klinë punoi si duhët. Mandej e dërguan Qerimin si Sekretar të Sekretariatit për Punë të Brendshme në Prizren. 

Si e njoha unë Qerimin dhe si më ndihmoi mua QerimGashi e Halil Alidemën dhe Hysen Molliqajn, mësues nga Lluka e Epërme e Deçanit? 

Qysh i iu muar Qerimi doganierëve, pa i pyet librat e Eqrem Qabejt dhe i solli vetë në Hotelin Bozhur? 

Isha nxënës i klasës së katërt në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” në Klinë, paraelja e ndarë në Kijevë, vitin shkollor 1974/75, si maturant, gjenerata e dytë. 

Drejtor i gjimnazit ishte Frrok Gojani kurse përgjegjës i gjimnazit në Kijevë, ishte Ismajl Gashi nga Kijeva, tash i vdekur, ndjesë pastë! 

Pasi na e mbyllën politikanët shqiptarë të Rahovecit gjimnazin në Malishevë, Hasan Sharku, Halil Bugari etj. gjenerata e parë, unë u detyrova që ti vazhdoj sttudimet në gjimnazin e Kijevës, jo nga dëshira por s`kisha mundësi tjera. Thjesht, nuk kishte para Baba Ukë që të vazhdoj shkollën në ndonjë qendër a qytet si Prizreni, Prishtina. Isha i varfër por nuk jepesha. 

Udhtimi në të dy drejtimet, Turjakë-Kijevë, ishte 5 orë të plota këmbë. Gjithë ditën isha pa bukë, prej mëngjesit deri në mbrëmje kur kthehesha në në Turjakë plus koha e mësimit. 

Në gjimnazin e Kijevës më pritën shumë mirë, nxënësit dhe mësuesit. Dua të them pa modesti, isha nxënësi më i mirë i shkollës në lëndët e Letërsisë të Historisë dhe Kulturës. 

Kisha lexua, ndoshta më tepër se vetë mësuesit që na ligjeronin. Edhe këtë e them nga modestia por edhe kjo është e vërtetë.  

Unë pata edhe një fat tjetër në Kijevë, për mësues të Letërsisë e pata Tafil Kelmendin … një gjuhtarr i mirë, më vonë profesor fakulteti, por edhe nxënësit e tjerë ishin shumë të mirë. 

Nuk e harroj Ismajl Krasniqin, Rifatin, Maliqin Fatmir Krasniqin, Hakiun, Qakën, Naxhinë por edhe Asllan Krasniqin, mësues historie, Xhaferin e Bali Malokun … Bedri Morinën e shumë e shumë të tjerë që do ti kujtoj, në kujtimet e mia të mëvonshme. 

Unë me një grup të rinjësh kishim vendosur me shkua në Shqipëri e prej andej të këthehemi të ”armatosur” në Kosovë, sikurse hashimat, jakup krasniqat … e xhavit halitat me uçk-në e lpk-istëve, më 1997, 98 e 99 dhe me ushtrinë e tashme të pdk-së së hashimit. 

Vendin dhe kohën ku donim me u takua për në Shqipëri me shokët ilegalë e lamë të Ura e Terzive (?), te Erenikut, ish kazermat e ushtrisë jugosllave në Gjakovë më 20 apo 22 tetor 1974. Pra isha maturant i gjimnazit në Kijevë, viti 1974. 

Prej shokëve të klasës se do të shkoja ilegalishte në Shqipëri e dinte vetëm Ismajl Krasniqi, është gjallë nga Caraviki e Rifati, ka vdekur dhe Bajram Selman Kastrati nga Damaneki, jeton e punon në Prishtinë si libërshitës. 

Unë dola dhe prita, prita e prita por ata nuk erdhën dhe unë u nisa i vetëm, sepse kështu edhe ishim marrë vesh. Edhe emrat e tyre nuk do ti tregoj për shkaqe krejt private. 

Një natë përpara shkova Gjakovë. Aty fjeta te vëllai i madh, baca Lah i cili jetonte në Gakovë që nga viti 1972. Shkova dhe i takova edhe Familjen e Qerkezëve, sepse kisha besim e dëshirë me i pa: (Ni)Mon Qerkezin, Halimin (I vrarë me të katër djemtë), Bashkimin, Kasimin … pra Familjen Qerkezi në Gjakovë, shkova te dugaja e tyre e rrobaqepësisë që ishte ballë për ballë me Teqen e Madhe dhe ish SPB-në e Gjakovës. 

Mani e kuptoi se për ku jam nisur, edhe pse unë nuk i tregova e as qëllimin pse shkoja. 

Pas një jave martohej vëllai im Ademi por ne ishim marrë vesh me shokë me shkua në Shqipëri dhe unë e mbajta fjalën por jo ata. 

Binte shi e fryente erë e fortë por unë nuk ndalesha. Vazhdoja rrugën por edhe frikëohesha se mos po më zënë në kufi ushtarët jugosllavë apo policia që shpesh shkonin me qen andej. 

Kisha vendosur mos me u ndalur edhe nëse bije në pritë. Në gjepin e palltos e kisha shkruajtur nje letër me emrin, emrin e babes dhe adresën që nëse vritem me e ditur kush jam. Nuk mora me vete kurrfarë karte identiteti. 

Në Shqipëri, shkova por atje e gjeta ”dimër”. Pas një qëndrimi 30 ditësh, një puntor i Sigurimit erdhi e më tha: 

-Kastrati, ti je kuadër i fortë. Me urdhër të shokut Enver e të Partisë duhët të kthehesh në Kosovë e atje të punosh e të kontribuosh e të …! 

Dhe më kthyen për në Kosovë, në karrakollën e Qafë Prushit. 

Në Qafë Prush ishte një ndërtesë e vogël doganore që nuk ishte ”doganë legale” për ”turistë” por shërbente vetëm për kamionë me mallra, për bartjen e xehes së kromit në Devë.  

Në Kufi, në anën e Kosovës, më priti Zeqa një ish UDBASH nga SPB-ja e Gjakovës, bashkë me Laz Himën, doganier … Rrugës deri në Gjakovë, Zeqa më ra disa herë me grushta e pastaj më dërguan në SPB-në e Prizrenit. Po edhe unë nuk rrija rehat. Para hundëve të tyre pija duhan “Partizan” Shqipërie. 

Në Prizren, në ndërtesën e policisë ku tash rrinë ulur Nexhmi Krasniqi më priti i famshmi Ramqe dhe Vesel Krasniqi i Vll. Drenofcit (Drenoc i Malishevës dhe ish zëvendës drejtori i shkollës në Malishevë). Ramqe më rrehi at natë disa herë dhe përsëri policët me dërgonin në Qelitë e Policisë. Qelitë, ishin dhoma të vogla, një me dy metra. Ishin edhe WC-e. Aty nuk kishte nevojë për WC-e, nëse kishe nevojë, nuk kishe nevoje me thirrë policët. 

Më lenin që të mërdhijë e pastaj më merrnin në pyetje. Më bënin presion e luftë psikologjike që të tregoj qëllimin e shkuarjes time në Shqipëri, k`thimit në Kosovë dhe ”amanetin” e porositë që më kishin dhënë Shqipëria e Enverit dhe mos kisha ndonjë grup apo organizatë që isha i rekrutuar. 

Pak para mëngjesit, më dërguan në burgun e Prizrenit. Burgu ishte i ngjitur me ndërtesën e SPB-së dhe Gjykatën Komunale, aty ku është edhe sot. 

Edhe në burg, një gardian i katundit Pataqanit, deri sa më mbylli në dhomën e burgut, mi dha disa flakaresha ftyrës e në krye. 

Atëherë ishte e ”lejueshme” me i rreh të burgosurit në burg e në hetuesi, agjentët e policisë e gardianët e burgut. 

Tash nuk e di por e di që hashimi, sabit geci e disa të tjerë, hiç më keq nuk i kanë lënë të kidnapuarit e të burgosurit më 1998 e 1999. 

Pasi ndejta edhe 30 ditë në burg në Prizren, u ”lirova”. 

***

Menxi që pritësha të shkoj në gjimnaz, në Kijevë. 

Por g`zimi mu tha në buzë. Përgjegjesi i gjimnazit, Smajl Gashi më tha:  

-Jeni përjashtua dhe bëni mirë që mos të vini më në shkollë se i helmoni nxënësit me ide të Enver Hoxhës të Partisë së Punës! 

Edhe Smajli, edhe pse u bëmë miq më vonë ka qenë shumë i shtirë dhe ka pas diciplinë në shkollë, si përgjegjës i gjimnazit. 

Thuhët se nxënësit kur e kanë parë njëherë në TV-e, i kamë shymë cigaret në cergë *), në odë të burrave duke menduar se janë para Smajl Gashit.  

Më vonë kur ia thoja këto, Smajli quditej e ”knaqej tuj kesh”. 

Pasi më thanë se nuk jam më nuk jam nxënës shkolle, u ktheva te shtëpia e rash përmbys në odë dhe fillova të qajtë me zë! Babëgjyshi, Imer Seferi ishte gjallë dhe kur më pa i erdhi keq e më tha:  

-Qou he buure e mos u ban i lig, si fmia! Shko rrihi profesort e hajde ruaj dhetë! Shqyr Zotit e i kemi 80 copa dhenë (dele) e 15 ballica (Buall-ica) e nuk kem nevojë për shkollë….! 

Ishte fundi i dhjetorit 1974, natë e Bajramit.  

Të hënën e parë, pas Bajramit shkova në Klinë, te Qerim Gashi, Sekertar i Komitetit Komunal të LK-së. 

Komiteti Komunal i Lidhjës së Komunistëve ishte vendos në katin e dytë të shtëpisë së kulturës, ”Jehona e Dukagjinit” në Klinë. 

Zyra e Qerimit kishte qenë e fundit, krahu i djathtë. Dritarja e zyrës shikonte në lindje të qytezës buzë Drinit të Bardhë. Nje¨pamje e panoramë mahnitëse. 

U ngjita lartë dhe për fat, dera e zyrës së Qerimit kishte qenë e hapur. Kur më pa Qerimi, edhe pse nuk më njihte më tha:  

-Hajde, hynë! 

U ula dhe ia tregova hallin e ia ”kajta dertin tim”.  

”Më kanë përjashtua … nga shkolla …”!  

Pasi mi tregoj ”dy mesele” për Shqipërinë, Qerimi më tha:  

-Shko e thuaj Smajl Gashit, më ka thënë Qerim Gashi ”Në Qershor, (1975) me hy në provime private, pa pagesë. Sinanin, pranojeni në provime të klasëse së katërt dhe le të hynë me e mbrojte edhe temën e dipomës por mos shko në shkollë!” Unë i thash:  

-Shoku sekretar, ma jep me shkrim se ndoshta nuk më beson Smajl Gashi!  

-Shko e thuaj kështu, qysh të thash unë! 

Kjo ishte krejt biseda e ime me Qerim Gashin, me të cilin kurrë nuk kam ndejtur e as nuk jam takuar. 

Shumë herë kam mendua të shkruaj për Qerim Gashin por rasti i Halil Alidemës, të cilin e ka ndihmua dhe e ka mbrojtur Qerimi më shtyri të flas edhe unë, për ndihmën që ma ka bërë mua Qerimi e unë nuk ia kam harrua. 

(Më vonë do të tregoj edhe një punë të ndershme e të guximshem që rrallë kush ka mund ta bëjë përveç Qerim Gashit.) 

Në qershor të vitit 1975, koha kur mbaron viti shkollor, hyra në provime dhe diplomova me sukeses të shkëlqyeshëm por dhëndërri, Bali Maloku, kolegu i im i ardhshëm që erdhi pas Tafil Kelmendit, ma dha notën 3 (tresh) në gjuhë shqipe. Nuk e di pse ? Nxënësit, shokët e klasës, edhe ata u habitën e më thanë:  

-Se i kam ndihmua të tjerët në provime e unë isha vlerësue me notë më të vogël. Të tjerët më thanë se ishte një Klan: Xhafer Maloku, Baliu, Smajl Gashi dhe … Asllan Krasniqi, kundër ”të huajve” … Bedri Morinës, nga Loxha e Pejës, profesorit të filozofisë që mua më nderonte shumë …një tjetrit nga Belegu, mësues gjeografie etj. 

Edhe këto mund të jenë vetëm spekulime. 

***

Dhe erdha në Prishtinë për studime të mëtutjeshme, erdha me i njoft burrat e burrave të shkencës së Albanalogjisë, Idriz Ajetin, Besim Bokshin, Murat Blakun, Hasan Mekulin, Gani Lubotenin, Ali Hadrin, Anton Çettën etj. etj. 

***

Po dal përsëri te Qerim Gashi dhe po e tregoj ngjarjen të cilën na e tregoi profesori i Univerzitetit, dega e Letërsisë Shqipe, në Prishtinë, Gani Lubeteni, profesor i Teorisë së Letërsisë, ngjarje për guximin e trimrinë që kishte tregua e askush nuk kishte guxua ta bënte, përveç Qerimi Gashit. 

Ishte viti shkollor 1977/1978. Univerziteti i Pishtinës vlonte. Dega e Letërsisë Shqipe dallohej nga të tjerat, si motra por aty ishte qendra ku mësohej shkenca Albanalogjike, Letërsia, Kultura, Tradita dhe Historia Shqiptare. Pra ishte e natyrshme që djemt e qikat më të të zgjedhura studjonin Letërsinë, Gjuhën dhe Historinë Shqiptare për arësyet që i përmenda, 

Në Fakultetini Folozofik, kishin ardhur nje grup profesorësh nga Univerziteti i Tiranës, nga Shqipëria. Nuk më kujtohen tash kush ishin pasi që nuk na lanë me hy brenda me arsyetimin se nuk ka vend dhe ligjerata është për studentë të shkallës së tretë, puntorë shkencorë të Institutit Albanologjik dhe profesorë të Univerzitetit, dega e Letërisë dhe e Gjuhës Shqipe. 

Unë, me disa studentë të Letërsisë, Nuhi Syla- Bublaki, Muhamet Mahmutaj, Ismet Tahiraj, Shkurte Kuqi (Drita), Ali Lajçi, Haki Berisha, Rexhep Sadiku, Mustafë Aliu …. … e shumë të tjerë filluam të bëjmë zhurmë, protestonim nëpër koridorin e Katedrës sonë, Katedrës së Letërsisë. Dikush kishte lajmërua në Dekanat se studentët e Letërsisë po protestojnë brenda fakultetit. 

Dikush kishte lajmërua dekanatin dhe me të shpejtë ka ardhur Gani Lubeteni dhe nuk ka lut që të hyjme në një salle e të bisedojmë. 

Ganiu ishte njeri i sjellshëm, i kulturuar dhe gëzonte një respekt e kishte autoritet te studentët. 

Tash në detaje nuk më kujtohen se kush nga studentët kemi folur por fjalët e profesor Ganiut nuk i harroj.     

A i filloj bisedën ngadalë e duke na shikuar neve, se si po reagojmë, e shihte ”intersimin” tonë që me të vërtetë harruam pse kishim hyrë aty. Pra na ”mashroi” me sjellje të mirë e gjuhë të ëmbël e të butë. 

Dhe e filloi dalë nga dalë: 

-”… Erdhi profesor Eqrem Qabej në Prishtinë. Mua më caktuan ta shoqëroj profesorin, tha profesor Ganiu dhe pasi shkuam në Hotelin Bozhur, profesori Qabej më tha:  

-Gani, mi kanë marrë të gjitha librat në Doganë, në kufirin e atëheshëm Jugosllavi-Shqipëri, në Vërmicë të Zhurit. Kam pasur disa libra që sa kanë dalur nga botimi dhe kisha mendua tu jap kolegëve të mi …. më tha profesor Qabej ….” përfundoi Gani Luboteni. 

-Unë, vazhdoi më pas Gani Luboteni, kërkova falje nga profesor Qabej dhe delegacioni që ai i printe dhe u largova me të shpejt nga vendi ku ishim të ulut me delegacionin e profesorëve nga Shqipëria. 

E thirra në telefon Qerim Gashin dhe i tregova ato që më tha profesori i madh, profesor Qabej, më i madhi i më të mëdhenjëve dhe i të gjitha kohrave. Qerimi s`kishte kurrfarë dyshimi se çka i kishte thënë profesor Qabej Ganiut. Qerimi ishte Sekretar i Sekretaritatit për Punëve të Brendshme në Prizren. Ai ”kthjellë e vranë” në Prizren, thuhej në popull. 

Qerimi kishte qenë student i profesor Ganiut prandaj nuk kishte nevojë për lutje e sqarime të mëtejme. Kur dëgjon, Qerimi, shkon me makinë e  

M3e shoferin personal në Vërmicë të Zhurit dhe pa i pyetur fare doganierët iu merr librat e ia bjen në Prishtinë Gani Lubotenit. 

Librat mi dha mua thot propfesor Ganiu. 

Arësyet nuk po i shpjegoj pse Qerimi nuk hyri në hotel te profesorët e UP-së. Ishte kohë e e keqe por më e keqe ishte në Shqipëri sepse po ta merrnin vesh se njeriu më i madhë i policisë së Prizrenit, kishte intervenua, për profesorët nga Shqipëria kish kris kjameti. 

Kur ia dhash librat profesori Qabejt, i erdh qehrja, e përfundoj profesor Gani Luboteni ngjarjen. 

Edhe unë, këtu po e perfundoj me shpresë se së shpejti do ta vazhdoj edhe më shumë ngjarje e për shumë njerëz, burra por edhe “burra” të ligj. 

E pra kush mundët me i harrua këta BURRA si Halil Alidema, Qerim Gashi e Hazir Morina? 

*) Bukël 

I f.sh.zool. – Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. 

U ka hyrë bukla u ka ardhur njeriu që duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet. 

*) CERGË f. 

  1. Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
  2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
  3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
  4. kryes. Rrecka të vjetra, rroba të grisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergat në krahë. Mblodhi cergat. U bë fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
  5. vjet. Shatorre e bërë me cohë a me velenxa të ashpra; tendë. Cerga e stanit.

Ngre (prish) cergën. 

* Cergë e re njeri që sapo ka krijuar familje më vete. Zuri cergë (brumë) shih te ZË. Iu be cergë i zuri derën tjetrit, ndenji për një kohë të gjatë tek tjetri pa dëshirën e tij; iu ngjit, iu qep. I kanë vënë (i kanë zënë) cergë sytë nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar. 

Vazhdon 

 7 mars 2023, Malmö 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Rugova-Dole takim para 24 viteve, paralajmërim lirie për Kosovën

-Me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim
Rugova takim në Shkup, në kohën e konferencës ndërkombëtare për Kosovën – Konferencës së Rambujesë/
-Në Zyrën e Senatorit Robert Dole – i emeruari nga Presidenti Ibrahim Rugova Përfaqësuesi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Elmi Berisha…/
-Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari
PRISHTINË, 5 e 6 Mars 2023/ Para 24 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidentit i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.
Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin para 15 Marsit të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…
Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2023-tën feston 24 vjetorin e lirisë e 15 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s…
Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ELMI BERISHA
Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…
Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.
Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:
29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK
Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova në Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.
“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.
Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.
Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.
Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.
Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.
“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.
Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.
“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.
“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.
PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…
RAPORTIME QË BËJA NGA KOSOVA TË PARA 24 VITEVE -5 E 6 MARSIT 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE-ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË:
[09] Rambouillet accord can be signed by Albanians before 15 March, Rugova
PRISHTINA, March 5 (ATA) – By ATA correspondent in Prishtina, Belul Jashari:
The Ramboiullet accord for a temporary solution of the Kosova issue can be signed by the Albanian party before 15 March, the Kosova President, Ibrahim Rugova, told a news conference held Friday in Prishtina.
This accord is widely supported as a concrete step to create security and stability for all the Kosova citizens and at the same time it opens good perspectives for the future of Kosova,” said Rugova.
Rugova drew the attention for the dangerous situation over the past days.
“Another zone of conflict was opened in Gryka e Kaçanikut, and many citizens were displaced. The refugees headed for Macedonia,” said Rugova, adding that “the attacks of Serb forces were carried out to block the road to Shkup and to provoke the NATO troops, which are waiting to be deployed in Kosova.”
Rugova asked an international intervention in Kosova and a severe action against Belgrade. He hailed the commitment of the United States, the European Union, as well as the work of the OSCE Verification Mission in Kosova. /pas/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[13] Kosova President to meet Robert Doll in Shkup
PRISHTINA, March 5 – ATA correspondent in Prishtina Belul Jashari reports:
The President of Kosova, Ibrahim Rugova and the other members of the Kosova delegation in Rambouillet left Friday for Shkup where they will hold a meeting with the special envoy of the U.S. President, Bill Clinton, on Kosova, Robert Doll. Attending the meeting will be also the chief of the OSCE Verification Mission in Kosova, Walker and the U.S. mediator for Kosova, Christopher Hill.
The former candidate for President in the United States, senator Doll, should have been Friday in Prishtina, but Belgrade refused him the visa. /p.ta/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[14] Kosova parliament discusses Rambuje document
PRISHTINE, March 6 (ATA)-ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports:
The Kosova parliament, at a meeting which began today by midday, has been discussing the document of the Rambuje Conference for a temporary solution to the Kosova issue.
The Parliament’s Speaker, academician Idriz Ajeti, presented the proposal on the possible stands. These proposals are based on the support given to the temporary solution agreement at a meeting of the Parliament’s presidency with the heads of the parliamentary groups and the commissions. /pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[27] Kosova Parliament said “yes” to document of Rambouillet for a transitory solution towards independence
PRISHTINE, March 6 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: In a plenary meeting in Prishtine on Saturday, the deputies of the Kosove Parliament said “yes” to the document of Rambouillet for a transitory solution for Kosove. One vote was against and four abstained.
The parliament that emerged from the elections last year, convened today for the second time in a plenary session, led by the academic chairman Idriz Ajeti, and adopted a declaration “which supports the stance and commitment of the delegation of Kosove in the Rambouillet Conference.” The declaration confirms that the “Parliament of the Republic backs up the agreement for a provisional transitory settlement for a three year period with a real and independent governing, but this agreement does not envisage a final solution and does not close the process for the independence of Kosove.”
The Parliament of Kosove “insists in the international factor as an authoritative factor especially in the U.S., member countries of the EU and NATO, which, through an energetic mediation, must force Serbia and self- styled Yugoslavia to stop the criminal offensives towards the people of Kosove and to withdraw immediately the military, paramilitary and police units from Kosove.”
The Parliament of Kosove “insists in its approach expressed previously too, that without an immediate energetic intervention of the NATO troops and without the presence and active care of the authorized international mechanisms in Kosove there can be no successful implementation of the agreement.”
“The Parliament of the Republic reports that the transitory three year deadline is sufficient to prove again through the international presence the readiness and capability of the people of Kosove, of its state and political institutions that they are worthy to construct a civil and democratic society, based on their natural right to live freely in their independent state and as an important factor for stability in the region,” stressed the statement.
Demanding from all “political and military institutions of Kosove to coordinate their acts in function of the common and major definition for the freedom and independence of Kosove,” the Parliament of Kosove, through a declaration “voices its readiness for the ratification of the agreement for a transitory solution, signed by the delegation of Kosove.
At the beginning of today’s meeting, in which the document of Rambouillet was discussed extensively, the deputies of the Parliament of Kosove kept a minute silence for all the Albanians who laid down their lives for the independence of Kosove and those killed by the Serb regime. Opening the plenary meeting of the Parliament of Kosove, the academic chairman Idriz Ajeti commemorated in his address also the great Assembly of Lezha, as an example for the present and the future of the unity of the Albanians and their efforts to come to terms and to face the situations.” /xh/
Albanian Telegraphic Agency

Dera e pestë e ferrit

Nga Aurel Dasareti

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës,

Artikulli im i mëposhtëm u botua një herë në vitin 2019, por disa kolegë (për arsye të ndryshme) më sugjeruan ta ribotoja. Lexuesit që nuk kanë përvojë të betejave reale mund t’i imagjinojnë pak situata të tilla dhe më e rëndësishmja, të respektojnë luftëtarët e lirisë së viteve 1998-2001, veçanërisht dëshmorët që u vranë për të mos vdekur kurrë…Dhe, të mos lejojnë assesi një shtet egërsirash serb-sllav në midis të Dardanisë ilire-shqiptare. Do të ishte një katastrofë. Çetnikët e kuptojnë vetëm forcën. Jo më lëshime, ia japish thonjtë ai t`i kafshon gishtat, ia japësh gishtat ta sakaton dorën… Kuptohet se në këtë shkrim nuk bëhet fjalë për luftën në Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, por diku tjetër, dhe ngjarjet kanë ndodhur 4-5 vite para luftës në Kosovë.

Respekt për ju, Aurel Dasareti 

***

Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, qershor 1994. 

“Nuk është kujtimi i së kaluarës që na bën të mençur, por përgjegjësia për të ardhmen”, – George Bernard Shaw
*** 

Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare. 

***
Kjo që shihnim në TV tre vite me radhë i bëri njerëzit normal të çmendeshin nga zemërimi. Gjak. Dhunë. Vend pas vendi. Viktimat e ndryshme. Xhelati i njëjtë. Bota më afër ngjarjeve që i thotë vetes civilizuese, nuk reagon kundër barbarizmit, rrënohet. Menduam.
Prindërit më lutën të mos largohem. Viti 1994, 17 vjeçar. U premtova se do kthehem. E kam përjetuar më parë: lëvorja e vogël që përpiqet të shkrijë akullin në mua, shuhet.
***
Më në fund, e dëgjoj: tingullin e “mrekullueshëm” të të shtënave me armë! Dhe, a nuk bërtet dikush? Dridhjet në mua. Unë eci më shpejt përmes drurëve të pyllit, dua të vrapojë, por nuk mundem. Duket se këmbët e mia nuk kanë fuqi. Por dëshira e zgjuar në mua nga zhurma e ulërimave, madje mbyt urinë. Një zë i dobët mundohet të më paralajmërojë. E dëgjoj. Dëshira për të mbijetuar fiton kudo.
Një rrafshinë me bar hapet para meje. Tingulli merr më shumë zë. Disa ushtarë ulërijnë. Aty janë, ata! Vëllezërit e fushëbetejës.
Një tufë e vogël e zemëruar, siç isha edhe unë. Ata vijnë duke sulmuar poshtë kodrës. Rreth meje, ka më shumë si unë, që dëshirojmë të ndihmojmë viktimat e gjakatarëve, prandaj me dashje shkojnë kundër britmave të të rinjve vendës që me ato armatime të dobëta përpiqen të mbrojnë veten dhe të afërmit nga kriminelët e luftës.
***
Të shtëna të pamëshirshme. Flakët dhe tymi. Dhe tinguj trishtimi të vendësve të dëshpëruar që luftojnë për jetën. Nuk mund të qëndroja më. U përpoqa të mbylli gjithçka nga ndjenjat, ndërsa mbaja krahët rreth vetes sikur të ishin një mur që mund të fshihesha pas. Befas, gjithçka u qetësua.
Dridhesha, me gjithë nxehtësinë e verës dhe të valëve nga pylli.
Shikova përsëri drejt pyllit. Shtatë miqtë e mi kishin vrapuar mbrapa drejt të shtënave për të shpëtuar ata që kishin mbetur. Dhe pastaj erdhën këto britma. Diçka e tmerrshme kishte ndodhur brenda… Vendosa, rroka pushkën, hyra në pyll. U ribashkova me vëllezërit e fushëbetejës. Kjo nuk ishte më shkollë, por realitet.
Disa minuta para fillimit të betejës (përvoja jonë e parë e luftës). Ne të tetë u ulëm këmbëkryq, në një rreth.
Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun. Të gjitha dallimet, në klasë, gradë, vendndodhje dhe fe, u mposhtën në atë momentin e ndjenjës së stuhishme të vëllazërimit.
***
Pak para mesnatës. Ne qëndruam në pozicionin fillestar të frontit duke pritur të sulmojmë.
Divizioni kishte ndryshuar rendin e tij nga mesdita. Tani jo vetëm dy njësi duhet të depërtojnë përpara për zbulimin dhe “pastrimin” e terrenit, por të katër kompanitë, të ndara në dhjetë ekipe luftarake të pavarura.
“Asnjë nuk i shpëton gjallë këtij aksioni”, – kishte thënë koloneli, duke tundur kokën.
Shoku im i fëmijërisë e përgatiste me nervozizëm mitralozin e tij, një MG 42, armën me shpejtësi marramendëse gjuajtjeje.
“Në fund të fundit, ndjehesh mirë pas kësaj bishe,” – më tha ai, duke fryrë një kokërr pluhur nga kyçi.
“Jo aq keq kur e ke këtë armë edhe pse i gjithë terreni është plot me armiq”, – vazhdoi ai.
“Më mirë për ty të zbresësh me këmbët në tokë. Ne mund të flasim për këtë pas gjashtë-shtatë orëve, nëse jetojmë”, – i murmurita unë atij.
Të gjithë (bashkë me luftëtarët vendës) kemi veshur kostume kamuflazhi, nga përkrenare tek çizmet. Dukeshim si astronautë. Një numër pafundësisht i gjatë dhe i barabartë, të armatosur deri në dhëmbë.
“Mbetën tridhjetë sekonda”, mërmëriti togeri, duke qëndruar në mes të “Legjionarit” dhe shokut tim, me pushkën automatike mbi supe dhe kronometrin në dorë. “Përpara!”, – urdhëroi ai, dhe ne si macet u zvarritëm sipër buzës së llogoreve.
Shtresa pas shtresës u zhduk mbi skajin e llogores për gjuajtje dhe u shfaq në errësirë.
Një zjarr i shkurtër, forcë e jashtëzakonshme artilerie gjëmoi në seksionin fqinj, për të mashtruar armikun.
“Kini kujdes nga hedhurinat”, – paralajmëroi “Vëllai Vogël”. “Këtu ka mina. Mund të nuhas erën më të rëndë në dhjetë metra distancë!” Ai u zvarrit para ekipit dhe na udhëzoi përmes fushës së dendur të minave. “Përpara heronj! Ndiqni Vëllain e Vogël!”
Pa u përballur me një rezistencë të madhe, depërtuam nëpër vijën e përparme të frontit dhe erdhëm te një fshat gjashtë kilometra pas vijës së frontit, pas shpinës së armikut.
Ishte shoku i fëmijërisë që zbuloi për herë të parë tanket armike të kamufluara me mjeshtëri…
Me togerin dhe ndihmësin e tij në krye, sulmuam pa pushim nëpër pyje. Me një instinkt të sigurt, ata na çuan nëpër shtigjet e ngushta të kënetës, të cilat shpesh shtriheshin nën ujë.
Mezi sapo kishim arritur në terrenin e hapur, kur katër llamba dritash jeshile u ngritën dhe e kthyen natën në një sallë fantazmë. Fytyrat tona morën një nuancë vdekjeprurëse. Ne shpejt e hodhëm veten në strehim. Sikur një dorë e padukshme të kishte shtypur një buton, papritmas gjithçka rreth nesh ishte gjallë. Zhurmat e fishkëllimës komanduese u dëgjuan nga errësira, dhe ajri u tërhoq nga ulërima dhe bubullima i dhjetëra motorëve. Tanke të rënda armike shkaktuan një lëkundje të fortë dhe toka poshtë nesh u drodh nga artileria e motorizuar që gjëmonte përpara në vijë sulmi.
“Çfarë duhet të bëjmë?” – U ankua njëri prej shokëve, dhe shikoi drejtë tingujve murmuritjeje brenda pyllit.
“Thjesht duhet të qëndrosh mjaft i qetë dhe të numërosh yjet”, u përgjigj “Legjionari”, – “dhe më pas të na ndjekësh kur ne tjerët largohemi nga këtu”.
“Ju vendosni vetë kur do të largoheni prej këtu”, tha Vëllai Vogël, – “por unë largohem tani, sepse për pak kohë do të shfaqet këmbësoria armike, dhe atëherë është një goditje në kokë. Nuk mund të mbetem me ju, sepse i kam premtuar nënës që do të kthehem gjallë në shtëpi”.
“Ku e din ti se po vijnë këmbësoria?”, – pyeti Martini me dyshim.
“Gjysmë ushtari”, ia ktheu Vëllai. “Ti dhe shokët e tu keni ende shumë për të mësuar, gjimnazi ushtarak nuk mjafton, akoma nuk e keni kryer akademinë dhe as që keni përvojë pune. Pas tankeve vijnë zakonisht këmbësoria, ata janë shumë më tepër se ne, dhe nëse na gjejnë këtu, ti do të harrosh të bëhesh hero”.
“Atëherë Zoti na mëshiroftë”, vazhdoi Bamir.
“Aty i kemi ata”, – pëshpëriti Petriti, dhe drejtoi gishtin drejt skajit të pyllit.
Nga pylli u shfaqën një numër i madh figurash në një kolonë të vetme. Këmbësoria armike. Drita plumbash u ngritën në qiellin e natës. Kriminelët zhurmonin si qentë e çmendur: “Uharaaeee…”, Ndërsa qëllonin egërsisht drejt nesh, megjithëse nuk na shihnin.
Ne nuk ngelëm me duart kryq. “Psssttt, mos gjuani deri sa të jap urdhrin, le të afrohen 10-15 metra para jush”– komandoi togeri me zë të ulët. Ushtarët të shtrirë në pozicionin fillestar, i përcillnin urdhrin fqinjit (njëri-tjetrit)…
Përtypja e vdekur metalike e mitralozit bëri jehonë në heshtjen e ftohtë…
Gjithçka u zgjua në një ferr të tmerrshëm. Granata të të gjitha kalibrave të lëruara në tokë…
***
Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë ishin disa që i gjetën – fjalët që ngushëllonin, fjalët që frymëzuan, fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut…

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike