Kreu Blog Faqe 1100

“Dhurata” e Demaçit në Ditën e Mësuesit!

0

Nga: Florim Zeqa

Edhe përkundër rekomandimeve të babait për të mos shkuar, një ditë më parë, me bashkëshorten dhe dy fëmijet, vendosa të shkoj tek miqt në Mitrovicë. Të nesërmëm, me 7 Mars të vitit 1993, para se të nisesha i vetëm nga Mitrovica për Pejë, në kioskun afër Satcionit të Autobusëve e bleva revistën javore “ZËRI i Rinisë”, në brendinë e të cilit ndodhej intervista e gjatë e Adem Demaçit (simbolit të qëndesës) dhënë mediave serbe në Beograd (Radio B92-it).

Çmimi i paguar për “trimërinë” e Demaçit në Beograd

Aq të fuqishme dhe të guximshme ishin përgjigjet e Demaçit në pyetjet e gazetarit serb, saqë, gjatë leximit të asaj interviste shpesh herë ndalesha duke i parashtruar pyetjen vetës; “si ka pasur mundësi që të kthehej i gjallë Adem Demaçi pas kësaj interviste nga Beogradi”!?

Akoma pa mbërritur në Pejë, në lokalitetin Vitomiricë, më konkretisht në udhëkryqin ku ndahet rruga për Rozhajë, vend në të cilin ndodhej postblloku më famëkeq i policisë serbe në rajonin e Pejës, u përballa me dhunën e policëve serb.

Me të arritur aty policia serbe e ndaloi autobusin e “Kosovatransit” në të cilin ndodheshim afërsisht rreth 50 udhëtar. Ishin tre polic serb të armatosur deri në dhemb. Njëri prej policëve hypi në autobus për të legjitimuar udhëtarët, ndërsa dy të tjerë prisnin poshtë, njëri tek dera e parë dhe tjetri tek dera e pasme e autobusit.

Me të arritur tek unë, polici serb më kërkoj letërnjoftimin, posa e lexoj vendbanimin Bokshiq, më dha urdhër që t’i marrë gjësendet që kisha me vete dhe të zbresë nga autobusi. Me të zbritur poshtë, polici që ishte të dera më pyeti, nga cili vend jeni? Me t’i dhënë përgjigjen, polici serb ma ktheu; “Ah nga Bokshiqi, ju keni dashtë me luftue kundër policisë së Serbisë”. Ndërsa unë ia ktheva, “Nuk e di për çka e keni fjalën, unë po vie nga Mitrovica”.

Fillimisht nga autobusi na zbritën pesë vata, mirëpo pas kontrollit përfundimtar, katër të ndaluarit i liruan, kurse vozitësit të autobusit i dhanë urdhër të vazhdoj rrugëtimin. Me të nisur autobusi, më dërguan në postbllokun e improvizuar në një kiosk të vogël që ndodhej në udhëkryqin e rrugës.

Nga biseda informative në dhunë fizike

Bisedën e qetë informative e prishi intervista e Demaçit. Fillimisht kërkuan t’ju përkthejë titullin e intervistës së Demaçit, i cila u bë shkas i fillimit të torturës së gjatë fizike të policëve serb e cila zgjati për orë të tëra.

Më pastaj kërkuan që të vazhdojë me përkthimin e mëtutjeshëm të intervistës, gjë të cilën e refuzova. Të revoltuar pas refuzimit tim, e vazhduan torturën fizike ndaj meje, duke më goditur me shqelma e grushta në pjesë të ndryshme të trupit.

Pastaj përseri tentuan të më bindin që t’ua përkthej tesktin e intervistës së Demaçit. Pas refuzimit, më kërcënuan se do të më dërgojmë në Pejë, dhe se atje do të bëjnë të këndoj si bilbili (konstatim i tyre).

Në atë moment policëve serb ua thash këto fjalë; “Beni çfarë të doni, dërgomni ku të doni, mund edhe të më vrisni, por mos e mendoni që do të më frikësoni”.

Pas këtyre fjalëve, e ndërruan strategjinë e veprimit.

Njëri nga policët serb vazhdoi me pyetjen provokative, si quhet ky vend? Unë ju përgjigja shkurt; “Vitomiricë. Jo, ma ktheu ai, nuk të pyeta për vendin këtu ku jemi, por për shtetin në të cilin jemi. Edhe kësaj pyetje ju përgjigja shkurt e kjartë; “Ky vend për të cilin po më pyesni ju quhet Kosovë”.

Pas kësaj përgjigje, krahas dhunës së shfrenuar fizike, përjetova edhe sharjet dhe fyerjet nga më të rëndat në gjuhën e tyre. Sa më shumë që ushtronin dhunë ndaj meje, unë bëhesha më i fortë dhe më i guximshëm.

Duke e parë qëndresën time, për një çast u ndalen, e morën në dorë çantën time, në të cilën gjendeshin gjësendet që kisha me vete, në mesin e tyre edhe një libër universitar i Psikologjisë. Posa e nxorën librin nga çanta ime, policët e tërbuar m’u drejtuan me këto fjalë; “po na dukesh bukur intelegjent, hajde tani na trego se ç’është ky libër dhe ku punon!?”.

Nga kjo pyetje e tyre, kuptova që këta tre polic serb, nuk e kanë asnjë njohuri sa i përket veprimtarisë time politike dhe atdhetare, andaj vendosa që të mos ua themë të vërtetën, se ku punoj e me çka merrem, për arsye se përgjigjet e tilla do të më shkaktonin telashe akoma më të mëdha; “Unë nuk punoj askund, por jam student dhe me të përfunduar shkollën e lartë, shpresoj të punoj si mësues për edukimin e gjeneratave e reja”.

Dhuna e policëve serb e kthyer në qëndresë dhe trimëri

Kjo i bëri policët që të revoltohen akoma më shumë. Pas sharjeve e fyrjeve në baza nacionale, më thanë edhe këto fjalë; “Ti e paske ndërmend mu ba mësues për me i përgatit nxënësit si me luftue kundër Serbisë, por nuk do t’ia arrish qëllimit, për t’iu kthyer më pas temës për të cilën më kishin ndaluar.

Kështu, në momentin që ia nisën pyetjeve rreth rastit në Bokshiq, krijova bindjen që nuk do të më lëshojnë të gjallë, andaj vendosa që të rezistoj në heshtje deri në frymën e fundit pa ju kthyer më asnjë përgjigje, përveq asaj, që ua thash në fillim, se kinse, atë ditë nuk ndodhesha në Bokshiq.

Të revoltuar nga heshtja dhe qëndresa ime, përveq goditjeve me shqelma e grushta, më goditën edhe me kondak të automatikëve, derisa u alivanosa në dysheme.

Në momentin që i hapa sytë, njëri prej policëve ma ngjiti për flokësh dhe më ngriti në këmb, duke më goditur me grushta në fytyrë, qafë dhe kokë. Në ndërkohë, reagoj njëri prej tre policëve, duke i thënë kolegut të vet, mjaftë më!

Në atë moment, mendova që do e kryejnë të vetën në mënyrën çfarë e mendoja gjatë torturave, por si duket, prezenca e OSBE-së dhe organizateve tjera ndërkombëtare në Kosovë, e bëri të vetën, që të mos shkojnë deri në fund…

Polici që më parashtronte pyetje gjatë torturave, duke më dhënë në dorë letërnjoftimin, më pyeti, nga do të shkosh tani?

Përgjigja ime ishte kjo; “fillimisht në Stacion të Autobusëve në Pejë, e pastaj e marrë autobusin për Klinë, deri në Grabanicë, e pastaj e vazhdoj rrugën për në shtëpi”.

Pas kësaj përgjigje, polici serb më tha, ke kujdes mos e lako rrugën.

Në atë moment, e mendova se këta mund të më përgatitin edhe një ndalesë tjetër tek Stacioni i Policisë në Kliqinë, andaj gjatë rrugës nga Vitomirica këmbë deri në Stacionin e Autobusëve në Pejë, e ndërrova mendjen. Vendosa që të shkojë në drejtimin e kundërt, të vazhdoj me autobus përmes Lugut të Baranit deri në Gllogjan, pastaj nga aty, në këmbë deri në shtëpi.

I dërmuar nga torturat, i lodhur e rraskapitur edhe nga të ftohtit e asaj dite me borë, mezi arrita në shtëpinë time në orët e mbrëmjes së 7 marsit 1993.

Edhe pse e kisha vendosur të mos ju tregoj prindërve për atë që përjetova gjatë kthimit nga Mitrovica, ishin gjurmët e goditjeve në fytyrë dhe qafë, ato që e ngacmuan syrin e nënës time.

Pasi më uroj mirëseardhjen, nëna e shqetësuar m’u drejtua me këto fjalë; “Florim, djali jem, edhe ty të paskan rrehë policia a?!” I thash, po nanë, pas babës, më erdhi redha edhe mua, pse jo!

Për të mos u zgjatur më tepër me perjetimet e asaj nate në familjen time, për disa muaj rresht më është dashur t’i nënshtrohem trajtimit mjekësorë për shërimin e plagëve të brendshme trupore nga goditjet e policëve serb.

P.S: Shkrim i shkëputur nga libri im monografik VITET E KRENARISË KOMBËTARE.

Një kritikë miqësore për z. Fatmir Minguli

Pirro Prifti, Tiranë

  • Një Kritikë miqësore për Z. Fatmir Minguli për shkrimin e tij tek gazeta `Nacional`:  

Serbët ndërtuan kishat e tyre sipër themeleve të kishave katolike  shqiptare në Kosovë ` 

Shkrimi qe keni botuar negazeta Nacional me titull “serbët ndërtuan kishat e tyre sipër themeleve të kishave katolike  shqiptare në kosovë  “ nuk eshte i sakte. Perkundrazi kishat kane qene orthodokse. dhe ka argument te forte 

së pari sepse një pjesë e Arbërve te Kosovës nuk u larguan por u konvertuan jo vetëm në myslminae por edhe u afruan kishave orthodokse serbe sepse ishin vete orthodokse. Arsyea eshte për shkak të favoreve që Dekreti i Sulltanit lejonte kishat orthodokse, dhe orthodoksët të ruanin pronat sigurisht duke paguar haraç.  

së dyti konvertimi masiv i arbërve orthodoksë në shkie ka edhe argumentin historik që vetë këta njerëz kanë një Shënjtore orthodokse arbër si Shën Angjelina Arianiti -Komneni e cila nderohet si në Serbi ashtu dhe në Shqipëri cdo vit në 30 korrik. Kjo tregon një sllavizim masiv të arbërve për të ruajtur pronat duke harruar etninë. Sidoaoqftë etnia njihet nga AND dhe nga emrat të cilave ata që janë shkia kanë emra shqiptarë por mbaresën `iç`. Prandaj Kishat nuk kanë qënë asnjëherë katolike në Kosovë por orthodokse përfshi dhe Manastirin e Decanit sepse ishin banorët arbër të sllavizuar që i vizitonin dhe luteshin. 

 Së dyti para vitit 1053, nuk egzistonin formalisht as kisha katolike dhe kisha të ritit lindor ose orthodokse. Pas vitit 10153 kur ndodhi ccarja apo Shcizma e Kishës ato u ndanë në Perandorinë Romake të Lindjes me ritin lindor orthodox ku përfshihej dhe Arbëria dhe Dardania sipas Linjës së Theodosit, dhe në Perandorinë Roamke të Perëndimit me qëndër Vatikanin (më herët kishin dy qëndra katolike në Europën Perëndimorë të asaj kohe).  

Së treti, shkiet ose në njëjës shkau, kanë kuptimin e atyre që lanë etninë për fenë pra: `shkanë` ose `rëshkitën` duke lënë etninë për fenë. 

Së katërti, feja katolike egzistontë në Arbëri por jonë thellësi të Arbërisë sin ë Dardani. Egzistonte në qytetet Durrës, Shkodër Tivar, Lezhë, Danje, por një sqarim: në këto qytete ka patur gjithmonë dy Kryepeshkope një katolik dhe një orthodox. Katolicizmi zyrtar hyrëi në Ballkan dhe në Shqipërinë e veriut dhe shumë pak në Kosovë dhe Shqipërinë e Jugut pasi u krijua Programi FIDË NË VITET 160-1630, me anë të të cilës Vatikani dërgoi emisare katolike Franceskanë, Jezuite e të tjerë të përhapnin fenë e krishterë (katolike ) në Ballkan meqënëse  Kostandinopoja nuk egzistonte më si qëndër e orthodoksisë), dhe për të katolicizuar sa më shumë popj duke përdorur si vënde ndëritmi kishash ish kishat e vjetra të rrënuara orthodokse në Arbëri dhe Kosovë. 

Së Pesti një punim historiko-analitik gjëndet në librin:“Përse Arbër&Epirotët u kthyen në shqiptarë.  

Respekte 

Prof. Dr Pirro Prifti 

Në Zagreb promovohen dy libra që dëshmojnë për gjenocidin serb në Kosovë 

 Nga: Adem Lushaj 

Rrugëtimi drejt qytetit të Zagrebit, drejt shtetit të Kroacisë, edhe pse i mundimshëm, kishte mision që para qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të këtij vendi, të tregojmë dhe dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998/99, e në veçanti për krimet e kryera në Deçan dhe QKUK.  

Forhåndsvisning av bilde

Ftesës për të marrë pjesë në këtë promovim që organizohej nga Bashkësia shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe Shoqata e gruas shqiptare “DRITA”, iu kishte përgjigjur edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj; si dhe drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, shqiptaro-amerikani, Ramiz Tafilaj, i cili ishte edhe njëri nga organizatorët e këtij promovimi.  

Forhåndsvisning av bilde

Paraprakisht, kryetari Ramosaj, i shoqëruar edhe nga Tafilaj dhe autorët e librave, Salih Krasniqi dhe Adem Lushaj, u pritën nga deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila në shenjë nderimi shtron drekë në hapësirat e Parlamentit kroat. Gjatë takimit me deputeten Përlaskaj, Ramosaj dhe të tjerët që ishin me të, u njoftuan për të arriturat e shqiptarëve në Kroaci, sidomos pas zgjedhjes së saj si deputete nga radhët e pakicave kombëtare. “Shqiptarët mjaft mirë janë të organizuar dhe kanë arritje të larta në të gjitha fushat e jetës”, -ka treguar deputetja Përlaskaj, duke u ndalë veç e veç në çdo progres të shënuar.

Forhåndsvisning av bilde

“Këtu në Kroaci është një sistem zgjedhor ku ka vend edhe për përfaqësues të pakicave, ndaj me përkrahjen e gjerë kam arritur që të bëhem pjesë e Parlamentit kroat dhe kjo falë angazhimit dhe përkrahjes së pa rezervë të shqiptarëve, por edhe të tjerëve si sllovenët, boshnjakët dhe malazezët”,- ka thënë deputetja Përlaskaj, e cila ka numëruar edhe disa nga të arriturat e mëdha për shqiptarët. “Janë të shumta rezultatet e angazhimit tonë, por nuk do ndalemi vetëm më këto. Kemi arritur që në 8 regjione të hapim qendra të kulturës shqiptare, këto do jenë prona të shqiptarëve e jo vetëm sa për t[u shfrytëzuar”, -ka bërë të ditur deputetja Ermina Lekaj Përlaskaj. Në takim me deputeten shqiptare, kryetari Ramosaj shprehet i lumtur për arritjet e prezantuara, duke mos kursyer edhe fjalë miradie për angazhimet e saj. 

Forhåndsvisning av bilde

Pas takimit me deputeten Përlaskaj, Ramosaj dhe Tafilaj me shoqëruesit e tyre, ishin pritur nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Martin Berisha. Edhe, ambasadori Berisha i njoftoj mysafirët nga Kosova për aktivitetet e shqiptarëve në Kroaci.  

Forhåndsvisning av bilde

Në shtëpinë e gazetarëve (Novinarski Dom), me pjesëmarrje edhe të deputetes së Parlamentit kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj; Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berisha, Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai; përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve të shumtë, është bërë promovimi i dy librave dhe ekspozitës me fotografi, ku dëshmohet për krimet serbe të kryera në Deçan dhe në Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës, gjatë viteve 1998/99.   

Forhåndsvisning av bilde

Fillimisht, Ramiz Tafilaj, botuesi i librave “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” të autorit MSc. Adem Lushaj dhe “Krimet serbe të kryera gjatë viteve 1998/99 ndaj pacientëve dhe stafit mjekësor në QKUK”, të Dr. Salih Krasniqi, ka thënë se botimi i këtyre dy dokumenteve me domethënie të madhe historike dhe kombëtare, është bërë që sa më shumë të pasqyrohen krimet serbe të kryera ndaj popullit liridashës siç është populli shqiptar, i cili u përballë me krimin më antinjerëzor nga pushteti i atëhershëm i Millosheviçit. “Jo vetëm këto dy libra, por çdo libër që dëshmon për krimet serbe në Kosovë, do përkrahet nga Shtëpia e jonë botuese “Jalifat Publishing”, ngase vetëm me fakte sikurse kanë vepruar Lushaj dhe Krasniqi, i tregojmë botës se çfarë ka ndodhur në Kosovë, ku nuk janë kursyer as fëmijët dhe pleqtë, edhe më keq se nuk është kursyer as gjinia femërore.

Forhåndsvisning av bilde

Pos autorëve Lushaj dhe Krasniqi, për librat dhe dëshmitë e prezantuara për krimet makabre të regjimit të Millosheviçit, kanë folur edhe kryetari Ramosaj; Ambasadorët Berisha dhe Fetai, si dhe deputetja Përlaskaj.  

Forhåndsvisning av bilde

 

Kryetari Glauk Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën e Jasharajve

0

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharajve kundër okupatorit serb.

“Pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës. Përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë dhe më drejtë luftën tonë të domosdoshme, e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim”, tha Konjufca, teksa shtoi se 5,6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 mbetet ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Pas homazheve, të tre liderët e vendit dhe delegacioni që i shoqëronte, vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëlla i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Me këtë rast, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau Rifat Jasharit dekoratën “Urdhri i Lirisë”.

Një kujtim për mësuesit, për punën e tyre të vyeshme dhe për muajin mars  

Ballinat e librave: ”Rrugë e humbur” dhe ”Krejt mbrapsht”, Shpend Rukiqi

Sinan Kastrati, Suedi

Që nga 1 marsi e deri më sot asnjë dakik nuk jam ulur para kompjuterit. Sëpakut pë hir të respektit, ndoshta ësh%të dashur bile pluhurin t`ia hjek. Në Turjakë, plaku më i njohur e shpijaniku më i madh iu kish pas thënë robëve (antarëvëve të familjes) së vetë që kur të hynë bujku me kitë e zjellës në oborr, të gjithë duhët të qohen në kâm e të të dalin jashtë e i presin sepse prej atyne hamë.  

Kompjuteri na ka lehtësua punën por edhe na bërë dembelë. 

Pushim e sheti 

Isha në Danimarkë, te një miku im bujta 1 natë, në Roskilde *) afro 7 km larg qytetit të Malmös. Kaluam urën më të gjatë në Skandinavi mbi ngushticën që lidh Baltikun (detin ose liqenin) me oqeanin, Öresundsbron, 15.9 km. *) e gjatë. 

Pastaj isha në Småland, në qytetin Oskarshamn *) te ish shoku i studimeve, Dr. Xhevat Durmishi. Edhe te ai bujta 1 natë.  

Vikendin e kaluar shkobva te djali i axhës Dulë (Avdullahit), Ismeti në Uddevalla *). Rrugën e bëmë me makinë, afërsisht 1.500 km. të dy drejtimet, Malmö-Oskarshamna dhe Malmö- Uddevalla.  

Përveç maleve sa shihte syni, në të dy anët e rrugës kishte lmenj të gjatë, gryka të detit, ura e vendpushimore.  

Ajo që nuk mund ta harroj në të tre vendet ishte mikëpritja dhe atmosfera krejt shqiptare në Suedi e Danimarkë.  

Te Ismeti hëngrëm edhe ushqim tradicional të Turjakës, pasul me mish të thatë e nga 1 temlik sugjuk që Shqipja, qika e madhe e Ismetit ia kishte dhënë Ismetit që kishte qenë në Turjakë e Llapqevë ku është e martuar Shqipja.  

Nuk dinim të ngiheshim e nuk lëkundeshim nga sofra polot me ushqime të shishme të Turjakës që Sadija, gruaja e kusheririt pa hile e kishte mbushur sofrën, me lloje të shumta të mishit të pjekur, dy lloje të piteve që vetëm në Turjakë gatuhen, speca turrshi, rasoj të laknave të kuqe e djath të dhenëve.  

Nuk guxoj pa e përmendur edhe Lindën (Arlindën) e Diellonën, dy qikat bukuroshe të Ismetit që nuk e kishin harrua Turjakën por e flisnin edhe italishten dhe e njihnin edhe Danten pasiqë kishin jetuar në qytetet ku ka lindur Rilaindja (Renesanca), letërsia e rilindjes. 

Vetëm djali, Dianti nuk ishte në qejf sepse ai kishte pritur se ne do ta marrim me vete qenin e vogël të Kaltrinës (qikës time më të vogël), Bambin. Diantit I premtova që herën tjetër do të shkoj me Bambin.  

Herët në mëngjes shkuam bashkë me Ismetin te një kusheri tjetër, një mësues i përmasave evropiane, njeri i dijës dhe I penës, Shpend Rukiqi, një ndër mësuesit më të sukseshëm në Suedi, që ende punon si mësues por që nga 29 maji ishte zgjedhur drejtor shkolle. Ai mi dhuroi dy libra; “Krejt mbrapsht” dhe “Rrugë e humbur”, libra me poezi. 

Për pakë ditë jam ndarë nga jeta e çobanit nga Turjaka, Sylës dhe ish vajzës bukuroshe nga Tirana, Lumturisë por shpresoj që pas një pushimi të vogël ku do ti kujtoj disa nga mësuesit e parë të krahinës time dhe të atyre që punuan në rrethin tim, të krahinave tjera t4ë Kosovës përsëri do ti këthehem Turjakës e Tiranëa dhe Prizrenit e Prishtinës. 

Në Turjakë ka qenë adet që kur vinte dimri, katundarët e mi prenim nga një lopë e dikush edhe dy, ai që ishte më kallaballak dhe që kishte pasuri më shumë, tokë pune e bagëti. 

Vërtetë ishte një kënaqësi sepse tuboheshin burrat e ne fëmijët pritnim me padurim që të na japin nga një copë të vogël mish dhe vraponim me e pjek në prush. Oh sa I shishëm ishte mishi I pjekur i lopëve që kishin kullotur barin e dushkun e maleve të Turjakës. 

Puna më e zorshme kur prehej pasterrma ishte se si me ia lidh zorrët lopës sepse po të shkyheshin zorrët edhe mishi merrte erë. 

***

Kisha planifikua që titujt për titjt e nëntitujt e mëposhtëm të flas ngapakë por jo, kësaj radhe për Marsin e vitit 1981, për demonstratat e panverës stud6enteske e as për Marsin e vitit 1998, Qëndresën2 heroike të Familjes Jashari nga Prekazi. Ato data duan kohë e hapsirë.  

“Gjykata Speciale: Thaçi kërcënoi me vrasje një anëtar” A.P / 01 March 2023 – 15:30  

“Gjykata Speciale publikon emrat e dhjetëra personave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dokumenti)”, Publikuar më 01.03.2023 nga shekulli_admin  

“KMDLNj: Gjykata Speciale vazhdon me shkelje të drejtave të njeriut”, 02 mars14:02 

Reagim i KMDLNj-së  

“Gjykata Speciale publikon emrat e dhjetëra personave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dokumenti)”, Publikuar më 01.03.2023 nga shekulli_admin 

E hapa edhe gazetën më të guximshme “Epokën” por aty nuk e gjeta tjetër pos ato për mbrojtjen dh%e të drejtat e veteranëve mashtrues, gazetarëve të oborrtarëve dhe vajin e qyqeve e kukuvajkave. 

Gjeta vetëm një tjetër të kryetarit për mbrojtjen dhe liritë e njeriut, Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA  

“VLERËSIMI PËR ADEM DEMAÇIN NGA FOLEJA E QYQES“, 02 mars12:05 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA  

Vërtetë ishte i guximshëm, shfrenues e inatqor shkrimi i Behxhet kryetarit për “Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”. Ishte një shkrim i stilit të kohës së Enver Hoxhës që i publikonte, ”Zëri i popullit”. Behxheti e ka“Epokën” . Ai nuk mjaftohet të shfryej vetëm kundër Pal Shtufit por shfryhet e shan edhe Mark Krasniqin e Ibrahim Rugovën, kryetari për “mbrojtjen” e lirive të indidëve. 

Por Behxhetin dhe idolat e 

 Shkollave të behxhetave ka me i mbulua puhuri i harresës ndërsa Mark Krasniqi e Ibrahim Rugova kanë me jetua me brezat e ardhshë.  

Para më shumë se 1 muaj kisha vendosur që në shenjë nderimi të publikoj disa kujtime për Dritëro Agollin, poet dhe akademik Idriz Ajetin, profesor. Diçka kam shkruajtur.   

Po nuk mund të flitet për Agollin pa e përmendur edhe Kadarenë, prandaj mendova se do të ishte mirë që të flas pakëz edhe për Kadarenë. 

Derisa mblidhja materialin për Kadarenë lexova se Ben Blushi, nipi i Dhimitër Simon Shuteriqit paska publikua një bisedë gjatë një takimi privat pa dijën dhe lejen e Kadaresë e paska publikua. 

Pastaj pat disa reagime. Reagoi edhe vajza e I. Kadaresë.  

Ben Blushi tallet keq me Ismail Kadarenë. Ben Blushi në këtë tekst e paraqet Kadarenë si mos më keq: si njeri që nuk lexon më asgjë, si njeri të cilit nuk i kujtohet çfarë filmi ka shikuar, që në një çast nuk e di a është në Tiranë a në Paris, nuk e di a mban shall edhe në verë, nuk e di a është Kundera gjallë, nuk mban mend a është Alda e martuar (shoqëruesja e tij e rregullt) nuk mban mend që ka qenë në familjen Blushi, pohon se nuk shkruan më, etj. (M. K.)  

Ama të flasësh për Agollin, Arapin e Kadarenë, domosdo se nuk pa e përmendur edhe Xhevahir Spahiu, Hamit Alinë e ndonjë tjetër, gjenerata tjetër e artë pas treshit të madh. 

“Mjeshtëri i penës, Xhevahir Spahiu sot feston 78-vjetorin e lindjes“ 

kultplus, 1 MARS, 2023 –  3:30 PM 

”Mjeshtëri i penës, Xhevahir Spahiu sot feston 78-vjetorin e lindjes”, 1 MARS, 2023 –  3:30 PM  

Poeti Xhevahir Spahiu feston sot 78-vjetorin e lindjes. Ai u lind më 1 mars të vitit 1945, në Malind.  

”BEN BLUSHI NGA RRACA E PISET DHE E NEVERITSHME E SHUTERIQVE, VEGLA TE SERBEVE” 

Postuar më 31 Tetor, 2015 nga albanopoli -albanology nën ERNEST KOLIQI, Kategoritë e Mendimit, Shoqeria  

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit) 

“LETRA/ Ben Blushi: E vërteta e akuzave për vjedhjen e shkrimeve të Lef Nosit nga gjyshi im”  

“Ben Blushi: Ju rrëfej kolaboracionistin Lef Nosi”  

Nuk e besova se edhe tash do të më ndodh e njëjta sikur në filmin ”Koncert në vitin 1936”  

Koncert në vitin 1936  

Filmi “Koncert në vitin 1936″ prodhim i vitit 1978 i cili tregon për vizitën e e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare gjë që “tronditi jetën e një qytetit tejet konservator. 

Qe pse, sepse shumë portale nuk mi botojnë opinionet e mia për fajin e vetëm timin pse unë e kam përmendur burimin nga ku i kam marrë të dhënat. 

Prandaj mu kujtua një bisedë e regjisorit dhe aktorëvë të tjerë të filmit ”Koncert në vitin 1936 ” kur Robert Ndrenikës, artist i popullit nuk i lejohet që të luaj në fim. Dikur, ”partia” pajtohet vetëm nëse ai luan një një ”rol negativ”. 

Për Moravian, ALBERTO MORAVIA lexova “PLAK BUDALLA” dhe mu kujtua ”Qoqarja” Qeziara nga Qoqaria. 

Duke pasur zakonin t’u vardisesh femrave, është e vështirë ta kuptosh, kur ajo kohë ka kaluar e gratë të shikojnë si një baba apo ndoshta edhe si gjysh. Është e vështirë mbi të gjitha, sepse çdo burrë i pjekur ka brenda kokës së tij një kokë tjetër: koka e jashtme ka rrudha, flokë gri, dhëmbë të brejtur, sy të mavijosur; përkundrazi, koka e brendshme i ka mbetur si atëherë kur ishte i ri, me flokë të zinj e të dendur, me fytyrë të sheshtë e sy të gjallë. Dhe është koka e brendshme që shikon me dëshirë gratë, duke menduar se është i shikuar prej tyre. Përkundrazi, gratë shohin kokën e jashtme dhe thonë: “Po ç’do, vallë ky karafil? S’e kupton që mund ta kisha gjysh?  

“Rashit Qalaj viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë”, 25 shkurt 22:11 

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka vizituar përsëri ish-krerët e UÇK-së në Hagë.  

Qalaj përmes një fotografie para qendrës së paraburgimit në Hagë të postuar në rrjetin social Facebook ka shkruar “Ne jemi mirë kur Kosova është mirë “.  

“Ende vazhdon bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit”, 22 shkurt17:27 

Para dhjetë orësh Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë nisur në Prishtinë bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.  

Vëllai i Adil Behramajt, Skenderi, para pak çastesh ka njoftuar se bastisja po vazhdon ende.  

“Jo buka po kulaçi!”, 24 shkurt16:14, shkruan bilbili i Drenicës dhe kryatrai i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  

”A janë kriminelët dhe tradhtarët në burgun e Hagës apo në disa koka të krisura në Kosovë?!”, 20 shkurt13:15 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA  

A mbeti kush në Kosovë e që nuk është tradhtar: Ish të burgosurit politik në Kosovë gjatë viteve të ‘90 -ta më shumë ishin sulmuar nga LDK-ja se sa nga vet Serbia që i kishte arrestuar, torturuar, dënuar dhe mbytur gjatë hetimit apo edhe gjatë vuajtjes së dënimit.  

“Mavraj: Hashim Thaçi është meritor për historinë e Kosovës, nuk mund ta nxjerr askush nga historia”, 17 gusht 23:30  

Muhamet Mavraj e ka cilësuar ish-presidentin dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, si një burrë që e mban fjalën dhe ia ka njohur meritat në çlirimin e Kosovës.  

Mavraj: “Historianët e shkruajnë historinë, por Hashim Thaçi e krijoi atë”, 18 shkurt10:54  

Kosova, të premten shënoi 15 vjetorin e pavarësisë. Por edhe në këtë përvjetor munguan ish-krerët e UÇK-së, në mesin e tyre edhe Hashim Thaçi, i cili 15 vite më parë si kryeministër i vendit lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.  

Gazetari Muhamet Mavraj ka thënë se Kosova ka disa historianë që e shkruajnë historinë, por sipas tij, Thaçi ishte ai që e krijoi historinë e re të Kosovës.  

“Ai ka studiuar këtu, në këtë fakultetin prapa nesh, për historian. Kosova i ka disa historianë që shkruajnë historinë, por fare pak historianë që e krijojnë atë. Nder këta, kryesori për krijimin e historisë se re të Kosovës, është padyshim Hashim Thaçi”, tha Mavraj për Dukagjini.  

Para se të ndodhte momenti i shpalljes së pavarësisë, Thaçi fitoi zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007.  

“UNË, STUDENT POLITIK I MAO CE DUNIT, ZAJEBNICA NUK KALON!”, 07 dhjetor14:23 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA  

“MAVRAJ NË HAGË“, 01 tetor11:36 Ismet Sylejmani  

“Muhamet Mavraj, personaliteti i madh i Kombit tonë, figura kyqe e historisë moderne të Kosovës së lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese! 

Gazetari legjendarë i popullit shqiptar! 

Postimi i fotos në 1 Tetor 2022 në Hagë, në ditën historike kur qindra dhe mijëra studentë të Kosovës në Prishtinë, të prirë nga katërshja e famshme studentore, Muhamet Mavraj,Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Albin Kurti dhe në mes Tyre Rektori legjendarë e historik Prof. Dr. Ejup Statovci, shkruan një nga faqet më të lavdishme të historisë se popullit shqiptar, sepse aty për herë të parë publikisht u brohorit nga qindra dhe mijëra zemra, e madhja, e lavdishmja, historikja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! 

I madhi në vizitë te të mëdhenjtë! 

Prishtinë, 1 Tetor 2022!” 

O madhi Zot ruajna !  

Në vazhdimin tjetër do ti kujtoj mësuesit dhe drejtorët e parë në shkollën 4 klasëshe në Lubizhdë me bukë e pa bukë dhe në gjimnazin e ulttë në Malishevë 1961-1964:  

”Gëzuar 7 Marsi, Dita e mësuesit!”, 07.03.2017 10:06:47 

”Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë!”, 04.04.2017  

“Kujtime për Halil Alidemën”, 05.04.2017 09:07:02 

“Qerim Gashi i Vermicës, burrë ” i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur”, 06.04.2017 11:04:41  

“Kur vdes “e vritët” mësuesi”, Bota Sot, 24 SHTATOR 2017 NË ORA: 15:17 

“Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë”, 27.04.2017  

”Në kujtim të mësuesve e një falenderim për burrat e Panorcit”, 10.02.2018 11:42:01  

Është e çuditshme por e pritshme pse gazetat e majta, të kuqe siq është Epoka nuk gjen shkrimet psh: “Gjykata Speciale: Thaçi kërcënoi me vrasje një anëtar” A.P / 01 March 2023 – 15:30  

“Gjykata Speciale publikon emrat e dhjetëra personave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dokumenti)”, Publikuar më 01.03.2023 nga shekulli_admin, por vetëm një reagim të “KMDLNj” por jo edhe shkrimet e plota  

“KMDLNj:  

Gjykata Speciale vazhdon me shkelje të drejtave të njeriut”, 02 mars14:02 

Reagim i KMDLNj-së 

Edhe këto janë të cunguara nga ata që i menagjojnë këto gazeta (tash portale se Kosova nuk ka gazetë të përditshme). 

Ballinat e librave: ”Rrugë e humbur” dhe ”Krejt mbrapsht”, Shpend Rukiqi

*) Roskilde (danskt uttal [ˈʁʌskilə]) är en stad på Själland i Danmark med 50 393 invånare (2017). Staden är belägen vid Roskildefjorden, 30 km väster om Köpenhamn, och ligger 30 meter över havet på en höjdsluttning, som utmärker sig för sin rikedom på källor (danska kilde, källa). Namnet kommer sannolikt från sägnen om Ro som grundlade staden.  

Roskilde (shqiptimi danez [ˈʁʌskilə]) është një qytet në Zelandë në Danimarkë me 50.393 banorë (2017). Qyteti është i vendosur në Fjord Roskilde, 30 km në perëndim të Kopenhagenit, dhe është e vendosur 30 metra mbi nivelin e detit në një pjerrësi lartësie, e cila dallohet për pasurinë e saj të burimeve (kilde daneze, burimi). Emri ndoshta vjen nga legjenda e Ro i cili themeloi qytetin. 

*) Öresundsförbindelsen (danska: Øresundsforbindelsen) eller Öresundsbron är en 15,9 km lång fast förbindelse över och under Öresund, mellan Malmö (Lernacken, Limhamn-Bunkeflo) och Köpenhamn (Kastrup, Amager) som öppnade 1 juli 2000. 

Förbindelsen består av en 7,8 km lång brodel med tillfarter; Öresundsbron. De omkring 4 km närmast Danmark utgörs av en tunnel, eftersom spannet på en högbro hade varit en fara för flygtrafiken vid Kastrups flygplats. Som övergång från bro till tunnel tillskapades ön Pepparholm med en längd av cirka 4 km.  

Förbindelsen består av motorväg och dubbelspårig järnväg. Motorvägen utgör en del av E20 och järnvägen en del av Öresundsbanan. Den genomsnittliga trafikmängden 2014 var cirka 20 000 fordon och 33 000 tågpassagerare per dygn. Jämfört med innan bron byggdes har trafikmängden femfaldigats.  

*) Ura Øresundsforbindelsen (danisht: Øresundsforbindelsen) ose Ura Öresund është një lidhje fikse 15.9 km e gjatë sipër dhe poshtë Tingullit, midis Malmö (Lernacken, Limhamn-Bunkeflo) dhe Kopenhagen (Kastrup, Amager) e cila u hap më 1 korrik 2000.  

Lidhja përbëhet nga një pjesë ure 7.8 km e gjatë me hyrje; Ura Öresund. Rreth 4 km më afër Danimarkës është një tunel, pasi gjatësia e një ure të lartë do të kishte qenë një rrezik për trafikun ajror në aeroportin e Kastrupit. Si një kalim nga ura në tunel, ishulli Pepparholm u krijua me një gjatësi prej rreth 4 km.  

Lidhja përbëhet nga autostrada dhe hekurudha me shina të dyfishta. Autostrada është pjesë e E20 dhe pjesa hekurudhore e linjës Öresund. Vëllimi mesatar i trafikut në vitin 2014 ishte afërsisht 20,000 automjete dhe 33,000 pasagjerë treni në ditë. Krahasuar me para se ura të ndërtohej, sasia e trafikut është pesëfishuar. 

E vetmja foto kur fillova të punoj si mësues gjuhe e letërsie shqipe, më 1977/1978

*) Oskarshamn är en tätort och centralort i Oskarshamns kommun, Kalmar län, belägen vid Döderhultsviken i norra Kalmarsund. Dess bakgrund är fiskeläget Döderhultsvik, som 1646 blev köping och 1856 blev stad under namnet Oskarshamn. 2020 hade tätorten 18 907 invånare.  

Tätorten är den tredje största i Kalmar län, och från Oskarshamn går färjor till både Öland och Gotland. Stora arbetsgivare är Scania, Oskarshamns kärnkraftverk, SAFT, Liljeholmens Stearinfabrik och Oskarshamnsvarvet.  

Oskarshamn është një lokalitet i vendosur në komunën Oskarshamn, qarku Kalmar, Suedi. Sfondi i tij është fshati i peshkimit Döderhultsvik, i cili në vitin 1646 u bë një qytet tregu dhe në vitin 1856 u bë një qytet nën emrin Oskarshamn. Në vitin 2020, zona urbane kishte 18,907 banorë. 

Zona urbane është e treta më e madhe në qarkun Kalmar, dhe nga Oskarshamn ferries (anijet) shkojnë në të dy Öland dhe Gotland. Punëdhënësit kryesorë janë Scania, centrali bërthamor i Oskarshamn, SAFT, Liljeholmens Stearinfabrik dhe Oskarshamnsvarvet.  

*) Uddevalla är en tätort i Bohuslän och centralort i Uddevalla kommun i Västra Götalands län. Tätorten hade 36 038 invånare 31 december 2018.  

Staden ligger vid Byfjorden, en av Skagerraks fjordar, vid Bäveåns mynning och är den största tätorten (helt belägen) i landskapet Bohuslän.  

Uddevalla është një lokalitet i vendosur në Komunën Uddevalla, qarku Västra Götaland, Suedi. Zona urbane kishte një popullsi prej 36,038 banorësh që nga 31 dhjetori 2018.  

Qyteti ndodhet në Byfjorden, një nga fjordet e Skagerrak, në grykëderdhjen e lumit Bäveån dhe është zona më e madhe urbane (plotësisht e vendosur) në provincën e Bohuslän.  

Vazhdon 

Malmö, 6 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

KKAD, uron të gjithë mësuesit për 7 Marsin! 

0

Të nderuar mësues, nxënës e prindër,  

Më 7 Mars ne festojmë Ditën e Mësuesit, një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne si bashkësi kombëtare shqiptare në te gjithë globin. Mësuesia nuk është një profesion i lehtë. Kërkon durim, këmbëngulje, përkushtim dhe një dashuri të thellë për të mësuarit. Është një profesion që kërkon të japësh gjithçka, çdo ditë. Është një profesion që kërkon që të jesh gjithmonë duke mësuar, duke u rritur dhe zhvilluar si mësues dhe si njeri. Secili prej mësuesve e ka përballur këtë sfidë duke treguar çfarë do të thotë vërtet të jesh një mësues i shkëlqyer.  

Në këtë Ditë të Mësuesit, theksojmë rëndësinë e arsimit shqiptar, rilindësve dhe të mësuarit e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është thelbi I ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe i ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe historike. Në këtë ditë ne nderojmë punën dhe angazhimin e palodhur të mësuesve, si dhe theksojmë sërish rëndësinë e arsimit dhe të mësuarit në jetën tonë. Arsimi është guri themeltar për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe për rritjen e niveleve të jetesës. Mësuesit janë udhëheqësit dhe frymëzuesit në rrugën drejt njohjes së vetes dhe të botës. Ata ndikojnë në formimin e karakterit te brezit te ri dhe  bazën për të ardhmen. 

Kjo ditë na jep mundësinë të reflektojmë mbi sakrificat dhe arritjet e rilindësve dhe të ndjehemi krenarë për atë që kemi arritur si popull. Ne urojmë që dëshmia dhe përkushtimi i tyre të vazhdojë të na frymëzojë edhe në të ardhmen, dhe të ndjehemi me krenari pjesë e historisë së madhe të Shqipërisë.  

Në shekullin e 19-të, shqipja ishte gjuha e një popullate të vogël dhe kishte mbetur e izoluar për shumë shekuj. Megjithatë, dëshira për të zhvilluar një gjuhë shqipe moderne dhe shtetin shqiptar ishin bërë të padiskutueshme në kohën e Rilindjes Kombëtare te cilët në këtë kohë të ndjeshme,  ngritën zërin e tyre për të mbrojtur dhe për të zhvilluar gjuhën shqipe.  

Shkolla e parë shqipe në Korçë, e hapur në vitin 1887, ishte një ngjarje historike e rëndësishme për popullin shqiptar. Kjo shkollë ishte e para  në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte themeli i arsimit modern në gjuhën shqipe. Me hapjen e kësaj shkolle, filluan të mësohen shkrimi dhe leximi në gjuhën shqipe, duke u ndaluar kështu praktika e mësimit në gjuhën turke që ishte e praktikuar në shkollat e mëparshme. Sot, shkolla e parë shqipe në Korçë dhe mësuesit e saj janë një kujtim i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare. Ata tregojnë se me përkushtim dhe ndërgjegjësim të duhur, njerëzit mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të vendit të tyre.   

Mësuesit e parë të kësaj shkolle, janë personalitete të rëndësishme në historinë e arsimit në Shqipëri. Ata ishin atdhetarë të vendosur të përkushtuar e të guximshëm për të ndryshuar arsimin dhe kulturën e popullit shqiptar, duke krijuar një bazë të re të mësimit dhe një identitet kombëtar më të fortë. Kjo shkollë ishte thelbësore për promovimin dhe institucionalizimin e gjuhës shqipe në një kohë kur Shqipëria ishte nën sundimin osman.  Ata ishin pionierët e arsimit modern në gjuhën shqipe dhe mbajtën në dorë shpresat dhe ëndrrat e një kombi për të bërë përpara në një botë që ishte e dominuar nga pushtuesit, për të bërë një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. 

Në këtë kohë të globalizmit ky është një mësim i rëndësishëm që mund të aplikohet edhe sot kur sfidat janë akoma më të mëdha, kur kulturat dhe gjuhët po ndryshojnë dhe po zhduken me shpejtësi, ruajtja dhe mësimi i gjuhës sonë janë më te rëndësishme se kurrë. Duke e ruajtur dhe e promovuar gjuhën shqipe, ne e bëjmë kontributin tonë edhe për një botë më të diversifikuar dhe më të pasur në kulturë.  

Në diasporë, ku shqiptarët  jetojnë në vende, shoqëri e kushte nga më të ndryshmet, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe është më e nevojshme se kurrë. Në diasporë, gjuha shqipe është një lidhje me identitetin dhe kulturën , dhe një mënyrë për të mbajtur lidhjen me vendlindjen.  

Roli i mësuesve në diasporë merr një kuptim e rëndësi te veçantë thelbësore në ditët e sotme. Ata janë ura lidhëse me gjuhën e kulturën e origjinës, janë figura fisnike e atdhetarit. Ata inkurajojnë nxënësit për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe në mënyrë aktive dhe krijuese, duke përdorur letërsinë dhe kulturën tonë për ta bërë më të kuptueshme trashëgiminë  dhe vlerat tona kombëtare. Mësuesit kanë një rol të rëndësishëm në kultivimin e dashurisë dhe respektit ndaj gjuhës shqipe tek fëmijët tanë jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi e Maqedonisë së Veriut, por sidomos në diasporë për të siguruar se ato nuk do te humbasin me kalimin e kohës.  Gjuha shqipe është një thesar i çmuar i kulturës sonë, dhe mësimi i saj në diasporë ndihmon në mbajtjen e trashëgimisë sonë të gjallë dhe të jetësuar në mesin e brezave të rinj.  

Duke promovuar gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, mësuesit  kontribuojnë në ruajtjen e  në forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë. Duke u përkushtuar për arsimin dhe mësimin, ne jo vetëm që rritim mundësitë tona për sukses personal dhe profesional, por gjithashtu ndihmojmë në rritjen e kulturës dhe zhvillimin e shoqërisë sonë në tërësi. 

Kështu, në këtë Ditë të Mësuesit, le të bëjmë një premtim për të punuar së bashku si shoqëri për të ndihmuar në rritjen e arsimit dhe kulturës sonë, duke e vlerësuar punën dhe kontributin e mësuesve tanë, dhe duke u përkushtuar në përmirësimin e arsimit dhe mësimdhënies. 

Në fund, le të kujtojmë se arsimimi dhe mësimdhënia janë rruga drejt zhvillimit personal dhe kolektiv. Në këtë rrugë, mësuesit janë udhëheqësit tanë dhe ne duhet t’i vlerësojmë dhe mbështesim, duke e bërë kështu shoqërinë tonë një vend më të mirë për t’u jetuar. 

Falënderojmë mësuesit për punën e tyre të palodhur për angazhimin dhe ndikimin e tyre te pazëvendësueshëm në jetën e brezit te ri. Në këtë Ditë të Mësuesit, urojmë suksese dhe lumturi për ju mësues fisnikë dhe për familjet tuaja. Urojme një Ditë të Mësuesit të mrekullueshme dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj të çmuar.  

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)  

Mira Shehu – Zv. kryetare

Kryeministri Kurti në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare

0

Prekaz, 6 mars 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendi, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vazhdën e aktiviteteve për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Duke kujtuar sulmet në Prekaz dhe pas nderimit që iu bë familjes Jashari për flijimin dhe sakrificën sublime për shtetin e Kosovës, kryeministri Kurti tha se para 25-vjetëve, tre breza të Jasharajve luftuan tri ditë rresht, për çdo minutë në betejë këtu në Prekaz me mijëra forca policore të Serbisë, që e kishin rrethuar kullën e shtëpinë e Jasharajve në mënyrë të shumëfishtë, me ç‘rast, të udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari, ranë heroikisht gjithsej 59 veta.

 

Kryeministri Kurti e quajti Prekazin kryeqytet të kryengritjes dhe tha se kthehen e rikthehen aty për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. 

“Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomik, pa harruar asnjëherë se kujt ia kemi borxh këtë liri e këtë mundësi, që të ecim përpara”, u shpreh kryeministri Kurti. 

Pas homazheve te varrezat, kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca, anëtarë të kabinetit qeverisës dhe përfaqësues tjerë të kuvendit, vizituan odën e Jasharajave, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari, vëllai i Adem dhe Hamëz Jasharit. Aty, me këtë rast, presidentja e vendit i ndau Rifat Jasharit medaljen “Urdhri i Lirisë”.

 Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti:

Para 25-vjetëve, tre breza të Jasharajve luftuan tri ditë rresht, për çdo minutë në betejë këtu në Prekaz me mijëra forca policore të Serbisë, që e kishin rrethuar kullën e shtëpinë e Jasharajve në mënyrë të shumëfishtë, me ç’rast, të udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari, ranë heroikisht gjithsej 59 veta.

Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare këtu në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirinë e vendit tonë.

Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomik, pa harruar asnjëherë se kujt ia kemi borxh këtë liri e këtë mundësi, që të ecim përpara.

Gratë e burrat, pleqtë e të rinjtë e fëmijët e Jasharajve i kujtojmë me mall, me pikëllim e me dhembje, por edhe me krenari, dashuri e admirim.

Në Zvicër u themelua Këshilli Organizativ për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë

0

Përgatitur nga  Abas  Fejzullahi  

 SHBK”SALIH ÇEKAJ” në Zvicër  kah fundi i muajt Shkurt 2023, bëri publike  këtë: 

“NJOFTIM 

Të nderuarë bashkatëdhetarë!  

Me 03.03.2023, e Premte, nën organizimin e SHBK “SALIH ÇEKAJ” mbahët takimi ku do të formohët Kēshilli pēr Financimin e Shtatorēs së Heroit Rrustem Bruqi. Tubimi fillon nē ora 19.00 në klubin “DARDANIA” në Zofingen. Ju lutem tē merrni pjesē. Me respekt Saim Tahiraj „ 

Pamje  nga takimi më 2023-03-03 në Klubin  Dardania në Zofingen  

Në ora 19:15. Tubimi filloi punimet sipas Njoftimit të SHBH”Salih Çekaj” në Zvicër. Z. Saim Tahiraj, në emrin e Kryesisë dhe anëtarësisë i përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit e pranishem, lidhur me qëllimin thelbsor të tubimit sipas Njoftimit të bërë: Pasi bëri leximine Kërkesës për ndihmë financiare, lidhur me shpenzimet që kërkohen për punimin dhe vendosjen e Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, dha sqarime se duhet themeluar Këshilli Kryesor Organizativ (KKO)  siç është bërë me Projektin  për ndërtimin e Memorialit  në Malaj të Rugovës kushtuar kryetarit të parë dhe Historik të Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova. 

           

Të pranishnit u njoftuan se: Secili kurbetçar që ndihmon vullnetarisht me shumën e mjeteve që ka mundësi për t’u jetësuar dhe vendosur Shtatorja e Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, do të bëhet publike Regjistri me emra dhe mbiemra si dhe shumën e secilit që ka ndihmuar, ashtu siç është bërë publike edhe me Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës në Malaj të Rugovës.  

Përkrahja e pjesëmarrësve ishte e gjithanshme si me parashtrimin e pyetjeve apo edhe dhënien e mendimeve që plotësonin qëllimin thelbsor, ku edhe me sukses u themelua Këshilli Kryesor Organizativ (KKO) në përbërje prej 52 anëtarëve të cilët kanë autorizimin dhe përgjegjësinë për grumbullimin e mjeteve për qëllimin e caktuar sipër dhe pranuan edhe Regjistrin me të dhënat e duhura për secilin që ndihmon financiarisht këtë projekt. Dorëzimin e mjeteve sipas Regjistrave bëhet me lajmërim tek komisioni për pranimin e mjeteve në KKO.  

Secili anëtar i (KKO) është i autorizuar për mbledhjen e ndihmave dhe mban shënimet e duhura sipas dokumentacionit që është ngarkuar. 

 

Në vijim Regjistri i (KKO) prej 52 anëtarëve.        

PËRBËRJA E KËSHILLIT KRYESOR ORGANIZATIV PËR MBLEDHJEN E MJETEVE FINANCIARE  PËR PUNIMIN DHE VENDOSJEN E SHTATORËS SË HEROIT TË KOSOVËS RRUSTEM BRUQI NË PEJË  
Nr.  Emri  Mbiemri  Nr.  Emri  Mbiemri  
1.  Ali     Basha   27.  Muharrem  Kalludra 
2  Abas     Fejzullahu  28.  Maliq  Zeqiri 
3.  Ali     Tishukaj   29.  Muhamet  Hasanaj 
4.  Afrim     Kadrijaj  30.  Muhamet  Krasniqi 
5.  Asmon    Krasniqi  31.  Mustafë  Ramosaj 
6.  Agim     Sefa   32.  Mahmut  Gashi 
7.  Ali  Demaj   33.  Mahir  Tolaj 
8.  Afrim  Ukëhaxhaj  34.  Nazmi  Ibrahimi 
9.  Agim   Gërbavci  35.  Osman  Shala 
10.  Bislim  Hoxha  36.  Qamil  Qekaj 
11  Besim  Lokaj   37.  Rexhep  Karakushi 
12.  Din  Gashi  38.  Rifat  Demaj 
13.  Edonis  Haklaj   39.  Rexhë  Shala 
14.  Ekrem  Sheholli  40.  Saim  Tahiraj 
15.  Fatmir  Bruqi  41.  Skënder  Tolaj 
16.  Fadil  Çetaj  42.  Sami  Miftari 
17.  Ferik  Tishukaj  43.  Sadri  Gaxherri 
18.  Gani  Nikqi  44.  Skënder  Berisha 
19.  Haki  Latifi  45.  Shemsedin  Ahmetaj 
20.  Hamdi  Rrustemaj  46.  Shefqet  Salihaj 
21.  Hyse  Miftari  47.  Shaban  Morina 
22.  Halil  Shabanaj  48.  Vilson  Perlaska 
23.  Hysen  Hulaj  49.  Xhemë  Osdautaj 
24.  Isuf  Zenuni   50.  Xhemail  Haxhiu 
25.  Jeton  Bruqi    51.  Xhevat  Balaj 
26.  Januz  Balaj  52.  Zeqir  Xhukaj 
 

Pamje nga një pjesë e Këshillit Kryesor Organizativ  prej gjithësejt  50 anëtarësh  sa ka Këshilli

 

1937 / Kur shtypi amerikan i bënte jehonë librit të Nexhmie Zaimit “Daughter of the Eagle, the autobiography of an Albanian girl — Bija e shqiponjës, autobiografia e një vajze shqiptare”

Nexhmie Zaimi (1917 – 2003)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Mars 2023 

Shtypi amerikan i kohës, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë librit të Nexhmie Zaimit “Daughter of the Eagle, the autobiography of an Albanian girl — Bija e shqiponjës, autobiografia e një vajze shqiptare” në një sërë shkrimesh të botuara gjatë vitit 1937, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Vajza shqiptare zbulon përvojat në libër

Wellesley College News, 18 shkurt 1937, f.7 :

“Nuk mund të të takoj këtë mëngjes, sepse do të shkoj në kinema”, tha Nexhmie (Morning Star — Ylli i mëngjesit) Zaimi kur një botues njujorkez i telefonoi dhe i tha se kishte diçka të pazakontë për të folur me të. Ajo tha duke qeshur se e pa foton dy herë para se të kthehej në shtëpi për të gjetur botuesin duke e pritur me durim. Ai i tha asaj se kishte lexuar disa nga komentet e saj në intervistat e gazetave, i kishte pëlqyer dhe donte që ajo të shkruante përvojat e saj. Ajo menjëherë pranoi dhe nënshkroi kontratën para se ajo ta dinte se çfarë ishte një kontratë. 

Libri në vijim, “Daughter of the Eagle — Bija e shqiponjës”, nuk është vetëm një autobiografi e një vajze të re shqiptare që guxoi të sfidonte traditën, të hiqte dorë nga ferexheja dhe të udhëtonte e vetme në Amerikë, por është edhe tabloja e jetës së sotme në Shqipëri (toka e shqiponjave). Kjo sipërmarrje e parë në anglisht nga një shqiptare e re paraqet në mënyrë dramatike konfliktin ndërmjet zakoneve të lashta dhe problemeve moderne. 

Zonjusha Zaimi na tha se nuk kishte fare kolegje (fakultete) në Shqipëri. Pak meshkuj shkojnë në kolegj dhe numri i femrave mund të numërohej me dy duar. Ajo këmbënguli në planet e saj, u nda nga prindërit e saj dhe erdhi në këtë vend për të shkuar në kolegj. Pas një viti në shkollë për të mësuar pak më shumë anglisht dhe disa lëndë përgatitore për kolegj, ajo hyri në Wellesley. Tërë këtë aventurë ajo e ka shkruar në librin e saj, të cilin e nisi në verë dhe e përfundoi këtu në Wellesley dhe gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Historia po publikohet nga Ives Washburn dhe do të dalë në prill. 

Zonjusha Zaimi publikon një histori të pazakontë të jetës

Wellesley College News, 27 maj 1937, ballinë :

“Nuk mund të të takoj këtë mëngjes, sepse do të shkoj në kinema”, tha Nexhmie (Morning Star — Ylli i mëngjesit) Zaimi kur një botues njujorkez i telefonoi dhe i tha se kishte diçka të pazakontë për të folur me të. Ajo tha duke qeshur se e pa foton dy herë para se të kthehej në shtëpi për të gjetur botuesin duke e pritur me durim. Ai i tha asaj se kishte lexuar disa nga komentet e saj në intervistat e gazetave, i kishte pëlqyer dhe donte që ajo të shkruante përvojat e saj. Ajo menjëherë pranoi dhe nënshkroi kontratën para se ajo ta dinte se çfarë ishte një kontratë. 

Libri në vijim, “Daughter of the Eagle — Bija e shqiponjës”, nuk është vetëm një autobiografi e një vajze të re shqiptare që guxoi të sfidonte traditën, të hiqte dorë nga ferexheja dhe të udhëtonte e vetme në Amerikë, por është edhe tabloja e jetës së sotme në Shqipëri (toka e shqiponjave). Kjo sipërmarrje e parë në anglisht nga një shqiptare e re paraqet në mënyrë dramatike konfliktin ndërmjet zakoneve të lashta dhe problemeve moderne. 

Zonjusha Zaimi na tha se nuk kishte fare kolegje (fakultete) në Shqipëri. Pak meshkuj shkojnë në kolegj dhe numri i femrave mund të numërohej me dy duar. Ajo këmbënguli në planet e saj, u nda nga prindërit e saj dhe erdhi në këtë vend për të shkuar në kolegj. Pas një viti në shkollë për të mësuar pak më shumë anglisht dhe disa lëndë përgatitore për kolegj, ajo hyri në Wellesley. Tërë këtë aventurë ajo e ka shkruar në librin e saj, të cilin e nisi në verë dhe e përfundoi këtu në Wellesley dhe gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Historia po publikohet nga Ives Washburn dhe do të dalë në prill. 

Zonjusha Zaimi publikon një histori të pazakontë të jetës

Wellesley College News, 27 maj 1937, ballinë :

Sot, 27 maji është një datë e rëndësishme për klasën (vitin) e parë, sepse publikohet autobiografia e Nexhmie Zaimit, “Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”. Libri është një zbulim i këndshëm i fëmijërisë dhe vajzërisë shqiptare. Udhëtimi i gjatë nga qyteti i vogël Krip në Adriatik deri në Amerikë dhe Wellesley duhet të ketë qenë mjaft emocionues për vajzën ambicioze, por asgjë për t’u krahasuar me rreziqet e pelegrinazhit të gjatë shpirtëror që nga fëmijëria e kaluar në një vend kaq të largët nga rrymat e jetës, aq të çuditshëm në zakonet, bestytnitë dhe traditat e tij, në krahasim me mjedisin dhe jetën e rregulluar të një studenti të vitit të parë të kolegjit amerikan. 

Për nder të botimit të “Bija e shqiponjës — A Daughter of the Eagle” Hathaway House fton anëtarët e kolegjit dhe miqtë e tyre të takohen me Zonjushën Zaimi të dielën pasdite, më 6 qershor. 

Zaimi, Nexhmie, “Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”; autobiografia e një vajze shqiptare. 271 faqe, 2,50 dollarë, Washburn

Wilson Library Bulletin, qershor 1937, f.725 :

Idilike, e zymtë dhe vërtetë humoristike, nga ana tjetër – por gjithmonë mendjemprehtë dhe informuese – kjo është historia e jetës së “vajzës së parë shqiptare që erdhi e vetme në Amerikë”. Ajo paraqet me stil të çuditshëm dhe simpatik konfliktin dramatik mes zakoneve të lashta dhe piktoreske të vendit dhe tendencat moderne të sotme. Fotografia e saj e jetës në një fshat shqiptar në Adriatik nxit imagjinatën dhe kënaq shqisat. Është një libër për t’u shijuar për origjinalitetin, shijen dhe informacionin e tij.

“Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”

Chicago Daily Tribune, e shtunë, 5 qershor 1937, f.9 :

“Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”, nga Nexhmie Zaimi [Washburn, 2.50 dollarë], është autobiografia interesante e një studenteje në kolegjin Wellesley, e para shqiptare që u largua e vetme nga vendi i saj. 

Një portret i gjallë i një populli antik

“Bija e shqiponjës — A Daughter of the Eagle” nga Nexhmie Zaimi, Nju Jork : Ives Washburn, 1937, 2.50 dollarë

Kritikë nga Louis Adamic

The Saturday Review of Literature, e shtunë, 19 qershor 1937, f.12 :

Shqipëria është një popull i një race, vendqëndrimet dhe mënyrat e jetesës së të cilës i kanë rrënjët në tokën e errët të lashtësisë. E largët, kryesisht e paprekur nga përparimi i drejtuar drejt saj nga Evropa bashkëkohore, ajo ka mbetur ndër kombet më të prapambetura, rrëfimi personal i Nexhmie Zaimit spikat në sfondin e kombit të saj si një fije e shndritshme që kalon nëpër modelin e venitur të një thurjeje të vjetër — sepse ajo është një simbol i nxitjes së modernizmit mes këtij populli të izoluar. Libri i saj është një tablo e një vendi sedentar dhe rehat në terrin e tij, si dhe një portret i dheut nga i cili ka nisur të dalë një Shqipëri e re. 

E bija e një zyrtari të zgjedhur nga qeveria për të menaxhuar industrinë e kripës në Krip, një qytet i vogël në bregdetin e Adriatikut, zonjusha Zaimi ishte një anëtare e aristokracisë myslimane, e ekspozuar ndaj kulturës dhe traditave të saj dhe në thelb e vetëdijshme për temperamentin shqiptar, kuptimin e patriotizmit të tij dhe konceptin e tij pasionant për lirinë. Viktimë e agresionit italian në vitin 1920, ai iu përgjigj me një rezistencë të zjarrtë tentativës ndaj tij, vullnetarët e tij të pajisur në pjesën më të madhe me pushkë gjahu. Heroizmi i kombit të vogël nuk kufizohej vetëm tek meshkujt e tij. Autorja ishte vetëm gjashtë vjeç kur nëna e saj, e bllokuar pas dyerve të hekurta, me një revole të shtrënguar në dorë, mbrojti pjellën e saj kundër shthurjes së ushtarëve të dehur. 

Kur lufta mbaroi dhe pushtuesit u zmbrapsën, burrat u kthyen, “duke sjellë vetëm kockat dhe shpirtrat e tyre” në fshatin e rrënuar. Të pathyeshmit janë instinktet e vjetra që ripohojnë veten. Shqipëria nuk duhet të qajë dhe të vajtojë. “Njeriu që vdes për shtëpinë e tij nuk duhet të vajtohet”. 

Zonjusha Zaimi jep një imazh të bukur të shpirtit kolektiv të popullit shqiptar dhe zakoneve dhe traditave që kanë kaluar nëpër shekuj dhe kanë hyrë në krijimin e tij. Është lehtësisht e dallueshme pse reformat e Mbretit Zog (në vend “Singer Embroidery Machine dhe Chevrolet” duken si mospërputhje) duhet të jenë kaq të dyshimta nga populli i tij dhe ligjet e tij të reja të pranohen me kaq ngurrim. 

Autobiografia e zonjushës Zaimi — ajo është vetëm njëzet e dy vjeç – është një rrëfim tërheqës. Ka një vitalitet të bollshëm në shkrimin e saj, lirizëm i zbutur nga vëzhgimi i mprehtë i detajeve dhe mirëkuptimi i njerëzve të saj. Fjalët e urta të vogla e përshkojnë atë si një motiv të vogël. Bukuritë e ëmbla të së bijës dhe nënës, vdekja e kësaj të fundit, janë një elokuencë që nuk harrohet lehtë. Ekziston një mungesë e një sfondi më të thellë historik dhe ekonomik, por pavarësisht kësaj, “Bija e shqiponjës” është një portret që vë në pah një popull të lashtë. 

“Bija e shqiponjës — Daughter Of The Eagle”; Autobiografia e një vajze shqiptare, nga Nexhmie Zaimi (Ives Washburn, 2.50 dollarë.)

The Washington Post, e mërkurë, 14 korrik 1937, f.9 :

Është sikur koha ka harruar të kalojë në mbretërinë e largët, gati të panjohur të Shqipërisë, aq të rralla janë gjurmët që ajo ka lënë. Gratë janë ende, si shekuj më parë, shërbëtoret e heshtura të burrave. 

Nexhmie Zaimi, së cilës disa vite në Amerikë i kanë treguar asaj çfarë do të konsideronim kurioze në Shqipëri, përshkruan kostumet e tyre piktoreske, mënyrën e tyre të servirjes së ushqimit me një tas të përbashkët dhe zakonin e veshjes së vajzave të reja me ferexhe. Në fakt, ajo e sheh vendin e saj me pothuajse shkëputjen e një të huaji; duke parë në retrospektivë, si për herë të parë, varfërinë, fshatarët e pickuar nga pleshtat dhe bukurinë e çuditshme të kriprave të ndriçuara nga dielli, të bardha buzë detit blu Adriatik. 

Por pikërisht kjo ndjenjë e veçimit, e individualitetit, mund të shpjegojë aftësinë e Nexhmies për të parë vendin e saj me pastërtinë e shkëputjes. Ajo ka, si trashëgimi nga brezat e prejardhjes së pastër, një krenari, një inteligjencë të lartë, si dhe një ndjenjë të shëndoshë argëtimi. Në moshën 21-vjeçare, ajo është po aq e paprishur (paprekur) dhe natyrale sa edhe toka e saj e paeksploruar. 

MARY SCOTT PARKER 

Nexhmie Zaimi, vajza e re amerikane, autobiografia e së cilës, “Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”

The Washington Post, e premte, 22 tetor 1937, f.9 :

Nexhmie Zaimi, vajza e re amerikane, autobiografia e së cilës, “Bija e shqiponjës — Daughter of the Eagle”, rekomandohet nga Shoqata Amerikane e Bibliotekave (American Library Association), është rikthyer në Kolegjin Wellesley, ku ka një bursë… Vitin e kaluar, shpenzimet e saj në atë kolegj i ka bërë duke larë pjata… Nuk është çudi që ajo i shkroi botuesve të saj me gëzim, “Nuk ka më larje pjatash”… Kjo është pothuajse e mjaftueshme për ta bërë të vlefshme shkrimin e një libri këto ditë. 

“Bija e shqiponjës — Daughter Of The Eagle” — Nexhmie Zaimi — Ives Washburn, Inc. 1937, 2,50 dollarë.

Our Town, 3 dhjetor 1937, f.7 :

“Ky libër i shkruar nga një vajzë shqiptare jep një pamje të gjallë të jetës së njerëzve dhe shumë informacione për Shqipërinë. Është shkruar në një stil të lehtë dhe të thjeshtë dhe do të tërheqë publikun e gjerë.” 

Parathënie në librin e Nexhmie Zaimit

Shqipëria

Toka e popullit shqiponjë

  1. Alexander Powell, autor dhe udhëtar i njohur botëror

“Vendi më pak i vizituar, më pak i njohur, më joevropian në Evropë, Shqipëria është po aq piktoreske sa një sfond në një teatër. Bëhet fjalë për të vetmin vend në Evropë që nuk mund të arrihet me hekurudhë. Nëse do ta vizitoni, duhet të shkoni nga deti ose ajri, megjithëse ka një lloj rruge automobilistike që të çon nga Dalmacia në derën e pasme të saj. Dera e saj hyrëse është Durrësi, një qytet, historia e të cilit shkon prapa në të kaluarën për njëzet e shtatë shekuj, në të cilin një avullore e vogël vjen duke lundruar përtej Adriatikut nga porti italian i Barit. Kalova me hidroplan nga Brindizi për në Vlorë, më tej në bregdet. 

Shqipëria është një vend i bukur për të fluturuar mbi të. Pyjet e fryrë mbulojnë shpatet e poshtme të maleve, majat e të cilave gërvishtin qiellin. Selvi italiane, të errëta dhe të holla, ngrihen pas mureve të bardhë, rozë dhe të verdhë. Mbi ullishtet e përhapura ngrihen kullat e kishave të krishtera dhe minaret e xhamive myslimane. Nëpër rrugët dredha-dredha, me kalldrëm të qyteteve kodrinore kërcejnë figura piktoreske me xhaketa të zbukuruara dhe fustanella të bardha si niseshtja. 

Shqiptarët, pohojnë etnologët, janë raca më e lashtë në Evropën Juglindore. As legjenda dhe as historia nuk japin asnjë shënim për mbërritjen e tyre në Gadishullin Ballkanik, por besohet se ata janë pasardhës të emigrantëve të parë arianë, të cilët, duke lënë vendlindjen e racës së bardhë pranë bregut të Kaspikut, hynë në Evropë përmes Kaukazit. Ata kanë mbetur në një masë të madhe të paprekur nga ndikimet e huaja, duke ruajtur gjuhën e tyre origjinale dhe duke ruajtur zakonet dhe institucionet e transmetuara që nga lashtësia. Unë nuk njoh njerëz në Evropë që kanë më shumë nevojë për arsim ose që do të përfitonin më shumë prej tij. 

Femrat shqiptare janë, si rregull, të holla dhe shpesh shumë të bukura, sidomos kur janë të veshura me kostumet e tyre piktoreske gala. Ky fustan gala është një aferë e shtrenjtë, dhe është kostumi më i bukur dhe më me vlerë në Evropë. 

Në Shqipëri, ndjen se romanca fshihet menjëherë pas qosheve. Është vendi ku pothuajse çdo gjë mund të ndodhë. Është e fundit nga mbretëritë e vogla. Mbreti Zog, sovrani në fuqi, është i ri, trim, i pashëm, i angazhuar dhe i aftë, dyshoj se është një dashnor i madh, që nuk mund të gjejë nuse. Ai është një nga sovranët më të rinj në Evropë dhe i vetmi beqar. 

Nëse jeni gati të sakrifikoni komoditetin dhe luksin tuaj për hir të së pazakontës, ngjyrave dhe piktoreskës, shkoni në Shqipëri. Por shkoni përpara se të jetë zbuluar!” 

Bija e shqiponjës

nga Nexhmie Zaimi

Idilike, e zymtë dhe vërtet humoristike, nga ana tjetër — por gjithmonë mendjemprehtë dhe informuese — kjo është historia e fëmijërisë dhe rritjes së autores në “Tokën e Shqiponjave”, në vendlindjen e saj në Shqipëri. 

Libri i parë i shkruar ndonjëherë në anglisht nga një shqiptar “i ri”, ai paraqet me stil të çuditshëm dhe simpatik konfliktin dramatik midis zakoneve të lashta dhe piktoreske të vendit dhe tendencave moderne të ditëve të sotme. 

Ajo fillon me kujtimet e saj më të hershme, kur ishte një fëmijë tre ose katër vjeç, në një tokë të mbuluar me lule, e vendosur mes shkëmbinjve të zymtë, të ndaluar, me detin Adriatik që rrotullohet dhe thyhet rrëzë shpateve të maleve të mbuluara me hardhi, fiq dhe ullinj. Ajo vazhdon historinë e saj përmes një fëmijërie emocionuese, të gëzueshme dhe të lumtur në mbrëmjet e ëmbla të verës, kur flautat e dhive, “një melodi trishtimi”, jehonin nga kodrat — por e çuditshme dhe e tmerrshme kur vinin “erërat e mëdha”, pesë ose gjashtë herë në vit, duke u inatosur nga Adriatiku për të “hedhur burrat në rrugë si lecka, për të copëtuar ullinjtë dhe për të shqyer çatitë e shtëpive bashkë qindrat foletë mjellmave mbi to.” 

Vitet e vajzërisë së saj paraqesin një tablo të dorës së parë me interes të madh dhe vlerë historike të një toke që sapo kishte fituar lirinë dhe pavarësinë e saj kombëtare pas shekujsh shtypjeje. Sfidimi i autores ndaj traditave shekullore për gratë, refuzimi i saj për t’u “mbyllur” në një ferexhe, vendosmëria e saj e palëkundur për të marrë një arsim të lartë – poshtërimi më i madh për familjen e saj – të gjitha krijojnë një histori emocionuese që lexuesi nuk do ta harrojë shpejt. 

Nexhmie Zaimi, e vetmja vajzë shqiptare që ka ardhur ndonjëherë e vetme në këtë vend, tashmë është studente në Kolegjin Wellesley. Ajo është njëzet e dy vjeç. Emri Nexhmie do të thotë “Yll i mëngjesit” dhe shqiptohet “Nej-mee-ah”.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1937-kur-shtypi-amerikan-i-bente-jehone-librit-te-nexhmie-zaimit-daughter-of-the-eagle-the-autobiography-of-an-albanian-girl-bija-e-shqiponjes-autobiografia-e-nje-vajze-shqiptare/.

Nexhmie Zaimi (1917 – 2003)

Nexhmie Zaimi (1917 – 2003)