Kreu Blog Faqe 1101

Përgjigja ime në një pyetje për Big Brother

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Një shqiptaro-amerikan, inxhinier në pension, me prejardhje nga Shkodra (farefis) më pyeti:

“Aurel, dua të dëgjoj mendimin tënd, mbi çfarë është themeluar Big Brother dhe a është i përshtatshëm për kulturën tonë? Kush po e shfrytëzon këtë çmenduri për të larguar vëmendjen e popullsisë nga problemet shumë dramatike me të cilat përballet Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare?

Unë iu përgjigja me disa fjalë të mërzitshme:

Big Brother është një koncept holandez i realitetit televiziv i vitit 1999, i themeluar nga një shakaxhi, por emision televiziv jashtëzakonisht i popullarizuar në trojet shqiptare, ku një numër i konsideruar pjesëmarrësish (djem dhe vajza speciale 35-55 vjeçare) me probleme psikike të natyrës serioze, duhet të qëndrojnë në një shtëpi (publike) të përbashkët për 100 ditë. Dhe, kamera televizive i ndjek se çka bëjnë edhe në nevojtore, non-stop. Gjatë kësaj periudhe, teleshikuesit pervers, përfshirë edhe prindërit krenarë të pjesëmarrësve, i lënë të gjitha punët e tjera që janë të rëndësishme për të mbijetuar, ulen në divan dhe me orë të tëra, rregullisht, i shikojnë të adhuruarit e tyre se me kënd flenë, cili/cila është më cullak/cullake, kush me cilin-cilën dashurohet e përqafohet dhe sa orë zgjatën besnikëria-dashuria, kush dhe cili ia vjedhë tjetrit të dashurën, a flenë një-dy apo tre në një krevat, cili (cila) i ka fjalët dhe sjelljet më të pista (…) brohorisin dhe duartrokasin për heroin e tyre, dhe duhet të votojnë pjesëmarrësit (banuesit e shtëpisë publike) që dalin jashtë kësaj shtëpie të famshme derisa njëri/njëra të mbetet fitues. Ata duhet të kenë turp nga vetja…

Fitore historike e Forumit Shqipare në zgjedhjet lokale në Tuz

0
  • Fitore Historike e Forumit Shqipare ne zgjedhjet lokale ne Tuz.

Edhe pse akoma nuk eshte konfirmuar rezultati final nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, sipas burimeve te brendshme te Malesia.org, Forumi Shqiptar ka arritur te siguroje 18 mandate ne Kuvendin e Komunes se Tuzit ose shumicën apsolute.

Koalicioni i DPS-së ka arritur të siguroj 12 mandate, Levizja për Tuz 1 dhe Demokratët 1 Mandat.


Deri në orën 19:00, në zgjedhjet lokale në Tuzi kanë votuar 63,82% votuesve.


Deri në orën 17:00, në zgjedhjet lokale në Tuzi kanë votuar 54,67% votuesve.


Zgjedhjet lokale në Malësi – Deri në ora 15 kanë votuar 45.8%

Sot, më 5 mars 2023, po mbahen zgjedhjet lokale në Tuz. 

Votimi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00. 

Procesi zgjedhor është duke vijuar pa probleme. 

Të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët mund të votojnë në 30 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Tuzit. 

Deri me tani nga 12.387 votues kanë dal 5.666, që do të thotë 45.8%.

MALESIA.ORG

Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata  shqiptare në fshatrat e Medvegjës

Nga Qazim Namani, Prishtinë

Dasma traditë në fshatrat shqiptare të Medvegjës

Që nga fillimi i sulmeve barbare sllave, në trojet shqiptare, të Sanxhakut të Nishit, por edhe pas pushtimit, të atyre viseve popullata shqiptare, që mbeti brenda kufijve të shtetit serbë, popullata shqiptare ishte e rrezikuar, për jetë dhe e penguar, që të zhvillojë jetë normale.

Në fshatrat shqiptare të Leskocit dhe Medvegjës, popullata shqiptare ishte mobilizuar, për të ruajtur traditën dhe nderin e familjes. Në këto fshatra shqiptare, bëhej roje, dhe të gjitha lëvizjet, që hynin në pronat, dhe lagjet e tyre, vëzhgoheshin me masa të veçanta nga popullata.

Këto treva janë të njohura, edhe në kohët e më hershme, sepse edhe gjatë sundimit Osman, asnjë i huaj, nuk mundë të lëviztë lirshëm nga qytetet, nëpër këto fshatrat shqiptare, pa përcjelljen e shqiptarëve vendor.

Këtë e dëshmojnë edhe udhëpërshkruesit e huaj si: Ami Bue, Johann Georg von Hahn, si dhe Mita Rakic e tj, gjatë shekullit XIX, kur i vizitoj këto vise.

Organizime për ruajtjen e fshatrave shqiptare, sidomos bëheshin gjatë festive të ndryshme, dhe organizimit të dasmave. Të gjithë banorët, miqtë si dhe pjesëmarrësit e dasmorëve, si nga fshati i vajzës apo djalit, ishin të organizuar që gjatë ceremonisë martesore, të mos ju ndodhë ndonjë e keqe, gjatë rrugës për marrjen e nuses.

Foto të huazuara nga interneti

Të gjithë dasmorët, kur shkonin me marrë nuse, porsa ju afroheshin shtëpive të ndonjë lagjeje të fshatrave, ishin të obliguar që të gjithë të paralajmërojnë, me zë të lartë duke thënë: Oooooo Jo, Jo, Po Po, Jo, para se të mbërrinin në lagjen e huaj, për mos ti shqetësuar banorët e lagjeve nëpër të cilat kalonin.

Gjatë rrugëtimit të dasmorëve, në krye të dasmorëve vendosej, njeriu që konsiderohej se ishte më i mençuri, pas tij vendosej njeriu që ishte më i pasuri, në mesin e dasmorëve, i treti me radhë ishte dasmori, i cili konsiderohej se është më i guximshmi, ndërsa i katërti në rendin e dasmorëve, ishte njeriu më i largët, nga fshatrat dhe fisi i dasmorëve (Jabangjiu).

Kjo renditje kësisoj, bëhej si pas zakonit, dhe përvojës së më hershme, për këto arsye: Në raste të papritura, nëse ju del ndonjë prite, apo ngatërrese gjatë udhëtimit të dasmorëve, njeriu i parë që konsiderohej, si njeriu më i mençur, provonte të zgjidhë problemin me dialog.

Nëse ky nuk arrinte ta zgjidhë, atë problem njeriu i mençur, ndërhynë dasmori i dytë, i cili provon të zgjidhë problemin, duke paguar me para.

Nëse edhe njeriu më i pasur, nuk arrinte ta liroj rrunën, për të marshuar më tutje dasmorët, ndërhynë njeriu i cili konsiderohej më i guximshmi, duke e paralajmëruar konfliktin nëse rruga nuk lirohet.

Nëse edhe dasmori më i guximshëm, nuk arrinte ta lirojë rrugën, ndërhynë dasmori i katërt, i cili si njeri i huaj, ju lutet të dy palëve në konflikt, që të lirojnë rrugën.

Kjo ishte njëra nga traditat, e ruajtura me shekuj, në mesin e popullatës shqiptare, në fshatrat e Medvegjës, që u praktikua deri në fund të shekullit XX.

Të dhënat janë marrë nga Fadil Krasniqi, i lindur në fshatin Grashticë, komuna e Prishtinës, i cili kishte pas rastin, ta përjetoi rrugëtimin e tij si dasmorë, para tri dekadave, në një dasmë, në njërin nga fshatrat shqiptare të Medvegjës.

Po ashtu nga Fadili mësova, edhe kuptimin e sharjes së moçme tradicionale, të ruajtur me shekuj: Q..shta Myth!

Myth (rreshka e fundit), mbetje e pestilit në enë, mbetjet e rreshkave të piteve në tepsi, mbetjet e drurit para se të kalbej tërësisht etj. Kjo sharje i bëhet atij që konsiderohej i pa vlerë, mbetje e fundit, mbeturinë!

Një çerek shekulli nga gjenocidi në Prekaz

Katër ditë pas krimit të gjenocidit që forcat e armatosura të Serbisë kryen më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt duke vrarë 24 civilë shqiptarë, projekti serb për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës vazhdoi në Prekaz. 

Qëllimin gjenocidar të sulmit mbi Prekaz e nxjerr në shesh edhe Ratomir Taniq, përfaqësues i ekipit serb të asaj kohe që zhvillonte negociata me Kosovën. Bëhet fjalë për një politikan serb që deklaron haptas se “kishte qëndrim tejet negativ ndaj shqiptarëve, sepse ata paraqesin problem të caktuar për interesat kombëtare të Serbisë”  dhe për të cilin “UÇK-ja është organizatë terroriste”.  

Në intervistën dhënë Radio Evropës së lirë më 7 mars 2001, të titulluar “Po! Ekzistonte plani për spastrimin etnik të Kosovës”, ai thotë: 

“Forcat tona të sigurisë nuk bënë aspak luftë kundër terroristëve. Ata luftën e bënë kundër popullatës civile. Kështu filloi konflikti etnik në mars të vitit 1998. Në vend të arrestimit të vëllezërve Jashari dhe të tjerëve, forcat tona sulmuan shtëpitë ku jetonin ata dhe masakruan gratë, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në vend që të kufizoheshin aksionet në caqet e caktuara, u sulmuan edhe fqinjët e tyre… Sigurisht që kjo provokoi revoltën e popullit shqiptar, siç do të provokonte revoltën e cilitdo popull në botë.  

Sllobodan Millosheviqi e dinte se kjo do të provokonte kryengritjen e popullit shqiptar dhe e bëri vetëm e vetëm që të kishte mundësi të arsyetohej se kishim të bënim me një revoltë! Millosheviqi dhe Shainoviqi  vepronin në atë mënyrë që ‘lufta kundër terrorizmit’ të kthehej në luftë kundër fshatrave dhe civilëve shqiptarë. Dhe kështu të dëboheshin këta njerëz nga Kosova, t’u merreshin dokumentet dhe t’i fshinin nga evidenca. Më vonë, në rast se imponohej t’i kthenim të dëbuarit do të pohonim se janë shqiptarë nga Shqipëria.”  

Mirëpo rezistenca e jashtëzakonshme treditore që i bëri FAMILJA JASHARI nga Prekazi i Poshtëm makinerisë luftarake të Serbisë i dha karakter legjendar historisë sonë moderne dhe, në të njëjtën kohë, nxori përpara opinionit publik ndërkombëtar përmasat e planit përbindësh që kishte hartuar shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë arsye Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, z. Bernard Kushner deklaroi në Odën e Familjes Jashari: Pas asaj që ndodhin në Prekaz bota reagoi dhe nëse do të ekzistonte Çmimi Nobel për liri, ajo do t’i takonte Familjes Jashari! 

Sot përkujtojmë me krenari 25 VJETORIN E EPOPESË SË UÇK-SË dhe me dhembje të madhe për të gjithë të rënët në këtë  ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI NË PREKAZ!  

Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt
më 5 – 7 mars 1998  

Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt më 5 – 7 mars 1998

Nr. Emri dhe Mbiemri Datëlinjdja Data e vrasjes
Mosha
1. Blerim Z. Jashari 12.12.1992 05.03.1998 5
2. Blerina H. Jashari 21.11.1991 07.03.1998 6
3. Fatime H. Jashari 27.04.1989 07.03.1998 8
4. Bujar Z. Jashari 10.10.1987 05.03.1998 10
5. Blerim H. Jashari 08.10.1985 07.03.1998 12
6. Kushtrim A. Jashari 26.03.1985 07.03.1998 12
7. Igball R. Jashari 25.02.1985 07.03.1998 13
8. Lirije H. Jashari 13.10.1983 07.03.1998 14
9. Valdete R. Jashari 27.07.1983 07.03.1998 14
10. Avdullah Z. Jashari 27.05.1982 05.03.1998 15
11. Besim H. Jashari 01.12.1981 07.03.1998 16
12. Igballe R. Jashari 02.09.1981 07.03.1998 16
13. Afete H. Jashari 16.08.1980 07.03.1998 17
14. Ajvaz K. Jashari 02.07.1980 05.03.1998 17
15. Fitim A. Jashari 09.05.1980 07.03.1998 17
16. Hanife Z. Jashari 01.01.1981 05.03.1998 17
17. Smajl Xh. Bazaj 30.03.1980 05.03.1998 17
18. Hidajete R. Jashari 16.10.1979 07.03.1998 18
19. Murtez Z. Jashari 05.03.1979 05.03.1998 19
20. Fatime Xh. Bazaj 28.02.1978 06.03.1998 20
21. Selvete H. Jashari 03.04.1977 07.03.1998 20
22. Sabrije Z. Jashari 01.01.1976 05.03.1998 22
23. Ukshin Q. Jashari 19.02.1976 06.03.1998 22
24. Ramiz S. Jashari 13.08.1974 06.03.1998 23
25. Shahin Q. Jashari 19.08.1973 06.03.1998 24
26. Fatime S. Jashari 01.01.1970 06.03.1998 28
27. Hajzer Z. Jashari 15.04.1969 05.03.1998 28
28. Nazmi Z. Jashari 14.11.1967 05.03.1998 30
29. Faik T. Jashari 15.07.1964 07.03.1998 33
30. Elfije S. Jashari 01.01.1963 06.03.1998 35
31. Halil B. Jashari 15.06.1960 05.03.1998 37
32. Hamdi S. Jashari 01.08.1960 06.03.1998 37
33. Adile B. Jashari 10.03.1959 05.03.1998 38
34. Hajrije Z. Jashari 04.04.1957 06.03.1998 40
35. Adem Sh. Jashari 28.11.1955 07.03.1998 42
36. Beqir B. Jashari 30.03.1955 05.03.1998 42
37. Feride R. Jashari 16.03.1954 07.03.1998 43
38. Bahtije M. Jashari 08.10.1953 05.03.1998 44
39. Kajtaz M. Jashari 14.10.1953 05.03.1998 44
40. Sherif B. Jashari 10.11.1951 07.03.1998 46
41. Smajl A. Jashari 29.09.1951 05.03.1998 46
42. Hamëz Sh. Jashari 19.02.1950 07.03.1998 48
43. Qazim O. Jashari 20.04.1948 05.03.1998 49
44. Zarife B. Jashari 07.09.1948 07.03.1998 49
45. Osman Sh. Geci 06.06.1943 07.03.1998 54
46. Salë Sh. Jashari 10.04.1943 05.03.1998 54
47. Mihrije F. Jashari 05.12.1942 05.03.1998 55
48. Qerim H. Jashari 09.10.1942 06.03.1998 55
49. Elheme U. Jashari 18.08.1938 05.03.1998 59
50. Afije A. Jashari 06.10.1937 06.03.1998 60
51. Ali R. Jashari 13.07.1937 07.03.1998 60
52. Halit I. Jashari 15.09.1934 05.03.1998 63
53. Hamit H. Jashari 10.10.1934 06.03.1998 63
54. Isak F. Halili 20.01.1934 07.03.1998 64
55. Sinan R. Jashari 10.12.1933 07.03.1998 64
56. Sadik H. Jashari 10.12.1932 06.03.1998 65
57. Shaban M. Jashari 02.04.1924 07.03.1998 73
58. Zahide Sh. Jashari 25.01.1924 07.03.1998 74
59. Hamide A. Jashari 04.02.1913 05.03.1998 85

 

Thellimi i prirjeve nihiliste në Shqipëri

0
Fahri Dahri, Itali
___
Luftërat botërore dhe Ballkanike të zhvilluara gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, krahas shkatërrimeve kolosale, dëmtimeve materiale të pallogaritshme, masakrave njerëzore, kultivuan edhe dëme të mëdha etiko-morale. Është dëmtuar rëndë arsyetimi llogjik dhe real i të vërtetave, është zhvilluar së tepërmi shpirti i kundërshtimit (perversity) dhe përçatja (disruption) mes njerëzve dhe grupnjerëzve.
Popujt tanë, të prirur sidomos me rrethanat e fqinjësisë, pavarësisht se objektivisht u kërkohet të jenë të mirëkuptueshëm, tolerantë, bashkëpunues, sipas parimeve të barazisë dhe reciprocitetit, si rrjedhojë e ngjarjeve të padëshiruara, krijesave të politikave shtetërore racisto-fetare dhe shoviniste gjatë afro një shekulli, vazhdojnë të ndodhen në fronte të kundërta, shumë vite pa marëdhënie diplomatike, hera-herës provokacione, akuza dhe kundër akuza, pretendime territoriale të pavërteta, ekzistenca e pakicave dhe minoriteteve ka shërbyer në të kundërtën e urave lidhëse mes dy vendeve, etj.
Aktualisht mes shtetit Shqiptar dhe atij Grek, duke qenë se kemi probleme të vështira dhe serioze mes nesh, të cilat janë “dhuratë” (fairing) pikërisht e të Dy Luftërave Botërore dhe atyre Ballkanike (pa lënë mënjanë “MegalloIdhenë”), është llogjike që të bashkëpunohet për sheshimin e tyre në përputhje me kërkesat e kohës.
Në konceptin tim, e rëndësishme është që çdo individ apo grup shoqëror duhet të jetë i lirë, të dijë të mbrojë e të mbajë vlerat e tij/saj dhe të mos krijojë gjurmë për të influencuar në vlerat e individëve apo grupeve të tjera shoqërore. Fatkeqësisht në jetën tonë shoqërore ndeshemi me favorizime demostruese të veseve të këqija, siç janë krenaria, mbivlerësimet etno-fetare apo racore duke nënvleftësuar të tjerët, po ashtu narcisizmi apo egoizmi, që për interesat vetjake shkaktojnë konflikte të qëllimshme me përfitime në dëm të të tëtjerëve, tipare negative me plot rreziqe që detyrimisht u duhet kundërvënie. Mes dy shteteve fqinje ka mbizotëruar ligësia, që dallohet me dëshirat për të lënduar njëri-tjetrin, duke përdorur shpifjet, mashtrimet, manipulimet. Nuk mund ta fshehim, por mes nesh ka mbretëruar hipokrizia, menaxhuesja e të gjitha llojeve të veseve të mbrapshta.Të gjendur para këtyre qendrimeve aspak të pranuara, kërkohen përpjekje njerëzore të përbashkëta drejt kryerjes së veprimeve të moralshme.
Në veprimet dhe bashkëjetesat tona, duhen marrë në konsideratë edhe thëniet e njerëzve të mënçur që kanë sjellë të gjitha kohërat. Për rastin tonë mendoj se konkluzioni i gjeniut Albert Ajnshtajn duhet marrë në konsiderstë: “Vetëm morali në veprimet tona mund t’i japë bukuri dhe dinjitet jetës”. Urtësitë nuk mungojnë edhe nga shekujt para erës sonë, një ndër më të shquarit Aristoteli thoshte: “Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare”.
Virtytet dhe veset janë sinonime, virtyti përmban vlerat pozitive; kurse veset përmbajnë anti-vlerat. Përqëndrimi tek morali dhe veset në këtë temë, më diktohen nga të vërtetat që kanë ndodhur dhe ndodhin mes nesh, të vërteta që ekzistojnë, dihen dhe njihen. Por qendrimet ndaj tyre kanë qenë dhe janë të kundërta, jo vetëm momentale por të përhershme. Në ambjentin shoqëror, kur ndaj të vërtetave absolute mbahen qendrime të kundërta, deri në mos njohjen e tyre, mendoj se në bashkëbisedimet me ‘ta, nuk mund të shërbejnë vlerat bujare që këshillon historia, gjeografia, apo shkencat përkatëse për rrugët e zgjidhjes.
Përpara këtij handikapi llogjik njerëzor, ku nuk përfillen të vërtetat, pavarësisht fakteve, me të cilat jemi përpjekur afro një shekull për të krijuar klimën miqësore mes nesh, mendova ti drejtohem rrymave filozofike, për të gjetur më përafruesen, në ndihmë të zbulimit të arësyes së qendrimit anakronik ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur që, pa dyshim ekzistojnë, por me kokëfortësi të pakuptimtë veprohet me vendosmëri për mos ekzistencën deri në humbjen e një fisi, shuarjen nga çdo kujtesë edhe të toponimive gjeografikë. Për këtë qëllim çfletova faqe të tëra për njohjen e rrymave të ndryshme filozofike derisa sa arrita të ndalem tek rryma filozofike “Nihilizmi”, rrymë e cila më duket se i përmbush arësyet e shpjegimit mohues dhe të ngurtë ndaj problemeve që realisht njiihen dhe ekzistojnë. Do përqëndrohem tek këmbëngulja sistematike e palës greke për mos ekzistencën e “Çështjes çame”, duke e gjykuar dhe analizuar me rrymën filozofike të “Nihilizmit”.
Gjatë jetës të gjithë njerëzit ndeshen me fenomenet e natyrës, po ashtu me ngjarjet dhe zhvillimet shoqërore, si individuale dhe grupeve të ndryshme shoqërore. Askush nuk bën përjashtim, por e veçanta është se jo të gjithë individët apo grupet shoqërore i kuptojnë dhe i trajtojnë ato në një këndvështrim, një e vërtetë kjo nga ku lindin kundërshti mendimi dhe konceptimi ndaj tyre me pasoja të rënda, qendrime të cilat krijojnë ndarjet e mëdha mes popujve dhe shteteve.
Nihilizmi është pikëpamje filozofike që mohon plotësisht ose pjesërisht ekzistencën e qënieve të caktuara, për të bërë të mundur përcaktimin e vendit që zë shoqëria shqiptare dhe ajo greke, do ndalemi tek shtjellimi i kategorive të “Nihilizmit” lidhur me qendrimet e problemeve që krijuan mes nesh, luftërat e gjysmës së parë të shekullit të kaluar dhe të mbartura me zell të tepruar deri sot. Për të mos u humbur në hulumtime, nisur nga realiteti me dy të kundërta për të njëjtin problem: “Ekzistenca dhe jo ekzistenca e çështjes çame”, gjykova se rryma filozofike e “Nihilizmit” ndihmon në shtjellimin e temës.
▪▪▪
Nihilizmi gjen fushë veprimi me disa kategori:
● Nihilizmi ontologjik shprehet për mosekzistencën e çdo aspekti, një mendim tjetër spjegon se nihilizmi kuptohet vetëm për disa aspekte të jetës që nuk ekzistojnë si objekte të tilla.
● Nihilizmi epistemologjik, tregon se njohuria nuk është e mundur të jetë në të gjitha qeniet, duke shfaqur kështu skepticizëm (mosbesim, mosnjohje ekstreme), dhe nuk ka asnjë mënyrë për të marrë njohuri të caktuara apo edhe të mohojnë ekzistencën e çdo forme të njohurive të caktuara.
● Nihilizmi ekzistues shpall mungesën e qëllimit, të kuptimit dhe të vlerës së jetës, mungesën e vlerësimit sipas axiologjisë (interpretim i realiteteve)..
●Nihilizmi moral shpreh pikëpamjen e mos ekzistencës së caktuar absolute, nuk e dëshiron nxjerrjen e përtej vlerave morale.
● Filozofia e nihilizmit social është përdorur ndonjëherë edhe për të përcaktuar një gjendje të tillë të shoqërisë, ku individët janë të bindur për kotësinë dhe zbrazdësinë e kuptimit nga përvoja e të gjitha rregullave, rregulloreve ligjore, zakonore, apo kulturore.
Ky, nihilizmi social, ndofta është më afër rrymës folozofike që është përdorur dhe ndiqet nga fqinjët tanë. Mendoj se ata konceptojnë se derisa kemi kotësi morali, vlerash, dhe se nuk ka përjetësi, atëhere nuk ka as moral, as rregulla; ndërsa ata që njohin ekzistencën e moralit, pranojnë ligjet dhe rregullat, janë mediokër, nuk i kanë konceptet e jo ekzistencës etj.Kur një fenomen apo ngjarje ndodh, e prek, e shikon, e shijon dhe ndjen pasojat, normalisht duhet ta pranosh dhe, ose duhet të marrësh masa për të përfituar; ose e kundërta duhen marrë masa për tu mbrojtur. Kjo mënyrë veprimi i duhet anti nihilizmit, i cili përpara këtyre fenomeneve apo ngjarjeve nuk reflekton, përkundrazi vepron me mosnjohje dhe sipas kësaj filozofie, ai përfiton me mos njohjen e asaj që ekziston.
Çamëria dhe historia e saj, megjithse ekzistojnë, janë të prekshme, të dukshme, por për filozofinë e nihilizmit social, ku individë të pushtetshëm krijojnë bindje tek të tjerët për kotësinë dhe zbrazdësinë e kuptimit të ekzistencës së një çështjeje që nuk ekziston, si rrjedhojë, hidhen poshtë (në mos njohje) të gjitha përvojat, rregullat ligjore, zakonet, traditat..
Toponimi “Çamëri” ka zënë vend në gjeografi, në histori, ekziston në një meridian të caktuar, është e shkruar dhe e përmendur në shumë shkrime të shkencave të ndryshme. Malet, tokat, kodrat, brigjet, prrenjtë dhe lumejtë ekzistojne dhe janë të njohura, po ashtu edhe deti si kufi perëndimor. Nëntoka e atij rajoni ka eshtrat mijëravjeçare të banorëve që kanë qenë të gjallë, por sipas ligjeve biologjike të natyrës, vërtet u janë tretur mishrat, por gjenden kockat dhe ADN-ja e tyre flet se kanë qenë “barbarë” dhe jo grekë.
Edhe shtëpitë e banorëve (çamëve) para ardhjes së ortodoksëve aziatikë (rumëve), flasin me arkitekturën e tyre të veçantë, origjinale, pavarësisht dyndjeve të arkitekturave të pushtuesave të ndryshëm, aspak të ngjajshme edhe me të atyre që sot i kanë zaptuar. Kështjellat, amfiteatrot, si Dodona, Nikopoli, Fanoti, (Titani) Gitani etj, që nuk janë pak, vërtet janë gërmadha por kanë historinë e tyre që flet në emër të banorëve thesprotë dhe jo në emër të spartanëve apo athinjotëve, tregohet se kanë ekzistuar. Edhe më pas janë ruajtur vlerat historike të tyre prej pasardhësve të thesprotëve, por koha ndikon edhe në ndërrime të toponimeve, por që në përmbajtje janë po ato. Dje quheshin thesprotë, sot quhen çamë dhe rajoni dje quhej Thesproti, sot quhet Çamëri.
Gjithshka është e qartë, megjithatë, sipas nihilistave ai rajon nuk ekziston, nuk kanë ekzistuar as banorë në atë krahinë, as edhe vetë krahina. Nuk ka pse habitemi, sepse kjo rrymë folozofike mbështetet në teorinë se gjithshka që ekziston i takon mos ekzistencës.
Pse? E thjeshtë. Gjithëshka që ka ekzistuar dhe ekziston, sipas nihilistëve në një kohë të ardhshme nuk ka për të ekzistuar. Ky është këndvështrimi, konceptimi e mendimi i nihilistëve: ”sa jemi, por që nuk jemi, të shkatërrojmë, të përçajmë, të djegim, të masakrojmë, sepse e djeshmja dhe e sotmja, nesër nuk do të ekzistojnë”.
Ndërsa mbahet ky qendrim ndaj rajonit të Çamërisë dhe banorëve të tij, këta teoricienë nuk duhen “kritikuar”, sepse të tillë qendrim kanë edhe për helenizmin, i cili megjithëse ka humbur para dymijë viteve, për nihilistët helenizmi ekziston. Del qartë qendrimi i nihilistëve të sotëm: ajo që ekziston për ata nuk ekziston; ndërsa ajo që nuk ekziston për ata ekziston.
Ndodhemi para kësaj rryme folozofike, e cila ka konceptin: ekzistenca nuk ekziston, ndërsa mos ekzistenca ekziston. Dilemë kjo që i duhet dhënë një zgjidhje. Në ditët tona, pa mëdyshje ndeshemi me zhvillim retorikash të pa fund edhe në jetën e përditshme dhe, “dhoma” nga ku lindin dhe zhvillohen retorikat rutinë (oratoria), pa dhënë asnjë rezultat, gjendet tek parlamenti, vendgrumbullimi i politikanëve të zgjedhur, jo nga populli, por nga kryetarët e partive përkatëse. Sipas rrymave filozofike, në shoqërinë tonë janë shfaqur edhe idetë e shkollës së sofizmit.
Të ndalemi edhe tek sofizma, mbasi krah njëra-tjetrës, si sofizmi dhe nihilizmi kanë shërbyer dhe u shërbejnë në strategjitë e tyre për tu larguar nga e vërteta. Tek shkolla e sofizmit, vërehen disa ide të përbashkëta, si skepticizmi (mosbesimi) në drejtim të një diturie universale, relativiteti moral dhe përqendrimi tek njeriu si matës dhe njësi matëse për gjithçka që e rrethon. Sofistët njihen në histori, sidomos për retorikën, të cilën e përdorin si mjetin që mund ti ndihmojë për tu konsideruar si e drejtë diçka qoftë e vërtetë ose jo, e moralshme ose jo e moralshme.
Megjithëse kjo shkollë mbeti për shekuj jashtë vemendjes së shkrimtarëve, dijetarëve dhe filozofëve, e shohim të ringjallur në fillim të shekullit XIX, dhe me përdorim të gjërë tek shoqëria jonë, sidomos këto 27 vitet e fundit, duke menduar dhe vepruar me idenë se drejtësia dhe politika duhen bazuar thellë në retorikë (debate koti) më shumë se çdo herë tjetër.
Ndodhemi përpara një realiteti të pashmangshëm, ekzistencës së veprimit të nihilizmit dhe sofizmës, të cilat nuk arrihet të shmangjen me mjete demokratike, me dituri, maturi dhe me arësyen e të menduarit, të gjykuarit dhe të vepruarit. Në këtë situatë mendoj domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të mëndjeve të mënçura, të cilat duhet të studiojnë deri në shpikjen e një elementi të fuqishëm veprues për ndryshimin e mentalitetit tek njerëzit që janë “mbërthyer” nga nihilizmat dhe sofizmat.
Ndofta shoqëria njerëzore ka arritur në kufijtë e një ndryshimi të madh, që realizohet nëpërmjet revolucionit. Revolucioni në sociologji si kthesë, apo përmbysje, përfaqëson ndryshime radikale, qofshin paqësore ose të dhunshme në jetën politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të një vendi, një shteti, apo dhe të disa vendeve apo kombeve. Revolucionet, dihet ndryshojnë edhe botën, siç i njohim nga historia kanë ndikuar në përmbysjen e rendeve ekonomiko-shoqërore. Ndofta, shoqëria po priret drejt saj?!
Është një e vërtetë tjetër që mohohet dhe që duhet vlerësuar, studjuar dhe analizuar, konkretisht:
Si është e mundur që një grusht njerëzish, në një vend të përcaktuar mirë gjeografikisht dhe historikisht akuzohen si turq, italianë, gjermanë dhe, megjithë kufirin më të madh fqinjësor me shtetin Grek, nuk u konvertuan në grekë. Ata mbijetojnë pavarësisht trysnive, masakrave, dëbimit me dhunë, po ashtu pavarësisht nga indiferentizmi dhe mungesa e mbështetjes nga shteti amë, ruan, mban dhe mbron shumë fort etninë e tij shqiptare?! .
(Marrë nga libri :”Tjetërsimi i të vërtetave”.
Itali, më 2 mars 2023

U mbajt manifestimi i 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

0

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot manifestimi gjithëpopullor, në nderim të 25 vjetori të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri. 

Në këtë manifestim, u mbajt ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve  të FSK-së, ku morën pjesë liderët shtetërorë si Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovë, zyrtarë të lartë të MM-së, gjeneralë  dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore, ndërkombëtare si dhe qytetarë.

Forhåndsvisning av bilde

Në fillim të ceremonisë, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi i raportoi Presidentes Osmani gatishmërinë e trupave të FSK-së për të shënuar “Epopenë e UÇK-së”.

Forhåndsvisning av bilde

Në vazhdim, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, parakaluan para kuadrateve të rreshtuara të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, theksoi se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të tre mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Më tej, Presidentja Osmani shtoi se në ditët e Epopesë kujtojmë jo vetëm ata që dhanë jetën për liri, por edhe trimërinë e guximin e gjithë ushtarëve tanë që luftuan pa kursyer asgjë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi se lufta e ndezur në Prekaz e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e Aleancës së NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999.

Forhåndsvisning av bilde

I pranishëm në ceremoninë e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, si mysafir nderi ishte Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes Jashari, duke shprehur respektin për të gjithë dëshmorët e rënë për liri, tha se është krenar që sot është para Ushtrisë së Kosovës, e cila është pritur prej shumë brezash. 

Forhåndsvisning av bilde

Në kuadër të manifestimit, trupa muzikore e FSK-së ekzekutoi pika muzikore të përzgjedhura për këtë ceremoni.

Forhåndsvisning av bilde

A po shndërrohet Kosova në “Kosmet”, pas marrëveshjes Kurti-Vuçiç?

0
Afrim Musliu, Suedi
***
A po shndërrohet Kosova në “Kosmet” pas marrëveshjes Kurti-Vuçiç?
Atë frikë që e kam shprehë që nga viti 2018, kam drojën se tani po realizohet.
Me pikën nr. 7 të marrëveshjes së fundit është ka realizohet një ide dhe plan i kahmotshëm i Akademisë së Shkencave të Serbisë (SANU), ku thuhet:
“Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Cilat modele ekzistuese evropiane? – është pyetja.
Modeli i Vatikanit?
Modeli i San Marinos, i cili sot është shtet i pavarur?
Në listën e kishave që do tē fitojnē status të veçantë, janë:
– Patriarkana e Pejës;
– Manastiri i Deçanit;
– Manastiri në mes të Lipjanit;
– Manastiri “Bogorodica” në kodrat më strategjike rreth Prizrenit;
– Manastiri i Graçanicës.
Duhet të potencohet se të gjitha këto objekte të lartëpërmendura, si dhe veriu i Kosovës, në total përbëjnë 33 përqind të territorit të Kosovës. Në rast të fitimit të një statusi të veçantë për ato kisha dhe manastire, do të krijohen disa “mini-Vatikana” në të katër anët e Kosovës, me ç’rast Serbisë i hapet mundësia që në një të ardhme të afërt, të fillojë kolonizimin e atyre “metohive” dhe ta gjejë mënyrën që ato territore t’i shndërrojë në enklava serbe. Pra, formimin e “Kosovës dhe Metohisë” që ishte dhe mbetet ide e SANU-s, term ky i shpifur që mëse një qind vite përdoret edhe në retorikën e çdo regjimi politik të Serbisë.
Poqëse e shiqojmë hartën e Kosovës dhe i lokalizojmë enklavat dhe kishat e manastiret e përvetësuara nga serbët gjatë shekullit të kaluar, e shohim se Kosova do të rrethohet nga të katër anët nga serbët në vendet më strategjike ushtarake dhe ekonomike. Të mos harrojmë që poashtu të potencojmë, se këto enklava serbe me jetësimin e AKS-së do t’i kenë nën kontrollë rezervat tona kryesore ujit, mirëpo edhe ato të arit e argjendit që gjenden nëpër horizontet ende të pafunkcionalizuara të Minierës së Trepçës e që shtrihen deri nën Kopaonik. Vetëm në ata 250 hektarë të Patriarkanës së Pejës do të mbeten nën kontrollën e serbëve rezerva të mëdha të ujit.
Manastirit të Graçanicës do t’i bashkangjitën edhe disa komuna me shumicë serbe, si: Novobërda, Ranilluku, Parteshi dhe Kllokoti, me ç’rast do të munden të shkëputin çdo lidhje fizike e kulturore të Kosovës me Luginën e Preshevës.
Prandaj Serbia me çdo kusht edhe e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse nuk i’u konvenon e vërteta që shumica e këtyre objekteve fetare dikur ishin shqiptare. Madje, disa ishin kisha katolike e të shndërruara në pravosllave gjatë shekullit të kaluar.
Andaj, me çdo kusht, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet të pengohet formimi i AKS-së, e poashtu nuk duhet lejuar as ndonjë status i veçantë për kishat dhe manastiret “serbe”, gjë që për të ardhmen e Kosovës do të jetë më e dëmshme sesa një asociacion pa kompetenca ekzekutive.
Në të kundërtën, Kosova rrezikon që të ndahet në dy entitete ku shqiptarët do të mbesin në enklavë në Kosovë e të rrethuar nga të katër anët nga serbët.

Pse nuk përmenden meritat e ish-udhëheqësve, shembulli i Rexhep Kryeziut, funksionarit të lartë politik të Prizrenit

Afrim Musliu, Suedi
____
Pse asnjëherë nuk përmenden meritat e pakrahasueshme dhe shumë të mëdha të intelektualëve dhe udhëheqësve shqiptarë nga sistemi i ish-Jugosllavisë? Ata të cilët krahas sakrificës, rrezikut të madh, kërcënimeve me jetë dhe persekutimeve nga më të ndryshmet nga Beogradi, prap se prap, në mënyrë tejet të shkathët diplomatike, e me mençuri dhe kujdes të jashtëzakonshëm, arritën ti ruajnë vlerat tona kombëtare e me shumë rëndësi historike gjatë tërë atyre dekadave të atijë sistemi ku dominonin serbët. Ata janë meritorët më të mëdhenjë që shqiptarët në ish-Jugosllavi për të parën herë arritën të arsimohen dhe emancipohen, mbase përfundimi i Luftës së Dytë Botërore na gjeti me mbi 95 përqind analfabetë dhe me një stil dhe standard nomadësh të jetesës.
Një ndër Ata ishte edhe Daja im, Rexhep Kryeziu (senior), i cili atëkohë, falë pozitës së Tij si funkcioneri më i lartë politik i qytetit të Prizrenit, si dhe si funkcioner edhe në pozita të larta krahinore, ndër tjerash, arriti ta shpëtojë nga rrënimi total objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe vlerave tjera kombëtare shqiptare në atë qytet.
Pas Kushtetutës së vitit 1974, më në fund arriti që objektin ta shpallë muze dhe ta vendosë nën mbrojtje të komunës, ku edhe u vendosën shtatoret e Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, si dhe qytetit të Prizrenit ia dha statusin e perlës së Kosovës, status të cilin e gëzon edhe sot.
Sot u bënë 33 vite nga kalimi i Tij në amshim. Pusho në paqe, Daja im i dashur, si një engjëll dhe një yll i pashuar për ne që të kujtojmë me krenarinë më të madhe!
Pamje e kohës … Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Angjelin Prelocaj, vazhdon të shndrisë në l’Opéra de Bastille të Parisit 

0

Nga Bajram SEFAJ  

Përkujtim 

Këto ditë, në l’Opéra de Bastille të Parisit 

Edhe një shkëlqim i Angjelinit! 

Fjala është për shfaqjen spektakolare të baletit me titull “Siddharta”, realizuar nga koreografi  me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj.   

Paris, mars (para shumë vjetësh!) 

“Kushëriri i engjëjve”, ashtu sikurse më së miri e pagëzoi i famshmi Kadaré, (në një ese-libër të tij), koreografin me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj (Anzhle Prelzhokazh, ia shqiptojnë emrin francezët), ja tek, këto ditë, në mënyrën më të mirë dhe më madhështore, (ri)shfaqet para publikut parisian. Por, duhet detyrimisht nënvizuar, që në fillim se, kësaj herë, ai vjen më një ndriçim të ri, ndoshta më të shkëlqyer se asnjëherë më parë. Deri me tash.  

Ballet Preljocaj: Gravity at the Château de Versailles Spectacles

Fjala është për veprën e tij me të re koreografike, me titull “Siddharta”. Këtë kreacion të ri, që hijshëm i ngjitët dhe pasuron opusin të tij artistik, Angjelini e realizoi në bashkëpunim me kompozitorin  e njohur, Bruno Matovani, që, me porosi të përgjegjësve të Operës Nacionale franceze, muzikën e shkroi enkas për këtë spektakël të madh. Anëtari i trete i “trios” se krijimit të kësaj vepre të rëndësishme skenike, është edhe skenografi i njohur Claude Lévèque. Natyrisht se regjistri i skuadrës realizuese të këtij projekti madhor, nuk përfundon mere kaq. Duhet vë në spikamë, gjithashtu se, këtij kreacioni të ri të Angjelin Prelocajt, mbarë masmediat francez, shtypi i shkruar i ditës, javor e periodik, radiostacionet dhe kanalet e shumta televizive, i dhanë publicitet të jashtëzakonshëm, gjithnjë duke e vlerësuar lartë, si një të arrirë të madhe artistike dhe të veçantë në këtë gjini. Madje dikush e quajti “Poemë simfonike dhe vallëzimi”. Kështu, fjala vjen, në ditarin qendror “në meshën e madhe” siç e quajnë këtu, ditarin e orës 20 të Televizionit TF1, koreografisë se mjeshtrit shqiptar të shfaqjes “Siddharta”, iu kushtua një hapësirë e madhe, e pazakonte në këtë kanal, kur koha e zgjatjes se storjeve filmike, pjesëtohet në sekonda! 

Galerie Photos – Angelin Preljocaj :: Montpellier Danse

Se çfarë është interesimi i opinionit dhe përgjithësisht i dashamirë të këtij art i elitës, siç e çmojnë edhe ndryshe, më se miri dëshmon edhe kohëzgjatja e këtij spektakli në skenë. Premiera ishte, ditën e ënjtë të tetëmbëdhjetë marsit, kurse shfaqja e fundit parashikohet te jepet më njëmbëdhjetë të muajit prill. Kësaj duhet shtuar se shfaqja “Siddarta”, jepet nga tri herë në ditë.  

Pa mëdyshje, jashtë diskutimi dhe, pa fije hezitimi, mund të pohohet se spektakli “Siddhorta” e Angjelinit tonë, është ngjarja numër një në panoramën ose në mozaikun e ngjeshur të jetës kulturore dhe artistike të Parisit, të këtyre ditëve.

Winterreise - Ballet Preljocaj