Kreu Blog Faqe 1102

Dritan Goxhaj: Albin Kurti midis tradhëtisë De Fakto dhe De Jure

0

Dritan Goxhaj, Tiranë 

28 shkurt 2023 

Duke dëgjuar deklaratën e Albin Kurtit “Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim,mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”.  

Duke mos e kuptuar dëshirën e tij të madhe e të papërshkruar e të pa konceptuar nga ana jonë , për të firmosur një marëveshje me Sërbinë të propozuar nga Franca e Gjermania, më erdhi në mendje ajo kënga e Irma Libohovës “ Mollaxhiu” e cila thotë “ Erdhi mollaxhiu molla me na shit”. 

Vetëm se unë në mendjen time duke dëgjuar Albinin e këndoja “ Erdhi prrallaxhiu, prralla me na shit”. 

Albin Kurti nuk ësht as naiv e as injorant si pararendësit e tij në këtë detyrë.  

Ai e di shumë mirë se kjo marëveshje përveç që është thesht një vazhdimësi e statusquos dhe e mbajtjes së Kosovës në derexhenë në të cilën është deri më tashti, pra një biçim shteti me një autonomi pak më të madhe se ajo e 1974, nuk është aspak njohje reciproke dhe as njohje e pamvarësisë ose respektim i saj nga ana e Sërbisë.  

Sepse nuk ka si të jet njohje e pamvarësisë kur pala tjetër, pra ajo serbe në këtë marëveshje merr edhe më shumë se ç’ka marrë nga çdo marëveshje që është firmosur që nga 2013 e deri më sot. 

E gjitha kjo është thjesht një mashtrim i dakorduar midis Kurtit, Vuçiçit dhe përfaqësuesve të BE. 

Dhe të mashtruarit si përherë janë shqiptarët në Kosovë dhe gjithandej. 

Për këtë, të gjithë ata që dyshojnë në fjalën time atëher i ftoj të lexojnë shqip nenin 7 të kësaj marëveshjeje  

“Neni 7 

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.  

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”. 

Ky nen i jep Sërbisë de juro Asocacionin e Komunave Serbe dhe biles edhe më shumë seç parasheh marëveshja e nënshkruar në 2013. Pasi në këtë marëveshje të re i lejohet ligjërisht Sërbisë që të financojë në këto komuna, pra teorikisht dhe juridikisht të ketë kontrollin total të këtyre komunave të cilat siç thotë edhe ky nen , do ketë edhe “ një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”. Që shqip do të thotë se qeveria e kosovës nuk do të ketë kontroll mbi to aspak. 

Pra shkurt e shqip për të gjitha ata mbështetës të Albinit kjo është nënshkrim i “Zajednicës”, në rast se ai e nënshkruan këtë. 

E gjitha kjo pikë e çon Albinin drejt tradhëtisë. 

Gjithkush do të mund të gjej justifikime sa të dojë por askush nuk e mohon dot të zezën mbi të bardhë. 

Për më tepër tallja ndaj shqiptarëve bëhet kur kjo marëveshje paraqitet si njohje defakto e Kosovës nga Sërbia. 

Më kujtohet që para disa kohe pata lexuar një artikull në një revistë shkencore, në të cilën ishte botuar një studim i një grupi andrologësh.  

Për të gjithë ata që nuk e dinë se çfar është një androlog, ai është thjesht doktori i organeve gjenitale të meshkujve, dmth sinonimi i tij është gjinekollogu për femrat. 

Dhe në këtë artikull thuhej se masturbimi te meshkujt ishte i barabartë sikur të kishe kryer marëdhënie seksuale 5 herë. Pra faktikisht llogaritej sikur ke kryer marëdhënie seksuale por realisht nuk ke kryer gjë. 

Kështu më duket edhe mua kjo tentativa e Albaninit për të na e paraqitur këtë marëveshje si një njohje de fakto.  

Një masturbim i Evropës për të cilin po duan të na mbushin mendjen se jo vetëm që është marëdhënie seksuale, por edhe se marëdhënien seksuale e paskemi kryer ne. 

Ndërkohë që me këtë marëveshje vetëm Sërbia del e fituar edhe de juro edhe de fakto pasi ajo po merr Zajednicën e ne asgjë. 

Që ta kuptojmë më mirë këtë pjesën de juro e de fakto. 

Me deklaratën e tij Albini thotë se ”ishte i gatshëm ta firmoste dje marëveshjen”, kjo i bje që defakto ka bërë tradhëti, por duke qënë se nuk e firmosi, pa marrë parasysh shkaqet, de juro akoma nuk ka bërë tradhëti. 

Ku shkuan deklaratat e Albinit se në rast se më detyrojnë ta firmos atëher do kërkoj të njëjtat edhe për shqiptarët në Preshev, Medvegj e Bujanoc? 

Në këtë marëveshje të ofruar nuk ceken askund shqiptarët e atyre trevave dhe as fati i tyre. 

Do të thotë që Kosova dhe qeveria e Kurtit përfundimisht ashtu si qeverit e tjera pararendëse dhe si qeveria Shqiptare e Saliut dhe e Ramës bashkë, i kanë shitur shqiptarët e këtyre trevave thjesht për komoditetin e tyre politik. Vetëm për të mbajtur pushtetin. 

Dhe pastaj ne shqiptarët si përherë do të ngushëllohemi me faktin se sjelljet e këtyre as kanë qënë e as janë në harmoni me vetëdijen politike shqiptare sot.  

Dhe do ngushëllohemi duke e justifikuar tradhëtinë si eufori politike.  

Dhe duke qenë se kjo eufori është shprehje e papjekurisë politike, do themi se ky është një fenomen që mund të ngjajë kudo. 

Dhe pastaj për të legjitimuar tradhëtinë që ajo mos të cënohet nga askush, e shpallim Avni Rustemin vrasës e kriminel. 

E vetmja mënyrë që Albini të mos bëjë tradhëti është të mos e firmosi këtë marëveshje pa ndryshuar neni 7.  

Për këtë të shfrytëzoj kohën që fituam nga mos nënshkrimi i kësaj marëveshje nga Sërbia mbrëmë. 

Albini ka akoma kohë dhe shancin që tradhëtinë de fakto mos ta bëjë de juro. 

Vargje kushtuar valltarit dhe misonarit të arsimit, Sadik Maxharraj-Baca

0
Në foto: Sadik Bicaj
___
Nga: Prof. SADIK BICAJ, Istog
__
Vështrime letrare
 
– Hasan Korbi ” Për Ty vargjet kuq e zi”  Sadik Maxharraj- Baca – 
Autori i ktij libri poetik, Hasan Korbi, kushtuar valltarit brilant, atdhetarit të dëshmuar dhe misionarit veteran të arsimit, Sadik Maxharraj-Baca, u lind më 8 shkurt të vitit 1958 në Kavajë. Ka kryer studimet në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Jeton dhe vepron në qytetin e Kavajës, në Shqipëri. Shkrimtari dhe studjuesi Hasan Korbi, ka botuar 23 libra, të zhanreve të ndryshme, prej të cilave 9 vëllime poetike, 8 libra historike, 3 monografi, 1 autobiografi dhe 2 romane.
Ndër botimet e Hasan Korbit veçojmë: “Almanaku i Shtëpisë së Pionierit ( poezi), “ Sërish një ditë do të kthehesh “ ( poezi), “Vargje ujvarë ” ( poezi), “Gjurmë në përjetësi” ( poezi ), “ Shkolla ime mësuesi im” ( histori), “ Gjeneza e nënës sime” ( histori), “ Ecje në rrugën e traditës” ( histori), “ Portret patrioti” ( monografi), “ Gjatë në kujtesë” ( monografi ), “ Jeta ime” ( autobiografi), “ Zemër e dhimbur”  (roman), “Plaga e një nëne” ( roman), etj.
Vëllimi poetik” Për Ty vargjet kuq e zi…” i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe depërton në Kosovë, në një pjesë të gjeografisë së copëtuar shqiptare. Në këtë poezi, me një theks të veçantë, autori i këndon, në variante të ndryshme, personazhit kryesor të këtij libri, valltarit, atdhetarit dhe misionarit të arsimit shqip Sadik Maxharrajt, Bacës.
“ Me plisin e bardhë borë,
Shikimi i derdhur në largësi,
Mustakët dredhur Kosovar…
Veshur kuq e zi…”
Me duart e pëllëmbët shpërndarë,
Statujë e derdhur në natyrë
Baca Maxharrë!!!
Janë këto vargje të mrekullueshme që i paraprijnë fillimit të këtij libri, që mund të konsiderohet, padyshim, libër i një rëndësie të veçantë letrare, këtu te ne, në Kosovë.
Vëllimi poetik “ Për Ty vargjet kuq e zi… “ hapet me poezinë “ Brezave do t’ua lë…”, e cila është një poezi e realizuar artistikisht dhe përkushtuese, për të ardhmen e brezave të rinj, për një të ardhme të ndritur.
“Të kërcejmë vallën, këngën ta këndojmë” është vargu më i fuqishëm me një porosi të qartë, një porosi kjo që Baca ua lë fëmijëve të tij, por edhe gjeneratave të reja.
“Kostumet kombëtare të vishen me krenari,
E kuqja dhe e zeza është ngjyra Shqipëri.”
Autori i këtij vëllimi poetik, me kënaqësi të veçantë, me zemër të hapur, me dashuri të zjarrtë dhe me plot mall, i këndon edhe Kosovës te poezia “ Kosova ime”. Në këtë poezi, poeti Korbi, paraqet edhe qëndresën historike të shqiptarëve në Kosovë, përmes simbolikës së kullës.
“E lindur në kulla.
Në lartësi malesh e gjerësi fushash.
Kudo mbjellë trimëri…” ( Kosova ime)
Dhe, nga qëndresa, autori i këtij vëllimi poetik, kalon prapë në valle, sepse vallja për Bacën është dëshira e tij e zjarrtë. Baca, krahas vallëzimit veçohet edhe si bartës i kostumeve kombëtare, bashkë me simbolet përkatëse, sidomos në shënimin e datave të ndryshme historike apo edhe në lojëra të ndryshme sportive ( krejt kuq e zi).
Baca është edhe prezantues në shumë festivale, si në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Si duket, hedhja e shtatit në valle, dhe veshja e tij kombëtare, kanë shprehur të tjerët tek ai interesim të veçantë, për ta përshkruar artistikisht edhe vallën shqiptare, ashtu sikurse Kadare dikur.
“Të do vallja, të njeh shamia,
Të njeh tupani dhe ngjyrat kuq e zi ,
Bacë Maxharrë shqiponjë mes malesh…
Kosovar i nënës Shqipëri.” ( Njësh me vallen)
Poeti Korbi, në anën tjetër, personazhin e tij e sheh si vlerë të madhe të Istogut, Kosovës dhe të Shqiptarisë, por edhe të vallës dhe krenarisë:
“ Vlerë të tillë Istogu nuk ka parë
Njerëzimi e kupton vlerën e madhështisë
Nga brendia e tij burim vallesh gurgullon,
Lart tundë shaminë, lartësia nuk ka mbarim.” ( Krenaria jonë)
Ose :
“ Kostumi kombëtar malet me ngjyra dritëson…
Baca Maxharr, ti je vlerë e vallës, krenaria jonë.”
Një poezi tjetër mjaft e fuqishme është edhe poezia “ Për Ty Bacë”, ku autori Bacën e krahason si shpirt të madh dhe me plot vlerë.
“ Ti je një dritës, një pemë e ngjyer… Një zë folës.
Një shpirt i madh i punës me plot verë…” ( Për Ty Bacë)
Baca në vendlindjen e tij, por edhe në komunën e Istogut, njihet edhe si historian, (anëtar i kryesisë të Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Istog), andaj disa poezi lidhen edhe me veprimtarinë e tij historike. Personazhi i këtij vëllimi poetik, Sadik Maxharraj- Baca, prehje dhe kënaqësi të veçantë gjen gjatë vizitave të monumenteve të ndryshme historike, si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, pra aty ku valojnë lirshëm flamujt kuq e zi.
Në këtë aspekt, Baca shpeshherë afër këtyre monumenteve historike qëndron krenar, në Prizren, Krujë, Lezhë, Vlorë, dhe gjetkë. Andaj, me kënaqësi të thellë shpirtërore poeti Korbi shkruan edhe poezinë me titull “ Bacë, Ti në Prizren”, e cila del edhe mjaft e arrirë në pikëpamje artistike.
“Në Prizren lexova shtruar historinë.
Putha me plot mall flamurin shqiptar…”
Dhe pas gjithë kësaj poeti Korbi i kthehet prapë Istogut të lashtë, vendlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, bukurive natyrore të këtij qyteti të paqes, ku shprehet edhe lumturia dhe krenaria e tij poetike.
“ Istog…
I imi Istog…
Krenohemi me Ty,
Me flladin tënd…
Ose:
I lumtur ndjehem … Istog të dua.” ( Istog.)
Atdhetarizmi zë një vend të veçantë në këtë vëllim poetik. Autori i librit Bacën e vlerëson si atdhetar të madh, i cili qëndroi i pathyeshëm në erëra të ndryshme, që frynë gjatë kohërave të ndryshme historike, por edhe si pishtar i lirisë së vendit, kundër pushtuesit serb.
“ O Atdhe!
Më je i dashur sa ma s’ka… “
Në këtë vëllim poetik kemi edhe shumë poezi të tjera të nivelit të lartë artistik , si: “Portreti yt”, “ Ti njeriu… Bacë…”, “ Kur e di se jam shqiptar”, “ Me krah shqiponjë”, “ Flijohet”, etj,
Te poezia “ Portreti yt” poeti Korbi përshkruan, pos realitetit të pamjes së personazhit, të cilin për herë të parë fizikisht e ka parë një ditë para promovimit të këtij libri në Istog, edhe për qëndresën e tij, duke e krahasuar atë me “ trupin lis të gjatë shekullor”, që është edhe një krahasim shumë i fuqishëm:
“ Flokë thinjur ,
Plis të bardhë mbi ballë,
Me emrin Kosovar…” ( Portreti yt)
Ose:
“ Ti qëndron si malet,
Fluturon si shqiponja,
Vishësh Ti kombëtaresh .
Kërcimi yt nuk ndalet. ( Po aty)
Libri mbyllet me poezinë “ Lexoj në foto…” . Poezia është përmbledhëse dhe trajton përmes fotografive pjesëmarrjen e Bacës në festival dhe simpoziume shkencore, të mbajtura viteve të fundit në Prizren, Krujë, Vlorë , Lezhë, Elbasan, etj.:
Hapi yt është kudo ku ka shqiptarë e kosovarë.
Zëri të buçet me zjarr zemre, për Ty o Atdhetar… ( Lexoj në foto)
Vëllimi poetik “ Për ty vargjet kuq e zi – Sadik Maxharraj – Baca”, veçohet edhe me gjuhën dhe stilin e shkrimit, si dhe me përdorimin e shumtë të figurave stilistike, si: epitete, krahasime, etj., që ia shtojnë edhe më shumë vlerën gjuhësore dhe letrare këtij vëllimi poetik.
_____
 
Në Kompleksin e Restorantit hotelier “Freskia”, në Istog, u organizua përurimi i librit poetik “PËR TY VARGJET KUQ E ZI – SADIK MAXHARRAJ – BACA”, me autor Hasan Korbi. Morën pjesë përfaqësuesit komunal; drejtuesit e Shoqatës të Historianëve “Ali Hadri”, dega në Istog; udhëheqësit e Klubit letrar “Podguri” të Istogut; miq e dashamirë të Bacës; intelektualë e artdashës; si dhe qytetarë vendorë dhe familjarë të shumtë të personazhit të librit, Sadik Maxharraj-Baca.
 
Profesor Sadik Bicaj, është autor i disa librave; i një mori artikuj studimorë gjuhësor e letrar dhe pedagogjik; kryetar i Klubit Letrar “Podguri”, në Istog; si dhe drejtor shumëvjeçarë i Shkollës 9-vjeçare në Vrellë; bëri këtë vështrim letrar të librit në fjalë, të cilin po jua dërgojmë për publikim në portalin Tuaj.
 
Idriz Zeqiraj

The Christian Science Monitor (1929) / Fjalimi prekës dhe i improvizuar i Mbretit Zog para delegacionit të grave shqiptare

Mbreti Zog – Burimi : L’Illustrazione Italiana, 1929

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2023 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 18 nëntorit 1929, në faqen n°8, fjalimin prekës dhe të improvizuar të Mbretit Zog mbajtur asokohe para delegacionit të grave shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti i Shqipërisë theksoi demokracinë e tij

Sovrani uron klerikët dhe popullin për pavarësinë që kanë fituar

Speciale nga The Christian Science Monitor

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Tiranë, Shqipëri — Gjatë një feste të kohëve të fundit për Zogun I, Mbreti i Shqiptarëve gjeti rastin për të theksuar qëndrimin e tij demokratik ndaj popullit të tij dhe dëshirën e tij për t’i shërbyer. Natyrisht, festimet ishin kryesisht të natyrës ushtarake, duke i dhënë ushtrisë së re evropiane një mundësi për të treguar formimin, rendin, pajisjet dhe rritjen e saj të qëndrueshme, por përveç paradës pati edhe takime midis Mbretit të Shqipërisë dhe një numri të madh delegacionesh që përfaqësonin popullin shqiptar. Në një nga këto takime Zogu tha : “Kur të ktheheni në shtëpi, thuajuni fqinjëve se Mbreti i Shqipërisë nuk dëshiron të qëndrojë larg edhe një qytetari të vetëm, por është i vendosur të jetë një shërbëtor i vërtetë i Kombit, gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë gjithçka që ka, madje edhe jetën e tij për popullin. Krijimi i Shqipërisë ishte fryt i përpjekjes më të madhe kombëtare dhe pavarësia jonë u fitua me çmimin e heroizmit dhe sakrificës tuaj. Shqiptarët nuk do të kënaqen me asgjë më pak se lirinë dhe për ta ruajtur atë do të paguajnë çdo çmim të nevojshëm.”

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Në një takim tjetër me një delegacion grash, Mbreti i Shqipërisë, në një fjalim prekës dhe të improvizuar, të frymëzuar nga referenca e grave ndaj nënës së tij, Mbretëreshës, tha : “Ju falenderoj për këtë nderim. Unë ruaj dashurinë dhe respektin më të madh për nënën time dhe për të gjitha nënat. Janë nënat ato që mishërojnë më së miri idealet e atdheut tonë. Dhe ju lutem të mos e konsideroni familjen tonë mbretërore jashtë sferës së jetës suaj. Ne vetë kemi dalë nga mesi juaj dhe jemi bij të atdheut tuaj. Burrat në familjen mbretërore janë vëllezërit tuaj; gratë, motrat tuaja; nëna ime është nëna e të gjithë juve. Froni ynë nuk mbështetet në traditën shekullore si në vendet e tjera, por shpresoj se do të sigurohet nga dashuria juaj dhe do të gjejë një vend të fortë në zemrat e popullit sovran. Asnjë ceremoni të mos na ndajë nga ju. E gjithë familja jonë është në dispozicionin tuaj, e gatshme për t’ju shërbyer nevojave tuaja. Shpresoj që të gjitha femrat shqiptare të jenë nëna të mira, shtëpiake të mira, elegante, besnike dhe përparimtare (progresiste). Në përpjekjet tuaja për të përparuar dhe ndihmuar Kombin të përparojë, ju do të keni mbështetjen time të pakufizuar.” 

Edhe pse gratë myslimane të Shqipërisë nuk po adoptojnë mënyrat moderne aq shpejt sa motrat e tyre në Turqi, shumica e më të rejave mes tyre e kanë hequr ferexhen dhe gradualisht po hedhin mënjanë kufizimet e tjera tradicionale që i kanë penguar ato.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1929-fjalimi-prekes-dhe-i-improvizuar-i-mbretit-zog-para-delegacionit-te-grave-shqiptare/.

Adem Jashari në Kosovën e pasluftës

Nga Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
_____
Opinioni kosovar prej kohësh është i mbërthyer brenda kllapave: presidenti historik dhe komandanti legjendar. Realiteti brenda të cilave sot jeton qytetari ynë në vazhdimësi bën trysni mbi ndërgjegjen e tij historike sa epitetet e tilla duken si eufemizma që mbulojnë një gjendje irracionale të jetës shoqërore të këtij aktualiteti tonë. Sa më shumë kohë që shkon dhe sa më shumë që konsolidohet një proces historik gjithnjë e më shumë vjen duke u kristalizuar ndërgjegjja historike, e cila shtron shumë imperativë jo vetëm nga individë dhe grupime shoqërore, por edhe nga qytetari i zakonshëm, të bëjë një ridimensionim të këtij procesi historik.
Kush është në të vërtetë komandanti legjendar Adem Jashari në këtë kostelacion të ndryshueshëm mental, cila është përmasa e tij reale dhe vendi në këtë proces historik?
Dy janë pozicionet reale:
a)Madhështia e sakrificës, dhe
b)Roli i tij në formacionet së pari politike e së fundi ushtarake.
Adem Jashari, si prijatar i gjithë familjes Jashari, së bashku më të vëllain, Hamzën, për shkak të një sakrifice të jashtëzakonshme, që tejkalon modelin e Oso Kukës, ofron shembullin e sakrificës sublime për një ide, idenë e shtetit të Kosovës dhe lirisë së popullit të Kosovës. Në këtë sakrificë kaq të dhembshme sa është shndërruar në një metaforë që përfshin sakrificën kolektive pa çmim, për një ideal. Përmasa e kësaj sakrifice ka bërë që emri i Adem Jasharit, që nënkupton të gjithë familjen, të marrë një referencialitet jo vetëm politik, por edhe shpirtëror. Nuk është i rastit lindja edhe sloganit të njohur, me rastin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur: “Bac, u krye!”, e cila më vonë pëson modifikime të ndryshme, por gjithnjë duke ruajtur në thelb atë mesazhin kryesor se sakrifica është me vend apo edhe se ajo po shpërdoret. Mirëpo, esenca e mesazhit mbetet e pandryshuar: ideali për të cilin u bë sakrifica duhet të jetë i përhershëm dhe se është figura e tij duke u mitizuar është ngritur në piedestalin e lirisë prej nga sheh gjithçka dhe që na qorton.
Mirëpo, figura e Adem Jasharit, duke qenë se është reale, se ka një histori, e cila ka pësuar transformime të ndryshme, na detyron ta trajtojmë këtë histori të personalitetit brenda një kornize reale aq sa edhe historike.
Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe e gjithë familja Jashari që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka qenë e angazhuar në procesin politik të shtetndërtimit, të cilës i ka prirë LDK-ja. Madje në këtë angazhim shtetndërtues kjo familje është dalluar për seriozitetin e angazhimit, qoftë kur është fjala për organizimet e aktivitetit në nivel politik, por edhe në nivele të tjera, siç është kontributi i Rifat Jasharit rreth Fondit të Republikës së Kosovës, i cili më vonë në mënyrë pezhorative u quajt si “Fondi i Tre përqindëshit”, që realisht i mbante gjallë segmentet kryesore të jetës institucionale në Kosovën e atëhershme. Mirëpo, aktiviteti i tij nuk përmbyllet vetëm në aktivitetet rreth përditshmërisë politike në jetësimin e një projekti ideal, sepse përfundimi i këtij procesi kërkonte edhe angazhime të formave të tjera.
U pa qartë se pa një veprim ushtarak nuk mund të jetësohet deri në fund projekti historik i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Me kohë, duke evoluar proceset, edhe lëvizja shqiptare në Kosovë për pavarësi ndryshoi modalitetet e veprimit, duke e hetuar qartazi se pavarësia nuk mund të realizohet vetëm me metoda paqësore.
LDK-ja madje që vitet e hershme e kishte të ashtuquajturin planin “B”, domethënë organizimin ushtarak. Opinionit tonë nuk i është shumë e njohur një marrëveshje midis dy shteteve, atij shqiptar me atë kosovar për një bashkëpunim ushtarak, problematikë kjo që shtrohet te vepra “Kosova” në pesë vëllime si dhe në botimin anglisht. Prandaj Adem Jashari është ndër prijatarët e zbatimit të marrëveshjes mes dy presidentëve, Ramiz Alisë dhe dr. Ibrahim Rugovës, për përgatitjen e formacioneve ushtarake dhe shndërrimin e tyre në formacione operative që në rrethana të caktuara do të futen në territorin e Kosovës dhe do të merren me organizimin e luftës në të gjitha nivelet.
Të gjithë e dimë përbërjen e formacionit të djemve të rinj që ushtruan në Surrel, midis të cilëve shquhen Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe shume emra të tjerë që me të drejtë trajtohen si nismëtarë të organizmit ushtarak në territorin e Kosovës.
Cili ka qenë roli i Adem Jasharit dhe i këtij formacioni ushtarak mbetet që më vonë të trajtohet nga historiografia ushtarake, e cila do të merret me shqyrtimin e strategjive dhe doktrinave ushtarake që do të zbatoheshin në rast të fillimit të luftës në Kosovë, gjë që e cila edhe ndodhi. Mirëpo, një gjë është e qartë: lufta në Kosovë momentin e vet të fillimit e ka në sulmin e policisë dhe ushtrisë serbe mbi familjen Jashari dhe me sakrificën e Jasharajve.
Roli i Adem Jasharit në këtë luftë është trajtuar në mënyra të ndryshme. Rënia e tij jo në ditët kur ndodhi sakrifica e madhe, por pak kohë më vonë, filloi të mistifikohet dhe vetë personaliteti i tij të vishet me një vel mistik sa që për një kohë të shkurtër nga realiteti historik kalon në legjendë.
E vërteta është se Adem Jashari e filloi luftën, por jo bashkë me formacionet ushtarake, si ato të Labinotit e as të tjera, që u formuan paralelisht, me synimin që ta zënë një hapësirë boshe e krijuar atëherë nga paqartësitë edhe te subjektet tona institucionale, por edhe nga vetë defensiva e faktorit ndërkombëtar në raport me zhvillimet e reja. Në këtë konstelacion figura e Adem Jasharit na del tejet komplekse. Në njërën anë, ai vishet me një vello legjende, duke ia mbyllur një histori të jetës dhe të veprës, dhe në anën tjetër, megjithatë, si personalitet i mistifikuar apo pa këto elemente, ai mbetet një nyje kyçe në zhvillimet ushtarake.
Është e vërtetë se ai i ka takuar vetëm një formacioni ushtarak, grupacionit që në vijën institucionale është dërguar të ushtrojë në poligone të ndryshe ushtarake me qëllim që të krijohet një kuadër i përgatitur për ta organizuar dhe zhvilluar një luftë çlirimtare. Si i tillë ai ishte dhe duhej të mbetej një ndërlidhës, personalitet që si pak kush do të mundësonte të lidhej politika me luftën.
Dihet mirëfilli për një dhjetëvjeçar është zhvilluar një politikë dhe një proces shtetndërtimi, ku në sipërfaqe ka qenë parimi i politikës pa luftë. Pas disa viteve në sipërfaqe del koncepti tjetër, prapë i çalë, i luftës pa politikë. Këto mangësi sot po i vuan shteti i ri sepse në momentet kyçe të historisë nuk arriti të bëjë një unifikim, një front të përbashkët lufte dhe një përfaqësim politik. Ky vakum, të cilin është përpjekur ta përmbush personaliteti i Adem Jasharit, por që mbeti i parealizuar për shkak të ngjarjeve në të cilat rolin kryesor e pati Adem Jashari dhe familja e tij. Po të përmbushej ky vakum institucional sot as do të kishte nevojë për gjykata speciale e as për status dualiteti të shtetit, sovraniteti i të cilit jo vetëm se është i brishtë, por cenohet në të gjitha mënyrat.
Vetëm me Adem Jasharin, si personalitet pa aureolë mitike e legjendare, Kosova do të kishte atë homogjenitetin e domosdoshëm politiko-ushtarak, të cilin nuk e ka dhe për të cilin sot po paguan një tagër të rëndë.
Vepra dhe jeta e Adem Jasharit nga pozicioni i sotëm shtron nevojën për një rishqyrtim të pozicionit që domethënë heqjen e aureolave të tymit mbi të dhe kthimin e meritave reale historike. Nëse vitet e nëntëdhjeta, deri në shpërthim të luftës, janë shquar më një homogjenizim nacional para rrezikut të mundshëm të një konflikti më të gjerë që do të pasonte pas dekompozimit të ish federatës jugosllave, me fillimin e luftës ky lloj homogjeniteti ra, u bë fragmentimi i forcave politike dhe i popullatës në përgjithësi, duke e kaluar popullatën nëpër Kalvarin e një përndjekje që e quajtën biblike, periudha e pasluftës kaloi në përpjekjen për monopolizim të institucioneve në fillim parashtetërore e pas shpalljes së pavarësisë edhe shtetërore.
Prandaj ky despotizëm që po e karakterizon gjendjen e këtij shteti është pasojë edhe e mjegullimit të rolit të personaliteteve të caktuara që na i dha ajo periudhë e vrullshme. U harrua sakrifica e madhe e Jasharëve, Deliajve, Ahmetajve dhe e Reçakut, që ishte uvertura për një ndërhyrje ushtarake të Perëndimit në emër të shpëtimit të një populli nga gjenocidi.
E vërteta është se Adem Jashari dhe familja e tij, bashke me shume familje të tjera të njohura të Kosovës, ranë në emër të shtetit, në emër të përfundimit të një procesi historik të filluar nga shumë breza para nesh për një shtet që dikur quhej Dardani dhe që ishte epiqendër e zhvillimeve botërore.
Kështu, Adem Jashari mbetet shembull i sakrifikimit për shtetin. Edhe të gjithë luftëtarët e tjerë që dhanë këtë e vetë e dhanë pikërisht për këtë shtet, që duhet të jetë shenjtëri.
Klasa e sotme politike e ka harruar mesazhin e përjetshëm të sakrificës së Jasharëve dhe të familjeve të tjera, duke e shndërruar këtë shtet në një monedhë për kusuritje për shkak të ambicieve vetjake, në një projekt që nuk po i dihet fundi.
Me tradhtinë ndaj amanetit të Jasharëve nuk po tradhtohet vetëm mesazhi i një sakrifice, por edhe një investim ndërkombëtar. Miqtë tanë ndërkombëtarë, falë të cilëve na sot e kemi këtë shtet, janë shumë të dëshpëruar me ne, me mungesën e logjikës së shtetformimit, me personalizimin e pushtetit, me monopolizimin e institucioneve. Dhe që të gjitha këto janë larg praktikave demokratike të botës .
Ky vend nuk ka nevojë për praktika revolucionare, nuk ka nevojë për ikonografi dhe stoli revolucionare, të cilat nxjerrin në pah një gjë: monopolin mbi të vërtetën e aq më tepër monopolin mbi pushtetin institucional të të gjitha niveleve. Sukseset në jetë nuk maten me disfata po me fitore. Është koha që kjo mendësi sllave të hiqet nga të menduarit tonë për historinë dhe filozofia jonë historike.
Ridimensionimi i një procesi historik dhe i figurave përfaqësuese të saj shtron një nevojë të paevitueshme: kthimin e dëshmorëve dhe gjithë atyre që kanë luftuar për shtetin e Kosovës nga prona partiake në pronë të përgjithshme se ata janë personalitete që dolën prej popullit dhe duhet t’i kthehet popullit, të jenë pronë e të gjitha partive e jo instrumente për luftën për pushtet.
Vetëm kështu mund të kemi histori reale dhe një të ardhme jokonfliktuale.
Herëdokur do t’iu jepet llogari brezave që vijnë për veprimtarinë e sotme. Njeriu e jeton jetën që të dalë faqebardhë para brezave që vijnë.
Prishtinë, më 8 mars 2015.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe monument

Epopeja e UÇK-ës, Liri e Përjetshme për Kosovën

-Para çerek shekulli – 25 viteve, në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave okupatore serbe/ 

 -Derisa vijonte sulmi i forcave serbe në Prekaz,  Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, kërkonte që Kosova të merrej urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s/ 

-Raportime që kam bërë nga Kosova në Shqipëri për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve para 25 viteve në ditët e Marsit 1998/ 

-Reportazhi që kam shkruar në mbrëmjen e 31 Janarit 2010, i botuar atëherë  në 1 Shkurt  te Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë: KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ/ 

  Forhåndsvisning av bilde

Shkruan Behlul JASHARI 

 PRISHTINË, Mars 2023/ Në Kosovë me axhendë shtetërore – veprimtari përkujtimore treditore shënohet 25 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari në fshatin Prekaz të rajonit të Drenicës.   

Në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizon manifestimin gjithëpopullor. 

Manifestimi qendror mbahet të dielën, më 5 Mars, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të jetë parakalimi i Kuadrateve Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

  Forhåndsvisning av bilde

Në manifestim do të jenë të pranishëm liderët shtetërorë, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Minitrsë së Mbrojtjes  dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore dhe ndërkombëtare.  

Shënimi i 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pika e vetme në axhendën e seancës solemne të Kuvenidit të Republikës së Kosovës  të hënen e 6 Marsit në mesditë. 

Forhåndsvisning av bilde

Në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave okupatore serbe të kasapit të Ballkanit – presidentit të Serbisë Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. 

 Para 25 viteve, në 5 Mars 1998,  raportoja nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë. 

Forcat serbe kishin zënë pozicione e fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare.  

Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin burime të raportimeve që bëja nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës. 

Forhåndsvisning av bilde

Derisa vijonte sulmi i egër i forcave serbe në Prekaz, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të vendit, trojeve shqiptare e të mediave botërore, ku isha edhe unë atëherë korrespondent në Kosovë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes. 

Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s. 

Forhåndsvisning av bilde

 

KOSOVA-PREKAZI, RAPORTIME QË KAM BËRË PARA 25 VITEVE NË DITËT E MARSIT 1998: 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-05.ata.html  

[04] Fresh Serb attack in Drenice, dramatic situation in Kosove 

PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Heavy Serb forces backed by armoured cars this morning launched a fresh military attack on Albanians in Drenice. 

The Serb forces, fortified around the Prekaz, Laushe villages, are shelling Albanians’ homes. The Serb forces are also using heavy machine guns in their assaults in Prekaz, sources from Skenderaj, from the Human Rights Council and the Kosova Centre of Information told ATA. 

Serbs’ gunfire has killed and wounded many Albanians, Albanian sources say. 

A grave situation is also prevailing in the Gllogoc town in Drenice, which is seiged off by big Serb forces terrorizing the the Albanian unprotected population. 

Many Albanian families have left their homes in Gllogoc since last night and have been sheltered in remote villages. The Gllogoc residents today are staying indoors and the roads are deserted. 

Meanwhile the villages of Modrine, Krusheve, Polluzhe and Rozalle have also been surrounded. 

The Serb forcesin their attacks are making use of machine guns, rockets, mortars as well as helicopters. In face of this situation the residents are trying to flee in the direction of the mountains. /r.xh/pas/lm/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency 

[05] Kosova presidencey receives international contacts 

PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Fehmi Agani, envoy of Kosova’s President Ibrahim Rugova, deputy chairman of the Democratic League of Kosova (LDK), left this morning for Belgrade, to meet British Foreign Secretary Robin Cook, whose country currently holds the rotating presidency of the EU. /fh/pas/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency  

[10] Kosova leader urges world leaders to use pressure on Belgrade 

PRISHTINE, March 5 (ATA) – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said on Thursday that the leader of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova asked for an urgent interruption of Serb police and military operations against the civilian population in Skenderaj, Glogovc, Kline, Mitrovice, Vushtri and other parts of Kosova. 

In an appeal broadcasted today, Rugova called on international community to undertake preventing measures in Kosova and exert greater pressure on Belgrade in order to put an end urgently to police and military operations in some villages of Drenica. 

Rugova also appealed to U.S. president Clinton, British prime minister Blair, French president Chirac and German Chancellor Kohl to use pressure on Belgrade’s regime to stop Serb police and military operations. 

He asked for an international presence of all forms to defend people of Kosova, which have said that they should fulfil their aspirations for independence through peaceful means. 

Rugova urged his people not to submit to Serb provocations and misinformation, which aim at sowing fear and panic. To face this situation, he asked for mobilization of political parties in Kosova and communes. 

It is necessary that the political forces in the neighbouring commune with Drenica be prepared to help its populace and get rid of the bad situation in that area. 

He assured the people of Drenica and Kosova that he is in contact with international centers and that they are considering possible preventive steps in Kosova which aim at stopping Serb police and military operations. 

Rugova asked the mass media to highlight the situation objectively. la/ak/ 

Albanian Telegraphic Agency 

Forhåndsvisning av bilde

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-06.ata.html 

[01] Serbian forces continued night operations in Drenice 

PRISHTINE, March 6 – By Belul Jashari: Many police and premilitary forces have continued their operations of cleansing last night in the region of Drenice. 

Early on Friday, intensive shots of cannons and tanks were heard in other villages in vicinity of Drenice. The whole region is surrounded by many police forces. 

Meanwhile it is reported that other police and military forces are moving from Mitrovice towards Drenice. /edk/mt/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[02] Ambassadors of Contact Group to arrive in Kosova 

PRISHTINE, March 6 (ATA) – By B. Jashari: Sources, still not confirmed officially, report that the ambassadors of the Contact Group countries, headed by the chief of the U.S. Mission, Richard Milles, are expected to arrive in Kosova today. 

They will have many contacts in Prishtine in the framework of the engagements of the international community to interrupt the bloodshed in Kosova. 

The visit precedes the meeting of the Contact Group, which will be held Monday in London and Kosova will be its main theme. /edk/mt/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency 

[06] Kosova needs urgent food supply 

PRISHTINE, March 5 (ATA) – Latest attacks of the Serbian police on Drenica, Kosova, have increased demands on food supply at a time when the foodstuffs are being reduced and many shops closed, Behlul Jashari, ATA correspondent said on Thursday. 

The Serbian forces are preventing or raiding supplying firms and have blocked the distribution of International Red Cross aid. 

Attacks continue in Drenica and roads of Prishtina are under tight control of Serb armed forces. cela/pas/ak/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[07] Kosova president calls on international community to stop Serbs 

PRISHTINE, March 6 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that the President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that he had called on international community to intervene without delay and force the Serbian authorities to promptly end bloodshed. 

Rugova asked for Kosova issue be considered by the U.N. Security Council and that Kosova be urgently put under international protection, what implies military protection. 

He informed journalists on the arrival of the ambassadors of the Contact group in Prishtina. 

ATA correspondent, referring to witnesses, reported on an extension of Serbs’ battle front in Drenica. 

Serb police and paramilitary forces undertook a massive attack at 11.30 a.m. against Llause, Raknice and Acareve villages. They are firing artillery shells from Pekazi and Klina. edk/ak/ 

Albanian Telegraphic Agency 

Forhåndsvisning av bilde

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-07.ata.html 

[04] Intensive movements of Serbs forces in Drenica 

PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reports on Saturday that Serbian forces in Drenica continue to deploy intensively around Llausha village. 

A source close to the Council for the Human Rights in Kosova said that snipers were seen in the hills around Llausha at 11.00 a.m. shotting with high precision weapons at the village and other directions. 

A column of the Serbian forces with heavy armaments, armoured carriers and trucks left Gllogovci for Skenderaj. /ak/ 

Albanian Telegraphic Agency 

Forhåndsvisning av bilde

[07] Human rights council reports on 25 killed in Drenica 

PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported on Saturday that the Council of Human Rights in Kosova had informed on 25 Albanians killed in the last two days in Drenica by the Serbian forces. 

The council made public their names saying that four children, two young boys, two young girls and five women were among them. 

It said that Adem Jashari, leader of the Albanians’ armed resistance in Drenica was also killed. 

The council is also making evident the wounded, destroyed houses and other buildings. So far, seven houses have been destroyed in Prekaz and other buildings burned down. mp/ak/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-08.ata.html 

[01] Serb forces continue military actions in Drenice 

PRISHTINE, March 8 (ATA)- ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that military actions continued in Drenice also last night. 

Serb forces did not stop neither machinegun fire in Vojnik nor volleys of other weapons’ shots, although sporadic, in Llaushe and Prekaz. 

Serbian snipers around Llaushe yesterday killed two Albanians, as they are placed at positions covering a large area and shoot at people moving. 

The latest reports from the Council for the Defence of Human Rights say that 34 Albanians, killed in the latest assaults of the Serb forces in Drenice since March 4, have been identified. The Albanians’ death toll is twice higher and more. 

The night in Skenderaj was a little calmer. But in this town, as told by telephone from locals, two trucks carrying the first humanitarian aid for the people of Drenice were seized and sent to a Serb settlement, last night. 

The atmosphere of war is also reflected in the capital of Kosova, Prishtine, where the streets last night were free of inhabitants and under a tight control of Serbian armed forces. The city’s calm is broken by sporadic shots. /lm/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency 

[02] Prekaz again in flames 

PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that large areas of Drenice continue to be under the fire of the Serb military-police and pre-military forces. 

The flames of war are engulfing Prekaz. Grenades thrown from the Hunting Ammunition Factory yard in Skenderaj set this village on fire. Llaushe and several other villages continue to be targets of the Serb snipers. 

The Council for the Defence of Human Rights in Kosova provides fresh evidence of the killed. According to this testimony seven other killed Albanian children, aged 7-15, have been seen in Prekaz. 

Sources of the council say that in the villages of Llaushe, Vojnik, Kopilic, Acare and other villages, local Albanians continue organised resistance in defence against Serb attacks. 

Serb forces do not allow humanitarian aid and reporters in these areas. There is a shortage of food and medicine, especially in places settled by the war refugees. 

Tensions and risks are running high also in other parts of Kosova. Reports from Gjakova say that Serb military and police forces’ reinforcements continued today along the border line with Albania. Special teams of these forces have been filming the terrain, reports say. 

A group of diplomats, accredited to Belgrade, are reported to have gone to Skenderaj to familiarize themselves with the damages and destructions caused to this zone. /fh/das/lm 

Albanian Telegraphic Agency 

[03] People’s protests to be staged throughout Kosova tomorrow 

PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that all-peoples’ protests, under the motto “For peace, against Serb violence, war and terror”, will be staged in Prishtine and all other centres of the Republic of Kosova on Monday at 11.00. 

The decision was taken on Sunday at a joint meeting of the Coordinating Council of the Kosova political parties, the Students Independent Union of the Prishtine University, the Union of the Independent Trade Unions of Kosova and the Coordinating Council of the Prishtine Political parties. 

A communique issued after the meeting says that tomorrow’s protest is held by consent of the President of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova and Prime Minister Bujar Bukoshi. /fh/das/lm/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-09.ata.html 

[04] Diplomats, reporters and representatives of International Red Cross visit Skenderaj 

PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports: 

A group of diplomats accredited to Belgrade visited Skenderaj today to closely get to know war developments and consequences in Drenice. Foreign reporters were present as well. 

Skenderaj was visited today also by representatives of the Red Cross International Committee. 

Meanwhile an amount of medicine and other aid was sent there. But, it is not sure whether the Serb forces would allow it to reach the Albanian population, as it happened yesterday when two truckloads of aid were sent to Serb settlement. 

Representatives of the Human Rights Council in Skenderaj were hardly allowed to talk for only few minutes with Red Cross representatives, in the presence of Serb forces. 

Albanian representatives have asked the Red Cross representatives to intervene to allow the functioning of bake-houses, shops and other vital services. /la/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[05] Massive protests staged in Prishtine and other cities of Kosova 

PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports: 

More than 200 000 people staged a massive peaceful protest today under the motto:”For peace, against Serb violence and terror”. 

Inhabitants of Prishtine and surrounding villages packed the Kosova’s main and other roads shouting:”Drenica, Drenica”, “Kosova-Drenica”, “Halt to ethnic cleansing by Serbs” and other slogans. 

Meanwhile heavy police forces were deployed in the Prishtine roads. 

Similar protests were staged in many other cities of Kosova as well. /das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[06] Number of Albanians killed in Drenice is larger than reported so far 

PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports: 

More than 60 Albanian bodies, loaded on two trucks, have been transferred from the Prishtine hospital’s morgue to Skenderaj. 

The Human Rights Council in Kosova has addressed itself to the U.S. office in Prishtine to mediate to create the conditions to organise the funeral ceremony. 

Albanian sources from Drenice say that there have remained more killed and massacred on the killing spot. 

Two Albanians from Llaushe last night left for Skenderaj to take and bury the body of a relative of theirs, but they did not come back, and according to the same source they are thought to have been killed by Serb snipers. 

The Human Rights Council reports that Serb forces’ military operations continued in Drenice today and crackles of gunfire have been heard throughout the zone since in the morning. /cela/das/lm/ 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency  

[10] Kosova Albanians hold peaceful protests against Serbian terror 

PRISHTINE, March 9 (ATA) – By Belul Jashari: More than one million Albanians protested Monday along the streets and squares of Kosova “for peace and against violence, war and Serbian terror.” More than 200 000 Albanians protested in Kosova capital, Prishtina, in the main street “Mother Teresa,” in the square “July 2,” and others. 

The peaceful protests, headed by outstanding intellectuals, representatives of state and political subjects and students, were held despite the curfew, detentions and barbarous interventions of armoured Serbian forces, reinforced later by new forces which came to Kosova from Serbia late on Sunday and early on Monday. 

The groups of Albanian protestors were all the time in the target of Serbian snipers, put in tops of many buildings of Prishtine and other towns where rallies of protests were held. 

Serbian civilians and police forces fired towards the Albanian protesters in Peje and Istog, but there were no reports on casualties. 

The protesters powerfully expressed their support for the peaceful policy of Kosova and addressed an alarming appeal to the international community to urgently halt the shambles of crime and war of Belgrade in Kosova. /rxh/mima/mt/ 

Albanian Telegraphic Agency  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-10.ata.html 

[06] Serb forces issue ultimatum to bury Albanians killed in Drenice 

PRISHTINE, March 10/ ATA correspondent from Prishtine Belul Jashari reports: 

The Serb forces have issued an ultimatum that the 48 killed Albanians be buried today, no later than 13.00, failing this, they warn, the burial will be carried out by the Serb forces. 

The bodies of 48 Albanians, among who 12 children, 14 women and two girls, were transferred yesterday from the Prishtine hospital’s mortuary to Skenderaj. 

The relatives of the dead and the people have asked that the victims are not buried before an international commission arrives in Drenice. 

The Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (KMDLNJ) in Kosova has asked the Contact Group, numerous international organisations and diplomatic missions to urgently set up an international commission of forensic experts and other specialists to carry out the victims’ autopsies, their identification and investigation into the case. 

An experts commission of KMDLNJ coming from Skenderaj to gather evidence of the massacre against Albanians, was forcibly stopped and not allowed by the Serb forces to enter Drenice. 

The Serb forces are also stopping many citizens on their way to take part in the burial, which is not known how and when will be carried out. 

In the meantime U.S. special envoy of President Clinton for the Balkans, Robert Gelbard, who is in Belgrade, is expected to arrive in Prishtine. 

The U.S. senior diplomat today visits Prishtine for the second time in a short a while, because of the tense situation created after Serb massacres in Kosova. /p.ta/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-11.ata.html 

[09] Testimony provided by people experiencing massacre in Prekaz 

PRISHTINE, March 11 (ATA)- A reportage from several villages of Drenice, published by newspaper Bujku on Tuesday, provides testimony by people experiencing the Serbian forces’ massacre in lower Prekaz. 

“Faced with the volley of grenades hurled upon our houses that Thursday morning, the only way to escape was to descend in the ground floor and place the children under the building’s stairs,” Syleme Jashari says. 

“We were all together when my brother, Halil, went out to see what was happening. We were 30 people, from one to 60 years old. We were waiting for Halil, but he did not come back. When the grenades exploded we thought no one would come out alive. Tear gas was being used from outside and we understood that the same thing like in Likoshan was happening. They were coming to massacre us.” 

“The house was bombarded and, together with the children we went out in the yard where we were confronted with the police cordons. When approaching the first cordon we were ordered to pass to the second cordon of policemen, whose faces were coloured in black. They aimed their weapons at us. And while were were leaving the yard, Nazmiu, 27, who was holding his sick mother by her hand, was seized by two policemen and shot dead in his mother’s eyes”. 

“They said they would kill all the men and then the rest. We fled to the fields …while the policemen ran to kill children and men….” 

The testimony portrays only a small part of all that tragedy of Serbian terror against the unprotected population. In Shipol many families are said to know nothing about their men and sons. /p.ta/pas/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency  

[13] Kosova President holds news conference 

PRISHTINE, March 11 (ATA) – ATA correspondent Belul Jashari informs: 

Kosova President Ibrahim Rugova declared Wednesday in a news conference that he had not officially received an offer of talks from the Serbian government, as it announced on Tuesday. 

Rugova held two news conference due to the big interest of foreign reporters. 

Rugova stressed that it is not clear what kind of dialogue Serbia proposes, it is not clear whether it is a matter of a proper dialogue or a public dialogue, he said. 

Kosova President stated that the Albanian party is ready to start negotiations with Belgrade for the solution of the Kosova issue, but they should be held with the help and mediation of the international community in all levels. This dialogue should not have preconditions, said Rugova. 

Asked whether it will be better to hold a dialogue without preconditions and not to base hopes on the help of West, President Rugova said that “we have never conditioned the dialogue, but there are some rules of life, of the game of talks that the parties should be helped to negotiate. And in this direction Kosova needs the assistance of the West. 

Asked whether does this mean that Rugova does not accept the suggestion of Gelbard to hold secret talks, he responded that the solution of Kosova problem accepts all sorts of talks which are legal, also including the secret ones. 

Later on Rugova said that the confrontation in Kosova is dangerous because Serbia has many armed forces in Kosova, which can cause massive massacres, as it happened recently in Drenice. For the moment it is more important to save the people. 

Rugova stressed that “we have not asked the change of borders, because Kosova has been member of a state which ceased to exist, former Yugoslavia, like Serbia, Croatia, Macedonia and others. The independence of Kosova would only stabilize the region, this part of Europe and would calm down Albania, Macedonia and Serbia as well, although it thinks different.” 

Rugova considered as positive the proposal of the Contact Group that Felipe Gonzales be the OSCE special envoy for Kosova. 

Asked about the parliamentary and presidential elections in Kosova, declared to be held on March 22, Rugova said that we are resolute to hold the elections, but we will be considering them because the situation is extremely grave. He said that the reporters would be duly notified about this. 

President Rugova reported during the news conference that the Serbian regime has not allowed the Albanian experts to perform the autopsy of the victims and their burial. He greeted the operating plan of the Contact Group, approved in London, as well as the members of the group who worked for the Kosova question. He urged other countries to join this group in order to stop killings in Kosova. He asked a greater engagement of the international community for the salvation of the Kosova people, who is trying to realize his freedom and independence through peaceful means. /rxh/mt/ 

Albanian Telegraphic Agency  

REPORTAZHI IM NGA PREKAZI I PARA 13 VITEVE 

Reportazhi nga Prekazi i korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari shkruar para 13 viteve në mbrëmjen e 31 Janarit 2010, botuar të nesërmen në 1 Shkurt te Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë- Agjencia Telegrafike Shqiptare: 

REPORTAZH 

KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ   

Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën. 

Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare. 

Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit. 

Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike. 

Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje. 

Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç… 

Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës. 

“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz. 

“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”. 

Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve. 

“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”. 

Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit. 

“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati. 

Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë. 

“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…” 

Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”. 

“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”. 

Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja. 

Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin. 

“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai. 

Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës. 

Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura. 

Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë. 

Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. 

“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006. 

“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. 

Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner. 

“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial. 

Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund. 

Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. 

Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund, po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”… 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

0

Intervistoi: Fadil Gashi / Radio Kosova

Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

Radio Kosova: Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe Kryeministri Albin Kurti të hënën në Bruksel kanë pranuar planin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, propozimi ende nuk është nënshkruar. Cilat janë pritjet tuaja?

Jörn Rohde: Fillimisht gëzohem shumë që kemi rastin të takohemi dhe të flasim përsëri për RTK-Radio. Natyrisht, gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Siç e thatë dhe ju, të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Propozimi është një mundësi e madhe për të bërë një hap të madh përpara për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga palët. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që palët u takuan në Bruksel dhe u pajtuan në parim për pranimin e këtij propozimi, Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura.  Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik.

Radio Kosova: Bashkimi Evropian tashmë një kohë të gjatë është i angazhuar dhe ka investuar në stabilitetin e rajonit. A është propozimi gjermano-francez një zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë?

Jörn Rohde: Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës.  Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.

Radio Kosova: Siç e tha edhe vetë Kryeministri Albin Kurti, për dallim prej tij, Presidenti Vuçiq, të hënën, nuk ishte i gatshëm të vendoste nënshkrimin në planin për normalizimin e marrëdhënieve. A është kjo një indice se ai nuk do ta nënshkruajë fare propozimin?

Jörn Rohde: Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj, ashtu siç ka thënë edhe zëdhënësi i BE-së, se ne presim nga të dyja palët, që t’i përmbahen asaj për të cilën janë zotuar dhe kanë premtuar të hënën në Bruksel, pra se e kanë pranuar këtë dokument dhe jo të thonë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e tyre. Unë mendoj se tani është çasti i duhur në mënyrë që palët të fillojnë me zbatimin e të gjitha detyrimeve dhe aspekteve, që dalin nga kjo marrëveshje, përfshirë edhe detyrimet dhe obligimet nga koha e kaluar si për shembull, zotimi për të mos penguara anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Radio Kosova: Menjëherë pas takimit pati interpretime të ndryshme nga palët për sa i përket marrëveshjes për normalizim. A është gjithçka e definuar qartë në marrëveshje, apo ka vend për keqkuptime?

Jörn Rohde: Hollësitë janë në aneksin për implementim. Natyrisht, duhet të ketë sqarim të këtyre detajeve. Por ta përsëris edhe një herë atë që thashë më parë, se nuk duhet thënë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e dhëna, pasi tashmë udhëheqësit politikë të të dyja vendeve kanë dhënë fjalën e tyre dhe duhet të tregojnë zotësinë për zbatimin e marrëveshjes. Por, ajo që është e shkruar në ato dhjetë, apo 11 pika, që janë brenda marrëveshjes, duhet të zbatohen dhe kjo do të sqarohet në hollësi përmes aneksit të marrëveshjes.

Radio Kosova: Pika kontestuese e planit, momentalisht është Asociacioni i komunave serbe. A nuk ekziston mundësia që një asociacion i tillë të kthehet në një rast precedent për vendet fqinje dhe të paraqesë rrezik për destabilizimin e rajonit?

Jörn Rohde: Tani unë nuk dua të deklarohem për gjëra hipotetike, por mund të them një gjë: ka një obligim që është marrë përsipër më herët për Asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Fridirch Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015. Ajo që tani do të kisha dashur, është që Kosova të përmbush obligimin që ka marrë dhe të propozojë vetë një statut për Asociacionin. Kjo është një obligim që ka marrë Kosova dhe jemi në pritje të kësaj iniciative.

Radio Kosova: Ta zëmë se u nënshkrua plani. Atëherë, çfarë pengesa mund ta sfidojnë zbatimin e tij dhe si do t’i tejkalonte Gjermania dhe BE-ja këto pengesa?

Jörn Rohde: Edhe një herë: Po filloj nga vendi im Gjermania, që është një partner i ngushtë i Kosovës. Ne e kemi bërë këtë propozim së bashku me Francën dhe ky propozim tashmë është propozim i Bashkimit Evropian dhe mbështetet pa as një rezervë nga 27 vendet e BE-së. Propozimi ka mbështetjen e fuqishme edhe nga amerikanët dhe nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së si Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia. Të gjitha këto vende kanë deklaruar mbështetjen e tyre të fuqishme për këtë plan. Ne edhe më tej do mbesim një partner dhe mik i ngushtë i Kosovës, pro presim nga të dyja palët si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që, po shprehem kështu – të dalin nga zona e tyre  e komforit dhe të tregojnë aftësi të lidershipit politik dhe të japin gjithçka nga vetja për të zbatuar të gjitha pikat e planit të propozuar dhe kjo për të dyja palët kërkon një kompromis.

Radio Kosova: Si e ka menduar BE-ja mbështetjen e procesit të  zbatimit të kësaj marrëveshje? A do të ketë shpërblim për ata që janë konstruktivë dhe a do të ketë konsekuenca për ata që nuk mbajnë zotimin. Para ca ditësh Serbia mori një ndihmë prej 600 milionë eurosh nga BE-ja. Po Kosova a do të marrë ndonjë shpërblim për sjelljen e saj konstruktive?

Jörn Rohde: Këto që thatë, po i dëgjoj në mënyrë të përsëritur. Edhe Kosova këto javë mori një ndihmë të konsiderueshme financiare nga BE-ja. Ne mbështesim zhvillimin e infrastrukturës në secilin vend në Ballkan, sepse ne dëshirojmë që këto vende sa më shpejt të jetë e mundur, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sepse dëshirojmë që lidhjet infrastrukturore të rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në këto vende. Siç e përmenda edhe më parë, ky është një propozim gjermano- francez, përmbajtja e të cilit tani është publikuar dhe në disa prej neneve mund të lexohet se zbatimi i këtij plani, do të monitorohet nga BE-ja. Për këtë qëllim, do të krijohet një Komitet i veçantë i përbashkët për të matur hapat dhe përparimin e bërë. Gjithashtu, është paraparë një pako investuese për të dyja vendet nëse plani përmbyllet me sukses, ashtu siç është parashikuar. Kjo do të thotë se përcjellja e zbatimit të planit, është komplet e garantuar. Gjithashtu, do të ketë ndihmë financiare për të dyja vendet dhe kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Pra, konsideroj se kjo është një sinjal i qartë i dhënë përmes garantimit të 27 vendeve për  përfundimin e procesit.

Radio Kosova: A do të ketë pasoja për palën që nuk i përmbahet zotimit?

Jörn Rohde: Natyrisht do të ketë konsekuenca për palën që nuk tregohet konstruktive. Mirëpo, ne nuk kemi arsye të dyshojmë në seriozitetin e palëve, që të hënën në Bruksel u zotuan se e pranojnë këtë plan. Prandaj, presim që të dëshmohet vullnet politik për të hyrë në detaje të zbatimit të tij, sepse ne duam që më në fund të kemi një dinamikë pozitive dhe jo një dinamikë të tillë që e pamë një vit e gjysmë e këtej, duke rrëshqitur nga një krizë në tjetrën.

Radio Kosova: Zoti Ambasador Rohde, si e vlerësoni angazhimin e Kryeministrit Kurti në dialog, për sa i përket planit gjermano-francez. A është treguar ai një partner parimor?

Jörn Rohde: Nuk jam mësues për të vlerësuar me nota, por atë që mund ta them, është se të dy palët, të hënën janë treguar mjaft konstruktive dhe të përgjegjshëm, duke e pranuar planin. Si partnerë të ngushtë që jemi kemi interes të lartë që Ballkani perëndimor, të bëhet pjesë e strukturave evropiane së më shpejt të jetë e mundur. Kjo u tregua edhe javën e shkuar kur Kancelari Scholz me Presidentin francez u takuan me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidentin Vuçiq. Kjo tregohet edhe nga letra e përbashkët e Presidentit Macron, Kancelarit Scholz dhe Kryeministres Meloni. Nuk di sa mund të bëhet me shumë se kaq! Prandaj, edhe presim që të dëgjohet këshilla jonë, sepse duam që rajoni dhe partneri ynë Kosova të bëjë hapa përpara dhe pikërisht përmes këtij plani arrihet deri tek normalizimi i gjendjes dhe përmirësimi konkret i jetës për qytetarë. Njohja e integritetit territorial, njohja e simboleve shtetërore, njohja e dokumente janë brenda në këtë dokument, sepse duam që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen në të gjitha fushat si në kulturë, ekonomi etj. Pra, bëhet fjalë për përmirësim konkret për qytetarët. Kësaj që thamë, i shërben edhe Procesi i Berlinit, që është krijuar nga Gjermania.

Radio Kosova: A mund të na thoni qëndrimin tuaj për opozitën? Këto ditë dy nga partitë e mëdha opozitare janë shumë të ashpra me Kryeministrin Kurti për sa i përket propozimit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

Jörn Rohde: E di, të enjten kishte një debat parlamentar, që ka zgjatur deri pas mesnatës. I ndjek deklaratat e tyre dhe ajo që mund të them është se nuk ia vlen, pra është kot të flasë për të kaluarën, e kam fjalën për temën e diskutimit lidhur me Asociacionin e komunave serbe. Ekziston një obligim që është bartur nga qeveritë e kaluara tek kjo qeveri, pra nga qeveri të kaluara, që ishte përbërë nga opozita e sotme. Ajo qeveri e përbërë atëherë nga opozita e sotme,  kishte marrë obligime që nuk i kishte zbatuar dhe tani qeveri e sotme duhet të ballafaqohet me atë trashëgimi. Personalisht, nga opozita pres përgjegjësi politike shtetërore dhe me këtë rast dua të potencoj edhe një herë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi. Prandaj, dua të shpresoj se opozita do të ketë sjellje konstruktive dhe këtë temë super politike të mos e shfrytëzojë për lojëra të brendshme politike ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën. Tani bëhet fjalë për të siguruar të ardhmen dhe këtu gjithkush ka përgjegjësinë e vetë politike, në mënyrë të veçantë opozita.

Radio Kosova: Një pyetje të fundit: A dihet një afat kohor për arritjen e plotë dhe me sukses të kësaj marrëveshje?

Jörn Rohde: Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, do të takohen më 18 mars në Ohër dhe ne shpresojmë që në dhjetë ditët e ardhshme, të bëhet përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes. Shpresojmë deri në fund të muajit, të arrihet një unifikim qëndrimesh në mënyrë që marrëveshja të nënshkruhet.  Pra, ka një presion në kohë për t’u arritur kjo, sepse kemi një situate gjeopolitike me një luftë në Evropë, ndikimin e së cilës po ndihet në çdo vend në planin politik dhe ekonomik. Prandaj, kërkojmë që liderët politikë këtu të tregohen të përgjegjshëm për këtë situatë dhe të arrijnë kompromis në të mirë të vendeve të tyre dhe në të mirë të popullatës së tyre.

Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia shpërblejnë komunat me performancën më të mirë në Kosovë

0

Prishtinë, 2 mars 2023

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e Kosovës, në partneritet me BE-në në Kosovë, dhe qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë, ndanë sot Grantet e Performancës Komunale në vlerë prej 7.85 milionë euro për gjashtë komunat me performancën më të mirë në Kosovë.

Grantet iu dhanë Gllogocit, Lipjanit, Obiliqit, Vitisë, Gjakovës dhe Klinës, për performancën e tyre të mirë gjatë vitit 2021 në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe ofrimit të shërbimeve publike, ndër të tjera. 

Nga shuma totale për grantet, MAPL ka siguruar 3.5 milionë euro, ndërsa partnerët ndërkombëtarë kanë kontribuar me 4.35 milionë euro të tjera.

Si komunat më të dalluara nga komunat me performancën më të mirë, sipas grupit të treguesve të përcaktuar qartë, Gllogoci – vendi i parë, Lipjani – vendi i dytë dhe Obiliqi – vendi i tretë, morën shuma më të larta për t’i stimuluar që ta përmirësojnë më tej transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e tyre, dhe të ofrojnë shërbime cilësore që përputhen me nevojat e qytetarëve të tyre.

Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka theksuar disa nga hapat e ndërmarrë nga MAPL-ja në mënyrë që konkurrenca ndërmjet komunave të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë.

Krahas kësaj, ai theksoi se MAPL-ja “do të jetë gjithmonë në krah të komunave, duke ofruar mbështetjen e saj të parezervë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës përmes këtij granti, i cili këtë vit mbështet 6 komuna me rreth 8 milionë euro.

Shefi i Bashkëpunimit në kuadër të Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, shprehu përkushtimin e BE-së për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt prosperitetit dhe integrimit evropian.

Forhåndsvisning av bilde

“Me ndihmën e BE-së për Kosovën që rrjedh nga vala e tretë e financimit në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit, që mbulon periudhën 2021-2027, ne po synojmë gjithashtu të përmirësojmë cilësinë e shërbimit të ofruar në nivel komunal, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së çdo gruaje, burri dhe fëmije që jeton në Kosovë. Grantet e Performancës Komunale përfaqësojnë një rrugë përmes së cilës BE-ja po ndihmon institucionet e Kosovës që t’u përgjigjen më mirë nevojave të popullatës lokale”, tha Madsen.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, në fjalimin e tij tha: “Zvicra ka qenë e përfshirë në Grantin e Performancës Komunale që nga fillimi. Sot GPK-ja është zhvilluar më tej dhe financimi i saj është rritur ndjeshëm me bashkëfinancimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe katër donatorëve ndërkombëtarë. Kjo konfirmon vlerësimin tonë të përbashkët për GPK-në dhe përkushtimin tonë për mbështetjen e zhvillimit të komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi”.

Ai përgëzoi komunat të cilat janë kualifikuar për grant, duke vlerësuar përpjekjet kolektive të zyrtarëve komunalë, kryetarëve të komunave, drejtorëve dhe anëtarëve të kuvendeve komunale dhe përkushtimin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre. Ai shpreson se të gjitha komunat e Kosovës do të vazhdojnë të përmirësojnë performancën e tyre dhe të përmbushin kriteret e përcaktuara për marrjen e Grantit të Performancës Komunale.

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi aspektin pjesëmarrës të qeverisjes së mirë.

“Të mos harrojmë se cilësia e demokracisë varet shumë nga pjesëmarrja e qytetarëve. Kryetarët e komunave dhe ekipet e tyre janë katalizatorët që i kthejnë idetë vizionare në rezultate të prekshme në komunitetet tona. Megjithatë, këto projekte janë në të mirë të qytetarëve dhe ata duhet të jenë aktori kryesor në procesin e përcaktimit të prioriteteve dhe vendimmarrjes se cilat investime duhet të jetësohen. Prandaj, duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të përfshirë grupe më të mëdha të qytetarëve në këto procese”, tha ambasadori Westerlund.

Në fund, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, përgëzoi komunat dhe institucionet partnere të Kosovës për punën e tyre drejt përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve të tyre përmes projektit DEMOS.

“Grantet e performancës tani janë integruar në sistemin e Kosovës dhe kontribuojnë në qeverisjen e mirë të decentralizuar. Komunat inkurajohen nga financimi që t’i forcojnë strukturat e tyre qeverisëse dhe si rrjedhojë të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët e tyre. Kjo çon në pronësi lokale, e cila është e rëndësishme për të bërë ndryshime reale” – tha Jens Erik Grøndahl.

“I përgëzoj komunat fituese dhe kompetente dhe i ftoj që t’i ndajnë me të tjerët parimet e përbashkëta, etikën dhe praktikat e mira të sjella si rezultat i punës tejet cilësore të udhëheqjes komunale, menaxhmentit dhe stafit kompetent. Dhe, për fund, por jo për nga rëndësia, përshëndes përkushtimin e partnerit zbatues Helvetas, MAPL-së dhe donatorëve që e kanë mundësuar këtë program granti tash e disa vite, duke siguruar që financimi i kombinuar të përdoret me mençuri dhe duke motivuar komunat që t’i forcojnë strukturat e tyre qeverisëse, duke çuar kështu në shërbime më të mira për banorët e tyre” – shtoi ai.

Që nga lansimi i tij në vitin 2017, programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes për më shumë se 700,000 qytetarë në 28 komuna në mbarë Kosovën.

Përmes grantit, komunat kanë qenë në gjendje të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime thelbësore, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe sistemet e menaxhimit të mbeturinave, duke rezultuar në përmirësime të dukshme në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Divizioni për Komunikim Publik

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Forhåndsvisning av bilde

SAOPŠTENJE ZA MEDIAJE

Vlada Kosova, Evropska unija, Švajcarska, Švedska i Norveška nagrađuju opštine sa najvećim učinkom na Kosovu

Priština, 2. mart 2023. – Kosovsko Ministarstvo administracije lokalne samouprave (MALS), u partnerstvu sa EU na Kosovu, i vladama Švajcarske, Švedske i Norveške dodelilo je danas grantove za opštinski učinak u ukupnom iznosu od 7,85 miliona evra za šest opština sa najboljim učinkom na Kosovu.

Grantovi su dodeljeni opštinama Glogovac, Lipljan, Obilić, Vitina, Đakovica i Klina, za njihov dobar učinak tokom 2021. godine u oblastima demokratskog upravljanja, opštinskog upravljanja i pružanja javnih usluga, između ostalog. 

Od ukupnog iznosa za grantove, MALS je obezbedio 3,5 miliona evra, dok su međunarodni partneri doprineli sa dodatnih 4,35 miliona evra.

Kao najbolji od najboljih, prema setu jasno definisanih pokazatelja, opštine Glogovac – 1. mesto, Lipljan – 2. mesto i Obilić – 3. mesto, dobile su veće iznose kako bi se stimulisale da dodatno unaprede svoju transparentnost, odgovornost i reagovanje i pružaju kvalitetne usluge koje odgovaraju potrebama građana.

G. Elbert Krasniqi, ministar administracije lokalne samouprave, istakao je neke od koraka preduzetih od strane MALS-a kako bi konkurencija između opština bila fer, transparentna i ravnopravna.

Pored toga, on je naglasio da će MALS „uvek biti na strani opština, nudeći svoju bezrezervnu podršku za podizanje blagostanja građana i poboljšanje uslova života kroz ovaj grant, koji ove godine podržava 6 opština sa oko 8 miliona evra.

Šef za saradnju Evropske unije na Kosovu Johanes Madsen izrazio je posvećenost EU da podrži put Kosova ka prosperitetu i evropskim integracijama.

“ Uz pomoć EU Kosovu koja proističe iz trećeg talasa finansiranja u okviru Instrumenta za pretpristupnu pomoć, koji pokriva period 2021-2027, takođe imamo za cilj da poboljšamo kvalitet usluga koje se pružaju na opštinskom nivou, čime se poboljšava kvalitet života svake žene, muškarca i deteta koji žive na Kosovu. Grantovi za opštinski učinak predstavljaju jedan od puteva kroz koji EU pomaže kosovskim institucijama da ispune potrebe lokalnog stanovništva”, rekao je Madsen.

Forhåndsvisning av bilde

Ambasador Švajcarske na Kosovu, g. Thomas Kolly, je u svom govoru izjavio: „Švajcarska je uključena u grant za opštinski učinak od samog početka. Danas se MPG dalje razvio, a njegovo finansiranje je značajno povećano uz sufinansiranje Ministarstva administracije lokalne samouprave i četiri međunarodna donatora.Ovo potvrđuje našu zajedničku zahvalnost za MPG i našu posvećenost podršci razvoju kosovskih opština i lokalne samouprave uopšte”.

On je čestitao opštinama koje su se kvalifikovale za grant, prepoznajući kolektivne napore opštinskih zvaničnika, gradonačelnika, direktora i odbornika opštinskih skupština i njihovu posvećenost poboljšanju života svojih građana. On se nada da će sve opštine na Kosovu nastaviti da poboljšavaju svoj učinak i ispunjavaju postavljene kriterijume za dobijanje granta za opštinski učinak.

Švedski ambasador na Kosovu, Jonas Westerlund, naglasio je participativni aspekt dobrog upravljanja.

“Ne zaboravimo da kvalitet demokratije u velikoj meri zavisi od učešća građana. Gradonačelnici i njihovi timovi su katalizatori koji pretvaraju vizionarske ideje u opipljive rezultate u našim zajednicama. Ipak, ovi projekti su za dobrobit građana i oni bi trebali biti ključni akter u procesu određivanja prioriteta i odlučivanja o tome koje investicije sprovesti. Stoga moramo uložiti veće napore da uključimo veće grupe građana u ove procese“, rekao je ambasador Westerlund.

Na kraju, norveški ambasador na Kosovu Jens Erik Grøndahl pohvalio je opštine i partnerske kosovske institucije i njihov rad na poboljšanju svakodnevnog života građana kroz projekat DEMOS.

“ Grantovi za učinak su sada integrisani u kosovski sistem i doprinose decentralizovanom dobrom upravljanju. Opštine su ohrabrene finansiranjem da ojačaju svoje strukture upravljanja i, kao rezultat, ponude bolje usluge svojim građanima. To dovodi do lokalnog vlasništva, što je važno da bi se postigla stvarna promena.” – rekao je Jens Erik Grøndahl.

„Čestitam pobedničkim i kompetentnim opštinama i pozivam ih da podele sa drugima zajedničke principe, etiku i dobre prakse koje su usvojene kao rezultat kvalitetnog rada opštinskog rukovodstva, menadžmenta i kompetentnog osoblja. I, na kraju, ali ne i najmanje važno, pozdravljam posvećenost sprovedbenog partnera Helvetas, MALS i donatore koji su omogućili ovaj program grantova tokom niza godina, osiguravajući da se kombinovano finansiranje koristi mudro i motivišući opštine da ojačaju svoje strukture upravljanja , što dovodi do boljih usluga za njihove stanovnike.” – dodao je.

Od svog pokretanja 2017. godine, program granta za opštinski učinak pomogao je da se poboljšaju opštinske usluge i upravljanje za više od 700.000 građana u 28 opština širom Kosova.

Kroz grant, opštine su bile u mogućnosti da investiraju u ključnu infrastrukturu i usluge, uključujući puteve, škole, zdravstvene ustanove i sisteme upravljanja otpadom, što je rezultiralo značajnim poboljšanjima kvaliteta života građana.

Odsek za javnu komunikaciju

Ministarstvo administracije lokalne samouprave

Forhåndsvisning av bilde

PRESS RELEASE

Kosovo Government, European Union, Switzerland, Sweden, and Norway reward the best performing municipalities in Kosovo

Pristina, 2 March 2023 – Kosovo Ministry of Local Government Administration (MLGA), in partnership with the EU in Kosovo, and the Governments of Switzerland, Sweden and Norway awarded today the Municipal Performance Grants totaling EUR 7.85 million to the six best preforming municipalities in Kosovo.

The grants were awarded to Gllogoc/Glogovac, Lipjan/Lipljan, Obiliq/Obilić, Viti/Vitina,  Gjakovë/Đakovica and Klinë/Klina, for their good performance throughout 2021 in the areas of democratic governance, municipal management, and the provision of public services, amongst other. 

Out of the total amount for the grants, the MLGA provided EUR 3.5 million, while the international partners contributed an additional EUR 4.35 million.

As the best of the best, according to the set of clearly defined indicators, Gllogoc/Glogovac – 1st place, Lipjan/lipljan – 2nd place, and Obiliq/Obilić – 3rd place, received higher amounts to stimulate them to further improve their transparency, accountability, and responsiveness, and provide quality services matching the needs of their citizens.

Mr. Elbert Krasniqi, the Minister of Local Government Administration, has highlighted some of the steps taken by MLGA so that the competition between municipalities is fair, transparent and equal.

In addition, he emphasized that MLGA “will always be at the side of the municipalities, offering its unreserved support to raise the well-being of citizens and improve living conditions through this grant, which this year supports 6 municipalities with about 8 million euros.

European Union in Kosovo’s Head of Cooperation, Johannes Madsen, expressed the EU’s commitment to support Kosovo’s journey towards prosperity and European integration.

“With the EU’s assistance to Kosovo deriving from the third wave of funding under the Instrument for Pre-Accession Assistance, covering the 2021-2027 period, we are also aiming to improve the quality of service delivered on the municipal level, thus improving the quality of life of every woman, man and child living in Kosovo. Municipal Performance Grants represent one avenue through which the EU is helping Kosovo institutions to better cater to the needs of the local population,” said Madsen.

Forhåndsvisning av bilde

The Swiss Ambassador to Kosovo, Mr. Thomas Kolly, in speech stated: “Switzerland has been involved in the Municipal Performance Grant since the very beginning. Today the MPG has developed further, and its funding has increased significantly with co-financing of the Ministry of Local Governance Administration and four international donors. This confirms our shared appreciation for the MPG and our commitment for supporting the development of Kosovo’s municipalities and local governance in general”.

He congratulated the municipalities who have been qualified for the grant, recognizing the collective effort of municipal officials, mayors, directors, and municipal assembly members and their dedication to improving the lives of their citizens. He hopes that all municipalities of Kosovo will continue to improve their performance and meet the set criteria for receiving the Municipal Performance Grant.

The Swedish Ambassador to Kosovo, Jonas Westerlund, emphasized the participatory aspect of good governance.

“Let us not forget that the quality of democracy is heavily dependent on citizen participation. Mayors and their teams are the catalysts that turn visionary ideas into tangible results in our communities. Nevertheless, these projects are for the benefit of citizens, and they should be the key actor in the process of prioritizing and decision-making on which investments to bring to life. Therefore, we must make greater efforts to involve larger groups of citizens in these processes,” said Ambassador Westerlund.

Forhåndsvisning av bilde

Finally, the Norwegian Ambassador to Kosovo, Jens Erik Grøndahl commended the municipalities and partnering Kosovo institutions on their work towards improving the daily lives of their citizens through the DEMOS project.

“The performance grants are now integrated into the Kosovo system and contribute to decentralized good governance. The municipalities are encouraged by the funding to strengthen their governance structures and, as a result, offer better services to their citizens. This leads to local ownership, which is important to make real change happen.” – said Jens Erik Grøndahl.

Forhåndsvisning av bilde

“I congratulate the winning and competent municipalities and I invite them to share with others the common principles, ethics and good practices brought as a result of high-quality work of the municipal leadership, management and competent staff. And, last but not least, I applaud the dedication of the implementing partner Helvetas, MLGA and donors for making this grant program possible over a number of years, ensuring that the combined funding is used wisely, and motivating the municipalities to strengthen their governance structures, leading to better services for their residents.” – he added.

Since its launch in 2017, the Municipal Performance Grants program has helped improve municipal services and governance for more than 700,000 citizens in 28 municipalities throughout Kosovo.

Forhåndsvisning av bilde

Through the grant, municipalities have been able to invest in crucial infrastructure and services, including roads, schools, healthcare facilities, and waste management systems, resulting in notable improvements in citizens’ quality of life.

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta amerikane (1929) / Pse i duhej një mbret Shqipërisë? Përgjigjja e ministrit të Jashtëm Rauf Fico (Intervista ekskluzive në Tiranë)

Rauf Fico (1881 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Mars 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1929, në faqen n°6, intervistën ekskluzive me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Rauf Fico, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti duhej, Zogu pëlqehej, shpjegon Fico

Monarkia e re ishte zgjedhje popullore e fiseve shqiptare, thotë burrështetasi

Speciale nga The Christian Science Monitor

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 8 korrik 1929, f.6

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 8 korrik 1929, f.6

Tiranë, Shqipëri — “Dhe pse e bëmë Ahmet Zogun Mbret?” u shpreh Rauf Fico, ministri i ri gjenial i Jashtëm i Shqipërisë, teksa mirëpriti korrespondentin e The Christian Science Monitor në zyrën e tij modeste këtu. 

“Epo, njerëzit e pëlqejnë atë dhe i besojnë atij dhe donin që ai të bëhej mbret. Duhet të keni parasysh zakonet shoqërore dhe mentalitetin e shqiptarëve. Për shekuj me radhë ata ishin nën sundimin e Sulltanit. Atëherë mbi ta ka pasur dhe ka mbretër. Burrat e mëdhenj në historinë e tyre kanë qenë mbretër ose me fuqi mbretërish. 

Shqiptarët tani janë të organizuar në fise ose grupe me prijës të fortë. Ky është lloji i autoritetit me të cilin është mësuar shqiptari në punën e tij, në jetën e tij shoqërore dhe në politikë. Pra, çfarë ishte më e natyrshme apo më e drejtë sesa të kishim një prijës ose mbret suprem mbi krerët e tjerë? 

Dhe populli është i vetëdijshëm se Zogu (ose, që nga ardhja e tij, Zogu), ka bërë shumë për Shqipërinë. Tani kemi rend dhe siguri. Nuk ka më revolucione, jo më bastisje përtej kufirit, nuk ka më rrezik nga jashtë apo nga brenda. Ne kemi paratë tona, bankat, ushtrinë, shkollat — shtetin tonë. Për këtë, në një masë të madhe është përgjegjës Ahmet Zogu. Kështu populli e bëri mbret për ta bërë të përhershme këtë gjendje. Nuk është absolutizëm, por mënyra në të cilën njerëzit mund të organizohen më së miri. Kushtetuta jonë është shumë e ngjashme me atë të të gjitha monarkive të tjera.” 

“Ne jemi shumë ambiciozë” 

“Oh, Italia dhe ndikimi italian!” bërtiti ministri, në përgjigje të një pyetjeje tjetër, duke folur me një zë që kishte një notë proteste. 

“Po imperializmi italian? Po imperializmi shqiptar? Ju mund të jeni të sigurt, — tha ai prerazi, — se ka një imperializëm shqiptar. Është si imperializmi zviceran. Ne jemi shumë ambiciozë. Ne duam të ecim përpara (të përparojmë) dhe të bëhemi Zvicra e Ballkanit. Ne duam rrugë, shkolla, industri, fusha prodhuese dhe pyje në malet tona. Dhe ne po punojmë për këtë me gjithë fuqinë tonë.” 

Më pas ai u ngrit dhe e çoi korrespondentin në dritare, duke i treguar : “Atje, shikoni Tiranën e vjetër dhe Tiranën e re! Shtëpi të vjetra me baltë, rrugë të shtrembërta, mungesë uji, dhoma të errëta, pa shkolla. Dhe aty përshkon pikërisht Tirana e re : rrugë të gjata, të drejta, të asfaltuara, shtëpi të ajrosura të ndërtuara mirë, të shëndetshme, shkolla, parqe, jetimore, qendra sociale, bibliotekë, ujë, drita elektrike, teatro. Ne të gjithë po përpiqemi ta rindërtojmë vendin tonë.” 

Jo vegla të Italisë 

Më pas, duke u ulur, ai vazhdoi në një mënyrë të animuar : “Thonë se jemi vegla të Italisë, sepse Italia po na ndihmon dhe sepse ne jemi mirënjohës për ndihmën e saj. A jemi të dominuar nga amerikanët sepse kemi shumë shkolla amerikane këtu? Pse jo! Ne jemi një shtet i ri. Ne jemi prapa juve të tjerëve dhe duam të kapim hapat (të përparojmë). Nuk kemi pasur një shans më parë dhe duam të shfrytëzojmë sa më shumë shansin që kemi tani. Dhe ne dëshirojmë që ju të gjithë të na ndihmoni. Ne nuk jemi në shërbim të askujt. Por ne dëshirojmë që ju të jeni në shërbimin tonë dhe ne do t’ju jemi mirënjohës të gjithëve.” 

Zyra e zotit Fico ndodhet në një shtëpi të vogël e të re private, në një nga rrugët e reja të Tiranës. Qeraja e saj paguhet nga shteti, sepse deri tani Shqipëria ka mundur të ndërtojë vetem pak pallate publike. Përveç zyrës së ministrit ka një sallon të vogël pritjeje dhe katër ose pesë zyra të tjera për drejtuesit e departamenteve të ndryshme, të gjitha të hapura në një korridor qendror. Ministria e Jashtme e Shqipërisë korrespondon me ministritë e tjera në Tiranë dhe të jep përshtypjen se shteti shqiptar nuk po shpenzon fonde të panevojshme vetëm për show; duket se është duke u përpjekur të ekonomizojë.

_____

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1929-pse-i-duhej-nje-mbret-shqiperise-pergjigjja-e-ministrit-te-jashtem-rauf-fico-intervista-ekskluzive-ne-tirane/.

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë

1

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund vetëm drita.

 Po përsëris diçka që shkrova para pak javësh:

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën

Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime) shqiptarëve që ta formojnë. Ndërkombëtarët: ambasadorë, qeveritarë, kalemxhinj e “ndërmjetësues” në dialog me nazistët, terroristët mbrojnë interesat e vendeve të tyre apo ato personale, frikësohen nga Rusia e Putinit, prandaj shumica prej tyre përkëdhelin Serbinë – brekët e Rusisë. Në këtë lojë ping-pong Kosova (shqiptarët në përgjithësi) bëhet peng.

PS: Është faji i indiferencës së shqiptarëve të Kosovës, që me dekada lejuan të “qeverisin” (shkatërrojnë)  vendin disa bajga kundërmuese të cilët duke keqpërdorur ndërtesën e Kuvendit miratuan “zajednicën”, një serbistan serbo-sllav-karpatian  brenda Dardanisë-ilire-shqiptare.

Ulqin: Genci Nimanbegu, shqiptarët janë ende subjekt i diskriminimit të heshtur

0
Genci Nimanbegu

Dita e sotme është dëshmia më e mirë se shqiptarët janë ende subjekt i diskriminimit të heshtur. Pikërisht sot, me 28 shkurt 2023, teksa qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi ishin ulur në Akademinë e Shkencave të Malit të Zi, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe SHBA-së në pushtetin legjislative votuan se nuk ka vend për një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, kështu fillon reagimin kryetari i Forcës së Re Demokratike dhe njëheri deputet në Kuvendin e Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu.

Në të njëjtën kohë, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale shqiptarët po gjykohen për të ashtuquajturat “punësimi i paligjshëm”, dhe për të njëjtin rast, qytetari nga Tivati në Gjykatën Themelore në procedurë të rregullt. Nga gjërat e barabarta në mënyrë të barabartë, në gjëra të pabarabarta në mënyrë të pabarabartë – kështu mësohet aksioma bazë për drejtësinë në fakultetin juridik, vazhdon reagimi.

Në rastin e të ashtuquajturit “punësimi i paligjshëm” të gjithë janë të njëjtë, ose ndoshta jo sepse në njërën prej tyre ndiqen penalisht shqiptarë, përfundon reagimi i Nimanbegut.