Ulqin: Genci Nimanbegu, shqiptarët janë ende subjekt i diskriminimit të heshtur

Shkrime relevante

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Kur fëmijëve të dëshmorëve dhe familjeve të luftës u mohohet mundësia e barabartë për shkollim, ku mbetët drejtësia?

Majlinda Shala, Gjermani ____ SKANDAL QË NUK DUHET TË KALOJË NË HESHTJE!  ____ Sërish hapen...

Shteti i Dardanisë e vrau Arlinda Zekajn nga Vitomirica

Flori Bruqi, nga vendi i ngjarjës (Vitomiricë,26.10.2026) Me një letër drejtuar prokurores...

Shpërndaj

Genci Nimanbegu

Dita e sotme është dëshmia më e mirë se shqiptarët janë ende subjekt i diskriminimit të heshtur. Pikërisht sot, me 28 shkurt 2023, teksa qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi ishin ulur në Akademinë e Shkencave të Malit të Zi, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe SHBA-së në pushtetin legjislative votuan se nuk ka vend për një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, kështu fillon reagimin kryetari i Forcës së Re Demokratike dhe njëheri deputet në Kuvendin e Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu.

Në të njëjtën kohë, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale shqiptarët po gjykohen për të ashtuquajturat “punësimi i paligjshëm”, dhe për të njëjtin rast, qytetari nga Tivati në Gjykatën Themelore në procedurë të rregullt. Nga gjërat e barabarta në mënyrë të barabartë, në gjëra të pabarabarta në mënyrë të pabarabartë – kështu mësohet aksioma bazë për drejtësinë në fakultetin juridik, vazhdon reagimi.

Në rastin e të ashtuquajturit “punësimi i paligjshëm” të gjithë janë të njëjtë, ose ndoshta jo sepse në njërën prej tyre ndiqen penalisht shqiptarë, përfundon reagimi i Nimanbegut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu