Kreu Blog Faqe 1103

Albin Kurti flet me senatorin amerikan Chris Murphy, u fol edhe për marrëveshjen e fundit me Serbinë

0

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte se ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Kreu i ekzekutivit tha se me senatorin amerikan ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.

Po ashtu kryeministri Kurti dhe senatori Murphy kanë folur edhe për renditjen e Kosovës në tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti në rrjetin social Twitter.

Pëkrahja për Luginën vuloset në Kongresin Amerikan!

0
Ditë e jashtëzakonshme me takime të frytëshme në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve për Luginën e Preshevës, bashkë me delegacionin nga atje.
Takimet i filluam me Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, si dhe Kryetare e Komitetit të Politikave Republikane në Senat. Përkushtimi i saj për Kosovën dhe tanimë për Luginën është i pazëvendësueshëm!
Po ashtu takimet me Kongresistët Himes e Torres, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve në Kongres ishin shumë domethënëse dhe hapin mundësi të mëdha për adresimin e kauzës sonë për Luginën deri në fitoren meritore!
Dikush në Beograd së shpejti do e ndjejë peshën e presionit dhe përkujdesjes Amerikane për shqiptarët e Luginës që assesi nuk janë jetimë! Koha e manipulimeve e propagandës tyre po merrë fund!
Cështja shqiptare në Luginë, nuk ka qenë asnjëherë më e pranishme dhe më e përkrahur sesa tani pas një angazhimi sistematik të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që nga viti 2000 e këndej!

Zëvendëskryeministri Bislimi u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

0

Athinë, 3 mars 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi përforcoi mesazhin e Kryeministrit Kurti, në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës ndaj Greqisë në këtë moment të vështirë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit. Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Dendias edhe mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.

Nevenka Tromp për gjykimin e Sali Mustafës në Hagë dhe disa mendime të Emin Azemit për mungesën e gazetarisë profesionale në Kosovë

0
Emin Azemi, shkrimtar nga Shkupi
_____
Në një intrevistë për një tv. të Kosovës, Nevenka Trump, eksperte e njohur e së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviqit”, ka folur për gjykimin e Salih Mustafës, me ç’rast nxjer në pah disa parregullësi skandaloze gjatë procesit gjyqësor.
Ajo tha se Salih Mustafa u dënua me 26 vite burgim për një vrasje të cilën e kryen forcat serbe (!)
“Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ishte abolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime. Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë lufte dhe për krime të cilat, kur e lexoj gjykimet, nuk janë e bindur se si Salih Mustafa ka mundur të ketë përgjegjësi. P.sh. për një viktimë që është braktisur në një “kompleks” ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë “në rregull, serbët e kanë vrarë, por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje”” – tha ajo .
Në këtë intervistë Nevenka Trump, pati edhe një adresim drejtuar mediave, të cilat, sipas saj ka qenë dashur të merren më me përkushtim me këtë rast.
Në Kosovë kanë mbetur pak media profesionale, por shumica janë shndërruar në makineri klienteliste të oligarkëve, të maskuar me këmishën e militantizmit politik.
Në mungesë të një gazetarie të mirëfillt investiguese, ku do të trajtohej profesionalisht edhe rasti i Salih Mustafës, këto media kanë rezervura hapësirë dhe termine për turli kastraveci të frustruar që përveç mosdijes dhe egoizmit demonstrojnë edhe një gjuhë tepër primitive të komunikimit.
Po të kishim media si duhet, ndoshta epilogu i gjykimit të Salih Mustafës do të kishte një rrjedhë dhe epilog krejt tjetër.
Mos e harroni Watergate-tin, një aferë që u bë publike nga gazetarët të cilët e rrëzuan nga pushtetit Presidentin Nixon. Gazetarët e rinj të “Washington Post”, Bob Woodward dhe Carl Bernstein, në mëngjesin e 17 qershorit 1972, morën detyrë të gërmojnë dhe të gjejnë gjithnjë e më shumë informacione që tregonin për korrupsionin e presidentit të atëhershëm të SHBA Richard Nixon dhe administratës së tij. Njerëzit e Nixon-it dhe vetë Presidenti u gjendën në qendër të skandalit më të madh politik në historinë e SHBA-së – e quajtur afera Watergate.
Njerëzit që e rrethonin Niksonit u përpoqën të mbulonin përfshirjen e tyre në skandal, por Gjykata e Lartë, u kërkoi atyre që të kthenin të gjitha kasetat me bisedate regjistruara në mënyrë të paligjshme. Dy javë pas vendimit të gjykatës, Nixon u bë presidenti i parë amerikan në histori që dha dorëheqjen.
Salih Mustafa vazhdon të vuaj dënimin me burg sipas një procesi të deformuar gjyqësor, por pa një hulumtim paraprak gazetaresk. Cila gazetari? Ajo e mësipërmja që detyroi një President amerikan të japë dorëheqje, apo kjo gazetaria e jonë që merret me munafikllëqe dhe prodhimin serik të analistëve analfabetë.
____

Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një hap të rëndësishëm përpara

0

Prishtinë, 2 mars 2023

Faleminderit kryetar Konjufca,

Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Jam sot para jush për t’ju informuar e raportuar për takimin e fundit të nivelit të lartë në kuadër të Dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, e që siç e dimë u mbajt të hënën e kësaj jave, pra me 27 shkurt. Takimi ishte ftuar zyrtarisht nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell me dy pika të agjendës. E para, formalizimin e pranimit të Marrëveshjes Bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian, e të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, e dyta, fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Më lejoni të theksoj që shpeshherë ka një keqkuptim sa i përket këtyre dy dokumenteve. BE-ja e ka propozuar zyrtarisht vetëm një dokument, Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Plani i zbatimit do të duhet të negociohet, dhe negociatat për të nuk kanë filluar ende.

Në takimin e nivelit të lartë të datës 27 shkurt, isha pjesëmarrës në dy lloj takimeve. Fillimisht, bilateral, me Përfaqësuesin Borrell dhe Lehtësuesin Lajçak, dhe, pas kësaj, në takimin trilateral ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq. Në takimin trilateral, unë i ofrova Bashkimit Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës të Marrëveshjes Bazike, të cilën do të duhej ta nënshkruante edhe Përfaqësuesi Borrell edhe presidenti Vuçiq dhe e njëjta të miratohej në një samit të Këshillit Evropian. Propozimin tim për ta nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e refuzoi menjëherë presidenti i Serbisë. Refuzimi i tij ishte i natyrës kategorike, gjë që e bëri publike edhe ai vet pas daljes nga takimi. Më lejoni të sqaroj që qëndrimi i Përfaqësuesit Borrell, siç u tha edhe në deklarimin e tij për media, është që ky dokument nuk do të diskutohet më; pra, ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye ai është shpallur në ueb-sajtin zyrtar të Bashkimit Evropian. Të dy palët janë pajtuar me një pozicion të tillë, por kjo nuk nënkupton që palët e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dy palëve, fillimisht, sipas procedurës së kontraktimit ndërkombëtar të shteteve. Refuzimi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen, rrjedhimisht nuk kanë gatishmëri për t’i dhënë formë obligative juridike e ndërkombëtare marrëveshjes së tillë.

Më lejoni ta ripërsëris që ka një dallim të madh ndërmjet, në njërën anë, pranimit të një teksti të një marrëveshjeje si një dimension simbolik, dhe në anën tjetër, pranimit për t’i ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj. E para është pa asnjë pasojë juridike e politike dhe ka natyrë simbolike. E dyta ka pasoja juridike dhe politike, të gjitha në nivelin ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë e ka refuzuar të dytën, pra po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët në të drejtën ndërkombëtare. Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime, por, natyrisht, do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin racional e utilitar të pyetjes se për kë është e favorshme një marrëveshje e tillë e për kë jo. Unë ju sugjeroj që të mos prodhoni argumente në diskursin publik që janë sa të pakuptimta edhe të dëmshme e në linjë me ata që e kundërshtojnë marrëveshjen në shtetin fqinj tonë verior. Ata që thonë që kjo marrëveshje nuk ka njohje de facto e kanë barrën e provës të faktojnë se pse atëherë atë e refuzoi me nënshkrim zyrtar të saj presidenti i Serbisë; ata që thonë që kjo marrëveshje nuk është e përqendruar në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura, duhet të mendojnë se pse atëherë presidenti i Serbisë e konsideron nënshkrimin e saj si shkelje e ‘vijave të tij të kuqe’?!

Më lejoni të ju them që Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme, ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura. Ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, pavarësinë, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Republikës sonë në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin e misioneve diplomatike përmes ambasadorëve të rangut të plotëfuqishëm, njohjen e simboleve shtetërore, të pasaportave, e kështu me radhë. Marrëveshja mundëson një projekt paqeje e cila e sekuencon në kohë dhe e shndërron në një obligim ligjor arritjen e një marrëveshjeje finale. Marrëveshja i hap rrugë Republikës sonë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare, me e rëndësishmja përmes pranimit të kapacitetit ligjor për t’u anëtarësuar në NATO dhe nënshkrimin e një Partneriteti për Paqe me NATO-n ku për herë të parë Ushtria e Kosovës shndërrohet në aleat, partner shtetëror të NATO-s, anëtarësimin në dhjetëra konventa ndërkombëtare, statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e kështu me radhë.

Në anën tjetër kam vërejtur që ka edhe shumë keqkuptime e informacione të pavërteta në lidhje me disa nga pikat e marrëveshjes. Më lejoni të ritheksoj që premisa bazë e imja si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues e ligjor të Republikës, apo diçka që synon territorializimin, mono-etnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Asnjë nga këto, asnjëherë. Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëj përpjekje maksimale që ato gabime politike, historike të qeverive të kaluara t’i eliminoj, apo së paku t’i reduktoj substancialisht që të mos jenë pengesë për karakterin e qëndrueshëm demokratik e unitar të Republikës sonë. Shumë detaje nuk mund t’i them, por mendja e shëndoshë e ka të lehtë t’i kuptojë ato nga një lexim i thjeshtë i veprimeve dhe teksteve që i kam pranuar.

Në këtë pikë, psh. me lejoni të theksoj që i vetmi nen ku ka një problem në këtë Marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara, e për të cilat ka një konsesus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar. Ajo është pika 10 e Marrëveshjes, neni 10 i Marrëveshjes, në fjalinë e fundit të tij, e cila e përmban normën që ‘të gjitha’ marrëveshjet e Brukselit duhet zbatuar.

Megjithatë, këtë ju duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë, dhe paqartësisë që e shoqëron tërësinë, e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshjeje, natyrisht që e kam fjalën këtu për marrëveshjen Thaçi-Daçiq të vitit 19 prillit 2013, të ratifikuar në këtë Kuvend me mbi 80 vota, e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq të 25 gushtit 2015 mbi Asociacionin. Pra, Marrëveshja Bazë nuk i veçon elementet por i vendos ato në një normë të tipit ‘kategori’; dmth unë e kam pranuar që ekziston një ‘thes me marrëveshje’, dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje njëherë duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhjes së tyre kohore, e gjithashtu, vetëm ato për të cilat ka një autorizim kushtetues e ligjor në Republikën tonë për t’i zbatuar. Prandaj edhe kur thuhet që duhet të zbatohen lexojeni fjalinë deri në fund sepse nuk thotë që vetëm duhet të zbatohen.  Nëse më pyesni a duhet zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i aleatëve pret që të zbatohen sepse janë ratifikuar e miratuar nga qeveritë e legjislaturat e mëhershme, përgjigjja ime është PO POR vetëm nëse zbatohen të gjitha dhe në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore të Republikës sonë, duke respektuar demokracinë, barazinë, të drejtat e njeriut e simetrinë. Nuk lejoj përjashtime, veçime apo fokusime në një. Kaq mund të them për këtë pikë tash për tash.

Më lejoni t’ju garantoj gjithashtu që asgjë e re, e cila nuk ka qenë e pranuar katërcipërisht në marrëveshjet e kaluara nuk do të pranohej, nuk është negociuar, dhe nuk është përfshirë në Marrëveshjen Bazike. Të gjithë ata që thonë se ne paskemi pranuar një element të ri në Marrëveshjen Bazike janë të keqinformuar, ose ju mungon racionaliteti në vlerësim. Nëse do të flisja më shumë do ta dëmtoja pozicionin negociator të Qeverisë sonë.

Për fund, më lejoni të theksoj që Qeveria ime është e gatshme të shkojë në çdo takim të nivelit të lartë të ftuar nga Përfaqësuesi Borrell, dhe një gjë të tillë do ta bëjë edhe për takimin e radhës në qytetin e Ohrit ku, për koincidencë, ka një marrëveshje për pajtim që bazohet në standardet dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian e mbi të cilën premisë mbase në gjashtë shtetet në Ballkanin Perëndimor edhe do të mund e do të duhej të krijonim reciprocitet.

Po i adresoj edhe dy gjëra të rëndësishme që edhe sot këtu, por edhe këto ditë janë ngritur

Sa i përket qëndrimit që ‘overcome the past’ është falje e krimeve të Serbisë, ose është braktisje e ballafaqimit më të kaluarën. Më lejoni të theksoj që ky qëndrim është i pasaktë, i padrejtë, i pavërtetë. Një ndër insistimet kryesore të mia ka qenë që një marrëveshje bazike pa elementin e drejtësisë tranzicionale nuk mund e as nuk guxon të bëhet. Nocioni ‘overcome the past’ përbën, përkundrazi, një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo ta harrojnë atë. Përndryshe, do të titullohej ‘forget the past’ ose ‘disregard the past’. Nocioni ‘overcome the past’ është konceptualisht dhe literalisht, në origjinal, i quajtur gjermanisht ‘vergangenheitsbewältigung’ e i cili përbën metodën gjermane të të adresuarit të drejtësisë tranzicionale pas luftës së dytë botërore. Ky është koncepti. Ai bazohet në një sistem të drejtësisë tranzicionale që ka për qëllim ta thotë të vërtetën për të kaluarën, ta luftojë revizionizmin e së vërtetës, dhe t’i ndjekë e t’i dënojë ata që kishin përgjegjësi për të kaluarën. Pra, jo që Marrëveshja Bazike nuk amniston e as nuk fal asgjë, por, përkundrazi, ka për qëllim të adresojë të kaluarën përmes mjeteve të civilizuara që kanë për qëllim luftën ndaj kriminelëve që kanë kryer krime lufte, theksimin e së vërtetës, mbrojtjen e narracionit të viktimave, dhe edukimin e brezave të rinj mbi bazën e drejtësisë për të kaluarën. Kjo jo që nuk është harresë, e as tejkalim i së kaluarës, por theksim i saj dhe ndërtim i së ardhmes duke e adresuar të kaluarën përmes përgjegjësisë shtetërore-juridike, morale e kulturore. Dhe, le ta ritheksoj që tekstet që i kemi tash për tash janë vetëm në anglisht edhe atyre do të ju përmbahemi. Tekstet do të përkthehen në fund, njëherë dakordohemi për tekstet në anglisht siç janë. Pra, kjo është sa i përket ballafaqimit me të kaluarën.

Tjetra, është keqleximi sa i përket çështjes së statusit. E dëgjova deputetin Abdixhiku, ai tha që është hapur çështja e statusit ose që është neutrale. Së pari më lejoni të ua tregoj kontekstin dhe çfarë saktësisht po shkruan se duhet të lexoni me përpikëri. Para katër vjetëve ish Presidenti Trump i ka dërguar letër ish Presidentit Thaçi ku e ka përdorur togfjalëshin “njohje reciproke“. Para dy vjetëve, këtë e ka bërë Presidenti aktual Biden, “njohje reciproke“. Shtrohet pyetja pse ata nuk kanë thënë njohja e Kosovës nga Serbia por “njohja reciproke“? Sepse në thelb nuk mund ta njohësh një shtet që nuk të njeh pa u nënshtruar në riokupim. Rrjedhimisht, të dy Presidentët neve na kanë treguar që aktualisht e kemi gjendjen e një mosnjohje reciproke, dhe nga mosnjohja reciproke ne duhet të kalojmë në njohje reciproke. Përndryshe, ata do të shkruanin duke thënë Serbia ta njeh Kosovën dhe kaq. Dhe, këtu nëse e vëreni në fjalinë e katërt të preambulës thuhet “including on the status questions”, çështjet jo çështjen siç tha deputeti Abdixhiku. Çështjet, pse? Sepse qysh në takimin e parë kur kam qenë në Bruksel me Presidentin Vuçiq te zyra e Borrelit, në mes të qershorit të vitit 2021, unë kam thënë “Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë”, qysh në fillim. Ai tha Serbia nuk e njeh Kosovën. Unë thashë “Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë”, në përputhje me dy letrat e dy presidentëve amerikanë, mosnjohja reciproke. Tash këtu keni “status questions”, a e dini pse? Faktorët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë që nuk është në pyetje pavarësia e Kosovës , por në thelb kushtetuta konfliktuoze është ajo e Serbisë. Nëse ka ndonjë shtet në Ballkanin Perëndimor që e ka statusin e pacaktuar është pikërisht Serbia. Unë atë Kushtetutë se pranoj dot, sepse në fjalinë e dytë të premabulës Kushtetuta e Serbisë thotë që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë“. Unë nuk mund ta pranoj atë. Pra, nga mosnjohja reciproke duhet të kalojmë në njohjen reciproke. Ata e kanë dëgjuar Serbinë duke thënë që se njeh Kosovën por e kanë dëgjuar edhe Kosovën duke thënë që nuk e njeh Serbinë. Prandaj e keni “status questions”, plural, shumës deputeti Abdixhiku. Mos thuaj çështja, çështjet, pyetjet. Është shumës. Nuk është “status question”.

Dhe, çështja e fundit është sa i përket nenit 7.

Nga pikëpamja ime, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si marrëveshje e trashëguar nga vitet 2013 dhe 2015 është në nenin 10. Në nenin 7 flitet për komunitetin serb, i cili nëse nuk jam gabim përmendet mbi 10 herë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe kategorikisht janë dy gjëra të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në Planin e Ahtisarit, edhe një duzinë herësh përmendet në Kushtetutën e Republikës.

Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb në Kosovë duhet garantuar “në përputhje”, po e ritheksoj, “në përputhje“ me konventat e Këshillit të Evropës. E vetmja konventë e Këshillit të Evropës që rregullon aspekte të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë është Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave, e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës (neni 22). Nuk ka konventë tjetër. Pra, maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetë-menaxhim i tillë është ajo që tashmë Kushtetuta e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë specifike se çfarë do të nënkuptojë një vetë-menaxhim i tillë, përderisa tavani i lartë është Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës. E kjo pra nënkupton që rezultati duhet të jetë një format i i respektit për të drejtat individuale (joterritoriale) të pakicave, që bazohet në individin me të drejta edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolin territorializues të tyre. Pra, këtu nuk kam dhënë asgjë: ajo që kam premtuar e pranuar është që komuniteti serb në Kosovë të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës, e cila e ka pjesë të saj Konventën Kornizë. Kushdo që thotë që kjo është një përbërës shtesë, apo që nënkupton diçka shtesë, e ka gabim ose kështu rezonojnë në fqinjin tonë verior armik. Një komunitet siç është ai serb – e komuniteti serb është komunitet që njihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës – nënkupton një dimension social, jo-territorial, jo-institucional dhe jo-politik, të një tërësie të individëve. Nuk ka komunitet pa individ, por individët mund të bëhen komunitet social, jo-territorial, jo-institucional, jo-politik. Konventa Kornizë ka subjekt individët, që janë pjesë e grupeve minoritare, dhe ashtu është kuptimi edhe i nenit 7 të Marrëveshjes Bazike. Pra, nuk ka asgjë më shumë sesa që tashmë ekziston: do me thënë, neni 22 i Kushtetutës dhe e gjithë ajo që është pjesë e nenit 22 të Kushtetutës është referencë për të drejtat individuale të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, e njëri prej tyre është natyrisht edhe ai serb. Do me thënë njohje të të drejtave të njeriut që janë të natyrshme në një demokraci liberale, siç është e drejta në gjuhë, në arsim në gjuhën e tij/saj, e drejta për t’u punësuar pa diskriminim, e të tjera, për anëtarët e komunitetit serb, gjë që është tashmë garancion kushtetues e ligjor në shtetin tonë.

Ftesë e Shoqatës Kulturore të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore, që pritet të mbahet me 28 dhe 29 tetor 2023

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS                                                      

FTESË 

PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 28 e 29 TETOR TË VITIT 2023 NË PRESHEVË 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë  shpall platformën e Konferencës Shkencore që do të organizojë gjatë muajit tetor në Preshevë. Tema bosht e kësaj Konference do të jetë: 

PERSONALITETE SHKENCORE SHQIPTARE NË ALBANOLOGJI NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE 

Qëllimi dhe rëndësia e kësaj veprimtarie shkencore: 

Qëllimi i organizimit të kësaj Konference është nxjerrja në pah, në një mënyrë më të përgjithësuar, e të gjithë atyre personaliteteve shqiptare jo në gjallje që me veprën e tyre kanë lënë gjurmë të konsideruar dhe me peshë në Albanologji. Jo se deri më sot nuk ka pasur trajtesa të natyrave të ndryshme për këto personalitete, por, në këtë kontekst, ka pasur edhe ndonjë mangësi të caktuar, prandaj riafirmimi i veprimtarisë së tyre shkencore, në një plan më të përgjithshëm dhe njëherit me më shumë përfaqësues, gjithësesi, do të krijonte kushte për të pasur një mozaik shkencor të këtyre personaliteteve nga fushat përbërëse të Albanologjisë. Kjo nismë që po ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre personaliteteve shkencore, më të dalluara nga fushat e ndryshme të Albanologjisë, të vendosur pranë njëri – tjetrit, me pikësynimin që kushdo i interesuar të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka sjellë secili prej këtyre studiuesve të përkushtuar. Besojmë se ka ardhur koha për sjelljen e një hierarkie të vlerave, të atyre që ia kanë kushtuar jetën e tyre problemeve më të spikatura në fusha si trashëgimia kulturore e popullit shqiptar, në të gjitha hapësirat e jetuara nga shqiptarët. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore, të zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e personaliteteve më në zë nga fushat e ndryshme të Albanologjisë.  

Teza themelore e Konferencës Shkencore është: 

Personalitete shkencore në fusha të tilla si: gjuhësia, historiografia, etnologjia,  folkloristika, arkeologjia dhe letërsia shqiptare. 

Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij: 

E sotmja e veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë nuk mund të jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë pikërisht ata studiues që kanë hedhur themelet e shkencës shqiptare, mbi bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues, duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike.    

Deri më sot është realizuar përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të personaliteteve shqiptare nga fushat e ndryshme të Albanologjisë, nga institucione shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme, për të nxitur brezat e sotëm të studiuesve në fushat përkatëse që ta njohin nga afër këtë trashëgimi dhe, mbi këtë bazë, ta zhvillojnë edhe më tej studimin albanologjik. 

Kohëzgjatja e paraqitjes së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 15 minuta. Ndërsa për botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet të jetë nga 10 deri në 20.   

Ju lutemi të gjithë studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët në diasporë,  që deri më 20 korrik 2023 të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë:  shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin47@gmail.com. 

Hartimi, publikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve me  Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 10 tetor 2023. 

Kontakti:Xhemaledin Salihu, cel.+381 63 8771 423  

Duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë. Ju mirëpresim. 

Bordi për organizimin e Konferencës: 

Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe 

Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/ 

Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji 

Xhemaledin Salihu, profesor, studiues 

P.s. Nëse ka nga studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në adresën e mësipërme. 

E përgatiti: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Pse kërcënohet me jetë deputeti Shaip Kamberi ? 

0

Majtas Shaip Kamberi dhe artikullshkruesi Xhafer LECI 

Nga: Xhafer Leci

Para se t`i jipet mundësia e kohës, për t`i thënë edhe shumë të vërteta tjera në Pralmentin e Serbisë, duan ta frikësojnë të tërhiqet nga politka dhe, nëse jo, sigurisht kërkojnë likuidimin e tij fizik! 

   Serbët janë të njohur për krime, vrasje të pista politike edhe në radhët e popullit të vetë. Ata nga viti 959 kanë një listë prej 31 pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb, të cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar. 

    Juristi Shaip Kamberi, si njohës i shkëlqyer dhe i guximshëm i ngjarjeve dhe proceseve të vërteta, të zhvilluara para, gjatë dhe pas luftës së fundit 1998-1999, në Kosovë, në Parlamentin e Serbisë, ka zbuluar shumë gënjeshtra të politikës serbe, të pa njohura për opinionin serb. Pra, është bërë halë në sy për Beogradin, sepse një pjesë bukur e madhe e intelektualëve dhe politikanëve serb/e kanë filluar të flasin dhe shkruajnë të vërtetën, për ngjarjet, masakrat, vrasjet e pafajshme edhe të 1.400 fëmijëve të mitur, në mesin e tyre, madje, edhe foshnje në djep, torturat, dhunimet… 

    Serbët, jo fort moti, kanë kërcënuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, pse ka përdorur flamurin tonë kombëtar shqiptar, më 28 nëntor 2022. 

    Liderët dhe krerët e subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore, duhet patjtër të jenë në shërbim të çështjes tonë kombëtare, pa e ngatërruar atë me ideologji politike, fetare e krahinore. 

    Shumica absolute e popullit shqiptarë në krejt trojet e Shqipërisë Etnike, përkrahë në plotni   politikën atdhetare të Shaip Kamberit. 

     Nëse Shaip Kamberi ndjenë pasiguri dhe nevojë për mbrojtjen e tij, atëherë qeveria e Kosovës duhet, urgjentisht, t´i ofrojë siguri, duke strehuar në Kosovë me krejt familjen e tij. Dhe, jo vetëm kaq, por ta dënojë ashpër kërcënimin e atij farë Danijel Millkoviç, edhe në Washington e Bruksel. 

      P.S. Vitin e kaluar 2022, në një bisedë me Shaipin, në Gjermani, e kemi biseduar edhe mundësinë e vrasjes së tij, nga politika e Beogradit. Të dy e dinim se pushteti mund të vrasë kur të dojë, por edhe individët, sepse pusive të fshehta është zor t`u shpetosh. 

Deputet Shaipit i urojmë shëndet, fat e suksese të mëtutjeshme në jetë!

Wendlingen,03.03.2023 

Zgjedhjet në Malësi me rëndësi jo vetëm lokale 

0

Nail  Draga, Ulqin 

Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 5 mars do të marrin pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, të cilat garojnë për 32 këshilltarë në parlamentin lokal në Tuz, duke qenë zgjedhjet e dyta në komunën e pavarur, që për nga pesha që kanë nuk janë vetëm me rëndësi lokale, sepse përmes qeverisjës së suksesshme do të avancohet autonomia lokale  në favor të realizimit të te drejtave  qytetare e nacionale  si kudo në botën demokratike 

Në votimin e të dielës me 5 mars 2023, qytetarët me të drejtë vote që sipas regjistrit janë 12.387, do të kenë mundësi të votojnë në shtatë lista zgjedhore, ku kryesoret janë dy: koalicioni “Forumi shqiptar”(ASH,LDMZ,UNSH,LDMZ) dhe “Rruga e drejtë”(DPS,UDSH,PB,SD), ndërsa dy koalicionet tjera (PD, Forca) dhe Lista për Tuzin dhe PSD, si dhe tre parti politike(SNP,SPP,DCG) do të përpiqen  për të kaluar pragun elektoral, për të qenë  pjesë e skenës politike lokale. 

Qytetarët e Malësisë të cilët kanë të drejt vote, do të dijnë të bëjnë dallimin për katër vite sepse gjatë këtij mandati Forumi Shqiptar në qeverisje lokale ka dëshmuar angazhim maksimal në arritjen e objektivave, duke marrë parasysh se ka trashëguar një strukturë të papërshtashme në shumë drejtime. Nëse e krahasojmë me kohën e shkuar kur në pushtet ishte DPS-i dallimet janë të mëdha, sepse Malësia i ngjasonte vetëm bashkësive lokale, sepse pushteti qendror ndaj kësaj krahine kishte qasje  injoruese, që dëshmohet me mos investime në infrastrukturë e gjetiu, dekada me radhë. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse pushtetit i interesonin votat nga Malësia, për të udhëhequr  në Podgoricë e jo investime për mirëqenien e popullsisë në këtë mjedis. 

Të arriturat, nuk mund të mohohen 

Të gjithë ata që dyshuan në pamundësinë e funksionimit të komunës së pavarur mbetën të zhgënjyer, sepse qeverisja lokale në Tuz i demantoi në çdo aspekt. E dhëna se  për katër vite buxheti i komunës është rritur për 512%, duke  ndryshuar infrastukrurën rrugore, hapja e fabirikave,  ndërsa mbeshtetja e bujqësisë është  rritur për 2.735%, në raport me vitin 2019, dëshmon arsyeshmërinë e komunës së pavarur.Po ashtu janë mbeshtetur veprimtaritë  arsimore, kulturore, turistike e sportive, ku duhet veçuar KF”Deçiqi” etj.  

Nuk ka dilemë se gjatë veprimtarisë së pushtetit lokal janë treguar edhe dobësi të ndryshme, por ata nuk mund të eliminojnë të arriturat, që janë dëshmi dhe arsyeshmëri e ekzistimit të komunës së pavarur. Madje funksionimi i pushtetit lokal në këtë mandat ka befasuar edhe ata të cilët kanë dyshuar ne menaxhimin dhe funksionimin e komunës së pavarur. Sepse të tillët kanë qenë të mësuar të jenë në kuadër të Podgoricës, duke dëshmuar paftësi profesionale dhe servilizëm shoqëror, për të punuar për të tjerët e jo për vetën, përkatësisht Malësinë. Nuk ka dilemë se dallimet janë të dukshme dhe çdo qytetarë në Malësi e dinë se të mbeshtetja e DPS-it në të kaluarën  ishte  kohë e humbur, sepse  ata janë shkaktarët e moszhvillimit dekada me radhë dhe emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme, andaj askush nuk  dëshiron rikthim pas, si para vitit 2019.  

Dështimi i Ulqinit, mësim për Malësinë 

Zgjedhjet lokale  paraqesin rastin praktik për partitë politike  në organizimin dhe manaxhimin e fushatës para dhe paszgjedhore.Në këtë aspekt para zgjedhjeve me 3 mars 2019 në Malësi, subjektët politike patën mundësi të mësojnë nga Ulqini, përkatësisht nga zgjedhjet e mbajtura aty me 4 shkurt 2018.  Ndonëse shqiptarët në këtë komunë përmes tre  partive nacionale politike arriten të marrin shumicën parlamentare lokale me 18 këshilltarë(Forca 8, PD 7 dhe UDSH 3), ata zhgënjyen sepse nuk arriten kompromis pas zgjedhjeve  për formimin e pushtetit lokal,  por ia dhuruan pushtetin DPS-it, duke zgjedhur kryetarin e komunës së Ulqinit nga ana e tyre. Ky veprim disfatist, dëshmoi se  në rënd të parë ishin interesat personale e  klanëve të ndryshme  në lidhje me pushtetin qendror e jo parimet demokratike.  

Por, një dështim i tillë i partive politike shqiptare në Ulqin, ishte mësim për të njëjtat në Malësi, duke dëshmuar se të urtit mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Pikërisht me qasje racionale, partitë shqiptare në Malësi për zgjedhjet e 3 marsit 2019, arritën koalicion parazgjedhor me emërtimin “Forumi Shqiptar”, për të votuar për vehten, se mjaft kanë votuar për të tjerët, duke dëshmuar ndërgjegje politike e kombëtare. 

Bashkimi siguroi fitorën  

Dita e votimit me 3 mars 2019  ishte ditë historike për Malësinë, sepse për herë të parë pas 62 viteve votohej për komunë të pavarur, andaj nuk ishte befasi interesimi i madh i mediave nga hapësira shqiptare dhe më gjerë, duke qenë lajmi kryesor i ditës.  

Këtij konstatimi duhet shtuar edhe ardhjen e diasporës shqiptare nga Malësia për të marrë pjesë në votim, të cilët i dhanë një peshë të veçantë kombëtare duke moblizuar votuesit për të dalë në zgjedhje, kryesisht mbeshtetësit e “Forumit Shqiptar”. Ishte kjo një sakrificë e tyre duke udhëtuar me mijëra kilometra, për të mbeshtetur  vendlindjen dhe identitetin kombëtar në këtë kohë të krizës morale.  

Në regjistrin zgjedhor ishin 11904 votues, që kanë pasur mundësi të votojnë në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 këshilltar, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, e nga to 5 parti politike(DPS,SD,SNP,BS,DCG) e 1 koalicion(Forumi Shqiptar). Sipas rezultatëve zyrtare  të shpallura nga KZK i Komunës së Tuzit del  së në votim kanë marrë pjesë 7824 qytetarë apo 65.7%, ndersa sipas subjekteve politike  “Forumi Shqiptar”(ASH-LDSH-UDSH) fitoi 3683 vota apo 16 mandate këshilltarësh, DPS 2490 vota 10 mandate, BS 961 vota 4 mandate,SD 361 vota 1 mandat dhe DCG 235 vota dhe 1 mandat, ndërsa SNP 86 vota pa mandat. 

Ndonëse  “Forumi Shqiptar”  ishte fitues i zgjedhjeve,  për të marrë shumicën parlamentare i duhej vetëm 1 mandat të këshilltarit. Nga ana tjetër humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte DPS, sepse humbi 4 këshilltar nga zgjedhjet e fundit në vitin 2017, duke kaluar në  opozitë në pushtetin e ri lokal në Tuz. 

Një votë vendosi mandatin e këshilltarit  

Në zgjedhjet politike jo rrallë ndodhin momente të veçanta e kjo ka të bëjë sidomos me rastin e numërimit të votave dhe ndarjës së mandatëve. Madje nga përvoja e deritashme dihet se ka pasur jo vetëm numërime, por edhe rinumërime e madje edhe përsëritje të vendvotimeve që kanë ndikuar  në rezultain definitiv të zgjedhjeve. Pikërisht, kësaj here në KZK në Tuz dy ditë pas zgjedhjeve ndodhi rinumërimi i votave, me të vetmin qellim për të vërtetuar votat për Demokratët e MZ(DCG), sepse ata ishin me mundësi reale  për të humbur mandatin e këshilltarit, sepse në pyetje ishte vetëm një votë. Por, edhe pse u bë rinumërimi nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse 235 vota ishin në kufirin e 3% dhe mandati për Demokratët e MZ ishte i vulosur. Por, po të ndodhte diçka e tillë  atëhërë  DPS-i do të kishte një mandat me tepër, ku do të kishim një situatë aspak të përshtatshme, sepse “Forumi Shqiptar” në njëren anë do kishte 16 mandate e të gjithë të tjerët së bashku me DPS-in do kishin 16 mandate, që do të ishte moment i veçantë dhe i diskutueshëm për formimin e pushtetit lokal në Tuz.  

Malësia të udhëheqet nga malësorët 

Raste të tilla ndodhin por shumë rrallë, andaj në zgjedhjet e 5 marsit jemi të bindur se subjektët politike pjesëmarrëse  kanë një përvojë me shumë dhe do të bëjnë llogaritë elektorale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse përvoja e kaluar duhet të jetë mësim për të tashmën dhe të ardhmën. Malësia duhet të udhëhiqet nga malësorët, sepse janë në shtëpinë dhe në tokën e tyre, ndërsa mbeshtetja e diasporës  në këto zgjedhje është obligim  jo vetëm moral ndaj tyre.  

Pas zgjedhjeve  me emrin Malësia 

Dhe në fund uroj që parlamenti lokal i përbërjës së re, të inicojë propozimin dhe të marrë vendimin që komuna të quhet me emrin Malësia, qe është vlerë autentike kombëtare dhe e pranueshme për të gjithë qytetarët e saj. Do të ishte ky testi i parë  demokratik në nivel lokal dhe qendror, duke dëshmuar kapacitet demokratik sipas standardëve ndërkombëtare. 

(Mars  2023) 

Ambasada e Kosovës në Berlin Festoi 15 Vjetorin e Pavarësisë 

1

Shkruan Hajriz Mamaj, Berlin 

Pallati Mbretëror Schlos Scharlotenburg sonte u shëndërru në Odë Shqiptare për të ftuarit e ambasadorit të Kosovës Dr.Faruk Ajeti 

 Pallati i stilit barok i ndërtuar në shekullin e XVII e i zgjeruar në shekullin XVIII mbrëmë ishte i shendrruar në Odën shqiptare për ti pritur miqt e   shqiptarëve  në 15 vjetorin e Shpalljeas së Paqvarësisë së Kosovës. Ambasadori i Republikës së Kosojvës në Berlin Dr. Faruk Ajeti për festën e pavarësisë kishte zgjedhë Pallatin Sophie Sharlote një pallat që mbreti Fridrich I  në Prusi e ndertoi për nder të gruas së tij e cila vdiq në vitin 1705. 

Open photo

Ambasadori Dr.Faruk Ajeti

Ambasadori Ajeti me plotë krenari këtë pallat e kishte shëndërruar  në ambient të “Odës shqiptare” dhe sipas zakonit priste me dhjetra musafirë që kishin vendosë të ndajnë kënaqësinë për të festuar me shqiptarët 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Që në hyrje të sallës vërehej një atmosferë festive dhe pritjen në radhë  për të uruar ambasadorin Ajeti  dhe përsonelin e ambasadës të cilët shpërndanin dashuri dhe miqësi nga të katër anët e sallës ,secili në rolin e vet që tju  flisnin për Kosovën dhe arritjet e saja. 

Open photo

Vëllezërit Shoshi,Rexhë Dobrunaj, Musa Tolaj në bashkëbisedim me zonjën Gërvalla MPJ

Tashmë salla  është  e përmbushur me të ftuar. Në mes të sallës flamuri i Kosovës dhe ai Gjerman sikur i përshendetnin të pranishmit dhe i uronin mirëseardhje. Me intonimin e Hymnit të Kosovës dhe atij Gjrman fillon edhe shënimi festës së pavarësisë në 15 vjetorin e shpalljes së saj . Me një paraqitje brilante në një gjermanishte të rrjedhshme  zonja Shtrojere Zogaj,sekretare e dytë në ambasadën e Kosovës e ftonë në foltore ambasadorin e Republikës së Kosovës Dr. Faruk Ajetin për një fjalë përshendetëse për të ftuarit në festë. Me një buzëqeshje që i jepë sharmin dashamirës për të ftuarit zotëri Ajeti e nisë përshendetjen me plotë krenari me “Mirëmbrëma dhe mirë se erdhet në kremtën tonë në 15 vjetorin e saj” për të vazhduar në Gjuhën gjermane me plotë siguri në të folur dhe në atë për të cilën do ju fliste musafirëve të ftuar.  Zonja dhe zotërinj,dashamirë dhe miq të shqiptarëve,të nderuar bashkatdhetar të mi. Kam kënaqësinë që sonte në këtë 15 vjetor të sjellë tek ju përshendetjet e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe diasporës shqiptare në këtë ditë feste e cila në saje të ndihmës tuaj dhe që shumica prej jush që jeni sonte këtu keni  qenë edhe themelues të shteti tonë 15 vjet më parë. Me këtë rast përfitoj nga rasti të përshendes MPJ të Kosovës zonjën Donika Gërvalla  Schwartz e cila sonte është me ne në këtë përvjetor festiv. Me lejoni që mirëseardhje ti uroj edhe zotëri Mathias Littenberg,ambasador dhe përfaqësues i MPJ për Evropën Lindore,Mike Schubert,kryetar i Qytetit të Potsdamit,Cem Ozdemir,minister Federal i Bujqësis,zotëri Mirdita,ambasador i parë në Gjermani i Kosovës.

Open photo

Kastriot Tusha në mesin e të ftuarve në festë

Përshendes edhe të gjithë bashkëatdhetarët e mi të cilët sot e madhështojnë festën me prezencën e tyre. Në fajalën e tij ambasadori Ajeti u ndalë edhe në arritjet e Kosovës dhe peripetit e saja  gjatë periudhav të saja 15 vjeçare. Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe zonja Donika Gervalla Schwartz MPJ të Kosovës e cila kishte ardhë nergut në këtë natë festive në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj  zonja Gërvalla falenderoj të gjithë të pranishmit që kanë ndarë kohën të jenë sonte në festën tonë. Duke shpalos arritjet e Kosovës në këtë periudhë 15 vjeçare zonja Gërvalla Schwartz falenderoi  të gjithë ata bashkudhëtar të Pavarësisë së Kosovës të cilët u kyqen menjëherë pas luftës në themelimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Zonja Gërvalla Schwartz të pranishmit i njoftoj edhe për sukseset e Qeverisë Kurti e cila me plotë skukses po punon në zhdukjen e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo foli edhe për takimin e fundit në Bruksel në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë Alexander Vucic. Në këtë mbrëmje festive të pranishmit i përshendetën edhe zotëri Mathias Littenberg,ambasador dhe përfaqësues i MPJ për Evropën Lindore dhe Mike Schubert,kryetar i Qytetit të Potsdamit. 

Open photo

Të ftuarit në nderim të Hymnit të flamurit

Pas cermonisë zyrtare , ambasadori Dr. Faruk Ajeti ftoj të pranishmit në darkën e shtruar për të ftuarit që këtë herë musaffirët kishin mundësi të sherbehen në mënyr shumë profesionale me lloj lloj ushqimesh dhe ëmblsira që ishin përgaditur nergut për festë. Festa e pavarësisë për shqiptarët paraqet edhe një moment takimi për tu bërë bashkë në festë dhe shkëmbim përvojash në fusha të caktuara jo vetëm në mes të shqiptarëve por edhe musafirëve të tjerë të nacionaliteteve të ndryshme dhe atyre gjerman që këtë herë organizatori kishte bërë një përzgjedhje shumë të mirë. Ishte kënaqësi të takosh njerëz të profesioneve të ndryshme të ardhur nga shumë vende të Gjermanisë për tu bërë bashkë në fetën e Paqvarësisë së Kosovës.  

 Për një organizim kaq të mirë dhe të suksesshëm duhet përgëzuar vet ambasadorin Ajeti,përsoneline ambasadës të cilët ishin vërtetë të angazhuar dhe të përkushtuar që musafirët të ndihen sa më mirë siç e kanë zakon shqiptarët ta presin mikun në konak. 

Open photo

Jeton Pireva në bisedë me të ftuari në bashkëbisedim, përfaqësues i konzullatës

Këtu dua të përgëzoj  zonjën Valeza  Oruqi , minister këshilltare , Strojerë Zogaj,  sekretare e dytë ,Besim Kadriu, asistent dhe këshilltar në ambasadë si dhe Jeton Pireva dhe Kymete Luma përfaqësues të konzullatës në Berlin. Ky ekip në krye me ambasadorin Ajeti tregoi se mikpritja shqiptare hapi zemrën për të gjithë që kishin ardhuir për urim në 15 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.Në ndarje takova dhe morra përshtypjet e disa musafirëve: Michael Schmuk,ambasadori i par në Kosovë nga Gjermania. Unë e njohë dhe e kam përjetuar mikëpritjen shqiptare që nga ditët e para të çlirimit tuaj.

Tani në 15 vjetorin e festës  tuaj ndihem si në ditën e parë kur jam njohur me Kosovën dhe shqiptarët fill pac çlirimit. Unë i gëzohem festës tuaj dhe sa herë që më ftoni unë jam me ju dhe popullin tuaj. Urime dhe suksese të reja. Kastriot Tusha ,tenori më i mirë shqiptar.Jam shumë i lumtur që sonte jam në mesin e bashkëatdhetarëve të mij dhe musafirëve të popullit tonë që me prezencën e tyre i gëzohen lirisë së Kosovës. Arif Molliqaj,shkrimtar: Jam krenar që sonte jam në festë.Ky numër kaq i madh musafirësh të zhanreve të ndryshme tregon se sonte po dominojnë biseda nga fusha të të gjitha fushave.Po me vjen mirë që ambasadori Ajeti paska bërë një zgjedhje të shkelqyeshme të musafirëve. Në këtë mbëmje kishte edhe shumë emra që për sukseset e tyre i bien në sy musafirëve të pranishëm si Lazim Destani,Luan Krasniqi, Rexhë Dobrunaj,Musë Tolaj Man Pireci, Remzi Ejupi,Afërdita Suka.Dr. Fahri Beqe e shumë personalitete të shumta të të shkencës,artit dhe kulturës së shqiptarëve mërgimtarë.  

Open photo

Kymete Luma në bisedë me musafirët, përfaqësuese e konzullatës së Kosovës

Që musafirët të ndihen sa më mirë gjatë darkës organizatori kishte siguruar edhe muzikë të lehtë që në skenë e sollën Agona Shporta,vokaliste dhe  Tringa Sadiku me gitar. 

Open photo

Dr.Faruk Ajeti në bisedë me gazetarin Hajriz Mamaj

“Zajednica” me ëndje se njef shtetin e Kosovës, Islami nuk e njef kombin Shqiptar

2
Gjergj Kabashi
___
Urrejtje, mospranim e mosdurim
*
Mua nuk më pëlqejnë gjykimet partiake “të shqiptarëve”, pasi në to ka shumë mosdurim dhe urrejtje. Po të mos kisha qenë gazetar me aq shumë kontakte profesionale në jetë, sigurisht që nuk do ti kisha kuptuar pasojat e kësaj urrejtjeje dhe mosdurimi të madh.
Pavarësisht se më ka ndihmuar dhe dëmtuar tejmase të qenët gazetar jopartiak, brenda një populli “partiak” me logjikë mëhalle, fisi e krahine…!
Urrejtja , mosdurimi dhe mospranimi ndërmjet njerëzve, shpesh e ka përkufizimin e quajtur : Mosnjohja e tjetrit.
Ne sikur ende nuk kemi arritë për me e kuptue se nuk do të thotë fare se duhet të pajtohemi plotësisht, pra “qindpërqind” me dikë.
Jo, jo…!
Kjo ka qenë dhe është e pamundur!
Por, duhet ta respektojmë mendimin ndryshe dhe ta kemi të qartë se nëse sillemi si mace të egra me njëri tjetrin, kurrë nuk do të ecim përpara.
Se egërsia është shenjë e madhe mosemancipimi, mungesë emancipim dhe kulturimi që e zbut njeriun.
Pra, është mungesë kulture, mosnjohje e traditave, dokeve e zakoneve që na shquajnë si popull.
Ta shohësh tjetrin vetëm nga “dritarja” e mendjes tënde , pa pasë vlerësim kritik të jetës dhe angazhimit të tij, është jo vetëm e kobshme. Më shumë se e kobshme!
A keni vërejtur se Lëvizja (LPK), LDK, PDK, LVV, pastaj islamistët antishqiptarë (që duan të jenë mes nesh për të na asimiluar e shkatërruar), pra të gjithë me rend, i kanë “heronjt e vet”.
Asnjë popull përreth shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, nuk ka “heronj” partiak , por njerëz me vlera dhe kontribute të dimensioneve kombëtare.
Shqiptarët nuk duan ta pranojnë se mosdurimi dhe mospranimi i tjetrit, është pasojë e ngujimit “tënd” në partinë dhe fenë (religjionin) e caktuar. Mendimet e tilla të bazuara në parti e fe, shpesh bartin gjykime difekte, jo të vërteta, të fryra, të pa qena realisht. Fanataizmi partiak apo religjioz ka pasur pranim dhe shtytje nga shërbimet anmiqësore që kanë punuar kundër shqiptarëve. Pasi vetëm nga “dhomat” e ngushta e të pa ajër të partive e feve, jemi përgjuar më mirë nga jodashamirët.
Nuk na shpie askund gjykimi i mbrapsht kur një lëvizje apo parti e mohon tjetrën, qysh ka ndodhur tek ne deri sot.
Të vërtetat e tilla “absolute” , që nuk kanë si të ekzistojnë realisht i kanë shkuar gjithmonë përshtati armikut për të na përgjuar, gjykuar, madje edhe vra me nge!
Nëse nuk na pëlqen ky apo ai dhe kemi fakte për atë që mund ta kem bërë une apo tjetri, ja ku janë dyertë e gjykatave apo të policisë.
Shkoni dhe tregoni për krejt atë që e dini.
Përndryshe, mos e infektoni atmosferën ashtu e kështu të infektuar ndër ne, infektim që ka ndodhur ndër vite të gjata të robërisë e që fatkeqësisht është bartur edhe në rrethana lirie.
Po vlon …
*
Kazani i pakënaqësive “arnaute” po vlon. Pas 24 viteve u ra ndërmend Shqiptarëve se s’ka kisha serbe në Kosovë, por vetëm Kisha dhe manastire Ortodokse në Dardani.
Megjithëse ka nisur një këndellje , tashmë ajo është shumë e vonuar.
Ata që kishin për të kryer punë për vete , i kryen , përderisa ne kremtonim, përkujtonimin të rënët në luftën e fundit dhe nuk mendonim fare se po na shkatërrohet kultura dhe historia jonë shqiptare. Jo vetëm që nuk mendonim, por “udhëheqësit tonë” u futën në gara se cili po bën më shumë se tjetri – për Islamin!
Atë religjion të cilin Vaso Čubriloviq e ka menduar për shkatërrimin “e kurrizit të nacionalizmit shqiptar”.
Përderisa Serbia dhe serbët bënin përpjekje të zgjuara diplomatike, politike, kulturore e shkecore për t’ia dëshmuar botës se “Kosmeti është serb”, udhëheqësit tonë të verbët (deri në Shqipëri), e ndihmonin Turqinë neoosmane që të na e islamizonte e xhamizonte vendin.
Secili investim religjioz islamik (apo ortodoks grek) që është bërë në hapësirat jetësore ku jeton populli shqiptar nga viti 1990 në Shqipëri apo pas vitit 1999 në Kosovë, është bërë për interesat e atyre që investonin.
Donin dominim , identifikim dhe solidaritet e lojalitet panturk dhe panislamik , atë e arriten me xhami dhe hoxhallarë, këta nacionalist turq-arab ne vendet tona Shqiptare!
Qyqet tona të territ që ne i thërrasim “politikanët tonë” , jo vetëm që heshtën përderisa zhbëheshim kulturalisht, por ata edhe e përmbajtën asimilimin kombëtar me Islam.
Ia pafsh hajrin rrjedhjes së mendjes që të ka ikur nga truni, ore “arnaut”, se ne Shqiptarëve na latë pa histori në vendin tonë.
Bravo iu qoftë, ore antishqiptarët …?!
Tash ne jemi popull pa histori, sherri i dehjes suaj religjioze panturke-islamike, sherri i përgjumjes dhe antishqiptarizmit tuaj.
Ju e bëtë jo vetëm atë që deshti “Turqia juaj”, por edhe atë që deshti Serbia me Rusinë, shkatërrimin tonë me Islam.
Ju na shkatërruar me “e-zanin” tuaj, këtë thirrje e kushtrim të përjetshëm, të përmallshëm e vajtues të nacionalizmit arab!
Ju po thoni që “ai që si duron xhamitë, le të shkon në Beograd”, por nuk po doni ta kuptoni se Beogradi po iu vije e zbarkon në “zajednicë”, afër së cilës ju “tallava-popull” nuk do të guxoni as me e hapë gojën , ashtu qysh i tortuaruat e terrorizuat Shqiptarët e pa mbrojtur qe 24 vjet, se le më me e penguar dike me krenarinë tuaj të pafundme si nacionalist arab!
Vonesa historike
*
Nuk jam aspak i sigurtë se a është pjesë e kësaj fotoje të mëposhtme edhe Heroi i Kombit, Isa Boletini, apo ndonjë shqiptar tjetër i Boletinit në atë kohë? Sidoqoftë, fotoja e mëposhtme më shumë flet për vonesën e njohur historike të shqiptarëve, se sa që e ka qëllim të jep mendim për heroin Isa Boletini, i cili bëri krejt atë që mundi në kohën e duhur. Isa Boletini ishte një gjigand i atdhedashurisë shqiptare.
Foton e pata marrë nga profili në fb i islamistit Gzim Zymeri, që mundohej ta paraqes me qëllim të keq figurën e Isa Boletinit, vetëm se ai ka luftuar edhe kundër Perandorisë Osmane, e që, sipas tij dhe islamistëve të tjerë si ai, është dashur të luftonte vetëm kundër Serbisë “kaurre”.
Pavarësisht asaj se a është apo nuk është Isa Boletini në atë foto, atij nuk mundet askush me asgjë t’ia ulë vlerën historike dhe kontributin e madh për Atdhe.
Por, megjithatë, duhet të mendojmë esëll e të na shqetësoj fakti i trishtueshëm se pse “ne” jemi kaq të vonuar në hisori? Nëse në atë kohë ishim të vonuar, pse jemi tash?
Ne duhet të mendojmë se si Serbia (me Rusinë pas, kuptohet), qysh në atë kohë kishte ushtarak të shkolluar, me përgatitje superiore shkollore që edhe në këtë foto me Isa Boletinin apo “Isa Boletinin” tregojnë e flasin për ecjen me kohën të Serbisë.
Kushto që detyrohet ta mbrojë Atdheun, paraprakisht duhet të mendoj për shkollimin ushtarak – superior, në mënyrë që në logjikën mbrojtëse të mbizotëroj planifikimi profesional ushtarak, e jo vetëm trimëria, që jo gjithnjë i sjell rezultatet e duhura nëse një popull nuk e ka arsimimin e mirëfilltë ushtarak, inteligjencën ushtarake, planifikimin e duhur dhe armët e nevojshme për tu mbrojtur.
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, monument, ambiente të jashtme dhe teksti
Fotot e mëposhtme, ndërkaq, mi dërgoj miku im Afrim Musliu, publicist nga Suedia. Ato janë pasqyrime mediatike për Kosovën në mediat britaneze dhe gjermane.
Dhe bëhet fjalë për gjeostrategjinë europiane.
Kjo është tragjedia dhe katastrofa kombëtare, që nuk deshtëm apo nuk mundem ta shihnim me kohë. Populli është i përgjumur, derisa Serbia bënë aq shumë presion për imponimin e “zajednica” të saj , kurse BIK-u nuk ndalet nga detyrat dhe obligimet antishqiptare për ta shpënë përpara projektin shqiptarzhbërës për xhamizimin dhe islamizimin e Kosovës.
Në një anë “Zajednica” që me ëndje se njef Kosovën, në tjetrën anë Islami që se njef kombin shqiptar…!
*
Po shihet qartë tashmë se nuk po duan të na lënë vend në këtë jetë, as qetësi e as rehati në vendin tonë.
Në një anë me “zajednica”, ndërsa në tjetrën anë me ndjekjen dhe zhdukjen e shqiptarësisë së së vendit përmes islamizimit të pandalshëm, që po ndihmohet me të madhe edhe nga “udhëheqësit tonë”, jo vetëm në Kosovë por në mbarë Gadishullin Ilirik.
Antishqiptarët ndër ne janë bërë faktor të mëdhenj… Sigurisht që ju kujtohet kur para një kohe i pari i BIK-ut na kërcënoi me fjalët , se “kujt si pëlqejnë xhamitë, le të shkoj në Beograd, përderisa Beogradi, përmes “zajednicës”, synon të vij e të ngulitet tek ne!
Beogradi do të vazhdoj të vij në pelegrinazhe në manastiret monumentale të Kosovës, përderisa panislamikët “tonë” do të shkojnë Mekë e Medinë?!…
Po qe gjeti këtë popull të përgjumur, ore …?!
“Faji turk”, një shenjë e keqe mëkati që vazhdon të na përcjell , pa qenë mëkat i yni…!
*
Mos ta harrojmë asnjëherë: Presioni ndërkombëtar për asociacion për 4 % serb që duhet shtri në mbarë Kosovën, nuk është i rastësishëm. “Fajit turk” ia kemi pa sherrin në të kaluemen, sikurse edhe sot. Pa asnjë dyshim. Dhe për “fajin turk” nuk na ka fajin askush, përpos vetës sonë.
Se pavarësisht që jemi Shqiptar, ne pa qenë të vetëdijshëm se çka po i bëjmë vetës, nuk sillemi si Shqiptar. Se kur sillesh si Shqiptar, do të thotë se ti, tjetri e tjetra, nuk e harron, fyen e përdhosë natyrën e prejardhjes dhe origjinën tënde.
Në rastet e tilla nuk ke nevojë të thuash që “jam europian” , pasi mjafton të jesh Shqiptar.
Shqiptari është europian, andaj s’ke nevojë që ta theksoj këtë kurrë.