Kreu Blog Faqe 1104

Servilët e kryeshtetarëve janë kopje e njëri-tjetrit

2

Nga  Eshref Ymeri

Profesor Pirro Priftit, pas shpifografisë që kishte sajuar në adresën time, të cilën, më 21 shtator 2022, e kishte botuar në portalet “Zemra Shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”, unë, në antishpifografinë time, ia dhashë përgjigjen, duke ia hedhur poshtë gjithçka me fakte konkrete, në analizën me titull “Mjeshtri i shpifografisë, Profesori Pirro Prifti”, të botuar në disa portale, midis tyre edhe në Portalin “Zemra Shqiptare” më 05 shkurt 2023.

Në rubrikën e komenteve të Portalit në fjalë, Profesori Pirro Prifti më sulmonte përsëri me shpifje, duke më etiketuar “komunist”. Vetvetiu erdha në përfundimin se ky Profesor i mjekësisë paska qenë dhe është i paaftë të kurojë veten nga virusi i shpifografisë. Se s’ka se si të ndodhë ndryshe, përderisa të gjithë varganin e shpifografisë së tij ia flaka në pirgun e mbeturinave, me fakte të pakundërshtueshme.

Mjeshtria e shpifografisë së këtij shpifografi të lindur, të edukuar dhe të regjur mirë e mirë, i cili është e pamundur të mos e ketë të trashëguar brez pas brezi një zeje të tillë të pështirë, më ka sjellë në kujtesë dy personalitete, njëri në fushën e arteve figurative, tjetri në atë të letërsisë artistike..

Së pari, kujtova piktorin e njohur italian të periudhës së Rilindjes Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli  – 1445-1510), i cili, në vitin 1495,  pati krijuar një pikturë mjaft të bukur, me diçiturën “Shpifja” (Colunnia). Fillimisht ajo i qe kushtuar mikut të tij Antonio Senji (Antonio Segni). Subjekti i tablosë e ka zanafillën në traktatin e satirikut të lashtë grek Lukiani (Lucian – 120-180 e.r.) me titull “Për shpifjen”. Në atë traktat përshkruhet tabloja e piktorit të lashtë grek “Apelesi (Apelles – 370-306), mik i  Aleksandrit të Madh (Alexander the Great – 356-323 p.e.r). Subjekti i saj është i thjeshtë dhe alegorik: mbretit Midas, të ulur në fron, në veshët e tij, si të gomarit, i pëshpëritin dy figura që pasqyrojnë në mënyrë alegorike Padijen (Injorancën) dhe Dyshimin. Shpifja – një vajzë bukuroshe kjo me pamje pafajësie – dhe nxitësja e saj Smira (Keqdashja, Lakmia), po tërheqin drejt mbretit të akuzuarin. Pranë Shpifjes ndodhen shokët e saj – Pabesia dhe Mashtrimi që e përkrahin dhe e  lavdërojnë. Diku në largësi artisti pikturon figurat e Pendimit, të veshur me petkat e zisë të një plakusheje, dhe të së Vërtetës lakuriq me sytë nga qielli.

Së dyti, kujtova ish-kolegun tim të fakultetit, Profesorin plot autoritet të frëngjishtes, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin mjaft të talentuar Vedat Kokona, i cili ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë mbarëkombëtare. Mes veprave që u ka lënë si trashëgim brezave pasardhës, është edhe një poezi tepër tërheqëse për alegorinë e saj, në të cilën fshikullohet me aq art gënjeshtra, mashtrimi, shpifja. Po e citoj për kënaqësinë e lexuesve të nderuar.

Në qendër të subjektit të poezisë janë dy heroina: “E drejta”, që simbolizon Ndershmërinë, Të vërtetën, dhe “E Shtrembta”, simboli i Gënjeshtrës, i Mashtrimit dhe i Shpifjes.

E Drejta dhe E Shtrembta

E Drejta me të Shtrembtën nuk shkojnë kurrsesi:

Këtë nuk ka njeri në botë që nuk e di.

Por dihet që një rregullë ka përjashtime,

Se mirësjellja e do të bëhen edhe lëshime,

Ose, nga halli, – dreqi ta hajë!  –

T’i thuash derrit dajë!

Të pleksesh edhe, nga zori,

Me një horr horri!

Kështu na e pësoi, or’ tungjatjeta,

Një ditë edhe e Drejta.

Nuk e di prej sa kohësh nuk kishte ngrënë

Dhe syt’ e shuar një re ia kishte zënë,

Dhe fytyrës, dikur si hënë,

Hija e vdekjes i kish rënë.

Me këmbët që i shkonin kuturu,

Udhës po ecte, kur për krahu e zu

E Shtrembta topolake, faqekuqe,

E çelur pranë saj posi burbuqe.

– Ku shkon kështu, moj motër, si e dehur,

E zbehtë, flokëpakrehur?

Pupu, moj, ç’të ka gjetur

Që pikë gjallërie në sy s’të paska mbetur!

– Ah, moj e Shtrembët, ke të drejtë,

Se gjallëri nuk kam me të vërtetë;

Po si të kem kur zorrët gurgullojnë

Dhe sytë vagëllimthi më shikojnë?

E Shtrembta e merr për dore dhe e shpie

Në një lokal të famshëm për ngrënie e pije.

Lokali vetëtin plot drita dhe pasqyra;

Kudo shikon të qeshura fytyra

Dhe lule ngjyra-ngjyra.

Mbi mur, me shkronja ari, është shkruar në tapet:

“Klientët kanë përherë të drejtë”.

E Drejta, e hutuar, e sheh veten si në përrallë:

Posi Hirushja mos është bërë vallë?

Vjen djali dhe e Shtrembta hap mënunë,

Pastaj së Drejtës i shkel synë.

– Hepjek, na sill biftek dhe çomlek,

Shampanjë për yrnek!

Këtu të gjithë djalin e quajnë

Garson, por meqë unë s’përdor fjalë të huaj,

Thjesht Hepjek e quaj.

Hepjeku vjen me biftek e çomlek

Dhe me shampanjë për yrnek!

Dhe hanë e pinë, e i shtien gjithçka gurmazit

Dhe shkulen gazit…

Në fund e Shtrembta kërkon llogarinë.

Djali ia sjell, ia lë mbi tavolinë

Dhe ikën se e thërret një klient tjetër.

E Shtrembta e merr atë copë letër

Dhe përsëri Hepjekun e thërret,

Edhe i thotë: “Kusurin sillma shpejt!”

– Kusurin? – thotë djali, – Po ti kur

Më ke paguar që më kërkon kusur?-

Dhe ngrihet atë çast mbi tavolinë

Fjalësh e britmash një shakullinë.

Vjen shpejt i zoti i lokalit, pyet:

“Si është puna?”. E Shtrembta shpejt e shpejt

I thotë “Pres kusurin e llogarisë!”.

Djali proteston: “S’është e vërtetë!”.

I zoti i lokalit me zemërim i flet:

– Klientët kanë përherë të drejtë!

Dhe djalin e shan rëndë, e dëbon.

Atëherë djali nis edhe vajton:

– Ku je, moj e Drejtë, veç ti më shpëton sot!

– Këtu jam, që mos qofsha, por s’flas dot

Se gojën e kam plot!

Pra, mjeshtëria e shpifografisë  ka lindur që asokohe kur njeriu është krijuar mbi Tokë. Shpifja u ngjan ujërave të pista të llagëmeve të ndotura pas një shiu me fërtoma, përballë malit hijerëndë që ngrihet në largësi. Por shpifësit duhet të kenë parasysh proverbin e bukur të Shqipes sonë Hyjnore:

“Ç’bën në det, e gjen në kripë”.

Me fjalë të tjera: e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të vijë një ditë e do të të bjerë mbi kokë.

E kam theksuar edhe herë të tjera që Pirro Prifti është sa servil i lindur, aq edhe shpifograf i lindur. Servilizmi i tij deri në neveri, më kujton njërin nga servilët më të shquar të kopesë së servilëve të Putinit – Dmitri Kiselovin. Ai madje është kryeservil i Putinit, ndaj ka rënë me kohë edhe në sy të opinionit ndërkombëtar.

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë transmetimit të programit televiziv në kanalin shtetëror “Rusia 1”, me temë “Lajmet e javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin”.

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmet do t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”. Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).

Pra, Dmitri Kiselovit, këtij kryeservili me stazh të gjatë, i është bërë gjuha shollë, duke lëpirë çizmet e Putinit. Pata menduar se edhe Pirro Priftit i është bërë gjuha shollë nga lëpirja e çizmeve të Janullatosit. Por paskam qenë i gabuar. Sepse Pirro Priftit gjuha i qenka bërë shollë dyfish. Kjo për arsye se pas ardhjes së Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, Pirro Priftit i qenka shtuar vëllimi i punës në zejen servilizmit, domethënë të çizmelëpirjes së kryeshtetarit. Në heshtje, ai paska filluar të lëpijë çizmet e Ramës që në shtator të vitit 2013, por, një vit më vonë, ai është prezantuar publikisht si kryeservil dhe si kryelëpirës i çizmeve të Ramës. Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Në nëntor të vitit 2014, Pirro Prifti pati botuar një artikull që ia kushtonte vizitës së Ramës në Beograd. Artikulli kishte një titull bombastik.

Si një intelektual me karrierë të gjatë në lëmin e shpifografisë, aq më tepër edhe Profesor, në atë artikull ai u përcillte lexuesve një gënjeshtër, një mashtrim, një shpifje të ulët, për çka është me të vërtetë mjeshtër i mbaruar. Deklaratën e tij po e citoj saktësisht, edhe me mëkatet drejtshkrimore, për çka dëshmon për kulturën e mangët gjuhësore:

“Takimi i Kryeministrit E.Rama me homologun serb pas disa shtyrje (gafë drejtshkrimore) të vizitës zyrtare sigurisht me ftesë të palës serbe për shkak të një ndeshje (gafë drejtshkrimore) futbolli e cila në fakt nuk duhet të ishte politizuar, është një hapa (gafë drejtshkrimore) përpara dhe një progress (gafë drejtshkrimore) në ndërtimin e marëdhënieve  (gafë drejtshkrimore) të reja të fqinjësisë të  (gafë drejtshkrimore) mirë me serbët” (Citohet sipas: Pirro Prifti. “Edi Rama një hero i kohës sonë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 14 nëntor 2014).

Pra, sipas mashtruesit Pirro Prifti, ajo vizitë do të kryhej “me ftesë të palës serbe”. Po si qëndronte e vërteta?

Për atë vizitë ishte folur që në fillim të atij viti. Përmes mjeteve të informimit masiv qe dhënë informacioni në vijim

“Edi Eama, Kryeministri i ri i Shqipërisë, pritet që të vizitojë Beogradin gjatë muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka njoftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivan Mrkiç përmes mediave serbe, transmeton agjencia e lajmeve “B52” (Citohet sipas: “Edi Rama do të vizitojë Beogradin”. Faqja e internetit e gazetës “Tirana Observer”. 19 janar 2014).

Një informacion ky vërtet i çuditshëm. Në vend që këtë lajm publiku shqiptar ta mësonte nga zyra e informacionit e kryeministrit Rama, ai e merrte vesh nga mjetet serbe të informimit masiv.

Madje gazeta “Politika” e Beogradit e datës 17 janar 2014, pati zbuluar edhe një të vërtetë aspak ngushëlluese për publikun shqiptar të mbarë trojeve tona etnike. Ministri Mrkiç pati deklaruar:

“Beogradi e mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”.

Pra, ministri Mrkiç, Pirro Priftit ia çjerr keq maskën e shpifografisë, por ama ia pasuron edhe më shumë arsenalin e servilizmit ndaj Ramës. Sepse Rama, ashtu si edhe argati i serbosllavizmit Enver Hoxha në vitin 1946, nuk priste ftesë nga Beogradi për vizitë, por kërkonte vetë të shkonte për vizitë.

Nisma e çuditshme e Ramës me siguri që nuk pati ngjallur kurrfarë interesi në Beograd, për të mos thënë që qe pritur me shpërfillje, përderisa ministri Mrkiç deklaronte:

“…nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtar është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE” (Citohet po sipas faqes së mësipërme të internetit të gazetës “Tirana Observer”).

Pas kësaj deklarate të ministrit të jashtëm serb,  Rama, normalisht, në mbrojtje të dinjitetit të vet, si kryeministër i Shqipërisë, duhej të deklaronte për anulimin e vizitës në Serbi, meqenëse Beogradi zyrtar nuk e vlerësuakej të rëndësishme vizitën në fjalë.

Pirro Prifti, si një kryeservil i argasur i Ramës, nuk mund të reagonte dot kundër asaj vizite si një intelektual me dinjitet kombëtar. Madje, për t’i vënë vulën kryeservilizmit të vet, Ramën e vlerësonte “…si një Kryeminister me një potencial politik të madh, si një udhëheqës ennergjik” (gafë drejtshkrimore). Për atë vizitë, poshtëruese për Ramën dhe për mbarë kombin shqiptar, unë pata reaguar me një analizë, me titull: “Rama pse kaq inferior para Beogradit”, të botuar në disa portale më 20 janar 2014.

Lidhur me Samitin e BE-së, të zhvilluar në Tiranë më 06 dhjetor 2022, kryeservili Pirro Prifti shkruan:

“Asnjëherë, Drejtuesit e vendeve të BE nuk kanë parë një vend të vogël me një qeveritar të pëlqyeshëm ti (gafë drejtshkrimore) presë aq ngrohtë dhe me aq përzemërsi. Asnjëherë Shqipëria nuk është ndjerë kaq shumë si vend europian sa me 6  dhjetor 2022” (Citohet sipas: Pirro Prifti. “Një grusht që duhej dhënë që në 8 dhjetor 1990”. Faqja e internetit e gazetës “Sot”. 12 dhjetor 2022).

Shpifografi në fjalë sulmonte ashpër opozitën për protestën e 06 dhjetorit, kur në Tiranë po zhvillohej ai samit, atë ditë kur, sipas këtij shpifografi me paha të madhe, “… shqiptarët duhet të shihnin dhe të kuptonin sesa e drejtë është rruga për në BE me një drejtues inteligjent dhe të pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar si kryeministri dhe qeverisja e tij” (po aty).

Së pari, Pirro Prifti është verbuar kaq keq nga kryeservilizmi ndaj Ramës, saqë s’është në gjendje ta kuptojë se ai samit qe organizuar nga vetë agai i Surelit Rama, për t’i shërbyer para opinionit publik shqiptar si një “paradë madhështore e sukseseve” të tij, pikërisht si ato paradat “madhështore” që organizon çdo vit më 09 maj banda e Kremlinit në Sheshin e Kuq të Moskës, për t’i mbushur mendjen opinionit ndërkombëtar për “madhështinë e fuqisë ushtarake dhe ekonomike” të Rusisë.

Së dyti, kryeservili Pirro Prifti, si argat kurrizshtruar i Ramës, i cili vetë ka shtruar kurrizin para urrejtjes vuçiçiane të Serbisë ndaj Kosovës, domosdo që nuk mund ta fshehë dot simpatinë prej skllavi ndaj serborusizmit. Prandaj edhe nuk i bën pështypje absolutisht vetëposhtërimi i Rusisë fashiste para popullit heroik ukrainas, para lëvizjes mbarëpopullore ukrainase, para forcave të armatosura të Ukrainës, të cilat, që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar dhe deri tani, e kanë shkelur me këmbë “madhështinë e fuqisë ushtarake” të Rusisë, duke e zhveshur lakuriq para syve të mbarë botës, si një gërmadhinë gjigante euroaziatike.

Kryeservili Dmitri Kiselov e ngre Putinin në nivelin e Stalinit, kurse sivëllai i tij në Shqipëri, kryeservili i lindur Pirrro Prifti, na e ngre Ramën në nivelin e “heroit të kohës sonë”.

Po cili është Rama i vërtetë, sipas vlerësimeve të disa intelektualëve të njohur?

Analisti Agim Xhafka

“Nuk u nisa nga forma e kapeles së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka. Me një shikim të çastit, kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmeri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon, thua prerë, kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra karrige dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l…, jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni shpëtim… Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë ky trapi! (Citohet sipas: Agim Xhafka: “Rama, si “nevojtore shëtitëse”. “Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor 2019).

Avokati Ilir Malindi

“Për të shpëtuar Shqipërinë, e vetmja rruge është ajo e arrestimit të të sëmurit psikik Edi Rama. Ky njeri ka simptoma të rrezikshme sadizmi, mashtrimi etj., pasojë e sëmundjes mendore të tij, se është shtruar në psikiatri, si në Shqipëri, ashtu edhe në Paris, me diagnozën “skizofreni agresive”. Nën kujdesin e prof. dr. Mentor Petrelës, pacienti Edi Rama u shtrua ne spitalin nr. 5 të psikiatrisë, te kafazi me hekura, dhe më pas te kati i tretë… Ishte korriku i vitit 1984. Në shtrimin e tij forcërisht kontribuoi edhe komshiu i tij, kompozitori i famshëm shqiptar Nikolla Zoraqi. Kjo sëmundje është tepër e rrezikshme te personat që janë diagnostikuar me këtë diagnozë dhe zakonisht këta mbyllen në kafaze hekuri nepër spitale psikiatrike”. (Citohet sipas: Av. Ilir Malindi. “Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””. Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020).

Profesor Enver Bytyçi

“Ky është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet larguar si kërcënim dhe rrezik kombëtar! Këtij i duhet një ortek i madh që ta marrë përpara e t’ia humbë të gjitha gjurmët politike!” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Vjen paralajmërimi: Rama shumëfish i rrezikshëm, si i mashtroi shqiptarët dy herë për dy ditë dhe e vërteta me Vuçiçin”. Faqja e internetit “Luigjipress”. 24 korrik 2021).

Politikani Spartak Braho

“Rama… në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka, e kam thënë që do ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal” (Citohet sipas: “Spartak Braho kritik me Edi Ramën: Është kokrra e sharlatanit që do përfundojë si Musolini”. Faqja e internetit “News Bomb”. 26 korrik 2022).

Për Ramën kam shkruar disa analiza. Por në një analizë të gjatë, me titull “O socialistë të ndershëm shqiptarë!”, të botuar në disa portale më 05 gusht 2020, i pata drejtuar disa pyetje anëtarësisë së partisë socialiste, nëse e njihnin  kryetarin e tyre Rama se kush është dhe si qe e mundur që ai erdhi në krye të partisë. Fatkeqësisht, atë parti Rama e ka katandisur në një turmë bujkrobërish gogolianë.

Po cilat janë arsyet që kryeservili Pirro Prifti e ngre në qiell figurën e Ramës, sikur ky na qenka “vërtet” një “hero i kohës sonë”, ndërkohë që ai, sipas vlerësimeve të katër intelektualëve të sipërcituar, përfaqëson turpin e mbarë kombit shqiptar? Dikur, politikania Vjosa Osmani, pati bërë këtë vlerësim për ish-presidentin Hashim Thaçi:

“Presidenti është faqja më e zezë e vendit tonë”.

Ky është titulli i artikullit të saj, të botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”. 26 maj 2019. I njëjti vlerësim Ramës i shkon shumë për shtat. Madje ai është faqja më e zezë jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e mbarë kombit shqiptar.

Mendoj se Pirro Prifti ka disa arsye që e bëjnë të jetë kryeservil i Ramës.

Së pari, servilizmin ai mund ta ketë trashëgimi gjenetike, ashtu si edhe shpifografinë, siç u përmend më lart. Prandaj para kryeshtetarëve ai e ka të pamundur të mos tërhiqet zvarrë, të mos u lëpijë çizmet, të mos u puthë këmbën e dorën. Për çdo njeri, në jetë ka dy alternativa, me të cilat vihet në provë karakteri i  njeriut, siç thotë Faik Konica:

O me zhabat në moçale,

O me zhgabat lart në male!

Nënkuptohet që kryeservili Pirro Prifti ka zgjedhur alternativën e zvarritjes me zhabat në moçale.

Së dyti, servilizmi i Pirro Priftit mund ta ketë burimin edhe tek interesat e tij për përfitime financiare. Për sevilë të këtij kallëpi, Petro Luarasi shkruan:

Salla tjetër më matanë

Mban veshgjatë e pelivanë,

Për ofiqe hanë dhe bar,

Për para mbajnë dhe samar.

Së treti, kryeservili Pirro Prifti, me hosananë që i bën kryetradhtarit Rama, duke e reklamuar si “hero të kohës sonë”, si “kryeministër me potencial të madh politik”, domosdo që shpreh entuziazmin e vet për politikën e egër që po ndjek Rama për shpopullimin katastrofik të vendit tonë, politikë, të cilën ka gati 10 vjet që po e vë në jetë nëpërmjet diktaturës së varfërisë Në këtë mënyrë, Rama, si kalorës i heleniznit që prej dhjetorit të vitit 2015, po zbaton strategjinë 300-vjeçare serbogreke, të hartuar në vitin 1844 për shpopullimin e trojeve tona etnike. Pra, kryeservili Pirro Prifti s’është gjë tjetër, veçse një tradhtar pranë kryetradhtarit Rama.

Çuditërisht, për servilizmin dhe shpifografinë e tij, Profesorit Pirro Prifti nuk i vjen turp absolutisht nga vetvetja. Sigurisht, se nuk ia ka fare idenë përmbajtjes filozofike të fjalës së urtë

“Turpi para vetvetes është kordhë që të pret”.

Për pasojë, atij nuk i vjen turp as nga familja e vet – bashkëshortja dhe fëmijët, nuk i vjen turp nga kolegët e fushës së mjekësisë, nuk i vjen turp nga miqtë, shokët dhe të njohurit. Kjo për arsye se mjeshtëria e servilizmit dhe e shpifografisë e ka zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal dhe, siç themi ne në Labëri, lëkura i është bërë shollë.

Mirë do të ishte që artikujt që boton për servilizmin dhe shpifografinë e vet, para se t’i përcjellë për botim në portale të ndryshme, t’ia jap për t’i lexuar paraprakisht ndonjë specialisti të gjuhës shqipe, për të shangur ato gafat trashanike drejtshkrimore, të cilat ia zbulojnë lakuriq injorancën gjuhësore.

Kaliforni, 27 shkurt 2023

Nata e parë e tiransës së Vogël në Turjakë 

Pamje e Dushkajave në Turjakë

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Pse erdhi vajza tiranse në Turjakë?” botuar në Drini.us, 28 Shkurt 2023  

Pjesa e shtatë (7)  

Nata e parë e tiranses në Turjakë  

Sanija kishte fjetur at natë, natën e parë në Turjakë me kusherirat, qikat turjakase në shtëpinë e axhës së babait të saj, Sylës. Dhoma që flenin qikat, ishte në katin e dytë dhe kishte dy dritare të vogla që shihej lumi Mirusha si në pëllëmbë të dorës. Natën e parë tiransja e Vogël nuk kishte fjetur deri vonë nga kënga si në kor*) e bretkocave.  Livadhet ishin plot me barë e me lute të llojllojshme . Pas kryheshin livadheve shihej Vakafi i Lubizhdës me lisa të trash që dy burra të fortë, si Sahit Jemini nuk mund ta përthekonin një lis bung *). Vakaf*) i thonin pasi që ishte pronë e katundit dhe kur vdiste dikush, shkonin disa burra dhe e prenin një lis me sharra e me sakica dhe me dërrasat e lisit e varrosnin të vdekurin. Drrasat e lisit i futnin në vorr, të cilin gjithashtu e hapnin disa djem e burra të fortë të katundit. 

Carravrana, Damaneku dhe Turjaka kishin shumë zabele me drunj, qarr e bung, që askush nuk i prente vetëm nëse dikush vdiste apo, lisat i përdornin për ndërtimin e ndonjë  ure, mullini apo Xhamie. Bile thonin katundarët, me prek (e pre) në Vakaf, të ndodh ndonjë e keqe e madhe, ta qon Zoti, kah se kujton. 

Turjaka nuk kishte xhami.  

Dy herë kishin vendosur katundarët që ta ndërtojnë një xhami në mes të katundit por prap nuk e kishin ndërtua sepse nuk ishin pajtua për vendin dhe kush duhej të bëhej imam*. Edhe guart i kishin bajtur kur Avdyl e Ilaz 

Imeri e Sylë Sahiti e kishin falur një arë që ishte në mes të oborrit të Xhel Nurqit e Amrush Bajramit, Sadri Metës, Din Haxhisë, Cufë Mllanaviqit e Islam Maliqit. Në mes të arës ishte një arrë e madhe qindra vjet që nuk kishte asnjë pemë a lis më të madh, ishte një arrë aq e madhe sa nuk kishte askund aso arre në Turjaka qysh kur i kishin prishur vneshtat (vrestat) Turjaka. 

Gurët, pasi nuk ishin pajtua katundarët, i kishin largua përsëri.  

Atherë turjakasit kishin vendosur që ta ndertojnë Xhaminë te Kerrshinat në mes të mahallës së Goqve, mahallës së Vogël dhe Turjakës (mahallës së Madhe), në trojet ku tash i kanë ndërtua shtëpite djemt e Ali Metë Jeminit, por prap nuk ishin pajtua. 

Turjaka dikur kishte pasur vneshta me rrush, pjeshka e pemë tjera sikur të ishte Rahavec ndërsa tash kanë mbetur vetëm emrat e vneshtave “Ara te Molla”, ara e jonë që ishte afër arave të Dul Jetullahit në mes të Mahallës së Vogël dhe Mahallës Kajtazëve. 

Thuhet se Mulla Haliti *), hoxhë nga Mahalla e Vogël kishte pasur dëshirë që aty të ndërtohet Xhamia. Ai ishte hoxhë por nuk kishte ndejtur në Turjakë për shkak të një ngatrrese që kishin pasur me një familje, familjen e Avdi Hamidit. Një vëlla apo nip i Mulla Halitit duke punua angari *) “vullnetarisht” në xhade *) Më vonë Mulla Haliti kishte shkua në Samadraxhë, deri në “pension). Ka vdekur në kohë “lufte” me 1999 në Malet e Turjakës në kushte të rënda, në mungesë ushqimi e barëra mjekësore. Mulla Haliti nuk ka lënë pas vete trashëgimtar. Thonë se nuk e ka lënë gruaja me u martua për së dyti. Turjakasit dhe të tjerët, Mahallën e Vogël, aty ka jetua Mulla Haliti, e quajnë edhe si Mahalla e Hoxhës, sipas Mulla Halitit. 

Sanija shikonte nga dritarja Fangjet e Xhemajlisë së Brahim Agës dhe dushkajat në mes të Damanekit, Lubizhdës e të Vllashki Drenocit. Pakë më larg nga dritarja shiheshin disa shtëpi, por nuk dalloheshin mirë. Ishin shtëpitë e mahallës së Lacëve në Vll. Drenoc. Aty i kanë shtëpitë Shahirat e Drenofcit, Salih Bajrami e Feriz e Ali Ramadani- Krasniqi. 

Ndërsa Sanija ishte zgjua herët, kusherirat e Sanijes flenin ende. Ato deri para ferkit të sabahit nuk kishin fjetur duke i bërë gjithfarë pyetje Sanijës. E pyesnin për Tiranën se si dukej qyteti, njerëzit e rrugët e qytetit. 

 -Po shtëpitë, a janë sikur këtu në Turjakë, pyste njëra nga qikat më të ndrojtura. 

E Sanija, dëshironte të gjithave qikave të iu përgjigjej. Sanija, trajtohej në Turjakë si një princeshë. Ajo ndihej shumë mirë dhe ishte e gëzuar dhe e hapur. Në dhomë ku flinin qikat me tiransen e Vogël nuk kishte orendi e as krevatë sikur në Tiranë por asaj i pëlqente kjo jetë e thjeshte. Dhoma ku kishte urdhërua e zonja e shtëpisë me fjet qikat, kishte të shtruar një qilim të madh, mbi kashtën e hasrën *) që kishin shtrua. Pra Sanija për herë të parë nuk do të flente në krevatin e saj të butë por në kashtë. Qikat kishin pasur qejf që Sanija të bjerë në mes e ato, 7 qikat e dy mbesat që kishin ardhur te dajat, shtyheshin se kush do të bjerë më afër tiranses. Të gjithat dëshironin të jenë sa më afër saj e ta pyesnin tiransen për jetën e saj.  

Qikat (vajzat) e Turjakës, në vendin ku do të flente Sanija, mbi kashtën e arave të Bratininit i kishin shtrua edhe një lëkurë të një dashi që e kishte prerë gjyshi kur kishte ardhur Shaban Polluzha, një shoq i gjyshit që thonin qikat ishte vrarë në luftë kundër shkaut. At lëkurë gjyshi nuk ia shtronte askujt, përveç miqëve e mysafirëve të rëndë por Sanijes, kish thënë vetë plaku:  

-Merreni e shtronja Sanijes lëkurat e dashit se âsht gjak i joni ajo bijë. Ai kishte thënë gjithashtu se Sanija duhet të rrijë ketu e mos të shkoj më në Tiranë se është gjak i jonë.  

E zoja e shtëpisë, një plakë e mbajtur mirë, kishte ardhur dy, tre herë natën në dhomë pa trokitur dhe iu kishte thënë qikave:  

-Fleni se Sanija âshte e lodhun! 

Por Sanija nuk kishte gjumë, edhe ajo dëshironte ti dëgjoj kusherirat e veta që i tregonin për jetën në Turjakë dhe për dëshirat e tyre që kishin …. 

Njëra nga kusherirat, Sevdija që dukej se ishte më e madhja i tha Sanijës se sivjet do të shkon nuse në Banjë, katund nja tri orë këmbë larg Turjakës. Sanija e pyeti:  

-A e ke parë djalin që do ta marrësh për burrë?  

-Jooooo! Marre âsht me e pa burrin para se me shkue nuse! Kam dëgjua se ai i ruan delet. Më shumë nuk di. Ndërsa e kishte ulur kryet e priste dhe kërkonte nga Sanija një përgjigje. Sanija në fillim heshti por më vonë iu drejtua në sy Sevdijes:  

– A e ke dashur ndonjë djalë tjetër këtu në Turjakë?  

-Në Turjakë, ne nuk martohemi se është katund i vogël dhe me të gjithë njihemi por njëherë kur isha me babën në mal me marrë dru, e kam parë një djalë nga Panorci, i cili erdhi e i ndihmoi babës me e ngarkua kerrin me dru. Ishte i veshur mirë me tirq të ri, me një këmishë të pëlhurës e xhamadan të Gjakovës. Në kokë kishte kapuçin e bardhë që disa herë i ra në tokë, duke i bajtur drutë. Njëherë u afrova dhe ia dhash kapuçin në dorë e ai sikur më falenderoj pa më folur, vetëm me një të keshur. Nuk arrita ta prek dorën por trupi mu dridh. Ai ishte djalë i fortë e i gjatë. Na ndihmonte. Vinte nga unë me krahun plot dru dhe sikur më thoshte:  

-Edhe ty kam me të mbajtur në duar e nuk të lë me prek punë me dorë! Kështu kishte humbur vajaza në mendime dhe nuk dihej se ku ishte po mos ta kishte pyetur Sanija a ta kishte larguar nga ato mendime.  

-A e ka takuar ndonjëherë tjetër djalin nga Panorci?  

-Po! Ishte një dasëm në Panorc dhe unë shkova bashkë me një qikë të Isni Hamzës sepse ajo i kishte dajat atje. Por këtu në dasma, vajzat nuk guxojnë me shkua vetë. Ato zakonisht i përcjell një plakë ose grua e vjetër që as me sy nuk mundet me i kqyr qikat ndonjë djalë se jo më me ndejtur me to. Por Sevdija e dinte se ai djali do të vinte në shtëpinë ku ishin gratë dhe qikat, për ndonjë nevojë që kishin burrat. Ai merrte qepë, pasul, tlyen … e iu dërgonte akçive*), që bënin ushqimin për dasmorët. Sevdija menxi kishte pritur ta shoh dhe në kohën kur ai donte të afrohej, erdhi një plakë e i tha djalit: 

– Djalo, shka pa don k`tu, hec e mos eja më se ka gra të huja e qika të reja! Sevdija nuk kishte arrit ta shoh si duhet por shpresonte se do ta shoh apet (përsëri).    

Sanija ishte e mahnitur nga kusherirat e saj se si ato i tregonin për jetën e tyre e për dashurinë e tyre që kishin, dashuri e pastër idilike që nuk mund ta gjeje pos në libra. 

Një tjetër, që Sanija nuk iu mbante emrat përmendësh se ishte nata e parë në Turjakë i tha Sanijës: 

– Unë isha duke korr grun në Grablishtë që është afër shtëpive, te Seishta e Sadri Shaqës kur erdhi një djalë, isht djali i Zenel Smajlit dhe me kapuç në dorë siq ishte dhe më buzëqeshi. Por unë nuk guxoja as kryet me e qu përpjet se isha me motrën dhe tre v`llazën.  

E Sanijës këto copëza të tregimeve i dukeshin sikur ajo është në një botë tjetër, në botën e ëndrrave e në botën e çudirave. Dhe kështu, deri para mëngjesit Sanija kishte dëgjua kusherirat e saj që tregonin lloj-lloj tregimesh dhe pritshin nga ajo këshilla. 

Edhe Sanija iu kishte tregua për jetën e saj në kryeqytet, se si ajo shkon në kinema e shikon filma të dashurisë me shoqet e saja.  

-Në çdo mbrëmje dalim në korzë e shetisim, djem e vajza. Kusherirat nuk e kishin kuptua çka është “korza” por nuk kishin dashur ta ndërprejnë e të dinë sa më shumë e të mësojnë sa më tepër për jetën e saj në qytet. Ato nuk kishin qenë e nuk kishin parë me sy kurrë qytet. As në Rahovec nuk kishin qenë dhe vazhdonte Sanija me iu tregua e shikimet e tjera plot zjarrë ishin drejtua te goja e Sanijes. 

 Në shkollë ulemi bashkë me djem e liqenin që e kemi afër, lahemi e rrezitemi bashkë me djem të Tiranës. Qikat e Turjakës mbetën pa mend kur e dëgjuan se vajzat lahen në liqen cullak, vetëm me një “bez” të hollë që iu mbulonte pjesët ku nuk duhet të shiheshin dhe gjinjët. 

E këtu në Turjakë, të gjitha qikat kishin kanë nga një shami në kokë e kanac, (një lloj përparëse të bardhë, zavijaq), edhe pse e kishin Mirushën, nuk guxonin me shkua me shkua e me u la.   

Pastaj, Sanija iu tregoj se si janë rrugët e gjëra, të gjata e të drejta e në të dy anët ka pemë të mbjellura. Autobusi qarkullon në çdo 15 minuta. Vajzat turjakase nuk i kuptonin të gjitha fjalët por vetëm e shikonin dhe e dëgjonin Sanijen. “Qarkullonin”, ato nuk e kishin dëgjua këtë fjalë në Turjakë. 

Dikur vajzat kishin fjetur afër Sanijës e në mëngjes, Sanija ishte zgjuar më herët se kusherirat e tjera nga gëzimi që kishte për Turjakën, për lumin Mirusha e për Bjeshkët, për livadhet, fushat e për arat e arta. Por më shumë dëshironte ti njihte kusherirat e kusherinjët, farën e farefisin e Sylës. 

-A munu qove Sani?  

-A ke fjetur mirë?  

-A mos të ka hangër naj plesht dhe qysh po të doket k`tu te na?  

Sanija dëgjonte për herë të parë fjalë që kurrë s`i kishte dëgjua në Tiranë por ato sikur i pëlqenin e dëshironte që sa më shumë të dëgjoj tregime e ngjarje … për Turjakën, për gjyshën e për gjyshin dhe për babën Sylë. 

Dikur i ra ndërmend pse kishte ardhur në Turjakë dhe sikur ia mori inat vehtes që ende nuk kishte kuptua asgjë dhe nuk dinte për “vëllain” e saj e as për babën. 

Pa dashur e hapi çantën e madhe, një kufer me tesha dhe i pa se nuk i kishte të gjitha letrat që ia kishte dhënë nëna.     

Ajo mendoj se ato nuk ishin letra “të verteta” por si një ditar që kishte mbajtur nëna, për dashurinë e saj me Sylën. 

Sanija lexoj një letër të nënes që i kishte shkruajtur Sylës. Ishte një copë letër e shkurtër por shumë prekëse për Sanijën: 

“Të dua shumë ! 

E hënë, 28 maj …: 

Deklaratë 

-Me ke doje të ishe sot …duke zgjedhur nga gjithë bota mbarë ? 

-Me Sylën, me turjakasin. 

Ku me ditur se kur ishte shkruar kjo letër pasi që viti kur ishte shkrua letra, nuk ishte. 

Një tjetër letër që e lexoj Sanija, që as ajo nuk e kuptonte, pse nëna e saj i shkruante babait kështu, a mos dyshonte se ai ka ndonjë grua tjetër?  

– “Eh more Sulo, ka gjithmonë … është një fenomen që quhet ”Prania e te tjerave“, është në anglisht se aty e kam lexuar “THE PRESENCE OF THE OTHERS”. 

Ka gjithmonë më mirë a më kollaj, a më e re a më e ditur, a më e bukur” 

I dashuri Sulo! 

Kur shikoj fytyrën tënde atje në mur … 

-Ty po të pres (I have got mail (Lumturohem) 

Sapo u ktheva. Hengra dreke jashtë shtëpie 

Tani jam e lodhur, kam 6 orë jashte. Oh sa më ka ka marrë malli. I rregullova flokët. I bëra për ty. 

-Sa e bukur që je 

-Jooo! Jam derrkuce 

-Ti je më e bukura femër. 

-Hahahahahaha. Ti më do prandaj 

-Por vërtet ke qëndrim e pamje serioze por bukurinë e ke të pakrahasueshme. 

Por kishte edhe momente kur Lumturia shpërthente edhe kundër Sulos e vetvehtes. 

Nuk jam sot disponibel. nuk më pelqeu sjellja tënde dje dhe nuk mund të jem ne dispozicion për ty. 

-Do te behemi si femi të lazdruar? 

-Jo fare 

-As nuk do argumentoj asgjë me ty. do te jem me e sinqertë. 

-Ti mua më pelqen edhe atëherë kur më qorton. 

-Me veten dhe do bej çfarë të më teket, kur të mos dua. 

Lumturi, une te dashuroj marrëzisht ty.     

-As mos e thuaj më kurrë se nuk e besoj fare. 

Te më thuash, ti mua, brenda 2 orësh dy herë qe jam i lodhur dhe jam e bindur qe kishe arsye të tjera. Nuk kam asnjë dëshirë sot, ma hoqe dje 

-Unë të dua ty! 

-Vetëm shiko jetën tënde, të lutem! 

Nuk e bëj dot! Ka diçka që muk shkon. 

-Unë u sqarova.  

-Unë nuk kam asnjë pretendim nga ty … nuk më duhet vëmendja tënde kur nuk ke asgjë tjetër për të bërë dhe nuk kam besim tek ti. 

Më dukesh qe ka diçka gjithmonë që nuk shkon apo nuk e thua tamam dhe prandaj nuk dua të harxhoj kohën time. Më ka mbetur pak kohë dhe kam shumë miq përreth që sillen mirë e nuk më merzisin herë pas here si ti prandaj nuk jam e nxituar. 

Jam me një logjikë të fortë e të ftohtë sot!   

Dje ishte tërë dita me ty. 

Për të më thënë dy herë që do iki 

IK!!! 

-Nëse nuk ke besim në mua, më …! As unë nuk te lutem. Herën e parë jemi ndarë, jo mirë e tash ndahemi si miq. 

Të “panjohurat” e tiranses e të turjakasit dhe letrat e bisedat e tyre 

Ishte mëngjesi i parë i tiranses së “Vogël” në Turjakë. Burrat tashmë ishin zgjua e bëheshin gati për me shkua në punët e përditshme që i pritshin. Plaku iu kishte thënë djemve që “vera niher` vjen kah dera”, prandaj ata nguteshin që sa më parë ti kryenin punët që e kishin rendin. Ndërsa qikat ende flenin e ashtu në gjumë ndonjëra qeshte. Qeshte në heshtje. Kishte parë ndonjë ëndërr të mirë me “jaranin” e duke mbledhur dredhëza të të vogla por shumë të ëmbëla e të shishme që gjithë ditën me +mbledhur, nuk mund të ngiheshe. 

Autori i këtyre radhëve, ndikohej më shumë nga qëndrimi i Sanijes dhe i qikave të Turjakës se sa nga realiteti që në të vertetë e rrethonte. 

-Qohuni moj qika se keni me shkua në livadh sot! 

Qikat pa një pa dy brofën në këmbë dhe pa i thënë asnjë fjalë gjyshes u veshën e shikimet i kishin te tiransja. 

Nuk dinin çka ti thonin dhe nuk ishin të sigurta a ke qejf tiransja me shkua me kusherirat e Turjakës në livadhe me mbledh barin që e kishin kositur burrat. Njëra nga qikat i tha tiranses me një zë të ngadaltë e plot dashamirësi: 

 -Ne kemi me shkua sot në livadhe me burrat, a ke qejf edhe ti me ardhur me ne? 

Tiransja menxi që kishte pritur që dikush nga qikat ti bëje një propozim të tillë. Ajo kishte qejf që mos të ndahej nga kusherirat e saj turjakase. 

-Po! Dhe sikur nuk iu besonte veshëve, tiransja tha edhe njëherë: PO, dua të vije me ju! 

Ngadalë, të gjitha vajzave përveç njërës që e kishte rendin me e fshi dhomën që u ndalë, shkuan në shtëpinë e zjarrit. Dy nuset më të reja që kishin ardhur në vjeshtën e kaluar i dualën përpara tiranses dhe ia muarën të dy duart dhe e përshëndetën ngadalë: 

 -A munu qove hasret hanmi? 

Tiransja kishte dëgjua por nuk iu besonte syve të saj se në Turjakë ka aq nuse të mira. 

-Nuse, qitni qikës me i la sytë, u dëgjua zëri urdhërues i plakës, zonjës së shtëpisë ndërsa kishte marrë një kusi me tamel të vluar e kthente në disa sahana që ishin sa legenat. Sahana (enë) të tilla nuk kishte parë Sanija në Tiranë. Një nga qikat shkoj në bashqe e i muar do fletë të kepëve ndërsa të tjerat i ndihmonin nuset e reja me përgatitjen e ushqimit. Njëra e mori sofrën, tjetra i kishte mbushur dy gërqej e ibrik me ujë dhe një ibrik veç për tiransen ndërsa grykën iu kishin mshelur me fletë të ftoit. Dielli kishte dalur por rrezet e tij nuk kishin fuqinë e nuk përvëlonin. Në oborr, vajzat e nuset turjakase hanin mengjesin. Pulat me zogj afroheshin e ndonjëra e zgjaste kaqepin deri në sofër dhe e merrte ndonjë kafshore me bukë e ikte duke kakarisur. 

Tiransja ishte zhytur në mendime. Kujtonte të j`atin kur ai ishte i ri dhe mu në këto troje që kishte jetua. Edhe ai n`mëngjese kishte ngrënë bukë në oborr pastaj, herë tjetër kishte shkua herë me bukë e herë pa bukë që ta ndihmoj babën për në livadh, arë, mal e mulli. E nëna e ngratë i lyhej pas djalit me një copë bukë, djath e ve të ziera.  

Qikat, nuk ia hiqnin sytë Sanijes. Ato tashmë e njihnin dhe e donin shumë, kusherirën e tyre dhe dëshironin që ajo mos të ktehej më në Tiranë por të jetonte në Turjakë. Po ato nuk e dinin se edhe tiransja kishte po at dëshirë, që të rrije në Turjakë. 

Ushqimin e hëngrën duke qeshur e të gëzuara të gjitha qikat. Pastaj, muarën nga një tërfurkë, grabujë e dy gërqej të Cerrmjanit me ujë sepse uji i Bunarit të Ri e kishte ujin si të Gërrjaqes, që thoshte baca Cufë, për ujin e Gërrjaqes. Tiransja, tha:  

-Edhe unë dua një grabujë dhe e mori në krahë sikurse qikat e tjera dhe ecnin pas burrave. Ecnin pa bërë zë por shumë të gëzuara. Rrugës panë shumë katundarë duke shkua edhe ata në ara e në livadhe. Te Grablishta e Avdyl Imerit ishin kanë baca Ilaz e baca Sylë, sepse dikush nga burrat u tha : -O puna mar u koft e si në flakë të pushkës, ata iu kthyen: 

– O marë paqi! 

Afër Mrizeve të mëdha kishin qenë duke prashitur, Jemin e Isë Bajrami, Ali Salihi e djemtë e Brahim Ramadanit. Edhe atyre, pasi i përshendeti dikush nga burrat ata iu thanë të njëjtat fjalë. Afër Mrizeve të mëdha i kullotnin delet Shaban Shaqa e Bajram Ramadani. E gruni në Bratanin e Imer Seferit e te Vorri i Lugatit, kishte ulur kokën sikur donte të iu thonte: 

-Jemi pjekur. 

E tiransja veç sa nuk fluturonte nga gëzimi.  

Ajo dëshironte të shkonte jo vetëm në livadhe por edhe në ara të korrte grurin. Si qytetare që ishte, tiransja nuk kishte pasur drapër në dorë por kishte dëgjua shumë këngë për fshatin, për hambarët plot me grurë e koshat me kallamoq por tash ato i shihte vetë, në Turjakë. 

Qikat kishin fillua punën duke mbledhur sanë dhe iu dukej se nuk punonin por vallzonin. Të gjithat e shikonin Sanijën se si punonte. Ajo punonte sikur të ishte rritur në Turjakë. Edhe ajo ishte veshur si ato me rroba turjakase e kishte mbathut do opinga me lëkurë bulli me toja. As ajo ajo vetë nuk besonte se sa mirë i rrinin teshat. Njëri nga burrat iu tha qikave: 

-Pas dreke do të shkojmë me korr grunin te Ara te Molla! 

Tiransja u gëzua që paskan me shkua te Ara te Molla. Aty, dikur Turjaka i kishin pasur vneshtat me rrush por për çudi, emrin ia kishin lënë “Ara te molla”, ndoshta pse ende kishte disa trupa me molla. Ara e Dul Jetullahit nga Mahalla e Vogël ende kishte molla, dardha e vojsa. Edhe Kajtazët kishin shumë dardha nëpër ara e ne çobanët shkonim pa u diktua dhe i mushnim çantat plot me dardha të dugta e iknim pa ne hetua, Agushi, Ahmeti apo Duraku, djemtë e Muhamet Kajtazit. 

-Hajde me hangër bukë, lene punën, tha dikush nga burrat. Një vegsh me kos e dy hethenika i kishin qitur gratë që ishin në shtëpi për qikat dhe dy për burrat që ishin me qika. Pasi i lajtën duart në Mirushë, u ulën në livadh rreth e rreth sikur vertetë të kishte një sofër në mes. Edhe tiransaj u ul me kusherirat e hëngri bukë me oreks, tamam sikur të gjitha qikat. Ajo ishte edhe me “turjakase” se sa ato. 

Po afrohej mesi i drekës e dikush nga djemtë që kishin qenë me dele, para dreke erdhi në livadh më shumë për ta parë kusherirën, tiranses se sa me i ndihmua se nuk kishte nevojë, sot kishte mjaft puntorë. 

Në livadhin afër, Xhelir Islami kosiste livadhet e Asman Metës. Xheliri ishte kosaqi më i mirë në Turjakë. Ishte edhe shumë i fuqishëm e punonte sa dy burra por edhe hante bukë sa tre të tjerë. Ai kishte dy djem e dy “Mallunga”, një në ballë e një në dorë. Asaj që e kishte në ballë i thonte “Sahati i stenës” ndërsa këtë në dorë, “Sahati i dorës”. Ishte edhe shahiri më i mirë i Turjakës. Këndonte me sharki. Nuk kishte dorë nëne që i binte më mirë sharkisë si Xhelir Islami. Për te madje kishte shkruajt edhe Rexhep Zogaj që punonte me gazeta në Prishtinë. Ai ishte në gjendje, kur punonte me e hëngër nje gjysëm buke të kallamojt. Njëherë, kur Halim Hamza, i ruante edhe delet e Asman Metës, te Arat te Molla, kishte dalur Xheliri para oborrit e Halim Hamza i kishte thënë: 

– O Xhelir, a po don me të mjel tamel të deleve me pi? Ne çobanët i milnim delet në mal e në fusha dhe pastaj, tamlin e shtinim në ujë të ftoftë dhe pas pakë hanim bukë. Kjo ndodhte sidomos kur i mrizonim delet, në mes të ditës, në mes të jazit të mullinit dhe Mirushës që ishin disa qindra drunj shelgjeje e që na bënin hije.  

Xheliri kur Halimi ia mbol disa dele e kishte thirrë: 

– Oj Xufë, bjerma babes ni cop bukë e Halimi kishte mjelur 20 copa dele të Asman Metës e përsëri Xheliri nuk ishte ngi. 

Pasi hëngrën edhe drekë, që e zoja e shtëpisë e kishte pre një knus dhe e kishte bërë me qorbë të tharbtë e një përpeq si të Sylë Januzëve të Damanekit, pas buke bëheshin gati të shkonin me korr grurë. 

Shiu ia filloi ndersa bjeshkët e Rugovës së Pejës ishin mrrol dhe sa herë që vetonte atje, prite shiun edhe këtu, thonin burrat e Turjakës. 

Shiu nuk po ndalej e vajzat dy nga dy kishin marrë nga një thes dhe e kishin qit mbi kokë në vend të çadrave *) 

Edhe Sanijes ia kishin dhënë thesin më të ri që mos ta lag lag e “rreh” shiu. U ngutën sa më shpejt të shkojnë në shtëpi dhe sapo u afruan, e zoja e shtëpisë iu çeli derën dhe i përshëndeti ndërsa Sanijes i tha:  

-Qika jem t`ka rreh shiu i Turjakës që kur `ja nis nuk din mu nal. Po shiu i Turjakës ti rrit flokët se trup, mashalla paske boll! E Sanija e ndinte vehten si më të përkdhelurën e familjes dhe sigurishte ishte e përkëdhelur dhe kishte vëmendjen e të gjithëve.    

Plaka, një nuses i kishte thënë:  

-Merre kët kusi me ujë e qoje në sobë e Sanijës iu kishte këthye:  

-qika jem, shko e laju! Dhe Sanija kishte nevojë të lahej se kishte disa ditë që nuk ishte larë e flokët iu kishin bërë si dyll. Nusja e priste te dera me një peshkir të madh e me një pacerrke në dorë. Kishin gjetur edhe një sapun sepse në Turjakë, qikat i lanin flokët më “Qil Qabiqi”, lloj lloqi, balte që kur lahej me te, të rriteshin edhe flokët. Ajo nuk kishte parë hamam *) por kishte dëgjua se ka hamame në Prizren e në Prishtinë, “Hamame”, nga koha e Turqisë që skonin njerëzit e laheshin por tash e shihte se edhe në Turjakë ende paska “hamame” që këtu po i thokan hamamgjik dhe se çdo dhomë e kishte hamamgjikun e vetë. Nuset ishte marre të dalin me flokë të lagura para burrave sepse iu vinte turp. Ajo kishte dëgjua edhe shprehjet “Hamami i Hyrës” (dhe “E hangri si Hyra pahiri” shprehje turjakase) por nuk besonte se këtu nuk kishte dush sikur në Tiranë që Sanija në çdo mëmgjes lahej. Me Sanijen shkoi edhe njëra nga qikat, Sadberi dhe iu lut Sanijes që të ia fërkoj shpinën e ti qes ujë me pacerrkë deri sa ajo të lahej ……   

Sanija u gëzu që u la. Doli nga hamamgjiku e i krehu flokët e gjata dhe e leu fytyrën me do “krema” e i nduki vetllat e qerpikët dhe i ngjyrosi sytë me një laps. Ndërsa Sadberi çuditej se si vajzat e shehrit po lyheshin e këtu në Turjakë, derisa të shkojnë nuse, qikat nuk lyhen e as flokët nuk i ngjyjnë (ngjyrosin). Për Bajram, Shën Gjergj d8he ndonjë festë i zoti i shtëpisë blen kanë të qabesë (nga Meka e Medina) e ato aikat i ngjynin flokët. 

Derisa flisnin qikat, dikush thirri në oborr e plaku nga oda i tha : 

– O hajde byr! 

Kishte qenë postieri që e kishte pru një telegram për Sanijen. Tha se telegrami vjen nga Tirana. 

Sanija u mërzit kur dëgjoj për telegramin. Mendja kah nuk i shkoi. Mendoi se i ka vdekur nëna. 

Nëna i shkruante që të rrije sa të doje në Turjakë dhe i dëshiroi ndejë e pushim të mirë. 

Ajo filloi të shikoj se çka donte të veshte në këtë pasdreke. Shiu kishte pushua e qikat e prisnin Sanijen që të dalin në oborr e në lamë. Te shkojnë të mbledhin duda e qershia, se ishte fundi i qershorit e qershiat ishin pjekur në Turjakë. 

Sanija ende nuk po vinte në vete. Kuferin e madh e kishte hapur e letrat e nënes filloj ti lexoj, letrat që tashmë dukeshin si një libër kujtimesh që edhe asaj i pëlqenin. 

Nganjëherë mendonte se nëna e babai, Sulo kanë bisedua në telefon e tiransja pastaj ka mbajt shënime e i ka shënua në fletë të fletores e në Ditar. 

Sanija lexoj disa pjesë nga letrat e nënës por nuk deshi që kusherirat ti shohin ani pse ato nuk dinin shkrim e kendim. 

Janë pjesë të shkëputura të letrave. 

Dramën jetësore të vetën, tiransja ka dashur ta paraqesë si një “dramë” të vërtetë prandaj autori i fejtonit, nuk e kishte te vështirë që fjalët nga letrat e saj dhe turjakasit, ti bashkoj e shumë rrallë, të bëjë ndërhyerje të vogla duke hequr ndonjë fjalë apo fjali tepër private e intime që kishte përdorur tiransja. Rrefimet e tyre në letra, kanë formën e dialogut që eshtë shumë e dëshirueshme dhe e ”obligueshme” që nga koha antike kur shkruheshin dramat klasike dhe shpesh të kaluarën, tiransja e paraqet si të “tashme”. “I bashkon” ngjarjet e vjetrat më të renë, gjuhën moderne me arkaikën, letrat e zakonshme në letër me laps, me telefonin etj. 

Në letra marrim vesh se tiransja ka qenë e martuar dhe, sipas letrave të ruajtura e te përpunuara në Ditarin e saj, që tash i ka “autori”, ajo kishte edhe dy vajza të tjera … ndërsa turjakasi kishte pasur nje … vietnameze. 

Është ende e paqartë, pse tiransja, kohën më të madhe ia kushton turjakasit dhe në qendër “të dramës” e vendos ate, apo ndoshta për shkak se me te ka një Gocë? Kjo edhe mund të jetë arësyeja kryesore e kujtimi i saj i vetëm që ruan për turjakasin. Turjakasi, ani pse ishte Don Zhuan, ra në në dashuri me tiransen, do të shkruante tiransja në fund të një letre. 

-Do të të sulesha aty mes librash…!   

-Po më ”pengon” një gocë tiranase me trup TROFTE (lloj peshku) të Mirushës, qe unë i gjuaja dhe i kapja në dore por nuk mund ti mbaja, më iknin….më rrëshqisnin nga dora dhe kërcenin në ujë. 

-Pooo, rrëshqasin ato se e dine çfarë i pret….!!!! 

-Po unë gëzohesha që më iknin, ama ty, nuk të të lë të më ikësh, kam me të kapur për koke … e për beli, kam me ti ”lidhur” duart e këmbët e kam me ta ”mbyllur” gojën. 

– …Nuk besoj so do të doja të ikja…. -nga ti! 

-Po peshku ”pa ujë” nuk jeton. 

– ….Do vdisja tek dora tënde 

-Nuk po mund as të punoj shkaku yt, mi ke marrë mendët. 

-Dua të ti marr e të të kem vetëm unë…por më duhet të të “ndaj” me aq shumë njerëz qe ti i do e të duan dhe mua më mbetet pak…një qoshe e vogël në zemrën tënde të madhe e të mbushur …. 

-Tash jam i lirë, a je ti ”e lire”? Dua të marrë nuse në Turjake. 

-Po me more nuse në Turjake…mbaroi magjia për ty …kurse për mua fillon…! 

Mirusha dhe ne të dy. 

“William Butler Yeats 

“A drinking song” 

Wine comes in at the mouth 

And love comes in at the eye 

That is all we shall know for truth 

Before we grow old and die” 

-Shkruaj shqip se me anglishte nuk i kam punet mire! 

“I lift the glass to my mouth 

I look at you and I sigh!” 

-Eshte poema ime e preferuar. Mos harro! 

– E di, ty nuk të ”ik” asnjë fjalë. Me ty…me të tjeret jam në gjumë… 

Vera shijon ne gojë, dashuria duket në sy. Kjo është e gjitha qe duhet të dimë për të vërtetën para se të plakemi e të vdesim. Unë ngre gotën në buzë, unë të shikoj ty dhe psherëtij (Yeats) 

… nuk je romantik…je bishë e vogël 

-Faleminderit por ty nuk të ”sulmoj”. 

-Sulo ….je jetë ! 

Bëra rrugën për në shtëpi dhe hëngra drekë. Sapo u shtriva pak se jam e lodhur. Kishim një mbledhje dhe tani do takoj një shoqe që ikën nesër se jeton në Itali 

Dhe doja të isha me ty, në lendinë ose pishinë ose kudo. Të më fërkoje pak kurrizin me ato duart e tua të mira që perçojnë ndjenja. Eh … ëndërrat e një nate pranvere se vera nuk ka ardhur akoma 

O xhan … sa do të doja të isha vetem me ty për një javë. Aa të isha dhe pastaj ta riktheja në mendje sa herë të doja 

– Çka sa herë të doje?   

-Per çfarë po pyet? Të riktheja skenat me ty, sa herë të doja se ato do i kisha në mendje 

– Çka dëshiron nga unë, e bukura e Tiranës? 

-Trupin tënd. Asgjë tjetër, ty, vetëm ty për pakë kohë:  

-Trupin, Mendjen, Zemrën. 

– Dhe unë të dua … ! Ato që i ke, më të mirat në trup! 

-Cilat? 

-Më vjen turp ti them … . 

– Oh e gjeta: – Gojen, gjuhen … ! Eh pastaj, te dy …Topat. 

…… 

– Pse nuk gjen një … ” Kompetente” 

– Çka flet? Të kam ty. 

– Nuk më ke. Kur të jem ngjitur me ty, më ke.   …!    

-Po ti më the ”topat”  

– Topat janë …. .Do flesh. Pastaj do të zërë gjumi se je lodhur. Do relaksohesh aq shumë. 

Ti lodhesh me mua me ke thënë disa herë. Jam i sigurte … disa herë! 

Duhet të jesh i sinqertë. Unë nuk e dua ate nga ty jo me fjalë se më duket 

sikur po genjejmë njëri tjetrin. 

Ashtu duket. Ti je i pari që po e vazhdoj këtë bisedë kaq gjatë. 

Sot e ke thënë, kur unë të thash ”i kam gishtat si te gjinekologut”. Ti I fut gishtat grave pastaj ti the … Ti nuk e do timen. Ti e do te kujtëdo që të del si unë. 

– Nuk po më merr? 

-Jooooo! Nuk të marr dot. 

-Pse? 

-Nuk jam vetëm, jam me burrin. Ti do vetëm ate …. të çdo gruaje, pa emër. 

Pse nuk gjen një komshijë. … Gjej një afër ta kesh …! Ashtu mendoj unë, se u bë si një temë qendrore e përditshme dhe besoj ate qëllim ka. 

Në këtë botën tani, të gjithë duan rehatin e tyre prandaj unë nuk bëj muhabet me asnjë burrë këtu më shume se një ditë. Me ty pata një lëkundje meqë këmbëngule, si Hasani por edhe ti je njësoj. Unë pata pak shpresë se ti je më ndryshe por jo 

Ne jemi një shaka e madhe.  …… 

– Por ti më lëndove mua.  

– Çfarë beson ti, në çfarë? Nuk ke asnjë arsye. Unë jam korrekte me ty nuk të përdor për asgjë. Nuk të kam kërkuar asgjë, as tani e as kurrë. Po ti do të bësh … 

Ka sot plot. Ka goca plot, te vogla per 5 leke kënaqesh. 

Se unë mund të bëja me ty por mbasi të të kisha parë vërtet … tënd ta kisha prekur vërtet e pastaj mund të më përdorje por jo pa të të parë. Ti mund të mos e kesh fare. 

– Por doja të të sqaroja. 

– Ti e kupton sh mirë. Edhe unë ndjehem keq. Më duket vetja e perdorur keq, pa respekt dhe nuk është hera e parë. Nuk kuptoj pjesën e … këtu. Dhe unë të dua. Përpara se të të shoh realisht, atëherë, okej. 

Nuk ma kap truri. Se them dot. 

-Dua të mbetemi vetëm miq. Nuk vije as në Tirane. Po pranove kështu, mirë po nuk pranove, atëhere, ndahemi si miq. Pike. Dakord?*) 

– Çka dakord?     

-Ato që shkruan ti jam dakord. 

– Jo! Ti heq Tiranën. Sikur do bësh çudira dhe do të vazhdosh këtu kot me fjalë boshe. 

– Nuk më do mua?  Përgjigju! 

– Unë të dua prandaj po ” luftoj “. Po ti do që të mos takohemi kurrë. 

Vetem miq të jemi e unë dua të shihem me ty, këtu në Tiranë ose në Turjakë. 

Dashuri është ajo? 

Nuk jam mirë tani. Nuk dal dot, dua pak pushim 

Ti po kerkon që të jemi miq. 

Pike. Ti i ve edhe pikë (.) 

– Lexoje se çfarë ke shkruar «Unë nuk vij në Tirane, unë nuk dua asgjë». 

Është i qartë mesazhi se më duhet burri që kam. 

-Nëse nuk flet… 

– Nuk flas dot.    

-A më dashuron ti mua? 

– Po 

-Unë të dua ty! 

-Po, atëhere, çka ktu teë dyshimtë? 

– Çka ka ? 

Kur ti do të bësh patjetër … këtu dhe fjalia e parë është që nuk vij në Tiranë 

Mos hajde! Unë nuk ta kam kerkuar. Ti ke thënë ”Asnjëherë”. Nuk do më kapësh në gjëra që kam thënë dhe në fakt janë ndryshe. Unë nuk gënjej. 

Unë nuk kam asnjë interes tek ti. 

– Tiranse, a don të flasesh a jo? 

-Kam burrin përballë, kupton ???? Nuk jam ordinere, jam normale, me dinjitet 

Në Tirane kanë ardhur plot … për mua … gjatë gjithë jetës sime, nuk është gjë e hatashme as e jashtëzakonshme. Jooooo! 

Mua më pelqeve ti, e mu duke nje shartim i mirë, i një qytetari me një fshatar, i një kosovari me një  … tiranse. Një gjysëm analfabeti me një gocë të shkolluar, një …. 

-A më do ? 

– Por ti thua me vrap, që nuk vij në Tiranë. Unë kështu besova, por çfarë ndodh ??? Më ziejnë veshët.      

-Jam shumë i prekur. Tash e kuptoj pse ti qenke hidhëruar edhe atëherë, paske mendua që unë dua të kem m… më ty, çka nuk më ka shkua mendja atje. Jam aq i shqetësuar sa nuk di si do ta bëj natën sonte. E nesër në mëngjes sigurisht se do të jem edhe më keq. Me vie keq, keq, keq. Nuk di çka të bëj… O Zot, pse më ndodhi mua kjo? Pse, pse, pse? Përgjigjen nuk mund ta gjej. 

Vendi nuk po më zihet. Nuk po mund të qetësohem. 

Kjo nuk është dashur të më ndodh mua. Kjo është poshtërsi, është turp. 

Sonte mësova diçka që nuk e kam ditur. Kjo më kushtoj shumë 

Nuk dua ti besoj askujt. Nuk dua të flas me askënd. 

Në kët gjendje depresive që jam, mund edhe të gaboj dhe nga gabimet e mia nuk dua që askush të p’soj. 

Botë e poshtër, njerëz të këqinj. 

– Sapo u ktheva. Më vjen keq që biseda mori këto permasa. Jam qull me djersë. 

Nuk e mbledh dot veten. Piva që të heq bezdinë. Shumë ditë e keqe. 

Duhet të ishte më kollaj për ne të dy por nuk do fati. 

Ne mund të fshijmë këtë gjë pa kuptim dhe te vazhdojmë me jetët tona, jam e bindur që do e kalojmë. Njeriu është më i forte se çfarë beson. 

Natën e mirë ! 

Unë kam respekt për ty prandaj nuk dua të degjenerojë në diçka ordinere. Kjo është e vetmja arsye. Duhet të jesh mirë. Dua të ndjehesh mirë. Perpiqu! 

Çlodhu! Unë të dua dhe ngaqë të dua, te dua të mirën! 

Ka shumë. Unë besoj. Kam tërë jetën që besoj dhe lodhem dhe dua të gezojë jetën por është e lodhshme për çdo minutë të bukur paguan me nerva 

Të dua!     

Je mbulua me jorgan, fle akoma ? 

Të kam xhan 

Më thuaj 

Më shkruaj 

Më duaj 

Jorganin ku e gjete? 

Kam nevojë për ty 

Për dashurinë tënde 

Ok! Çlodhu! Fli me mua! Unë fle me ty 

Dua të fle me ty se të ndjej 

Të puth buzët mos u lodh!      

Booo. Dua të fle me ty të të bëjë vapë. Nuk kam gjum, të të bezdis, të më shtysh… 

Më hidh nga krevati 

Duhët të jesh mirë. Unë të dua shumë ! Duhët të më besosh. As mua nuk më flihet. 

Sytë më djegin, jam e depresuar. Më merr malli për ty 

Dua të të kem tani por kjo është jeta, fati që ti nuk i beson 

Kjo është, ti dhe unë të raskapitur. Mizerje- 

Çfarë mund të bësh ? 

Sulo: Të kam xhan !  

Asnjeri nuk është fajtor, është ndjenjë e vështirë, e parealizuar 

Do durim 

Sulo, më puth ! 

Do më puthesh ? 

Më puth 1000 herë. Sot je i lodhur 

Sonte nuk e njoh as vetvehten. 

– Edhe … sot m’e ka thirrur në telefon. 

-Pse të ka thirrur? 

Cfare ? Mbase vëmendjen tënde. Normale që e di. Po shko te ajo, fli me te, do ndjehesh më mirë. 

Mbase dyshon, bëj kujdes. Mbase nuk duhët të shkruajmë 

– Çlodhu! Do të bëhet më mirë 

Nesër dit’e e re. Duhet të duam njëri tjetrin, të kemi besim 

Fli! Ika, me mendjen tek ty. 

Po iki të shtrihem, jam si dru 

Të puth !  

Të dua ! 

-Tiranse, shko fli! Më fal! 

Shpresoj të ndjehesh më mirë …po të lë rehat … një ditë dhe muaj te mbarë!   

Vazhdon me ”dramën”, përjetimet, peripetitë e dëshirën e tiranses për Turjakën, dashurinë që ka për Sulon. 

Pamje e arave dhe Gradinës së Madhe, Turjaka në Pranverë

*) KOR m. 

  1. Grup i organizuar këngëtarësh, që këndojnë së bashku një këngë a një pjesë muzikore dhe që kanë një drejtues. Kori partizan. Kori i ushtrisë. Kori i fëmijëve (i fatosave, i pleqve). Kori i shkollës (i nxënësve, i mësuesve). Kori i kishës. vjet. Këndon kori. Pjesë muzikore për kor. Drejtuesi i korit.
  2. vjet. Grup aktorësh në dramaturgjinë e vjetër greke, që këndonin në skenë këngë lirike dhe vallëzonin së bashku për të shprehur ndjenjat gjatë shtjellimit të ngjarjes.
  3. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra.
  4. Zë që nxjerrin njëkohësisht disa njerëz a disa kafshë. Kori i bretkosave. Kor zogjsh (gjinkallash). Flisnin në kor flisnin të gjithë së bashku a përnjëherësh.

*) Bung 

Bung m.sh.bot. – Lloj dushku tridhjetë-dyzet metra i lartë, me trung të trashë, me kurorë të gjerë e të çrregullt, me lëkurë të murrme e me gjethe vezake, që nxjerr tri deri shtatë lende së bashku në një bisht. Bunga e butë. Lende bungu. Dërrasë bungu. Pyll bungjesh.  

*) VAKËF m. hist. 

  1. Pasuri e patundshme, që ishte pronë e një xhamie, e një kishe, e një teqeje a e një manastiri.
  2. Vend i shenjtë, sipas përfytyrimeve mistike fetare.

*) IMAM m. fet. 

  1. Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami; hoxhë që drejton një shkollë fetare myslimane (në vendet ku vepron feja myslimane).
  2. Kryetari shpirtëror i të gjithë myslimanëve ose i ndonjë grupi të tyre.
  3. Titull i disa princërve të pavarur të Arabisë Jugore; monark absolut i shtetit arab, që kishte në duar pushtetin politik e fetar dhe që e quante veten pasardhës të Muhametit; kalif.

*) Mulla Haliti, hoxhë nga Mahalla e Vogël. Ka vdekur e nuk ka lënë pas veti as djalë e as vajzë. Ka pasur dy vëllezër: Xhemail dhe Banush Nuredinin (gjyshin e Ekrem Kastratit, kryetar i Kom. Së Malishevës). 

Tirana në Pranverë

*) Angari f.sh. – 

hist. Punë e detyruar pa shpërblim, që bënte fshatari për beun ose për shtetin me krahë dhe me mjetet e kafshët e veta të punës; punë e detyruar pa shpërblim. Angaritë për shtetin. Pesë ditë angari. Bënin angari. 

fig. Barrë, punë që bëhet pa dëshirë a që nuk të sjell ndonjë kënaqësi; punë e padobishme. Angaritë e shtëpisë. Ia ngarkoi angari dikujt.. 

përd. ndajf. Në mënyrë të detyruar e pa marrë asnjë shpërblim. Punonin angari. I merrnin angari. 

përd. ndajf. fig. Pa dëshirë e shkel e shko, sa për të shkuar radhën. Punon angari. E bën (e merr) punën angari.  

XHADE f. 

  • 1. bised. Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar (jashtë qendrave të banuara), ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete. Xhade e gjatë (e gjerë). Xhadeja e vjetër (e re). Xhade e shtruar.
  • 2. përd. mb. edhe fig. I shtruar, i rrafshët, i sheshtë që nuk ka pengesa a vështirësi, shesh me lule. E bënë fare xhade. E ka rrugën xhade. Jeta nuk është xhade. fj.u.

*) HASËR f. 

  1. Rrogoz. Shtroi hasrën. U ul në hasër. Mbuloj me hasra.
  2. Sipërfaqe e vogël vendi afërsisht sa një rrogoz. Një hasër vend (tokë).

I digjet hasra (rrogozi) nën vete shih te RROGOZ,~I. I hyri uji (ujët) nën hasër (nën rrogoz) shih te RROGOZ,~I. Ta shkon (ta çon, ta lëshon, ta fut, ta kalon) ujët nën hasër (nën rrogoz, nën vete) shih te RROGOZ,~I. 

*) Akçi shih – gjellëbërës 

GJELLËBËRËS m. 

Ai që merret me gatimin e ushqimit për shumë veta; kuzhinier. Gjellëbërësi i restorantit (i repartit, i mensës). Shkolla e gjellëbërësve. Punon si gjellëbërës. 

*) Çadra f.sh. – 

Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë; ombrellë. Çadër shiu. Çadër dielli. Çadër plazhi. Çadër burrash (grash, fëmijësh). Doreza e çadrës. Tela çadre, hap (mbyll) çadrën. Futem (rri) nën çadër. 

Tendë prej pëlhure të trashë, e nderë mbi hunj: gjatë dhe e mbyllur anash, që shërben për të banuar përkohësisht. Çadër ushtarake (turistike). Çadër gjeologësh. Çadër fushimi. Çadra e shtabit (e infermierisë). Çadrat e alpinistëve (e vullnetarëve). Fletë çadre. Kunjat e çadrës. Jetë çadre. Ngre (ngul) çadrën. Hap (mbledh, palos) çadrën. Fle (punon) në çadër. 

fig. Strehë mbrojtjeje; mburojë. I bëhet çadër. Mbeti pa çadër. Hyn nën çadrën e dikujt. 

Ombrellë 

*) HAMAM m. 

  1. vjet. Banjë allaturka, banjë turke. Hamam i nxehtë.
  2. krahin. Nevojtore.

*) DAKORD ndajf. 

Bije në ujdi me dikë, bëhemi në një mendje. Ramë dakord për çështjen. Jemi dakord? 

si pasth. Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një lutje etj; mirë. Dakord, le të vijë. Dakord, pranoj! 

(Malmö, 1, 2 qershor 2018) 

 Vazhdon 

Malmö, 1 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Korruptimi në Kosovë

0

Luan Bardhoshi, Deçan

____

Sot, unë ju drejtohem me një zemër të tronditur dhe me një ndjenjë të thellë të zhgënjimit ndaj njerëzve të korruptuar në institucionet e shtetit të Kosovës. Nuk është një sekret që korruptimi është një prej sfidave më të mëdha që Kosova po përballon në këto vite të pasluftës. Megjithatë, kjo nuk është një justifikim për veprimet e njerëzve të papërgjegjshme dhe të paligjshme. Korruptimi nuk është vetëm një problem moral, por ndikon thellësisht në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë.

Njerëzit e korruptuar shkatërrojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet e shtetit, duke rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Ne, si qytetarë të këtij vendi, duhet të tregojmë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe të kërkojmë llogari nga ata që kanë vepruar kundër interesave të përgjithshme. Nuk ka vend për njerëzit e korruptuar në institucionet e shtetit të Kosovës.

Ata duhet të ndëshkohen me plotë rigorozitetin e ligjit, pa asnjë favorizim dhe të ndryshojmë kulturën e mosndëshkimit që ka krijuar mundësi për korrupsjon. Kosova është një vend i vogël, por me një potensielle të madh. Ne nuk mund të lejojmë që korrupsioni të na pengojë për të arritur atë që mund të bëjmë në të ardhmen.

Është koha për t’u ngritur dhe për t’u kundërvënë atyre që nuk po punojnë për mirëqenien tonë, por po shfrytëzojnë pushtetin për interesat e tyre të ngushta. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne si qytetarë të Kosovës mund të ndryshojmë gjërat në këtë vend. Por duhet të jemi të bashkuar dhe të mos lejojmë që njerëzit e korruptuar të na ndajnë. Unë ju inkurajoj të ngriheni dhe të shprehni zërin tuaj kundër korrupsjonit.

Vetëm kështu mund të ndryshojmë kulturën e korrupsionit në Kosovë dhe të ndërtojmë një vend më të mirë për të gjithë ne.

Me respekt, Esat Bardhoshi

Të mos ngutemi!

0
Afrim Musliu, Suedi
____
Nuk duhet fajësuar kryeministrin Kurti që po formohet zajednica, sepse këtë problem e ka trashëguar nga kryeministrat paraprakë, nënshkrimet e të cilëve e obliguan shtetin e Kosovës me këtë marrëveshje.
Nuk duhet fajësuar kryeministrin Kurti as pse i ka shkelë fjalët dhe premtimet e tij para se të vie në krye të shtetit, sepse nuk ka qenë i vetëdishëm sa duhet me seriozitetin dhe përgjegjësitë që e presin një udhëheqës politik të shtetit.
Në anën tjetër, kryeministrin Kurti as nuk mundemi ta shfajësojmë, për shkak se e ka përshpejtu këtë proçes tani në këtë kohë kur Kosova në arenën ndërkombëtare gjendet në një pozitë politike shumë më të dobët e më të pavolitshme sesa vitet paraprake.
Me pafuqinë që e ka Kosova si shtet ende i pakonsoliduar, e me pafuqi si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të mbrojtjes, e me një polarizim të tmerrshëm të spektrit të brendshëm politik si asnjëherë më parë, më se e doemosdoshme ishte ruajtja e miqësisë me SHBA-të dhe fuqitë e mëdha evropiane si dhe mbështetja e tyre, duke bërë një politikëbërje më të mençur me moton “tërhiqe e mos e këput”. Pra, duke lënë krenarinë e tepruar menjanë, pa kryefortësi e sidomos pa retorikë revolucionare. Në këtë mënyrë, duke u bazuar në problemet e mëdha ekonomike e të sigurisë që e kanë kapluar Evropën dhe jo vetëm, çështja e asociacionit, ashtu siç u prollongua dhjetë vite, prap do të mundej të prollongohej edhe më gjatë, sepse problemet e vendeve si Kosova dhe Serbia në nivel global janë, siç thuhet në popull, bira e mramtë e kavallit në agjendën e fuqive të mëdha.
Për shkak të një politike të pamatur të kryeministrit Kurti e pa koordinim me SHBA-të dhe miqtë tjerë nga BE-ja, i cili dështimet e tij në çdo fushë e çdo sektorë të qeverisë së tij mundohej, si çdoherë, t’i kamuflojë me tallava-patriotizëm, saqë para vitit të ri edhe mua mu mbush mendja se Kurti do ta realizojë një “Oluja” në veri. Me atë nuk mungonin as deklaratat e kota kërcënuese herë të Kurtit e herë të Sveçlës se “Kosova ka kapacitet me e vë nën kontrollë territorin e veriut”, e në fund u detyruan të tërhiqen nga veriu me bisht ndër këmbë.
Pastaj, në çdo takim me ndërkombëtarët si dhe nëpër samite të ndryshme ndërkombëtare gjatë këtyre dy viteve, edhe presidentja Osmani, edhe kryeministri Kurti paralajmëronin kërcënim të një lufte në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje, filluan të dalin në opinion edhe të veshur me uniforma ushtarake e me këmisha SMB.
Me këtë retorikë e me këto sjellje, jo vetëm se i frikësuan investitorët e mundshëm nga jashtë, por Serbisë i dhanë shkak që këtë ta shfrytëzojë për mrekulli në favor të saj, e cila para Bashkësisë Ndërkombëtare i paraqiti serbët e veriut si viktima, të cilët përndryshe janë aq shumë të privilegjuar nga shteti i Kosovës, saqë minoritetet tjera si dhe shumicën shqiptare në Kosovë i bënë të ndihen të diskriminuar.
Ky ishte edhe shkaku që Bashkësia Ndërkombëtare, nga frika nga një konflikt të ri të armatosur në Ballkan, njëkohësisht kur është ka ndodhë një luftë e madhe në Ukrainë, përshpejtuan një proçes që përndryshe ka mundur të prollongohet deri në një kohë më të volitshme e më të përshtatshme për Kosovën.
Dhe, tani Kosovën e sollën në një situatë “take it or leave it”, ku Kosova ka hy në bisedime për statusin e veriut shumë më e dobët sesa që ishte në rastet e mëhershme, me ç’rast marrëveshjeve paraprake të Brukselit i’u shtuan edhe disa klauzula shtesë e që janë shumë të dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Madje, shumë më të dëmshme sesa vetë asociacioni.
Ne si qytetarë të thjeshtë të Kosovës e nga Kosova, nuk duhet të ngutemi me paragjykime, e aq më pak të gjykojmë. Ne duhet të sillemi sikurse edhe qytetarët e emancipuar të vendeve të zhvilluara demokratike, të cilët nuk krijojnë liderë të pakontestueshëm politik. Të cilët nuk armiqësohen me njëri-tjetrin për shkaqe politike. Të cilët në heshtje dhe qetësi i mbajnë për vete sikurse preferencat ashtu edhe dyshimet e tyre për secilin nga klasa politike dhe presin ditën kur ata munden të shprehen përmes kutijave të votimit, ku ata që meritojnë ndëshkim, ndëshkohen gjithësesi.

Presidenti Biden fton Presidenten Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.Sipas ftesës, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Presidentja Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.Samiti për Demokraci është nismë e Shtëpisë së Bardhë që mëton të nxjerrë në pah suksesin e demokracisë në dobi të qytetarëve si dhe adresimin e sfidave më të vështira botërore.Më 9 dhjetor 2021, Presidentja Osmani përfaqësoi Kosovën në edicionin e parë të Samitit për Demokraci, platformë që ka bashkuar vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Unë i dënuari me vdekje & Në kërkim të së vërtetës

Nga: Nafi Çegrani, Çegran – Gostivar
____
Në kërkim të së vërtetës !
UNË I DËNUARI ME VDEKJE,
***
JU RRËFEJ PËR FERRIN E ZENICES …! … Shqiptar u linda në një fshat të Gostivarit, rrëzë kodrinave mollake të Malit të Thatë dhe aty u rrita me të gjitha preokupimet që i ka një fëmijë me prejardhje nga një familje fshatareske e patriarkale me tradita të veçanta që e karakterizojnë familjen shqiptare të këtyre anëve të rrafshit të Pollogut gjer në Grykën e Tetovës. Dhe, kur më dënuan më 1981, në Procesin e montuar fund e krye me akuza të kurdisura, të sajuara dhe të trilluara, faji im i vetëm ishte vetëm ai pse jam shqiptar me një edukatë dhe kulturë të popullit që i takoj. Procesi i inskenuar gjyqësor i Zenicës, fill pas demonstratave në Kosovë më 1981, ishte dhe mbetet vetëm një marrinë, një farsë, një gënjeshtër e paparë me të gjitha trillimet dhe metodat e tmerrshme, pas të cilit qëndronin krerët e një klani ose mafije udbashiane dhe KOS-it jugosllav, të cilët bënin kërdi në stilin: tash o kurrë, kur duhej të dënohet shqiptari i formatit tim. Dhe për këtë dua t’ju rrëfej: për survejimet e UDB-së dhe KOS-it, për përndjekjet dhe prapavijat tinëzake dhe të tmerrshme, të çuditshme, për arrestimet dhe dëbimet, për bastisjet dhe trillimet, për sajime akuzash, për terrorrizëm ose vrasje që nuk ekziston, për proces të montuar fund e krye me gënjeshtra, për hetuesi tmerri e ferri, për burgosje dhe akuza vdekje, e ku shqiptari i pafajshëm Nuk dinte se cili ishte faji i tij, për vepër të pabërë, e me të cilin duhej të merrej kordoni i pushkatimit! Si i tillë duke kaluar i prangosur në Qelinë e vdekjes plot 972 ditë e netë thikash nën terrorin e paparë psikologjik dhe fizik, për së gjalli në një varr ferri dhe vdekje, i akuzuar rrejshëm për vrasje të imagjinuar, për vrasje që kurrë në jetë nuk e kam bërë. Për këtë edhe i akuzoj para Gjyqit të Strasburgut ata të cilët ma veshën një “krim” me të cilin nuk kam asfarë lidhje dhe nevojë… E akuzoj UDB-në dhe KOS-in jugosllav të cilët, duke pasur inate të mëdha ndaj meje, qëndrojnë si fantazmë pas tërë kësaj drame të çuditshme dhe të palogjikshme për mendjen, trurin dhe botën e shqiptarit. …Atij mengjesi të herët të 01 tetorit të vitit 1981, ditë vjeshte kur posa kishin filluar gjethet të zverdhëllonin, kur gruaja dhe fëmijët ende gjendeshin në gjumë, (ashtu siç e përshkruaj perciptazi në librin tim “Ballë për ballë me vdekje”), më kidnapuan duke më prangosur para syve të përgjumur të fëmijëve të mi dhe të gruas, sytë e të cilëve ishin zgurdulluar nga sjelljet shtazarake dhe nënçmim i papërfytyrueshëm i grupit të “inspektorëve” udbashian e të cilët flisnin në gjuhën serbokroate. Ishin në një gjendje pezull dhe fare të habitur, sepse nuk dinim se çka po ndodhte dhe cila ishte arsyeja që po më arrestonin… I bindur se ishte ndonjë gabim ose ndonjë moskuptim. Ku ta dish. Por, kurrë nuk ma merrte mendja se në fakt, çka më kishin përgatitur me disa muaj të tërë (pas burgosjes së një grupi shqiptarësh në pranverë të vitit 1981, e të cilët nuk i njihja fare, përveç Vahedin Ramadanit dhe delimisht Hajrullah Huseinin), gjëja i involvuar në diçka që unë nuk kisha dijeni (e cilësuar kështu sipas disa versioneve zyrtare: të ndryshme dhe kontradiktore në vend dhe në kohë, e në sajë të deklaratave të rrejshme nga të pandehurit dhe ca “dëshmitarë” të cilët ishin përballuar me Argumentum Bacilinum dhe torturat shtazarake që ushtronin në grupe xhelatët e milicisë dhe hetuesisë në qelitë skëterrë të burgut hetues dhe bodrumet e Supovcëve të Bosnjës ku dukeshin njolla gjaku dhe vinte erë vdekje, edhe më keq se në Ferrin e Dante Aligerit… Hetimet e këtij formati po vazhdonin me muaj të tërë, duke u ushtruar argumenti i dajakut mbi të akuzuarit, edhe mbi mua që isha kundër gënjeshtrave, bëheshin hetime, ushtrohej terror dhe një nënçmim i jashtëzakonshëm, jashtë logjikës njerëzore. Aty bëhej një lojë e rrezikshme dhe dramatike në zyrat e SJB-së dhe milicisë jugosllave në relacionin Gostivar-Shkup-Sarajevë-Zenicë dhe anasjelltas, ku zhvillohej një maskarallëk i një politike mafioze antishqiptare, e sidomos duke më involvuar dhe mua me gënjeshtra dhe për marrjen e një vendimi për dënimin tim me vdekje-pushkatim. Krahas kësaj më duhet të theksoj së, njëkohësisht ishte një kohë ajo kur edhe nisa të zbuloja, në fakt, absurdin e një sistemi të ndërtuar mbi themelet e një teorie dhe praktike dogmë të mashtrimit, siç ishte sistemi komunist jugosllav, ose Shërbimet e fshehta të tij ndaj shqiptarëve. Nisa të bindem se aparatit udbashian dhe gjyqësor në Zenicë, nuk i interesonte e vërteta, por vetëm e vetëm qëllimi: të dënoheshin në çdo mënyrë kur bëhej fjalë për shqiptarin – viktimë, të përdorur si kurban. Gjatë hetuesisë absurde në qelitë skëterrë të burgut të Zenicës në Bosne, gjatë vizitave që më bënin disa gjyqtarë dhe Kryetari i asaj Gjykate Boshkoviq, shpesh më thoshte në gjuhën serbokroate: “Nafija, ako nisi kriv, onda krivi su oni tvojkoji su te poslali ovamo” (Nafi, nëse nuk je fajtor, atëherë fajtor janë ata që të dërguan këtu). Mbetesha i habitur. Kjo ishte një punë shumë serioze: Kujt, vallë, i kam penguar unë si njeri? Kujt iu desh që mua të më akuzonin kaq rrejshëm dhe të më vishnin një krim të çuditshëm dhe të palogjikshëm, një krim në të cilin unë nuk jam i përfshirë…” Unë, isha i vetëdijshëm, se realisht gjendesha në një front konflikti dhe përplasjeje direkte me disa nga krerët e nëntokës dhe mafies të cilët vepronin si antishqiptarë në organet e milicisë dhe SJB, me ata të SDB-së dhe KOS-it jugosllav, të cilët funksiononin si shtet në shtet, por asesi nuk ma merrte mendja se mund të më kurdisnin një dramë dhe një gjyq të këtillë, duke përdorur si masha të ndryshkura disa shqiptarë të shitur dhe deklaratat e tyre prej gënjeshtrash si “argument” ndaj meje. Tanimë, përballesha me njerëz kreten të veshur në petkun e pushtetit, me policë e gardianë, me spiunë e hetues që nuk kishin karakter fare, njerëz të cilët nuk kishin as rrënjë, as hije njerëzore, por me fytyra të zbehta dhe intrigantë me sy gjarpërinjsh, me shpirt kriminelësh, e që mbi një grup shqiptarësh të përvuajtur e fatprerë ushtronin vetëm dhunë e terror si xhelatë. Ky, zaten, ishte absurdi i tyre paradoksal i ngritur njëkohësisht mbi sistemin krimogjenës komunist dhe hipokrizisë, për ta vënë të pandehurin përpara aktit të kryer. Veprimtaria e tyre terroriste gjatë asaj hetuesie kriminale, është e pafalshme. Ndaj, edhe argumentet e logjikës dhe faktet e së vërtetës dhe juridike, të cilat ia paraqes Gjyqit Europian ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me akuzën dhe arsyen pse e akuzoj UDB-në, KOS-in dhe Shërbimet e tjera të fshehta në relacionin – Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni, është një realitet i kërkesës sime për zbardhjen e së vërtetës dhe pafajësisë sime, dhe njëherit të nxirren para drejtësisë të gjithë fajtorët, të ndëshkohen sipas ligjeve dhe Konventës Europiane, sepse me Procesin e inskenuar dhe akuzat e montuara të Gjyqit të Qarkut në Zenicë, me vendimin që mori ky gjyq jokompetent, me vendim të pabazë, që më dënoi me vdekje-pushkatim, sipas Ligjit të Maqedonisë, neni 37 KZ SRM, për gjoja vepër të kryer në Gostivar, në vend dhe kohë të papërcaktuar. Veç thënë e thashave, të cilat ishin rezultat i argument bacilinumit dhe terrorit poshtërues mbi të pandehurit dhe “dëshmitarët”. E tërë ajo dramë e kurdisur nga hetuesia udbashiane, na kushtoi aq shtrenjtë të gjithë ne, vetëm pse ishim shqiptarë… (Sipas disa të dhënave që posedoj, në montimin e Procesit të Zenicës dhe vendimet e këtij gjyqi famëkeq, kanë gisht edhe urdhrat e Cvijetin Mijatoviqit, Branko Mikuliqit, Stane Dollancit, Despod Aleksovskit, Nikolla Ilievskit, Dushko Trajkovskit, Bodul Nikica, Temelko Boshkovskit, Evzi Mehmedit dhe spiunëve e shërbëtorëve të tyre.) Kjo është kujtesa ime, rrëfimi i të dënuarit të pafajshëm me vdekje, në rrugën e gjatë të kalvarit në dymbëdhjetë rrathët e ferrit të të gjallëve, dhe vuajtjet e mia, qëndresa dhe shpirti im njerëzor për të mbetur gjallë dhe për të dëshmuar të vërtetën mbi dogmat e kohës, të sistemit burokrat dhe gjyqi antinjerëzor, i cili sillte dënime me vdekje-pushkatim në Emër të Popullit për krime të pabëra… Fatumi im tragjik gjendet i varrosur në arkivat e krimit komunist… Gjatë senacave të gjata të gjykimit maratonë që zhvilloheshin në verë të vitit 1982 në Gjykatën e Qarkut të Zenicës në Bosnje, ku me duarlidhur ishim sjellë si të ishim terroristë një grup shqiptarësh, të cilët kinse ishim marrë me krime të rënda, por që në fakt, në sajë të akuzave të kurdisura dhe të trilluara nga vetë ustallarët e Milicisë jugosllave dhe ekspertë për kësofarë marrinash dhe budallallëqesh me brirë, të sajuara, dhe tua vishnin njerëzve të pafajshëm. Në fakt, të akuzuarit për mua ishin të pafajshëm, sepse edhe nuk dija se vallë, ishin ose nuk ishin të përfshirë në ndonjë krim, me të gjitha ato dëngla prej leckash dhe përralla të imagjinuara për të cilat, për herë të parë dëgjoja gjatë hetimeve të tmerrshme, në netët e thikave të gjata ku terrori dhe dajaku ishin argument i vetëm. Për këtë edhe bëheshin zhvillime të ndryshme historish dhe tregimesh të paqena vetëm e vetëm të shpëtonin gjallë. Kështu do të sqarojnë edhe gjatë seancave gjyqësore në këtë Gjykatë të shëmtuar, ku në vazhdimësi, në fakt, edhe këtu nuk respektohej ligji dhe e drejta e njeriut, por vetëm fyerje, nënçmime dhe keqtrajtime, vënia në lojë fyese edhe morali dhe dinjiteti i familjeve të të panderhurve, besa dhe tradita shqiptare, duke “konstatuar” vetë gjykatësi dhe hetuesia, se gjoja, kinse, të akuzuarit gjatë hetimeve nuk kanë folur gjë për “krimet” e Nafi Çegranit (ose dhe të të tjerëve?) “sepse, në mesveti kanë dhënë Besën e madhe dhe për këtë arsye “gjatë kohës” kanë mbetur të pazbuluara “krimet që kanë bërë!? Në të vërtetë, nuk është fjala aty, por duke bërë dhunë e torturë, duke sajuar deklarata të rrejshme nga këta fatprerë të cilët me muaj përballeshin para vdekjes, nuk kanë ditur çka të deklaronin për diçka që nuk është bërë, por u është dashur të sajonin e trillonin sipas diktateve të inspektorëve – ustallarë ndhe kriminelit Bodul Nikica në cilësinë e gjykatësit hetues për këtë çështje, ku në çdo mënyrë dhe me çdo kusht duhej të dënohej me vdekje-pushkatim i “rrezikshmi” Nafi Çegrani, ish-zyrtar i SDB-së. Budallallëqe dhe tregime absurde shkruanin edhe gazetat e Beogradit, Sarajevës, Shkupit, Prishtinës, Zagrebit dhe gjetiu në Jugosllavi. – Po, ç’janë këto marrina me të cilat merreni dhe shkruani në shtyp dhe mediume duke e gënjyer popullin, për krime që i keni imagjinuar sipas prirjes që keni. Kjo është turp! – u thoja ashpër inspektorëve dhe gjykatësit hetues kur më vizitonin në qelinë e burgut të Zenicës dhe më jepnin të lexoja përrallat e botuara në gazetë. – Dëgjo këtu, Nafi. Ne e dimë se nuk je fajtor, por për fshehtësitë e UDB-së që ke në kokë si shqiptar, duhet të të merren me tërë kokën, dhe për këtë ne, përmes shtypit dhe akuzës, do të nxijmë më zi se korbi dhe të të urrejë edhe vetë populli, shqiptarët e tu, – thoshin ata. Qëndroja i shtangur dhe i habitur, si ka mundësi, njerëz që duhet ta përfillin ligjin, merren me marifete të këtilla, që në fakt, bënin një krim, të cilët në emër të ligjit, në emër të Popullit, pasi vendimet gjyqësore i sillnin në emër të Popullit. – Ju më akuzoni me rrena dhe më dënoni, por unë nuk jam fajtor, jam në duart e Zotit dhe Zoti më ndihmoftë! – u thoja. Ata e përplasnin portën e rëndë prej dërrase të trashë dhe hekuri, e gardianët gjatë më vështronin dhe survejonin nga vërrima me një xham në formë syri në mes të derës. Në netët e gjata pa gjumë dhe ditët skëterrë po ashtu, me muaj të tërë, dhe nuk e dija se tanimë, cila stinë e vitit ishte vallë, nuk dija se në ishte dimër, apo binte borë jashtë, ose në mugullonte pranvera kur sa po çelnin dhe bulonin blerimi dhe lulet e bukura… Dhe, përsëri, për të qindtën herë, i lutesha Zotit që të më ndhmonte, sepse vetëm ai e dinte pafajësinë time, kur një grup njerëzish të rrezikshëm dhe të tmerrshëm të hetuesisë dhe atij regjimi, më akuzonin dhe dënonin me pa të drejtë. Unë nuk kisha frikë nga vdekja, i akuzuar dhe i fyer për diçka që nuk e kisha bërë, por më së shumti më dhimbeshin fëmijët e mbetur atje në fatin e rrugëve të Shkupit, nxënës të shkëlqyeshëm dhe të urtë, aq të çiltër e të pastër dhe të pafuqishëm në luftën e jetës për ekzistencë. Gruaja ime guximtare, mundohej e ndershme dhe me shumë sakrifica, në baticat dhe zbaticat e jetës, t’i mbante gjallë. – Kush ma bëri këtë, o Zot? Kujt dhe pse i duheshkam unë të më akuzojnë dhe dënojnë kaq rëndë, për diçka që nuk kam dijeni…. Dhe, turpi që më hedhin në fytyrën time të pastër, nuk u falet kurrë maskarenjve, njerëzve të paciptë, të cilët për karrierë ose interesa të tjera personale janë në gjendje të nxjerrin në pazar edhe të ëmën e tyre. Perëndia do t’i gjykojë për marrëzitë dhe mëkatet që bëjnë… * * * … Një rast dhe dëshmi e veçantë është edhe rrëfimi i bashkëshortes së Vahedin Ramadanit nga Çajla e Gostivarit, e cila në besim të plotë për të vërtetën përpara gruas sime ka thënë: – E morën në qafë Nafiun. E di se ai nuk ka bë gja, por më së shumti i ka fajet burri im që ka gënjyer ashtu siç e kanë mësuar naçallniku Despodi dhe Temelko Boshkovski. Me veshët e mi e kam dëgjuar kur një rast erdhi Despodi në shtëpinë tonë në Çajle, ishte mbrëmje, e solli një tegel mjaltë dhe ia dha vjehrrës sime, duke i thënë: “Kur të shkosh në vizitë “Fadilit” (Vahedinit) në Zenicë, jepja prej meje dhe bëri të fala, mos luaje nga fjalët siç jemi marrë vesh, mos e nderon deklaratën kundër Nafiut, ata janë pesë vëllezër, dhe nëse pushkatohet punë e madhe, e “Fadili” duhet të shpëtojë, vetëm kështu, pasi është edhe i vetëm djalë në vatër”. Kështu gjatë biseduan Despodi dhe vjehrra ime Fatimja, – përfundonte Hava Ramadani. Plaka e shkretë kështu edhe ka vepruar sipas udhëzimeve dhe direktivave të Despod Aleksovskit kryeshef i SPB në Gostivar, e me dëshirë që të shpëtonte djali i saj i vetëm nga ndëshkimet dhe dënimet, është nisur për vizitë në burgun e Zenicës. Atje, gjatë bisedave nënë e bir, është munduar plaka ta bindte të birin për atë që ia kishte thënë Despodi, i cili njëherit ia dërgonte edhe një kile mjalt të fala. Por, “Fadili” (Vahedin Ramadani) i ka thënë të ëmës këto fjalë: “Mjaft kam gënjyer, nënë. Nafiu nuk ka asnjë faj, asnjë njeri nuk ka vrarë deri më sot. Mua më kanë detyruar me dhunë druri e dajaku të deklaroj të paqenat ashtu siç më diktonin fjalët e tyre Temelko Boshkovski dhe Ante Bernada, të kurdisura kundër Nafiut, dhe ato rrena i mësoja përmendësh duke i rrëfyer si të vërteta para gjykatësit të hetuesisë Bodul Nikicës. Edhe ky e urrente Nafiun dhe më mësonte si t’ia thoja në ballafaqim. Por, gënjeshtrat nuk mund të mbahen mend, e janë bërë lëmsh trillime, shumë versione… Për mua më mirë është ta them realitetin… Edhe Hajra dhe Arif Zeqiri kanë dhënë deklarata jo të vërteta duke e akuzuar Nafiun, e fajet më të mëdha i ka Arif Zeqiri, ai është spiun i Temelkos dhe milicisë në Gostivar” – ka përfunduar Vahedin Ramadani – “Fadili” i Çajlës. Në lidhje me këtë, Hajrullah Huseini edhe sot e kësaj dite, përpara miqve dhe farefisit të vet deklaron: “Asnjë faj nuk ka Nafi Çegrani, atij ia kanë pasur inatin UDB-ja dhe milicia e Gostivarit, prandaj ia kurdisën një vrasje që nuk e ka bërë. Edhe unë kam gënjyer për Nafiun, ashtu siç dëshironin inspektorët, sepse nuk durohej dajaku dhe tortura. Me muaj të tërë më rrihnin, më dërgonin nga një javë në spitalin e burgut gjersa më shëronin, dhe përsëri më dërgonin në kaspane… Kur e tregova të vërtetën se Nafiu nuk ishte fajtori, por miku im Arif Zeqiri, dhe se vetëm unë e ai e dinim ngjarjen e vërtetë se si ndodhi vdekja e Melihe Deliqit në shtëpinë e vetë Arif Zeqirit, dhe këtë e shkruajta fill e për pe në letër, ata – inspektorët Ante Bernada, Temelko dhe të tjerët në krye me Bodul Nikicën, u vërsulën si ujqër mbi mua duke më rrahur me grusht e shkelma me shkopinj gome dhe shufra hekuri, duke më thënë që, atë që kisha shkruar ta haja, duke ma futur me gishtërinj dhe shqy gojën… ashtu edhe e hëngra… më bënë përvdekë… Përsëri e kam shkruar këtë që e di vetëm Arifi dhe unë, por ato deklarata të shkruara kanë mbetur në dosjet e fshehura, të varrosura në arkivin sekret të Gjykatës së Zenicës, apo të ndonjë gjykate ose policie, nëse ato nuk i kanë zhdukur me kohë, sepse kanë pasur frikë nga pasojat dhe tërë ai krim që e kishin kurdisur për të dënuar të pafajshmin me vdekje-pushkatim, dhe deri më sot asnjë instancë gjyqësore e Jugosllavisë, ose e Bosnjës dhe Maqedonisë nuk e morën parasysh, sepse duhej të ndëshkoheshin shumë vetë nga gjykatësit dhe policia e asaj kohe të cilët krijuan çështje të rreme dhe montuan Procesin e Zenicës, i cili të gjithëve në “grup” na dënoi me 96 vjet burg dhe një vendim-dënim me vdekje” – thotë Hajrullah Hiseini nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Ky është edhe ferri i papërshkrueshëm në qelitë e përgjakura të burgut famëkeq të Zenicës, ku një grup shqiptarësh, fill pas demonstratave në Kosovë, me një listë të veçantë sekrete, Shërbimet e fshehta jugosllave të UDB-së dhe KOS-it kishin ndërmarrë në “zgjedhjen” e personave, të cilët do të ishin si më të “qëlluar”, si më të “dëshiruar” për t’u futur në grindje dhe “aferë”, me akuza fund e krye të trilluara, duke sajuar çështje hetimore dhe gjyqi të montuar, me të vetmin qëllim, si e si të dënohen dhe ndëshkohen sa më shumë shqiptarë kudo që të gjenden, dhe ata që ushtrojnë ligjin, të bëjnë punën dhe veprimtarinë e tyre. Kjo në fakt, ishte vetëm veprimtari mafioze dhe antishqiptare, kur shqiptari kudo që të gjendej, ndaj atij regjimi dhe sistemi absurd, nëse nuk ishte luajal, duhej të mbetej i prangosur, të vdiste. Unë nga hiri u përlinda sërish si Feniksi, si Prometheu… E tillë ishte edhe Odiseada ime e përvuajtur në prangat e sistemit dhe gjyqit komunist, në ferr për së gjalli, i dënuar me vdekje-pushkatim dhe me vite e vite mbetem i njollosur si “vrasës”, e për vrasje të imagjinuar sipas stilit të ustallarëve të cilët e kurdisën atë proces të paparë gjyqësor, të një gjyqi turpi e famëkeq në Zenicë të Bosnjës. Jam i bindur se koha dhe Zoti i ka mposhtur mashtrimet e sistemit dhe hipokrizisë të cilët pushkatonin njerëz të pafajshëm, shkatërronin familje të tëra shqiptare prej traumash të rënda psikike dhe frike, jam i bindur tanimë, se erdhi koha dhe dëshira e Zotit të zbardhet e vërteta, të triumfojë drejtësia reale pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat Njerëzore në Strasburg, ku edhe kam paraqitur padi dhe akuzë kundër bëmave të klanit të UDB-së dhe Milicisë jugosllave,kunder azhdajes te cilet ne menyre shume perfide kurdisen akuza te rreme dhe skenar te cuditshem per veper te pabere dhe apsurde ,duke me involvuar mua me metoda safdistesh dhe kriminelesh, edhepse i pafajshem, duke me denuar per gjera qe nuk kam lidhje ne jete, kurdisen procesin famkeq te Zenices ato vite te 1981 kur shqiptarin e kerkonin sic thote poipulli: me kembe kali, vetem per ta denuar dhe nxjerr perpara kordonit te pushkatimit, sic vepruan me mua, e une edhe sot e sot kerkoj vetem te verteten dhe drejtesine, kerkoj PAFAJSINE time, përçka dhe akuzoj Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën, për të luftuar të keqen, për të mirën e kauzës njerëzore dhe të Drejtave të Njeriut në botë, sepse – Zoti e di se, edhe sa e sa raste të këtilla dhe ndodhi tragjike të montuara mbi Fatumin e njeriut të pafajshëm mund të ketë në meridianët dhe rruzullin e planetit Tokë që ne jetojmë. 26.11.2008, Çegran
Unë, shqiptari që vazhdoj të kërkoj drejtësinë dhe te verteten !
Kush dëshironte likujdimin tim
(Ishte gabim gjyqi apo plan perfid i UDB-së jugosllave)
…Kam lindur dhe jam rritur në një familje të varfër fshatare shqiptare, në një fshat me një histori të bujshme, i cili shtrihet (tani me afro 2000 shtëpi) rrëzë Malit të Thatë, nja 5-6 km në lindje të Gostivarit.
Vetëm ca vite isha si mësues në vendlindjen time dhe në malësinë e kësaj ane, atje në fshatin Korritë ku shtëpizat ende ishin të mbuluara me kashtë thekre dhe i tërë fshati strukej si koshere bletësh pas malesh dhe bjeshkëve me shkëmbinj të thepisur. Malësorët e kësaj ane janë njerëz të kulluar, të çiltër, ku edhe pse jetojnë disi si të lënë pas dore, larg botës së civilizuar, janë disi më të varfër se fshatarët e Fushës së Pollogut, por kanë tradita të veçanta si në aspektin e kulturës dhe folklorit kombëtar, ja ashtu kanë arritur t’i ruajnë me xhelozi edhe zakonet e tjera, madje flasin një gjuhë të pastër e të kulluar, një shqipe me një theks si ajo e kohës së Gjon Buzukut… Këtu u frymëzova me motive migjeniane dhe shkruajta reportazhe për këta malësorë të vyer, të cilët besojnë në vlerat njerëzore dhe preokupim jete kanë bagëtinë, gurbetin dhe jetojnë me hallet e tyre atje larg pas kodrash e shullerësh, larg rrëmujës e rrëmetit…
Në fillim të marsit të vitit 1969, me kërkesë të krerëve të Shërbimit të sigurimit shtetëror për Maqedoninë, ende i ri, në moshën 22 vjeçare, u pranova si operativ i këtij shërbimi, duke më bindur ata, të cilët edhe më pranuan, se si shqiptar dhe bir i një veterani të LNÇ (babai im kishte qenë luftëtar kundër nazismit në Frontin e Stremit si mijëra shqiptarë të tjerë) dhe u dashka që edhe në këto Shërbime të fshehta të ketë kuadro shqiptarë, të cilët duhej të punonin për drejtësi, për popull, për “Bashkim vëllazërim”, për të mbrojtur socializmin dhe shtetin për të mirën njerëzore. Kështu dhe i thashë babait tim: “Po qenka mirë, baba, mirë është të punoj si shqiptar në këtë Shërbim ku duhet të punohet për të mbrojtur njerëzit dhe drejtësinë… madje edhe rroga qenka e majme, banesë e siguruar dhe nuk është keq të jetosh në Shkup, me tërë ato privilegje zyrtare”, – duke e bindur prindin tim dhe duke i thënë se jeta në Shkup është perspektivë edhe për fëmijët, të cilët duhet të shkollohen.
– Ani mirë, biro, shko…, por kij kujdes, se ai Shërbim njerëzit i ha natën! – më tha babai me një seriozitet në fytyrë. Por, unë nuk ia vura veshin aq shumë kësaj fjalie të babait dhe u nisa për në Shkup.
…Punova në disa vende pune në sektorët e SDB-së për Maqedoninë dhe njëkohësisht merresha me shkrime dhe botoja artikuj gazetareskë, reportazhe e skica të ndryshme, për njerëzit dhe për jetën në fshat, merresha me prozë dhe poezi për të rritur dhe fëmijët. Në fakt, me shkrime merresha që nga bankat e Normales, dhe me zemër e doja gazetarinë.
Në Shërbimin e Sigurimit shtetëror, si zyrtar dhe si shqiptar punoja me dinjitet dhe vëmendje të posaçme si intelektual dhe njeri me edukatë dhe kulturë, por edhe me një fat tragjik të popullit që takoja. Kështu, ato vite, ende i ri, duke vërejtur anomalitë dhe politikën mafioze dhe klanore, apo më mirë të them, duke u përballur me veprimtaritë e krerëve dhe bylykbashëve të cilët bënin pjesë në vende udhëheqëse në Sektorët dhe Resorin e SDB-së në nivelet dhe relacionet e Shkupit me Tetovë e Gostivar, Kërçovë e Strugë, por edhe më gjerë gjer në Beograd e Prishtinë, ku rrjeti i këtyre klaneve udbashiane në praktikë zhvillonin një teori konspiracioni dhe politike antishqiptare. U përballa me një front të këtillë, i cili kishte rrënjë të thella edhe në qarqet e Komiteteve Qendrore Komuniste si në nivelet komunale, republikane dhe në atë federative gjer në Beograd. Sjelljet e mia, orvatjet, shkrimet dhe veprimtaria ime si intelektual (ndoshta edhe korrespondenca ime me disa personalitete të emigracionit shqiptar në Perëndim, siç ishte rasti me Alinafi Hoxhën, kryetar i “Lidhjes së Vardarit” në Marsel, ose më vonë edhe shkrimet e mia, letrat etj. me Ernest Koliqin dhe revistën “Shejzat” në Romë të Italisë, apo poezitë e botuara në revistën “Zjarri” në Palermo etj., etj. provokuan “Naçallnikët” e SDB-së dhe KOS-it jugosllav. Kështu edhe nisën përplasjet e mia me një makineri të tmerrshme dhe të hatashme siç ishte UDB-ja. Kështu që, thënë shkurt, duhej të vinin ngjarjet e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, dhe në vjeshtën e atij viti (sigurisht të kurdisur një plan konspirativ me muaj të tërë), më 1 tetor, në orët e para të mëngjesit, njerëz të panjohur më rrëmbyen në banesën time, duke u prezantuar se ishin të Milicisë federative (flisnin serbokroatisht), duke më prangosur përpara syve të fëmijëve të mi të përgjumur, dhe me ajroplan më dëbuan në qelitë skëterrë të burgut famëkeq të Zenicës në Bosnje. Aty qëndroja i lidhur në zinxhirë, pa dritë dhe pa ajër të mjaftueshëm, duke mos e ditur shkakun pse vallë më kishin burgosur. Nuk dija pse më arrestonin mua dhe e tërë kjo më dukej si një komplot i çuditshëm. Nuk mund ta merrja me mend se ata të cilët kërkonin burgosjen dhe më akuzonin me gënjeshtra për diçka të cilën nuk e kisha bërë dhe me çka nuk kisha asnjëherë lidhje. Krerët e SJB-së në relacionin Gostivar-Shkup-Beograd-Sarajevë-Zenicë, kishin poste kyçe në organet e atij shteti, të cilët edhe e organizuan dhe zhvilluan gjyqin dhe procesin e inskenuar në Zenicë, fund e krye me akuza të montuara për vepra të imagjinuara, të trrilluara.
Pra, edhe sot e kësaj dite jam i sigurt se personat të cilët e organizuan dhe inskenuan Procesin e Zenicës, ata kërkuan arrestimin tim dhe duke më akuzuar me deklarata të rreme e të marra me dhunë, më deportuan në burgjet e Bosnjes, padyshim ata ishin njerëz me të cilët kaherë isha në konflikt, e të cilët gjendeshin në poste kyçe të shtetit jugosllav dhe në Maqedoni. Ose, nëse nuk është ndonjë gabim i qëllimshëm gjyqi, atëherë pas tërë kësaj loje politike gjyqësoro-policore ndaj meje, qëndrojnë Shërbimet sekrete maqedono-jugosllave.
Prandaj, unë mund t’ju sjell në vëmendje tërë atë tmerr dhe hata, e cila u zhvillua me muaj të tërë në qelitë e përgjakura të milicisë së Bugonjës dhe burgut të Zenicës, të akuzuarit në grup dhe në mënyrë individuale ishin nënshtruar një terrori dhe dhune të madhe, të shtrirë me muaj nën dajak, duke iu fyer dinjiteti njerëzor dhe të drejtat themelore, duke i rrahur me shkopinj gome dhe shufra hekuri, me të vetmin qëllim që t’i thyenin dhe të pranonin akuza të rreme dhe të akuzonin të tjerë me të pavërteta, vetëm e vetëm të shpëtonin gjallë, sepse kështu ishin urdhrat. Dhe e tërë kjo ishte rezultat i asaj, që të më përzienin dhe akuzonin dhe mua me gënjeshtra për gjëra të pabëra, ose për vrasje me të cilën nuk kisha lidhje as dijeni, vrasje të cilën nuk e kam bërë dhe nuk kam edhe sot e kësaj dite dijeni, vallë me të vërtetë ka ndodhur gjë, ka ose nuk ka vrasje të ndonjë personi me emër Melihe Deliq, e të cilën as që e kam njohur, as që e kam parë ndonjëherë në jetë.
Torturat kanë qenë të padurueshme. Kjo zaten, gjatë fazave të ndryshme të hetuesisë, ka sjellë dhe rezoltu me deklarata të sajuara, të trrilluara dhe kontradiktore, madje edhe të përgënjeshtruara dhe të mohuara. Ky është fakt, sepse çdo gjë ishte jo e vërtetë, ishte gënjeshtër, çdo deklaratë ndaj meje ishte e kurdisur, siç do të ndodhë edhe më vonë, që çdo akuzë qëllimisht ishte e trilluar dhe e kurdisur në sajë të argumentit të dajakut dhe dhunës shtazarake të ushtruar nga inspektorët mafiozë në relacionin Gostivar-Zenicë, të cilët janë të njohur me emër dhe mbiemër, aktorë që zhvilluan një rrëmujë të madhe dhe me muaj e vite mbajnë të vërtetën e vërtetë në fshehtësi, duke tentuar që e vërteta të mos zbardhej kurrë (duke e mbajtur tërë këtë veprimtari antiligjore, antinjerëzore dhe kriminale, nën ombrellën e teorisë së konspiracionit të stilit udbashian). “Vrasje” e cila ende mbetet e pazgjidhur, “vrasje” pa asnjë të vrarë, “vrasje” pa një përgjigje të saktë ligjore, përveç një farse gjyqësore të një procesi famëkeq të kurdisur dhe të montuar në Gjyqin e Qarkut të Zenicës së Bosnjes. Jam thellë i bindur se kjo është nga fakti se, nuk ka ndodhur vrasje ose nuk ka të vrarë, veç thënë e thasha, gënjeshtra dhe deklarata të rreme, kontradiktore në vend dhe kohë, sepse janë sajuar e imagjinuar jashtë një logjike normale, pa fijë turpi duke bërë njollosjen e personalitetit tim të pafajshëm.
Procesi gjyqësor i Zenicës i zhvilluar kundër një grupi shqiptarësh dhe kundër meje, në sajë të akuzave të montuara prej rrenash me dajak dhe mënyra të ndryshme tinëzake dhe mafioze në emër të ligjit, është turpi më i madh i këtij shekulli, gjersa dëshmitarët e vërtetë janë të akuzuarit dhe të tjerët të cilët fizikisht dhe psiqikisht me vite dëshmojnë të vërtetën dhe unë kërkoj drejtësinë dhe zbardhjen e plotë, gjetjen e së vërtetës reale dhe logjike, sepse unë jam dënuar me akuza të rreme, të montuara, nuk kam vrarë deri më sot asgjë, sepse edhe nuk kam nevojë për budallallëqe të këtilla që janë sajuar me dajak në atë proces turpi të Gjyqit të Zenicës. Edhe vetë gjykatësit në seancat e tyre, si Kapetanoviq ose Tiomir Baboviq, apo edhe gjatë hetuesisë Bodul Nikica etj., etj. kanë nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor dhe të drejtat elementare të njeriut, të të pandehurve dhe “dëshmitarëve”, ose ndaj meje si i akuzuar dhe i dënuar i pafajshëm. Por, për të gjitha këto, më gjerësisht dhe më thellësisht, do të shkruaj në librin tim, i cili gjendet në përgatitje për botim. Aty do të sqaroj se si bylykbashët e Shërbimeve të fshehta jugosllave me njerëzit e tyre të afërt të hetuesisë dhe gjyqtarëve në relacionin Gostivar-Zenicë ose Bugojnë, duke ushtruar dhunë dhe terror të paparë mbi të pandehurit dhe “dëshmitarët” bënin kërdi, dhe jepnin “këshilla” se për të mbetur gjallë, duhej të akuzohej (anipse rrejshëm) dikush tjetër, e ai qënkam unë – Nafi Çegrani, ish-zyrtar i SDB-së, sepse kështu e kanë parashikuar dhe kanë rekomanduar nga lart për këtë çështje “shumë të ndërlikuar”, duke sugjeruar për “fakte” se bëhej fjalë për një “vrasje” dhe krim të pazbuluar. Të gjitha këto të zhvilluara në sajë të teorive të konspiracionit dhe të spekulimeve mafioze, me të vetmin qëllim: që të më nxjerrin si më i “përshtatshmi” para gjyqit dhe duke më dënuar me vdekje-pushkatim, të kryenin likujdimin tim personal. Kështu edhe më dënuan sipas nenit 37 të Ligjit të Maqedonisë për gjoja vrasje në Gostivar (të cilën nuk e kam bërë unë dhe nuk kam lidhje me ndonjë vrasje) e që më dënon Gjykata e Qarkut në Zenicë të Bosnjës me vdekje-pushkatim, e që më vonë këtë dënim, pa u bazuar fare në faktet dhe të vërtetën e logjikshme, dënimin me vdekje e kthen në 20 vjet burg të rëndë. I dënuar i pafajshëm jam. Për këtë arsye edhe u drejtohem me vite Gjyqeve Ndërkombëtare dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e tani së fundmi, i drejtohem me akuzë gjykatës europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke kërkuar drejtësi dhe me shpresë se ky gjyq do të bëjë çmos për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe për të vërtetën e pafajësisë sime të pazbuluar gjer më tani. Dhe pyes: vallë për këtë që vuajta afro 12 vjet burg i dënuar i pafajshëm, ishte gabim dhe zhgënjim hetuesie ose gjyqi në Zenicë, ose pas tërë kësaj farse dhe lakërdie të inskenuar ndaj meje qëndrojnë forca të errëta mafioze dhe klani të UDB-së…?!
…Tani në përfundim të këtij shkrimi dua të nënvizoj jo vetëm faktin e pafajësisë sime, por edhe argumentin si kjo çështje është montuar me një skenar të përgatitur perfid nga kuzhinat famëkeqe të klanit të SJB-së dhe UDB-së, të cilët hodhën gurin dhe fshehën dorën e tyre të zezë pas gardhit ku përpiqen edhe sot të qëndrojnë ashtu, tinëzisht. Për një punë kaq të rrezikshme, në mënyrë të sjellshme po ndjek zbulimin dhe zbardhejn e së vërtetës rreth kësaj çështje, e cila mbetet enigmë e tmerrshme dhe me pasoja të rënda, gjer më tani mbetet në heshtje, sipas planit dhe qëllimit të klanit mafioz, e që duket, se i tërë angazhimi i tyre kriminal nuk ju shkon mirë, dhe për një përgjigje të saktë ata nuk kanë guxim dhe kanë një frikë të madhe. Turinat e tyre e kanë humbur sensin e realitetit në mënyrën se si ata janë sjellë gjer më tani si njerëz të pashpresë (siç janë Temelko Boshkovski, njëri nga autorët kryesorë në kurdisjen e kësaj drame, madje Arif Zeqiri – mashë e ndryshkur dhe fatprerë, Vahedin Ramadani – njeri i degjeneruar dhe mjaft i rrezikshëm edhe për pjellën e vet, Despod Aleksovski, Zhivko Mitevski, Haki Fejzullahi, Ante Bernada, Bodul Nikica, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Fikret Bradariq, Mensur Hoxhiq ose Mutapqiq etj. jetuan me gënjeshtrën si kentaurë).
Prandaj, më në fund, duke u drejtuar Juve, hirësi e ndritur, Gjykatë e nderuar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, me të vetmen shpresë, se ju do ta thoni fjalën për të vërtetën dhe të drejtën e hijshme për këtë çështje dhe pafajësinë time, sepse unë, nuk jam përgjegjës për fatin e të humburës (ose vdekjen eventuale) të Meliha Deliqit nga Bosnja, të cilën kurrë në jetë nuk e kam njohur, nuk e kam kontaktuar. Për këtë jam duke u thënë të vërtetën e vërtetë. Kështu duhet të flasin të vërtetën, edhe ata të cilët me vite kanë gënjyer, ose edhe ata të cilët e montuan dhe udhëhoqën këtë proces të shëmtuar policoro – gjyqësor në relacionin Maqedoni-Bosnje dhe Hercegovinë, për gjoja “vrasje” në Gostivar sipas nenit 37 KZ SRM, dhe që dënon Gjyqi i Qarkut në Zenicë të Bosnjes për diçka që unë nuk jam fajtor. Realisht, as që kam nevojë të jem i involvuar në vdekjen eventuale të së humburës. Jam i pafajshëm, prandaj edhe flas e shkruaj kështu. Hirësi, shpresoj se do të më kuptoni drejt, pse jam kaq i revoltuar dhe përmes Jush kërkoj drejtësi, sepse me gënjeshtrat e turpshme dhe akuzat e formuluara fund e krye të pabaza, jo njerëzore dhe me dhunë nga ata të cilët, lirisht mund të them, si gjatë hetuesisë dhe gjyqit në seancat e tij, kishin vetëm shpirt shtazarak dhe fashistoid. Ata kanë bërë me veprimet e tyre krime të dyfishta duke akuzuar dhe dënuar njerëz të pafajshëm. Edhe sot pyes: kujt iu desh kjo kështu dhe pse? Kujt i duhej që të më akuzonin dhe dënonin mua? Ata duhet të rrëfejnë vetëm të vërtetën edhe për hir të Zotit, madje le të vdesin, nëse duan që në atë botë ta kenë më lehtë. Le të flasin, pra, le të flasin para Jush, para drejtësisë dhe Zotit, hirësi!
—————–
GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË STRASBURG
E nderuar gjykatë,
Motivi kryesor për t’u paraqitur para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është marrja e lajmit se kjo Gjykatë ka pranuar kërkesën e z. Nafi Çegrani për të zhvilluar proçedurë dhe të sjellë vendim meritor lidhur me këtë lëndë.
Konsideroj se Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është e vetmja Gjykatë ndërkombëtare dhe autoritative që mund të zbardhë shkeljet e rënda ligjore ndaj të pandehurve në procesin gjyqësor të z. Nafi Çegranit të zhvilluar në Zenicë të Bosnjes e Hercegovinës.
Jam thellë i bindur se “Rasti Çegrani” ka qenë një nga proceset gjyqësore më skandaloze jo vetëm të asaj kohe por edhe sot e kësaj dite mbahet mend si një ndër proceset e inskenuara dhe më enigmatike sepse kemi të bëjmë me një proces të montuar gjyqësor, fund e krye nga Shërbimi Sekret Jugosllav, i cili sipas njohurive të mia të asaj kohe, mbasi kam qenë në postet e larta politike dhe shtetërore, kam mundur përsëafërmi ta përcjell këtë proces dhe si atëherë ashtu edhe sot kam një dyshim të thellë për vetë rastin dhe për veprën e kryer dhe se jam shumë i interesuar që rasti i z. Çegrani të zbardhet sepse me zbardhjen e tij së paku do të zbulohej dhe demaskohej implikimi i shërbimit sekret jugosllav, në proceset gjyqësore, gjë që ka qenë praktikë e zakonshme.
Në këtë proces të montuar gjyqësor, as që mund të bëhet fjalë për respektim të të drejtave të njeriut, aq për gjyqim të drejtë dhe të pavarur dhe as për vendime reale gjyqësore të bazuara në ligje dhe në Konventën për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe pse ish-Jugosllavia e kishte ratifikuar këtë Konventë Evropiane dhe ka pasur obligim të respektojë të drejtat e të pandehurve. Nga dosja e kësaj lënde për të cilën kam pasur njohuri, lirisht mund të them se është e përplotë me akuza të pabazuara në fakte dhe prova relevante materiale, si dhe është përplot me deklarata boshe dhe të rrejshme të marra nga dëshmitarë që edhe vetë kanë qenë të akuzuar dhe të dënuar për të njëjtën “vepër penale”.
Pa dashur që të hyj në analizë të thellë të kësaj dosje, megjithatë edhe një analizë sipërfaqësore, nxjerr në pah disa mistere që sot e kësaj dite mbeten të pazbardhura edhe atë: misteri i ardhjes së Meliha Deliç në Gostivar të Maqedonisë për të punuar, edhe pse ka qenë e punësuar në Bugojnë, misteri i vrasjës së saj në Gostivar, misteri i shpalljes së fajtorëve dhe dënimi i z. Nafi Çegrani me vdekje dhe të tjerëve me mbi 60 vjet burg pa pasur asnjë provë materiale, përveç një dëshmie, edhe atë marrë nga të akuzuarit me dhunë dhe me falsifikime vetëm e vetëm për ta përmbyllur këtë proces gjyqësor me dënime drakonike, misteri i çertifikatës së lindjes së Meliha Deliçit, që është e shpallur e vdekur në këtë proces gjyqësor, por e cila sot e kësaj dite evidentohet se është e gjallë por me siguri me identitet tjetër dhe në vend tjetër. Kjo çertifikatë e lindjes dëshmin qartë se ky proces i montuar gjyqësor dhe skandaloz meriton të zbardhet deri në fund dhe montuesit e këtij procesi (disa nga të cilët janë ende gjallë) të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.
Mendoj se nuk duhet të jesh ekspert i madh juridik për të kuptuar se ka bazë për të rishikaur procesit në fjalë, jo vetëm për dëmin e pësuar dhe për dëmshpërblimin që ju takon të dënuarve dhe të gjykuarve, por edhe për një sadisfaksion moral për familjarët e z. Nafi Çegrani dhe të tjerëve në rrethin ku jetojnë, por mbi të gjitha të ngadhënjejë e drejta dhe drejtësia, sado që ajo mund të jetë e vonuar, megjithatë është e mirëpritur nga viktimat e këtij procesi absurd.
Të nderuar gjykatës, autori i kësaj shkrese, që merr guximin t’ju drejtohet, është ekspert në lëmin e të drejtave dhe lirive të njeriut, është veprimtar në afirmimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë në rajon.
Zotërinj të nderuar, duke pasur respektin më të lartë ndaj kësaj Gjykate dhe gjyqtarëve të saj dhe duke qenë përcjellës i rregullt i punës së Gjykatës Evropiane në Strasburg, vendosa t’ju paraqitem me këtë shkresë vetëm e vetëm për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar angazhimin tuaj në lëndën e z. Nafi Çegrani dhe mbetem me shpresë se vlerësimet e mia të lartpërmendura do t’ju ndihmojnë në arritjen e së drejtës dhe drejtësisë së vërtetë. Jam i gatshëm që edhe në të ardhmen, po qe se ju konsideroni se mund t’ju ofroj ndihmë rreth kësaj lënde, mund të vij edhe në seancat tuaja në Strasburg, me të vetmin qëllim që të arrihet e drejta dhe drejtësia e plotë reale.
Prof. Dr. Milaim Fejziu
Kryetar nderi i Forumit Ndërkombëtar
për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni
11.01.2010
Gostivar

Këtu është Shkupi, që i thonë Dardani, o bir!

Nga Frank Shkreli                                                       

Ditët e fundit disa media dhe portale shqiptare kanë njoftuar për një zbulim të ri arkeologjik të një pllake me mbishkrimin “Dardanus” në Shkupin shqiptar.  Ky zbulim i një pllake varri u bë gjatë punimeve në Karposh tek varrezat e vjetra, e që sipas njoftimeve mediatike, daton nga shekulli i VI. Ky nuk është zbulimi i parë i gjurmëve dardane në ato troje shqiptare dhe zbulime të tilla nuk do të jenë të fundit, pasi të gjithë e dijmë se, historikisht, Kosova e sotëme dhe trojet për rreth, kanë qenë dhe janë Dardani.  Këto zbulime vetëm po provojnë, historikisht dhe shkencërisht, se ajo tokë është dardane, se atje jetonin fiset ilire, njëri prej tyre Dardanët. Duan a s’duan sllavët e jugut, e vervet historike është se, Këtu i thonë Dardani, o bir! Frank Shkreli/ Ndërroi jetë Apostulli i Dardanisë | Gazeta Telegraf Ky zbulim i kohëve të fundit në Shkup më kujtoi Profesorin e nderuar, Zef Mirditën studiuesin e Dardanisë dhe të historisë së dardanëve, si fis ilir, paraardhës të shqiptarëve të sotëm. 

 

I ndjeri Profesor Zef Mirdita ka provuar në veprat dhe shkrimet e tij, me argumente shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht, duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat e shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve – pasardhësve të ilirëve – se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire. Sidoqoftë, shpresojmë që falsifikuesit sllavë të historisë së Dardanisë dhe të shqiptarëve, si pasardhës të dardanëve, ta kenë humbur davanë e tyre nga pikëpamja shkencore, por u mbetet shqitarëve sot që të ruajnë dhe të kultivojnë provat historike dhe zbulimet arkeologjike që provojnë historinë e vërtetë të Dardanisë dhe të shqiptarëve.  

Portreti zyrtar i Presidentit të parë të Kosovës, me Flamurin e Dardanisë, 2001   

Ndonëse këto zbulime të ditëve të fundit në Shkup, na bëjnë të gëzohemi për provat historike që ekzistojnë – duhet të na shqetësojë fakti – se në dorë të kujt janë këto prova — se çka po ndodhë me kto zbulime dhe prova të historisë, të së kaluarës së vjetër të shqiptarëve të sotëm në trojet e veta dardane, arbëroro-shqiptare. Si dhe kush po kujdeset për këto vlera, që dduhet të konsiderohen, jo vetëm të historisë së shqiptarëve në trojet e veta shekullore, por edhe të historisë antike të njerëzimit, në ato anë. 

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me të drejtë është i shqetësuar për këtë —Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup – duke marrë parasysh se si është trajtuar nga sllavët e jugut, historia e e ilirëve dhe shqiptarëve, si pasardhës të tyre në territorin e ish-Jugosllavisë komuniste dhe më heret.  

ITSHKSH reagoi ditë e fundit në lidhje me gërmimet e reja arkeologjike dhe shfaqi shqetsimin për përkujdesjen e “stelave të zbuluara”, përfshir një që mbante mbishkrimin, “Dardanus”, ndërsa Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet.  

ITSHKSH, në një njoftim për median, shprehet se është “Shqetësues fakti se si ka mundësi që “pronari” që i bën punimet, nuk lejon mediat që të marrin pamje të stelave në fjalë, me arsyetimin se kjo është “pronë private”, duke ditur fare mirë se kemi të bëjmë për nekropolin e qytetit të Scupi-t”, thuhet në deklaratën e Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.  

 

Një ndër problemet kryesore që paraqet ky rast i fundit, sipas ITSHKSH,  është se, “si ka mundësi që në zonën e mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike”?! Instituti në fjalë u bën thirrje dhe kërkon që të “dalin, publikisht, të gjithë institucionet që kanë dhënë leje për një ndërtim të tillë, si dhe të ndërpriten të gjithë punimet të cilës do natyrë, në zonën e qytetit antik Scupi.” 

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, bën gjithashtu thirrje, “që sa më shpejt këto stela të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo vonesë do të ndikojë për krijimin e dyshimeve për abuzime të mundshme”, të këtyre zbulimeve historike të rëndësishme arkeologjike për historinë antike të Dardanisë dhe jo vetëm, nëqoftse bien në duar të gabuara, ose në dorë të mohuesve dhe shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve ndër shekuj.   

Këto zbulime sot dhe më të hershme, janë pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar të shqiptarëve edhe sot dhe si të tilla, keqpërdorimi dhe abuzimi i tyre duhet të jetë një shqetësim për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Prandaj Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, meriton mirënjohjen dhe mbështetjen  e të gjithë shqiptarëve, në përpjekjet e tija për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, shpirtërore dhe kulturore të fisit të shqiptarit në ato anë – përfshir zbulimet e fundit të gjurmëve dardane në trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Sepse, për të gjithë ne, atij trolli i thonë Dardani, o bir!  

Gazeta amerikane (1929) / Mbreti Zog, me ndihmën e Fondacionit Rockfeller dhe shkencëtarit të Harvardit, nis luftën kundër malaries në Shqipëri

Burimi : I pritur nga kryetari i Kuvendit, Evangjeli, Mbreti do të bëjë betimin para Kushtetutës. — Foto : Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 9 shtator 1928

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Mars 2023 

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1929, në faqen n°6, një shkrim rreth angazhimit asokohe të Mbretit Zog për të luftuar sëmundjen e malaries në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog i Shqipërisë nis luftën kundër malaries

Instituti Rockefeller do të avancojë gjysmën e fondit prej 1.000.000 dollarësh për fushatën e mëtejshme.

Nga Associated Press

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e diel, 14 prill 1929, f.6

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e diel, 14 prill 1929, f.6

Tiranë, Shqipëri. 13 Prill. — Mbreti Zog ka nisur, me ndihmën e Fondacionit Rockefeller, një fushatë mbarëkombëtare për të pastruar Shqipërinë nga malaria, një murtajë që godet vendin prej shekujsh. 

Fondacioni Rockefeller, mësohet se do të avancojë 500.000 dollarë për fushatën dhe qeveria shqiptare do të shtojë një shumë të barabartë. 

Mbreti Zog do të ketë si ndihmës në këtë luftë Dr. Lewis Hackett, shkencëtarin e Harvardit që drejtoi operacionet e Fondacionit Rockefeller në Itali. Dr. Hackett do të bëjë një studim shkencor të vendit për të marrë njohuri të sakta mbi shkaqet e sëmundjes, e cila shkakton çdo vit 10.000 viktima.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-me-ndihmen-e-fondacionit-rockfeller-dhe-shkencetarit-te-harvardit-nis-luften-kunder-malaries-ne-shqiperi/.

Senatori Menendez, zëri i arsyes dhe drejtësisë amerikane

0

Nga MSc. Agim Aliçkaj 

  • “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik” 

Senatori i mirënjohur Robert Menendez mban një post shumë të rëndësishëm, ai është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan. Ky komitet konsiderohet si një nga më të fuqishmit dhe më prestigjiozët në Senat, për shkak të historisë së tij të gjatë, ndikimit të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, juridiksionit mbi të gjitha nominimet diplomatike dhe të qenit i vetmi komitet i Senatit që diskuton dhe raporton traktatet. 

Doktor i Jurisprudencës, 50 vjet në shërbim publik të popullit amerikan në pozita të ndryshme shumë të rëndësishme. Me njohurinë dhe përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut kudo në botë mund të krahasohet me kongresistin legjendar Tom Lantosh. Si fëmijë i një familje emigrantësh ikur nga Kuba e kupton fare mirë ndjekjen e njerëzve të pafajshëm nga regjimet komuniste dhe fashiste si Kuba dhe Serbia. 

Përpjekjet e shovinistëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre në Kosovë, veçanërisht të disa mediave të kontrolluara nga armiqtë e Amerikës dhe Kosovës, për ta nënvleftësuar pozitën e tij të rëndësishme me akuza të rreme, janë të mjera dhe të kota. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalimi i tij në takimin me komunitetin shqiptar të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi në shtëpinë time ishte historike. Qëndrimet e tij ishin të qarta, të arsyeshme, të argumentuara, të drejta dhe të forta. Njohuritë e tij, edhe në detaje, për problemin shqiptaro-serb ishin mbresëlënëse. 

“Zgjidhja e përhershme nuk mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra”, tha Menendez. “Kosova e ka pranuar planin e Ahtisaarit dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Kushtetuta e Kosovës në bazë të këtij plani garanton të gjitha të drejtat e pakicës serbe. Ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre, në komunat me shumicë serbe nuk mësohet gjuha shqipe, ndërsa në ato me shumicë shqiptare mësohet serbishtja. Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik, i cili krijon përçarje etnike dhe minon funksionimin e shtetit. Njohja e pavarësisë është e para, gjithçka tjetër është e lidhur dhe mund të zgjidhet me të”.   

   Forhåndsvisning av bilde

Mospajtimi i tij i palëkundur me Departamentin e Shtetit tregon bukurinë e demokracisë dhe gjenialitetin e Kushtetutës Amerikane. Dy degë të ndryshme me qëndrime të ndryshme. Administrata amerikane, si degë ekzekutive, ka hapësirë ​​të mjaftueshme për vendime taktike në politikën e jashtme. Por, në një afat të gjatë, veprimet e tyre duhet të shpjegohen dhe të harmonizohen me degën legjislative, në përputhje me interesat strategjike amerikane. 

Diplomatët amerikanë do ta kenë shumë vështirë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të fundit në Ballkanin perëndimor përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan. Minoriteti serb ka më shumë të drejta dhe privilegje se çdo minoritet tjetër në botë. Shqiptarëve në Serbinë jugore u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Parimi i vetëvendosjes nuk mund të aplikohet sipas dëshirës, ​​vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen shteti ku jeton. 

Forhåndsvisning av bilde

Si mund ta arsyetojnë mbështetjen dhe ledhatimin e Serbisë, të një shteti hegjemonist autokratik, ngatërrestar i vazhdueshëm dhe destabilizues i përhershëm i Evropës?! Si mund ta nënçmojnë dhe kërcënojnë Kosovën, një shtet paqësor dhe demokratik të krijuar nga vetë Amerika, me popullin më proamerikan në botë?! Arsyetimi me interesa të përkohshme gjeostrategjike nuk do të iu mjaftojë për t’i anashkaluar vlerat e shenjta të përhershme amerikane, drejtësinë, tolerancën,  diversitetin dhe përfshirjen. 

Populli shumicë i Kosovës e ka zgjedhë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për ta shpëtuar Kosovën. Ata i kanë vetëm dy rrugë, atë të lavdisë dhe shpëtimit ose të turpit, nënshtrimit dhe shkatërrimit. Ata duhet ta përballojnë presionin e padrejtë ndërkombëtarë për asociacion të pastër etnik serb dhe lëshime të dëmshme në kurriz të shtetit që e përfaqësojnë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ata duhet të rezistojnë edhe nëse diplomatët ndërkombëtarë janë të pakënaqur, edhe nëse nuk i takojnë, edhe nëse nuk u japin viza, edhe nëse kërcënohen me veprime të tjera izoluese apo edhe me sanksione. Mërgata e fuqishme shqiptare do të mobilizohet dhe do të ketë forcë ta mbështesë Kosovën edhe për 20 vjet tjera. Nëse i rrëzojnë nga pushteti, populli i Kosovës do t’i votojë sërish me 80% të shumicës. Për një gjë ata janë të sigurt, as Amerika dhe as NATO, nuk do të bombardojnë kurrë një shtet paqësor demokratik.  

Nëse Serbia guxon t’i hyjë aventurës së luftës do të mbarojë keq për te. Ballkanin do ta përfshijë flaka. Kosova do të bëhet varri i Serbisë.  

    Forhåndsvisning av bilde

Me lutje dhe lëshime, Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë e deklarojnë publikisht çdo ditë shovinisti Vuciq dhe kllapa e tij, të cilët e mbajnë Kosovën në kushtetutë si pjesë të Serbisë. Ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë pretendojnë se kjo nuk është asgjë. Ata kërkojnë “asociacion serb” nga Kosova, vetëm që “lartëmadhëria e tij” të pranojë vazhdimin e bisedimeve. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. 

Ka vetëm një zgjidhje për këtë konflikt të krijuar nga Serbia. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende dhe anëtarësimi i përshpejtuar në NATO. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet paqja dhe siguria. Nëse vendet perëndimore nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, dialogu me Serbinë është i pakuptimtë dhe humbje kohe. 

Forhåndsvisning av bilde

Zëri i mençurisë, arsyes dhe drejtësisë i senatorit Menendez në këtë drejtim duhet të merret parasyshë. E drejta e popullit të Kosovës për të ekzistuar dhe jetuar i lirë në paqe dhe harmoni me vendet fqinje duhet të respektohet. 

Forhåndsvisning av bilde

Ardhja e Senatorit Menendez në shtëpinë time tregon një respekt të jashtëzakonshëm për vlerat humanitare dhe lidershipin e Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, respekt për LQSHA dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, si dhe nder të veçantë për familjen time. 

Përfundimisht, deklarata e tij publike është një hap tepër i rëndësishëm në drejtim të duhur për zgjidhjen e situatës shumë të komplikuar dhe të rrezikshme në Evropën Juglindore. 

Fjala ime me këtë rast:    

I NDERUARI SENATOR MENENDEZ, 

Unë, gruaja ime Sadete dhe familja jonë jemi shumë të lumtur dhe thellësisht të nderuar që ju kemi të gjithëve sot në shtëpinë tonë. 

Tridhjetë e dy vjet më parë u larguam nga Kosova, duke i shpëtuar shtypjes shtetërore serbe. Erdhëm në Amerikë, në vendin më të mirë në botë. Ne po jetojmë ëndrrën amerikane njësoj si miqtë e mi këtu dhe mijëra shqiptaro-amerikanë të tjerë në të gjithë vendin. 

Ne duam që njerëzit në Evropën Juglindore të jetojnë të njëjtën ëndërr në paqe dhe prosperitet. Fatkeqësisht, këtë e pengon sjellja agresive e vetëm një vendi, shteti hegjemonist shovinist i Serbisë i ndihmuar dhe nxitur nga Rusia. 

Serbia është një agresore, e cila ka shkaktuar katër luftëra dhe dy gjenocid, në Bosnje dhe Kosovë. Serbia nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Ajo po përpiqet të arrijë të njëjtat qëllime si krimineli i luftës Millosheviq, duke përdorur metoda të ndryshme. Popullit serb i është larë truri me gënjeshtra dhe propagandë dhe është helmuar me urrejtje për shqiptarët dhe kombet e tjera përreth. Denazifikimi i Serbisë është më se i nevojshëm. 

Në prill të vitit 2002, në një ngjarje të organizuar nga LQSH-a, Presidenti Biden atëherë Senator ka thënë:- “Derisa populli serb të shikojë vehtën në fytyrë, të kuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrë nuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypurit dhe ky cikël do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…”. Ky cikël po vazhdon edhe sot. 

Populli shqiptar është gati të ecë përpara dhe t’i bashkohet Evropës demokratike. Ata nuk e urrejnë popullin serb. Ata e urrejnë shtetin serb që është përpjekur t’i shfarosë në koordinim me kishën ortodokse dhe Akademinë e Shkencave Serbe. Planet e tyre të errëta janë të shkruara dhe të dokumentuara. Kosova nuk kërkon hakmarrje, por pret që kriminelët serbë të persekutohen. Kosova kërkon vetëm drejtësi dhe paqe.  

Ndërmjetësuesit dhe diplomatët evropianë kanë adoptuar politikën e përkdheljes dhe akomodimit të Serbisë, duke i bërë presion Kosovës për kompromise të pafundme. Fatkeqësisht, atyre iu kanë bashkuar edhe disa diplomatë amerikanë. Është kaq e dhimbshme të shohësh një ambasador amerikan duke thënë se i vjen keq që Serbia ishte bombarduar për kryerjen e gjenocidit. Aq më tepër një tjetër diplomat amerikan që kërcënon qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës. 

Kjo politikë e padrejtë dhe e gabuar nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë. Qeveria e Kosovës nuk do të mund të pranojë asnjë lloj zgjidhje që shkatërron vendin. Asociacioni përpara njohjes është një recetë për luftë. Populli i Kosovës është mirënjohës ndaj SHBA-së dhe NATO-s që i ka shpëtuar nga gjenocidi, por nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga liria dhe e drejta e tyre për të ekzistuar në vendin e vet. 

Në shkurt të vitit 2021, Presidenti Biden tha se “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përqendrohet rreth njohjes reciproke”. Ai e di këtë çështje më mirë se kushdo. Ai e di se si politikanët serbë gënjejnë, shtiren, mashtrojnë, trillojnë dhe luajnë viktimën. Pse diplomatët evropianë dhe amerikanë po përpiqen të ndryshojnë propozimin e tij të drejtë? Shpresojmë që të mund të kontaktoni personalisht me te dhe të gjeni mënyrën për ta ndaluar këtë padrejtësi të paparë. 

Mikpritja dhe kodi i nderit i quajtur Besa janë vlera të mëdha të traditës shqiptare. Konsiderohet se shtëpia i përket mysafirit dhe Zotit. Në bazë të kësaj tradite populli shqiptar ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë që jetuan ose arritën në tokat shqiptare gjatë Holokaustit. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishte pjesë e kësaj përpjekjeje mbarëshqiptare. Shtëpia jonë sot ju përket juve Senator Menendez, mysafirëve dhe Zotit 

Zoti e bekoftë popullin shqiptar! 

Zoti e bekoftë popullin amerikan! 

Brifing ne Senatin e SHBA-ve per Luginen

0
Sot është një ditë e veçantë për Luginën e Preshevës — në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatorës Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Gary Peters (Demokrat nga Michigan), si bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, prezentuam dëshmitë tona për diskriminimin shtetëror që Beogradi vazhdon ta bëjë ndaj shqiptarëve në Luginë.
Forhåndsvisning av bilde
Çështja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginë është pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare. Si anëtar ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, tash e gati dy dekada, jam i angazhuar në këtë mision me rëndësi jetike për demokraci, stabilitet, e paqe afatgjate në rajon.
Forhåndsvisning av bilde
Pjesë e panelit ishte delegacioni nga Lugina e Preshevës në pëberje të së cilit janë Deputeti Shaip Kamberi, Kryetari i KNSH Ragmi Mustafa, iah-Kryetarët e Preshevës Ragmi Mustafa e Ardita Sinani, dhe Dr. Flora Ferati (nga Medvegja), si dhe Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi (i cili për shkak të një rasti vdekje në familje, nuk mundi të udhëtojë për DC, por dëshmia e tij u dorëzua me shkrim).
Forhåndsvisning av bilde
Pëkrahja e SHBA-ve është kruciale për të arritur objektivat tona kombëtare për Luginën, dhe Liga Qytetare nën lidershipin e Joe DioGuardit e Shirley Cloyes DioGuardi mbetet adresa më e saktë e më e suksesshme për të ruajtur e ripërtrirë miqësinë tonë unike me Washingtonin!
Forhåndsvisning av bilde
Youtube:
FB: