Kreu Blog Faqe 1105

Pse erdhi vajza tiranse në Turjakë? 

0

Pamje: Kullosat me dele në Turjakë

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri I kaluar “E djeshme e lavdisheme dhe e sotmja e turpshme, të shkuara Jakup” pubiluar në Fjala e lirë, 28 Shkurt 2023  

Pjesa e gjashtë (6)  

Për Turjakës dhe bukuritë e saj 

Pse erdhi vajza e vogël tiranse në Turjakë? 

Letrat e panjohura e shumë intime të tiranses  

Turjaka, katundi i “babait” së Sanijes së Vogël, Sylës ishte katundi më i mirë që kishte parë ndonjëherë vajza e re tiranse. 

Kishte male të buta e bjeshkë të egra, plotë me gurë të medhenj e me drunj të llojlojshëm. Dhentë, dhitë e loptë kullosnin në bjeshkë, por jo edhe buallicat për shkak se bjeshka e Turjakës kishte shumë gurë të mprehtë e buallicat ishin më të “rënda” e dembelica. 

Malet e Turjakës, Dushkajat ishin shumë, shumë të buta e me dhe *) të bardhë. Katundarët turjakas prandaj dhuun e Dushkajave e merrnin për me i lye shtëpitë. Dhèu ishte shumë i yndyrshëm. Shtëpitë e lyera me dhe të dushkajave përveç që i hijeshonin dhomat e shtëpive të reja, ato e mbanin edhe dhomën të ngrohtë. 

Me dheun e Dushkajave, turjakasit bënin edhe qerpiç e kur tereshin qerpiçët, i piqnin nëpër furra, një ditë e një natë derisa forcoheshin. Furrën e dheznin me krande të holla e mandej shtinin dru të trasha deri sa qerpiçët bëheshin tulla dhe e merrnin formëm e ngjyrës së kuqe. Tullat nga dheu i Dushkajave të Turjakës, ishin shumë njohura dhe katundarët e katundeve të tjera i blenin për ndërtimin e shtëpive të reja. Shumë katundarë nga Maxhara, Astrazupi, Maralia, Mllanaviqi po edhe katunde të tjera, vinin e i blenin tullat e Turjakës. 

Turjakasit ishin edhe mjeshtër të qereçit *). Ata merrnin gurtë në bjeshkë dhe i digjnin në furrat speciale për disa ditë e netë rregullisht derisa gurtë e fortë të Turjakës, zbuteshin. Qereçin e shitnin bukur shtrenjtë sepse shumica e turjakasve nuk i lyenin shtëpitë e tyre më me lloq (dhè nga Dushkajat) por me mallter (zall të përzier me qereq).    

Po ajo që më më së shumti ia shtonte hijeshinë Turjakës ishin Bjeshkët dhe lumi Mirusha. 

Pleqtë e menqur turjakas thonin se nuk jetohet me një katund që nuk ka lum e bjeshkë. E Turjaka e kishte edhe lumin, mullinin me ujë, bjeshkët, arat dhe livadhet. 

Bjeshkët shtriheshin në Jug dhe perëndim të katundit. Në jug deri bjeshkët ishin deri Zatriq e Rahovec e në jug-lindje deri në Astrazup e Carravranë. Në perëndim bjeshkët e Turjakës kufizoheshin me bjeshkët e Panorcit e pastaj vazhdonin me bjeshkët dhe kullosat e maleve të Panorcit që ishin më të pasura dhe në çdo luginë kishte ujë, deri në Grap e në Maje të Kaznikut.  

Ishte një kënaqësi e vaçantë kur çobanët (çabanë, i thonë Turjaka, shen. i aut.) që askund nuk mund ta gjeje e përjetoje se sa në bjeshkët e Turjakës. Çobanët zgjoheshin herët mengjeseve me bagti, i lëshonin dhentë (delet) nga vathet e tyre, pasi i milnin baqicat, dhe mësyeheshin nga dy drejtime për në Bjeshkë. Njëra rrugë anë ishte Vakafi e ngjitej kah Zabeli i Behramit, çabat tjerë, nga mesi i katundit, që nga shtëpia e Xhelë Nurqit, Amrush Bajramit, Zenel Smajlit, Brahim, Muharrem e Bajram Ramadanit, Musli e Ali Metës niseshin nga Vakafi dhe drejtimi tjetër, kryesisht mahalla e Ali Agëve, Shaban Shaqa, Sylë Sahiti, Avdyl Imeri, Xhemë Maxharra, Rexhep Jupa, Asman Meta, Mertez Smajli, Shaban Ramadani e Sefer Salihi i qonin bagëtinë nga Ulica e Aliagëve. Çabat e këtyre familjeve ia mësyenin bjeshkës kah Vrella e Dylybashëve ose Dushkajeve e delnin te Llokma e Gradinës dhe hynin Selishtave, të Gradina e Vogël ose deri te Qafa e Gradinës e Lugi i Hamidëve dhe ngjiteshin te Balli i Kerrshit ose Gropa e Llozeve. Gropa e Llozeve ishte shumë e thellë sa që kur gjuanim gurë çobanët në shpellë pas disa sekondave e ndoshta minutave dëgjohej zhurma e gurëve duke rënë shpellës teposhtë. Ishte një shpellë që askush nuk guxonte të hyjë se ishte shumë e thellë e ne çobanët i ruanim delet që mos të afrohen afër saj. Rreth shpellës kishte shumë lejthia, rrush të egër, molla e dardha, edhe ato shumica ishin të egra të egra.    

Po bjeshka kishte edhe bukuri të tjera që s`i kishin bjeshkët e tjera. Balli i Kerrshit kishte dhoma nga gurët disa metra të gjëra e të gjata e mbi to kishte kalenica *) me ujë që pinin delet. 

Çabat (çobanët) turjakas si “rregull” kur i l`shonin gjâjen (bagëtinë), me vete merrnin edhe një çantë *) me bukë për veti e për qentë, briskun, thikën, shtagën që vetë e zgjidhnin dhe e lulonin si një piktor i mirë. Ata me fyell, kavalli, nrrojsat, buria e filikaqat këndonin por nuk iu binin veglave deri sa hynin në bjeshkë e delet fillonin me hangër gjethe, barë të njom e dushkun nga drunjët dhe kur këtheheshin në mbrëmje në shtëpi nga kullotat. 

 Eh sa e zgjedhnin delet ushqimin në bjeshkë. Ato ishin kajdexhi e kerrnamexhi. 

Atëherë barinjët fillonin të këndonin këngë të grunjta *). Në bjeshkë dëgjoheshin të gjitha meloditë e këtyre intrumenteve dhe këngët për të dashurat e tyre. 

Edhe shpezët e gjinkallat këndonin por jo si çobanët e Turjakës. Shpesh çobanët e Turjakës me zë të madh thirrnin çabat e tjerë e tuboheshin me hëngër bukë elbi e gruni, me djathë e gjizë Turjake që të shkrihej në gojë, gishtat i lëpinim e nuk dinim të ngiheshim. Pastaj mblidhnim pemë duke fillua që nga qershijat e egra, dredhëza të egra e deri të thanat që piqeshin në fund e lulonin të parat. Dikush nga çobanët shkonte te Kroni i Garaqevës e merrte ujë të ftohtë që të bjen në ballë, derisa hanin drekën.    

“Rregull” tjetër i çabanve turjakas ishte se kur pillte ndonjë lopë, baqicat (te zojat e shtëpisë) ia qitnin çabanit nga një përpeq *) me kulloshtër *) dhe të gjithë çabant e mahallës hanin bashkë. 

Bukuri dhe pasuria tjetër e Turjakës ishte lumi Mirusha. Ai ishte në Lindje, Veri e në Perëndim të Turjakës dhe i ndante livadhet e Turjakës në dy pjesë sepse ishte në mes tyre. Që nga Ura dhe Mullini i Bajraktarit, te Lubizhda, Mirusha dukej sikur pushonte në livadhet plot barë të Turjakës. Ecte ngadalë e pa u vrejtur ndërsa në mes të Jarugave, turjakasit e kishin ndarë lumin, qysh moti në dy degë, në Jazin e Mullinit të Brahim Agës dhe Mirushës, pjeses tjetër ku kishte më shumë ujë. 

Disa katundarë turjakas kishin fillua me i kthye livadhet në ara dhe i mbillnin vetëm me kallamoq, pasul e kunguj, si Imer Seferi, Smajl Zeneli, Rexhep Jupa e më vonë edhe djemt e Xhelë Nurqit. 

Pakë më larg, në të dy anët e Mirushës, ishin Fangjet e Aliagëve dhe ato të Mullamuqëve, që fillonin nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mahalla e Derishëve ndërsa pas Urës livadhe kishin Rexhep Asllani e Met Jemini nga Mahalla e Vogël. 

Vetë lumi Mirusha përveç ujit të pastër e të bollëkshëm kishte edhe shumë peshq, Krap dhe Troftë. Ne zinim peshk me dorë jo me grep. Jazin e mullinit, ai që e kishte rendin me bluajt, nëse nuk kish nevojë për miell, e ndalnim ujin emullinin. Me ujin jin e jazit i ujitnim arat e afër mullinit e kur mbetej pakë ujë, zinim peshq krejt katundi, më së pakut njëherë në dy javë. Mjeshtër të mirë për me zënë peshq kanë qenë baca Dul, baca Hel, Sefer Haxhija, Jemin Bajrami, Adem Uka, Jakup Balia po edhe unë kam zënë peshk por nuk kam pasur “fat”. Ndodhte që rrija në ujë dy-tre orë e nuk e zieja asnjë peshk. 

Dhe Sanija e Vogël, vajza e Lumturisë dhe Sylës ishte mahnit nga bukuritë që kishte parë në Turjakë. Ajo kishte shkua edhe në shtëpinë ku kishte lindur baba i saj, Syla. Dyert e aborrit të Sylës kishin qenë të mbyllura me disa dyer të thuprave që i kishte marua babai i Sylës. Oborri ishte mbushur me therra e nga axhaki nuk dilte tim. Iu kish “shym axhaki” Sylës dhe Sanijës i dolën disa pika lot kur e pau se edhe shtëpia e Sylës kishte fillua me u rrxua. Në oborr hynte natën vetëm ndonjë qen endacak apo lopë e humbur. Pulat e kojshive gjithë ditën rrinin në oborrin e Sylës. Aty gjenin ushqim të mjaftueshëm e knusi i thirrte pulat sa herë që donte të bëjë dashuri duke i mashtrua se ka gjetur ndonjë kokërr misri. 

Eh knusi, vetëm ai ndihej i pushtetshëm aty me gjithë ato pula e zogj. Nganjëherë kakariste ndonjë pulë që nuk i “dorezohej” knusit apo aso që kishin bërë ndonjë vezë. 

E Sanija 2e Vogël vajza qhytetare, thuhet se paska pasur qef të rrije aty ku kishte lindur babi i saj, Syla. 

Prej Qypeves, rrugës për në Turjakë, Sanija kishte ardhur në këmbë si dikur babi i saj kur ishte çoban. Lumin Mirusha e kishte kalua duke u mbajtur te Vigu, një shelgj plak ku barinjët dilnin nga të dy anët e lumit Mirushë. Ajo kishte dalur dy herë andej livadheve duke kaluar Vigun, me ndrojtje por kështu i dukej se më mirë do ta njoh jetën babës kur ka qenë i ri. Pastaj, kishte vazhduar rrugën kah Kregsi i Pagarushëve, Ulica e Breshancit, Rrahet e Shaqë Muharremit, Mrizet e mëdha, Dushkajën e Nezir Cufës, Bratatinin e Imer Seferit e të Islam Maliqit, arën e Lat Shashivarit e deri te kalldermi, te shpia e Sadri Shaqës aty ku fillonte rruga me gurë. 

Sanija ishte vajzë kryqyteti por sillej ashtu si të gjitha vajzat e tjera, katundare e thjeshtë. Kishte të veshur një fustan të hollë e me ngyra të kuqe sikur dikur vajzat e nuset turjakase që vishnin kanacë *) e shami të bardhë ose të kuqe. Flokët i kishte të gjata e të krehura mirë. Mbath, kishte një palë sandalle e një çantë dore që kishte marrë edhe disa sapunë “Pranvera” e disa livanda që lëshonin erë të mirë. Kishte edhe një çantë më të madhe dhe pakë tesha e disa bakshishe *) e peshqeshe *). 

Qikat e Turjakës afroheshin te dyert e zgjateshin mbi gardhe që ta shihnin si dukej vajza nga Tirana (krye)qyteti). Ato nuk mundeshin me e marrë me mend se si ka mundësi me ardhur një vajzë nga qyteti vetëm e me veshë allafranga në Turjakë? Oh sa dëshironin ta shihnin Sanijen e Vogël e të flisnin me te, ta dëgjonin flet ajo e t`ju tregoj si është jeta në kryeqytet, qysh jetohet e çka e qysh ushqehen? 

Dikush iu paska thënë se ajo flet tjetër “gjuhë” e ushqehet ndryshe nga ne. Po megjithate, Sanija ishte e thjeshtë. Ajo madje dëshironte të hajë pitet e Turjakës, përpeqat, kungullurët, hethenikat, kepenikat, kallpitet, kerlanet, bakllasarmet e … ashtu qysh i kishte hëngër babai kur kishte qenë i ri. 

Në Turjakë, në kohë dreke e darke, kthehej sofra që ishte e rrumbullakët e aty uleshin e hanin gratë dhe vajzat kurse në oda, burrat, djemtë dhe mysafirët. Sanija kishte dëgjua që në katund burrat rrinë veç e gratë veç. 

Sanija pasi kishte ndejtur një kohë në oborrin e vetë, nuk dihet se sa, e kishte zënë gjumi nën hijen e dudit të madh e ftonjëve afër Bunarit të Ri. 

Dikush nga të afërmit i kishte thënë se do të ishte mirë që ti vizitoj familjen më të afërm të Sylës, mixhën, vëllain e babës së Sylës. Ajo me dëshirë kishte shkua atje dhe përpara, në oborr i paskan dalur shumë gra e qika, të gjitha të veshura mirë, me veshë turjakase. Më e para, një plakë i paska urua mirëseardhje dhe paska marrë në ngrykë Sanijen e paska qajtur e dënesur me zë. 

-Eh moj qika jem, Sylën me qito duer e kam majt kur ishte i vogël. A kân melaqe Syla! Pastaj iu erdhi rendi grave të tjera që ta përshëndesnin Sanijen e qikat dukeshin më të ndrojtura por edhe ato kishin qef ta përshëndesin e ta përqafojnë kusherirën e tyre.   

Nusja më e re që ishte pasi edhe ajo ia kishte marrë dorën Sanijes dhe iu kishte përulur disa herë duke ia afruar dorën e Sanijes deri te balli e duke e ulur ngadalë deri në tokë, me një ibrik *) me ujë ia kishte afruar Sanijes që ti laje duart se ishte koha e drekës e baqica kishte urdhërua nuset që për nder të Sanijes të hanin përshesh me tamel e bukë të kallamojtë dhe kallpite e pakë më larg, djemtë piqnin mish dashi. Plaku kishte urdhërua djemt që të prejnë 1 dash vetëm për mbesën, qikën e djalit të vëllait  

Sanija kishte humbur në mendime nga gjithë ajo pritje madhështore që i bëhej. Dikur ajo nxori nga çanta e saj e vogël dhe një tjetër më e madhe disa dhurata që kishte. Më plakave iu dha nga një këmishë e më të rejave maica të holla, me krih të shkurtër me emrin “Tirana”. Vajzave të reja e djemëve, kusherinjëve e kusherirave iu fali nga një mindil, nga një krahër dhe nga një pasqyrë të vogël dhe pa dashur duke i nxjerrë dhuratat i ranë në tokë disa letra. Ishin letrat e nënes së saj, tiranses, Lumturisë dhe turjakasit, Sylës. 

Tiransja e kishte ndërmend që këto letra mos me ia dhënë askujt pa u “sigurua” se do të ia jap më të afërmit e më besnikut të Sylës. 

Disa nga letrat kuptohej se tiransja e turjakasi shpesh ziheshin me fjalë por kishte momente që ata, si fëmija harronin zënkat. 

Pjesë të shkëputura nga letrat:  

-Kujdes nga vajza se nuk dua të të kapë kete foto apo gjëra të tjera 

Bëj kujdes! 

-Më pelqen kjo që shikoj këtu. 

-Edhe unë të dua! Po të mos doja do te ishte çdo gjë vaj e kotë. 

-M’e hoqe lodhjen e një dite t’e gjat’e. Edhe unë do të doja shume të pija me ty me një gotë verë e t’e flirtoja si e çmendur, të të puthja, të ndërprisja (bisedat e luftës e ato politike), bisedën serioze e të mbështes fytyrën time tek tëndja e mbushur me ty. 

-Vetem më lerë në tavoline me ty! 

-Mos më ço në krevat herët, më ço vonë, sa më vonë! 

-Dua të jesh kurioz …për mua prandaj …në karrige. 

Krevati është si fundi i ” udhëtimit “ 

-Syla im … sot jam e gjitha tëndja nga koka deri tek gishti i vogël i këmbës, kokë e këmbë 

In love 

With you 

Vetëm ti je! 

Asgjë e asnjë, ti dhe une. 

Të puth me mall e zjarr! 

-Ti je mendimi i fundit. 

-Më beso, sikur të kisha qenë aty, si shërbtor besnik do të të shërbeja, do të mbuloja me jorgan e … do të puthja kudo. 

-Jam ne krevat, e lodhur por me ty gjithandej, kudo. 

-Do të ishte reciproke … 

-Do të ishim ngrohtë, edhe pse të zbuluar. 

E mor Sylë do t’e ta ha ate kokën tënde të zgjuar! 

-Une do të përkdheli, të përqafoj e të puthi! 

-E unë e jam si bishe do të të ha. 

Pikë 

Këto ishin disa nga letrat që një mbesë nga Panorci që kishte ardhur te dajat në Turjakë i gjeti dhe i lexoj diku, në një vend ku nuk e shihte askush. Doli te lama dhe p`shtet në një stog me sanë e filloj ti lexoj. Ajo dinte shkrime e këndim se kishte shkua në një kurs kundër analfabetizmit disa muaj por më vonë babai nuk e kishte lënë të shkoj në shkollë dhe e kishte dhënë në Pitkeviq. Në vjeshtë ajo do të bëhet nuse.  

Erdhi pranvera në Malmö. Nga ballkoni i banesës sime në Malmö, 28 shkurt 2023

*) DHE m. sh 

  1. Korja e rruzullit tokësor në tërësinë e saj a në një pjesë të caktuar; shtresa e sipërme e kësaj koreje; lëndë e fortë a e shkrifët që përben koren e rruzullit tonë; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Shkarjet (shembjet) e dheut. Grumbull (pirg) dheu. Enë dheu. Digë dheu. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë. Punime dheu. Mbi (nën) dhe. Heq (mblodhi) dheun. Mih dheun. Qëroj dheun me lopatë. Fut (vë, kall) në dhe diçka. Futi (vuri, kalli) në dhe dike varrosi dikë. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe.
  2. vet. nj. Trualli ku qëndrojnë a lëvizin njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës, tokë. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U bë njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij (zhduk…) nga faqja e dheut dikë a diçka.

Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe. 

  1. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim me bimë bujqësore, tokë, arë.

Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë. Beu i punonte dherat me argatë. 

  1. Pjesa e fortë e rruzullit tokësor në kundërvënie me ujin ose me atmosferën, pjesa e ngurtë e tokës e kufizuar nga uji ose e rrethuar nga atmosfera, tokë; stere. Preku (zuri) dhe anija (aeroplani). Shkel në dhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy. …

*) QERPIÇ m. 

Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë).  

*) QEREÇ m. 

  1. Llaç me gëlqere, që bëhet shumë i fortë. Mur me qereç. Ishte bërë i fortë si qereç.
  2. Mur i ndërtuar me gurë e me llaç gëlqereje. Shtëpitë i kishin me qereç.
  3. krahin. Gëlqere. Gurë qereçi. E lyejnë shtëpinë me qereç.

*) Kalenicë, gurë në formën e enëve të mëdha ose legenave ku pinin ujë delet e lopët 

*) ÇANTË f. 

Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike etj. që mbyllet nga sipër, me dorezë ose me rrip, dhe që shërben për të mbajtur me vete libra e sende të tjera. Çantë lëkure. Çantë ushtarake (sportive). Çantë dore. Çantë shpine. Çantë librash. Çantë shkolle. Çantë grash. Çantë oficerësh. Çantë gjahu. Çantë fishekësh. Çantë veglash. Çanta e ndihmës së shpejtë. Doreza e çantës. Rripi (zinxhiri) i çantës. 

Hap (mbyll) çantën. Fut (mbaj) në çantë. Var çantën në krah. Hedh çantën në sup.  

*) Këngë të grunjta, këngë dashuria. Fjala ”dashuri”, deri vonë në Turjakë ka qenë tabu  

*) PËRPEQ m. 

Lloj pite. Lloj qumështori me një petë, me vezë të rrahura me qumësht dhe me djathë të njomë, që piqet në tepsi; lloj byreku me qumësht e me djathtë të njomë. 

* Kërkon halën (qimen) në përpeq kërkon të gjejë të meta e gabime me çdo kusht, edhe aty ku nuk ka.  

*) KULLOSHTËR f. 

  1. Qumësht i trashë i bagëtive që sapo kanë pjellë; qumështi i parë i lehonës. Kulloshtër e trashë. Kulloshtër deleje (dhie, lope). Përshesh me kulloshtër. I trashë si kulloshtër. Nuk zihet kos me kulloshtër.
  2. përd. mb. I trashë e i lyrshëm (për qumështin etj.). Është fare kulloshtër.

*) Kanacë, lloj përparëse i maruar me vek. Për vajza kanacët kishin ngjyrën e b+ardhë, për nuse, të kuqe kurse për plaka kishin ngjyrën e zezë  

*) Bakshish m.sh. –  

Të holla që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën (te ne luftohet si mbeturinë e së kaluarës në ndërgjegjen e njerëzve). Jepte bakshish. Nuk kërkon (nuk merr, nuk pranon) bakshish (dhurata, peshqeshe). 

*) PESHQESH m. 

Dhuratë që i bëhet dikujt për dasmë për ndonjë rast tjetër të veçantë. I bëri (i çoi) një peshqesh. Ia bëri peshqesh. Kemi hequr dorë nga peshqeshet. 

Ma la peshqesh në derë shih te DER/Ë, ~A.  

*) IBRIK m. 

Enë e lartë zakonisht prej metali, me përmasa të ndryshme, me grykë të ngushtë, me vegjë e me lëfyt, që shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të, për të zier kafe, çaj etj. Ibrik i argjendtë (i kallajisur). Ibrik bakri (zinku). Ibrik balte. Ibrik çaji (kafeje). Lëfyti (veshi) i ibrikut. Pi ujë me ibrik. 

Bie shi me ibrik (me gjyma, me shtamba, me kova, me legenë) shih te GJYM,~I.  

Vazhdon  

Malmö, 28 shkurt 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Përse Shqipëria është jashtë Projekt Marëveshjes Franko-Gjermane  Kosovë-Serbi? 

0

Pirro Prifti, Tiranë

Nuk është rastësi që Shqipëria si vëndi të cilit i kanë rrëmbyer tokat që nga Kongresi i Berlinit në 1878 dhe u sanksionuan me ligj nëpërmjet Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ose siç u quajt `Konferenca e Paqes`me pjesmarrjen e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, – nuk është pjesë e projekteve dhe marëveshjeve të BE, si p.sh. Projekt marëveshja franko-gjermane për normalizimin dhe njohjen reciproke Serbi-Kosovë. 

Dihet fare mirë që Franca dhe Gjermania vunë firmat dikur para 110 vitesh për coptimin e shtetit shqiptar të formuar me 28 Nëntor 1912, dhe dihet fare mirë që BE mesa duket nuk e ka vënë fare ujin në zjarr për këtë fak,t por se mendon nëpërmjet gjeopolitikës së saj anti-sllave, vetëm ti japë përparësi një marëveshjeje gjysmake që në fund të fundit nuk arrin as njohjen reciproke dhe aq më pak të drejtat e Shqipërisë jo vetëm për të marrë pjesë në çdo lloj bisedimi, por edhe për të marrë atë që i takon. Ashtu siç thanë panelistët e grupit punues të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian për Kapitullin 35, ata konkluduan në Beograd më 26 janar 2023 se nënshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane nuk do të përfaqësonte marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por një hap i ndërmjetëm para kërkesës për njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia (https://betabriefing.com/neës/politics/22256-panel-french-german-proposal-is-not-a-final-agreement 26.01.2023).  

Kjo Projekt marëveshje i ngjan shumë Marëveshjes midis dy Gjermanive në kohën e luftës së ftohtë. Sipas artikullit nga Igor Mirosavljević 10. 02. 2023, ai pyet:  

`Sidoqoftë, a është “marrëveshja e dy Gjermanive” një model për propozimin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën? Më 20 janar, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua në Beograd me “pesëshen” diplomatike – përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë dhe të punojë në zbatimin e planit për Kosovën, me një rezervë. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare më 2 shkurt, Presidenti Vuçiç sugjeroi se mbi 90% e asaj që u shfaq në media në lidhje me propozimin franko-gjerman ishte e vërtetë. 

Portali i Brukselit Euroactiv, në fillim të nëntorit, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara, publikoi një draft të marrëveshjes së ardhshme në11 pika. Përmbajtja nuk ishte mohuar publikisht as nga pala serbe dhe as nga ajo kosovare, dhe komuniteti i ekspertëve theksoi në atë kohë se pjesë të draftit ishin kopjuar plotësisht nga marrëveshja mes dy Gjermanive. 

Në dhjetor, një version i përditësuar i propozimit u dorëzua në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha më pas se elementët kryesorë mbetën të njëjtë. Ndërkohë, duke gjykuar nga deklaratat e disa zyrtarëve evropianë, propozimi franko-gjerman është kthyer në një “propozim europian”. Edhe ky nen është marrë në tërësi nga marrëveshja ndërmjet Republikës Federale dhe Republikës Demokratike Gjermane. Duke pasur parasysh se në praktikë dy shtetet gjermane, edhe pas marrëveshjes së vitit 1972, nuk vendosën kurrë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadori, por përkundrazi, de facto i mbajtën ato në një nivel më të ulët, mund të pritet që një model i ngjashëm të jetë. pasuar nga Serbia dhe Kosova nëse arrihet një marrëveshje. 

“Në thelb, Serbia do të njihte autonominë e veçantë juridike të Kosovës dhe do të angazhohej për një kufizim të caktuar politik dhe ndërkombëtar, por ka mënyra ligjore për të “paketuar” vendimin, ndërsa Beogradi mbetet me qëndrimet e tij të mëparshme”, shton Igor Novakoviç drejtor i kërkimit. në Fondin ISAC,. 

Pavle Kilibarda, studiues pas doktoraturës nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjenevës kujton gjithashtu se në një aktgjykim të korrikut 1973, Gjykata Kushtetuese e Republikës Federale të Gjermanisë mori qëndrimin se Traktati Themelor i dy Gjermanive, mbi në të cilin bazohet propozimi aktual, është një traktat midis dy vendeve të pavarura, por që duke përdorur vetëm fiksionin juridik vërtetoi se nuk ishte në kundërshtim me Ligjin Themelor (Kushtetutën) të Republikës Federale të Gjermanisë. 

Ndërsa nenet e mbetura në propozimin franko-gjerman kanë të bëjnë me çështje specifike të rëndësishme për komunitetin serb dhe kontekstin e së ardhmes së BE-së, pesë nenet e paraqitura më sipër, identike me elementët e marrëveshjes midis dy Gjermanive, sigurisht që do të ishin shtylla kurrizore të një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nëse ajo korrespondon me përmbajtjen aktualisht në dispozicion dhe të dyja palët bien dakord ta nënshkruajnë atë (https://europeanëesternbalkans.com/2023/02/10/is-the-tëo-germanies-agreement-a-model-for-the-franco-german-proposal-for-serbia-and-kosovo/). 

Propozimet me 11 nene janë: 

Neni 1-Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta. 

Neni 2-Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE. 

Neni 3-Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit. 

Neni 4-Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj. 

Neni 5-Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë. 

Neni 6-Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë. 

Neni 7-Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar. 

Neni 8-Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas. 

Neni 9-Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to. 

Neni 10-Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të arritura në bisedime, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese. 

Neni 11-Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. 

 Kjo Projekt marëveshje Frank-Gjermane nuk merr fare parasysh të drejtat e shqiptarëve në Serbi të cilët gjithashtu mund të krijonin një assosacion (të ngjashëm me atë serb në Kosovë) të shqiptarëve në Serbi,, por përpiqet mesa duket të gjejë një zgjidhje të cunguar ashtu si dhe Marëveshja e Ahtisarit në 1999 (ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria) në Raportin 1244 të OKB, ku Kosova nuk do të quhej e pavarur por një lloj autonomie e avancuar.  

 Aq problematike nga ana juridike ishte ndërhyrja e NATO-s, saqë dhe vetë radikalisti Sheshel deklaroi se `ne (serbët)…. i a kemi marrë Kosovën Shqipërisë, dhe është më mirë të diskutojmë me Shqipërinë se sa me Kosovarët…`.  

U desh ndërhyrja e SHBA të ndikonte me energji që me 17 shkurt 2017 Kosova të shpallej shtet i pavarur pavarësisht problemeve juridike të parealizuara të Ahtisarit, por problemet edhe sot mbeten, sepse akoma 4 shtete të BE nuk e njohin Kosovën dhe se Shqipëria, më e interesuara për zgjidhjen e këtij problemi 110 vjeçar, mbetet jashtë loje.  

priftipirro2017@gmail.com

Një çerek shekulli nga aktet gjenocidare në Likoshan dhe Qirez

0

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR 

1200 Genève 

E-Mail: info@kosovogenocide.com

Online: www.kosovogenocide.com 

Më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998, forcat e armatosura të Serbisë filluan zbatimin e projektit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës duke vrarë 24 civilë në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt: 

  1. Ilir Nebihu (30 vjeç )  
  1. Rukie Nebihu (27)  
  1. Xhemshir Nebihu (33)  
  1. Rexhep Rexhepi (63) 
  1. Beqir Rexhepi (30)  
  1. Beqir Sejdiu (26) 
  1. Nazmi Sejdiu (24)  
  1. Bedri Sejdiu (24) 
  1. Bekim Sejdiu (23)  
  1. Ibish Rama (38) 
  1. Ismail Behrami (30) 
  1. Behram Fazliu (50) 
  1. Ahmet Ahmeti (50)  
  1. Gani Ahmeti (46) 
  1. Hilmi Ahmeti (44)  
  1. Hamzë Ahmeti (44)  
  1. Driton Ahmeti (23) 
  1. Naim Ahmeti (22)  
  1. Lumni Ahmeti (19) 
  1. Shemsi Ahmeti (18)  
  1. Basri Ahmeti (18) 
  1. Elhami Ahmeti (16)  
  1. Muhamet Gjeli (70)  
  1. Naser Gjeli (38) 

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një grua shtatzënë, Rukie Nebihu (27 vjeçe).  

Dihet se në të gjitha fazat e kryerjes së gjenocidit, fshehja e krimit e preokupon kriminelin. Me qëllim që të krijonin përshtypjen se nuk bëhej fjalë për civilë të vrarë, por për gjoja ushtarë të UÇK-së, forcat serbe kishin vendosur pushkë dhe bomba pranë kufomave të civilëve të vrarë. Skenarë të ngjashme zbatuan edhe në rastin e krimit të gjenocidit në Reçak dhe në raste të tjera, në funksion të manipulimit me opinionin publik.  

Katër vite pas këtij krimi mizor, në artikullin e botuar më 8 mars të vitit 2002 dhe të titulluar “E vërteta shqetësuese” (Uznemiravajuca istina), humanistja serbe Natasha Kandiq akuzoi prokuroren famëkeqe Danica Marinkoviq për përfshirjen e saj në ekzekutimin e civilëve shqiptarë. Duke u mbështetur në pohimet e pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Serbisë, zonja Kandiq shkruan: 

“Nga këta policë kam mësuar se Danica Marinkoviq ka urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të familjes Ahmeti, më 28 shkurt 1998 në fshatin Likoshan. Në shikimin e vendit të krimit kishte ardhur e shoqëruar nga Zëvendës-prokurori i Qarkut, Jovica Jovanoviq dhe punëtorë të policisë kriminalistike. Para shtëpisë së Ahmetajve ndodhej grumbulli i trupave. Disa meshkuj jepnin shenja jete. Në prezencën e tridhjetë pjesëtarëve të Njësive Speciale Antiterroriste, gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviq, haptazi kishte thënë: ‘unë këta nuk i marr me vete, vrisni!’ I vranë me pistoletë Heckler. Rezultatet e hetimeve nga vendi ku ishte kryer krimi nuk u publikuan asnjëherë. Më 1 mars 1998, katërmbëdhjetë kufoma u transferuan në spitalin e Prishtinës. Gjykatësja hetuese nuk dha urdhër që të bëhej autopsia, kështu që kufomat, pas identifikimit, iu dorëzuan familjeve. Pjesëtarët e policisë që kishin marrë pjesë në aksionin e Likoshanit tregojnë se pushkët dhe bombat ishin vendosur më vonë pranë trupave të të vrarëve dhe ky falsifikim shërbeu për informimin e opinionit”. 

As urdhërdhënësit, as ekzekutuesit dhe as prokurorja Danica Marinkoviq nuk dhanë asnjë përgjegjësi për pjesëmarrjen e tyre në gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. 

Sot, më 28 shkurt 2023, bëhen NJË ÇEREK SHEKULLI NGA AKTET GJENOCIDARE NË LIKOSHAN DHE QIREZ! 

Gjatë vitit 2023 do të përkujtohet NJË ÇEREK SHEKULLI I AKTEVE GJENOCIDARE që janë kryer gjatë vitit 1998, ndërsa në vitin 2024 do të përkujtohet NJË ÇEREK SHEKULLI I AKTEVE GJENOCIDARE që janë kryer gjatë vitit 1999. 

Prandaj e shohim si obligim të shfrytëzojmë të gjitha resurset intelektuale e organizative, qeveritare e joqeveritare, që ta informojmë opinionin publik ndërkombëtar, qarqet intelektuale dhe institucionet politike anekënd botës për tragjedinë kombëtare që kemi përjetuar gjatë luftës 1998-1999. Me një fjalë: Ta shndërrojmë vitin 2023 dhe 2024 në VIT TË INFORMIMIT për gjenocidin që kemi përjetuar, si parakusht për ngadhënjimin e drejtësisë.  

Gjenevë, 28 shkurt 2023 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Teksti i plotë i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

0
Bashkimi Evropian ka publikuar tekstin e plotë të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Propozimi ka 11 nene. 

Me këtë propozim Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e po ashtu thuhet se “palët nuk kanë të drejtë të inkurajojnë tjerët të bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE-së”

Do të njihen dokumentet përkatëse, diplomat, targat dhe vulat doganore. Po ashtu do të respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti.

“Asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta. Dyja palët duhet të respektojnë vlerat referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian”, thuhet në nenin 5.

Në nenin 7 flitet për formalizimin e statustit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

“Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7.

Në nenin 10 të marrëveshjes flitet për krijimin e një Komisioni për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Palët do të themelojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë obligimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara”, thuhet në këtë nen.

Ky është teksti:

Palët kontraktuese,

Të ndërgjegjshme për përgjegjësinë për ruajtjen e paqes, të përkushtuar për të kontribuuar në një bashkëpunim të frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë dhe të tejkalojnë trashëgimit e të kaluarës,

Të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit e sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen,

Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit,

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim ndërmjet palëve në përfitim të njerëzve, janë pajtuar si më poshtë:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet të vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht ato për barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në pajtueshmëri me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin secilin mospajtim mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta. Dyja palët duhet të respektojnë vlerat referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Përderisa kjo marrëveshje bazë paraqet një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një nxitje të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë deri tek marrëveshja ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Palët pajtohen të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, raportet në drejtësi dhe vendosje të ligjit, postë dhe telekomunikim, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, ruajtje të mjedisit, persona të pagjetur dhe fusha tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Detajet do të dakordohen në marrëveshjet shtesë të ndihmuara nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misionet e përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse qeveritare.

Çështjet praktike të lidhura me vendosjen e misioneve do të adresohen ndaras.

Neni 9

Të dyja palët marrin në dijeni përkushtimin e BE-së dhe të donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë speciale të asistencës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, konektivitetin, tranzicionin e gjelbër dhe fushat e tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të themelojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë obligimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Neni 11

Dyja palët pranojnë të respektojnë udhërrëfyesin e implementimit të aneksuar në këtë marrëveshje.

BE: Kosova dhe Serbia, të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.

Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars.

Propozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.

Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Pas takimit, Kurti konfirmoi se palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e propozimit evropian.

“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti.

“Unë nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për të nënshkruar. Unë mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, shtoi ai.

Sa i përket gatishmërisë së tij për të zbatuar Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti tha se për këtë ka folur më herët.

“Ai është neni 10, është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit dhe për këtë gjë tash jam përgjigjur”, tha ai për gazetarët në Bruksel.

Në fillim të shkurtit, Kurti ka paraqitur disa kushte për themelimin e Asociacionit, të cilat përfshijnë ndërrimin e emrit të tij dhe mosbartjen e asnjë pushteti publik apo ekzekutiv.

Vuçiq: Takim i vështirë

Vuçiq, në anë​n tjetër, tha se takimi me Kurtin ka qenë “i vështirë”. Ai tha se nuk u fol për miratimin ose mosmiratimin e propozimit të BE-së, por “për krijimin e planit të zbatimit”.

“Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme”, tha ai, duke shtuar se ende duhet të punohet në udhërrëfyes.

“Mendoj se është e rëndësishme që deklarata e BE-së të përfshijë domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht, insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Vuçiq.

“Mendoj se zoti Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë tani. Do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen”, shtoi ai.Përpara takimit të përbashkët, Kurti dhe Vuçiq u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë, si dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar tha shkurtimisht për Kanalin 10 të Kosovës se “mbetet ende punë për t’u bërë”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të verës, është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara.

BE: Kosova dhe Serbia, të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes (evropaelire.org)

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kërkojnë 20-përqindëshin nga shitja e ndërmarrjes

0

Në protestën e organizuar para pallatit, ku dikur punonin, ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë kërkuar që t’u ndahet 20-përqindëshi i vlerës së shitjes së pronave të paluajtshme të kësaj ndërmarrjeje. Punëtorët thanë se mjetet janë bllokuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila ka kryer procesin e shitjes

Ish-punëtorë të gazetës “Rilindja”, përmes një proteste të organizuar të hënën, kanë kërkuar t’u ndahet 20-përqindëshi i mjeteve nga shitja e pronës së kësaj Ndërmarrje Shoqërore (NSH) nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).Protesta është mbajtur para objektit ku dikur përgatitej e shtypej gazeta e vetme ditore në Kosovë, e që tash është objekt i Qeverisë dhe në të janë vendosur disa ministri.

Zeqir Bekolli, që për një kohë ishte drejtor i “Rilindjes”, kërkoi që ish-punëtorëve të gazetës t’u jepen mjetet që u takojnë, e të cilat ai pretendon se janë ndarë nga Qeveria, por ende nuk janë ekzekutuar nga AKP-ja.

“Kërkojmë nga qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe nga AKP-ja që mjetet të cilat janë destinuar për 20-përqindësh të jepen sa më parë”, ka deklaruar Bekolli.

Përpilimi i listave përfundimtare të punëtorëve që do të përfitojnë nga ky 20 përqindësh u bë në fund të vitit të kaluar. Kryetari i Sindikatës të punëtorëve të Rilindjes, Besim Kajtazi, vlerëson se procesi është zgjatur shumë.

“Mjetet tashmë është dashur të gjenden në kontot e punëtorëve të Gazetës “Rlindja”, të cilët kanë lënë çdo gjë në këtë gazetë, edhe jetën e tyre disa dhe tash presin që një pjesë e punës së tyre të kompensohet siç i është kompensuar shumë ndërmarrjeve të tjera”, ka theksuar Kajtazi.

Ish-redaktori në gazetën “Rilindja”, Gani Mehmetaj, thotë se ajo që po kërkojnë punëtorët u takon me ligj.

“Ne kërkojmë të drejtat elementare tonat. Të na e pranojnë pensionin që na takon edhe të na e pranojnë 20 përqindëshin që po ashtu na takon, sepse ne jemi ata që e kemi ndërtuar këtë pallat, nuk e ka ndërtuar as kjo qeveri as e kaluara. Ne e kemi ndërtuar, prandaj nëse këta e kanë marrë me metoda shtetërore atëherë duhet të na i japim të paktën 20% të kontributit”, është shprehur Mehmetaj.

Ligji për Agjencinë Kosovare për Privatizim parasheh se në rast të shpronësimit të pronave të paluajtshme të Ndërmarrjeve Shoqërore, 20-përqindëshi i vlerës së shitjes duhet t’u ndahet punëtorëve të ndërmarrjes.

E djeshme e lavdisheme dhe e sotmja e turpshme, të shkuara Jakup 

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “Dashuria dhe një ëndërr në një natë pranvere” publikuar në Drini.us më 26 Shkurt 2023 

Pjesa e pestë (5) 

E djeshmja e ”lavdishme” dhe e sotmja e turpshme, është e juaja, Jakup *), janë turp, marrëzi e çmenduri *). 

Dhe bisedat e e letrat e Lumturisë e Sylës 

Si zakonisht, edhe kësaj radhe, më nxiti një ”opinion” i Jakup Krasniqit me titull ”Ngatërrimi i të djeshmes së lavdishme me të sotmen e turpshme” i datës 15/05/2018. 

E djeshmja e ”lavdishme” dhe e sotmja e turpshme, e juaja Jakup, janë turp, marrëzi e çmenduri. 

Dhe ky turp i juaji më shtyu të shkruaj, pa e lënë anash ”dramën”e Sylës dhe shumë e shumë luftëtarë të mëhershëm që luftuan pa hile e pa pare për atdhe, për vatan e për vendlindje, për Kosovë e për Shqipëri. 

Të tillë kishte që para më shumë se 100 vjetëve e këndej, nga Luftërat Ballkanike, ajo e Parë, Lufta e Dytë Botërore dhe kjo e fundit, 1999, që kishte me dhjetëra, qindra e mijëra luftëtarë trima por jo aq shumë sa ju i kishit ”pasur”, afro 60.000 ”luftëtarë” e ”veteranë”, më shumë se Ushtria e Lekës, Aleksandrit të Madh të Maqedonisë *).  

KjoJakup, lufta e fundit nuk ishte luftë e juaja por luftë e forcave të NATO-s dhe ish Jugosllavisë së mbetur, Unionit Serbi e Mali i Zi. 

Kur njeriu lexon tituj senzacional, domosdo se dëshiron së pakut ta kthej kryet e të dije kush është autori dhe për çka bëhet fjalë. Titujt e gazetave dhe të librave shpesh e detyrojnë lexuesin që ti marrë e ti shfletoj e nganjëherë shkon deri në fund të librit duke i lexua nga shkaku i vetëm se kush është atutor.   

Njëherë në Teatrin e Kosovës luhej një premierë me titull të një drame të Shekspirit dhe kur salla u mbush përplot me shikues e u hoqen perdet, dualën aktorët. Ajo nuk ishte “tragjedi” e Shekspirit por një motërzim në shqip nga një “autor” e regjisor shqiptar. Rexhep Hoxha *), shkrimtar për fëmijë dhe autori i “Lugjeve të verdha” dhe i dhjetëra librave për fëmijë, nuk duroi dhe në m`nyrë demostrative doli nga teatri duke i thënë disa fjalë jo fortë të pëlqyeshme për regjisorin e të tjerët, pra shikuesve. 

Jakup, ti edhe pse nuk je si Aleksandri (Leka, luftëtarë) e Rexhep Hoxha, u bëre i madh në ”luftë” e përfitove edhe më shumë pas lufte, pasuri e postet më të larta shtetërore. 

Dhe, kjo më ka ndodhur edhe mua disa herrë. Dje apo pardje pasi e lexova, një shkrim të Jakup Krasniqit me titull shumë bombastik, “Ngatërrimi i të djeshmes së lavdishme me të sotmen e turpshme”, mendova për të satën herë, ku po jetoj unë? 

Por pa dashur që të flas për Jakupin, vetë gishtat e dorës më shtyjnë e më “detyrojnë” të pyes Jakupin:  

-A ishe ti Jakup Krasniqi, ai i cili e quan, kohën e artë (vr.aut.) atherë kur paska shlëlqye me “motin e madh”, e kohën e “lavdishme”? Sigurisht mendon vitet 1997, 1998 e 1999, dhe “kohën e tashme”, pra “të sotmen e turpshme” që nuk e ke më vëmendjen e popullit që aq shumë u thirre. 

-A ishe ti Jakup (deri dje në pdk-në dhe si kryetar kuvendi) dhe sot në Nismë, që ti i thua të “lavdishme”, ato të djeshmit dhe të turpshme, politikat e ditëve të tona, vetëm pse je largua nga PDK-ja? Dmth kah të shkon ti, është rruga e lavdishme ndërsa të tjerat, që edhe ti ishe deri dje janë të turpshme? 

Pse nuk largoheshe Jakup nga PDK-ja kur e dije se po të “turpërojnë” ty e ”luftën” e lavdishme të ”ushtrisë” tënde? 

Eh more Jakup, ti e ke “shtëpinë” në kerr si të Nastradin Hoxhës, e kthen kah të duash. 

Derisa, “LDK-ja akuzohej nga “komandantët”, sot “komandantët” e akuzojnë njëri tjetrin, Hashim Thaçin, Ramiz Lladrofcin etj., me polemika e akuza, sharje, ofendime e kërcënime. Ramiz Lladrovci e Rexhep Selimi shahen. Shahen e ”hahen” edhe Ramushi e Rexhep Selimi, Jakupi, Adem Grabovci e Ramushi. Adem Grabovci me ”ftyrën”, dalin kundër Jakupit e Hashimi e quan Jakupin ”Jakupovski” në përgjimet e ”PRONTO” …. Të gjithë kundër të gjithëve.  

Është “i vetmi” Hashimi që nuk flet. Ai mendon se më lehtë do të “shpëtoj” nëse nuk flet as atëherë kur e akuzojnë, tash së fundit edhe për vrasjen e Behajdin Allaqit, nga shokët e vetë. 

Po për keto nuk flasin vetëm mjetet e informimit që janë të “krahit të luftës”, veç atyre të që janë me orientim të dhjathtë shkruajnë. 

“Lufta” e (pa)drejtë e uçk-së e udhëhequr nga po këta “komandantë” po del sheshit, se nuk ishte luftë e drejtë, se ata nuk kanë luftua për çlirimin e Kosovës por kanë kuftua për diçka tjetër, për pushtet e pë pare, me “e vjelur” e vjedhur djersën e mërgimtarëve dhe ato pakë toka kooperativiste, prona të ish kooperativave bujqësore komunave dhe fabrikat, që u shitën “për një kafshore bukë” *) në Kosovë, deri në 220 e më shumë hektarë tokë, pa i përmendur vrasjet e kundërshtarëve politikë. 

Vrasjet politike të aktivistëve, gazetarëve dhe të ushtarakëve, politikanëve e të kryetarëve të komunave, si duket po iu shërbejnë politikanëve të tashëm që jo vetëm ti mbajnë postet që i kanë por edhe ato që pretendojnë se do ti marrin, madje edhe ato në organizatat ndërkombëtare, në OSB e në OKB (?) dhe të nderohen me tituj prestigjioz për “paqë (?) deri te qmimi NOBEL, në Osllo të Norvegjisë. Ramushi mendon të bëhet president, sikurse Hashimi. 

Ndërsa po shkruaja për temat politike të javës, më dukej se Lumturia e Syla pritshin radhën duke pritur te “dera” e më luteshin që të shkruaj (edhe) dhe ta përfundoj sa më shpejt “tregimin” për ta, dashurinë e vuajtjet, sakrificat e momentet e lumtura që kishin pasur. 

Kisha vendosur që të shkruaj sa më shumë e të publikoj letra të shkurtëra për jetën e tyre, ndejat e tyre, emocionet takimet te lama e gardhi e nganjëherë edhe zënkat e tyre kundër njëri tjetrit 

Dikush nga miqt e mi më pyeti:  

–A është Syla vetëm “hero” i romancave tua apo edhe hero i Kosovës? 

-Ku ta dije unë, iu gjegja shkurt, vlerësojeni ju! 

Ai kishte shkua në aradhat partizane si hero I tregimeve të mia, se kishte besuar, sepse ishte idealist … por Kosova u ripushtua dhe nga ky shkak ai iku nga Kosova. Dhe nuk ishte ai i vetmi që iku. Por, Syla është personazh tregimesh e romanesh, shpresoj, para së gjithash. 

E Syla më “thërriste” përsëri e unë nuk e ndieja vehten të qetë e as nuk do të kisha ndërgjegjën time të pastër kur ai më thonte:  

-“Më ndihmo! Për mua po flitet “shumë”! Unë kam besua se ajo ishte rruga më e drejtë që vetëm me pushkë mund ta çlirojmë vendin …! Nuk dua asgjë, nuk e dua as statusin e veteranit e as të të burgosurit politik! 

Dua vetëm të dihet e të thuhet e vërteta botërisht për mua dhe për …dhe më doli gjumi e thash me veti:  

-Syla është gjallë. Ai nuk ka vdekur. 

Në letrat të cilat i lexova me kujdes, kuptova se Lumturia ishte martua me një tjetër burrë nga Shqipëria dhe kishte dy vajza …  

Raportet e Lumturisë me Sylën shpesherë nuk ishin raporte miqësore, të mira dhe jo rrallë ziheshin me fjalë sikur gjelat për asgjë por kishte edhe momente kur ajo, edhe pse e martuar, do ti shkruante “Sulos” letra e lavde: 

– Do të të gëlltis, që të të kem në bark e të të nxjerre kur të dua une. ….   

Sepse po nuk ke pasur diçka apo dike tjetër më të mirë, pse të ndahem nga burri? 

Zakonisht kur ndahesh, ka një njeri tjetër që e do më shumë dhe mua më ka shkuar mendja disa herë por nuk kam hasur një burrë më të mirë se ky që kam për mua, them se më të mirë ka plot … 

E keshtu e kam mbajtur dhe do e mbaj sepse me trajton mirë. Është me kulturë dhe i duruar 

-Nuk më don, nuk don të shihesh me mua? 

– Kur të vish këtu. 

-Te pyeta: …! 

– Por, jo të shkruaj letra për këto gjëra. Nuk e bëj ate shërbim, kurrë. Ofendohem dhe ndjehem e keqpërdorur. 

– Unë mendova se dje …  

– Si dashuri, simpati e konsideratë 

-Unë nuk dua që ti të ndahesh nga burri, nëse nuk don. 

– Unë nga burri ta thashe dje shumë qartë: nuk ndahem se nuk dua ta bëj por para teje u dorzova. Dhe mund të kam gabua por e bëra ngase të dua. Nuk mund të anoj nga ndarja, për asgjë por ti më pëlqen, më ngjit. 

Kam … (disa) vjet me të martuar dhe i vënë në balancë dhe mund të kam gabua por e bëra me ty ngase të dua. 

Më lodhe kot. Nuk e mendova kaq të dobët këtë lidhje me ty. Mu duke ndryshe.  

Shëndet! 

Po iki për sot. Ndjehem e lodhur dhe i mërzitur. Të gjitha bashkë dhe ishte totalisht e kotë. Gjërat duhët të jenë të lehta. Kur bëhen të vështira, të lodhin dhe nuk i shijon më. 

-Por nuk kam dashur të të lendoj me fjalë. Nëse mendon ndryshe, të lutem më fal! 

-Letrat e bisedat qe kishim të mbeten në mes të neve! 

-Po aty do të mbeten. Ti dyshon?  

Me duket sikur do që të të shkoje tëndja (sipas teje, vr. aut.) 

Ate qe do ti, te shkruajmë këtu për gjëra që as nuk i prekim as nuk i dimë se si janë. 

Por si te duash. 

– Jo! Nuk dua ashtu. Nëse nuk më don, më në ”fund” tërhiqem edhe unë pa asnjë kusht. 

– Ti ndoshta pa qellim, por më ke … ma ke ndarë zemrën në dysh. Unë kam të njëjtën ndjenjë pë ty, për gjërat fizike 

Cilen? 

– Me të shkruar. Me duken përverse ndjenjat për ty. 

-Unë nendova se dje …  

-Si dashuri e simpati 

– Mos u ndaj por më trego, si do te vazhdojmë, nëse vërtetë më dashuron? 

– Po ti e di. 

-Unë jam në gjendje me sakrifikua po aq sa më lejojnë kushtet e rrethanat, tradita e kultura. 

– Unë nuk i dua sakrificat e tua. Kjo duhet të jetë diçka e bukur, jo me fjalën sakrificë *) brenda 

-Ti më thua: nëse të pëlqej e pastaj? 

– Pastaj do bëjmë dashuri. 

– Pse të vije në Tirane, nëse …? 

– Po ti the që do të vish. 

Dhe doje të siguroheshe dhe do të bënim …? 

– S…?  

*) Jakup Krasniqi  

Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.  

*) ÇMENDURI f. 

  1. vet. nj. Gjendja e njeriut të sëmurë nga mendja, humbje e plotë e aftësisë për të menduar në mënyrë normale për shkak të çrregullimeve të rënda psikike, marrëzi.

Kaloi në çmenduri. 

  1. vet. nj. Mungesë e plotë e arsyes së shëndoshë në veprimet ose në fjalët e dikujt, marrëzi. Kjo është çmenduri.
  2. Sjellje, veprim ose fjalë prej të çmenduri; diçka në kundërshtim të plotë me arsyen e shëndoshë, marrëzi. Ka bërë mjaft çmenduri. Hoqi dorë nga çmenduritë. Nuk merrem me çmenduritë e tij.

ÇMENDURISHT ndajf. 

Si i çmendur, jashtëzakonisht tepër, jashtë çdo mase të arsyeshme, marrëzisht. 

E dashuron çmendurisht.  

*) Aleksandri i Madh    

Aleksandri i III i Maqedonisë (maqedonisht: Александар III Македонски Aleksandar III Makedonski; greqisht: Αλέξανδρος Γʹ ὁ Μακεδών, Aléxandros III ho Makedȏn; 20/21 korrik 356 Para.K. – 10/11 qershor 323 Pr.K.), i njohur përgjithësisht si Leka i Madh (greqisht: ὁ Μέγας, ho Mégas), qe mbret (basileus) i mbretërisë së lashtë helene të Maqedonisë dhe anëtar i dinastisë së Argeadëve.  

Leka i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.r.). Aleksandri lindi në Pella të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.  

ALEKSANDRI I MAQEDONISË 

✤ (Aleksandri III, 356-323 p.e.r.). Mbret i Maqedonisë në v. 336-323 p.e.r., i mbiquajtur Aleksandri i Madh, (Leka i Madh). Ishte biri i Filipit II dhe i princeshës epirote Olimpia (shih), e cila e edukoi me karakter të fortë. E mori arsimin nga Aristoteli dhe u përgatit si ushtarak në një varg luftërash. Pas vrasjes së Filipit më 336 p.e.r. mori pushtetin në Maqedoni dhe u zgjodh komandant i përgjithshëm i forcave greke kundër Persisë. Ndërmori një fushatë në V të Maqedonisë më 335, kur rrethoi edhe qytetin ilir Pelion (shih). Më 334 p.e.r. A. i M. nisi fushatën kundër perandorisë persiane, të cilën e theu dhe krijoi një perandori të gjerë që shtrihej nga tokat e mbretërise maqedone në Evropë e deri në brigjet e lumit Ind në Azi, e të Nilit në Afrikë. (N. C.)  

Burime, referenca dhe shënime: 

  • Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
  • Artikulli origjinal – Aleksandri I Maqedonisë

Vrejtje: Të dhënat mund të jenë te pasakta, por u në u mbështeta në Wikipedia në gjuhën shqipe  

https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandri_i_Madh  

*) Rexhep Hoxha 

Rexhep Hoxha (1929-2019) u lind në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa albanologjinë e studioi në Beograd. Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Veprat e tij të njohura për fëmijë janë: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Zëri i pyllit”, “Verorja”, “Ermali” Rexhep Hoxha ndërroi jetë me vitin 2019 

*) KAFSHORE f. 

Kafshatë. Dy kafshore bukë.  

*) SAKRIFICË f. 

  1. Heqja dorë me dëshirë nga të mirat vetjake, nga diçka e nevojshme a e shtrenjtë për të arritur një qëllim ose në të mirë të dikujt; flijim; vetëmohim. Sakrifica të rënda (të mëdha, të shumta). Sakrifica për punën (për luftën). Shpirti i sakrificës. Bëjnë sakrifica. Ia arriti me sakrifica.
  2. kryes. Mungesa të rënda në jetën e përditshme, që sjellin mundime e vuajtje; humbje të rënda. Sakrifica të përditshme. Jetë me sakrifica. Me vuajtje e me sakrifica.

SAKRIFIKIM m. 

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SAKRIFIKOJ, SAKRIFIKOHEM. Sakrifikimi i vetvetes (i jetës, i interesit vetjak). Sakrifikimi i njerëzve (i të mirave).  

SAKRIFIKOHEM vetv. 

  1. Bëj fli veten për një qëllim a për të mirën e dikujt, jap jetën për dikë a për diçka, flijohem, bëhem theror. U sakrifikuan për atdhe (për lirinë e vendit, për shkollën shqipe).
  2. Rroj me mungesa të mëdha e me mundime, për hir të një qëllimi ose për të mirën e dikujt, bëj sakrifica. Janë sakrifikuar gjithë jetën për ta rritur sa më mirë të birin.
  3. Pës. e SAKRIFIKOJ.

SAKRIFIKOJ kal. 

Heq dorë nga diçka për hir të një qëllimi ose në të mirë të dikujt; nuk e kursej ose e lë të humbasë dikë a diçka për të arritur një qëllim; flijoj, bëj fli, bëj theror. Sakrifikoi jetën (veten). Sakrifikoi gjumin (kohën e lirë, pushimin). Sakrifikoi çdo gjë (gjithçka) për të mirën e atdheut. Sakrifikoi një ushtar në shah. Nuk e sakrifikojmë asnjë mënyrë lirinë (pavarësinë).  

SAKRIFIKUES mb. 

Që është i gatshëm të bëjë sakrifica për një qëllim a për të mirën e dikujt, flijues. 

Ka shpirt sakrifikues.  

Vazhdon 

Malmö, 18 aj 2018, Malmö  

https://www.fokusi.org/edhe-e-djeshmja-edhe-e-sotshmja-jane-te-turpshme/ 

Vazhdon  

Malmö, 27 shkurt 2023
sinan.kastrati@hotmail.com 

Qeveria e Kosovës dhe pafytyrësia e kritikuesve lidhur me formimin e asociacionit apo “zajednices”…!

0

Nga: Abas Fejzullahi 

Nëse me kujdes do të mirreshin dhe analizoheshin të gjitha rrjedhatë e deritashme lidhur  me nënshkrimin dhe pranimin e Asociacionit apo Zajednicen e komunave serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e të miratuar nga Kurvendarët e Kuvendit të Kosovës, se çfarë kanë shkruar e shkruajn në vazhdimsi analista e banalista, gazetarë, bashkëbisedues,kurvendarë e politikuaj nga më të ndryshëm në poste dhe pozita të ndryshme politike apo institucionale  dhe çfarë bashkëbisedimesh zhvillohen nëpër emisionet e shumta televizive, do të dilshin disa vëllime librash, për fatin e keq  në dëm të Kosovës..! 

Sepse, të përmendurit sipër janë të udhëhequr nga smira dhe urrejtja, lakmia për pozitë e për pushtet çfardo qoft ai, ku mund të përfitojn diçka, të cilët sulmojn, shpifin e rëndojnë qeverin e tashme (pasi që Drejtësia, Prokuror e Gjygjësi janë vetem me emër por jo me veprim) dhe në asnjë mënyrë se pranojnë që fajin kryesor për gjendjen e tashme të krijuar në të gjitha drejtimet me të gjitha problemet janë pushtetarët e qeveritarët që kanë qeverisur tue u bashkuar partitë politike për pozita e pushtet ( tue lidhur lidhur kumari ti mua unë ty) kanë ndarë poste, pozita e pushtet për interesat e tyre dhe pa fije turpi e ndergjegje kanë pranuar e nënshkruar Asociacionin apo Zajednicen( që më përshtati i shkon (Zajebnicen)  në dëm të Kosovës siç e kanë pranuar e votuar edhe Gjykatën Speciale dhe tani kërkojnë të njejtit që qeveria e tashme t‘i zhbëj e të mos i pranoi ato..!? 

Dhe këtë e bënë opozita e cila i ka humbur votat, por jo edhe pushtetin e pasurin e krijuar pa mund e pa djersë në të gjitha mënyrat dhe format e mundshme që ia kanë krijuar për veten e tyre sa kanë qenë në pushtet…tue ndrrue ligje  e nene e tue ua përshtat  vetes së tyre dhe tani sulmojn  qeverinë dhe veten e paraqesin atdhetar e atdhedashës ndërsa qeverin rrënuese e shkatrruese që ta kujton tregimin ku mes tjerash thot:“…Mama  kopilin  ti them k…ë sa s’më ka thënë…“ !? 

Të nisemi nga Kuvendi i Kosovës me kurvendarët që kritikojnë Qeverin e Kosovës  tash, lidhur me bisedimet që duhet bërë me Serbinë, tue u thirrur edhe në emisar e komisar të ndryshëm të BE që në vazhdimsi vijn me kërkesa të Serbisë dhe parashtrojnë kushte dhe kushtëzime për Qeverinë e Kosovës, qysh se kanë filuar bisedimet. 

Ndër shumë kërkesa që ka Serbia, ma kryesorja është të formohet Asociacionin apo (Zajednicen) kancerin e shtetësisë së Kosovës, pasi që ate e kanë pranuar e nënshkruar në vitin 2013 Hashim Thaçi bashkë me Isa Mustafën dhe është miratuar nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe kur këta kanë bashkëqeverisur… sipas posteve dhe pozitave që i kanë pasur sipas marrëveshjeve ndër veti dhe askush s‘kërkon përgjegjësi ndaj tyre (përjashto ndonjë kërkesë e ndonjë analisti syçel e mendjempreht) që jep vërejtje dhe paralajmëron për pasojatë që do i ketë Kosova me Zajednicen..!

Opozita e tashme kur ishte në pozitë e ka pranuar kopilin e Serbisë, me emrin Zajednicë, nga të njejtit që e pranuan edhe Fusnoten (Pusnoten) që të hiqet emërtesa Republikë dhe Kosova në qarqet ndërkombëtare të përfaqësohet vetem me emërtimin serb Kosovo, po ashtu me nënshkrimin e Hashim Thaçit. 

Serbia ka llogaritur mirë se çfarë do të përfitoj në të ardhmen në Kosovë me pranimin e këtyre nënshkrimeve të përmendura e shumë të dëmshme për ardhmerin e Kosovës, një Republikë Serbe si në Bosnje ashtu edhe në Kosovë. 

Borisav Joviqi, ish funksionar në Serbi në kohen e Sllobodan Millosheviqit, thoshte gjatë ndryshimeve Kushtetuese në Serbi mes tjerash: „…Serbia gjithnjë ka fituar në luftë, por ka humbur në paqë gjatë bisedimeve…“ E vërteta ësht se: Serbia gjithnjë ka fituar në paq, sepse si në luftë si në paqë është ndihmuar nga Rusia, pra të gjitha bisedimet që janë bërë që nga viti 1878 e këndej, kudo në qenrat e ndryshme të Europës , Serbia ka fituar sepse është përkrahur jo vetem nga Rusia por edhe nga disa shtete tjera të Europës.  

Kjo përsëri po vërtetohet qysh se kanë filluar bisedimet mes Kosovës dhe Sebisë me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesëve nga më të ndryshëm nga BE emisar e komisar të ndryshëm  ku Serbinë veç sa se kanë shpallur viktimë dhe Kosovën agresore… në bazë të sjelljeve dhe kërkesave të tyre në vazhdimsi që Kosova duhet t’i pranon e ti jetëson, ndërsa asnjëhere nga këta përfaqësues të BE s‘kërkuan nga Serbia të ndryshoj Kushtetuten e Serbisë ku Kosova ende është pjesë përbërse e Serbisë edhe pse Kosovën e kanë njohur mbi 100 vende si shtet të pavarur dhe 5 shtetet e BE që ende se kanë njohur Kosovën e përfaqësuesit e tyre  janë ndërmjetësuesit  kryesor për bisedimet dhe deri tash është dëshmuar  se me qëndrimet , kërkesat dhe veprimet e tyre po e përkrahin Serbinë ndërsa kushtëzojnë dhe kërcënojnë  Kosovën në forma e mënyrat të ndryshme…! 

BE dhe përfaqësuesit e saj për ndërmjetsim në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëhere se ngriten çështjen  që Serbia  t’i paguaj dëmet e luftës që i ka shkaktuar Kosovës në të gjitha drejtimet, as për të pagjeturit  e hiq se hiq për shfarosjen që Serbia ka kryer dhe dhunimet e bëra në Kososovë nënë udhëheqjen dhe komanden e Sllobodan Millosheviqit..! 

Serbët ardhacak në Kosovë, bashkëveprimtar në kryerjen e krimeve dhe shfarosjeve në Kosovë me ushtrin dhe policin e Serbisë, tani janë të përkdhelur dhe kanë më shumë të drejta  3-4% serb në Kosovë se mbi 94% shqiptarë vendor dhe pakicat tjera. 

Serbët në Kosovë,  në komunat e Mitrovicës veriore që e ndau KFOR-i Francezë me çetnikët Serb  dhe me ndihmen e UNMIK-ut  ndau Mitrovicen në dy Komuna ku pjesen veriore bashkë me disa fshatra të formuara si komuna kontrollohen nga  grupet kriminale serbe të udhëzara nga Serbia…me dijen dhe lejen e UNMIK-ut dhe të BE..! 

Serbët e tri komunave veroire prej vitit 2000 e deri më tani s’paguajn rrymën, ujin dhe tatimin, këte e bëjnë qytetarët e Kosovës, me fajin e qeveritarëve tanë që kanë qeverisur prej vitit 2008-deri më 2020. 

Serbet ardhacak si pakicë kanë vendet e rzervuara në Kuvendin e Kosovës votuan s‘votuan sikur të ishin 30%  edhe pse jan vetem 3-4% . Marrin pagat nga buxheti i Kosovës dhe punojnë e veprojn haptas për Serbin e kundër pavarësisë së Kosovës  këtë e din shumë mirë ish pushtshtetarët vendor por edhe emisar e komesar të BE dhe heshtin siç kanë heshtur edhe vet qeveritarët vendor të korruptuar, të cilët e kanë pranuar e nënshkruar Asociacioni apo Kancerin e shtetit të Kosovës siç është cekur edhe më sipër…! 

Pikërisht këtë kopil serb të pranuar me nënshkrimin e Hashim Thaçit e Isa Mustafës, ja kanë lënë para derës Qeverisë së tashme të Kosovës dhe opozita e tashme i drejtohet kryeminstrit të tashëm se: këtë kopil ti duhesh ta pranosh ose të japësh dorheqje tue ba me dije se ka kush e pranon, kush e ushqen e rrit sipas porosive të atyre që e kanë pranuar në fillim dhe kanë lidhur marrëveshje me shkrim..! 

Si përfundim: 

Opozita deri më tash ka dëshmuar se i ka shërbyer dhe po i shërben për mrekulli përçarjes ndërshqiptare dhe po i ndihmon Serbisë ,bashkë me shumë analista, banalista, gazetaxhi e folës e drejtues të emisioneve  të shumta televizive në jetësimin e kërkesave të saja që s’kanë për t’u ndalur asnjëhere derisa të jetëson qllimin e saj për ripushtim të trojeve shqiptare dhe daljen në Detin Adriatik që e ka pasur dhe ende e ka si planë e program të përjetshëm bashkë me Rusinë. 

Opozita me këto veprime, po e bëjnë dobsimin e shtetësisë së Kosovës dhe po i japin mundësi veprimi Serbisë për shkatrrimin dhe zhbërjen  e Kosovës si shtet në formim e sipër..! 

Ndërsa disa qarqe të BE po e përkdhelin Serbinë gjëja për ta ndarë nga Rusia, që është një arsyetim i tyre më tepër formal se sa real, Kurdo që të pranohet Serbia në BE dhe në NATO, ajo do të vepron e punon në vazhdimsi për Rusinë në të gjitha format dhe mënyratë e mundshme  sepse me ndihmen e Rusisë është krijuar Serbia e madhe me pushtimin e trojeve shqiptare që nga vitet 1876-e deri më tani.

Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse 

0

Ushtarët rusë, të veshur me rroba të ushtarëve ukrainas, si kamuflazhë e pushtimit.

Gjergj – Skender Jashari, Preshevë

Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste kundër Perëndimit, siç historikisht, ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Europë e në veçanti ndaj Trojeve tona. Në Rusinë e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Europës ( Polonisë, Baltikut etj),1 dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik.2 Rusia në vazhdimësi, bëri luftëra kundër Turqisë-Otomanve,3 me pushtime territorësh që në vitet 1735-173,4 pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrinë, më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.01.1792, ku fitoi Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë.5 Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, e filloi Perandorisa Osmane, pasi forcat ruse humbën në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin.6 Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarsi,7 avansuan deri në Dobruxhë, përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum.8 Në  vitet 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë”9 e që Fuqit Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore.10 Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania,11 Serbia12 dhe Mali i zi,13 kundër Perandorisë Osmane,14 u luftu në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarsi, si Bullgaria,15 derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin)  në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit.16 Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi.17 Në Luftën e I Botërore, Rusia, e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë,18 e që Rusia përfitoi territoret si: Bjellorusinë( 1922), Ukrainën( 1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936.19 Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e II Botërore, Rusia u shpëtu nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të,20 e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.  

Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si: Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë; Partia komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindorë, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorve Revolucionar-Filipine; Batalioni i Lirisë Ndërkombtare-Siri, Partia komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste; Partia e Puntorve Komunist të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë; Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj.21 

Boshti i Djallit-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rënijen e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bulgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989,22 Jugosllavia u shpërbë, Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie.23 Bashkimi Sovjetik, u shpërbë: Lituania( 11.03.1990), Estonia( 30.03.1990), Letonia(4.05.1990), Abkazia(25.08.1990), Transnistria(2.09.1990), Gjeorgjia(9.04.1991), Gaugazia(9.08.1991), Estonia(20.08.1991), Ukraina(24.08.1991), Bjelorusia(25.08.1991), Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.08.1991), Uzbekistani(1.09.1991), Republika e Nagorno-Karabakh(2.09.1991), Taxhikistani(9.09.1991), Armenia(21.09.1991), Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore(28.11.1991), Federata e Rusisë(12.12.1991) dhe Kazakistani(16.12.1991).24 

Putini, ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese, që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam.  

Natyrisht të gjithë e kuptojmë që agresioni rus, kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike, që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tonë. Faza e parë e agresionit rus, kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj.25 Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në pjesën veriore, përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjestarëve të forcave speciale serbe dhe ruse, ishin të dukshme, në dhjetor 2022, duke ngritur barikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe etj. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.  

Por sot, fatmirësisht si kurrë më parë, në instancat më të larta të politikës perëndimore, trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit shoveniste, gjenocidiste dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për  të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për  të “Sëmurin e Siberisë,” Për më shumë gëzohem, që ne Shqiptarët nuk jemi si dikur në krahun e Perandorisë Osmane( të “Sëmurit të Bosforit”), e për më mirë, në krahun e Rusisë( të “Sëmurit të Siberisë”), ndodhet vetëm Serbia. 

Fundi i Federatës Ruse, është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë, është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht, sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit. Federata Ruse ka 142.8 milion banorëve, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse,26 ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete.27 Derisa në Federatën Ruse, fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike.28 Edhe sot, Rusia, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike,29 shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve,30 me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992,31 prej të cilavëe rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do ndahete në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja( sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënijen e Federatës Ruse, si bastioni i fundit i “Djallit” rrjedhimisht do bien edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik. 

Më:27.02.2023 

Gjergj-Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Vijon sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve

0

Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel më 15 Qershor 2021

Behlul Jashari

-Temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një marrëveshje bazë. Në prag të takimit të sotëm në Bruksel Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

PRISHTINË, 27 Shkurt 2023/ Në Bruksel vijon sot dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë,  pasditën e sotme zhvillojnë takimin e nivelit të lartë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ku temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve, si një marrëveshje bazë. Fillimisht Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, takon ndaras Kryeministrin e Kosovës e pastaj Presidentin e Serbisë.

Në një komunikatë të dërguar nga Zyra e Kryeministrit njoftohej se, Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në 24 Shkurt 2023  një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të  rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel.

Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.

Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht, theksohej mes tjarash në njoftim.

Para 12 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 12 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh  i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA,  theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.

Ky ishte raportimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, miratoi me shumicë votash – 63 pro, 48 kundër e 1 abstenim, një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike.

     Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlament”.

     Kuvendi i Kosovës zhvilloi të hënën debatin parlamentar, sipas kërkesës së Qeverisë, lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, dhe në përmbyllje vendosi me shumicë votash që në seancën e sotme të nxjerrë në votim rezolutën lidhur me këtë.     Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën e kaluar të Kuvendit, pat paralajmruar hartimin e një dokumenti-rezolute nga përfaqësuesit e grupeve parlementare, bazuar në dy draftrezolutat e paraqitura nga partia në pushtet PDK dhe ajo opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe në fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve, e cila përcaktonte edhe vijat e kuqe se çfarë mund të bisedohet e çfarë jo, si dhe në debatin e zhvilluar në seancë, ku kishte pikëpamje të ndryshme.

     Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, tha sot në seancën e Kuvendit se “kemi bërë përpjekjeje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ky dokument të jetë i përbashkët, por grupet e opozitës, AAK, LDK dhe Vetëvendosje nuk e panë të udhës të nënshkruajnë këtë dokument”.

     Mësohet se shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për të paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin paralajmëruar se do ta votojnë projektrezolutën për bisedime, nëse përfshihen edhe qëndrimet e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e cila është kundër bisedimeve me Serbinë pa i plotësuar ajo disa kushte, kishte paralajmëruar se do të votojë kundër rezolutës.

     Edhe sot në “deklarime jashtë rendit të ditës” u prezantuan qëndrime të ndryshme rreth dialogut nga deputetë të pozitës dhe opozitës.      Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Burimet thonë se janë përafruar qëndrimet rreth kadastrave, regjistrit civil dhe trafikut ajror dhe se ka dallime të mëdha rreth vulave të Doganave të Kosovës.