Kreu Blog Faqe 1106

Të hënën, më 27 shkurt 2023, LËVIZJA organizon zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Familjes së Ramadan Shalës

0
NJOFTIM – FTESË
___
Të dashur veteranë të Lëvizjes Kombëtare! Të dashur veteranët dhe invalidë të Luftës sonë Çlirimtare – UÇK – së! Bashkëfamiljarë të nderuar të Heronjve dhe Dëshmorëve të Atdheut!
Të hënën, më 27 shkurt 2023, Shoqëria LËVIZJA organizon zbulimin (shpalosjen) e pllakës përkujtimore e nderimore në shtëpinë e Familjes SHALA.
Veterani i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ramadan Shala, ishte bashkëthemelues i organizatës atdhetare: Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Ai ishte edhe bashkëhartues i programit dhe statutit të LRBSH-së.
PLLAKA përkujtimore dhe nderimore, që i kushtohet atdhetarit, veprimtarit dhe intelektualit, Ramadan Shala, përpjekjes dhe veprimtarisë së tij jetësore për liri e bashkim kombëtar, do të zbulohet në ORËN 15.
ADRESA: Rruga “Mustafë Kelmendi” nr:15, në Pejë (Te shtëpiat e Dalamonëve).
Jeni të mirëseardhur në këtë ngjarje përkujtimore dhe nderimore!

Pasojat e Aleancës kriminale LPK-PSSH, po i vunë Kosova sot e nesër

0
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Një histori tragjike e shqiptarëve të Shqipërisë londineze, siç i thonë Shqipërisë në kufijtë e përcaktuar në Konferencën Ambasadorëve në Londër, më 1913, do të bartej edhe në Kosovën e fund-shekullit 20-të.
Pas një dekade rezistence aktive, ndaj pushtuesit serbo-sllavë, në pranverën e vitit 1998, në Kosovë, filluan aksionet guerile. Pas masakrës të Prekazit, përmasat e rezistencës u shtrinë në organizime luftarake në disa zona të Kosovës. Tirana zyrtare social-komuniste, nuk e kishte mendjen tek lufta e Kosovës. Përkundrazi, tek përfitimi individual e grupor material dhe sabotimi i luftës. Këtë e thonë edhe kuadrot e hershëm të LPK-së.
Një klan i LPK-së, në Zvicër, i dominuar nga zona e Drenicës, i instruktuar nga Tirana dhe miqtë e saj, bëri puç partiak, shkarkoi kryesinë e vjetër të LPK-së. Në  koordinim me krerët pushtetarë të Tiranës, emëruan kryesinë e re të LPK-së. Më dhunë e morën në dorëzim Fondin “Vendlindja thërret”. Ndërsa me shantazh e kërcënime, në emër të UÇK-së, morën milionat nga Fondi i Qeveritar, i shprehur në 3 %-in, të cilët nuk u përdorën për luftën. Përkundrazi, u shpërdoruan privatisht, poshtërësisht dhe kriminalisht, nga disa komandantë qendrorë e lokalë.
“Pushteti merret me dhunë”, – ishte sllogani i Enver Hoxhës me komunistët e tij, gjatës Luftës Dytë Botërore. Kështu vepruan edhe disa “komandantë”, të cilët, realisht, nuk ishin pjesë e luftës ose ishin larg aksioneve luftarake. Enver Hoxha, luftën çlirimtare e konvertoi në luftë civile ndër-shqiptare, e mori pushtetin me dhunë dhe eliminoi kundërshtarët politikë me plumb, burg dhe internime masive. Ndërsa, komandantët e Kosovës, i vrisnin, cubërisht, pas shpine, gjatë dhe pas luftës, kundërshtarët politikë, por edhe brenda llojit, pra, lëvizakët e hershëm, nga frika e rivalitetit për pushtet, në të ardhmen e afërt.
Rrjedhimisht u zhytën në krime, të cilat janë numerike, të bëra me listime emrash të oficerëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, kuadro e veprimtarë të LDK-së, gazetarë reporterë të guximshëm të luftës, kuadro të hershëm të LPK-së. Dhe, e gjithë kjo plojë është “një e fshehtë publike!” Ndërkombëtarët, veçmas, dhe Serbia, hartuan dosjet e krimeve faktike. Këto dosje vazhdojnë të përdorën si shantazh të pushtetarëve të inkriminuar. Prandaj, janë, pikërisht, të shantazhuarit ata që bënë nënshkrime të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me rrjedhojat e të cilave po përballët sot Qeveria Kurti.
Kjo ekspoze, absolutisht e saktë, dëshmon për kompleksitetin e sotëm të bisedimeve maratonë Kosovë-Serbi. Dhe, është një mësim i madh edhe për shqiptarët, se  njerëzit e shantazhuar, nuk duhet ngritur në pozita vendimmarrëse shtetërore, sepse rrezikojnë shtetin, popullin e vet, duke mos qenë të lirë, të  marrin vendime të pavarura, ngaqë janë peng i dosjeve të tyre penalizuese.
Në rastin konkret, ishte porosia e Atit themeltar të Shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, se “Hashim Thaçi nuk duhet lejuar të ngritet në poste, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Dhe, kjo u provua katërcipërisht, gjë që vazhdon ta pykojë, bllokojë edhe sot shtetin e Kosovës.
Formula normalizuese franko-gjermane, një dilemë në pritje?!
1. Tej një dekade vazhdon një dialog i zvarritur Kosovë-Serbi, për disa çështje të parashikuara qysh në përcaktimet e bëra nga presidenti Ahtisari. Imponimi i disa syrësh, që janë bërë problematike për zbatim sot, janë pasojë se Hashim Thaçi, si kryesues i dhunshëm i UÇK-së, ishte i shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, vrasje të shqiptarëve, kundërshtarë politikë, përmes bandave të tij vrastare, i pranoi pa kundërshti. Kjo formulë shoqërohet me të panjohura dhe dilema. Mungon njohja reciproke e premtuar, fillimisht, nga BEj-a,-por sidomos nga SHBA, duke lansuar krekesën e rrezikshme, deri fatale, themelimin e Asociacionit për serbët e Kosovës!
Rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës sovrane. BE dhe SHBA, për ta shmangur një vatër krize, më saktë, zjarri, kërkon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Për këtë, me kërkesë të BE-së, por edhe me aprovimin e SHBA-së, është hartuar një plan-kornizë franko-gjermane.
 
Për pranimin e saj ka pasur mëdyshje, herë nga Kosova dhe herë nga Serbia dhe anasjelltas. Së fundi, me presionin e shtuar të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, për t`i vënë sanksione Rusisë, pëndryshe do të përballet me pasoja serioze, së pari, sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në këto rrethana, Kosova, përkatësisht, Qeveria Kurti e pranoi planin franko-gjerman, por, duke kërkuar, paraprakisht, plotësimin e 6 (gjashtë) pikave, kushteve. E parë e tyre për nga rëndësia: “Jo Asociacion monoetnik!”
 
Mendoj se është një potez i qëlluar i kryeministrit Kurti, sepse refuzimi i këtij plani, do të thotë bllokim i procesit të mëtejmë të dialogut, gjë që vonesat nuk e favorizojnë shtetin e Kosovës. Kjo kornizë e ka dialogun brenda, përmbajtja e së cilës edhe mund të dialogohet dhe ndryshohet, vartësisht se çfarë përmbanë i gjithë plani franko-gjerman, i cili rezulton të jetë i BE-së dhe i pranuar edhe nga SHBA-ja.
 
Ndërkohë, pranimi i Asociacionit është përgjegjësi e madhe, sepse pranimi i tij, nuk jep shansë dhe mundësi, për ta dialoguar dhe ndryshuar mëtej, ashtu siç ka ndodhur me Demarkacionin, vepër e tradhtisë faktike të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët, dhunshëm dhe aksidentalisht, ishin ngritur në pozita sunduese, duke shkelur mbi kufomat e luftëtarëve dhe të veprimtarëve, të përkushtuar për lirinë e Kosovës.
 
Akuzat për “besëpremje të shpresës të shqiptarëve”, të bëra në adresë të Kurtit, janë shpifje monstrume, nga ata që tradhtuan, duke qenë të paautorizuar, folën në emër të shqiptarëve, duke e pranuar “blanko” Asociacionin. Opozita, fillimisht, u deklarua se çështja e dialogut, në rastin konkret, e Asociacionit, është përgjegjësi e Qeverisë Kurti dhe, korrektësisht, nuk u prononcuan mëtej. Por, brenda javës, dy nga eksponentët e opozitës, e konsumuan elementin e tradhtisë, duke e kërkuar, madje ngulmërisht, themelimin e Asociacionit!
 
Intrigimet konspirative të opozitës për Asociacionin, favorizuan Vuçiqin!
 
2. Vazhdimësia e pritshme të dialogut Kosovë-Serbi, mund të hamendësohet, por jo edhe të parashikohet. Presioni enorme i Rusisë ndaj Serbisë, për të mos pranuar planin franko-gjerman, është ndikues dhe për rrjedhën e dialogut. Si arsyetim Vuçiq mund të ngulmojë “krijimin e Asociacionit, pastaj mund të bisedojmë për çështje tjera”, vetëm për ta zvarritur dialogun. Edhe opozita serbe, me nacionalistët e saj, qëllimshëm, po kundërshton planin e cituar, duke e ndihmuar dhe justifikuar presidentin e tyre, në sytë e ndërkombëtarëve.
Ngulmimi i BE-së, në veçanti i SHBA-së, për themelimin e Asociacionit, pothuajse, pa kushte, ka trimëruar presidentin Vuçiq dhe, si duket, u ka premtuar serbëve fitore. Kjo u vu re, fillimisht, në Bosnjen serbe, në veriun e Kosovës dhe tani edhe në Serbi, se po “lindë një Republika Srpska” edhe në Kosovë.
Se dialogu Kosovë-Serbi është serioz, mjafton t`i referohemi shprehjes të Qendrave të Vendosjes se “palët në dialog i presin kompromise të vështira, të dhimbshme!” Për ta përballuar, me sa më pak dhimbje, këtë dialog, duhej të ishin të bashkuar, unik në mendime dhe veprime pozitë dhe opozitë. Për çudë, ndodhi e kundërta. Ende pa filluar dialogu, ndodhi lëndimi i vrazhdët, opozita e çakorduar, më shumë se kurrë, e pranoi Asociacionin.
Logjikën e çoroditur të opozitës, e ka errësuar dëshira histerike, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. PAN-in e zhytur në krime gjithëfarëshe, e kuptoj, sepse LVV kërkon konsolidimin e drejtësisë, për shtet ligjor. PAN-i, falsifikueshëm, thirret në trinomin: “për Zot, atdhe, shtet”! Sepse hajnat dhe kriminelët nuk kanë as Zot, as atdhe dhe as shtet. Por, nuk e di ku e ka hallin LDK-ja, kur hesht dhe nuk distancohet, edhe atëherë kur një deputet i saj aprovon dhe lobon krijimin e Asociacionit!?
Qendrimet aprovuese, paraprakisht, të Asociacionit, nga opozita, kanë vështirësuar, madje skajshëm, rezistencën e Qeverisë Kurti, për modifikimin apo refuzimin kategorik të Asociacionit. Escobar, triumfalisht ka thënë: “Pavarësisht refuzimit të Kurtit, shqiptarët e kanë pranuar Asociacionin!” Referenca e Kurtit në Kushtetutën e vendit, se nuk lejon themelimin e Asociacionit njëetnik, është një argument domëthënës. Edhe qëndrimi pozitiv i minoriteteve tjera, madje aktivizimi i tyre kundër çfarëdo Asociacionit monoetnik, duhet shfrytëzuar, duke menduar edhe variantin shtesë, për shmangien e Asociacionit aktual të propozuar.
Duke parë predispozicionin e minoriteteve, për të qenë krah popullit dhe kryeministrit të Kosovës, në rastin e bisedimeve për çështjen e Asociacionit, me deklaratat përmbajtësore të Emilija Rexhepit, Elbert Krasniqit, Enis Kervan, nëse nuk arrihet pajtueshmëria me ndërkombëtarët, për të hequr nga agjenda çfarëdo Asociacioni tjetër, përveç atij të Komunave të Kosovës, atëherë Kurti duhet të japë variantin e zgjërimit të Asociacionit serb, për ta ndryshuar opcionin monoetnik, në multietnik, duke ia bashkangjitë dy komunat me shumicë minoritare, të Mamunshës turke dhe të Dragashit boshnjakë e goranë. Kështu do të kishim dy Asociacione identike njëri me tjetrin në Kosovë, pa ndryshim kompetencash.
“Merre ose lëre”,- dajak për Kosovën dhe kulaç për Serbinë! Cinizëm?!
3. Shtrohet pyetja logjike, a mund të penalizohet shteti serb nga SHBA dhe BE, në rast se refuzon planin franko-gjerman? Me sjelljen e saj destruktive dhe agresive, karshi fqinjëve të saj; me aleancën kriminale me Rusinë, edhe pse bëri agresionin fashizoid në Ukrainën sovrane; Serbia ka merituar me kohë penalizimin dhe ndëshkimin, nga Qendrat e Vendosjes.
Serbia është përkdhelur, njësoj si Jugosllavia e Titos dikur, për katër dekada. Pastaj, është vazhduar me tolerimin e Millosheviqit dje dhe të Vuçiqit sot, nga ndërkombëtarët. Ajo ka gëzuar dhe gëzon investime nga Perëndimi, por lidhjen strategjike dhe shpirtërore e ka me Rusinë dhe aleatët e saj të Lindjes, të Azisë. Serbia përdorë çadrën ruse, për ta shantazhuar Perëndimin dhe ka funksionuar papengueshëm.
Mjerisht, kjo lojë e pistë, vazhdon edhe sot, në raportet me Kosovën. Ndërkombëtarët sikur nuk mjaftohen se përgjatë 150 viteve të fundit, Serbia ka gllabëruar gjysmën e trojeve etnike shqiptare, pikërisht, në saje të përkrahjes direkete të Rusisë, duke i përdorur territoret shqiptare, si monedhë kusuritjeje, në pazaret e ndyra të Fuqive të Mëdha të kohës.
Dhe, çuditërisht, edhe sot, pas shpalljes të Pavarësisë të Kosovës, të njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në kufijtë ekzistues, synohet të vazhdohet me grabitjen e tokave shqiptare, përmes dallavereve të Asociacionit!
Pse u dashkan eksperimente shtesë, siç është – themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe -, kur rasti identik tragjik i Bosnjes dhe Hervegovinës, ka paralizuar shtetin dhe mbanë në ethet e luftës, të vdekjes, popullin e martirizuar boshnjak, për tri dekada radhazi?! Mjafton ky shembull morbid, për t`i thënë njëmijë herë -jo-, krijesës fantazmë, Asociacionit, parathënëse të ndarjes të Kosovës, rrëmbimit, në tavolinë, të veriut të Mitrovicës.
Presidenti Rugova, në gjallje të Tij, kërkoi që dialogu me Serbinë, për çështje të padefinuara, të jetë i kufizuar në kohë. Kjo porosi e artë u anashkalua, qëllimshëm, u humb shansi dhe dialogu u ra për hise, pushtetarëve të shantazhuar, pikërisht, nga Serbia, me dosjen e begatë të krimeve, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, nga disa komandantë kriminelë, të etur për pushtet dhe pasuri. Janë ky soj bastardësh, të cilët, për të shpëtuar nga akuzat bazike, vunë në ankand interesat kombëtare, për interesa personale të tyre. Dhe, gatuan çorbën e sotme të thartuar, të cilën shqiptarët nuk po e kapërdjnë dot!
Së fundi, rrethanat gjeostrategjike, rreziku i eskalimit të një konflikti në Ballkan, e mbi të gjitha, mbajtja pezull e një konflikti të ngrirë, siç është ai i Kosovës me Serbinë, që e dyzon vëmendjen e Qendra të Vendosjes, veç agresionit rus në Ukrainë, nuk mund të tolerohet mëtej. Andaj, BE dhe SHBA ultimatuan, njëherësh Serbinë dhe Kosovën, për një normalizim, të ngutshëm, të marrëdhënieve ndërshtetërore, mbi bazën e platformës franko-gjermane.
Presidenti Vuçiq iu drejtua popullit serb, se nëse nuk e pranojmë këtë plan të ndërkombëtarëve, Serbia do të përballet me sanksione fatale. Reagimet e brendshme ndyshonin, por në raport me Kosovën ishin unik, në ngulmimin për Asociacionin.
Përkundër, në Kosovë, disa opozitarë i “zhveshën brekët”, sabotuan rezistencën në mbrojtjen e veriu të Kosovës, përkatësisht, e pranuan Asociacionin serb! Pra, njësoj siç e sabotuan luftën, me prishjen e Marrëveshjes në Osllo të Norvegjisë, mos unifikimin e faktorit ushtarak; me vrasjen e Ministrit të Luftës; me sabotimin dhe moslejimin e hyrjes në luftë të “UÇK-së të LPK-së”, duke e strehuar atë të mrizonte nën pishnajat e “Bllokut të Zi”, të Tiranës; me vrasjet serike të luftëtarëve të FARK-ut dhe të kundërshtarëve politikë.
Lë të shpresojmë se do të dominojë aryeja, në mendjet e ftohta të zyrtarëve të Qendrave të Vendosjes. Lë të dëgjohet edhe zëri i arsyes, të një grupimi të madh: senatorësh, kongresmenësh, profesorësh, akademikësh dhe të intelektualëve të shquar të Amerikës. Kuadro të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, gazetarët e medieve prestigjioze, të cilët nuk pajtohen me presionin paradoksal, që i bëhet Kosovës, për ta pranuar Asociacionin fatal njëetnik.
Ky model Asociacioni, është parathënie e ndarjes të Kosovës, grabitjes së heshtur të Kosovës Veriore. Barrikadimin një mujor të veriut të Kosovës, nga banditët e Beogradit, e konsiderojnë si turp të madh të EULEX-it dhe KFOR-it, përkatësisht, të Evropës dhe të Amerikës. Prandaj, ka ardhur koha të stopohet Serbia agresore, në pretendimet e saja të çmendura, për ta bërë Serbinë e Madhe, në kurriz të Kosovës, të Bosnjes, të Malit tëalbulena Zi, të Maqedonisë.
Emisarët evropianë dhe amerikanë, duhet të mësojnë më shumë, për historinë tragjike të Ballkanit, që nga shekulli 19 e deri sot, grabitjet e bëra nga Serbia, të territoreve të fqinjëve të saj, duke përfituar nga konjukturat politike dhe mbështetja direkte, dikur e Rusisë cariste, e pasuar nga Rusia Sovjetike dhe sot nga Rusia e tkurrur, por, gjithnjë, me ambicje perandorake.
Gjithnjë aktuale thirrja e poetit çek, Julius Fuçik, para skuadrës ekzekutuese fashiste:
“Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë!”

Kryeministri Kurti i dërgon letër Presidentit Zelensky: Ju po luftoni për të mbrojtur integritetin territorial, të drejtën e një populli dhe sovranitetin shtetëror

0

Prishtinë, 26 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të njëvjetorit të rezistencës së Ukrainës nga invazioni dhe agresioni rus, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke shprehur përmes saj simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë si popull.

“Në komunikimet e përditshme mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij”, ka nisur letrën për presidentin Zelenskyy, kryeministri Kurti.

Ne, vazhdon më tej ai, jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Kryeministri shtoi se edhe pse gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme.

Kryeministri kujtoi rezistencën tonë të para 23 viteve dhe se si 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë. “Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATO-s, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne”, thuhet në letrën e kryeministrit.

Ai shtoi se në Ukrainë po luftohet për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një shteti.  “Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë”, ishin fjalët e kryeministrit.

Përmes kësaj letre, kryeministri ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit dhe i ka uruar presidentit ukrainas një fitore vendimtare.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti drejtuar presidentin të Ukrainës, Zelenskyy:

I nderuar z. President,

Në komunikimet e përditshmme në mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij.

Z. President, ju jeni në luftë, një luftë rezistence për Ukrainën, për Evropën dhe për demokracinë. Ju mbani shkallën më të lartë të historisë të së ardhmes dhe sakrificës së popullit. Nuk mund t’ju urojmë më shumë në rrafshin e ndërgjegjes morale dhe politike se ajo që ju po bëni tashmë prej një viti. Ju e keni mishëruar popullin tuaj dhe ndjenjën e tij të lirisë.

Nga zemrat tona ne ju shprehim simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë. Ne jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Edhe pse jemi gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme. Në këtë ngjashmëri historike rrugët tona kryqëzohen.

Para 23 vitesh ne bëmë rezistencën tonë dhe NATO na ndihmoi për të mbyllur ciklin gjenocidal të Serbisë. 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë. Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATOs, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne.

Ju po luftoni për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një shteti. Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë.

I nderuar z. President, ju keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit të Kosovës. Nga gazetarët ukrainas që kemi strehuar në Kosovë, ne jemi informuar edhe më mirë për realitetin e përditshme në vendin tuaj. Historitë e guximit dhe sakrificës së ushtarëve, përkushtimit të tyre ndaj vendit dhe kauzës, të cilat i kanë mposhtur shanset kundër tyre dhe kanë frymëzuar botën — historitë e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së njerëzve përballë pushtimit brutal — kanë mobilizuar botën e lirë për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.

I nderuar z. Zelenskyy, me respektin më të lartë për ju dhe popullin ukrainas, ne ju urojmë një fitore vendimtare. Ne do të jemi me ju për rindërtimin e qyteteve tuaja, kthimin e njerëzve tuaj, rehabilitimin mendor dhe fizik të shoqërisë suaj dhe anëtarësimin tuaj sa më të shpejtë në NATO dhe në BE.

Lavdi Ukrainës,

Slava Ukraini!

Bashkëlidhur në këtë email gjeni letrën në gjuhën angleze:

Letter from Prime Minister Kurti to President Zelenskyy 23.2.2023 (2) (1).pdf

Dashuria dhe një ëndërr në një natë pranvere 

0

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Unë e mbaj fjalën, po ti?” publikuar në  Drini.us,  25 Shkurt 2023  

Pjesa e katërt (4)  

Ardhja e Sanijes, vajzës së Lumturisë në vendlindjen e babës, Sylës në Turjakë e në nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje. 

Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte bërë të gjithë të flasin me shpresë, dyshime e sipas qejfit. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në Shqipëri, në burg apo ka vdekur vend në tjetër? 

Syla ishte bërë “legjendë”*) e “mit”*). Më me dëshirë fëmijët kishin dëshirë të dëgjonin një “përrallë”*) për Sylën se sa ato për zanat, orët e malit, dragojt e kulshedrat, shtrigat, zhuganat e qelat. 

Tregohej një ngjarje se në një fshat të Qyqavicës kur paska shkua një djalë i ri ushtar i turkut, nuk paska dërgua asnjë letër në shtëpi disa vjet. Familjarët i kishin humbur shpresat se ai do të këthehet në shtëpi i gjallë. Në shtëpi kishte lënë gruan me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen. Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi. Rrugën deri në Kosovë e bënë për 3 muaj këmbë. Afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve.   

Para se me hy në fshat, “ushtari” tebdil *) 

i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Afrohet ta ata dhe i pyet: 

 – A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel! 2*) 

–Po, përgjigjen çobanët. 

 -Po a dini gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash?       

 –Po i thonë çobanët. Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër. 

-Po gruaja, a mos është martua? 

 –Jo! Ajo i ka ruajt fëmijët.  

Kur bindet ushtari tebdil se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç, qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët në malet e Qyqavicës *).  

Shumë ushtarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të “babes” davlet të Turqisë, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. Kemi plot këngë që iu këndohen ushtarëve nizamë *) e mërgimtarëve se si korbi iu ka nxjerrë sytë e ballit nëpër shkretëtirat e Anadollit e gratë kanë mbetur të veja, janë plakur e thinjur para kohe. Nuset e tyre kanë pritur te dyert e oborrit, mbrëmjeve të vona e mëngjeseve të mershme a mos po cakat dikush në dyer a po e vjen kush me ndonjë haber *) për burrat të tyre. Nuset e reja që plakeshin e ashtu të kërrusura i ruanin e i rritnin fëmijët që shpesh ishin “Vaji i Sokakut” e ato gra që dikur kishin qenë nuse, ishin të detyruara të martohen me një të afërm, me kunatin, (vëllain e burrit) vetëm e vetëm që mos ti lënë fëmijët jetim, pa babë dhe pa nënë pa dëshirën e tyre vetëm që mos të largohen nga fëmijët e ata të kenë në mbrojtje e të kenë një “baba”, burrin i nënes. 

Jo pakë raste kishte kur gruan e vejë e martonin për një plak ose djalë të ri, në familjen e burrit me moshë deri në 30 vjet më të vjetër. Prandaj edhe ushtari nga katundi i “S”, i cili pas 12 vjetëve asqer *) këthehej në katund nga frika se mos gruaja iu ka martua me ndonjë të afërm ose vëlla të tij, nuk shkon në shtëpi para se ta marrë vesh a iu ka martua gruaja apo e ka pritur. Nëse do ti thonin çobanët se gruaja tu ka martua me vëlla, ai donte nuk do të shkonte në shtëpi por do të k`thehej përsëri “kah themrat, gishtat e këmbëve” …  

E nuset e reja kur vinte behari, iu luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” me pajen*) e nuses prishej e nuset plakeshin …. 

Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës, kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh, (në Hereq), me tregonte Drevish Neziri ndërsa djalin e kam njohur dhe kemi ndejtur e bisedua shpesh. 

Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëngjes e milte lopën i qonte tamël djalit dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe. 

Deri më 1988, kam dëgjua për djalin. Ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna në familje e të ketë shumë fëmijë. 

Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit me malazezën, Verën? 

Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja tash erdhi një vajzë tjetër, e “Vajza e Sylës”, Sanija (?) 

Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Lumturisë në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë? 

Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se do të gëzoheshin me nipërat e mbesat duke i ushqye me tamel të deleve të Turjakës, me i mbajt në prehër e me iu tregua përralal e këndua këngë, fëmijëve të Sylës? 

Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të dy duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit… Këndonte ndonjë dovë e dua*). Ndodhte Sanijën e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit …. 

E baba i Sylës, Miftari si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi, i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”. 

Miftari nga oda nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte, vetëm kur kishte ndonjë dekë e drekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam e kamë në dhe e një mbi dhe”. Priste mos po vjen Syla e donte që ajo të ia çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet:  

-O më erdhi djali e të dalë baba i Sylës e ti … 

Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës 

Por kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer” (jetë) më shumëi, vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm. 

Dhentë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, një të shtune pas 1 muaji që shkoi Syla. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, vajtonte kur i dëgjonte kumonat e dhenëve. Qentë vraponin nëpër oborr sikur dikur kur i kishte pasur Syla dhentë te ahur por as aty nuk i gjenin qentë dhentë dhe shkonin në torishtën ku verës flenin dhentë dhe bjen “më fjet” e nuk qohet më. Te nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk e kishte hëngër. 

Tregime për qentë e çobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas. Ndoshta. 

Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi të kuqe, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave jugosllav, Jugoslavenske željeznice ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin shka me hangër. 

E kur ktheheshin të zotët e shtëpive nga Ujmiri, me kumonat e dhive, qentë nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kanë cof (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet: ka vdekur).  

Dilema më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën? 

Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Aleksandar Rankoviç nuk ishte më në pushtet *). A do të thot kjo se edhe pas Rankoviçit, kishte ende njerëz të SHSSH*) shqiptarë si Rankoviçi. 

Dyshimet se a është gjallë apo ka vdekur Syla dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atëherë kush është dhe ku është Syla? 

Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë dhe se një ditë do të kthehet në Turjakë. Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Lumturisë, Sanija nga Tirana. 

Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Lumturia, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur. Letrat janë edhe një si ditar që Lumturia e Syla kanë mbajtur shënime. 

Disa pjesë të shkëputaura nga letrat e Lumturisë dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova që ti paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër private, ato nuk do ti publikoj. 

Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjodha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante:  

” Urime i nderuar Sinan, “Ngutu po te pres”!  Ky tregim ka mundësi me u dramatizu dhe kishte me dal një dramë shqiptaro-… suksese te metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, të punoftë shendeti dhe mendja ty dhe familjes! 

Dhe mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim.  

Pjesë nga drama me dy personazhe:  

– Çfare mbremje …ngjyra rozë e përsosur e horizontit se patriot jeni në zemër.  

-Unë po dëgjoj një kënge qytetare: ”Bubullin te shkami Kavajes”-  

-I ombël është zeri i kësaj që i këndon fukarasë. tironse puro. 

Të perqafoj! 

– E dashura Lumturie, mirë mëngjes! Sapo u zgjova. 

– Unë kam fjetur pak por të kam menduar … ty. 

-Edhe unë… kam fjetur pakë dhe kam menduar shumë.  …. Oh sa bukur. 

Nga dritarja e dhomes shikoj nje pjese te oborrit dhe Detin. 

– Mrekulli. Për një mëngjes si ky që keni ju atje. Po te isha tani aty me ty …do të falja gjithçka.   

– Nuk po më pritet …. kur do të të shoh ty. 

-Uneë nuk e mendoj ate. Më mërzit se mund të mos shihemi por më lumturon ideja, ku i dihet jetës??? 

Po kjo ishte nata më e bukur për ne…Po ngrihem të bëhem gati. Realiteti i shëmtuar krahasuar me ëndrrën per ty… 

Të puth…! 

– Fantastike! Shumë bukur! Si i bëjnë këto shtëpi të bukura? Kanë shumë para? 

– Unë po pi kafe në verandë para detit. 

– Jo por nuk kam besim dhe nuk i bëj këto lloj mardhëniesh dot. E vërteta e shkretë, i thash vetvehtes. 

Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit):  

– Çfarë pamje e mrekullueshme! Kenaqu atje se qenka si parajsë ! 

Ishte nje ” lidhje e shkurter” E verteta del në këtë formë. 

-Por nuk më dhe kohë, me të tregua, me të tregua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën time, nuk do të më njohësh sa duhet. 

– Nuk më duhën fjalët. Do lexoj fjalët e tua që shkruan e do shikoj fotot e tua.  

– Eh Sulo po ne nuk kemi pirë as kafe bashkë. Ti shikoj fotot. Është fantazi puro. As që mund të përgjigjem seriozisht po nuk të mbajta erë të paktën për mua 

-Lumturi, të …! 

– Edhe unë. Më intereson shumë sinqeriteti. Është e shtrenjtë për mua. Por nuk jam ekstremiste. 

Sulo, nuk besoj se kjo është aq dramatike, ti mua me pelqen.  

-”Muajin e mjaltit” ku do ta presim? 

-Të sillemi si të rritur. Më duket humbje. Por nuk dua as të bëj ate që thua ti! 

-A është e vërtetë se ne do …? 

– Me menyren time, te dua. Kam nevojë për miqësinë tënde …. 

Jo se unë nuk ndahem ligjërisht nga burri im. Gjëra që nuk i bëj vetë, nuk të kërkoj ty 

Por ka plot gjera të tjera, të mira e të qenësishme. 

Çfarë ndodhi i dashur ??? 

-Jo, unë me nuk mundem. E don numrin e telefonit ? 

– Po! 

-Nëse nuk të shoh ty nuk dua asgjë ne …. ! 

– Po hajde të më shohësh! 

Do të të gëlltis që të të kem në bark e të të nxjerrë kur të dua. Unë dua vetëm të mos gënjesh për asgjë. 

– Lumturie, numri i telef tim është …  

Cila është fjala jote e fundit për mua? 

– Të kam xhan.  

*) LEGJENDË I f. 

  1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Mbeti legjendë. Hyri në legjendë.
  2. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. S’u besonte kush atyre legjendave.

* E bëri legjendë diçka e zgjati shumë tregimin për diçka, duke i shtuar edhe gjëra të paqena e duke e zbukuruar me trillime.  

LEGJENDË II f. libr. 

  1. Shenjat e posaçme dhe shpjegimet që jepen poshtë ose anës një harte, një skice etj.
  2. Mbishkrim në një monedhë a në ndonjë figurë. Legjenda e një monedhe

(e një figure).  

MIT m. 

  1. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore – rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e grekëve të vjetër. Miti i Anteut.

Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Krishtit. Miti i Diellit. Miti i zjarrit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit). 

  1. Diçka që shtrembërohet me qëllim e paraqitet krejt ndryshe nga ç’është, duke i veshur një petk të rremë legjendar a përrallor. Miti i pathyeshmërisë së ushtrisë hitleriane. Demaskimi i mitit të demokracisë amerikane.

*) PËRRALLË f. 

  1. Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë gojore popullore, që ka formën e një tregimi, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluara nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme, rrëfenjë popullore; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë e me mjete të tilla. Përrallat popullore shqiptare. Përrallë e bukur (tërheqëse). Përralla me kafshë. Përrallat e gjyshit (e gjyshes).

Në botën e përrallave. U tregonte përralla fëmijëve. Ka shkruar një libër me përralla. Duket (ndodhi) si në përrallë. 

  1. bised. Fjalë të kota e pa asgjë të vërtetë; diçka e trilluar, gënjeshtër, gjepur. Përralla me mbret gjepura, dokrra; premtime të kota. Na shet përralla. S’u besojmë atyre përrallave. Hodhën poshtë përrallën e pathyeshmërisë së armikut.

* Përralla me mbret mospërf. shih te MBRET, ~I. U bë përrallë diçka është përsëritur shumë diçka; është folur shumë për diçka që nuk është realizuar. U bë përralla e botës dikush i doli nami i keq për diçka, mbahet nëpër gojë nga të gjithë për një punë jo të mirë. Është përrallë mizash diçka shih te MIZË,~A. Është thes përrallash (fjalësh, llafesh) dikush shih te THES,~I.  

*) TEBDIL ndajf. bised. 

Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil.  

* Bedel m.sh. – 

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.
  3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.
  4. përd. ndajf. Kot, për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.

*) Qyqavicë   

Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin 

Malet e Qyqavicës shtrihen në anën perëndimore të qytetit (të Prishtinës, ndërsa në jug -lindje të Vushtrrisë, me një pikë më të lartë prej 1,091 m. Këto male janë një kufi natyror midis dy luginave të mëdha, të njohura si “Rrafshi i Kosovës” dhe “Fushëgropa e Drenicës”.  

* NIZAM m. hist. 

Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk. 

* HABER m. bised 

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj 

S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.  

*) ASQER m. vjet. 

  1. Ushtar. Asqerët e turkut. Një tabor asqerë. U vesh (shkoi) asqer.
  2. keq. Ushtar i çrregullt.
  3. vet. nj. përmb. Ushtri.

ASQERIE f. hist. 

Taksë që paguhej në kohën e pushtimit osman për të zëvendësuar shërbimin ushtarak. Paguanin asqerien. Mblidhnin asqerien.  

*) SHTRUAR f. zakon. 

  1. Rrobat që shtrojmë për të fjetur, shtresat e mbulesat; shtrojë. Bëri gati (solli, ngriti) të shtruarat. Ra në të shtruarat. U ngrit nga të shtruarat.

”shtruni”, në vend të shtratit, vendi ku flinin burrë e grua në dhomë.  

*) PAJË I f. 

  1. etnogr. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej. Pajë e madhe. Paja e nuses (e vajzës). Qëndismat (jastëkët) e pajës. Arka e pajës. Bënte (përgatiste) pajën. Nisi (dërgoi) pajën. Nuk sjellin më pajë me vete.
  2. bised. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë. I mbeti pajë.

* Bëhu pajë! keq. shporru, qërohu! E mori pajë me vete (iu bë pajë) i mbeti përgjithnjë si njollë, nuk i hiqet më. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) e shporri dikë, e hoqi qafe.  

PAJË II f. 

Përkrahje e dikujt kur nuk ka të drejtë, anësi, anë, hatër. Mban pajë anon nga dikush, flet a vepron me anësi. I mban pajën dikujt e përkrah edhe kur nuk ka të drejtë, i mban anën. Flet me pajë.  

*) DUA f.  

  1. fet. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami; lutje që i bën hoxha zotit gjoja për të shëruar një të sëmurë, për të larguar një të keqe etj.; letër ku shkruhet kjo lutje dhe që mbahet si nuskë (në vendet ku vepron feja myslimane). Bënte dua. Këndonte duanë. Shkroi një dua.
  1. bised. vjet. Lutje. Bëj dua lutem.

*) Aleksandar Rankoviç  

Aleksandar Rankoviç ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankovi? ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete ishte personi i tretë pas për nga fuqia pas Josip Broz Titos och Edvard Kardel. Ka qenë ministër Punëve të brendshme dhe gjatë asj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Kosovë 

Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës. U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder tre njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe. 

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise. Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav… 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Rankovi%C3%A7  

*) Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (RF Jugosllave) 

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (serbisht: Ресор државне безбедности, romanizuar: Resor državne bezbednosti; shkurt. СДБ / SDB ose РДБ / RDB) ose thjesht Sigurimi i Shtetit (serbisht: Државна безбедност, romanizuar: Državna bezbednost; shkurt. ДБ / DB), ishte agjencia e sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Jugosllavisë e ngarkuar me mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e brendshme.  

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sh%C3%ABrbimi_i_Sigurimit_t%C3%AB_Shtetit_(RF_Jugosllave)  

P.S. 

”Si u formua UDB-a jugosllave? Dhe ana e errët krimnale”, shkruante Bota Sot e dat. 6 gusht 2017 

Vazhdon  

Malmö, 26 shkurt 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Nesër, në ora 12, para Pallatit “Rilindja”, punëtorët e gazetës “Rilindja” do të mbajnë konferencë-protestë për media

0

NJOFTIM

Të hënën, më 27 shkurt 2023, në ora 12, para Pallatit të “Rilindjes”, punëtorët e gazetës “Rilindja”do të mbajnë një konferencë-protestë për media.

Temë trajtimi do të jenë zhagitja e pa arsyeshme e 20 për qindëshit, pas marrjes së Pallatit nga Qeveria, dhe mosnjohja e stazhit për punën e bërë te “Rilindja” dhe’’ Bujku”.

Me respekt!

Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës “Rilindja”

Prishtinë, 27 shkurt 2023

Tel.:044 497 798

Biri i jém i pa lem, poezi nga Abedin Sutaj

0

Abedin Sutaj, Vjenë

Poezi

Koha e funit
__
Sa keq qe ke le ngjinin e ni veni t’pabes
se t’pabest pabesisht besen e kan tradhtu
me fjal t‘mdha shkojn bishtin tu e mlu
njani tjetrin si kafsht e kan ngul n’hu
*
E dashtun mos vajto pse n’fusha je dhunu
e zemra e jote nga qakejt asht shkerdhy
ku breg Drinit mas mrami t’pren me thik
beso, nuk t’vran anmiqt t’ka pre vllau i yt
*
Ty njerzit e tu t’kan vra, e harru
t’kan lig, e fik, e tradhtu
e n’funt t’paftyrt ni kang ta kan knu
*
Kur vjen koha me dek,
trupi doket se po t’kthehet n‘humner
heronjt e vertet kur desin nuk shkojn t’vetmum
mretnit n‘gropen e deks shkonin t’shoqnum
*
Ata qe ua kthejn jeten n’humner,
duhet t’jen gjithmon me ty
ti je shpija e tyne
ti je vorri i mallkum
***
Biri i jém i pa lem
__
Kur hupin shpresat te veni i yt
nis trupit me i ardh era dek
ni atdhe i vertet nuk ti nxjerr syt
e ntí nxjerrt, nuk osht ma atdheu i yt.
*
N’koft se t’njekun pej rrugve te tij
Ik, e mjelle jeten n ‘rrugt e botes
atje maroje pej anrrave ni shpi
larg çoje qashtu; si lapidarin e ikjes
*
Kurr mos lejo thmija i jem i pa lem
qe toka me u ba konop per fyt
se fyti asht ni rrug e jetes
e jeta t’mos t’vrahet nga tpabest
*
mos u ban fli e sunimtarve
e as mos t ‘hedhin premtimet n’leqe
Dasmort qe t’lajn pa nuse; jan veç anmiq
edhe n’koft se t ‘thrrasin per buk
e,
e kan n’kry ka î plis
edhe n’koft se e flasin guhen tane,
mos ju hungj n’sini
se ajo buk asht pej kelbaze gjarpish
*
Ata qe jan t’mashtrum t ‘mashtrojn
harroj fjalt e mdha qe i thon mashtruesit
e rrnojn veç me mush qat fyt
Fjal t‘mdha për atdhe flasin
edhe ata qe e hajn mishin e tij
***
Gdhenje n’gur
__
Veç timi i oxhaqéve i fal dashni nates
si flamuj paqeje t’qum permí kulme
pa za kallxojn funin e ni beteje
gjurmt e dites t’harrume.
*
Terri ka ra’ mi fusha n’qdo skut hini sonte
rrugt jan met si skica tgdhenuna ngur
trotuaret e vetmume, i perkdhel ftoft, era
kah perplaset neper muret e heshtuna.
*
(Poezi, nga Libri ‘Gdhenjet e Kohes’ Abedin Sutaj (Uliksi),
faqe 71, Lena Graphic, Shkurt, Prishtinë, 2019.)

Lordi George Robertson vizitoi Prishtinën në 15 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

0

Autori me ish-Sekretarin e Përgjithëshëm të Aleancës së Atlantikut Verior, NATO, Lordin George Roberston në Prishtinë me rastin e 15-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës – 17 Shkurt, 2023

Nga Frank Shkreli

17 Shkurti, 2023 shënoi 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ishte një festim i mrekullueshëm, historik, mund të thuhet, ku morën pjesë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare, si dhe nga diaspora, përfshir një delegacion nga Shtetet e Bashskuara të Amerikës. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj. Me siguri që 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua si një ngjarje e madhe me rëndësi mbarë kombëtare, në të cilën morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të njohura ndërkombëtare, diplomatë të huaj dhe miq e dashamirës të Kosovës.

Parakalimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ku mori pjesë edhe Lordi George Robertson

Javën e kaluar, Kosova priti shumë miq e dashamirë të saj të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku me qytetarët e Republikës së Kosovës 15-vjet pavarësi. Dallohej, me këtë rast, ish-Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës së NATO-s, Lordi George Robertson. Ai ka shërbyer në krye të NATO-s – Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia — nga viti 1999 deri në vitin 2003, pasi kishte shërbyer më parë si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e ish-Kryeministrit britanik, Tony Blair. Shpeshëherë gjatë viteve, kam pasqyruar perosnalitete dhe politikanë amerikanë të cilët, gjatë shekullit të kaluar – dhe në fillim të këtij shekulli – kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe pavarsinë e shqiptarëve, përfshir Kosovën – por nuk guxojmë të harrojmë edhe personalitete ushtarake dhe politike jo-amerikane që kanë dhënë edhe ata kontributin e tyre për të drejtat e shqiptarëve, gjatë dekadave.

Gjatë luftës në Kosovë, Lordi George Robertson ishte ministër i mbrojtjës i Britanisë së Madhe. Si i tillë në rolin e tij, ai ka marrë vendime me rëndësi – në bashkrendim me aleatët perëndimorë, kryesisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në sulmet e forcave ajrore të Aleancës së NATO-s kundër forcave terroriste ushtarake dhe policore të Serbisë së Millosheviçit. Ndërsa, kur ka udhëhequr NATO-n si Sekretar i Përgjithëshëm i Aleancës së Atlantikut Verior,

Lordi Roberston ka mbikqyrur, për së afërmi, gjëndjen e pas luftës në Kosovë, nepërmjet misionit KFOR, për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në Kosovë.

Njëra nga njësitë ushtarake të Republikës së Kosovës në parakalim në paradën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt, 2023

Ndër të tjera aktivitete, javën që kaloi, Lordi Robertson mori pjesë në seancën e veçant, solemne që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Personaliteti i lartë britanik dhe ndërkombëtar dhe mik i madh i Kosovës siç e kanë cilësuar disa udhëheqës të lartë në Kosovë, ishte i pranishëm së bashku me personalitete të tjera vendore dhe ndërkombëtare edhe në paradën e parakalimit të forcave ushtarake të Republikës së Kosovës me këtë rast.

Në një bisedë të shkurtër me të, Lordi Robertson më tha se ishte shumë i kënaqur që gjëndej në Kosovë në 15-vjetorin e Pavarësisë dhe se kjo nuk ishte vizita e parë e tij në atë vend. Ai ka vizituar Kosovën edhe më heret. Para disa viteve, ish-zyrtari i lartë britanik kishte bërë një vizitë në Prishtinë, i ftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës në vitin 2016, me qëllim për t’i dorëzuar atij “Medaljen e Lirisë” të shtetit të Kosovës, për kontributet e tija në luftën për çlirimin e Kosovës.

Me atë rast, Lordi Robertson i cili bën pjesë në atë grupin më të dalluar dhe më të respektuar të udhëheqësve ndërkombëtarë që për shqiptarët ka ndihmuar në mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë – sipas mediave të kohës – kishte deklaruar gjatë një fjalimi që ka mbajtur gjatë asaj vizite në kolegjin Universum të Kosovës se në bazë të një testi të ADN-së, rezulton se një përqindje e gjeneve, nga ana e babait të tij, janë shqiptare – një fakt ky i panjohur deri atëherë edhe për atë vet.

Ndërkaq, edhe Republika e Shqipërisë ka njohur meritat dhe kontributet e Lordit Roberston për të drejtat e shqiptarëve. Gjatë vizitës së tij në

Britaninë e Madhe, në Mars 2019, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vlerësuar gjithashtu Lordin George Robertson me Dekoratën e lartë të shtetit shqiptar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”. Me atë rast, Lordi Robertson, u shpreh se është shumë krenar që kishte patur fatin të kontribuonte në vendosjen e paqës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nënvizoi bindjen se për çlirimin e Kosovës, Aleanca e NATO-s kishte bërë, jo vetëm gjënë e duhur, por të vetmen gjë që duhej bërë në atë periudhë, ka theksuar ai.

Atifete Jahjaga, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës duke i dorëzuar Lordit George Robertson, “Medaljen e artë të lirisë” për ndihmesën e tij për lirinë e Kosovës – medalje kjo që i ishte ndarë atij nga ish-Presidenti dr. Ibrahim Rugova. (Prishtinë, Janar, 2016)

Ndoshta deklarata e tij, për një prejardhje të pjesëshme shqiptare (kam gjak shqiptari), bën që vizita e Lordit Roberston në Prishtinë — me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës — të shikohet gjithashtu si një vazhdimësi e interesimit të tij serioz në zhvillimin e demokracisë dhe të konsolidimit të mëtejshëm të pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë dhe të integrimit të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike.

Në vizitën e tij në Kolegjin Universum të Kosovës, 5-6 vite më parë, mos u gabofsha, Lordi George Robertson, u ka folur studentëve shqiptarë për një temë që është edhe sot, më shumë se aktuale, është kjo një temë që është kthyer në një tragjedi kombëtare për shqiptarët anël e mbanë trojeve të veta, e që kërkon me urgjencë marrjen e masave serioze nga autoritetet shqiptare kudo, për ndalimin e zbrazjes së trojeve shqiptare: e që është largimi i të rinjve shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore! Duke iu drejtuar studentëve të kolegjit Universum, vite më parë, u ka thenë se edhe ata janë përgjegjës dhe të lirë të vendosin fatin e vet dhe të vendit të tyre: “Ju mund të ikni dhe të varfëroni vendin tuaj. A po mund të qëndroni këtu dhe të ndërtoni shtetin tuaj të ri, citohet t’u

ketë thenë studentëve të kolegjit Universum, ish-udhëheqsi i NATO-s. Lordi Robertson, në atë kohë, këmbënguli me deklaratën e tij, duke u kërkuar studentëve që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e vet, në Kosovë. Me atë rast, ai u bëri thirrje, njëkohësisht, edhe politikanëve të Kosovës që të luftojnë korrupsionin, ashtuqë Kosova të zhvillohet dhe të integrohet sa më shpejt në organizatat euro-atlantike dhe të dekurajohet largimi i të rinjve shqiptarë për në perëndim, duke hapur përspektiva të reja pune dhe mundësish për rininë shqiptare të pa përspektivë për të ardhmen.

Një mesazh vëllazëror e dashamirës nga Lordi Robertson për klasën politike shqiptare në veçanti, por edhe për shqiptarët dhe për rininë shqiptare në përgjithsi, thenë më heret gjatë vizitave të tija, por që tingëllon aktuale edhe sot në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është duke parafrazuar me fjalët e mia, se: Nëqoftse vërtetë dëshironi integrimin evropian dhe euro-atlantik, atëherë këshilla e ish-Sekretarit të Përgjithëshm të NATO-s Lordit George Roberstson ishte dhe është se duhet të, kini parasysh se bota e jashtme është ajo që do të vendos nëse Kosova është e gatshme t’i bashkohet Bashkimit

Evropian ose Natos. Prandaj, do të këshillonte shqiptarët, Lordi Robertson, duhet t’i shikoni zhvillimet e proceseve të mbrendshme politike dhe ekonomike me sytë e botës së jashtme, nëse vërtetë dëshironi t’i bashkoheni proceseve integruese euroatlantike, është shprehur ish-Sekretari i Përgjithëshm i NATO-s, Lordi Robertson disa vite më parë, duke folur para studentëve.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e dekorimit të Lordit Robertson, me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Mars, 2019 -Londër

Një mesazh ky i disa viteve më parë gjatë një vizite të më hershme të Lordit Robertson në Kosovë, por një porosi mjaft aktuale edhe për ditët e sotëme — në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës – 15-vjet Shtet – Për Jetë

Jusuf Buxhovi, princi i letrave shqipe

0
Afrim Caka, Gjakovë
Të mëdhenjtë e artit mbesin të mëdhenj.
Ja përse, në këtë kontekst, mora nismën të shkruaj ca rreshta, në shenjë respekti.Të mos harrojmë si historian, nga natyra e punës tënde specifike ishe dhe mbete kurdoherë i veçantë. Me një fjalë, jeni të një lloj brumi jo i zakonshëm. Me veprat tuaja sublime i dhatë dritë e lavdi jo vetëm Gjakovës, por krejt Dardanisë e mbarë Shqipërisë.
Nyjen tënde prej historiani e gjejmë tek t’i një varg virtytesh e veprash të larta morale, si: mençuria, penda, mendja pjellore, urtësia, ndershmëria, krenaria, thjeshtësia popullore, vështrimi me besim e gjithmonë përpara, e mbi të gjitha te puna pasionante ndaj historisë dhe shkencës. Ti je krenraia e Dardanisë.
Por Gjakova shquhet si djepi që ka nxjerr nga gjiri I saj, burra të mençur e me kulturë, historian të përmasave të mëdha e që i përkasin vlerave të kulturës osnë kombëtare. Si historian seriozë, guximtarëdhe si qytetar intelektual i rrallë, keni hyrë në ndërgjegjën tonë, jeni mbuluar me aurolën e fitimtarit, sepse me dekada të tëra na ke falur vepra të mëdha,si rallë kush deri më sot.
Shpirti dhe penda e juaj ka hyrë në histori dhe vazhdoni të bëni histori, duke ngritur edhe më lart altarin e historianit prej Buxhovi. Ju për ne si popull, jeni pasuria më e madhe e kombit, jeni shpirti, zemra, vetë ekzistenca. Sa i dobët dhe i varfur qenkam për të cekur emra të tjerë që Gjakova i ka me okë… Por një emër nuk mund të harrohet kurrsesi. Te lumtë!
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Jusuf Buxhovi MAQEDONIA NGA ΑΝΤΙΚΑ DERI TE KOHA JONE "Jalifat Publishing" -Houston "Faik Konica" -Prishtine 2019"

Edhe komunisti më ortodoks mbron mbretin e tij kur luan shah

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Drejtësia është një koncept qendror në etikë dhe veçanërisht në filozofinë politike. Termi mund të përdoret si për një gjendje shoqërore ashtu edhe për një virtyt moral.

Ndër më të hershmit që diskutuan drejtësinë ishte Aristoteli (384–322 pes), i cili e përshkroi drejtësinë si aftësinë për të trajtuar raste të ngjashme në mënyrë të barabartë, për të vepruar sipas ligjit dhe për të marrë jo më shumë se pjesën e drejtë.

***

Padrejtësia është si moti. Nëse nuk mund të jetosh me këtë, duhet të lëvizësh menjëherë, sa nuk është bërë vonë. Të ngrihesh nga krevati. Bashkohuni. Dilni në rrugë. Demonstroni.

Të gjithë meritojnë një shans të drejtë në jetë, pavarësisht se çfarë ngjyre apo gjinie jeni, cilit perëndi i luteni (ose nuk i luteni fare) apo ku keni lindur. Cilën gjuhë e flitni. Padrejtësia nuk lindi vetvetiu. Të gjitha sistemet e padrejta në rruzullin tokësor janë krijuar nga njerëzit dhe praktikohen nga njerëzit jonjerëzorë:

·      diskriminues

·      me paragjykime

·      të njëanshëm gabimisht (ndihmojnë gjakatarin në kurriz të viktimës)

·      hipokritë

·      dëmtues

·      të turpshëm

·      të paskrupullt

·      të pajustifikuar

·      të pakulturë

·      joparimor

·      të padrejtë

·      shfrytëzues

·      të pandershëm

·      të pamoralshëm

·      arbitrar

·      mashtrues

·      të ligë. 

Unë e mbaj fjalën, po ti? 

0

Foto: Pampje e Turjakës …

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Njohja e Sylës me Verën”, publikuar në ”Drini.us” dhe ”Fjala e Lirë”, 24 Shkurt 2023  

Pjesa e tretë (3)  

Letrat e (”S-it” *) Lumturisë dhe Sylës   

Vizita e papritur e vajzës së tiranses në Qypevë, e kishte qu në këmbë Turjakën. Gjithë plakat rrinin “me vesh krah”. Qysh është e mundur me ardhur ajo vajzë nga një qytet i madh në një katund të vogël? 

Plakat ishin ato që më së shumti i jepnin zâ e nuk e lenin me u harrua për asnjë minut. 

Ato posa i kryenin punët e zakonnshme të shtëpisë, delnin te gardhi e folnin dalngadalë e me zë të ultë, që mos ti dëgjoj askush e në të vërtetë ato si havadyzet e Gjakovës i kishin përhap e rrit fjalët për vajzën që kishte ardhur apostafat*) nga qyteti. 

– Eh moj motra jeme, edhe atëherë paskan bâ vaki *) këso punë t`flliqta*) e shyqyr që burrat s`e kanë dit se ishin bâ belatë. 

– Shka s`kish bâ vaki, maj inxhja Sadber. 

-Pa thonë se paska ardhur në Qypevë qika e Sylës nga Tirana, qysh pi thojnë ni shehrit t`madh atje në Shypni. 

E kështu gratë e Turjakës flisnin për qikën e Sahitit sikur ajo të kishte ardhur nga një planet tjetër. 

-Pa thojnë se aja qika e Sahitit e paska emnin Sani. Vetë nana (”Lumturia”, vr. e aut.) ia paska lâ emnin qikes. Ja kish pertri emnin e nanes së Syles, Sanijës, rahmetlisë. 

-Eh e shketa Sani, shyqyr që nuk âsht gjallë e nuk i nin k`to fjalë. 

Sanija, nëna e Sylës kish pas vdekur nga merzia e djalit, kur Syla ish pas ik me partizanët e Shqipërisë. Tjetër f`mi nuk kish pasur. Sylën e kish rrit qysh kish pas qef ajo. Kur ish bâ Syla me shku çoban e me i ru dhetë, Sanija e përcillte deri te dyert e oborrit e mandej k`thehej e dilte te gardhi dhe e shikonte Sylën me dhenë deri sa nuk shihej më e hynte në mal Syla e i hupte nga sytë, si nanë shkreta.  

Edhe kur i binte dhentë në aksham, Sanija posa i dëgjonte kumonat e deshëve ogiq, dilte me vrap e iu çilte derën dhenëve e Sylën e kapte për qafe dhe e mbyste me të puthura, si nëna për djalë. E ajo kishte më shumë të drejtë se gratë e tjera që e donte Sylën, se nuk kishte tjetër djalë e as qikë, djalë e qikë hasreti e kishte Sylën. Edhe ai i kishte lindur me vonesë pas disa vjetë martesë. Kur Sanija e kish humb ymydin, kish dasht Zoti e ja kish falë djalin. Sanija nuk kish lënë vend pa shkua, te hoxha me shkruajt hajmali, te sheMedini i Rahavecit e deri edhe në Kishë të Zaqishtit kish qenë. Ish shkue edhe në Breznicë te një falltore që shkrinte plum por pa sukses. 

Po Syla ishte djalë se jo mahi, djalë ylber e dylber *). Djalë më të hishëm nuk kishte në mahallë. Ishte për shtatë gjaqe mos me ja hangër hakin. Ishte shejtar i mirë që “gjak në vetlla merrte”! 

Kështu flisnin gratë e plakat e katundit Turjakë sa herë që takoheshin te kroi ose në ara kur merrnin kunguj, thenin shtalba e mblidhnin pasul. 

Njëra, nga plakat më llafazane, që ishte si “Havadyzet e Gjakovës”, sa herë që shihte ndonjë grua vraponte e pa e pyetur fare i thonte: 

-A njeve moj? Ajo qika e Sylës pa dojka me ardh` edhe në Turjakë, he kuku për neve. Ajo paska marrë edhe ni kerr letra e syreta të Sylës e të nanës saj, qysh pi thojshin, Lumturisë, që syret Zoti e paska falë. 

– Uh faqezeza, don me na prish edhe katunin tonë. 

– Ishalla nuk nin qikat e katunit shka i paska bâ vaki Sylës. 

Po edhe qika e Havizes e kish pas jaran Sylën. E kish pas marr vesh baba i saj e menihere e kish qu nuse se ish tut që po ja merr f`tyrën. Për qata e kish pas dhân për vejan e burrë plak. 

-Uh rraspihja *) qi tan e kimi dit per qikë t`mirë, Fetinë e ajo kanë faqja zezë. Dilte përditë në fund të Qukës, qatje te Zabelet kishi pi qes vjetat me kullot e kish bâ t`tana t`zezat me Sylën. 

Qishtu m`tha Sala qi e kish pa vetë tuj ja bâ me mafes Sylës prej Zabelit. 

Flitej e çka nuk flitej për Sylën, tash pas 30 vjtëtëve, kur Syla ish shkua në Shqipëri. 

-Zoti ja marrt f`tyrën asaj faqezeze! 

-Ani qikë hoxhe se! 

-Bre Zoti ja nxift f`yren! 

-Po ajo f`tyrë nuk ka, ia priste gruaja tjetër.  

Katundi e kishin harrua Sylën por qe, një qikë nga Shqipërisë paska ardhur dhe paska qef me e gjet “vëllain” e vetë dhe me marrë vesh, a ka lënë dikund të afërm Syla. 

Flitej se ajo ka me ardhur edhe në Turjakë e me nejt disa ditë. Kështu e paska parasit nana e saj që e paska pas jaran Sylën. 

Dhe kështu, ardhja e qikës së Lumturisë në Qypevë kishte shkaktua një tërmet. Gratë e katundit flisnin edhe për ato që diheshin e nuk diheshin. 

Ndërsa Syla, nuk dihej a është gjallë a ka vdekur. Baba e nëna, Sylës i kishin vdekur e shtëpia kishte fillua të rrëzohej. Kulmi kish ra në temel e oxhaku i shtëpisë ende rrinte kryepërpjetë sikur donte të thoshte:  

-Unë po e pres të Zotin e shtëpisë. Oborri ishte mbushur me therra e e askush nuk guxonte të hyjë në oborrin e Sylës se kishin pa shumë gjarpërinj të Qafës së Brenezhit *) 

Eh sa shtëpi të mirë kishte Syla. Babai i Sylës, Miftari e kishte ndërtua shtëpinë dhe një odë te dyert e oborrit për qef. Oda ishte vetëm për burra. Aty as Sanija nuk shkonte me ndejtur se nuk e lejonte baba i Sylës, Miftari ose qysh i thonte Sanija “ai njeri”. 

-Jo birë, oda âsht për burra! 

-Kam (këmbë) grue s`ka me hi në odë sa t`më rreh mue ni delli n`qafë. 

Dhe kështu, Syla në heshtje e dëgjonte babën e nuk fliste as një fjalë. Por, tash kur sh`pia e Sylës ishte mbyll me shul e oxhaki nuk tymonte, ardhja e asaj qike, sikur ndillte kob në familjen e tyre, në Turjakë. 

-Jo, more jo, qe besa nuk ka me ardh ajo qikë k`tu se te na hala kullen burrat e pula qi knon, njell kob e na ja hjekum kryet kish pas thân ma plaku, axha i Sylës, vëllai i Miftarit, Gania që edhe pse i kish kalua të nëntëdhjetat, ende mbahej i fortë. 

Vdekja e vëllait e humbja pa shejë e pa dokë e djalit të vëllait, Ganinë sikur e kishin k`thye edhe njëherë në vitet e 1950 e të 60 kur Syla ishte në hyqymet, që kishin thënë se është në Prizren me ni detyre të naltë. 

Të gjithë e prisnin Sylën kur do të martohet e të bënte një dasëm të madhe që kur të shkojnë me e marrë nusën, vargu i krushqëve të mbërrijë deri në Damanek e Lubizhdë e të dihet se kush po martohet. 

Plaku i ngratë, e kujtonte se si do të vijnë miqt me atllarë e tupanat e Gores, tarabukat e Rahavecit, defatoret e Pejës e shahirat e Drenocit. Vetë do të shkonte te miqt ai bashkë me vëllain do ta zbrisnin nusen nga kerri. E në mbrëmje, do ta shtin dhanrrin qysh ka thân Zoti e do të gjuajnë me pushkë disa herë, si dikur. 

Dhe tymin e cigares me duhan Panorci nuk e shymte mixha Gani. E kujtonte kohën kur n`at kullë të vëllait dikur kishin qenë burrat ma n`zâ, Mixha Shaban e Ramë Aga (Shaban Polluzha e Ramë Bllaca), Merseli i Ahmet Delisë, Fant e Mirditës e … bajraktarë e beglerë. 

E tash, shtëpia e vëllait tim u bâ strokull i korbave *) e varr e vaj i qyqeve, ku nuk dëgjon tjetër pos vajit të kukuvajkave, qyqeve e “këngës së Isufit e të Istrefit”. 

E tash na paska ardhur edhe ni qikë prej Tiranës e pe lypka vëllain e vetë. Po çfarë vëllai more, kur nipi jem, Syla nuk a kân as i martum. 

Dever dyja dhe kështu plaku folte më shumë vet me vehte e me naj njeri kohanik të vetin e duhanin e kafen nuk i nalte sikur ato ia lehtësonin mendimet e tij, që përziheshin me tymin e duhanit kaçak e i përpinte me hrrrrpen e kafes së Jemenit. 

Dhe ditët e javët kalonin e bashkë me to shtohej edhe mërzia te familjarët e kusherinjët e Sylëse e rriteshin fjalët si “Mullza” në Pranverë. 

Ata nuk mundeshin me u pajtua se Syla ka lânë djalë me qikë crnagore e as ka pas naj jaraneshë n`katun. Këto janë punë të flliqta e kabilja jonë nuk a mârrë me këto punë. 

Flitej se sheherlikja (vajza e Lumturisë, vr. e aut.) i paska lânë edhe do syreta e letra të Syles në Qypevë. 

-Po Syla nuk ka pas mejtep *) ku u msu ai me ato shkrola, lisnin pleqt. 

Dhe vërtetë “Sanija” i paska lënë disa letra që nëna e saj (Lumturia) i paska thënë Sanijes shko edhe në Turjakë e jepju këto fotografi e letra. 

Ato letra i paska marrë një djalë, që po thojnë se po dika me shkrujt dhe don me i qit n`gazetë. 

-Haj mozamakeq, haj! Po edhe kjo e zezë pa dojka me na gjetë neve a? 

-Boll na hupi djali e tash edhe n`gazetë për faqe t`zezë pa dojnë me na qit.  ……. 

E një nga nipat e plakut kishte lexua në gazetë për letrat e asaj tiranses që ia kishte dërgua Sylës në Shqipëri. 

Ato letra tash ishin shkep e krejt katundi e kishin marrë vesh, veç plakut, mixhës Gani vëllait të babës së Sylës që nuk i kishin tregua. Ai nuk e dinte asgjë. 

Sipas letrave, Syla duhet të jetë gjallë por nuk dihet ku, shkruanin gazetat. Kështu kishte thënë një nip i plakut. 

Unë do ti tregoj disa nga ato letra që ia kishte shkrua tiransja, turjakasit. 

Ndoshta ai jeton në Australi e kur ti sheh letrat n`gazetë, nashta k`thehet në Turjakë  

Disa nga biseda, letrat: 

-E lexova letrën tënde në mëngjes dhe me pelqeu! 

-Faleminderit tiranse po zemra e vogel, mbi te madhen, e kujt është? 

-Po ate nuk e dimë. por janë dy 

– Kush e ka zemrën më të madhe …Nuk e di, mendoj se unë e kam zemrën më të madhe se tënden. 

– Nuk e besoj. Qysh mund ta provojmë dhe a vemi bast? 

– Këto gjëra duan kohë …Basti i vështirë pak, se duhet me mbajt fjalën 

– Unë e mbaj, po ti, a e mban?  

– Pse me u mbytur? 

– Po çfarë të bëjmë? 

– Atëherë, nëse je … trego! Sa mire që je larg… Hahahaha 

– A dëshiron të … me mua në Tirane ose në Prizren? 

– Shkruaj …foljen. të…çfarë! 

– Thuaje ti! 

– Jo se …scripta manent …Më mirë të fshehur çfarë dëshire kam. Dhe asnjëherë nuk do të        isha e para. 

– Çka dmth ”Jo se …scripta manent …”? 

–Verba volant Scripta manent (“Fjalët e thëna fluturojnë, të shkruarat mbeten”, nga latinishtja). 

– Ishte nje bisede interesante, bëmë mirë që folëm. Kam konsideratë për ty.   

-Ti je Yll i zjarrtë imi 

-Naten e mire! 

– Mos fli se mbetem vetëm… Mua nuk më merr gjumi kur të mendoj …ose fli i qete se po te mendoj … 

– Oh …! 

— 

*) ”S” është emri i vajzës tiranase që tash e tuje, sikurse edhe në shumë tregime të mëhershme që e kam quajt «tiranse» tash e tutje do ta quaj «Lumturi».  

Në një letër që ia kishte dërgua «Lumturia» Sylës, i shkruante:  

”S” eshte protagonistja kryesore ne baletin e famshem k. “Vajza me flokë të thinjura”. 

Unë isha e para fshqiptare që kam lindur në K. 

Ne gjuhën k., emri im do te thotë lumturi, një vajzë që sjell lumturi në familje. 

(Ç E L) kryeministri i kohës i përgëzoi prindërit e mi që ja vunë emrin kinez vajzes se tyre.  

Kjo eshte per ty. Per asgje dhe asnje tjeter.  

*) Apostafat ndajf. bised.  

Me qëllim, qëllimisht, enkas, nergut. Erdhi (u nis) apostafat për të.  

*) VAKI f. bised. 

Ndodhi, ngjarje. Bën vaki, ndodh, rastis.  

*) FËLLIQËSI f. 

  1. vet. nj. Të qenët i fëlliqur, ndyrësi; kund. pastërti.
  2. Gjë e fëlliqur, mbeturinë e papastër e diçkaje; ndyrësi. Heq fëlliqësitë.
  3. fig. Veprim i ulët, punë e pandershme dhe e turpshme; ndyrësi, poshtërsi. Fëlliqësitë e botës kapitaliste.

FËLLIQËSIRË f. 

  1. Fëlliqësi. Heq fëlliqësirat.
  2. fig. Njeri i ulët dhe i poshtër; ndyrësirë.

*) YLBER em.  

Hark i ndritshëm në qiell, që ka shtatë ngjyrat e spektrit të dritës dhe që krijohet zakonisht pas shiut nga thyerja e rrezeve të diellit e nga pasqyrimi i tyre në pikat e ujit të reve. Ngjyrat e ylberit. I bukur si ylber. Doli ylberi. Shikon ylberin.  

Ngjyrat e ylberit janë: e kuqe, e portokalltë, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, ngjyrë llullaqi dhe ngjyrë vjollce. 

*) Dylber, bukurosh, i dashur  

*) KURVË f. thjeshtligj. shar. 

Grua a vajzë e përdalë, grua a vajzë bishtdredhur, lavire. 

KURVËRI f. 

Dukuri e shëmtuar kur gratë shesin trupin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës. Ndalohet (dënohet) ushtrimi i kurvërisë.  

*) Brenezh, Qafa Brenezhit, emër bjeshke në Turjakë ku ka shumë gjarpërinj  

*) STROFULL m.  

Strofkë. Strofulli i lepurit (i shqarthit, i ujkut). Depërtuan në strofullin e armikut. 

Nuk çon (nuk nxjerr, nuk qit) lepur nga strofulli shih te LEPUR,~I.  

*) MEJTEP m. vjet.  

Shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë. 

*) Nga biedat e tiranses dhe letrat e turjakasit e tiranse, gjegjësisht, Sylës dhe Lumturisë kuptojmë se Syla është gjallë dhe jeton dikund jashtë Shqipërisë. Nga letrat, që kanë shkëmbyer e kuptojmë gjithashtu se Syla ka kryer shkollë, ka lexua libra dhe ka mësuar gjuhë të huaja.  

Vazhdon  

Malmö, 25 shkurt 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com