Kreu Blog Faqe 1107

Të gjithë ata që duan të dinë diçka më tepër për të kaluarën e Maqedonisë, urgjentisht duhet të lexojnë veprën e Buxhovit

Nga: Florian Nesimi, Shkup
___
Jusuf Buxhovi ka shkruar librin e tij “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”. Libri ka 1056 faqe dhe pjesa më e madhe flet për Dardaninë. Autori me qindra herë në librin e tij na bën me dije se ky vend në të kaluarën ka qenë Dardani.
Libri u promovua disa herë në Maqedoninë e Veriut, por në promovim nuk mori pjesë asnjë medium dhe askush nuk shkroi ndonjë vlerësim për këtë vepër kapitale të Buxhovit. E kur ndodh befas dhe rastësisht ndonjë problem, ne çohemi menjëherë dhe bëjmë zhurmë.
Kjo tregon se sa prapa jemi në aspektin intelektual. Ne reagojmë e bëjmë zhurmë vetëm kur na ngucë dikush. Dhe si gjithmonë, zhurma do të zgjasë vetëm disa ditë.
Asnjë përparim nuk do të ndodhë përderisa nuk kthehemi kah librat. Të gjithë ata që duan të dinë diçka më tepër për të kaluarën e këtij vendi urgjentisht duhet të lexojnë veprën e Buxhovit.

Kryeministri Kurti pranon letër falënderimi nga kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin

0

Prishtinë, 25 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

Në letrën e tij, z. Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës, thuhet në letrën e z. Ugljanin drejtuar Kryeministrit Kurti.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic.

Letra origjinale e falënderimit nga kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin.pdf

Qeveri e opozitë, bëni kujdes! Asociacioni po “zbarkon” (më 27 shkurt) ngadalë, por, sigurt

0

1. A duhet Kosova ta sakrifikojë “të ardhmen e saj të afërt”,por, të sigurt, në “këmbim të një të ardhme të ndritur”, por, të pasigurt!

Dilema “hamletiane” para së cilës gjendet aktualisht i gjithë estabilishmenti politik po edhe ai civil kosovar, ka të bëjë me atë se çfarë vendimmarrje duhet të bëjnë ata si akterë kryesor politik, në këto momente (padyshim) historike? Dhe atë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë të ardhmen e shqiptarëve ne Ballkanin Perëndimor. Ngase, përmes kësaj vendimmarrje (mbi Asociacionin, që po shihet ashiqare se pretendimin e ka me krijua gjendje të atillë politike e juridik, ku de fakto dhe de jure, do vihen themelet e një “Republika Srpska, në Kosovë!) të vështirë, i gjithë spektri politik, civil, mediatik e intelektual, DUHET të dëshmohet si shumë largpamës, në mënyrë që më vonë mos të pendohet, por të krenohet për vendimmarrjen e drejtë dhe në favor të mbrojtjes së interesave shtetërore (Republikën) dhe atyre kombëtare (resurset dhe begatitë miliardshe tokësore të liqenit të Ujmanit) dhe atyre nëntokësorë (pasuritë po ashtu miliardshe të Trepçës). Kjo dilemë “hamletiane”, para se të zgjidhet duhet gjithqysh; të analizohet, vlerësohet, e interpretohet mundësisht nga gjitha këndvështrimet dhe profilet profesionale shkencore e akademike. Pra, duhet ta ketë një ekip ekspertësh (uroj që Qeveria, të paktën ta ketë formuar gjerë më tani!) që nuk ka ngarkesa as ideologjike, as politike e as klanore, por vetëm profesionalizëm e meritokraci; juridike, politike, diplomatike, historike, ekonomike, sociologjike e antropologjike. Ky ekip ekspertësh, përveç tjerash duhet të jap përgjigje (logjike, politike, ekonomike, e diplomatike) edhe në pyetjet dhe dilemat “hamletiane“, siç është edhe kjo rreth çështjes së Asociacionit. Përgjigja duhet të shpjegoj si shkaqet ashtu edhe pasojat e (mos)pranimit të Planit franko- gjerman. Pra, për ta thjeshtësuar: A nënkupton kjo që Kosova, de fakto dhe de jure duhet ta sakrifikojë “te ardhmen e saj të afërt”,por, të sigurt (ku përgjegjësinë, për (pa)gabueshmërinë eventuale të vendimmarrjes, e marrim ne vetë!), në “këmbim të një të ardhme të ndritur”, por, të pasigurt (ku përgjegjësinë, për (pa)gabueshmërinë eventuale të vendimmarrjes,e marrin miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë ?! Realisht, sikur në vitin1999 të ishim çliruar me forcat tona, padyshim që ne do e sakrifikonim “të ardhmen e afërt”, në mënyrë të “blinim kohë”për një “të ardhme të ndritur”. Mirëpo, meqë nuk është kështu, atëherë Ne duhet sot të tregohemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të kujdesshëm me aleatët, në mënyrë që interesat tona shtetërore jo vetëm t’i ekonomizojmë (me çmimin më të ulët të mundshëm) dhe t’i vëmë pa asnjë dyshim në funksion e në shërbim të interesave tona kombëtare, por, edhe t’i sinkronizojmë ato me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të “shtratit të “Prokrustit” amerikan. Themi “shtratit të Prokrustit” amerikan, për arsye se në këtë “pazar” me Serbinë, logjika dhe teoria e “interesave” kisingjeriane, që na mëson se; “Amerika, nuk ka as miq e as armiq të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme”, përveç që është një sfidë e vështirë është edhe një guxim me përplot rreziqe të mëdha e të panjohura, si për qeverinë (Kurti) ashtu edhe për opozitën (Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj) t’i thonë PO cilitdo variacion te Asociacionit qofte ai me ose pa kompetenca! Themi guxim, edhe për shkakun e thjeshtë se nuk ka asnjë siguri e asnjë garancion, madje as nga vetë SHBA-ja (shkaku i interesit të saj që t’u përshtatet interesave të reja gjeopolitike, ne rajon) që po ashtu i mbron interesat e saja gjeostrategjike ne rajon, po edhe vazhdimin e të qenit superfuqi e vetme në gjithë botën. Kërkesën amerikane për të gjetur një zgjidhje, në ngërçin e krijuar midis Kosovës dhe Serbisë, ne duhet ta mirëkuptojmë (por, jo edhe ta pranojmë ad hoc e pa i adresuar në ketë “kërkesë”miqësore, edhe interesat tona afatgjata), sepse lufta në Ukrainë, sa po kuptohet po e kërcënon seriozisht, por, edhe po mundohet ta shprishë gjithë arkitekturën e gjeostrategjisë amerikane që ishte “instaluar” (prej rënies së Murit të Berlinit, më 1989, për të vazhduar me intervenimet në Bosnje dhe (sidomos) Kosovë dhe për të kulmuar me anëtarësimin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Mendoj që edhe kalkulimi amerikan për të “përkëdhelur” e “pajtuar”Serbinë shkaku i shpresës se ajo do “shkurorëzohet” lehtësisht nga Rusia (në faza afatgjata; le të shikohet historia e raportit të Serbisë me ish Perandorinë Otomane, ku Serbia në momentin e shpalljes së pavarësisë, jo që u largua nga “orbita” otomane, por zhvilloi edhe shumë luftëra kundër sajë) është i gabuar dhe në disfavor të interesave gjeostrategjike amerikane në Ballkan, edhe për ca arsye e shkaqe të natyrave të ndryshme; një: tradhtia që do ia bëjë Serbia Amerikës brenda pak kohe do mundet të vërtetohet, sepse ende mbi 70% të serbëve e besojnë Rusinë e Vladimir Putinit: dy, Amerika, sikurse ish perandoria otomane, do e ripërsëriste gabimin me shqiptarët, ku xhonturqit (fascinuar dhe infektuar me nacionalizëm vetanak) xhonturk) shqiptarët, nga një mik e aleat e besnik shekullor (siç ishin; deri në kohën e para shpalljes së Pavarësisë, 1911) i “kthyen” dhe i shndërruan me “shpejtësi drite”, nê armiq.!? Shqiptarët, madje zhvilluan edhe kryengritje të pareshtura! Pra, historia (e “interesave” kisingjeriane) na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, ani pse, ishte qindravjeçare, u shemb përnjëherë vetëm shkaku i fragmentarizmit të interesave dypalëshe. Për Perandorinë otomane, mbaroi shkaku i xhelozisë dhe tendencave për ta ruajtur status quon (që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit) e dominimit të saj, në rajon, ndërkaq, për shqiptarët kjo aleancë e miqësi e mishëruar në shekuj, mori fund, për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar edhe ata (më në fund!) shtetin dhe për ta legalizuar identitetin e tyre kombëtar, ashtu siç kishin bërë edhe kombet tjera ballkanike… Tani, kur është fjala te plani franko gjerman, duhet të themi se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin –franko gjerman, Kosova do e refuzoj dhe kështu do shpallet “fajtorja” kryesore për dështimin e negociatave, atëherë, Kosova (step by step) nuk duhet të konfrontohet me vrazhdësi të theksuar ndaj këtij plani, edhe për shkakun se; ambasadori rus në Beograd Z. Aleksandar Bochan-Kharchenko, i “rekomandoj”Serbisë që të mos nxiton, në vendimmarrje, sepse “statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet në kushte të tjera gjeopolitike pas përfundimit të konfliktit me Perëndimin në territorin e Ukrainës. E cila sipas tij do mbaroj me fitoren e sigurt ruse. Kjo nënkupton se, “patatja e nxehtë” që i ngeli në dorë Kosovës, duhet ti kaloj Serbisë. Ndërkaq, qeveria dhe opozita kosovare, bashkë edhe me ca civilista e (b)analistë e akademikë mjeranë, do të japin herë kurdo llogari për të gjitha vendimet e marra në këtë kohë…

Advertisements
REPORT THIS ADPRIVACY

2. Shqiptarët në udhëkryq; ta lënë fatin e kombit në duar të huaja, apo ta marrin në duar të tyre?

Përpjekja jonë politike, e sidomos ajo diplomatike, për ta koordinuar si ruajtjen ashtu edhe konservimin e sfondit të njohjeve të deritanishme ndërkombëtare, po edhe pranimin e kësaj shtetësie që po na e kushtëzojnë kush po mundet më përpara, nuk do të duhej të shquhej e aq më pak të identifikohej; as si poltronizëm (politik) e as si konformizëm (diplomatik), e aq me pak si servilizëm e përkulje deri në thyerje të “palcës kurrizore” politike nga cilido subjekt politike në Kosovë. Arsyeja, është shumë thjesht, ngase, në kushtet dhe rrethanat e sotme të gjeopolitikave të shprishura dhe të një konkurrence jolojale midis “dinozaurëve” global (politik, social, ekonomik, ushtarak, e kulturor) është tërësisht e pamundur dhe e paimagjinuar që të dëshmohesh plotësisht sovran (në kuptimin wesfalian*!) ndaj Atij (në këtë rast; mikut dhe aleatit strategjik) që të ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve shtetërore dhe në garancionet për ta ushtruar e ndërtuar këtë sovranitet (anipse, jo 100%) mbi këto 10.800 km2. Në anën tjetër, metodologjia e analizë së përmbajtjes, po na sinjalizon se kjo mënyrë fleksibile e sjelljes suaj ndaj Atyre që; të kanë ndihmuar në çlirimin e vendit nga një regjim gjenocidial që shkaktoj pesë luftëra në Ballkanin Perëndimor; që të hapën derën e shumicës së shteteve për njohjen e shtetësisë së shpallur më 17 shkurt 2008; e që ende po të garantojnë se po këtë shtetësi të mbetur (pas pranimit të Asociacionit, si një “Republika Srpska, nē Kosovë”), Ti mundesh edhe më tej; ta “ushtrosh, ta trajnosh, apo edhe ta improvizosh” e identifikosh si sovranitet postmodern. Në anën tjetër, kjo nuk nënkupton që Ti do shndërrohesh në një “altoparlant”, apo në një “Yes” – man i cili kurrën e kurrës nuk e ka guximin ta thotë apo ta shqiptoj atë “JO-ne”, e madhe dhe burrërore! Në veçanti, kur janë pyetje interesat Tuaja vitale shtetërore e kombëtare. Pra, nëse kështu kundrohet sharmi dhe esenca e politikës postmoderne, Ti në mëngjes mund të shpallesh heronj, e në mbrëmje të shndërrohesh në tradhtar!? Tani, nëse e testojmë insistimin e Brukselit (më shumë) dhe atë të Washingtonit (më pak)lidhur me Asociacionin, Ti e kupton se Ata po e tregtojnë Asociacionin: jo për shkakun e: njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë dhe të pesë shteteve tjera evropiane, por, për shkak të (kinse) humbjes që e pësoj Serbia nga bombardimet e e NATO-s….

3. Opozita kosovare, ka dy rrugë për ta ndalur Asociacionin

Marrëveshja me Serbinë, që po pritet të firmoset mē 27 shkurt, 2023, sipas gjitha gjasave do jetë një Marrëveshje (interesant!) për një “status quo” të re e të përkohshme, midis Serbisë dhe Kosoves, ngase, në brendësinë e saj, Ajo nuk do ta përmbaj, as; A/. sintagmën (insistuese) për “njohjen e ndërsjellët, në qendër” ashtu siç shpresonte KM; as B/. turnin e “fillimit të menjëhershëm tē implementimit të Asociacionit”, ashtu siç synonte dhe insistonte, Presidenti serb; e poashtu, nuk do ta ketë; as, C/. fuqinë e obligimit të përhershëm, të(ashtu siç i adresohet Serbisë dhe Kosovës, Z.Lajçak e Borrelli) të Marrëveshjeve që zakonisht ratifikohen shpejt, por, edhe kontestohen shpejt… Meqë opozita, deri më sot nuk e ka artikulua qartësisht (por, vetëm e ka përkrah përmes eufemizmave) qëndrimin e saj ndaj Planit franko-gjerman, Ajo tani e ka rastin ideal që ta sqaroj me saktësi milimetrike verdiktin; ta heshtë atë qê sipas gjitha gjasave do e nënshkruaj KM Albin Kurti, më 27 shkurt; apo ta kontestoj rrufeshëm Marrëveshjen në horizont… Kur jemi te kontestimi, opozitën e këshilloj që t’i përdorē apo t’i kombinoj dy metoda (tashmë që para tyre i ka ushtruar VV për të ardhur në pushtet) apo dy rrugëdalje mjaft efikase. Rrugëdalja e parë e kontestimit, është aula e Parlamentit ku PDK-ja me LDK-n dhe AAK-n duhet ta provojnë standardin dhe vendimin e normuar të SHFUQIZIMIT të Marrëveshjes së vitit 2011&2015. Rrugëdalja e dytë, për mendimin tim qëndron në refuzimin kategorik të gjitha Marrëveshjeve paraprake, duke mos e përjashtuar edhe Marrëveshjen në horizont të 27 shkurtit 2023, ku në javët në vijim opozita DUHET t’i ftoj gjithë qytetarët e Kosovës (pa dallim gjinie, mosha, etnie e përkatësie ideologjike e fetare) në protesta masive, kundër planit franko-gjerman (ky figuron edhe “portreti” i Asociacionit!). Opozita, me këtë akt dhe demonstrim të saj civilizues, ndaj qeverisë së Albin Kurtit, po edhe ndaj nënshkrimit të këtij Plani do arrinte si thuhet “me një gurë, t’i vras dy zogj”!“Guri” i parë që i adresohet kontestimit tē Asociacionit (i cili galuc po figuronte në Planin franko-gjerman!) përmes tentimit që njejti të provohet edhe të shfuqizohet! Guri” i dytë, ka të bëjë me rikthimin e opozites në pushtet përmes revoltes apo paknaqësisë së qyetarisë rebeluese. Pra, opozita duhet të kalkuloj ose “algoritmin” e rrugës, ose ate të aules së Parlamentit. Kur është fjala e aules së Parlamenti, LDK-ja, me përvojën e ushtruar me “kodin” e joviolencës (në rast se dëshirojnë t’i ngjasojnë asaj që ata shpeshherë e kanë shquar dhe identifikuar si “filozof rugoviane“, e ka shumë më lehtë me u akomodua me rrethanat e demonstrimit civilizues. E Pdk-ja, nëse dëshiron ta veshë “kostumin” e ri (sepse, ai identifikuesi për mendimin tim është “vjetruar” dhe “konsumuar” skajshmërisht!) identifikues që është duke bërë përpjekje ta lansoj lidershipi i ri i saj, duhet ta testoj metodën “kurtiane” (rezistencë, kontestim dhe refuzim) të rrugës parlamentare (tym e gas në Parlament) dhe ate të protestave të parreshtura në rrugë. Kurse, Aak-ja, si parti-kompani mjaftohet që ta testoj “xhematin” e saj duke u bërë apel që përmes pranimit publik, ta “kundërshtoj” formalisht, e pa ndonjë pompozitet të theksuar, planin franko-gjerman. Ashtu sikurse veproj me Demarkacionin qē e “shiti” në publik si “miqësi” me perëndimin…

Marrëveshja me Serbinë, që po pritet të firmoset mē 27 shkurt, 2023, sipas gjitha gjasave do jetë një Marrëveshje (interesant!) për një “status quo” të re e të përkohshme, midis Serbisë dhe Kosoves, ngase, në brendësinë e saj, Ajo nuk do ta përmbaj, as; sintagmën (insistuese) për “njohjen e ndërsjellët, në qendër” ashtu siç shpresonte KM; as, turnin e “fillimit të menjëhershëm tē implementimit të Asociacionit”, ashtu siç synonte dhe insistonte, Presidenti serb; e poashtu, nuk do ta ketë;as, fuqinë e obligimit të përhershëm, të(ashtu siç i adresohet Serbisë dhe Kosovës, Z.Lajçak e Borrelli) të Marrëveshjeve që zakonisht ratifikohen shpejt, por, edhe kontestohen shpejt…

Një vit nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse, një qëndresë heroike dhe shembull për botën i popullit ukrainas

0
Gjergj Kabashi
___
Sot me 24 shkurt 2023 bëhet një vit qyshkur tanket e Federatës Ruse hynë në Ukrainë, duke e filluar pushtimin më brutal në histori të një vendi që me asgjë se kishte provokuar Rusinë. Megjithëse Rusia është vendi më i madh në botë me territor, vend me shtrirje hapësinore në disa kontinente, ajo nuk ngopet kurrë nga etja e pashuar për territore të të tjerëve.
Pikërisht ashtu qysh e ka mësuar të përpij territore të huaja Serbinë, Rusinë e Vogël të Gadishullit Ilirik!
Në vitin 2014 e kishte bërë aneksimin e Gadishullit Krimea (dy herë më i madh se sa Kosova) dhe shkoj më tej duke pushtuar pjesë të tjera të Ukrainës.
Qëndresa e Ukrainës dhe ukrainasve ndaj pushtimit rusomadh është heroike dhe një shembull botëror se si luftohet e qëndrohet për Atdhe.
Megjithëse makineria stërmadhe ushtarake e “ariut” rus ua rrënoj vendin, duke e shndërruar në shumë pjesë në gërmadha, ukrainasit nuk dorëzohen.
Televizionet europiane e botërore , sikurse edhe mediat e tjera në botë, i paraqesin ukrainasit se si edhe nën rrënoja e gëmadha të përgjakshme, e mbajnë pastërtinë e vendit të vet.
Me fshesa në dorë – në gërmadha të përgjakura!
Ukrainasit e zgjuar e bënë edhe një dallim kulturor, dallim që e mahniti botën; u ndanë në dallime kulturore-religjioze nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila për shekuj të tërë e kishte qitë shputën e ariut mizor rusomadh mbi Kishën Ortodokse të Ukrainës.
Vetëm shikoni se si veprojnë popujt që perandoria turke-osmane ua ka marrë shikimin dhe shlye memorjen e kujtesën me shekuj.
Shembul për të keq janë shqiptarët e Gadishullit Ilirik!
Vetëm shikoni xhamitë e pafundme gjithandej, se si ua ndërton pushtuesi kah ti teket. Se si u dhinë-në gojë! Shikonie stërkazermën ushtarake neoosmane që “vëllai i madh” po ia ndërton krejt gratis, “vëllait të vogël arnaut” në Prishtinë?!
Dhe “arnauti” kënaqet dhe mburret se ka vetëdije e ndërgjegje mercenari, ndërsa shqiptarët heshtin, sikur e gjithë kjo nuk po ndodhë e bëhet mbi shpirtin e tyre të vrarë dhe plagosur.
Photocredit: Fahredin Spahija
Xhamia e re e Bajgores … Megjithëse në fshat janë pak shtëpi që banojnë gjithë kohën aty, xhamia detyrimisht duhet të ndërtohet. 
***
Shihni pra se çfarë xhamishë po ndërtohen fshatrave të Shalës së Bajgores, madje me pushimore për fëmijet. Rranz xhamisë!
Se xhamia turke-islamike është e ndjeshme dhe i digjet zemra për fëmijë.
Tash dikush mund të pyes: Pse aq respekt nga e gjithë bota për Ukrainën dhe ukrainasit?
Mos u habitni: Bota i don dhe respekton gjithmonë ata që e duan dhe luftojnë për Liri.
Bota nuk i do qyqarët, qysh u treguan në rrethana Lirie Shqiptarët e shkretë për mend, që për ditë e më shumë po shndërrohen në “arnaut” të mjerë. Në njerëz të pa shpirt dhe ndërgjegje, të pa dinjitet.
Bashkësia Islame e Kosovës mendon edhe për “pushimore të fëmijëve”, në mënyrë që ato krijesa të pafajshme të prindërve të pavëmendshëm të islamizohen sa më herët që të jetë e mundshme. MASHT së Kosovës dhe organet e sigurisë në vend, sikur të mos ekzistonin fare në Kosovën e re…?!
Vetvrasës!
Shikojua qytetet se si dridhen dhe shkunden për festat islamike? Shikoni se si ndalet jeta për hirë të ceremonive perfide të islamit Politik Botëror, që shqiptarët synon ti shndëroj në “arnaut”, pra në pjesë të thesit me m. të popullit të profetit!!
Kur nuk e don vetën e tokën tënde, pse me të dashtë une ty?
***
Përkundër të gjithave, do të vazhdoj me ecë vetëm përpara, qoftë edhe i vetëm, në luftë me islamikët që duan ta shqyejnë e bëjnë copë-copë këtë komb, kulturën, traditat, doket, zakonet dhe historinë e tij. Nuk arrij ta kuptoj se si është e mundur që në mbarë Gadishullin Ilirik, nuk kishte pas ba Nana djal tjetër , pos Ibrahim Rugovës. Të tjerët si politikan janë krijesa të shëmtuara që s’ka mundur ti paramendonte as Vaso Çubriloviq, që ka menduar ta shkatërroj e zhbëj këtë popull me Islam. Qysh po e zhbënë – me “dorën” e “udhëheqësve tonë!
Përndryshe, Islamikët nuk i llogaris për të gjallë. Ata për mua nuk ekzistojnë. Nuk ekzistojnë se i takojnë një kulture dhe nacionalizmi tjetër, nacionalizmi të bazuar në fenë islame, që i dhemb barku e b. në të njejten kohë kur i dhemb Ujgurit në Kinë apo palestinezit të organizatës terroriste Hamas në Lindjen e Mesme. Do të luftoj pamëshirshëm dhe pa u ndalë me mjetet e mija të profesionit që i kam “në dorë”. Deri në vdekje kundër Murtajës Islamike, që aq hapur do të na shkatërroj. Duke shkuar shumë larg në dhënien e imazhit Musliman të popullit shqiptar. Këtë imazh (pamje, dukje) ne nuk do ta pranojmë!
Këtu më s’ka përse të debatohet.
Persoinalisht nuk pranoj kurrë ndonjë debat me islamikët, se ata nuk mund të jenë shqiptarë por vetëm armiq të kombit.
Më 23 shkurt 2023
Në mëngjes u mundova ta postoja një lajm për akuzat e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, sipas të cilit gjoja Batalioni Azov (i Ukrainës) dashka ta sulmoj Transdnistria-n, të ashtuquajturën “republikë rebele ruse” në Moldavi.
Kjo është një luftë propagandistike-speciale, që e fajëson tjetërkend për ta arsyetuar sulmin e mundshëm rusomadh ndaj asaj pjese të Moldavisë , nesër apo në një ditë tjetër.
Nesër bëhet rrafsh një vit nga koha kur Federata Ruse e sulmoj ushtarakisht Ukrainën , pa qenë e provokuar me asgjë prej saj.
Një vit gjenocid pas gjenocidi, gjakderdhje dhe shkatërrime të pafundme.
E njejta taktike si në Osetinë jugore e veriore dhe një varg “enklavash” të tjera rusomëdha, apo e njejta me atë që e deshti dhe e do Serbia në pjesën veriore të Kosovës.
Kryesisht aty, por jo vetëm aty.
Dhe facebooku nuk e lejoj lajmin , se vinte nga portali i “rrezikshëm” Drini, që “i besdisë të tjerët”.
Duhet të jesh antishqiptar, në mënyrë që fb të të vlerësoj se i respekton “standardet”.
“Standardet” para statusit!
Ndëgjova nga Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Uashington që po bënë “selfie” me Escobarin dhe e propagandon krijimin e “botës serbe”, se si atje qenkësh mbajtur protesta më e madhe e serbëve, shumë më e madhe se protestat e shqiptarëve dikur.
Nuk e kam të qartë se a asht kjo krejt e vërtetë apo dramatizim serbomadh.
Sidoqoftë, Marko Gjuriq të cilin për disa orë njësitë speciale të Republikës së Kosovës e patën sjellë zhag në Prishtinë, është njohës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve.
Ai do tokë shqiptarësh, prandaj domosdo duhet të jetë i zgjuar.
E jo si disa bishta “arnautësh” , që me vite bisedojnë për “asociacione” njëetnike në Kosovën multietnike dhe që ia rrasin komunën e Artanës pothuaj mu në qendër Gjilanit!
Me e thanë të drejtën mua më pëlqejnë shumë “krevatat intelektuale të arnautëve” dhe biringji qëndrimi i tyre tejet hallal, përderisa Turqia neoosmane ua xhamizon dhe islamizon vendin.
Para luftës më përlqente “shteti poetik”, e tash po më pëlqen “shteti islamik”!
Shqiptarët janë popull krenar. Popull aq dinjitoz, sa që pa e pyetur fare gjynahin , ia kanë regjistruar edhe Lëvizjen Vehabiste në Shkup prej ministres maqedonase të drejtësisë, në mënyrë që populli shqiptar të bëhet sa më shpejt “arnaut” , pra që sa më shpejt të bëhet “hallal-popull”.
Të bëhet dele e zezë e Gadishullit Ilirik !
Prandaj, në njërën nga komunat e Velesit, maqedonasit protestojnë që 10 mijë shqiptarët e atyshëm të mos shkollohen në gjuhën shqipe.
Ata janë “turq! -“elhadulillah” dhe perspektiva e tyre është turqizimi dhe islamizimi si dhe ikja për bukën e gojës ndë ndonjë “hallall vend”, qoftë edhe “kaurr”, atë ditë kur e shohin se xhamia s’po u jep bukë me hangër.
Koha, sipas të gjitha gjasëve, “nuk ka kohë” me i pritë shqiptarët e përgjumur.
Gazetari i njohur hulumtues Marin Mema, duke biseduar me një fëmijë shqiptar të Velesit
__
Për qytetin e Velesit dhe shqiptarët e harruar të tij, për Lidhjen Vehabiste të regjistruar në Shkup, për partitë politike shqiptare dhe për kuadrot shtetërore shqiptare, që me gjasë si pyet askush për asgjë!  
Më 22 shkurt 2023
Një temë e fshehur, jo vetëm nga maqedonasit, por edhe nga e ashtuquajtura politikë shqiptare në Maqedoni, e cila përmes këtij gjenocidi të hapur jo vetëm kulturor, i bëhet krah, qoftë edhe në heshtje, maqedonizimit dhe zhdukjes së gjurmëve kulturore, etnike e vlerave njerëzore të popullit të vet.
Hesht edhe politika e Shqipërisë ndaj fatit të keq dhe jetës së pa shpresë të mbi 10 mijë shqiptarëve të Velesit. Që janë dukshëm më shumë se minoritarët grek në Shqipëri, shumica me origjinë shqiptare, që politika greke do ti bëjë edhe me “asociacionr komunash greke”, që të “jenë të pavarura”, siç tha Mitcotakkis së fundmi në Himarë.
Qyteti i Velesit me rrethinat e tij, sikurse edhe Manastiri, dikur banoheshin me shumicë prej shqiptarësh. Por, shumicën e tyre ndërkohë i dëbuan në Turqi , pasi i identifikonin ne Islamin dhe i bënin turq deshtën a nuk deshtën. Pas tërmetit katastrofal të Shkupit, kah gjysma e viteve të ‘70-ta , shqiptaret ortodoks (kryesisht) u dërguan si sllavomaqedonas qe ta kolonizonin Shkupin. Dhe e kolonizuan si sllavishtfolës në masë të madhe.
Në vitin 2023 “maqedonasit” e Prilepit protestojnë që shqiptarët të mos shkollohen Shqip.
Ata nuk guxojnë të jenë shqiptarë mendjendritur, se ashtu e kuptojnë gjendjen e vet, por vetëm sllavishtfolës dhe Musliman&Turq. Të edukohen nëper xhami dhe si perspektivë tu ofrohet shpërngulja. Apo që të kenë “politika partiake – xhuxhe” që s’guxojnë të flasin për asnjë të drejtë të popullit të vet.
Nëse është një popull i vetëm në Europë, të cilit duhet t’i vije turp se si nuk ka aftësi që as në rrethana Lirie ta mbrojë vetvetën, duke i realizuar të drejtat që i takojnë si popull në vendin e vet, atëhere ata janë shqiptarët.
Është ky popull që kur s’ka aftësi t’ia bëjë ndonjë të mirë vetës, atëhere e vazhdon aty ku e ka lënë Vaso Čubriloviq si amanet, asimilimin me islam.
* Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë është nga partia e Ali Ahmetit, por ata nuk kanë ndikim dhe nuk hapin tema të tilla që i takojnë jo vetëm diskriminimit por edhe poshtërimit të popullit të tyre edhe në vitin 2023, madje as që e hapin gojën kur ministria e drejtësisë së Maqedonisë V. ua regjistron Lidhjen e Vehabinjve të shqipfolësve panislamik të atij vendi. Ata edhe kur e udhëheqin ministrinë e arsimit ne MV, nuk kanë ndikim në arsimin e barabartë pēr të gjitha komunitetet. Ata në aspektin e kulturës, arsimit dhe përparimit kombëtar – janë pa asnjë ndikim qenësor – një 0 e madhe!
Janë vetëm për të shërbyer si dekor, sa për “tu pa!”.

Amaneti, testament poetik nga Mathieu Aref

0
Mathieu Aref
***
Amaneti
Poezi
(Testament poetik)
Ô mikesha dhe miqtë e mi
Ô lexuës me shumë dashuri
Ô armiq plot me tradhti
Gra dhe burra të atë Shqipni,
*
Mos harroni çfarë kam bëre,
Çfarë studiova, çfarë kam dhënë
Për Shqipni dhe për atdhenë :
Amanet është ky shkrim i tërë !
*
Të Vërtetën që kam përhapur
Një e vërtetë që është e shkelur,
Një etni shumë e përbuzur
Dhe një gjuhë kaq e mohuar !
*
Pesëdhjetë vjet i kam kushtuar,
Gjysma e jetës ime tu vepruar,
Natë e ditë ku kam studiuar
Në gjithë burimet kam kërkuar.
*
Plot me djersë edhe pagjumësi
Kam harxhuar shumë lek të mi
Për tezën time me librat në gji
Pas as një ndihëm e mbeshtetësi !
*
Pellazgët ishin stërgjyshërit tonë
Ilirët u shfaqën shumë më vonë !
Mos dëgjoni ata që vetëm llafazojnë :
Nesër armiqt Pellazgët do përvetësojnë.
*
Zëri i Popullit është plot me shpresë,
Zëri i juaj Ô bijtë e Shpipërisë :
Misioni juaj ai i etnogjuhësisë
Do mbroj amanetin e Lashtësisë !
*
Më në fund unë nuk besoj shumë :
Megalomanëve ose dijetarëve të pa frymë,
Historianëve të rrezikshëm dhe të rremë :
Vetëm mbështetem tek Shqiptarë të denjë !
___
Paris 23/02/2023 – Mat Aref Canameti ©

Kryetari Glauk Konjufca: Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin ukrainas

0

Ceremoni falenderimi per gazetaret ukrainas

Udhëheqësit e shtetit ndanë letër-falënderime për gazetarët nga Ukraina

Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u organizua ceremonia e pritjes dhe dorëzimi i letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të shteteve mike, të akredituar në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani me këtë rast tha se lufta e Ukrainës është luftë për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe të demokracisë kudo në botë. Ajo shtoi se fitorja e Ukrainës është fitore e gjithsecilit që beson në këto vlera, në veçanti fitore e popujve që kanë sakrifikuar shumë për liri e demokraci, siç është populli i Kosovës.

Presidentja Osmani tha se Kosova do të jetë gjithnjë me popullin ukrainas, sepse, siç theksoi ajo, ua njeh dhimbjen dhe rrëfimin e mbrojtjes të së vërtetës.

“Ne kemi hapur zemrat dhe dyert për gazetarët ukrainas, sepse ua njohim dhimbjen, e njohim rëndësinë e rrëfimit të mbrojtjes të së vërtetës. Sepse, jemi me ta në këto orë të errëta të historisë së tyre. Ukraina nuk do të jetë e vetme, sepse atje po mbrohet çdo ditë Evropa e tërë dhe e lirë. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës, sepse e drejta është në anën e saj”, tha presidentja Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin ukrainas, duke përmendur edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Kosovës për të pranuar qytetarë nga Ukraina në Kosovë.

“Kosova qëndroi fuqishëm me Ukrainën që kur lufta nisi. Kosova menjëherë e ka dënuar këtë sulm të padrejtë dhe Kuvendi ka miratuar rezolutën që shpreh gatishmërinë për të strehuar qytetarë dhe gazetarë ukrainas”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se qëndrimi i gazetarëve ukrainas në Kosovë ka kompensuar dekada të tëra të mungesës së afërsisë së dy popujve.

“Ju me rrëfimet e juaja për Kosovën keni shkrirë akujt, duke e bërë më të mirën për popullin e juaj që është atje, që po lufton e po vuan, të dijë të vërtetën e cila na bashkon, e kjo e vërtetë është rruga nëpër të cilën kemi kaluar. Qytetarët e Kosovës para 24 vitesh ishin në këpucët tuaja. Ne u përballëm me një regjim gjenocidal, i cili kurrë nuk u distancua nga krimet e luftës dhe akte të gjenocidit që ka bërë mbi popullin tonë të pafajshëm”, tha kryetari Konjufca.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se Kosova i di shumë mirë pasojat e luftës, prandaj do ta mbështes dhe solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format, deri në fitoren e saj ndaj agresionit rus.

Kryeministri Kurti tha se agresioni rus në Ukrainë është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.

“Në një ditë të zymtë si kjo, megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull, si institucione, si dje, si sot, si nesër. Ukraina duhet të fitojë, sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, tha kryeministri Kurti.

Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë, tha se agresioni rus në Ukrainë bëri që shtetet demokratike të kuptojnë rrezikun që paraqet për botën regjimi kriminal i Vladimir Putinit.

Makei falënderoi institucionet e Kosovës për gatishmërinë për strehimin e tyre, duke thënë se Prishtina është bërë shtëpia e dytë dhe mundësi që t’i tregojnë botës për luftën që po bëhet në Ukrainë.

“Këtu ndihemi mirë. Çdo ditë gjejmë mbështetjen e politikanëve, kolegëve gazetarë dhe qytetarëve të thjeshtë që na ndalin në rrugë dhe na pyesin se si i kemi familjet tona. Këtu nuk bien raketa, por shpirti dhe zemrat tona janë gjithnjë me Ukrainën”, tha gazetarja Makei.

Në fund presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe kryeministri Kurti ndanë letër-falënderimet për 10 gazetarë ukrainas, të pranishëm në këtë ceremoni.

Pakoja e Mbështetjes për Energji: BE-ja i jep Kosovës 75 milionë euro për t’i ndihmuar që të përballet me krizën energjetike

0

Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, nënshkruan sot në Prishtinë një marrëveshje financimi që do t’i mundësojë BE-së t’ia transferojë Kosovës 75 milionë euro si ndihmë financiare të drejtpërdrejt dhe t’u ndihmojë qytetarëve dhe bizneseve të përballen me krizën energjetike. 

75 milionë euro janë kësti i parë i parave që Kosova do t’i marrë nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 1 miliardë eurosh, të krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar pushtimi i plotë, i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës.

E tërë pakoja do të dorëzohet në dy pjesë, nga 500 milionë euro secila, ku e para dhe e menjëhershmja do të fokusohet në ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejt për familjet dhe bizneset më të prekura, ndërsa e dyta në tranzicionin e rajonit drejt energjisë së pastër dhe uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile të Rusisë.

Forhåndsvisning av bilde

“Pushtimi i plotë, i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka ndikuar në tërë botën, duke shkaktuar kriza energjetike dhe ushqimore. Efektet e këtyre krizave i kanë ndjerë më së shumti ekonomitë më të cenueshme, ndërsa BE-ja ka ndërhyrë që ta mbështesë Ukrainën që t’i shmanget pushtimit, por edhe t’u ndihmojë partnerëve të saj që të përballen me krizat”, tha ambasadori Szunyog. 

“BE-ja ka qëndruar pranë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit dhe e ka përfshirë Ballkanin Perëndimor në veprimet e saj për t’u ndihmuar shteteve anëtare që të përballen me krizën, duke përfshirë planin REPowerEU. Mbështetja financiare e ofruar përmes Pakos për mbështetjen për energji të BE-së vjen si shtesë dhe synon t’i mbështesë drejtpërsëdrejti njerëzit dhe bizneset në Kosovë”, shtoi Szunyog.

Forhåndsvisning av bilde

Nga 75 milionë euro që BE-ja po i transferon tani në Kosovë, një e treta ose 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti, për rreth 200,000 familje, duke përfshirë pensionistët, nënat vetë-ushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara.

15 milionë euro do të shkojnë për motivimin e publikut për ta kursyer energjinë, duke iu ofruar familjeve subvencione për faturat e energjisë të barabarta me shumat që ata i kanë kursyer krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo masë do të zbatohet për periudhën janar-prill 2023 dhe nga ajo pritet të përfitojnë rreth 160,000 familje. 

35 milionë eurot e mbetura do të përdoren për t’u ndihmuar familjeve dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që ta rrisin efiçiencën e energjisë. Rreth 12,000 familje që banojnë në shtëpi private apo banesa në objektet e strehimit social do të mbështeten me përmirësim të termoizolimit (fasadave, dritareve dhe dyerve), ndërsa 10,000 familje të tjera do të mbështeten me blerje të pajisjeve efiçiente. Rreth 1,000 NMVM do të mbështeten për të blerë dhe instaluar sisteme të ngrohjes me energji efiçiente dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, siç janë panelet diellore fotovoltaike ose termike.

“Fondet e ofruara do të përdoren nga Qeveria e Kosovës për ta vazhduar zbatimin e masave të planifikuara për zvogëlimin e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike te qytetarët tanë. Kjo është hera e parë në kuadër të përfitimit nga fondet e IPA-s që BE-ja i ofron të gjitha fondet e programit vjetor si mjete që derdhen drejtpërsëdrejti në buxhetin e vendit dhe kjo është pikërisht pas kërkesës sonë si Kosovë e orientuar kah Bashkimi Evropian”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

“Mbështetja e BE-së prej 75 milionë eurosh e plotëson skemën e qeverisë për mbështetje të energjisë. Dua ta shpreh mirënjohjen time për Bashkimin Evropian për mbështetjen dhe besimin e tij në vendin tonë. Ky besim na inkurajon që të punojmë edhe më shumë dhe ta vazhdojmë ngritjen e kapaciteteve institucionale në të gjitha institucionet e linjës”, shtoi Bislimi.

Forhåndsvisning av bilde

BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, me 1.2 miliardë euro të ofruara përmes Instrumentit të Asistencës së para Anëtarësimit (IPA) I dhe II, nga viti 2007 deri në vitin 2022. Ndihmë financiare e mëtejshme tani po ofrohet përmes IPA III. BE-ja është po ashtu partneri më i madh tregtar i Kosovës.

Njohja e Sylës me Verën 

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Dashuria për atdhe dhe dashuria e turjakasit dhe tiranses”, Drini.us, 24 Shkurt 2023 

Pjesa e parë (1) 

Takimi i parë i Sylës me Verën, bareshën malazeze nga Puka 

Ngutu, po të pres! 

Tregim në veten e tretë       

A po o të kullosin o çoban? 

Çobanët e Turjakës, me delet e veta shpesh takoheshin edhe me çobanët e Panorcit te Zabeli i Hasan Cufës, Livadhi i Durakut, te Kershi i Sylymanit, te Ledina e Sylë Rexhepit, Fusha e Kualve e në Garaqeva. Bisedonin shumë dhe luanin lojra barinjësh me thupra e me shtaga. 

Po çobanët e Turjakës shiheshin edhe me çobanët e tjerë të katundeve tjera, me ata të Bublit, Damanekut, Lubizhdës, Drenoc, Zatriq e më rrallë edhe çobanët e Burimit (Carravranës) dhe ata të Kaznikut, katund në mes të katundit Rud (ish lagje e Panorcit) dhe Llapçevës, katund afër Ujvareve të Mirushës (Ularicë-s) 

Kur kositeshin Livadhet e Poshtme, delet shpesh bashkoheshin me delet e katundeve të tjera dhe kur vinte koha me i këthye për në shtëpi, çobanët e hiqnin të zitë e ullirit deri sa i ndanin delet e desht të cilët vriteshin se kush do të marrë për “grua” delen më të mirë. Deshët i thenin edhe brirët e qileshin gjakë vetëm për dashurinë që kishin për delet, ani pse një dash kishte më shumë 40 dele. 

Syla që njihej si një nga çobanët më të mirë e më të urtë, e kishte tufën e deleleve pakëz më larg nga  tufat e deleve të katundeve tjera, në një livadh që sapo ish kositur. Nuk donte të shkonte aty ku kish shumë çobanë. I pëlqente të ishte vetëm. Ishte afruar dhe shikonte një Vig mbi lumin Mirusha që mund të dilej matan livadheve, te Shelgjet Ren.Shelgjet Ren, në livadhet e Damanekut dhe të Qypevës (ish lagje e Bublit) te livadhi i Kadri Minushit. Pakëz më larg ishin disa shtëpi me gurë e me qerpiç *) të pjekur (tulla) dhe të mbuluara me qeremide (qeramidhe, tjegulla) të kuqe. Shtëpitë ishin të renditura rend e rend e të gjithat ishin njësoj. Sylës i pëlqenin ato shtëpi dhe mendonte sikur edhe ai të kishte një shtëpi sikur ato. Ai shkoi aq larg në mendime sa sikur mos ta kishte ndërprerë një burrë gogja në moshë, Syla kishte humbur në mendime dhe kushedi kur do të këthehej në vete. 

 -A po të kullosin o çoban? ishte zëri injë bujkut kosaq *) 

–Po hanë nga pakë, e ti a je lodhur? 

-I kujna je o çoban?, e pyeti bujku i fshati tjetër? 

-Nuk jam nga nga Damaneki, o axhë! 

-Po, po, pe di që ti s`je i Damanekit as i Qypevës, po mas je i Turjakës? 

-Po, tha shkurt Syla sikur donte ti thonte burrit të huaj se nuk ishte i interesuar të flas me njerëz që nuk i njeh. Ai sa e kishte ngarkua kerrin e drunjt me sanën *) që e kishte kositur para disa ditëve dhe i kishte mbetur edhe një kerr tjetër me sanë për nesër. Pasi e kishte kositur livadhin, kishin ardhur burri i huaj me dy vajzat e tija dhe e kishin rrotullua barin që të teret e pastaj, edhe një herë, pasdreke e rrotullonin dhe para se me mbulua terri tokën, e tubonin sanën në kabza *) dhe shkonin në shtëpi. Livadhet ishin të mbushura me kabza sane e otave që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mullini e Ura e Bublit, në të dy anët e Mirushës. 

Për nga forma e madhësia, kabzat e sanës e livadheve të Turjakës, iu ngjanin “bunkerave të Shqipërisë së Enver Hoxhës” … 

Syla nuk iu besonte syve kur pa dhe dy vajza bukuroshe të moshës së tij që po tubonin fijet e sanës afër kerrit *) të drunjtë. Edhe ato e quan (ngritën) kryen përpjetë por nuk folën fare. Njëra prej tyre, ajo më e vogla e shikoj më ndryshe Sylën ndërsa vjedhurazi shikoj nga motra tjetër, që dukej pakë më madhe mos e shikon e në fytyrë u bë “all” e kuqe. 

Motra e vogël u largua nga motra e madhe dhe sikur deshi të pije ujë në një krua që ishte te Vigu, aty ku Syla qëndronte në këmbë e ishte mbështetur në shtagën e gjatë e të fortë që e kishte prerë për qefi në bjeshkët e Turjakës, mu te Gropa e Gatë (e gjatë). E kishte shtagë për qefi. Me at shtagë, Syla nuk iu m`shonte deleve por e mbante si një lloj “trofeu” dhe shtaga mund ti shërbente edhe si “armë” kur qeni i Sylës rrokej me ujq, ai e ndihmonte qenin e vetë. Po ndodhte që edhe çobanët ziheshin në mes vete dhe rriheshin me shtaga për hiç gjë … 

Vajza “piu” ujë por shikimin e mendjen e kishte te Syla. I pëlqeu djali turjakas. Po kush nuk i pëlqen turjakasit? Syla kishte një qeleshe të bardhë *) mbi kokë. Të veshur kishte një xhurdi e pantallona të zhgunit *)  e në dorë mbante një xhurdi *) , si pallto e madhe, edhe ajo ishte e zhgunit. Vajza e burrit të panjohur, sikur kishte harrua që është duke “pirë” ujë dhe nga hutia e bukuria e Sylës këmba i rrëshqiti e ra në ujë. Lumi Mirusha ishte i thellë saqë çobanët kur laheshin i mbulonte edhe kur ata i ngritnin duart përpjetë, nuk shiheshin. Pra Mirusha kishte më shumë ujë në ato Livadhe, afro dy metra të thella. Uji ishte i qetë saqë dukej sikur nuk ecte fare e pakë më larg laheshin edhe buallicat e disa dhi të Imer Mullamuqëve të Turjakës pinin ujë.        

Vajza u friksua sepse si duket ajo nuk dinte not e Syla kur e pa se vajza u mbyt në ujë,  këceu ashtu qysh ishte me e ndihmua vajzën dhe e nxori vajzën. Ai i tha vajzës, vetëm rri qysh je e vetë u shyt *) e ngadalë e kapi vajzën për belin e hollë e “padashur” i shkuan duart në gjoksin e saj që sapokishte fillua ti fryhej e cicat kishin filluar ti rriten. I kishte sa të mollave të Tetovës, të vogla. Syla e largoi dorën shpejt dhe e qiti vajzën në breg. Motra më e madhe erdhi dhe si me inat e shikoj motrën e pakujdeshme që kishte ra në Mirushë. Babai i tyre tashmë veç ishte larguar me kerrin me sanë e vajzat ende tubonin sanën që kishte mbetur për nesër… 

Ato e falenderuan Sylën dhe i dhanë pakë ushqim që iu kishte mbetur dhe vetëm sa nuk i thanë Sylës që ti ndihmoi pakëz për me tubua sanën. Syla e kuptoi dhe as që priti më shumë, illoi të mbledh sanë e ti ndihmoi ato. 

-Vera, po shkoi edhe unë po pi pakëz ujë e … i tha motra e madhe motrës së vogël. Syla mbeti vetëm me Verën. Nuk guxonte të fliste por pas pakë vajza i tha: 

-Qysh ta thonë emrin ty? 

–Sylë!, tha ai pa e shikur Verën fare. 

-Je çoban me dele?     

 –Po tha ftoftë Syla. Edhe ne kemi dele por sot unë erdha me e ndihmua babën e nesër do të shkoj me dele, foli Vera. 

-Po kah i qon delet ti, e pyeti Syla? 

 -Po ketej e andej, në Malin e Madh dhe nesër, nëse nuk vjen vëllai im i vogël, unë do ti mrizoj delet mu atje, dhe i shikoj Shelgjet Ren. E trupi i Sylës filloi të dridhej sikur ta kishte kapur korenti e fytyra i qitëte flakë. Syla u përshëndet me Verën pa guxuar me ia dhënë dorën apo ti afrohej dhe kapërceu Vigun e doli te dhentë e veta. Ato kullosnin kokë më kokë e vetëm kumonat e ogiçit *) e prishinin qetësinë e asaj mbrëmje përrallore pranë Mirushës. Lumi dukej sikur flente e qeni iu afrua çobanit sikur donte ti thonte: 

-Pse më ke lënë vetë? 

Syla i fishkëlloi dy tri herë deleve dhe iu bërtiti deshëve ogiçë: 

– Hajde, ypsh Delet te Vaui Stanit pinë ujë dhe u rendisen sikur krushqit rrugës për te Kregsi i Pagarushëve të Damanekit, Mrizeve të mëdha, Malishta dhe hynë në tarishtën e oborrit. 

Nëna e Sylës, Sanija shkoi i mjeli delet e pastaj i l`shuan kingjat dhe, edhe ata pine pjesën e tyre të tamlit sepse Sanija gjitmonë iu linte nga dy cica me tamel të deleve kingjave e nga dy për vete. E kingjat pinin tamlin e nënave duke e lëvrit bishtin me sa fuqi që kishin, me krye iu mëshonin nënave në bark, nga gëzimi e dukej sikur donin me i rrëxua nënat e tyre por ato vetëm përtypeshin e nuk mërziteshin fare. Nganjëherë e këthenin kryet i shikonin dhe i “lëinin” kingjat mu te bishti. 

– Sylë, sot më mirë kanë qit tamel delet, kah i ke pas? Djali si i turpëruar i tha: 

 -Nanë, para dreke e kam pas në bjeshkë e mandej i kam kthye nëpër dushkaja e kah Ulica e Breshancit, kam dalur në Livadhe. I kam mrizua te Kregsi i Pagarushëve e pasdreke kam shkua kah livadhi i Avdyl Fejzullahit të Dragabilit, te Vigi … dhe iu kujtua Sylës Vera e iku me vrap për në odë. 

Atë natë nuk “shtini gjumë në sy” Syla. 

Në mëngjes u zgjua më herët dhe pasi nëna e Sylës i kishte mjelur dhetë, e thirri Sylën që të hajë pakë kaftjall. Syla nuk hëngri mëngjes. Nëna e Sylës e kishte vlua një kusi me tamel në oxhak por Sylës nuk i hahej. 

Atherë nëna ia mbushi çantën e Sylës me djath të shishëm dhe një copë të madhe hethenik, pite me hitha e të përziera me kepë e me me mazë që ta knaqte shpirtin e nuk dihet të ngihej njeriu bashkë me një blud më shllinë e speca turrshi. Në çantë ia kishte shti edhe një copë me bukë për qenin. Po Syla gjithnjë e ndante bukën me qenin e vetë. Ate që hante Syla, gjysmën ia ndante qenit. Qeni, e shikonte me ata sy të mirë që kishte e një palë grepa që i kishte rreth e rreth qafës që kur të iu bjen ujku deleve, qeni lufton me ujkun por kur ujki don me e kafshua në qafë, i thehen dhëmbët dhe kështu qeni i Sylës nuk lëndohet. Qeni kur ishte Syla afër, ai fluturonte nga gëzimi. Bukën që ia jepte Syla, qeni e merrte e largohej jo fortë larg deleve se edhe ato i afroheshin e donin me ia marrë bukën qenit.   

Ishte dita kur për herë të parë në jetën e tij Syla mendonte:  

-A do të dilte Vera me dele te Shelgjet Ren?  Syla, i l`shoi delet dhe u nis për në bjeshkë se në në mëngjes delet kanë qef të kullosin gjethe të shkozave, të frashërit, e bumgut, e … nga degët e lisave që preknin deri në tokë. Vrella e Dylybashëve ishte vendi i parë që fillonte pastaj, jo larg ishte bjeshka e ai i ngjitej bjeshkës përpjet, bashkë me delet e qenin besnik. Te Balli i Kershit, pushonte pakë e pastaj iu ndërronte drejtimin deleve për te Gropa e Llozeve, Qafa e Gradinës, Lugit të Hamidëve e Llokma. Pas dy tre orëve zbritëtë në livadhe. 

Në livadhe delet hanin barë pa e qu asnjëherë kryet derisa i lodhte dielli e atëherë afroheshin krye me krye dhe i bënin hije shoqja shoqës.  

Syla nga Ulica e Breshancit, ende pa dalë në livadhe, andej lumit, e pau Verën me dele. Vera kishte marrë një lamsh me pej e maronte meste apo qorape për vëllain e vogël e babën, kush e din. Syla shikoi sikur turpërohej dhe vërtet i vinte turp të shkonte të një vajzë që e kishte parë vetëm një herë. Kishte dëgjuar se është nga Shqipëria dhe nuk ia merrte mendja që ajo e fliste aq mirë gjuhën sikur të ishte edhe ajo qikë e Turjakës. 

Flitej se malazezët që i kishte pru krali i Serbisë, (1930-1937) shumica kishin qenë qenë nxënës të Ndre Mjedës e shokë klase të Migjenit nga Veriu i Shqipërisë, Shkodra,e Puka. Disa kanë qenë edhe nxënës të Migjenit, në rrethin e Shkodrës aty ku kishte punua Migjeni. Kështu kam dëguar dhe unë vetë, autori i kësaj romance e i kam takua disa nga ata, Bogdanin, ka qenë shef i Zyrës së vendit në Lubizhdë, Živa, shitës, ka punuar në gernap (shitore) e Llabudi, ishte shef në Mrojtjen popullore në Rahovec dhe babain e Milloradit, që e kisha pasur shokë banke në klasën e parë, Millutinin nga Damaneki, damaneki e kishin konvertua në Islam (H. M. K.). Thuhej se e kanë bërë synet sikur tash Erdogani që don me e bërë synet Edi Ramën. 

Syla e bâni zemrën guri dhe kapërceu Vigun e shkoi te Vera por u bë sikur po kërkonte diçka afër bregut e priste që Vera ta th`ras. 

 –Sylë, eja këtu kam pakë pite e dua ta ham bashkë dhe Sylës nuk iu prit dhe shkoi e ul në bari, afër Verës. Dhe e ndiente erën e Verës e erën e luleve të livadheve, erën e sanës e të barit të njom dhe mendja i fluturonte e zemra i rrihte më shpejtë se zakonishte e …  mendjen e kishte të turbulluar. 

–Sylë, e thirri Vera dhe ia ndërpreu mendimet në gjysmë. 

–Po edhe unë kam pakë pite tha Syla dhe e nxori nga qanta hithenikun që ia kishte pshtjellur nënan me disa fletë të kungujve e të lakrave. Kishte edhe djath të shishëm Turjake e një bludë (enë e gdhendur nga druri, në formë të një ene, e rrumbullakët) me shllinë e filluan të flisnin ngdalë e rrallë nën hiejen e Shqelgjeve. Delet e Verës kullotnin afër tyre e nganjëherë ndonjëra afrohej sikur donte edhe ajo të hante e të fliste me Sylën e Verën. Vera, i kishte treguar se i kishte vdekur nëna para tre vjetëve. Ajo me motrën e madhe kujdeseshin për punët e shtëpisë, për vellain e vogël e për babain. Ato i milnin delet e dy lopë … gatuanin bukë, i lanin teshat e fshinin. 

Syla e kishte dëgjuar me vëmendje por nuk i kishte thënë as edhe një fjale “qele gurë gojën”. E muzika e gjinkallave i shoqëronte, bashkë me kumonat e ogiçëve e blegërimën e deleve 

Flitej se Syla ishte takuar fshehurazi disa herë me Verën afër shtëpise së saj që edhe po të rrinte një javë aty kush nuk do ta hetonte e shihte se kishte bagrema dhe flitej se ata i kishin mbjellë malazezët ardhacakë, kolonizatorët e tash ata shtoheshin si kinezët dhe pastaj, Vera, vajza e burrit nga Shqipëria kishte mbetur shtatzënë dhe kishte lindur një djalë e nuk i kishte treguar babës se kush është babai i djalit e prej nga është ai djalë, baba. Burri nga Shqipëria e kishte rrahur disa herë dhe ia kishte ndalua Verës që të shkoi me dele e ta ndihmoj babën në fushë, livadh, mulli e mal. Ajo nuk guxonte të dilte jasht dyerve të oborrit. 

Lufta kishte fillua e Syla kishte shkua me partizanë por Verën nuk e kishte harrua ama askujt s`i kishte tregua dhe askush nuk e dinte të vërtetën e asaj dashurie të asaj vere, me Verën, që kishte zgjatur vetëm disa ditë. 

Po këto mund të jenë vetëm fjalë hallki që në Turjakë thonin “Fjal`t e hallkit e birat e gardhit, nuk m`shilen”! 

E Syla gjindej dikund në Shqipëri. Dikush kishte thënë se e kanë parë në Tiranë e të tjerët thonin, Sylën e kanë vrarë në kufi. Të tretët, flitej se Sylën e kanë burgosur në Shqipëri se iu paska thënë se Ju, na latë nën Serbi …. 

E vërteta nuk dihej, as ku ishte Syla e as për “Kopilin” e Verës, qysh e quanin çobanët e katundeve, të Qypevës, Bublit, Damanekut e të Turjakës. Babai i Verës kishte vdekur nga mërzia e inati që s`kishte f`tyrë me dalë jasht pragut të shtëpisë e motra e Verës ishte martuar me një malazez të Shkodrës, që kishin ardhur nga Shkodra, bashkë me familje dhe ishin vendosur në Livadhet e Turjakës, Garaqevat e Panorcit, Bublit, Qypevës, në Damanek e Lubizhdë.     

Vera jetonte bashkë me vëllain e vogël e djalin. Çobanët djalit të Verës i thonin Sylë e ai vraponte duke qarë te nëna. I tregonte nënes ato që i thonin të tjerët, fëmijët edhe çobanët. Por nëna nuk i tregonte asgjë ”Sylës së Vogël» se “Syla” ishte ende ishte i vogël. Ajo vetëm ia lëmonte flokët, e afronte afër vetes dhe e shtrëngnte me aq forcë që kishte, e puthte në faqe, në ballë e në qafë e i dukej sikur po e puth Sylën. Djali nuk duronte kur nëna e puthte në qafë sepse gudulisej e fillonte të qeshte pastaj pinte pakë ujë e dilte përsëri me luajt. Harronte ato që ia kishin thënë fëmijët e mahallës. 

Askush nuk dinte asgjë për Sylën anipse kishin kaluar disa vjetë, nuk dinin e as nuk kishin marrë vesh për Sylën. Flitej se Syla nuk ka dalur “në mal” me partizanët pse ka dashur ta luftoi gjermanin por pse nuk ka guxua ti tregoi babës se e donte një qikë të një malazezi. E dinte se baba i Sylës nuk do të pranonte të bëhej miq me “naselenik” (ardhacakë, kolonizatorë e uzurpatorë). Ai donte një mik shtëpie, shtëpi “hun e dun” dhe kishte que msit te disa familje të njohura. Syla kishte dëgjua se baba po i lyp nuse në Obri, te Familja e Xhemajl Obrisë, te Avdyl Uka e në Lladrovc e në Polluzhë (të Rahoveci). 

Flitej e çka nuk flitej. 

Këtu po e ndërpres romancën, baladën, quajeni ju si të doni për Sylën e Verën dhe ”S-in” e Sulën për ta vazhduar ndonjëherë tjetër. 

Pasi e publikova shkrimin, mora disa letra nga disa lexues. 

Një lexuese nga Gjakova (Sh. Kr.) më shkruante: 

”E lexova në mengjes dhe me pëlqeu. 

E lexova me përkushtim…. Ju falemnderit qe e keni postua…. në fb. Do i pres letrat e ”S- rit” dhe Sulos… Vazhdim te mbarë!” 

Ndërsa një tiranse që pretendon se është mbesa e “S-it” më kishte shkruajt disa letra por për hirë të privatësisë, nuk do ti publokoj tani edhe pse paralajmërova se sot do ti botoj. 

Gjatë ketyre viteve kur kam shkruajtur për personalitete të ndryshme, kam marrë letra të shumta falenderimi por ata edhe më kanë ndihmua e më kanë dërgua materjale e të dhëna të tjera. I tilë ishte Shpetim Rudi nga Gjakova, nipi i Kapeteni Hysni Muharrem Rudit. Ai më shkruante: 

” Mirëdita zotri Sinan, si je a je mirë? Unë jam djali i Shani Rudit nga Gjakova. Faleminderit shumë zotri Sinan e të falenderoj nga zemra qe ke shkruar dhe e ke nderuar dhe respektuar këtë trim të madh legjendar, axhen Hysni. 

Vertet kemi nje histori te dhimbshme por jemi krenar qe kemi pas kesi burra dhe trima te mëdhaj” 

Me keqardhje, dhimbje e mallë që kisha për Sylen e ”S-in”, por jam i detyruar ta ndërprej fejtonin që paralajmërova, për turjakasin e tiransen. 

Pres ditë më të mira e deri atherë, përshëndes ”Sylën”, djalin e Verës që flitej se ishte edhe djali i Syles (Sulos) dhe një tjetër vajze tiranse, që pretendon se është vajza e ”S- it”. 

Ajo, madje kishte ardhur në Kosovë, pas vitit 1991 dhe e kishte kërkuar ”vëllain”(? ) e vetë, Sylën (”Sulon”). Ajo e kishte emrin Sanije, sipas emrit të nënës së Sylës. 

E kanë parë në Qypevë atë vajzë. Kështu më kanë thënë mua dhe mënyra se si e kanë përshkrua, duhet të jetë ajo, vajza e ”S-it”, me flokë të gjatë, deri te këmbet, trup mesatar e … me veshje të thjeshtë qytetare por shumë krenare. Ndërsa për ”S-in” flitej se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas pushkatimit të babës, Komandant Shpatit”, vdekjes së nënes dhe humbjes së Sulos, pa ”shejë e pa dok`, luftëtarëve që kishin luftua për çlirimin e Kosovës. Ajo kishte jetuar me 2 motra dhe në kushte të vështira ekonomike, 3 motrat, 3 histori në vete. 

Dhe para se të mbyll edhe këtë pjesë shikova edhe njëherë letrat që mi ka dërgua ”vajza e ”S-it” (?) Për çudinë edhe më të madhe timen, disa letra i kishte shlye të gjithat) 

Pse? 

Do të mundohem ta gjej shkasin dhe shkaqet, sigurisht më vonë. 

  1. S. Gabimet e mundshme, janë si rrjedhoje e kohës.

Ngjarja është e vërtetë por jo edhe personazhet. Ata, janë pjellë e imagjinatës së autorit, emra të trilluar. Si po e shihni shpesh kam n¨dërhye se ndryshe, nuk do të dilte po mos të ”ta përkrahja” shpesh  Sylën, Verën e ”S-in” për simpatinë që kisha për ”heronjët e heroinat e mia” e ti ndihmoja  sepse Syla kishte gojë e nuk fliste e ”S-i” edhe djallin mund ta fuste në shishe. 

Disa nga letrat e ”vajzës” së ”S-it” 

”Kjo ëshëtë kënga ime për ty”! 

”Shkruaj një hyrje tjetër”!” 

”Epafat ose e pamundur!” 

”Qe ky do të jetë një personazh” 

“Ngutu, pot ë pres”! 

“Kurse unë do e kuroj veten dalëngadalë nga ”virusi” yt… 

Gjeta disa nga titujt e letrave të ”vajzës” së “S-it” të që mi kishte dërgua një kusherirë imja e ato do ti publikoj pas një kohe e në një të ardhme të afërt. Besoj. 

 

*) QERPIÇ m. 

Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë). 

*) KOSITËS m. 

Ai që kosit barin me kosë. 

KOSITËS mb.,  

KOSAR m. 

shih KOSITËS,~I. Brigada e kosarëve. 

Kosar (edhe ”kosar” përdoret në Turjakë ) 

*) SANË f. 

Bar i korrur e i tharë, që ruhet si ushqim për bagëtitë; bar i thatë. Deng (mullar) sane. Era e sanës. Kullë sane ahuri i kashtës. Mblodhën sanën. U shtien sanë bagëtive. 

*) Kabza, grumbuj, tubëza me sanë 

*) Atavë (otavë), bari i kositur për së dyti, në fund të gushtit e në fillim të shtatorit. Sana në livadhet e Turjakës, Damanekut, kositet në fillim dhe mes të qershorit 

*) QERRE f. 

Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore, lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që tërhiqet me qe, me buaj a me kuaj. Qerre e madhe (e vogël). Qerre me bar (me thasë, me gurë, me rërë, me pleh). Boshti i qerres. Rrotat e qerres. Rrugë qerresh rrugë e pashtruar. Punishtja e qerreve. Hipi në qerre. Zbriti nga qerrja. Ngarkoj (shkarkoj) qerren. Mbreh qetë në qerre. 

fig. (përdoret me nyjën joshquese një). Shumicë, numër i madh njerëzish, sendesh etj. Ka një qerre fëmijë. Kishte një qerre punë. Bëri një qerre fjalë me dikë. …  

E folmja e kosovës, palatalet ”k” dhe ”q” më shpesh i përdor me shkronjën ”k” psh. ”kerre” (qerre), ”shiko” (”shiqo”), ”shok” (”shoq”) et. 

*) QELESHE f. 

Kësulë e bardhë, e rrumbullakët, e punuar me lesh të shkelur e të larë me sapun, e cila ka trajta e përmasa të ndryshme sipas krahinave. Qeleshe e bardhë. Qeleshe e gjatë. Qeleshe e rrafshët. Qeleshe me rreth. Qeleshe Kavaje (Tirane). E futi nën qeleshe. 

I vuri qeleshen dikujt e turpëroi, i vuri brirë. E hodhi (e fugu, e vuri, e ktheu) qeleshen (kësulën, festen, kapelën, takijen) mbi sy (mënjanë) shih te SYRI. E ka mendjen në majë të qeleshes (në majë të kësulës) shih te KËSUL/Ë,~A. 

*) ZHGUN m. 

  1. Shajak i trashë, zakonisht i bardhë, i punuar me dy liq në vegjë e i dërstiluar, që përdoret për veshje të sipërme. Rroba (tirq) prej zhguni. Mbështjell me zhgun.
  2. Veshje e sipërme dhe e gjatë si pallto, me mëngë ose pa mëngë, që bëhet me këtë lloj shajaku; gunë. Mëngët e zhgunit. Veshi zhgunin. Hodhi zhgunin krahëve.
  3. vjet. Veshje e sipërme prej cohe ngjyrëkafe, e gjatë deri te këmbët dhe e lirshme, që e mbanin murgjit françeskan.

*) XHURDI f. 

Veshje e sipërme burrash prej shajaku të zi, e gjatë deri në mes, me mëngë të shkurtra, me jakë katrore, me thekë nga pas e me xhufka në supe, që përdoret zakonisht në Shqipërinë e Veriut e në Shqipërinë e Mesme; xhokë. Thekët (xhufkat) e xhurdisë. Vesh xhurdinë. Hedhin xhurdinë krahëve. 

*) ZHYT m. 

  1. Zhytje. Bie në zhyt. U fut në zhyt.
  2. si ndajf. Zhytas. Bie zhyt. E kaloi lumin zhyt. U krodh zhyt. Bëj not zhyt.
  3. si ndajf. fig. Pa u kthjelluar, pa u sqaruar a pa u zgjidhur; mbytur; pa u marrë vesh mirë. Mbeti puna zhyt. E la zhyt.

Zhyt e mbyt me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle mbi kokë, keq e keq. 

*) OGIÇ m. 

  1. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve; përçor. Ogiçi i këmborës.
  2. Qengj i urtë e i mësuar, që i shkon pas bariut a një fëmije, manar. Ogiç i pandarë. Ogiçi i shtëpisë (i djalit). I shkon pas si ogiç.
  3. fig. Njeri i urtë, zakonisht i mitur e i ushqyer mirë, që shkon gjithnjë pas dikujt.
  4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (qengj) ogiç. Djalë ogiç.

Vazhdon 

Malmö, 24 shkurt 2023 

sinan.lastrati@hotmail.com 

Pse (nuk) e dojnë, shqiptarët lirinë?

0

(Kujdes; Ky tekst nuk është për dembela!)

  1. Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati 2/3 dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Krejt ky keqkuptim, i fuqizuar e me aplikativitet masiv, ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar e improvizuese sociale për demokracinë dhe raportet e saja demokratike (mbi)ndërtuese, sa që tani është shumë vështirë të bëhet ndonjë rikthim i shëndoshë në “binarët” e vërtetë politik e sidomos ata social ekonomik! I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm 2/3 dekadësh padyshim që është “ushqyer” e mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm, siç janë kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv, konzumerizmi masiv…
  2. Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!)të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet ta shërojmë me idenë e lirisë pozitive, gjykimit relativ, qëndrimit dhe mendimit kreativ, etj. Që nënkupton, se; lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë… “në gjendjen” që jemi”. Gjendje kjo, që për kombet dhe shtetet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë, ku arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë frymë e liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur.
  3. Pra, sa po mund tê kuptohet; liria tillë nuk është fare ndonjë “produkt” apo mall që mund të konsumohet apo këmbehet sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm lojal, rajonal, kontinental apo sish global! Por, është një tip specifik lirie që s’ mund të aplikohet me gjithë tërësinë dhe formën e vetë (!), e aq më pak të konsumohet përmes normës e kodit të njohur “mere ose lëre”(ashtu siç po mendojnë elitat tona politike kulturore), apo të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.) nga të tjerët! Natyrisht, për ta “pushtuar” këte lloj lirie (tashmë) të dëshmuar progresiste e do shtonim edhe emancipuese, shqipeve u duhet kohë, u duhet përvojë e u duhet një Projekt ideor, ku do adresoheshin si nevojat ashtu edhe synimet e aspiratat shtrategjike; morale, ekonomike, politike të kombit dhe shtetësisë….

…për ta “pushtuar” këte lloj lirie (tashmë) të dëshmuar progresiste e do shtonim edhe emancipuese, shqipeve u duhet kohë, u duhet përvojë e u duhet një Projekt ideor, ku do adresoheshin si nevojat ashtu edhe synimet e aspiratat shtrategjike; morale, ekonomike, politike të kombit dhe shtetësisë…!

Të stopohet pirateria e trashëgimisë kulturore dardane në Shkup

Emin Azemi, shkrimtar, Shkup
____
Stelat si gurë mbivarrorë që u gjetën ditë më parë gjatë gërmimeve në lokalitetin antik Scupi, janë dëshmia më e gjallë e pranisë së civilizimit Dardan në këto hapësira, ndërkohë që është e pakuptimt se si në zonën në mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike.
Dislokimi i artefakteve nga ky lokalitet arkerologjik me atribute të kulturës materiale Dardane, i hap rrugën shlyerjes së memorjes historike, duke zëvendësuar një realitet të vjetër historik me një realitet të ri.
Lokaliteti Scupi duhet ta ketë statusin e mbrojtjur me ligj nga shteti si vlerë e trashëgimisë kulturore-materiale, siç e kanë një status të tillë Scupi, Heraclea, Apollonia, Butrinti etj. Prandaj na duket absurde shfrytëzimi i kësaj hapësire arkeologjike për nevoja komerciale, në vend se kjo hapësirë të shërbejë për eksplorime të mëtejme arkeologjike, edhe për faktin se në gërmimet më të thella sigurisht që do të dalin në sipërfaqe themelet dhe trajtat e ndryshme urbanistike të civilizimit Dardan, i periudhës parasllave. Ky lokalitet madje duhet të shërbejë si “lobarotar” për studentët e arkeologjisë nga Shkupi, Prishtina e Tirana, kurse studiuesit kanë mundësi t’i zgjerojnë njohuritë e tyre duke patur për bazë prova të pakontestueshme materiale që flasin për një periudhë të rëndësishme historike. Shiritat e verdhë duhet të zëvendësohen me shirita të kuq, si shenjë që do të ndalonte përgjithmonë tjetërsimin arbitrar të këtij lokaliteti të lashtë Dardan. Sepse në të kaluarën kanë ndodhur përvetësime dhe abuzime (lexo: kontrabandime) të tilla që kanë patur madje edhe vulën e institucioneve shtetërore.
Si duket ka kohë që lashtësia e shqiptarëve paraqet makth për disa që nuk duan t’i pranojnë argumentet arkeologjike si provë e autoktonisë së shqiptarëve.
Në lokalitetin Scupi nuk ka vend për ndërtime urbane, siç ka ndodhur edhe me disa lokalitete të ngjashme ku tash më janë humbur gjurmët e civilizimeve të lashta, përfshi edhe atë iliro-dardan.
Institucionet që merren me menaxhimin dhe konservimin e trashëgimisë materiale duhet të jenë më aktiv në pengimin e këtij dhunimi që po i bëhet pasurisë arkeologjike të Shkupit dhe vendbanimeve të tjera ku civilizimi Dardan ishte hallka që lidhë vazhdimësinë e historisë iliro-arbërore-shqiptare… Nëse këputet kjo hallkë, shqiptarët do të ngelin si një “kuti e zezë” pa memorje brenda!