Të stopohet pirateria e trashëgimisë kulturore dardane në Shkup

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te tuli i bukës

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Emin Azemi, shkrimtar, Shkup
____
Stelat si gurë mbivarrorë që u gjetën ditë më parë gjatë gërmimeve në lokalitetin antik Scupi, janë dëshmia më e gjallë e pranisë së civilizimit Dardan në këto hapësira, ndërkohë që është e pakuptimt se si në zonën në mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike.
Dislokimi i artefakteve nga ky lokalitet arkerologjik me atribute të kulturës materiale Dardane, i hap rrugën shlyerjes së memorjes historike, duke zëvendësuar një realitet të vjetër historik me një realitet të ri.
Lokaliteti Scupi duhet ta ketë statusin e mbrojtjur me ligj nga shteti si vlerë e trashëgimisë kulturore-materiale, siç e kanë një status të tillë Scupi, Heraclea, Apollonia, Butrinti etj. Prandaj na duket absurde shfrytëzimi i kësaj hapësire arkeologjike për nevoja komerciale, në vend se kjo hapësirë të shërbejë për eksplorime të mëtejme arkeologjike, edhe për faktin se në gërmimet më të thella sigurisht që do të dalin në sipërfaqe themelet dhe trajtat e ndryshme urbanistike të civilizimit Dardan, i periudhës parasllave. Ky lokalitet madje duhet të shërbejë si “lobarotar” për studentët e arkeologjisë nga Shkupi, Prishtina e Tirana, kurse studiuesit kanë mundësi t’i zgjerojnë njohuritë e tyre duke patur për bazë prova të pakontestueshme materiale që flasin për një periudhë të rëndësishme historike. Shiritat e verdhë duhet të zëvendësohen me shirita të kuq, si shenjë që do të ndalonte përgjithmonë tjetërsimin arbitrar të këtij lokaliteti të lashtë Dardan. Sepse në të kaluarën kanë ndodhur përvetësime dhe abuzime (lexo: kontrabandime) të tilla që kanë patur madje edhe vulën e institucioneve shtetërore.
Si duket ka kohë që lashtësia e shqiptarëve paraqet makth për disa që nuk duan t’i pranojnë argumentet arkeologjike si provë e autoktonisë së shqiptarëve.
Në lokalitetin Scupi nuk ka vend për ndërtime urbane, siç ka ndodhur edhe me disa lokalitete të ngjashme ku tash më janë humbur gjurmët e civilizimeve të lashta, përfshi edhe atë iliro-dardan.
Institucionet që merren me menaxhimin dhe konservimin e trashëgimisë materiale duhet të jenë më aktiv në pengimin e këtij dhunimi që po i bëhet pasurisë arkeologjike të Shkupit dhe vendbanimeve të tjera ku civilizimi Dardan ishte hallka që lidhë vazhdimësinë e historisë iliro-arbërore-shqiptare… Nëse këputet kjo hallkë, shqiptarët do të ngelin si një “kuti e zezë” pa memorje brenda!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu