Kreu Blog Faqe 1108

Zelenski, në përvjetorin e pushtimit të vendit nga Rusia: Viti 2023 do të jetë viti që do të fitojmë

0

Presidenti i Ukrainës ka dërguar një mesazh në përvjetorin e pushtimit të vendit nga Rusia.

Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Ne nuk ngritëm flamurin e bardhë, por blunë dhe të verdhën. Nuk ia mbathëm, por u takuam me atë që na goditi. Rezistencë dhe luftë. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti. Dhe këtë vit kemi qenë të pathyeshëm. Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti që do të mbizotërojmë!

Kështu shkruan Presidenti Zelensky së bashku me një video montazh nga shumë ngjarje të vitit të kaluar.

Tweet

Володимир Зеленський
@ZelenskyyUa
On February 24, millions of us made a choice. Not a white flag, but the blue and yellow one. Not fleeing, but facing. Resisting & fighting. It was a year of pain, sorrow, faith, and unity. And this year, we remained invincible. We know that 2023 will be the year of our victory!

Regjistrimi i popullsisë çështje statistikore e jo politike

0

Nail Draga, studiues, Ulqin

Diskursi demografik

Në çdo shtet regjistrimi i popullsisë trajtohet si çështje statistikore, ndërsa përjashtim bëjnë vendet e pakonsoliduara ku veçohen ata me përbërje multinacionale sikurse është Mali i Zi, proces i cili ka marrë përmasa politike, duke dëshmuar raportët në skenën politike në vend 

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të enjtën me 9 shkurt, u njoftua se  regjistrimi i popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe të banesave  do të mbahet nga data 1-15 nëntor të këtij viti. Një informatë e tillë dëshmon se më së fundi qytetarët e Malit të Zi, do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, duke dëshmuar për numrin aktual të popullsisë në këtë mjedis. 

Mediat njoftuan se sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, ku rekomandojmë  se regjistrimi të mos jetë njëkohësisht me mbajtjen e zgjedhjeve shtetërore dhe ato lokale. Sipas buxhetit të planifikuar për këtë vit,  regjistrimi do të kushtojë 4.7 milion euro. 

Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë të besueshme dhe do të shfrytëzohen për qellime statistikore dhe ato shkencore, si dhe përpunimin e dokumentëve dhe planeve  zhvillimore shtetërore.  

Pikërisht, duke marrë parasysh seriozitetin e një procesi  të tillë statistikor, janë parapa edhe denime për regjistruesit  kur  tejkalojnë autorizimet ligjore dhe obligimet, si dhe ndaj qytetarëve të cilët japin të dhëna të pa sakta, ku denimi është nga 100 e deri në 500 euro. 

Pandemia shtyri regjistrimin 

Ndonëse regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi është  dashur  të mbahet në vitin 2021, për shkak të rrethanave shoqërore(pandemia-Corona-19) dhe atyre politike është shtyer dy herë ndërsa  data 1-15 nëntor i këtij viti do të jetë definitive, nëse në ndërkohë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Në lidhje me regjistrimin e popullsisë Qeveria e Malit të Zi, ne mbledhjen e mbajtur me 29 dhjetor 2021 ka miratuar Propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, të cilin me pas e ka dërguar në kuvend për miratim. Por, pasi në ndërkohë u bënë ndryshime në Qeveri, ku u formu ajo e re, e cila me 2 qershor 2022, përgatiti propozimin  e ri të ligjit për regjistrimin e popullsisë. 

Cekim me këtë rast se disa çështje që kanë të bëjnë ne regjistrimin e popullsisë kanë irituar opinionin si në Mal të Zi dhe jashtë tij, që fillimisht ka të bëjë me metodologjinë e regjistrimit. Fjala është për kategoritë identitare, siç janë ajo e përkatësisë etnike, gjuhës amtare dhe asaj fetare. 

Me propozim ligjin nga 2 qershori 2022, është parapa që ne kuadër të regjistrimit të popullsisël duhet të evidentohen të dhënat për kategoritë identetare(neni 9). 

Diaspora jo vetëm si numër  

Në procesin e regjistrimit të popullsisë do të evidentohet edhe diaspora, por kësaj here premtohet se ajo do të jetë e kompletuar. Fjala është që ajo të regjistrohet me elementet e saja kombëtare, gjuhësore dhe fetare. Në këtë formë është regjistruar në vitin 2003, ndërsa në vitin 2011 ndodhi e kundërta, sepse ajo u regjistru vetëm si numër pa përmbajtjën e identitetit të saj. 

Një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin e diasporës. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe ate të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë të qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazias apo serb, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre social  në Mal të Zi. 

Në diskutimet që janë zhvilluar në fund të vitit që shkoi në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Kuvendin e Malit të Zi është zhvilluar një debat në mes deputetëve për metodologjinë e regjistrimit të popullsisë së asaj në vend dhe në botën e jashtme. Nga ky aspekt ka pasur deputet përkatësisht parti politike nga opozita(SD) të cilët kanë propozuar që regjsitrimi i popullsisë të realizohet pa deklarimin e përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare të popullsisë(!). Një deklarim i tillë ishte  disfatist, sepse siç duket dikush i frigohet realitteit, përkatësisht të deklarimit me elementet e identitetit kombëtar, gjuhësor e fetar. Por, fatmirësisht një propozim i tillë nuk pati mbeshtetje nga shumica aktuale parlamentare, e cila vendosi që qytetarët të deklarohen me identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor e fetar. 

Zgjedhjet parlamentare pas regjistrimit të popullsisë(!?) 

Qe regjistrimi i popullsisë nuk duhet të mbahet në vitin zgjedhor është rekomandimi i Kombëve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. 

Pikërisht regjistrimi i popullsisë i përcaktuar në muajin nëntor të këtij viti, iu mundesohet  partieve politike  të cilat janë pjesë e Qeverisë teknike, mund t iu shërbejë për të tejkaluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt shumica parlamentare si duket ka bërë llogaritë e veta, duke vlerësuar se regjistrimi i popullsisë eliminon zgjedhjet parlamentare, andaj ata si të tilla duhet të mbahën vitin e ardhshëm(2024). Me një veprim të tillë ata ruajnë pozitat e tyre qeveritare dhe përfitojnë pikë politike për zgjedhjet parlamentare. Një veprim i tillë i shumicës aktuale parlamentare si duket është në favor të të gjithëve e në veçanti dy partive më të vogla(URA e SNP), nëse në ndërkohë nuk ndodhin të pa pritura. 

Regjistrimi çështje statistikore  

Si më parë edhe tash regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasa të politizimit, duke harruar se kemi të bëjmë me një çështje statsitikore, që është obligim për çdo shtet. Përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvozjet migruese të popullsisë   në vend apo në botën e jashtme. Në sajë të dhënave  të tilla të cilat përpunohen dhe publikohen me vonë janë bazë për plane dhe projekte të ndryshme zhvillimore.  

Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve  të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, me mirë nuk qendrojnë as shqiptarët e boshnjakët sepse numri i tyre ka qenë me i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. 

Në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazeze(45%), serb(29%), boshnjak(8.65%), shqiptar(4.91%), musliman(3.31%) si dhe kroat(0.97%). 

Nuk ka dilemë se në sajë të ndryshimit të pushtetit  ky regjistrim do të prezantojë të dhënat me reale të përkatësisë kombëtare të popullsisë në Mal të Zi. 

(Shkurt  2023) 

Dashuria për atdhe dhe dashuria e turjakasit dhe tiranses 

 Sinan Kastrati, Suedi

Nuk do ta besoja se sa e vështirë qenka me i kap përdore edhe njëherë shkrimet e tua që pluhuri e harresa e kanë bërë të vetën.  

Kujtimet për Sylën për mua janë si ato te Emilit për Astrid Lingren. Syla është personi më i dashur që e kam zgjedhur ndoshta pse edhe vetë si fëmi e i ri kam qenë bari (çoban) kur linda dhe u rrita, lut jetoja në Turjakë.  

Shpresoj se pasi ta hjek pluhurin nga fletët e bardha të fletoreve të mia, kësaj radhe me ni mene e kam, dua ti mbledh e ti botoj në një libër të veçantë kujtimet për Sylën, në një tjetër libër, për Turjakën dhe në librin e tretë për ngjarjet nga shkollimi im, puna dhe ngjarjet kryesore nëpër të cilat kalova, në Demonstratat e vitit 1981, në jetën në burg, në ushtri dhe në mërgim dhe në kazamatet serbo-jugosllave, si shumica e të rinjëve shqiptarë nga Kosova. 

Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë, ”S” dhe Syla (Sulo) 

Të dytë, emrat e vajzës tiranase dhe e djalit kosovar fillonin me shkronjë “S”.  Dhe kjo ishte rastësi që të dytë kishin lindur e jetonin në qytetin dhe në katundin që fillonte me të njëjtën shkronjë, shkronjën ”T”, Tiranë dhe Turjakë që ishin edhe vendbanimet e tyre. Madje ai e ajo jetonin në shtetin që gjithashtu fillonte me të njëjtën shkronjë ”S” dhe ”S” (”Sh”). 

Dashuri që zgjati zgjati dy ditë 

Dhe tash, duke e kujtuar at “histori” të dhimshme të para 70 vjetëve, si për çudi edhe unë, auori i keti tregime e ngjarje, jetoja në shtetin që fillonte me po të njëjtën shkronjë “S” (në Suedi). 

Po bëhen 27 vjet (31 vjet, nga viti 1992, ndërh. imja) që kisha ardhur në Suedi, bashkë me familjen time. Ishte fundi i muajit qershor të vitit 1992 që erdha në Suedi si refugjat *) Pasi u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare, një muaj më parë, më 24 Maj 1992 *) e ku edhe mua më kishin propozua për deputet, por nuk u zgjodha, sepse nuk i mora votat e mjaftueshme. U propozova në një vend ku nuk njihesha, nuk i njihja e nuk më njihnin. Dr. Shukri Gërgjaliu, mjek në Vushtrri me një grup mjekësh më propozuan si kandidat për deputet në disa katunde që asnjëherë nuk kisha qenë atje e jo më me bërë fushatë. Më thanë: ”Me e pasurua pluralizmin politik në Kosovë” me parti  të reja e deputetë me bindje të ndryshme politike. 

Të gjitha këto ngjarje mu kujtuan sikur kur sheh një fim bardhë e zi, krejt pa dashje. Mu kujtua Ramë Bllaca dhe historia tragjike e Ramës e Qazimit, djalit të Ramës. Edhe ai (Rama) diku në mes të viteve 1930 kishte qenë deputet i kuvendit të Serbisë që pleqt i thonin “poslanik skupštne”*), në Beograd. Ramë Bllaca *) e kishte marrë me vehte Qazimin që të shkollohet e pale, masandej çka do të bëhet. 

Dhe në kokë më shkonin në mend lloj mendimesh e më kujtoheshin tregimet që dikur gjyshi Imer Seferi dhe gjyshërit e pleqtë tjerë nga Turjaka na tregonin ndodhi por pa e përdot fjalën ”dashuri” sepse fjala ”dahuri” ishte e ndaluar të përdorej nga burrat e pleqtë para të rinjëve e mysafirëve n¨për oda. Ato ndodhi, ngjarj e histori që kishin pasur kur kishin qenë të rinj, si çobanë me dele e kur korrnin grunet me drapër, kur shkonin në mulli e kositnin livadhet por që nuk kishin pasur fat e nuk kishin guxua me i tregua askujt për jaraneshat*) (nga ”jaran-eshë” e tyre. 

Ata nuk dinin të lexonin e as të shkruanin sepse nuk kishin qenë në shkollë e nuk kishin pasur libra me “sllova” (shkronjat)*).  Pastaj, me shkua në shkollë, bâhesh shka (sllav), iu kishin thënë hoxhallarët. Prandaj, edhe gjyshi thonte: “Ma mirë âsht me ni se me pa” 

Dhe mendova, mendova e mendova e nuk më kujtoheshin emrat e asnjë “partizani” kosovar që kisha dëgjua sa e sa herë të njëjtat ngarje e historitë e tyre të dhimshme. Së shpejti bëhen 30 vjet që jetoj në Suedi e edhe nja 15 më parë, pra para 40 e më shumë vjetëve, kur isha fëmi kisha dëgjuar këto “histori” të dhimshme nga pleqt që dikur edhe ata kishin qenë të rinj, po prap nuk më kujtoheshin emrat e atyre djemve që kishin mbetur “me gishta në gojë” e për ta shpëtuar kokën e tyre kishin ikur bashkë me partizanët shqiptarë, në Shqipëri por atje i kishte gjetur e keqja më e madhe, ”Ik prej ukit e n`gojë të arushës”. 

Ndërsa mbaja mend “Vrasësin” e ujqëve, “Urën e mjerimeve”, “Folenë tragjike …” e …  “Lulja e kujtimit” por jo edhe at vajzën tiranse që nga tregimet që kisha dëgjuar, më dukej sikur po e shihja. Ajo më dilte para syve kudo, ditën e natën e shihja në ëndërr. ”Flisja” e ”fleja” me tiransen. 

Kishte flokë kaqurrela e të gjata që kur ecte, nuk i shihej asnjë pjesë e trupit të saj të bukur, shpina e vithet (bythet)*) nga flokët e arta. Ajo më dukej, sipas tregimeve që kisha dëgjuar e pastaj, unë e imagjinoja sikur të ishte një Zanë e Maleve të Turjakës e të Zatriqit. Flokët i mbante të lshuara pas shpine e ato ia shtonin edhe më shumë bukurinë e asaj vajze të hishme (e të “shishme” tiranse).  

Natën zgjohesha disa herë dhe prap flija. Dëshiroja të jetoja me ëndërrat me at vajzë. Nganjëherë bërtisja në ëndërr emrin e saj me zë të lartë nga gëzimi: “S…” dhe zgjohesha nga bërtima ime- Më dilte gjumi e nga britma ime. Zgjohesha por përveç krevatit dhe dhomës së errtë nuk kishte njeri tjetër. 

Ferkova sytë dhe pash se kisha qenë në ëndërrr, në gjumë të rëndë, në krevatin e butë e jastakun me pendla. Vrapova në dhomën time të punës dhe shpejt e shpejt e shkruajta me një fletë të bardhë, tri herë, emrin e saj ”S”, ”S”, ”S”, sikur friksohesha se do të më ikte ajo e emri i saj e mua më vinte keq për Sylën, çobanin turjakas. që s`e kisha parë e takur, kurrë. 

Dhe përsëri mundohesha të fle me shpresë se përsëri do ta shoh. 

Oh sa kisha dashur të isha në ëndërr në ëndërr e ta dë dëgjoja nga goja e Metë e Sali Xhemjlisë, Sahit Mstafës, Lil Dergutit, Sahit Jeminit, Rexhep Asllanit e … babës Ukë ato që ata më kishin tregua për Rifat Berishën, kapiten, për Kapetan Rudin e kapetan Palushin dhe për Sylën. Isha në ëndër por ato që dëgjova për ”S” e për Sulon ishin identike me ato që kisha dëgjuar nga gjyshi Imer Seferi, Adem Nishori, Islam Maliqi e të tjerë pleq nga krahinat e tjera, Hazir Prellovci e Hazir Xhaka, Shaban Mrasori e Shaban Azemi, Halil Hamza i Kaznikut e Hazir Gariqi i Oshlanit. 

Eh more bir, fillonte ai më plaku bisedën, erdhën një grup partizanësh nga Shqipnia dhe u shprëndan me hëngër bukë e me fjetu në odën e …. Smajl Zenelit, Ramadan Nezirit, Metë Xhemajlisë, Hamid Tushës, Sahit Mstafës e të Imer Seferit. Në këto familje vinin mysafirët sepse kishin oda për miq e mysafirë dhe mall e gja e jo oda me “lule”, qysh iu thonin pleqt sobave të nuseve. Aty kishin ardhur edhe më herët krerët e katundeve e të krahinave tjera por jo partizanë nga Shqipëria. Kishte ardhur Shaban Palluzha e Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci e Mstafë Kruja, Muharrem Bajraktari, Bajram Begi e Azem Bejta. 

Partizanët kishin dëgjua se në Turjakë e në Zatriq ka burra të zgedhun, pleq, trima e bukëdhënës dhe vinin shpesh në Turjakë. Ata madje kishin dëgjua edhe për Bali Agën, Ali e Avdullah Agën, Dan Zatriqin, Hajdar Agën e Zatriqit, Bajram Qaushin …e mahallës së Goqëve të Turjakës.    

Një partizan, që nuk ishte më i vjetri në moshë por dukej se ishte “ma i madhi”, filloi të na flas për “besën” që kishin lidhun me vllaznit jugosllavë. Dy nga pleqt, nëse nuk kam harrua, ata kanë qenë Metë Xhemajlia e Sahit Mstafa i thonë komandant “kogjabashit”: 

 -Na serbët nuk i kemi vllazen e as nuk iu besojmë sepse ata na kanë bâ bâtare *) sa herë ka ardhur ushtria e kralit të Serbisë knej. Nuk ka më shumë se 20 vjet kur krejt Qypevën (katund afër Bublit, Damanekit e Turjakës), i kanë bâ batare. Veç ni fmi 12 vjet ka pshtu, Halili i Vogël. Edhe ai ish mshef në fletët e kungllit se edhe atij ia kishin hjek kryet. Edhe te Vakafi i Lubizdës, serbi i ka bâ batare, burrat ma t`zgedhun të Damanekit e të katundeve tjera, n`kohen e Azem Bejtës. 

Pas kësaj bisede në odën plot tym duhani ra një një hshtje.  

-Mjaft ma more kokderr` ….   mos me fol edhe njëherë …  e fjalën nuk mundi ta kryej sepse e preku një ushtarak që ishte ulur afër tij, që dikush i tha “Komandant Shpati” me brryla, sikur donte ti thonte:  

-Mos u ngut se këta kanë të drejt e i njohin më mirë e besa jemi në konaqet e tyre se këta dhe këta nuk janë më pakë trima se ne! 

 Ajo natë ishte nata e parë që partizanët shqiptarë (nga Shqipëria) kishin ardhur në Turjakë. Ata më nuk erdhën. Por Syla (Sulo) shkoi me ta, iu bashkua ardhave partizane me shpresë se Kosova do ti bashkohet Shqipërisë.  

Sulon që nga ajo natë nuk e kishte parë njeri. Thonë se Syla ka luftua me partizanët shqiptarë deri në Varazhdin e në (Banatë), Vojvodinë, duke e ndjekur gjermanin. 

Pasi mbaron lufta, Sylën e kishin caktua si udhëheqës komune në rrethin e Prizrenit. Ai në zyrën e vetë kishte disa foto të burrështetasve e atdhetarëve shqiptarë, si Vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Bajram Currin … dhe flamurin kuq e zi, e në ballkonin e ndërtesës së komunës valonte edhe Flamuri Kombëtar Shqiptar. 

Katundarët e Hasit, Suharekës e të Rahovecit shpesh kur shkonin në Pazar në Prizren, shkonin edhe te Syla e i ankoheshin Sylës se “disa aradha partizane” shki të Shumadisë”, natën po i vrasin djemtë më të mirë të katundeve. Po na marrin drithin e magjet po ni lanë thata, po i fshijnë me fshisë! Besa edhe shkollat shipe nuk po i hapin e “otkup” po na qesin sa ska më shumë. ”Dhitë e kuqe” ni kanë marrë e “parezin” për dhen, e lesh, tlye e djath pa duhet me e dorzue në komunë. Nëpër zyrat e komunës i kanë shti n`punë veç shkie e “naselenik”, vazhdonte tjetri katundar e Syla mendonte, “qare vetit nuk i bante”. 

Syla i kishte dëgjua edhe nga të tjerët të njëjtat ngjarje dhe nuk dinte çka po ndodh e ai çka të bëjë. Syla e shihte se ishte mashtruar por tash ishte shumë vonë. Shkau na kishte hi n`shpi. Me Fadilin, Xhavitin e Xhevdetin nuk shihej. E mori vesh se Eminin e kishin vra diku te Gjilani. Ndërsa fliste me disa katundarë të Blacës, Bellanicës e të Banjës, sytë i shkuan në ballkon, te vendi ku një ditë më parë ishte flamurit shqiprtar e natën dikush e kishte hjekur. U afrua dhe nga dhe shkoi e shikoi nga dritarja e sikur donte të sigurohej por e nuk e pa e Flamurin Shqiptar. Doli nga zyra e katundarët i harroi që kishin ardhur “me kajt naj dert” dhe ende pa zbritur, dëgjoi disa zëra serbisht. Qetnikët serbë me rroba partizane kishin hyrë edhe nëpër zyre në Prizren. 

Tash rendin e kishte Syla, luftëtari besnik për çlirimin e Kosovës. Ai edhe pse i pa shkollë, kishte marrë “garanci” nga më të mëdhenjët se pasi ta largojmë gjermanin, do ti kemi të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë e …. do të hapen shkolla edhe në gjuhën shqipe … Por tash po e sheh që nuk është ashtu, nuk po i dalin fjalët qysh i kanë pas e besën që e kanë “lidhur”. 

Besa i shkoi mendja se edhe vrasjet e Abedinit e të Gnimetes, në Gjakovë, partizanët serbë i kishin qit në pritë. Edhe ballistët e Kosovës i kishin pushkatua pa gjyq ose siq e quanin atherë “Gjyq në emër të popullit” e i pushkatonin vetëm shqiptarët. 

Syla, duke dashur të dalë në oborrin ku ishte administrata e përkohshme komuanle, një shtëpie dykatëse që ishte vendosur, dy djem të rinjë trima shqiptarë, nuk e lënë me dalur jashte. I tregojnë se nëse del do të arrestohet me arsyetimin se është anmik i popullit e lufton për bashkimin me Shqipninë, kundër “Vllaznim Bashkimit” e “Internacionalizmin proletar” 

Trimat e rinj prijnë Sylës dhe drejtë një derickë tjetër që ishte në podrumin e shtëpisë, dhe dalin në oborrin tjetër fqinj. Syla në përcjelljen dhe ndihmën e tyre, dy djemëve ik nga shtëpia në shtepi e nga oborri në oborr që në Prizren shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën, ik. Thonë se ata djem ishin kanë nga Rahoveci. Pasi i desh teshat e partizanëve dhe e heq kapuqin me yllin pesërremësh, Syla vishet me do tesha si të çobanëve, që mos të hetohet dhe natën afrohen afër kufirit me Shqipërinë që pastaj më lehtë ta kalojnë kufirin e të dalin në Shqipëri.   

Në Has Syla shkon te disa miq të Mulla Halitit në Rogovë dhe Greqinë, te Arif Haziri. Arifi i përcjell me një kali deri në Goden e prej Godenit, kufirin e Shqipërisë nuk e kishin më larg se 500 metra. 

Në Shqipëri, Syla shkon te ish miku i tij, “Komandant Shpati” në Tiranë, ish partizan dhe komandant i aradhave partizane nga Shqipëria që kishin luftua bashkë me brigadën e shtatë shqiptare dhe e kishin çlirua Prizrenin e Pejën e mandei kishin vazhdua luftën deri në Vishegrad e Vojvodinë duke i ndjekur “fashistët” gjermanë. 

Syla i kishte thënë komandantit dhe ish komesarit politik që të ndalen në Kosovë e mos të shkojnë më larg por fjalët e tij jo vetëm që kishin shkua në vesh të shurdhët por edhe nuk ishin prit mirë e ai ishte kritikua me vrejtje “çortim” nga partia komuniste. Ai e dinte sepse e informonin katundarët se si, na duke shkua pas gjermanëve, forcat serbe “partizane” po hyjnë në Kosovë. I kujtohet edhe Mixha Shaban që i kishte thënë: 

-Sylë, unë nuk e kam nërmend me shkua mas partizanëve serbë se qetnikët serbe, bashkë me partizanë po i vrasin shqiptarët në Drenicë. Shabani e njihte Sylën se në Turjakë kishin ndejtur në dasmën e Salih Xhemajlisë e Syla ia kish marrë kalin e mixhës Shaban e i kish qit taxhi, barë të livadheve të Jarugave dhe ia kishte kashagit (kreh) kalin. 

“Komandant Shpati” u gëzua kur e pa “Sulon” sepse ata e quanin Sylen, ”Sulo”. Pastaj sikur donte ti tregonte vetëm Sulos e mos ta dëgjonte kush, iu afrua Sulos sa më afër e gojën e ofroj afër veshit e i tha:  

-Sulo, nuk ke bërë mirë që ke ardhur këtu. Ne i kemi punët edhe më keq se ju atje me ”vëllezërit serbo-jugosllavë”. Mua më kanë “desh” dhe mi kanë marrë të gjitha gradat e meritat e luftës. Por nëse p`shtoj me kaq, unë jam i lumtur dhe kam me i k`cye dy lluga e tri therra. 

Bisedën e ndrëpreu një vajzë si pehrri që hyri në dhomën ku ishte ”Komandant Shpati”, babai i saj e Sulo. Ishte vajza e komandantit, ”S” 

Ajo iu pruri disa sheqerka dhe një kafe por sytë ia nguli Sylës sikur donte ta përbinte të tërin e ta njihte qysh herët në fëmijëri. Ishte një gocë që veç Zoti kish ditur dhe e kish falur me të gjitha të mirat, siq thonë në Turjakë. Kishte një trup mesatar por të gdhendur. Gjokset veç sa nuk i pëlcisnin. Kishte veshur një këmishë të bardhë të pastër si bora e maleve të Zatriqit dhe e kishte përthekua deri në qafë e nuk i shihej krejt qafa e hollë dhe e gjatë. Po kjo ia shtonte edhe më shumë bukurinë ”S-it”. Belin e kishte të hollë që me dy të duart mundesh me ia përthekua e vithet jo shumë të trasha. Nuk më kujtohet çka kishte të veshur poshtë, fustan apo pantolla por i dalloheshin kofshët e trasha me plot mish muskuloz. 

 –Mirë se na keni ardhur Sulo! Ngrita kryet dhe e shikova sikur nuk iu besoja syve të mi. Ajo ma dinte edhe emrin.  

– Baba na ka tregua për ty! Ai sa herë që flet për luftën, nuk e le pa e përmendur Kosovën dhe ty! 

Syla sikur u lehtësua dhe tha më vehte: 

 -A është e mundur që edhe ”S-r”i të dije për mua e kush jam unë? Ndieva për herë të parë diçka që nuk dija çka është, “dashni”? 

Po a ndien edhe ”S-i” për mua ate që unë ndieja për te? 

”S-i” ma k`puti shpirtin e ma ndau zemrën për gjysëm. Harrova për një moment të gjitha ato vuajtje gjatë luftës dhe rrugën përplot me rreziqe që kisha kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar, ilegalisht. 

Mendoja vetëm për gocën tiranse. Oh sa do të doja të rrija me te e të folja. Më shumë nuk “doja”. Ti tregoja ”S-rit” ato që kisha parë e dëgjuar …. nga babai i saj e për “S-in” (?), për delet, luftën e largimin nga Kosova. 

Ajo nuk kishte më shumë se 18-20 vjeç e Syla, dy javë para Shën Gjergjit i kisha mbushur 24 vjet. Kështu i kishte thënë nëna sepse edhe lopa Larushë e kishte pasur kohën me pjellë, 2, 3 javë mas Shën Gjergjit. 

Komandanti sikur e hetoi se Syla humbi në mendime e “iku” në Kosovë, në kohë të luftës. Ai doli jashtë e i la vetum, Sylën kosovar, Sulon “shqiptar” me ”S-in”, tiransen.  

Ajo i tregoi tregoi Sylës se po vazhdon shkollimin në një kurs nate për rrobaqepsi. Ka shumë shoqe tiranase që vijnë në kurse nate por ka edhe aso që nuk i lënë prindërit me ardhur në shkolla kundër analfabetizmit. Syla u frikësua se mos do ta pyes, të ngratin që nuk kishte as katër vjet të fillores, Si partizan kishte mësuar alfabetin. Dnte të lexonte abetaren dhe të shkruaja emrin e ndonjë letër me pakë fjalë. Por letra “dashurie” nuk dinte të shkruaj ani pse krenohej që kishte qenë partizan e kishte pasur pushkë, mitraloz e martinë në krah  

Po ne, nuk ishte puna se nuk dashuronim, mendonte ti thonte Syla por nuk kishim kohë për dashuri. Atdheu kërkonte nga ne që ta çlirojmë. E donim atdheun të çliruar e të përparuar me dije e me shkolla të nalta. 

Këto tregime, pjesë të shkëputura për Sylën, unë i “vesha” me petk letrar e artistik pasi që pleqt nuk flisnin për dashurinë nëpër oda e ndeja tjera. Ishte marre, thonin ata me na ngue të rinjët se iu prishet mendja. Ata as nuk e dinin fjalën çka është fjala “dashuri”. Në vend të fjalës “dashni” thonin “jarani, jaran e jaraneshë” e fjalën “dashni” më tepër e zienin në gojë se si “i ka desht“ gjyshja e gjyshi, baba e nëna, hallat e tezet, djalin e vajzën e nipat e mbesat. 

Dha pa dashur mu kujtua “Martin Eden”e Jack London-it, një hamall … që s`kishte parë civilizim e nuk dinte çka është jeta e poezia e muzika. Syla ishte k`put e kryt si Martin Eden. Dallimi i vetëm ishte se ai ishte anglez e punonte si hamall, ngarkonte e shkarkonte anije e Syla kishte qenë çoban në Turjajë e jo më larg se në malet e bjeshkët e Turjakës e Zatrqiqit dhe vetëm njëherë kishte qenë në Pazarin e Rahovecit, të shtunën. Në Rahovec baba i kishte blerë 1 bukë furre dhe 1 lugë me marmeladë. Prandaj, Syla, nuk “dëshironte” të flas por vetëm ta dëgjoj ”S-in” e cila i fliste për jetën e re në Tiranë e për shkollën, për shoqet e për rrobat por edhe për një film dashurie të një partizani nga Kosova me një tiranase nga Shqipëria që e kishte shikua në kinamanë e qytetit të Tiranës. 

E Syla nuk kishte parë asnjë film “dashurie”. Po ku kishte me parë filma dashurie në Turjakën e bukur që ishte si një botë në vete e shkëputur nga “Bota e civilizuar”? Ai në Prizren kishte parë një film me partizanë që ishte shfaqur diku në një rrugë të Prizrenit. Në muret e një shtëpie kishin vendosur një bez të bardhë dhe qytetarët shikonin luftën e partizanëve të Titos në Sutjeskë e në Dervar … në gjuhën serbishte. 

Syla kishte parë edhe një film me Qentë çobanë të Sharit se si luftonin me ujqërit. 

Por tash isha në Tiranë ballë për ballë kisha ”S-in”, një partizan si “Partizani Meke”, nga Turjaka fliste me një vajzë qytetare nga Tirana, vajzë e shkolluar që dinte shumë. Nga një fjalë Syla nuk e kuptonte por bëhej sikur asgjë nuk po ik. 

Vazhdon me takimet, bisedat e letrat e ”S-it”, vajzës tiranase që ia kishte dërgua Sylës, djalit turjakas.  

*) REFUGJAT m. 

Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. 

Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët.  

*) Zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë  

Në Kosovë më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës. 

Me shumicë të votave Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Republikës së Kosovës. 

“Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tonë”, thuhet më tej. /Telegrafi 

Zgjedhjet presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në Kosovë ishin zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind. 

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 29 viteve të Presidentit historik Ibrahim Rugova (“24 MAJI 1992, DITA KUR DR. IBRAHIM RUGOVA U ZGJODH PRESIDENT I PARË DHE HISTORIK I KOSOVËS”B. Jashari).  

*) Narodni poslanik u Skupštini,  

(посланик, parlamentsledamot, anëtar i parlamentit, deputet, delegat) 

*) Ramë Bllaca 

Ramë Bllaca (Bllacë, 1879 – 27 korrik 1937) veprimtar i çështjes kombëtare dhe deputet i Xhemijetit në parlamentin jugosllav. I biri, Qazim Bllaca qe ministër në qeverinë Mitrovica. Bllaca është katund që i përket komunës së Suharekës. jo larg katundeve të Banjës e Bellanicës (Komuna e Malishevës) 

Bllaca (Therandë) 

Bllacë është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Fshati shtrihet rreth 8 km në veri të sajë. 

Demografia 

Me emrin Blladçi përmendet në defterin kadastral të vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 34 shtëpi. 

Jeton popullsia autoktone shqiptare. Sa i përket numrit të banorëve sipas shënimeve të konsullit rus Jastrebovit, rreth vitit 1879 kishe 60 shtëpi, të gjitha shqiptare. Kjo po përputhet edhe me deklarimet e Mahmut Sherif Fangut të cilët thonin se: E mbajmë mend Munish Dergutin 1875-1948 kur thoshte se e kujtoj fshatin Bllacë me 60 shtëpi të gjitha të mbuluara me kashtë. Në fund të shekullit XIX kishe 100 shtëpi. Në regjistrimin e vitit 1913 kishe 1052 banorë. Para se të flasim për arsimin në Bllacë,që është i pandarë me historinë e arsimit të Duhlës,duhet të themi dy fjalë për historinë në tërësi.Por gjithsesi, ngado që ta nisim,çfarëdo që të themi, ne nuk mund të dalim askund dhe nuk do të bëjmë dot asgjë,nëse nuk e fillojmë e mbarojmë me figura të tilla si Fetah Bllaca pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e i shumë kuvendeve shqiptare.Ramë Bllaca, Qazim Bllaca e Asllan Fazlia që janë në themel të historisë së Bllacës e të krejt Kosovës,pra që janë krenaria e nderi ynë. 

Suhareka (e njohur edhe si Suharekë, ose shqip Therandë/Theranda; serbisht: Сува Река / Suva Reka) është një qytet në pjesën jugore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka 10,422 banorë, ndërsa komuna ka 59,722 banorë. 

Në Fjaorin Enciklopedik hartuar dhe përgatitur nga Pasho Baku, ”Shtëpia Botuese BACCHUS”, Tiranë, 2002, nuk është as Ramë Bllaca e as Qazimi, djali i Ramës.  

*) JARAN m. vjet. 

  1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; keq. dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët.
  2. Mik i afërt, shok. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranë në dasmë.

JARANE f. vjet. 

Fem. e JARAN,~I. 

JARANI f. vjet. 

  1. Dashuri, zakonisht e fshehtë (edhe keq.). I dehur nga jarania.
  2. Miqësi e ngushtë, shoqëri. Jarani e fortë. Kishin jarani.
  3. Shaka midis shokësh e miqsh të ngushtë, hoka. Bënte jarani! S’i linte jaranitë!

Shën. Emri ”jaraneshë”, emër femre formohet nga emri mashkullor ”jaran”, sikurse emrat ”profesor”, ”profesoreshë”; ”bari”, ”bareshë”; ”doktor”, ”doktoreshë” etj.  

*) SHKRONJË f. 

(Sllova nga serbo-kroatishtja, shkronjë) 

  1. Secila nga shenjat që përbëjnë alfabetin e një gjuhe dhe që shënon zakonisht një tingull; forma, tipi e përmasat e këtyre shenjave. Shkronjë e madhe (e vogël). Shkronja «a». Shkronja «sh». Shkronja lëvizore shkronja të prera, me anën e të cilave nxënësit e klasës së parë ushtrohen për të formuar rrokje e fjalë. Shkronja dore (shtypi). Shkruaj një numër me shkronja.
  2. shtypshkr. Secila nga copat e vogla prej metali etj., me një shenjë grafike të gdhendur në reliev, që shërbejnë për të radhitur një tekst. Shkronja të drejta (të pjerrëta, të zeza). Shkronja tetëshe (dhjetëshe). Shkronja titujsh. Familje shkronjash. Trupi i shkronjës. Katalogu i shkronjave. Ndërroj një shkronjë.
  3. vjet. Fati, e shkruara, e thëna. Si të jetë shkronja.

* Shkruaj me shkronja të arta shih tek ARTË (i,e). 

SHKRONJËBARDHË mb. bised. 

Fatbardhë, pulëbardhë; kund. shkronjëzi. 

SHKRONJËS mb. vet. m. 

Patëllxhanës. Fik shkronjës. Shkronjësit janë shumë të ëmbël. 

SHKRONJËTORE f. vjet. 

Gramatikë.  

*) VITHE f. vet. 

  1. Pjesa e pasme e trupit të kafshëve të mëdha (të kalit, të mushkës etj.), që shkon nga ijet e deri te rrëza e bishtit. Vithet e kalit (e mushkës). Hipi në vithe.
  2. Tulet e prapme të njeriut, mollaqet. Me vithe të gjera (të ngushta).

VITHEGJERË mb. 

Që i ka vithet të gjera. Kalë vithegjerë. Grua vithegjerë.  

BYTHË f. bised. 

  1. anat. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rri në bythë.
  2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit, e shishes).
  3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendi që rri pingul në tokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythë të mullarit.
  4. shih BYTHÇ/E,~JA.

* Bytha e kusisë! shar. shih te KUSI,~A. Me bythë përpjetë shih te PËRPJETË. Ishte bythë e brekë me dikë thjeshtligj., keq. ishte tepër i afërt me dikë, ishte i lidhur shumë ngushtë me të. S’i zë bytha vend thjeshtligj., keq. shih te VEND,~I. 

BYTHË parafj. thjeshtligj. 

Në pjesën e poshtme (të një druri a të një sendi që rri pingul), rrëzë. Bythë lisit (rrapit, manit). Bythë mullarit. 

VITHEMADH mb. 

Që i ka vithet të mëdha. Pelë (mushkë) vithemadhe. Burrë vithemadh. 

VITHERËNË mb. 

Që i ka vithet më poshtë se zakonisht, vitheulur. Grua vitherënë. 

VITHETRASHË mb. 

Që i ka vithet të trasha. 

VITHEULUR mb. 

Vitherënë.  

*) Batare f.sh. – E shtënë me disa armë zjarri njëherësh. Batare pushkësh (mitralozash, topash). Batare në erë. Qitje (zjarr) me batare. Qëlloi me batare. Zbrazi një batare.  

*) (K`nej, e fome lokale) KËNDEJ ndajf. parafj. 

Këtej. 

KËNDEJMË mb. 

I këtejmë. 

KËNDEJSHËM mb. 

Këto kujtime me pakë përmirësime, janë botua në Bota Sot e në Fokusi.org në vitet 2018 me disa plotësime e ndryshime. Një tjetër vështirësi ishte e folmja turjakase, dialekti gegë i Kosovës dhe koha e veta e parë (unë) dhe e tretë (ai, Syla)  

Vazhdon  

Malmö, 23 shkurt 2023 

sinan.lastrati@hotmail.com 

Serbët e kanë në shpirt urrejtjen dhe etjen për shfarosjen e shqiptarëve

  • Akademik Hakif Bajrami, historian   
  • Çka është gjenocidi?                
  • “Gjenocidi është vepër e kryer me qëllim të shkatrrimit plotë ose të pjesërishëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. Gjenocidi është vepër e vrasjës masive të grupit, shkaktim i lëndimit të rëndë trupor apo mental të antarëve, imponim i qëllimshëm i kushteve të jetesës së grupit, me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesërishëm, imponim i parandalimit të lindjeve brenda popullit, bartje me forcë e fëmijëve nga një popull në popullin tjetër”. Për ta kryer këtë detyrë shtetërore, kishtare pravosllave dhe politike serbiane, pushteti i Sllobodan Milloshevqit i solli në Kosovë në një siperfaqe prej 10 000 kilometra katror mbi 160 000 ushtarë dhe policë. Këto njësi vrastare ushtrake, policore dhe paramilitare ishin të drejtura nga: Kryekomandant Sllobodan Milosheviq, nga  Shefi i Shtabit Përgjithëshëm të Ushtrisë serbiane gjenerali Dragolub Ojdaniq. Zavendës i tij ishte koloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovën ishte me detyrë vrastare nga aviacioni gjenral nënkoloneli Spasoje Smilaniq. Detyrën kryesore për të varë popullsinë shqiptare e kishte marrë Armata e Tretë, të ciën e komandonte koloneli Nebojsha Pavkoviq. Në vartësi ofoenzive ushtrake ishte Korpusi i Prishtinë që komandohej nga gjenreal majori Vlladimir Llazareviq. Ky korpus i kishte nën komandë GJASHTË brigada: 1.Brigada e 15 e këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandohej nga Mlladen Çirkoviq; 2.Brigada e 125 e motorizuar operative e stacionuar në Mitrovicë dhe Pejë, komandohej nga kolonel Dragan Zhivanoviq; 3. Brigada e 549 e motorizuar e kishte qendrën në Prizren dhe Gajkovë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq; 4. Brigada 243 e mekaniziuar operonte në terenin e Ferizajit dhe Gjinalit, ndërsa komandohej nga koloneli Krsman Jelliq; 5. Brigada e kombinuar artilerike 52 me qëndrim në Gjilan komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. 6.Birgada e policisë speciale ushtarake nr. 52 komandohej nga Prishtina përmes majorit Zhelko Petkoviq. 
  • Për veprim vrastar në Kosovë ishin edhe këto njësite 
  • Regjimneti 83 i aviaconit; Regjimenti 52 i inxhinjerisë me shtab në Krushefc; Regjimnti kundërajror 311 me komandë në Gjakovë; Bataloni i këmbësorisë nr. 53 me qendër në Gjakovë; Bataloni i këmbsorisë  me qendër në Prizen; Btaloni i këmbësorisë nr. 57 me komandë në Ferizaj. 
  • Në operacione shfarosëse në Kosovë ishin edhe: Korpusi 21 nga Nishi, Brigada e blindur 211 nga Nishi me 1258 trupa, me 75 tanke dhe 13 topa. Brigada e Vrajës 150  me 1300 trupa dhe 72 topa. Brigada e motorizuar e Vrajës nr. 78 me 1316 trupa dhe 31 tanke. Brigada e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa. Brigada e motorizuar e Pirotit me 1600 trupa dhe 31 tanke e 18 topa.Në Koosvë ishte me detyrë vrstare edhe njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa. Aktive në luftë ishte edhe njësia e logjistikës nr. 85 nga Nishi me 1000 ushtarë. 
  • Në Kosovë kanë bërë mizori  me komandë speciale edhe Korpusi 37  i Uzhicës me brigadën 37 të motorizuar me shtab në Rashkë. Ky njsit e përcillte situtaën politike dhe ushtrake në Sanxhak. I  kishte në dispozicion 1695 ushatrë profesionist, 31 tanke, 18 topa. Këto njësi nuk kanë bërë lëvizje të mëdha të teknikës, por kanë diegë dhe plaqkitë popullin kudo që kanë shkuar. 
  • Me mision asanacioni në Kosovë ishin edhe 
  • Brigada e 19 e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa, Korpusi i 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80 i që i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Korpusi i Novi Sadit me brigadën nr. 18 i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë vranin e bombardonin edhe njësitet e Armatës Parë nën komandën e Gjeneral kolonel Srbolub Trajkoviq. Ky e kishte siellë në Kosovë edhe Brigadën nr. 252 të blindur nga Kraleva me 1121 trupa, 82 tanke dhe 12 topa, që lëviznin kudo dhe kahdo me detyra vrastare, sidomos vranin civilë nepër shtpia me qëllim frigpsimi për ta lëshuar Kosovën. 
  • Në Kosovë ishin edhe këto njësi që ushtronin gjenocid: Brigada speciale nr, 72 me 1189 ushtarë. Korpusi i Beogradit me brigadën e parë të blindur me 1184 ushtarë dhe 112 tanke dhe 12 topa. Brigada nr, 72 spseciale, brigada nr, 63 e parashutistëve me 460 ushtarë. 
  • Në Kosovë ishte me detyra vrastare edhe Korpusi nr. 2 i Podgoricës me brigadat: 1 N-4 dhe alpinistët me shtab në Kolashin. Ky njësit i kishte 350 ushtarë. Me detyrë varstare në Kosovë ishte siellë edhe Brigada e 4 e policisë ushtarake e Podgoricës me 359 ushtarë. (Për këto infirmata shiqo: H. R.Watch, Under Orders, N. Jork 2001, pag. 67). 
  • Në Kosovë këto njësite që u plasuan me kujdes janë përgjegjëse për gjenocid sepse 53% e popullsisë u detyra ta lëshojë Kosovën. Ndërsa 68% e popullsisë së tërësishme shqiptare ishte detyruar 2 e 3 herë për ta ndrruar vendstrehimin. Të gjithë këta përgjegjës të krimeve do të duhej të hetoheshin dhe gjykoheshin në Tribunalin e Hagës, duke nxier MËSIME për histori sikurse PROCESI I NYRENBERGUT për nazifashist më 1946. KS OKB do të duhej por HESHTI, me detyrim që ekskluzivishgt Serbia t` i paguaj DËMET E LUFTËS. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të vetdijësohej dhe do ta harronte teorinë se ndaj shqiptarëve duhet zbauar metodën e TOKËS SË DJEGUR. 
  • E pse mos ta themi se Kosova 1997-1999 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Por Kosova ishte edhe vendi më i dëmtuar në ekonomi, njerëz dhe kulturë historike në Evropë.                                                                                                         ***
  •  Me këtë potencial ushtarko-policor, politik, rreligjioz e nacioanl, serbët janë shoqëria e parë që e prishi Jugosllavinë, duke e thyer Kushtetutën e vitit 1974, përmes suprimimit të autonomisë Kosovës më 23 mars 1989. Veprimtaria e shembjes së Jugosllavisë është manifestuar nga serbët përmes mitingjeve, kërcnimeve,bartje e eshtrave të princ Lazarit nepër shumicën e vendeve të shtetit deri në Lublan. E vërteta, ajo “shetitje” e kufomës “pa emër” ndodhte me prapavi për ta krijuar Serbinë e Madhe, me sistem centralist, në vend të federalizmit të decentarlizuar me kushtetutë më 1974. Lidhur me kët, për ata që e kuptonin momentin historik në vitet 80 –të të shekullit XX, hapur deshmohej se serbët (sidomso një sektë intelektuale e mykur në shovinizëm si: Kosta Çavoshki, Dobrica Qosiqi, Vasilije Kresiq, Dushan Kanziri etj. nuk patën lërë “guri” pa lëvizuar e pa i paraqitur serbët se: “janë viktima të kardelizmit’, që do të thot se nga viti 1918 kur u krijua katrahura Jugosllavi, serbët ishin masuar të maskohen pas politikës që të krijohet kombi jugosllavë, e që duhej të ishin ata vet. 
  • Në rrethana të tilla, 1929-1941, kur u prononcuan hapur për jugosllavë si popull, për tërë pozitën e popujve në Jugosllavi (nepër simpoziume), zakonisht pas vitit 1946, e special nga viti 1979 ishte në çarkullim një temë e cila fitoi erupcion më 15 maj 1985 në Beograd. Aty, dy autor fare të panjohur serbian që vinin nga stafi i policisë sekrete, kuptohet të seleksionuar me kujdes, do të lajmërohen me temën: “Ugnjetena i ugnejtaçka nacija u Jugoslaviji” ( Kombi shtypër dhe i shtypur në Jugosllavi). Nga ky sindrom i shovinizmit ekstrem do të vrehet të nesermen se shtypi i Beogradit (16 maj 1985) është i tërë i komanduar nga qarqet kishtare dhe politike, të cilat i siguronte grupi i gjeneralëve (Kadijeviq, Mamulla dhe Haxhiq), dhe me të ciët koketon një person fare minor (atëherë-1985) në pozitë e që quhet Sllobodan Millosheviq. E vërteta, Velko Kadijeviq dhe Sllobodan Millosheviq ishin në Simpoziumin e 15 majit 1985. Që të dy e kishin vënë në tavolinë nga një bllok dhe vetëm shënonin, duke e monitoruar se si po sillet Ivan Stambolliqi dhe një shqiptar që i rrinet pranë e që quhej Sinan Sahiti. Sidomos, me që simpoziumi ishte proklamuar me karakter ndërkombëtar, monitorim i posaqëm u bëhej pesë (5) historianëve shqiptar. Aty, në një qast do të paralajmërohet nga kryesuesi i punës tema: “Programi jugosllavë për Kosovën”, duke e lajmëruar si një dokument me shumë interes për zhvillimin ekonimik të Kosovës. Aty për aty, do të lajmërohet Dushan Kanzir duke thënë se: “Shqiptarët do t` i zbrapsen me kërkesa REPUBLIKË, vetëm duke e zhvilluar Kosovën. Për ndryshe Republika për ta është shpëtimtare dhe pashmegshme”. 
  •  Ky paralajmërim do të bëhet edhe nga Kosta Çavoshki duke na përciell sigurimi shtetëror serbian, se si do të reagojmë ne shqiptarët. Po, Kosta Çavoshkin e kisha për ball dhe për një çast do të shpërthej se: “Në Kosovë çdo serbian e jep provimin nëse qëndron aty”, duke bërë me gisht kah unë. Dhe, pa e marrë fjalën do t` i drejtohem: Po unë jamë aty para 10 000 vjetëve, e ju jeni mësuar të lëvizni, prandaj askush sekend nuk po e lëvizë. Ju me këtë shovinizëm do të lëvizni por do të mbeteni në lëvizje”. Të gjithë (64 shkenctar i drejtan sytë kah unë që nuk i jepja pesë pare për atë gomillë të frustruar ‘shkencore”.  
  • Më duhet të deklarohem se ne nja gjashtë (6) historianët shqiptar që kishim shkuar në atë simpozium me progarm dhe me tema të aprovuara sipas standardeve më të larta shkencore, isha edhe unë (HB). Por serbët dhe malazezët e në një mënyrë edhe maqedonët dhe boshnjakët ishin të “një taborri”, dhke konfliktet historike të llojit tillë nuk ishin risi për historianët shqiptar. E vërteta, duhet të dihet se historianët shqiptar janë të partët që ua kthyen lapsin të gjithë sllavëve që ishin në një front kundër neve. Ndërsa ne shqiptarët prej tyre nuk konsieroheshin se jemi “komb i shtypuar”. Por ishte krijuar bindja hibride politike se vetëm në Kosovë ka shtypje ndaj serbëve dhe malazezëve, që prej kujt vetëm ata e dinin. E shqiptarët duhej ta dinin të fundit këtë propgramim, sepse të sillen në atë mënyrë i kishin mësuar pikërisht politikanët shqiptar pakurrizor dhe të mykur në fotele të idiocizmit. Si duket aty për aty në simpozium, një pjesë e sllovenëve dhe kroatëve e kuptuan të parët se kah po shknon “lokomotiva e quajtur Serbi homogjene dhe integrale”. 
  • E vërteta, termeti për Jugosllavinë, duhet të dihet se plasi më 15 maj 1985 në Beograd, për t` u ndier dridhja tektonike një vit më vonë në Novi Sad, ku pasoi konflikti në mes shkrimtarëve shqiptar dhe serbian, që natyrshëm shtypi dhe mjetet e infrimimit i patën dhënë publicitet të skajshëm, krahasuar me atë që kishte ndodhë një vit më parë (1985) në Beograd. E vërteta, në simpoziumin e Beogradit, do të lajmërohet një “historian” hebrej Henriko Josifi, i cili do të klithë këtë: “Ju serbët jeni mentor të krijimit të Jugosllavisë më 1918. Ju keni të drejtë të keni përparësi në parti pa Titon, në ushtri pa Ivan Goshnjakun, në diplomaci pa Kardelin dhe në UDB-e pa Vinko Hafnerin. Por, Jugosllavia nuk do të mundet të lëvizë tutje pa pushtetin CENTRALIST të Alkesandër Rankoviqin”! Të gjithë e patën injoruar jahudinë, por vetëm histirianët shqiptar jo! I njejti Jahudi (Henriko) do të kërcnohet së bashku me Spasoje Gjakoviqin (ishin ulur afër njëri tjetrit.Por Spasojen nuk e njihja fare!). Pa e mbaruar fjalën Josifi, kërkova fjalë që nuk ishte rregull shkencore. Desa Peshiq-drejtuese i simpoziumit, një historiane, më lejoi të flasi 3 minuta. Po e citoj vetën: Po iu drejtohem juve të pranishëm: Nuk është e mundur të bëhet tregti me shqiptarë dhe me Kosovën mbi cpirrat helmuse të ideologjisë Rankoviqiste. Ne jemi populli i tretë në Jugosllavi për kah numri; ne e kmi vendin më të pasur në Evropë, por i fundit për kah zhvillimi”. Do të ndërhynë Spasoje Gjakoviq ish OZNASH DHE UDBASH Malazez: “Me këto informata, ty nuk do të rrinë koka në qafë shumë kohë”. Aty për aty do t` ia kthej: “Qafat e jueja nuk do t` i mbajnë kokat, nëse nuk u ngjitni shtylla, sepse shovinizmi dhe urrejta të kanë drejtuar në njësitë çetnike më 1942 në Mal të Zi, të jesh aleat i tyre. Dhe mbaje në mend, se do t` u shembët deri në themel shovinizmi, sikuurse termeti Shkupin më 1962. Nuk të frigohem se nuk është më koha e janarit 1945 që në Drenicë t` i fusish 25 shqiptarë të masakruar me automat dhe kufomat t` ua fusish nën akull në lumin Drenica. I tillë ke qenë dhe paske mbetur. Ja atje poshtë në Institutin ushtark i ke dokumentet monstruoze, kopjet e të cilave i kemi edhe ne, sepse ti e ka inskenuar kthimin e Shaban Polluzhës nga Podujeva, sepse ia ke vrarë popullin parapa shpine. Po, ti ke punuar me Programin e Vasa Qubrilloviqit, Likvidimi i shqiptarëve në Jugosllavi deri sa të zgjasin opreracionet e luftës, nëntor 1944 ”. Do të nderhyn Pavle Iviq, duke cituar një vierrsh të J.J. Zmajit, me qëllim që konflikiti të mbyllët. Do të ndërhynë Ivan Stambolliq, Qubrilloviqi ka shkruar program më 1937, jo më 1944. Unë: Unë e di çka po flas. Është fjala për “Lividacija albanca dokle traju ratne operacije 3 XI 1944”, e që është dokument më fashist se ai i vitit 1937. Ivani heshti por Spasoja na sulmoi me polici në hotelin “Ekzelcior”në ora 03 të natës, më 16 maj 1985. Në lidhje me këto rrethana, për të cilat opinioni nuk dinte asgjë, serbët disi jetonin ende në atë “famën” që ua kishte falë Evropa, në nivel falso dikur dhe provonin të dhunojnë ndienjat kombëtare të shqiptarëve, me të cilët ishin mësuar, të vrasin e masakrojnë dhe mos të përgjigjën për asgjë. Me këtë psikologji e patën filluar luftën kundër neve, dhe me atë psikologji po manipulojnë disi edhe sot, duke patur për bazë se BE sidomos po i toleron. 
  • Tragjedia 1989-1999 nuk ishte vetëm shqiptare 
  • E vërteta, për tragjedinë që ngjau në ish jugosllavi me fajin ekskluziv serbian, duhet kërkaur edhe në neglizhencën e dëshmuar të KS OKB si dhe të KPS-it. Për ato rrethana nga niveli i informatave të sotme, çuditë fakti se disa politikanë shqiptar edhe kur u prish LKJ më 22 dhjetor 1990, ende mendonin se shteti i hienave do të shpëtohet me: parti ushtri  dhe rreligjion fiktiv. Po kur e panë sidomos sllovenët dhe kroatët, që çdo gjë po digjej,  serbt provuan të shpëtojnë katrahurën  e tyre  me ushtri dhe polici, kuptohet për ta themeluar Jugosllavinë e Tretë (skurse Rajhu i Tretë) dhe për ta “shpëtuar, së shpejti do ta gjejnë Hitlerin e tyre, Kasapin S. Millosheviq, të cilit Tribuali i Hagës ia mjegulloi “vdekjën”, për ta shpëtuar nazifashizmin serbian nga denimi historik. 
  • Duke u mbështetur vetëm në ushtri dhe duke nënçmuar çdo frocë popullore, Borisav Joviq dhe Sllobodan Millosheviq, do të mbështeten në treshën varrëmihëse të gjeneralëve: Kadijeviq, Mamula dhe Axhiq, të cilët do të provojnë të marrin instruksione nga Gjenerali Jazov (Rusia), prej kah do të marrin përgjegje se: “asgjë nuk premtojmë deri sa ta largojmë ideologun e Perestrojkës (Mikael Gorbaçovin) nga pushteti. Në lidhje me këtë me insitimin e Sllovenisë dhe Kroacisë që praktikisht ishin larguar nga federata, Hungaria do t` ua ndalojë hapësirën ajrore aerpolanëve të ushtrisë jugosllave të kalojnë për të shkuar në Rusi. Brenda shtetit B. Joviq (thonë dok.) do të provojë përmes Vasil Topurkovskit (maqedon) t` i bind sllovenët dhe kroatët, të mos largohen nga federata. Ishte e kotë, prangat e burgut të popujve po thyeshin copa copa, e dikush nga shqipfolësit nuk po shihte, se pa luftë nuk ka liri, se Evropa të kupton vetëm kur i folë me grykën e pushkës, pati klithur Bedri Pejani-Babushi më 1945. 
  • Rroli i Bogiq Bogiçeviqit në shpërbërjen e RSFJ 
  • Bogiq Bogiçeviq ishte antar i Kryesisë Jugosllavisë nga Bosnja dhe Hercegovina. Si serb që ishte, do të reagojë me këtë vrejtje: “…nëse përhapet lufta si që ngjan në Slloveni dhe Kroaci, le të dihet se Kuçani dhe Tuxhmani nuk janë pa faje, sikurse nuk është pa faje edhe udhëheqësia serbe, që më së shumti po zhurmon me kërcnime përmes ushtrisë. E kur të fillon lufta, e vërtetë ku popullsia është e përzier, pak do të ketë ndikim ushtria dhe policia, që ta pastrojë situatën. Do të kemi luftë vëllavrasëse…”. 
  • Pse shkoi Stpie mesiq në Gjermani dhe Vatikan 
  •  Derisa sa Kuçani dhe Tuxhmani po e brazonin bilansin e ndarjes nga RSFJ, Stipe Mesiq si Kryetar i fundit i Kryesisë federative do të shkojë në Gjermani për t` u takuar me Gensherin. Atje do të prononcohet se Jugosllavia po shkatrohet, dhe se mundet të ruhet vetëm si konfederatë, sepse çdo segment i federatës është fundosë. Lidhur me këtë Stipe kishte shkuar në Gjermani vetëm për t` i informuar dhe nuk kërkonte kurrfar aporvimi sepse për çdo gjë në Gjermani dihej. 
  • Edhe në Vatikan Stipe Mesiq do të shkojë për ta informuar Selinë e Shenjët se popujt e Jugoslavisë po ndahen sipas rreligjioneve dhe se tash e tutja Vatikani do t` i ketë edhe dy shtete katolike në Ballkan. Në Vatikan Stipe do të ketë një lutje se SHBA duhet të njihen përmes Selisë Shenjët se shembja e komunizmit në Ballkan po përfundon në të gjitha format dhe se Serbia do të provojë pa sukses për ta ruajtur regjimin komunist, realitet ky që automatikisht SHBA ndryshonin qëndrim rreth krizës në Jugosllavi, duke ua mbajtur krahun sllovenëve dhe kroatëve, por jo shqiptarëve. 
  • Pyetja e shtruar para shqiptarëve më 1991 
  • Kur Sllovenia dhe Kroacia e pastaj Bosnja e Hercegovnia, nuk mund të ndaheshin pa lufta, në Kosovë mendohej se do të pasojë “çlirimi” me telefonata, deklarata fantome. Nga ajo kohë e deri me sot po vrehet se Perendimi disi po e PËRKDHELË Serbin. Nga ky konkluzion del sheshit se BOMBARDIMI i Serbisë (24 mars -9 qershor 1999) disi nuk paska qenë për ta mposhtur nazifashizmin e Serbisë marionetë ruse, por që lufta e UÇK-ës mos të avansohet dhe shndërrohet  në MODEL për tërë Evropën, sidomos. 
  • Lidhur me këtë që u tha më lartë, për t` mos u keqkuptuar vetëm duhet shiquar se çfar CINIZMI ngjau në Minhen më 18-19 shkurt 2023. Të gjithë diplomatët e pranishëm aty silleshin e pshtilleshin rreth Aleksander Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, kur dihet se çfar rroli kanë pasë këta më 1991-1999, e që nuk kanë ndryshuar, për asgjë. Bje fjala në tri takime ata theskuan se: “Asociacioni duhet themelohet në Kosovë me çdo kusht. Se pavarësinë e Kosovës nuk e pranojmë kurrë”. E nderkombëtarët nuk po mendojnë fare se si është e mundur që një shtet (Serbia) mos ta pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, e njëherit të kërkojë prej një shteti tjetër (që nuk e parnon), e të kërkojë institucion antikushtetues për 4% të një pakice. Elemnti tjetër, po ta pranonte Serbia realitetin në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk do të i zhvillonte katër (4) luftëra shumë të përgjakshme. Në këtë drejtim ta shënojmë edhe një fakt: kurr sllavët-sllovenët, kroatët, maqedonët, boshnjakët dhe malazezët nuk mund të bashkjetojnë me serbianë, atëherë shtrohet pyetja si detyrohen terthorazi shqiptarët të jetojnë në një shtet me serbianët që gjithëmonë e kanë profesion SHOVINIZMIN dhe zanat popullor URREJTJËN. 
  • Anatomia e dokumenteve ndërkombëtare si u shemb RSF Jugosllavia 1989-1999 
  • Shembja e Jugsollavisë më së miri do të kuptohet nëse në mënyrë kronologjike rreshtohen Rezolutat e KS OKB-ës nga 25 shtatori 1991 e deri më 9 qershor 1999. Shkojmë me radhë: 
  • 1.Qysh nga Rezoluta e parë e KS OKB-ës për RSFJ nr. 713 të 25 shtatorit 1991 ishte e ditur se Serbia që provonte të jetë trashëgimatre e Jugoslavisë kishte armatim për një luftë konvencionale 15 vjeqare. E pikërisht KS OKB ia ndalonte Serbisë armatimin e mëtejmë duke pasur droen për një luftë civile, e cila do të shfaqet në formën më tragjike, sidomos në Bosnje Hrcegovinë 1991-1995, që mbaroi me Konferencën e Dejtonit (Ohajo-SHBA) dhe në Kosovë 1997-1999, që mbaroi me nënshkrim të kapitullimit të ushtrisë dhe policisë Serbe në Kumanovë, më 9 qershor 1999 . 
  • Mjerisht establishmeni politik në Kosovë, atëbotë (1991-1999) e pati ndarë popullsinë shqiptare në shtresë “paqesore” dhe shtresë “ekstremiste”. Këtë ndarje e pelqente Beogradi pa asnjë ndryshim. Dhe mu për këtë dualizëm psikologjik dhe programatiko politik, lufta do të zgjatë më së shumti në Kosovë (1989-1999). Lidhur me këtë edhe Rezoluta nr. 721 e 27 nëntorit 1991 ishte një përpiekje e zbehtë për dergimin e forcave paqesore nderkombëtare në tërë vendin, duke mos e përfshirë Serbinë dhe Kosovën me Maqedoni. Dhe posa e vrejtën këtë fakt serbët duke e njohur forcën e Bullgarisë, do ta hiekin Maqedoninë nga programi për ta sulmuar. Do të mbetet Kosova e nënshtruar një terrori për serbizim duke përjashtuar çdo shqiptar nga puna dhe duke  siellur kolonistë serbian nga Lika dhe paramilitarë te  të gjitha llojeve nga viset tjera jugosllave dhe jashtë saj. 
  • Derisa pushteti serbian po e intesifikonte luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve, KS OKB më 15 dhjetor 1991 do të aporvojë rezolutë të re nr. 724, duke kërkuar embargo në lëminë e armatimit për Jugoosllavinë. Lidhur me këtë Millosheviq-Tuxhman po bënin pazare për siellje të serbëve nga Lika në Kosovë, prandaj më 8 janar 1992 KS OKB do të aporvojë rezolutë nr. 727, me të cilën paralajmëronte dërgimin e forcave pararëndëse paqesore në viset ku kishte luftime, pra jo në Koosvë. Po me rrezolutën nr. 740 të 7 shkurtit KS OKB lajmëron se po i fillonte punën e dergimit të forcave paqesore në trevat e luftës në Kroaci dhe Bosnje, forca ato që me 21shkurt 1992 me rezolutë nr. 743 quheshin UNPROFOR. Nga kjo kohë e deri më 7 prill 1992 KS do të përcaktohet se në BH i dergon forcat e UNPROFOR-it, duke dëshmuar me rezolutën nr. 752 të 15 majit se situata në Bosnje Hercegovinë po përkeqsohet, fakt ky që tregon se Milloshi dhe Tuxhmani donin ta ndajnë Bosnjen dhe Hercegovinën, sipas sferave të shtrirjës popullsisë, duke sakrifikuar popullsinë që nuk quhej sllave por boshnjake. 
  • Pranimi i ish republikave jugosllave në OKB 
  •  Kështu KS OKB më 18 maj 1992 propozoi që Asambleja e OKB-ës ta pranojë Republikën e Kroacisë (rrezoluta nr. 753). Në të njejtën ditë Asambleja e OKB-ës e parnoi Sllovenin (rrezoluta nr. 754). Ndërsa më 20 maj 1992 Asambleja e OKB e parnoi Bosnjen dhe Hercegovinën me rezolutën nr. 745. Në lidhje me shperbërjen e RSFJ më 30 maj 1992 KS OKB me rrezolutën nr. 757 e pranoi Jugosllavinë Federative (Serbi Mali i Zi), por që nuk mund të jenë suksesor të RSFJ-ës.         
  • Komisioni i Badinterit e shpallë RSFJ inekzistene si shtet  
  • Deri sa Komisoni i Badinterit doli hapur më 4 korrik 1992 se RSFJ më nuk ekziston, më 12 gusht 1992 KS OKB me rezolutë nr.771 doli hapur që duhet caktuar fajtorët për krime lufte, duke e përkrahë në të njejtën kohë Konferencën e Londrës më 14 shtator 1992, me rezolutë nr. 776, ku me insitim të Serbisë nuk pranohet asnjë përfaqsim i Kosovës në instancat ndërkombëtare. 
  • Përjashtimi i Republikës Fedrerative nga OKB 
  • Duke marrë për çdo ditë informata për veprimtarinë kriminale të Ushtrisë Serbo-Malazeze nepër ish Jugosllavi KS OKB me rezolutën nr. 777, më 19 shtator 1992 do ta PERJASHTOJË RFJ-ën (SERBI-MALI I ZI) nga OKB. Në lidhje me këtë KS OKB duke mos rrezikuar me rezolutën nr. 795 të 11 dhjetirit 1992 do të vendosë që UNPROFOR të instalohen edhe në Maqedoni, sepse kishte zëra që Ushtria serbe do të okupojë edhe këtë ish republikë. Prap në lidhje me dhunën e ushtrisë serbe nepër zonat e luftës, KS OKB më 18 dhjetor 1992 aprovoi rezolutën për DHUNIMIN E FEMRAVA nepër Bosnje dhe Hercegovinë. 
  • Përpiekja e KS OKB për t` i frigësuar kriminelët 
  • Duke e vrejtur se krimet vetëm sa po ishin më të egra, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, KS OKB me rezolutën nr. 808 më 22 shkurt 1993 duke lajmëruar THEMELIMIN e Gjykatës Nderkombëtare për ndiekje penale ndaj përgjegjësve për vepra të rënda si dhe për shkelje te të drejtës humanitare në ish Jugosllavi. 
  • Maqedonia pranohet në OKB 
  • Më 7 prill 1993 KS OKB me rezolutën nr. 817 do të sjellë vendimin që Republika e Maqedonisë të pranohet në OKB, duke e frocuar këtë pozicion edhe me rezloutën nr. 820 të 18 prillit 1993 si përkrahje të Palnit VENS-OVEN. 
  • Themelim i Gjyqit Nderkombëtar për ish Jugosllavinë 
  •  Duke pasur informata të verifikuara nga tereni KS OKB më 25 maj 1993 do ta themelojë Gjyqin Nderkombëtar për ish Jugosllavinë, që do të thot se krimet do të hetohen në çdo cep të saj. Për të vrejtur se planifikuesit e luftës dhe zbatuesit e krimeve do të hetohen dhe gjykohen, më 20 gusht 1993  KS OKB me rezolutën nr. 857 do t` i përcaktojë gjykatësit e Tribunalit Hagës. Ata Gjykatës ishin nga: Egjipti, Argjentian, Zvicra, Gvinea,Italia, Suedia,Kanda, Peruja, Polonia, Gjermania, Nigeria, Rusia, Franca, Kina, SHBA, Mali, Uganda, Kostarika, Turqia, Siri Lanka, Pakistani, Australia dhe Malezia (shiqo Rezolucije Saveta Bezbednosti OUN …f. 75, ku janë edhe emrat e gjykatësve). Kështu për t` u kompletuar puna e gjykatës, më 21 tetor 1993 KS OKB me rezolutë nr. 877 do ta emrojë PROKURORIN e Gjykatës Nderkombëtare për ish Jugsllavinë zotëri Ramon Eskovar Sallomën. (shiqo: Rezolucije SB za bisu Jugoslaviju…f. 81). 
  • Pas kësaj rezolute do të kemi një luftë shumë të egër në Bosnje, e cila do të mbyllet në Konferencëne Dejtonit, konferencë kjo që do ta hapë një plagë të pasheruar për tërë historinë dhe jetën e popujve në Bosnje Hercegovinë, për faktin se do të krijohet një faktor politik që kurrë nuk kishte ekzistuar e që quhet Republika Serbe. 
  •   
  • Rezolutat historike të KS OKB-ës për Kosovën 
  • Dihet se nga viti 1993 në Kosovë vepronin grupe të armatosura guerile, që i sulmonin postblloqet e okupatorit në çdo cep të Kosovës. Lidhur me këtë është e vërtetë historike se grupet e UÇK-ës kurrë nuk kanë sulmuar civilë të pafajshëm serbian. Por është e vërtetë në anën tjetër se okupatori për çdo ditë tregu po rrahte shqiptar pa asnjë shkak. Madje po orgaizonte edhe racione duke i sulmuar familjet e mëdha shqiptare, krejtë me qellim që populli të frigësohet e ta lëshojë Kosovën, për të siellë në trojet e tyre kolonistë nga Kroacia, sipas Marrëveshjes Millosheviq-Tuxhman më 1991.  
  •  
  • Sulmi ndaj një familje emblematike shqiptare 
  •                            
  • Në lidhje me këtë që u tha më lartë, rezoluta e parë e KS OKB nr. 1160 e aprovuar UNANIMISHT më 31 mars 1998 për Kosovën ishte paralajmrimi i parë zyrtar se padrejtësitë dhe krimet ndaj shqiptarëve, falë qëndrimit të palëkundur të SHBA, Anglisë, Gjermanisë dhe Austrisë do të hetohen në çdo aspekt. Në lidhje me këtë, opinioni nuk duhet harruar se më 5-7 mars 1998 në Prekaz (lokalitet në Kosovën qendrore-Drenicë, komuna e Skenderajit) një shtet do të hynë në luftë frontale me një familje duke provuar ta shfarosë dhe duke provuar ta frigësojë popullsinë nepër lokalitete tjera, sepse me UÇK-me qeta e saj, okupatori disa herë kishte dalë humbëse në ushtarë e policë, prandaj hakmarrja pasonte ndaj civilëve shqiptar të pambrojtur. 
  • Kështu duhet konkluduar se lufa na është imponuar si faktor mbrojtës, sepse nuk kishim asnjë infrasturktur ushtarke e politcore, po na mungonte edhe armatimi, çështja e armatimit të UÇK do të bërët detyrë parësore e një shtrese të popullsisë që nuk mund ta duronte okupimin serbian. 
  • E vërteta, Rezoluta 1160 e 31 marsit 1998 mbështetej nder të tjera edhe në Kaptinën e VII të Kartës së OKB-ës, që do të thot se nëse krimet ndaj popullit të pambrojtur shqiptar eskalojnë KS OKB do të intervenoj me froca ndërkombëtare. 
  •   Pse intervenoi NATO më 24 mars 1999                                             
  • Në Kosovë kishte luftë frontale në mes UJ dhe policës serbo-malazeze me një anë dhe UÇK-ës në anën tjetër. Në këtë luftë të pabarabartë falë motivit për çlirim UÇK në çdo betejë do të dali fituese morale, e në disa raste edhe fituese ushtrake sepse luftetarët kishin një perpvojë solide që ta mposhtin armikun. 
  • Me rezolutën 1169 Kaptina VII e OKB më nuk kishte kuptim asnjë rezolutë. Shkurt populin shqiptar e shpëtonte vetëm një superfqi siq ishte NATO me bombardimet 78 ditëshe me 1018 avinonë supermodern. Por fitorja e NATO-s nuk do të ngjnate po mos të ishte Ushtria Çlirimatre e Kosovës këmbësoria e saj legjitime dhe legale. Me këtë koalicion në botën e civilizuar do të fillojë për t` u shënuar Epoka e NEOLUFTËS, e cila lirisht mund të quhet edhe Epoka e Adem Jasharit me familje. 
  • Shkrimi i dedikohet Adem Demaçit që sakrifikoi 28 vjet burgje jugosllave dhe 3 vjet luftë politiko-diplomatike për çlirimin e Kosovës. 
  •  Prishtinë, mëë 22 shkurt 2023 

Më 16 prill 2023, në Zvicër, Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar, do të mbajë takimin e Këshilli Organizativ i Diasporës

0

Në foto shihet një grup malësorësh mirditorë të mbledhur në Orosh, 1916, duke diskutuar me oficerë austro-hungarezë.

Të nderuar veprimtarë të Kuvendit Kombëtar Shqiptar!

Të nderuar qytetarë e patriotë të dëshmuar!

Të nderuar bisnesmenë shqiptarë në të gjitha kontinentet…!

Urojmë të jeni mirë familjarisht.

Më datë 21 shkurt 2023, Këshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR zhvilloi një mbledhje ONLINE në mbeshtetje të takimit të Diasporës, i cili është vendosur të mbahet më datën 16 Prill 2023, në ZVICËR. Në këtë takim do të zgjidhet Këshilli Organizativ i Diasporës, do të zgjidhen 150 delegatë për në KUVENDIN KOMBETAR SHQIPTAR si dhe do të ngrihet grupi i hartimit të REZOLUTES SE KUVENDIT. Vëllezer e motra shqiptarë. Organizimi i këtij Kuvendi synon afrimin e mirëkuptimin gjithëshqiptar, bashkimin e konsolidimin e shoqërisë shqiptare në rajon e diasporë, hartimin e një programi zhvillimor në fushën ekonomike, atdhetare e kulturore. Në shumë vende të botës, ku ka emigracion të përqëndruar të shqiptarëve ka edhe lëvizje qytetare, ka organizata e individë potencialë, personalitete të fushave të ndryshme të bisnesit e të dijes. Shumë prej tyre veprojnë të ndarë dhe tundin bajrakun e vet e të klaneve që i rrethojnë. Kështu nuk mund të shkojmë përpara. Kriza e përbotshme të cilën po e përjetojmë, rritja e presionit sllavo grek, dilemat e gjata europiane dhe politikat e mosndëshkimit të Institucioneve të Europës së Bashkuar, të ndjekura ndaj fqinjëve tanë e kanë përkeqësuar situatën në gadishullin e Ilirëve. Ka të ngjarë që interesat e shqiptarëve të përdoren për kusur në marëdhëniet e lindjes me perëndimin, ashtu si edhe më parë ka ndodhur me vendimet e Berlinit, Londrës e Parisit…! Në gjendje të tilla të rrezikshme popujt me vetëdije të lartë ngrihen në këmbë, lëvizin e organizohen, në mbrojtje të interesave të tyre kombëtare. KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, ka nevojë për përkrahjen tuaj të gjitheanëshme, ideore, organizative, materiale e financiare. Ejani e bashkohuni me ne! Së bashku, dora-dorës, vëllazërisht ne mund ta organizojmë KUVENDIN KOMBËTAR SHQIPTAR …! Këshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR, Tiranë 22 shkurt 2023. Të nderuar veprimtarë të Kuvendit Kombëtar Shqiptar! Të nderuar qytetarë e patriotë të dëshmuar! Të nderuar bisnesmenë shqiptarë në të gjitha kontinentet…! Urojmë të jeni mirë familjarisht. Më datë 21 shkurt 2023, Këshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR zhvilloi një mbledhje ONLINE në mbeshtetje të takimit të Diasporës, i cili është vendosur të mbahet më datën 16 Prill 2023, në ZVICËR. Në këtë takim do të zgjidhet Këshilli Organizativ i Diasporës, do të zgjidhen 150 delegatë për në KUVENDIN KOMBETAR SHQIPTAR si dhe do të ngrihet grupi i hartimit të REZOLUTES SE KUVENDIT. Vëllezer e motra shqiptarë. Organizimi i këtij Kuvendi synon afrimin e mirëkuptimin gjithëshqiptar, bashkimin e konsolidimin e shoqërisë shqiptare në rajon e diasporë, hartimin e një programi zhvillimor në fushën ekonomike, atdhetare e kulturore. Në shumë vende të botës, ku ka emigracion të përqëndruar të shqiptarëve ka edhe lëvizje qytetare, ka organizata e individë potencialë, personalitete të fushave të ndryshme të bisnesit e të dijes. Shumë prej tyre veprojnë të ndarë dhe tundin bajrakun e vet e të klaneve që i rrethojnë. Kështu nuk mund të shkojmë përpara. Kriza e përbotshme të cilën po e përjetojmë, rritja e presionit sllavo grek, dilemat e gjata europiane dhe politikat e mosndëshkimit të Institucioneve të Europës së Bashkuar, të ndjekura ndaj fqinjëve tanë e kanë përkeqësuar situatën në gadishullin e Ilirëve. Ka të ngjarë që interesat e shqiptarëve të përdoren për kusur në marëdhëniet e lindjes me perëndimin, ashtu si edhe më parë ka ndodhur me vendimet e Berlinit, Londrës e Parisit…!

Në gjendje të tilla të rrezikshme popujt me vetëdije të lartë ngrihen në këmbë, lëvizin e organizohen, në mbrojtje të interesave të tyre kombëtare. KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, ka nevojë për përkrahjen tuaj të gjitheanëshme, ideore, organizative, materiale e financiare. Ejani e bashkohuni me ne! Së bashku, dora-dorës, vëllazërisht ne mund ta organizojmë KUVENDIN KOMBËTAR SHQIPTAR …!

Këshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR,

Tiranë 22 shkurt 2023.

Rusia pretendon se Ukraina do të kryejë provokime në Transnistria

0

Øystein David Johansen, VG (Verdens Gang)

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Ukraina do të kryejë provokime në republikën pro-ruse të shkëputur të Transnistrisë në Moldavi. Kështu shkruan agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Departamenti i Mbrojtjes nuk ka fakte për t’iu referuar. Mesazhi është ndarë me gazetarët dhe Ministria e Mbrojtjes pretendon se i ashtuquajturi Batalion Azov është i përfshirë në provokime.

Pretendime të ngjashme për provokime u lëshuan para se Rusia të pushtonte Ukrainën si një pretekst për të shkuar në luftë.

Transnistrian Emblem And Monument To Suvorov In Suvorov Square In Tiraspol, Transnistria, Moldova Stock Photo, Picture And Royalty Free Image. Image 182634510.

Riosmanizimi sistematik e psikologjik si dhe fazat e instalimit të islamit politik

1

Afrim Musliu, Suedi

Riosmanizimi sistematik e psikologjik i trojeve shqiptare si dhe instalimi i islamit politik në katër faza:

1. Gjatë 16 viteve të fundit duke iu ofruar falas mijëra seriale turke të gjitha televizioneve private shqiptare, të cilat këto i transmetojnë nga disa herë në ditë 7 ditët e javës, me qëllim që t’iu imponojnë shqiptarëve edhe gjuhën, edhe fenë e edhe stilin e jetës turke;

2. Ndërtimi i mbi 900 xhamive të reja në Kosovë, e mbi 800 në vendbanimet shqiptare në Maqedoninë Veriore, e mbi 1000 në Shqipëri, të cilat, përmes altoparlanteve, deshte-s’deshte, patjetër ta imponojnë fenë islame;

3. Rrjetet sociale, portalet e shumta islamiste, si dhe afro dhjetë kanale televizive islame në grupin e kanaleve shqip, me qëllim të shpërlarjes totale të trurit të shqiptarëve, të cilët vijnë deri në atë fazë që janë në gjendje edhe të vrasin nē emër të islamit e të Turqisë;

4. Investimi dhe financimi në forca të reja politike me orientim fetar e pro-turk, me qëllim që të na prishin me aleatët perëndimorë, e posaqërisht me SHBA-të, të cilët janë gardierët dhe aleatët kryesorë të shqiptarëve, posaqërisht të Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Sot, riosmanizimi dhe islamizimi i shqiptarëve ka arritë në një fazë shumë brengosëse.

Sot, shumica e fëmijëve të posalindur pagëzohen me emra nga Kur’ani, gjë që ishte një dukuri në zhdukje tek shqiptarët qysh para 30 viteve.

Sot, gjatë muajit të Ramazanit në shumicën e qyteteve të Kosovës lokalet hoteliere nuk shërbejnë pije alkoolike. Ndërsa në asnjë nga qytetet shqiptare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sot, në zemër të Evropës Turqia sërish ndërton xhami gjigante e më të madhen në Evropë, dhe e kthenë Kosovën në kohën e Sinan Pashës.

Sot, Turqia kërkon që mësimi i gjuhës turke të bëhet obligative nëpër shkollat e Shqipërisë. Sot, Turqia kërkon edhe ndërrimin e historisë shqiptare që Perandoria Osmane të duket si shpëtimtare e shqiptarëve, e jo si pushtues të egër.

Sot, Kosova e ka prishë miqësinë me vendet perëndimore e posaqërisht me SHBA-të.

Sot, shqiptarët i tregojnë Evropës se janë po të njejtët xhonturq siç ishin edhe më 1913/1914, 1917/1918, 1920/1921, e po të njejtët sikurse ata 50 000 xhonturq që shkuan në Çanakala për të luftuar për Turqinë, gjersa tokat shqiptare copëtoheshin pamëshirshëm nga armiqtë përreth.

Po e nesërmja?

Si do të dukemi nesër? Unë jam shumë i bregosur për të nesërmen e shqiptarëve.

Xhamia e Bresanes -Sharri-Prizren

Vizita e Jim Xhema në Prishtinë – Me fotografi 

0
Nga Frank Shkreli 

Një kombinim i mrekullueshëm veprimtarie prej dekadash. Jim Xhema një patriot i madh shqiptaro-amerikan, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë dhe të drejtat e Kosovës dhe të shqiptarëve. Bob Dole, një Senator republikan i madh dhe Dr. Ibrahim Rugova, një udhëheqës shqiptar i Kosovës, që fitoi zemrat e jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të mbarë botës së qytetëruar. I ftuar nga Kryetari i Prishtinës, Z. Përparim Rama për të vizituar Kosovën me rastin e 15-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Z. Jim Xhema kaloi 4-5 ditë në Kosovë, ku u takua me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe me shumë qytetarë. Fotot më poshtë janë vetëm një pasqyrim i vogël i vizitës së tij shumë të ngjeshur, javën e kaluar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshorten Kristalen kanë pritur në vizitë veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Jim Xhema. 
Me këtë rast, kryetari Rama i ndahu mirënjohje veprimtarit Xhema për atdhedashurinë dhe punën e palodhshme për çlirimin e Kosovës.
Në mjediset e Komunës së Prishtinës

Pas takimit me Kryetarin e Prishtinës, Z. Përparim Rama, Jim Xhema u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani i dorëzoi medaljen “Urdhri i Lirisë”, veprimtarit të njohur të mërgatës shqiptare të Amerikës, Z. Jim Xhema. Zonja Osmani ka theksuar se mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është urë e fortë lidhëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar në Ballkan me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e cilësoi Z. Jim Xhema një ikonë të mërgatës shqiptare në Amerikë, i cili për më shumë se tri dekada ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq aktivisti i çështjes kombëtare në Amerikë, Z. Jim Xhema shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Presidenten e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Kosovës për mikpritjen dhe respektin. Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë beteja jetësore e tij dhe e të gjithë shqiptaro-amerikanëve, duke shtuar se dekorimi me medaljen, “Urdhri i Lirisë”, është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, të cilët për vite dhe dekada kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Presidenca Z. Jim Xhema shkoi në Kryeministri ku u takua me të parin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeminstrin Albin Kurti. Kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht z. Xhema për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe fuqizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në ShBA, veçanërisht, përmes raporteve të mira me Senatorin Bob Dole e kongresistin Tom Lantosh. Roli i mërgatës shqiptare në Amerikë, shtoi ai, për çlirimin dhe pavarësimin e vendit ka qenë kyç, dhe se edhe sot vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës. Z. Xhema falënderoi Kryeministrin Kurti për pritjen e ngrohtë që i pari i qeverisë së Kosovës i bëri atij dhe delegacionit shqiptaro-amerikan.

Aktivisti prej dekadash i çështjes kombëtare, Jim Xhema me Kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurti

Nga Kryeministria, Z. Jim Xhema me delegacionin shqiptaro-amerikan shkuan për të përshëndetur familjen e Presidentit të parë dhe historik të Republikës së Kosovës: mikut të tij dhe mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan ndër vite si dhe bashkpunëtorit të tij të ngushtë prej dekadash, Dr. Ibrahim Rugovës. Ishte ky një takim shumë i ngrohtë me pjestarët e familjes së ish-Presidentit të ndjerë, përfshirë bashkëshorten e tij të nderuar – dhe plot kujtime dhe emocione.

Jim Xhema me grupin në një takim të ngrohët dhe plot emocione e kujtime me familjen e Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, mik dhe bashkpunëtor i ngushtë për fatet e Kosovës i Z. Xhema në banesën e familjes Rugova në Prishtinë.
Duke bërë nderimet e rastit tek varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Rruga “A” për rreth Prishtinës tani e tutje do të bartë për gjithmonë emrin e veprimtarit të madh të shqiptaro-amerikanit të shquar, Z. Jim Xhema. Gjatë ceremonisë, Kryetari i Prishtinës, Z. Rama tha se ndjehet falënderues ndaj veprimtarit Jim Xhema për kontributin e tij që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rama tha se për të nderuar veprën e tij, komuna e Prishtinës ka vendosur që ta emërojë rrugën “A” në emrin e tij. “Është sot nder i veçantë edhe kënaqësi me e pasë këtu veprimtarin e heroin e kohërave tona. Siç e dini, zotëri Xhema ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe është marrë me këtë aspekt gjithë jetën e tij. Kemi nderin sot që kemi atdhetarin tonë këtu. Ne kemi vendosur që ta nderojmë dhe përjetësojmë veprën e tij nëpërmjet rrugës “A”, që tash rruga “A”, thirret ‘Jim Xhema’. Jim Xhema dhe i pari i Prishtinës kujtuan vizitën historike të Senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë.- “Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë”, pasi ç’prej atëherë Zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”.

Jim Xhema falënderoi përzemërsisht Kryetarin e Prishtinës, Z. Përparim Rama për nderin dhe respektin që i ka akorduar ai dhe Këshilli i Komunës së Prishtinës, duke përjetësuar emrin e tij me emrim e një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, në emër të tij.  Në nderim të veprës së Jim Xhemës, Komuna e Prishtinës kishte organizuar një varg aktivitetesh gjatë ditës së martë.

Nga inaugurimi i rrugës “A” me emrin e aktivistit të madh shqiptaro-amerikan, Jim Xhema, duke përjetësuar emrin e tij për brezat e ardhshëm në Prishtinë dhe Kosovë, falë kontributit të tij të pazevëndësueshëm, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Jim Xhema në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë (UBT)

Me këtë rast, veprimtari Jim Xhema ka thënë se edukimi është esencial për çdo vend që të ketë sukses për të përballuar ardhmërinë.

“Është imperativ që ju të merrni studimet shumë seriozisht. Pa ju dhe gjeneratën që tani rritet në Kosovë ne do të jemi në situatë të vështirë që të zëvendësojmë gjeneratat e vjetra. Unë personalisht do të qëndroj i kyçur këtu me ju dhe të themeloj fonde personalisht dhe nga shokët e mi që të sigurohemi që ne i arrijmë qëllimet së bashku. Ne kemi arritur shumë, por udhëtimi juaj është i gjatë”,- u ka thënë Jim Xhema të pranishmëve.

Jim Xhema duke folur në  Konferencën shkencore në UBT , ku u bëri thirrrje studentëve që t’i marin studimet seriozisht” 
Jim Xhema në vizitën në kryeqytetin e Kosovës, u ndalua edhe në Katedralen “Nënë Tereza”, ku ndezi një qiri në kujtim të bashkëshortes së ndjerë Mrika.
Jim Xhema me Ipeshkvin e Kosovës, Mons. Dodë Gjergji.
Duke u përshëndetur me Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj në Prishtinë.
Jim Xhema mori pjesë edhe në paradën ushtarake Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë mijra qytetarë të Prishtinës dhe nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me të dalluar pjesëmarrjen e Jim Xhemës në parakalimin e forcave të armatosura të Kosovës, filluan të thërrisnin emrin e tij: “Jimmy, Jimmy, Jimmy…”
Në Prekaz —
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Jim Xhema vizitoi edhe Prekazin për të nderuar familjen Jashari. “Kjo është dëshmi se çka na kanë bërë… e të mos harrojmë se çfarë po ndodh. Ejani këtu dhe bëni respekt, respektoni njerëzit, që paguan çmimin me familjet e tyre dhe fëmijët shtatë vjeç e pesë vjeç”,- është shprehur Xhema për median.         
Jim Xhema duke bërë nderimet e tija para monumentit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton në Prishtinë javën që kaloi. Siç dihet Presidenti Clinton, me ndihmën e Senatorit Dole në Senatin Amerikan siguroi mbështetjen e Kongresit për të urdhëruar NATO-n të sulmonte forcat terroriste ushtarake dhe policore serbe, që po kryenin krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. 
Xhim Xhema para bustit të Senatorit Robert Dole: mikut të tij të ngushtë prej dekadash dhe mikut të madh dhe mbështetësit të vendosur të Kosovës dhe shqiptarëve – Prishtinë, 17 shkurt, 2023

Mirënjohje pjestarëve të familjes Gjocaj për kontributin e tyre të spikatur në luftën për çlirimin e Kosovës

Nga: Mark Qehaja
Me rastin e 15-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar Zonja e Zotëri –

Kënaqësi e veçantë sot pjesëmarrja e Ambasadorit William Walker në këtë datë historike për Kosovën dhe mbarë shqiptarët 15 Vjetori i shpalljes të Pavarësisë së Kosovës. Sot edhe çdo herë nuk do ndalojmë së theksuari për të mos harruar kurrë Masakrën e Reçakut, por edhe për të kujtuar e nderuar kontributin e lartë të Z.Ëilliam Ëalker. 24 vjet më parë më datëe 15 Janar të vitit 1999 ambasadori William Walker denancoi botërisht masakrimin e 45 burrave të pafajshëm e të paarmatosur në fshatin Reçak duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Kjo shpejtoi lëvizjen e ndërgjegjësimin e kancalerive perëndimore për ndërhyrjen ushtarake të aleancës së NATO- s dhe çlirimin e Kosovës ku Z. William Walker Ka vendin e nderit në përmendoren e lirisë. Dua të përshëndes këtu dhe pjesëmarrjen e mikut tonë dhe i të gjithë shqiptarëve bashkpunues dhe mbështetës i vazhdueshëm i shoqatëës sonë Z.David Tubiolo. Shumë të respektuar miq që na nderoni me praninë dhe kontributin tuaj të veçantë z.Fran Shkreli, Gjeneral Asllan Bushati, Z.Sokol Paja, z.Paulin Marku, z.Mëhill Velaj. Shoqata Shqiparo Amerikane Skënderbej është organizatore e këtij tubimi. I përshndes të gjithë anëtarët e mbështetësit tanë: kryesinë dhe Kryetarin e saj Imer Lacaj. Për të ardhur në këtë ditë historike që kujtojmë sot është dashur shumë mund, rezistencë e luftë të ashpëer mes armiqsh të shumtë nga ku shëndrit historia e lavdishme e luftëtarëve të lirisë ndër shekuj e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burrat dhe gratë fëmij e tëe rritur u përfshinë në këtë betejë kundër pushtuesit barbar serb që kërkonte shfarosjen e kësaj popullsie nëpërmjet gjenocidit e masakrave më çnjerëzore që ka njohur historia e njerëzimit. Ata nderojnë sot dhe kurdoherë emrin dhe vendin e tyre, Ata frymëzojnë brezat me atdhedashurinë dhe patriotizmin e tyre të lartë. Krenarisht njera prej familjeve që i dha aq shum luftës së Kosovës dhe nuk kërkuan asgjë në këmbim të saj veç dinjitet e respekti njerëzor është familja GJOCAJ. Në ballin e të cilëve qëndron me krejt madhështinë e fisnikërinë e tij prej burri të vërtetë heroik dhe të pa përkulur nga dallgët e historisëAvdyl Gjocaj. Baci Avdyl siç dhe e thërrisnin me respekt. Avdyl Gjocaj dhe Have Gjocaj me shembullin e tyre frymëzuan dhe edukuan me ndjenjën e lirisë jo vetëm familjen, por gjithë shqiptarët që për ta liria është e shtrenjtë. Ata morën pjesë në luftë familjarisht dhe dolën prej saj fitimtarë me kokën lart. Bijtë e tyre Shpendi, Blerimi Qerimi e Astriti ishin luftëtarë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe rrezikuan jo pak duke u plagosur e gjymtuar në këtë luftë përballë bishës gjakatare serbe. Ata nderuan emrin e mirë të familjes ndër breza, Junikun, Kosovën e mbarë shqiptarët. Në librin e shkrimtarit të njohur Besim Muhadri Avdyl Gjocaj mësues dhe luftëtar është shpalosur qartazi historia e Familjes Gjocaj e në veçanti ajo e Avdylit. Nëpërmjet rëfimit autori na sjell emrat më të dëgjuar të Gjocajve që nga Abaz Zenun Gjocaj e për të mbërritur te Blerimi, Qerimi e Shpendi e luftërat për liri e betejat nga Dorbedoli në çdo kodër fushë e livadh deri te bregu Igimajve e Gropa e Amanit, sakrificat që përshkuan këta patriotë e arsimdashës të nderuar. Familja- Arsimi dhe Atdheu ishin tre shtyllat në të cilat u mbështet Avdyl Gjocaj e familja e tij vazhdon më tej autori. Familja Gjocaj me kontributin e spikatur në luftë qëndron në piedestalin e lirisë e lavdisë kombëtare. Kam patur nderin që në cilësinë e Kryetarit të shoqatës Shqiptaro Amerikane SKËNDERBEJ të nderoj me MIRENJOHJE PJESTARET e familjes Gjocaj për gjithë kontributin e tyre të spikatur në luftën për çlirimin e Kosovës Avdyl Gjocaj e Have Gjocaj. Kanë qenë momentet me emocionuese dhe prekëse dhënia e pllakës së MIRENJOHJES nënës Have dhe bashkëshortit të saj Avdylit (pas vdekjes). “Të nderuar familjarë të familjes Gjocaj! Vepra juaj e lirisë sakrificat e mëdha për Kosovën e dinjitetin e shqiptarit kanë marrë e do marrin vlerësimet e merituara nga të gjithë ato që vlerësojnë lirinë dhe çdo kontribut tuaj në fushën e Arsimit e te zhvillimit shoqëror. Në përmbushje të këtij misioni është dhe libri i Besim Muhadrit “AVDYL GJOCAJ mësues e luftëtar”. Mirënjohje për jetë luftëtarëve të lirisë Kosovës. Nder e lavdi sakrificave për liri, familjes GJOCAJ. Rroftë Kombi Shqiptar!

Libri I autorit Besim Muhadri, dedikuar mësuesit dhe luftëtarit Avdyl Gjocaj

Vdiq profesor Ajeti, po kush mbeti?

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtimet për Dritëro Agollin, poet e profesor Idriz Ajetin, që i publikova pra dy ditëve, kur u publikuan e pash se për profesor Ajetin, kisha harrua me i dërgua fjalët e shkruara. Kjo edhe nga shkaku se nipi im Fatmir Bajra, pa nevojë kishte përdor disa fjalë vend e pavend, gjithsesi të mira, sipas Fatmirit por që nuk i ka pas nevoje të thuhën për profesor Ajetin.

Dje mora vesh (14. Shkurt 2019) që vdiç profesori Idriz Ajeti. Vdiq profesori i profesorëve e mësuesi i mësuesve.

Një miku im, me vendbanim në Gjermani, Xhafer Leci më thirri që të shkojmë bashkë për një vizitë te profesori por unë nuk isha në Prishtinë dhe kush mendonte se nuk do ta shoh më profesorin?

Më tegoi ai se profesori vitet e pleqërisë ka jetua në kushte të rënda ekonomike dhe pa ndihmën e “shtetit”.

-Pse?

-Sepse profesori kuk ishte sahanlëpirës e nuk iu shkonte prapa politikajve. Ata kanë pasur obligim që profesori të ket një ndihmëse ose dy, përveç gruas plakë që ndoshta edhe ajo ka pasur nevojë për mbikqyerje.

Të tjerët, ata që ishin si ata merrnin nga 200.000 euro për botimin e pamfleteve të tyre e disa të tjerë, për “kontributin” në politikë, jo në çështjen kombëtare, iu dhanë edhe kerre luksoze, shoferë e shëbëtor dhe nga 1.000 euro, pagë mujore-

-Po ty profesorçka të dhanë? Ty që në vitet 1970-ta e `80-ta do të kishin pasur dëshirë të kishin shumë univerzitete jugosllave e ballkanike si profesor.

Profesor Ajetin e njoha dhe dhe e takova për herë të parë më 1975, kur ai ishte në Zenit.

Prej shkallëve të ish Fakultetit Filozofik, hyerjes kryesore e deri në Degën e Albanalogjisë, që ishin hapur dy degë te reja, më 1973, ajo e Letërsisë dhe e Gjuhësisë, e deri në katin e dytë, te kabineti, ku shkruanta: Idriz Ajeti, në të dya anët rreshtoheshin studentë e profesor dhe përkuleshin para profesorit. Ai përshendeste me nga një fjalë goje ose me koke dhe vazhdonte rrugën me hapin e sigurtë, hap që kurr nuk u ndal, deri dje, më 13 shkurt.

Profesor Ajeti, plaku mjekërrbardhë, ishte burrë e kaluar burrit. Kur ai fliste, të gjithë e degjonim.

Dy raste me kujtohen kur ai foli e ne të gjithë që ishim në ish sallën e Bibliotekës filluam të qeshnim. Besim Bokshi mbronte temën e dizertacionit “Shqipja si gjuhë fleksive indoevropiane”. Kyetar komisioni ishte profesor Ajeti e antar ishte edhe Latif Mulaki e Ali Hadri. Profesor Ajeti ishte i kënaqur me temën e punuar nga profesor Bokshi. Pas pyetje përgjigjeve që ia bënë prof. Ali Hadri e Muraku, dikur profesor Ajeti ia muar nga dora mikrofonin profesor Mulakut e nuk e la të vazhdoj me pyetje ndërsa profesor Ajeti ia bëri disa vrejtje dhe e këshilloj vetëm për disa gabime të vogla, për shenjat e pikësimit dhe kategoritë leksiko- gramatikore.

Profesor Ajeti, ishte guximtar i madh. Ai në mbledhjen e 17-të të KQ të LKJ-së në Beograd, pas demostratave të vitit 1981, mbrojti me fakte trashëgiminë tonë kombëtare, kulturore, gjuhësore dhe historike. Kur një akademik serb do të thoshte se shqiptarët nuk janë pasardhës të Ilirëve, profesor Ajeti do të ngritej në foltoren e asaj shtëpie komustësh jugosllav, do të deklaronte: “Me njerëz që nuk e e njohin shkencën është humbje kohe e nuk kam çka të flas me ta. Dje keni thëne se të paret e shqiptarëve janë Ilirët e sot …”

Me profesor Ajetin, edhe kësaj radhe institucionet tona shtetërore u koritën. Profesorin e madh nuk e përcollën deri në banesën e fundit me nderime ushtarake shtetërore, siq i ka hije një shteti, për të cilin ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm profesorr Ajeti. Ata në vend se të bënin nder ty e veprës tënde, ata të harruan ty dhe veprën tënde.

Thuhet se edhe Betovenin deri në varr e kanë përcjellur një grup i vogël njerfzish por ai ka mbetur i madh te gjermanët e evropianët (Ludwig van Beethoven /16 december 1770. 26 mars 1827, 56 vjet).

Profesor Ajeti, mos u çudit sepse këta i kanë harrua edhe Zekeria Rexhën, Anton Ćettën, Ali Hadrin, Gazmend Zajmin, Ejup Statovcin e …. Mark Krasniqite disa prej tyre nuk i lënë të qetë as në varre. Profesor Ćettës ia mbyllën dyert e Institutit e nuk e lanë me hy as në oborr me pushua nën hijet e pemëve.

Profesor, dhimbja për ty është e madhe por shkenca shqiptare do të ishte më e varfër, sidomos ajo e gjuhësisë, etimologjisë së fjalëve dhe përgjithësisht shkenca albanologjike do të mbetej edhe më e varfër, pa TY!

Profesor, lamtumirë! Ishe dhe mbete i lis i madh!

Lum Kosova që të pati!

Ky kujtim për profesorin është shkrua dhe botua në disa portale, më 14 shkurt 2023 para plot 3 vjetëve 

*) Idriz Ajeti

Idriz Ajeti (Tupallë, 26 qershor 1917 – Prishtinë, 13 shkurt 2019) ka qenë një albanolog shqiptar nga Kosova dhe njëri nga studiuesit kryesorë të pas Luftës së Dytë Botërore në studime të fushës së gjuhës shqipe. Ka qenë i përfshirë për një periudhë të gjatë në jetën akademike të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke qenë kryetar i saj për shtatë vjet. 

Malmö, 22 shkurt 2023

sinan.kastrati@hotmail.com