A po shndërrohet Kosova në “Kosmet”, pas marrëveshjes Kurti-Vuçiç?

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi
***
A po shndërrohet Kosova në “Kosmet” pas marrëveshjes Kurti-Vuçiç?
Atë frikë që e kam shprehë që nga viti 2018, kam drojën se tani po realizohet.
Me pikën nr. 7 të marrëveshjes së fundit është ka realizohet një ide dhe plan i kahmotshëm i Akademisë së Shkencave të Serbisë (SANU), ku thuhet:
“Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Cilat modele ekzistuese evropiane? – është pyetja.
Modeli i Vatikanit?
Modeli i San Marinos, i cili sot është shtet i pavarur?
Në listën e kishave që do tē fitojnē status të veçantë, janë:
– Patriarkana e Pejës;
– Manastiri i Deçanit;
– Manastiri në mes të Lipjanit;
– Manastiri “Bogorodica” në kodrat më strategjike rreth Prizrenit;
– Manastiri i Graçanicës.
Duhet të potencohet se të gjitha këto objekte të lartëpërmendura, si dhe veriu i Kosovës, në total përbëjnë 33 përqind të territorit të Kosovës. Në rast të fitimit të një statusi të veçantë për ato kisha dhe manastire, do të krijohen disa “mini-Vatikana” në të katër anët e Kosovës, me ç’rast Serbisë i hapet mundësia që në një të ardhme të afërt, të fillojë kolonizimin e atyre “metohive” dhe ta gjejë mënyrën që ato territore t’i shndërrojë në enklava serbe. Pra, formimin e “Kosovës dhe Metohisë” që ishte dhe mbetet ide e SANU-s, term ky i shpifur që mëse një qind vite përdoret edhe në retorikën e çdo regjimi politik të Serbisë.
Poqëse e shiqojmë hartën e Kosovës dhe i lokalizojmë enklavat dhe kishat e manastiret e përvetësuara nga serbët gjatë shekullit të kaluar, e shohim se Kosova do të rrethohet nga të katër anët nga serbët në vendet më strategjike ushtarake dhe ekonomike. Të mos harrojmë që poashtu të potencojmë, se këto enklava serbe me jetësimin e AKS-së do t’i kenë nën kontrollë rezervat tona kryesore ujit, mirëpo edhe ato të arit e argjendit që gjenden nëpër horizontet ende të pafunkcionalizuara të Minierës së Trepçës e që shtrihen deri nën Kopaonik. Vetëm në ata 250 hektarë të Patriarkanës së Pejës do të mbeten nën kontrollën e serbëve rezerva të mëdha të ujit.
Manastirit të Graçanicës do t’i bashkangjitën edhe disa komuna me shumicë serbe, si: Novobërda, Ranilluku, Parteshi dhe Kllokoti, me ç’rast do të munden të shkëputin çdo lidhje fizike e kulturore të Kosovës me Luginën e Preshevës.
Prandaj Serbia me çdo kusht edhe e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse nuk i’u konvenon e vërteta që shumica e këtyre objekteve fetare dikur ishin shqiptare. Madje, disa ishin kisha katolike e të shndërruara në pravosllave gjatë shekullit të kaluar.
Andaj, me çdo kusht, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet të pengohet formimi i AKS-së, e poashtu nuk duhet lejuar as ndonjë status i veçantë për kishat dhe manastiret “serbe”, gjë që për të ardhmen e Kosovës do të jetë më e dëmshme sesa një asociacion pa kompetenca ekzekutive.
Në të kundërtën, Kosova rrezikon që të ndahet në dy entitete ku shqiptarët do të mbesin në enklavë në Kosovë e të rrethuar nga të katër anët nga serbët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu