Kreu Blog Faqe 1110

Fëmijët i kanë apo nuk i kanë obligim prindërit

0
Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
____
Theksoj; Kjo që them mund të mos i shkoj ndoshta aq “për shtati” shumëkujt por mendoj se duhet të sqarohemi nga ky drejtim, veç tjerash keni parasysh se edhe unë jam prind.
Dëgjoja një ditë një prind e që besoj se edhe shumë të tjerë besojnë kështu mes shoqërisë tonë (sipas meje është botkuptim primitiv) teksa thonte: “se ka qare djali ose vajza pa u kujdes për mua se obligim e ka sepse unë e kam bërë”.
Sa kërcënuese, sa primitive dhe sa të padrejtë e shoh këtë gjykim sidomos sot kur sadopak ose të rrallë gjinden prind të paarsimuar.
Po, realisht jo vetëm ndaj prindërve por përgjithësisht njeriu obligohet gjithmonë ndaj njeriut, të kujdeset të ndihmohet kur vërtetë njeriu ka nevojë, atëherë kur është i/e paaftë apo sëmurë në të kundërtën kur prindërit janë në gjendje të mirë fizike obligimet e tilla i gjykoj si të pa drejta.
Kjo më bën të nënkuptoj se prindi cili e beson këtë gjë po e sjellëka fëmijën e tyre në jetë për t’ja siguruar vetes pleqërinë (dmth po del të jetë egoizëm sepse po mendon vetëm për veten e vet, fëmijën e sheh si mjet sigurimi).
Mendimi im është se, fëmija asnjëherë nuk duhet të shihet i/e obliguar ndaj prindit, sepse obligimin apo “borxhin” si shumë që e besojnë ai e pastron te fëmija i vet, dmth dhe ai/ajo në të ardhmen do të kujdesen po njejtë sa ju për fëmijët e tyre (kjo nënkupton vazhdimësi të zhvillimit të natyrës).
Tjetra, në të kundërtën prindi ka obligim ndaj fëmijës jo vetëm deri në moshë 18 vjeç por për gjithë jetës, sepse prindërit janë ata që fëmijën e sollën në jetë e jo fëmija ata, mos ti përziejmë rolet në këtë situatë.
Kjo është pjesë e natyrës dhe se ne njerëzit asnjëherë nuk duhet shpikim stereotipe sipas interesave tona se kinse fëmija i paska borxh prindërve (kujdesi bëhet me bazë ndjenje e jo me baza obligimi, detyrimi apo sigurimi, kam fjalën për prindërit sa janë të aftë fizikisht).
Nuk ia vlen ti mveshet/ mbillet në mendje fëmijës kjo gjë dhe t’a privojmë nga e drejta për ta jetuar jetën e tyre lirshëm pa frikë.
E them lirshëm dhe pa frikë sepse natyralisht kujdesi ndaj prindërve nënkuptohet si diçka shumë e madhe, diçka shumë barrë sepse kuptohet është e kundërta e natyrës (ndryshe që prindi di dhe mundet të kujdeset për fëmijën, pra është natyrë kjo).
E mira është që çdo prind ta sqaroj fëmijën e tyre se të mos e bartin peshën e obligimit ndaj tyre edhe atëherë kur prindërit janë ende të ri apo të shëndoshë fizikisht.
Prindërit për fëmijët e tyre sa do të rritur qofshin ata vetvetiu shihen si siguresë për ata pavarësisht nëse nuk e thonë, dhe ata veçse e dijnë se një ditë domosdoshmërisht do të kujdesen për ata sepse janë më të afërmit e tyre, por jo edhe prej që fëmija të fillon të rritet e të kuptoj ti mbillet idea se paska obligim kujdesin ndaj prindërve.
Sqaroni fëmijët tuaj, përpiquni të mos jeni barra e tyre edhe atëherë kur nuk është nevoja, lironi fëmijët të rriten, zhvillohen e ta shijojnë jetën pa frikën e obligimit.
Zaten, shpesh moskudesi ndaj prindërve shkaktohet si pasojë e asaj se prindi e teproi ndaj fëmijës, dmth ju bërë barrë edhe atëherë kur nuk ishte nevoja edhe atëherë kur ishte i/e shëndoshë fizikisht dhe se vjen një ditë edhe fëmija lodhet dhe ndjenja ndaj prindërve fillon të neutralizohet apo zbehet.
Ta mirkuptojmë natyralitetin e konstruktit njerëzor që mbi gjitha njeriu veten e do më shumë, para vetes nuk mund ta do askënd më shumë.
Andaj prindërit duhet të janë vigjilent dhe mos ta manipulojnë as veten e as fëmijën duke bërë imponime të tilla të pa nevojshme.
E mira është kjo gjë t’i lihet natyrshëm kohës dhe kuptohet edukimit/raportit që mbollët në fëmijët tuaj.
19.02.2023
Ora 12:52 E diel me diell, Prishtinë

Tradhtia s`ka brirë!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Shqiptarët e Kosovës ishin minoritet, pakicë kombëtare në ish-Jugosllavi. Trajtimi brutal policor ishte normë. Survejimi, përndjekja, edhe për gjërat më banale, cilësoheshin politike, duke filluar nga Shkolla 8-vjeçare, sidomos të mesme e fakultet. Çfarëdo literature, e botuar jashtë vendit, ishte blasfemi. Andaj edhe ndjekja ishte primitive, çnjerëzore.
Pikërisht për këtë, nga ky shembull kriminal, tashmë, raporti ka ndryshuar dhe assesi nuk duhen kopjuar pararëndësit, sepse bëhemi si ata. Përkundrazi, Kosova, si shtet demokratik, duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, ngjyrës dhe bindjeve të tyre politike. Mjafton të jenë në rregull me ligjet vendore, ku pjesë e hartimit, të votimit dhe mbikëqyrës aktual janë edhe pakicat, edhe pse përbëjë vetëm 6 % të popullatës vendore.
Edhe nëse këto të drejta për minoritetet, janë më të avancuarat në rajon, shqiptarët që kanë vuajtur për një shekull e gjysmë, pikërisht nga serbët, duhet të kapërdijnë shumçka, për hirë të bashkëjetës fqinjësore, duke i tajtuar minoritetet me dinjitet dhe pa asnjë diskriminim. Shqiptarët duhet të përligjin edhe ndoca të drejta shtesë për minoritetet, qoftë në infrastrukturë, ekonomi dhe fusha të tjera, që nuk prekin organizimin politik shtetëror dhe nuk pengojnë zhvillimin normal të jetës institucionale. Dhe, assesi kompetenca si -pushtet i tretë-.
Paradoksi i Asociacionit i shokoi shqiptarët e Kosovës dhe të botës. Ndërkombëtarët, perkatësisht, Qendrat e Vendosjes, imponuan “Kosovën shtet multietnik”, me 6 % pakicë jo shqiptare! Rast unik në botë! Tani kërkojnë “Asociacion monoetnik!” Shqiptarët thonë: “Këtë krijesë artificiale, nuk e lejon Kushtetuta e vendit”. Ndërkombëtarët thonë: “Kushtetuta nuk është Bibël, ndryshojeni!?!”
Me urdhër të Beogradit, bandat e gatshme në Veriun e Kosovës, i vunë barrikadat. Borrell i BE-së u kujtoi EULEX-it dhe KFOR-it, se kanë për detyrë vetëm vëzhgimin, por jo edhe ndërhyrjen. Escobar “çliroi katramën e dytë” në favor të Serbisë: “Barrikadat janë normale!?!” Pas këtyre deklaratave, rrast provokative për shtetin e Kosovës, pasoi dyfishimi i barrikadave, përfshi edhe bllokimin e rrugëve dytësore. Presidenti Vuçiq e rriti çmimin: “Nuk ka dialog pa krijimin e “Zajednicës”! Dhe, ndërkombëtarët ia “bënë aminin”, duke e vënë Asociacionin si agjendë të parë, edhe pse nuk është përmendur fare në kornizën-platformë, të plasuar nga franko-gjermanët!
 
10 komunave serbe, t´u bashkohen edhe komuna e Mamushës dhe Dragashit
1) Zhbërja me votim në Kuvend. Por, kjo edhe nëse mundësohet pa 2/3 e votave të minoriteteve, do të merrej si vendim mujëshor, duke pasur shumicë absolute të deputetëve shqiptarë. Rrjedhimisht, e papranueshme për ndërkombëtarët.
2) Përmes inicimit të doktrinës të njohur ligjore ndërkombëtare, Clausula “Rebus Sic Stantibus”, e cila mundëson shfuqizimin, prishjen e një kontrate, marrëveshje ndërshtetërore. Dhe, kjo bëhet kur rrethanat kanë ndryshuar dhe zbatimi i saj dëmton skajshëm shtetin. Kjo doktrinë është përdorur në rastin e një kontesti në mes të Anglisë dhe Islandës.
Nënshkrimi i Asociacionit është bërë në kushtet e një shantazhi faktik, me dosje krimesh serike, të kundërshtarëve politikë, të bëra nga komandantë, nën akronimin “UÇK-së”, për qëllime të marrjes të pushtetit me dhunë dhe të përfitimit material. Ndaj eksponentëve nënshkrues të Asociacionit, përkatësisht, të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, në vitin 2013 dhe 2015, duhet të ngrihet akuzë, qoftë edhe formalisht, për tradhti ndaj Atdheut – Kosovë. Dhe, kjo e shfuqizon Marrëveshjen në fjalë, sepse nënshkrimi ka qenë ilegal, pa konsultuar as strukturat e partisë dhe as institucionet shtetërore.
3) Minoritetet tjera në Kosovë: turqit, boshnjakët, romët me degëzimet e tyre, kundërshtojnë çfarëdo asociacioni njëetnik. Sepse krijimi i një asociacioni të tillë për serbët, lënë të hapur konfliktin, deri në luftë të përgjakshme. Rrjedhimisht, ndjehen seriozisht të kërcënuar, të rrezikuar, duke parë e njohur makabritetin e
sivëllezërve të tyre sllavo-rusë, mbi popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur në Ukrainë, edhe pse kanë një afri biologjike, sllave.
Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, përfaqësuese e komunitetit boshnjak, kundërshton ashpër Asociacionin monoetnik, si absolutisht të papranueshëm. Në mes tjerash, ajo deklaron: “Pra, ata s’e kanë ratifikuar dhe sipas Gjykatës Kushtetuese, e cila disa nene i ka shpallur jokushtetuese, pra ka shumë hapësirë për korrigjim të këtyre gjërave dhe natyrisht që qeveria jonë s’ka për të lejuar të themelohet një tjetër Republikë Serbe brenda shtetit tonë, e cila që në fillim diskriminon multietnicitetin dhe diskriminon komunitetet tjera”. Reagim i qartë, bindës e fisnik.
 
Për t`iu shmangur shkeljes së Kushtetutës, njëherësh për të plotësuar ngulmimin alogjik të ndërkombëtarëve, për një “biçim” Asociacioni, atëherë të shihet mundësia e krijimit të Asociacionit të Minoriteteve të Kosovës. Arsyetimi: Me qëllim të mbrojtjës të drejtave të tyre, të garantuara me Kushtetutën vendore, e cila konsiderohet nga më zemërgjërat, për minoritetet në Ballkan e më gjerë. Pra, 10 komunave me shumicë serbe, që janë turpi i BE-së dhe i Ahtisarit, sepse 96 % e popullsisë të Kosovës kanë 27 komuna, ndërsa 4 % e serbëve kanë 10 komuna!!!
 
Atëherë, Kosova multietnike, për të shmangur Asociacionin monstrum monoetnik serb,10 komunave ekzistuese serbe, t`u bashkohen edhe dy komuna, me shumicë minoritare, kryesisht, turkë e boshnjakë, siç është komuna e Mamushës dhe ajo e Dragashit. Në këtë mënyrë do të kishim Asociacionin numër 2 të komunave në Kosovë, me statusin e njëjtë që ka Asociacioni fillestar i Kosovës. Si garanci, lë të bëhet edhe një monitorim i përhershëm ndërkombëtar, për mbikëqyerjen e zbatimit të të drejtave të minoriteteve në shtetin e Kosovës.
 
Drejtësia burokratike dhe fiktive e dy Gjykatave Ndërkombëtare në Hagë
Përndryshe, të gjitha “siguritë” ndërkombëtare, qofshin ato edhe amerikane, “bien në ujë”, derisa ndërkombëtarët tolerojnë kriminelin Dodik, me “Republika Srpska”, si krijesë fashizoide të Dejtonit, të cilën nuk arrijnë ta zhbëjnë!? Dhe, populli i Bosnjës dhe Hercegovinës jeton në ethe, të përsëritjes të Srebrenicave tjera. Ndërkohë që, Gjykata e Hagës dje, dhe Gjykata Speciale sot, dënojnë nga 4 apo 5 kriminelë, për vrasjen, masakrimin e mijëra qytetarëve të pafajshëm!?! Disa qindra kriminelë faktikë, në Serbi, Bosnje, Kosovë bredhin të lirë, kanë edhe statusin e “veteranit”, edhe pse dosjet e krimeve të tyre janë të gatshme, me dëshmi varret masive dhe shumë qindra dëshmitarë.
Krejt ndryshe ndodhë me drejtësinë, në shtetet e atyre prokurorëve e gjyqëtarëve, që bëjnë “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë. Shembullojmë: Në SHBA, 5 (pesë) lojtarë të “Ragbi-së”, vranë një koleg të tyre. Javën e shkuar u dënuan të 5-të me burg të përjetshëm dhe 3 (tre) të tjerë, të cilët ishin në dijeni, u dënuan me nga 15 vjetë burg. Kësaj i thonë drejtësi e mirfilltë, ku jeta e njeriut vlerësohet maksimalisht.
Respektimii Kushtetutës së vendit, është shënjtëri. Ia kujtojmë emisarit Escobar dhe atyre të BE-së, se për 200 metra tokë kufitare të kontestuar, Amerika me Kanadanë, kanë 200 vjetë mospajtim dhe ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Finlanda i kërkon Norvegjisë 18 metra tokë, në një maje mali, për t`i këmbyer me po aq metra tokë, në një vend tjetër. Dhe, është Kushtetuta norvegjeze, e cila e pamundëson çfarëdo tjetërsimi tokësor.
Atëherë, çfarë logjike ka që Kosova t`i falë Serbisë, armike shekullore, 14 % të territorit të saj, edhe ashtu të tkurrur dhunshëm, duke filluar nga Kongresi i Berlinit 1878 e këtej?!
Mendoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë një llogari sa të saktë, aq edhe domëthëse: “Pavarësisht ashpërsisë të kërcënimit të ndërkombëtarëve, me saknksione, në rast të refuzimit të themelimit të Asociacionit monoetnik, në një Kosovë multietnike, mendoj se asnjë lloj sanksionimi, nuk mund të jetë më i rëndë, se sa vet bërja e Asociacionit!” Më qartë e bindshëm nuk ka si të thuhet.
 
Opozita oscilon në mes të hipokrizisë dhe tradhtisë
Çfarë po ndodhë në Kosovën tonë me opozitën?! Ndryshe thonë e ndryshe veprojnë. Janë brenda vorbullës të hipokrizisë dhe të tradhtisë. Tashmë, disa syrësh i hoqën maskat. Thonin se çështja e Asociacionit i përket vetëm Qeverisë. Ndërkohë, nga Amerika folën në vetën e parë: “Të themelohet Asociacioni për komunat me shumicë serbe”, duke dobësuar rezistencën, pothuajse, gjithëpopullore, që ka bindjen se një Asociacion monoetnik, është një “Republika Srpska”, është bosnjizim, i cili e bënë Kosovën shtet rakitik, jofunksional, bllokues. Pra, e parathotë ndarjen e nesërme të veriut të Kosovës. Dhe, tradhtia s`ka brirë!
 Shefi i AAK-së na ka thënë se e ka mbyllë çështjen me drejtësinë?! Por, me veprimet, siç thoshte Kurti “Amelika-Amelika”, (që nuk nënkupton asgjë të keqe për Amerikën, por u referohej servilëve e  hipokritëve në atë kohë), po dëshmon se ai nuk i ka mbyllë telashet me drejtësinë dhe vazhdon të jetë i shantazhuar dhe aq më pak me shqiptarët. Këtë hall e kanë edhe disa të tjerë, që marrin pafajësinë te Komani në Gjakovë e festojnë me kallashë, diku tjetër në Kosovë!
 Eksponentët e PAN-it, me SHIK-un e tyre kriminal, rezultojnë të jenë të një mendje, me shefin e tyre, Hashimin, i cili edhe pse e quante “Asociacionin kancer të Kosovës”, ai lobonte, madje me pagesë, për ndarjen e Kosovës. Ai ishte i shantazhuari i shumëfishtë, nga Serbia dhe dhëndurët e saj në Francë e gjetkë. Dhe, e kishim lutur Hashimin të lirohet nga postet, për të shpëtuar nga shantazhimi me dosje vrastare, ashtu siç e kemi lutur edhe Isa Mustafën, ta lërë kryesimin e LDK-së, për ta hequr qafe SHIK-un vrasës e zullumqar të PAN-it.
Deklarimet e eksponentëve të PAN-it, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, një gjetje e qëlluar e kryeprokurorit amerikan të Specialës, Xhack Smith, dëshmojnë për kapjen e tyre, për krimet serike vrastare e hajnore, të gatshëm, për të pranuar gjithçka në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë. Ata, krejt të çakorduar e konfuzë, pranojnë Asociacionin, por mohojnë Kornizën franko-gjermane. Mjafton të jenë të kundërt me Kurtin, i cili refuzon Asociacionin dhe pranon, pjesërisht, Kornizën, duke dhënë edhe 6 (gjashtë) vërejtjet fillestare.
Shumë i përfoluri për kolaborim me armiqtë e Kosovës, qofshin të huaj apo vendorë, vite me radhë, ishte dhe mbeti zëdhënës i Serbisë, i gardës komuniste të Tiranës, Hashimit, dreqit dhe të birit, Baton Haxhiu. Ramë Buja me shokët SHIK-as të PAN-it, i cili e vulos se “për 800 mijë vjetë veriu i Kosovës ka humbur!” Disa ambasadorë lobues, shefa të Integrimit, tellallë si Molliqaj me shokë; vegla e PDK, Valon Murati, Pacolli, horrakët “analistë” të televizioneve të pushtuara nga PAN-i dhe e gjithë llumhanja sahanlëpirëse kundra-kombëtare.
Së fundi, ka shkëlqyer në opozitarizëm edhe një ish-ministër i LDK-së, i cili, së bashku me një kryeministër të AAK-së, janë mëshiruar me votat serbe, për qeverisjen e tyre. Jo me kot thonë: “E mira shpërblehet me të mira”. Andaj, janë gadi të kontribuojnë me aprovim për Asociacionin! Ish-shefi i tij, dikur kryeministër, së fundi, u dha sinjal për votim klanorëve të tij deputetë se “marrëveshjet që unë i nënshkruaj, i zbatoj”.
Dhe, përgjigjën e pati të gatshme, ish vartësi i tij. Nga “Zëri i Amerikës” deklaroi: “Nuk ka modele tjera, modeli është shkruar dhe nënshkruar dhe duhet zbatuar!” Vërtet, a mendon kështu edhe udhëheqja, premtuese e reformave në LDK-e?! Nëse jo, duhet të distancohet nga kolegu deputet. Përndryshe, zhgënjimi do të ishte shqetësues.

Erion Velia do vota? Banorët e Tiranës duan lirimin e parkingjeve

0

Prirro Prifti, Tiranë

Në fillim të drejtimit të Tiranës së Kryebashkiak, Erion Veliaj i u shmang problemit të parkingjeve për banorët e Tiranës në deiskutimin në Këshillin Bashkiak sepse argumentetat që të mos bllokojë trotuaret me pronarë privatë parkingesh ishin aq të forta sa Erioni u tërhoq.

Me kalimin e kohës Kryebashkiaku e mbushi me tabela dhe pengesa që tregonin pronësinë private të parkimit për pronarët e dyqaneve të kateve të para, madje dhe për qeveritare dhe institucione shtetërore të gjitha troturarët e rrugëve anash dhe përballë pallatevetë banimit rrugëve të Tiranës.

Pavarësisht problemeve të shumta të qytetit të Tiranës i cili vazhdon të rritet me banorë të rinj dhe prëveç të ardhurve të përditshëm që kapin shifrën e 30 mijë njerëzve në ditë por që largohen brënda ditës, Bashkia e stërmadhe e Tiranës e ndarë në 4 zona të mëdha vazhdon të vuajë nga probleme të pazgjidhura me gjithë punëne 4500 punonjësve të bashkisë.

Disa nga problemet më të mëdha dhe që janë të pazgjidhura, që kanë të bëjnë edhe me shëndetin e banorëve të qytetit janë:

-makinat e shumta që përbëjnë 31% të automjeteve që ka gjithë Shqipëria ~ 179 mijë e 167 automjete dhe 20 mijë e 933 automjete mallrash nga të cilat 18 mijë e 570 janë kamionë dhe traktorë rrugorë, 46 janë makineri bujqësore, 2 mijë e 82 janë rimorkio dhe 235 janë makineri teknologjike. Këto kërkojnë parkingje dhe vënd qëndrime. (Info-Data/ A e dini sa makina ka Tirana? Sa prej tyre janë autovetura, sa janë kamionë e sa janë traktorë… – SCAN (scan-tv.com).

Shumë automjete të rënda qarkollojnë në pikun e e ditës. Madje dhe furnizimet e lokaleve dhe restoranteve bëhen në pikun e ditës??!!

-mirëmbajtja e rrugëve brënda Tiranës. Rreth 7 rrugë janë bllokuar nga realizimi i qëndrës së Tiranës përballë Pallatit të Kulturës e cila ka vështirsuar në kulm kalueshmërinë e automjeteve dhe rritjen e ndotjes së ajrit gjatë ditës. Gjë që kërkon një zgidhje të re me Mbikalim ose nën kalim në qëndër të Tiranës për të kaluar nga perëndimi i Tiranës për në lindje të Tiranës drejt spitalit QSUT.

– mangësi në pastrimin e rrugëve kryesore dhe dytësore ku më interesantja është mungesa e punonjësve të Pastrimit tek rr.Ismail Qemali, duke e lënë këtë rrugë si më të papastrën. Ku janë Administratorët e zonave?

-vonesa në marrjen e plehrave, kazanet e të cilave zbrazen në orët e pikut në vënd që të zbrazen heret në mengjez ose vonë në darkë!

-Problemi i qenve që shëtisin ndotin trotuaret dhe çdo gjë së bashku me qentë e rrugëve. Si mund të zgjidhet?

-Rrugë të nisura dhe të lëna përgjysmë brënda Tiranës si rruga tek liqeni në të cilën u krijua dhe një rotondo por pjesa hyrëse në qytet e cila duhe të kalojë nëpërmjet ish gardës dhe duhej të dilte në hyrje të qytetit tek monumenti i Shopen-it, u la pambaruar; madje dhe pjesa tjetër e rrugës u la pa asfaltuar dhe pa trotuarin përkatës. Pse? Apo rruga tek katedralja orthodokse e cila është më e ngarkuara gjatë ditës është xhveshur nga asfalti me idenë që të ri-asfaltohet duke rënduar ndotjen dhe trafikun. Pse?

-Vendosja e kartës së Rezidentit për Makinat e banorëve të Tiranës- dështoi me sukses, duke detyruar banorët e Tiranës të shëtisin me minuta të tëra për të gjetur parkim. Përse nuk ka Parkime për Banorët e Tiranës? Karta e Rezidentit nuk funksionon.

Sepse Kryebashkiaku i Nderuar i ka zënë ato me parkime private që paguajnë në Bashki duke penguar banorët e Tiranës!

Sepse Kryebashkiaku i nderuar i ka zënë me parkime taksi-sh. Aq parkime taksish ka në zonën e bllokut sa për cdo 50 m ka nga një parkim për 4 ose 5 taksi të cilat i përdorin sikur të jënë pronarët e rrugëve.

Sepse kryetari i Nderuar i Bashkisë i ka zënë troturaet e banorëve me parkinge për institucionet shtetërore.

Sepse Kryetari i Nderuar i Bashkisë edhe dy parkinget nën tokësore i ka vënë me taksa të larta përorë dhe nuk mirëmbahen.

Sepse kryetari i Nderuar i Bashkisë ose nuk ka vision ose është kapur nga privatët në dëm të banorëve të Tiranës.

Sepse Kryetari i Nderuar i Bashkisë Pallatet e reja shumë katëshe i ka ndërtuar pa kriter brënda qëndrës të Tiranës duke vështirësuar kalimin e makinave të urgjencës, zjarrfikseve, të vëndeve për të pushuar moshat e vogla dhe moshat e treta, madje dhe duke rrezikuar jetët e banorëve në rast të ndonjë tërmeti të mundshëm (larg qoftë)!

Mendoj se duhet një ndërhyrje urgjentë dhe Projekte për Parkingje nëntokësore për të vendosur makinat e institucioneve shtetërore në këto parkingje me qëllim që të lirohen rrugët nga makinat e shefave drejtorëve, ministrave të fortëve.

Mendoj se duhet që pronarët e lokaleve private duhet tu caktohen parkingje të veçanta nëntokësore në mënyrë që të largohen nga trotuaret e qytetit dhe të lirojnë rrogët e burgosura me zinxhirë dhe tabela private.

Mendoj se duhet aktivizuar karta e rezidentit në ato vënde ku pallatet nuk kanë parkingje nëntokësore dhe aty ku është e mundur që makinat personale mund të qëndorjnë

Mendoj se taksitë nuk kanë pse të kenë vënde parkimi fikse për rezidentët, por ato si dhe në çdo vënd të botës le të jenë afër spitaleve, afër institucioneve shtetërore, dhe të qarkollojnë. Individët mund ti marrin në telefon nëse kanë nevojë. Taksitë mund të kenë një vënd parkimi të përbashkët në një park të përbashkët parkimi natën ose ditën. Kështu rugët clirohen nga ngarkesa. Mendoj se Stacioni i Ri Trenit duhet të jetë brënda në qytet dhe jo në periferi.

Urbanistët e Bashkisë duhet të japin Projekte për rregullimin e dhe lehtësimin e ngarkesës me makina brënda qëndrës së qytetit ose me një nëkalim ose më një mbikalimme qëllim që edhe urgjencat , zjarrfikset të kenë mundësi të shkojnë në kohë për të ndihmuar në rastet e aksidenteve apo të fatkeqësive.

Mendoj se kalimet për bicikletat duhet të reduktohen vetëm në vëndet ku ka rrugë të gjëra.

Sfidat janë të mëdha.

Nëse Kryebashkiaku kërkon votat, le tu japë banorëve të Tiranës mundësitë dhe liritë e parkimit, le tu japë banorëve një Tiranë të Pastër, le tu japë banorëve një Tiranë ku nuk duhet ndërtuar më në qëndër dhe përreth liqenit artificial, le tu japë banorëve mundësinë ku punonjësit e Bashkisë të jenë në çdo rrugë të Tiranës për të pastruar, dhe ku policët bashkiakë të mos terrorizojnë banorët me gjoba parkimesh, por të vëzhgojnë dhe të largojnë lypësit, e prishësit e kazanëve të plehrave, tu gjenë atyre nëpërmjet Bashkisë vënde pune, dhe nëse është e nevojshme të bëjnë një projekt-ligj për të ndihmuar fëmijet e vegjël që lypin sepse janë këta individë që përdorin dhe shpërnddajnë drogë dhe prostitucion.

Së fundi nëse kërkon votat ky Kryetar Bashkie, atëhere le tu japë banorëve të Tiranës, të vjetër dhe të rinj, mundësinë që të kenë vënde për të pushuar edhe brënda qytetit, dhe të propozojë një project-ligj për ndalimin e ndërtimeve të larta në hapësira të ngushta, në qëndër të Tiranës dhe përreth liqenit.

priftipirro2017@gmail.com

Don Lush Gjergji: “Jemi vëllezër në kuptimin e dyfishtë: kombëtar, si shqiptarë, dhe fetarë, si besimtarë – monoteistë!

Bisedës i priu Bajram SEFAJ

-N ë 25 vjetorin shuarjes së Nënë Terezës, për lexuesit shqiptarë, kudo qofshin ata, flet ky prift i shquar katolik shqiptar nga Kosova, që njëkohësisht shquhet si njohësi (biografi) dhe një ndër miqtë më të ngushtë të shenjtores sonë!

(Paraprakisht, me dy-tri fjalë, t’ia përkujtojmë lexuesit, biografinë shumë të pasur të bashkëbiseduesi tonë të radhës.!). Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë së Kosovës, i lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme. Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu në vendlindje, vitin e pestë në Viti, tri vitet e fundit në Zhegër. Gjimnazin klasik në Dubrovnik (1963-1967), vitin e parë të filozofisë në Split (1967-1968), ndërsa vitet tjera dhe magjistrimin në filozofi, diplomimin në teologji po ashtu në Romë në Universitetin Papnor “Urbaniana” (1968-1973).

Paralelisht në Universitetin shtetëror të Romës «La Sapienza» ka studiuar dhe doktoruar psikologjinë në vitin 1975 me temën “La donna albanese” (Gruaja shqiptare), që është botuar edhe në gjuhën shqipe “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”. Vite me radhë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore “DRITA”, si dhe i shtëpisë botuese katolike ”DRITA” me seli në Ferizaj, më vonë në Prizren, tani në Prishtinë. Ka shërbyer në këto famulli: në Ferizaj (1975-1993), në Binçë (1993-2006), në Prizren (2007-2009). Aktualisht është në pension, këshilltar dhe bashkëpunëtor në Residencë të Ipeshkvisë Prizren – Prishtinë me seli në Prishtinë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane.

-Çdo takim me Ty, sa do i shkurtër dhe i rastësishëm të jetë, formal apo joformal, me jep një gëzim të madh, miqësor dhe profesional dhe, për aq, rimbushë “rezervuarët” e zëmrës time, me një kujtim të ri, të paharrueshëm më shumë, aq më tepër sot e me këtë rast, kur ky takim (virtual) bie në vigjiljen e njëzetepesë vjetorit të shuarjes së Nënës Terezë, jetës dhe veprës saj madhështore dhe humanitare, ia ke kushtuar një pjesë të mirë të veprimtarisë tënde shpirtërore dhe krijuese. Ia kushtove jetës dhe veprës monumentale të kësaj “një grusht” gruaje shqiptare që, për punën saj kolosale, për angazhimin saj të pashembullt dhe flijimin e saj deri në flijimin, një ditë vjeshte të vonë, të vitin 1977, u nderuar me çmimin Nobël për paqe.

Kësaj pjese të bisedës, me mirëkuptimin tënd do t’i kthehemi për së dyti, nga se ajo është thelbi, pjesa kryesore e kësaj bisede, tash një ditë frik, të pash në një studio televizive derisa flisje e sqaroje disa veçori e dallime, sado të imëta qofshin ato, midis besimit katolik dhe atij

ortodoks, kisha përshtypjen se trajtohej një tabu teme, ngjante në temë të ndaluar, çfarë nuk jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh ose fare, ndoshta nga arsyeja sepse komuniteti ortodoks shqiptar në Kosovë është fare i vogël.

-Shkurtimisht, në vija të trasha, cilat janë dallimet dhe, a janë ato të qenësishme, sipas teje!

Don dr. Lush Gjergji:

Populli ynë dikur ilir, pastaj arbëror, prej vitit 1703, shqiptar, emërtim ky që paraqitet në Kuvendin e Arbërit, në kohën kur në Selinë e Pjetrit, ishte Papa shqiptar Klementi XI (1700 – 1721), jemi vëllezër në kuptimin e dyfishtë: kombëtar, si shqiptarë, dhe fetar, si besimtarë – monoteistë. Vëllazëria jonë gjithëshqiptare, ishte dhe mbetet, vlera jonë themelore. Është “trualli” mbi të cilin ndërtojmë takime, afrime, dialog, bashkëpunim dhe vëllazërinë tonë. Tash duhet kultivar edhe vëllazërinë fetare, apo dialogun ndër fetar krishterë – mysliman, apo bashkimin në dallime, për t’ia dëshmuar së pari vetes, pastaj edhe botës, shembullin më të mirë të vëllazërisë që mbështet në dy parime: e vërteta dhe dashuria. Kjo është trashëgimi e Profanisë dhe historisë, këtë e kërkojnë koha dhe rrethanat e sotme, kjo është garancia e së ardhmes më të mirë. Prandaj, vetëm të vëllazëruar dhe të bashkuar mund t’i përballojmë baticat dhe zbaticat e kohës dhe tèe hapësirës, dhe t’ia dalim me faqe të bardhë.

-Pasi jemi në vigjilje të festës se Krishtlindjeve, ndonjë fjalë më shumë rreth fenomenit: shqiptarët, komb me numër relativisht i vogël banorësh, si është e mundur të ruajnë, të ushqejnë tolerancën e harmoninë shekullore nder fetare, sikur thithin gjirin e një nëne të vetme dhe të merret, sot e gjithë ditën si shembull, për të mirë, në tërë botën!

Don dr. Lush Gjergji:

Në Kosovë, si dhe në tërë ish-Jugosllavinë e kishim një komunizëm dhe ateizëm zyrtar – shtetëror më të butë, me tendenca për shkombëtarizim apo sllavizim të Popullit tonë, kinse nën petkun e “bashkim vëllazërimit”. Çdo gjë ishte e “kriposur” nga ideologjia komuniste – ateiste dhe pan sllaviste, dhe pak ishin ata që këtë e kuptonin. Në si Shqiptarë në Kosovë, kemi menduar dhe shpresuar që nëpërmjet komunizmit, së fundi do t’i zgjidhnim çështjet tona, por nuk doli ashtu. Vetëm Kisha Katolike në krye me Imzot Nikë Prelën (1918 – 1996), kishte vetëdije, orientim dhe përcaktim ndryshe, ishte zëri që bërtite në shkretëtirë, në stilin e Imzot Pjetër Bogdaninit: Fati i Popullit tim, është fati im

-Sistemi egër komunist, sidomos në Shqipëri,) si një Cunami i trentë dyzet e pesëvjeçar, ç’ thuri fetë, objektet e kultit i beri, siç dihet, rrafsh me tokë, sipas vlerësimit tënd, në Kosovën, gjithnjë martire, gjithnjë kreshnike, ç’ ngjau në këtë rrafsh!

Don dr. Lush Gjergji:

Nëse kishat apo xhamit, nuk janë në shërbim të mirëfilltë të Zotit dhe të Popullit, me vlera fetare, kombëtare, shpirtërore, morale, historike dhe aktuale, atëherë mund të jenë të “tepërta”, ose edhe më mirë, nuk e kanë më binomin tonë të njohur: për Fe dhe për Atdhe! Shpresoj dhe uroj që tek ne të jetë gjithnjë kështu! Mos të harrojmë që të huajit duan të na ndajnë dhe përçajnë me njëri – tjetrin. Ne fetarësisht fatkeqësisht jemi të ndarë, nga historia, por fatbardhësisht, jo edhe të përçarë! Dhe kjo është fuqia jonë, historia,

trualli, personalitetet tona të përbashkëta, si thashë më parë, vëllazëria jonë fetare dhe gjithë shqiptare, një Zot – Ati ynë i përbashkët, dhe një Popull, me shqiponjën dy krenare

Don dr. Lush Gjergji:

Takimi im i parë ishte në Romë më 29 mars 1969, kur unë isha student i vitit të dytë të filozofisë. Kurrë më nuk jam ndarë prej saj, Me 17 libra – botime, jam munduar ta paraqes para Shqiptarëve, pastaj edhe para botës, Bijën, Motrën dhe Nënën tonë më të çmuar dhe të dashur, pikërisht atë që na ka dhuruar Provania dhe Historia, tradita jonë e lashtë ilire, arbërore dhe shqiptare: Bukë, krip dhe zemër; Shpija është e Zotit dhe mysafirit; S’ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë, si dhe begatia e motive ungjillore: “Për të vërtetë po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllazër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.” Zoti dhe njeriu kurrë nuk ndahen në jetën dhe veprën e Nënës Tereze, si binom: për Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën – Njeri. Hera e fundit ishte prapë në Romë, disa muaj para “kthimit në Shtëpinë e Atit”.

-Me të drejtë, opinioni i gjerë shqiptar, të konsideron si vëlla me të ri, a bir (evlat) shpirtëror të Nënës Terezë, aq shumë bëre për të, aq shumë dhe besnikërisht e ndoqe në çdo rrugë dhe veprimtari, për të gjallë të saj: kur dhe ku, e takuat për herë të parë dhe, natyrisht, për herë të fundit, me të!

Don dr. Lush Gjergji:

Takimi im i parë ishte në Romë, më 29 mars 1969, kur unë isha student i vitit të dytë të filozofisë. Kurrë më nuk jam ndarë prej saj, Me 17 libra – botime, jam munduar ta paraqes para Shqiptarëve, pastaj edhe para botës, Bijën, Motrën dhe Nënën tonë më të çmuar dhe të dashur, pikërisht atë që na ka dhuruar Provania dhe Historia, tradita jonë e lashtë ilire, arbërore dhe shqiptare: Bukë, krip dhe zemër; Shpija është e Zotit dhe mysafirit; S’ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë, si dhe begatia e motive ungjillore: “Për të vërtetë po ju them: çfarëdo bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.” Zoti dhe njeriu kurrë nuk ndahen në jetën dhe veprën e Nënës Terezë, si binom: për Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën – Njeri. Hera e fundit e takimit tim me të, prapë ishte në Romë, disa muaj para “kthimit në Shtëpinë e Atit”.

-Ke shkruar aq shumë, si kronik i vyeshëm dhe besnik, mbi jetën dhe veprimtarinë gjigande të Nënës Terezë (i renditë disa nga titujt e veprave tua që i vlerëson si më të arriturat!), ngjitur me këtë, i radhitë autorët vendas dhe tëhuaj, që shkruan vepra të denja monografike apo letrare, mbi këtë Nënë të vegjëlisë në përmasa planetare, në kuptimin më të mirë të fjalës!

Don dr. Lush Gjergji:

. Nënën Tereze e kam paraqitur (prezntuar), si para botës shqiptare ashtu edhe para botës mbarë, me këto vepra, në veçanti me monografinë “Lule për Nënën”, 158 autorë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora euro – amerikane, në poezi, prozë, pikturë, skulpturë, muzikë (1986) që është përkthyer dhe botuar në në italisht nga Kate Zuccaro (1987).

Ajo është mjaft e pranishme sot në botën kulturore dhe shpirtërore në më se 200 botime kushtuar asaj në shumë gjuhë, me filma dokumentar dhe artistik, me romane, drama, piktura, skulptura, libra vizatimorë për fëmijë, sidomos me më se 5000 motra “Misionaret e Dashurës”, në mbarë botën. Mbi 200 libra – botime kushtuar jetës dhe veprës së saj; filma dokumentarë, artistikë, romane, drama, pjesë teatrale… Ajo pas 25 viteve të kalimit në amshim, ndoshta është shumë më e gjallë dhe vepruese se më para, sa ishte midis nesh!.

-Tani, njëzet e pesë vjet pas shuarjes së Nënë Terezës, sigurisht se i kujtoni, vizitat e saj të para në Kosovë dhe në Shqipëri. Midis tjerash, i dashuri Lush, e mbani mend, luftën tonë të ashpër me palën maqedonase, kur për pak sa nuk na a grabiten, na e vodhën Nënën Tereze tonë! E donin për veti, bashkë me famën botërore, bashkë me shpirtin e saj, bashkë me përkatësinë e saj kombëtare puro shqiptare, me të vetmin motivacion naiv dhe të pabesueshëm, se Nëna jonë e Madhe, në rininë e saj të hershme, kishte kaluar vetëm disa ditë, a jave, në gjirin familjar në Shkup, pikërisht epokën kur ky qytet yni akoma ende ishte qyteti me numrin më të madh banorësh në botën shqiptare përgjithësisht. Gjithçka mund të ndodhte po mos të ishte reagimi i shpejt dhe efikas i pjesës së gratshme shqiptare, të saj qendre televizive!

Don dr. Lush Gjergji:

Në disa qarqe maqedonase është paraqitur tendenca për “grabitjen” e Nënës Tereze, por pa sukses, sepse ajo lind në Shkup në vitin 1910, atëhrë kur Shkupi ishte kryqyteti vilajetit të Kosovës, dhe me krejt qenien e saj ishte dhe mund të ishte vetëm shqiptare. Tashmë tendencat e tilla, që buronin nga nacionalizmi maqedonas, nuk ekzistojnë, sepse vetë Nëna Terze, me shkrim, me gojë, në çdo rast, kend dhe vend, ka pohuar e ka thënë e dëshmuar: Unë jam Shqiptare…

Për ne ka rëndësi jo vetëm njohja, pranimi, nderimi, por mbi të gjitha imitimi dhe urata – kulti i saj në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Ajo thoshte dhe na kishte gjithmonë në zemër, por sa ne sot, e kemi atë vërtetë në zemër, duke shkuar gjurmave të saja në jetë dhe në veprimtari.

Kësaj here kaq. Me nderime dhe falënderime, vëllazërisht, Don Lush GJERGJ

Veprat e Don Lush Gjergjit kushtuar Nënës Terezë:

-Ke shkruar aq shumë, si kronist i vyeshëm dhe besnik, mbi jetën dhe veprimtarinë gjigande të Nënës Terezë i renditë disa nga titujt e veprave tua që i vlerëson si më të arriturat!

Don dr. Lush Gjergji:

Nëna jonë Tereze, shqip, 1980; 1990; kroatisht, 1982; 1990; sllovenisht , 1983; italisht, 1983; 1985, 1988; frëngjisht, 1985; spanjollisht, 1988, 2016; hungarisht, 1990; anglisht, 1992. Lule për Nënën, shqip, 1986; italisht, 1987. Dashuria në vepër: Nëna Tereze, shqip, 1992; kroatisht, 1995. Gonxhja jonë – Nëna e botës, 1998. Madre della carità, italisht, 1990,

ribotohet për çdo vit; anglisht, 1991; 2010; frëngjisht, 1993; spanjollisht, 1993, 2010; polakisht, 1994; gjermanisht, 1995; shqip, 2000; 2010; kroatisht, 2007; sllovenisht 2009. Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. don Lush Gjergji, 1998; 2000. Vivere, amare, testimoniare, La spiritualità di Madre Teresa, dy vëllime, italisht, 1995, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1998; polakisht, 199; shqip, 2016. Živjeti s Kristom, kroatisht, 1997. Ljubiti s Marijom, kroatisht, 1997. Svjedočiti s Crkvom, kroatisht, 1998. Zraka Božje Ljubavi, kroatisht, 1998. Madre Teresa, L’amore in azione, italisht, 2002; 2003, 2007; 2009; polakisht, 2002; 2003; litvuanisht, 2003; anglisht 2008; 2010. Bog ljubi nas, kroatisht, 2003, sllovenisht, 2009. Nëna Tereze, dashuria në veprim, 2010; anglisht, 2010; italisht, 2010; polakisht, 2010. Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, shqip, 2010; italisht, 2010; anglisht, 2010; polakisht, 2010; rumanisht, 2010. Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, italisht, shqip, kroatisht, 2017. E kam në zemër popullim tem Shqiptar, 2019; italisht, 2021; anglisht, 2022; gjermanisht, 2022; kroatisht, 2022.

Në vend të letrës, redaksisë!

Legjenda: 1. Don dr. Lush Gjergji

2. Titulli i ndonjë libri të Don Lush Gjergjit, Shnjetorja shqiptare, Nenë Tereznë shqip dhe në në gjuhë të huaja.

3. Don Lush Gjegji, bashkë me Nënën Tereze dhe personalitete të njohura vendase dhe botërore.

4. Shenjëtares shqiptare, Nënë Terezës i dorëzohet çmimi Nobel për paqe, në dhjetor të vitit 1997, në Pallatin Mbretëror në Oslo të Norvegjisë.

5. Redaksia çka të sheh të arsyeshme dhe të nevojshme!

Kryeministri Kurti në 34-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Minatorët janë në qendër të historisë sonë, por edhe të së tashmes e së ardhmes tonë

Mitrovicë, 20 shkurt 2023 

Sot u shënua 34-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës. Në ceremoninë solemne, në Stantërg, të pranishëm ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. 

Duke kujtuar kontekstin dhe grevën e vitit 1989, kryeministri tha se me veprimet e tyre minatorët po e mbronin Kosovën nga politikat diskriminuese dhe shtypëse të diktatorit serb në ngritje Sllobodan Millosheviqit dhe përpjekjes për ta revokuar autonominë Kosovës. Ai shtoi se për tetë ditë, deri më 28 shkurt 1989, horizonti i tetë dhe i nëntë i zgafellës së Xeherores së Stantërgut, në rreth një mijë metra nën tokë, u kthyen në fronte politike që e dridhen gjithë Jugosllavinë.

“1300 minatorët grevistë të Trepçës, siç theksoi ai, ishin 1300 ushtarët e parë që e nisën luftën, e cila pas një dekade rezultoi me çlirimin e Kosovës, ndonëse konteksti historik i kohës së atëhershme ishte shumë -shumë kompleks”, deklaroi kryeministri. 

34 vjet nga greva, 24 vjet nga lufta dhe 15 vjet nga shpallja e pavarësisë, teksa kujtojmë kapacitetet e atëhershme të saj dhe ngritjen e nivelit të punës së saj sot, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërisht e qeverisë sonë, mbetet që nga një gjigand i cili konsiderohet i fjetur, Trepça të kthehet në një burim pasurish minerare që nga nëntoka ngrit nivelet e të gjitha stadeve të punës së kësaj ndërmarrjeje, përtej çdo kujtese a historie për këtë parajsë nëntokësore. 

Gjatë dy viteve të para të mandatit,  kryeministri theksoi se është punuar me zell që të zhvillohen ndërmarrjet publike, duke i përkrahur në luftimin e krimit e korrupsionit përbrenda, për të tejkaluar vështirësinë financiare, për ta zënë hapin në treg dhe për ta rritur performancën e për t’i ngritur pra rezultatet. Për më tepër, Qeveria e ka përkrahur Trepçën me subvencione për investime kapitale dhe për t’u përballur me krizën energjetike, 8.2 milionë euro në vitin 2021 dhe 8.3 milionë euro në vitin 2023.

Forhåndsvisning av bilde

E për këto dy vjet, ai tha se kemi parë përparim te Trepça. 

“Udhëheqja e re e ndërmarrjes e ka rritur prodhimin dhe të hyrat, i ka ulur shpenzimet operative dhe ka vendosur rend e disiplinë në punë.  Në dy vitet e fundit, të hyrat e Trepçës janë rritur për 50% në krahasim me vitet 2018-2020. Në 2018-2020 kanë qenë 14 deri në 15 milionë euro, e tash janë 21 deri në 22 milionë euro. Vetëm gjatë vitit që shkoi, të hyrat nga koncentrati i Plumbit dhe Zinkut janë rritur për 11%, ndërsa shpenzimet operative janë ulur për 15% në krahasim me vitin paraprak. Kështu, edhe humbjet janë ulur nga 2 deri në 5 milionë euro në baza vjetore që kanë qenë me herët, në 690 mijë euro në vitin 2021, e vetëm 126 mijë euro në vitin 2022”, veçoi kryeministri Kurti. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti gjithashtu u uroi minatorëve dhe qytetarëve të Mitrovicës fitoren e mbrëmshme të klubit të basketbollit Trepca në finale e Kupës së Kosovës në basketboll.  

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Mbrëmë kur jam kthyer në Prishtinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” lajmi i parë që e mora ishte “fitoi Trepça”. Andaj më lejoni që qysh në fillim t’ia uroj klubit të basketbollit Trepça fitoren e mbrëmshme dhe kupën e Kosovës. E mbaj mend që klubi i basketbollit Trepça pat fituar para saktësisht 30 vjetëve, 1993 e mandej është bërë kampion disa herë edhe pas çlirimit por fitorja e mbrëmshme ishte e jashtëzakonshme edhe e vlefshme për të gjithë neve jo vetëm për vetë Trepçën e për Mitrovicën. 

E nderuara ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,

I nderuar Kryetar i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza,

I nderuar Kryetar i Bordit të Trepçës z. Bahri Hyseni,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Armend Zemaj,

I nderuari zëvendësministër Agron Dobruna

I nderuar zëvendësues i Kryeshefit z. Enis Abdurrahmani,

Të dashur minatorë,

Motra e vëllezër,

Zonja e zotërinj, 

Këto ditë, teksa shënuam 15-vjetorin e shtetit tonë, fjala kryesore e secilit fjalim ishte “Republika e Kosovës”. Ishte kryefjala e të gjitha urimeve tona. Mirëpo, Republika e Kosovës si shtet nis me “Kosovën Republikë’’ si parullë. E teksa po mendoja të vija këtu mes  jush sot në Stantërg, për të kujtuar bashkë grevën e minatorëve të Trepçës, në 34-vjetorin e saj, u kujtova që me fjalën “Kosova Republikë”, mund të përkujtohet edhe ky përvjetor i grevës së minatorëve të  vitit 1989. Sepse parulla “Kosova Republikë”, bashkë me parullën “Trepça është e jona” dhe me parulla të tjera, ishte shkruar në muret e menzës së punëtorëve qysh më 28 shtator 1983, nga minatorët e Trepçës, Xhavit Bajraktari dhe Shyqri Miftari.  

Pesë vite më pas, duke dashur të pengojnë hapat e ardhshëm të politikave të Serbisë që po e shtonte shtypjen politike mbi shqiptarët, drejt suprimimit të autonomisë së Kosovës, në mëngjesin e 17 nëntorit 1988, minatorët e Trepçës u mblodhën këtu në Stantërg dhe të veshur me uniforma minatorësh, marshuan në këmbë 52 kilometra deri në Prishtinë, për të shprehur kundërshtitë e tyre, dhe me thirrjen “Rroftë klasa punëtore”. Kështu në pak vite, komuniteti minerar i Mitrovicës me minatorët e Trepçës, u kthye nga një grup punëtorësh prej djersës së të cilëve në mënyrë të padrejtë dhe në përmasa të pabarabarta ndërtohej në gjithë Jugosllavinë, në një kolektiv profesional të organizuar politikisht, prej të cilit nisi edhe shpërbërja e vetë Jugosllavisë e cila po bëhej Jugosllavi e regjimit të Millosheviqit. 

Pasi Komiteti Krahinor i Kosovës atëbotë, nuk iu përgjigj kërkesave të minatorëve, më 20 shkurt 1989, rreth orës 13:00, minatorët e ndërrimit të katërt nuk dolën fare nga miniera, duke hyrë në grevë urie. Atyre iu bashkuan edhe minatorët e tri ndërrimeve të tjera dhe kështu rreth 1300 minatorë të Trepçës, u ngujuan në grevë duke i artikuluar 10 kërkesa, në mes të cilave e teta ishte: “që fati i shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”. Pra kjo është thirrje e minatorëve në emër të të gjithë shqiptarëve që të ndërkombëtarizohet çështja e Kosovës ku po niste aparteidi nga Serbia. 

Pra në thelb minatorët po e mbronin Kosovën nga politikat diskriminuese dhe shtypëse të diktatorit serb në ngritje Sllobodan Millosheviqit dhe përpjekjes për ta revokuar autonominë Kosovës.  

Për tetë ditët e ardhshme, deri më 28 shkurt 1989, horizonti i tetë dhe i nëntë i zgafellës së Xeherores së Stantërgut, të ndodhur në rreth një mijë metra nën tokë, u kthyen në fronte politike që e dridhen gjithë Jugosllavinë. 

E ngritur mbi parimin e sforcuar të “Vllaznim- Bashkimit” dhe e dominuar padrejtësisht deri në eksploatim nga Serbia, ajo ngrehinë e quajtur Jugosllavi, sapo ishte nisur në rrugën e pakthim të rrënimit të saj. 1300 minatorët grevistë të Trepçës, ishin 1300 ushtarët e parë që e nisën luftën e cila pas një dekade rezultoi me çlirimin e Kosovës, ndonëse konteksti historik i kohës së atëhershme ishte shumë, shumë kompleks.  

Përkundër faktit që minatorët u mashtruan dhe kërkesat e tyre nuk u plotësuan, greva e minatorëve të Trepçës prodhoi efektet e saj përtej pritjeve të kohës. Para se të dilnin nga horizonti i tetë, apeli i fundit i minatorëve kishte qenë një thirrje për t’i dhënë fund vëllavrasjes dhe për t’u pajtuar gjaqet. Më 1 mars 1989, ditën e parë pas grevës, organet serbe mbyllën minierën dhe i arrestuan 15 persona që u burgosën për 14 muaj. Tre javë më pas më 23 mars 1989, Kosovës iu suprimua autonomia, kurse në muajt pasues, mijëra shqiptarë u larguan nga vendet e punës. Epoka e aparteidit dhe segregacionit kishte nisur për të vazhduar deri në çlirimin e 1999-ës, që ishte çlirim nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga NATO-ja kundër okupimit e pushtimit të Serbisë. 

Tani kanë kaluar 34 vjet nga greva, 24 vjet nga lufta dhe 15 vjet nga shpallja e pavarësisë. Shpejt do të bëhen dy vjet prej se kjo qeveria jonë e re e ka marrë detyrën për të ruajtur pronën e popullit, për të sjellur drejtësi në vend dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit e mirëqenies. 

Për dy vjet kemi punuar me zell me krejt çfarë kemi mundur e ditur. Jemi angazhuar veçanërisht me ndërmarrjet publike. I kemi përkrahur për ta luftuar krimin e korrupsionin përbrenda, për të tejkaluar vështirësinë financiare, për ta zënë hapin në treg dhe për ta rritur performancën e për t’i ngritur pra rezultatet. Për këto dy vjet, kemi parë përparim te Trepça. Udhëheqja e re e ndërmarrjes e ka rritur prodhimin dhe të hyrat, i ka ulur shpenzimet operative dhe ka vendosur rend e disiplinë në punë.

Në dy vitet e fundit, të hyrat e Trepçës janë rritur për 50% në krahasim me vitet 2018-2020. Në 2018-2020 kanë qenë 14 deri në 15 milionë euro, e tash janë 21 deri në 22 milionë euro. 

Vetëm gjatë vitit që shkoi, të hyrat nga koncentrati i Plumbit dhe Zinkut janë rritur për 11%, ndërsa shpenzimet operative janë ulur për 15% në krahasim me vitin paraprak. Kështu, edhe humbjet janë ulur nga 2 deri në 5 milionë euro në baza vjetore që kanë qenë me herët, në 690 mijë euro në vitin 2021, e vetëm 126 mijë euro në vitin 2022. 

Trepça i ka rrit edhe të hyrat nga burimet tjera. Gjatë vitit që shkoi, u bë furnizuesi kryesor i Kompanive Rajonale të Ujësjellësit me Alumin Sulfat, duke rritur të hyrat nga shitja e këtij produkti për 152%. Ndërsa, që nga nëntori 2021, Trepça realizon të hyra shtesë për vete dhe njëkohësisht i shërben ekonomisë së vendit përmes Terminalit Doganor publik i cili ofron shërbime me tarifa më të ulëta për sektorin privat.  

Si qeveri e kemi përkrahur Trepçën me subvencione për investime kapitale dhe për t’u përballur me krizën energjetike, 8.2 milionë euro në vitin 2021 dhe 8.3 milionë euro në vitin 2023. Por kemi ende punë përpara së bashku — për Trepçën dhe për minatorin e Kosovës. 

Sivjet është koha për investime në teknologji të re, që e rrit efiçiencën e prodhimit, e ngrit performancën operative e financiare të ndërmarrjes, i përmirëson kushtet e punës dhe hap vende të reja pune. Investimet që nuk janë bërë për gati gjysmë shekulli — makineritë prodhuese dhe flotacioni i ri — do të ndodhin brenda qeverisjes sonë. 

Teksa e kujtojmë grevën e vitit 1989 të minatorëve të Trepçës, 34 vjet më pas, duke kujtuar kapacitetet e atëhershme të saj dhe ngritjen e nivelit të punës së saj sot, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërisht e qeverisë sonë veçanërisht, është që nga një gjigand i cili konsiderohet i fjetur, Trepça të kthehet në një burim pasurish minerare që nga nëntoka ngrit nivelet e të gjitha stadeve të punës së kësaj ndërmarrjeje, përtej çdo kujtese a historie për këtë parajsë nëntokësore. 

Toka dhe nëntoka jonë janë fati ynë i përbashkët, e minatorët janë në qendër edhe të historisë sonë, por edhe të së tashmes e të ardhmes tonë. Andaj, Gëzuar Ditën e Minatorit dhe me fat!

Në linkun në vijim, gjeni fotografitë nga ngjarja: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-ne-34-vjetorit-te-greves-se-minatoreve-te-trepces-minatoret-jane-ne-qender-te-historise-sone-por-edhe-te-se-tashmes-e-se-ardhmes-tone/

Ditëlindja e 55 -të e Vëllait, poezi elegjiake nga Shefqet Dibrani

0

Shefqet Dibrani

Poezi

DITËLINDJA E 55-të E VËLLAITSot në ditëlindjen tënde të 55-të, i miri vëlla,Ka rënë mbi mua zymtësi e mrekullueshme,Unë nuk kam fuqi ta festojë ditëlindjen pa ty?!Ka kohë që ne nuk po flasimAs nuk jemi parë të paktën një herë,Thuhet: Nga mërzia zemra nuk plasë asnjëherë!Sa shumë më mungon humori yt i lezetshëmBashkë me motivin për suksese të rejaShtëpisë, muzgu po i rri si çepallë mbi vetullëMegjithatë unë dua të ta uroj ditëlindjen e 55-tëTë dëshirojë shëndet të plotë dhe i lumtur të jeshBesoj në lëgjendën për kthimin e Konstandinit,Ah sytë… sytë e mi me lotë u mveshënDuke pritur atë moment…I cili po vonon të vjenë?!Kjo ditë e shënuar, ditëlindja jote e 55-të është vëllaTash Ti i shoqëruar në qiell me yje përreth gjithnjë je,Lëri punët tjera dhe eja në muzg të festosh me NeUnë dëshirojë dita jote të shndërrohet në festëËshtë e rëndësishme andaj dua t’ju uroj gëzuarEmri Yt për Ne është shëndet, dhe energji pozitiveUnë besoj në kthim, ashtu siç dua të të përqafojëDhe lumturinë do ta kthejm përsëri, e pastajDo t’i ftojë me kujdesë vetëm ata miq që Ti i doMoskthimi yt vëlla, tek unë ka krijuar zbrazëtiGjithnjë po shqetësohem për vonesën tëndeEja, në këtë ditë sepse tryeza shtruar të pret!!!Gëzuar të 55-tat, nga vëllai yt i syrgjynosurPo pse Ti syrgjynimin për të heshtur e zgjodhe?Oh pse, ah pse vëllai im i mirë nuk më fletë?!…Dua të të rrëfej vëlla N. edhe këtë gjë…familja jote e vogël është krenare për ty!Ah… unë i gjori që moti jetojë pa ty…Shefqet Dibrani

Xhim Xhema dhe Bob Dole për Kosovën

Nga Frank Shkreli

ME RASTIN E 15-VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 17 Shkurt, 2023

Të dashur vllëzër e motra, të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë tubim  festiv të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është nder dhe privilegj i veçant të jem midis jush. Mirë se u kemi gjetë!

Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të 25-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës– të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar për liri, demokraci e pavarësi – kemi ardhur të jemi me ju — një delegacion shqiptaro-amerikanësh, në krye me vëllain tonë, aktivistin, mbështetsin dhe promovuesin e madh të drejtave të njeriut për shqiptarët dhe të çeshtjes shqiptare, në përgjithësi. Kemi ardhur në Kosovë nga Amerika e largët – e largët, gjeografikisht, ndoshta — por jo e largët nga zemra jonë. Larg, por afër për të gjithë ne dhe sidomos për Xhim Xhemën mikun tim dhe të shumë shqiptarëve kudo, me të cilët ai ka punuar e bashkpunuar për një gjysëm shekulli, për një Kosovë të lirë, demokratike e të pavarur, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Unë e kam njohur Xhim Xhemën për disa dekada dhe jam i vetdijshëm se atij nuk i pëlqen të flasim për të, për arritjet e tija dhe për rolin që ai ka luajtur dhe vazhdon të luaj në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën – përpara dhe pas pavarësisë – por edhe për rolin në lidhjet midis dy popujve tanë, në përgjithësi. Është e pamundur të flasim për Pavarësinë e Kosovës në këtë 15-vjetor dhe të mos flitet për rolin e Xhim Xhemës dhe mikut të tij të vjetër, Senatorit Bob Dole, në këtë histori. Shpresoj që të më kuptojë miku im i nderuar, Xhimi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”.  Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt, 2008 në Prishtinë. Për realizimin e këtij ideali ka punuar gjithë jetën Xhim Xhema – për një Kosovë të pavarur e sovrane, të lirë, me udhëheqës të zgjedhur nga populli, në mënyrë demokratike, siç thekësohet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në fillim të këtij muaji, Xhim Xhema organizoi në Washington një ceremoni përkujtimore për mikun e tij të madh, Senatorin Bob Dole, në 1-vjetorin e varrimit të tij.   Për Xhim Xhemën Senatori Dole – miku i tij i ngusht në Washington prej disa dekadash, ishte – “Një hero dhe një burr-shtetas i madh amerikan. Senatori Dole ishte një udhëheqës politik i respektuar… Ai ishte një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, i cili luftoi pa pushim për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, për më shumë se 30-vjet. Ai ishte një figurë thelbësore në ngjarjet që çuan në rilindjen e Kosovës si shtet dhe do të mbahet mend gjithmonë për kontributet e tija ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë.  Trashëgimia e Senatorit Bob Dole vazhdon të na frymëzojë. Brezat e ardhëshëm të Kombit shqiptar do të jenë përgjithmonë mirë njohës për punën dhe përpjekjet e tija”, ishin fjalët e Z. Xhema, pranë varrit të mikut të tij të shtrenjtë, por edhe mikut të madh të shqiptarëve, në përvjetorin e parë të varrimit dhe në vigjilje të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për Bob Dole, bashkpuntorin e tij të ngushtë e të gjithkugjendur në krah të lirive dhe të drejtave të njeriut për të gjithë njerzit anë e mbanë botës, por sidomos, kur vinte puna tek mbrojtja e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare – Bob Dole ishte i drejt për drejt dhe i pa kompromis. Kështuqë, duke e njohur si të tillë, Xhim Xhema kishte bindur mikun e tij Senatorin republikan, Z. Bob Dole që të shkonte në Kosovë dhe të vlerësonte situatën tragjike atje dhe shikonte për veten e tij krimet serbe kundër shqiptarëve. Senatori Dole vizitoi Prishtinën në Shtator të vitit 1990 me 5 senatorë të tjerë amerikanë.

Shumë i shqetësuar për gjendjen që kishte parë në Kosovë, me të kthyer në Washington nga vizita e delegaconit të lartë amerikanë, Senatori Bob Dole alarmoi Washingtonin zyrtar dhe bindi botën mbarë se diçka e tmershme dhe kriminale po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë. “Tmeri i Kosovës” e kishte cilësuar ai gjëndjen këtu në atë kohë. Aty për aty, Senatori Dole, ka kërkuar veprimtari të menjëhershme dhe lëvizje serioze diplomatike nga ana e Washingtonit zyrtar, nga aleatët perendimorë të Amerikës dhe nga mbarë bota, për të ndaluar tragjedinë dhe masakrat në rritje e sipër.

“Tani është koha për të vepruar.  Tani është koha për të marrë një qendrim të fortë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Jugosllavi. Tani është koha për të marrë një qendrim vendimtar – jo kundër ndonjërit prej kombeve që përbejnë Jugosllavinë – por kundër një tiranie komuniste”, është shprehur Senatori Bob Dole me të kthyer në Washington nga vizita në Prishtinë, Shtatorin e vitit 1990.

Sipas shumë analistëve, atëherë dhe sot, me vizitën e tij në Kosovë, të kërkuar me këmbngulje nga miku i tij Xhim Xhema, Senatori Dole zgjoi ndërgjegjen amerikane dhe botërore ndaj tmerit që po ndodhte në Kosovë. Ndërkohë që ai, paralajmëroi edhe fundin e Jugosllavisë si një shtet federativ. Ishte mesazhi i Senatorit Dole, me atë rast, që bindi Washingtonin zyrtar të shikonte, me një sy dhe qendrim tjetër abuzimet kundër shqiptarëve dhe të fliste hapur dhe me vendosmëri për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur diktatorit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake. Historia do shënojë rolin, në këtë histori, të ushtruar nga Xhim Xhema dhe Senatori Dole.

Ështe e pa imagjinueshme influenca e Senatorit Dole që më vonë atë dekadë, i siguroi Presidentit Bill Clinton mbështetjen dypartiake për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, ushtarakisht, për çlirimin e Kosovës në 1999, që në Kosovë të mos “përsëritej ajo që ndodhi në Bosnje”. Senatori roli ka luajtur një rol kritik edhe në Rambuje, ka rrëfyer Sekretarja e Shtetit Madeline Albright.   Kur serbët refuzuan marrëveshjen në Rambouillet, Dole me Xhim Xhemën siguruan në Senatin Amerikan, mbështetjen e Senatorëve John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e të tjerë për siguruar mbështetjen nga të dy partitë politike amerikane për ndërhyrjen e NATO-s. Kjo mbështetje nga Kongresi e bindi Presidentin Clinton që të jepte urdhërin për çlirimin e Kosovës. Xhima Xhema dhe Senatori Dole kanë vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe pas Çlirimit, duke kundërshtuar deri në fund ndarjen e Kosovës. Jam i bindur se Senatori Dole po të ishte gjallë do të kundërshtonte edhe krijimin e të ashtuquajturave “zajednica serbe”.

Për të pakën 4 dekada, Xhim Xhema, përveç me Senatorin Dole, ka bashkpunuar me një numër të madh zyrtarësh amerikanë e ndërkombëtarë, të niveleve të ndryshme, sidomos në Washington dhe në Nju Jork, për të mbajtur të gjallë dhe aktual interesimin e zyrtarëve më të lartë amerikanë për çeshtjen e Kosovës.  Vinte aq shpesh në Washington gjatë 1980-ave dhe 1990-ave sa që me shaka e pyesja nëse e kishin dëbuar nga Nju Jorku dhe po kërkonte strehim në Washington. Por e dinim se lidhjet dhe miqësia, veçanërisht, me Senatorin Dole kanë qenë të veçanta dhe të pakrahasueshme me asnjë politikan tjetër amerikan, gjatë atyre viteve

Xhim Xhema dhe Senatori Robert Dole, por edhe të tjerë udhëheqës amerikanë me të cilët ka bashkpunuar ngusht Z. Xhema, por edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në përgjithësi, vepronin nga një këndveshtrim i përbashkët që përmbante idenë kryesore të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, bazuar në lirinë konstitucionale amerikane dhe të drejtat e natyrshme që duhet të kenë njerzit kudo dhe pa dallim.

“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Ky ishte edhe mesazhi i Xhim Xhemës dhe Senatorit Bob Dole që resononte në zyrat dhe nepër korridoret e Kongresit dhe dikastereve të tjera të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm.

Miq të nderuar, është e pamundur të flitet për frytet e bashkpunimit të Xhim Xhemës, jo vetëm me Senatorin Dole, por dhe me Washingtonin zyrtar në përgjithësi, pa përmendur mikun e tyre të përbashkët dhe mikun e gjithë neve, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugovën.

  1. Xhim Xhema dhe Dr. Ibrahim Rugova kanë bashkëpunuar ngusht me njëri tjetrin për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve 90-a dhe më vonë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës. “Presidenti Rugova”, ka thënë Xhim Xhema, për Zërin e Amerikës disa vite me parë, “ishte një udhëheqës largpamës, një njeri, që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por edhe i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë. Është vërtetë një tragjedi”, ka shtuar ai, “që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës”.Presidenti Rugova na mungon shumë edhe sot — të gjithë ne që e kemi njohur — në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Zonja e Zotëri, Kosova është sot 15-vjet shtet i pavarur dhe për jetë, falë sakrificave të mëdha të këtij populli këtu – një histori kjo më shumë e shkruar me gjak se me penë — por nuk guxojmë të anashkalojmë edhe rolin si përfundim i punës së madhe dhe bashkpunimit të Xhim Xhemës me mikun e tij të ngusht, Senatorin Bob Dole dhe shumë bashkpuntorëve të tjerë amerikanë dhe të diasporës shqiptaro-amerikane, gjatë dekadave.

Siç duket, Beogradi dhe Moska mund të endërrojnë gjithnjë se Kosova dhe Mali i Zi, sipas tyre, janë një “projekt i përkohëshëm” në këtë rajon, por realiteti është, “një dhe i vetëm”,  siç është shprehur gjatë vizitës së fundit në Podgoricë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se

Kosova dhe (Mali i Zi) janë, “shtete sovrane, të pavarura, demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara për paqe të qëndrueshme, me të ardhme të qartë në Bashkimin Evropian, e të tilla kanë për të qenë përherë”, ka thenë e para e shtetit të Kosovës.

Prandaj, në këtë 15-vjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës – megjithë arritjet e shumta të këtij vendi mbrenda një kohe të shkurtë, na mbetet të urojmë, të shpresojmë, por edhe të lutemi për suksese të reja, për një, “Kosovë në NATO e në BE dhe në miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kjo ishte edhe dëshira e të ndjerit Presidentit historik  të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës. Njëkohësisht, kjo mbetet edhe një prej idealeve madhore i të gjithë neve dhe i mbarë Kombit shqiptar. Për ta parë shtetin e Kosovës si anëtar të denjë, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta, në të gjitha organizatat euro-atlantike. Kjo ishte e mbetet edhe ideali i Xhim Xhemës për Kosovën, sepse ai dhe të gjithë ne e dimë se, “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, ka pas thënë dikur Ibrahim Rugova.

Në përmbyllje të nderuar Zonja e Zotëri – megjithë sfidat serioze me të cilat përballet sot Kosova dhe Kombi shqiptar – kemi shumë arsye që sot të festojmë dhe të falënderojmë Perëndinë, pikëspari, për sukseset e deritanishme, por edhe të kujtojmë të gjithë ata heronjë që benë sakrificën sublime duke dhënë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Por, njëkohësisht, të iu jemi gjithashtu mirënjohës edhe patriotëve aktivistë si miku ynë, shqiptaro-amerikani i shquar, Xhim Xhema – bir i këtij trolli. Ai nuk harroi kurrë se ku i ka rrënjët dhe origjinën – por që dijti të bëjë miqë për Kosovën, për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës – ndoshta në periudhën më të vështirë të ekzistencës historike të trojeve Dardane.

Kjo pritje madhështore që po i bën këto ditë Republika e Kosovës, birit të saj Xhim Xhemës, është një testament se ky popull nuk e harroi kurrë birin e vet, as mundin as djersën, as përpjekjet e mëdha të tija për Atdheun e vet — nga Amerika e largët. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur që rrugën kryesore A të kryeqytetit ta emërtojë me emrin e Heroit të gjallë të shqiptarisë, Z. Xhim Xhema – të këtij “Heroi Kombëtar të kohërave moderne” siç e cilësoi Kryetari i Prishtinës, Z. Përparim Rama në njoftimi e tij për të emërtuar rrugën A në nderim të Xhim Xhemës, duke përjetësuar përgjithmonë emrin e tij në historinë e këtyre anëve dhe trojeve dardane: “Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoft si Xhim Xhema. Rruga “A” është një projekt i madh dhe në mendimin tonë, ky është një mesazh për t’ua përcjell brezave të reja se njeriut tonë ja sigurojmë përjetësinë në historinë tonë”. Ky propozim i Kryetarit të Prishtinës është miratuar me 45 vota në favor dhe asnjë kundër nga Kuvendi Komunal i kryeqytetit të Republikës së Kosovës.  Është me vend që të zhvillojmë këtë ceremoni për një individ, i cili ka kontribuar aq shumë, jo vetëm për komunitetin tonë, por dhe për Shtetet e Bashkuara dhe për Atdheun tonë”, ka thenë i pari i Prishtinës, Z. Përparim Rama.

Me të drejtë, se shkurt me i ra muhabetit:c “Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot”. Dhe pa Xhim Xhemën nuk do ta kishim patur as ndihmën e Senatorit Dole e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli

Prishtinë, 17 Shkurt, 2023

  1. Xhim Xhema para statujës së Senatorit Robert Dole — mikut të tij të ngusht prej dekadash dhe mikut të madh të Kosovës dhe shqiptarëve – Prishtinë, 17 shkurt, 2023

Fjala e përgatitur e autorit mbi rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e shtetit shqiptar dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës –Konferencë e cila mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme publike e private nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora, u organizua nga UBT dhe Federata Panshqiptare në Amerikë “VATRA”.

Kryetari i Prishtinës, Z. Pëprarim Rama duke iu drejtuar të pranishëmve

Aktivisti i çeshtjes kombëtare – për më se katër dekada — në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Z. Xhim Xhema duke mbajtur fjalën e rastit në Konferencën e cila mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme publike e private nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora, u organizua nga universiteti UBT në Prishtinë dhe Federata Panshqiptare në Amerikë “VATRA”.   Z. Xhema mori pjesë në festimin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurt, 2023 në Prishtinë.

                                                 

  1. Xhim Xhema me Prof. Edmond Hajrizin, CEO e President i Universitetit për Biznes e Teknologji në Prishtinë duke u përshëndetur para se të fillonin punimet e konferencës mbi rolin e diasporës shqiptare në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

A ishte liria ajo që fitoi?

0

Nga Aurel Dasareti

25 vjet pas luftës çlirimtare kundër okupatorëve nazistë-terroristë serbo-sllavë dhe 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ia vlen të pyesim se kush fitoi. A ishte liria? 

*** 

Nderim i pakufishëm dhe i pavdekshëm dëshmorëve të Shqipërisë natyrale, si kujtim të një dashurie dhe mirënjohjeje të pashtershme për të rinjtë e shumtë të vrarë gjatë luftës kundër forcave pushtuese serbo-barbare (1998-1999). Duke sakrifikuar jetën në luftën për lirinë tonë, dëshmorët dërguan një sinjal të fortë se liria nga pushtuesit, paqja, demokracia, solidariteti dhe bashkimi mes vëllezërve dhe motrave të të njëjtit gjak e gjuhë kudo që janë, nuk është diçka që të tjerët do ta japin. Ju duhet ta ndërtoni vetë. Nga themeli.  

*** 

Veprimet e dhunshme janë punë e ushtarëve. Nëse veprimet janë të suksesshme apo jo përcaktohet nga aftësitë në këtë profesion. Në ushtri, duhet të ketë rregull, përndryshe ju nuk mund të mbroni fare vendin nga armiqtë. Dhe, një popull me dinjitet, krenar, nuk nënshtrohet kur rreziku i kërcënohet, por detyrohet të luftojë në mënyrë që fqinji egërsirë të bindet se ju jeni ende në gjendje të mirë. Trualli i kodrave do të na mbulonte nëse i lejonim një pushtuesi (kushdo qoftë ai) të bënte me ne si të donte. 

Lufta është si tërheqja e litarit, rezultati i së cilës nuk varet nga forcat absolute por nga ato relative. Faktorët ose “fijet” që përcaktojnë luftën (midis të tjerave) janë cilësia dhe aftësia e komandantit. Këtu futen personaliteti që është burim për frymëzimin e trupave për të pas besim në vetvete nën udhëheqjen e tij. 

*** 

Fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Tetor 1994 

Kërcitja e vdekur metalike e mitralozëve kumbonte në heshtjen e ftohtë. Shkelja e çizmeve ishte si një e shtënë, një qen që përgjon, ose njerëz që ulërinin. Fëmijët që qanin, të moshuarit që vdiqën ndërsa u shtypën në shkëmbinj, gra të dhunuara dhe të masakruara në ditën e fundit të vdekjes së diellit. Gjaku mpikset në kapjen brutale të ngricës. Për të mos harruar kurrë gjakun e të vrarëve. Aty ishte lufta (…). 

Tingulli i largët metalik ngrihet në një ulërimë. Qindra granata afrohen në një kreshendo ulëritëse. Ne rrotullohemi dhe shtrihemi sheshtë mbi gjethet e thata të tokës. Në një moment të tillë njeriu i ka zili morrat. Granatat nuk u bëjnë asgjë atyre. Pa pushim, gjëmon nga të gjitha anët… Pranë meje qëndron një djalë i ri 17 vjeçar, në moshën time, i fundit i një kompanie të tërë. Është vendës, nuk e kuptojmë gjuhën e njëri-tjetrit. Ai më shikon i frikësuar, duke buzëqeshur me buzë të zbehta. Edhe pse nuk kishte qenë këtu për një kohë të gjatë, ai kishte parë tashmë një botë tmerresh. Granatat lëvizin ngadalë përpara. Ne heqim pushkët automatike nga pjesët e poshtme, zvarritemi së bashku në ato terrene të vështira dhe pozicionohemi në vijën e parë, pranë vëllezërve të fushëbetejës (…). Ne heshtim, mezi guxojmë të marrim frymë, jemi shumë të emocionuar. Dhjetë metra larg nesh të “përzgjedhurit qiellor” ndalen dhe nxjerrin disa kuti me municion nga një bunker i ulët. Në fakt, ata janë jonjerëzor. “Vëllai i vogël” humbë dylbitë. Me zhurmë, ajo rrokulliset poshtë shpatit. Tingulli i bën kanibalët të shikojnë larg nesh. Ata nuk e kanë idenë se jeta e tyre varet në një fije shumë të hollë. Krejt papritur, të gjitha armët automatike gjuajnë kundër murit të valëzuar të njerëzve në tokën e askujt. Disa hapa, dhe ne hidhemi mbi ta. Ata bien si kokrrat e një kositëse… Forcat e reja të këmbësorisë ngrihen nga balta dhe stuhia vazhdon përpara (…). E tillë është lufta. 

*** 

Në një kohë krize, rolet tona janë riorganizuar. Kartat vendosen përsëri. Tani është ekzistenca, jo esenca, ajo që është në rrezik. Është e gjalla, asaj që vibron dhe asaj autentike që tani i jepet hapësirë ​​më e madhe në jetën tonë.  25 vjet më parë, shqiptarët në Kosovë (të ndihmuar nga diaspora dhe shqiptarët e trojeve) filluan një luftë çlirimtare për jetë a vdekje – për lirinë. Le të mendojmë se çfarë lirie është më e rëndësishme.  

Liria është një fjalë të cilës ne i bashkojmë ndjenja të forta dhe për të cilën jemi të gatshëm të shkojmë në luftë.  

Por çfarë kuptojmë në të vërtetë me liri? Liria është një koncept i pasur dhe i paqartë. 

A nënkuptojmë lirinë nga ajo që kufizon?  

Liria nga të tjerët për të vendosur se çfarë duhet të bëj apo të mendoj unë?  

Apo liria për të qenë në gjendje të zgjedhësh të jesh një “shkrimtar në jetën tënde”? Të jetoj jetën ashtu siç dua dhe me kë dua?  

Liria e parë është në rrezik në një situatë lufte. 

Armiku e kufizon lirinë tuaj në gjithçka, dhe mund t’ju privojë nga themeli i jetës dhe mund t`ju marrë jetën.  

Shpresa është të fitojmë luftën dhe të kthejmë lirinë. Fituesi përballet me sfida të reja… 

Periudha e pasluftës duhet të kishte qenë një periudhë e mirëqenies, e drejtësisë (ligji i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit), e karakterizuar nga rritja ekonomike, e shkollimit cilësor, vendeve të punës, e sigurisë (…). A është rritur kaq shumë cilësia e jetës? Një pjesë e rëndësishme e cilësisë së jetës është subjektive dhe kushtëzon lirinë e brendshme. Liri për t’u rritur si person, për t’u zhvilluar në përputhje me vlerat tuaja thelbësore, për të qenë në gjendje të bëheni versioni më i mirë i vetes. 

A janë shqiptarët e Kosovës dukshëm më mirë në vitin 2023 nga sa prisnin se do të ishin? 

A mund të mësojmë diçka nga vitet e luftës 1998-1999 (dhe para saj) që të mos e ftojmë armikun të kthehet në vendin tonë dhe të na sundojë, dhunojë, masakroj sërish? A jemi kaq idiotë kokëfortë që të ndahemi mes vete – dhe ta duam armikun që na urren pa masë – përjetësisht?! 

Unë dua që ju të hulumtoni dhe përdorni përvojat nga lufta për të kërkuar përsëri mençurinë, marrëveshjen e plotë dhe mënyrën e të menduarit – për të rritur lirinë tuaj të brendshme. Për të forcuar solidaritetin, vëllazërinë – dhe ushtrinë. 

Thuhet se në kriza tregojmë realisht kush jemi. Që ne tregojmë diçka, anë të panjohura si për ne ashtu edhe për të tjerët, është e sigurt. 

Nga këndvështrimi i qeverisjes, është interesante të shihet se si situata e krizës krijon kërkesë për udhëheqësit, dhe sesi opozita duhet të bashkëpunoj plotësisht me qeverinë për të përballuar presionin e disa “ndërmjetësve” të huaj, dredhitë, djallëzitë, marifetet e tyre që përkëdhelin “kombin hyjnor” – për të  pamundësuar asnjë lloj asociacioni kasapësh ardhacak nga shpellat aziatike – në tokën stërgjyshore tuaj.  

Njerëzit janë krijues. Ne jemi kafshë tufe, shumë shoqërore nga natyra, një specie kureshtare që është e mirë në shpikjen e gjërave. Ndonjëherë ne shpikim gjëra që nuk e kuptojmë qëllimin e tyre. Shpikje që në vetvete mund të krijojnë kriza. Shpikja vjen së pari, më pas vjen kriza si pasojë. Krizën e kemi krijuar vetë, sepse në vend që të bashkohemi kundër armiqve të përjetshëm, bashkëpunojmë me ta –  kundër vetes sonë.  

Kriza domethënë një ndryshim i papritur, kthesë vendimtare ose përçarje fatale. Pa dyshim që këtu po flasim për një krizë të vërtetë. 

*** 

Kriza është një gjendje produktive. Thjesht duhet të hiqni aromën e katastrofës. 

Le ta dinë terroristët serbo-sllav dhe mercenarët shqipfolës: 

Heshtja jonë (e deritanishme) është forcë. Heshtja jonë është si një shakullinë në det. Mos mendoni se heshtja jonë është dobësi, sepse nën sipërfaqen e qetë të tokës shtrihet vullkani. 

*** 

Që nga kohërat e lashta në botë ka pasur njerëz që gjithmonë shikonin vetëm përfitimin e tyre. Duke menduar se do të mbeten të pandëshkuar me gjithë sjelljet hipokrite, lyheshin me gjithë yndyrën, por në fund pavarësisht e paguan me kokë. 

Mendoni vetëm për Romën e lashtë. Diktatori romak Julius Caesar u sulmua në senat nga një grup senatorësh, përfshirë mikun dhe studentin e tij të ngushtë, Marcus Junius Brutus. 

Domethënë, pasi Cezari u vetë-shpall sundimtar i përjetshëm, Kasius pa dyshim pësoi një krizë nervore dhe me mashtrim e “bindi” Brutin të merrte pjesë në sulmin ndaj Cezarit. 

Cezari kur e pa, u thye fare dhe iu drejtua me atë fjalinë e njohur:  

“Tu quoque, Brute, fili mi!” (Edhe ti, Brutus, biri im!).  

Ai u godit 23 herë me thikë. 

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Stoltenberg: Ukraina do të fitojë

0

Foto: NTB / AP

Ukraina do, duhet dhe do të fitojë ndaj Rusisë,” tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg.

– Nuk ka alternativa pa rrezik. Por alternativa që ka rrezikun më të madh është nëse e lëmë presidentin Putin të fitojë, tha Stoltenberg për NTB news.

Të premten pasdite, ai u takua me shtypin skandinav në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Stoltenberg e justifikon bindjen e tij me arsyetimin se vendet e NATO-s nuk kanë qenë kurrë kaq të bashkuara.

“Ajo që më bën të besoj është uniteti shumë i fortë i NATO-s. Ne jemi gati të qëndrojmë përkrah Ukrainës për kohën që duhet,” tha ai.

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi konferencën të premten, ai paralajmëroi vendet perëndimore të mos zvarriten në furnizimet me armë.

“Rusia nuk duhet të lejohet të blejë kohë. Ajo do të rezultojë në vdekjen e shumë më shumë njerëzve, theksoi Zelenski.

Kryeministri gjerman Olaf Scholz pasoi duke thënë se kushdo që ka premtuar tanke të rënda në Ukrainë duhet t’i dërgojë ato sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kohët e fundit, avionët luftarakë kanë qenë në krye të listës së dëshirave të Zelensky, diçka që ai ende nuk e ka arritur.

I pyetur nga NTB [Norsk Telegrambyra] nëse ka ndonjë lëvizje midis vendeve të NATO-s në këtë fushë, Stoltenberg tha:

“Vendet e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës shumë më tepër armë se ç’mund të imagjinonte dikush një vit më parë. Është e rëndësishme të diskutohet mbi sistemet e reja të armëve. Por është po aq e rëndësishme të sigurohet që sistemet që u janë dhënë të funksionojnë.

Stoltenberg vë në dukje se është e rëndësishme të sigurohen si municioni, ashtu edhe logjistika si mirëmbajtje.

Në të njëjtën kohë, ai bën çmos të garantojë sigurinë si të Suedisë, ashtu edhe të Finlandës, edhe pse nuk janë bërë ende anëtarë të plotë të NATO-s.

“Është krejtësisht e pakonceptueshme që Suedia do të ishte ekspozuar ndaj një kërcënimi pa reagimin e NATO-s,” tha Stoltenberg.

Siç e dini, Turqia e ka vënë veten në këmbët e pasme, veçanërisht kur vjen puna te Suedia.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö , të premten hapi derën për të hyrë pa Suedinë, nëse Turqia vazhdon të refuzojë ratifikimin e kërkesës suedeze.

Por kjo nuk do të ketë shumë rëndësi, sipas Stoltenberg, i cili është i bindur se të dy vendet përfundimisht do të bëhen anëtare.

“E rëndësishme është që të dy të bashkohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo se kjo ndodh domosdoshmërisht në të njëjtën kohë,” tha Stoltenberg, i cili e ngriti çështjen me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten.

“Varet nga Turqia që ata duan të ratifikojnë. Por vetë procesi i anëtarësimit i ka dhënë Suedisë siguri shumë më të madhe. Ata janë në një vend shumë më të mirë tani sesa përpara se të aplikojnë. Por unë jam i prirur t’i jap fund procesit,” tha shefi i NATO-s.

(NTB)

Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe 

0

Nga: Flamur Gashi, Tiranë

  • Shkruan: Ambasador, Flamur Gashi, drejtor për cështjet e rajonit dhe diaspores në Bordin e Këshillit të Ambasadorëve  shqiptarë 

Në kapërcyell të shekullit të kaluar, mërgata shqiptare ishte promotori i Lëvizjes Kombëtare, së pari i Rilindjes sonë Kombëtar,  e pastaj edhe i Pavarësisë së Shqipërisë së sotme zyrtare. 

Mërgata jonë e fillim shekulli të kaluar, janë në themelet e zhvillimeve kulturore dhe politike të kombit tonë, atëherë kur fatet e tij ishin në zgrip të ekzistencës. 

Nga takimi me Mërgatën shqiptare të Rumanisë dhe me ndihmën financiare të tyre, Ismail Qemaili shkoi në Vlorë dhe ngriti flamurin e Skënderbeut si dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Po aty u shkrua edhe “Himni i Flamurit” nga Asdreni. 

Mërgata shqiptare është në themelet e çdo vlere të lartë kombëtare që kemi sot, si në gjuhë, kulturë, arte, politikë dhe shtet-formim.  

Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, e kryesisht të mërgatës shqiptare në SHBA, sot fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe. 

Qe nga themelimi i Organizatës Pan-Shqiptare “VATRA” dhe gazetës “DIELLI” (e cila dje kishte 114 vjetorin e themelimit), e deri në ditët e sotme tëgazeta “ILLYRIA”, radiot dhe televizionet, si dhe mediat e tjera, shoqatat e organizatat shqiptare, klubet sportive dhe shkollat për mësimin e gjuhës shqipe, mërgata jonë në SHBA qëndron në ballë të lëvizjeve kombëtare. 

Mërgata jonë botoi librat, gazetat dhe revistat e para në gjuhën shqipe, shkroi librat e parë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, solli bandën e parë muzikore nga Amerika dhe krijoi grupin patriotik e kulturor “Lira” në Korçë, krijuan fondin e parë për shtetin e pavarur shqiptar, por ata erdhën dhe kapën armët në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. 

Shqiptarët e Amerikës, nëkëtë vend të madh të lirisë dhe demokracisë, që nga shqiptari i parë i cili u vendos  zyrtarisht në Shtete e Bashkuar të Amerikës në vitin 1889, Kolë (Nikola) Kristofori nga fshati Katund i Korçës, jo vetëm që u zhvilluan materialisht dhe ekonomikisht, por atau bënë qytetar të denjë amerikan me kontribute tëveçanta në të gjitha fushat e jetës. Ata morën pjesë edhe me armë në dorë në forcat ushtarake amerikane që nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Lufta në Vietnam, Irak, Afganistan dhe Siri, shumë prej tyre duke dhënë edhe jetën. 

Shqiptarët e Amerikës u bënë emra të shkuar në gazetari, art, kulturë, mjekësi, avokati, shkencë e sporte, kohëve të fundit po angazhohen çdo ditë e më shumë edhe në institucione dhe politiken amerikane si, nobelisti Ferid Murati, Sejfi Protopapa, Nexhmije Zajmi, Skender Xhilaga, Sami Repishti, Nikolla Cako, Bardhyl Tirana, Isuf Luzaj, Qemal Butka, Nexhat Peshkëpie, Arshi Pipa,Van Kristo, Villiam Gregori, Vëllezërit Belushi, Sten Dragoti, Pjeter Malota, Nikolla Pano, Peter Prifti, Bill Kovaç, Rose Dosti, Eliza Dushku, Emine Cunmulaj, Toni Dovolani, dr. Rifat Latifaj, Dr.Sylejman Çelaj, vëllezërit Ylli e Ylber Bajraktari,i mirënjohuri Fadil Berisha dhe shumë tëtjerë. 

Shtetet e Bashkuara tëAmerikës u bënë strehëpër patriotët shqiptarë të cilët përndiqeshin nga sistemi diktatorial komunist nëShqipëri dhe ai pushtues komunist në ish-Jugosllavi. Në SHBA gjetën strehë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike që nga Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Xhafer Deva, Ago Agaj, Luan Gashi, Rexhep Mitrovica, Vëllezërit Mulosmanaj, dr.Fuad Myftia, Xhemal Laçi, Jonuz Ndreu, Rasim Sina, Hysen Tërpreza, Ismet Berisha dhe shumë e shumë patriotë dhe veprimtarë të tjerë… 

Në SHBA gjithashtu u vendosën shumëpjesëtarë të familjevetë njohura dhe të dëshmuara patriotike që ishin në kundërshti me sistemet komuniste në Shqipëri dhe në trojet e tyre nën pushtimin ish-Jugosllav, si familjet: Ndreu, Balaj, Mirakaj, Kupi, Gjonmarkaj,Dine, Kaloshi, Perolli, Mulosmanaj, Biberaj, Zherka,Bajraktari, Berisha dhe familje të tjera patriotike të dëshmuara… 

Shqiptarët e Amerikës punuan natë e ditëpërrrëzimin e sistemit diktatorial dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe përLirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, mbrojtjen e të drejtave tëshqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre amtare nëMaqedoninë e Veriut, Medvegjë, Bujanovc, Preshevë e Mal të Zi,por edhe për tëdrejtën e kthimit të pronave tëshqiptarëve dhe shtetësinë e tyre nëÇamëri. 

Një kontribut tëveçantë në mbajtjen gjallë të frymës kombëtaredhe të mos asimilimit në kombe të tjera për shkak të fesë të njëjtë me to, në SHBA gjatëgjithë historisë sonë dhanë edhe komunitetet fetare që u organizuan nga mërgata jonë, si: 

Komuniteti Orthodoks Shqiptar me prijësit fetar që nga,At Fan Noli, At Vani Çani, At Stefan Lasko e deri të vëllezërit AtNikon dhe At Artur Liolini. 

Komuniteti Katolik Shqiptar me prijës fetar që nga Imzot Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita,Dom Pengë Ndrevashaj, Dom Anton Kçirae deri të prijësit e sotëm tëKishës Katolike Shqiptare kudo në Amerikë si, DomPjetër Popaj e të tjerë. 

Komuniteti Mysliman Shqiptar, që nga Salih efendi Myftiu,Rexhep Kumbarçe, Imam Isa Hoxha, Imam Vehbi Ismaili,e deri në ditët e sotme të Imam Tahir Kukaj dhe shumë drejtues tëtjerë fetar kudo në SHBA. 

Komuniteti Bektashi Shqiptar, me prijës fetar tëshquar si, Baba Rexhepi, Baba Arshiu e deri në ditët e sotme të Baba Eliton Pashaj. 

Të gjitha komunitetet fetare shqiptare në SHBA kishin në krye të tyre burra të zgjuar, besimtarë të denjë por edhe patriotë të vërtetë. 

Një rol tëveçantë në lidhjen shpirtërore dhe politike tëshqiptarëve në gadishullin Ilirik me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, ka luajtur ra dio“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, që nga themelimine deri me sot. 

Radio “Zëri i Amerikës” për shqiptarët kudo qëjetojnë në trojet e veta etnike, ishte zëri i shpresës dhe i lirisë, zëri i së vërtetës. Nuk mund të mos i përmendim disa nga emrat e shquar të gazetarisë të“Zërit tëAmerikës” që u bën pjesë eçdo familje shqiptare patriotike, që nga Nexhmije Zajmi, Elez Biberaj, Frank Shkreli,Shaqir Salihu, Isabela Çoçoli, Laura Kondo, dr.Faton Gashi, Idriz Lamaj, 

Ilir Ikonomi, Vehbi Bajrami e deri në ditët e sotme të Arben Xhixho, Mirela Milori, Klejda Kostreci dhe shumëtë tjerë. 

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe po luajnë në prezantimin e realitetit që po ndodh në trojet tona gazetarët Beqir Sina, Halil Mulaj, Dalip Greca, Muhamet Mjeku,Sylejman Gashi, Hys Shkreli, Ruben Avxhiu, Rafael Floqi,Sokol Pajadhe tëtjerë gazetarë të shumtë shqiptar në mediat në gjuhën shqipe dhe atë angleze, në dhjetëra gazeta online, portale, radio dhe televizione në gjuhën shqipe në të gjithë SHBA-në. 

Roli i Mërgatës Shqiptare në SHBA, në 100 vjet të Marrëdhënieve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe SHBA, por edhe në15 vite të Pavarësisë së Kosovës, ka shumë emra të përveçëm të cilëtme lidhjet e tyre personale krijuan miqësi të mëdha jo vetëmpër vete por  për tëmirën e kombit tonë në përgjithësi. 

Është rasti të përmendimdisa nga emrat e përveçëm me kontribute të mëdha në ketë drejtim, si: Fan Noli, Faik Konica, Antonio Athanasi e deri në ditët e sotme si, Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Elez Biberaj, Ekrem Bardha,arbëreshi Jozef Dioguardi, vëllezërit Osmani, vëllezërit Bytyqi,Rexhë Xhakli, Bruno Selimaj, Rrustem Geci, vëllezërit Gojçaj, Turhan Rusi me te bijtë (Sal, Ilirian, Benjamin), Ricard Lukaj, Bruno Ceka, Din Derti, Dino Hasanaj, Ramadan Gashi, Martin Shkreli, Ramiz Tafilaj, Skënder Perolli, Albert e Lui Fundo, Nazar Mehmeti, Ilir Zherka, Avni Mustafaj, Mark Gjonaj, Elmi Berisha,dhe shumë e shumë personalitete të cilët nuk po i përmendim të gjithë me emër, jo për shkak të rëndësisë së tyre, por për shkak të listës së gjatë të këtyre emravedhe të kohës së shkurtër në dispozicion. Të gjithë atakanë dhënë shumëpër demokratizimin e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si dhe lidhjet me kombin dhe shtetin amerikane. 

Një rol tëveçantë dhe të jashtëzakonshëm gjatë më shumë se një shekulli nëmarrëdhëniet shqiptaro-amerikane ka luajtur Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” dhe veteranët pa përjashtim, që nga themelimi i saj nga Fan Noli e Faik Konica me shokë, kryetari i përjetshëm i nderit Antonio Athanas, e kryetarët e “Vatrës”nëvazhdimësi deri të Agim Karagjozi, dr. Gjon Buçaje kryetari i saj aktual Elmi Brerisha. 

Për rolin e “Vatrës”, të gazetave “Dielli” e “Illyria”, si dhe tëLobit Shqiptaro-Amerikan,KëshillitKombëtar Shqiptaro-Amerikan, si dhe dhjetëra organizatave, shoqatave dhe mediave të tjera duhet të mbahet një simpozium i veçantë shkencor që të mund tështerohetpjesërisht kontributi i tyrenë SHBA,për çështjen kombëtare shqiptare. 

Pa kontributin e emrave dhe organizatave të sipërpërmendura, si dhe qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë të Amerikës, emrin shqiptar, Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk  do ta mësonin dhe nuk dotë ishin kaq të informuar dhetë interesuar dhe dashamirës për fatet e kombit tonë, që nga Presidenti Ëilson, senatoret dhe kongresment si, Bob Dole, Alfons D’Amato, Benjamin Gilman, Cak Shumer, Ted Kenedy, Eliot Engel e Tom Lantos, të dy Presidentet Bush, Presidentet Klinton e Baiden, sekretaret e shtetit Ollbrajt e Klinton,Gjenerali Klark, Ambasadoret Ëolker e Ëisner, e deri ne ditët e sotme të kongresmeni Torres. Si dhe shumë e shumë personalitete të tjera të rëndësishme të Kongresit, Senatit, Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit,dhe në të gjitha nivelet etjera të politikë bërjes,të sistemit të sigurisë dhe vendimmarrjes në SHBA. 

Rezolutat e shumta në Kongres dhe Senat, qëndrimet e Departamentit të Shtetit, qëndrimet dhe veprimet e Ambasadorëve, Kongresmeneve, Senatoreve, Sekretareve të Shtetit e deri të Presidenteve të SHBA. Vizitat e Kongresmenëve dhe Senatorëve në Kosovë të udhëhequr nga miku i madh i kombit tonë Robert Dole, vizita e Sekretarit të Shtetit Xheims Bejker, e deri tëvizita e Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Tirane, që solli lajmin e madh se më në fundështë koha që, Kosova të jetë shtet i pavarur(enough is enough), në themel e kanë kontributin e madh tëshqiptarëve tëAmerikës e në ballë të kësaj pune çdoherë ishtepatrioti i madh dhei dëshmuar nga Tupalla e Medvegjës, z. Xhim Xhema. 

Dëshmia më e freskët dhe kuptimplote e kontributit të mërgatës shqiptare të Amerikës për çështjen kombëtareështë pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftërat e fundit që ndodhën në trojet tona.Shqiptarët e Amerikës jo vetëm qëkontribuuanmaterialisht dhe financiarisht, por ata ishinpjesëmarrës aktiv në luftën e UCK-së me Batalioni “Atlantiku”, ku dhanë edhe dëshmorë si vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi. 

Siç nuk imagjinohej dot fati i kombit tonë në kapërcyell të shekullit të kaluar, atij XX-të, as sot nuk konceptohet e sotmja dhe e ardhmja jonë pa kontributin e mërgatës sonë kombëtare. 

Pa rolin parësor dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të kishim Shqipëri të pavarur, demokratizim të Shqipërisë në vitet ’90-të as anëtarësim në NATO, nuk do të kishim as çlirim dhe pavarësi të Kosovësdhe njohjen e saj nga shumica e shteteve të botës demokratike. Për të gjitha këto si djepër lidhjet e thella dhe miqësore me popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, thellësisht mirënjohës duhet ti jemi mërgatës sonë. 

Presidenti historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova thoshte: ”Shtëpia nuk mbahet pa miq…”.  

Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më së miri e kanë dëshmuar dhe vërtetuar më vepra ketë gjë.