Kreu Blog Faqe 1111

Gëzuar, Dardania ime!

0
Gani Qarri, Zvicër
  • Një URIM më ndryshe për Dardaninë tonë.  

Mjerisht, për fatin e pa sigurt, që kohët e fundit, është vënë në pikëpyetje të madhe, veçanërisht nga opozita renegate,edhe pa dëshirën time, më duhet ta përsërisë serish pyetjen e para katër viteve, se ne si popull, kemi më tepër arsye të qajmë apo festojmë për Kosovën edhe me rastin e 15 vjetorit të shtetësisë së brishtë të saj.   

Me gjithë atë dhe përkundër brengës së thellë për fatin tënd të rrezikuar më seriozisht se kurrë më parë, që nga shpallja e pavarësisë, i armatosur fort me shpresën e madhe në zemër, ende të pa shuar krejtësisht, se megjithatë, ky nuk do të jetë përvjetori yt i fundit, që ti-do festosh dhe figurosh edhe në të ardhmen, në hartën gjeografike e politike të shteteve të pavarura, e tërë dhe e pa ndarë, Kosova ime e dashur- Urime nga thellësia e zemrës 15 vjetorin e Pavarësisë tënde!   

Historia na mëson se edhe në vitet më të rënda për vendin dhe kombin tonë, ishim popull me fat të madh, pasi që Dardania jonë nxori edhe heronj si Isa Buletini,i cili qysh në vitin 1913 të shekullit të kaluar, para diplomatëve të Fuqive të Mëdha, kishte guximin të deklaronte me krenari: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”!   

E si për koincidencë, fatkeqësia jonë e madhe, aktualisht qëndron në faktin se 110 vite pas atyre ngjarjeve dramatike për Kosovën dhe mbarë kombin, tani Kosova nuk rrezikohet më vetëm nga ndërkombëtarët, por piksëpari nga tradhtitë e kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit jugokomunist Isa Mustafa, të cilët pa fije turpi, nënshkruan krijimin e ngrehinave kurrë të paqena serbosllave, në këto troje, si “zajednica” kundërkushtetuese serbe, duke shkelur rëndë kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.  

Madje sikur mos të mjaftonte vetëm kjo, Kosova tani rrezikohet më seriozisht se kurrë më parë edhe nga partitë e dyshimta opozitare dhe pasardhësit e Thaçit e të Mustafës, që me krejt elanin i janë bashkuar luftës së nisur nga Serbia, për bosnjëzimin dhe ndarjen e vendit tonë edhe ashtu shumë të vogël madje më i vogli në rajon, si hap paraprijës për ricopëtimin përfundimtar të Kosovës, dhe shuarjen e shtetësisë tonë.  

Parti që për më tepër se një shekull më vonë, dëshmojnë publikisht, se jo vetëm që mbeten të mbërthyera për fyti me shantazhe, apo edhe të blera nga Vuçiqi, por janë në gjendje ta shesin e zhbëjnë edhe shtetin tonë të pavarur, të arritur me aq shumë mund e vuajtje biblike dhe përpjekje shekullore të disa brezave, për të qenë në pushtet vetëm ato për vete duke rrezikuar edhe Republikën e Kosovës.   

Për aq më keq, avazi i tyre aventuresk për ndarjen dhe ricopëtimin e Republikës së Kosovës, ka marrë hov aq të pafrenueshëm, sa që mu në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë të lirë, kurdo që flitet për Kosovën, ato në tavolinë, mbajnë gjithmonë bosnjëzimin me “republika srpska” dhe gërshërët e ndarjes e riserbizimit të Kosovës me ngrehina të shpifura serbe, si opsion të parë, për të pasuar, vetëm pak kohë më vonë, me ndarjen e jashtme dhe shuarjen e shtetësisë tonë!   

Madje me aventurën vdekjeprurëse të opozitës renegate, për serbizimin e Kosovës, me bosnjëzim e “republika serbe” dhe vrasjen përfundimtare të kulturës, traditës, historisë dhe gjithë ekzistencës shekullore shqiptare shtetit të Kosovës, shkon aq larg sa që pas krijimit të “zajednicës”, të nënshkruar nga kuislingët Thaçi & Mustafa, në emër të planit franko-gjerman, serbizimi i tokave tona autoktone, do të AVANCOJË me eksterritorialitetin e kishave të serbizuara, akt pas të cilit, përveç kishave ortodokse “serbe” dhe xhamive turko-arabe, nuk do të ngelet më dukje as pamje e ekzistencës dhe vazhdimësisë shekullore të shqiptarizmës në këto troje.  

Kurse menjëherë pas krijimit të “zajednicës” kundërkushtetuese një etnike serbe dhe zyrtarizmit të eksterritorialitetit të kishave “serbe”, në mënyrë të pa shmangshme, do të kërkohet lidhja direkte, me rrugë të veçanta dhe hapësira të gjera tokësore e eksterritorialiteteve të kishave dhe komunave nën sundimin e “zajednicës”, akt që shtetin e sotëm të pavarur të Kosovës do ta kthente në një Enklavë, të Serbisë hegjemoniste të “pushtuar” nga shqiptarët, riokupimi i të cilës nga Serbia, do të ishte vetëm çështje kohe! 

Dhe përkundër faktit që edhe vet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Joe Biden në letrën e dërguar Aleksandër Vuçiqit, kërkonte eksplicit nga Serbia, njohjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran në tërësinë e saj territoriale,me kurorëzimin e marrëveshjes historike të pranimit të ndërsjellë të të dy vendeve, e cila do të vendoste paqen e përhershme në rajon, me tendencën e sëmur arriviste të opozitës së shitur për krijimin e “zajednicës”, dhe eksterritorialitetin e kishave “serbe”, që do të përfshinin hapësira tejet të mëdha të tokave tona, përveç figurimit në preambulën e kushtetutës së Serbisë, Kosova tanimë edhe ndërkombëtarisht, do të konsiderohej, madje në mënyrë zyrtare, si tokë serbe dhe as që do të parashtrohej më nevoja, për njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Serbia! 

Prandaj me gjithë dëshirën e madhe, që si në çdo përvjetor tjetër edhe në këtë vit, veçanërisht të frikshëm e të pasigurt, t`ia urojë vendit tim, ende të lirë dhe të tërë, 15 vjetorin e pavarësisë, frika nga aventurat tradhtare të kastës së kriminalizuar politike në opozitë dhe udhëheqësit e shitur e mafioz, të cilët e kanë sjellë gjendjen deri në atë shkallë, sa që ne si qytetarë që vërtetë e duam me gjithë zemër pavarësinë dhe shtetin tonë të lirë, nga rreziku real i ndarjes dhe bosnjëzimit, me të cilën opozita e tërbuar kuislinge, pareshtur, po na rri mbi krye, të mos dimë më, nëse më parë, po detyrohemi të qajmë, apo të marrim guximin të festojmë në këtë ditë të shënuar e të shumëpritur, madje të ëndërruar tepër gjatë për Kosovën tonë shtet të lirë e të pavarur!  

Kështu që, në vend të urimit vetëm për pavarësinë, me rastin e 15 vjetorit të Kosovës shtet, kërkojë eksplicit nga kryeministri AlbinKurti, që para se ta pranojë birësimin e kopilit të opozitës si “zajednica”, të lindur kundërligjshëm dhe lënë qëllimshëm në derë të Kosovës,për dëmtimin e saj maksimal nga binomi Thaçi & Mustafa, si problem të pariparueshëm të kthyer tanimë edhe në imponim “ndërkombëtar”, në rastin më të keq, të pamundësisë për rrugëdalje, me reciprocitet të plotë, për minoritetet analoge, në të dy vendet, të jap dorëheqje të parevokueshme dhe nga opozita, bashkë me popullin e Kosovës, ta luftojë nga rruga dhe sheshet e gjithë vendit, krijimin e “zajednicës”, idealit të PDK-së dhe LDK-së, kësaj katrahure të pashembullt të tradhtisë kuislinge, në mënyrë që të shpëtohet shteti ynë i vogël, avancohet pavarësia e vendit tonë dhe të vazhdojë shtetësia e Republikës së Kosovës me hapa më të sigurt, drejtë integrimit me të drejta të plota, si shtet i pavarur në  të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe OKB!      

Ndërsa Dardanisë time të dashur, me gjithë brengën e thellë mbarëpopullore për fatin e rëndë që e ka pllakosur nga pasojat e tradhtive të kuislingve shqipfolës, me shpresën e pashuar, se ky nuk do të jetë përvjetori yt i fundit, si e tërë dhe e pa ndarë, ty dhe gjithë qytetarëve të shtetit tim, ju urojë nga thellësia e zemrës Pavarësinë! 

Për përvjetorin e vdekjes së Dritëro Agollit e të Idriz Ajetit   

Sinan Kastrati, Suedi

Më 3 shkurt `23 kisha mendua ta kujtoj me pakë fjalë Dritëro Agollin, poetin e madh të Letërsisë së Sotme Shqipe (të viteve 1970-1980). 

Por koha po ec e bota rrotë nuk po ndalet.  

Sot është 17 shkurti, dita kur u shpllall shtet Kosova 

Dritëron e njoha si poet dhe u takova në Fier e Pishtinë, më 1970 dhe 1980. Ishte i thjeshtë, i dashur e popullor. Nuk mund te mos qeshje e ta mbaje me të duart barkun kur fliste Agolli. 

Me të vërtetë kur fliste Dritëroi më dukej se po flista me fshatarët, bujqir e barinjët e Turjakës e të Panorcit, me Man Halilin, Hysen Dergutin, Amrush Halililin e Murat Musën e Bajram Ramadanin, Din Haxhiun, Asman Cufën, Reshit Imerin e Shaqë Tushën. 

Dhe s`kam se si ta harroj Dritëroin sepse sa herë që doja që doja bija të fle, lexoja nga 2 e 3 nga vjershat e poemat e Dritëroit, Kadaresë dhe në të njëjtën kohë dëgjoja një këngë trimërie nga Salih e Feriz Krasniqi që mendoj unë nuk ia l`shonin vendin Agollit, për këndim, për dashurinë nda atdheut, nënes, motrës e gruas.  

Dhe kush e dinte që Dritëron do ta shihja për herë të fundit në Prishtinë në vjeshtën e vitit 1980, në Hotelin me 5 yje, në Grand, në Prishtinë. 

Erdha nga Panorci, katund që i ngjan shumë krahisnës së Devollit të Agollit, aty ku punoja si mësues Letërsie e Gjuhe Shqipe me klasët e larta. 

Erdha në kryeqytet (në Prishtinë) me çizmet *) me baltë Panorci.  Dhe kur hyra në hotel, që shkëlqente, i vetmi unë isha me çizme dhe i vetmi unë unë i kisha çizmet me baltë. I ngjaja më shumë ”Partizanit Meke” se sa një mësuesi. 

Por nuk ishte e lehtë të hyje në Grand sepse ishte fati keq që po at ditë që kishte ardhur Agolli, Kolë Jakova, Elena Kadare, të nesërmen në Prishtinë luhej një ndeshje futbolli në mes të ish reprezentacionit të ish Jugosllavisë dhe Kosovës, një ndeshje miqësore. Para dyerve të ”Grandit” kishin ardhur shumë të reja e të rinj shqiptarë (ndoshta edhe serbë e të tjerë) të takoheshin me futbollistët jugosllavë. Policia nuk lente njeri me hyrë në hotel, ngase kishte shumë futbollistë të njohur e shumë vajza bukuroshe kishin dëshirë ti shihnin e ndoshta edhe të … flisnin e të ”flenin” me ata. 

Edhe unë doja të hyja në hotel por jo ti takoja futbollistët por petin e ”Nënes Shqipëri”, poetin e poemës së heronjëve të Vigut, të Veriut, bacës Kolë. 

-Ku po shkon, më pyetën policët dhe më ndalën. 

-Dua ta takoj Dritëroin *) gjegja unë. 

U ula në mes tyre dhe fillova edhe unë të flas, për punën si mësues dhe trastën me baltën e Devollit e lloç-in *), baltën e Panorcit.  

Për Dritëro Agollin janë shkruajtur me mijëra shkrime, studime kritike e me e qindra okumentarë në në radio e televizion. 

Edhe unë kam folur disa herë në orët e mësimit për Dritëron e kam shkruajtur, 2 shkrime, kujtime për Dritëroin në faqen e Kulturë, në Bota Sot:  

“Vdiq poeti i poemës ”Nënë Shqipëri” 

Sinan KastratiNGA SINAN KASTRATI MË 3 SHKURT 2017 NË ORA: 21:03 

https://www.botasot.info/kultura/649877/vdiq-poeti-i-poemes-nene-shqiperi/  

“Dritëro, Lamtumirë, Dritëro Agolli!” 

Sinan Kastrati NGA SINAN KASTRATI MË 5 SHKURT 2017 NË ORA: 13:31 

https://www.botasot.info/kultura/650529/dritero-lamtumire-dritero-agolli/  

E takova edhe Ismail Kadarenë dhe Shqfqet Musaraj-n në shtëpinë e shkrimtarëve në Tiranë, në Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA)*). 

Ismaili ishte qytetar, poet qyteti dhe si ”gjeneral i letërsisë”, pa keqkuptim e them, ishte prepotent*), mendjemadh *), ndryshe nga Agolli që ishte fshatar i thjeshtë, bujk, bari e plak që fliste për plakun e pleqtë, për qenin, pelen e mazin (mëz-in). 

Para se të vdiste profesor Ajeti, një miku im, Xhafer Leci më luti që të takohemi në Prishtinë e të shkojmë te profesori por unë munda ta shkoj. Megjithate, Xhaferin e falenderova dhe i shkruajta disa fjalë për profesorin. 

Për profesor Idriz Ajetin paska shkruajtur edhe nipi im, Fatmir Bajra. Fatmiri është djalë i mirë, jo pse është nip imi por pse është nxënës besnik i ”akademik” Isa Mustafës. 

Ngutet Fatmiri. 

Për profesor Ajetin nipi im, Fatmiri paska shkruar bukur shumë sa njjeherë mendova se mos nipi jem paska qenë moshatar e bashkëpuntor i profesor Ajetit: ”Profesor akademik, DRIZ AJETI, gojëtar i shquar i gjuhës shqipe, studius unik i letersisë, shqipërues i spikatur i gjuhës amëtare-shqipe dhe Baba i albanologjisë n’trojet etnike n’ish Jugosllavi, me thekes të veqantë; në Dardaninë antike-Kosovë !” 

Ndahet nga jeta akademik Idriz Ajeti - Telegrafi

*) Profesor Idriz Ajeti 

Profesor Idriz Ajeti lindi në Tupallë, komuna e Medvegjës me 26 qershor 1917 dhe vdiq më 13 shkurt 2019 në Prishtinë, kur i mbushi plot 101 vjet. 

*) ÇIZME f. kryes. 

  1. Këpucë prej lëkure ose prej gome me qafa të gjata, zakonisht deri afër gjurit.

Çizme burrash (grash, fëmijësh). Çizme oficerësh. Çizme gjahu. Çizme gome (lëkure). Qafat e çizmeve. Mbath (vë, heq) çizmet.   

*) LLOÇ m. 

  1. Baltë e qullët dhe e hollë, llucë; borë e shkelur dhe e përzier me baltë. Ra në lloç. Ecnin nëpër lloç. U bë vendi lloç.
  2. shih LLAÇ,~I I.
  3. si mb. ~, ~E. I pjekur shumë, i s’qullët; i ndulkët. Dardhë (mollë) lloçe.

* E bëri lloç shih te BËJ. 

*) Dritëroi dhe drejtori 

Unë mendoj se policët menduan se dua ta takoj Drejtorin e Hotelit dhe më lëshuan të hyje 

*) Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve 

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) është organizatë jofitimprurëse e krijuar nga një grup shkrimtarësh e artistësh shqiptarë për të propaganduar krijimtarinë letrare e artistike të autorëve shqiptarë, për të vlerësuar e rivlerësuar veprat më të mira të letërsisë, muzikës, pikturës e skulpturës shqiptare, vlerat tradicionale dhe ato bashkëkohore, dhe për të nxitur krijimtarinë e talenteve të reja. LSHA mbron dhe nxit tendencat më të mira të zhvillimeve të letërsisë dhe artit në shërbim të shoqërisë e kombit shqiptar, sipas modeleve më të mira të vlerave letrare e artistike të kombeve të qytetëruara. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Shkrimtar%C3%ABve_dhe_Artist%C3%ABve 

*) PREPOTENT mb. libr. keq. 

Që përdor forcën për të detyruar ose për të shtrënguar një tjetër të bëjë ashtu si thotë ai; që shpërdoron pushtetin për të bërë ashtu siç do ai, pa marrë mendimin e të tjerëve; që e quan veten më të fuqishëm e më të pushtetshëm se të tjerët; mujshar; që është karakteristik për një njeri të tillë. Nëpunës prepotent. Sjellje prepotente. Veprim prepotent. 

Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qëndrim (përgjigje) prej prepotenti. 

*) MENDJEMADH mb. 

  1. Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja kush e di se ç’është, që shet mend, kryelartë. Artist mendjemadh. Intelektual mendjemadh. Zonjë mendjemadhe. Është pak mendjemadh.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qëndrim prej mendjemadhi.

MENDJEMADHËSI f. 

Të qenët mendjemadh; qëndrim e sjellje prej mendjemadhi. Shenja (shfaqje) mendjemadhësie. Flet me mendjemadhësi. E keqja nuk vjen nga urtësia, po nga mendjemadhësia. fj. u.  

Vazhdon   

Malmö, 17 shkurt 2023 

Sinan.kastrati@hotmail.com 

Kosova 15 vjet shtet, me Axhendë Shtetërore festohet Dita e Pavarësisë

 Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

  • Në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës uroi Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj 

Kosova  me Axhendë Shtetërore feston  sot Ditën e Pavarësisë së shpallur para 15 viteve në 17 Shkurtin historik 2008,   pas Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Pavarësia jonë është rezultat i historisë shekullore të Kosovës, si vend ku gjithmonë kanë jetuar krah për krah me shumicën shqiptare dhe në bashkëpunim me të, komunitete të feve dhe gjuhëve të ndryshme”, tha Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë, me të cilën nisi sot axhenda shtetërore që vazhdon edhe me shumë veprimtari, përfshirë  Seancën solemne të Kuvendit, ku sapo foli-uroi edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, uroi ai.

 “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë Kryeministri Hashim Thaçi, të dielën e 17 Shkurtit 2008 – të para 15 viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.

Forhåndsvisning av bilde

     Pak para kësaj ore, parase 109 deputetë të pranishëm në Kuvend të votonin në unanimitet shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu në zyrën  e tij, ku na priti në atmosferë feste e përzemërsie drejtorin e përgjithshëm të  Agjencisë Telegrafike Shqiptare Artur Kopani dhe mua korrespondentin në Kosovë të kësaj Agjencie Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, në intervistën ekskluzive deklaronte se “ne nuk kemi frikë nga e ardhmja” dhe se “nga kjo ditë do të jetë një Kosovë e bekuar”…

17 Shkurti 2008 i Pavarësisë së Kosovës, dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, e vlerësuar kështu në faqen e parë të botimit të jashtëzakonshëm festiv të gazetës historike Rilindja, në festën e madhe të gjithë shqiptarëve u përmbyll me fishekzjarret më të shumta e më të shkëlqyera që janë parë ndonjëherë mbi Prishtinë, kryeqytetin e shtetit të ri evropian, të saposhpallur.

Kosova deri tani është njohur nga 117 shtete, ndërsa njohjet e para iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Forhåndsvisning av bilde

Dy ditë para se të mbusheshin katër muaj pas 17 Shkurtit të shpalljes së Pavarësisë, në 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar në Kuvend në 9 Prill, dhe që në nenin 1 përcaktonte se,“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Flamuri shtetëror i Kosovës ishte shpalosur që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit, i cili në një seancë të veçantë në 11 Qershor 2008 miratoi edhe Himnin Shtetëror të Kosovës.

Gjatë 15 viteve, Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mëse 90 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur mëse 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

Vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë ishin 2010-ta, 2012-ta, së bashku 2015-ta e 2016-ta dhe 2018-ta.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Forhåndsvisning av bilde

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e veçantë të datës 23 Korrik 2010 ka miratuar solemnisht një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte filluar të shqyrtojë legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një kërkesë të Serbisë në Tetor të vitit 2008.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetjetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për Pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së – kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2012 Kosova përmbylli fazën e Pavarësisë me Mbikëqyrje Ndërkombëtare dhe hyri në një fazë te re të perspektivës euroatlantike. Në 7 Shtator Kuvendi kosovar miratoi amendamentet në Kushtetutë, të propozuara nga qeveria, që kishin të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës.

Në 10 Shtator Grupi Drejtues Ndërkombëtar deklaroi përfundimin e mbikëqyrjes së Kosovës. “Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Më herët, në 2 Korrik 2012 është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtarë për përmbyllje të Pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”.

Forhåndsvisning av bilde

Në vitin 2016, në 1 Prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, e nënshkruar në 27 Tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 Nëntor. Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian është miratuar në 10 Mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 Maj 2016…

 Në 2018-tën Kosova u bë me ushtri dhe kjo ishte edhe ngjarje viti dhe shumë e rëndëishme e shtetit të pavarur gjatë 15 viteve. Pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Ushtri është miratuar me unanimitet në shqyrtim të dytë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës 120 anëtarsh me 107 deputetë në sallë në seancën e 14 Dhjetorit 2018.

Forhåndsvisning av bilde

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008, Forca e Sigurisë së Kosovës është aktivizuar nga Janari 2009, kur u deaktivizuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat lindën nga transformimi i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lujtën rolin e tyre shumë të rëndësishëm në nëntë vitet e pas luftës së përfunduar në Qershorin 1999.

E ngjarja e vitit 2022  e Kosovës ishte kjo: Në 15 Dhjetor, Kryeministri Albin Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Pragë, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë në Prishtinë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

E në prag të Vitit të Ri  2023 Qeveria kosovare në mbledhjen e 112-të ka themeluar Këshillin Shtetëror Organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Në 2023-tën festohet edhe 24 vjetori i  Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 kur nisi të hyjnë në Kosovë  NATO – forca ushtarake më e madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, rreth 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër 1 milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë…

Kosovës i vinte era tokë e djegur, forcat serbe ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës (qytet në Maqedoni i banuar edhe me shqiptarë), ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhërin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të forcës paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s – KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian. Gjenerali britanik Michael Jackson ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.

GAZETA RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI

 Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha,  për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.Subject: Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës për 15-vjetorin e PavarësisëTo:

Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë                                                                               

Prishtinë, 17 shkurt 2023                                                                                               

Të nderuar zëvendëskryeministra Bislimi, Gërvalla-Schwarz dhe Rexhepi,

Të nderuar ministre e ministra të pavarësisë sonë pesëmbëdhjetë vjeçare,

Të nderuar punonjës të kryeministrisë,

Të nderuara medie,

Të dashur qytetarë, 

Mirëmëngjesi e mirëseerdhët në këtë mbledhje të Qeverisë e cila është e veçantë, sepse shënon hapjen e kësaj dite festive. Simbolikisht kemi zgjedhur të hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje, sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna e festa për Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë. Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës. Jo përmes rrugëve të shkurtra që premtohen nga njerëz joseriozë, por vetëm përmes punës dhe sakrificës, e cila i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës, gratë e burrat që punojnë përditë për veten e tyre, për familjet e tyre, për shoqërinë tonë, për ekonominë tonë. Ata punojnë këtu, por shpesh punojnë edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. E në këtë festë të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, duhet t’ia përkujtojmë vetes e njëri-tjetrit se detyra jonë kryesore është që, kur të vijë njëzet vjetori, të jenë shtuar e shumëfishuar arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin edhe Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë e për një jetë të mirë. 

Të dashur qytetarë, që po na ndiqni përmes mjeteve të komunikimit publik, kjo është festa juaj. Kosova është një shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani, vetëm si meritë e juaja. Jeni ju ata që nuk keni lejuar dhe nuk do të lejoni që në Kosovë të mbetet i padënuar abuzimi me pushtetin. Prandaj jeni ju që e meritoni urimin dhe njëkohësisht falënderimin më të përzemërt për 15 vjetorin e kësaj demokracie. Nëse në vendet e tjera institucionet japin model, dhe qytetarët përpiqen ta ndjekin atë model, te Kosova jonë modelin e japin qytetarët, dhe ne institucionet jemi ato që duhet të bëjmë përpjekje për të ecur pas tyre. 

Pavarësia jonë është rezultat i historisë shekullore të Kosovës, si vend ku gjithmonë kanë jetuar krah për krah me shumicën shqiptare dhe në bashkëpunim me të, komunitete të feve dhe gjuhëve të ndryshme. 

Ne e dimë mirë ç’është bashkëjetesa, madje kemi histori të gjatë bashkëjetese të suksesshme – të cilën e kanë dëmtuar vetëm ata që dëshirojnë të dominojnë, të sundojnë, t’i mbivendosen vullnetit të shumicës për pavarësi. Sot në këtë pesëmbëdhjetë vjetor të pavarësisë është vendi të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë – dhe e kemi fjalën për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel, si këtu te ne. Na përket neve të kujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet, me formula eksperimentuese të cilat kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira. 

Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar, 

Në këtë festë të pavarësisë nuk më takon të jem i ashpër me juve. Ka boll ditë të tjera të vitit, kur do të mund të zhvillojmë aktivitetin tonë të përditshëm që përfshin edhe punën edhe nxitjen, edhe kritikën edhe vetëkritikën, natyrisht edhe mbajtjen e përgjegjësisë, sepse të qenit anëtar i një qeverie do të thotë mbi të gjithat, marrjen përsipër të përgjegjësive. Meritat, siç e thashë më parë, në radhë të parë i përkasin qytetarëve tanë, punëtorëve, studentëve, biznesmenëve, njerëzve të zanateve të ndryshme, të kulturës, të sportit, të cilët me kontributin e tyre të përditshëm e bëjnë Kosovën kjo që është, një vend në përmirësim të vazhdueshëm. 

Te përgjegjësitë tona duhen dalluar dy sosh. E para, të kemi parasysh gjithnjë trashëgiminë tonë, amanetet e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e djersën për lirinë e Kosovës edhe pse nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona, të nderuar ministra, zëvendëskryeministra, duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm, sepse nuk erdhëm ne këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë së vet. Shekuj dhimbjesh, që sot të kemi këtë gëzim.

E dyta, duhet të kemi gjithnjë parasysh të rinjtë, fëmijët e edhe ata të cilët nuk kanë lindur ende, e të cilëve ne duhet t’u lëmë patjetër një Kosovë më të mirë se sa ajo që e kemi gjetur. Mjedisin duhet t’ua lëmë më të pastër e më të gjelbër nga ai që gjetëm, ekonominë më të pasur e më të drejtë, drejtësinë më funksionale, infrastrukturën më moderne, shëndetësinë më të pajisur dhe arsimin më të fortë. Një Kosovë ku udhëheq ligji, e jo njeriu, një Kosovë me rend për qytetarët e me ndëshkim për kriminelët. Këto ishin ambiciet tona në fillim, por këto duhet të jenë ambiciet tona përditë. 

Nuk dëshiroj ta zgjas shumë sot, sepse na pret një ditë e gjatë, plot ceremoni e festa, patjetër edhe fjalime. Dëshiroj ta përmbyll këtë fjalë timen me tre citime nga tre personalitete të historisë sonë: 

Shotë Galica thoshte “Një jetë pa dije është si një luftë pa armë”. Detyra juaj është që Kosovën të mos e lini pa njërën e as pa tjetrën. 

Tringë Smajli thoshte “Mos ia drejtoni armët njëri-tjetrit, por vetëm armikut të përbashkët”. Mbajeni parasysh këtë përditë, që të mos e ngatërrojmë debatin tonë të brendshëm e demokratik, me polarizimet e përçarjet armiqësore me njëri-tjetrin. 

E së fundmi, mos e harroni që Nëna Terezë thoshte “Paqja fillon me një buzëqeshje”. Le të jemi ne ata që buzëqeshim, e që mbajmë të hapur derën e bashkëbisedimit. Kosova është projekt i paqes, kontribuese në paqe, dhe garanci për paqe. Në këtë kohë kur lufta e preku kontinentin tonë, Kosova e cila sot feston pesëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë, e ka treguar se pa asnjë interes vetjak, i mbështet vendet që dëshirojnë paqe e liri përkundër pushtuesve. Kjo gjithashtu duhet të na bëjë krenarë të gjithëve e secilit.

Edhe një herë të nderuar kolegë: Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës! I falënderohemi të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirimin e vendit e për shpalljen e pavarësisë.

Republikë për pesëmbëdhjetë vjet, Republikë Përjetë!

Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës 1918 – 1941

Akademik  Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Me rastin e 15 vjetorit pavarësisë Republikës Kosovës 

Shiptarët e robërur nën Mbretërinë Jugosllave nga viti 1918 do të kërkojnë liri njerëzore, siguri ncionale dhe prosperitet historik. E kundërta, pushteti xhakatar do të vëndosë represion, pasiguri, të cilat si pasojë viset e Kosovës dhe pjes peredimore e ish Vilajetit Manastirit e kishin varfërinë më të egër në Evropë. Roka e kësaj treve është më e pasura n` Evropë, por tragjedia më e madhe ishte se konideroheshin popullsi e religjionit musliman, në Evropën e krishterë. 

Rreshtimi politik ndërkombëtar 1878-1918 ishte: anti islam, anti turk dhe pro ortodoks. Ndërsa gjatë viteve rreshtimi politik më 1918-1941,i përcaktuar në Versaj, ishte formula 1+1+1 (anti Gjerman;anti Kominternë; pro Vatikanit). 

Pas mbarimit të Luftës Parë Botërore në Ballkan, do të krijohen rrethana të reja politike dhe shtetërore. Kështu, pas shumë debateve politike në mes politikanëve sllavë të Ballkanit, me përjashtim të bullgarëve, më 1 dhjetor 1918, do të themelohet Mbretëria Serbo Kroato Sllovene (SKS). Kjo mbretëri do të drejtohet nga Dinastia serbiane e Karagjorgjeviqëve, sepse e kishte fituar Luftën e Parë dhe të dytë ballkanike. Ndërsa, fati i atyre viseve shqiptare që i kishin okupuar shteti i Serbisë dhe Malit të Zi gjatë Luftës ballkanike (1912), vetëm sa do të përkeqësohet. Kosova me me popullsi shumicë apsolute shqiptare, me asnjë normë kushtetuese nuk do të pranohet si njësi e veçnatë teritoriale administrative e lere ma t` i takojë Shqipërisë si aspironte populli 1918-1941. Përkundrazi, shqiptarët do të mbesin pa kurrfarë të drejtash elementare. Nuk do të tarjtohet as si pakicë kombëtare. E vërteta, ekzistenca fizike e Kosovës është ruajtur vetëm në saje të prezencës autoktone të popullsië shqiptare që arrinte në një përqindje nga 75-86%. 1. (1. Dr Bogdan Krizman, Vanjska politika jugosllovenske drzave 1918-1941, Zagreb 1975, f. 10; DASIP.B. Senzhermenski Ugovor o zastiti nacionalnih namnjina ,Versaj, 10 septeambar 1919.Në nenin 9 të Konventës Senzhermenit thuhet: “Parimet e kësaj Konvente muk do të vlejnë për ato teritore të ndara për Serbinë ose shtetin SKS pas 1 janarit 1913.”). 

 Në bazë të kësaj Konvente Kosova dhe Maqedonia (popujtë e tyre jo serbian, do të mbesin në pozitë koloniale, pa të drejta të pakicave siç fituan hungarezët dhe gjermanët, italianët në Vojvpdinë e Kroaci,të cilët Serbia i okupoi më 1918.Lidhur me këtë pozitë për shqiptarët e coptuar do të thuhet: “ Në asnjë vend, me interesat e asnjë populli, nuk është bërë tregti e verbërt në Konferencën e Paqës (Versaj), pas Luftës Parë Botërore, si është rasti me popullin shqiptar. 2. (2. Srbija i Albanci-pregled politike Srbije prema Albancima od 1913-1945, K. II, Ljubljana 1989, f. 11; Stephen Schwartz, Kosova, prejardhja e një lufte,Prishtinë 2006. f. 67, “Azem Bejta bashkëpunonte me sërbet vendas kundër armatës austriake. Dy vllazënit e Azem Bejtës qenë ekzekutue prej austriakëve”; Dr. Liman Rushiti, Lëvizja kaçake 1918-1928, Prishtinë 1981, f.20 dhe f. 22”Azem Bejta në fillimtë vitit 1918 do t` i zë rob afro 1200-2000 ushtarë austrohungarez dhe të gjithë do t` ia dorëzon Kosota Peçancit”. Qysh më 1919 në Kosovë plasi kryengritja kundër okupimit serbian. Për një kohë shumë të shkurtër nepër male në frontet e luftës do të gjinden afro 10 000 kryengritës, që i drejtonte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Vetëm në Krahinën e Llapit do të veprojnë mbi 2000 kryengritës. Ushtria serbe e drejtuar nga Radovan Radoviqi do t` i bombardoi 14 fshatra të Llapit, duke e rrënuar në tërësi fshatin Prapashticë dhe duke lënë me mija të vrarë. 3.(3.S. Schwartz, Kosova, Prishtinë 2006. F. 76.). 

 Kjo luftë çlirimtare, do ta vejë Kosovën në të gjitha faqet e para të gazetave evropiane. Sidomos, ndaj Kosovës do të marrin qëndrim negativ edhe shtetet që e humbën luftën, në rend të parë Austria. Por kundër çdo të drejte shiptare (sodomos ndaj Kosovës që po quhej nga sllavët “Irlnd jonë”, në Versaj do të shquhet diplomcia e Farncë që ishte në taborrin e fitimatarëve. Lidhur me këtë,forcat e armatosura (policia, ushtria, njësitet terroriste jugosllavo-serbiane) të M. SKS, për t` i vënë në kryengritje edhe shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale dhe Shqipërisë Bregdetare më 1919/20 do të nderhyjnë ushtarakishtë në Shqipërinë e Mesme, me qëllim të ankornimit dhe okupimit të Durrësit, e për t vënë Kosovën në hie. Me që popullsia shqiptare e Shqipërisë Kontinantale, ishte në kryengritje, për ta lokalizuar dhunën me prapavi diplomatike, do të themlohet Zona Neutrale Junikut më 9 tetor 1920. Por, për fatin e kombit, më 17 dhjetor 1920 Shqipëria Bregdetare do të pranohet antare e Shoqatës së Kombeve me seli në Gjenevë. 3-a. (3-a. Histori  e popullit shiptar III, Tiranë 2007, f. 569; Srbija i Albanci, II, Ljubljana 1989, f. 12; Jovan Jovanoviq, Dipomataksa istorija Nove Evrope 1918-1938,I, Beograd 1938, f.80 dhe f. 466). Në sigurimine shqiptarëve dhe Kosovës në aspektin diplomatik do të ndikojë Marrëveshja me Italinë më 2 gusht 1920 dhe evakuimi i forcave italiane nga Vlora si dhe pranimi i pavarësisë së Shqipërisë, do të ndikojë te shiptrët e robëruar që të krijojnë një shpresë, fakt ky që shqiptarët e robëruar në Mbretërinë SKS i avansonte, se nuk janë të vetmuar.Në këto rrrethana fillon lufta e gjatë dhe e vështirë diplomatike e opinionit ndërkombëtar për ta faktorizuar “pakicën shqiptare” në Jugosllavi. Ky argument forcohej kur Shqipëria si shtet sovran, pranon mbrojtëjen e pakicave kombëtare brenda kufijëve të saj.Ky orientim i krijoi Shqipërisë kapital politik dhe diplomatik, për t` u përkujdesur njëhetit, për Shqipërinë Kontinentale (shqiptarët e mbetur jashtë kufijëve të pranuar ndërkombëtarisht). Lidhur me këtë, për pozitën e Shqiptarëve në Jugosllavi që identifikoheshin me teritorine ish Vilajetit Kosovës dhe më gjërë, në vitet e pas Luftës Botërore interesim do të shfaqin vetëm partitë e majta politike, por jo qeveritë respektive, sepse palgët e luftës në asnjë levë Paqa e Versajit (1919) nuk i kishte sheruar.Për ndryshe nuk ka asnjë argument se ndonjë shtet të ketë shfaqë interesim për pozitën kolonale të shqiptarëve të Kosovës nën Mbretërinë  SKS.4. (4. Treça Internacionala, stav o nacionalnom pitanju, KPJ, Nacionalno pitanje u Jugoslaviji 1924-1928, dokument  në: KPJ 1919–1941,Konferencija e Kongresi, Beograd 1949, f- Treça Konfrencija KPJ; Çetvrti Kongres KPJ u Drezdenu 1928, Rezolucija o nacionalnom pitanju). 

Faktorizimi i Kosovës përmes luftës armatosur në opininin ndërkombëtar 

Kosova do të riokupohet gjatë tetorit të vitit 1918, nga njësitet e Aramtës Dytë serbiane e shoqëruar me një divizion i quajtur jugosllav.Këtë njësi do të komandohen kryesisht nga oficerët e lartë farncez. Lidhur me këtë, para se të hyjnë si okupatore në viset shqiptare (special në Kosovë), komnda ushtarake serbiane ua drejtoi shqiptarëve një proklamatë më 29 shtator 1918, duke ua përkujtuar krimet që ishin manifestuar më 1915, duke i ftuar që të ngritën në luftë kundër Bullgarëve , Gjermanëve dhe Austriaakëve;duke i ftuar që të qëndrojnë në shtëpitë  e tyre dhe prap do të “bëhemi në miqë të mirë”. Kuptohet se shqiptarët tani ishin ma të vetëdijsuar dhe ma të vëndosur se kurrë që mos ta pranojnë asnjë lloj pushteti të hauj, me përjashtim të pëushtetit të tyre në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Në këtë rreshtim i ftonte sidomos Komiteti Mbrojtja Koambpëtare e Kosovës, i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër. 5. (5. Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, Srbija 1918, Beograd, f. 183, ku theksohet se “shqiptarët e parë që u ngritën në armë ishin ata të trevës së Vushtrrisë, duke e cukatuar një kufi në lumin Sitnicë në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pastaj kryengritja anti serbe do të zgjërohet në Rugovë, Plavë, Gusi dhe sidomos në Llap, duke u imternacionalizur në shtypin e tërë Evropës, sidomos.). 

Gjatë nënorit  të vitit 1918 në Kosovë do të arrijnë përforcime të reja serbiane me qëllim që ta pacifikojnë popullsinë kryengritëse, e cila nuk pajtohej me okupimin. Orientimi anti okupues në dhejtor 1918 do t` i përfshijë të gjitha viset e riokupuara.Me këtë kryengritje do të faktorizohet Kosova sepse KMKK do ta drejtojë luftën me program, prej të cilit askush nuk mund të gjente ndonjë vrejtëje në aspektin e të drejtës ndërkombëtare për vetvendosje që po institucionlizohej për herë të parë.Faktori i dytë, ishte atmosfera që e vrejtën shumë korespodentë që ishin ardhur në Kosovë, të cilët do të shënojnë se ky popull nuk i sulmon serbianët vendas, por vetëm forcat e armatosura ushtarake dhe policore dhe kolonistët që ua grabisin pronat e tyre me shekuj. Faktori i tretë, që e bërë Kosovën çështje evropiane ishte themlimi i “Xhemjetit” “Bashkimit”, me seli në kryeqytetin e ish Vilajetit Kosovës, në Shkup më 17 dhejtor 1919. 6.(6. AQ i Shqipërisë, Fondi KMK.Dosja themelimi; “Le Matain” shkurt 1919-Fshtrat e Kosovës i ka mbuluar flaka dhe tymi sepse po digjen nga ushtrai me topa të kalibrit që hudhin xhyle shpërthyese baroti”.; AVIIB. P. 17. K. 95- Themelimi i Xhemjetit në Shkup më 17 XII 1919, Osnivaçki kongres.). 

Terrori shtetëror mbi shiptarë po përhapej si lajm kudo nepër Evropë, përmes shtypit socialdemokrat i cili alarmonte: “ Deri me tash mbi 90 fshatra janë diegë, ndërsa popullsia është masakruar.7. (7. Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres naturel, Apel aux Natons du Monde Civilise,Valone, 1921, f. 1-75-staistiakt e kriemve serbiane në Kosovë-Rugovë, Plavë, Gusi, Pejë, Gjakovë dhe në tërë Dukagjinin me  një përshkrim historik, i ribotuar në: H. Bajrami, Komiteti i Kosovës, Prishtinë 2008, botim i dokumentit fototip.). 

Prezantimi i fakteve dhe informimi i faktorit nderkombëtar për Kosovën 

Gazeta angleze “ Spektator” do ta botojë me 17 gusht 1919, lajmin se Mehmet Konica i kishte shkruar qeversië Brtanike se ushtria serbiane po sulmonte me intervale të ckatuara teritorin shqiptar duke u përpiekur që shfarosjen e popullsisë shqiptare ta realizojë sa më shpejtë. Sulmet serbiane po ndermirren nga Krahina e Dibrës dhe Shkodrës , ndërsa Shqipëria kontinetale është shndërruar në një krematorium. 8. (8. “Spektator” 19 gusht 1920, artikulli është i plsuar në CPB të Jugosllavisë, duke e quajtur me të drejtë Kosovën; “ Irlanda Jonë”). Në Arnautllëk pushkët nuk po ndalen. Krahina të tëra të banuara me Shqiptarë janë në lëvizje, që i ngjanë Lëvizjes në Iralndë, e cila po kërkon shkëputje nga zotërimi i Anglisë. Kështu populli jonë vazal po ngritet në kryengritje në mënyrë ballkanike sepse nuk duron dot pozitën koloniale. 9. (9. Radniçke Novine”  11VI 1920; Srbija i Albanci, II, Ljubljana, 1989. F. 17). Në vijim dokuemtet theksojnë se në Kosovë po digjen fshatra të tëra, po vriten njerëzit në masë. I tërë pushteti xhakatar serbian, shkruante shtypi i majtë, është versulë mbi shqiptarë. 10. (10. “R. Novine”:, Slozno po Aranutima, 3 X 1920; Pred novim pokoljem 19 VIII 1920; Zene, deca, izjuri napolje i onda zapali kuçu i sve u kuçi, a zhene i deca ostju bez hrane u polju, goli, gladni, bosi. Plaçka se vrsi u njaveçem stepenu uz arçun oficira; Odmah smo preduzeli napad, ne stedesi nikoga i nista. Zarobljenike smo odmah ubili, stoku odvedeli, sela palili redom , a na mnoga mesta ni zene ni deca nisu stedjena. Oni su begli ispred nas, vodeçi i porodice, rsturajuçi se po sumama, dok smo mi zapalili i ostavili da zagore do zemlje oko 190 sela-AJ.S.14.17 SEPTEMBR 1920; AJ.S. 14. K. 104-Depeshe s Kosova, 116 lajme seicila më trishtues se shoqja. Ambasadat e Francës, Anglisë, Italisë dhe Turqisë heshtin-shiqo: CPB në DSIP B, “Marambo” K. 118; Telegrame nga Atina dhe Wjena, nga Parisi dhe Gjeneva V-XII 1920). 

Opinioni ndërkombaëtar e kishte argumentin se si po sillet pushteti okupues serbian ndaj shqiptarëve, në përgjithësi. Por, që të përcaktohet për ndonjë përkufizim taritorialo-administrativ ku do të aplikohej ndonjë  e drejtë elementare nacionale, ao zonë neutrale, as që mendohej. Problemi shqiptar në mbretërinë serbiane, synohej të zgjidhej vetëm me mjetet ushtarake. Lidhur me këtë, qarçet jugosllave do të japin përgjegje në Versaj dhe Londër, se “sa i takon Kosovës, ajo çështje nuk ekziston, sepse së pari duhet themelohet kombi e pastaj vejn lira”. Në këmbimet diplomatike, shqiptarët e robëruar do të nominohen si “Arnautët tanë”, “Kush janë Arnautët”, “Kasaphanja shqiptare” e koncepte tjera parafashiste. Por një pyetje historike këtu mund të shtrohet: si u pranua Lufta për çlirimine Vlorës nga Iatlainët, ndërsa lufta në Kosovë që ishte më e fuqishme dhe me përmasa sa një Shqipëri Bregdetare “nuk pranohet”. Në këtë nye përgjigjen duhet gjetur në vendimine Kosoferencës së Londrës më 1913. 11. (11. AVIIB. P. 17. Kosovska diviziska Oblast”. K. 619-5-1-2. Pov. Nr. 3380; Pregled vojno teritorialne podele Treçe rmiske Oblasti, Kosovska Diviziska Oblast, k. 619-5-1-12; Arkivi i Parisit, Njësia Franceze në Kosovë, 1919-1920, Një pjesë jo  e vogël e oficerëve francezë, plus oficerët mercenar rus që ishin arratisur nga Rusia, mbeti apo erdhi në Kosovën kryengritëse si mecenarë. Këtyre iu bashkuan edhe mercenarët rus dhe bjellorus që ishin debuar prej andej. Kjo shtresë  e oficerëve do të sillet me metoda xhelkatësh ndaj Rugovës, Plavës dhe Gucisë; Pas një kohe këto forca mercenare do të trasferohet si vrastar profesional edhe në Drenicë dhe Llap për ta shtypur çdo ndienjë kombëtare shqiptare. Instruksionet i merrnin nga oficerët serbianë, nders profesionalisht kjo forcë ishte e aftë të kryej krime pa asnjë hezitim, sepse si vrojtues ishin edhe ca oficerë të lartë francezë). 

Ndërkombëtarizimi i Çështjes Kosovës avansohet në proces midis dy luftërave botërore 

Opinioni ndërkombëtar, në kuadër të tij, e mjta politike serbiane kishin krijuar konceptin publik se okupimi jugosllav i viseve shiptare duhet të objektivizohet, në mënyrë që shqipatarët ta ndiejnë pavarësinë dhe ta kuptojnë lirinë e plotë nacionale. Në lidhje me këtë objektivitet, theksohet se edhe kombit shqiptar edhe popujve të Jugosllavisë dhe kudo çdo kombi në botë, i nevoitet paqa dhe liria e plotë.12.(12.Radniçke Novine”, 6 oktobar 1920: “ Do 1921 godine srpska, sada veç Jugoslovenska vojska nastavlja svoju “oslobodilaçku i kulturnu misiju iz koje su stajla zgarishta i leshevi”: “Istorija Jugoslavije, treçe izdanje, Beograd 1971, f. 359; D. Tucoviq, Sabrana dela, K. 8. F. 102; Dimitrije Bogdanoviq, Knjiga e Kosovu, cituar sipas” Srbija i Albanci, Ljubljana 1989, f. 43). 

Pozicionet që të sillet në shkallë terroriste ndaj shqiptarëve, Mbretria SKS (1918-1941) ia siguroi sistemi imperialist e Konferencës Versajit (1919), në rend të parë përmes Marrëvesjes Senzhermenit (10 shtaor 1919), me të cilën ky shtet arriti që teritoret dhe popujtë që i kishte okupuar para Luftës botërore, t` i pozicionojë jashtë ligjit. Këtë pozitë Jugosllavisë do të ia forcojnë me regji të Francës krijimi i Antantës Vogël (Jugosllavi-Çekosllovaki, më 14 VII 1920), Rumuni-Çekosllovaki (23 IV 1921) dhe Rumuni- Jugosllavi ( 7 VII 1921). Ky pakt kishte për qëllim së pari ta neutralizojë Austrinë dhe Gjermaninë nga ndikimi në Ballkan, sidomos në trojet shqiptare. Së dyti Antantën e trimëroi despotizmin serbian që të shfaqë aspirata për krijimin e shtetit homogjen dhe integral, duke e shpronësuar, shpërnguluar dhe shfarosur shqiptarët, sepse ishin populli i tretë për kah numri në shtetin e ri të sllavëve.13. (13. Mala enciklopedija prosvete, 2. Beograd, 1969, 20; AJ. S. 14. Uput za likvidaciju kaçaçkih bandi 1924; Dimitrije Bogdanoviq, Knjiga o Kosovu, Beograd 1984, f.267; Srbija i Albanci, Ljubljana 1989, f. 47/8). Lidhur me këtë faktori ndërkombëtar, sidomos në Evropë i dominuar nga Farnca do ta trimërojë Dinastinë serbiane që të përdorë metodat më barbare në Kosovë me qëllim që ta krijojë realitetin e Toplicës më 1878,që do të thot kriterium i krijimit të tokës së mbetur shkret dhe pastaj përmes kolonizimit të sllavëve dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Anadoll të krijohet realiteti i ri, për të cilin Fuqitë nuk do të reagojnë çkado që të ndodhë. Megjithë ketë, këtë dukuri do ta kritikojë me të gjitha mjetet shtypi i Kominternit dhe ai me ideologji majtiste në tërë Evropën. 14. (14. Srbija i Albanci, II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë, për pozitën e popujve të robëruar në Ballkan 1919-1924; “Ymanitai”, 18 tetor 1921; “Unita” 19 tetor 1921; DASIP B. D.N. u Zehnevi, 1922-1941, F. 16. Reagimet e Mitahat Frashërit, Rreagimet e Fan Nolit, Reagimet e Komitetit Kosovës në fregjishte. Përpiekja e Francës dhe Jugosllavisë që akuzat ndaj krimeve mbi shqiptar të realativizohen-aty.). 

 Një studim që është hulumtuar me dekada me titull “Death and exile,the Ethnic off Ottoman Mulims” (Spstrimi etnik i muslimnëve osmnë 1821-1922) të autorit Justin McCarthy,e që sjellë të dhën rrënqethse sidomos gjatë viteve 1912-1922 , duke argumentuar një katastrofë etnike , ka të bëjë kryesisht me fatin e shqiptarëve që i okupuan Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.Nga të dhënat që i sjell ky ator faktohet se në viset që u okupuan nga shtetet e theksuara jetonin 1 231 076  muslimanë, prej tyre afro 93% shqiptarë të dëbuar me 395 anije private evropiane në Anadoll. Këtë fakte deshmojnë se kush synonte “ambientalizimin” e “Naçertanisë”, “Megali Idesë” dhe programeve tjera parafashiste  të Alencës ballkanike.15 (15. Justin MacCarthy, Death and exil Etnic off Ottoman Mulimas 1821–1922, Tiranë, f. 195; Diplomatska prepiska Kraljevine Srbije, Dok. i botuar si fotokopje në”: Hakif Bajrami, Antimemorandum, Prishtinë 2004, f.VI). 

Opinioni francez për pasojat tragjike koloniale që krijoi Konferenca e Versajit, dhe Konferenca e Ambasdorëve në Londër dhe Lidhja e Kombeve me seli në Gjenevë, përmes gazetës Parisit “ Le Matain”  deshmon qartë se opinoni evropian e shiqonte çështjen e Kosovës dhe tragjedinë e shqiptarëve që ndodhte në te, si “një dukuri të natyrëshme dhe e drejtë e një shteti që synon shfarosjen e një pjese të një kombi pa asnjë hezitim”. Në dokumentet farnceze theksohet se një numër i madh muhaxherësh të ardhur nga Kosova (Jugosllavia) me qëllim që të vëndosen në Turqi, me që Angore nuk po i lejon, këta muhaxherë i vëndosi në Stamboll me ç` rast ua la në dispozicion disa anije të braktisura, për vendstrehim, dhe kur u mbaroi ushqimi ata filluan t` i hudhin fëmijët e mebtur asht e lëkurë në det. Për këtë tragjedi duhet të dridhet çdo zemër sepse e prek opinionin botëror dhe plotësisht është e arsyeshme që të mirret me këtë çështje. 16. (16. Le Matain, nëntorr 1924: DASIPB. Pasoshko odeljenje, Staistika isljenika u Tursku, oko treçina umiru na putu od glladi i infektivnih bolesti 1920–1924). Në vijim opinioni anglez mjaftohej vetëm me informatën se me mija shqiptarë të Kosovës janë detyruar nga terrori shtetëror serbian të stacionohen në rrugët e Bullgarisë dhe në fushën e Edrenës. Shumica po vdesin nga tifoja dhe smundjet tjera infektive. Por, askush nga Shoqata e Kombeve dhe Kqyqi i Kuq, nuk është i shqetësuar për këtë tragjedi popullore të popullit të ish Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manstirit. 17. (17. Arkivi i Londrës: Public Record Iffice, FO 371-8712-6846; KMKK dhe Shoqata “Deshira” e Sofjes më 1924, Reagim drejtuar Shoqatës Kombeve dhe Kryqit Kuq Ndërkombëtar, Kriminelët: Punisha Raçiqi në Dukagjin, Tom Popoviqi në Rrafshin e Kosovës, Mihajllo Ceroviqi me qendër në Mitrovicë e më vonë në Shkup, janë urdhërdhënsit e Nikolla Pashiqit për shpronsim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve-Lexo: “Rad” Beograd 1925). 

Opninoni publik me orientim të majtë i drejtuar nga Internacionala e Tretë (1919-1943), alarmonte më 1922 dhe në vijim, e sidomos më 1924 se për ta zgjidhur çështjen nacionale në Jugosllavi, ky shtet si krijesë e Versajit, duhet të shkatrrohet deri në themel përmes revolucionit punëtorëve dhe fashtarëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja shqiptare. 18. (18. AJ. Dokumente të Internacionalës Tretë, qëndrimi ndaj çështje nacionale 1923/4; Bedri Pejani, KMKK, Vetëdija e opinionit ndaj tragjedisë shqiptaare po rrumbullaksohet përmes fakteve, “La Federation Balquanique”-fotokopje). Lidhur me këtë, kur ishte në pyetje Kosova dhe çështja shqiptare në M. SKS, shtypi i majtë më 1925 shkruante se: “ Punisha Raçiqi, Tomë Popoviqi dhe Mihajllo Cerviqi, deri me tash e kishin dorën e mirë, Femarat shqiptare dhe fëmijët shqiptarë me sukses i kanë gri. Kanë dijtë që me nga një plumb t` i rendisin nga gjashtë. Në Kosovë dhe Dukagjin me sopatë kanë gri, dhe më parë ajo (sopata) do të topitej se sa këta të lodhën. Ai mjet dhe revolverët e tyre u kanë siellë fat, kanë arritur prona të mira dhe parashikimet e statistikave tona në Jug i kanë ndrruar në dobi të ortdoksisë. Këta kanë arritur që të japin para, që njerëzit të vriten, por edhe vet kanë vrarë dhe aty ku këta kanë pre e gri, aty ma bari nuk ka bi”. 19. (19. “Rad”,Llist za odbranu i organizaciju radnog naroda, nr. 64. Beograd, 5 VIII 1928; këtë qëndrim e shprehete me Rezolutë Konferenca e Parë e PKJ mabjtur në Vjnë në korrik 1922; Këtë qëndrim e frocoi Konferenca e Dytë e PKJ në Vjenë në maj 1923:Zemaljske Konferencije KPJ, Zagreb 1968, f. 499). Edhe Konferenca e Tretë e PKJ që u mbajtë ilegalishtë në Beograd në dhjetor 1923, i tërë materiali do t` i dërgohet për aprovim Internacionalës III-të ku theskohet se “opinoni botëror duhet të informohet me pozitën tragjike të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqednoni”. 20. (20. Istoriski Arhiv KPJ, Beograd 1949, f. 69; Materiale origjinale të siellura nga Moska më 1983 për Internacionalën e Tretë, botuar pastaj në 11 libra si material historik, pa cenzurë , Libri 1-6 dhe 6-11). 

Qëndrimi i pandryshuar ndaj Kosovës në opnionin Evropan dhe në Kominternë ndaj shqiptarëve, do ta ndryshojnë peticionet e Hasan Prishtinës më 1924, 1927, 1929 dhe 1931, derguar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Këto peticione do ta ndryshojnë pozicionin e interncionalizimit të çështjes Kosovës, që ta zë vendin që duhej ta kishte, së pakut në Evropë. Lidhur me këtë, qysh më 18 XII 1918 Hasan Prishtina i shkruante Presidentit të SHBA-ve V. Vilsonit, që të angazhohet në mbrojtje te të drejatave të Kombit Shqiptar në Konferencës e Paqës, që i filloi punimet më 18 janar 1919 në Versaj. Për të qenë informimi më i plotë Hasan Prishtina i drejtohet diplomatit shqiptar Sotir Koles, që ta prezantojë tërë gamën e mizorive serbinane në Krahinën e Kosovës, për të argumentuar se Kosova ka qenë shqiptare dhe duhet t` i takojë Shqipërisë. Në vijim, pas shumë peripetive, më 26 shtator 1924, Hasan Prishtina i deponon të gjitha format argumentuese të mizorive serbiane në viset e Shqipërisë Kontinentaale. Lidhur me Kosovën njohtohej opinioni ndërkombëtar se në ish Vilajtetet e Kosovës dhe të Manastirit, bandat politike jugosllave, kriminelët ushtrak dhe racistët diplomatik, po ushtrojnë dhunë të paparë ndaj shqiptarëve, duke ua grabitë edhe pllambën  e fundit të tokës, duke i detyruar të shpërngulen në Anadoll, krejtë me qëllim që ta realizojnë Programin e Toplicës  1878, për ta sllavizuar edhe Kosovën. 21. (21. AQSH i RPSH Fondi nr. 251, Dos. 9,f. 122-frengjisht; AQSH. Fo.54, D. 67/1, f. 168-frengjisht; Hasan Prishtina, Dokumente, Tiranë 1983, d. 121).  

Peticioni i Hasan Prishtinës i 10 janarit 1931, ku theksohet se mbi një milion shqiptarë të robëruar në Mbretërinë Jugosllave, nuk e kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre, do të shkaktojë termet në zyret e Shoqatës së Kombeve. 22.(22.Hasan Prishtina, përmbledhje dokumentesh, Tiranë 1983, d. 139). 

 Faktet që i prezantonte Hasan Prishtina, nuk mund të injoroheshin në asnjë rreshtim politik. Sidomos, ato fakte do të gjejnë jehonë te rreshtimi politik të kjartë në Kominternë. Prandaj, në Kongresin e Katërët të PKJ të mbajtur në tetor 1928 në Drezden, do të theksohet në prani te të gjithë përfqsuesëve të partive komuniste të botës: “Me marrveshjet imperialiste për paqën (mendohet në Paqën e Versajit 1919), ka mbetur pas luftës rreth gjysma e popullit shqiptar nën pushtetin e borgjezisë serbomadhe, kundër të cilës ushtron rregjim robërues sikurse në Kosovë ashtu edhe në Mqedoni.Përpos kësj, borgjezia serbomadhe aspiron ta okupjë Shqipërinë veriore, përmes “çetave shqiptare” të organizuara nga Jugosllavia dhe në atë mënyrë e solli në pushtet Ahmet Zogollin, i cili e ktheu Shqipërinë në koloni italiaane. Shqiptarëve në përgjithësi e atyre nën robërinë jugosllave në veçanti, u mbetet të luftojnë kundër imperilizmit italian, kunder okupimit serbomadh dhe kunder kontrrevolucionit brendëshem, i cili e rrxoi qeverinë legale dhe legjitime të Fan Nolit në dhjetor 1924.23.(23. Istoriski arhiv KPJ, Beograd, 1949, f. 154). Ky kongres aprovoi Rezolutën për çështjen nacionaale ku shprehet edhe ky qënrim: “ Partia deklaron solidarësi me punëtorët dhe fshatarët revolucionar të kombeve tjera të Jugosllavisë, e para së gjithash të Serbisë, me Lëvizjen revolucionare nacionale në institucionin e Komitetit Kosovës dhe e fton klasën punëtore që gjithëanshëm  ta ndihmojë luftën e popullit të shtypuar dhe të coptuar shqiptar, për Shqipërinë e pavarur dhe të bashkuar”. 24. (24. Istoriski arhiv KPJ, Beograd 1949, f. 163). 

Peticioni që e faktorizoi çështjen e Kosovës edhe jashtë Evropës 

Një nder reagimet ma të fuqishme dejtuar faktorit ndërkombëtar për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi ishte padyshim peticioni i priftërinjëve shqiptar: Gjon Bisaku,Shtjefen Kurti dhe Luigj Gashi me titull: “Pozita  e shqiptarëve në Jugsolavi” drejtuar Shoqatës së Kombeve më 5 maj 1931.Me këtë dokuemt të argumentuar bota e civilizuar njohtohej se shqiptarët nuk e kanë të mbrojtur: jetën, nuk e kanë të garantuar lirinë, të drejtat në pronë, të drejtat qytetare dhe politike, nuk e kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës në administratë, nuk u lejohen themlata fetare dhe private. Jugosllavia me çdo mjet po provon t` i detyrojë shqiptarët të shpërngulen dhe në tokat  e tyre të sillën kolonë sllavë, që ta sllavizojë Kosovën si Toplicën për tri ditë (sikursemë 1877/8). Ky dokuemnt zbulon realitetin se Turqia nuk  e pranoi Mbretërinë shqiptare (1929), dhe me këtë e nxiti Jugosllavinë që ta rritë terrorin në Kosovë. Argumentet që i prezantojnë priftërijtë shqiptar e rreshtojnë diplomacinë e shtetve antare të Shoqatës së Kombeve se Mbretëria Jugosllave po i likudonte me program persoanlitetet shqiptare: më 1924 vritet Azem Bejta, më 1925 vritet Bajram Curri, më 1927 tentohet atentat e një viti më vonë vritet Nazim Gafurri, më 15 tetor 1929 vritet Shtjefen Gjeqovi. Të tronditur me këto atentate priftërijtë katolik shqiptar kërkojnë që të themloeht një Komision për t` i hetuar këto mizori, me të cilat nuk kursehet as populli i rendomtë.  Ky dokuemnt ishte në rend dite në Shoqatën e Kombeve deri më 1936. 25. (25. DASIP B. D.N. ZH.Fascili nr. 15, D. I. sekret nr. 4?19528; Hakif Bajrami, Peticioni që e shpëtoi një popull nga shfarosja, Prishtinë, botim i veçantë integral: frengjisht dhe shqip.). 

Agresiviteti i Mbretërisë Jugsollave eskalon sidomos pas vitit 1929, potencojnë dokuemntet angleze. Ky eskalim vinte nga shkaku se Turqia nuk deshironte ta pranojë Mbretin Zogu i Parë si Mbret i Shqiptarëve.Me këtë qëndrim do të ndërpritet aktiviteti diplomatik i Fiqri Dinos në Ankara, që Turqia mos ta pranojë popullsinë shqiptare, dhe, pushteti serbomadh do të nxitojë që shpërngulja të merr përmasa të përgjithshme, sa që në një pashaportë renditej i tërë fshati, ose në një familje rënditeshin deri në 187 antarë. 26. (26.DASIP.B.Poslanstvo u Tursku, vitet 1928-1933; Arkivi i Anglisë, FO.371-Shqipëria dhe Turqia afrohen për shkak të Kosovës, d. nr. 222/56-89-26-34-përmirësim i mardhënjeve Ankara-Tiranë 1934, analizë). E vërteta, për shkak të lidhjeve që bëri Ahmet Zogolli me Italinë nga dhjetori 1924 përmes Shefqet Verlacit, çështja e Kosovës do të pozicionohet fuqishëm në Tiranë sidomos më 1926 kur lidhet një pakt politik me Romën. Ky afrim shqiptaro-italian do të shkkatojë rigë breshëri në Jugosllavi sepse diplomacia e Zogut ishte bërë aktive, se shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në trojet e tyre dhe duhet t` i takojnë Shqipërisë etnike. Këtë qëndrim Mbreti Zogu i Parë, nuk kishte asnjë fakt historik, politikë, e më së pakut diplomatik, mos ta pranonte. 27. (27. AVIIB-Analizë e mardhënjeve Shqiptaro-Italiane 1927-1934). Lidhur me këtë, dokuemntet vërtetojnë se ishte  diplomacia franceze ajo që përmes Antantës Vogël, nuk lejoi që të vihet çështja e Kosovës në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë deri më 5 maj 1930 kur tre priftërinjët katolik e kthyen çështjen shqiptare për pesë vite në rend të ditës (kohë pas kohe) në Gjenevë. 28. (28. Ilir, Ushtelegu, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 190 dhe f. 192; AVIIB. P. 17. K. 519- Albanci na Kosovu i Albanija 1929–1935; Peticioni i Shtjefën Kurtit, Liuigj Gashit dhe Gjon Bizakut, Pozita e shqiptarëve në Jugosllavi 5 maj 1930. Peticioni është shkruar në Prizren, në shtëpinë e babait të Anton Qetës, frengjisht.). 

Më 1 shtator 1928 u aprovua Kushtetuta e Shqipërisë, duke u shpallë mbretëri demokratike parlametare, shtet me karkater ateist, por që fetë dhe besimi gëzonin lirinë. Ky fakt e zemroi tejamse Vatikanin dhe Kishën Ortodokse Serbiane, por edhe Satmbollin. Ky fakt i zemroi të gjithë përpos Musolinin sepse Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve, kështu që me rastin e okupmit, të ketë të “drejtë” në këtë aspiratë. Ky fakt i gëzoi mbi një milionë shqiptarë të robëruar në Jugosllavi.29. (29. Fjala e Mbretit Zogu i Parë në Asamblenë Kushtetuese më 1 shtator 1928). Kjo mbretëri do të pranohet për disa vite nga 28 mbretëri të botës,fakt ky që do të shkkatojë zemrim në qarqet ushtrake serbiane dhe në kryesinë e partive politike me seli në Beograd.30. (30. “Le Petit Parisien, 11 tetor 1928 në CPB të Jugsolavisë; Reflektimi në Turqi-“Xhumhuriet” (Republika) 1929-1932 do të largohet ambasadori i Turqisë nga Tirana dhe çarqet serbomëdha që aspironin kolonizmin e Kosovës do të inicojnë që ky akcion të mbulohet për shkak të opnionit botëror, prandaj kolonizimi i viseve shqiptare me sllavë do të mjegullohet  me” “Reformë agrare në JUg” e shpallur me ligj më 1931, dhe e përforcuar më 1933). 

Çështja  e Kosovës në Konferencat Ballkanike dhe reflektimi në Evropë 

Në bzë të dokumenteve austriake për shkak të angzhimit të mbretit Ahmet Zogu i Parë, për Kosovën (shqiptarët e robëruar në Jugosllavi-hb), Beogradi i kishte bërë të gjitha planifikimet për ta likuduar. Planifikimin ishte progrmuar dhe duhej për t` iu mbështetur krahut të moderuar të KMK Kosovës, të cilit nga viti 1929-1933 i printe Hasan Prishtina, kuptohet në emigrim në Vjenë e gjetiu. E vërteta, plani ishte përpiluar pas tentim atentatit ndaj Mbretit të Shiptarëve në Wjenë më 20 shkurt 1931 edhe për likuidimin e Hasan Prishtinës, për çka askush nuk do të dyshonte ma te jugosllavët.Sipas dokumenteve të panjohura deri me tash, atentati ndaj Zogut, iu mvesh “Bashkimit Kombëtar” dhe jo Hasan Prishtinës. Por prapa oerdeve Beogradi kishte dërguar në adresë të Zogollit me dhjeta telegrame, duke theksuar se “fajtor për pasigurinë e Mbretit janë Kosovarët, të cilëve me fanatizëm u prinë Hasan Prishtina. Por, sipas të dhënave sekretet zyrtare të Beogrdait, dy prej tre atentatorëve mbi Zogollin në Vjenë,  ishin të subvencionuar nga “Bella Ruka” dhe “Narodna Odbrana” e Beogradit. Se në Beograd ishin përzier agjenturat dhe nuk dihej kush për kend paguan, ndër të tjera më 15 maj 1933, MP Brendëshme e Jugosllavisë njohtohej se organizata VMRO në bashkpunim me dy organizata kroate po planifikonin likudimin e Mbretit Aleksander Karagjorgjeviq, me që rast do të liroheshin nga prangat gjakatare Maqedonia dhe Kosova. Vendimi, thuhet në dokumente, ishte marrë më 6 janar 1929, por atentati do të kryhet më 1934 në Marsej. Me këtë filozofi politike mendohej se me likudimin e një individi të pushtetëshëm si fajtor kujdestar për robërinë e popullit. Këto indikacione, kishin për qëllim që ta intesifikojnë terrorin dhe shqiptarët të DEPORTOHEN (duhej të gjindej shteti që i kërkon e në rastin konkret nuk mund të ishte Mbretëria Shqipëre, por Republika e Turqisë, fakt ky që ndodhi më 1938), me ndonjë konventë ndërshtetërore, pra në Anadoll. 31.(31. DASIP.B. Raport konfidencial nga Wjena më 28 II 1933. D.nr.strogo pov. Drzavna tajna, 03/2-28 II 1933;AVIIB. P. 17. Tajna organizacija VMRO i Kosovski Komitet, tesno saradjuju, në K.22/32-34, finasije i logistika akcije stoleça!; Poçetak pregovora sa Turskom Republikom o deportaciji nasih Arnauta u Tursku 1933 god. ). 

 Në këto rrethana shtypëja ndaj shqiptarëve po trajtohej në Gjenevë sipas Peticionit të priftërijëve shqiptarë. Pala jugosllave po mbrohej me ndihmen e diplomacisë franceze, me shumë perfiditet, sepse nuk lejonte që asnjë komision ta verifikojë gjendjen në teren (Kosovë dhe Maqedoni). Por çështja shqiptare në Jugsollavi shumë shpejtë do të rihapet në rrafshet tjera ndërshtetrore. Ajo hapje do të ngjajë në Konferencat Ballkanike (e para më 5-12 tetor 1930 në Atinë). Në te marrin pjesë Tuqia, Bullgaria, Jugosllavia, Rumunia, Shqipëria dhe Greqia. Konferenca ishte organizuar me qëllim që të hapet rruga për themlimin e një Konfederate Ballkanike dhe brenda saj, çështjet nacionale të amortizohen. Në këto konferenca diplomacia jugosllave shpresonte se çështjen shqiptare në te do ta amortizojë dhe një ditë do ta shuaj tërësisht në akord me Turqinë, prapa shpinës së Shqipërisë. 32. (32.Si shënimi 31; DASIP, Poslanstvo u Turskoj, dok. vllimet: I, II dhe III-fotokopje. ). 

 Filozofi e kësaj konfederate mendohej se do të ishte: “Ballkani popujve të Ballkanit”. Delegacioni shqiptar i drejtuar nga Mehmet Konica, do të kërkojë me forcë që së pari në konferencë, me përparësi të shtrohej çështja nacionale në të gjitha trevat e Ballkanit. Kjo kërkesë e shtronte vetëvetiu çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë. Në përkrahje të këtij propozimi do të deklarohen: Bulgaria, Rumunia, Greqia dhe Turqia.Ndërsa Jugosllavia do të kundërshtojë dhe kështu propozimi mbeti për momentin i izoluar. Në fund u vëndos që shtetet të merren vesh në mes veti dhe aktiviteti të vazhdojë. 33.(33. Z. Topalloviq, Les fondaments politiques de la Confederation Balcanique, “Le Balcanica” Athine, 1930, nr. 2. F. 18-24; “L` Europe Orientale”, Romë 1934, nr. 5-6, f. 32-326; FO.371, dokumente të fotokopjuar nga Arkivi i Londërs,nr. 236/892/67851).   

Konferenca e Dytë ballkanike do të mbahet më 19 tetor 1931 në Stamboll. Në këtë konferncë do të përpiqet të marrë pjesë Hasan Prishtina, për ta përfaqësuar çështjen e Kosovës, por do të refuzohet nga Beogradi, me faktin se aty mund të marrin pjesë vetëm shtetet sovrane. Delelegacionine Mbretërisë Shqiptare e përbënin: Bedri Pejani, Gjergj Fishta dhe Mehmet Konica. Ky delgacion do ta shtrojë sërish çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë, me vet faktin se aty ishte Bedri Pejani. Në fillim të tubimit kryesuesi Allojzi, do të kërkojë që Delegacioni shqiptar përmes Eqrem Libohovës (ambasador), mos ta shtrojë çështjen e pakicave, me kërkesë konfidenciale franceze. Por me fillimin e konferencës i pari do ta marrë fjalën Mehmet Konica,  duke plasuar argumente se çështja e pakicave nëse nuk mirret para sysh në shqyrtim, dhe, nuk vëndoset drejtë, delegacioni shqiptar do të largohet nga kjo nismë. Delegati jugosllav Janiq, do ta kundërshtojë se: prioritet tubiumi, duhet t` i japi çështjes eknomike. Por, Bedri Pejani do të shprthejë; “Ajo që ne kërkojmë është që afër një milion shqiptarë nën Jugosllavinë, të ndarë brutalisht nga forcat politike të kohës në Versaj, me forcë nga vllazërit e  tyre të racës të lihen e të jetojnë dhe të vëndosin si të lirë e jo të programohet qqë të deportohen në Anadolli, si po ndihen zërat në disa qarçe. Që ta ndërtosh një shtëpi puna nuk fillon nga portat dhe dritaret, por fillon nga themeli. Bedri Pejani në prani të shtypit do të deklarojë se në Jugosllavi jetojnë më shumë shqiptarë se sa në shtetin amë, dhe, nuk e kanë asnjë shkollë në gjuhën amtare, nuk  e kanë,asnjë të drejtë politike elementare e njerëzore. Me këto akuza, përfaqsuesi jugsollav do të kërcnohet se janë kah mendojnë që të largohen nag tubimi. 34. (34. “Milliyet” 23 tetor 1931; Ilir Ushtelenga, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 248/9; Konferena e Dytë ballkanike, mterial me proçesverable në DASIP. B. viti 1931). Kështu për shkak të kundethënjeve konferenca dshtoi. Në këto rrethana, Bullgaria filloi të lëkundej në favor të Jugosllavisë, Rumnia filloi të mirret me opstruksione diploamtike, ndërsa Greqia e vente syrin jashtë kësaj teme, dhe çdo gjë do të deshtojë. 

Qënrimi i delegacionit shqiptar në Stamboll, do t` i ndryshojë mrdhëniet shqiptaro- turke për shkak të çështjes shqiptare në Jugosllavi (Kosovë).Sipas dokumenteve angleze Zeki Hakiun i ngarkuar me punë i Turqisë në Tiranë, Mbreti Zogu i Parë, do ta pres shumë ftoftë. Por në të njeten mënyrë do të pranohet edhe përfaqsuesi i Shqipërisë zotri Leskoviku në Ankara nga Kemal Ataturku dhe zavendsministri Shukri Kaja.Pas këtij “afrimi”, Ahmet Zogu do të urdhërojë që të minohet kufiri me Jugosllavinë, në mënyrë që shqiptarët të qëndrojnë në  trojet e veta. Qarçet serbiane do të ndërmarrin një fushatë të egër duke kërkuar sidomos në rrugë që shqiptaët posa të atkohen me xhandarë ose oficerë, të përkulën publikishtë. Ata që nuk e aplikonin këtë rregull të pashkruar do të torturohen në stacionet e policisë.35.(35. AQSH.D.92, viti 1932; Bedri Pejani, Vuajtjet e Dukagjinit dhe plagët e Kosovës, në CPB, shkrim për “La Federation Balquanique” 1933/i cenzuruar). Lidhur me këtë, derisa Jugosllavia po  eintensifikonte kolonizimin në trevat shqiptare, sidomos në Kosovë, që i kishte riokupuar, përfqsuesi i Ferin Ofissit (Britani) do të apleojë në racionalizëm në lidhje me pozitën e shqiptarëve si “pakicë kombëtare në Jugosllavi”. Në këto rrethana të internacionalizimit të Kosovës (serbianët e quajnë “Nasha Irska”, prap!) prej 22 e deri më 28 tetor 1932, në Bukuresht do të i zhvillojë punimet Konferenca e Tretë Ballkanike. Edhe në këtë tubim pala jugosllave nuk do ta pranojë futjen në rend të ditës çështja e pakicave kombëtare. Prandaj konferenca do të deshtojë plotësishtë. Kështu sa vinte e acaroheshin mardhënjet Tiranë-Beograd, Italia (e cila pas Versajit kishte marrë rrol mbikqyrës në Shqipëri nga: Anglia, Franca dhe Japonia-hb) po i forconte pozitat politike dhe ekonomiko ushtarake. 36. (36. “La Macedonie”, 31 V 1932; Konferenca e Tretë Ballkanike (1932,) stenogramet në DASIP.B.viti 1932, Diskutimet dhe takimet konfidenciale: “Nuk lejojmë që Kosova dhe Shkupi t` i takojnë Shqipërisë, me asnjë çmim”-delgati serbiaan më 27 tetor 1932, sekret.). 

Për të mbetur çështja e Kosovës dhe Çamërisë jashtë faktorizimit ndërkombëtar pas një matje të “muskujve” diplomaatik në Shoqatën e Kombeve (gjatë vitit 1933), më 9 shkurt 1934, në Atinë do të mbahet Konferenca e Katërt Ballkanike, me pjesëmarrës të autorizuar nga: Greqia, Turqia, Rumunia dhe Jugosllavia. Me rastin e nënshkrimit të Marrëvesjes, do të mungojnë përfaquesit e Shqipërisë (për shkak të mospërmdjes shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni e Mal të Zi), dhe Bulgarisë (për shkak të mos përmendjes së Maqedonëve-bullgarë në Maqedoni).Në Marrëveshje u vu në plan të parë  “mosndryshimi i kufijëve në Ballkan, mos sulmimi në mes veti, duke lënë të hapur edhe aderimin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, por pa e përmedur çështjen e Kosovës, Maqedonisë dhe Çamërisë, e sidomos pa i përmdur maqedonët që atëbotë ndiheshin se janë bullgarë. Sipas dokumenteve britanike, Franca që rrinte prapa “paktit ballkanik”, me këtë marrëvesje e forcoi sërish rrolin ne Jugosllavisë (lexo Serbisë) në Ballkan. 37. (37. AJ. S(ignatura-fondi).37. Elaborati i Janko Vukotiqit për ndarjen e Shqipërisë, me prosi të M. Stojadinoviqit dhe Kontit Qano nga 1936-1939, analizë gjeostrategjike). 

 Përkunder shumë kunderthënjeve Kryetari i Konferencës Ballkanike, greku Papanastos, e ftoi Mehmet Konicën që Shqipëria të aderoi në pranimin e Marrëveshjes Atinës.Në këtë kohë pa dijen e grekëve Jugosllavia dhe Turqia (1934) i kishin intensifikuar pazaret për ta përpiluar një marrëveshje për deprotimin (jo dëbimin) e të gjithë shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi me detyrim se po i kërkonte Anadolli. Ky fenomen ndodhi, me qëllim që Kosova sikurse Sanxhaku i Nishit (1878), të serbizohet. Në këto rrethana, Ataturku e emron Rushel Eshrel Ynaidinin,  ambasador në Tiranë. Emrimi i kishte sipas dokuemnteve britanike dy qëllime: ta largojë Mbretin Zogu nga politika proitaliane dhe ta kthej Shqipërinë në një zonë të dominimit të Turqisë dhe në miegullat e këtij defaktorizimi të Mbretit Zogu të arrihet përpilimi i një Konvente që shqiptarët nën robërinë jugosllave të i kolonizojë në Vilajetin Mysh, përballë kombit Kurd. Me këtë politikë meskine synohej të knaqen ambicjet farnceze dhe serbiane, për dominim në shtete që ishin pjesëmarrëse në Konferencat ballkanike, me prapavi që të themlohet një konfederatë, dhe ajo ta përballojë depërtimin politik dhe ushtark gjerman në Ballkan.38. (38.Dr  Hakif Bajrami, Konventa Jugosllavo-Turke 1938, “Gjurmime Albanolgjike”, seria historike nr. 20; H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 2017, Aneksi; AJ. S. 66. Dhe S. 37, “Problem i metodi kolonizacije Kosova 1931-1939 i botuar në “Vjetari” i Arkivit Kosovës më 2004/5; Kujtime të: J. K. Karaosmanogllu, taraki, f. 55-75-Mbreti Zogu i parë i flet ambasadorit turk Rushen Eshref në turqishte dhe ky gjest do të vlersohet.). 

 Në Itali gjest diplomatik i Mbreti Zogu i Parë që i flet turkut turqisht ishte vlerësuar se Ai do të kërkojë zyrtarisht më 3 qershor 1934 që Italia të nderhyjë në Paris dhe të kërkojë që Kosova t` i kthhet Shqipërisë. Pasi që Mbreti dhe ambasadri, kishin mbetur vetëm me përkthyes, Ahmet Zogui shprehu se politika e jashtëme shqiptare është e rreshtuar për ta çliruar Kosovën. Për këtë qëndrim, tani ma Roma ishte e  njohutuar. Në vijim të vitit 1934, çështja e Kosovës do të lidhet terthorazi me martesën e Sanije Zogut me djalin e Sulltan Hamitit Dytë. Ky fakt e zemroi K. Ataturkun i cili ia ndaloi shkuarjen në dasmë ambasadorit të vet në Tiranë. Për shkak të këtij “incidenti” si u vlerësua në Ankara do të pasojë ndërëpreja e mardhënjeve diplomatike.Ky  fakt  i kurajoi jugosllavët që më me ngulm t` i hyjnë pazarit për arritjen e Marrëveshjes me Ankaranë për deportimin e shqiptarëve në Turqi, pa pengesa të Tiranës zyrtare. Edhe më keq, kthimi i ambasadës turke në Tiranë vetëm në konzullat, e trimëroi ambicjet e Benito Musolinit, që pa pengesen e Turqisë t` i hyjë pazarit për ndarjen e Shqipërisë me Jugosllavinë. Serbianët do të thuhet në Londër, do ta komentojnë se u kishin ardhur “pesë minuatat” për ta sllavizuar Kosovën. 39. (39. Arkivi i Londrës FO 371-fotokopje të siellura nga Zhivko Avramovski nga Londra në AK; Ilir Ushtelegu, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 275/6; AJ. S. 37-Millan Stojadinoviq, Takimet me Kontin Çano (MPJ i Italisë) për ndarjen e Shqipërisë; Takimi me Princin Pavle dhe reagimi i tij se : “Nuk mundemi të hyjmë në pazar për ta ndarë Shqipërinë, sepse atëhrë shqiptarët do të bëhen kombi i dytë në mbretrinë Jugosllave; Konventa Jugosllavo-Turke 1938, nenet 1 dhe 2-viset që do të shpërngulen dhe pastaj do të serbizohen.). 

Françesko Jakomoni (fashizmi italian) dhe Kosova 

Politika imperialiste Jugosllavo-Italiane për ta ndarë Shqipërinë pasi që të sllavizohen viset shqiptare nën robërinë jugosllave, sidomos Kosova, do t` i ndihmojnë ndryshimit të politikës internacionale të Kominternit rreth zgjidhjes së çështjes nacionale. Kjo temë e “vogël”, por në esencë kruciale dhe strategjike për tërë Ballkanin, e avansonte çështjen e Kosovës, në temë kujdestar në Evropë. Në këtë drejtim PKJ, si seksion i Kominternit më 1935, do të ndryshojë qëndrimin për zgjidhjen e çështjes nacionale. Tani e tutje nuk do të propogandojë prishjen e Jugosllavisë, por do të insitojë që brenda saj duke u federalizuar të zgjidhet çështja nacionale. E në kuadër të këtij federalizimi implikohej për shkak të shumicës apsolute shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë Perendimore, hynte edhe çështja shqiptare (çështja e Kosovës), që duhej të përkufizohej si njësi teritoriale dhe administrative e veçantë. Me këtë rreshtim të politikës së majtë, si dhe me rrezikimin e Jugosllavisë nga nazifashizmi, do të flaket shumë shpejtë ideja për krijimin e kombit jugosllavë, por në vend të tij, reaksioni serbian do të shfaqë idenë e krijimit të Serbisë homogjne dhe  intgrale, që ndryshe quhet “Serbi  e Madhe”. Kësaj ideje i prishin punë dy faktorë, çështja e Kosovës dhe rreshtimi i PKJ-ës për fedralizim të shtetit, në baza nacionale.40. (40. Istorski Arhiv KPJ, kongresi i zemaljske konferencije 1919-1937, Beograd 1949, f. 339-“ Burzhuazija je nespremna da reshi nacionalno pitanje. Vladajuça nacija javlja se (srpska), koja ugnjetava sve ostale nacije Jugoslavije…Teorija e jedinstvenom troimenom narodu samo je maska za veikosrpski imperializam-to jeste ujedinjenje i stapanje u jednu naciju , skrivajuçi nacionalno ungnjetavanje… formiranje nezavisnih drzhava:Hrvatske, Sllovenije, Makedonije, Crne Gore tako i radi oslobodjenja svih Albanaca.-aty.). 

 Me këto qëndrime, jo vetëm shqiptarët por edhe Kosova në politikën ndërkombëtare të PKJ-ës (Kominternit), do të fitojë de fakto statusin për të pasë të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputëje dhe kuptohet për ta fituar të drejtën për bashkim me shtetin amë.Kështu PKJ shtronte hapur kërkesën për themlimin e shtetit të Sllovenisë, të Kroacisë dhe të bashkimit të shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi (Kosova dhe Maqedonia Perendimore) me Shqipërinë. 41. (41. Po aty, f. 341). 

Me këtë qëndrim çështja shqiptare në Jugosllavi shtrohet drejtë. Por, shqiptarëve të Kosovës u mbetej një variantë si shansë që edhe kjo trevë në të ardhmen të avansohet në “Republikë Sovjetike”, duke e themeluar Organizatën vendore të PKJ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit më 1937. Lidhur me këtë,  në Kosovë do të arrij Moma Markoviq (përfaqsues i PKJ-ës), dhe do të konstatoj për të hy në rezolutën e themlimit të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovës se : “ Kjo trevë nuk mund të ndahej në mes Serbisë dhe Malit Zi, siç medohej më parë në çarqet serbomëdha. 42. (42. Moma Markoviq,Sazrevanje  revolucije, Beograd 1976, f. 152; AK. Fondi PKJ në Kosovë-Proklamata e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë 1937-1940;Krahso me dok. e qeverisë M. Stojadinoviq 1935-23 XII 1938, kur dha dorëheqje pikërisht se nuk iu pranua plani për sllavizmin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë me pazare me Musolinin dhe Çanon-shiqo: Ditarin e Kontit Çano f. 30-175 gjerësisht.). 

Në rrethanat e sipershenuar Fraçesko Jakomoni, do ta fillojë një politikë të re shqiptare i përkrahur nga Musolini dhe qeveria e tij fashiste. Do të rreshtohen që në bashkëveprim me Beogradin ta ndaj Shqipërinë, ndërs çështja e Kosovës programohej të “zgjidhej” në favor të Jugosllavis, duke e favorizuar tinzisht pazarin me Tuqinë, për t` i deportuar shqiptarët në Anadolli, në Vilajetin Mysh, ku duhej të xhakoseshin me kurdë, me detyrim të Ankaras. Ky fakt historik e afroi Beogradin me Romën në anën tjetër, edhe më fuqishëm më 25 mars 1937, kur M. Stojadinoviqit i bërë vizitë Konti Çano. Në këto rrethana duke patur parasysh fatin e Shqipërisë dhe shpëtimin e Kosovës, Mbreti Zog do ta udhëzojë M. P. Jashtëme, Myfid Libohovën që të provojë për t` i afruar mardhënjet me Jugosllavinë, duke propozuar se kishte dëshirë për t` i kaluar pushimet verore në Bled të Sllovenisë. Në këtë vizitë Libohova do të propozonte tharjen e Liqenit të Shkodrës, në mënyrë që të fitojnë tokë buke të dy palët. Me këtë “afrim” dhe propozim Mbreti Ahmet Zogu mendonte se do ta amortizojë politikën jugoslavo-turke, duke i kryer dy veprime në të njejtën kohë, të pengojë deportimin e shqiptarëve në Anadoll me një anë dhe kolonizimin e Kosovës me sllavë në anën tjetër. 43. (43. DSIP. B.PO.1937-Qarkorja e M. Stojadinoviqit përfaqsuesëve diplomatik evropian d. nr. 714, 29 mars 1937; Ilir Ushtellega, Diplomaciaa e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 281). 

Tani shtrohet pyetja, ku ishte pozita e Kosovës dhe Shqiptarëve në Jugosllavi në këto rrethana të luftës: “Omnia conta omnes”. Lidhur me këtë duhet theksuar se Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi (nën robërinë jugosllave) nuk ishin pakicë, por populli i tretë në Mbretërinë Jugosllave. Dhe, duke e ditur këtë fakt qarqet serbomëdha do të insitojnë ta shfrytëzojnë “shansën e shekullit”, për t` i deportuar në Anadoll.Madje pakica shqiptare në Jugosllavi, konceptohej në relacion me shumicën në Shqipëri, në të gjitha zyret diplomatike, por jo de jure, në realcion përbrenda Jugosllavisë.Lidhur me këtë, asnjë qendër shtetërore në Evropë, të paktën nuk rekomandonte federalizim të Jugosllavisë dhe Republikë të Kosovës brenda saj, me përjashtim të Kominternit. Prandaj diploamcia e Tiranës në luftën për sovranitet të Shqipërisë, do të vejë paralele që Kosova (shqiptarët në Jugos) të fitojnë të drejtën në vetvendosje e pastaj vinte shkëputja dhe bashkimi me Shqipërinë. Këtë “alfabet” politik, do ta lexojë fare mirë diplomacia italiane dhe në vend të ndarjes së Shqipërisë, do të rreshtohet në okupimin e  saj dhe pastaj drejtë zgjërimit në Kosovës.44.(44. Bedri Pejani, Jemi pakicë kombëtare në relacion me shqiptarët në Shqipëri, Jo si komb i ndarë mbi gjysma e trojeve nën Jugosllavinë dhe Greqinë. Dorëshkrime, në reivistën  “La Federation Balquanique”, i pabotur. Kopja në A. CK. SKJ.viti 1938-frengjisht dhe shqip). 

Në vija të gjata politike rreth fatit të shqiptarëve (Kosovës) çdo gjë do të ndryshojë pas anshlusit gjerman më 22 mars 1938, me çka bashkimi i Austrisë me Rajhun  e Tret,ë ishte një epokë e re. Në këto rrethana M. Stojadinoviqi, heshtjen e diplomcisë evropiane dhe Shoqatës së Kombeve do ta komentojë se jemi para aktit të kryer dhe se çështja e Aranutëve do të mbetet për kohë të tjera të riorganizohet.Në këto rrethna Londra do të duket se është indiferente. Ndersa, Parisë ishte i interesuar, por bënte se nuk po “vrenëte asgjë”. Kështu ngjarja që do të ndikojë në çështjen e Kosovës, ishte aprovimi i Parlamentit shqiptar më 31 mars 1938, që Mbreti Ahmet Zogu të martohet me Gjeralldin Aponjin, një princeshë hungareze. Ky orinetim do të ngjallë zemrim në Itali, por edhe në Turqi dhe Beogradi. Ky rreshtim jugosllav do jetojë në miegulla për një kohë se, deportimi i shiptarëve do të ndodhë sipas Konventës që do të aprovohet më 11 korrik 1938 në Stamboll. 45. (45. H. Bajrami, Konventa Jugosllavo Turke, Prishtinë 1982 në “Gjurmime Albanolgjike” seria historike nr. 20; H. Bajraami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 2017, aneksi-Konventa në origjinal frengjisht dhe shqip). 

Qendrimi ndërkombëtar ndaj Kosovës 1938-1941  

(Si ndihen shqiptarët nën robërinë Jugosllave) 

 Konti Çano gjatë tërë vitit 1938, ishte në ofenzivë diplomatike që Shqipërinë ta ndajnë Italia dhe Jugosllavia, ku evntualisht do të fitonte diçka edhe Greqia. Kjo politikë do ta arrijë kulmin sipas Çanos dhe Stojadinoviqit me 11 korrik 1938,  kur u përfundua Konventa Jugosllavo-Turke, e cile mbetej të ratifikohej në Beograd dhe Ankara, dhe çështja e Kosovës të mbyllej përgjithëmonë me kolonizimin e saj me sllavë. Për të gjitha detalet rreth zbatimit Konventës, pa përpiluar defenitivishtë ishte biseduar në Venedik më 16-18 VI 1938. Pas këtij kontakti Çano-Stojadinoviq kishte mbetë që të pyetet Princi Pavle për psojat e ndarjes së Shqipërisë. Në ndërkohë Kemajl Ataturku do të provojë t` i përmirësojë mardhëniet me Shqipërinë, pas shumë reagimeve se Konventa nuk mund të rtifikohet së pkut në Parlamentin e Turqisë. Dhe, duke tentuar të tregojë se Shqipëria nuk është e vetmuar, Kemal Ataturku do ta dërgojë për ambasador fuqiplotë Hulusi Fuat Turgaun në Tiranë. Madje edhe ambasadori i Polonisë do ta le Atinën dhe vëndoset në Tiranë. Edhe Rauf Fico që ishte dikur ambasador dualist, do të kalojë sërish me detyrë në Berlinë dhe Budapest. Në lidhje me këto rrethana, kur Kosova ishte në fokus të politikës jashtëme të Tiranës, me rastin e vdekjes së Ataturkut, në nëntor 1938, Mbreti Zog i Parë, do t` i dërgojë ngushllime Parlamentit Turqisë, krejtë me prapavi që Konventa të hudhët në “ad acta”.  Shqiptarët e Kosovës n` anën tjetër, duke mësuar se Konventa është kthyer në zero vlerë, do të ngrisin nivelin e veprimtarisë iridentiste. Dhe, për ta zgjëruar ndikimin në Evropë dhe më gjërë Mbreti Zogu i Parë, do ta dërgojë Visarion Xhuvanin në Kongresin ndërkombëtar të Kishave në Suedi në shtator 1938, duke kërkuar hapur mbrojtjen e popullsië shqiptare në Jugosllavi (Kosovë) nga shtypja dhe grabitja e pronave tokësore. Kështu me detyrë speciale nga Mbreti Ahmet Zogu i Parë, ministri Mehmet Konica, do të udhtojë në Turqi për t` i lutë që të hiekin dorë definitivishtë në ratifikimin e Konventës. Në të njetën kohë në frontin ushtrak, me urdhër të Mbretit, kolonel Ali Riza do ta nxjerr ushtrinë në kufi me Jugosllavinë, për t` i nxitur shqiptarët e Kosovës në luftë, nëse Stojadinoviqi nuk hjek dorë nga Konventa. Për t` i forcuar këto pozicione Mbreti Zog do të kërkojë më 8 mars 1938, nga Musolini që të angazhohet në zbatimin e Paktit ushtrak nga viti 1927 (22 XI), i lidhur edhe me trojet shqiptare në Jugosllavi, me shtesë aneks.46. (46. DASIP. B. PO. Ofenziva e Mbretit Zog që Konventa Jugo-turke mos të funksionalizohet, viti 1938; Ilir Ushtellega, v. cit. f. 300. Rauf Fico: Dashtë Zoti me Flamurin kombëtar në krye të marrim Kosovën dhe Çamërinë. Dhe nëse s` do t` ia arrijmë asaj, brezat e ardhshëm do të na gjejnë në varr me gishtin e dejtuar nga ato vise”.-f. 489–aty). 

Shqiptarët nën robërinë jugosllave tani në prag të Luftës së re botërore ndihehsin se: represioni i përcillte në çdo hap, ndiheshin të pasigurtë dhe përjetonin një varfëri të skajshme, e cila ishte imponuar me të gjitha mjetet represive nga pushteti okupator.  Lidhur me këtë,në fund të vitit, pikërisht më 6 dhjetor 1938, Musolini e aprovoi Palnin e Çanos për okupimin e Shqipërisë, pasi që nga Princi Pavle i Beogadit, kishte marrë përgjegje se Jugsollavia nuk do të implikohet në asnjë aksion të njëanshëm në çshtjen shqiptare, sepse ka shqiptarë majftë brenda shtetit të vet. 47. (47. Millan Stojadinoviq, Ni rat ni pakt, Rieka 1971, kaptina: “O podeli Albanije”). Në lidhje me Kosovën Londra kishte vizion stabil, sepse ishte e përqëndruar në Trepçë nga viti 1927, dhe nuk dëshironte që në këtë trevë të ndryshohen “pronarët”. Ajo kishte kontratë ndërshtetrore me Beogradin, në mënyrë që t` i ndohmojë Jugosllavisë në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë për t` i paralizuar Peticionet e Hasan Prishtinës, dhe të tjerëve në vijim. Dhe sa herë që Londra do të shpërthej me ndonjë propozim që shqiptarët në Jugosllavi të njihen si kolektivitet, aty ishte diplomacia Farnceze, për t` e defaktorizuar çdo efekt politik në Gjenevë. 48. (48. Zhivko Avramovski, Britanici o kraljevini Jugosllaviji 1921-1930,I, Beograd –Zagreb  1986,  dhe II 1931-1941, Qëndrimi i Brtanisë ndaj  Kosovës posaqërisht). 

Opinioni ndërkombëtr ndaj Kosovës do të rreshtohet në plan të parë sidomos gjtë viteve 1938-1941. Dokumntet britanike këtë çështje e rendisin si “kafshatë e dytë”, për ambicjet e Musolinit, sepse nga 6 prilli 1939, divizionet fashiste e kishin okupar tërë Shqipërinë Bregdetare. Shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë menjëherë do të rrezistojnë që nuk do të pajtohen me asnjë çmim që familjet e tyre të “kanë të drejtë t` i posedojnë vetëm 0, 40 ari torkë për kokë banori. Ndërsa për çdo familje koloniste lejoheshin deri në 45 hektarë. Në rrafshin tjetër, zbulojnë dokumentet britanike, gjermane dhe austriake se shqiptarëve po u përgatitej më 1938 një kurthë jugosllave, se kinse do të ngriten në kryengritje, për të pasë pastaj divizionet serbiane të drejtë të diegin dhe bombardojnë fshatra, kinse po i luftojnë kryengritësit. Ky plan, pas daljes së ushtrisë Musolinit në Morinë (kufi), do të mbyllet në sirtarët e Armatës së Tretë Jugosllave, dhe, disi shqiptarët do të miklohen  nga ushtrakët serbianë, se tani “kosovarët”  janë qytetarë lojal dhe të sigurtë. E vërteta, qarçet politike të Klubit “Kulturor Serbian”, nuk do të pushojnë se Konventa për deportim të shqiptarëve në Anadoll, ende ka shansë që të zyrtarizohet pasi që të ratifikohen në Ankara. 49. (49. Zhivko Avramovski, Britanci o kraljevini Jugosllaviji II, Beograd 1986, vitet 1938/9 dhe “kryengrtja e trilluar në Kosovë, me të gjitha mjetet duhet të zbrapset, nga ata që e kishin kurdisur”). Në lidhje me këto rrethana të reja, qarçet ushtrake të Armatës Tretë, do të koncentrohen në ndiekjen e parisë shqiptare në të gjitha pjesët e Kosovës. Gjithnjë sipas dokumenteve britanike,  nga partitë serbiane dhe pushteti, do të propogandohet se me shjpejtësi Beogradi, duhet të rirreshtohet kah Fuqitë e  Boshtit (Romë-Tokio-Berlin), dhe kështu orientimi frankofon të dytësohet, me qëllim që të shpëtohet Mbretria. 50. (50. Dokumente britanike: FO. 371-Pse ndiqen penalisht: Ferat Draga, Bajram Ajvazi, Smajl Gorani, Beqir Voca, Hoxhë Visoka etj. për ta frigësuar popullin që është sy e vesh kah Tirana). 

Me gjithë këto llogari jo të pa arsyeshme politike dhe ushtarke të Beogradit, se Italia në çdo moment mundet të sulojë Armatën e Tretë ku synon të hyjë në trevat shqiptar, sidomos në Kosovë, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme e qeverisë Dragisha Cvetkoviq (nga shkurti 1939), do të përpilojë elaborat special për veprim kundër popullsisë shqiptare, sidomos në Kosovë. Elaborati i eksplikonte këto tema: Kolonizimi i rajoneve jugore; Puna më shqiptarë 1935-1938; Bisedimet e mëherëshme me Turqinë; Shpërngulja e popullsisë turke prej viseve tjera ballkanike; Vendimet e Këshillit të Antantës Ballkanike në shkurt  të vitit 1938; Puna e Konferencës ndërministrore për shpërngulje të shqiptarëve gjatë vitit 1938; Biseimet në Satmboll më 1938 dhe 11 korriku; Përcaktimet kryesore të Konventës Jugo-turke; Hyrja në fuqi e Konventës; Ratifikimi i Konventës në gjysmë të rrugës më 1939; Organizimi dhe zbatimi i Konventës. Ky dokument është publikuar më 6 prill 1939, për të treguar se Jugsollavia nuk i frigohet okupimit të Shqipërisë Bregdeatre. 51.(51.DSIP. B. F. 31.D. II/9-sekret, 6 april 1939 god). Në frymen e kësaj politike serbiane, dokumentet e qendrave të fuqishme evropiane qysh në fund të marsit ishin në dieni se Ivo Andriqi, kishte bërë “Elaboart për ndarjen e Shqipërisë Bregedatre”. Dhe, atë e kishte dorëzuar në Beogrda më 30 janar 1939, nga Berlini ku ishte ambasador;.Elaborat të ngjashëm, por më pak të detalizuar kishte dorëzuar më 3 shkrut 1939 edhe Ivan Vukotiqi; Informata mbi gjendjen në Shqipëri e prezenton në një projekt të gjërë edhe i ngarkuari me punë në Tiranë  diplomati i karierës Zotëri Jankoviq, të cilin britanikët e quajnë “kontabilist”, pa diplomë, sepse e kishte përpluar bilansin se : “çka fitojmë me shprasjen e Kosovës nga shqiptarët dhe çka fitojmë nëse hyjmë në Shqipëri si aneksionistë). 

Ngjarjet që do të pasojnë gjatë vitit 1940 në Kosovë, do të vërtetohet se shqiptarët “janë në pritëje të një ndodhie trasformuese”. Për çdo ditë do të lansohen informata nga ambasadat evropiane në Beograd, se Komiteti i Kosovës është në përgatitëje, për t` i shfrytëzuar “pesë minuat” e tij, për t` i përzënë të gjithë kolonistët që kishin uzurpuar toka shqiptare nga viti 1912 e sidomos pas vitit 1918 e deri më 1940. Në lidhje me këtë dokumentet britanike gjatë vitit 1939, do ta analizojnë rrolin e Dr Tahir Shtyllës, si ambasador rezident i Tiranës në Beograd nga viti 1937. Ky personalitet, së pari e kishte për detyrë ta njohtojë Qeverinë Turke se Shqiptarët e Jugsollavisë (Kosovës) me asnjë çmim nuk duan të shpërngulen; së dyti, me i bindë shqiptarët e Kosovës që me asnjë kusht mos t` i lëshojnë trojet e veta; së treti me protestaur te Fuqitë Perendimore e sidomos në SHBA, për pozitën robëruese të shqiptarëve në Jugsllavi, si pozitë tragjike konstante nga viti 1918, por që pas përpilimit të Konventës Jugosllavo-Turke, çështja është kthyer nga serbianët në stilin: “Krejtë, ose luftë kundër shqiptarëve”. 52. (52. Dokumentet Britanike të siellura nga Dr Zhivko Avramovski, për situatën në prag të kapitullimit të Jugosllavisë, qershor 1940-prill 1941; AJ, Arkiva e Millan Nediqit, Elaborati i Stevan Moleviqit, Serbia homogjene dhe itegrale, 1941; Adollf  Hitleri, do të reagojë me forcë te Musolini që Shqipëria mos të okupohet-A CK SKJ, dok.sekret 1939). 

Të përfundojmë. Çështja e Kosovës në arenën ndërkombëtare në mes dy Luftave Botërore ishte temë kujdestare në Beograd dhe Tiranë, po edhe në Kominternë. Kjo çështje ishte e dërmuar nga diktatura monakrofashiste e Beogradit në një anë, ndërsa ishte e palgosur nga rregjimet e Tiranës, sepse kurrë nuk arritën ta ndihmojnë drjetëpër drejtë.E vërteta edhe në parg të luftës, në Beograd rezonohej se si të sllavizohet Kosova me çdo mjet. Në Tiranën e okupuar luftohej herë hpaur e herë heshtur, se si të ruhet substanca apsolute shqiptare (Sh. Verlaci) në ato toka që i kishte okupuar Serbia: më 1912 dhe riokupuar më 1918, të cilat njiheshin edhe zyrtarishtë nga Beogradi se kemi të bëjmë me Shqipëri Kontinentale.   

Studimi i kushtohet Adem Demaçit që sakrifikoi çdo gjë nga vetja për Shqiptari. 17 II 2023 

Dje në Ranoc të Klinës është varrosur veprimtari dhe autodidakti i mirënjohur klinas, Nikollë Grabanica

0

Shkruan: Lekë Mrijaj , Klinë 

Veprimtari i mirënjohur nga Klina, Nikollë Grabanica, vazhdimisht ka ndjekur udhën e Rilindasve, atdhetarve dhe të paradhësve të tij, dhe si i tillë i guximshëm veprimtar edhe vetë ka qënë në shënjestër nga pushteti i atherëshëm jugosllav e ai okupues serb në vitet ’90-ta. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, humanitar e kulturor, shumë herë është provokuar, keqtrajtuar, rrahur nga forcat militare e paramiltare serbe, të cilët forca vepronin në mënyrë okupuese e çnjerëzore në Kosovë. Vlen të potencohët se Nikolla, për nga aftësit e tija komunikuese i përkiste sojit të një intelektuali e filozofi tipik popullor, qe vepronte në trevën e Lugut të Drinit me rrethinë.  

Ai, si një veprimtar i hershëm dhe i filozofisë Rugoviane, ka marr pjesë nëpër shumë organizime të nivelit kombëtar, kulturor e humanitar, siq është edhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Klinë. Ishte një njeri i fjalës dhe besës, i ndershëm, fisnik e bujar, njeri i guximshëm dhe atdhetar i dalluar, ishte i pandarë e përherë aty ku e thërriste zëri i atdheut: në protesta popullore, misione shumdimenzionale e humanitare dhe në pajtimin e gjaqeve. 

Nikollë Grabanica, ishte edhe një përbashkues i zëshëm shumdimenzional qe përpiqej edhe në kohën e okupimit-gjatë viteve ’90 dhe pas luftës t’i  afronte të dashurit e tij sa më shumë rreth kauzës kombëtare në trevën e Lugut të Drinit me rrethinë.  

Ndaj, pardje, me 14 shkurt 2023, në moshën 99 vjeçare kaloi në amshim dhe sot, me 16 shkurt në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, është varrosur veprimtari dhe autodidakti i mirënjohur klinas, Nikollë Grabanica, ku në ceremonin e tij mortore morën pjesë shumë të pranishëm, miq dhe dashamirë të tij, të cilët ia kishin mësyer nga Lugu i Drinit, Drenica, Dukagjini dhe trevat tjera shqiptare, për ti dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta përcjellur për në banesën e tij të përjetshme, veprimtarin e mirënjohur klinas, Nikollë Grabanica. Para se të përcillej për në banesën e e tij të fundit, në restoranin “Fenix” në Klinë, u nderua nga familjarë, miq, kolegë e qytetar të shumtë. 

Në ritualin e varrimit në Ranoc të Klinës, morën pjesë, don Jeton Thaqi, famullitar i Kishës së Klinës dhe don Alfred Sokoli, famullitar i Kishës së Zllakuqanit.  

Me një fjalë rasti në emër të familjës është paraqitur edhe mbesa e tij – e cila vepron si motër nderi, në rregullin e motrave vinçenciane, Dafina Z. Grabanica, si dhe bashkëveprimtari i Nikollës, miku tij i ngushtë, mulla Xhevat Kryeziu, të cilet vepruan në Pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, me Liderin e Pajtimeve të gjaqeve, prof. Anton Çetta.  

Ndërsa në emër të Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë për aktivitetin e gjithmbarshëm të veprimtarit Nikollë Grabanica foli edhe prof. Pal Canaj, kryetar i cili tha:  Ne si Forum i Intelektualeve “Luigj Gurakuqi” në Klinë jemi te shtyre nga ndjenja dashamirëse që t’i themi disa fjale me rastin e përcjelljes së fundit të burrit shekullore nga Lugu i Drinit, Nikollë Pjetër Grabanica, i cili ka lënë emër sa i perket tradites shqiptare, jetës shoqërore dhe kombëtare, ne rajonin tonë dhe me gjerë. Forumi i Intelektualeve “Luigj Gurakuqi”,  i cili vepron që 33 vite në Klinë, ka pasur dhe ka si qellim ruajtjen dhe kultivimin e substancës së kulturës kombëtare dhe të humanizmit njerëzor në përgjithësi. Këto ishin edhe mbeten pikat e përbashkëta që na bashkonin me bacën Nilollë, i cili edhepse në moshë të shtyrë ishte admirues, përkrahës dhe pjesëmarrës në aktivitetet tona, që nga  kohët me të vështira, të viteve të 90-ta. Të  flasësh në një fjalim të shkurtër  për jetën prej një shekulli dhe veprimtarinë  e shumanshme të Nikollë Grabanicës, eshte sikur të marrish një pike uji nga oqeani.  Nikollë Pjeter Grabanica është pasardhës i familjës së fisme Grabanica nga Shtupeli i Klinës, i cili u lind më 10. 4. 1924 . Në familje dhe në oden e babës e mësoi artin e të jetuarit përballë vështirësive të jetës, si dhe dashurin për kombin dhe atdheun. Në  odën e mysafireve ku priteshin burrat e dheut, nga bisedat që zhvilloheshin, Nikolla qysh se i ri kishte rastin të dëgjonte fjalë të urta, tregime, anekdota dhe mesele , ku përjetoi frymëzimin dhe dashurinë për  filozofinë popullore, gjë qe me vone edhe vete ishte një tregimtar i dalluar nëpër odat tona. Të kesh nje shekull jete është një dhurate e veçantë, Dhe, Nikolle Grabanica me një shekull jete arriti që në trungun familjare të  përjetoj gëzimin e shtimit dhe të rritjes së disa brezave. Jeta e tij nuk ishte vetëm e gjatë por edhe e përmbushur me kuptimësi.  Mënyra e kuptimit të jetës i dha mundësi qe t’i përballoi vështirësitë përball regjimit jugosllav të kohës dhe situatave të rënda të jetës, ndaj të cilave qëndroi  burrnisht. Baca Nikollë si njohes i folklorit, nuk ishte vetëm një rrëfimtar i tregimeve, anekdotave, meseleve dhe fjalëve te urta, por fale vullnetit te tij ai një pjesë të  tyre i përmblodhi nënjë libër të  posaçme të titulluar “Tregime Odash”. që sot na ka lënë në trashëgimi si vlerë të rëndësishme. Tregimet e tij janë të botuara edhe ne revista të ndryshme të trashëgimisë  popullore. Në jetën shoqërore dhe kombëtare Nikollë Grabanica shquhet me vullnetin dhe veprimtarin e tij gjatë viteve te 90-ta, në përkrahje të kauze për shtetin e Kosovës. Kishte një admirim të posaçme për figurat kombëtare të asaj kohe siç ishin Ibrahim  Rugova, Anton Çetta dhe Adem Jashari . Ndihma e tij ishte e pa kursyeshme si veprimtar i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve dhe kontribuoj, në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Admironte forcat Demokratike në Shqipëri dhe mbante raporte miqësore me kryeparlamentarin, Pjeter Arbnorin.  Atdhetarizmi i Nikollë Grabanicës , si tradite familjare vazhdoj edhe nga djemtë e tij, të cilët si  në Kosove, Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ndihmuan kauzën për lirinë e Kosovës, si dhe proceset e demokratizimit të jetës ne Shqipëri. Para se ta përmbyllim ketë fjale rasti, po shërbehemi me një thënie nga libri “Tregime odash” ku Nikollë Grabanica thotë: Meno dekën e veç të mira le mas. Kjo thënie dhe ky mendim na jep me kuptua se kur mendohet vdekja, jeta merr një kuptim më njerëzor. Të tille burra si Nikolle Grabanica,  që për një shekull jete qëndrojnë vertikalisht, dhe angazhohen për te mirën e familjes rrethit, kombit dhe vlerave humane janë një shembull i posaçme qe fisnikërojnë vetëdijen kolektive dhe mbesin gjate ne kujtesën e breznive, tha në fund të fjalës së tij, prof. Pal Canaj.   

  • Në foto: Nikollë Grabanica dhe prof. Anton Çetta, për herë të parë e publikuar. 

Masakra e Rugovës, vazhdimësi e politikës gjenocidale ndaj shqiptarëve

Ilustrim: Pamje e masakrave serbo-malazeze

Nga: Nail Draga, Ulqin

Në aspektin gjeopolitik hapësira etnogjeografike shqiptare ishte në qendër të vemendjes së diplomacisë së Fuqive të Mëdha nga pjesa e dytë e shek.XIX dhe më pas.Ishte koha e ngjarjeve të mëdha në aspektin regjional dhe ate europian, ku shqiptarët nën Perandorinë Osmane ishin të parët që u flijuan për interesat e të tjerëve. Ishin pikërisht fqinjët tanë sllavët dhe grekët që u zgjeruan territorialisht në dam të tokave shqiptare që u verifiku në Kongresin e Berlinit(1878).Ishte koha kur monarkitë ballkanike filluan legalizimin e spastrimin etnik duke u bazuar në programet shtetërore(Naçertania e Megalo idea). Në sajë të aleancës ballkanike të shtetëve ortodokse kundër Perandorisë Osmane në vitët 1912-13 shqiptarët përjetuan masakra me përmasa të  gjenocidit, sepse aleanca ballkanike synim parësor kishte ndarjen përkatësisht aneksimin  e territorëve shqiptare. Në sajë të urrejtjës patologjike nga masakrat e kryera nga serbët e malazezët e pësuan shqiptarët në Plavë-Guci,Pejë,Gjakovë,Lumë, Dibër etj. Ngjajshëm ndodhi edhe pas Luftës së Parë Botërore përsëri në Plavë-Guci dhe Rugovë(1919), ku u maskruan një numër i konsideruesëm i shqiptarëve, ndërsa ata që mbetën gjallë emigruan në Shqipëri. Një veprim i tillë nuk ishte i rastit por në sajë të politikës gjenocidale për spastrim etnik të tyre krahinave shqiptare në zonën kufitare në mes Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS. Këto masakra paralajmëronin së njëjtë do të veprohej edhe në viset tjera në Kosovë e gjetiu ku ka shqiptarë, sepse territoret e aneksuara sllavet i donin pa shqiptarë. 

Rugova krahinë etnografike 

Krahina etnografike e Rugovës gjindet në pjesën perëndimore të Kosovës, me sipërfaqe prej 195km2, me 13 vendbanime dhe një popullsi prej  2451 banorë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981. Ndërsa duke marrë parasysh së në vitin 1991, shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, regjistrimi zyrtar  i radhës është mbajtur në vitin 2011 ku në Rugovë janë evidentuar 203 banorë(ESK,2011). Një e dhënë e tillë dëshmon se në sajë të luftës (1998 -1999) dhe pas saj  ky mjedis ka  pësuar rënie të popullsisë rreth 90% e popullsisë, duke migruar përkatësisht vendosur kryesisht në Pejë e gjetiu në Kosovë, por edhe në botën e jashtme.  

Në të kaluarën për Rugovën janë publikuar artikuj, studime dhe botime të veçanta. Ndonëse një krahinë e vogël për nga sipërfaqja dhe numër relativisht të vogël banorësh, ka qenë i kushtezuar nga morfologjia e relievit malor, ajo ka përjetuar gjenocid të dyfishtë në dekadën e dytë të shek.XIX, nga ana e serbëve dhe malazezëve, me pasoja të mëdha për popullsinë vendase(1912 dhe 1919). Në sajë te të dhënave të deri tashme për këto masakra del se kanë ekzistuar të dhëna të kufizuara sepse në pushtetin monist temat e tilla nuk ishin të preferuara për hulumtim dhe publikimi i ngjarjeve të tilla. Andaj, angazhimi i studiuesve të ndryshëm, për të hulumtuar këto ngjarje duhet mbeshtetur, sepse opinioni i gjerë e  jo vetëm ai shkencor duhet të njoftohet  me të vërtetën e këtyre masakrave nga serbët e malazezët, si dhe politikën e tyre gjenocidale kundër shqiptarëve, duke aplikuar në praktikë spastrimin etnik ndaj një krahine e populluar ekskluzivisht prej shqiptarëve.   

Politika gjenocidale serbe  kundër shqiptarëve 

Tashmë dihet se politika gjenocidale serbe në programin e tyre politik të Naçertanies(1844) ishte  identike si ajo e grekëve(Megalo Idea),me të vetmin qellim për zgjerim territorial duke ëndërruar Serbinë mesjetare. Dhe në praktikë një ide e tillë filloi të realizohej nga viti 1876-1878, duke u legjitimuar në sajë të vendimit të Kongresit të Berlinit(1878). Fjala është pikërisht për Sanxhakun e Nishit ku ndaj shqiptarëve u bë spastrim etnik, duke dëbuar rreth 150.000 shqiptarë, nga gjithsej 614 vendbanime ku nga to 370 ishin të banura vetëm nga popullsia shqiptare, si dhe 244 vendbanime  tjera që ishin të përzira(shqiptar, serb e çërkez)  (Uka,1991:89-95). 

Pikërisht gjatë operacionëve luftarake të ushtrisë serbe kundër Perandorisë Osmane  në Sanxhakun e Nishit në fund të vitit 1877  komanda ushtarake shpërndau një  proklamatë ku në mes tjerash  thuhet  se “ sa ma tepër të shpërngulni  shqiptarë, meritat e juaja ndaj atdheut janë më të mëdha”,(Uka, 1991:66) duke  mbetur  thënia raciste për tërë politikën serbe nga shekulli XIX e deri në ditët tona, ku dëshmi është edhe  lufta e fundit  në Kosovë(1998-1999).  

Don Nik Ukgjini me autorin e analizës rreth masakrës së Rugovës, Nail Dragën 

Ngjarjet e zhvilluara me vonë  dhe harta e zgjerimit territorial të Serbisë e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Kemi të bëjmë me një politikë fashiste, e cila varësisht prej rrethanave të kohës paraqitej në modalitete të ndryshme, por objektivi mbetëj i njëjtë, ekspansion territorial dhe spastrim etnik e  demografik, kryesisht kundër shqiptarëve, por edhe  të atyre që nuk ishin  ortodoks, ku pjesëtarët e fesë islame e kanë përjetuar në lekurën e tyre.  

Në mënyrë identike ka vepruar edhe principata e Malit të Zi, gjatë luftës kundër Perandorisë Osmane(1876-1878), përkatësisht  kundër shqiptarëve në ato vise e vendbanime qe iu dhuruan nga Kongresi i Berlinit(Draga,2017: 25-63). 

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës  

Shqiptarët gjatë Luftës së Parë Botërore e sidomos në përfundimin e saj, ndodhëshin në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. Gjendja ishte aq alarmante sa që paraqitej rreziku real për ekzistencën e shtetit të pavarur shqiptar. Fuqitë e Mëdha ngadhnjyese të luftës dhe shtetet shoviniste fqinje, kishin hartuar projekte e kishin nënshkruar marrëveshje, përmes të cilave jo vetëm njoheshin dhe snaksionoheshin traktatet e mëparshme antishqiptare, por kërkohej edhe copëtimi i Shqipërisë gjysmake. Këtyre planeve të Fuqive të Mëdha  dhe shtetëve fqinje kundër shtetit të pavarur shqiptarët u përpoqën që t ia kundërveheshin me të gjitha mundësistë dhe potencialin që kishin (Culaj, 2009:186). 

Në skenë dolën forca të rëndësishme patriotike dhe demokratike që u vunë në ballë të shtetit, duke bërë përpkjekje dhe sakrifica për ruajtjen e tërësisë toksore, për  bashkimin  e territoreve shqiptare në një shtet të lirë dhe të pavarur si dhe për demokratizimin e  jetës së vendit. Gjithsesi këtu vlen të veçohet  Komiteti Mbrojtja Kombëtaree Kosovës, i cili luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjën e interesave të kombit dhe shtetit shqiptar, kundër pretendimeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, e posaçërisht kundër  planeve dhe politikës antishqiptare të shovinistëve serbomëdhënj. 

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, si organizatë politike me program të përcaktuar politik, u themelua në Shkodër më 1 maj 1918, në kushte tepër të rënda  të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ky Komitet u formua kryesisht nga patriotët kosovarë, të cilët, për shkak të rrethanave të caktuara historike, kishin  mbetur brenda kufijve  të Shqipërisë politike, por që përpiqeshin më tërë forcën e tyre për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe krijimin e një Shqipërie etnike dhe të pavarur. Komiteti  Mbrojtja Kombëtare e Kosovës qëndroi gjithnjë në ballë të punës për t‘i zgjidhur  me sukses detyrat e shpëtimit  të Shqipërisë, për zhvlerësimin e traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, për sigurimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë toklësore të Shqipërisë, dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje, shpresonte në bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të lirë e sovran. Se çfarë qendrimi kishte  Komiteti i Kosovës ndaj çështjes kombëtare këtë e dëshmon programi themeltar i kësaj organizate kombëtare(Culaj,1997:187). 

Ndonëse  mbante emrin e një përfaqësie krahinore në realitet ishte një organizatë e fuqishme politike kombëtare mbarëshqiptare dhe kishte pamjen e një partie të organizuar mjaft mirë e cila nuk i përfaqësonte e nuk i mbronte vetëm të drejtat e interesat e emigrantëve kosovarë e të popullit të Kosovës, por të mbarë kombit shqiptar. 

Përveç veprimtarisë diplomatike Komiteti i Kosovës, me qendër në Shkodër  bënte edhe organizimin e lëvizjes nacionalçlirimtare, do të thot rezistencën e armatosur të popullit(Skendi,1992: 42). 

Vazhdimësia e politikës gjenocidale kundër shqiptarëve 

Masakra e Rugovës nuk duhet trajtuar si vepër kriminale e izoluar, por vazhdimësi e politikës gjenocidale të serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve, e cila ishte kundër eliminimit fizik të popullsisë së kësaj krahine. Kujtojmë me këtë rast masakrat e malazezëve në krahinën e Plavës e Gucisë(1912-1913), sidomos ate të datës 4 mars 1913 në vendin e quajtur Previ, si dhe konvertimin e shqiptarëve e boshnjakëve nga feja islame në ate ortodokse, dukuri e panjohur deri atëherë(Plava:2002,119-123, Harapi:2004,45-65,Cana:1996,94-139). Realizimi i dy masakrave në këtë krahinë (1912, 1919) brenda shtatë vitëve dëshmon një konstatim të tillë. 

Pas përfundimiit të LPB,  pikërisht në vjeshtë të vitit 1918 ndodhi riokupimi serb i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, tash në kuadrin e Mbretërisë SKS.Ishte kjo koha ku në viset shqiptare si Plava, Gucia dhe Rugova filloi rezistenca e popullit shqiptar të tyre krahinave, duke marrë përmasa në vitin 1919. Qellimi i pushtuesve ishte që kjo popullsi të dorëzojë armët, që ta kishte me lehtë okupimin dhe vendosjen e pushtetit ë tyre. Por, popullsia e Rugovës nuk ishte e këtij mendimi, sepse përvoja nga vitet e kaluara 1912-15 ishte ende e freskët dhe plagët ende të pa shëruara nga dhuna dhe masakrat e kryera prej tyre. 

Lidhur me situatën në Rugovë,  burimet serbe cekin se “Raporte jo të këndshme po arrijnë nga fronti shqiptar.Me lajmëruan mbi lëvizjën e 1000 shqiptarëve nga Rugova drejt Pejës.Lëvizja është përgatitur edhe në Plavë e Guci, ku gjenden rreth 5000 shqiptarë të armatosur”.(Monografia Rugova, f.28). 

Nga raportet ushtarake serbe që ka të bëjë me fillimin e shkurtit 1919, del se përcillej gjendja në Rugovë e rrethinë dhe lëvizja e popullsisë vendase për  t‘iu kundërvenë forcave okupuese  serbe. Madje cekët se “në rrethin e Pejës dhe të Gjakovës situata është shumë kritike, se shqiptarët kanë filluar kryengritjen  e organizuar në baza shumë të gjëra”.(po aty, f.28). 

Nuk ka dilemë se ky ishte alarm i mjaftueshëm për dërgimin e forcave ushtarake  për masa reperesive kundër shqiptarëve. 

Për ta shtypur kryengritjen në Rugovë, Plavë e Guci, ushtria serbe dërgoi forca të mëdha nga Peja, kurse malazezët sulmuan nga veriperëndimi. U zhvilluan luftime në mes shqiptarëve dhe ushtrisë serbe. Gjatë depërtimit të tyre  në këto vise ushtria serbe bëri masakra duke vrarë njerëz e djegur fshatra. Sipas të dhënave bëhët fjalë për 864 persona të masakruar dhe 410 shtëpi të djegura. Më së shumti e pësoj fshati Shtupeqi i Madh.(Monografija Rugova,f.29). 

Ndërsa në sajë të raportëve që i dërgoheshin  Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Shkodër prej datës 17-25 shkurt 1919, bilanci i të vrarëve dhe të masakruarve në Plavë e Guci e jepnin në 844 veta. Pastaj raportohej se serbët e malazezët kishin djegur  Plavën e Rugovën dhe së rreth 15000 shqiptarë kishin ikur në bjeshkë. Ata që nuk kishin mundur të iknin, nga pleqëria apo sëmundjet , të gjithë ishin masakruar.(H.Muja,Në fenë e të parëve, f.258).  

Në bazë të dhënave nga Komitetin i Kosovës në Plavë e Guci vrasja e shqiptarëve vazhdoi edhe në vitin vijues 1920, ku jepen të dhënat për 537 të vrarë.(Po aty, 259.). Ndërsa sipas një burimi tjetër gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8000 shqiptarë janë shpërngulur në Turqi(F.Buçinca-F.Dibrani,Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956,f.87). 

Me shpërthimin e kryengritjes në Rugovë janar-shkurt të vitit 1919, filloi njëherësh përgatitja e kryengritjes së përgjithshme, e cila duhet të shpërthente në pranverë, meqenëse situata ndërkombëtare konsiderohej e favorshme, dhe kishte gjasa që të korigjoheshin padrejtësitë e vitit 1913, kur u përcaktua kufiri i Shqipërisë. Fjala është për Konferencën e Paqës në Paris, ku u përcaktuan kufinjtë politik në Europë pas përfundimit të LPB.Por, siç dihet kërkesat e shqiptarëve për përmirësimin e kufinjëve nuk u moren parasysh sepse çdo gjë u vendos sipas interesave gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, që ishin në kundërshtim flagrant të së drejtës së shqiptarëve për bashkim me shtetin kombëtar.  

Në sajë të tyre masakrave krahina e Rugovës u shpopullua tërësisht, sepse  ata që patën fat të mbesin gjallë u larguan nga Rugova, duke u vendosur kryesisht  në Shqipëri e gjetiu, për tu rikthyer vetëm pas vitit 1924, dhe rifilluar jetën në vendlindjen e tyre. 

Çështje të veçantë paraqet numri i saktë i të masakruarve dhe atyre të cilët kanë emigruar si nga Plava, Gucia e Rugova, si dhe rikthimi i tyre i mëvonshëm në vendlindjet e tyre. Kujtojmë me këtë rast së në Shkodër u themeluan vendbanimet e reja me emrin  Gucia e Re, Gruda e Re, Hoti i Ri  duke dëshmuar origjinën e popullsisë nga krahinat qe kanë përjetuar masakra nga serbet e malazezet, nga viti 1912 e më pas. Ndonëse nuk u themelu vendbanimi i ri me emrin Rugova e Re, nuk do të thot se popullsia e Rugovës nuk u vendos në vendbanime e krahina të ndryshme të Shqipërisë, por ata kishin një shpërndarje më të gjerë territoriale, por me bindje për  rikthim si të krijohen kushtet  duke i mbetur besnik  vendlindjës së  tyre. 

Nuk ka dilemë se qellimi gjeostrategjik i pushtuesëve serb dhe malazez  ishte spastrimi etnik i këtij territori të okupuar dhe shpërngulja e popullsisë së Rugovës si element i rrezikshëm në këtë mikroregjion, për të ndërprerë lidhjen unike të arealit shqiptar në këtë zonë kufitare. Ngjarjet e mëvonshme në tërë Kosovën e  dëshmojnë një konstatim të tillë, ku ekzistojnë dëshmi të shumta të dokumentura, se politika e spastrimit etnik ishte mision  shtetëror  e  pushtuesve serb në hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

Përfundim dhe propozime 

Masakrat e  serbëve dhe malazezëve në Rugovë nuk duhet të trajtohen si krim i izoluar por si një vazhdimësi e politikës gjenocidale e programuar në qarqet shtetërore nga shekulli i kaluar.  Ndërsa është çështje për hulumtim të veçantë strategjia e politikës serbe e malazeze në regjionet kufitare sikurse janë Rugova, Plava e Gucia të cilat nga viti 1912 e deri në 1919, kanë përjetuar dy herë  gjenocid vetëm pse ishin shqiptarë. Dhe në sajë të krimeve të tilla të popullsia vendore ndodhi procesi i  emigrimit të dhunshëm të popullsisë vendase. Pikërisht në këtë aspekt e dhëna se nga masakrat serbe në  vitin 1919 ku janë evidentuar 844 viktima e  deri në vitin 1924 në Rugovë nuk kishte njëri të gjallë, dëshmon në mënyrë transparente  politikën e tokës së djegur dhe të  spastrimit etnik, që paraqet rast unik në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Por, më pas ata që kishin emigruar në vise të ndryshme shqiptare u kthyen në vendlindje duke rifilluar jetën në Rugovë, e cila  në varësi të rrethaneve të ndryshme shoqërore mbijetuan deri në ditët tona, duke dëshmuar vitalitetin etnik e antropologjik si rrallë kaush në hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

Dhe në fund dy propozime 

1.Vendet e qytetëruara që respektojnë të kaluarën dhe sakrificat e mbijetesës, ndërojnë individet, ngjarjet dhe ata përjetësohen në monumente të ndryshme. Pikërisht, në rrethana të reja në Kosovën e pavarur, në vendin e Masakrës në Rugovë duhet të vendoset një monument me rastin e 100-vjetorit të saj, të gdhëndur aty emrat e viktimave. Dhe një monument i tillë, duhet të jetë dëshmi për kohën e kaluar dhe kohën tonë  për masakrat  nga pushtuesit serb në Kosovë. Një veprim i tillë është borxh për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. 

2.Duke marrë parasysh se në të kaluarën shqiptarët kanë përjetuar masakra të ndryshme në nivel të gjenocidit, propozoj që të inicohet për botimin e një vëllimi të veçantë ku do të përmbledhen të gjitha masakrat e kryera nga serbet e malazezët në të kaluarën. Botimi i tillë përveç së në gjuhën shqipe duhet të përkthehet edhe në gjuhë të tjera si anglisht, gjermanisht, spanjisht, arabisht, turqisht, rusisht, serbisht etj. Vetëm një botim i tillë do të jetë dëshmi  në demaskimin e politikës gjenocidale të serbeve e malazezëve  ndaj shqiptarëve, përkatësisht të politikës së vazhdueshme të spastrimit etnik  të fqinjëve tanë, në hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

(Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin  shkencor “100-vjetori i Masakrës së Malit të Zi dhe Serbisë në Shtupeq dhe katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, Pejë, 15-15 shkurt 2019)  

Bibliografia kryesore: 

1.Elmaz Plava, Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 2002 

2.Rugova(monografi etnografike), ASHAK, Prishtinë, 1987 

3.Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1981 

4.Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1981 

5.Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913,Dokumente, Prishtinë, 1996 

6.Hajrudin Muja, Në fenë e të parëve, LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2013 

7.Hasan I.Gjonbalaj, Paria e Krahinës së Plavës dhe e Gucisë(1878-1945), Drenusha, Prishtinë, 2009 

8.Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,ASHSH,Tiranë, 2004 

9.Raymond  Poincare, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2009 

10.Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924,IA,Prishtinë, 1997 

11.Lush Culaj, Çështja Shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920, IA,Prishtinë, 2010 

12.Ž.Andrijašević-Z.Stanojević, Pokrštavanje Muslimana 1913, Podrgorica, 2003 

13.Vakat Zuluma, Plav-Gusinje 1912/1913, Almanah br.55-56, Podgorica,2013 

14.Sabit Ukaj, Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-78 dhe vendosja e tyre në Rrafshin e Kosovës,Botoi:“Zëri“,Prishtinë,1991 

15.Nail  Draga, Etnia dhe hapësira, Art Club, Ulqin, 2017 

  1. Zef Mark Harapi, Ditt e trishtimit n’ Pejë e nder rrethe 1912-1913, Dukagjini, Pejë, 2004
  2. Eqber Skendi,Hoxhë Kadri Prishtina,Prishtinë, 1992

18.F.Buçinca-F.Dibrani,Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956,Prishtinë,2009 

19.Rexhep Dedushaj,Krahina e Plavës e Gucisë nepër shekuj,Nju Jork, 1993 

20.Enti Statistikor i Kosovës, 2011 

A Journal for Nurses (1938) / Rrëfimi i infermieres amerikane Helen G. Denton mbi eksperiencën e saj profesionale një vjeçare në Shqipëri

Zonjusha Helen G. Denton dhe një bari shqiptar. – Burimi : RN, A Journal for Nurses, f.26-29

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Shkurt 2023

“RN, A Journal for Nurses” ka botuar, në prill të 1938, në faqet n°26-29, rrëfimin e infermieres amerikane Helen G. Denton mbi eksperiencën e saj profesionale një vjeçare në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Infermierja e shkollës në Ballkan

nga Helen G. Denton, R.N.

Zonjusha Helen G. Denton dhe një bari shqiptar. – Burimi : RN, A Journal for Nurses, f.26-29

Zonjusha Helen G. Denton dhe një bari shqiptar. – Burimi : RN, A Journal for Nurses, f.26-29

Dentonët e Caribou (7.600 banorë) në shtetin e Maine janë njerëz të mirë të New England, pa një pikë gjaku cigan në venat e tyre. Pra, unë u befasova po aq sa çdo njëri prej tyre, kur u gjenda rrugës për në Shqipëri, në vendin e vogël ballkanik të udhëhequr nga mbreti Zog. 

Unë isha duke punuar në Nju Jork kur mora një letër nga shtëpia ku përmendej se një fqinje, e martuar me drejtorin e një shkolle në Shqipëri, sapo kishte lindur një fëmijë të adhurueshëm. I shkrova shoqes sime, duke e uruar për fëmijën dhe duke e pyetur nëse i pëlqente Shqipëria. Ajo u përgjigj menjëherë dhe më pyeti se si do ta doja Shqipërinë. Ajo përmendi se kishte një nevojë reale për një infermiere të shëndetit publik në shkollën atje dhe më nxiti të aplikoja për këtë vend pune dhe të nisesha me ta. Kjo është pikërisht ajo që bëra. 

Udhëtimi ishte i këndshëm. Miqtë e mi flisnin vazhdimisht dhe me entuziazëm për Shqipërinë. Ata folën për frutat tropikale ekzotike, malet e thepisura, Adriatikun paradiziak. Ata nuk përmendën sezonin e shirave. 

Përshtypjet e para nga Shqipëria 

Ishte natë kur zbarkuam në Shqipëri. Përshtypja ime e parë ishte një makth mes baltës, shiut, fytyrave të errëta dhe vdekjes së papritur. Të gjithë shqiptarët i ngasin makinat me shpejtësi të madhe. Rrugët malore (dhe nuk ka të tjera) janë të përdredhura, të rrëmbyeshme dhe nuk kanë shina mbrojtëse apo mure. Për më tepër, rrugët janë shkëmbore. Në sezonin e shirave, ato kombinojnë rrezikun emocionues të baltës së rrëshqitshme me gungat e mprehta të stinës së thatë. Megjithatë, shoferi shqiptar nuk është i pakujdesshëm. Ai është i vetëdijshëm se vezullimi i dritave të forta gjatë natës ka të ngjarë të verbojë shoferin e një makine që vjen në drejtim të kundërt, kështu që makinat kalojnë njëra-tjetrën pa drita. Kjo dredhi realizohet gjithmonë në një kthesë të ngushtë me një shpejtësi marramendëse. 

Kur shkova në shtrat natën e parë në Shqipëri, mendova me përulësi për Perëndinë (Zotin) dhe me dashuri për shtëpinë. 

Por ky ishte momenti i fundit i keqardhjes që pata për ardhjen në Shqipëri. Kam jetuar nëpër rrebeshin e zymtë të sezonit të shirave, kam shijuar dy javët e shkurtra të pranverës dhe kam duruar vapën e nxehtë të stinës së “thatë”. Unë kam qenë filozofe për dozën ditore të kininës, zierjen e ujit të pijshëm, gatimin e pothuajse të gjitha perimeve dhe pastrimin e frutave me permanganat kaliumi. Këto shqetësime të vogla ishin një çmim i vogël për t’u paguar për përvojën emocionuese dhe shpërblyese të një viti në Shqipëri dhe miqësitë e shumta të këndshme të krijuara me njerëzit atje. 

Puna ime si mësuese-infermiere 

Vendasit janë të fortë, inteligjentë, filozofë dhe mikpritës dhe të rinjtë janë shumë të interesuar për Amerikën dhe amerikanët. Të gjitha këto i mësova shumë shpejt në shkollën e vogël pranë Kavajës, ku punoja si mësuese dhe infermiere e shëndetit publik. Tetëdhjetë nxënësit e mi, të gjithë djem, ishin të moshës rreth 15-18 vjeç. Në një kurs trevjeçar ata mësojnë bujqësi, anglisht, aritmetikë të thjeshtë dhe higjienë. Ky është i gjithë shkollimi formal i djaloshit mesatar shqiptar, përveç vitit të tij të trajnimit të detyrueshëm ushtarak. Dikur kishte edhe një shkollë për vajza, por mungesa e fondeve detyroi të mbyllej. Kjo është për të ardhur keq, sepse vajzat janë po aq inteligjente sa vëllezërit e tyre dhe do të jetë përgjegjësia e tyre të mbrojnë shëndetin e brezit të ardhshëm. 

Bashkangjitur me shkollën është një spital me tre shtretër dhe një klinikë. Studentët janë të etur për edukim shëndetësor dhe të shpejtë për të adoptuar metodat higjienike të trajtimit menjëherë pasi kuptojnë vlerën e këtij kujdesi. Djemtë duken sikur janë jashtëzakonisht të shëndetshëm. Ata janë nxirë nga dielli i stinës së thatë dhe kanë strukturën e gjatë, shpatullgjerë, karakteristikë e meshkujve shqiptarë. Por të gjithë ata vuajnë nga fatkeqësia kombëtare — malaria. Kjo sëmundje përshkon tokën si miazma nga e ka marrë emrin. Secili prej tyre preket nga ajo. Të gjithë kanë një dhimbje koke kronike. Shumë nga djemtë e mi kishin dhimbje muskulore si pasojë e sëmundjes. 

Dobësia që vjen nga malaria, së bashku me kequshqyerjen e shkaktuar nga ushqimi i kufizuar vendas, i bën djemtë të ndjeshëm ndaj infeksionit. Tek një nga nxënësit, pak gojëdhënë që iu shtua këtyre mundimeve, provokoi një infeksion shumë të rëndë. Djali po kulloste delet dhe u kafshua nga një kafshë e sëmurë. Ndërsa kafshimi ishte sipërfaqësor dhe gjithçka mund të kishte shkuar mirë, djali u konsultua me një nga barinjtë që dinte saktësisht se si trajtohej plaga e kafshimit të deleve. Kjo recetë doli të ishte një kombinim i lëngut të barkut dhe organeve të brendshme të një deleje të therur rishtas, për t’u aplikuar në plagë dhe për t’u mbajtur mbi të. Fatmirësisht, pushimet e djalit përfunduan disa ditë më vonë. Kur u kthye në shkollë, krahu i tij ishte tashmë shumë i fryrë. Kaluan gjashtë javë para se infeksioni të shërohej dhe gjatë kësaj kohe djali trajtohej të paktën një herë në ditë. 

Disa leksione të hollësishme mbi infeksionet përmes gërvishtjeve rezultuan efektive me djemtë dhe përfundimisht ata vinin tek unë me dëshirën e tyre për të raportuar gërvishtjet dhe mavijosjet e marra gjatë lojës. 

Megjithatë, puna ime e shëndetit publik jashtë mureve nuk ishte aq e suksesshme sa puna që munda të bëja në klinikë. Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, kisha dëgjuar se nënat nuk u jepnin foshnjave qumësht lope dhe perime, kështu që nisa një fushatë sensibilizimi me një vorbull edukative, krejtësisht jozyrtare. Një nga nxënësit e mi ishte përkthyes dhe më shoqëronte në vizitat e mia në shtëpitë e bukura shqiptare. Këto janë shtëpi fermash tipike dykatëshe mesdhetare, kati i poshtëm vepron si hambar për kafshët, ndërsa familja zë katin e sipërm pas një dritareje të vetme të vogël, të mbyllur ndaj shpendëve endacakë. Brendësia e këtij kati të sipërm është një dhomë e madhe, e mobiluar me një stol, dyshekë dhe një oxhak, dhe është gjithmonë e pastër në mënyrë të përpiktë. 

Nënat e shtëpive që vizitova ishin më mikpritëse dhe, dyshoj, kureshtare, pasi më vonë mësova se isha një nga kuriozitetet më qesharake në Kavajë kur ngisja biçikletën. Unë u përpoqa t’u shpjegoja mikpritësëve të mia, me anë të përkthyesit tim të ri, vlerën ushqimore të qumështit dhe perimeve. Ato më siguruan me krenari se fëmijët e tyre nuk ishin kurrë të uritur, se vërtet foshnjat deri në dy vjeç ushqeheshin shpesh me gji. Kur më ra nofulla për tokë (u çudita) në lidhje me këtë informacion, nënat pyetën vazhdimisht me mirësjellje sa fëmijë kisha? Shumë djem? Kur u thashë se nuk kam fëmijë, ato tundën kokën me dhembshuri. Kjo nuk ishte më shumë nga sa meritoja, dhe më vonë mësova një metodë më delikate të propagandës për shëndetin e fëmijëve. 

Kushtet shëndetësore 

Vdekshmëria foshnjore është e lartë në Shqipëri dhe kjo pavarësisht se nënat kanë një dashuri të butë dhe shumë reale për fëmijët e tyre. Një sëmundje kaq e rrezikshme sa lija është aq e zakonshme sa që shpesh shpërfillet. Unë di një rast të këtij lloji në të cilin viktima ishte një vajzë e bukur katërvjeçare. Vëllai i saj përmendi në klinikë se motra e tij ishte e sëmurë — “shumë e nxehtë, shumë e ftohtë” — dhe tregoi se lëkura e saj ishte e skuqur. Kur e pashë fëmijën, ajo ishte tashmë në fazën “pustulare” dhe me siguri do të ketë shenja për tërë jetën. Lija, e cila dikur ishte e zakonshme tek fëmijët e të gjitha moshave, po zhduket pasi fëmijët më të mëdhenj tani po vaksinohen. 

Një pjesë e programit arsimor që tani mbështetet nga Mbreti Zog është kontrolli i malaries, i cili, për shkak të gjeografisë së vendit, do të jetë një detyrë e gjatë dhe e lodhshme. Shqipëria është bukur në planin piktoresk me vargmalet e saj dhe luginat e thella, por transporti është shumë primitiv dhe njerëzit jetojnë e vdesin brenda kufijve të fshatrave të tyre pa dalur  ndonjëherë prej aty. 

Ky izolim është veçanërisht i vërtetë për gratë që praktikisht kalojnë gjithë kohën e tyre në shtëpi. Së fundmi Mbreti Zog dekretoi që gratë shqiptare të heqin ferexhenë dhe të dalin jashtë. Ndërsa gratë mendojnë se duhet të binden, dekreti i ka bërë shumë prej tyre të pakënaqura dhe të frikësuara. Ato janë të humbura edhe në botën e vogël të fshatrave të tyre. 

Nga sa më sipër del qartë se Shqipëria është një territor i virgjër për infermieren e shëndetit publik. Ajo do të pritej krahëhapur nga qeveria dhe do t’i jepej “carte blanche”. Krerët e fshatit do ta prisnin përzemërsisht dhe do t’i dëshmonin se çdo dëshirë e saj do të zbatohej. Në pamje të parë duket si një botë ideale, por karakteri i njerëzve, i pandryshueshëm si malet e tyre dhe i ndryshueshëm si Adriatiku i bukur, do të prirej ta mposhtte atë. 

Jo se njerëzit do të ishin të papërgjegjshëm ndaj përpjekjeve të infermieres së shëndetit publik – përkundrazi. Ata do të pranonin pothuajse çdo sugjerim. Ata madje do të vepronin sipas saj, nëse do ta respektonin infermieren si individ. Por ata nuk do të vazhdonin punën e mirë, nëse ajo nuk do të realizonte një mrekulli përmirësimi brenda dy ose tre ditëve. Kjo “arsyeshmëri e ëmbël” e karakterit është ajo që i shtyn ata të konsultohen me disa mjekë për një sëmundje. Meqenëse shumë nga mjekët vendas kanë qenë jashtë shkollës së mjekësisë për shumë vite dhe nuk kanë parë një libër mjekësor pikërisht për aq kohë, nuk është për t’u habitur që pacientët marrin një diagnozë dhe trajtim të ndryshëm nga secili mjek. Me shpresën më të madhe dhe natyrën e mirë, pacientët marrin të gjitha pilulat dhe ilaçet e ofruara dhe e lënë shërimin e tyre aktual në duart e Muhamedit. 

Brezi i ri, siç ilustrohet nga nxënësit e shkollës, i shton mendjehapjes së prindërve kureshtjen e etur të rinisë dhe kjo ndoshta do të jetë shpëtimi i vendit. Ndryshe nga prindërit e tyre, djemtë kanë filluar të kuptojnë se shëndeti i tyre i keq nuk është “vullneti i Allahut”, por në një farë mënyre të paqartë faji i tyre. Prandaj munda t’i bëja që të vinin rregullisht në klinikë. Edhe pse nuk jam oratore e mirë, ata i dëgjonin me vëmendje leksionet dhe bënin pyetje inteligjente. 

Në punën e shëndetit publik, brenda apo jashtë vendit, edukimi është i një rëndësie parësore dhe një nga mjetet më efektive për edukimin e grupeve të mëdha është përmes fëmijëve të interesuar. Fëmijët janë më të ndjeshëm nga sëmundjet sesa të moshuarit e tyre filozofë dhe janë më të prirur ndaj ideve të reja. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, më në fund përqendrova përpjekjet te studentët dhe besoj se brenda një viti pata bërthamën e një zyre entuziaste të propagandës shëndetësore. 

Kjo punë tani po ecën përpara nën drejtimin e aftë të një vajze të re brilante shqiptare, të shkolluar në Amerikë, e cila ishte mjaft e mirë për të kaluar një pjesë të kohës duke punuar në klinikën e shkollës. Ajo ka mbrojtur doktoraturën në Spitalin e Grave në Jefferson (Woman’s Hospital at Jefferson), dhe megjithëse obstetrika dhe pediatria ka të ngjarë të bëhen fusha e saj e ndërhyrjes, ajo planifikon të bëjë shumë punë në mjekësinë parandaluese (preventive).

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/a-journal-for-nurses-1938-rrefimi-i-infermieres-amerikane-helen-g-denton-mbi-eksperiencen-e-saj-profesionale-nje-vjecare-ne-shqiperi/.

Burimi : RN, A Journal for Nurses, f.26-27

Burimi : RN, A Journal for Nurses, f.28-29

Turqia po e shfrytëzon fatkeqësinë natyrore për të kryer spastrim etnik

0
“Mbas nje fatkeqsie gjithmone vijne hienat” thote nje proverb afrikan.
Mirepo edhe per shqiptaret kjo nuk eshte nje histori e panjohur. Me 26 korrik 1963, nje termet i fuqishem në shkallën 6.1 MM, goditi rende Shkupin, ate kohe me shumice etnike shqiptare. Termeti shkaktoi, 1.070 te vdekur, mbi 3,000 te lenduar. Ai shkaterroi 80% te qytetit duke lene më shumë se 200,000 njerëz të pastrehë. Se si e shfrytezuan serbomaqedonet kete fatkeqsi tashme kjo sot perben fakt te kryer: Shqiptaret nga nje popullate me shumice derrmuese ne Shkup u kthyen ne nje minoritet qe neperkembet lehte.
Interesant eshte fakti qe ne kete aksion nuk mungoi edhe “ndihma” turke; nje numer te konsiderueshem te shqiptareve te Shkupit i mori Turqia gjoja per ti “ndihmuar”. Shume prej tyre u degdisen ne qytete me shumice kurde. Qellimi kuptohet. Roli i klerikeve muslimane ne kete rast kuptohet. Jo me kot ne lexojme ne faqet e rrjetit se ne mesin e viktimave te termetit te tanishem jane edhe mbi 100 shqiptar. Ne fakt jane shume me teper, por askush nuk mund ta dije numrin e sakte pervec turqve. Edhe pse të parët tonë na kanë mësuar se: “I ligu ne dite te keqe te nxjerr dhe syte” ne vazhdojmë të harrojmë e budallepsemi.
Kurdet leshojne edhe nje here alarmin
Duket se Turqit dhe Sllavet e gadishullit Ilirik jo vetem kane bashkepunuar ngushte por edhe kane mesuar shume nga njeri-tjetri. Sigurisht qe ketu nuk eshte momenti te flasim per masakrat, zhvendosjet e popullates, kolonizimin e territoreve, konvertimin fetare te dhunshem, perdhunimet, luftimin e ideniteteve dhe gjuheve te popujve autoktone, ndryshimin e toponimeve, diskriminimi ekonomik etj. Ata kane shkembyer me sa duket edhe pervojen per shfrytezimin e katastrofave natyrale per te ndryshuar raportet etnike ne territoret e pushtuara. Kete e deshmon me fakte gazetarja Sasha Hofman duke iu referuar historise se shfrytezimit nga turqit te fatkeqsive natyrore te meparshme ne territoret kurde per te ndryshuar ekuilibrat etnike natyrore, ne artikullin “How Turkey Weaponizes Natural Disasters Against Kurds” (Si Turqia i shnderron ne arme kundra kurdeve fatkeqsite natyrore) te botuar me Feb 10, 2023 ne https://npasyria.com. Në këtë artikull ajo gjithashtu jep te dhena te mjaftueshme se nje gje e tille po ndodh edhe aktualisht. Ne shume nga qytetet e prekura nga termeti katastrofik i fundit kurdet ose jane shumice ose perbejne nje pjese te madhe te popullates. Diskriminimi i tyre eshte qartesisht i dukshem keto dite. Kurdet jane te alarmuar dhe bejne thirrje qe ndihma nderkombetare te mos jepet nepermjet institucioneve pushtuese shteterore turke por drejtperdrejt.
Turkey is using the natural disaster to carry out ethnic cleansing
“After a disaster there are always hyenas,” says an African proverb.
Well, even for Albanians, this is not an unknown story. On July 26, 1963, a powerful earthquake measuring 6.1 MM hit Skopje, those times, with an ethnic Albanian majority. The earthquake caused 1,070 deaths, over 3,000 injured. It destroyed 80% of the city leaving over 200,000 people homeless. How the Serbo-Macedonians took advantage of this misfortune is now a “fait accompli”: Albanians from an overwhelming majority population in Skopje turned into a minority that can easily be surpassed.
It is interesting that Turkish “help” was not missing in this action; Turkey took a considerable number of Albanians from Skopje, supposedly to “help”. Many of them were sent to cities with Kurdish majority. The purpose was obvious. We know the role of Muslim clerics in this case too. This is one of the main reason that nowadays we read on the web pages that among the victims of the current earthquake there are over 100 Albanians. In fact, they are much more, but no one can know the exact number except the Turks. Even though our forefathers have taught us that: “The wicked on a bad day will take out your eyes,” we continue to forget and be stupid.
The Kurds sound the alarm once again
It seems that the Turks and the Slavs of the Illyrian peninsula not only cooperated closely, but also learned a lot from each other. Of course, this is not the time to talk about massacres, population displacements, colonization of territories, violent religious conversion, rapes, fighting over the identities and languages ​​of indigenous peoples, changing toponyms, economic discrimination, etc. They have apparently exchanged the experience of using natural disasters to change the ethnic relations in the occupied territories. The journalist Sasha Hofman proves this with facts, referring to the history of the use by the Turks of the previous natural disasters in the Kurdish territories to change the natural ethnic balances, in the article “How Turkey Weaponizes Natural Disasters Against Kurds” published on Feb 10, 2023 at https://npasyria.com. In this article, she also gives enough data that such a thing is happening even now. In many of the cities affected by the last catastrophic earthquake, the Kurds are either the majority or make up a large part of the population. Their discrimination is clearly visible these days. The Kurds are alarmed and call for international aid not to be given through the occupying Turkish state institutions, but directly.
Shënime: Ushtria e Gjergj Kastrioti

Në 114 vjetorin e gazetës shqiptare Dielli në Amerikë, shumë urime nga Kosova

Gazeta DIELLI e Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA
Diell drite e ngrohtësie i Vatres Shqiptare në Amerikë të pashuar më shumë se një shekull dhe gjithmonë
Shumë urime për 114 vjetorin
Përvjetor suksesesh e feste
DIELLI – Numri një i gazetarisë shqiptare – më e hershmja gazetë shqipe në botë
E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar
Jam i nderuar që gjatë shumë viteve merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare
E në Ditën e Lirisë së Kosovës – në 12 Qershor 2015, në kohën kur Editor mëse 12 vjet ishte emri i pashuar Dalip Greca, me Gazetën DIELLI nisa bashkëpunimet – nisa t’i shkruajë enkas si korrespondent në Kosovë dhe do i shkruajë…
Me shumë respekt e vlerësim
Për gazetën DIELLI të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit shqiptar Fan Noli e Faik Konica
Për të gjithë shqiptarët në Amerikë që aq shumë kontribuan për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike shqiptare
E që vazhdojnë me mbështetjen e madhe
Lidhjen
Afrinë e dashurinë e përjetëshme
Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme
Uroj Kryetarin e VATRËS Elmi Berisha
Kryesinë
Këshillin
Dhe të gjithë VATRANËT
Shqiptarët në Amerikë…
Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT Sokol Paja dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.
Urime… Si edhe në përvjetorë të tjerë, në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, atëherë Nënkryetar e tani President Nderi i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston jubileun e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.
Urojmë nga Kosova që në 2023-tën ka edhe festën e 24 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë mirënjohës dhe falënderime edhe për ato shpërblimet e përvitshme për shkrimet – bashkëpunimin, që më sillnin verave të kaluara nga Federata Gjithë-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe organi i saj Gazeta DIELLI.
Në Ditën e Lirisë – 12 Qershor 2023 bëhen tetë vjet dhe nis viti i nëntë i shkrimeve – raportimeve që bëj si korrespondent nga Kosova i Gazetës DIELLI…
Me shumë respekt,
Behlul Jashari
Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë
Prishtinë, 15 Shkurt 2023

Kosova feston 53 vjetorin e Universitetit të Prishtinës

0

–Kryeministri Kurti në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës: Në shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës sonë nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës/

Nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 15 Shkurt 2023/ Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënoi sot 53 vjetorin e themelimit të vlerësuar ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

“Historia e Universitetit të Prishtinës, e ndanë historinë e Kosovës në dy epoka të cilat për kufi e kanë vitin 1970: në epokën e Kosovës pa universitet dhe në epokën e Kosovës me universitet”. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënimin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Forhåndsvisning av bilde

Duke folur për historinë e Universitetit të Prishtinës para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti tha se si vendi ku studiohet universalja, universiteti e ka në imanencën e tij publiken, pra, edhe politikën. Andaj, themelimi i një universiteti është gjithmonë edhe një akt politik. “Ishin demonstratat e vitit 1968 me parullën Du’m Universitet, ato që krijuan kushtet edhe politike për themelimin e Universitetit të Prishtinës”, tha kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bilde

Më tej në fjalën e tij, kryeministri tha se nuk ka akademik, intelektual e politikan, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, nga Sanxhaku e Mali i Zi që nuk ka kaluar nëpër bankat e Universitetit të Prishtinës. Madje, siç tha ai, as demonstratat qytetare e as luftën çlirimtare nuk mundemi as t’i mendojmë se lëre më t’i studiojmë a analizojmë pa Universitetin e Prishtinës.

E sot, në shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës sonë nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës. Andaj, ai shtoi se, “Universiteti, me profesorët dhe studentët e ndoqën për disa dekada në radhë të parë idenë e shtetformimit, prandaj ju tani, këtu, kudo edhe në vijim nuk keni pse të tërhiqeni në radhë të dytë në fushën e pafundme të shtetndërtimit”.

Forhåndsvisning av bilde

Për dekadën e gjashtë e Universitetit të Prishtinës, kryeministri Kurti uroi që të jetë dekadë e përplotësimit të mëtutjeshëm, me praktika mësimdhënieje të avancuara, me studentë të përkushtuar dhe shembullorë, me hulumtime shkencore si dhe publikime e botime edhe ndërkombëtare, si dhe me kontribut të vazhdueshëm, të përditshëm në sferën publike, në shoqërinë e në shtetin tonë.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore shqiptare-kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte, në 16 Shkurt 1970,  kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, më të cilat u shtyp edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë në nëntor 1946.

 “Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografinë e gazetës historike. 

Universiteti i Prishtinës i posathemeluar kishte Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik, Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa tani ka 17 fakultete.

Kosova shtet i pavarur nga 17 Shkurti historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.