Kreu Blog Faqe 1113

Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen strategjike përballë Dialogut me Serbinë

0

Nga Behlul Jashari, korrespondenti në Kosovë

 Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë Dialogut me Serbinë, tha sot Kryeministrit Albin Kurti në Debatin parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Fjala e plotë e dërguar nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit:

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në Kuvend në kuadër të debatit parlamentar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I nderuar kryetar i Kuvendit, z. Glauk Konjufca,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të kabinetit qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë Dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbi bazën e dy qëllimeve fillestare:

Një, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes së çdo çështjeje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e Dialogut; qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së marrëveshjeve ekzistuese, pra të atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në Qeveri, dhe,

Dy, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë, parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dy shtete të pavarura që e bazonin marrëdhënien e tyre mbi premisën e njohjes së dyanshme të shtetësisë.

Si rezultat i qasjes sonë fillestare, dhe kujdesit tonë ndaj precedentit të vitit 2013 e tutje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian dhe zv.Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, për herë të parë, në më shumë se 12 vite dialog, pranoi të bëjë hapin e madh, atë të ftesës së datës 18 gusht 2022, ku e kornizoi takimin e nivelit të lartë mbi dy pika qëndrore: një, ‘Korniza e përgjithshme e marrëveshjes’, dhe, dy, ‘Çështjet aktuale’. Për herë të parë u vendos përfshirja e kornizës së përgjithshme, pra të asaj që i rregullon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga jashtë (ndërkombëtarisht), në formatin e dialogut të Brukselit. Takimi i datës 18 gusht ishte qartazi rezultat direkt i presionit të Qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciproke e të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e jo në çështje të brendshme siç ishte praktika nga viti 2011 e deri në ardhjen tonë në Qeveri. Dialog për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, pra, jo dialog për dialog, jo dialog për menaxhim krize.

Në takimin e datës 18 gusht iu bëra të qartë Përfaqësuesit të Lartë Borrell dhe Presidentit Vuçiq që Kosova nuk do të pranojë më një Dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjelltë. Edhe pse takimi përfundoi pa një rezultat specifik në planin bilateral, ai e dha efektin e tij të menjëhershëm.

Forhåndsvisning av bilde

E kjo është, vizita e emisarëve me datë 9 shtator 2022, apo prezentimi i propozimit franko-gjerman.

Më 9 shtator 2022, në Prishtinë erdhën dy emisarët e lartë të Gjermanisë dhe Francës, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, bashkë me lehtësuesin evropian të dialogut, Miroslav Lajcak. Ata prezantuan para meje një propozim për normalizimin e ndërmjetëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bazuar në parimin e njohjes de facto dhe mbështetjen e saj në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara (dhe parimet e qarta ndër-shtetërore të së drejtës ndërkombëtare). Emisarët dhe lehtësuesi i dialogut më kërkuan që t’i respektojë dy parime procedurale përderisa nuk ka një qartësim nga të dyja palët për ecjen përpara:

Një, respektimin e konfidencialitetit të dokumentit të propozuar nga ta derisa të ketë një avancim të procesit negociator; më lejoni të ritheksoj që kërkesën për konfidencialitet e kanë kërkuar në kuptim të një detyrimi bilateral që unë si kryeministër kam ndaj shteteve të emisarëve, dhe,

Dy, që ta konsideroja atë seriozisht, në kuptimin që mos-pranimi i tij do të ndikonte seriozisht në raportet diplomatike e politike të Republikës së Kosovës me shtetet sponsorizuese.

Edhe pse u kërkua respekt rigoroz ndaj konfidencialitetit të dokumentit të tyre, unë pata vendosur për t’i ftuar kryetarët e tri partive opozitare për t’i njoftuar me përmbajtjen e propozimit.

Propozimin franko-gjerman, që më tutje do e duhet ta quajmë evropian, e konsiderova me kujdes. Pas një analize të thelluar, konstatova që Propozimi ngërthen disa karakteristika, si në vijim:

1. Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes Gjermano-Gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve tjera të ngjashme të njohjeve de-facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndër-shtetërore (psh. marrëveshja Japoni-Kore Jugore). Vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës Federative të Gjermanisë e kishte konstatuar (në vitin 1973) që atëherë që Marrëveshja Gjermano-Gjermane ngërthente në vete njohjen de-facto të shtetësisë së njëra-tjetrës dhe njohjen e integritetit territorial nga prizmi i të drejtës ndërkombëtare;

2. Propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i Kartës së Kombeve të Bashkuara sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura;

3. Propozimi gjithashtu përcaktonte njohjen nga palët të parimeve të barazisë së sovranëve, integritetit territorial, zgjidhjen paqësore të konflikteve, në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë;

4. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare, që përfshin jo vetëm organizatat në kontinentin evropian, por edhe ato me shtrirje universale, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNESCO apo të sigurisë sikurse NATO;

5. Propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e marrëdhënieve ndërkombëtare;

6. Propozimi përfshinte shkëmbimin e zyreve të përhershme diplomatike, në formën e legatave (që janë ambasada faktike, e që përbënin formë normale të marrëdhënieve ndër-shtetërore para luftës së dytë botërore);

7. Propozimi gjithashtu përmbante normën e njohjes së dokumenteve shtetërore që kanë efekt ndërkombëtar të shtetësisë për shtetasit, përfshirë të pasaportave, nga njëra-tjetra.

8. Propozimi megjithatë përmbante edhe dy norma që lidheshin me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, e para: normën që përcaktonte që komuniteti serb do të ketë një të drejtë të vetë-menaxhimit ‘në përputhje’ me instrumentet/konventat e Këshillit të Evropës, ashtu siç ka çdo komunitet minoritar në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; dhe, dy, formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, gjë që ne veçse e kemi bërë përmes njohjes së ekzistencës së Kishës në ligjin tonë për komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.

9. Pika 10 e fundit parashihte rregullën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit do të duhej të zbatoheshin nga palët.

Qeveria e komentoi verzionin e parë të Propozimit, dhe kërkoi avancim të tij drejt një marrëveshjeje finale me njohjen de jure në qendër të saj. Ne gjithashtu kërkuam përfshirjen e elementit të drejtësisë tranzicionale për krimet e kryera në Kosovë dhe respektin e të dyja palëve ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, përfshirë harmonizimin e palëve me politikën e sanksioneve ndaj Rusisë (konvergjencën me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian), që është e rëndësishme për shkëputjen e Serbisë nga kontrolli i Moskës zyrtare.

Që në komentin e parë të Qeverisë, ne e vlerësuam Propozimin si ‘bazë të mirë’ për një diskutim të mëtejshëm. Arsyet që na shtyen të konstatonim ashtu ishin:

1. Propozimi për herë të parë vendoste në fokus marrëdhëniet e jashtme, ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; të gjitha marrëveshjet e mëparshme kishin të bënin me çështje të brendshme të Kosovës, dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe punëve të brendshme të Republikës së Kosovës.

2. Propozimi bazohej në parimin e reciprocitetit të të drejtave dhe detyrimeve të palëve, pra Kosovës dhe Serbisë. Reciprociteti, që ka qenë kryefjala e Marrëveshjes origjinale gjermano-gjermane, nënkuptonte një premisë ndërkombëtare të barazisë dhe trajtimit të dinjitetshëm të palëve ndaj njëra-tjetrës. Propozimi adreson pothuajse në çdo normë të saj reciprocitetin në detyrime dhe të drejta, përfshirë, psh. sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, është preambula e Propozimit, fjalia e tretë;

3. Propozimi ka një gjuhë të qartë, vlerore dhe universale, që reflekton standardin e rregullimit ndër-shtetëror të raporteve politike e juridike ndërmjet shteteve të pavarura;

4. Propozimi për herë të parë ngërthente në vete njohjen de facto të shtetësisë së palëve ndaj njëra-tjetrës. Njohja de facto juridikisht por edhe politikisht (ashtu siç është interpretuar e ofruar zyrtarisht nga emisarët dhe shtetet sponsorizuese të Propozimit) është e pakontestuar në tekstin e Propozimit;

5. Propozimi përmbante obligimin që një marrëveshje finale me njohjen de jure do të realizohet në të ardhmën e afërt, dhe ajo do të jetë një detyrim për Serbinë përpara anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

6. Propozimi gjithashtu i referohej të drejtave të serbëve në Kosovë në kuptim të konventave të Këshillit të Evropës, më kryesorja prej tyre Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave, e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës (neni 22). Pra, maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetë-menaxhim i tillë është ajo që tashmë Kushtetuta e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë specifike se çfarë do të nënkuptojë një vetë-menaxhim i tillë, por përderisa tavani i lartë është Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës, kjo nënkupton që rezultati duhet të jetë një format i garancave për të drejtat individuale (joterritoriale) të pakicave, që bazohet në individin me të drejta edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolin territorializues të tyre;

7. E vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, shumica nga të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje elementin mono-etnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e Listës Serbe që kontrollohet nga Beogradi.

Unë gjykova që Plani përmbante parime të qarta të së drejtës ndërkombëtare sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura, i referohej Kartës së Kombeve të Bashkuara si një dokument që i adresohet vetëm akterëve shtetëror të pavarur, dhe, për herë të parë, përfshinte koncepte universale e civilizuese të së ardhmes demokratike të palëve në kontinentin evropian.

Forhåndsvisning av bilde

Dhe tash më lejoni të kaloj edhe te vizita e emisarëve me datë 20 janar 2023, te Plani Evropian, verzioni përfundimtar.

Lehtësuesi i dialogut Lajcak, ofroi një verzion të dytë të Propozimit më 6 dhjetor 2022. Verzioni i dytë i ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur mbrapa në asnjë nga parimet që i ngërthente dokumenti i parë. Megjithatë, dokumenti kryesor kësaj radhe shoqërohej edhe me një Plan Zbatimi që kishte referencë të qartë tek një statut që do ta hartonte Ekipi Menaxhues, obligim që rrjedh nga Marrëveshja e vitit 2013, e që është një tregues i një hapi drejt krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Me datë 20 janar 2023, emisarët që e shoqëruan lehtësusesin Lajçak, pra emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa qëndrime në këtë takim të dytë dhe të fundit:

-Ata ma bënë të qartë që Propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit ‘merre-ose-leje’. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta;

-Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i Propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën, dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre.

Unë ua dhashë edhe komentet e mia në verzionin e dytë qysh në fillim të atij takimi që e kemi pasur me 20 janar këtu në Prishtinë, dhe sërish në formë të shkruar. Edhe herën e parë edhe herën e dytë, komentet e mia i kanë formë të shkruar. Qëndrimi im në atë takim ishte që Propozimi kryesor është parimisht i pranueshëm por duhet përfshirë më shumë elementë garantues dhe siguresa të efektivitetit sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, shtimit të numrit të njohjeve dhe një sekuencim të ngjarjeve në formë të tillë që të ketë kuptim normalizimi ndërmjet dy shteteve.

Pas vizitës së lehtësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak, me datë 6 shkurt 2023, dhe qartësimit të disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të Planit të Zbatimit, unë ia konfirmova që Propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara. Kjo nënkupton që pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negocimi i Planit të Zbatimit i cili do të duhej të përfshijë elementë që kanë të bëjnë me mekanizmat zbatues, sekuencimin dhe kuptimin e disa prej parimeve që përmenden në Propozimin kryesor.

Mbi këtë bazë theksoj si në vijim:

E para, pranimi i Propozimit kryesor përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë, si dy shtete që i njohin shtetësinë njëra-tjetrës de facto;

E dyta, plani kryesor nuk ka asnjë referencë te një Asociacion, megjithëse i referohet marrëveshjeve të Brukselit në tërësinë e tyre; dhe

E treta, tash, hapi kryesor e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin do të jetë në procesin e negocimit të Planit të Zbatimit. Aty, qëndrimi im është që Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohet 6-pikëshi apo 6 kushtet, parimet që i kam paraqitur para jush këtu një javë më parë.

https://www.kuvendikosoves.org/?pageId=8&language=1&articleId=31838

Për të mos harruar prishjen e objekteve fetare të kultit- 6 shkurt 1967 

0

Në foto: Dukja e Kishës së Vaut të Dejës, e prishur me dinamit në kohën e “revolucionit kulturor kinez” në Shqipëri!

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Historia e shkatërrimit të objekteve të kultit nuk fillon as me 6 Shkur 1967 dhe as përfundon me 27 shkurt kur KQ PPSH nxorri dokumentin sekret me firmen e Enver Hoxhës ku u jepej urdhër të gjithë gjithë komiteteve të partisë në rrethe, se si do ta zhvillonin luftën kundër fesë dhe si do ti zhduknin objektet fetare, kishat, xhamitë, teqetë, etj.    Historia fillon që në janar 1967 kur rinia e  shkollës së mesme të Durrësit organizuan një marshim ateist duke shkuar tek Manastiri i Shën Vlashit . Gjatë gjithë vitit 1967  vazhduan prishjet e Kishave dhe xhamive. 

U fillua me 6 shkurt të vitit të kobshëm 1967, kur diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër klerit e komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore. 

 Ngjarja bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, sepse asnjë vënd në botë nuk kishte shpallur veten si shtet ateist. Shumë vite më vonë, Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit në intevistën e saj të lamtumirës dhënë gazetares Rudina Xhunga ishte shprehur se Enver Hoxha nuk dinte gjë për inisjativën e të rinjve të shkollës së mesme Naim Frashëri të Durres. Ajo u shpreh se inisjativa ishte marrë nga `poshtë`, pra nga rinia. 

Nexhmije Hoxha, tha në intervistën e saj të lamtumirës dhënë gazetares Rudina Xhunga ne 2016, se as ajo, dhe as Enver Hoxha nuk dinin asgjë mbi iniciativën për shkatërrimin e kishave dhe xhamive. 

-`Ne e kemi thënë dhe kjo është e vërteta, që iniciativa u mor nga poshtë. Natyrisht Sekretari i Partisë së Durrësit, nuk është se nuk e dinte, ndoshta dhe me shkollën Naim Frashëri që mori iniciativën, kishte rënë dakord`…… 

Me këtë përgjigje Nexhmije Hoxha në mos gjë tjetër deklaron se Enver Hoxha nuk qe dakord me këtë fushatë të paprecedentë të vitit 1967. Madje në thellim të përgjigjes së saj ajo shpjegon se: “Enveri bisedoi me Ramizin, si Sekretar i Sektorit Ideologjik, si t’i jepnin zgjidhje, si t’i kundërviheshin rinisë në këtë gjë”. Sipas saj ishte baza (masat popullore) që shkuan në ekstrem. 

Edhe pse gjatë gjithë këtyre 25 viteve pas rënies së regjimit shpesh janë publikuar dëshmi e dokumente që e kanë faktuar të vërtetën e kësaj çështje, Nexhmije Hoxha sërish këmbënguli në idenë se Enver Hoxha donte ti mbronte objektet e kultit, dhe ti respektonte besimtarët. 

Partia e Punës e Shqipërisë, Komiteti Qëndror, Nr. 133 prot., Tepër secret,Tiranë, më 27.II.1967 Komiteteve të Partisë së Rretheve  dokument sekret me firmën e Enver Hoxhës në fund, ku u jepej urdhër gjithë komiteteve të partisë në rrethe, se si do ta zhvillonin luftën kundër fesë dhe si do ti zhduknin objektet fetare, kishat, xhamitë, teqetë, etj.   Dokumenti që flasim mban datën 27 shkurt 1967. Ndërsa ngjarja e gjimnazistëve të Durrësit, të cilët sipas kronikave të kohës “kishin kryer një marrshim ateist drejt manastirit të Shën Vlashit në Durrës”, ishte shënuar në janar të 1967. 

Në shkurt 1967, Komiteti Ekzekutiv i Korçës prishi tre munomente fetare të qytetit: Kishën e lashtë të Shën Marisë e cila ishte krijuar që në shek. XIII, kishë e rallë me një dhomë të nëndheshme (qimitir), Kishën e Shën Gjergjit dhe Kishën e Mitropolisë. 

 (https://ëëë.observatorikujteses.al/shqiperia-ateiste-si-u-shemben-2169-kisha-e-xhami/) 

Nga të dhënat del se në rrethe deri në 1967, kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj.  

U prishen dhe u shkatërruan  gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja) (https://telegrafi.com/shqiperia-ateiste-si-u-shemben-2169-kisha-e-xhami-pas-urdhrit-te-enver-hoxhes/) 

Inisjativat nga poshtë (por me porosi nga lart) ashtu si përmëndi e veja e diktatorit erdhën nga punonjës të partisë të asaj kohe që sot mbajnë damkën e njerëzve më të ppërbuzur nga komunitetet fetare si: Harilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot të tjerë. Per prishjen e kishes se Shen Marise ne vaun e Dejes  drejtorin e kantierit të ndërtimit, Muhedin Muço, brigadierin, Hashim Zyberi (“Hero i Punës Socialiste”), drejtorin e Ndërrmarjes Shtetërore të Ndërtimit të Hidroçentralit, Emin Musliu, etj. Kush ishin intelektualët që muarën pjesë? Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë . Me vonë ithtarë u bënë dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistë drejtues njëri më i keq se tjetri. Me vonë edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri. 

Përsa I përket kulteve fetare, Diktatori u përpoqë nga njëra anë që populli ti bindej vetëm një drejtuesi  (ndoshta ishte xheloz sepse populli shkonte dhe falej në objektet fetare për Zotindhe jo për diktatorin), nga ana tjeter Diktatori nëpërmjet largimit të kulteve fetare kishte si ide  (mesa dukej) që të larognte dasitë fetare dhe të krijonte nje një popullatë shqiptare homogjene njëlloj si Greqia porjo homogjenitet nëërmjet një feje por homogjenitet nëpërmjet diktaturës. Këtë linjë të shpëlarjes së trurit të popullitdhe të homogjenizmit të popullit vetëm shqiptar, ndoqën edhe arti, shkrimtarët; pra ishin në të njëjtën vijë edhe me linjën që u ndoq më vonë me në krye shkrimtarin ismail Kadare dhe me pak nga Dritëro Agolli për të krijuar një literaturë të realizmit socialist ku të lavdërohej vetëm Diktatori. 

 Ngjarja e shkurtit të vitit 1967 do të mbahet mënd dhe do të përkujtohet si një nga ngjarjet  e veçanta por aspak dinjitoze për politikat dhe politikanët e Shqipërisë, dhe shpresojmë të mos përsëriten më duke mos e respektuar vullnetin e popullit.  

priftipirro2017@gmail.com 

Dëshmi të rëndësishme nga misionarët apostolikë në “Mbretërinë Kishtare të Shqipërisë”

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
______
Botime
-P. Fra’ Giacinto nga Sospello: “Relacion universal”, botoi Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë dhe Biblioteka “Romolo Spezioli”, Fermo, përgatitur nga Mark Palnikaj, Tiranë, 2022.
Mark Palnikaj, studjues dhe hulumtuesi i zellshëm i arkivave kishtare italiane nga koha e përhapjes së krishtërimit në Shqipëri, me theks të veçantë te shekujt XVII-XVIII, së voni solli në dritë edhe një dikument të rëndësishëm nga veprimtaria e misionarëve apostolikë në Mbretërinë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për veprën “Relacion universal i zanafillës dhe i suksesit të Misionit apostolik të Fretërve minorë observantë të reformuar të Atit serafik Shën Françeskut në Mbretërinë e Shqiprisë.”
Dokumenti, pronë e bibliotekës së qytetit “Romolo Spezioli” të Fermos, është një dorëshkrim i shkruar në gjysmën e viteve 1600, i ruajtur me kujdes. Në gjashtë kapituj janë përmbledhur jo vetëm rrëfimet për gjashtëmbëdhjetë misionet e zhvilluara mes viteve 1634-1650, por edhe lajmet e rëndësishme historike të Shqipërisë, mes më të vjetrave. Informacionet e dhënëna në “sitin e Shqipërisë”, rreth Krishtërimit të “maleve të Shqipërisë”, rreth “origjinës, cilësisë dhe zakoneve të shqiptarëve”, e bëjnë dorëshkrimin një mjet bazë për njohjen e histories shqiptare.
Pra, libri, përveç anës fetare, që përmban afërsisht gjysmën e tij, paraqet edhe anën sociale dhe historike. Kështu, në kapitullin e pare, krahas të dhënave që jepen për krishtërimin në Durrës dhe zonat në varësi të tij që shtriheshin nga Myzeqeja deri në Dibër, përshkruan edhe Kelmendasit , me ç’rast ata vlerësohen “më të fortit shqiptarë të fushës e maleve” (faqe 10). Kjo ilustrohet me luftën e tyre me 700 burra kundër ushtrisë së Vuçi Pashës në Bosnje me 30 mijë ushtarë, ku pashai turk pëson humbje nga kelmendasit. Ndërsa aty ngjit, jepen përshkrime edhe për fiset e Berishës dhe Sapën dhe për një betejë të tyre me turqit.
Por, ajo që bie në sy nga këto relacione është gjendja e brendshme sociale e fiseve veriore shqiptare, të ngulfatura nga gjakmarrja dhe, siç thuhet, “injoranca e thellë”. Në këto rrethana, misionarët e kanë të vështirë që të përmbushin detyrat e tyre kishtare, nga të cilat nuk heqet dorë, edhe pse, nga shënimet, del se në shumë raste dështojnë. Dështimet misionare, shfaqen të pashmangshme kur në njërën anë kihet parasysh gjendja e rëndë e klerit katolik në Shqipëri ( me pak fretër, shumë prej të cilëve nuk dinë shqip, me objekte të rrënuara të kultit dhe mangësi të tjera të shumta organizative) si dhe gjendja e rëndës sociale e popullates nën presionin e madh që ushtrohet nga pushtuesit për t’u konvertuar në besimin islam.
Pasazhe të tëra të këtyre përshkrimeve janë të mbushura me dokurinë e kapërcimit nga krishtërimi në islam, që për pasojë kanë mbijetimin në rrethanat e dhunës. Në këtë prizëm, përshkruhen edhe shumë nga bastardhimet morale te një pjese të popullates (ndër to dokuria e poiligamisë, shitja e grave, vjedhjet e të tjera) që edhe më tutje, ritet fertare i ngatërron me ato pagane.
Në një pjesë të realcioneve, bëhet fjalë edhe për përpjekjet e misonarëve që të bëhet pajtimi i kishave midis ritit latin me ato skizmatike.
Të tilla janë vizitat manastireve ortodokse në Deçan, Pejë dhe gjetiu.
Por, këtu dhe te kjo çështje, bie në sy shema e njohur e organizimit kishtar nga shekulli XIII e tutje, kur pjesa më e madhe e kishave katolike në veri përfshihen në kuadër të “Mbretërisë së Shqipërisë”, ndërsa ato në pjesën qendrore të Dardanisë dhe tutje në lindje, i atribuohen “Mbretërisë së Serbisë”. Kështu, në këto relacione, pjesa më e madhe e Dukagjinit (Gjakova, Peja, Prizreni dhe Shkupi madje) bëjnë pjesë në kuadër të “Mbretërisë së Serbisë”.
Ky përkufizim i kodifikuar shihet edhe te relacionet e P. Bogdanit dhe te vetë Kuvendi i Arbnit, gjë që ka sjellë pasoja, ngaqë sferat kishtare dhe përcaktimi i tyre midis Vatikanit dhe Konstantionpojës nga shekulli XIII, në shekullin XIX është përkthyer politiksht nga kisha ruse dhe serbe si “kufi shtetëror”, me ç’rast organzimit kishtar i janë dhënë atributet e atij shtetëror! Andaj, nuk është e rastit që politika hegjemoniste serbe dhe ajo ruse në Ballkan, ajo që nga Vatikani trajtohe si “Mbretëri e Serbisë” edhe në rrethanat e Perandorisë Osmane kur në Ilirikun e pushtuar kishte vetëm vilajete, sanxhaq e më vonë pashallëqe, Serbia vazhdimisht thirret në “shtetin mesjetar në Kosovë” që e “pranon” edhe Vatikani! Me këtë rast, ndarja administrative kishtare, shfrytëzohet si argument politik!
Historiografisë sonë i mbetet detyrë parësore që të dallojë organizimin kishtar dhe shtrirjen e tij sipas marrëveshjeve treadicionale Vatikan-Konstantinopojë nga ai shoqërore dhe politike deri te përmasat e logjikës shtetërore. Me këtë rast, duhet të diferencohen shemat kulturore (emancipimi kulturor dhe shpirtëror) nga ato politike, që ruan organizimi administrative i tyre (Mbretëri e Shqipërisë, Mbretëri e Serbisë) të cilat, nga shekulli XIX e këtej janë shfrytëzuar për politikë antishqiptare.
Sidoqoftë, këto relacione, janë me interes, siç u tha, jo vetëm për t’u pare rrethanat e krishtërimit katolik në Shqipëri, po edhe ato shoqërore dhe politike. Puna e hulumtuesit Mark Palnikaj duhet vlerësuar dhe respektuar si një kontribut i çmueshëm historiografisë sonë për t’u mbështetur mbi argumente origjinale.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” në Nju Jork feston 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës


Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

15-VJET SHTET – PËR JETË

Fjala përshëndetëse

Të dashur vëllezër e motra të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”. Të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë festim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Fjalët e para të Deklaratës të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës janë: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”,- thuhet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, (17 shkurt, 2008 në Prishtinë).
 

Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Për Jetë – të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar na kujtohen fjalët e At Gjergj Fishtës:

“Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.”

Por në veshët tonë sot tingëllojnë edhe fjalët e Naim Frashërit: “Bota që kur është zënë / Shqipëria gjallë ka qenë.”
 

Të nderuar miq: Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar — në 15-vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës — le të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e respekt para RILINDASVE TË VËRTETË TË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin-Skënderbe në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë kudo, sot, jehon, veçanërisht edhe kushtrimi i Adem Jasharit, e i Ibrahim Rugovës, por edhe i Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit dhe i heronjve më të rinjë të Kombit, që kanë dhënë jetën në luftën për liri e pavarësi të Kosovës.
 

Shqiptarët janë ndër të parët e njerëzimit, me një histori të gjatë, e cila është e shkruar me penë, por edhe më shumë – ajo histori është shkruar me gjak.

Por, ndërsa festojmë këtë përvjetor sot – duhet të jemi të vetëdijtur se çdo gjë, “Bacë nuk është Kry”. Shqiptarët duhet të ndëgjojnë edhe ushtimën e kushtrimit të At Gjergj Fishtës për realizimin e shpresave të parealizuara, kushtrimin për përjetësimin e ëndërrës shekullore të shqiptarëve:

SONY DSC

Shqipnia e lirë

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
do ta bajmë prap Shqipni t’lirë.
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
prej Tivari në Manastir.
Edhe Flamuri Shqipnisë
si flakë mnijet e Perëndisë
do t’valvitet në Kaçanik.

Të nderuar miq, duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo ditë e Pavarësisë së Kosovës i ka rrënjët thellë në historinë dhe vuajtjet shekullore të Dardanisë dhe të Kombit shqiptar. 500-vjet Kosova priti!

Por megjithë problemet me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – qofshin ato me njëri tjetrin, për fat të keq tonin, qofshin ato me të tjerët, që nuk ia duan të mirën shqiptarëve – Pavarësia e Kosovës na kujton dhe na jep shpresë sot se Shqiptaria, jo vetëm është gjallë,- por është e gjallë dhe e fortë! Prandaj, festoni e gëzoni, por mos harroni!

Se kjo ditë na kujton se shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten shqiptarë me identitetin e tyre historik në trojet e veta autoktone. Aty ku i ka vendosur Perëndia në fillimin e historisë!

Kurrë nuk i kemi mbetur kujt në qafë. Kombi shqiptar nuk do asgjë tjetër veçse të jetojë i lirë e i pavarur në trojet e veta, në shtëpitë e veta pa asnjë lakmi ndaj tokave të tjerëve – në harmoni me njëri tjetrin dhe në paqë me të huajt, për rreth.

Zonja dhe Zotërinj! – Sot urojmë, lutemi dhe shpresojmë për ditë më të mira për Kombin e vuajtur shqiptar dhe për Kosovën. 15-Vjet Shtet – Për Jetë-! Shqiptari nuk mund dhe nuk guxon të jetë indiferent ndaj fatit të shqiptarëve kudo! Tirana zyrtare……

Të nderuar miq, le të brohorasim të gjithë që sot e përgjithmonë: “Rroftë Flamuri, Rroftë Kosova e Pavarur, Rroftë Shqipëria. Zoti bekoftë Kombin Shqiptar dhe Kombin Amerikan, në miqësi të përherëshme me njëri tjetrin!”

Përzemërsisht, falënderoj Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skënderbej”, për ftesën! Qofshi gjithmonë faqebardhë!

Programi      

Me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës Shoqata Shqiptaro-Amerikane –Skënderbej –Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

Festimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës të Kosovës -Ngjarje historike për Kombin Shqiptar

  • Hymni Kombëtar( Amerikan- Shqiptar – Kosovar /Çerdhe e dashurisë (Nest of Love)(12:00-12:05)

2-Kryetari i Shoqatës Deklaron hapjen e Aktivitetit (2 minuta)

3-Përshëndet Ambasadori Ëilliam Ëalker (Vendimi tij për të treguar të vërtetën e pamohueshme të masakrës së Reçakut -Përcaktoi ndërhyrjen ajrore të NATO-s (Koha e pakufizuar)

4-Përshëndet z Mark Gjonaj – ish Asamblist në Asamblenë e shtetit të NY 2013-2017, këshilltar në këshillin e Bashkisë të qytetit të NY-2018-2021, dhe aktivist i shquar e patriot në komunitetin shqiptar në NY dhe më gjerë.

5-Përshëndet Z. Frank Shkreli – Publicist i njohur në diasporën shqiptare në SHBA, dhe më gjerë, me një kontribut të madh në shërbim të kombit shqiptar, ish drejtor i divizionit evropian të Zërit të Amerikës, këshilltar i lartë i programacionit në divizionin European të Zërit të Amerikës dhe vaxhdon punën e tij në shërbim të shqiptarizmës, duke shkruar dhe botuar artikuj me vlera të mëdha kombëtare.

5-Pershendet Keshilltari i Ëestchester County Distrikt Z. David Tubiolo(2 Minuta)

6-Pershendet z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi i shoqates Shqiptaro Amerikane Skenderbej(2 Minuta)

7-Pershendet z. Blerim Gjocaj Luftetar i UCK dhe pjesmarres direkt ne lufte.

8-Promovohet libri: Abdyl Gjocaj, Mesues dhe Luftetar, Rrefime dhe kujtime. Shkruar nga Doctor/Profesor Besim Muhadri, Shkrimtar dhe ligjerues ne Universitetin Fehmi Agani ne Gjakove. (Historine e Gjocajve Pjesmarres familjarishtne Luften e Kosoves)

9-Dhenja e certifikatave te mirenjohjes Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj si antare te shoqates dhe luftetare te UÇK.

Referojne:

1–Profesor.Agim Alickaj,  Referon Temen: Perpjekjet e Diaspores shqiptare ne SHBA dhe me gjere per te bindur qeverine e SHBA dhe Bashkinin European per gjenocidin serb ne Kosove, dhe nderhyrjen e NATO-s ( Masakra e Reçakut 15 Janar 1999 u masakruan 45 Banore civile te ketij fshati) dhe  Nderhyrja e NATO-s me 24 Mars 1999)  (6-8 Minuta)

2-Sokol Paja, Editor i Gazetes me te madhe ne diasporen shqiptare, organ qendroe i Konfederates Pan Shqiptare Vatra mban Temen mjaf aktuale: Qendrimet mbi Gjykaten Speciale dhe Pasqyrimi ne Gazeten Dielli. (6-8 minuta)

3-Shpend Gjocaj, Ish kryetar i unionit të studentëve, Pjesëmarrës direkt dhe drejtues në luftën për çlirimin e Kosovës, luftëtar i UCK referon temën:- Bashkimi i të gjithë shqiptarëve rreth UҪK, kishte një qëllim: Çlirimin e Kosovës nga Pushtuesit serb (Lufta e Kosovës (24 Mars -10 Qershor 1999) 78 ditë ( 6-8 minuta)

4-Profesor. Paulin Marku, referon temën: Përpjekjet e vazhdueshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës për organizimin e shtetit dhe shpalljen e Pavarësisë, të Republikës së Kosovës, (që nga mbarimi i luftës 10 Qershor 1999 deri me 17 Shkurt 2008 (9 vjet).

5-Edit Dautas, ish ushtarak dhe Studiues për problemet ushtarake: Referon:Ndërhyrja Ajrore e NATO-s dhe përdorimi i teknologjisë moderne në luftën e Kosovës.

6-Programi Artistik nga Grupi i Valleve të Grupit Skënderbej (Këngë,valle e Muzikë nga trojet shqiptare). Sipas programit të përgatitur.

7- Mbyllja e Programit (Kryetari i Shoqatës deklaron Mbylljen e aktivitetit)

          

Kur harrohen zotimet, lindin dyshimet!

0

Florim Zeqa

Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 apo siq e parapëlqej ta quajë unë, të njohjes formale të shtetit të Kosovës, qeveritarët tonë në asnjë rrethanë nuk do duhej të hynin në bisedime politike (“teknike”) më shtetin serb, në të cilat u prekë dhe u dëmtua rëndë pavarësia e Republikës së Kosovës.

Negociatat në Bruksel, kundër pavarësisë së Kosovës

Emërtimi i këtyre bisedimeve në fillim si teknike, të kthyera tërësisht në politike e prekën në esencë pavarësinë e shtetit tonë. Vendimet e marra në Bruksel mes kryeministrave paraprakë të vendit tonë dhe liderëve serb (kryeministrit Daçiq dhe presidentit Vuçiq) nën ndërmjetësimin e diplomtëve perëndimorë e kanë dëmtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.

Sikurse që paraprakisht në emër të decentralizimit, nga i cili u fuqizuan enklavat serbe duke u avancuar në komuna, edhe marrëveshja për Asociacionin e cila erdhi në emër të normalizimit të marrëdhënjve shqiptaro-serbe, e pengoj akoma më shumë shtrirjen e sovranitetit në veri.

Në të gjitha komunat në veri dhe brendi të Kosovës valviten lirshëm flamujt bashkë me mbishkrimet e shtetit të Serbisë, të shkruara në çirilicë, në të njëjtat jo vetëm që nuk njihet, as që vie në konsideratë respektimi i shtetit të Kosovës!

Mungesa e reciprocitetit në bisedimet e Brukselit

Barrikadat në veri asnjëherë nuk u bënë pengesë për qeveritarët në Prishtinë për vazhdimin normal të bisedimeve me Serbinë. Pëngesë për qeveritarët tonë nuk u bë as ngritja e lapidarit të krajl Millutinit në mes të Kosovës (Graçanicë) dhe Car Llazarit në Mitrovicë, e aspak heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Bujanoc!

Edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës e ndjejnë se janë pjesë e Kosovës, asnjëherë në bisedimet e Brukselit kryeministrat e vendit tonë nuk e ngritën çështjen e shqiptarëve të Luginës, madje as në rrafshin e të drejtave të njeriut e lëre më të flas për të drejtat e tyre kombëtare, për t’a kushtëzuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri me krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë!

Kastat qeverisëse të Kosovës nuk ishin dhe nuk janë të ndjeshme ndaj veprimeve kriminale dhe grabitçare të Serbisë, sa janë të ndjeshëm ndaj bashkatdhetarëve të vetë, kur këta të fundit ua rrezikojnë pushtetin me greva apo protesta gjithëpopullore!

Për liderët e Kosovës, nuk ishte dhe nuk është e rendësishme çka bisedojnë me Serbinë në Bruksel, e rendësishme për ta është që të jenë pjesë e atyre bisedimeve, nga të cilat përfitojnë qindramijëra euro nga taksapaguesit e varfër kosovar.

Nga fillimi i bisedimeve politike (“teknike”) me Serbinë në Bruksel e deri në ditët e sotme, negociatorët kosovar e kanë humbur nga një pjesë të shtetësisë së shtetit të tyre.

Negociatorët e pakurrizorë, e thyen kurrizin e shtetit

Negociatorët e Kosovës, nga i pari e deri tek ky i fundit u dëshmuan se janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët jo vetëm që nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit dhe pavarësimin e shtetit nga Serbia, u shndërruan në vasal të kësaj të fundit.

Dikujt mund t’i duket i rëndë ky konstatim, por që të gjithë kryeministrat në fushatat zgjedhore zotoheshin se nuk do të zhvillojnë bisedime me Serbinë pa njohje reciproke, por me ardhjen në pushtet i vazhdonin bisedimet pa kushtin e njohjes dhe as të reciprocitetit në rrafshin politik.

Sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit të tyre dhe varrëmihësit e shtetit të Kosovës pa njohje paraprake, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kompensimin e dëmëve të luftës nga Serbia.

Njërit nga kryeministrat paraprakë për shërbimet ndaj Brukselit në bisedimet me Serbinë nga disa organizata e lobe ndërkombëtare ju kishte premtuar çmimi “Nobel” për paqe, por, siq e dimë të gjithë, në fund i mbeti të “trashtë e surlës” në dorë.

Qytetarët e Kosovës janë kurreshtarë të dinë, se mbi bazën e çfarë premtimeve në këmbim, i shkeli parimet dhe zotimet kryeministri aktualë duke e u ulur në bisedime me Serbinë pa njohje paraprake siq ju kishte premtuar qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!

Shtatë hapa që duhet t’i bëjë Kosova, para se të (mos)pranohet Asociacioni?

1

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Para se të ndodh më e keqja, apo për tê hequr çdo dyshim ogurzi për një vendimmarrje eventuale krye në vete, mendoj se Kosova duhet të ndërmarr ca hapa të rëndësishëm në mënyrë të sqarohen edhe ca kualifikime e ca pozicionime shqetësuese (lidhur me Asociacionin pa njohje reciproke) që mundën me lënë pasoja të pariparueshme për brezat e ardhshëm;

Hapi parë, opozita kosovare (nuk e kam fjalën vetëm opozitën parlamentare, por, të tërën!) DUHET të deklarohet dhe të artikulohet shumë më QARTË rreth modelit apo tipit të Asociacionit që ajo mendon se paska nevojë Kosova. Sepse, ka shumë keqkuptime të ndërsjella dhe për t’u ikur gjitha këtyre agresioneve, stigmatizimeve e paragjykimeve politike, prononcimi i qartë u shërben edhe relaksimit të raporteve publike;

Hapi i dytë, opozita poashtu duhet të sqaroj; qëndrimin, mendimin dhe gjykimin e saj preliminar, në mënyrë që pastaj qëndrimi final të arrihet përmes debateve dhe kontakteve. Sepse, qëndrimi, mendimi dhe gjykimi i bazuar në konsensus dhe marrëveshje (qoftë ajo edhe gojore!) në masë të madhe e krijon argumentin e përgjegjësisë së përbashkët (të njëjtë gjë e ka bë Serbia) por, edhe atë të (sh)fajësisë ndaj Planit franko-gjerman, ku në qendër në vend tē ” njohjes reciproke” është futur Asociacioni (një etnik);

Hapi i tretë, përçarja duhet të reduktohet skajshmërisht përmes një “monologu” (lexo; një konsensusi të arritur politik të cilin duhet ta inicioj qeveria) të brendshëm, ku do qartësoheshin; si limitet ashtu edhe “shkalla e ngucakeqjes publike” midis qeverisë dhe opozitës. Thënë më thjeshtë; një “marrëveshje xhentëlmene e mos sulmimit”, apo pse jo edhe e “armëpushimit” (s’po them edhe pajtimit, ngase në pluralizëm është i paimagjinueshëm!), e cila do të duhej të paktën të vlejë derisa të kaloj si euforia ashtu edhe presioni i jashtëm lidhur me Asociacionin.
.
Hapi i katërtë, vendi ku më së miri do sqarohet ky lloj (ri)pozicionimi politik e ideologjik për Asociacionin është pa asnjë diskutim aula e Parlamentit të Kosovës. Aty duhet edhe një herë të “thyhen shtizat” midis qeverisë dhe opozitës. “Thyerja e shtizave”, nuk duhet të ndodh serish lidhur me dilemat pro et contra (ngase, është votuar njëherë!), por lidhur me shqyrtimin e mundësive për ta suspenduar vendimin e mëhershëm. Shkak, duhet te shërbejnë, dy arsye: Arsyeja ë pare:, që Serbia nuk ë ka fut asnjëherë ne debat çështjen e (mos)votimit të Marrëveshjeve të Brukselit (as atë te vitit 2011 as atë te vitit 2015) ne Parlamentin e saj. Arsyeja ë dyte, Serbia ende edhe sot ë kësaj dite ne Preambulë të Kushtetutës se saj, Kosova figuron si territor i saj”?

Hapi i pestë, nëse Parlamenti e ka problem ta riaktivizoj (ngase,dikush edhe mund të thotë, se; është kotësi tani të ridebatohet për një temë ku 83 deputet kanë votuar pro; dhe ku është vë firma në vitin 2011 nga Hashim Thaçi dhe në vitin 2015, e rikonfirmuar nga Isa Mustafa) këtë tematikë, atëherë, kjo çështje duhet të “testohet” përmes Referendumit, në mënyrë që përgjegjësia, kompetencat, legaliteti dhe legjitimiteti juridiko-politik i vendimmarrjes të kalojnë tek qytetaria.

Hapi i gjashtë, Referendumi duket si hap i vonuar dhe tejet kompleks, edhe shkaku i presionit të kohet që faktori ndërkombëtare i ka vënë në siklet akterët tanë politik, atëherë, qytetaria është ajo adresa që duhet të aktivizohet. Ngase, nëse respektohet ky vullnet i qytetarisë kosovare qoftë madje edhe si demonstrim civilizues (paramendoni; 1 milion shqiptar të Kosovës në Sheshin Ibrahim Rugova!) atëherë, nuk e kam dyshimin se kjo qytetari me vullnetin e saj po ia refuzon Serbisë veriun e Kosovës dhe për rrjedhojë funksionalitetin e krejt shtetit të Kosovës!

Hapi i shtatë, mirëpo, nëse ndodh e kundërta; pra, pa vullnetin e qytetarisë copëtohet Kosova (dhe i dhurohet veriu heshtazi pa asnjë reagim as publik e as jopublik) qoftë nga qeveria e sotme, apo opozita e nesërme dhe kjo përjetohet si humbje e së drejtës përkundër forcës, atëherë mbetet kjo kërkesë e përjetshme për rivendosjen e drejtësisë dhe krijimin e forcës për të.

(P.S. Kjo e fundit ka shumë rëndësi: p.sh. serbët e ruajtën në kujtesë si humbje të padrejtë të Kosovës në vitin 1389, dhe me shekuj punuan për rikthimin e saj nën Serbi, gjë që e arritën në shekullin 20. Shqiptarët e ruajtën në kujtesë humbjen e Kosovës në vitin 1913, dhe po punojnë për rivendosjen e drejtësisë historike, morale e politike. Por kur diçka (Asociacioni) dhurohet vullnetarisht, e humb përgjithmonë këtë forcë lëvizëse. Kjo është thënë me ndryshe, dialektika e kthimit të humbjes në fitore, dialektikë që shpërbëhet përfundimisht kur humbja përjetohet si fitore dhe mençuri politike e një qytetarie të momentit…

Shqiptarët e ruajtën në kujtesë humbjen e Kosovës në vitin 1913, dhe po punojnë për rivendosjen e drejtësisë historike, morale e politike. Por kur diçka (Asociacioni) dhurohet vullnetarisht, e humb përgjithmonë këtë forcë lëvizëse. Kjo është thënë me ndryshe, dialektika e kthimit të humbjes në fitore, dialektikë që shpërbëhet përfundimisht kur humbja përjetohet si fitore dhe mençuri politike e një qytetarie të momentit…

Si ti shmangemi sërish FAJSISË para Amerikës dhe Europës?

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Tani; Beteja kryesore e Kosovës, si ti shmanget sërish FAJSISË para Amerikës dhe Evropës?

1. Kosova sot duhet të dëshmoj mençuri e fleksibilitet maksimal, në mënyrë që kurthet serbo-ruse të kuptohen edhe nga Washingtoni dhe Brukseli. Por, kur është fjala te plani franko gjerman, Kosova duhet poashtu të kuptoj se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin -franko gjerman, ajo do e refuzoj dhe kështu do shpallet “fajtorja” kryesore për dështimin e negociatave në “sytë” e Washingtonit dhe Brukselit.

2. Kosova pra, nuk duhet tē konfrontohet me vrazhdësi të theksuar ndaj kētij plani me ndërkombëtarët edhe për shkakun se; ambasadori rus në Beograd Z. Aleksandar Bochan-Kharchenko, i “rekomandoj” (lexo; kërcënoj!) publikisht Serbisë që të (“mos nxitoj në vendimmarrje”) pres deri sa të mbaroj lufta në Ukraine (e cila sipas tij do mbaroj me fitoren e sigurt ruse!?)…

3. Kosova duhet sot të tregohet shumē e vëmendshme dhe shumë e kujdesshme, në nënyrë që interesat e saja shtetërore të realizohen (me kosto sa me të ulëta) dhe të vëhen pa hamendje në funksion dhe në shërbim të interesave kombëtare. Këto interesa gjithashtu duhet të sinkronizohen gjithqysh me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të “shtratit të “Prokrustit” amerikan!

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja nisi të dalë në 12 Shkurt 1945, u mbyll nga UNMIK në 21 Shkurt 2002

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

Para 78 viteve, në 12 Shkurt 1945, në Prizren nisi të dalë gazeta shqiptare, tradicionale e Kosovës, Rilindja me angazhimin e intelektualëve të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, e më pas vazhdoi në dalë në kryeqytetin Prishtinë.

Pas shpalljes nga Kuvendi të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të cilën Rilindja e mbështeti fuqimisht edhe me redaksionalin në faqen e parë me titull “Fillim i së nesërmes”, në 5 Korrik Serbia shpalli suprimimin e institucionave kosovare – Kuvendit e Qeverisë dhe masat e dhunëshme për gazetën e vetme të përditshme  shqiptare të Kosovës.

Masat e dhunëshme të Serbisë u refuzuan fuqishëm dhe gazeta Rilindja nuk u ndal, doli të nesërmen me komentin në faqen e parë më titull “Okupim klasik”.

Regjimi okupues i Beogradit në Kosovë, në situatë shtetrrethimi ushtarako-policor që kishte vendosur, në 7 Gusht 1990 ndaloi dhe mbylli me dhunë gazetën Rilindja.

Por, gazeta Rilindja nuk u ndal edhe kur u ndalua, sfidoi ndalimin, vijoi me shkrimet e gazetarëve të saj nëpër faqet e revistave, e pastaj duke dalë edhe me emrin “Bujku” nga 18 Janari 1991 gazetë e përditshme e rezistencës, e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik.

Si kryeredaktor i parë-themeluesi i gazetës “Bujku” , duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare-ATSH, themeluam edhe bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Zyra e telexit të gazetës, që ishte lidhja e vetme e mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, u bë edhe zyrë e korrespondenturës së ATSH  që kur nisa raportimet nga dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë.

Në kohë lufte, kur edhe “Bujku” u mbyll dhunëshëm nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe në fundvitin 1998, gazeta Rilindja doli me emrin e saj të vërtetë, e shtypur në një shtypshkronjë private në Prishtinë, me punë nëpër shtëpitë e punonjësve të saj deri në dëbimin e tyre edhe nga Kosova, dhe u rikthye me kolonën e parë të forcave shpëtimitare të NATO-s që hynë në Kosovë në 12 Qershor 1999 – në Ditën e Lirisë, botim special për ngjarjen historike.

E rikthyer në Kosovë,  gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur u mbyll kundërligjshëm e padrejtësisht me dëbim dhunshëm nga Pallati me emrin e saj në Prishtinë nga UNMIK –  Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit 1999.

Dhe Rilindja përsëri nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me mëse 40 numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.

Gazeta historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit e Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare. Në  ballinë të numrit të fundit të printuar të 30 Dhjetorit 2008 është paralajamruar: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Pas komunikimeve me gazetën Rilindja, qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 Shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 Nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  tradicionale të Kosovës edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

Forhåndsvisning av bilde

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën e 12 Shkurtit 2014 që i kam drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Behlul Jashari:
  • Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson) 
  • Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi disa ditë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm)

Rëndësia e të drejtës historike në bërjen e shtetit  

0

Prof. Adem Breznica

Miliona hebrenj u vranë dhe u masakruan nga Gjermania naziste, por kjo nuk iu dha të drejtën pjesës së mbetur të tyre për të bërë shtet në tokën gjermane dhe as evropiane. Përkundrazi, edhe sot në shumicën e vendeve të botës, ku ka hebrenj, është e theksuar një shkallë e lartë anti-semitizmi.  

Siç e dëshmon historia, hebrenjtë në Evropë kanë shkuar si tregtarë dhe emigrantë, ndërkaq duke qenë se feja e tyre (judaizmi-hebraizmi) ua imponon ta konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur i Perëndisë, ata nuk mund të mësonin dhe as të merreshin me punë-zanate inferiore (p.sh.: bujq, blegtorë, çobanë, pastrues, hamallë etj.) me të cilat do të mund t’iu shërbenin popujve dhe racave të tjera, porse, duke qenë “të privilegjuarit” e Perëndisë, atyre do duhej t’iu shërbenin të tjerët. Si rrjedhojë hebrenjtë u fokusuan në profesionet fisnike (tregtarë, zejtarë, mësues, mjekë, huadhënës, bankierë etj.) përmes të cilave, duke qenë se profesionet e tyre ua impononin përqendrimin në qytete, në rrugët ndërlidhëse dhe portet kryesore, ata grumbulluan pasuri të mëdha dhe në këtë mënyrë kontrollonin në masë të konsiderueshme tregun dhe ekonominë evropiane. Prandaj, jo rrallëherë ndaj hebrenjve pati organizime përndjekjeje në shkallë të gjerë edhe para holokaustit nazist.  

Megjithatë, kulmi i përndjekjes kundër hebrenjve arriti në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq akuzat dhe arsyetimet naziste për shfarosjen e tyre përkufizohen në tri pika kyçe:  

  1. Hebrenjtë ishin mashtrues – sepse nuk prodhonin gjë por i tregtonin mallrat e të tjerëve duke i shitur e stërshitur ato tek të tjerët. Në këtë mënyrë ata i grumbullonin mallrat në duart e veta duke ua ngritur çmimet në maksimum, aq sa blerësit (nga popujt shërbëtorë, jo-hebrenj) detyroheshin t’ua kërkonin hua ose dhe të futeshin në kredira me kamata të larta, pikërisht tek këta hebrenjtë të cilët përfitonin shumëfishin nga çmimet e larta, nga huaja dhe kamata. Si të tillë, hebrenjtë u linçuan si mashtrues ndërkaq të mashtruarit si shërbëtorë-robër të tyre; 
  2. Hebrenjtë, sipas fesë së tyre, ishin popull i zgjedhur i Perëndisë – dhe duke qenë të tillë, popujt e tjerë pa dallim do duhej të ishin shërbëtorë të tyre, duke i përfshirë edhe gjermanët. Pra, kjo binte ndesh me idenë e arianizmit sipas së cilës arianët-evropianët (raca e bardhë nordike) janë koka e njerëzimit, ndërkaq më inteligjentët në mesin e tyre janë gjermanët, të cilët konsideroheshin truri i kësaj koke, i cili do duhej t’u jepte urdhra dhe t’i drejtonte organet tjera, pjesët tjera të organizmit, respektivisht popujt dhe racat tjera njerëzore. Sipas kësaj logjike, një trup-organizëm normal nuk mund t’i ketë dy koka, prandaj ajo konkurrentja (hebraike) duhej hequr nga qafa; 
  3. Hebrenjtë u akuzuan si tradhtarë të cilët e spiunuan Krishtin tek paganët romakë – dhe, duke qenë të tillë ata u konsideruan armiqtë më të mëdhenj të figurës më të shenjtë kristiane, Jezu Krishtit, dhe prandaj ata duheshin likuiduar gjer në një. Përmes kësaj dogme urrejtja ndaj hebrenjve arrinte kulmin dhe prandaj nazistët nuk e patën të vështirë t’i bindnin ushtritë e tyre të bënin ato makabritete çnjerëzore ndaj këtij populli semitik. 

***

Sido që të jetë, përkundër gjithë atyre persekutimeve e përndjekjeve shekullore, deri në shkallën e gjenocidit dhe shfarosjes ndaj tyre, si dhe simpatisë perëndimore pikërsisht për shkak të këtij gjenocidi, hebrenjve nuk iu arsyetua kurrë e drejta e bërjes së një shteti në tokën evropiane. Arsyeja ishte e thjeshtë: ata nuk kishin të drejtë historike për një gjë të tillë.  

Dhe, siç e dimë nga historia jo shumë e largët, hebrenjtë arritën të bindnin faktorin ndërkombëtar (fuqitë dominuese të kohës) të bëjnë një shtet të tyre vetëm atje ku kanë bazë trashëgimore, fetare, shtetërore dhe historike. Pra, në Jude e Palestinë…   

Atëherë si qëndron puna me Kosovën dhe shqiptarët e saj!?  

Nga sa u tha më sipër bëhet e qartë se viktimat e shumta shqiptare mund të na kenë sjellë lirinë e Kosovës në vitin 1999 por kurrsesi edhe pavarësinë e saj më 2008.  

Kosova dhe populli i saj gjithsesi e morën lirinë falë viktimave civile por shtetësia u fitua vetëm në bazë të së drejtës trashëgimore kontinuitive dhe historike, duke i përfshirë të gjitha fazat e zhvillimit qysh nga Dardania antike, përfshirë këtu Shtetin paralel dhe sidomos luftën e fundit të UÇKsë.  

Ndërkaq problemet e sotme të Kosovës në (mos)funksionimin e saj normal si shtet janë pikërisht për fajin e politikanëve dhe “ekspertëve” tanë, të cilët dështuan para faktorit ndërkombëtar ta argumentojnë të drejtën tonë edhe historike për bërjen e një shteti tërësisht të pavarur dhe plotësisht funksional, ndërkohë që po bëheshin përpjekje të vazhdueshme në nivele të ndryshme për përcaktimin e statusit të saj final.  

 * Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë  

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0xFsQ2ZqL7YcbBZ1F3tcLvyxjdLPoV12KqZvkHj768D3T1Ama5WXA3UUE88TxULctl&id=1082366252&mibextid=Nif5oz  

Rikthimi im dhe “rikthimi” për të fshehur krime

0


Nga: Gjergj Kabashi

Rikthimi

Kah fundi i korrikut të vitit 2008, i dhash fund përkatësisë formale me religjionin islamik. Jo vetëm une por të gjithë anëtarët e familjes sime, me përjashtim të një anëtari të familjes që me bindje është ateist. U rikthyem në fenë e krishter, pra në fenë e të parëve që ishte praktikuar në vazhdimësi shumëshekullore nga paraardhësit në familje, megjithëse me ermra mysliman, në procesin e njohur si Laramani dikur, deri kah fillimi i vitit 1900.
Në të vërtetë, rikthimi në fenë e të parëve ndodhi kur erdhi puna se nuk mund të mbaje më qëndrim asnjanës dhe të paraqiteshe sikur nuk ishte duke ndodhur asgjë, pasi tashmë vërehej qartë një vrapim i pakuptueshën në drejtim të religjionit islamik, meqenëse investimet e huaja religjioze vepronin me të madhe gjë që shihej se shteti i Kosovës, i shpallur me 17 Shkurt 2008, ishte tepër i dobët dhe nuk kishte propagandë kombëtare e as shtetërore përballë mësymjes religjioze islamike.
Rrjeti i madh i UDB-ës, të cilin Serbia e kishte lënë të paprekur në Kosovë, ishte ngritur në këmbë që qysh ka qenë e pritshme sipas porosisë armiqësore që ishte i obliguar ta zbatonte, vendit ti jipte identitet religjioz islamik, joshqiptar, që shquhej e merrte formë për ditë e më shumë.
Zhurma Muslimane ia kishte zënë frymën Laicitetit të Shtetit, që edhe në Kushtetutë ishte neutral ndaj religjioneve.
Mirëpo në jetën reale kalëronin “kuajt arab” që graheshin (kamgjikoseshin) nga ata që i kishin frenjt (dizginat ) në dorë, do të thotë nga shërbimet sekrete serbo-ruse dhe ato turkomëdha.
Kultura dhe historia e popullit shqiptar kishte filluar të shkelej dhe poshtërohej në vendin e vet, tashmë edhe prej “njerëzve të saj!”
I qitën në skenën publike pa pritë e kujtue islamistët politik, duke ua lëshuar “mikrofonët” në duar për detyra antishqiptare, qofshin ata nga Shqipëria , që dallonin “për formimin intelektual” dhe prinin për të keq, apo ata nga Kosova dhe Maqedonia; andaj duke iu dukur jonormalja si normale, turmat e islamistëve të rinj që zgjoheshin për ditë e më shumë si Muslimanë dhe pjesëtar të “umetit të profetit”, ia nisën ta rrihnin shuplaka edhe Gjergj Kastriotin në bustet e tij që tashmë as nuk flasin dhe as nuk godasin me shpatë armiqët, si dikur!
Islamistët e organizuar dhe të afërt me BIK-un, rrahnin imam që vlerësoheshin të moderuar, e therën me thikë Rasim Thaçin, aktorin tashmë të ndjerë të humorit, vetëm se paskësh satirizue dhe ironizue me fjalët e imamëve etj. Kishin filluar të vrisnin nëpër botë, për hirë të islamit global dhe i përzgjedhnin kryesisht ushtarët amerikan, si në rastin e Arid Ukes, nga Mitrovica që ishte “prekur” nga videot që i kishte parë në internet për “dhunimin e femnave myslimane” nga ushtarët amerikan dhe kishte vendour të hakmirrej në emrin e Islamit. Këtij Njeriu të Ri “Arnaut” , të islamizuar shpejt dhe deri në fund, nuk i ishte kujtuar asnjë rrëfim i prindërve (nëse eventualisht i kanë rrëfyer) për mbajtjen pothuaj nën pushtim të pjesës veriore të Kosovës dhe për dhunimin e mbi 20 mijë femrave shqiptare, në luftën e viteve 1998 e 1999 në mbarë Kosovën
Por, megjithëse në Gjermani kishte shkuar në moshën katër vjeçare dhe do të duhej të ishte integruar në shoqërinë gjermane, ai “integrohet” në Muslimani, pra bëhet pjesë e preokupimeve të islamit politik botëror.

Pse duhej të isha Musliman?

Me një fjalë, Kosova e pasluftës nisi të mos ngjante më në vendin tonë shqiptar, pra nuk linte përshtypjen se ishte Kosova për të cilën kishim sakrifikuar aq shumë dhe për të cilën ishte derdhur aq shumë gjak, lot dhe vuajtje për lirinë kombëtare të munguar.
Nëse popullin pa e pyetur fare dhe përmes propagandave të huaja të mëdha , e bënin “popull mysliman”, une kisha të drejtë të mos isha Mysliman. Pse të isha une Musliman? Kush mund të më detyronte ta mbaja veshur “këmishën”, që s’doja ta mbaja veshur? Ishte tepër fyese dhe e papranueshme për mua që të isha Musliman me porosi thellësisht antishqiptare! Në të vërtetë, mua, askush nuk më kishte pasur mundësi të më gozhdonte në përkatësinë fetare myslimane qoftë në shpirtë apo ndërgjegje, andaj duke vlerësuar që në thelb, përpos emrit turk të trashëguar nga prindët e mij të mëdhenj, fatkeqësisht analfabet, nuk kisha asnjë përkatësi a ndjesi religjioze myslimane në vetën time, as në ndërgjegje dhe as në bindje, vendosa që ta braktisja atë që nuk ishte pjesë e imja, e qenjes sime, e ndërgjegjës sime.
E braktisa atë që nuk përputhej me shpirtin tim …!

Largim, edhe “me letra” …

Natyrisht që për tu larguar edhe “me letra” nga Islami, nuk isha i interesuar vetëm une, por edhe të tjerë , të afërm, që ishin kusheri me gruan, të cilët jetonin qyshkur në këtë vend ku në vitin 1999 kisha ardhur edhe une. Që të rikthehesha aty kur dikur na kishin rrënuar e goditur historikisht, nuk ka ndikuar asnjë arsye e motiv tjetër, përpos dëshirës sime të madhe, pajtimit familjar dhe bindjes se nuk kishte asnjë kuptim që të mbeteshim më tutje aty ku synonin të na ngujonin me zor, kur ne kishim vetëm identitet kombëtar, që kishte filluar të zgjohej dhe forcohej përgjat periudhës iluministe të Autonomisë së Kosovës të Kushtetutës së vitit 1974.
Pra, nuk më ka shkuar as në mendje ti vardisesha kujtdoqoftë, gjë që nuk është në natyrën time.
Fundja, në shtetin ku tashmë kishte kohë që isha shtetas i tij, nuk i jep kush pesë pare për përkatësinë religjioze të tjetrit.
Dhe as që të pyet kush se cilin religjion e praktikon a se praktikon, qysh nuk më pyetën mua kurrë për këto 24 vite.
Për religjionin mendohet vetëm kur feja ka synime politike, sikurse që ka islami. Sikurse kishte përkatësi identitare me religjionin e “Umetit të Profetit”, i pari i kësaj organizate panreligjioze në Oslo, Egzon Avdyli me prejardhje të prindërve nga krahina e Plavës që para se të vinin këtu kanë jetuar në rrethinat e Pejës, që vdiq si “shehid” në Siri, në fund të prillit 2014.

Nuk e pranoj “lirinë” që ma afrojnë …

Duke qenë mendimtar i lirë dhe pa mendim të shantazhuar, pata ardhur në përfundim që Islami (fjalëpërfjalë: Islami, ai burimori, i kohës globale), i ishte sulur shfarosjes kombëtare , jo vetëm në shekujt e pushtimit turk-osman, por po i sulej mizorisht edhe tash, pas ardhjes së Lirisë Kombëtare të Kosovës, që qarqet antishqiptare po i jepnin zjarr të madh për ta paraqitur gjithsesi si Liri Muslimane.
Atëhere, nëse qenka Liri Muslimane për ty, këtë liri të ndoshshme dhe të kobshme që ma ofroni, une e përbuzi dhe hudhi.
Une pshurri, me nder me thanë, në këtë farë “lirie!”

Rikthimi kah fundi i korrikut 2008

N .N. vinte shpesh tek une për të biseduar në atë kohë, ku tema e rikthimit në fenë e paraardhësve, pra atje kah na ndoqën me dhunë dikur, ishte e pashmangshme. Une as që synoja ta bindja kend që ta ndiqte rrugën time, madje as familjen time, por e pranoj se preokupimi i tillë më pëlqente, duke e menduar se ishte i sinqertë, i mbarë dhe pa ndonjë prapavijë, qysh dijnë disa shqiptarë të bëjnë gjëra me sherre pas.
Kështu, kah fundi i korrikut 2008, me pjesën më të madhe të anëtarëve të familjes ne u rikthyem në të krishterë-katolik, aty ku e kishim rrënjen familjare për shumë shekuj, në Kishën e Zallkuqit “Gjon Pagëzuesi” të Klinës. Ishte një ngjarje që preku në ndërgjegjën e fjetur të mbarë një populli, ku nja dy javë ditë pati shumë debate të ndryshme televizive, ku u thirrën për të debatuar edhe sociolog të ndryshëm, që ta jipnin mendimin e vet profesional për aktin tonë.
Pas pak ditësh, diku me 2 apo 3 gusht 2008, u rikthyen në katolicizëm mbi njëzet anëtarë të familjes së gjerë të personit N.N.
Ky ishte Lajm i madh, që i pati goditë në shpirt antishqiptarët, që kishin pas menduar se nuk do të lëvizë dhe ndihet i gjallë askush, përderisa hijenat barbare na e islamizonin kombin dhe vendin tonë.
Në atë kohë pata theksuar, sikurse që e theksoj edhe tash , se nuk është njësoj të pagëzohesh në ndonjë religjion që si përket në një mënyrë hapësirës së jetës tënde, si të rikthehesh në fenë që ke qenë i detyruar ta braktisësh me dhunë jo shumë moti, duke ta shndërruar vendin dhe shpirtin në gërmadhë.
Një person që është i lindur nga prindërit Shqiptarë, mendoj, nuk ka se si të pagëzohet në të krishterë, por vetëm mund të rikthehet.
Mund ta shfrytëzosh të drejtën tënde që të pagëzohesh budist, ebre, hinduist apo në ndonjë religjion tjetër, por jo në krishterizëm.
Nuk shkuan shumë ditë dhe BIK-u, që UDB-a e ka pasur strofullën e saj të madhe aty, ashtu sikurse që e kishte në media, u zgjua në sulme dhe fyerje të paimagjinueshme dhe të mirëorganizuara ndaj meje. Si në të kaluarën, edhe në atë kohë, më sulmonin përmes të afërmve, që është një metodë mjaft e njohur shërbimesh sekrete armiqësore, sidomos e UDB-së. Kulmi i gjithë kësaj marrëzie që më lëndoi bukur shumë për shkak të hapësirës që ia dhanë disa media të Kosovës, ishte kur një familjar i njohur për ateizëm dhe veprimtari atdhetare dikur, kishte botuar në media të ndryshme “një informatë” sikur gjoja familja ime e gjerë qenkan distancue prej meje, duke i shënuar emrat e familjarëve të ndyshëm, që më kishin pas leçitë, sipas tij.
Edhe leçitja ka qenë metodë perfekte me synime poshtëruese e UDB-së, që e ka praktikuar ndaj individëve dhe familjeve të ndryshme shqiptare.
Pas dy ditësh i thërras me rend të gjithë ata që , sipas asaj informate, ishtin leçit prej meje. I thirra një nga një dhe i pyeta se pse qenkan hidhëruar për veprimet e mija personale, që i takojnë ndërgjegjës sime, bindjeve, intimës së secilit prej nesh?
Ndoshta dikujt mund ti duket e pabesueshme, por të gjithë kryefamiljarët e apostrofuar prej tij , më thanë të habitur se ata nuk kanë asnjë dijeni për letrën e tillë dhe se thirrja në emrat e tyre, jo vetëm që është e pa drejtë dhe mund të ndikoj gabimisht në ftohjen e marrëdhënieve, por, njëherit paraqet edhe vepër penale.
Une reagove dhe e demantova përmbajtjen e asaj “letre”, duke mos hapur asnjë procedurë penale ndaj askujt.

U ndezën, edhe “katolikët” …!

Por, nuk vonoj shumë dhe u ndezën edhe “katolikët” që ishin rehatuar “në gjirin e shumicës myslimane”,-qysh kanë dëshirë të arsyetojnë antishqiptarët, që kishin poste dhe pozita mediatike në Kosovën e re, duke mu drejtuar të fshehur pas nofkash, kryesisht në Gazeta Express e gjetiu, që “rri atje…”.
Majmunave me pamje njerëzish , shihej se ua kisha trazuar të qenët “pakicë “kombëtare” brenda popullit të vet, brenda gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave të përbashkëta, dhe nuk ishin pajtuar që “tu shtohej edhe një katolik ” .
Vlenë të theksohet se disa shqiptarë, pavarësisht se a e praktikojnë myslimanizmin, katolicizmin, ortodoksinë apo që janë afetar fare, ende nuk arritur ta kuptojnë se loja me përqindjen fetare brenda një kombi dhe posaçërisht përdorimi dhe ndërhyrja në këtë lojë nga ana e fqinjve, është akt i rëndë antishqiptar, akt i shëmtuar dhe i rrezikshëm që prekë edhe në sigurinë kombëtare. Këtë lojë dhe sulm të huaj armiqësor ndaj kombit shqiptar e kanë përvetësuar edhe disa politikan çubrilloviqian shqiptarë, pavarësisht se a janë apo nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre antikombëtare.

Përkatësia fetare apo afetarizmi, çështje personale

Une natyrisht që mbetesha ai që isha, vetëm njëri prej shqiptarëve, pasi përkatësinë fetare as afetarizmin e tjetrit, nuk e numëroj se nuk ka ndonjë domethënje publike për mua. Përkatësia e caktuar fetare apo afetarizmi im, më përket vetëm mua e jo tjetërkujt…!
Në realitet, menjëhere pas rikthimit kisha theksuar se aktin tim se kisha bërë për inatin e myslimanëve, e as për qefin e katolikëve, por vetëm për kënaqësinë time.

Gazetari i rrejshëm – Jeton Llapashtica !

Nuk shkoj një kohë e gjatë dhe një dele e zezë nga Koha Ditore e Veton dhe Flaka Surrojt, me emrin Jeton Llapashtica, nisi të më thirrte e të më shqetësonte me mendimet e tij difekte , që vetëm një person shpirtprisht dhe jogazetar mundet me i shqiptue.
Nisi të më gjykonte me fjalët: “Ti e ke bërë këtë që të fitosh të drejtën e shtetësisë … Dhe se kur je kthyer i ke blerë të gjitha gazetat ditore, për ta dëshmuar ndjekjen para autoriteve shtetërore norvegjeze”
Imagjinatë, se jo mahi …!
Për këtë e thirra kolegun tim të dikurshëm, lektorin Gani Nitaj që punonte aty , që të ma hiqte qafe atë injorant, gjë që në fund nuk u dëgjua më.
Por, qysh ka mundësi ta vërej ai tashmë, një gabim i tillë herdokur kushton në profesionin e gazetarisë. Ky gabim dhe gënjeshtra e tillë flet shumë për të që po të kishim gazetari hulumtuese si mbarë bota, do ta paguante.
NUK KALUAN SHUMË DITË dhe kah pjesa e fundit e gushtit të vitit 2008, do të thotë kur nuk kishte kaluar asnjë muaj nga rikthimi ynë në krishterizëm, në arkën e postës sime në Norvegji, kishte ardhur një letër mjaft e çuditshme. Ishte një letër e shkruar me pak fjalë dhe me shumë kërcënime për aktin e rikthimit tim në katolicizëm. Letra ishte e mbeshtjellë në mënyrë primitive nga disa herë me najlon të hollë e të tejdukshëm dhe pasi mendova pak më thellë për faktin se kush kishte mundur të ma kishte dërguar atë letër pa adresën e dërguesit, intuita ime e pagabueshme më tha: Eureka!
Dërguesi i saj paskësh llogaritur që une posa ta merrja e lexoja i trembur do të nxitoja për ta njoftuar policinë “për kërcënimin”, gjë që as më ka shkuar mendja ta bëja, në mënyrë që, qysh e kuptova më vonë, ti bëhesha “argat” bindës kërcënimit nga kopja me të njejtën letër (sigurisht me të njetën përmbajtje) që “dikush” ia kishte dërguar atij, pra vetës së vet?!
Këtë fshehtësi si shumë gjëra të tjera në jetë, gjëra që janë të kësaj natyre të fëlliqur e poshtërake, e mbajta vetëm për vete, duke qenë i bindur se do ti del duçi kësaj pune, se dikush herët e vonë ka për të ardhur “në vendin e krimit!”.
Dhe i doli duçi …!
Pas nja tre apo katër ditësh, ashtu qysh e prisja, erdhi “me ndejt” personi që kishte ardhur shpesh kur flisnim se duhet të riktheheshim në krishterizëm.

Dikur vinte me vëllain e dytë dhe më inçizonin në shtëpinë time, por une paraqitesha se nuk po i vërej se doja me e ditë se kah po del “ngjyra” që qitet për ta përcjellë rrjedhën e ujit nëntokësor…?!
Vërehej se kishte ardhur të dëgjonte për jehonën e atij “kërcënimi”!
I picërronte sytë dhe mundohej të kuptonte se a do ta hapja i pari temën e shpifur prej tij.
Por, që jam une i pa sherr kur nuk ka nevojë për sherr, të tjerët nuk ishin… Sidoqoftë, jam tejet i lumtur që natyra ime njerëzore nuk më ka shndërruar në një person me ngarkesa e shestime të tilla të pakuptimta njerëzore.
Mundohesha të paraqitesha që nuk jam duke kuptuar asgjë për motivet e vërteta të ardhjes së tij, duke pritur që ai të fliste. Dikur foli dhe kallxoj. Ishte e njejta letër, sigurisht me të njejtën përmbajtje apo të përafërt dhe me të njetën mbështjellje të qëllimshme primitive, “që i kishte shkuar” edhe atij.
Në këtë mënyrë rrëfeu ai…
“Letrën ia kam dërguar policisë”, më tha.
Pastaj i tregova se edhe mua më ka ardhur “letra” e njejt , si ajo që i paska ardhë atij.
Më pyeti:
“A ia ke dërguar policisë…?”
“Jo”, i thash.
Dhe nuk do t’ia kisha dërguar kurrë , pasi nuk bëj tregti me bindjet e mija dhe për qëndrimet e mija nuk mundet as me më kritikuar dhe as me më kërcënuar askush.

Ndryshe …

Kështu , për ditë e më shumë, une mendoja ndryshe për të. Mendoja si për një krijesë që e paska synim të fshihet pas ripërcaktimit religjioz për të fshehur diçka kriminale të jetës së tij. Pasi mendova për gjërat që s’do të kisha menduar kurrë për të, e zbulova se që nga fillimi, gjithçka që ai e paska bërë deri në atë kohë, e paska pas bërë me sherr.

Letra

Shumë para se të rikthehej në katolicizëm, ai ia kishte dërguar vëllait tim të madh një letër të turpshme dhe tejet kriminale njëherit , që vetëm një shpirtzi mundet me e shkrue. Në të vërtetë, vëllai që mund ti ketë të metat e caktuara njerëzore si kushdo tjetër, as nuk i ka bërë ndonjë të keqe e as që do të paraqiste kërcënim për të, qysh shihet se do ta ketë paraqit në ndonjë “Sigurim shtetëror” kjo hijenë me fytyrë njeriu.
Atë letër të ulët në përmbajtje dhe me porositë edhe më të ulëta, e lexova pas disa vitesh, pasi ma dha ta lexoja motra ime e dytë.
Nuk ia kam përmendur kurrë se atë letër e kam lexuar, kur e takoja pastaj.

I “martirizuari” …!

Por, ndër vite, e kuptova se ai kishte një urrejtje të madhe e të papërmbajtshme edhe ndaj meje, urrejtje plotësisht iracionale. Ndoshta duke e ditur se është i lig dhe duke menduar se kisha arritur ta lexoja si njeri. Megjithatë, kurrë nuk e kam folur ndonjë fjalë të keqe për të, duke e lënë të përkundet në helmin e shpirtit të zi.
Besoj shumë që letra e mbështjellë në mënyrë aq primitive dhe “profesionale” njëherit, që paska qenë edhe kopje që më është dërguar edhe mua, është në vendin e duhur për ta treguar “martirizimin” e padëshmuar të tij.
Une e pata hudhur …
Ndoshta pata bërë gabim që se kam ruajtur, por e hudha pasi isha i nervozuar se si mund ti hyjë dikush aktit të tillë publik aq personal, me qëllime përfituese dhe me sherr…!
Me njerëz të lindur shpirtzi e të pa besë, duhet ndejt larg, mundësisht sa më larg.

Duke kërkuar punë, kur më kishin zbritur në shkopin e lypësit…!

Ishte fillimi i vitit 2003 , kur nga 600 kilometra largësi pata ardhur në rrethinat e Oslos që të gjeja punë, pasi druanim se mund të na kthenin në Kosovë.
M. më ofroi konak në banesën e tij , për të cilin e pata paguar pastaj.
Atë gjendje, në të cilin më kishte sjellë populli shqiptar për të cilin kisha dhënë çdo gjë në jetën time profesionale, nuk mund të harroj.
Më kishin zbritë në shkopin e lypsit, duke më goditur e poshtëruar me varfërim për idealizmin, përkushtimin profesional në gazetari dhe atdhedashuninë time, që e kisha treguar për pothuaj njëzet vite të kaluara në gazetari, ku isha treguar gazetar me suksese të dukshme hulumtuese në profesion, që vetëm i verbëri dhe shpirtkeqi nuk i sheh.
Praktikisht isha i poshtëruar dhe i lënduar rëndë në krenarinë time njerëzore, për të mirat që ia kisha bërë atij populli me punën time si gazetar !
Po të mos e dija se mendësia e atij populli është e përpunuar armiqësisht ndër shekuj, e sidomos nën UDB-ën serbe për të cilën kanë punuar shumë shqiptarë “patriotë”, që fanatizmi partiak na e kishte sjellë “këmbëkryq” edhe në Kosovën e pasluftës, do të kisha pasur një hidhërim të madh në shpirt dhe kurrë nuk do të përpiqesha më për të mirën e tij.
Por, jo!?
Ai popull nuk ka faj…!
Fajet janë të historisë së hidhur që e kemi kaluar.

“Një familje” që s’më la me fjetë gjithë natën, duke më thirrur me numër të fshehur…!

Tek M. nuk munda të shtija gjumë në sy në ato ditë janari 2003, se pa pritë e kujtue nuk më lenin disa thirrje me numra të fshehur prej vendit nga kisha ardhur. Sa mundoesha të flija, më thërrisnin sërish. Më lëshonin muzikë tallava, binin defat, lëshonin ofshama dhe britma të njëfar kënaqësie perverze . Ishin ofshama dhe klithma histerike nga ana e tre vetave, një fëmije e dy grave, sa vetëm familjet shpirtkqija dhe të përpunuara prej UDB-ës, apo se vet janë të tilla në formim dhe keqedukim, mund ta bëjnë veprime të tilla të shëmtuara e të panjerëzishme.
Në mëngjes u zgjova herët. Isha i pa gjumë. Dhe isha dukshëm i trishtuar. Jo që brengosesha për poshtërsitë e tilla, por e vërejta se as këtu nuk duan të më lënë rehat.
Në mëngjes i tregova për ngjarjen N.N, dhe ai pa një e pa dy, tha se duhet ta lajmëroja rastin në polici. Pavarësisht se nuk doja ta lajmëroja atë që më kishte ndodhë, ai më bindi me këmbënguljen e tij. Ngurroja ta bëja raportimin në polici, se isha pothuaj i bindur plotësisht se atë ngacmim e kishte bërë familja e tij, të cilëve une s’ua kam përmendur emrin kurrë. Më vinte shumë keq. Se pavarësisht gabimit dhe sjelljeve të pahijshme, ajo në një mënyrë ishte edhe familja ime.
Pasi e lajmërova rastin, kurrë nuk mora përgjigje për ngjarjen, gjë që këtu nuk ndodhë kjo gjë përpos në rastet ku mund të lindin konflikte lojaliteti, ndërmjet familjarëve etj. Une e kuptova mirë, pasi në botën e sotshme është punë e vogël ta gjesh se kush ka mundur me të thirrë me numër të fshehur.
Mendoja dhe përpiqesha ta gjeja kuptimin se si më kishte nxitë ta lajmëroja familjen e tij, gjë që është bukur e paimagjinueshme për logjikën e shëndoshë të njeriut.

Vendosja në banesë…, me 3 gusht 1999 

Jo vetëm kjo ndodhi më kishte nxitë të mendoja për të gjitha çastet e kaluara me të. Nisa të mendoja dhe ti shfletoja ndodhitë e kujtimet edhe kur nga qyteza e vogël malore e Norvegjisë , ai e kishte shkruar një letër që duhesha të strehohesha në banesë në kryeqendrën e Norvegjisë së Mesme. Nga përgjigja fatlume që e mora pas një kohe të shkurtër, më kishin njoftuar se më ndahej banesa dhe se mirreshin parasysh fakte të tjera , e jo “fakti” se isha person epiletik.
Atje u vendosem familjarisht me 3 gusht 1999, vetëm tre muaj qëkur kishim ardhur si refugjatë lufte në Norvegji.
Në të vërtetë, une nuk kam qenë kurrë epileptik, qysh më kishte paraqitur ai, që qysh më njoftoj pastaj, kishte dorëzuar edhe një “dokument” si dëshmi!?

Pështjellime …

Shumë vite më vonë arrita të kuptoja se ky “intelektual” , që gjithsesi ka qef me qenë i afërt me “sigurime shtetërore” për të fshehur diçka nga jeta e tij e pështjelltë, i paska marrë diku nja një milionë para të vendit nga një hajn i atij qyteti “për t’ia ruajtur” si dhelpëra që i ruan pulat, para që kanë mbetur të tij pasi personi me inicalet e mbiemrit Th. kishte vdekur disa vite pas burgut të mbajtur.

Ka pështjellë shumë e keq në jetën e tij të çuditshme dhe përplot fshehtësi, por une mendoj se këtij panjeriu nuk i ka hyrë asgjë në punë ikja e tij e vazhdueshme ndaj veprimeve të tij ligjërisht të dënueshme, pasi konsideroj që është për analizë psikiatrike veprimtaria e marrjes me krime në një kohë të gjatë, meqenëse pas secilit krim të bërë, në vend se të pendohej, e bënte krimin tjetër.

Se po “ikte” edhe prej meje e pata vërtetuar në qytetin më jugor të Shqipërisë, një ditë vere, kur e pata takuar rastësisht kur patëm shkuar për pushime atje me gruan. U zbeh dhe menjëherë iku nga pushimi, që une të mos kisha mbikqyrje në jetën e tij luksoze, sipas mendjes së tij të keqe.
Thuase une kisha “detyrë” e preokupim ta përcillja njeriun, që ikte në vrap prej ndërgjegjës së tij…!

Pas shumë viteve i rrëshqiti goja dhe tregoj se paratë që ia kishte lënë për t’ia ruajtur filan fisteku në qytetin T., i kishte futur nën dërrasat e tavanit të shtëpisë, prej nga kohëpaskohe i ka hequr gozhdat dhe ka marrë para si nga “banka”.
Kur i harxhova, u gëzova, më tha!

Kufinjt e sjelljes së keqe dhe të gjithë kufinjt e durimit

Po të mos e kisha vërtetuar se është aq shpirtkeq , aqsa zor të gjenden shpirtkqinj të tillë aq të organizuar për të zeza në ditët e sotshme, nuk kisha me shkruar asnjë fjalë për të, por ai duhet të kuptoj se une jam i mirë vetëm për njeriun e mirë. Dhe se si të tjerë njerëz të pa edukuar e me shkollim UDB-e, e kuptojnë goditjen time në kohën e duhur. Une se godas askend që se kam vërtetuar me vite e vite që ka qenë i keq dhe ka menduar vetëm keq për mue. Duhet ti kalosh të gjithë kufinjt e sjelljes së keqe, të gjithë kufinjt e durimit, për me tu kthye e me të tregue se të kam pa mirë gjithë kohën.
Se une duroj shumë në jetë “duke iu falemnderuar UDB-ës që më ka mësue” se si duhet të sillem ndaj provokimeve të saj dhe përpiqem të lë përshtypjen se nuk i kuptoj gjërat , kur jeta më takon me personat “të ndërlikuar” , të ulët dhe të poshtër si njerëz.
Fundja, nuk është puna ime e as që jam i thirrur ti zbulloj veprimtaritë e tij të shumëta kriminale. Sikurse të askujt tjetër. Por, duhet të rrish urtë, të sillesh mirë dhe në asnjë mënyrë mos ti kalosh kufinjt e ngacmimit , se pastaj edhe me dashtë me ikë, nuk të lëshoj.
Por, me e shfletue e kam shfletue, që, sëpaku me e mbajt në mend mirë.

Qëllimet e këqija të rikthimit me sherr në krishterizëm …

Një viti pas rikthimit në krishterizëm, sipas shënimeve në ditarin tim personal, kallja e asaj shtëpia ka ndodhur me 21 gusht të vitit 2009, ndërsa lajmi është dhënë në www.zemrashqiptare.net me 22 gusht , kur jipen detaje për kalljen e shtëpisë në fshatin X… Nja dy ditë më vonë qe kallur pjesërisht edhe shtëpia e vëllait tim por shpejt u vërtetue se kallja kishte ndodhur për shkak të defektit me rrymën elektrike.

Ndërkaq, kryeprotagonisti i kalljes së shtëpisë në fshatin X.., kalljen e saj kishin dashur ta ndërlidhnin me rikthimin e familjes në katolicizëm.

Megjithëse nuk kam qef të jep mendime të ngutshme, mund të them se nga hulumtimet e mija në terren që i kam bërë me vite, kjo nuk del të ketë qenë aspak e vërtetë.

Une mendoj se ishte një marrëveshje që ajo shtëpi të kallej, e prej kujt dhe pse është lidhur ajo marrëveshje krimi dhe kush e ka kallur atë shtëpi, une nuk kam si me e ditë.
Por “odisejada” e lajmit të shpifur për kalljen e asaj shtëpie, nuk kishte mbaruar me kaq.

Plakën e kishte udhëzuar që të thoshte: “Po e kam pa…! Dy ditë para se me e kallë shtëpinë janë dokë kësajde do mjekrrosha!”

Nga një video që e pata parë rastësisht, mu ky ishte munduar ta bindte një familje që jetonte në kushte të rënda sociale, familje e afërt me të tijën e cila jetonte krejt afër shtëpisë së kallur.
I kishte qitë në sokak dhe bënte cirkus me ata të mjerë, duke i regjistruar për qëllimet që ai më mirë se të tjerët duhet me i ditë. Në video anëtarët e asaj familjeje vëreheshin tek flisnin mendime pa asnjë rrjedhë logjike , që është karakteristikë e kujtdo që se thotë të vërtetën.
Kështu, burri i botës e keqpërdorte rëndë naivitetin dhe afrinë familjare me ta.
Ishte tejet befasues guximi dhe panjerëzia e tij , kur gruan plakë, e cila nuk jeton më, e pyeste: “A ke pa njerëz me mjekrra tuj u end kësajde nëpër sokak, para se të kallej shtëpia…?”.
Fliste dhe e regjistronte bisedën afër lumit me shelgje, degët e të cilave kishin rënë deri poshtë.
Të shkretën e kishte udhëzuar që të thoshte: “Po e kam pa…! Dy ditë para se me e kallë shtëpinë janë dokë kësajde do mjekrrosha!”
Kështu fliste plaka e të tjerët , ashtu qysh i kishte mësuar ai që të flisnin.
Ndoshta kjo video mund të ketë përfunduar diku në ndonjë “sigurim shtetëror”, qysh ka dëshirë “të informoj” ky shpifës i madh.
Pas një kohe e pyeta plakën , tashmë të ndjerë, sikurse dhe anëtarët e tjerë të familjes se si kishte ndodhur që të merreshin në pyetje dhe të regjistroheshin në videon e tij.
Ne nuk dijmë asgjë, më tha plaka me sinqeritet e naivitet të kuptueshëm njerëzor, por vetëm flisnim qysh na mësonte ai…!
Pra, kjo flet shumë se si qenka “kallur” ajo shtëpi dhe tregon për motivet e kalljes së saj.
Dhe mbi të gjitha këto intriga të sajuara me aq ngulm, sherret e këtij personi që jeton duke bërë krime, duke u munduar t’i zbus ata që duhen informuar me ndonjë informatë , që mund të ndikoj të harrohen krimet e tij të shumëta.

Trafikim me qenie njerëzore

Ndër krimet e tij është edhe trafikimi me qenja njerëzore.
Personi që nuk dua t’ia përmendi emrin më ka treguar se si pasi ia kishte siguruar lejen e punës në një shtet europian, duke ia dhënë shumën e caktuar të parave që ia kishte kërkuar për nxjerrjen e saj, pasi me gjasë më vonë ia kishte prishë dikund “terezinë, ia kishte prishë edhe “vizën”, foto të së cilës une e ruaj në dosjen time profesionale, si një dëshmi të krimit të tij.
Nuk ka pasur si të ishte punë e tij që t’ia prishë tjetrit lejen e qëndrimit, para se me i dalë afati kur vetasgjësohet sei leje.
Trafikimi me qenie njerëzore, qysh tregon shembulli i tij, dënohet në tri shtete.
Edhe në Kosovë, kuptohet.

Përfundim

Në janar të vitit 2021 , pasi kishte ardhur për një “ngushëllim” për vdekjen e axhës së tij në familje tonë dhe papritur ia nisi të derdhte helmin e shpirtit të tij të zi, që vetëm një shpirtkeq mund ta hedh, vendosa që mos ta fali më dhe ti tregoj këtij njeriu të shkretë për mend e aq të lig, i cili merr pension invalidor që nga koha kur si kishte mbushur as 40 vite jete, se nëse s’të kanë parë policitë kombëtare e ndërkombëtare, të kam pa une.

  • Kushdo që mendon se kam shpifë për çkadoqoftë në këto rrëfime, sidomos ai për të cilin fola pa ia përmendur emrin në shkrim, mund të më lajmëroj në cilëndo polici , këtu ku jetojmë apo në Kosovë, por me kusht që të jem edhe une afër tij , që të dëgjoj me veshët dhe shoh me sytë e mi se për çka mund të më demantoj.